• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DITË GUSHTI NË NJË FERMË SHQIPTARE NË ALBANY- NEW YORK

August 13, 2014 by dgreca

NGA ILLO FOTO/NEW YORK/
Te udhetosh ne autostaden e seicilit shtet sheh te ekspozuar administrimin e territorit, gjendjen sociale te banoreve, diferencat e jeteses fshat – qytet, rregullat e qarkullimit etj. Keto dukuri mu shfaqen me daten 9 Gusht 2014 , ne autostraden # 87 qe lidh NY City,me kryeqytetin e NY, Allbany. Autostradat jane pasqyre e jetes se rajoneve, qe pershkojne.
Me familjen Haderi (Adriano dhe Alvaro, femijte adoleshente si dhe prinderit Vullnet dhe Evgjeni) udhetuam vajtje ardhje ne linjen NY City –Allbani, kryeqyteti i Shtetit te Nju Jorkut. E kisha udhetimin e pare ne kete linje dhe gjithcka e veshtroja me kureshtje. Dita ishte e bukur, me diell dhe te pesteve na bashkonte ndjesia idilike. E vecanta se kete ndjenje te fuqishme e ushqejne dhe djemte adoleshente te ciftit Haderi. Keta femije me mendime te pjekura,nuk presin tua servirin te gatshme lumturine.
Te dy bashkeshortet Haderi jane me origjine nga fshati Tatzat i Sarandes; jane rreth te pesedhjetave dhe afersisht keto dy dekada i kane kaluar ne emigracion, kryesisht ne Greqi. Aktualisht banojne ne lagjen Astoria-Queens, perballe Manhattanit. Femijte vijojne shkollen e mesme dhe sic e pohojne te katert, perzihen me shtresen e nxenesve mbi mesataren. U kenaqa me pergjigjet e tyre realiste, kur degjoj shumicen e shqiptareve dhe te gazetave, qe nxenesit e emigranteve i cilesojne te pikuar me shkelqim.
Ne Atdhe , cifti Haderi eshte marre me bujqesi. Vullneti pat mbaruar fakultetin e Zooteknise. Ka sherbyer specialist dhe pak kohe,drejtues i ekonomise bujqesore te fshatit te lindjes. Ka pasion profesionin e bujqesise. Nuk e kam njohur ne marredhenie pune, por e vleresoj nga mendimet qe shfaq, per punet dhe per njerezit. Punet e zakonshme te emigrantit ia kane rritur pasionin per bujqesine dhe per fshatin, qe kultivojne tek njeriu deshiren per punen prodhuse dhe mbeshtetin jeten e shendeteshme dhe te gjate sepse njeriu behet pjese e pandare e natyres dinamike. Ne keto rrethana cifti Haderi hodhi hapin e rendesishem ne jete : Blene nje ferme bujqesore , ne rrethinat e Albanyt, ne shtetin e NY. Ferma Haderi ndodhet 310 milje larg Astorias, ku banon familja pronare e fermes se re.
Ne udhetojme, neper autostraden e madhe # 87 , per te mbrritur tek ferma shqiptare, qe eshte pjese e vargut te pafund te fermave te bukura te Allbany-së.
Do te pershkruaj shume perciptas situaten bujqesore te Shtetit te NY , buze autostrades # 87 . Autostrada , ne te dy anet e rruges, pyjet alterrnohen me ferma te bukura dhe pas kufirit me NJ , deri ne Kanada, buze autostrades, ne thellesi mbulohen me fermat e famshme te Albany-së .
Nga ana pamore mjedisi buze autostrades te jep pershtypjen e nje qilimi te gjelber, qindisur me lule shumengjyrshe. Te gjesh nje terren te tille, ne gusht , eshte e pabesushme, vecanerisht per ne qe vime nga nje klime tjeter, ku ne gusht thahet shumica e bimesise se tokes. Ngastrat fushore nuk ishin krejt te sheshta dhe as me konfiguracion te rregullt. Ishin kodra te embla, qe nderpriten me lugina te vogla dhe ato te cregullta gjeometrikisht, por te dy relievet bashkohen embel, sa ta kenaqin syrin.
Lulet e bejne kete peisazh shume me romantik, se sa mund ta përfytyroi cdo idilik përmes fantazisë. Flasim, per nje parajse tokesore, qe e ka emrin Albany në Amerikë, dhe qe rrok nje siperfaqe fermere, ndoshta 500 mije ha, a më shumë. Siperfaqe, qe nuk mund ta parafytyrosh, po nuk e pe me sy : qilim i gjelber me lule! Parcela pa mbarim me miser, ne fazen e e qumushtit. Nuk dukej as nje parcele pa , ose me pak bime. Ngjyra te ndezura te gjelber te kercellit dhe fleteve dhe po kaq e ndezur luleria. Misri krijonte nje mur te gjelber, qe nuk e cante as derri.
Ngastrat e mbjella me soje nuk kam aftesi t’i pershkruaj, më mahnitën. E mbulonin siperfaqen e ngastrës cep me cep. Pamja-imazh, të jepte pershtypjen e nje liqeni te gjelber. Bimet dukeshin sikur te ftonin te beheshe njësh me to, i gjelbert . Soja ishte fantastike. Duhej peneli i Pikasos ta pikturonte. Kam pare shume parcela të mbjella me soje , madje te rendimenteve shume te larta, por ketu behej fjale, per dhjetëra mijëra hektarë. Mbreslenese ishin parcelat e mbjella me perime, nuk mbeteshin shume pas parcelave bujqesore dhe blloqeve te pemtarisë.
Ajo qe me befasoi mua, besoj edhe ju lexues po të ishit përballë kësaj tabloje magjepëse, ishte fakti qe shumica derrmuse e fushave te mbjella ishin pa ujitje, ose me ujitje te kufizuar. Si mund te ndodhi nje shperthim te klorofiles dhe te lulelerise pa ujitje? Kjo eshte vecori e klimes dhe e tokes. Toke poroze, qe thith te tere lageshtiren e nates dhe e emeton ne nxehtesine e dites. Fenomen fizik i kondesimit te ujit. Kete fenomen bujqesor, po nuk e pe me sy, nuk mund ta besosh me logjike. Bimet mbillen shume te dendura. Pak pas mbirjes krijojne hije. Toka “shterzon” dhe prodhon djerse, me te cilen ujit bimet. Ato ruajne vlagen e nates, deri ne shiun pasardhes, qe nuk vonon. Kjo eshte toka e bekuar e Allbanyt ! Begatia e jetes , fillon nga thellesia e tokes, pushton zemrat dhe mendjet e njerzve , duke e kthyer Ameriken ne vendin e begatise , te lirise dhe te shpresave njerezore.
Natyrisht pjesa pamore ne bujqesi nuk eshte gjithcka. Doja te dija si jane organizuar dhe si funksionojne keto organizma ekonomike te fshat –qytetit amerikan. Vullneti dhe Evgjenia i njinin, po thuaj te tera fermat e asaj zone. Dinin sa te medha ishin , sa blegtori kishin , cili ishte parku i maqinerive mekanike , madje dhe origjinen e pronarve. Me flisnin , per hollesi , me shume siguri. Zbritem dhe vizituam disa objekte.
Ne oborrin e fermes ndodhej parku mekanik ne anen tjeter ndodhej stalla e lopeve , qe vijonte me livadhen , ku zhvillohej manjezhi kullosor. Me thelle, parcellat e misrit dhe te sojes . Korria e livadhit kryet me nje mekanizem , qe e sillazhon direkt dhe e mbeshtjell , masen e grire , me nje qese plastike hermetike. Ky eshte nje zbulim i koheve te fundit, qe ka zevendesuar sillizhamin me vargun e kombajnes te artikuluar . Nga ana tjeter ndodhen kullat e sillazhit dhe te drithit , qe jane dhe magzinat e fermes .Pronari ishte me orgjine polake .
Diku afer shtrihet parcella e kopshtit te familjes, qe rrit perimet dhe pemet frutore si dhe nje punishte, qe perpunon frutat , perimet e teperta si dhe bulmetin ,ne menyren tradicionale.Keto produkte te perpunuara, shperndahet per konsum te familjes , per vicat dhe per tregun spontan te udhtarve te autostrades .
(Te plote lexoje ne Diellin e printuar)

Filed Under: Reportazh Tagged With: DITË GUSHTI NË NJË FERMË SHQIPTARE NË ALBANY- NEW YORK, Illo Foto

Bebe Rexha debuton me videoklipin e parë: ‘’I can’t stop drinking about you’’

August 13, 2014 by dgreca

Bebe Rexha, njëkohësisht është një tjetër këngëtare me origjine shqiptare, e cila tani hyn në top listën e këngëve më të shitura në Britaninë e Madhe dhe SHBA. Ajo është pikërisht vajza e një çifti shqiptar emigruar nga Dibra e Madhe, ndërsa ka lindur në Brooklyn jeton Staten Island Nju Jork, një ishull i njohur nga shqiptarët si “Ishulli i Dibranëve”. /
Nga BEQIR SINA, New York/
LOS ANGELOS : Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Dibra e Madhe e lindur në Brooklyn Nju Jork, që pritet të jetë shqiptarja tjetër, mbas Rita Orës, që do bombardojë skenën ndërkombëtare, të muzikës botërore, teksa është duke lansuar video- klipin e këngës ‘I can’t stop drinking about you’.
Kënga ‘’I can’t stop drinking about you’’ e Bebe Rexha që është lansuar qysh më herët, tani do të vijë edhe e vizuelizuar. Kënga është pritur shumë mirë nga fansat, gjithandej, dhe pritet të ketë sukses shumë të madh, pasi pak a shumë me Beben publiku është i njohur edhe nga bashkëpunimi me Cash Cash ‘Take me home’
Pop këngëtaria – kompozitoria dhe autoria e teksteve të këngëve – Bebe Rexha, shkruajn revistat e gazetat amerikane është më në fund duke debutuar – pra, duke gjetur momentin e saj solo, pas prezantimit të saj në një grup, EDM vitin e kaluar.
Kantautorja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, është bashkëshkruese e hitit më të ri të Eminem dhe Rihanna, “The Monster”. Ajo kishte planifikuar që këngën “The Monster” ta përfshinte në projektin e saj të ri, mirëpo që në vitin 2012 kur kishte filluar të punonte në të, e ka pasur të qartë se ajo ishte një këngë e krijuar për Eminemin.
Artistja shqiptare, familja e saj ka emigruar nga Dibra e Madhe – në Amerikë, Bebe Rexha, që po pretendon famën në SHBA, këto ditë thuhet se ka lansuar videoklipin e parë, atë të këngës ‘I can’t stop drinking about you’ dhe e ka bëri gati t’a hedh në treg.
Dhe, tani, më në fund ajo vjen me një projekt të vetin dhe po pretendon famën në Hollywood – shkruan Jason Lipshutz, për Billboard.com.
Kënga ‘I can’t stop drinking about you’, e cila ka kohë që ka dalë në versionin audio në Youtube, tani ka edhe videoklipin e saj. Kjo këngë është punuar nga vetë Bebe Rexha ndërsa videoklipi është dhënë premierë në faqen amerikane Billboard.com.
E njohur për vendin e saj në këngën e fundit, të Cash Cash me titull “Take me Home – Më çoni në Shtëpi,” 24-vjeçaria është e gatëshme të hedh e vetëme në treg albumin e saj debutues, me këngën “Unë nuk mund të ndal pijen – rreth teje -“I Can’t Stop Drinking About You,”, këngë kjo që u realizua në fillim të këtij viti, nga vetë Bebe Rexha – video muzika e saj zyrtarisht është duke dhënë premieren me të drejtë në Billboard.com.
Këngëtaria e muzikës Pop – Bebe Rexha, në videon muzikore -“I Can’t Stop Drinking About You,” shihet e rrethuar nga shishe alkoli bosh dhe jo si shumë herë, ajo të kujton ato momentet pikëlluese – përfundimtare të një romance dashurie të dënuar. Ashtu si kënga vetë, video prezanton Beba Rexha – si një personalitet i mrekullueshëm i muzikës pop në kohë dhe me impulset e saj më dramatike.
Për Billboard.com kantautoria shqiptare Bebe Rexha thotë se kënga “Unë nuk mund të ndal pijen – rreth teje -“I Can’t Stop Drinking About You,” është në lidhje me atë “fundosjen” e ndjenjave që ju merrni pa të drejtë, në dashuri, pasi zemra juaj është thyer”, thotë Rexha. “Doja që kënga ime të jetë një fotografi e bukur e dashurisë që dikush ndjehet në atë moment- Video muzika ime është modeste dhe e papërpunuar, dhe unë u përpoqa për të kapur disa nga ndjenjat e “pushimit” të zemrës, furtunën e emocioneve që vijnë bashkë me të në këtë rast si kur kemi: “Pak zemërim, frustrimin, trishtimin, pak çmenduri, dhe pak frik të panjohur. Kjo është pasojë e dashurisë që ka shkuar keq……” thotë ajo.
Bebe Rexha, njëkohësisht është një tjetër këngëtare me origjine shqiptare, e cila tani hyn në top listën e këngëve më të shitura në Britaninë e Madhe dhe SHBA. Ajo është pikërisht vajza e një çifti shqiptar emigruar nga Dibra e Madhe, ndërsa ka lindur në Brooklyn jeton Staten Island Nju Jork, një ishull i njohur nga shqiptarët si “Ishulli i Dibranëve”.
Me hitin e saj te suksesshëm në SHBA, vitin e kaluar “Take Me Home”, Bebe Rexha u vendos direkt e në vendin e pestë të top listës Britanike. Bashkëpunimi i saj me Cash Cash ishte hiti i verës në Europë, pasi qëndroi për disa javë në Billboard Charts në Shtetet e Bashkuara.
Bebe Rexha është kompozitorja e hitit të suksesshëm “Monster” performuar nga Eminem në bashkëpunim me Rihanën. Ajo gjithashtu ka realizuar hite për shume yje amerikane si Selena Gomes etj.

Filed Under: Kulture Tagged With: ‘'I can’t stop drinking about you’'vidioklipi i pare, bebe Rexha, Beqir Sina

Otto Witte; ish-Mbret i Shqipërisë

August 13, 2014 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/
1913 – Otto Witte, aktor e akrobat, shpalli se ishte kurorëzuar mbret i Shqipërisë. Në vitin 1913, disa muslimanë shqiptarë ftuan Halim Eddine, nipin e Sulltanit, që të vinte në Shqipëri dhe të bëhej mbret i saj. Otto Witte, duke vërejtur ngjashmëri të tij me Halim Eddinen, shkoi në Durrës dhe, sipas tij, u kurorëzua mbret nga trupat vendore. Ai gjithashtu pohoi se gjatë pesë ditëve të ardhshme, bëri një jetë luksi, si dhe i shpalli luftë Malit të Zi, para se mashtrimi të zbulohej. Gjithashtu ai mori një pjesë të konsiderueshme të thesarit të mbretërisë, dhe arriti të ikte jashtë vendit, të paktën kështu tha.
Por historitë e Ottos janë parë si të pamundshme. Së pari, nuk ishte nipi Halim Eddine, por biri i Sulltan Abdul Hamidit, Burhan Eddine, të cilit i ishte ofruar froni në vitin 1914, dhe ai nuk erdhi. Fillimisht, Otto pohoi se kjo aventurë kishte ndodhur në shkurt të vitit 1913; por atëherë Shqipëria ishte ende nën pushtimin serb, kështu që Otto e ndryshoi datën duke e vendosur ngjarjen në gusht 1913.
Nuk ka asnjë dëshmi të burimeve shqiptare për të mbështetur pretendimet e Otos. Megjithatë, ai u bë i famshëm në Gjermani. Policia në Berlin lejoi që karta e tij e identitetit të mbante pseudonimin “ish Mbreti i Shqipërisë”.
Mendohet se Otto Witte ishte gënjeshtar patologjik; për shembull, ai deklaronte se në Gjermani kishte themeluar një parti politike; se kishte qenë kandidat për presidencën gjermane në vitin 1925, dhe se kishte fituar 25.000 nga 230.000 votat në raundin e parë, por dha dorëheqjen në favor të Paul von Hindenburg – të dhënat e votimeve të atij viti nuk e mbështesin këtë pohim. Interesi në Shqipëri ishte i lartë në botën gjermano-folëse, sepse fuqitë e mëdha kishte zgjedhur një princ gjerman që të ulej në fronin shqiptar.
Villiam Vidit iu afrua ky fron në vitin 1913 dhe ai qëndroi gjashtë muaj; gjithashtu, ngjashmëria në emër Vidi – Witte mund ta ketë nxitur fantazinë e Ottos. Historia e Otto Witte ka një ngjashmëri edhe me romanin aventurë “Prisoner of Zenda” (1894), realizuar film në vitin 1913. Koncepti i librit “Prisoner of Zenda” është i thjeshtë; një turist i zakonshëm merret për mbret, sepse ai i ngjante mbretit të vendit që po vizitonte.
Gazetat dhe revistat e ndryshme e morën historinë e Ottos si fakt dhe e përsëritën a ribotuan atë, përfshi revistën ameriane Time, e cila në gusht 1958, botoi një artikull “The Man Who Was King”, në lidhje me pretendimet e Otto Witte. (Histori: çfarë ka nddodhur më 13 gusht?/astritlulushi)

Filed Under: Histori Tagged With: Astrit Lulushi, i Shqiperise, Otto Witte; ish-Mbret

Periudha e artë e “Vatrës”, Federatës që mori përsipër të veprojë ne vend të shtetit të vdekur

August 13, 2014 by dgreca

Nga Dalip Greca/
Libri “Federata Panshqiptare ‘Vatra” i Prof. dr. Beqir Meta, hapet me paraqitjen e shkurtër, siç e dëshmon dhe vetë mestitulli: “Dy fjalë nga kryetari i Vatrës”, të shkruara nga kryetari i Federatës, Ing. Agim Karagjozi.
Krahas të tjerave, z. Karagjozi shkruan: “Vatra e sponsorizon me kënaqësi botimin e kësaj vepre, duke e vlerësuar si një studim monografik shkencor për periudhën më të rëndësishme të jetës së saj, në pjesën më të madhe të së cilës ajo veproi me autoritetin e një qeverie të përkohshme në mërgim. E falënderojmë dhe e përgëzojmë z. Meta për këtë ndërmarrje serioze, e cila përbën një kontribut të vyer dhe nxitje për hartimin në të ardhmen të një monografie të plotë, që të përfshijë gjithë jetën e Vatrës, deri në ditët tona”.
Autorin e librit e ka tërhequr historia interesante e “Vatrës” e cila është jo vetëm më jetëgjata organizatë në diasporën shqiptare, por ka qenë dhe më e fuqishmja organizatë, që në momente të caktuara kohore, i ka dhënë shpirt Shqipërisë, e ka përfaqësuar atë denjësisht në arenën ndërkombëtare dhe ka ditur të bëhet avokate e çështjes sonë kombëtare.
Hulumtimet e autorit të librit kanë zbuluar mekanizmin që e bënte “Vatrën” të grumbullonte rreth vetes shqiptarët emigrantë përgjatë të gjithë shekullit të kaluar, periudhë që fokusohet në studimin e tij.
Konkretisht “Vatra” e mbështeti aktivitetin e vet në një shtyllë, në shtyllën kombëtare. Mbi këtë shtyllë u mbështetën edhe dy drejtimet kryesore të kontributit të saj në fondin e artë të historisë sonë kombëtare; drejtimi politik dhe ai në fushën e arsimit e të kulturës kombëtare. Këto dy drejtime ngërthejnë në të 290 faqet e librit.
“Vatra”, në fund të dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të shkuar, ishte promotori i lëvizjes sonë kombëtare, ishte zemra e asaj lëvizjeje. Ajo, siç pat shkruar Konica tek gazeta “Dielli”, në numrin e 7 korrikut 1922, mori përsipër të veprojë në vend të shtetit të vdekur shqiptar. Ishte “Vatra ” ajo që mbajti në shpatullat e saj sponsorizimin e të gjitha shpenzimeve për delegatët që punuan për çështjen kombëtare në momentet më të vështira që kalonte Shqipëria në vitet e Luftës së Parë Botërore dhe pas saj.
Përvoja e Vatrës në ato vite do t’i vlente sot komunitetit shqiptar për të sponsorizuar e ushqyer një opinion perëndimor në favor të çështjeve tona kombëtare ende të pazgjidhura, siç është ajo e Kosovës, ajo e Çamërisë, e shqiptarve të Maqedonisë, Malit të Zi, Preshevë-Bujanovcit, etj.
Me shpenzimet e “Vatrës” u dërguan misione, u financuan agjenci të huaja për të propaganduar çështjen shqiptare, u dërguan me qindra protesta e telegrame në adresë të institucioneve dhe personaliteteve ndërkombëtare.
Nëse i hidhet një sy statistikave, shuma e dollarëve të shpenzuar gjatë kohës së luftës dhe pas saj, arrin në 197 mijë dollarë, ndërsa vetëm për mbrojtjen e çështjes shqiptare në Konferencën e Versajës dhe jashtë saj, “Vatra” shpenzoi 150 mijë dollarë. Shifrat po të merren në konteksin e kohës kur u shpenzuan janë marramendëse dhe sot kanë vlerën e miliona dollarëve, ndërkohë që vlera kombëtare e këtyre veprimeve të financuara prej “Vatrës” dhe efekti që ato bënë në një kohë që s’kishim shtet, është e pallogaritshme.
Nëse do të hiqnim sot një paralele të tillë për të sponsorizuar për qëllime të çështjeve tona të pazgjidhura kombëtare, do t’ia vlente të ktheheshin sytë nga ajo përvojë e largët, gati një shekull të shkuar. Çështja jonë kombëtare ka shumë nevojë për zëra të kualifikuar, për avokatë ndërkombëtarë, për pena të fuqishme që të depërtojnë në gazetat më në zë të Evropës dhe Amerikës, për analistë që të flasin në kanale të fuqishme televizive. As pavarësia e Kosovës nuk vjen vetë (aq më shumë që ka shumë shtete që nuk u intereson ajo), as problemi i çamëve, as problemet që zjejnë në vorbullën sllave të Maqedonisë e më tej, nuk mund të zgjidhen.
Është i paçmueshëm kontributi që ka dhënë “Vatra” edhe në lëmin e arsimit dhe të kulturës sonë kombëtare. Botimet më të kualifikuara të letërsisë artistike, historike dhe politike, përkthimet e veprave të shquara nga letërsia botërore, e kanë sponsorizimin prej “Vatrës”.
Shqiptarët do të krenohen me kontributin e “Vatrës” edhe në shekujt e ardhshëm, pasi ky kontribut i hapi rrugën ndriçimit të ndërgjegjes kombëtare. Ajo sponsorizoi dhe nxiti botimin e 200.000 teksteve shkollore që mungonin në Shqipëri, subvencionoi dhe përkrahu dërgimin e shumë emigrantëve në shkollat dhe universitetet amerikane, organizoi në vazhdimësi dhe me sukses fushatën kundër analfabetizmit.
Studiuesi i pasionuar, prof. Beqir Meta, ka shfletuar me kujdes mijëra faqe për të përcjellë historinë e “Vatrës” në periudhën e artë të saj, ka shfletuar arkivin kombëtar, arkivin e “Vatrës”, koleksionet e gazetave “Kombi” dhe “Dielli”, buletine që kanë përcjellë sesionet shkencore të Federatës, shtypin shqiptar të kohës dhe atë amerikan.
Përmes rritjes së “Vatrës” është studiuar edhe dinamika e rritjes së emigracionit shqiptar dhe arsimimi i tij. Thuhet se në dekadën e parë të shekullit të shkuar, kur dilte gazeta “Kombi” në SHBA gjendeshin rreth 5000 shqiptarë, por ata që lexonin gazetën shqip numëroheshin me gishtat e dorës, ndërsa në vitin 1919, kur numri i emigracionit shqiptar kishte arritur në 40.000, rreth 15.000 prej tyre mund ta lexonin shtypin shqip.
Përmes dokumentacionit studiuesi sjell të freskët luftën e pashembullt dhe padyshim shumë të efektshme të “Vatrës” në përkrahjen e lëvizjes për fuqizimin e Kishës Autoqefale Shqiptare në diasporën e Amerikës, lëvizje e cila do të siguronte mvetësinë e Kishës Shqiptare. Kjo luftë nuk do të mbetej e izoluar në diasporë, por do të transplantohej edhe në Shqipëri. Lëvizja e “Vatrës” për mvetësinë dhe fuqizimin e Kishës Autoqefale Shqiptare, është një nga meritat e padiskutueshme të gjithë Lëvizjes sonë Kombëtare, që jo vetëm e mbajti të pastër praktikën liturgjike, por shërbeu edhe si mjeti më efikas për të luftuar politikën shoviniste greke, e cila synonte që përmes kishës të aneksonte Jugun e Shqipërisë.
Ky është konkluzioni i saktë që nxjerr autori i monografisë duke studiuar luftën e “Vatrës” në paralelen e lëvizjes për fuqizimin e Kishës Autoqefale Shqiptare, e nisur, e sponsorizuar dhe e udhëhequr nga “Vatra”. Madje, autori tregon se në këtë drejtim “Vatra” është treguar shumë e kthjelltë. Ai kujton lexuesin se Konferenca e Paqes filloi në një moment kur diaspora shqiptare në Amerikë ishte e tronditur seriozisht nga rreziku që i kanosej Korçës. Lajmet mbi përpjekjet franceze për t’ua dorëzuar Korçën grekëve, patën një efekt të madh në diasporën e Amerikës. Përveç reagimeve të delegatëve në Evropë, përfaqësuesit e “Vatrës” në Amerikë, më 16 janar 1919, i dërguan një memorandum Ambasadës Franceze në Washington. Vatranët i kujtonin Ambasadës Franceze se Korça ishte e njohur nga Konferenca e Londrës si tokë shqiptare, se ajo banohej nga një popullsi e pastër shqiptare me ndjenja të shquara patriotike, e cila kishte luftuar përkrah trupave franceze gjatë luftës. Përmes memorandumit kërkohej që Korça në asnjë mënyrë të mos i dorëzohej grekëve.
Kjo ishte njëra rrugë që përdori “Vatra”, dërgimin e telegrameve dhe memorandumeve në përfaqësitë diplomatike dhe në forumet ndërkombëtare, ndërsa rruga tjetër ishte demaskimi i veprimtarisë antishqiptare të grekofonëve. Një vëmendje të veçantë “Vatra” i kushtoi demaskimit dhe denoncimit të pretendimeve absurde të kryeministrit grek, Venizellos, të cilat shpaloseshin në një memorandum që ai i kishte dërguar presidentit të Amerikës. Me anë të një kundërmemorandumi që i drejtohej Konferencës së Paqes, përfaqësuesit e ”Vatrës”, hodhën poshtë në mënyrë të argumentuar tezat greke se në “Epirin e Veriut” kishte 120.000 grekë dhe 80.000 shqiptarë, se gjoja popullsia e Shqipërisë së Jugut kishte ndjenja progreke, kundërshtuan tezën e vjetër absurde, se të gjithë shqiptarët ortodoksë ishin grekë!
Ndër argumentet që sillte mbrojtja shqiptare e “Vatrës” ishin:
*Shqipëria e Jugut karakterizohej nga pastërtia etnike e popullsisë shqiptare
*Kombi shqiptar s’është as myslyman as kristian, por vetëm shqiptar dhe se ai kishte një kulturë të lashtë e nuk bënte dallim mes feve siç bënin grekët.
*Populli shqiptar nuk ushqente ndjenja progreke, siç thoshte Venizellos dhe prova për këtë ishte referendumi i organizuar nga francezët në Korçë për çështjen e shkollës shqipe, ku popullsia vendase manifestoi vullnetin e vet për gjuhën shqipe.
*Në memorandum u renditën emrat e patriotëve dhe të shkrimtarve më të shquar të Shqipërisë, të cilët ishin ortodoksë, si: Sotir Peci, Kristo Floqi, Anton Zako Çajupi, Aleksandër S. Drenova, Kostë Çekrezi, Peter Poga, Pandeli Cale, M. Turtulli, George Adamidi etj.
* Edhe përbërja e Vatrës që përfaqësohej nga 40.000 shqiptarë të Amerikës cilësohej si dëshmi e ndjenjave të zjarrta shqiptare të popullsisë së Shqipërisë së Jugut.
*Përfaqësuesit e Vatrës tërhoqën vëmendjen se pretendimet e Venizellosit nuk kishin gjë tjetër për qëllim veçse të shkëpusnin vëmendjen nga kërkesa shqiptare për kthimin e Çamërisë prej grekëve. Në faqet e librit zë vend edhe qëndrimi i “Vatrës” për problemet e tjera ballkanike. Drejtuesit e saj e mirëpritën fillimisht idenë e një Konfederate Ballkanike.
Madje edhe në “Dielli” u përkrahën deklaratat e politologut jugosllav Popoviç për krijimin e Federatës Ballkanike, në të cilën do të integroheshin edhe shqiptarët. U përkrahën dhe pikëpamjet e shprehura në gazetën “Politika” mbi “lehtësinë e një marrëveshjeje midis serbëve dhe shqiptarëve”. “Dielli” e vlerësonte projektin e Popoviçit si një plan njerëzor e paqësor që respektonte parimet etnike, duke shpresuar se po të zbatohej ky parim, serbët do t’ia jepnin Kosovën Shqipërisë. “Vatra” mendonte se duke u futur në Konfederatën Ballkanike, Shqipëria do të mund të neutralizonte dhe të shpëtonte nga synimet e fqinjëve, siç ishin edhe ato të Italisë, e cila po ndiqte një politikë aneksioniste kundër Shqipërisë.
Kostë Çekrezi, përfaqësuesi i “Vatrës” në Washington, i propozonte delegacionit të Qeverisë së Durrësit, që për të kundërbalancuar pabesinë italiane, të përpiqej për të realizuar një marrëveshje me jugosllavët, duke e siguruar se do të kishte mbështetjen e diasporës në Amerikë. Propozimi shkonte deri tek një bashkëpunim i ushtarëve shqiptarë dhe atyre jugosllavë për të hyrë së bashku në Korçë me qëllim që të përzinin që andej ushtarët grekë. Mirëpo, Konfederata Ballkanike nuk qe gjë tjetër veçse një kurth serb.
Edhe kur do të shtrohej çështja maqedone në Konferencën e Paqes, “Vatra” do të kundërshtonte pikëpmajet për copëtimin e saj, pretendimet greke për të marrë një copë prej Maqedonisë, siç do të kritikonte edhe Konferencën e Londrës që u kishte dhënë territore serbëve…
Autori i librit nuk i sheh gjërat bardh e zi. Ai i sjell ngjarjet në sensin e kohës dhe përpiqet që të sjellë aktivitetin e plotë të “Vatrës” në sytë e lexuesit, pa bërë retushime; sjell mendimin politik dhe rrymat e ndryshme brenda saj. Siç shprehet vetë autori i monografisë, në libër i është lënë më shumë vend përcjelljes së mendimit politik, për tri arsye kryesore:
Së pari, se në diasporën shqiptare të Amerikës kanë kontribuar një numër i konsiderueshëm intelektualësh të shquar të angazhuar gjërsisht në Lëvizjen Kombëtare.
Së dyti, raportin e përparsisë së mendimit politik e përcakton edhe pozicioni i “Vatrës”, si shoqëri patriotike e emigracionit shqiptar shumë larg Shqipërisë dhe Evropës, gjë që ndikonte në intensitetin e aktivitetit të saj konkret politik e diplomatik.
Së treti, vetë gjendja e burimeve historike, në të cilat mbizotëron shtypi, e kanë diktuar një strukturë të tillë. Autori i librit nuk përpiqet të sjellë një mendim të unifikuar politik të “Vatrës” dhe nuk e ka trajtuar atë si një vijë të përcaktuar, pasi realisht nuk ka qenë i tillë. Beqir Meta është përpjekur të sjellë para lexuesit, natyrisht dhe studiuesve, tendencat mbizotëruese dhe ato të dorës së dytë; ka pasqyruar edhe lëkundjet, mëdyshjet, përceptimet e gabuara të situatës politike, debatin e polemikat midis “Vatrës” dhe organizatave të ndryshme patriotike, debatin dhe rrymat brenda vetes së saj, etj.
Një ndër pikat e forta të federatës, që autorit të këtij libri nuk i ka shpëtuar pa e trajtuar, ka qenë edhe veprimtaria propagandistike e saj dhe udhëheqësve kryesorë, në shtypin amerikan në dobi të çështjes kombëtare shqiptare, si dhe përkrahja materiale e financiare që “Vatra” i dha kësaj veprimtarie propagandistike.
Libri sjell shumë të dhëna interesante të emigracionit shqiptar në Amerikë. Sipas Faik Konicës, emigracioni shqiptar i vitit 1920 kishte shpërpjestim seksesh. Për shembull, ndër 30 mijë shqiptarë, thotë ai, vetëm 1000 ishin gra. Kjo shpjegohet me përkohshmërinë e emigracionit shqiptar në Amerikë, me arsyet e emigrimit politik. Rrjedhimisht burrat nuk mund të merrnin me vete familjen. Autori ka sjellë dhe dinamikën e ndryshimeve të mëvonshme, siç ka ndjekur edhe dinamikën e shifrave të analfabetizmit të këtij emigracioni, i cili në vitin 1906 regjistronte vetëm 20 veta që dinin shkrim e lexim, ndërsa në vitin 1930, sipas statistikave amerikane, vetëm 18,2 % e shqiptarëve ishin analfabetë. Në faqet e librit jepet edhe mënyra e jetesës së emigrantëve, vendosja e tyre në një lagje pranë njeri-tjetrit, të jetuarit në konaqe të përbashkëta, 10-15 veta në një dhomë etj. Shumë faqe zë procesi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe themelimi i “Vatrës”. Pas kësaj periudhe vjen periudha tjetër, ajo e zhvillimit të “Vatrës” nga 1912-1924, ku platforma e Lëvizjes Kombëtare ka vend parësor. Libri padyshim është një kontribut me vlera jo vetëm për “Vatrën”, por për gjithë çështjen kombëtare shqiptare.(Dielli-Arkiv, prill 2002)

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, Federatës, Periudha e artë e "Vatrës", që mori përsipër të veprojë ne vend, të shtetit të vdekur

LISTA NR 8- NJIHUNI ME KONTRIBUTIN E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS PËR SHPËTIMIN E SHQIPËRISË

August 13, 2014 by dgreca

NE LISTEN E SOTSHME-KONTRIBUES NGA : WORCESTER, MASS. CANTON, OH, WEST TORONTO, ONT, KANADA,/
(Vijon nga Dielli online, 30 korrik, 31 korrik, 3, 5-6, 9 ,11 gusht 2014)- Ja kontribuesit e dates 3 qershor 1917 (Fushata vijoi edhe ne vitin 1918).
Do te vijojme te publikojme edhe listat e tjera, jo me shume per shumat e dites se pare te fushates se sa per evidentimin e vatraneve te asaj kohe.
WORCESTER, MASS.
Shoqëria Kishëtare Fjetja $ 25
e Shën Marisë
Thoma G. Rëmbeci $ 10
Vëllazëria N. Pano $ 80
Stavre S. Sotir $ 100
Kristaq Mina $ 17
Mihal H. Adams $ 25
Loui George $ 10
Toli Kondakëi $ 10
Vëll. S. Kere $ 30
Isaak Gordin (një çifut) $ 5
Nuçi Sterjo $ 5
Joseph Christo $ 10
At Damiani $ 20
Nidhi V. Leno $ 10
Vasil Poçari $ 10
Azmi Çomo $ 20
Nebi Lib(o)hova $ 10
Koli Koki $ 10
Nuri Çomo $ 11
Thoma Polena $ 5
Musa Sali $ 5
Xhemal Lib(o)hova $ 5
Loni Koki $ 3
Vangjel Koci $ 10
Sotir Koki $ 10
Arun Filati $ 10
Dimitri Kotnani $ 10
Vasil Kosta $ 10
Kristaq Spiro $ 5
Nikollaq Janaq Korça $ 10
Vani G. Mageri $ 10
Xhuvi G. Koki $ 20
Ndreçi Krenxhi $ 10
Spiro D. Gostivishti $ 5
Dimitri Bala $ 10
Vëll. Niazi Çomo $ 20
Ali Ibrahim Babani $ 20
Zoj Bani $ 25
Sabri Zenun Backa $ 10
Neki Shahin $ 58
Spiro Kostandin $ 10
Veli Voskopi $ 20
Kostandin Bani $ 10
Kristo Cipku $ 10
Axhem Hasan $ 5
Riza Ysen $ 10
Refat Pipa $ 15
Thanas Geço $ 5
Të mbledhura që vjet $ 12
për delegatin
Vëll. Verdi $ 5
George Aleks $ 10
Koli Kolevica $ 10
Gon Mulaa $ 5
Andrea Zissi $ 5
Niko Aristidh (grek) $ 5
Qerim Backa $ 10
Sali Melçani $ 5
S(h)uma e ndihmave $ 1091
Numëri i ndihmëtarëve 82
Ndihma midisore $ 13.30

Rekordin e kollonisë e ka Z.. Stavre Sotir me $ 100.

CANTON, OH
Maksut Vinçani $ 12
Fejzo M. Vinçani $ 10
Rexhep S. Vinçani $ 15
Ahmet S. Vinçani $ 10
Xhafer A. Vinçani $ 11
Bahri A. Vinçani $ 10
Rexhep H. Vinçani $ 10
Bektash Xh. Vinçani $ 15
Abdyl Xh. Vinçani $ 5
Hajmak Xh. Vinçani $ 5
Ali H. Vinçani $ 15
Abidin A. Vinçani $ 10
Isuf J. Vinçani $ 15
Abdullah J. Vinçani $ 10
Muharem T. Nishani $ 10
Xhevdet J. Vinçani $ 5
Hasan A. Vinçani $ 5
Hasan D. Vinçani $ 15
Neim A. Vinçani $ 10
Qazim J. Vinçani $ 5
Riza M. Vinçani $ 5
Asllan A. Vinçani $ 5
Ali J. Vinçani $ 5
Rushan J. Vinçani $ 5
Haki J. Vinçani $ 5
Qerim Z. Vinçani $ 5
Xhamehmeti K. Vinçani $ 10
Adem J. Vinçani $ 2
Xhelal M. Vinçani $ 10
Hasan M. Porodina $ 5
Nuçi Balauri Korça $ 10
Qani Shehu Korça $ 11
Rustem Ah. Korça $ 10
Etem A. Gjançi $ 10
Rapo A. Senishti $ 10
Muharem J. Qatromi $ 5
Osman V. Qatromi $ 5
Mersin A. Qatromi $ 5
Tahir A. Damjaneci $ 10
Abdi J. Damjaneci $ 5
Hasan A. Damjaneci $ 10
Xhemal F. $ 10
Veiska J. Damjaneci $ 5
Rushan J. Goskova $ 3
Sherif H. Goskova $ 5
Hysen F. Turani $ 15
Xhevdet J. Turani $ 10
Haki Bej J. Çerava $ 10
Hysen H. Melçani $ 5
Hajdër J. Kamenica $ 7
Riza J. Ligaveci $ 5
Ismail Sh. Lumalasi $ 5
Mehmet M. Vashtëmija $ 5
Mehmet H. Voskopi $ 5
Nezir Lazhani $ 5
Sulejman Progri $ 2
Veli Semishi $ 2
Fike Bozi $ 1
S(h)uma e ndihmave $ 456
Numëri i ndihmëtarëve 58
Ndihma midisore $ 7.86
_______
WEST TORONTO, ONT., CANADA
Nazif Suleman Bitincka $ 53
Ramadan Dalip Bitincka $ 20
Qamil Sali Bitincka $ 15
Selim Halim Bitincka $ 20
Musa Hysen Bitincka $ 5
Rexhep Hysen Bitincka $ 10
Saliko Daut Bitincka $ 5
Hysen Jaup Bitincka $ 5
Ramadan Tahir Bitincka $ 15
Haki Hysen Bitincka $ 10
Vëll. Seitali Latif Bitincka $ 20
Rushit Hysen Bitincka $ 20
Hajdër Beqir Bitincka $ 20
Besim Haxhi Bitincka $ 10
Ismail Emin Bitincka $ 2
Besim Jonuz Bitincka $ 2
Muamer Abidin Korça $ 50
Nazif Hajridin Korça $ 10
Hasan Ibrahim Treni $ 20
Muharem Ahmet Zelengradi $ 10
Riza Shemshedin Manchurishti $ 5
Daliko Zëmblaku $ 5
Batiar Halil Braçani $ 10
Osman Haxhi Progri $ 5
Laho Taip Vidhova $ 10
Bedri Hysen Qatromi $ 10
Islam Rushan $ 5
Vëll. Refat Suleman Tresteniku $ 56
Sabri Tahir Tresteniku $ 20
Myhidin Oran Bilishti $ 10
Vëll. Hilmi Bilishti $ 52
Vëll. Izet Hasan Bilishti $ 25
Shaban Bajram Bilishti $ 5
Hakik Shain Bilishti $ 5
Emin Ali Bilishti $ 20
Faik Myrteza Bilishti $ 20
Demir Dajlan Bilishti $ 5
Feim Jashar Bilishti $ 10
Ramadan Suleman Bilishti $ 8
Hajro Nexhip Bilishti $ 5
Ibrahim Etem Bilishti $ 5
Galip Yzeir Suli $ 10
Xhevdet Ali be Suli $ 15
Ismail Musa Suli $ 15
Sherif Emin Vlora $ 5
Sherif Rakip Vishocica $ 20
Riza Pasho Arza $ 8
Mymin Ymet Oshanji $ 5
Halim Sherif Oshanji $ 5
Refat Hysen Oshanji $ 2
Ahmet Seit Oshanji $ 2
Sali Ymer Oshanji $ 2
Osman Ali Oshanji $ 2
Tahir Emin Revani $ 10
Refat Emin Revani $ 7
Sherif Suleman Shënëdjeli $ 5
Ismail Isuf Shënëdjeli $ 15
Islam Abdurahman Shënëdjeli $ 10
Ali Mehmet Shënëdjeli $ 5
Izet Demirshah Shënëdjeli $ 5
Arif Ismail Shënëdjeli $ 5
Abdyll Seit Shënëdjeli $ 3
Haxhi Suleman Shënëdjeli $ 2
Shefqet Jaup Shënëdjeli $ 2
Sinan Demirshah Prapacka $ 8
Mehmet Aziz Prapacka $ 2
Rushan Ibrahim Slivani $ 5
Bedir Qazim Slivani $ 3
Musa Shaqir Slivani $ 2
Suleman Yzeir Slivani $ 2
Shaqir Hysen Bilishti $ 15
Zyhridin Myhidin $ 15
S(h)uma e ndihmave $ 819 (bashkë me një ndihmë të veçantë)
S(h)umë e tërë $ 843.93
Numëri i ndihmëtarëve 72

Rekordin e ka Z. Nazif Suleman Bitincka me $ 53.(Vijon)

Filed Under: Vatra Tagged With: e Shqiperise, e shqiptareve, LISTA NR 8- NJIHUNI ME KONTRIBUTIN, TË AMERIKËS PËR SHPËTIMIN

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4470
  • 4471
  • 4472
  • 4473
  • 4474
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT