• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A është koha ilaçi më i mirë?

August 2, 2014 by dgreca

Shumë vite më parë, në Tiranë, në një takim mësuesish të gjuhës italiane, një zonjë e nderuar e Ambasadës italiane, sot një mikja jonë e madhe, prof. Luçia Nadin, besoj se e njihni të gjithë për veprat e saj të mrekullueshme që ka shkruar për lidhjet shqiptaro-italiane, pas bisedës sonë, do të ma jepte këshillën e saj proverbiale se koha shëron gjithçka, edhe vuajtjet më të tmerrshme të ferrit. Besova se ishte një ngushëllim i thatë dhe që kërkonte të më jepte forcë për ta kapërcyer situatën, e të them të drejtën nuk i vura shumë rëndësi që të hyja dhe të depërtoja thellë në të. Kanë kaluar shumë vite qysh atëherë dhe ja përsëri kjo shprehje ma sjell në kujtesë një mik tjetër italian, që edhe këtë besoj se e njihni, Pierfranko Bruni, me origjinë arbëreshe dhe me të cilin kemi shkruar herë pas here artikuj me tematika të ndryshme. Përgjigjia ime, por edhe e shumë njerëzve, e them me bindje këtë, është se koha vërtet i shëron shumë dhimbje dhe kujtime të hidhura të jetës, por të gjitha jam ende skeptik. Meqë asgjë nuk është absolute në jetë, edhe shërimi prej plagëve të jetës duhet pranuar relativ, pasi edhe plagët nuk janë absolute.Ka gjëra në jetë që edhe mund të mos shërohen kurrë dhe kjo nuk varet nga shkalla e dhimbjes, sesa nga gjurmët që kanë lënë në ndërgjegjen tonë, në mendjen dhe shpirtin tonë. Kjo pyetje është moment reflektimi edhe për shumë ngjarje shoqërore tipike shqiptare që herë të duket se koha si budalle i shëron tërësisht, dhe në këtë rast është dominues ligji i absolutes, por që vepron gabim dhe nuk duhet të ndodhë dhe herë ngjarje me përmasa më të vogla, të parëndësihme i ruan gjatë në kujtesë pa mundur t’i fshijë apo t’i shërojë plotësisht. Kapriçot e jetës dhe të ndërgjegjes sonë që nuk bëjmë dot dallimin mes plagëve të paharrueshme dhe atyre që duhen harruar shpejt.Ndoshta është vetë ekzistenca e komuniteteve që e bën të mundur këtë përmbysje të ligjëesive në emër të mbijetesës.A duhet harruar për të harruar apo për të mbyllur plagë? Druhem se në këtë kohë po fiton shpesh logjika e parë e fjalisë dhe jo e dyta. E para ta mbyll mendjen dhe ta errëson arsyen, aq sa mund të të çojë edhe në gabime më të mëdha dhe fatale, por megjithatë e zgjedhim, të detyruar nga konjukturat, për të cilat jemi vetë shkaktarë dhe pësues.
A na shëron gjithçka koha? Është një ndër pyetjet filozofike që lidhet me ekzistencën tonë.Jeta është një periudhë kohore që jetohet nga lindja e deri në vdekje. Gjatë saj rrethanat na përballin me shumë ngjarje të bukura që i kujtojmë gjithmonë me nostalgji, por edhe me të pakëndshme që duam s’duam na mbeten gjatë në kujtesë. Shpesh varet nga se jetëgjatësia e tyre, kur vetëdija dhe arsyeja na thonë se nuk mund të dilnim mbi veten tonë, apo jashtë natyrës sonë njerëzore. Por keqardhja ndonjëherë lidhet edhe me mënyrat e zgjedhjes dhe një gabim, mund tëna kushtojë shumë. Gjurmët e lëna krijojnë një ndjenjë faji që kur jemi të pazotë ta kapim demin për brirësh mund tëna sjellë telashe dhe mund të na rrëzojë. Mendimet që sillen rrotull na mundojnë dhe nuk na lënë të qetë, të kapur pas një ideje që gabuam dhe nuk ia falim vetes. Megjithatë njeriu duhet të gjejë forca dhe ta kapërcejë këtë situatë të vështirë.Sa më i fortë brenda vetes, aq më shpejt del prej këtij kompleksi edipian që të mban të mbërthyer for pas kujtimeve. Të duket se nuk e shkul dot apo nuk shkulesh dot prej tyre.Koha i shëron të gjitha plagët, dhe kjo duhet parë një shprehje si një bindje, bindje e thellë në shpirtin tonë, para së të bëhet në logjikë.Ndërsa unë për herë të parë e dëgjova prej gjyshit tim dhe ishte momenti kuri isha i dashuruar me një vajzë shumë të bukur. Atëherë isha djalë iri, pak a shumë 18 vjeçar. Fati apo rrethanat që ma sollën pranë mbetën peng të origjinës, pasi nuk ishte e sërës sonë.Mesa duket kur njeriu është i dashuruar, dëgjon më shumë zemrën, sesa arsyen. Në dashuri të gjitha këmbanat e tjera i dëgjojnë vetëm ata që janë jashtë historisë, ndoshta dhe gjykatës të paepur apo shpesh të rreptë dhe intolerantë, por vetëm i dashuruari nuk i dëgjon, pasioni nuk mund të shkelet me këmbë apo të dominohet, apo nuk do t’i dëgjojë dhe për këtë e bën veshin shurdh, sepse nuk duan që t’ia prishin apo vjedhin lumturinë. Është kalimtare më thoshte xhaxhai im i ndjerë, do kalojë si të gjitha të tjerat.Mos e vri shumë mendjen.Dashuria është e verbër.Ndërsa gjyshi i kapërceu pritjet e mia, pasi mendoja se do të ishte mëelastik, meqë kishte jetuar më gjatë se të tjerët dhe ngjarjet duhet t’ia kishin mençuruar mendjen. Turp të keshna vetja – m’u drejtua – por koha është e mirësjellëshme dhe shëron gjithçka. Dashuria për atë vajzë më kishte futur nëtë ashtuquajturën jetë e bukur, të cilën e zbulova edhe në stinët kur nuk kisha patentë makine, por si çdo i ri i shkelja edhe unë disa rregulla dhe në fshehtësi i jepja asaj. Mendimi se jemi kalimtarë në këtë botë, të përkoshëm sikur ma forconte bindjen se nëse njeriu vdes, duhet ta provojë gjithçka dhe gjithçka lejohet.Koha është ilaç, të shëron gjithmonë.Mund të jetë e vërtetë, porna lejon të mos jemi më të rinj dhe të plakemi ngadalë. Sa më ngadalë tëplakemi aq më mirëi jetojmëngjarjet, aq më pak efekte negative na krijojnë. Kjo duhet tëna bëjë të duruar si në rini, por në fakt durimi nuk është në natyrën e saj, ashtu dhe në pleqëri që nuk duket se ka shanse nxitimi. Urtësia e ka kaluar tashmë provën e vet, shpesh me sukses, shpesh jo dhe pak pritje më shumë vetën sa e bën më të shenjtë moshën. Nëse nxitimi ynë nuk ka fre, atëherë vërtet koha nuk mund ta shërojë gjithçka, pasi si çdo gjë edhe “sëmundja” kërkon kohën e vet të shërimit. Gjithçka do të varet nga sa jemi apo dimë që të presim dhe ta ndihmojmë kohën që ta kryejë mrekullinë e vet. Gjërat përgjysëm, asnjehrë nuk funksionojnë mirë. Koha ndoshta nuk do ta shërojë kurrë eksodin e madh të arbëreshëve që lanë trojet e tyre, por e vështruar sot ishte nevojë e mbijetesës së një pjese të kombit. Babai im mëthoshte :“Mbaj me vete durimin dhe nuk do të kesh të bësh asnjëherë me shifrat e moshës. Ata jetuan me numërat.Jemi arbëreshë me rrënjë e degë dhe jemi krenarë”. Ferdinando Camon shkruan se ne jemi në botë, jo çfarë jemi, por çfarë ishin paraardhësit tanë. Ne jemi pasardhësit që lanë prindërit tanë, krenarë dhe asnjëherë harresëtarë.Koha që kalon e shëron vetëm memorien e atyre që nuk i kanë përjetuar vetë ngjarjet.
Arjan Th. Kallço, Pierfranko Bruni

Filed Under: Opinion Tagged With: A është koha, Arjan Kallco, ilaçi, më i mirë?

“JAM PRIFT SHQIPTAR, JO MAQEDONAS”!

August 2, 2014 by dgreca

At NIKOLL MARKU DHE KISHA “SHEN MARIA” NE ELBASAN SQAROJNE DEPARTAMENTIN E SHTETIT DHE AMBASADORIN ARVIZU/
KISHA ORTODOKSE PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE SHEN MARIA ELBASAN/
Lenda : SQARIM LIDHUR ME RAPORTIN E DASH PER SITUATEN FETARE NE SHQIPERI./
Drejtuar : zotit ambasador i SHBA ne Shqiperi, ALEKSANDER ARVIZU*/
Ju shpreh respektin dhe mirnjohjen per kontributin dhe vlersimin pozitiv ndaj vendit tim por dhe ndaj besimtareve ortodoks Shqiptar.
Kerkojme bekimin e Zotit qe si Ju dhe kombi Shqiptar, te realizojme aspirata e perbashketa per nje rajon ballkani ne zhvillim dhe paqe te perhereshme.
Ne jemi te bindur se Ju me diplomacine Tuaj, do te jeni ne mbeshtetje te kombit Shqiptar i cili ka probleme jo pak, qe nga klasa politike e deri tek sovraniteti ekonomik dhe panvaresia reale perballe korenteve politike Europiane.
Po gjithashtu, ne shpresojme ne mirkuptimin Tuaj dhe per problemet fetare dhe kryesisht ato te Autoqefalise se vertete Ortodokse Shqiptare. Probleme qe vazhdojne te jene ne dem te identitetit dhe historise ortodokse Shqiptare.
Lidhur me raportin e DASH per respektimin dhe ushtrimin e besimeve fetare ne Shqiperi, personalisht ju bej nje sqarim per ate qe eshte shkruar ne lidhje me emrin tim si prift Maqedonas. Duke respektuar maksimalisht raportin e DASH sqaroj si me poshte.
Ne Qershor 1992 bera kursin e larte per meshtar dhe teologji fetare ne Kostur te Greqise, ky kurs u transferua me vone ne kampin Niko Bellojanis ne Durres Shqiperi. Qe ne filim ndodhnin incidente me prifterinje greke duke fyer figura te larta te ortodoksise Shqiptare.
Ne qershor te vitit 1995 kursi teologjik u mbyll dhe une dola me vete sepse zoti Anastas Janullatos filloi politika anti shqiptare dhe pro shovinizmit grek qe eshte kunder sovranitet kishtar dhe teritorial te Shqiperise.
Eshte e vertet qe kisha maqedonase na ndihmoi qe une te njihesha prift nga kryepeshkopi Mikail. Njohja ime si prift nuk do te nenkuptonte se isha prift i kishes maqedonase, apo te vija ne Shqiperi ne emer te kishes Maqedonase. Njeru mund te dipllomohet kudo ne vende te ndryshme te botes por vjen dita dhe i sherben atdheut ku jeton dhe ka origjinen.
Besimtaret ortodokse te lagjes Kala por dhe me gjere me zgjodhen famulltar te kishes shen Maria me afro 2100 firma besimtaresh. Jemi te regjistruar ne gjykate si subjekt fetar juridik me vendim per ushtrim veprimtarie te besimit. Ne i perkasim kishes ortodokse shqiptare por jemi te detyrua te punojme keshtu deri sa te zgjidhet nje kryepeshkop shqiptar prej gjaku, gjuhe, kombesie, ashtu sic e ka dhe statuti i kishes i njohur dhe nga patriarkana ekumenike e Stambollit
Zoti ambasador. Kisha shen Maria Elbasan do te mbroje pavarsine e ortodoksise shqiptare nga politika e Janullatosit qe varet nga trekendeshi Athine-Moske-Beograd. Ortodoksi e Shqiperise i perket kombit te saje dhe perendimit sepse ne boston u themelua nga kryepeshkopi i pare shqiptar imzot Fan Stilian Noli i cili si prift i njoh nga nje peshkop ruse sepse ishte kusht i patriarkanes se Stambollit.
Zoti ambasador. Shpresoj ne mirkuptimin tuaj dhe ju mirpresim per nje vizite ne kishen tone.
RESPEKTE
ZOTI JU BEKOFTE JU DHE SHTETE E BASHKUARA TE AMERIKES
ATE NIKOLLA MARKU
Elbasan 02.08.2014
* Kjo deklarate iu dergua edhe Gazetes DIELLI

BIOGRAFI
ATE NIKOLLA MARKU
Ate Nikolla Marku u lind ne 3 Dhjetor te vitit 1948 ne qytetin arsimdashes te Elbasanit.
Babai i ate Nikolles, zoti Stefan Marku pati mbaruar shkollen patriotike Normale, e famshme per ate kohe per dhenien e mesimeve shqip dhe pergatitjen e kuadrove te larte te arsimit kombetar Shqiptar.
Nena e ate Nikolles kishte prejardhjen nga familjet e medha te kalase se Beratit nga Koroveshet te cilet kane qene ne mbeshtettje te ceshtjes kombetare Shqiptare.
Duke punuar ne arsim, babai i ate Nikolles ka qene ne balle te ceshtjes kombetare.
Ate Nikolla ka mbaruar gjimnazin ne vitin 1966. Po gjithashtu ka mbaruar dhe te mesmen profesionale mekanike si dhe dy vjet kursin e larte te universitetit Politeknik.
Panvarsisht nga arsimimi i asaj kohe ate Nikolla nuk ju nda librave teologjike.
Pas vitit 1990 me vendosjen e demokracise ku dha nje kontribut te cmuar per lirin e fese dhe pluralizmit ate Nikolla i thelloi studimet teologjike nisur dhe nga shembulli dhe vepra e Fan Nolit per nje kishe te pavarur kombetare Shqiptare. Keshtu ne vitin 1995 ne muajin tetor pas arsimimit fetar veshi rroben e famulltarit me bekimin e patriarkanes Maqedonase sepse ne Shqiperi kleriket ishin vrare dhe burgosur nga diktatura komuniste ndersa kisha shqiptare pas vitit 1990 ra ne duart e agjentures shoviniste greke.
Me vullnetin e banoreve te lagjes Kala vendoset famulltar ne kishen Shen Maria Elbasan per ti rezistuar pushtimit te kishes nga kisha greke dhe Anastas Janullatos. Ate Nikolla u vendos ne ate kishe ne nje kohe te veshtire sepse kisha ishte uzurpuar nga greket. Amanetet e rilindasve dhe porosia e Fan Nolit per nje kishe shqiptare e bene ate Nikollen udheheqesin e luftes per mbrojtjen e kishes nga greqizimi.
Ate Nikolla shquhet dhe per mbrojtjen e ceshtjes kombetare. Ai do te ishte I palodhur ne punen e tij per pavarsine e Kosoves dhe te drejtave te shqiptareve te krahines Cameri atyre ne Maqedoni dhe Mal I Zi. Po gjithashtu dhe nje mbrojtes I te drejtave te burgosurve politik anti komunist.
Ate Nikolla po gjithashtu ka kryer disa vizita ne SHBA duke takuar kreret e shoqates Vatra si dhe kongresmene te cilet jane perkrahes te aspiratave kombetare Shqiptare.
Ate Nikolla Marku dhe sot vazhdon I palodhur punen e tije si famulltar si dhe mbrojtes i sovranitetit dhe identitetit kombetar Shqiptar duke marre pjese ne cdo tubim qe zhvillohet per te miren e kombit Shqiptar ne Ballkan dhe kudo qe ndodhet neper bote.
Ate Nikolla eshte i martuar dhe ka dy femije.
VEPRIMTARIA

Me vullnetin e banorve te besimtareve ortodokse te lagjes kala vendoset famulltar ne kishen Shen Maria Elbasan date 08/10/1995, kishe e cila eshte krye kisha e Elbasanit.
Ate Nikolla Marku qe ne fillim te punes se tije eshte udhequr nga nga parimet dhe veprimtaria historike e kryepeshkopit te pare shqiptar Fan Noli, ky personalitet erudit dhe patriot i palekunder ne dobi te kombit shqiptar.
Ate Nikolla Marku ka qene gjithmone ne mbrojtje te pavarsise se kishes ortodokse shqiptare si dhe ne mbrojtje te ceshtjes kombetare.
At Nikolla Marku shquhet si mbrojtes i te drejtave te shqiptareve te Camerise, trevave ne Maqedoni, Mal i zi, Lugina e Presheves.
Ate Nikolla Marku, vecanerisht shquhet per mbrojtjen e pavarsise se Kosoves.
Ate Nikolla Marku, zhvillon nje liturgji fetare vetem ne gjuhen shqipe.
Ate Nikolla Marku , eshte mbrojtesi kishes ortodokse shqiptare nga cdo nderhyrje e huaj. Ai nuk ka lejuar asnje veprim shovinist ne dem te kombit shqiptar dhe ortodoksise ne vecanti.
Ate Nikolla Marku, eshte kontribues i jashzakonshem i harmonise fetare ne Shqiperi. Ai ka mardhenie te shkelqyera me besimet e tjera fetare.
Veprimtaria e ate Nikolla Markut eshte mbeshtetur dhe mbeshtetet mbi keto qendrime dhe parime thellsisht kombetare shqiptare.
Ja disa veprimtari.
Vizitat ne SHBA ne vitet 2002,2003,2004 me ftese te shoqates panshqiptare Vatra dhe te diasores. Ne keto vizita , ate Nikolla Marku eshte takuar me kongresmene si Jozef Dioguardi, Daniel Ron Barker i Kalifornise, senatorin Tom Lantosh, ish komandantit e NATO-s Uesli Klark dhe te tjere personalitet te shquara. Ne keto takime eshte biseduar per mbrojtjen e pavarsise se kishes nga ndikimi shovinist grek dhe per ceshtje kombetera ne menyre specifike sipas rrethanave dhe krahinave me kombesi shqiptare.
Vizitat ne Kosove. Takime te ndryshme si me Kryemyftiun e Kosoves 2009, kryetarin e komunes Peje i cili e respektoi me nje certifikate nderi. Personalitetin e shquar zotin Sabri Novosela., akademikun Mark Krasniqi, kryetarin e komunes Gjakove.
Ate Nikolla Marku eshte takuar dhe me biznesmenin Bexhet Pacolli (aktualisht zv. Kryeminister i Kosoves), zotin Adem Demaci dhe liderin e vetvendosjes Albin Kurti.
Ate Nikolla Marku eshte takuar dhe me legjenden e politikes paqsore te ndjerin ish president Ibrahim Rrugova si dhe me zotin Nexhat Daci ish perfaqsues i kuvendit te kosoves dhe delegat per takimet ne uashington kur diskutohej dhe merreshin vendime per pavarsine e Kosoves.
I paharruar eshte takimi me te ndjerin Arben Xhaferri ne Maqedoni si dhe takimi me Ali Ahmetin dhe Kryepeshkopin e kishes ortodokse te Maqedonise Hiresine Mikail ( personi qe e veshi dhe prift)
Ne te gjitha keto takime si gjithmone eshte trajtuar pavarsia e Kosoves , te drejtat e shqiptareve ne trevat e tjera si dhe pavarsia e kishes ortodokse kombetare Shqiptare.
Ate Nikolla Marku ka marre pjese ne tubime te ndryshme si, per te drejtat e shqiptareve te Camerise ne qaf Bote te Konispolit, te drejtat e te burgosurve politike si dhe ne mbrojtje te shqiptareve te kosoves nga genocidi serb. Ne kishen ku sherben ate Nikolla ne vitin 1999 u strehuan 80 shqiptare te Kosoves.
Ate Nikolla Marku, eshte pjese e organizates kunder gjakmarrjes. Ai personalisht ka dhene nje kontribut te drejperdrejte per pajtim te familjeve ne gjak me njera tjetren.
Ate Nikolla Marku, ka marre pjese dhe ne konferenca shkencore per bashkjetesen dhe harmonine fetare ne Shqiperi.
Aktiviteti i ate Nikolla Markut ne mediat vizive dhe te shkruara eshte i permasave te medha. Afersisht rreth 100 te tilla , duke trajtuar vazhdimisht ceshtjen kombetare dhe pavarsine e kishes ortodokse kombetare shqiptare.
Ne keto intervista dhe shkrimesh ne gazeta jane trajtuar probleme qe shqetesojne shoqerine shqiptare sot.
Qendrimet e ate Nikolla Markut kane qene te prera dhe pa kompromis per sa i takon homoseksualeve, nderhyrjeve te kishes greke ne punet kishes ortodokse shqiptare, ne mbrojtje te emigranteve, ne mbrojtje te trashgimise historike kombetare, kunder shovinizmit Vorio-Epirot, kunder genocidit sllav ndaj shqiptareve etj.
Theksojme se ate Nikolla marku ka patur dhe ka nje korespondece korrekte me Presidentet, Kryeministrat, Kryeparlamentaret, Deputetet etj. Po gjithashtu dhe ambasaden e SHBA dhe trupin diplomatik.
Vlen te theksohet dhe puna e stafit te ate Nikolles qe ka qene ne mbeshtetje te veprimtarise se tije.

Filed Under: Opinion Tagged With: "JAM PRIFT SHQIPTAR, At Nikoll Marku, JO MAQEDONAS"!

THIRRJE NGA ÇIKAGO:MËRGIMTARË,KTHEHUNI NË ATDHE!

August 2, 2014 by dgreca

NË VELESHTË TË VENDOSET “GURI I ATDHEUT”
* GURI I ATDHEUT SHQIPTAR PESHON VETËM NË TOKËN E VET(POPULLI)
*MËRGIMTARË,KTHEHUNI NË ATDHE!
SHSHA në Çikago propozon:Në fshatin Veleshtë të Strugës të vendoset në mes të fshatit GURI I ATDHEUT!
Me rastin e aktuviteteve të shumëta të mërgimtarëve veleshtarë në vendet e ndryshme të botës dhe në SHBA,që kanë ardhur për pushime në Atdhe të organizohet një manifestim i rrallë kulturo-kombëtar të vendosjes së GURIT TË ATDHEUT në mes të fshatit në të cilin do të shkruhej:
GURI I ATDHEUT SHQIPTAR PESHON VETËM NË TOKËN E VET(POPULLI)
MËRGIMTARË,KTHEHUNI NË ATDHE!
Me një solemnitet të rastit dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e fshatit VELESHTË të Strugës,të intelektualëve,të veprimtarëve,të mërgimtarëve dhe të botës shqiptare e universitare e fetare të shpalohet GURI I ATDHEUT SHQIPTAR në mes të fshatit VELESHTË si dëshmi e kohës se nga ky fshat ndër vite morën rrugën e mërgimit nëpër botë për shkak të padrejtësive historike që iu bë popullit shqiptar në trojet e veta etnike nga regjimet antishqiptare pansllaviste në Ballkan.
Propozimi:
Merret një GURI I ATDHEUT nga malet e Korabit dhe Toka Shqiptare,gdhendet mirë dhe i jepet forma e një plisi shqiptar si fugurë e identitetit tonë kombëtar shqiptar dhe shkruhet teksti që e kemi propozuar si më lartë(shih tekstin).
Për këtë propozim nuk kërkohen shpenzime të mëdha matriale,por me një organizim të veprimtarëve të fshatit Veleshtëdhe në bashkëpunim me mërgimtarët tanë vendosja e GURIT TË ATDHEUT SHQIPTAR në mes të fshatit VELESHTË do të çonte mesazhin më të mirë në këtë verë të takimeve me mërgimtarët tanë dhe për kohën,ashtu si e thotë prore SHSHA-ja në ÇIKAGO:Diaspora Shqiptare në Amerikë nuk ka tjetër Atdhe pos Tokës së Shqiptarizmës!

Për këtë nismë të bisedoni me përfaqësuesit e fshatit Veleshtë,
Më intelektulë,veprimtarë,studentë,mërgimtarë,profesorë nga bota shkencore e dijes dhe universitare e fetare.
Të konsultoheni për këtë propozim:
Prof.dr.Agim Vinca,
Prof.dr.Nebi Dervishi,
Ziadin Sela,kryetar i komunës Strugë,
Aktori Xhevat Limani,
Aktori Pajazit Murtishi,
Mahmut Skenderi,sekretar i SHSHA-së në Çikago,
Irfan Vlashi,aktuvist i fshatit Veleshtë,
Prof.Sabaudin Zhuta
Imami i Xhamisë në Veleshtë.
Për këtë propozim ka kohë që kalon nëpër aktivietin politiko-kombëtar në SHSHA në Çikago dhe dëshirojmë që këtë verë të mërgimtarëve tanë në Atdhe të bëjmë pjesë të aktiviteteve tona të programit kombëtar:DIASPORA DHE ATDHEU!TË FALA ATDHEUT!
Me shumë respekt,
Prof.Skënder Karaçica,
Drejtor Ekzekutiv i SHSHA-së
Çikago

Filed Under: Komunitet Tagged With: KTHEHUNI NË ATDHE!, mergimtare, Skender karcica

Nje libër që thotë më shumë se shkruhet

August 2, 2014 by dgreca

Nga Pjetër Jaku/
Duke lexuar librin përshkrues, brenda të cilit nuk ka vetëm një hero, kjo më shumë për modestinë e “përsonazhit” për të cilin flitet por, edhe mënyrën e të menduarit të autorit në ndërtimin e një vepre, pak më shumë se biografike. Libri “ Fal, por mos harro!” i përmbahet më së shumëti fjalës së parë të këtij titulli. Një kalvar vuajtjesh e përsekutimesh që e ndoqën shqiptarin e mjerë, veç pse nuk i bindej ideologjisë komuniste, vetëm pse ishte dikushi, vetëm pse Zoti i kishte dhënë ndonjë dhunti mbi komunistët dritëzezë.
Ndrek Pjetri, rreth të cilit e për të cilin shkruhet ky libër, sistemuar nga Gjon Kaçaj dhe punuar në dialektin gegë nga Valentin Lumaj, është një emër i njohur prej vitesh si pajutes gjaqesh në disa zona të Veriut. Fryma kristiane, që e përshkon tejembaë këtë libër, është meritë edhe e autorit, i cili vjen dhe ai nga një brez përsekutimesh dhe prej vitesh është në krye të një shoqate të përseketuarish.
Libri ka një ndërtim model, të cilit i prinë një biografi e shkurtër dhe e shkruar bukur e Ndrekës, për të ardhur më pas përshkrimi evidentues i rrethanave dhe kushteve në të cilat Ndreka u rrit dhe u edukua, i ndarë edhe në kohë, para e pas diktaturës. Veç kësaj, përshkruhen me detaje, momente të rëndësishme të formimit të përsonalitetit të një të adoloshenti, që koha e kishte rritur para kohe.
Ishte vetëm 15 vjeç dhe, bash në ditën e dëshmorëve, me 5 Maj të vitit 1945 kur Ndrek Pjetri arrestohet, përpiqen dy muaj me radhë për ta manipuluar moshën e tij me lloj lloj formulimesh si akuza, por më kot. Mbas dy muajsh u liruar, për të mos qënë i lirë, siç thotë autori Gjon Kaçaj, ku disa kapituj më pas do të shtonte: “ Një ditë i erdhi lirimi, po jo liria.”
Libri, për të mos thënë subjektin e tij, si një e drejtë e lexuesit, është i ndërtuar me një kompozicion klasik, ku radhë pas radhe e faqe pas faqeje përshkruhet koha në të cilen ecen “përsonazhi”, rritet dhe bashkë me të rriten dhe ndodhitë negative, dhe përshkrimet tmerruese jo vetëm të tij, por edhe shumë e shumë të tjerëve që u rriten në atë kohë dhe, që nuk iu nënshtruan diktaturës vrastare, e cila ishte një model i pashembullt edhe të vendeve të tjera të bllokut komunist.
Pjesët si: “ Studenti mes flakëve”, “ Arrestimi”, “ Sekrete të murosuna dhe “ Te Ura e Vrakës” janë vërtet drithëruese për nga faktet dhe përshkrimet e tyre. Libri, ndonëse ka formën e një ditari, merr formën narrative të përshkrimit edhe të përsonave të tjerë që ndikuan në jetën e tij, sidomos të motrave kishtare dhe disa priftërinjëve me kulturen e të cilëve u rrit dhe u formua, për t’u përballua vështirësive të panumërta që iu paraqiten, për afro një gjysëm shekulli.
Ndrek Pjetri është guri i qendresës dhe i faljes, është burri i urtë, që me urinë e tij shpëtoi jetën e disa njerëzve, që Kanuni mund t’i vriste, është modeli i njeriut që përhap mirësi e rrezaton shpresë gjithkund shkon e gjithësaherë flet për jetën, për besën e burrninë, për njeriun e mirë!
Gjon Kaçaj, veç krijimatrisë në vargje dhe njohjes që ka për vargëzimin popullor, pothuajse të krejt Veriut të Shqipërisë, edhe në këtë libër, të cilin Ndreka ia ka besuar me të drejtë, vjen me një kulturë e formim për t’u lakmuar në publicistiken biografike.

Filed Under: ESSE Tagged With: me shume, Nje libër që thotë, Pjeter Jaku, se shkruhet

DHJETE VJETET E JETES SE ALI ASLLANIT, TE PA VLERESUARA

August 2, 2014 by dgreca

Nga Enver Memishaj *)
Ditët e fundit në gazetën “55” është botuar një autobiografi e Ali Asllanit (1882 – 1966) si dhe dy artikuj me kujtime në gazetën “Telegraf”, ku është pwrshkruar shwrbimi i shquar i kwtij burri qw i sjellw atdheut tw tij.
Në këto shkrime vetwm sa përmëndet qwnia e Ali Asllanit si kryetar bashkisë së Vlorës, nga 20.12.1918 deri më 30.11.1920 dhe nga prill i vitit 1934 deri në korrik të vitit 1939, po t`i shtojmë edhe kohwn si sekretar i Qeverisë së Ismail Qemalit në vitin 1913 dhe kohën e internimit nga pushtuesi italian, dalin mbi 10 vjet nga jeta e tij, një peiudhë mjaft e gjatë nw jetwn e njw njeriu dhe me shumë rëndësi në shërbimet që ai i ka sjellë vendit të tij.
Nisur nga sa sipër po paraqes sado shkurt vetwm kontributin e Ali Asllanit si kryetar i Bashkisë së Vlorës, pothuajse i pa njohur nga publiku i gjerë.
* * *
Kur në dhjetor të vitit 1918, në Durrës u krijua qeveria e Turhan Pashës, menjëher, më 20 dhjetor, e dekretoi, Ali Asllanin kryetar të administratës lokale të Vlorës. Në këtë detyrë ai qëndroi deri në 30 nëntor të vitit 1920 .
Në atë periudhë ai kontribuoi seriozisht në çështjen kombëtare. Është për t`u veçuar roli tij i rëndësishëm për mbrojtjen e çështjes kombëtare, lidhur me pretendimet italiane për territore shqiptare, përpara të dërguarit personal, të Presidentit Ullson, në Shqipëri, konsullit Josef Haven, i cili qëndroi 15 ditë në shtëpi të Qazim Kokoshit dhe 15 ditë në shtëpi të Ali Asllanit.
Ali Asllani kishte bashkëshorte mbesën patriotit të shquar vlonjat Qazim Kokoshit, gjë që e lidhte më shumë me Vlorën dhe me çështjen kombëtare shqiptare.
Në detyrën e kryetarit të Bashkisë, në shkurt të vitit 1919, Ali Asllanit i mbetet vlera dhe mirënjihja jonë për organizimin dhe nderimin e përcjelljes në përjetësi të Ismail Qemalit. Sipas tij: “Këshilli Bashkiak i qytetit, ku mbisundonin patriotët, propozoi që varri i Ismail Qemalit të vendosej në sheshin qëndror të qytetit, pranë shtëpisë ku kishte lindur Ismail Qemali dhe pranë selisë së Kuvendit Kombëtar, ku ai kishte shpallur Pavarësinë e Shqipërisë. Por komanda ushtarake italiane, nga frika e shpërthimit brenda në qyteti të manifestimeve patriotike gjatë varrimit dhe duke justifikuar se projekti i rregullimit të sheshit qëndror ishte ende i pa përfunduar, nguli këmbë që trupi të varrosej në Kalanë e Kaninës, të paktën përkohësisht, aty ku qenë varrosur paraardhësit e Ismail Qemalit”.
Adhurimi dhe respekti që Ali Asllani kishte për Heroin e Pavarësisë dalin qartë, jo vetëm në vargjet që ai krijoi për të, por edhe në ato pak kujtime që mundi të botojë në raste përvjetorësh të Pavarësisë. Në vargjet e poezisë “Ismail Qemali”, poeti i madh, me forcën e penës së tij përshkruan gjithë historinë e Plakut të Vlorës, apo “Plakut të pavdekshëm”, siç e quante ai; jetën e tij; vështirësitë që ai ndeshi për Shpalljen e Pavarësisë; rolin që ai lujajti në të; patriotizmin; sakrificat; dashurinë që kishte populli për të; e deri tek dëmi që i solli kombit vdekja e papritur e tij, duke e mbyllur me vargjet që sintetizojnë krejtësisht jetën dhe veprën e Ismail Qemalit:
Emr’i tija i vërtetë / është Nëntor njëzet e tetë…
Gjatë viteve 1919-1920, Ali Asllani, në bashkëpunim me një inxhinjer italian ndërtoi merkaton e qytetit në rrugën Vlorë –Skelë dhe rikonstruktoi dy trotuarët e kësaj rruge. Ai u interesua edhe për rikonstruksionin e kalasë së Kaninës, por ngjarjet rrodhën ndryshe, ai u largua nga Vlora dhe dëshira e tij mbeti vetëm dëshirë.

Më 1920, si kryetar i katundarisë, mbështeti Luftën heroike të Vlorë duke shkruar dhe himin e fuqishëm të kësaj lufte dhe disa poezi të tjera të njohura dhe të vlerësuara. Për veprimtarinë e tij atdhetare ai u burgos prej pushtuesve italianë dhe më pas u internua në ishullin e Sazanit me shumë patriotë të tjerë.
Në festimet madhështore që u organizuan pas fitores së Luftës së Vlorës, më 3 shtator 1920, ai mbajti para popullit një fjalim të nxehtë atdhetar, si dhe i bëri në emër të popullit një telegram urimi qeverisë së Sulejman Delvinës, që edhe iu përgjigj atij.
Gjendet gjithashtu një korespodencë ndërmjet “Komitetit Mbrojtja Kombëtare” dhe kryekatundarit të Vlorës Ali Asllani, ku del qartë angazhimi total i tij në luftën për çlirimin e Vlorës, nga pushtuesi italian.
Me rastin e festimit të 28 nëntorit 1920, Ali Asllani, ftoi në qytetin e Vlorës kryeministrin Sulejman Delvina të cilin edhe e shpalli “Qytetar Nderi të Vlorës”. Ishte i pari shqiptar që u shpall qytetar nderi i Vlorës.
Më 17 dhjetor 1920, nga Tirana, Ali Asllani dhe Qazim Kokoshi lajmërojnë me gëzim Shoqërinë “Mbrojtja Kombëtare” në Vlorë: “Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve. Urime nga zemra…”
* * *
Në prill të vitit 1934, ai u zgjodh për herë të dytë kryetar i Bashkisë së Vlorës, jo vetëm si një personalitet vlonjat, por edhe me veprimtari të gjerë në shërbim të atdheut e të kombit, detyrë që e ushtroi deri në korrik të vitit 1939.
Gjatë ushtrimit të detyrës, Ali Asllani bëri shumë shërbime të shquara për t`i dhënë Vlorës pamjen e një qyteti europian dhe me qëllim që qytetarëve t`u shërbente sa më mirë.
Kështu p.sh. në vitin 1937, bashkia, nxorri disa urdhëra sipas të cilëve: tregëtarët duhet të kalonin në vizitë mjeksore, për periudhën 1 maj deri më 15 shtator, dyqanet dhe aktiviteti tregëtar duhet të bënte pushim prej orës 12 deri në 15, kjo për arsye shëndetësore, si të tregtarëve edhe të popullit që të mos dilnin në kohën e nxehtë, etj.
Për herë të parë kur bashkia drejtohej nga Ali Asllani janë çelur shkolla foshnjore dhe kopshte.
Po kështu, bashkia shpërndau 2000 kv. misër dhe barna falas për të vobektit. U bë zgjerimi i rrugëve, u dha urdhër për lyerjen e dyqaneve, u ngritën banjo publike për gra dhe burra, u bë rregullimi i tregut, u ndanë veç shitja e druve, fruta zarzavateve etj, u ndërtuan bar – restaurante, u nxit shfrytëzimi banjove të detit etj.
Në një prononcim të bashkisë thuhet se: “Kjo bashki çështjen e ujit e ka në krye të programit të veprimeve të sajë dhe i ka kushtuar gjithë kujdesin e sajë që meriton… për herë të parë është bërë studimi me inxhinjer kompetent…”
Në vitin 1937, Ali Asllani u kujdes dhe bëri një punë të mirë, që gëzimi 25 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, të hynte në çdo vatër vlonjate në qytet dhe në fshat. Në Vlorë, ishte formuar komisioni i festimit të 25 vjetorit me këtë përbërje: Kryetar kapiten Kamber Qafmolla, komandant xhandarmërie dhe zëvëndës prefekt, Ali Asllani, kryetar i bashkisë, Aristidh Ruçi, Pandeli Bezhani, Hamza Isai, Asim Kokoshi, Skënder Muço, Sif Kedhi, Seit Qemali.
Po kështu nga çdo komunë u caktuan për të vajtur në Tiranë një grup valltarësh djem e vajza.
Gjatë vitit 1937, me interesimin e Ali Asllanit dhe nxitjen e tij, ka funksionuar edhe Shoqëria “Gruaja shqiptare”, e komunave, me këtë përbërje: Dukat: Nasybe Thanasi, Nartë: Zenepe Lepenica, Mesaplik: Arelbaj Deraj, Gërnec: Angjelina Shllaku, Drashovic: Rukie Qazimi, Sevaster: Zonja e Remzi Ramos
Si kryetar i Bashkisë, Ali Asllani bëri përpjekje për ngritjen e bibliotekës publike të qytetit. Dhe natyrisht një mëndje e ndritur si e tija, nuk mund të qëndronte indiferent kur mendnte se Vlora nuk kishte bibliotekë, për të ndriçuar mendjet e qytetarëve të sajë. Në një prononcim të tij në shtyp ai iu përgjigjet një grupi qytetarësh vlonjatë: “Në të ndershmen gazetë “Jeta e Re”, më datën 8.7.1937, bëhet fjalë për një bibliotekë në Vlorë.
Krijimi i bibliotekës në Vlorë, është brënda programit e veprimeve të kësaj bashkie, dhe nga ana e kësaj kryesie është propozuar që në vitin e kaluar, por për ngushticë financiare nuk u realizua; dhe tue qënë brenda programit sajë, me të parë mundësinë financiare do të propozohet rishataz në buxhetin e ri. Me nderime Kryetari i Bashkisë Ali Asllani”.
Pra si datë fillimi i bibliotekës publike të Vlorës mund të merret vitit 1938, me gjithë se edhe këtë viti, shtypi shkruan: “Në Vlorë nuk ka bibliotekë. Syrja bej Vlora ka nje bibliotekë dhe a nuk do të ishte mirë që t`ia falte Vlorës. Si një xhest patriotik?”. Pra në Vlorë biblioteka publike ka filluar të funksionojë vetëm në vitin 1939.
Përveç aktivitetit të tij politiko-atdhetar, si dhe krijimtarisë letrare, Ali Asllani do mbetet i njohur për qytetin e Vlorës edhe për ndërtimin e dy monumenteve:
“Shtylla e Flamurit Kombëtar”, në Sheshin e Flamurit, dhe “Kulla e Sahatit”, që u financua nga tregëtarët e këtij qyteti.
Skicë-idetë e këtyre monumenteve u përgatitën prej tij dhe inagurimet u bënë në vitin 1937, gjatë periudhës që ai vetë ishte Kryetar i Bashkisë së qytetit.
Për ndërtimin e Kullës së Sahatit, me vendim të Këshillit të Bashkisë datë 5.8.1937, u lidh kontratë me skluptorin e njohur Odise Paskali, për katër faqet zbukuruese të Kullës, ku do të realizoheshin: 1. Fytyra e Skënderbeut, 2. Fytyra e Mbretit, 3. Fytyra e Ismail Qemalit, 4. Shqiponja dy krenare. Fusha e Sahatit duhej bërë me numura romak. Sahati përveç anës funksionale ka edhe vlera artistike dhe për këto arsye është shpallur në vitin 2006 nga ish ministri i kulturës Dr. Bujar Leskaj monument kulture.
“Më 1 shtator 1938, u inagurua në Vlorë, tamam në vendin ku heroi i indipedencës shqiptare pat ngrehur Flamurin e Lirisë, Shtylla e Flamurit Kombëtar… Populli kishte ardhur nga të gjitha fshatrat… Turmat e mëdha… ishin të ekzaltuara nga një gëzim i jashtëmasëshëm. Në fytyrën e sejcilit shquhej një gas, që është i rrallë. Mori pjesë një përfaqësues i N.M. së Tij Mbretit, Xhafer Ypi dhe dërgata të qeverisë e parlamentit…
Është një inspirim poetik dhe një realizim i mbushur me mundime e sakrifica. E para i dedikohet kryetarit të sotëm të bashkisë z. Ali Asllani dhe e dyta sakrificave të Institutit të Bashkisë së vendit tonë”.
Ali Asllani mbajti lidhje të rregullta më Mbretërinë me qëllim që ai të përfitonte sa më shumë për qytetarët e tij, kështu me rastin e martesës së N.M. së Tij Mbretit Ahmet Zogu me N.M.e Saj Konteshën Apony, me fondet e bashkisë së Vlorës u martuan 10 vasha të varfëra.
Në atë kohë qytetet tona ishin të prapambetura, por Ali Asllani u kujdes për çdo gjë që Vlora tu ngjante qyteteve të Europës që kishte shëtitur, kështu në maj të vitit 1939, kemi një urdhëresë të bashkisë sipas së cilës “Llozhurat (plehrat) nuk do të hidhen në rrugë por në një teneqe…”
Gjatë viteve 1937 – 1938, Ali Asllani veç të tjerave u kujdes edhe për veprimtarinë e shoqatës kulturore sportive “Ismail Qemali”, organizimin e Bandës Muzikore të Bashkis, etj.
Për kontributin e tij të madh në ngritjen e pasurimin e Muzeut të Arkeologjik të Vlorës, qeveria e Francës, më 8 dhjetor të vitit 1937, i akordoi atij titullin “Oficeri i Akademisë Franceze”
Zgjedhja e Këshillit të Bashkisë, në shtator të vitit 1938.
Zgjedhjet e reja për Asamblenë e Bashkisë, qenë mbaruar dy javë më parë, dhe patën fituar këta zotrinj: Spiro Suli, Epaminonda Bezhani, Qazim Hamdiu, Menduh Sharra, Ali Çakërri, Hamza Isai, Tom Stamolla, Esheref Dano. Eqerem Sorra, Sabri Mezini.
Pardje këta zotrinj që do të formojnë Asamblenë e re, u mblodhën në sallën e bashkisë dhe votuan për kryetarin e Asamblesë dhe për anëtarët e këshillit. Për kryetar me shumicë votash fitoi z. Spiro Suli dhe për këshilltar: Spiro Suli, Qazim Hamdiu, Epaminonda Bezhani, Menduh Sharra.
* * *
Folëm shkurt vetëm për shërbimet e shquara që Ali Asllani i solli Vlorës dhe vendit të tij si kryetar i Bashkisë, në atë periudhë aq të vështirë të vendit tonë.

*) Nxjerrë nga libri autorit “Historia e Bashkisë së Vlorës 1912 – 1920”, që është në shtyp.
Botuar në gazetën “ 55 “, Tiranë, dt. 2.8.2014, f. 16-17

Filed Under: Histori Tagged With: DHJETE VJETET E JETES SE ALI ASLLANIT, Enver Memishaj, TE PA VLERESUARA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4490
  • 4491
  • 4492
  • 4493
  • 4494
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT