• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Elegji për Çamërinë

June 26, 2014 by dgreca

Poezi nga Arben Fetahu/

70 vjet pa të pare, malli shumë më ka marrë ; /
pres e pres të vij tek ti, të të shoh me sytë e mi /
Më shfaqesh në ëndër e bukur porsi peri ; /
më sjell erë portokalli, stolisur e tëra me ulli./
Vëshët më kanë dëgjuar,për ty shumë histori /
me to jam jam ushqyer,por ngopur nuk e di…!/

Di që jam rritur me mendjen tek ti
me gojë kam folur , shumë e shumë për ty
dhe shumë kam filluar,me kryefjalën Çamëri !
me duar pas, jo nuk kam mbetur,
me to kam shkruar shumë poezi
dhe këngë e valle për ty kam hedhur
moj e bukura Çamëri.

Rendur e rendur drejt teje të vijë
që të mos mbetesh më vetëm,as unë,e as ti ;
Tokën do të hap me thonjtë e mi,
Për të gjetur eshtrat e të parëve të mi .

Me eshtrat e gjetura një mal do të ngri,
që më shumë se unë, të dëshmojë vetë ai
për masakrat e bëra në Çamëri…!

Dhe eshtrat do ti marrë, dhe eshta do t’i bëj,
me to do të luftoj, do të luftoj që të mbijetoj
me ndihmën e Zotit,luftën ta fitoj…!

Të kthehem në Çamëri,aty ku lindën të parët e mi,
të marrë ato toka, që i kam me Tapi
trashgim, unë t’ia lë nipave të mi…!

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Arben fetahu, elegji, per Camerine

EPOKA E SKENDERBEUT NE OPTIKEN E VIRGJIL KULES

June 26, 2014 by dgreca

NGA ILLO FOTO/ New York/
Gazetarin e formon me shume jeta se shkolla. Gazetari identifikohet me jeten . Ata kane dale nga fronti i luftes dhe i punes ,pa veshur uniformen e ushtarit dhe komnishet e puntorit . Shume personaliteve publike shqiptare , jane me origjine gazetare. Permendim Petro Markon , Nonda Bulka , Agim Shehun , Dritero Agollin , etj veprimtarine fillestare kane gazetarine . Mund te shkojme dhe me gjere. Ne vargun e gjate te nobelisteve , shndrisin emrat e gazetarve , Cherchill dhe Markez .
Kur njifesh me kete te kaluar te gazetarve , askush nuk dyshon ne se nje gazetar debuton si shkrimtar i shquar ose historian . Ne keto bujtina gazetari bujt sikur te jete ne shtepine e tij , sepse ashtu ndihet realisht . Besoj se shume si une nuk jane befasuar kur degjuan se gazetari Virgjil Kule botoi librin historik “Kryqtari i Fundit”,qe nuk eshte roman , por liber historik i mirfillte , kushtuar heroit tone kombetar .
Nuk besoj se gjendet nje nxenes europjan , qe eshte ulur ne bangot e shkolles dhe nuk ka njohuri , per kryqtarin Skenderbe , qe njihet edhe si kryqtar i fundit i kristianizmit . Edhe ata , qe nuk kane arsimin minimal , Heroin Skenderbe e njofin nepermjet legjendave , qe u kane mekuar nenat dhe gjyshet ; sepse Skenderbeu eshte hero mitologjik i shume krijimive popullore te shume vendeve ballkanike dhe europjane. Qofte si figure historike , apo mitologjike , Skenderbeu shqiptar eshte heroi , qe i dolli per zot vendlindjes se tij arbnore dhe Europes plake , duke e mbrojtur nga absorbimi otoman. Lexusit dhe adhurusit e shumte , perpara Shqiperise , kane njohur Skenderbeun. Kjo perben nje krenari mbarekombetare. Autori Kule shkruan ne faqe20 : “Gjergji nuk mund te luante rolin e skllavit te menddafshte” ( faqe 20 )
Letraret , historianet, shkencetaret shqiptare e kane trajtuar temen “Skenderbe “, ne te tera zhanrat e krijimtarise , qe nga kenget , tregimet popullore , tek poemat e Naimit dhe librat historike , te shume historianve vendes si dhe filmat kinematografike . Shtatore te tij gjen jo vetem ne trojet arbnore , por dhe jasht vendit te origjines . Tema “Skenderbe“ eshte gjithnje aktuale, pavaresisht kohes, kur trajtohet . Kjo tendence vjen e mbartur nga gjashte shekujt e fundit te kristanizmit .
Virgjil Kulen, si shumica e shqiptarve , e kam njohur si deklamus (recitus ) ne Tv. Mendoja se ishte gazetar , qe shkruante ne ecje e siper dhe bareste ne jete, duke e mbajtur per dore ndonje tutor i pa dukshem . Kisha mendim shume te gabuar , qe e ndryshova rrenjesisht , kur lexova vepren e tij historike , per te cilen po shkruaj kete persiatje modeste .Perpara lexusit te sotem , autori Kule ngrihet si gazetar madheshtor , qe njef ne pallce realititetin , per te cilin shkruan dhe i ngulur ne karigen e krijusit hiistorian , na ka dhene nje veper monumentale historike , me te cilen krenohemi si komb .
Virgjilin e njef opinioni publik edhe si tregimtar i talentuar , qe ben pjese ne eliten e gazetarve . Jo te gjithe gazetaret jane tregimtare , sepse arti i naracionit eshte talent . Historiani kerkon skrupulozitet, nuk ndryshon , as fantazon , por komenton . Nje historian edhe pa stazh duhet te nxjerri nga dora veper te persosur, per saktesi . Nuk duhet te ekzistoje shprehja historian i ri . Tek autori i librit , qe bejme fjale, eshte bashkuar gazetari me historianin dhe nepermjet ketij aliazhi , kemi librin historik “Gj.K. Skenderbeu –Kryqtari i fundit “ , botim i dyte nga “F.T. Albania “ -2012 . Permban 546 faqe.
Pasioni i gazetarit dhe i memmedhetarit , jane shtysat , qe e konvertuan autorin Kule , ne historian te mirfillte . Nisma i sherben nje rishikim te shkrimit objektiv te historise . Simbas mendimit te perparuar intelektual te kohes sone , gazetaret e tranzicionit , pa dyshim dhe shkrimtaret jane disa hapa perpara politikanve dhe historianve , qe i ka marre zvarre tranzicioni problematik .
Nuk kam pse te marr persiper klasifikimin e veprave historike , qe kane vershuar ne tregun e librit shqiptar , vitet e fundit , por do te shpreh mendimet e lexusit , per vepren e Virgjil Kules . Mendoj se eshte nje veper serioze historike , qe argumenton se Skenderbeu shqiptar , nuk eshte vetem nje trim kordhetar , zot i shpates dhe topuzit, por nje politikan dhe diplomat nga me te shquarit e kohes , i shkolluar ne nivele te larta , qe plotesohen me telantin si bashkepunus dhe lider ne beteja ndereuropjane , kunder osmanizimit te Europes .
Ne te tere kete portret te heroi tone kombetar , autori Kule ka cfrytezuar nen nje optike te rrepte analitike, shkrimet e historianve , arshivat e kohes te botuara , por dhe te pa botuara nga autore para ardhes . Kryqtari shqiptar , Skenderbe , na paraqitet si kollos i mendimit dhe veprimit kryengrites , i nacionalizmit te mekuar me europjanizem. Kule na paraqitet autor shume kerkus dhe per cdo eveniment historik u eshte referuar me shume se nje burimi . Tavolina e lodhur e punes , e ben autorin Kule te besushem , per lexusin .
Libri historik midis specifikave , qe ka si krijimtari , duhet te mos infektohet nga subjektivizmi , por ky realitet nuk duhet ta privoi autorin nga shprejet figurative , madje dhe nga fantazija, ne ndihme te tregimit interpreativ . Autori Kule e ka ruajtur kete baraspeshe te domosdoshme te te qenit historian . Po qe se historiani , do te jete i manget si tregimtar , lexusi arrin deri mos besushmeri te fakteve . Dashuria e autorit me heroin bie ne sy , qysh ne pershkimin e vegjelise dhe vijon , deri ne fund , duke mos cenuar aspak pa anesine e domosdoshme te historianit . Ja si na i jep Kule , heroin e librit , ne raport me oborrin e sofistikuar venecjan: ”Ne rrastin me te mire , me principaten e tij te vogel , nuk do te ishte me shume se nje feudal satelit , madje i ardhur me vonese ne oborrin venecjan “ ( faqe 172 ) .
Mjaftojne keto o dy fjali koncize , per te krijuar idene e nje partneri burror , sic ishte Skenderbeu , perballe sqimes se rreme venecjane , qe jetonte jasht realitetit te forces , qe lypte koha , per jete a vdekje , ne mbrojtje te kristjanizmit . Eshte thene gjithcka edhe per dhelperine venetikase dhe per kryelartesine trimerore te Skenderbeut. Keto ballafaqime dhe ballanca gjenden ne qindra pershkrime , ne vepren e Kules , duke i paraqitur dhe zgjidhur me mjeshterine e fjales .
Nuk mjaftojne vetem fjelite morfollogjikisht te shendeteshme . Ajo qe e bashkon vepren me lexusin eshte fryma letrare . Natyrisht une e kam pare me tendence librin dhe kam gjetur rraste shume te rralla te fjalive parazitare , qe do t’i ekspozoj ne kete shkrim , por shumica dermuse e zgjidhjeve , i ngjan faktit , qe citova me lart . Do te thoshja pak , ne se do te shkruaja : Virgjili di te shkruaj histori . Kjo shprehje mediokre mund te thuhet per nje tregimtar fillestar . Duhet thene me ze te larte : Virgjili e perdor fjalen artistikisht , brenda konteksit historik. Duhet te mbajme parasysh, ate c’ka thekson me force autori , simbas te cilit “Per c’do fenomen , institucioni i memories kolektive , regjistron me shume pasojat se sa shkaqet “ ( Faqe 175 )
Jetojme ne nje periudhe , kur ne historine e Skenderbeut ka hyre brutalisht teoria “Shmid “ dhe pas saj kane gjeneruar versione te ndryshmne ballkanike , qe u interesojne nacionalizmit dhe politikave te ngushta shoviniste , qe kane vegjetuar ne Ballkan dhe me gjere .Per sejcilen veper skenderbejane , natyrshem , duhet zbardhur dilema : Si e vlereson autorin , ne kuadratin e Barletit , Nolit , Fran Bardhit , apo nen syzat e Shmidit e kompani ? Une jam me autorin e librit , qe analizova . Autori e distancon veten nga interpretimet “Shmid “, por pa polemike dhe xhelozi .
Si autor i ketij shkrimi modest , ju rekomandoj organeve te arsimit dhe shkences , qe librin e gazetarit-historian Kule, ta kene referance kryesore , ne shkallet e arsimit kombetar , qe perfshin Kosoven , Iliriden , shqiptaret e Presheves , te Malit te zi . Pse e bej kete rekomandim ? Sepse Virgjili , ka interpretim objektiv te dokumentave arshivore , te vjetra dhe te zbuluara nga vete ai dhe e ka veshur heroin me kostumin historik , qe i rri sipas shtatit . Te njejten gje do te beja edhe per nje botim te mundshem , te se arthmes, ne se ruan linjen realiste te historise .
Historia , si shkence , zhvillohet e shendetshme , por jasht politikes dhe interesave meskine te fitimtarve . Historiani nuk formohet ne shkolle . Historian, shkrimtar dhe publicist te ben pasioni .Njifet fakti , qe akademiku Kristo Frasheri eshte i arsimuar per ekonomist. Ja si na e paraqet Kule permblethtas , shume permblethtas dhe realisht ngritjen ne kembe te shtatit patriotik dhe europjan te Heroit legjendar , qe i ka detyrar partneret kapricoze ta njofin si zot te luftes dhe te paqes . “As mbret , as duke , as Pape , vec nje zoteri i ardhur nepermjet nje superaksioni te shkelqyer ne radhet e Perandorise osmane , drejt e ne krye te nje partenizmi arbnor.. Ishte i afte te nxirrte fitoren nga dheu “ ( Kule “Gj. Kastrioti Skenderbeu .. “ faqe 162/63 )
Autori Kule , e ka hedhur ne qarkullim vepren ne kohen e duhur dhe duke perdorur te tera referancat e besushme . Kur nuk mjaftojne depertimet e Barletit, autori citon : Nolin , Dhimiter Frangun , Plasarin , ne disa rraste dhe Shmidin , per tja bere te qarte lexusit , ate konkluzion analize , qe autori mendon se duhet te sqarohet ndryshe , sic eshte rrati i mardhenjeve te brendshme dhe tradhetite e krereve arbnore .
Osmanet e pushtuan Kostandinopojen me 29 maj 1453.Tronditja ishte e madhe ne boten e krishtere . Krishterimi u konsiderua i humbur , por Skenderbeu u angazhua me shume, ne aleanca politike , per te mos e konsideruar renien e Konstandinopojes si fundin e objektivave te kryqezates , por si sfide , per mbijetesen e kristjanizmit , ne kushte te reja . Autori Kule nuk na i paraqit te tera betejat ushtarake te Skenderbeut , me hollesite , qe kerkon nje veper historike , sic e kemi pare kete dukuri tek vepra e Barletit , Nolit , Sabri Godos, etj. Ne vepren e Kules spikat ana tjeter e epokes skenderbegiane . Eshte pershkruar aspekti politik , diplomatik dhe bashkepunimi strategjik i heroit . Keto aspekte , te marra bashke , krijuan premisen e suksesit ne betajat ushtarake . Roli i Skenderbeut si strateg , u duk ne projektin e Kryqezates te perpiluar nga Alfonsi i Napolit , i cili i shkruante Papes : “ Skenderbeu duhet te ndihmohet me 1000 kembesore dhe 200 kalores , qe fuqia e turkut te percahej ne shume sektore . “ (Faqe 219 ) .
Ne faqen 254 te librit , pershkruhet realizimi i nje projekti , per te ndaluar futjen e ujit te kripur ne keneten e Durrsit dhe ne vendet e Arberise . Puntoret duhet te siguroheshin nga venbanimet arbenore . Ky eveniment na sqaron se Skenderbeu ishte njeri me orizont te gjere te nje administratori kohor , qe mendimi i shkonte ne perspektiven e larget te treves , qe qeverriste . Ishte shtetar me staturre te plote .
Lidhur me kete vizion te heroit , autori nenvizon : “ me Skenderbeun , sikurse me fatin , nuk mund te luante kerkush “ ( Faqe 236 ) . Mjafton te permendim faktin , qe qysh ne vitin 1448 , senati kishte marre vendim , per ta vrare Skenderbeun me ndonje vrases me pagese , te njejten gje pati bere dhe ne 1456 , per Leke Dukagjinin , qe ishte bere problematik , per senatin .
Plani afatgjate i Skenderbeut ishte krijimi i nje dinastie mbreterore arbnore . Nuk e plotesonin titujt , qe i jenin partneret si “Kapiten i pergjithshem i njerzve tane te armatosur“, quhej nga Napoli . Venetiku e quante : “I madherishmi , G.jergj Kastrioti .” Marrja e kurores mbreterore ishte kryekeput ne dore te Papes” , prandaj e quante prioritare Kryqezaten papale ,duke bere te pa munduren , per te fituar perkrahjen e tij , thuhet ne f. 279 te librit te Kules. Jepen shume dokumenta dhe shkresa , qe e paraqesin Papen si Komandat ushtarak i Kryqezates dhe skenderbeun si “atlet i Perendise “ . Venetiku kishte kohe , qe “u kishte fryre qirinjve , per shuarjen e Kryqezates “ .
Me duket shume e arrire pershkrimi i figures se Hamza Kastriotit , realizuar nga autori Kule . “ Hamzai nuk mund te ishte nje agjent i zakonshem , ne duart e osmanve , shprehet Autori , po te ishte i tille , ata do te kishin guxuar t’i kerkonin edhe t’i bente atentat Skenderbeut , me qe ishte aq afer tij , por Hamzai ishte kalores …duhej te perballej edhe me opinionin e brendshem “ . ( f. 285) Ne c’do liber , per Skenderbeun , eshte trajtuar figura e Hamzait , por Kule , ne menyren me koncize, ka dhene edhe portretin , edhe mjedisin , ku vepronte nipi gjeneral ushtarak dhe tradhetar. Eshte karakteristike e librit , autori perqendrohet ne analizen e veprimeve dhe me pak ne personazhet , qe i stigmatizon lakonikisht .
Mbeshtetur tek Barleti , autori Kule , analizon nje ane specifike te Skenderbeut, ate te preokupimit urban te tij . Eshte ndricuar ana e sovranit , qe investon per ndertimin e vendit . Ai ishte i dhene ndaj ndertimeve civile , sa here kishte fonde . Perfitoi nga paqa provizore , per te bashkepunuar me Sinan beun dhe me te derguarin e Papes , qe merrej me riparimin e objekteve fetare dhe urave te shkaterruarra nga lufta . Barleti kumton se per ndertime publike dhe te trashegimise kulturore , jane shpenzuar fonde jo te vogla , krahasuar me mundesite e kufizuara ekonomike te kohes . ( Keto momente jane sqaruar ne f. 345 -346 ) . Se bashku me c’ka sqaruam , me lart , per keneten e Durrsit , Skenderbeu di te ndertoi planet e paqes , sa dhe ato te luftes .
Askush nga shtetet europjane , nuk ju pergjigj papes Piu II , per lufte te krishterimit , kunder islamit invadus .Spanja ishte e zene me kontradiktat iberike , Franca nuk po e merrte veten nga lufta 100 vjecare dhe Anglia ishte e preokupuar me luften e pergjakshme te “trandafilave “ . Europjanet e vleresonin me shume stabilitetin e brenshem , qe po u lekundej, se sa fati i krishterimit . Angazhimet e sukseshme te Skenderbeut ne Itali , ishte nje lehtesim i madh , per Papen dhe aleatet e tij . Ishte koha , qe qarkulloi energjikisht ideja e bashkimit te feve , qe besojne tek nje zot . Simbas saj , jane me te shumte gjerat , qe i bashkojne se ato , qe i ndajne fete monoteiste . E veme re se kjo alternitave , po vjen e pa ndryshuar edhe ne ditet e sotme. Moneteizmi , po shkon drejt unifikimit te dogmave .
Sikurse Papa dhe Venetiku bente perpjekje ta kishte Skenderbeun ne anen e tij . Pal Engjelli , arqipeshkev i Durrsit , bente perpjekje per kompaktesimin e institucjoneve katolike . “ Me 8 Nendor 1462 , ai organizoi nje mbledhje ne kishen e Trinise se Matit . Eshte mbledhja , ku midis ceshtjeve te shqyrtuara , ishte dhe promovimi i formules se pagezimit te Frang Bardhit , qe ka vlere monumentale , per historine tone kombetare . Pas kesaj kohe arbnoret katolike , do te pagezoheshin , me formulen ne gjuhen e tyre “ ( Faqe 400 )
Autori Kule ka zbuluar disa dokumenta origjinale , qe nuk jane njohur nga autoret paraardhes . Ne nje dokument te tille , autori na ben me dije se ne Muzeun kombetar te Danimarkes , ndodhet Vula e Skenderbeut , 6 cm . e gjate , prej tunxhi , shume autoritare , qe besohet te jete pergatitur per Skenderbeun si udheheqes eskluziv i kryqezates te Piut te II .
Po rendis disa vrejtje te mijat , per vepren e gazetarit Kule, me synim , per t’i pasur ne konsiderate ne nje ribotim te mundshem te vepres, gjithnje ne se autori do t’i vleresoi , sepse duhet theksuar , qe vepra qendron e plote edhe po qe se vrejtjet e mija nuk merren parasysh nga autori . Une gjykoj se perfshirja e vrejtjeve te mija modeste , ne nj ribotim te mundshem , do te benin vepren te hidhte hapa te tjere drejt persosmerise .
Rrefimi historik ka ndryshim nga rrefimi letrar . Ne te parin merr rendesi degjimi , me shume se leximi . Ne rrefimin historik referancat nuk pse te tregohen te tera ne ligjerate te drejte . Kjo ndodh ne botimin e Kules . Shumica dermuse e referancave eshte e vendosur ne thojza . Kjo e shton besushmerine e referances , por nuk eshte ne pajtim me rrefimin historik . Historiani tregon referancen dhe e komenton ate . Me sondazh, me rezulton se 18 % e fjalive , jane vendosur midis thojzave , pra jane citime te veprave te tjera , qe perfaqesojne afersisht 90 faqe gjithsej, gati nje liber tjeter . Lexusi vertet kerkon dokumentim te fakteve , por do mendime dhe analiza nga autori, te pakten keshtu mendoj une . Kam vene re se shume autore shkrimesh , kryesisht gazetare profesioniste , bejne citime te sa me shme autorve , mundesisht me shume grada. Eshte mode e te gjithe shkrimeve aktuale shqiptare, por nuk ka pse te jete metode e Kules .
Disa vogelsi te kompozimit . Ne faqen 133 shkruhet “kurba e kryqezates kishte filluar pikjaten , per poshte “.Lexusi pyet veten : A ka pikjate per lart ?
Ne faqen 163 , perdoret fjala “parterizimi” . Besoj se do te kishte nje fjale shume me shqip se kjo , per te njejtin funksion.
Ne faqen 180 , ekziston nje fjali e gabuar : “… mallrat , mjetet dhe fitimet CASH , qe perbenin te ashuquajturen placke lufte…“ Lexusi pyet c’eshte kjo fjale CASH dhe pse te ashtuquajtur placke lufte , kur eshte vetem placke lufte .
Ne faqen239 shkruhet : “Eksibilizmi ishte ne kulm .. “ Une pyes: Nuk gjendej nje fjale me pak e perdredhur se kjo ?
Faqe 346 shkruhet “.. per ta izoluar qytetin nga toka “. Nuk besoj se ka ndonje mjet , qe e izolon qytetin nga toka . Ekziston izolim nga deti ose nga komuniteti . Nga toka kurrsesi .
Faqe 453 , eshte shkruar kjo fjali : “ Barleti , si biograf , eshte i detajuar ne kete drejtim .” Natyrisht fjalia eshte shkruar besnikerisht si ne tekst . Pyetja eshte e thjeshte : Ka lexus , qe mund te gjeje ndonje alternative te kuptimit ne kete fjali ?
Kur flitet per Moisi Golemin , spiunazhin osman e quan “inteligjent servis osman “ . Me mire do te ishte te mos cilesohej keshtu .
Jane gabime , qe nuk influencojne ne permbajtjen historike , qe eshte detyra e vepres.
Sic e kam nenvizuar me lart , vepra e historike e Virgjil Kules eshte me e arrira ne botimet shqip , per epoken skenderbegiane , qe ishte percaketuse ne fatet e qyteterimit europjan , ne shekullin e 15 .
Illo Foto / Studjus . NY , Qershor 2014

Filed Under: ESSE Tagged With: E VIRGJIL KULES, EPOKA E SKENDERBEUT, Illo Foto, NE OPTIKEN

OSMAN TAKA,KAPEDAN I CAMËRISË

June 26, 2014 by dgreca

Nga Shkruan:Eugen SHEHU/
Rrjedhat e shekujve kanë shkuar në trevat shqiptare të Camërisë,përmes luftërave të hershme dhe të vona.Fati i Kombit tonë,rrethuar kurdoherë prej lakmive të fqinjëve,ka paracaktuar pos
të tjerave se jeta e shqiptarëvet do të shkonte vetëm përmes betejave.Bashkëkombasit tanë, midis rrobërisë dhe ngadhnjimit të lirisë,ata mundën të ngarendnin krenarisht nëpër kohë.Viset e bukura të Camërisë,ata lumenj të qeta dhe male të larta,përkundën kurdoherë djepe fëmijësh që më pas u bënë Kapedanët e furtunave,një ndër ta Osman Taka,me trimërinë emblematike të tijën,ka ardhur deri në ditët e jetëve tona,duke mbartur shembullin e shkëlqyer të atdhedashurisë.
Lindi në vitin e largët të 1848-ës në Konispol,në një prej familjeve më të dëgjuara të asaj treve.I jati i Osmanit, e kish kaluar më të shumtën e jetës së tij nëpër luftëra kundër rregjimit absollutist të Stambollit dhe i dënuar syrgjym disa herë, më në fund shkoi pranë vatrës së tij. Me trimëritë e të jatit,me fjalën e pjekur të tij,u rrit Osmani i vogël,i cili pati një merak të madh,që në vitet e hershme të fëmijërisë së tij.Ai donte të shkonte në shkollë i veshur me kostum karakteristik të krahinës së Camërisë,me ate kostum simbol që pat luftuar i jati nëpër vite.Dhe dëshira iu plotësua.Ndërsa ndiqte mësimet në Medresenë e Konispolit,Osman Taka do të binte në sy jo vetëm për trupin si lastar të tij,por sidomos për kostumin popullor të Camërisë.
Pas mbarimit të mësimeve të para në Medresenë e Konispolit,Osman Taka, shkoi në Janinë për të ndjekur aty studimet në Idadijen e Lartë të qytetit.Janina,ai qytet shqiptar buzë liqenit,gjallonte asaj kohe nga banorët çamë,të cilët ndonëse në shumicën e tyre ishin myslimanë,ruanin marrëdhënie të rregullta e gati vëllezërore me shqiptarët e tjerë të besimit të krishterë.Osman Taka,ishte një prej djemëve,i cili në çdo moment gjendej sa në shoqërinë e myslimanëve aq edhe të vëllezërve të besimit të krishterë. Studimet do t’i kryente shkëlqyeshëm por nuk do të merrte rrugën e Stambollit.Emri i babait të vet ishte lakuar nëpër zyrat e Portës së Lartë si rrebel ,ndaj çdo lloji shkolle nuk do të mund të ngjiste në shkallët e karierës birin e Konispolit.
Në vitin 1867,Osman Taka le Janinën dhe kthehet sërish në Konispol. Familja e madhe e Takajve,me mijëra rrënjë ullinj, toka e kullota të mëdha,donte sigurisht edhe kontributin e Osmanit.Ai shkon atje,duke mos harruar në asnjë ditë që të veshë kostumin karakteristik,ashtu sikundër pat bërë edhe në Janinë. Në moshë 19 vjeçare,trupdrejtë me një palë mustaqe dhe kobure në brez,ai do të binte në sy të autoriteteve turke në Konispol.Nisur edhe nga shkollimi që pat kryer,Osman Takën e thërrasin në xhandarmëri duke i propozuar edhe pagesë të lartë dhe ofiqe.Por biri i Konispolit u thotë se nuk i ka qejf ofiqet,e sa për para ai kishte aq sa të mabnte me bukë gjithë postën e xhandarmërisë së Konispolit.
Dy vjet më vonë, në shtëpinë e madhe të Takajve,troket një ditë dera dhe një fshatar i varfër i Konispolit kërkon ndihmën e Osmanit.Disa hajdutë që ai i njihte mirë,i kishin vjedhur të vetmet kokë bagëti që kishte për të mbajtur frymën gjallë.Fshatari i varfër nuk shkonte në xhandarmëri ngase e dinte që punonjësit turq ishin të mpleksur me hajdutët dhe halli nuk mund të zgjidhej. Osman Taka,me të dëgjuar rrëfimin e bashkëfshatarit të vet,rrëmbeu pushkën duke i hipur kalit niset menjëherë në vendin ku rrinin hajdutët,dy ditë më vonë,këta të fundit i çuan bagëtitë në shtëpinë e konispolatit të varfër pa thënë asnjë fjalë.Kaq është dashur që Osman Taka të marrë emër të mirë nga Konispoli deri në Janinë.“Natyrë krenare e tejet guximtare,shumë i dhënë pas armëve,këngës dhe valles,shpejt u përpi nga ndjenjat e lirisë dhe të atdhedashurisë.Këto cilësi e afruan me masën e popullit duke u bërë njesh me të. Pa kaluar shumë,ai i bë kryembrojtësi i të pambrojturve,i nevojtarëve duke iu kundërvënë sheshit keqbërësve dhe shtypësve.Kryekaçaku Osman Taka u bë tmerr i sundimtarëve“.(Gazeta „Patrioti“ – Tiranë, qershor 1993 ).
Dihet tanimë prej të gjithëve,se në fillim të viteve 70,të shekullit 19-të,atdhetarët shqiptarë nisën të ideojnë besëlidhjen e madhe të shqiptarëve,për të luftuar për autonominë e vilajeteve të tyre,sipas shembullit të vendeve të tjera ballkanike siç ishin Bullgaria dhe Greqia.Këta atdhetarë ngarendnin nga gjitha viset shqiptare,duke dashur të zgjojnë vetëdijen kombëtare të shqiptarëvet dhe duke marrë mbi vete jo vetëm përgjegjësitë e mëdha historike,por edhe rreziqe të mëdha që vinin prej absollutizmit të Portës së Lartë.Natyrisht,këta burra që po u dilnin zot fateve të Shqipërisë,mbroheshin edhe prej trimave si Osman Taka me shokë.Po ashtu në fillim të viteve e 70-ta të shekullit të 19-të,gjithashtu u vunë re lëvizje të mëdha dhe të organizuara të shtetit grek për t’u zgjeruar në kufijtë e Vilajetit të Camërisë.Grekët tashmë kishin haruar se në luftën e dytë kundër Portës së Lartë,për të fituar pavarsinë u ndihmuan në mënyrë të ndryshme nga kapedanët shqiptarë sidomos ata të Camërisë,por meqë kaluan nga rreziku i ushtrisë Osmane,ata nisën të organizoheshin ushtarakisht me synimet e tyre për të pushtuar krejt vilajetin e çamërisë,megjithatë dhe asaj kohe pati burra që nuk mund të durronin t’u shkelej atdheu i të parëvet të tyre,ndër ta në vitet 1872-1876,padyshim emri i Ahmet Nej Dinos,do të përcillej me rrespekt të jashtëzakonshëm,ku mes tjerash disa të dhëna burimore na bëjnë me dije,se në luftërat e zhvilluara prej çetave të udhëhequra nga Ahmet Bej Dino,një krah i djathtë i tij ka qenë Osman Taka.
Veçanërisht i pashoqë trimëria e Osman Takës,ka qenë në betejën e Lekurësit.Kryqëzatat e Athinës,duke dashur të nënshtrojë me zjarr dhe hekur banorët e çamërisë,filluan të ndërmarin një varg luftimesh në Artë,Prevezë,për të ardhur në vendin e quajtur Lekurës,përparimi i kryqzatave greke dhe vënia e kësaj treve nën sundimin e Athinës përbënte një rrezik tejet të madh për kohën. Kjo,sepse në rast të marrjes së Camërisë prej grekërve,atëherë do të vërsuleshin drejt trojeve të tjera shqiptare edhe bullgarët,serbët e malazezët,të cilët ç’prej veçmë kishin të hartuara planet e tyre djallëzore për coptimin e trojeve arbërore me ndihmën e carit Rus.
Pikërisht për këtë u organizua edhe beteja e Lekurasit ku mijëra trima të çamërisë ( disa të armatosura me pushkë të vjetra dhe disa vetëm me ndonjë kobure,apo shpatë) u zunë prita trupave të Athinës.Për nga mënyra e organizimit, beteja e Lekurësit i habiti dhe vetë oficerët madhorë të pushtuesve grekë.Formacionet e tyre u gjendën papritur përballë furtunës së pushkëve çame ku midis prijësave shihnin njeriun me fustanellë e të cilit hapej si një re e bardhë nëpër shkëmbinj.Osman Taka,hipur në kalë ngarendë duke shtënë e duke marrë jetën e dhjetra grekërve që iknin të lebetitur,së bashku edhe me Ahmet Bej Dinon,Adem Kuçukun,Madan Sharretin etj,Osman Taka do të hynte pos kësaj beteje në këngët trimërore të popullit të çamërisë.
Edhe në vitet 1875-1877,Osman Taka do të mbetej figurë më emblematike e qëndresës shqiptare në Konispol e rrethina.Trimi i çartur me vetëm një grusht burrash të Camërisë,ai do të shëndrrohej në tmerr për formacionet prej qindra vetësh të grabitçarëve grekë.Aq shumë e dëgjuar ishte trimëria e tij,sa shpesh ndodhte që kur kriminelët grekë donin të bënin ndonjë zullum ndër viset shqiptare,më parë do të donin të dinin se sa orë larg është shtëpia e Osman Takës!.Po në këto vite trimi i Konispolit do të përmendej jo vetëm për pushkën që godiste në shenjë por edhe për talentin e tij të madh si valltarë.Veshur kurdoherë me kostumin e gjyshërve të tij tradicional çamë,me atë fustanellë që ja merrte era,Osman Taka e shëndronte vallen e marrë prej tij,në një furtunë të vërtetë.Ka patur një ngjashmëri tejet interesante mes valles dhe hedhjes në luftë të tij,një dinamizëm të rrallë dalë prej shpirtit.Është kjo arsyeja që konispolatët,voshtinasit e deri shqiptarët e Janinës e thërrisnin mikun e tyre nëpër gosti të ndryshme,që i motivonte për beteja të mëtejme.
Ndërkaq në sfond të lëvizjes autonomiste shqiptare,po shfaqej besëlidhja e madhe,ai akt madhorë që do t’u tregonte fqinjëve tanë dhe krejt Europës,se shqiptarët nuk mund të lejonin të coptoheshin,pa luftuar më parë deri në pikën e fundit të gjakut.Të mbledhur në Stamboll,atdhetarët shqiptarë nisën të organizojnë dhe ideojnë këtë beslidhje,me ç’rast Abdyl Frashëri u dërgua në Vilajetin e Camërisë.Shkuarja e Abdyl Bej Frashërit në Janinë,Prevezë,Paramithi etj,ai pritej me nderime e respekt të madh.Paria e çamërisë,organizoi disa kuvende në këto treva ku qindra burra dëgjuan mendimin e kthjellët të burrit të Fraashërit.Osman Taka,me trimat e tij,ka qenë i pranishëm në shumë nga këto Kuvende popullore,duke u kujdesur për mbarrëvajtjen e tyre,këtu duhet theksuar se gjitha tentativat e grekërve me dinakëritë e tyre për të prishur kuvendet dështonin pasiqë ndëgjonin se në to mirrte pjesë dhe Osman Taka.
Abdyl Bej Frashëri gjeti në mes të burrave të çamërisë,jo vetëm dëshirën për autonomi të vilajeteve shqiptare,por edhe mundësi e shpresa për të realizuar këtë beslidhje me çfardo çmimi,duke patur pikërisht zërin dhe shpirtin trimëror të tyre,në këto momente Abdyl Beu i dërgon një peticion Sulltanit duke i bërë të qartë atij rrezikun grek i cili do të ndikonte së thelli në ardhmërinë e kombit të vet.Pos të tjerve në këtë peticion thuhej ;“Që të fute në dorë Prevezën dhe Nartën,qeveria e Greqisë i drejtohet përsëri Evropës.Dorëzimi i tanishëm i Prevezës dhe i Nartës,dihet qartë se do të rrite oreksin e Greqisë dhe do t’i shërbeje si shkas për të pushtuar tere toskërinë.Kjo kërkesë e padrejtë e Greqisë rezulton nga epshet e pangopura të Greqisë për shkatërimin e Shqipërisë“.(Lidhja e Prizërenit në dokumentet osmane.Prishtinë 1978,faqe 59).
Osman Taka merr pjesë në Kuvendin e Filatit dhe Paramithisë,në të cilat flitet për rrugët e bashkimit të krejt shqiptarëve përpara rreziqeve të egzistencës së tyre.Fjala e trimit dëgjohet me vëmendje pasiqë të gjithë e kishin të qartë se midis fjalës dhe veprës së birit të Konispolit,nuk kishte kurrfar hapsire, ato ishin bashkuar e bërë njësh.Më tej,Osman Takën e shohim në Konispol e rrethina duke u marrë vetë me organizimin e kësaj beslidhjeje.Si kurdoherë ai do të tentonte të përfshinte në këtë organizim,shqiptarë myslimanë dhe të krishterë,duke u nisur sipas idesë së madhe se fatet e atdheut janë në krye të çdo besimi fetar.E vërteta është se nën ndikimin e tij,jo vetëm krahina e Konispolit por edhe Delvina,Korfuzi etj,patën një zgjim të ndjenjave të thella kombëtare.
Kështu për të ardhur në vitet e lavdishme të krijimit dhe vazhdimësisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila është pranuar tanimë se lindi së pari në Toskëri e veçanërisht në shtëpinë burrave të çamërisë.Midis Prevezës dhe Prizrenit,vërtet mund të jenë kilometrat ë tëra toke,por ideja e madhe e bashkimit të trojeve shqiptare të udhëhequr nga një shtet i vetëm shqiptar,i bashkoi së tepërmi Prevezën e Mitrovicën,Kumanovën e Ulcinjin,Vlorën e Shkupin.Dihet tanimë se nën udhëheqjen e Iljaz Pashë Dibrës,në Prizren,burrat e katër vilajeteve shqiptare,shpallën autonominë e trojeve arbërore duke u prerë rrugën pazareve të ndyra që po bëheshin në kurriz të këtyre trojeve.Pos të tjerave në këtë Kuvend madhorë do të potencoheshin këto vendime ;
„Për të siguruar ardhmërinë e krahinave në pjesën e Rumelisë të Perandorisë Osmane,që është strehimi ynë,sidomos për t’i larguar rreziqet që po kanosen drejtpërsëdrejti viseve shqiptare,lidhur me këtë çështje,është marrë vendimi,që përbëhet prej pesë pikave që vijojnë ;
1- Të gjitha krahinat shqiptare të bashkohen në një vilajet,me një seli të një qyteti,i cili do të jetë i afërt dhe i përshtatshëm për të gjitha viset e tij.
2- Të gjithë nënpunësit që shërbejnë në krahinat shqiptare të Arnautllukut duhet të dijnë edhe gjuhën shqipe.
3- Të zbatohen të gjtha vendimet që hyjnë në fuqi lidhur me përmirësimin dhe interesin e shtetit dhe të kombit,të cilat mirren nga Kuvendi i Këshillit Qendrorë,i cili do të mbahet në qendrën e vilajetit duke vazhduar punën e vetë katërmujore në vit.“
(Lidhja e Prizërenit në Dokumentet Osmane.Prishtinë 1978,faqe 467 ).
Për të vënë në jetë këto vendime të marra në Prizren,u organizuan kuvende bese në disa treva të vilajeteve shqiptare,madje deri në Prevezën e largët të Camërisë.Në këtë Kuvend,Osman Taka merr pjesë si përfaques i popullit të Camërisë (janar 1879) madje zgjidhet në kryesinë e degës Jugore të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit.Dhe ç’prej atij momenti e deri në fund të jetës së vet Osman Taka do të luftonte për të vënë në jetë çdo vendim të besëlidhjes emblematike të Prizrenit.Pikërissht në ditët e parat ë shtypjes me zjarr të LSHP, porta e Lartë nisi nisi edhe një fushatë të egër ndaj prijësve shqiptarë,të cilët patën mbështetur idenë e autonomisë shqiptare dhe vendosjes së pushtetit shqiptar në vilajetet arbërore.Ngase Osman Taka kishte fituar një emër të madh në krejt Caamërinë,Stambolli nuk mund të merrte vendime të drejtpërdrejta mbi këtë trim të Konispolit.Ndaj u përpoq ta eleminonte ate në mënyrë tjetër.Kështu,në mars të vitit 1881,kinse akuzohej për një vrasje,Osman Taka arrestohet në qytetin e Janinës dhe dërgohet në burgun famkeq të këtij qyteti.
Kështu do të shpallosej edhe një herë trimëria dhe madhështia e birit të çamërisë i cili vuajti dy vjet torturat e mëdha të burgut por asesi nuk u përkul.Pas dy viteve gjyqi ushtarak i Portës së Laartë,ndonëse në mungesë të plotë të provave,vendosi të egzekutojë Osman Takën duke e varur në litar. E vërteta është se në ditën e caktuar për vrasjen e trimit,në qytetin shqiptar të Janinës mblidhen mijëra njërës,me ç’rast valiu mbetet i habitur.Ai vendos të marrë pjesë edhe vetë në këtë egzekutim duke parë se si shqiptarët ate ditë mbushnin rrugët e qytetit.
Kur Osman taka u çua i lidhur në sheshin në mes të Janinës,ishte vetë Valiu i cili u dha urdhër xhandarëve ta pyesnin trimin për dëshirën e tij të fundit.Biri i Camërisë i veshur me kostumin kombëtar që i ndrinte,me ate krenarinë që e shoqëronte edhe në ato çaste simbolike,u tha xhandarëve se dëshira e fundme e tij ishte të merrte në valle.Menjëherë pas kësaj,nga turma e popullit duaalën miqtë e tij me instrumenta dhe duke marrë lejen e autoriteteve të burgut,nisën një valle të improvizuar,duke e lënë trimin e çamërisë të shpërthejë me fantazinë dhe dinamizmin karakteristik,duke parë se nuk i dridhej syri,përkundrazi tejet krenar,Valiu i Janinës i emocionuar,aty për aty iu drejtua xhandarëve osman „Ështe i pafajshëm,hiqjani litarin dhe lereni të lirë !“.
Pas kësaj fjale sheshi i Janinës gjemoi deri vonë në këngë e valle çame.Osman Takës i çuan atje kalin e vet ( të cilin ndonëse i burgosur e mbante në një han,pranë burgut) dhe ashtu duke kalëruar ai u përshëndet me mijërat e shqiptarëve që patën shkuar ta shihnin trimin për të fundit herë.Më pas,ç’prej Janinë e deri në Konispol,Osman Taka do të përcillej prej dhjetra trimave shqiptarë,të cilët e ndjenin rrezikun e bashkëkombasit të tyre anipse Valiu i qytetit dha urdhër ti falej jeta.Edhe në vendlindjen e tij në Konispol,Osmani do të pritej në mënyrë madhështore dhe siç i kishte hije.Shumë,madje mendusn se duke iu falur jeta prej Valiut të Janinës,trimi do të shihte paskëtej vetëm punën e vet.Por nuk ndodhi ashtu.Osman Taka u vu sërish në krye të punëve për të çuar deri në fund vendimet e famshme të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit,ato vendime për të cilat u sakrifikuan miqtë e tij Abdyl Bej Frashëri,Sulejman Vokshi,Iljaz Pashë Dibra dhe krejt një plejadë burrash të famshëm të viseve shqiptare. Pikërisht këtë nuk do tia falte Porta e Lartë.Siç ka ndodhur rëndom në historinë e kombit tonë,turqit paguajnë disa konispolatë,të cilët kinse për marrje gjaku,vunë në jetë planin e turpshëm. „Prita u ngrit në një vend shumë të rrezikshëm.Me tu shkrehur breshëria e parë,Osman Taka si përherë madhështorë,i veshur me rroba kombëtare,pa u tronditur aspak,hoqi pushkën nga krahu dhe zuri të godiste,prtëzënësit e fsheur qosheve e nëpër dritare të kullave.Pas një gjysëm ore luftimesh,Osman Taka ra i vdekur.Fustani i tij si shkumë sapuni shquhej deri larg… Vrasja në rrethana të tilla ia shtoi më shumë lavdinë“.(Gazeta „Patrioti“ – Tiranë, qershor 1993 ).
Me vrasjen e Osman Takës,në vitin e largët 1884,Porta e Lartë vazhdonte reprezaljetaq sa kundër Lidhjes së Prizërenit ashtu dhe udhëheqësve kryesorë të saj.Por vrasja e birit të Camërisë,bëri që krejt kjo krahinë,të ngrihej me armë në dorë e të luftonte trimërisht me këngën e Osman Takës në gojë,duke rrëfyer dashurinë dhe rrespektin për birin e vet.Ajo valle grish edhe sot për Camërinë.
Bern-Zvicër
(Për herë të parë e botoj këtë artikull për këtë figurë të madhe kombëtare me rastin e javës çame,qoftë i përjetshëm kujtimi ndaj tij).

Filed Under: Histori Tagged With: Eugen Shehu, I CAMËRISË, KAPEDAN, OSMAN TAKA

Prince Leka II i Shqipërisë, i ftuar Familjes Mbretërore së Rumanisë

June 26, 2014 by dgreca

Princi Leka II Shqipërisë pas vdekjes së Mbretit Leka I, atit të tij – është betuar të trashëgoj titullin Naltësia e Tij Mbretërore Princ i Kurorës Leka II i Shqiptarëve/
Nga BEQIR SINA, New York/
BUKURESHT RUMANI : Me ftesë të Royal Crown Highnesses Princess e Tyre Margareta dhe Princi Radu, Princë Leka II vizitojë Rumaninë, në një vizitë katër ditore nga data 23 deri më 27 qershor 2014, thuhet në një dkleratë nga oborrri mbretëror rumunë.
Më tej thuhet se Lartësia e Tij Mbretërore Prince Leka II në këtë vizitë shoqërohet me të fejuarën e tij, zonjusha Elia Zaharia. .
Royal Highnesses Princesha e Tyre Margarita dhe Princi Radu, thonë të njëtat njoftime nga Rumania dhanë me këtë rast një darkë për nder të Princit Leka II, në Pallatin Elisabeta – në mbrëmjen e mërkurë, më 25 qershor, kur për veç oborrit mbretër Rumun morën edhe zyrtarë të lart dhe personalitete të fushave të ndryshme.
Në darkë ishin të ftuar përfaqësues të lart të jetës, politike, kulturore e artistike, të shoqërisë civile, lider politik, klerikët dhe anëtarët e trupit diplomatik të akredituar në Bukuresht.
Vizita disa ditore e Princit Leka II në Rumani përfshin disa vizita në vende të rëndësishme të Rumanisë si ajo për të vizituar Pallatin Mbretërore Sinaia dhe Curtea de Arges. Gjithashtu, Lartësia e Tij Mbretërore Princë Leka II në këtë vizitë i cili shoqërohet me të fejuarën e tij, zonjusha Elia Zaharia do të vizitojë edhe Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes “Carol I”.
Gjatë qëndrimit katër ditor në Rumani, LTM Princi Leka II pati mundësinë të takohej edhe me pjestarë të komunitetit shqiptar në Bukuresht, të cilët megjithse kanë më shumë se një shekull që janë shpërngulur kan ruajtur traditën dhe kuluturën shqiptare. LTM Princi Leka II ka thën se u ndje i nderuar të bashkndante me ta gëzimet dhe shqetësimet e përbashkëta kombëtare.
Crown Princi Leka II i Shqipërisë, ndodhet për herë të parë në Rumani në një vizitë zyrtare. Vizita e fundit e mbretërisë shqiptare në Rumani – u zhvillua në vitin 1939. Kur, me ftesë të Mbretit Charles II, Mbreti Zog I i Shqipërisë, vizitoi Bukureshtin dhe Pallatin Mbretëror Sinaia.
Ndërkohë, që HRH Princi Radu mori pjesë në vitin 2012 në Tiranë në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të mbretit Zog I dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore shqiptare.
Në rrjetin social facebook të familjes mbretërore rumune – Nela Martin shkruna në komentet e kësaj vizite se:” Sigurisht kjo vizita e parë në Rumani, e Princit Leka II – i Shqipërisë, do të kujtohet gjithmonë me kënaqësi dhe ajo do të lidhë shumë kujtime, sepse bukurinë dhe vlerat e saj zbulojnë dhe bëjnë të njohur mikpritjen ndërkombëtare dhe tradicionale të rumunëve në përgjithësi, sidomos Familjes Mbretërore. Me këtë rast kujtojmë se, një CrownPrinceshë dhe një Crown Princë kanë lindur në të njëjtën ditë, dhe që të dy jan sot bartës të traditave dhe vlerave të dy familjeve mbretërore. Admirim, respekt dhe vlerësim për gjithçka që ju bëni, sepse si thotë Sokrati “…kuptimi i jetës nuk është në – një gjë që bëjmë, por në çdo gjë që ne bëjmë dhe na mban gjallë”.
HRH Princi Leka II Shqipërisë pas vdekjes së Mbretit Leka I, atit të tij – është betuar të trashëgoj titullin Naltësia e Tij Mbretërore Princ i Kurorës Leka II i Shqiptarëve.
Lartësia e Tij Mbretërore Princi Leka II u lind më 26 mars 1982 në Johanesburg, Afrika e Jugut. Princi Leka u diplomua nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Londër, Britani të Madhe, dhe Shkolla e Diplomacisë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Universiteti i Maltës. Lartësia e Tij Mbretërore ishte këshilltar politik i Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani për disa vjet. Princi Leka mbajti rradhazi postin e këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në mes të 2006 dhe 2009, dhe pozitën e këshilltarit të Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, në mes të 2009 dhe 2012.
Rumania ka luajtur një rol të rëndësishëm në përgatitjen dhe zbatimin e shtetit të Pavarësisë së Shqipërisë. Mbreti Carol I dhe mbretëresha Elizabeth atëhere kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në organizimin, e elitës shqiptare në fillim të shekullit të kaluar, në lëvizjen për krijimin e shtetit modern të Shqipërisë.

Filed Under: Kronike Tagged With: ftohet, nga familja mbtereore, Princ Leka, Rumune

MBLEDHJA E MINISTRAVE TË JASHTËM TË NATOS

June 26, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Ministrat e Jashtëm të 28-vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, u mblodhën të ënjtën në Bruksel për të biseduar mbi mbledhjen e nivelit të lartë të Aleancës së Atlantikut që do të mbahet në shtator dhe për të biseduar mbi një numër çështjesh të tjera të rëndësishme me të cilat përballet sot bota, përfshirë edhe gjëndjen në Ukrainë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen u shpreh për median se, “Mbledhja e nivelit të lartë të Ministrave të Jashtëm u mbajtë në një kohë kur po shtohen sfidat ndaj sigurisë përtej kufijve të Aleancës së Nato-s”, dhe shtoi se “Sot, ne theksuam rëndësinë e mbrojtjes së përbashkët”, duke marrë parasyshë ndryshimin e gjëndjes së sigurisë në Europë, si përfundim i agresionit rus në Ukrainë. Udhëheqsi i NATO-s në deklaratën e tij, mbështeti planin për paqë të propozuar nga Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, duke thënë se “Ukraina ka një strategji të qartë për zgjidhjen e krizës”, duke shtuar se “Marrëdhënjet (e Natos) me Rusinë nuk do të normalizohen për derisa Rusia nuk sillet në përputhje me obligimet e saja ndërkombëtare.” Si përfundim, në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm u shqyrtuan gjithashtu edhe marrëdhënjet e Aleancës me Rusinë. Ndërkaq, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry tha për gazetarët, pas takimit në Bruksel se, “Për derisa Rusia nuk angazhohet plotësisht dhe seriozisht ndaj procesit të paqës dhe stabilitetit në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe Europa do të vazhdojnë të përgatiten për marrjen e masave më të forta kundër Rusisë, përfshirë sanksione të rrepta ekonomike, me shpresë se nuk do të jetë e nevojshme që ato të përdoren.” Por, u shpreh kryediplomati amerikan Kerry, “Kjo varet nga masat që do të marrë Rusia dhe presidenti i saj, në ditët dhe javët e ardhëshme.”
Takimi i Ministrave të Jashtëm të Aleancës Perëndimore në Bruksel të mërkurën ishte mbledhja e fundit para se udhëheqsit e NATO-s të mbajnë mbledhjen e tyre të nivelit të lartë në shtator, në samitin e Uellsit të Anglisë. Gjatë takimit të mërkurën në Bruksel, Ministrat e Jashtëm të Aleancës perëndimore ranë dakort mbi propozimet për të përpiluar një plan veprimi gatishmërie të aleancës për t’ua paraqitur udhëheqsve të lartë të NATO-s në mbledhjen e shtatorit, me qëllim për të ndihmuar Ukrainën që ajo të jetë e aftë të mbrojë veten. U bisedua gjithashtu se ç’duhet bërë me Afganistanin kur në atë vend do të të marrë fundi misioni luftarak në fund të këtij viti. Në njoftimin e aleancës mbi punimet e mbledhjes, thuhet se Ministrat e Jashtëm biseduan gjithashtu edhe mbi mënyrat për të përforcuar bashkpunimin me partnerët e saj anë e mbanë botës dhe se njëkohsisht u diskutuan mënyrat për të ndihmuar partnerët, të cilët kanë nevojë për të bërë reformat e nevojshme në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Në lidhje me antarësimin e vendeve të tjera në NATO, Sekretari i Përgjithëshëm i Aleancës, Anders Fogh Rasmussen tha të mërkurën se dera mbetet e hapur për ato vende që dëshirojnë të antarësohen, duke shtuar se: “Dua të jem i qartë: Dera e antarësimit në NATO mbetet e hapur dhe asnjë vend i tretë”, siç duket kjo një reference ndaj Rusisë, “nuk ka veto mbi zgjërimin e aleancës NATO.” Sipas njoftimit të NATO-s për media, Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s shqyrtuan përparimin e bërë nga katër vende që aspirojnë antarësimin në NATO e që janë, Gjorgjia, Mali i Zi, Bosna Hercegovina dhe Maqedonia. Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Rasmussen citohet të ketë thënë se secili vend to gjykohet për antarësim, bazuar në meritat dhe shtoi se, “Secili prej këtyre vendeve ka gjithnjë shumë për të bërë në fusha të ndryshme, por ne do tu japim mbështetjen e nevojshme për t’ua bërë të mundur antarësimin.” Specifikisht mbi aspiratën e Malit të Zi për tu bërë anëtar i NATO-s, thuhet se Aleanca do të fillojë bisedimet intensive dhe të fokusuara me Podgoricën për të vlerësuar, jo më larg se fundi i vitit 2015, nëse do të ftojë Malin e Zi që t’i bashkohet Aleancës. Sipas njoftimeve në media, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania kundërshtojnë ftesën për Malin e Zi, sepse sipas tyre ai vend ka gjithnjë nevojë të bëjë reforma të mëtejshme në fushën e zbatimit të ligjit, që të ndërmarrë reformat në përputhje me standardet e NATO-s në sektorin e sigurisë dhe të luftojë korrupsionin si dhe krimin e organizuar. Ndërsa në lidhje me antarësimin e Gjorgjisë, Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s tha se Aleatët ranë dakort, në parim, që gjatë javëve të ardhëshme të përgatisin një paketë të konsiderueshme propozimesh, që sipas tij ,do të bëjë të mundur dhe të ndihmojë Gjorgjinë të jetë më afër NATO-s. Njëkohësisht, thuhet se disa aleatë, sidomos ministrat nga vendet Baltike dhe ata të Europës Lindore u shprehën se me këtë rast, NATO-ja duhej t’i dërgonte një mesazh të fortë Moskës duke e ftuar Gjeorgjinë të bënte pjesë në programin MAP, një program ky që ofron këshilla, ndihma dhe mbështetje për vendet që dëshirojnë antarësimin në NATO, por kjo nuk ndodhi.
Pas mbarimit të luftës së ftohtë shumë veta bënin pyetjen nëse Aleanca e NATO-s ishte gjithnjë e nevojshme.Por pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, shkruante revista prestigjoze britanike, Economist marsin që kaloi, NATO-ja s’ka më nevojë të arsyetojë ekzistencën e saj.Këtë e bëri Rusia e re revanshiste me agresionin e saj në Ukrainë, megjithëse ajo nuk përbën rrezikun që përbënte dikurë Bashkimi Sovjetik për Perëndimin, thotë revista Economist. Por, ajo vazhdon duke thënë se sfida me të cilën përballet tani NATO-ja, është se si të mund të bindë të gjithë 28- vendet anëtare të saj mbi natyrën e rrezikut që paraqet Rusia për sigurinë në Europë dhe për të vendosur se si duhet përgjigjur ndaj këytre sfidave.Revista thotë se Vladimir Putin është i gabuar kur mendon se NATO është një aleancë e dominuar nga Amerika, qëllimi i së cilës është të mposhtë Rusinë. Në të vërtetë, thotë Economist, AleancaNATO është treguar shumë elastike duke lëshuar pe dhe ka provuar me seriozitetin më të madh për të bërë Rusinë ortake të Aleancës. Revista britanike shkruante se NATO ndoshta nuk e di ende se si të përballet me kërcënimet që paraqet sot Rusia e Putinit, por thekson se NATO ka përballuar në të kaluarën sfida edhe më të mëdha.Këtë, në të vërtetë, e tha edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry në konferencën me median në Bruksel të mërkurën që kaloi kur theksoi se, “ AleancaNATO ka vazhduar të jetë e suksesshme për më shumë se 60-vjetë të historisë së saj, për faktin se ajo ishte e vetdijshme se kërcënimet ndajë sigurisë në të ardhmen nuk do të jenë gjithmonë si kërcënimet me të cilat përballemi sot dhe sigurisht që nuk do të jenë të ngjashme me kërcënimet me të cilat jemi përballur në të kaluarën.”Kryediplomati amerikan u tha gazetarve se përpjekjet dhe organizatat shumë kombëshe si NATO mund të ndikojnë gjithnjëpozitivisht në përballjen e sfidave të ndryshme. “Dhe jam i bindur”, tha ai, “Se në konferencën e ardhëshme të nivelit të lartë të NATO-s në Uells të Anglisë shtatorin që vjen, Aleanca e Atlantikut do të demonstrojë forcën dhe guximin e përbashkët duke përballuar — me mënyra të reja – shumë sfida të shekullit 21, me të cilat përballet sot bota”, përfundoi Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry në përmbyllje të takimit të Ministrave të Jashtëm të 28-vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel të mërkurën.

Filed Under: Rajon Tagged With: Frank shkreli, MBLEDHJA E MINISTRAVE, TË JASHTËM, TË NATOS

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4537
  • 4538
  • 4539
  • 4540
  • 4541
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT