• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

STRATEGJIA E PRESIDENTIT OBAMA KUNDËR GRUPIT TERRORIST ISIL

September 11, 2014 by dgreca

Ne Foto: Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama duke mbajtur fjalimin drejtuar kombit mbi strategjinë e tij për të shkatërruar grupin terrorist ISIL, 10 shtator, 2014/
Nga Frank Shkreli/
Të mërkurën mbrëma, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama mbajti fjalimin që ishte paralajmëruar më heret në lidhje me grupin terrorist ISIL. Në fjalimin e tansmetuar “live” nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Obama njoftoi kombin amerikan dhe botën mbi strategjinë e gjithëanëshme të Amerikës “për të degraduar ose për të dobësuar dhe më në fund për të shkatërruar grupin terrorist ISIL”.
Presidenti Obama theksoi në fjalimin e tij se si Krye-Komandant i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, “prioriteti më madhor është siguria e popullit amerikan”. Z. Obama tha se megjithëse janë shënuar suksese në luftën kundër terrorizmit, “ne vazhdojmë të përballemi me kërcënime terroriste.” Udhëheqsi amerikan shtoi duke thënë se, “Ne nuk mund të zhdukim çdo të keqe nga faqja e dheut.Kjo ishte e vërtetë para sulmit të 11 shtatorit 2001 dhe kjo është e vërtetë edhe sot. Prandaj, kjo është arsyeja që ne duhet të mbetemi vigjilentë, përballë kërcënimeve të reja.” Presidenti amerikan nënvijoi se “Momentalisht, kërcënimet më serioze vijnë nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika Veriore, ku grupet radikale po shfrytëzojnë për qëllime të veta, problemet dhe moskënaqsitë me të cilat përballet ai rajon.Një prej këtyre grupeve është ISIL — i cili e quan veten, “Shteti Islamik”, vazhdoi Presidenti, duke theksuar se grupi terrorist ISIL, “nuk është as shtet dhe as islamik.” Asnjë fe tha Presidenti Obama nuk lejon vrasjen e njerëzve të pafajshëm, duke shtuar se shumica dërmuese e viktimave të këtij grupi terrorist janë vetë myslimanët dhe theksoi se grupi terrorist ISIL, “Nuk është shtet, pasi nuk njihet nga asnjë qeveri dhe as nga populli që ai grup terrorist ka skllavëruar”, në disa zona të Irakut dhe të Sirisë.
Presidenti Obama vazhdoi duke thënë se ky grup terrorist dallohet për nga brutaliteti që pjesëtarët e tij përdorin, “Duke ekzekutuar të burgosurit që ata kanë kapur si pengje. Ata vrasin fëmijtë.Ata skllavërojnë, dhunojnë seksualisht dhe detyrojnë femërat të martohen.Ata kërcënuan me gjenocid një grup të një pakice fetare. Dhe me barbarizmin e tyre ata ekzekutuan dy gazetarë amerikanë — Jim Foley dhe Steven Sotloff”, tha Z. Obama.
Në fjalimin e tij Presidenti amerikan nënvijoi se grupi terrorist ISIL përbën një kërcënim jo vetëm për popullin irakian dhe popullin sirian, por edhe më gjërë sidomos në rajonin e Lindjes së Mesme, përfshirë shtetasit, personelin dhe objektet amerikane në atë rajon. Prandaj, nëvijoi Presidenti Obama, “Nëqoftse nuk merren masa të menjëhershme, këta terroristë mund të paraqesin një kërcënim gjithnjë e më të madh përtej këtij rajoni, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara”. Z. Obama informoi se agjencitë sekrete besojnë se mijëra të huaj — përfshirë europianë dhe disa amerikanë — janë bashkuar me këtë grup në Siri dhe në irak. Këta terroristë të trajnuar mirë dhe me përvojë lufte mund të këthehen në vendet e tyre dhe të ndërmarrin sulme me pasoja të rënda”, theksoi Z. Obama.
Duke nënvijuar shqetësimet e shumë amerikanëve në lidhje me këto kërcënime, Presidenti Obama e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara po përballen me këto kërcënime, me fuqinë dhe vendosmërinë e nevojshme. “Qëllimi ynë është i qartë. Ne do t’a dobësojmë e degradojmë dhe më në fund do t’a shkatërrojmë grupin terrorist ISIL, nepërmjet një strategjie të gjithanshme dhe të vazhdueshme anti-antiterroriste”, e siguroi ai popullin amerikan.
Në fjalimin e tij të mërkurën mbrëma, Presidenti Obama njoftoi një strategji për të shkatërruar grupin terrorist ISIL: “nepërmjet një fushate sistematike sulmesh ajrore kundër terroristëve të grupit ISIL”. Z. Obama tha se, “E kam bërë të qartë se ne do t’i ndjekim terroristët të cilët kërcënojnë vendin tonë, kudo qofshin ata. Kjo do të thotë se unë nuk do të hesitoj të urdhëroj sulme kundër tyre në Siri apo në Irak. Presdienti amerikan Obama tha se, “Ky është parimi bazë i presidencës time: Nëqoftse kërcënoni Amerikën, ju nuk do të gjeni askund vend të sigurt për tu strehuar.”Si pjesë e strategjisë së tij kundër grupit terrorist ISIL, Presidenti Obama nënvijoi planet për të shtuar ndihmën ushtarake për forcat në Irak dhe në Siri, që janë duke luftuar kundër grupit ISIL, dhe u zotua se do të dërgojë edhe afër 500 ekspertë të tjerë ushtarakë amerikanë në Irak për të trajnuar forcat irakiane dhe ato kurde kundër grupit terrorist ISIL. Ai premtoi se së bashku me partnerët e Amerikës, Shtetet e Bashkuara do të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të zbuliuar dhe për ndërprerë burimet e financimit të grupit terrorist ISIL dhe për të ndaluar luftëtarët e huaj që të shkojnë e të vijnë si dëshirojnë nga Lindja e Mesme. Pjesë e strategjisë së Presidentit Obama kundër grupit terrorist ISIL, janë edhe ndihmat humanitare për vikitmat e pafajshme të cilët, nga vendbanimet e tyre, janë shpëngulur me forcë nga terroristët ISIL. Ndër këta, tha Presidenti Obama, përfshihen, myslimanët e sekteve shia dhe sunni si dhe dhjetëra mijëra të krishterë dhe pakica të tjera fetare. “Ne nuk mund të lejojmë që këto komunitete të dëbohen me forcë nga vendlindja e tyre e vjetër”.
Kjo, tha Presidenti Obama, është strategjia jonë, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë siguruar në këtë orvatje, mbështetjen e një koalicioni të gjërë partnerësh ndërkombëtarë. Këto përpjekje, tha Presidenti Obama, janë pasqyrimi më i mirë i udhëheqjes amerikane në botë, duke shtuar se, “Ne jemi pranë popujve që luftojnë për lirinë e vet dhe njëkohësisht përpiqemi të sigurojmë edhe mbështetjen e vendeve të tjera, në emër të sigurisë dhe të humanizmit të përbashkët.
Ndërkaq, Presidenti Obama paralajmëroi duke e bërë të qartë se shkatërrimi i grupit terrorist ISIL nuk do të ndodhë mbrenda një kohe të shkurtë dhe siguroi amerikanët tanimë të lodhur nga lufta, se kjo strategji anti-terroriste është ndryshe nga luftërat në Irak dhe në Afganistan — duke thënë se atje nuk do të dërgohen forca ushtarake tokësore, por se kjo fushatë është në përputhje me qendrimin e njoftuar prej tij në fillim të këtij viti, sipas të cilit ai “do të përdor forcën kundër çdo njërit që kërcënon interesat bazë të Amerikës, por që në këtë përpjekje do të mobilozohen, kurdoherë që jetë e mundur, partnerët ndërkombëtarë, për tu përballur me sfidat më të gjëra që kërcnojnë rendin ndërkombëtar.
Në vazhdim të fjalimit, Presidenti Obama e cilësoi udhëheqjen ose “lidershipin” amerikan në botë si të “qëndrueshme dhe të përhershme, në një botë të pa sigurt.” Në luftën kundër terrorizmitdhe në përpjekjet për të siguruar mbështetjen e botës kundër agresionit rus në Ukrainë, dhe së fundmi në luftën kundër sëmundjes Ebola në Afrikën Perëndimore, janë Shtetet e Bashkuara ato që vazhdojnë të luajnë gjithnjë rolin udhëheqës anë e mbanë globit. Në lidhje me përgjegjësitë e udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara në botë, Presidenti Obama tha këto në fjalimin e tij të mërkurën mbrëma:
“Është Amerika ajo që ka mundësitë dhe vullnetin për të mobilizuar botën kundër terrorizmit. Është Amerika ajo që mobilizoi botën kundër agresionit rus në Ukrainë dhe në mbështetje të së dretjës së popullit ukrainas për të vendosur vetfatin e tij. Është Amerika — shkencëtarët tanë, mjekët tanë, shkenca dhe teknologjia jonë, ajo që mund të ndihmojë në izolimin dhe në kurimin e sëmundjes Ebola. Ishte Amerika, ajo që transferoi dhe shkatërroi armët kimike të Sirisë, ashtuqë ato të mos përbëjnë një kërcënim tjetër për popullin sirian dhe as për botën. Dhe është Amerika, ajo që po ndihmon komunitetet myslimane anë e mbanë botës, jo vetëm në luftën kundër terrorizmit, por edhe në luftën për mundësi më të mira jetese, për tolerancë dhe për një të ardhme më shpresëdhënse.”
“Bekimet tona të pashterrëshme”, tha Presidenti Obama, “na imponojnë një barrë të përhershme. Por si amerikanë, ne e mirëpresim përgjegjësinë tonë për të udhëhequr. Kur ne ndihmuam në parandalimin e një maskare të civilëve (nga grupi ISIL) në maje të një mali të izoluar, shtoi Presidenti Obama, ja se ç’tha njëri prej tyre: “Ne ua kemi borxh jetën miqëve tanë amerikanë. Fëmijtë tanë do të kujtojnë gjithmonë se dikurë na ishte dikush që i kishte dëgjuar vuajtjet tona dhe ai dikush (Amerika) bëri një rrugë të gjatë për të mbrojtur popullin tonëtë pafajshëm”, nga zhdukja.
Presidenti Barak Obama e përfundoi fjalimin e tij duke thënë se, “Ky pra, është roli që ne luajmë për një botë më të mirë, pasi edhe vet siguria jonë varet nga gatishmëria dhe vullneti ynë për të mbrojtur kombin tonë duke jetuar dhe duke zbatuar vlerat njerëzore në të cilat besojmë — ideale dhe vlera të përherëshme këto, të cilat do të mbijetojnë edhe pasi të jenë zhdukur nga kjo tokë, ata që ofrojnë vetëm urrejtje dhe shkatërrim.
Në fjalimin e tij, Presidenti Obama nënvijoi gjtihashtu edhe mbështetjen e dy partive kryesore për strategjinë e tij dhe fushatënushtarake amerikane kundër grupit terrorist ISIL, duke mirëpritur mbështetjen e përfaqsuesve të Partisë Republikane në opozitë dhe të Partisë Demokrate në Kongresin amerikan, për t’i treguar botës, siç tha ai, se “Amerikanët janë të bashkuar përballë rrezikut që i kërcënon.”

Filed Under: Editorial Tagged With: Frank shkreli, GRUPIT TERRORIST ISIL, Kunder, Presidentit Obama, STRATEGJIA E

Historia e Duresit te vjeter

September 11, 2014 by dgreca

Shkroi: Milan Shufaj/*
Themelet e forteses te kohes se mesme te Durresiti hodhi mbreti bizant Anastasi (491-518) qe kishte lindur aty .
Shtytjen per kete ia dha gjendja e mjerueshme e Durresit pas ikjes se goteve e ndoshta edhe demi qe shkaktoi termeti katrastrofal i vitit 345,pas te cilit nuk ishte merimetuar plotesisht.
Anastasi dha urdher qe qyteti te forcohej me rrethime fortesash trefishe te cilat pas termetit te vitit 518 i permiresoi mbreti Justin dhe i perfundoi Justiniani .
Sikunder e kerkonte nevoja ne kohen e dyndjes se popujve dhe per vete fuqine e madhe detare te Bizantit sistemi i fortifikimeve ishte i ndertuar kunder sulmeve nga ana e tokes.
Fortifikimin e fundit e perbente mbyllja e rripit te ngushte prej 7 km ne veri te qytetit ne rrugen nga ana e Bishtit te Palles.
Ideja e ketyre lloj fortesave u vu ne veprim ne ate kohe dhe ne “murin e gjate ” para Kostandinapolit , madje ne Termopilet , me vone ne Gadishullin e Kasandres, afer Selanikut dhe ne Hersonez te Trakise.
Ky mur ishte 200 m i gjate ,1 m i trashe e me tulla te bukura bizantine.Edhe sot rruga rruga kalon neper porten e ketij muri e sipas emrit te tij te gjitha rrenimet quhen Porta .
Qysh prej kohes kur venedikasit pushtuan Durresin (1392) keto fortesa kane mbetur rrenoja
Nga ana e tokes qyteti kufizohej deri ne kohen e Venedikut me rrethimin e dyte, me mure e varoshit te cilat ishin aq te gjera sa mund te ecnin kater kalores perbri njeri tjetrit .
Keto mure i rindertoi despoti i Epirit dhe mbreti i mevonshem Teodor Duke Komneni , i ati i Ana Dukes e cila u martua ne vitin 1220 me mbretin serb Stefan Radoslavin dhe qe pas thyerjes se te jatit ne betejen afer Klokotnisces iku ne Durres bashk me burrin e saje (1234) dhe u la ne vullnetin e nje “Ftanku te madh “.
Prej ketyre mureve , matyrisht jashte varoshit te vogel,sot shifet nje pirg me nje mbishkrim greqisht te vitit1223 qe thote se kete ndertese te vjeter, te jashtezakoneshme e ka ngritur Theodor Komneni.
Rrethimin e tret te perforcuar e formonte ne anen jugelindore te qytetit keshtjella ose qyteza
Kur Anzhuinet, pas termetit te vitit 1273 , ( rreth1280) nderuan limanin e Durresit keshtyjellen e re, keshtiella e vjeter bizantine quhej ” castrm superius ”
Fillimet e rrenimit te Durresit e shenon termeti katrastofal i vitit 1273 qe i ngjan atij te Raguzes te vitit 1667.
Shume qytetar me kete rast gjeten vdekjen , shum te tjere iken neper male dhe ne Berat prej nga vetemnje pjese guxoi te kethehej ne shtepi ne vitin 1284.
Mbas termetit ndodhi nje zi buke e gjate , pastaj nje murtaje e tmerrsheme , ne vitin 1348dhe 1363 , me vone luftime per pushtimin e Durresit te shoqeruara me egersine tiraneve shqipetare
Nga ketoshkaqe nje pjese e madhe e popullesise u shterngua te shperngulej ne Apuli ku jetonte me te lypur.
Me gjitheketo , Durresi ndoshta do te mund te duronte gjithecka ne se termeti nuk do t’i mbyllte kenetes se madhe rrjedhen per ne det e te shkaktonte keshtu “ajrin e lig”.
Ne nje mas me te madhe se sa ne Vlore e ne Medone malarja bente dem ne populle vec kesaj frika prej turqve i shtynte qytetaret te shkonin ne vendet e huaja .
Ne vitin 1430 venedikasit zvogeluan rrethimin e mureve te qytetit per arsye se ai nuk mund te mbrohej kursesi prej madheshtise qe kishte prej numrit te vogel te ushtareve , ne vitin 1428 qyteti u shkatrua gati fare .
Venedikasit shpallen se ata qe donin te vendoseshin ne Durres nuk do te paguanin taksa
Me ne fund Republika e Venedikut vendosi te plotesonte deshiren e vjeter te qytetareve qe qyteti te shendrohej me ndihmen e hendeqeve e te germimeve , ne nje ishull d,m, th qe keneta te bashkohej nga ana e veriut dhe e jugut me detin , keshtu qe ujte e detit ta rrethonte plotesishte
Ne krye te kesaje pune , per te cilen edhe zotrit shqipetar dhane nje numer punetoresh, ishte ne vitin 1455 nje inxhinier venedikas .
Por ky mundim i madh u tregua i pamjaftueshem kundrejte fuqise se natyres
Kanalet ekzisttencen e te cilave e vertetojne edhe sot kallzimet e banoreve,mbylleshin me shpejtesi me reren e detit .
Ishte e nevojsheme qe ata te pastroheshin vit per vit, si per shembull ne Trogirin (Trau) e kohes se mesme por kjo pune nuk u be.
Perseri filluan ankimet per “ajrin e keq”,por ne vere ,ne gushte te vitit 1501, turqit kapercyen keneten qe ne shume vende ishre thare dhe papritur e pakujtuar sulmuan Durresin
Turqit pernjehere e zvogeluan te gjithe qytetin ne vendin e zbrapzur neprmjet dy pirgjeve , ne anen e pirgut bizantin.
Keta atje , paralel me muret e vjetra romake ,nje km larg dhe me muret e vjetra bizantine gjysem km , ngriten ne drejtom te veriut nje mbrojtje te re ndertuan me gure rrenimesh te vjetra
Ky mur, me nje pirg katerkendesh mbi “Porta grande “, me copa mermeri , me skulptura te vjetera , me mbishkrime romake , bizantine, e venedikase ,mandej me gure varresh e me stema duket si nje muze i vertete

————————-
*Historia e Duresit te vjeter
Milan Shufaj :nga libri ,,”Serbet dhe Shqipetaret ” ,, cnd2014( E dergoi per Diellin Cezar NDREU)

Filed Under: Histori Tagged With: Historia e Duresit te vjeter . Milan Shuflaj

Përkujtohet 13-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA

September 11, 2014 by dgreca

Gati tre mijë njerëzit, që humbën jetën nga sulmet e 11 shtatorit, ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve, një botë e tërë në miniature, midis tyre humbën jetën edhe tre shqiptarë: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj e Rrok Camaj./
NGA BEQIR SINA- New York City/
LOWER MANHATTAN NYC : Trembëdhjetë vjet pas sulmeve terroriste më 11 shtator 2001 rreth 3.000 jetë amerikane, nuk janë më, përgjegjës për ato sulme, dhe gishti gjithnjë qëndron ndaj Al Kaedës, e cila sot mbas 13 vjetëve është një hije e vetëvetes, thonë analistët – por kjo nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara mund të përballojë lehtë, humbjen dhe dhimbjen që ka lënë pas, 9/11 duke pasur parasysh një mori të kërcënimeve të tanishme të gatshëme për të marrë flamurin e terrorizmit ndërkombëtar, si në Siri dhe Irak.
Pas këtij sulmi 9/11 me kamikaz edhe SHBA ka goditur bërthamën e al Kaedës, duke vrarë organizatorin e këtyre sulmeve Osama bin Laden në Pakistan në vitin 2011 dhe mbajtjen e një serë operacione të tjeraushtarake në të gjithë Azinë Lindore. Shtetet e Bashkuara janë më të sigurta dhe më të fortë, pas 9/11janë më të gatëshme dhe vigjelente të përballen me atë që disa analistë thonë se janë “më të rrezikshme dhekërcënime nga më të ndryshmet se sa në të kaluarën,” .
Sot kudo në të gjithë territorin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkujtohet 13-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.
Në ndërkohë që ora shënon 8:46 të gjitha Kumbonat e Kishave, sirenat e anijve, dhe trenave, do të bien në respekt e nderim të viktimave, kurse nxënësit e shkollave në heshtje do të qendrojnë duke nderuar viktimat e 9/11
Datë kjo që i referohet sulmit me kamikaz të Al—Kaedës, kur aeroplanët e udhëtarëve të rrëmbyer prej tyre kryen sulmë mbi dy kullat binjake në New York, World Tradce Center si dhe tentuan një sulm tjetër po në të njëjtën kohë në Pentagon, në Uashington dhe rreth 3 mijë njerëz të pafajshëm një botë në miniaturë të të gjitha kombësive dhe racave humbën jetën.
Dy aeroplanë udhëtarësh u përplasën në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, duke i rrëzuar kullat binjake, ndërsa një aeroplan u rrëzua në një pyll në Pensllvenia dhe një tjetër u rrëzua në ndërtesën e Pentagonit në Uashington.
Afro tre mijë njerëz u vranë atë ditë nga sulmi, i cili u bë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të SHBA-ve kundër krimit dhe terrorizmit. Në SHBA gjatë kësaj dite, mbahen ceremoni përkujtimore nëdra në Nju Jork, është hapur edhe Museu i Përkujtimit të 11 shtatorit.
13 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit do të shënohet nga një seri ngjarjesh solemne sot të enjten në qytetin e Nju Jorkut.
Veprimtaritë përfshijnë leximin vjetor të emrave të viktimave, dhe vendosjen e luleve nga të mbijetuarit dhe lutjet për paqe, në vendin ku më parë ishin dy kullat binjake – Qendra Botërore Tregtare.
9/11 Memorial do të ofrojë një trasmetim drejtpërsëdrejti të të gjitha kanaleve televiizive amerikane të ceremonisë vjetore përkujtimore në vendin ku më parë ishte Qendra Botërore të Tregtisë, duke përfshirë leximin eemrave të rreth 3,000 viktimave
Ceremoni e 9/11 Memorial- fillon në orën 8:30 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të zgjasë deri rreth mesditës.

Tribute në Dritën

Mbrëmë dy “Kollonat” gjigante deri në qiell të prozhektorve të fuqishë me dritat e tyre blu do të shkëlqejë drejt qiellit nga pjesa e poshtëme -Lower Manhattan për një përkujtim vjetor me Dritë e cila filloi dje në mbrëmje. Duke u ndezur në blu do të ndizen tre ditë nga në muzg dhe do të venitet në agim.
Këtë vit, Museumi 9/11 Memorial do të hapet nga ora 6 e mëngjesit deri në 12 në mesnatë për publikun e gjerë për të parë gjithëçka që pasqyrohet në shesh. Për të hyrë në shesh, janë hapur rrugët West, Fulton dherrugët Liberty dhe Greenwich . Pra për çdo rrugë kësaj rradhe nuk ka asnjë program formal.

Kumbonat e Shpresës në Kapelën e Kishës Shën Palit

Në orën 8:46 të mëngjesit, kur ndodhi edhe sulmi i parë i kamikazve në Nju Jork, Kumbona e Shpresës në Kapelën e Shën Palit, në Broadway dhe Fulton Street, për të shënuar përplasjen e aeroplanit së parë nëQendrën Botërore të Tregtisë 13 vjet më parë, do të tingullojnë disa minuta . Kumbona e Shpresës në Kapelën e Shën Palit, janë një dhuratë nga Londra në New York City në vitin 2002.
Kisha e Shën Palit, në Broadway dhe Fulton Street, do të organizojë një lutje që ofron shërbim për paqe, memoralizing vrarëve në 9/11, at 12:30 të enjten.
Në Nju Jork për të marrë pjesë në këtë ceremoni vijnë së bashku si një komunitet, nderimet dhe respekti i tyreështë për ata që kan humbur, dhe të tregojnë vendosmërinë e amerikanëve për të vazhduar për të duruar,dhe për të ripërtërirë mbështetjen për njëri-tjetrin.
Amerika nderonë sot edhe tre shqiptarët që humbën jetën në 11 shtator
Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj ishin ndër 2.752 viktimat që u vranë në sulmin terrorist të 11 shtatorit të 2001 në Nju Jork.
Janë edhe këta tre emrat që shënohen në pllakën përkujtimore, por edhe që konsiderohen si heronjtë e Amerikës dhe pjesë e historisë së saj. Ata janë emrat që lexohen në këtë ceremoni vjetore për çdo 11 shtator – duke u përkujtuar nga mijëra amerikanët që mblidhen pranë vendit të ashtuquajtur tani Ground Zero në Nju Jork për të përkujtuar 13 vjetorin e kësaj tragjedie.
Në ceremonialin përkujtimore për çdo vjet në lokalitetin afër dy ish-kullave binjake janë tubuar edhe qindra shqiptarë nga trojet e ndryshme, për të ndarë dhembjen dhe për të qenë përkrahë Amerikës.
Pra të kujtuar me dhimbje dhe krenari të gjithë ata që vdiqën më 11 shtator 2001, përfshirë më shumë se 400 punëtorë të shpëtimit. Midis tyre ishin 343 zjarrfikës dhe 60 oficerë policie nga Nju Jorku dhe Autoriteti Portual. Emrat e tyre janë të simbolizuar në pllaka përkujtimore në shtabet e zjarrfikësve të qyteti, në stacionet e policisë, dhe në përmendore të ngritura në mjedise të bukura në të gjithë qytetin.
Ceremonia e 13 vjetorit të ngjarjeve në 11 shtatorit 2001, ka për t’ u mbajt shumë pranë vendit ku kanë qenë dy kullat binjake në “Park Zuçotti”, ngjitur me vendin ku ka qenë Qendra Botërore e Tregtisë në pjesën e poshtme të Manhatan.
“Nuk ka tragjedi më të madhe në jetën e këtij qyteti. 11 shtatori 2001 e ka goditur qytetin tonë aq shumë, sa që ky qytet nuk ka parë ndonjëherë në tërë historinë e tij”, thotë ish kryetari i Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Rudi Xhuliani ish kryetar bashkie në ato momente tragjike që përjetojë qyteti ynë.
Presidenti Barack Obama po në të njëjtën kohë ka për të marrë pjesë, sot në një shërbesë përkujtimore në Pentagon, aty ku ishte rrëmbyer aeroplani Airlines Flight 77 dhe që u rrëzua, në një pjesë të ndërtesës së Pentagonit, duke marrë jetën e të gjithë pasagjerëve në bord 59 dhe 125 të tjerëve brenda ndërtesës.
Ndërsa në pyllin afër kantonit Shanksville, Pensilvani, ku u rrëzua aeroplani Airlines Flight 93, i cili mendohet se ra pasi pasagjerët u përpoqën për të marrë kontrollin e aeroplanit nga rrëmbyesit, do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të kujtuar 33 pasagjerët dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit që kanë vdekur në këtë rrëzë kodre në këtë fshat.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, ne SHBA, Përkujtohet 13-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, të vitit 2001

“Vatra”, Noli, Konica dhe Wilsoni

September 11, 2014 by dgreca

* “S’ ka dyshim se më gëzohet zemra kur mësoj për ndjenjat e bukura që ushqejnë kundrejt meje në Shqipëri . . . . Kujtoj se çdo takim me të tilla kombe na sqaron më së miri pikëpamjen tonë përmbi rastet dhe përgjegjësinë tonë kombëtare.” – Woodrow Wilson/
* “Wilsoni bëri më tepër se çdo njeri për indipendencën e Shqipërisë” – Fan Noli/
* “Gjithë shqiptarët duhet t’i ngrenë Wilsonit një monument të pavdekur në zemrat e tyre.” – Faik Konica/
NGA ANTON CEFA/
Me hyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Luftë, udhëheqësit e “Vatrës” erdhën në përfundimin se fitorja kaloi nga Forcat e Boshtit, tek të cilat kishin shpresuar deri atëherë në zgjidhjen e çështjes shqiptare, në anën e Forcave Aleate (Antantës). Në mënyrë të veçantë, atyre ua ngrohi zemrat qenia në krye të këtij shteti të madh e presidentit Woodrow Wilson që “predikonte me gjithë zellin e një profeti biblik nevojën për një kod moral në politikën ndërkombëtare” 1).
Wilsoni qe përpjekur me ngulm ta mbante vendin e tij jashtë konfliktit dhe të zbatonte planet e tij reformiste, por me provokimet e herëpashershme të Gjermanisë dhe, sidomos, kur ajo fundosi katër anije amerikane, ai i kërkoi Kongresit t’i shpallte luftë asaj. 2).
Në fjalimin e tij historik para Kongresit Amerikan, më 2 prill 1917, ai deklaroi se “lufta qe bërë e paevitueshme, në emër të ruajtjes së paqes dhe demokracisë në botë. . . Ne nuk kemi asnjë dëshirë për pushtim apo dominim . . . nuk është gjë e lehtë të udhëheqësh këtë popull të madh e paqedashës në luftë. . . . Por e drejta është më e çmueshme se paqja dhe ne duhet të luftojmë për ato gjëra që janë të shtrenjta për ne . . . . Sot ka ardhur dita që Amerika të derdhë gjakun për parimet të cilat i dhanë jetën, lumturinë dhe paqen që ajo ruan . . . . Zoti e ndihmoftë!”3).
Më 8 janar 1918, Wilsoni propozoi “14 Pikat” e tij të njohura si bazë të bisedimeve për paqen. “Si njëri nga katër udhëheqësit e Konferencës së Paqes, ai luftoi burrërisht për të kontrolluar lakminë e vendeve fituese dhe u përpoq për të vendosur drejtësi për të gjitha kombet.” 4).
“14 Pikat”, ndër të tjera, kërkonin qw: politika e jashtme e një shoqërie demokratike të mbështetej në baza të shëndosha morale; zgjidhja e konflikteve të bëhej nëpërmjet marrëveshjeve të hapura, drejtësisë dhe vetëvendosjes së popujve; të kufizoheshin armatimet në maksimum dhe të përdoreshin ato thjesht për sigurimin e brendshëm; lundrimet e lira në detra të hapura.
Një nga arritjet më të mëdha në planin 14 Pikësh ishte formimi i Lidhjes së Kombeve. Në pikën e fundit të planit të Wilsonit për paqën, thuhej: “Një shoqatë e përgjithshme e kombeve duhet formuar . . . me qëllimin e sigurimit të garancive të ndërsjellta të pavarësisë politike dhe integritetit territorial të shteteve të mëdha e të vogla” 5).
Ai arriti t’i bindë shtetet fituese të pranojnë formimin e Lidhjes së Kombeve, të parën organizatë të madhe ndërkombëtare, tek e cila ai varte shpresën e një paqeje të qëndrueshme; por u zhgënjye thellësisht, kur, pasi u kthye në Amerikë, Senati – armik i tij – nuk e ratifikoi Traktatin.
Në këtë dokument përmendeshin zgjidhjet konkrete të shteteve të veçanta si Rusisë, Belgjikës, Francës, Italisë, Austro-Hungarisë, Turqisë, Polonisë. Në pikën 11 (po e japim të plotë në referencat) (6), flitej për shtetet e Ballkanit, por nuk përmendej Shqipëria.

* * *

“Deklaratat e Wilsonit rreth ‘luftës për t’i dhënë fund luftës’ dhe ‘e drejta e vetëvendosjes së kombeve’ u ngjalli shpresat popujve të shtypur për drejtësi në vendimet e bisedimeve për paqen. Vatra u bë një avokat militant i kauzës së aleatëve. Anëtarët e saj nënshkruan huat për luftën dhe I Përndritshmi Fan Noli vizitoi kampet ushtarake në Massachusetts, duke u mbajtur fjalime të zjarrta të rinjve guximtarë (është fjala për ushtarët shqiptaro-amerikanë, – sqarimi im, A. Ç)” 7).
Ja si shkruan Qerim Panariti: “Me hyrjen e Amerikës në luftë në Prill 1917, shpresat për çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët u shtuan, po me zgjerimin e shpresave për shpëtimin e Shqipërisë, u zgjerua dhe aktiviteti i Nolit. Nolit tani s’i zinin këmbët dhe. Detyrat kishëtare s’mund t’i neglexhonte, Vatrën s’mund ta neverite. Personi i Nolit, oratori më i shënuar i racës Shqiptare n’Amerikë, u detyrua të bredhë nëpër kampet e rekrutimit ku ndodheshin djem Shqiptarë duke i këshilluar se hyrja e Amerikës në luftë do të shpëtonjë Shqipërinë dhe botën nga tirania militariste e autokrative monarqike të Evropës Qëndrale.” 8).
Në përpjekje për të ruajtur pavarësinë e Shqipërisë, të mohuar nga Anglia, Franca, Italia, udhëheqësit e “Vatrës” i joshi kërkesa e Presidentit për vetëvendosjen e popujve dhe ndalimin e traktateve të fshehta.
Më, më 4 korrik 1918, në pelegrinazhin e organizuar nga presidenti Wilson në Mount Vernon, vendi historkik ku është varrosur presidenti i Parë i Amerikës, George Washington, “Vatra” dërgoi Nolin, kryetarin e saj, për të përfaqësuar Shqipërinë. Në këtë mision, Nolit iu dha rasti të shtrojë shkurtazi problemin e Shqipërisë. Pas takimit që pati me Wilsonin, ai i dërgoi Komisionit Qëndror të “Vatrës” nga Washingtoni këtë mesazh: “Udhëtimi im këtu triumfoi. Fola dy herë me Presidentin Ëilson, i cili më dha shpresa të mëdha . . .” 9).
Fakti që nuk përmendej Shqipëria në Planin 14 pikësh qe shumë shqetësues si për të gjithë shqiptarët ashtu edhe për shqiptarët e Amerikës. Gjithsesi, Noli dhe drejtuesit e “Vatrës” kishin besim tek Wilsoni, tek premtimi që ai i kishte dhënë Nolit në Mount Vernon dhe sepse në pikën 11 flitej për garancitë ndërkombëtare për pavarësinë politike e ekonomike dhe integritetin tokësor të disa shteteve ballkanike; dhe, mbi të gjitha, sepse fryma e Fjalimit të Presidentit në planin e paqes ishte plotësisht në hullinë e vendosjes së të drejtave të popujve. Nga fundi i Fjalimit të tij, Wilsoni thonte: “Një parim evident përshkon gjithë programin që unë kam paraqitur. Është parimi i drejtësisë për gjithë popujt dhe shtetet, dhe e drejta e tyre për të jetuar në marrëdhënie të barabarta të lirisë dhe sigurisë me njëri-tjetrin, qofshin të fortë a të dobët”. 10).
Takimin e tij me Wilson-in, Noli ka për ta kujtuar me admirim e mirënjohje të thellë e vlerësim të lartë në disa raste. Në Fjalimin e tij drejtuar ushtarëve amerikanë me prejardhje shqiptare në Camp Devens, më 8 shtator 1918, ndër të tjera, ai tha: “Ne i kemi sytë nga Amerika për mëkëmbjen e pavarësisë shqiptare. Duke gjykuar nga rrjedha e zhvillimit të ngjarjeve në fushën e betejës, tani nuk ka asnjë dyshim që kjo luftë do të përfundojë me fitoren e Amerikës, që do të jetë një triumf për demokracinë botërore dhe kushtet e palës do të diktohen brenda territorit gjerman nga një arbitër botëror, që e do drejtësinë, siç është presidenti Wilson.” 11).
Po në këtë fjalim, duke bërë fjalë për takimin me Wilsonin, shkruan: “Kam patur nderin në një rast historik ta takoj këtë njeri të madh që tani është bërë orakulli i njerëzve të vuajtur. Ishte Dita e Pavarësisë, kur përfaqëusesit e të gjitha grupeve nacionale në Amerikë ishin ftuar nga presidenti Wilson për ta shoqëruar si miqtë e tij të huaj në jahtin Mayflover gjatë pelegrinazhit në Malin Vernon. Gjatë kthimit unë si lutës i përulur iu afrova dhe i thashë ta shpëtonte këtë racë heroike dhe të pashpresë, dhe t’i kthejë asaj bukën e jetës, lirinë. Dhe përgjigjja e tij fisnike ishte: ‘Unë do të kem një zë (votë) në Kongresin e ardhshëm të Paqes dhe atë do ta përdor në favor të Shqipërisë”. Dhe shton: “Unë nuk kam nevojë t’ua tregoj sa i fortë është ai zë dhe se çfarë vëmendje të respektueshme dhe të bindshme ka ai në gjithë botën, i shtyrë nga drejtësia dhe i përkrahur nga miqtë e fuqishëm amerikanë, më të fuqishëmit që bota ka parë ndonjëherë.” 12). Po në këtë Fjalim, duke folur për Wilsonin, thotë: “Wilsoni është i sigurt se do të fitojë e do të zërë vend në histori si Linkoln-i për humanizmin dhe si çlirimtar i të gjithë kombeve të mëdhenj dhe të vegjël. Kur do të shpallet paqja, Shqipëria do të rifitojë pavarësinë.”
Në mbrojtje të çështjes shqiptare, Noli, udhëheqësit e tjerë të “Vatrës” dhe personalitete amerikane, miq të Shqipërisë, botuan, në këtë periudhë, shkrime në “Dielli” dhe në revistën “The Adriatic Review”. Revista “Adriatic Review” u botua në Boston në gjuhën angleze, në vitet 1918-1919. Ajo i dërgohej zyrtarëve të lartë të qeverisë amerikane dhe personaliteteve tjera të shquara amerikane. 13). Në një nga numrat e kësaj reviste, u botua një memorandum, dërguar presidentit Wilson, më 27 nëntor 1918, në kohën kur Aleatët po planifikonin rishtas copëtimin e Shqipërisë. Memorandumi u firmos nga këta klerikë ortodoksë shqiptarë: At Fan S. Noli, At Naum Cere, At Marko Kondili, At Damiani, At Pando Sinica dhe At Vangjel Camçe, 14). Mbasi jepet një historik i shkurtër i copëtimit të Shqipërisë, etj., në këtë dokument thuhet: “Shqiptarët shpresonin që Amerika dhe Aleatët do ta ndihmonin me zemërgjerësi Shqipërinë të rimëkëmbej, duke zgjidhur çështjen ballkanike në baza të forta, duke shpëtuar një racë të lashtë e mjaft premtuese nga zhdukja dhe skllavërimi, e duke i dhënë asaj vendin që i takon midis kombeve të qytetëruara të botës, vend për të cilin u zhvilluan betejat më të ashpra e më të gjata në shekuj.”15). Stili i memorandumit është dëshmi e qartë e dorës së Nolit.
Noli dhe vatranët e konsideronin Wilsonin si të vetmin përkrahës në radhët e aleatëve fitues të luftës dhe kishin bindje të plotë që ai do ta mbronte Shqipërinë në Versajë. Edhe pse Wilsoni në “14 Pikat” nuk e kishte përmendur Shqipërinë, ata, vlerësonin frymën e propozimeve të Presidentit Amerikan, i cili në fund të Fjalës së tij, mbasi parashtroi planin për paqën botërore, pati theksuar: “Një parim evident përshkon gjithë programin që unë kam paraqitur. Është parimi i drejtësisë për të gjithë popujt e shtetet dhe e drejta e tyre për të jetuar në marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, qofshin të fortë a të dobët” 16). Në shkrimin “Peshkop Noli dhe bashkësia shqiptare në SHBA”, Peter R. Prifti ka shkruar: “I impresionuar thellë nga idealizmi i Wilsonit, Noli u bë një përkrahës i pasionuar i demokracisë wilsoniane. Drejtësia ndërkombëtare, vëllazërimi njerëzor, simpatia për të dobëtit, paqja botërore qenë idealet dhe vlerat që Noli dhe shqiptarët e Amerikës i bënë të tyret dhe u përpoqën të jëtojnë në përputhje me to.” 17).
Vlërësimi i lartë i Nolit për Wilsonin shkëlqen në mënyrë të veçantë në Panegjerikun që ai mbajti në Kuvendin Themeltar të Shqipërisë, më 11 shkurt 1924, me rastin e vdekjes së presidentit Wilson. 18). “Amerika dhe tërë bota vajtuan këto ditë vdekjen e Wodrov Wilsonit, të njëzetetetit President të Shteteve të Bashkuar. Pranë Amerikës merr pjesë në këtë zi edhe Shqipëria e cila qanë në fytyrën e amerikanit të madh, idealistin bujar dhe mbrojtësin e tij më të fortë.” Mbasi vë në dukje të mirat ekonomike e politike që ka pasur Shqipëria prej shqiptarëve të mërguar atje dhe prej vetë shtetit amerikan, ai thotë: “Dhe kur themi Amerika, na kujtohet një emër, se të gjitha këto kanë ngjarë, kur nga Shtëpia e Bardhë e Washingtonit, administronte Shtetet e Bashkuara i shkëlqyeri dhe i shumëvuajturi President Wilson.”
Spikat, në Fjalimin e Nolit, idealizmi i Wilson-it dhe i vetë Amerikës.”Veç titullit ‘Amerikan’, Wilsoni ka për mirënjohjen tonë edhe një titull tjetër, atë të idealistit dhe të profetit të vëllazërimit ndërkombëtar dhe të paqes së përbotshme. Presidenti Wilson ishte idealist se ishte amerikan. Ata që kujtojnë se Ameriaka është vendi ku njerëzia kujdesen vetëm për të bërë dollarë, nuk e njohin Amerikën aspak. Fakti që një idealist si Wilsoni u zgjodh dy herë President, arrin për të provuar thezën tonë.”
Më pas me penelata të shpejta, në këtë panegjerik, që është një nga perlat më të çmuara oratorike të Nolit dhe gjithë oratorisë shqiptare, ai na jep mjedisin familjar e shoqëror ku u rrit e u formësua karakteri i Presidentit: “Wilsoni u rrit në kishë, në një rrethim fetar me ungjillin në dorë, i predistinuar apostull i një ideali kristianik e njerëzor”, dhe më poshtë: “në çdo gjest e në çdo fjalë çfaqej njeriu mistik i iluminuar, i dërguar prej Përendisë për një mision të shenjtë. Pranë një karakteri të çelniktë kishte mirësinë e Shën Françeskut.”
Duke cituar nga Fjalimi i Nolit, është vështirë të nxjerrësh citate të shkëputura për të dhënë vlerësimin e tij për Presidentin, sepse të trazon tundimi për ta përfshirë tërë fjalimin. Një tundim disi i veçantë të shtyn të mendosh dhe të bësh paralelizma mes idealistit tonë të madh, Nolit, dhe idealistit të madh, amerikan Wilsonit (A nuk qe edhe Noli një “apostull i një ideali kristian e njerëzor” e po aq edhe kombëtar?) Ngjan se kur flet për Wilsonin, Noli mediton për veten e vet, që, si Presidenti Amerikan, “Fuqinë e qeverisë e kërkoi dhe e fitoi si një qëllim, jo si një mjet për apostullatën e tij.”
Wilsoni u përpoq t’u detyrojë të dy palëve, fituesve dhe të mundurve, një paqe të drejtë të bazuar në idealet e tij, të përvijuar në “Katërmbëdhjetë Pikat”, “po në Versailles Wilsoni u ndodh si Danieli në shpellën e luanëve … Aleatët kujtonin se tërë programi idealistik i Wilsonit s’ishte veç një propagandë hipokrite për të gënjyer opinionin e përbotshëm”, thotë Noli. Dhe, vazhdon, duke përgjithësuar fatin e idealistëve, gjithnjë sikur mediton per veten e tij: “Se kjo është tragjedia e të gjithë idealistëve, që bota kujtojnë se idealizma është vetëm një maskë për të fshehur qëllime egoistike dhe materialiste të pavjelura.”
Drama e Wilsonit bëhët më e rëndë, kur kthehet në atdhe, sepse “dhe atë copkë të fitorjes që mundi të çkëputë nga thonjtë e luanëve të Versailles tani vendi i tij do t’ia rrëmbente nga duart … Senati Amerikan refuzoi të ratifikojë Paqen e Versailles, të kryesuar prej Paktit të Lidhjes së Kombeve . . . Dhe Evropa vazhdoi luftën nën maskën e paqes”. “Partizanllëku i vërbër më shumë se çdo faktor tjetër e shkatërroi Lidhjen e Kombëve.” 19), ka shkruar historiani amerikan Thomas A. Bailey, duke komentuar mosmiratimin e vendimeve të Versajës nga Senati.
Rishtas, por me detaje më të hollësishme, edhe në këtë Fjalim, ai rikujton takimin me Wilsonin në Washington, duke e cilësuar atë “kalorës të kohëve të kaluara në një kohë tragjike”. “Atëherë iu afrova – dhe i bëra një apel në emër të kombit tonë fatzi, dhe përgjigjen e tij bujare e mbanj mend sikur po e dëgjonj sot … Dhe e mbajti fjalën. Në janar 1920, një erë zije dhe dëshpërimi kish rënë në të gjitha anët e vendit tonë, i cili qe si i vdekur në agoni. Projektet e copëtimit të Shqipërisë, redaktuar prej Aliatëve, ishin njohur dhe pritej vetëm një firmë që të bëhej fakt definiti. Firma që mungonte ishte ajo e Presidentit Wilson, firmë që nuk u vu në atë projekt aq të padrejtë. Presidenti Wilson, jo vetëm që nuk vuri firmën, po u përgjigj dhe me dy nota, në të cilat mpronte të drejtën e Shqipërisë së vogël për vetëqeverim, dy nota që janë dy nga xhevahirët më të ndritshëm të karrierës së tij të shkëlqyer. Ato nota ndaluan copëtimin e Shqipërisë dhe na dhanë rasje të marrim frymë e të gatitim lirinë e Shqipërisë që gëzojmë sot. Që Prefekturat jugore nuk u invaduan para se të caktoheshin kufiret, kanë një shkak dhe shkaku është Presidenti Wilson.”
Noli e rikujton Wilsonin, gjithashtu, në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe pavarësia e vendit tonë u njoh zyrtarisht: “Ndjeva një lëmsh mallëngjimi në grykë dhe më rrotullonte në kokë një emër, që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare, emri i Presidentit Wilson.”
Duke na dhënë me ngjyra të gjalla vdekjen e Presidentit Amerikan, Noli e vazhdon fjalimin me vlerësimet e panumërta për ëWlsonin, duke e quajtur atë: “profeti bujar i paqes njerëzore, ati spiritual i Lidhjes së Kombeve, titani dhe kalorësi idealist”. Dhe më poshtë: “Fara e idealit që mbolli do të rrojë e gjallë sa kohë ka zemra njerëzore në botë”; dhe më pas, duke iu drejtuar Kuvendit Themeltar në emër të tij dhe të shokëve të tij idealistë demokratë, Noli e tradhton veten kur thotë: “Lufta jonë s’ka qenë e kotë (është fjala këtu për luftën për demokraci gjatë viteve 1920-1923; shënimi im, A. Ç). Se atje ku ka varre si yti, atje ka jetë e ngjallje”.
Sikurse idealistët e mëdhenj, ëndërrimtarë dhe fisnikë, në vizionet e të cilëve ravijëzohet profecia e një të ardhmeje më të ndritur, Noli e përfundon panegjerikun e tij për Wilsonin dhe Amerikën: “Amerika, ajo nënë bujare që i ka dhënë botës Wilsonin, ka për të lindur edhe të tjerë kalorës si ay, kalorës të cilët të kenë sqytin e tyre kryefjalën e Virgjilit: “Regere parvos, debellare superbas” (Të mbrosh të vegjëlit, të mposhtësh kryelartët), të cilët mprojnë të vegjëlit dhe përunjin kryelartët, kalorës të cilët të vazhdojnë dhe të mbarojnë veprën e paqes, e vëllazërimit, e mirëdashjes ndërkombëtare.” Dhe vërtet, Amerika, në ditët më të vështira për kombin tonë, kur barabaria serbe e etur për gjak u përpoq të zhdukë nga faqja e dheut një pjësë të gjakut tonë, e lindi kalorësin e madh Bill Klinton që “të mbarojë veprën e paqes, të vëllazërimit e të mirëdashjes ndërkombëtare”. Dhe, po ashtu, ajo lindi George W. Bushin, i cili në vizitën më 10 qershor 2007, në Tiranë, deklaroi qëndrimin amerikan: “Kosova do të bëhët e pavarur.” Dhe, në emër të Amerikës, e njohu Pvarësinë e saj të shpallur më 17 shkurt të këtij viti.

* * *

Po, nga ledhet e fortesës së “Vatrës” qe edhe një tjetër shqiptar i madh që falënderoi Amerikën dhe presidentin Wilson për të mirat që blatuan për vendin dhe popullin tonë dhe vlerësoi lart idealet e tyre. Ai qe Faik Konica. “Jemi bindur se çdo shqiptar di dhe kupton – shkroi ai – se ç’borç të madh i kemi Wilsonit. Në qoftë se ka ndonjë shqiptar që s’merr vesh se shpëtimi dhe liria e vendit (të) tij i detyrohet kryesisht Wilsonit, ai nuk është njeri dhe duhet të kemi mëshirë për verbësinë dhe errësirën që i ka mbuluar trutë”. Dhe më poshtë: “Shqipëria ishte dënuar me vdekje, dënimi do të zbatohej doemos, asnjë rreze shprese s’ndritte gjëkundi. Po e papritura ngjau, dhe kjo e papritur erdhi nga qëndrimi i Woodrow Wilsonit . . . Ndërgjegja e drejtësisë njohu përsëri zërin e madh, dhe u drodh nga gëzimi; se Wilsoni duke mbrojtur Shqipërinë nuk e mbronte një popull të vetëm, por mbronte gjithë popujt, e mbronte parimin” 20).
Kur vdiq presidenti Wilson, ai shkroi: “Gjithë shqiptarët duhet t’i ngrenë Wilsonit një monument të pavdekur në zemrat e tyre. Edhe po t’ish i vogël për të tjerët, Wilsoni duhet t’ish i madh për Shqipëtarët”. 21).
Për ta përjetësuar emrin e këtij mbrojtësi të madh të atdheut tonë, Konica, në cilësinë e kryetarit të “Vatrës”, i propozoi, me anën e një kabllogrami, Kuvendit Themeltar në Tiranë që emri i Presidentit Ameriakn të regjistrohet në toponiminë shqiptare. Ja telegrami i Konicës:
“Ju lutem të shtroni një proponim për kqyrjen mirëdashëse të deputetëve pa ndryshim partie: Me vdekjen e ish-presidentit Wilson u çduk mbrojtësi i popujve të vegjël dhe shpëtimtar’ i Shqipërisë. Proponimi im është t’i jepet emëri Wilsonville ose Shën Gjergjit ose Sarandës. Juaji me respekt: (Nënshkruar) Faik Konitza.
Përgjigjja Konicës i erdhi më 11 gusht 1924: “Me vendim ministerial, Shën Gjini u pagëzua Ëilson” (Nënshkruar) Noli. 22). Dihet që në periudhën e diktaturës komuniste u zhduk nga harta e Shqipërisë emni i këtij Presidenti të lavdishëm.
Konica nderoi Mikun e Madh të Shqipërisë, duke nderuar kështu veten, “Vatrën” dhe gjithë kombin tonë. Disa ditë pas vdekjes së Wilsonit, pikërisht më 12 mars 1924, ai i dërgoi zonjës së nderuar të ish-Presidentit, Edith Bollin Galt Wilson, një kurorë të bukur prej njëqind trëndafilash, 50 të kuqe e 50 të bardha, të lidhur me një kordelë me ngjyrat e flamurit të Shqipërisë, ku qe shkruar me dorë: From the Albanian Federation Vatra, Boston, Massachussets”. 23). Veç kësaj, Konica i dërgoi zonjës së nderuar Wilson telegramin: “Jepmëni leje, Zonjë, të bëhem me respekt dragoman i hidhërimit të thellë e të kthiellët që ndjejnë Shqipëtarët, të cilët te personi i Presidentit të madh, burrit tuaj, kanë humbur mbrojtësin e të drejtave të tyre, një mik mirëdashës e të fuqishëm në orët më të zeza të rrezikut e të brengjeve.” 24).
Mirënjohja e popullit tonë për presidentin ëWlson dhe Amerikën, falëlënderimi dhe nderimi gjetën pasqyrim edhe në një këngë popullore të thjeshtë e të bukur, “Këngë për Madhërinë e Tij Wilsonin”. Për popullin tonë kënga është vlerësimi më i lartë, që ai i jep një njeriu për bëmat e tij të shquara, është një lapidar përjetësimi. Ja disa vargje të kësaj kënge:

Thërresim ‘Rroftë Amerika’
Madhëri e Tij Wilsoni,
Me katërmbëdhjetë pika,
I thotë Evropës qëndroni!”

“Një profesori amerikan, të quajtur Elmer J. Jones, – shkruan Jup Kastrati në biografinë e tij për Konicën – i bie puna të vizitojë vendin tonë. Në fshatin ku kalon, dëgjon një këngë për Wilsonin. Ia përkthejnë dhe ky ia dërgon Presidentit amerikan. Atëherë ky i fundit shfaq mirënjohjen e vet me letrën që po riprodhojmë poshtë:
“Vashington D.C. 26th January 1922
I dashur z. Profesor Jones,
Ju falënderoj sinqerisht për letrën tuaj dhe për përmbajtjen e saj. S’ ka dyshim se më gëzohet zemra kur mësoj për ndjenjat e bukura që ushqejnë kundrejt meje në Shqipëri. Duket se do të keni pasur një eksperiencë plot interes. Kujtoj se çdo takim me të tilla kombe ma sqaron më së miri pikëpamjen tonë përmbi rastet dhe përgjegjësitë tona kombëtare.
Me urime të përzemërta,
(Nënshkruar) Woodrow Wilson. 25).
Referenca dhe shënime
1). University of Knowlledge, “Great Leaders”, Edited by Franklin J. Meine, Ph. B., M. A. and Harris Gaylord Warren, Ph. D., p. 379.
2). “The New Webster’s International Encyclopedia”, Edition published by Trident Press International, Fl., 1998, p. 1188
3). Albana Mëlyshi Lifshin, “Udhëtim në Historinë Amerikane”, “Dita”, Tiranë, 2003, f. 225).
4). “Great Leaders”, p. 385.
5). Arthur S. Link “The Papers of Woodrow Wilson, vol. 45, 1984, p. 536.
6). Arthur S. Link. “14 Pikat”, Pika XI – “Rumania, Serbia dhe Mali i Zi duhet të zbrazen (nga forcat e huaja ushtarake – shënimi im, A. Ç), t’u rikthehen territoret e tyre; Serbisë t’i jepet dalje e lirë dhe e sigurt në det, dhe marrëdhëniet e disa shteteve ballkanike me njëri-tjetrin të përcaktohen nga negociatat miqësore, në vijat kufitare të vendosura historikisht, dhe, gjithashtu, t’u jepen garancitë ndërkombëtare për pavarësi ekonomike e politike dhe integritet tokësor për disa shtete ballkanike sipas kombësisë.”
7). The Albanian Struggle in the Old =orld and Ne+” – Compiled and +written by members of The Federal =riters’ Project of The =orks Progress Administration of Massachusetts, The =riter, INC. publishers, Boston, 1939, p.58.
8). Qerim Panariti, Fan S. Noli, Albumi II”, botuar në Boston, Massachusetts, 1966, f. 67
9). Idem, ibidem, f. 68.
10). Arthur S. Link, vepër e cituar.
11). ‘Noli: ‘Shqipëria i ka borxh Amerikës, përgatitur nga E. Alliu, gazeta “Illyria”, dt. 31 janar-3 shkurt, 2003″, f. 24.
12). Po aty.
13). Shih “The Albanian Struggle in the Old =orld . . .”, p. 59-60.
14). Refat Xh. Gurrazezi: “Historia e Federatës ‘Vatra”, Shtëpia botuese Globus R., Tiranë, 2006, f. 93-94.
15). “Noli: “Shqipëria i ka borxh Amerikës”, “Illyria”, 31 janar -3 shkurt 2003.
16). Arthur S. Link “The Papers of =oodro+ =ilson, vol. 45, 1984, 536.
17). Peter R. Prifti “Land of Albanians: A Crossroads of Pain and Pride”, Tiranw, “Horizont”, 2001, p. 229.
.18). Fan S. Noli, “= =ilson”, në”Portrete dhe skica”, Mbledhur dhe përgatitur nga dr. Nasho Jorgaqi, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë, 1995, f.123-129. Të gjitha citimet nga ky fjalim janë marrë nga ky botim.
19). Thomas A. Bailey Woodrow Wilson and The Great Betrayal”, Published 1963 by Quadrangle Paperback, p. 38. Për këtë problem, po në këtë vepër, f. 187, lexojmë: “Prokurori i përgjithshëm i Amerikës në kohën e =ilson-it, Thomas G. Gregory, ka thënë: “Lidhja u hodh poshtë në SHBA jo pse ajo qe Lidhja e Kombeve, por sepse ajo qe Lidhja e =ilson-it, dhe sepse udhëheqësi i madh qe rrëzuar dhe nuk kishte asnjë tjetër që mund ta përdorte shpatën e tij të fuqishme”.
20). Muin Çami, “Jehona e vdekjes së Uodrou Uilsonit në mjedisin shqiptar”, Studime historike, Tiranë 2004, f. 35.
21). Prof. Dr. Jup Kastrati, “Faik Konica” (monografi), Gjonlekaj Publishing, New York, f. 173.
22). Idem, f. 174-175.
23). Idem, ibidem.
24). Idem, ibidem.
25). Idem, ibidem.

NE FOTO: Presidneti Wilson dhe delegatet e Kombesive ne SHBA, te ftuar nga presidenti me rastin e 4 Korrikut 1918. Shqiptaret u perfaqesuan me ikonen e tyre, Fan S. Noli, qe duket ne foto ne te majte te Presidentit. Dallohet lehte nga Jaka Prifterore.

Filed Under: ESSE Tagged With: Anton Cefa, Konica dhe Wilsoni, noli, Vatra

LUFTËTARËT SUNIT NË MARSHIM

September 10, 2014 by dgreca

Ushtrimi i terrorit që po ushtron “Shteti Islamik” në Irak dhe në Siri, e kanë shndërruar këtë rrjet terrorist në një ndër shqetësimet kryesore të sigurisë në botë. Shteti Islamik – IS, është bërë një faktor real i destabilitetit në Irak dhe njëkohësisht paraqet një shqetësim real për të ardhmen e rajonit. Terroristët e Shtetit Islamik – IS, kanë mijëra luftëtarë dhe armë moderne. Të hollat e nevojshme vijnë nga arabët e pasur të Gjirit (Kuvajti, Bahraini, Katari, Omani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara), të cilët i adhurojnë rebelët “për luftën sakrifikuese për Zotin”, si dhe nga plaçkitjet, detyrimet doganore, të hollat të cilat paguhen për lirimin e të zënëve peng, etj./
Shkruan:Ma.Sc. Bahri Beqiri/
Sipas medieve të huaja dhe në veçanti atyre gjermane, tashmë kanë filluar të dërgohen furnizimet e para me armatim gjerman në Irak. Për herë të parë qeveria gjermane ka vendosur, që në një regjion konflikti të përkrahë në mënyrë ushtarake (duke e pajisur me armatim) jo një shtet, por një palë të luftës civile. Por, shtrohet pyetja: në çfarë force ushtarake do të ndeshin armët gjermane? Kush janë financuesit e palës së kundërt, çfarë potencialesh kanë ata dhe çka mund të shkaktojnë armët gjermane atje?
Historiku i Grupit Terrorist – IS
Organizata “Shteti Islamik”- IS (që nga fundi i qershorit kjo organizatë njihet vetëm si IS – Islamic State, në shqip: Shteti Islamik, e cila njihej si “Shteti Islamik në Irak dhe Siri”- ISIS) i përket grupeve më radikale islamike në Lindjen e Afërt. Ata, siç thonë, luftojnë për një shtet sunit të Zotit në regjionin arab. IS-i prejardhjen e ka nga rezistenca irakiane e grupit “Tahwid dhe Xhihad”, i themeluar në vitin 2003, i cili është ngritur kundër ndërhyrjes së SHBA-ve në Irak. Ky grup i sulmonte në Irak jo vetëm ushtarët e SHBA-ve, por kryente dhe sulme vetëvrasëse kundrejt grupeve shiite dhe të krishterëve në atë shtet. Emri i mëparshëm i organizatës ishte: “Shtetit Islamik në Irak dhe Levant”. Pra, vet emri i kësaj organizate e sqaronte pretendimin për krijimin e një shteti të madh në mes të Detit Mesdhe dhe Eufrat-it.
Termi “Levant” (Lindja e Diellit) nënkupton pjesën e pasme bregdetare lindore të Detit Mesdhe. Anëtarët e grupit terrorist “Shteti Islamik – IS” luftojnë “për një shtet sunit të Zotit në regjionin arab”. Udhëheqësi i parë ishte jordanezi Abu Mussab Al-Sarkawi, i njohur si person i paskrupullt dhe mizor. Al-Sarkawi është vrarë në vitin 2006 nga ushtria amerikane. Që nga atëherë organizatën e udhëheqin irakianët. Prej muajit maj 2010, në krye të IS-it qëndron irakiani Abu Bakr Al-Bagdadi.
IS-terroristët kanë fituar në fuqi kur janë përzier në luftën civile në Siri në pranverën e vitit 2013. Atje këta janë armiqësuar me Frontin Al-Nusra, i përbërë nga salafistët sirianë, edhe pse në atë kohë të dy grupet kanë qenë të afërta me rrjetin terrorist Al-Kaida. Sidomos në Verilindje të Sirisë Is-terroristët sulmojnë qytete siriano-kurde dhe vrasin popullatën civile. Në Irak IS-terroristët përfitojnë nga grindja në mes qeverisë irakiane e dominuar nga shiitët nën udhëheqjen e kryeministrit Nuri Al-Maliki me Partinë Sunite të vendit. (Më 14 gusht 2014, kryeministri i Irakut, Nuri Al-Maliki ka dhënë dorëheqjen, duke i dhënë fund bllokimit politik në Bagdad).
IS-Terroristët financohen para të gjithash nga donacionet e shteteve të Gjirit, siç janë Katari dhe Arabia Saudite, por edhe nga taksat doganore përgjatë kufijve ndërmjet Irakut dhe Sirisë. Në radhët e grupit luftojnë brigada ndërkombëtare, në mesin e tyre myslimanë nga Afrika Veriore dhe nga shtetet arabe të Gjirit si dhe të tjerë të konvertuar nga Evropa dhe Amerika Veriore.
IS-Terroristët furnizohen nga rezervat e SHBA-ve, të cilat amerikanët i kanë lënë në Irak me rastin e tërheqjes së tyre. Ata blejnë në tregun e zi armë të tjera dhe municion me të hollat, të cilat i pranojnë para të gjithash nga arabët e pasur të Gjirit. Në shtetet sunite ekzistojnë disa fondacione religjioze, nëpërmjet të cilave rrjedhin mjetet financiare direkt për te terroristët e Shtetit Islamik-IS. Ekzistojnë edhe arabë të pasur të Gjirit, para të gjithash nga Arabia-Saudite, por në përmasa më të vogla edhe nga Katari dhe Kuvajti, të cilët i adhurojnë “Luftëtarët e Xhihadit” dhe i financojnë ata.
Ata ëndërrojnë për një jetë të thjeshtë në shkretëtirë si në kohën e profetit. Për IS-terroristët kjo është ëndrra e jetës së sy tyre, sakrifikim në luftë për Zotin. Ata kanë urrejtje të madhe ndaj shiitëve, kjo sipas një raporti nga eksperti për Lindjen e Afërt Michel Lüders. Për ata shiitët janë qenë, jo njerëz, krijesa satanike, dhe çdo gjë që i dëmton shiitët përkrahet nga arabët fanatikë të Gjirit të besimit sunit. Por, duhet vënë në dukje se nga shumë shtete me shumicë sunite nuk u është dhënë mbështetje direke këtyre të fundit.
IS-terroristët i përfitojnë mjetet e tyre edhe nga të ardhurat që vazhdimisht rrjedhin në përfitimet e tyre. Në marshimin e tyre përparues ata plaçkitin banka, vënë tatime dhe taksa doganore në regjionet e pushtuara, këtu bëjnë pjesë edhe dy pika kufitare me Turqinë. Ata kidnapojnë personalitete të ndryshme si dhe gazetarë perëndimorë dhe marrin para të majme në këmbim të pengjeve.
Sipas vlerësimeve të deritanishme forca njerëzore e IS-terroristëve tani është 30.000 deri 50.000 luftëtarë. Ata tani kanë bërë të obligueshëm kryerjen e shërbimit ushtarak për të gjithë meshkujt sunitë, gjë që do ta rritë forcën e tyre në kohë të gjatë.
Partneri i NATO-s, Turqia luan një rol të posaçëm kundrejt IS-terroristëve. Korrespondentët e televizionit ARD të Gjermanisë raportojnë që luftëtarët e tyre kalojnë pa pengesa kufirin e përbashkët për në Irak. Turqia viteve të kaluara ka shfrytëzuar edhe forcën luftuese dhe brutalitetin e tyre në luftë kundër kurdëve të PKK-së. Para të gjithash, sipas këtyre raportimeve, mendohet se shërbimi sekret turk dhe shefi i tyre luajnë lojë të dyfishtë.
Posaçërisht paradoksale është gjendja e IS-terroristëve në Siri. Pushtetari i Sirisë, Assadi, nuk i ka luftuar kohë të gjatë IS-terroristët. Ai ka parandjerë që kjo në kohë të gjatë do t’i shkakton më shumë probleme Perëndimit se sa Koalicioni mes Assadit dhe Mullave në Iran. Por tani Assadi e ka ndryshuar qëndrimin e tij dhe e ka kuptuar se terroristët e Shtetit Islamik-IS e rrezikojnë edhe regjimin e tij. Sipas shumë analistëve të sigurisë, amerikanët më nuk e konsiderojnë Assadin, por IS-terroristët si armikun kryesor në Lindjen e Afërt. Ekspertët e sigurisë për Lindjen e Afërt flasin për ironinë e fatit: “Ndoshta së shpejti aeroplanët luftarakë sirianë dhe amerikanë do të bombardojnë së bashku IS-terroristët në qytetin kryesor të tyre në Siri-Rakka.”
Ekspertët e Sigurisë vlerësojnë se “armët të cilat po dërgohen nga evropianët e në veçanti nga gjermanët për kurdët, të cilët po i luftojnë IS-terroristët, do të kontribuojnë në një involvim në një luftë të lodhshme dhe afatgjatë, ku më nuk do të dihet se në emër të kujt do të përdoren këto armë”. Por as refugjatët këtu nuk do të fitojnë rritje të sigurisë, por edhe këta ndoshta nuk do të mund të kthehen në regjionet e tyre për një kohë të gjatë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Bahri Beqiri, LUFTËTARËT SUNIT, NË MARSHIM

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4412
  • 4413
  • 4414
  • 4415
  • 4416
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT