• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nje libër që thotë më shumë se shkruhet

August 2, 2014 by dgreca

Nga Pjetër Jaku/
Duke lexuar librin përshkrues, brenda të cilit nuk ka vetëm një hero, kjo më shumë për modestinë e “përsonazhit” për të cilin flitet por, edhe mënyrën e të menduarit të autorit në ndërtimin e një vepre, pak më shumë se biografike. Libri “ Fal, por mos harro!” i përmbahet më së shumëti fjalës së parë të këtij titulli. Një kalvar vuajtjesh e përsekutimesh që e ndoqën shqiptarin e mjerë, veç pse nuk i bindej ideologjisë komuniste, vetëm pse ishte dikushi, vetëm pse Zoti i kishte dhënë ndonjë dhunti mbi komunistët dritëzezë.
Ndrek Pjetri, rreth të cilit e për të cilin shkruhet ky libër, sistemuar nga Gjon Kaçaj dhe punuar në dialektin gegë nga Valentin Lumaj, është një emër i njohur prej vitesh si pajutes gjaqesh në disa zona të Veriut. Fryma kristiane, që e përshkon tejembaë këtë libër, është meritë edhe e autorit, i cili vjen dhe ai nga një brez përsekutimesh dhe prej vitesh është në krye të një shoqate të përseketuarish.
Libri ka një ndërtim model, të cilit i prinë një biografi e shkurtër dhe e shkruar bukur e Ndrekës, për të ardhur më pas përshkrimi evidentues i rrethanave dhe kushteve në të cilat Ndreka u rrit dhe u edukua, i ndarë edhe në kohë, para e pas diktaturës. Veç kësaj, përshkruhen me detaje, momente të rëndësishme të formimit të përsonalitetit të një të adoloshenti, që koha e kishte rritur para kohe.
Ishte vetëm 15 vjeç dhe, bash në ditën e dëshmorëve, me 5 Maj të vitit 1945 kur Ndrek Pjetri arrestohet, përpiqen dy muaj me radhë për ta manipuluar moshën e tij me lloj lloj formulimesh si akuza, por më kot. Mbas dy muajsh u liruar, për të mos qënë i lirë, siç thotë autori Gjon Kaçaj, ku disa kapituj më pas do të shtonte: “ Një ditë i erdhi lirimi, po jo liria.”
Libri, për të mos thënë subjektin e tij, si një e drejtë e lexuesit, është i ndërtuar me një kompozicion klasik, ku radhë pas radhe e faqe pas faqeje përshkruhet koha në të cilen ecen “përsonazhi”, rritet dhe bashkë me të rriten dhe ndodhitë negative, dhe përshkrimet tmerruese jo vetëm të tij, por edhe shumë e shumë të tjerëve që u rriten në atë kohë dhe, që nuk iu nënshtruan diktaturës vrastare, e cila ishte një model i pashembullt edhe të vendeve të tjera të bllokut komunist.
Pjesët si: “ Studenti mes flakëve”, “ Arrestimi”, “ Sekrete të murosuna dhe “ Te Ura e Vrakës” janë vërtet drithëruese për nga faktet dhe përshkrimet e tyre. Libri, ndonëse ka formën e një ditari, merr formën narrative të përshkrimit edhe të përsonave të tjerë që ndikuan në jetën e tij, sidomos të motrave kishtare dhe disa priftërinjëve me kulturen e të cilëve u rrit dhe u formua, për t’u përballua vështirësive të panumërta që iu paraqiten, për afro një gjysëm shekulli.
Ndrek Pjetri është guri i qendresës dhe i faljes, është burri i urtë, që me urinë e tij shpëtoi jetën e disa njerëzve, që Kanuni mund t’i vriste, është modeli i njeriut që përhap mirësi e rrezaton shpresë gjithkund shkon e gjithësaherë flet për jetën, për besën e burrninë, për njeriun e mirë!
Gjon Kaçaj, veç krijimatrisë në vargje dhe njohjes që ka për vargëzimin popullor, pothuajse të krejt Veriut të Shqipërisë, edhe në këtë libër, të cilin Ndreka ia ka besuar me të drejtë, vjen me një kulturë e formim për t’u lakmuar në publicistiken biografike.

Filed Under: ESSE Tagged With: me shume, Nje libër që thotë, Pjeter Jaku, se shkruhet

Artikujt e fundit

  • HOMAZHET DHE LAMTUMIRA PËR DR. GJON BUÇAJ DO ZHVILLOHEN MË 19-20 MAJ 2022
  • HOMAZHET DHE LAMTUMIRA PËR DALIP GRECËN DO ZHVILLOHEN MË 19-20 MAJ 2022
  • LAMTUMIRË DALIP GRECA
  • SHUHET DALIP GRECA, IKONA E DIELLIT, VATRËS E MEDIAS SHQIPTARE NË AMERIKË, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI
  • Një lutje për shëndetin e mikut tonë të çmuar Dalip Greca
  • SHUHET PATRIOTI I MADH DR. GJON BUÇAJ, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI
  • SUPREME COURT LEAK LEADS THE HEADLINES
  • GAZZETTA DI VENEZIA (1919) / SHKRESA E DJEMVE TË ISMAIL QEMALIT DREJTUAR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË ITALISË ME RASTIN E VDEKJES SË BABAIT TË TYRE
  • TURKEY’S COLLUSION WITH RUSSIA – NEW REPORT
  • Jo, po: ka Shqipni për Zotin
  • GJON KAMSI DHE RRËNJËT E FAMILJES SË TIJ MESJETARE
  • KAFSHËT LUFTËTARE SI DHE NJERËZIT
  • ALBANIAN LANGUAGE – ELECTIVE COURSE – AT HARVARD UNIVERSITY
  • MITINGU I MADH I 13 MAJIT 1910 NË BOSTON NË PËRKRAHJE TË KRYENGRITSËVE TË KOSOVËS DHE KRYEKOMANDANTIT ISA BOLETINI
  • Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA mirëpret të gjithë shqiptarët në festën e 110 vjetorit të krijimit të saj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT