• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PROJEKT PËR THEMELIMIN E NJË KATEDRE PËR STUDIME SHQIPTARE

August 17, 2020 by dgreca

Në përvjetorin e 10-të të vdekjes së albanologut Peter R. Prifti, DIELLI boton fragment nga libri i përgatitur për botim nga vëllai Naum R. Prifti-

Në vitet e parë të dekadës 1970-79, kur banoja në Boston, e solli rasti të njihem me një profesor me origjinë kineze, Peter SH Tang. Profesori Tang jepte leksione në lëmin e shkencës politike në Universitetin Katolik që njihet me emrin “Boston College.” Njëkohësisht ai ndiqte me interes të madh zhvillimet në Shqipëri, sidomos marrëdhëniet me botën e jashtme. Kjo vinte kryesisht për shkak se Shqipëria në atë kohë ishte aleate e ngushtë e Kinës. Ashtu si Profesori Tang, edhe unë kisha botuar disa shkrime mbi marrëdhëniet shqiptaro-kineze, të cilët i kishin rënë në sy profesorit dhe i kishin bërë përshtypje. 
Politika, pra, na bëri të njihemi me njeri tjetrin dhe të miqësoheshim. Prof. Tang i donte shqiptarët, dhe kjo simpati për ta e nxiti atë një ditë të më propozojë mua që të ndërmerrnim një projekt së bashku, për të ngritur nivelin e studimeve shqiptare në Amerikë. Të dy ne ishim në pozita të favorshme për të ndërmarrë një projekt të tillë. Ai ishte i lidhur me një universitet të mirë dhe gëzonte përkrahjen e kolegëve të tij, si dhe të administratës apo drejtorisë në Boston College. Ndërsa unë kisha lidhje të ngushta me shqiptarët e Bostonit si dhe gjetiu në Amerikë. Në fillim të vitit 1976 bëmë hapat e para për ta bërë Katedrën realitet. U bënë disa mbledhje në Boston College dhe ish e qartë se projekti për Katedrën po merrte hov. Atëherë unë hartova një tekst për të shpjeguar qartazi strukturën dhe synimet e Katedrës, si dhe për të fituar përkrahjem morale dhe material të shqiptarëve të Amerikës. (Shih tekstin “Proposal for a Chair of Albanian Studies.”) Kopje të tekstit iu dërguan personave të interesuar brenda universitetit, si dhe udhëheqësve shqiptarë në Amerikë si Prof. Dr. Stavro Skendit, Prof.Dr. Arshi Pipës, redaktorit të gazetës “Liria” në Boston, Dhimitër Nikollës, dhe të Përndershmit Arthur Liolin (meshtar) i Katedralit të Shën Gjergjit në Boston. 
Propozimi u prit mirë nga çdo anë. Interesimi në Katedrën vazhdonte të rritej, dhe unë personalisht jam i bindur se Katedra do të themelohej në Boston College qysh në dekadën e 1970-79-ës. Mirëpo më 1976 unë u largova nga Bostoni për në San Diego, për të zënë punë në Universitetin e Kalifornisë në atë qytet. Si pasojë, projekti për Katedrën ngeli në vend. Nuk doli ndonjë shqiptar në Boston që të vazhdonte punën e kryer deri atëherë, me qëllim që ky projekt fisnik, që do t’i sillte shumë dobi kollonisë shqiptaro-amerikane, të kurorëzohej me sukses. 
San Diego, USA Tetor, 1994 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Katedra per Studime Shqiptare, Peter R. Prifti, Projekti i Themelimit

Thonë: Emigrantë injorantë…

August 16, 2020 by dgreca

KATRAHURA E Kakavijës….
NGA ILIR LEVONJA….-
1) Shoh një tufë legenësh që në këtë katrahurën e Kakavijës, i quajnë emigrantët tanë injorantë. Se nuk duhej të vinin për pushime kur dihej se koha që po jetojmë, kjo në lidhje me pandeminë dhe rregullat doganore ndërshtetërore, nuk ishte e përshtatshme. Nga ana tjetër kanë disa muaj që bashkë me qeverinë e falimentuar, shtypin viziv e virtual po të falimentuar, me shtetin e falimentuar, që bëjnë një propagandë gjoja patriotike për kalimin e pushimeve në vend. Me tituj pompozë, pusho shqip, bli shqip, ushqehu shqip, zbulo vendin tënd etj. Një tufë legenësh që gjoja i hakërrohen Greqisë dhe vdesin të publikojnë ato gojët plot pështymë karshi saj, madje me frymëzim turk. Dhe këtë e bëjnë, jo se u dhimbsen emigrantët, por është ajo taktika e vjetër për të mbuluar dështimin e tyre. Pasi emigrantët aq u deshën, të vinin, të harxhonin paratë dhe të thyenin qafën. Në shtator legenët do raportin bumin ekonomik në turizëm fal qeverisë.
2) A po tallet doganat greke me ne? As që diskutohet, sa të duash po tallen. Humbja e personalitetit nuk vjen nga tjetri por nga vetja. Ndaj krimin më të madh karshi nesh, përpara se Greqia po e bën shteti ynë. Në fakt të gjithë shtetarët e këtyre tridhjetë viteve demokraci. Vetëm për një arsye, sapo marrin pushtetin e drejtojnë vendin me metodat e partisë dhe jo me ligje. Që nga viti 2013 kur erdhi në pushtet qeveria e Edi Ramës shqeu gjithë europën për një marrëveshje deti nga para ardhësi i tij, e shqeu me sytë e naciolizmit jo të praktikave ligjore. Nga ana tjetër bëri po kaq show me takime vajtje ardhje ministrash të jashtëm, pa arritur asgjë. Për më keq akoma precedenti me pronat dhe minoritetet. Por ajo që është më e dhimbshmja, politika provinciale e karshillëkut karshi një vendi fqinj që mban peshën e emigracionit tonë. Në këto shtatë vite pushtet kryeministri i Shqipërisë nuk zbriti një herë të vetme në Athinë dhe anasjelltas, as Ciprasi e as ky, Miçotaqisi nuk janë dukur në Tiranë. Fuqia e ekonomike e krahut të punës nga Greqia, është fare e thjeshtë për t’u llogaritur, radha prej 20 kilometër e vargut me makina në Kakavi. Mirëpo në Shqipëri e drejtojnë vendin legenët, jo ekonomia.
3) Në marsin e këtij viti dogana e Kapshticës u bë epiqendër e vëmendjes sonë kjo fal kamerave personale të emigrantëve që me një urdhër absurd, nuk lejoheshin të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Nuk ishin doganat greke që i pengonin, ishte policia shqiptare. Nuk i pranonin pasi i gjykonin si krijesa me murtajë, si lebrozë. Ata ishin gjaku i tyre, njerëz me halle, muhaxhirë që ktheheshin tek nëna. Heronj të kohërave me plot dështime. Madje kryeministri i vendit nuk dëgjonte nga ai vesh, urdhri qe i prerë, karantinohuni me paratë tuaja. Kush njeh pak protokoll komunikimi i dhëmb zemra, zë kokën me duar sepse është absurde t’i thuash shtetarit tënd, ushtarit kushtetues, karantinohu me xhepin tënd. Jo pak por një javë, në qiell të hapur. Shefi nuk dëgjonte, madje shumë e konsideronin si meritë për mos përhapjen e virusit. Të tjerët, legenët rreth tij si një masë prej burri shteti. Ishte fyerja më e madhe që mund t’i bëhej një qytetari nga vendi amë. Kësisoj si Greqia dhe Italia kanë të drejtë legjitime të luajnë me ne e të na trajtojnë si çerra inkubatori.
4) Legenët i paska me shumicë vendi, ynë. Thonë emigrantët janë injorantë. Këtej pandemia, këtej vinë për pushime. Kanë kohë që kanë filluar një propagandë karshi emigrantit. Nga ana tjetër i kanë ambasadat a konsullatat produkte jo të shërbimit civil, por të skandaleve, ryshfetit, mitmarrjes. I kanë kontingjent të drogës dhe prostitucionit. Po ashtu mjetet e informimit publik, se po të funksionin këto, nuk do shikonit radhë aty sot. Po ashtu qeverinë, a qeveritë me radhë. Po ashtu ushtrinë dhe policinë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Emigrante injuriante..., Ilir Levonja, Kakavija

  16 Gusht-Dita e Shën Rrokut

August 16, 2020 by dgreca

Nga Loro STAJKA-Virginia-
N’ breg t’liqenit me shokë/
Ngarkue n’sule t’u vozitë,/
Vijshin gzueshëm në Shirokë/
Për t’kremtue t’ bardhën ditë,/
Për Shna Rrok hare bahet/
Atje Shkodranët tanë vrapojnë,/
Taraboshi edhe fort krenohet/
Kangë e valle kur gjimojnë.
Herët nadje me bylbyla
Cohet bota e pregaditet,
Shporta, boce e zymbyla
Gadi janë n’ zbardhun  dritet.
Niset gjindja me freski
N’sule, take e t’u nga vrap,
Shije ka dhe bukuri
Dhe vaporri me dallap
E njerzija andej nga vona
Pi si ka raki e vene,
Dhe harese I mene jehona
Lodheshem në shëpi shkon e flenë

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: 16 Gushti, Loro Stajka

Udhë labirinth

August 16, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi- Njerëzit kanë të drejtë në privatësinë e tyre. Por kështu ata kurrë nuk mund të njohin vërtet njëri-tjetrin; kujdesen, por nuk mund të pretendojnë të dinë gjithçka për njëri-tjetrin. Kjo është bota intime, privatësia; pa hyrje, pa dalje, as dyer, as dritare, por vetëm mure dhe asnjë tjetër brenda. Pavarësisht se thonë që s’ka mundësi, njeriu në fakt edhe i mbyllur mund të jetojë, në terr e pa ajër të pastër.
Vetëm njeriu i keq bën sikur e njeh plotësisht tjetrin. Me këtë pretendim ai ushqen frikën; është mënyrë për të mbajtur nën kontroll e sunduar.
Një thënie që rrjedh nga tregimi i Platonit për Sokrati, është “Unë e di se nuk di asgjë”. Por ndryshe mendojnë ata që kanë vetëm ide me luftra; që bëjnë sikur ndryshojnë pa u penduar, dhe kur diskreditohen ndryshojnë vetëm emrin. Vetë-izolimi si mënyrë jetese nuk është zgjidhje. Më parë njeriut i merrej gjithçka, dhe ai lihej i qetë kur mbetej pa asgjë. Pastaj në mur u hap një derë nga ku njeriu u lejua të ikë duke lënë pas gjithçka; kur ktheu kokën pa se kishte jetuar në shkretëtirë nën një shtet gërmadhë.
Njeriu tani ecën dhe mendon se sheh fytyra që i njeh, të etur për të arritur në një vend tjetër. Duken në nevojë. Thonë se e dinë për çfarë. Por janë mësuar të presin. Nuk duan të dinë se ndryshimi fillon me idenë, e cila kur mbetet e njëjtë sjell të njëjtat pasoja, edhe në mjedis tjetër. Ecja vazhdon me njeriun që vjen rrotull; ndeshet me të papritura, në çdo anë e përballë plot pasqyra, ku ai përplaset, thyen, rrëzohet, mendon se rruga ka dalje, dhe dritë mund shohë. Këtë udhëtim të tjerët e quajnë guxim të verbër në një tunel fasadë; është labirinth i ngrysur, me pasqyra mashtruese, me viktima gjithmonë në kërkim të fatit dhe me të tjerë që presin në rradhë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Edhe labirinthesh

Antifa – grup rebelësh revolucionarë marksistë me taktika fashiste

August 16, 2020 by dgreca

“Lëvizja Antifa, është një kërcënim për fjalën e lire. Ajo është “fituese” në kryqëzatën e saj për të heshtur kundërshtarët. Llojet e betejave, që luajnë tani në rrugët e qytetit nuk janë asgjë e re për kolegjet. Shumë prej nesh në kampet studentore, kanë vite që merren me Antifën, dhe ajo po fiton. Unë kam dhënë mësim për 30 vjet dhe kurrë nuk kam parë nivelin e frikës dhe frikësimit në kampe që shohim sot.” – Prof. Tyrley Jonathan, Universiteti George Washington.-

Opinion Nga Klajd Kapinova-

Barr: “Ata janë grupe revolucionarë. Taktikat e tyre janë fashiste.”

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së (AG), Bill (William) Barr, i ftuar në studio të dielën më 2 gusht 2020, në një intervistë prej 60 minutash, me hostin (mikpritësin) konservator Mark Levin (njohës shumë i mirë i Kushtetutës së SHBA), në emisionin e tij të Fox News, “Jeta, Liria & Levin”, diskutoi gjerësisht për shumë tema shqetësuese të rëndsishme, që e preukupojnë sot jetën dhe politikën amerikane.
Ai citoi Spiunllekun apo Përgjimin (Spygate), të kampit elektoral të kandidatit dhe më pas Presidentit Donald J. Trump, me urdhër të administratës së Presidentit Barok Hysen Obama dhe zv/Presidentit Joe Biden; mbylljen e shoqërisë amerikanë, gjatë kohës së pandemisë botërore të Covid 19 dhe analiza e saktë e të dejatuar mbi organizatat e dhunshme të majta, anarkiste dhe tipike marksiste, si: Antifa dhe BLM.
Ai u ndal më shumë në diskutimin e tij mbi trazirat anarkiste marksiste mbarëkombëtare të Black Lives Matter dhe organizatës terroriste Antifa (e shpallur si e tillë publikisht nga Presidenti Donald J. Trump), gjatë muajve të fundit.
Prokurori i Përgjithshëm Barr, i tha intervistuesit Mark Levin, se grupi anarkist Antifa, ndërsa përcaktohej nga përkrahësit e tij se është i përbërë nga aktivistë të të “drejtave civile” dhe të ngjashme, në fakt është organizatë e mirëfilltë anarkiste, e cila përbëhet nga bolshevikë, të përqendruar rreth synimit, për t’a kthyer vendin tonë në “një formë të socializmit apo komunizmit.”
Barr, tha: “Ata janë grupe revolucionarë. Taktikat e tyre janë fashiste.”
Kur i krahasoi trazirat me një “formë të re të luftës guerrile”, Barr shtoi, se: “Kjo është mënyra sesi guerrilja Antifa sulmon dhe fshihet në mesin e njerëzve si peshqit në oqean … Ajo që ata bëjnë, janë në thelb duke mbrojtur veten ose duke u copëtuar në aktivitetin e parë. Ata hyjnë në demonstrata, në të cilat po ushtrojnë dhunë, dhe krijojnë situata për të mbrojtur veten e tyre. Këtu ata notojnë. Dhe ajo që ata bëjnë është se synojnë të rrëmbejnë frenat e demonstrimeve dhe provokojnë dhunë.”
Barr, vazhdoi përgjigjen e tij, duke sqaruar se prirjet radikale të këtyre grupeve, janë reflektuese si kthesë e fortë e së majtë të Partisë “Demokratike” vitet e fundit, duke shtuar se “e majta” është tërhequr nga ombrella e vlerave klasike liberale.
Dhuna e tyre filloi qysh ditën e parë, kur kandidati republikan dhe sot Presidenti Donald J. Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe “nga ajo ditë e deri sot, ka pasur rezistencë nga ana e tyre. Ata po përpiqeshin ta fajësojnë atë nga dita e parë. Ata kanë bërë gjithçka që munden … dhe unë mendoj se është për shkak të dëshirës për pushtet, që kërkon e majta anarkiste. “Ata duan të drejtojnë jetën e njerëzve në mënyrë që të mund të hartojnë utopi për të gjithë ne, deri sa ata të marrin pushtetin. Ata u zemëruan, sepse nuk e prisnin fitoren e Trumpit. Dhe kjo i zemëron sërisht edhe sot ata.”

Kongresmeni demokrat Jerrold Nadler e quan dhunën nga Antifa në Portland si një “mit”

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së (AG) William Barr shkatërron Nadlerin. Kjo ishte një katastrofë tjetër në dëshminë e thirrur nga Dhoma e Demokratëve “demokratë” në Capitol Hill, Washington D.C.
Për fat të mirë, Departamenti i Drejtësisë i udhëhequr me zgjuarësi nga Presidenti Trump, po ngrihet me dinjitet, duke respektuar ligjin përpara rebelëve anarkistë.
Përpjekja e Nadlerit, për të shfrytëzuar Portland-in, kundër ekipit Trump, ishte këto ditë një tjetër dështim i sikletshëm i kongresmenit liberal.
Rep. Nadler, tregohet në një videoklip të ri në internet, duke e quajtur dhunën në Portland nga Antifa një “Mit”, pasi protestat rifilluan me trazira vandaliste.
“Demokrati” sot Kryetari i Komitetit të Gjyqësorit të Dhomës së Përfaqsuesve Jerrold Nadler, iu afrua shkrimtarit dhe producentit Austen Fletcher, i cili, tha se ai i kërkoi “demokratit” të shkatërronte rebelimet e Antifës, në qytetin Portland, Oregon.
Ai tregon: “Unë vrapova tek Jerry Nadler në DC dhe i kërkova që të mos pranonte dhunën (trazirat) e Antifës në Portland. Kjo është një MIT”, shkroi Fletcher, në një cicërimë (në Twitter) së bashku me videon e shkurtër.
Para se të hynte në makinën e tij, Nadler i thotë Fletcher se Antifa, është një “Mit”, që po përhapet vetëm në Washington D.C.”.
Demokrati i rangut të lartë të New York-ut, po sulmohet për komentet e tij në internet.
Në mesin e njerëzve që e hodhën në erë politikisht Nadlerin (për komentin e tij) ishte djali i Presidentit, bisnesmeni Eric Trump.
“Kjo është Partia Demokratike në vitin 2020”, shkroi djali më i ri i Presidentit Trump në Twitter. (Fox News, 27 korrik 2020)

Krimet e komunizmit në botë nuk permenden nga Antifa dhe BLM

Meqenëse komunizmi deshtoi si ideologji dhe praktikë, gjatë shekullit XX dhe XXI, forcat marksiste anakiste, kanë ndryshuar taktikë dhe janë shtrirë me antarësi në shtetet e zhvilluara të Europës Perëndimore dhe SHBA.
Ata janë anarkistë marksistë, që po kopjojnë me përpikëri metodat dhe praktikatë fashiste gjermane në vitin 1933 në Gjermani, kur Hitleri erdhi në pushtet.
Bilanci i sundit të sistemit socialist dhe komunist në shumë shtete të botës dhe veçanërisht në disa shtete të Europës Lindore dhe Azi, është një bilancë negativ, i mbushur me kufoma malesh dhe gjak të njerëzve të pafajshëm.
Ndërgjegjja e freskët e popujve liridashës nuk mund të harrojë 20 milion të vdekur si pasojë e terrorit komunist në ish-BRSS, 6.5 milion në Kinë, 1 milion në Vietnam, 2 milion në Kamborxhia, 1.5 milion në Europën Lindore, 150 mijë në Amerikën Latine, 1.7 milion në Afrikë, 1.5 milion në Afganistan, pra sipas studiuesit Stephane Courtois mbi 100.000.000 njerëz janë zhdukur nga ideologjia komuniste, ku kryesojnë terroristët diktatorë, si: Mao Ce Duni, Pol Poti, Lenini, Stalini, Ho Shi Mini, Kimi II Sungut, Fidel Kastro, Enver Hoxha, Çaushesku etj., e disa diktatorë afrikanë.

Antifa sipas Kyle Shideler drejtor për Sigurinë e Brendshme dhe Antiterrorizmin në SHBA

“Kombi ynë, është kapur nga anarkistë profesionistë, plaçkitës, kriminelë, si Antifa dhe të tjerë.”- Donald J. Trump

Presidenti Donald Trump, duket i bindur se ka një komplot të frikshëm, që përgjon në protestat për drejtësi racore, që përfshinë kombin.
Antifa, si një lëvizje militante anarkiste majtas, po përfiton nga demonstratat për të djegur vendin kudo me protesta “paqësore”, duke kopjuar praktikisht metodat origjinale fashiste.
Ai, ka fajësuar plaçkitjet dhe djegiet nga lëvizjet protestuese anarkiste si një çështje thelbësore të dhunshme, duke pohuar në një fjalim se “kombi ynë është kapur nga anarkistë profesionistë, plaçkitës, kriminelë, si Antifa dhe të tjerë.”
Presidenti Trump, vazhdimisht është zotuar të etiketoj zyrtarisht Antifën si një grup terrorist, duke e vendosur atë në një listë federale përkrah al-Qaedës dhe ISIS.
Ky grup radikalësh të majtë, që demostron në rrugë me simbole bolshevike, është një lloj alternative anarkiste për policinë e shtetit, që fillimisht zuri rrënjë në skenën e Amerikës, pa asnjë lloj strukturë komande dhe kontrolli kombëtar.
Prania e saj është në shumë protesta të fundit. Ajo është përgjegjëse për kthimet e tyre drejt dhunës, vjedhjeve, vrasjeve, vandalizmave. Drejtuesit dhe anëtarët e Antifës janë përgjegjës për trazirat.
Lëvizja e majtë u dallua shumë në protestat në Washington D.C., kundër festës kombëtare të inaugurimit të Presidentit Donald J. Trump më 17 janar 2017.
Aktiviteti i tyre, i dhunshëm, ekziston me shembuj filmike të qartë, që kalojnë vijën, duke përfshirë këtu sulmet direkte fizike të papërcaktueshme ndaj gazetarëve në sheshet apo rrugët e disa qyteteve që drejtohen dhe kontrollohen nga governatorët dhe kryetarët e bashkive të ekstremist te majtë të parties “demokratike”..
Organizata e mirëfilltë anarkiste marksiste, përdor sot dhunën për të imponuar ideologjinë e saj komuniste dhe socialiste si forma më e mire antikapitaliste.
Antifa, ka filluar të veproj në vitet 1960-1970 e fshehur në fillim në Gjermani dhe pastaj filloj të shtrihet në shumë shtete të botës deri sa u shfaq edhe në SHBA. Këtu ajo ka 50 vjet që përdor dhunën direkte, sabotazhin, krimet etj., në shumë protesta, që nuk kanë asnjë lidhje me liritë dhe të drejtat e njeriut.
Sot, shumë media të majta, duke përfshirë Fake News, si: The New York Times, Washington Post, Daily News, CNN, BBC, Boston Blobe, TIME, etj., u shpërlajnë trurin lexuesve naivë, se gjoja Antifa nuk ekziston edhe pse ata kanë websitin e tyre, me qindra dhe mijëra foto, programe propagandistike, ku ato paraqiten të armatosur etj.
Sulmet e Antifës janë sot shumë të sofistikuara, thotë njohësi shumë i mirë i Antifës eksperti i antiterrorizmit Kyle Shideler , njëkohsisht Drejtor dhe Analist i Lartë për Sigurinë e Brendshme dhe Antiterrorizmin në Qendrën për Politikën e Sigurisë së SHBA-së.
Ai është specializuar në grupet islamike, që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, pasi kanë kaluar mbi një dekadë duke studiuar dhe shkruar për historinë, doktrinën dhe ndikimin e tyre.
Kyle Shideler, kohët e fundit ka shkruar dhe botuar librin: “The American Mind”, i cili, është pritur shumë mirë nga kritika dhe specialistët e antikrimit në këtu.
Në vitin 2019, Antifa organizoi protesta të dhunshme në SHBA. Për më tepër, në website e saj ajo publikisht u tregon atarëve të saj sesi të organizohen, të veprojnë, të ruajnë komunikimin mes tyre etj.
Ata shpërndajnë në mënyrë sistematike propagandë marksiste, ku, dhuna është mjeti kryesor për të marrë pushtetin politik dhe vendosur komunzmin etj.
Në një artikull interesant dhe investigues, me titull: “Historia e errët e krahut të zbatimit radikal të së majtës.”, autori Kyle Shideler, tregon mbi trazirat dhe trazirat civile në metastazimin në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ku, Presidenti Trump deklaroi se synon të caktojë Antifa si një grup terrorist.
Media globaliste e majtë këtu, “argumentojnë” se Antifa është një shqetësim amorf, jo një organizatë funksionuese dhe sigurisht jo një lëvizje terroriste. Realiteti është i thjeshtë dhe shpesh kompleks.

Antifa u themelua nga Partia Staliniste Komuniste e Gjermanisë

Për të filluar duhet thënë, se Antifa ka emrin e vërtetë: Antifaschisitsche Aktion. Ajo lindi gjatë luftimeve në rrugë të Republikës Weimar në vitin 1932.
Antifa u themelua nga Partia Staliniste Komuniste e Gjermanisë (PKGJ), megjithëse njësi të ndryshme të “mbrojtjes antifashiste” komuniste ishin të lidhur me KPD shumë më herët.
Qëllimi i vetëm i Veprimit Antifashist ishte të ndihmonte KPD-në të luftojë partitë e tjera politike për kontrollin e rrugëve në politikën revolucionare të Republikës Weimar që dështoi shpejt. Po, ata luftuan nazistët gjermanë. Antifasit, gjithashtu luftuan partinë liberale, partinë konservatore dhe këdo që mori rrugën kundra tyre. Historikisht ata nuk kanë pasur sukses.
Më shumë se gjithçka, Antifa ekziston për të shërbyer si një mjet i politikës revolucionare në një shtet të dështuar (ose të dështuar). Ajo do të rivendoste veten në sferen politike në fillim të viteve 1980, gjithashtu në Gjermani dhe jashtë saj.
Autonomizmi, i praktikuar nga Antifa, është një ideologji anarko-marksiste e shoqëruar me organizatat guerrile urbane komuniste të viteve 1970 dhe 1980 në Evropa nga njerëzit që e quanin vetën si Ushtria e Kuqe dhe Brigadat e Kuqe.

Antifa me simbole dhe veshje të zezë

Rreth kësaj kohe, taktikat e Antifa-s si “blloku i zi”, dallohej nga një numër i madh i rebeluesve, që vishen me rroba të zeza nga koka në këmbë dhe lëvizin së bashku si pjesë e një proteste më të madhe.
Me ardhjen e saj në Amerikë, Antifa do të formohej në një mënyrë të ngjashme, por nën një emër tjetër.
Këtu, ajo ishte një përpjekje e të rinjve me formim bolshevik, për të dëbuar neo-nazistët dhe supremacistët e bardhë nga skena muzikore, duke çuar gradualisht në formimin e Aksionit Anti Racist (ARR), nç fillim në pjesën qendrore dhe perendimore të shteteve të Amerikës dhe më pas u përhap jashtë tyre.
Disa ARR të veçantë do të vazhdojnë të formojnë një nga rrjetet më të mëdha Antifa në vend, Torch Antifa, faqja e internetit e të cilit u regjistrua nga një ish anëtar i JBAKC.
Nga ana e tjetër, vetë JBAKC u formua si një front për Organizatën Komuniste të 19 majit (MCO), e themeluar nga mbetjet e Motit Nëntokësor, Ushtrisë Clirimtare e Zezë (njerëzve me ngjyrë), FALN dhe grupet e tjera terroriste të viteve 1960 dhe 1970. Data 19 maj, u zgjodh për nder të ditëlindjes së Malcolm X dhe Ho Chi Minh.
Anëtarët e ZKK-së ishin përgjegjës për disa bomba dhe plaçkitje në vitet 1980, duke përfshirë grabitjen famëkeqe të vitit 1981 të Brinks të blinduar.
JBAKC përdori gazetën e saj “Vdekja për Klan!”, për të nënvizuar luftimet në rrugë me Klansmen, të akuzojë zyrtarët Reagan për epërsi të bardhë, të aprovojë grabitjet e bankave të MCO si “shpronësim”, dhe të promovojë kryengritjet komuniste, që po ndodhnin në Nikaragua dhe El Salvador.
Logjika e JBAKC dhe Organizatës Komuniste të 19 majit, është e njëjta ideologji që drejton sot Antifa, ku, në themel të saj është se Shtetet e Bashkuara u themeluan mbi epërsinë e bardhëve, dhe për këtë arsye duhet të shkatërrohen.
Sot, ata janë të shtrirë në redaksitë e dhomave të lajmeve, sallat e fakulteteve dhe në mesin e stafit të kryetarëve të bashkive dhe zyrave të avokatëve të përgjithshëm.
Lëvizja moderne Antifa përparon në infrastrukturën e trashëgimisë së fortë të së majtës revolucionare, përmes një besimi në efikasitetin e organizimit të lirshëm.
Baza themelore e organizimit të veprimit të drejtpërdrejtë është “grupi i afrimitetit”, që është pikërisht ajo që tingëllon si një grup njerëzish me mendje të njëjtë, të cilët ndajnë një objektiv të caktuar të përbashkët.
Anëtarët e Antifa-s, kanë lidhje me organizatat politike me komitete mbështetëse të tyre, siç janë: Socialistët Demokratikë të Amerikës (DSA), Punëtorët Ndërkombëtarë të Botës, Partia Revolucionare Komuniste (RCP) dhe organizata ose kolektivë rajonalë radikalë të majtë.
Antifa është në shumë mënyra një përsëritje e përmirësuar e organizatave militare të militantëve të mëparshëm guerrile.
Ajo, me strukturën e saj të jashtme anarkiste dhe besueshmërinë e mundshme, lejon që e majta radikale të ketë tortën e tyre dhe ta hajë atë gjithashtu.
Në të gjitha periudhat e trazuara të politikës revolucionare, qoftë vitet 1930, 1970, qoftë sot, aftësia për të projektuar forcë në rrugë për të ndëshkuar armiqtë, gjithmonë ka deshtuar deri tani
Për të majtën amerikane sot, Antifa është ajo force e tyre mbështetëse.

450 të vrarë afrikano amerikanë në 8 muaj të vitit 2020

Në Chicago City deri më 4 gusht të vitit 2020, janë vrarë mes vetës 450 afrikano amerikanë. Po aty, janë qëlluar me armë zjarri (kryesisht pistoletë) mbi 900 vetë, nga janari deri më 4 gusht 2020.
Po në Chicago janë vrarë 9 engjëj apo fëmijë të pafajshëm afrikano amerikanë nga vrasës afrikano amerikanë. Viktimat e pafajshëm fëmijë i përkasin moshës 1 deri në 13 vjec.
Shefja e Departamentit të Policisë në Chicago (CDP), ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në shenj proteste, sepse pushtetarët “demokratë”, kanë shkurtuar fondet financiare pë policinë.
Këtu 80% e oficerëce të policisë dhe dedektivëve janë afrikano amerikane dhe ispanjik (me origjinë nga vendet e Amerikës Latine dhe Mexico)
Protestat e dhunshme të Antifës dhe BLM, janë më shumë në qytetet e shteteve ku drejtojnë “demokratët” governatorë dhe kryetar bashkie si në: Chicago, New York, Portland, Seatle, ka shumë të plagosur dhe vdekur.
New York City, ka policë të zot dhe profesionistë, por ata nuk po lejohen të bëjnë punën e tyre nga kryetari i Bashkisë Bill de Blasio, të cilët, së bashku me governatorin e shtetit të New York-ut Andrew Cuomo, kanë shkurtuar mbi 1 bilion dollarë fonde për NYPD, duke i detyruar shumë policë profesionistë të japin dorëheqje dhe të dalin në pension para kohe.
Gjatë muajit të kaluar në Minneapolis, anarkistët marksistë vandalistë të Antifës dhe BLM, kur mësuan se forcat federale të policisë dhe ato speciale federale po vinin në qytet, ata u larguan dhe humbën si kripa në ujë.
Krimi në shtetin e New York-ut për disa muaj është rritur 60%, vrasjet dhe të shtënat me armë janë rritur në masën 70%.

Filed Under: Analiza Tagged With: Antifa, fashist, grup rebelesh, Klajd Kapinova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 425
  • 426
  • 427
  • 428
  • 429
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT