• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KA THENE KONICA-PARANDJENJE

July 23, 2020 by dgreca

KA THENE KONICA….

 “Unë parandjej: në agimin e të nesërmes një Shqipëri  të lulëzuar demokratike dhe intelektuale, ku do të jetojë një rini kërshëriplotë e dhënë pas artit, bukurisë dhe punës. Këta shqiptarë të rinjë do të gjykojnë me një drejtësi të çiltër përçapjet tona, përplot me gabime, po  të zjarrta sinqerisht. Ata do të shqyrtojnë, me të gjitha burimet dokumentare dhe kritike atë që ishte gjuha jonë dje dhe atë që do të bëhet gjuha jonë nesër, gjuha në të cilën ata do t’i shprehin mendimet dhe ëndërrat e tyre, dhe bukurinë e vitalitetin e kësaj gjuhe do ta hulumtojnë dhe do ta dinë ta shkoqisin.”

            ***

            “ . . . Edhe një ndjenjë tjetër, atë që me gjithë dëshirë do ta quaja ‘afsh kombëtar’ d. m. th. një vullnet i domosdoshëm për ta ndier e përjetuar e ka pllakosur rininë shqiptare kohë më parë. Së këndejmi  shpresojmë se ky afsh kombëtar, kjo flakë, të përhapet, të mos shuhet dhe të përforcohet akoma më tepër. Ta duash Shqipërinë, nuk do të jetë më si dikur një sport, po do të jetë vullnet për gëzimin e jetës.”(I mblodhi Anton Cefa)

Filed Under: ESSE Tagged With: Anton Cefa, Ka thene Faik konica, Konica ka thene

Shkarkimi! Nje”sinfoni presidenciale”

July 23, 2020 by dgreca

-“Keshilltaret” bejne tekstin, “menaxheret” muziken, ndersa presidentet luajne sinfonine e tyre te “shkarkimit”. 

Opinion. Nga Albano Kolonjari-

Egbo eshte i lumtur. Ai eshte trajneri i pare nigerian i cili fiton nje titull kampion ne Europe. Eshte trajneri i pare afrikan i cili mund te drejtoje nje skuader futbolli ne Ligen e Kampioneve. Emmanuel Ego eshte tranjeri qe riktheu bardheblute tek titulli kampion pas nje periudhe 11 vjecare. Dhe jo vetem kaq. Pas afro gjashte vjetesh, Tirana nen drejtimin e tij, arriti te fitoje perballe rivalit te perhershem Partizanit.  Nje sukses qe e ka zili cdo tranjer shqiptar. Por fatura e ketij suksesi mesa duket eshte gati:”drejtuesit e Tiranes po mendojne largimin e tij nga stoli bardheblu”. “Do te ulemi me Egbone te bisedojme se çfare do te bejme per Ligen e Kampioneve. Nese biem dakord vazhdojme, nese jo do te vazhdojme me trajner tjeter”, u shpreh vetem pak caste pas fitimit te titullit kampion Presidenti i Tiranes Refik Halili. Nuk eshte hera e pare qe ne Shqiperi, presidentet e ekipeve “shkarkojne” tranjeret e skuadrave, pavaresisht suksesit qe ata arijne. Justifikimi:”perballjet ne kompeticionet europiane kerkojne teknike me te kualifikuar”. Sezonin e kaluar vetem pak dite pasi fitoi titullin kampion Partizani largoi nga drejtimi i ekipit tranjerin Skender Gega. Ne ndeshjet e vlevshme per kupat e europes Partizani u drejtua nga italiani Franko Lerda. Te kuqte jo vetem qe deshtuan ne objektivat qe kishin ne kompeticionet europiane, por deshtuan ne te gjitha objektivat qe kishin per sezonin 2019-2020. Lerda u justifikua:”Une nuk e njoh ekipin, une nuk i njoh lojtaret, per merkaton pyesni drejtorin”. Me te drejte lind pyetja: pse duhet qe ne krye te ekipit ne kompeticionet europiane te vendoset nje tranjer qe nuk njeh ekipin dhe qe nuk ka kohe te pregatise skuadren per ndeshje te tilla?Celesi i suksesit per Egbo dhe Gegen ishte krijimi i grupit. Partizani, duke “shkarkuar” Gegen gaboi, sepse largoi nga ekipi pikerisht strategun e krijimit te nje skuadre kompakte. Askush nuk mendonte sezonin e kaluar se Partizani do te dilte kampion. Askush nuk mendonte qe Egbo, te cilit iu besua ekipi vetem per tre ndeshje, pasi Tirana nuk gjendte dot tranjer, do te ishte “diamanti i zi” qe do te rikthente bardheblute tek suksesi. Tirana pritet te beje te njejtin gabim qe beri Partizani sezonin e kaluar. Te largoje pikerisht ate qe njeh me mire se cdo njeri tjeter ambientin bardheblu por edhe mentalitetin e futbollit shqiptar.  Emmanuel Ego ka nje eksperience prej afro 20 vjetesh ne Shqiperi, fillimisht si portier tek Bylisi dhe Tirana, dhe me pas si tranjer portieresh per keto dy ekipe. Egbo e di mire qe “shkarkimi” eshte gati:”Eshte 100-vjetori i klubit dhe nje i huaj shkon e fitonin titullin. Kjo eshte e paimagjinueshme. Kjo eshte nje arsye pse ne Shqiperi nuk mund ta pranojne. Nuk mund te pranojne qe nje njeri i zi, nje i huaj, shkon dhe fiton kampionatin”, shprehet ai. Emmanuel Egbo, ka hedhur shashken duke akuzuar per diskriminim. Por ke akuzon Egbo ? Ambientin bardheblu, apo drejtuesit e Tiranes? A ka futbolli ne shqiperi nota diskriminimi? Kush nuk e pranon suksesin e Egbo tek Tirana? Kush nuk e paranoi susksesin e Geges tek Partizani? Sot eshte veshtire ti pergjigjesh ketyre pyetjeve. Por nje gje eshte e qarte, “keshilltaret” dhe “manaxheret” qe “jetojne” cdo dite prane presidenteve te ekipeve te futbollit, jane “drejtoret” qe bejne ligjin ne keto klube. Ata nuk e pranojne dot suksesin e tranjereve dhe jetegjatesine e tyre ne krye te klubeve. Ata deshirojne qe te kene ne krye te klubeve tranjere te rinj, te cilet do te pranonin ne skuader lojtaret qe ata afrojne ne keto klube. Ata shikojne vetem xhepat e tyre. “Keshilltaret” bejne tekstin, “menaxheret” muziken, ndersa presidentet luajne sinfonine e tyre te “shkarkimit”. 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Egbo, Vendim Presidencial

Në Kuvendin e Kosovës u inaugurua Këndi i Kurajos

July 23, 2020 by dgreca

DR. Osmani: Fuqizimi i grave është gurthemel i fuqishëm dhe i qëndrueshëm për demokracinë-

Në zbatim të Rezolutës për krijimin e Këndit të Kurajos, të votuar në Kuvendin e Kosovës, sot në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është inauguruar Këndi i Kurajos, i iniciuar nga deputetja Donika Kadaj.

Në këtë kënd janë ekspozuar punimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999, mundësuar nga Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Medica Kosova dhe Medica Gjakova.

Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, ka thënë se nëpërmjet këtij projekti po shihet forca e grave dhe vajzave që mbijetuan luftën, por edhe dhunën seksuale gjatë asaj lufte.

 “Sot këtë forcë e shohim të shndërruar në art dhe në kreativitet përmes punës së dorës. Nga dita e parë e ardhjes sime në krye të Kuvendit, jam zotuar së bashku me koleget deputete se do të mbështesim çdo nismë që ka të bëjë me promovimin dhe avancimin e të drejtave të grave, sepse besojmë fuqishëm se fuqizimi i grave është gurthemeli më i fuqishëm dhe më i qëndrueshëm për demokracinë e vendit tonë”, tha Osmani.

Ajo shfaqi besimin se kjo nismë të vazhdojë të zbatohet edhe në institucione të tjera, ashtu siç është paraparë në rezolutën e votuar në Kuvend, në veçanti në Qeveri dhe Presidencë, e pastaj edhe në komuna e institucione.

Kryetarja e Kuvendit premtoi se do të jenë çdo herë në mbështetje të tyre, duke paralajmëruar se dhuratat që ekspozohen në Këndin e Kurajos do të jepen në emër të Kuvendit të Kosovës në çdo vizitë jashtë vendit dhe në çdo takim me miq ndërkombëtarë.

 “Me anë të këtij simboli tregojmë, jo vetëm rolin e gruas në Kosovë, por tregojmë mbi të gjitha që gratë, por edhe burrat që ishin subjekt i dhunës gjenocidale të serbëve, mbijetuan dhe do të vazhdojnë që dhimbjen e tyre ta shndërrojnë në punë, siç po shihet këtu”, tha Osmani.

Kurse Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës tha se ndihet e emocionuar që po jetësohet kjo iniciativë. Ajo tha se ky vend do të jetë inkurajues për gratë që sot e 20 vjet nuk po e gëzojnë tërësisht lirinë.

Ndërkaq deputetja Donika Kadaj-Bujupi, me iniciativën e të cilës u krijua ky kënd, theksoi se institucionet publike, e veçanërisht Kuvendi, duhet të jetë vendi ku kujtohet e kaluara, kujtohen të gjitha ato gra dhe burra që mundësuan lirinë, por kujtohen edhe të gjitha ato krime të pandëshkuara, të cilat vazhdojnë të mbesin plagë të hapura.

 “Këtë hapësirë ne e quajtëm Këndi i Kurajos, sepse të gjitha ato gra gjetën kurajon që përtej dhunës, padrejtësive dhe vuajtjeve të të kaluarës, të bëhen bashkë nëpër shoqata të ndryshme dhe të triumfojnë mbi vdekjen”, theksoi deputetja Kadaj-Bujupi.​

*Me shume fotografi nga kjo veprimtari gjeni ne Facebook-Gazeta Dielli

Filed Under: Featured Tagged With: Dr. Vjosa Osmani, kendi i kurajos, Kuvendi

KUVENDI I SHQIPËRISË NDRYSHON KODIN ZGJEDHOR-DO TË VOTOJNË EMIGRANTËT

July 23, 2020 by dgreca

-SHBA: KY AKT RESPEKTON MARRVESHJEN E 5 QERSHORIT/

Shtetasit shqiptar jashtë vendit fitojnë të drejtën për të votuar –

Kuvendi i Shqipërisë vendosi ndryshimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. 

Vota e shtetasve shqiptarë jashtë vendit  tashmë do të garantohet njësoj si për shtetasit shqiptarë që do të votojnë në Shqipëri. Ndryshimet janë produkt i konsensusit midis mazhorancës dhe opozitës në Këshillin Politik.

Ndryshimet e miratuara në Kodin Zgjedhor përcaktojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si institucionin i cili do të drejtojë dhe mbikëqyrë procesin për votimin nga jashtë vendit në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë të bëjnë me të drejtën e votës për zgjedhësit që kanë vendbanim të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. 

Sipas ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, votimi nga jashtë vendit do të organizohet dhe administrohet nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve. Ai do të vendosë për sistemin e rregullave dhe procedurat e votimit jashtë vendit. 

Vota e votuesve nga jashtë vendit do të administrohet nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, duke garantuar integritetin e votimit dhe fshehtësinë e votës, nga çdo ndërhyrje mbi fletët e votimit ose mbi informacionin elektronik të votimit që administrohet prej saj.

Votimi nga jashtë vendit do të quhet i çelur nga dita që KQZ nis procedurat për dërgimin e dokumentacionit të votimit, ose sipas rastit dokumentacionit udhëzues në adresë të zgjedhësve jashtë vendit.

Rregullat për administrimin e materialit zgjedhor ose të informacionit të votimit, të regjistruar dhe ruajtur nga sistemet e teknologjisë informatike, për votimin nga jashtë vendit si dhe për testimin parazgjedhor dhe verifikimin parazgjedhor të sistemeve, janë pjesë e rregullave të përgjithshme që Komisioni Qendror Zgjedhor do të miratojë për administrimin e materialit zgjedhor apo për përdorimin e sistemeve të teknologjisë informatike në zgjedhje. 

Në Kodin Zgjedhor është përcaktuar se garancitë ligjore për vëzhgimin, monitorimin dhe aksesin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë administrimit të votave nga jashtë vendit, si dhe për testimin, verifikimin dhe sigurinë e materialit zgjedhor apo të sistemeve të teknologjisë informatike që përdoren për këtë votim nuk mund të jenë më të ulta se sa ato për votimin brenda vendit. 

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë zbatim i të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë jashtë vendit.Këto ndryshime ishin përgjigje e kërkesave të hershme të komuniteteve shqiptare në diasporë. 

Dy nenet kryesore për të drejtën e votës së shtetasve shqiptarë jashtë vendit, miratuar në Kodin Zgjedhor me konsesusin e të gjitha palëve politike, të mazhorancës dhe opozitës, janë Neni 24 dhe Neni 25.

Neni 24

Kompetencat e KQZ-së lidhur me votimin nga jashtë vendit 

1. KQZ-ja udhëheq dhe mbikëqyr procesin për përgatitjen e kushteve dhe zbatimin e masave që mundësojnë votimin nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin, për zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kanë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë vendit dhe kërkojnë nga KQZ-ja që të pajisen me dokumentacionin e votimit nga jashtë.

2. Votimi nga jashtë vendit organizohet dhe administrohet nga KQZ-ja në të gjithë komponentët e tij, pasi Rregullatori të ketë miratuar të gjitha aktet nënligjore që kërkohen për votimin nga jashtë vendit, sipas këtij ligji.

3. KQZ-ja duhet të marrë vendim për përfshirjen për herë të parë të votimit nga jashtë vendit në procedurat e zakonshme të votimit. Në zgjedhjet vijuese, votimi nga jashtë vendit bëhet automatikisht pjesë përbërëse e procedurave të votimit.

4. Procedurat e detajuara të votimit nga jashtë vendit miratohen me akt normativ të KQZ-së.

Neni 25

Procedura e votimit nga jashtë vendit

1. Pavarësisht nga procedura e votimit, manuale ose elektronike, votat e votuesve nga jashtë vendit administrohen nga KQZ-ja, duke garantuar integritetin e votimit dhe fshehtësinë e votës, nga çdo ndërhyrje mbi fletët e votimit ose mbi informacionin elektronik të votimit që administrohet prej saj.

2. Votimi nga jashtë vendit quhet i çelur nga dita që KQZ-ja nis procedurat për dërgimin e dokumentacionit të votimit ose, sipas rastit, dokumentacionit udhëzues në adresë të zgjedhësve nga jashtë vendit. Votimi nga jashtë vendit mbyllet në ditën e votimit, në orën e caktuar nga ky ligj për mbylljen e votimit në qendrat e votimit. Me mbylljen e votimit nga jashtë vendit, KQZ-ja nuk mund të pranojë dhe përfshijë më në numërim asnjë fletë votimi të mbërritur më pas. Nëse votimi nga jashtë vendit bëhet elektronik, sistemi elektronik i votimit mbyllet në orën e caktuar nga ky ligj për mbylljen e votimit në qendrat e votimit.

3. Rregullat për administrimin e materialit zgjedhor ose të informacionit të votimit, të regjistruar dhe ruajtur nga sistemet e teknologjisë informatike, për votimin nga jashtë vendit, si dhe për testimin parazgjedhor dhe verifikimin paszgjedhor të sistemeve, janë pjesë e rregullave të përgjithshme që KQZ-ja miraton për administrimin e materialit zgjedhor apo për përdorimin e sistemeve të teknologjisë informatike në zgjedhje.Garancitë ligjore për vëzhgimin, monitorimin dhe aksesin në KQZ gjatë administrimit të votave nga jashtë vendit, si dhe për testimin, verifikimin dhe sigurinë e materiali zgjedhor apo të sistemeve të teknologjisë informatike që përdoren për këtë votim nuk mund të jenë më të ulta se sa ato për votimin brenda vendit.

***

SHBA: KY AKT RESPEKTON MARRVESHJEN E 5 QERSHORIT

Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian. Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare. Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike.

***

| The United States welcomes Parliament’s enactment of electoral reform legislation that codifies the June 5 agreement of the Political Council on Electoral Reform. This action honors the agreement made by all parties and moves Albania another step toward the European Union. We applaud all parties for ensuring that the June 5 agreement has been achieved, honored, and implemented in a manner that is inclusive and transparent. Such inclusiveness and transparency should be the norm for undertaking significant national actions. In this respect, we welcome the decision to reconvene the Political Council to discuss additional electoral reforms. All parties should participate in good faith; explain their positions clearly and fully to each other and to the Albanian people; and seek a resolution that benefits all of the Albanian people and continues to move the country forward on its democratic path.

Filed Under: Kronike Tagged With: do te votojne, Emigrantet, Ndryshon Kodi Zgjedhor

Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet për liberalizimin e vizave

July 23, 2020 by dgreca

-Kryeministri i Kosovës, Avduallah Hoti, takim virtual me drejtuesit e  Qendrës së Politikave Evropiane (Europian Policy Centre), ku morën pjesë mbi 40 Eurodeputetë/

Prishtinë, 23 Korrik 2020-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avduallah Hoti ka realizuar sot një takim virtual me drejtuesit e  Qendrës së Politikave Evropiane (Europian Policy Centre), ku morën pjesë mbi 40 Eurodeputetë. Ndonëse në këtë bashkëbisedim janë trajtuar një varg temash, që prekin marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, biseda është përqendruar sidomos te çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në fillim të këtij takimi, kryeministri Hoti i ka njoftuar bashkëbiseduesit për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për menaxhimin e pandemisë Covid 19, si dhe për implementimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike të vendit, ndërsa, më pastaj, ai ka shjelluar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për t’i përmbushur kërkesat e shtruara për liberalizimin e regjimit të vizave. 

Në këtë kontekst, kryeministri Hoti rikujtoi se Komisioni Evropian e filloi dialogun për liberalizmin e vizave me Kosovën më 19 janar 2012. Në qershor të vitit 2012, Komisioni ua dorëzoi institucioneve të Kosovës një listë kriteresh që duheshin plotësuar, të cilat identifikuan legjislacionin dhe masat institucionale që Kosova duhej të miratonte dhe të zbatonte për të përparuar drejt liberalizimit të vizave. Udhëzimi përbëhej nga 95 standarde, më shumë sesa për secilin vend tjetër të rajonit, në lidhje me migracionin, menaxhimin e kufijve, sigurinë dhe të drejtat themelore.

Gjatë viteve në vazhdim, vijoi kryeministri Hoti, Komisioni adaptoi katër raporte për dialogun për vizat në Kosovë, ndërsa në vitin 2016 ky Komision propozoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës pas përmbushjes së dy kritereve të fundit të mbetura, që ishin ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në korrik të vitit 2018, Komisioni konfirmoi se Kosova i ka përmbushur edhe këto dy kërkesa, duke i përmbushur të gjitha standardet e kërkuara në udhëzimet për liberalizim.

Parlamenti Evropian, më 13 shtator 2018, ra dakord për të filluar bisedimet për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe këtë qëndrim e rikonfirmoi edhe më 28 mars 2019. Po ashtu, pati edhe një votim tjetër në shtator 2019, në Komitetin për Liberalizim, që votoi për fillimin e bisedimeve me Këshillin e Bashkimit Evropian. Kjo votë u konfirmua në seancën plenare të Parlamentit Evropian, më 9 tetor 2019 në Bruksel.

Por, me gjithë konfirmimin e Komisionit për përmbushjen e të gjitha kritereve lidhur me liberalizimin e vizave dhe votave pohuese të Parlamentit Evropian, procesi është ende në pritje të një vendimi nga Këshilli i Evropës. Një nga shqetësimet e shteteve anëtare është se liberalizimi i vizave për Kosovën do të shkaktojë një valë të re migracioni. Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se është arritur shumë përparim në administrimin e migracionit, ndërsa numri i kërkesave për azil nga Kosova është i papërfillshëm. 

Bazuar në të dhënat e Zyrës Evropiane për Mbështetjen e Azilit, azilkërkuesit nga Kosova nuk duhet të jenë më shqetësim për BE-në. Ndërkaq, sipas të dhënave të Eurostat-it, Kosova pati një prirje të rënies së migrimit gjatë viteve të fundit dhe në këtë pikëpamje qëndron më mirë se shumë vende të tjera të rajonit.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, kosova, Kryeministri Hoti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 459
  • 460
  • 461
  • 462
  • 463
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT