*Shaban Cakolli ike në atë botë, por veprat tua na mbetën të kujtojmë për jetë!/
Nga Asllan DIBRANI/
sha në vlugun e punëve të përditshme i molisur nga një vapë e asaj dite kur mësova për vdekjen e bashkëpunëtorit ,poetit dhe veprimtarit Shaban Cakollit. Me shumë pikëllim e përjetova humbjen e kësaj pene që vargësi shumë vargje poetike ,portrete dhe artikuj publicistik për atdheun , kulturën artin dhe sfidat e këtij populli. Vet ai gjithnjë i kishte në shënjestër kritike të metaltat në shoqërinë kosovare e ma gjerë. Urtësia , kultura ,bujaria dhe ndërtimi njerëzor i tij ishte i një rangu të lart.Vdekja e tij me theu shpirtërisht mua dhe krijuesit tjerë familjen dhe farefisin .Nga kjo humbje e mikut tim pa prit masë na i ndërpreu cingirrimat e telefonit, bisedat ,dhe kujtimet e së kaluarës edhe si bashkëvendës ne krijimtarinë e mëtutjeshme.
Nga kjo humbje dhe mungesë të tij nuk munda ndryshe ta ngushëlloj veten, pos ta përmbush këtë boshllëk për mes këtij artikulli me përkushtim, për te ndjerit Shanan Cakollin . Kujtimet do t’i filloj nga dita që u njohëm me rastin e themelimit të “Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani” . Mik i dashur Shaban do të mbetesh përherë në zemrat tona , duke i kujtuar gjithmonë rrezet e dielli të mëngjesit në Gollakun tonë të shtrenjtë! Përmes bisedave kujtoj Gollakun e bukur aty ku linda edhe unë. Përmes teje i kujtoj krojet , rrugët me kalldrëme .Poezi e Shaban Cakollit kushtuar vendit të vet:
VENDI IM
Natë për natë shëtis
nëpër kozmosin me hënë
buzë lumit të atdheut
pranë arave dhe kopshteve
malli s´ikën nga unë
as kur hëna ikën
prapa gjelbërimeve
Përmes këtyre vargjeve tua e kujtoj cicërimën e zogjve , ylberin shume ngjyrësh , që i zbukuronte fushat dhe malet tona. I kujtoj bisedat për kulturën dhe zakonet tona. I kujtoj edhe vuajtjet e asaj ane nga barbaria serbe që u përpoqëm se bashku t’i vëmë te gjitha qe i përmenda në letër , andaj kam obligim instiktiv të përkujtoj për lexuesit edhe Malësinë e Gollakut, që linde edhe ti i madhi Shaban Cakolli. Malësinë e Gollakut për nga peizazhet, malet, thyerjet, lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pafavorshme për të jetuar atje, braktisja e banorëve e ka bërë të veten, nga e cila shumë vendbanime janë shpopullzuar, pas furtunave dhe përndjekjeve të vazhdueshme nga pushtuesit sllav në shekujt e fundit. Ajo anë , fatkeqësisht u harruar edhe nga pushtetet e ma vonshme, po edhe të këtyre aktuale!
Malësia e Gollakut – Krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegja .
Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike , kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë , në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pareshtur iu vërsulen këtyre anëve me popullatën ma bujare , me një popullatë ma besnike e sinqertë dhe trime .Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve , plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për gllabërimin e kësaj ane shqiptare!Në këtë krahinë kanë lindur , janë rritur dhe kanë vepruar shumë talent , krijues,interpretë , humoristë dhe instrumentistë popullor.
Nga këta krijues ishte edhe Shaban Cakolli ,njëri ndër të shkolluarit e parë që ndoqi arsimin edhe të lartin. Vendlindja e tij është fshati Krilevë që i rezistoj deri e fundit shpërnguljeve. Shtrihet po në atë pjesë të Gollakut (Gallapit)në rrethin e Dardanes ish (Kamenicë) dhe Prishtinë me pamje piktoreske dhe të bukura me rrugën gjarpërore që lidh fshatrat Strexoc, Gllogovicë ,Dabishec, Kremenatë ,Prapashticë , Keqekollë ,Grashticë, Makoc dhe Llukari qe përkufizohet me Prishtinën.
– Shaban Cakolli, lindur më 1958 në Krilevë. Mosha fëmijërore e gjeti të inkuadruar në aktivitete të lira dhe letërsi. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Ishte i pasionuar mbas letërsisë me çka edhe la gjurmë kudo që ishte.
Shkrimet nga Shaban Cakolli
Me shkrime vazhdoj të merret qysh në moshës fëmijërore duke shkruar për mësuesit ,nënën , bukuritë e natyrës , heronjtë dhe e mundonte gjithnjë pozicioni i shqiptarëve nën pushtimin serbo-sllav .Nga kjo gjendja jo e favorshme për të jetuar në Kosovë Shabani emigroj në Gjermani .
Në Gjermani edhe se u përpoq të ambientohet në një vend të zhvilluar kurrë se gjeti qetësinë e shpirtit , po gjithnjë e kishte në barrë, Kosovën dhe sfidat e saj për çlirim. Edhe shkrimet qe i kishte pasion te përhershëm i ndërlidhte me aktualitetin e saj . Shkruante poezi, prozë ,publicistikë dhe reportazhe . Shkrimet e tij janë botuar në gazeta, revista periodike dhe në portale informative për art, kulturë dhe politikë. Ka bashkëpunuar me gazetat: “Zëri i Kosovës”, “Bota Sot”, “[Rilindja (gazetë)|Rilindja”, “Emigranti”, “Kosova e Re” si dhe revistat “Zëri “, “Republika”, “Fjala e lirë”, “Rruga e jonë”, “Doruntina”, etj. Portalet në bashkëpunim ishin Zemra shqiptare ,Alb-Emigrant, Dielli , Tribuna shqiptare ,Filial,Revista Drini etj.
Një poezi nga Shaban Cakolli për poetin:
POETI
Nuk e di
nëse trupi i pikon gjak
por e di,brenda tij
kallet një oxhak
Në mes mallit e dhembjes
urnë që kallet
digjet në heshtje-bëhet prush
dhembjet e tij
s´i kupton askush!…
(Elegji për poetin Shaban Cakollin nga Agim Gashi )
U ngrys qielli e Karadaku
Gjëmoi bjeshka edhe Gjoli,
Sot po niset që përgjithmonë
T´kthehet n´atdhe Shaban Cakolli.
O Shaban lulja e mërgimtarit
O poeti i fjalës së bardhë,
Kthimi yt në tokë dardane
I përloti shumë shqiptar.
II
Çka që qajnë sot yjt e dielli?
Pse po qajnë dhe sytë e mi?
Miku i t´gjithë po largohet,
Nuk na tha as lamtumirë!
Qajnë librat në vitrina
Qajnë vargjet në poezi,
Po e qajnë Shaban Cakollin
Po e qojnë të vdekur n´shpi.
III
Në vend të huaj i mërguar
Kurrë su ndale për atdhe,
O Shaban Ti nuk ke vdekur
I gjallë do t´jesh gjithmonë për ne.
Sot udhëton për në Krilevë
Të pret fisi e të pret miqësia,
Me të përcjell n´banesë t´gjithmonshme
Në atë vend ku e rrokë freskia.
IV
Ti jetoje me shpirt t´përvëluar
Në varre miqve vargje dërgoje,
Me freskinë e mërgimtarit
Edhe varret ua ndriçoje.
Lamtumirë o miku i vjetër
Që e doje aq shumë sharkinë,
Lotët faqeve për Ty po rrjedhin
Ujisin këngën dhe melodinë.
30.07.2014
Düren
Zbulim epokal: Kosova, djep i krishterimit!
Arkeologët turq kanë zbuluar një tempull të vjetër për të cilin mendohet se është Kisha me e vjetër e krishterimit jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë.
Gjatë gërmimeve në qytetin e vjetër të Ulpianës, arkeologët turk kanë hasur edhe një mozaik i cili është në gjendje të mirë, raporton KlanKosova.
Në atë vend besohet se janë kryer pagëzime qysh në shekullin e 5-të.
Haluk Cetinkayak thotë se kjo është kisha më e vjetër e zbuluar ndonjëherë. Sipas tij, aty janë pagëzuar Flora dhe Laura që ishin me prejardhje nga Konstandinopoja apo Stambolli i sotëm.
Kjo gjetje i ka mahnitur arkeologët.
Ulpiana, besohet se është shtrirë nga Graçanica e deri në Lipjan. /Indeksonline/
Gjenocid dhe Apartheid mbi shqiptarët e FYROM-it
Nga Aurel Dasareti*/
Kështu është kur bastardët vendosin/
Kjo është historia e diktaturës së fshehur FYROM, drejtuar nga sllavo-folësit ortodoks ku në realitet është inteligjenca ruse ata që tërheqin fijet. BE e lidhen FYROM-in me fjalë të tilla si demokracia, të drejtat e njeriut, barazia ndërmjet komuniteteve, negociatat e paqes etj por ajo që nuk dëshirojnë të pranojnë është se FYROM nën sipërfaqe, është një diktaturë e fshehur raciste, një Apartheid për shqiptarët ku shteti gjithë të mirat i rezervon për ”maqedonët” gjithë të këqijat për shqiptarët. Ky sistem primitiv, me dekada shkakton një rezistencë masive nga ana e viktimave.
Aparteidi është bërë gjithashtu një term universal, përdorimi i komuniteteve të ndara, shpesh në bazë të racës, përkatësisë etnike dhe fetare, dhe shpesh në kontekste ku kjo ndarje është pjesë e një politike publike. Termi është i lidhur shpesh me kolonializmin, por edhe ka afinitete me ideologji të tjera raciste. OKB-ja e bëri Aparteidin në një term universale për herë të parë në vitin 1976, përmes Konventës Ndërkombëtare kundër krimeve të aparteidit.
***
Shteti ilegal racist terrorist FYROM, i përkrahur nga kukullat e BDI-së (më përpara nga PDSH-ja) vazhdon me Gjenocidin, Terrorizmin Shtetëror, zhdukjen fizike, shkatërrimin e qëllimshëm të shqiptarëve të kolonizuar.
Qeveritë sllavo-ortodokse të FYROM-it, qysh prej vitit 1946 kur Tito krijoi këtë komb fiktiv, qëllimisht filluan të shkatërrojnë qenien biologjike të shqiptarëve etnik të cilët domosdoshmërish kishin për të zgjedhur mes urisë, emigrimit, nënshtrimit apo gjenocidit.
Gjenocidi përshkruhet në Konventën e OKB-së të 9 dhjetorit 1948 për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit (Konventa Gjenocidi). Këtu gjenocidi definohet si:
“Çdo lloj e këtyre akteve të kryera me qëllim të shkatërrimit, në tërësi ose pjesërisht, të një grupi kombëtar, etnik, racial apo fetar:
• vrasja e anëtarëve të grupit;
• shkaktimi i dëmtimeve serioze trupore ose mendore të anëtarëve të grupit;
• me vetëdije, të ekspozuarit e grupit kushteve të rënda jetësore që ka për qëllim të sjellë shkatërrimin fizik në tërësi apo pjesërisht;
• vendosja e masave për qëllim: parandalimin e lindjeve brenda grupit;
• transferimi i dhunshëm i fëmijëve të grupit në një grup tjetër.”
Krimet e këtyre krijesave qoftëlarg mbi shqiptarët e pambrojtur i përmbushin me tepricë kriteret Gjenocid të Konventës së OKB.
***
Sllavo-folësit e FYROM-it janë të ledhatuarit e BE etj. Megjithatë, shteti amë, e ka për obligim ligjor, domosdoshmërish të mbrojë me të gjitha mjetet bashkatdhetarët e tyre që gjenden jashtë kufirit politik të kësaj Shqipërie xhuxhe.
Ku je fshehur, pse po heshtë ti Edi Kristaq Rama?! E kam kritikuar shumë Sali Ram Berishën, por ti do dalësh edhe më i pafytyrë.
Ku je fshehur, pse nuk largohesh nga qeveria ti Ali Ahmeti?! Organet shëndetësore të Zvicrës të kanë shpallur invalid pune me aftësi të kufizuar prandaj përfitove pension të parakohshëm për shkak të çrregullimeve mendore si diagnozën primare. Si mundet një i sëmurë të udhëheqë një popullatë të shëndoshë?! Përveç dështimeve, rrenave dhe mashtrimeve tjera, ti llomotitën se Shqiptarët janë “popull shtet-formues” në FYROM. Me pjesëmarrjen tënde Quislinge në qeverinë e kriminelit Nikola Grujevski, ti para faktorit Perëndimor, legalizon legjitimitetin e tij racist/nazist, shkatërrues, apartheidin, gjenocidin mbi popullsinë shqiptare. Ti shumë mirë e dinë se idhulli i Grujevskit (dhe sllavo-ortodoksëve tjerë) është Stalini dhe Hitleri, idetë dhe krimet e të cilëve i imiton dhe zbaton mbi popullatën shqiptare. Nuk janë të rastit pëllitjet e shpeshta të kriminelëve sllavo “maqedonë”: “Shqiptarët të digjen në dhomat e gazit”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”.
***
Unë as që befasohem me terrorizmin shtetëror të këtyre krijesave barbare të cilët banonin në shpellat apo kërcenin nëpër drunjtë e Karpateve në kohën që paraardhësit tanë pellazg-ilir kishin krijuar bazat e civilizimit botëror, por më befason heshtja mafioze e të pafytyrëve shqipfolës. Janë tradhtarë sepse armikut i ofrojnë ndihmë në gjenocidin mbi shqiptarët.
A jemi të befasuar me të vërtetë me këta hajdutë? Kështu ka qenë situata në këto 22 vitet e fundit. Unë kam qenë një nga ata që dëgjuan dhe besuan në horrat.
A është e paligjshme të pohojmë se shumica nga parlamentarët tanë brenda dhe jashtë murit të arbrit, në veçanti liderët partiak dhe qeveritarët janë tradhtarë, kur ata mbështesin armiqtë tanë politikisht, moralisht, ekonomikisht dhe praktikisht?
Politikanët, qeveritarët, i kemi arrogantë dhe të paturpshëm, pa asnjë ndjenjë kombëtare, pa asnjë fije ekspertize!
Anëtarëve aktual të Parlamentit të Shqipërisë, Kosovës, FYROM-it nuk u mungon vetëm ekspertiza për funksionin që kryejnë por edhe morali elementar, atdhedashuria, burrëria. O fëmijë të brezit të errët, o pemë të rënë nga drunjtë e gjymtuar!
Kërcënimet dramatike ndaj mbijetesës së individit apo të kombit shqiptar na obligojnë të luftojmë bashkarish në shërbim të jetës.
Shqiptarë, kudo që gjendeni, bashkojuni protestave paqësore, të mbështetim fuqishëm motrat dhe vëllezërit tonë në përpjekjet e tyre t`i shpëtojnë gjenocidit masiv!
Shqiptarë të FYROM-it, vazhdoni protestat me dinjitet, jetoni jetën në përputhje me dritën që është brenda jush – ose digjuni! Përpiquni t`i siguroni vetvetes dhe fëmijëve të juaj liri, barazi, një jetë dinjitoze pa brenga, pa vuajtje, pa maltretime, pa terrorizime, pa masakra!
*Aurel Dasareti- USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
FOTOGRAFËT ATDHETARË TË SHKODRES …
Studio Marubi Shkoder,1932-Dr. Avokat PAULIN PALI (1914 – 1948) I mbytun në hetuesi të Shkodres, kur ishte 34 vjeç…
“Ëndrra ime ishte nji Kosovë e Lirë…” (Dosja 1333, Arkivi i Minstrisë së Mbrendshme Tiranë 1998)./
Nga Fritz RADOVANI*/
Qyteti i Shkodres asht djepi i kulturës dhe i artit Atdhetar Shqiptar.Krahas hapjes së shkollave fillestare private Shqipe dhe atyne të mesme të Jezuitëve dhe Françeskanëve në shek. XIX, në Shkoder, në djepin e artit të Saj u perkund edhe fotografia e parë e ardhun me Studio Marubi, në Trojet tona që në vitin 1850 – 1858.
Pietro Marubi iku nga Italia dhe i mbështetun tek Kleri Katolik Shqiptar e Ai Jezuit në Shkoder, mujti me u vendosë dhe me punue si fotograf në këte qytet, që ishte “syni i principatës”…
Asnjë nga “meritat’ e Klerit Katolik kjoftë Shqiptar apo i “huej” i vendosun që në She. XII në Shqipninë e Veriut, tue fillue nga shkollat Amtare e deri tek muzika, fotografia, muzeumet, sporti, stacioni meteorologjik, kinema, teatri, letersia ynë kombtare e Atdhetare, shtypshkronjat dhe librat apo të përditshmet që lulzuen në Shkoder, endè vazhdojnë mos me u zanë me gojë bashkë me gjenialitetet tona të papersëritshem…që, çdo veper të vet ua dedikuen Atdheut.
Fotografi Pietro Marubi (1834 – 1903) nuk ishte vetem mjeshter i fotografisë, po ishte artist dhe Mik i madh i yni, gja të cilen e verteton ndryshimi i Emnit në Gjuhë Shqipe: “Pjeter Marubi”.
Lidhja miqsore me familjen Shqiptare Kodheli, krijon mundsinë e trashigimit të profesionit dhe gjithë pasunisë së Pjeter Marubit, tek Mati Kodheli dhe trashigimtarët e Tij, të cilët, i trashiguen edhe emnin e Perjetshem të Tij, në “Studjo Marubi” Shkoder, deri tek i fundit Gegë Marubi.
“Studio Marubi” ishte çerdhe edukimi Atdhetar e Rinisë Shkodrane…
Shtëpia plot dritë e Atelies së Parë të fotografisë, shumë shpejtë kthehet në një nga çerdhet ma të besueshme të Atdhetarëve tanë, tue fillue nga Hamz Kazazi, Mati Logoreci, At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Frano Ndoja, At Shtjefen Gjeçovi, Don Ndre Mjedja, At Anton Xaxoni, Kolë Idromeno e deri tek “nxanësi” i talentuem Shan (Mark) Pici, mbasardhës i denjë i asaj Studjo, që u edukue me të gjitha tiparet e një artisti dhe mjeshtri të madh të fotografisë së natyrës Shqiptare, kostumeve tona kombtare nder Malet e Bjeshkëve të Nemuna, zakoneve dhe dokeve të Shqiptarit, e deri tek një nga skutat “antishqiptare” të Malit të Zi, në pallatin e Krajl Nikollës apo të Ahmet Zogollit, e ma vonë të Enver Hoxhës, SOT janë dokumentët dhe faktet e Pakundershtueshme të Historisë së Vertetë të Trojeve të Shqipnisë Etnike.
Në moshë fare të re, 11 vjeç e ma vonë, pata fatin me njohë brezin e talentuem të fotografëve të Shkodres nga Gegë Marubi, Shan Pici, Dedë Jakova, Pjeter Rraboshta, Angjelin Nenshati, Ndoc Kodheli, Luigjina Perdoda, Augustin Kiçi, etj., ma të rijë, per të cilët ruej kujtime të veçanta…
Nga viti 1970, mbas një vizite në shtëpinë e fotografit Shan Pici, me të cilin më lidhte një hallkë e vjeter nga paraardhësit tanë, me ftesen e Tij, kam shkue një javë në studio dhe kam pa ma shumë se 4000 filma të vegjel, nder zarfa të veçantë të kostumeve kombtare të Shkodres dhe të Malësive, të pejsazheve malore ku shenohej emni i vendit, naltësia dhe prej nga asht ba foto nga mjeshtri Shan Pici. Kur kam pa portretet e Burrave të Malësisë, të nuseve të atyne krahinave apo të stajanicave dhe fëmijëve me fëtyra të vranta nga vorfnia… jam mahnitë me arritjet “bardh’ e zi” të Atij Artisti aq të madh e aq të thjeshtë që kisha fatin me pasë perballë meje: Një gjeni!
Nuk dijshe me kuptue si ka mërrijtë me fotografue në fillim të shek. XX, vajza e nuse malësore, dhoma fjetje të atyne krahinave të mbylluna shekullore, gra që kanë lindë fëmijë dhe porsa kanë “hy nder uratë”, pra, mbas pak ditësh bajnë zakonin fetar dhe fillojnë daljen nga shtëpia, apo vargun e vajzave të bukura që shkojnë tek kroni me buljera… kur vetem me të shkue mendja me i folë rrugës të “ka krisë pushka mu në lule të ballit”, Artisti Shan Pici, i perjetson nder filma!
Pyeta mesen e Tij zj. Vera Zadrima (Kiçi), me të cilen kemi punue në fabriken e Pelhurave, dhe
Veronika, më ka shpjegue se shumë nga fotot e vështira të asaj kohë, madje, edhe të pamujtuna me u mendue me u ba atëherë, Shani i ka krye me anën e miqësisë që kishte formue me priftnit dhe mësuesit e atyne krahinave. Këta dy figura në fshat nderoheshin dhe respektohëshin pa u diskutue fjala e tyne. Ata i siguronin fshatarët se kjo foto nuk ka asnjë qëllim të keq dhe, se, Shani, asht nga ata burra të ndershëm që nuk e shpërdoron besimin e tyne.
Mbas marrjës së këtij thesari nga shteti komunist, Shanit i patne prishë edhe shtëpinë ku banonte, gjoja se i ra plani, kështu, Ai nuk bani ma ditë të mirë. Edhe ky ma shumë plasi, se vdiq!
Lexoj nder shumë shkrime sesi fotografët e Nderuem të Shkodres… Ua “dhuruen” të gjithë ato thesare të kulturës dhe artit që ishte mundi dhe djersa e Tyne shtetit komunist! Të shkruhej atëherë kur fshatarët hynin nder të famëshmet kooperativa bujqësore me “dëshiren” e tyne, edhe mund të pranohej, se nuk mund të thohej e shkruhej ndryshej… Po, me e thanë sot, nuk dij kush mund ta besojë! Një nga pinjollet e Familjes Gegë Marubit asht edhe zj. Tereza Marubi, që e ka tregue vetvetën me 2 Prill 1991. Ajo shpjegon: “Në vitin 1972 me një leter personale të Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror Enver Hoxha, Gega ia dorëzon shtetit arkivin e gjithë Marubëve. “Ishte diçka që im atë e beri me dhimbje”… Besoj asht thanë gjithshka! Edhe kjo asht një e vertetë, që “shvlerson” thanjen se, “fotografët i dhuruen arkivat e Tyne shtetit”…
Pak ditë mbasi ia morën edhe fotografit Shan Pici arkivin e Tij, e takova në rrugë e me gjysëgoje i shpreha keqardhjen time per plaçkitjen… Jo, më tha, kanë ba shumë mirë që na hoqne nga shtëpia një telashe të madhe… Sa arrestohej një njeri, mbas dy orësh e shpesh edhe në mesnatë na trokiste dera. Ne ishim të parët që merrshim vesht çdo arrestim në Shkoder e Malësi. Vinin oficerët e sigurimit dhe na kerkonin fotot e tyne nder martesa apo raste të tjera, per me krijue lidhjet e të arrestuemit me miqtë dhe të njohunit e tyne nder foto. Të pakten, tashti flejmë rahat dhe nuk na troket dera ma naten nga ata që vetem mendojnë me ba keq, tash gati 30 vjetë…
***
Një kuriozitet…
Në vitin 1956 nuk ishe mirë me shëndet. Në vitin 1957 bana një foto per dokumentin e maturës. Shkova një ditë mbasdreke bashkë me vllaun e madh Alfonsin, tek studjo “Jakova”. Ai kishte bisedue perpara dhe caktue edhe oren kur do të shkonim. Porsa hyme mbrendë, aty ishte një nga mësuesit e mij të muzikës…në vitin 1951 në shkollen 7 vjeçare “Vasil Shanto”, kompozitori i madh Prenkë Jakova, vllau i fotografit Dedë Jakova. Prenka na ftoi mbrendë në studio dhe më vendosi perballë aparatit fotografik. Rregulloi dritat, pozicionin tim dhe mbas pak minutash Ai shkrepi aparatin… E persëriti edhe një tjeter per siguri, dhe na tregoi kur asht foto gati…
Kur dolëm jashtë me vllaun tim, Ai më shpjegoi se Kompozitori Prenkë Jakova, ishte nder ma të mirët mjeshtra të fotografisë në Shkoder dhe se, fotot ma të bukura në vitrinen e Foto Jakovës, i ka ba dhe retushue vetë Kompozitori Prenkë Jakova. Foto e ime siper asht ajo e vitit 1957…
Një kujtim nga një Burrë… nder ma të mëdhejtë Atdhetarë të Shqipnisë!
Vazhdon Pjesa e tretë…
Melbourne, 2014.
* Pjesa e II
Takimi i shoqatës së ish të burgosurve politik me artistin, poetin dhe veprimtarin Sylë Muja!
Reportazh nga Rugova e Pejës,gusht 2014/
Ne Foto: Takim i tre ish të burgosurve në burgun e Nishit Muhamet Rugova,Sylë Muja dhe Asllan Dibrani në Atelienë e Sylë Mujes në Pejë./
Nga Asllan Dibrani/
Lëvizjet e kësaj vere dhe pushimet e gushtit nuk i la të zvetënuar edhe “Shoqatën e ish të burgosurve politik të Kosovës. Ata zgjodhën pikërisht Pejën t’ja mësyjnë të shoku ynë dhe krijuesi Sylë Muja. Fillimisht pikëtakimi ishte në Atelienë e Sylë në qytetin e bukur të Pejës.
Bukurinë e tij e zbukurojnë vargmalet e bjeshkëve të Grykës së Rugovës. Gurgullima e ujit të kthjellet dhe të ftohtë , është një inspirim për piktorët , krijuesit dhe artistët që të përfitojnë një pasion në krijimtarinë e tyre! Ky takim ishte me ish të burgosurin politik, pjesëmarrësit i demonstratave studentore ne vitin 1981 dhe çmallja , rikujtimet e asaj kohe dhe sfidave që kishim për ardhmërinë e Kosovës për tu çliruar nga çizmja e sllavo-Serbisë!. Me rastin e takimit me Syle Mujaj, ish të burgosurin politik, veprimtarin e kauzës kombëtare, njeriun me vlera të larta atdhetarie,kulturore dhe artistike. Një takim i tillë ishte një plotësim i një boshllëku të viteve pa u parë në mes veti, njerëzit që i paraprimë rrënimit të ish Jugosllavisë cariste.
Ateleu i Syle Mujes në Peje në lagjen që u bë rezidenca e rinisë studenteve dhe profesorëve të këtij qyteti kundër barbarisë serbe . Atelieu, arti ishte që mahniti pjesëmarrësit në ketë takim ane kënd e mbushur me punim artistike . U kënaqen që në atë atelie janë publikuar veprat e Syle Mujes nga të gjitha motivet të realizuara në dru . Të skalitura dhe të përpunuara me fshehtësitë e artit në stilin e realizmit. Po në muret e kësaj atelieje shihe edhe veprat e realizuara në vaj.
Në këtë promovim pikërisht në muajin e pushimeve nën organizimin e Shoqatës së të burgosurve politik janë të ftuar të gjithë miqtë e artistit Sylë Mujaj, ku edhe ju nda një mirënjohje në shenjë respekti për punën dhe aktivitetin e tij si krijues dhe veprimtar nga Shoqata e ish të burgosurve politik.
Pikëtakimi nuk la pa i kushtuar edhe një debat mbi të kaluarën e sfidimit nga pushtuesit serbo-sllav. Këta burra dhe patriotë qe i dolën zot atdheut me veprimtari revolucionare antijugosllave, ishin të paret në Evropë që thyen akullin dhe pushtimin barbar të hekurt të ish Jugosllavisë mbi shqiptaret e Kosovës. Takimi i dha një prioritet ti përkushtohet edhe një debati edhe periudhës së lavdishme në kohën e luftës së Kosovës që prapë ish të burgosurit politik ishin protagonistet kryesor që sakrifikuan të kalavaren e vet për të tashmen dhe për të ardhmen e kombit shqiptar, që të jetë i barabartë në familjet e Evropës.
Në këtë takim nuk mbeten pa u prek edhe ngjarjet e fundit qe e kanë kapluar Kosovën tonë të shumë vuajtur, nga terrorizmi si pjellë e huaj në mesin e të rinjve shqiptar, duke i arrestuar si terrorist te ekstremit islamik me ç’rast u gjykuan si akte antikombëtare dhe të dëmshme për Kosovën.
Ata bënë një zëri thirrje që të bashkohemi të gjithë ish të burgosurit politik duke e shprehur revoltën e vet që të ruhet integriteti dhe sovraniteti i Kosovës, nga kush do që të jetë në krye të vendit . Për ta nxjerr Kosovën nga Këneta, duhet që këto forca të prira me ekstremizëmi ,si vegla të huaja si vehabiste të paraqitur si intelektual fallco, të eliminohen nga veprimet e mëtutjeshme të dirigjuar nga Beogradi Moska dhe Athina u tha nder të tjera.
Në këtë ngjarje të rastit ishin të gjithë miqtë e fatit të njëjtë të artistit, të cilët gjetën mundësinë dhe kohën për ta nderuar mikun dhe shokun e idealit të përbashkët. U pasqyruan edhe të metat e shoqërisë kosovare qoftë institucionale apo qeveritare qe i anashkaluan vlerat tona për çka mbajtëm burgjet dhe u sakrifikuam. Luftuam për një liri të mirëfilltë të popullit e jo për anarki , korrupsion , hajnin dhe kriminalitet qe mbizotëron në vendin tonë, me një fjalë një politikë jo produktive në trendin kombëtar. Pas përfundimit në Peje rruga gjarpërore na shpie për Gryken e Rugovës, bukurive natyrore të Rugovës me një aromë nga peizazhet e bukura të natyrës se thepisur me shkëmbinjtë qe flasin vet. Vargmalet posa kishin filluar të marrin shumë ngjireshin e vjeshtës me nuancat e tyre shkëlqyese. -Udhëtimi me pamje piktoreske të Rugovës na shpinte në thellësinë dhe brendësinë e kësaj krahine , aq shumë na shoqëronte freskia , ajri i pastër , aroma e mire e luleve sa qe vështirë është të përshkruhen me anën e penës. Kudo qe shkelem cicërima e zogjve na shoqëronte,dëfilimi i shtazëve të egra e tërhiqte syrin dhe kureshtjen që ti kemi sa ma afër veti etj. Zemrat tona i pushtonte mrekullia e kësaj ane që shumë kush e ka lakmi ta shijoj atë bukuri , atë vlerë që perëndia diti tu falë shqiptarëve ,por as një periudhë qeveritare nuk diti ta shfrytëzoj këtë kapital për turizëm kosovar si të tillë ne interesin edhe të vet Kosovës.
Festë artistike u përjetuar në fshatin Dukaivë të Rugovës!
Pjesëmarrës ishte pos ansamblit Rugova edhe një ansambël nga Shqipëria nga të cilat jehoj kënga dhe vallja .U recituan vargje, nga poetet e mëdhenj po edh nga vet krijuesit dhe bijtë e kësaj ane Sylë Mujaj dhe Ali Lajqi. Kënduan atë qe buronte nga zemra e shpirti i tyre artistik sikur burrat e kënaçeve dhe të besës shqiptare.
U përshëndetëm si miq të vjetër, shkundëm kujtimet e të se kaluarës me ngjasonte tubimi në kuvendimet qe i kishim edhe në burgun e Nishit. Një mollë është ndarë edhe ne 3 e 4 veta ,apo një pako cigare është ndarë edhe ne 22 shokë, për ata që e kanë pirë duhanin. Ka kohë që se kishim parë njeri tjetrin pas sa vitesh.
U mblodhën të gjithë ata që kishin sakrifikuar jetën e rininë për shijimin e lirisë se këtyre trojeve shqiptare nga pushtuesve dhe zaptuesve, pikërisht për vlerat qe i kanë kto troje të shtrenjta për ne shqiptarët! Zëri i këtyre krijuesve si Syle Mujaj , Hydaje Hyseni, Muhemet Rogova , Ali Lajqi , Selatin Novosella , Meriman Braha dhe Agim Sahiti dhe Asllan Dibranit në takimin paraprak etj .-Këta sikur i kurorëzuan zërat me zanën e malit siç u shpreh edhe Syle Muja “Gëzimi ishte i madh, kur në Dukaivë ishte Zana e Malit, e cila më dha kurajën që ta mundi pushtuesin serbo-sllav, ta mundi burgun, ta mundi edhe (sëmurjen e keqe), e te ndihem mire, tha i mallëngjyer Sylë Muja.
Biografia e artistit dhe veprimtarit Sylë Mujaj :
-Sylë Mujaj, u lind në vitin 1958, në fshatin Dukaivë te Rugovës. Shkollën fillore e të mesmen i kreu në vendlindjen e tij. Studimet e larta i ndoqi në Prishtinë si inxhinier i agronomisë.
Para se të mbaronte studimet, arrestohet nga policia, serbe si pjesëmarrës i demonstratave studentore në vitin 1981 me ç’rast dënohet me 10 vjet burg. Në fillim qëndroj në burgun e Prishtinës dhe në nëntorin e 1981, transferohet në burgun famëkeq “Hekur e beton” të Nishit – në Serbi. Në këtë kamp qëndron deri në vitin 1990. Shtatë vite e dy muaj i kalon në të ashtuquajturin “grupa pojaqanih nadzora”, (izolim të rënd).
Me ndihmën e Amnesty internacional dhe Komitetit te Helsinkit lirohet nga burgu.
Pas daljes nga burgu ,Sylë Mujes si rrugë e veprimtarisë i mbeti emigrimi drejt Zvicrës,ku jeton edhe aktualisht së bashku me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët. Aty pos pikturës ai ju rek edhe poezisë me vargjet e mallit për atdheun. Krijoj vargje tronditin paraqiti si në poezi ashtu edhe në pikturë, nxirrte peshën e prangave, vuajtjeve dhe padrejtësive për shqiptarët nën regjimin jugosllav!. Po edhe portretet e ndryshme për shokët e burgut, familje , peizazheve flasin vet me një gërshetim artistik.
I mbyllur në mes betonit dhe hekurit, bashkoj dhimbjen dhe shpresën, herë me poezi e herë më pikturë, nëpërmjet artit të tij realist, të nxjerrura nga burgu i Nishit .
-Sylë Mujaj ka ekspozuar punimet e tij në katër ekspozita personale të hapura dy në Zvicër, një në Itali dhe Kosovë. Është pjesëmarrës i themelimit të shume shoqatave , i dekoruar disa here .Po ashtu i ka dal me përmbledhje veprash të veta duke u vlerësuar shumë deri me ndarjen e çmimeve etj.
Familja Mujaj në Dugaivë Rugovë
– U ndamë së bashku duke uruar që të takohemi sërish në ndonjë takim . Marrim udhën për në Prishtinë me mbresat më të mira për takimin .Lëmes këtyre mbetet që të vlerësohet mërgata shqiptare dhe krijuesit e saj të shpërndarë nëpër botë. Le të mbetet ky takim si mesazh i ruajtjes së vlerave ndaj ish të burgosurve politik edhe si krijues që kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në jetën dhe ngjarjet moderne shqiptare në art po edhe në Politikë si brenda në Kosovë edhe jashtë saj , që përmes artit dhe kulturës ti arrijmë objektivat tonë . Faleminderit poeti Syle Muaja , faleminderit të pranishëm dhe bashkëveprimtarët e mi qe ditët dhe guxuat t’i dilni zot atdheut atëherë kur ishim burgosur ,tash dhe në të ardhmen e atdheut tonë të shtrenjtë. Nuk është keq të bëhen takime tradicionale në të ardhmen në poezi, pikturë dhe krijimtari tjetër në të ardhmen .
Reportazh nga Rugova e Pejës,gusht 2014