• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dënime për predikuesit e vdekjes

April 5, 2014 by dgreca

Fakti se grupet terroriste në Siri,luftuakan për një shteti islamik,ishte arsye e mjaftueshme që vahabistat e infiltruar në vendin tonë,të lidhur me rrjetin terrorist “Al-Kaida” në shtetin mbi shtet të Naim Tërnavës që vepron jo vetëm në-por mbi Kosovë, të dërgojnë djem të ri shqiptar si “ushtarë të allahut” për të shkaktuar terror dhe mbjell vdekje e shkatërrim në vende të huaja.

Këto grupe militantësh vahabisto-salafist,bashkë me luftëtarët e indoktrinuar që do kthehen nga andej, ëndërrojnë që jo vetëm në Siri e Irak, por edhe në Kosovë të krijojnë një shtet islamik me kryetar Shqfqet Krasniqin,ku do të qeverisej sipas “ligjeve” të sheriatit dhe rregullit të kamxhikut,prerjes së duarve dhe sakatimit të pjesëve tjera të trupit në mënyrën më primitive dhe kriminale, siç veprohet në vendet përhumbura arabe me stad mesjetar zhvillimi.

Brengës se në Siri u vranë dhjetëra terroristë shqiptarë ku luftojnë disa qindra sish nga Kosova, Shqipëria dhe trojet tjera etnike,këto ditë i`u shtua edhe një rast i një kamikazi trushpëlar nga “fjalimet” me porosi islamiko-terroriste të Shefqet Krasniqit, i cili vrau hiq më pakë se 52 irakian të pafajshëm në atdheun e tyre të përçarë, ani pse me shqiptarët dhe vendin tonë, ata nuk patën kurrë luftë as konflikt.

Fajtor për të gjitha këto sa ndodhin me të rinjtë tanë të varfër e të papunë, janë imamët e tipit ekstremistë, vahabisto-salafist, të cilët nëpër xhamitë e Kosovës, kanë përjashtuar historinë dhe traditën tonë kombëtare e humane, duke i zëvendësuar ato me xhihad e doktrina islamiko-vrastare, dhe rekrutuar pa dijen e prindërve, dhjetëra e qindra të rinj për agjendat e “Al-Kaidës” dhe terrorizmit ndërkombëtar, si në Siri, Turqi e Irak deri më tani,e kushedi edhe në sa vende tjera nesër dhe në të ardhmen.

Krasniqi dhe disa hoxhallarë të tjerë që me sa duket poshtërimin dhe nëpërkëmbjen e popullit shqiptar e kanë shndërruar në pjesë të jetës dhe misionit të tyre antikombëtar, derisa edhe festimin e ditëlindjes së të rinjve shqiptar e konsiderojnë devijim, në anën tjetër mu ata nuk prajnë duke mashtruar dhe keqpërdor pozitën për të rekrutuar të rinj,nxitur urrejtje e dhunë mes njerëzve,me keqpërdorimin e fesë për luftëra, terrorizëm,dërgim shqiptarësh në beteja të huaja dhe kontrabandim të gjithfarë-llojshëm antikombëtar.

Mashtrues të prapambetur dhe agresiv si Shefqet Krasniqi, Enis Rama, Fuad Ramiqi, Irfan Salihu e të tjerë, janë kthyer jo vetëm në rrezik serioz për vendin, por edhe si predikuesit më vdekjeprurës për të rinjtë tanë, të cilët me Kuran në dorë dhe “allahun” në gojë, pa kursyer jetërat dhe vuajtjet e tyre, i vjedhin nga familjarët pa paralajmërim për ti quar në luftëra dhe fushëbeteja të huaja, pa i njoftuar kurrë mbi shkakun as destinimin.

Ata keqpërdorin pa asnjë respekt traditat,tolerancën dhe të kaluarën tonë njerëzore,duke shfrytëzuar çdo mundësi veprimi, përfshi edhe keqpërdorimin e mjeteve të informimit publik për nxitjen e mosdurimit, shpërndarjen e urrejtjes në mes të njerëzve dhe shkelur me të dy këmbët mbi historinë,të kaluarën dhe të tashmen tonë,të cilët jo vetëm se sot përdhunojnë kushtetutën e vendit,por nesër mund të kërkojnë shtet islamik me ligje të sheriatit edhe në Kosovë.

Heqja e kokave, dhe prerja e njerëzve për së gjalli (në anën e sipërme të qafës) me shpata dhe hanxhar, shoqëruar me ulërima trishtuese “allahu akbar”, para masës se ekzaltuar, është vepër terroriste, është terrorizmi vet .Kjo nuk ka të bëj asgjë me fe as me Zot.

Se nga e morën këtë ide oportuniste dhe utopike hamam- imamët e tillë, se Zoti i pranuaka shqiptarët vetëm si vrasës në parajsë, këtë nuk mund ta dijë askush përveç “kogjabashëve”(qeveritarëve) vendor të cilët, pasi që e rjepën shtetin me hajni,nepotizëm e korrupsion,nuk e patën aspak problem tu epnin aq shumë fushëveprim dhe liri të pafund edhe folkloristëve agresiv të terrorizmit islamik në vendin tonë.

Atyre të cilët pa fije turpi, ndrojtje as kontrolli ligjor ,për vite të tëra vazhdojnë ti mashtrojnë të rinjtë tanë dhe ti dërgojnë në vdekje të parakohshme, duke i mashtruar dhe mësuar mbrapsht se tek “perëndia shkohet vetëm duke vrarë”,duhet treguar vendi, dhe paguar haku,një orë e më parë, siç e duan rregullat e ligjit kundër terrorizmit dhe civilizimit mbarënjerëzor kudo në Botë.

Përveç qindra arsyeve tjera, kemi edhe aktin më tragjik të këtyre ditëve nga një shqiptarë i indoktrinuar nga Shefqet Krasniqi, i cili kreu një sulm terrorist në Irak,ku la 52 të vrarë.

Përveç qeverisë e cila u ka hequr tërë frenjat predikuesve të terrorizmit islamik në Kosovë, na bëri të gjithëve ta përjetojmë rëndë këtë ngjarje dhe ktheu kujtesën e plagëve tona të cilat ende kullojnë gjak, që nga lufta jonë -jo e largët, kur islamistët jo vetëm se solidarizoheshin me vrasjen e fëmijëve tanë, që kryenin pushtuesit, por ndanin një m… bashkë me ta, siç vazhdojnë ta hanë edhe sot me Serbinë, shumica prej tyre.

Ndaj në këtë rast,natyrshëm ne solidarizohemi me familjarët e viktimave të pa fajshme nga një terrorist që për fat të keq doli të jetë pjesëtar i kombit tonë dhe nxënës i Shefqet Krasniqit i cili sipas mësimeve të tij “hyjnore” u mori jetën pa hak as hile gjithë atyre njerëzve në vend të vet.

Poashtu çdo shqiptar i Kosovës që e ndjen veten ende të tillë dhe besimtar i ndershëm e tradicional, pajtohet plotësisht me deklaratën e SPBI (Sindikata e Punëtorëve të Bashkësisë Islame) e cila me të drejtë theksoi se të gjithë ata imam të cilët thërrasin të rinjtë tanë për të shkuar në fushëluftime të huaja,janë njerëzit më të ligë të fesë dhe të kombit.

Kjo edhe për faktin se ne si popull liridashës, për afro një shekull robëri,kemi bërë luftë e përpjekje për çlirim,por kurrë nuk kemi përdor, as kundër pushtuesve tanë akte terroriste.

Vrasja tinëzare dhe hedhja në erë duke marrë jetën e mbi 50 shtetasve të huaj dhe lënë jetim qindra fëmijë të pafajshëm, në vendet e popujve tjerë, pa qenë në konflikt as në luftë me ta,nuk kanë qenë kurrë karakteristika të popullit tonë.
Ky, akt terrorist dhe turp i papresedan,mund të jenë vetëm mësime të terroristëve islamik dhe predikuesve të vdekjes-vahabisto “shqiptar” ndaj, në mënyrë që akte të tilla të mos përsëriten më,këta predikues duhet gjykuar dhe dënuar, sa më shpejtë, rëndë dhe me shumë vite burg.

Të gjithë ata të ashtuquajtur imam që për vite të tëra guxojnë të nxisin urrejtje dhe mbjellin terror në shpirtrat e të rinjve tanë,duke i dërguar edhe në luftëra të huaja për ti bërë mish për top, në vende të largëta e të panjohura për ne, me të cilat dëshirojmë të rrimë në distancë kështu si jemi dhe nuk duam as vdekja të na bashkojë,duhet izoluar në karantina të veçanta,vënë shenjat dalluese të vdekjes në ballë, dhe të vendosen tabela me shënime për rrezikun që u kanoset të gjithë atyre që bien në kontakt me ta.

Predikuesit shqipfolës të vdekjes dhe tradhtarët më të rrezikshëm që tash për tash ka kombi shqiptar me aktet e tyre duan që bota e civilizuar e cila ndihmoi çlirimin e vendit tonë,të na kthej shpinën përgjithmonë. Ata, janë shëndrruar në një drogë psikike të cilët pa asnjë ndrojtje, mashtrojnë dhe marrin në qafë fëmijët tanë të pafajshëm. Ndaj,sa nuk është mbytur çdo masë durimi dhe shpërthyer ndonjë luftë civile, e cila nëse vazhdojnë këto trende,nuk mund të shkojë largë,të mbyllen ideatorët dhe programuesit e vrasjeve. Përndryshe një ditë do të detyrohemi që me të gjitha mjetet, ti mbrojmë fëmijët tanë nga indoktrinimi dhe përgatitja për vdekje të paarsyeshme dhe të parakohshme nga predikuesit e terrorizmit. Dhe sa s’është bërë vonë, duhet medoemos që për kategorinë e përmendur të keqbërsëve, të vihen në fuqi ligjet e luftës dhe frymëzuesit e këtyre tragjedive të ndiqen penalisht për terrorizëm ndërkombëtar.

Të njëjtit “predikues”dje kërkonin shamia,sot luajnë me luftë e eksploziv në Siri, Turqi e Irak, nesër do të kërkojnë bomba për hedhjen në erë të besimtarëve shqiptar nëpër faltoret tona, nxënësve nëpër shkolla, udhëtarëve nëpër stacione trenash, autobusësh,aeroport etj, ndaj për të çliruar plotësisht shpirtin e popullit tonë të shumëvuajtur nga “katil” të tillë të shpirtit dhe jetës së njerëzve të pafajshëm, duhet që sa më parë, të gjithë predikuesve shqipfolës të vdekjes dhe terrorizmit në vendin tonë, me urgjencë tu hiqet shtetësia dhe dëbohen përgjithmonë në vendet me mësime terroriste, prej nga kanë ardhë, pa të drejtë kthimi në Kosovë, Shqipëri dhe të gjitha trojet tona shqiptare kudo që ato janë.

Gani Qarri Cyrih 4 Prill 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: Denime per predikusit, e vdekjes, Gani Qarri, grupet terroriste në Siri

MONOGRAFIA PER TAFIL BUZIN SI HOMAZH PER AUTORIN

April 5, 2014 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Kur jeta e një njeriu këputet në mes para kohe padyshim që kujtimet që lë pas janë  gjurmë në memorje, si një Hënë e bukur vere. Në këtë esse e kam fjalën për autorin e disa shkrimeve, librave, kryeredaktorin e gazetës së mirënjohur “Trebeshina” e cila është bërë një tribunë e mendimit të lirë tepelenas dhe mbarëkombëtare.  Ndoshta mund të mos takohesh kurrë me një njeri gjatë jetës tënde, por shkrimet, gazetat, librat që kanë lënë bëhen miq pakuptuar me të gjithë lexuesit e tyre.

Duke e pasur për zemër gazetën “Trebeshina” jo vetëm si tepelenase, por dhe si një lexuese që më ngazëllehet shpirti kur shikoj publikimin e suksesshëm të saj, kam parasysh padyshim dhe një nga kontribuesit kryesorë të kësaj gazete si ish kryredaktorin të ndjerin Lumo Paza i cili u nda para pak kohe nga jeta.

Në kollonën e gazetës ku ai publikonte vazhdimisht dukej sikur mbinte një lule e bukur Trebeshine i cili me majën e penes qëndiste botën e tij shpirtërore.  Ato trokisnin fort në zemrat e lexuesve edhe pse krijuesi shpesh herë mund të ndesh me netë skeptike, por degët e pemëve thyheshin nga pesha e frutave të pjekur të vjeshtës tepelenase.

Ishte një mësues që eci gjurmëve të historisë duke na dhuruar shumë libra ndërmjet tyre dhe monografinë: “Tafil Buzi, kryekënga e trimave”, libër që erdhi mbi krahë pulëbardhe mbi dallgë oqeani dhe përhapte zërin e Tafil Buz mustaqeziut i cili të kujton këngën e famshme popullore si: Ndë Stamboll karta dërgojnë/ Se raeja po lëftojnë/ Që në Berat’ e në Vlorë/ U mbush deti me pamporë/ Një pasha me tre taborë/ Misërishtatë i korrë/ Se e dinë me kë lëftojnë/ Me Gjon Lekë Kuçin thojnë/ Gjon Lek’ e Hodo Aliu/ Mbë dorë palla ç’ju ngriu/ Tafil Buz-mustaqeziu/ Nga Gryk’ e Kuçit arriu/…

Libri thotë autori është mbështetur në materialin arkivor të përkthyer në gjuhën shqipe kryesisht prej arkivave osmane, në botimet e historianëve e të kronistëve tanë ku trajtohen lëvizjet kryengritëse kundër osmane të asaj periudhe, në burimet gojore e të dhëna të tjera arkivore të nevojshme për një monografi.

Ishte një zë tepelenas me ëndrra të një kundrimi magjik duke u bashkuar në peizazhe shetitëse me vatranët e fillimshekullit të kaluar tepelenas.  Në të tilla projekte pa çmime të epërme shihet pasqyra e një edukatori me duar të blerta që sjellë lule bjeshke duke i dërguar mesazhe qiellit nga ditari i tij si me refrenin: Buken tonë të përditshme falna sot!

Tafil Buzi ka frymëzuar shqiptarët në kryengritje kundër osmanëve si dhe poetin e shquar Agim Shehun i cili ndër të tjera në poezinë “Fotografia” e Gjolekës shkruan:

“Tafil Buzit të m’i thoi/ Gjoleka s’e turpëroi/ isua e maleve tejpërtej kumboi/ Gjoleka’ po formohej pikturë/ mbi piedestal Heroi.
Monografia e publikuar për Tafil Buzin nga autori Paza të kujton nobelisten e shquar amerikane Tony Morrison e cila thotë se: Në qofte se ju vërtetë doni të lexoni një liber, por akoma ky libër nuk është shkruar, ju duhet ta shkruani atë.

Është ditari i një mësuesi si një degë e bukur lule molle që varet nga një guvertë e bukur reje të argjendtë dhe që hedh petale pikëllimi të ndarjes parakohe.  Nga bardhësia e degëve me lule të bardha molle bariu i Trebeshinës me fyellin magjik përflak si vetëtimat tingujt tek lexuesi i rregullt ngase dehet dhe digjet metaforikisht brenda tyre.

Monografia “Tafil Buzi – Kryekënga e trimave” e studiuesit Limo Paza, është botuar 10 vjet më parë, me rastin e 175-vjetorit të Kuvendit të Beratit, pararendësja e denjë e promovimit të figurës së Tafil Buzit në Shqipëri!

Në fund të vitit 2013, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani e nderoi Tafil Buzin, me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Dhimbja e ikjes për këdo është e madhe, por po aq dhe për krijuesin si në rastin në fjalë për të ndjerin Lumo Pazën, ndaj dhe familja, fëmijët për momentin mund të hutohen, por krenohen me veprat dhe shkrimet që ka lënë.

Ato ngelen strehë e kujtimeve, një shteg ylberi ku Pegasi fluturon i lirë, i lirë.

Ishte një mësues dhe krijues që eci rrugëve të pashkelura dhe ndali pranë Trebeshinës, malit lirik që çdo udhëtar çmendet nga magjia e gjirit të tij që pikon kulloshtër.  Ishte një k/redaktor që s’u lodh kurrë brenda kullës që sillte gjithë blerimin e stinëve, paçka se ndonjëherë ato mund të egërsoheshin si shterpa.

Ai tashmë është në shtëpinë qiellore ku prek dhe sheh qartë me sytë e Diellit gazetën “Trebeshina” i cili shkriu gjithë mundin dhe dijen për të.

Krijimet e tij nuk janë zymtësi muzgu vjeshte dhe ato nuk e lënë punën dhe idetë e hedhura të mpiksen si pikëz gjaku në ndonjë pjesëz trupi, apo të vajtojnë në ndonjë shkarpë të thyer si këngë qyqeje, ato janë veçse ditar i blertë i nje mësuesi, i një autori që komunikon përjetësisht.  Gjuha e përdorur si deti i thellë pasqyrohet kaltërsisht në sytë e lexuesve dhe qëndron si syprinë e qetë për pritje të tjera me vazhdimësi besnikërie dhe mirënjohjeje nga kolegët e tij të dashur.

 

5 Prill, 2014

Staten Island, New York

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Keze Zylo, MONOGRAFIA PER TAFIL BUZIN SI HOMAZH. PER AUTORIN

DAN GASHI: PIKTOR DHE POET SHQIPTAR NE MESIN E KRIJUSEVE GJERMAN!

April 5, 2014 by dgreca

Nga Asllan Dibrani/ Gjermani/

Te flasësh për njerëzit e artit kulturës dhe veprimtarisë gjithmonë njeriun ndien privilegje ,shpirtërore të publikimit mbi vlerat e tyre. Kjo që thamë lart është e dyfishtë kur shkruajmë për krijuesit jashtë atdheut.
Ta kujtojmë rëndësinë e rilindësve dhe veprimtarëve që s’pushuan kurrë deri sa realizuan
pavarësinë e Shqipërisë. Nga ata u dëgjuar zëri ,vaj kënga poezia ,por edhe kushtrimi për shtjen kombëtare…
Kur Shqipërinë e okupua me dhunë nga okupator të ndryshëm, por edhe Kosova
dhe trojet tjera që akoma janë një pjesë e trungut shqiptar nën sundimin e egër të grabitqarëve fqinjnë…
Rast të tillë kemi edhe Dan Gashin, piktor dhe poet kosovar,qe nga viti 1969 u largua nga vendlindja dhe jeton e vepron mbi katër dekada ne atdheun e ri në Gjermani.
Para se t ́largohet nga vendlindja për mallin dhe dashurin se kishte, shkruan këtë poezi poeti dhe piktori ynë z.Gashi:

LARGIMI NGA VENDLINDJA

Dielli mëngjesit sa kish lindur.
Mars. Pranvera kish filluar,
Në odë të kullës, sofra shtruar,
Kush s ́ afrohet si më parë,
Nënës i dridhen zemër e duar,
Baba ulur rrinë mënjanë,
Thith duhan e s ́thotë një fjalë.
Oxhaku i kullës nxirrte tym,
Mjegulla fushës që bërë jorgan
Heshtte Bali, qanushi im

Heshtnin muret e shtëpisë…
Në trojet të vjetra të Dardanisë.
Ujz, Gjakovë, Mars , 1969
Autori në   vendin e ri   në fillim qëndrimit larg atdheut filloj  mallin për atdheun me këto vargje:

MERGIMI
Shikoj rreth e rrotull,
Një dhomë të panjohur,
Një dritare e vogël
Dera karshi saj…
Pranë dritares zogjtë,
Këndojnë pa pushuar
Ciu ciu e ikin
Duke fluturuar.
Vallë a mos më njohin,
Se këtu jam i huaj…

Prill 1969

Përheq poezive, ai punoj me përkushtime edhe me
brushë peizazhe, portrete dhe artin modern,bukuritë e natyrës dhe vlerat nga atje ku kishte lindur në Ujz-Gjakove, Tek “Ura e Fshejte”,buze Drinit të bardhe, se udhëton e lidhe rrafshin e Dukagjinit dhe trojet e artit kombëtar e njerëzor…Qe Projektoi,lexoj,pikturoi në botën e vete…Me sy e dashuri në vegjëlinë e hershme…Danin e preken dallgët e kurbetit ndër gjeneratat e para tani mbi  katër dekada vepron e jeton në mërgim.

***
Dan Gashi lindi me 1947 në Ujz-Gjakovë. Pasi i kreu mësimet fillore dhe të mesmen në vendlindje, i detyruar nga kushtet e vështira ekonomike, në Mars të vitit 1969 emigron në Erlangen të Gjermanisë,Punoj fillimisht në Erba-Erlangen, dhe pastaj në ndërmarrjen botues, “Pestalozzi Verlag”, në Erlangen, gjë qe e afron më shumë me letërsinë dhe artin. Ndjek nga afër veprimtaritë e tyre, sidomos ato kulturore e sportive, dhe merr pjesë gjallërisht në to, duke krijuar miqësi edhe me shumë veprimtare te kulturës dhe artit gjerman. Me 1973 nis të merret seriozisht me pikturë dhe poezi. Dorëshkrimet e shumta që i ruan me kujdes, janë dëshmi  e gjallë e punës  krijese.
Po në atë vit vendoset ne Baden-Baden të Gjermanisë. Shkurt 1973, fillon punë në Daimler-Benz Getribe Werk Gaggenau. Gjatë viteve 70-80, aktivizohet edhe në grupe folklorike me karakter kombëtare, në disa qendra të Gjermanisë, Francës dhe Zvicrës. Në vitet, 80-90 i përkushtohet më shumë çështjes kombëtare,duke ndihmuar drejtpërsëdrejti në të mirën e Kosovës se okupuar  nga  terrori i egër serb.
Talentin e tij e zbuluan ujërat e Drinit  të Bardhë ,malet peizazhet ,  kullat po edhe figurat
kombëtare nga e cila vite mbas vitesh pa ju ndarë tani ma ka bërë emër edhe në Gjermani.
Preokupimet me artin ishin që nga fëmijëria nga të cilat ato qe mbeti pa i thëne atje nga koha e regjimit te egër jugosllavo-komunist, kundër artit shqiptar në Kosovë, Dani i përmblodhi në librat e tij po edhe në pikturë këtu në Gjermani. Bota e mërgimit, autorin e mundonte padrejtësia dhe  fjala e lire se ishte ne atë kohe e okupuar nga dhuna dhe terrori kundër njerëzimit…Në këtë shtegtime  jete,z. Gashi,punoj me përkushtime,me sport,art e kulturë dhe mblodhi shënime kujtimesh nga rruga jo e lehtë, për te dhe popullin qe ishte i okupuar me dhunë,  e ndiente edhe mungesën dhe lirinë e fjalës…
Artisti ynë Dan Gashi, pati fatin që të jetë qytetar i Baden-Baden të Gjermanisë, në Republikën e Baden-Württenbergut, që jeton,krijon dhe prezanton artin kombëtar e kulturor…Në një qytet të bukur-turistik. Qytet, se ka art,kulturë,tradite  dhe posedon universin tradicional…Qytet-Urlidhëse,se lidhe Francën e Gurmaninë,bashkon ekonominë evropiane,dashurin dhe paqen e artit universale…

Autori i përkushton   disa vargje si ma poshtë  këtij qyteti të bukur:

LULJA E BADEN-WÜRTTEMBERGUT

Baden-Baden, qytet i bukur,
Ngjyra-ngjyra sikur flutur.
Lumi “Rain” , uji mirësisë,
Në mes Francës e Gjermanisë.
Këtu afër Strasburgu,
Parlamenti Europian
Nuk ka më mur Berlini,
Që ndan vëllain me vëllanë.
Baden-Baden Lule në Baden-Württemberg.

Mbas mbarimit të luftës në Kosovë ai e vizitoj Kosovën po edhe Shqipërinë. Takimet me miq dhe krijues i sugjeruan që vargjet e veta t’i botoj në ndonjë përmbledhje,por edhe pikturat ti publikoj përmes ekspozitave sa ma parë .Kuraja dhe përkrahjen e përfituar autorin shpejt e gjet me botimin e përmbledhjes së librit nën titullin “Atje ku më njohin zogjtë” Shqip dhe Gjermanisht,ne çdo mes të hapur vihet një pikturë, ose një poezi.
Biseda jonë që patëm tek zoti D.Gashi, ai shprehet se në krijimtarinë e tij, vendlindja dhe natyra e origjinës janë motivet thelbësore që i derdh në pëlhurën ,pra në Ujz të Gjakovës, me çka e prek realitetin me një botën e  lirë, ligjore dhe demokratike, pra në Gjermaninë perëndimore, sepse thotë mu dha mundësia të shpreh atë që më tingëllonte në shpirt. Zoti Gashi lëne të kuptojmë se gërsheton poezinë mbi dashurinë dhe mallin për atdheun , por edhe me brushë peizazhin mbi bukuritë e natyrës dhe vlerat nga atje qe i shijoj me sy në vegjëlinë e hershme. .Përveçse merret me poezi e pikturë,Dani ushtroj suksesshëm edhe artin e sportit të karate-së, ku viteve të tetëdhjeta fiton shkallën e par:(Dan)Karate-Shotokan.dhe Maisterdiplom, Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.
D.Gashi është pjesëmarrës i mbi 60 Ekspozitave, nacionale dhe internacionale
në pikturë, si në Gjermani,Grancanaria-Spanjë, Kosovë, Shqipëri, Egjipt dhe Rusi…është anëtar i kryesisë së dy shoqatave të arteve në Gjermani.”ZEITKUNST” dhe “ARTIST FOR FREEDOM e.V.Gjermani…
Krijuesi me individualitet të spikatur, D.Gashi, krijoi një model të ri vjershërimi të pikturimit, në
modelin artistik të realizmit me mjeshtri, duke përbashkuar filozofinë krijuese popullore të traditës me atë moderne…Veprimtaria jetësore dhe krijimtaria e tij artistike na bëjnë të ndihemi me dinjitet përballë botës së civilizuar.
Dan Gashi në atileun e vet i stërmbushur me piktura të ndryshme të cilat shpesh e boshatis me ekspozimin e këtyre pikturave në pika të ndryshme !
Vizitën me këtë piktor dhe njeri të penës e përfunduam me një  përshtypje shumë të mirë artistike, nga e cila do të na mbetet për shumë kohë në  kujtesë takimi me një njeriun të kulturës artit dhe brushës nga e cila edhe ne e përgëzoj me suksese tjera në krijimtari.

Baden-Baden – Gjermani prill 2014

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: asllan dibrani, Dan Gashi, piktor, poet

High School Students Raise Money for Vatra Education Foundation

April 5, 2014 by dgreca

By Mithat Gashi

Two high school students raised money for Vatra Education Foundation. Albert Pali and Ledio Samarxhiu, the only two Albanian students attending Chicago’s prestigious Northside College Preparatory High School, created an Albanian Club to promote Albania’s culture and history among their peers, and raised money for Vatra Education Foundation in the total amount of $433.27. Northside College Prep, a selective enrollment school established in 1999 serving about 1,100 students, is ranked by U.S. News and World Report as the number 1 public school in Illinois and number 33 in the United States.

According to Albert, “The Albanian club has 50 members. 48 are non-Albanian.”  When asked what motivated non-Albanians to join the club, Pali said, “We were able to accumulate this many non-Albanian members into our club because we always talked about our culture.”

“Ledio and I founded Albanian club earlier because we saw it as an excellent way to give back to the Albanian Community.”

In the process of teaching their fellow students about Albanian Culture Pali and Samarxhiu wanted to fundraise for a cause. They got permission from the principal of the school to do fundraising for Vatra’s Education Foundation.  They set up a table outside of the cafeteria and sold healthy drinks and snacks.  They set up pictures of Albanian cities from all Albanian territories in the Balkans along with a selection of books on Albanian history.

Pali said, “We set up flags and poster boards explaining what Vatra was and who the Albanians are.”  Pali explained that he has a strong interest in Albanian history and that among the books he brought to school during the fundraising event were Historia e Skenderbeut by Marin Barletti and The Cham Tragedy by Beqir Meta (Pali’s favorite).

Ledio Samarxhiu was born in Elbasan.  His parents migrated to the United States when Ledio was two years old. He will graduate from high school in in June, 2014 and intends to study Economics and then go for a Master’s in Business Administration.   Albert Pali was born in Chicago. His parents are Albanian from Montenegro and Kosova. Albert’s father was born in Ulqin and his mother in Mitrovica. After he graduates from high school in June, 2014, Albert‘s plans are to major in Political Science and then go to law school.

Vatra congratulates both Albert and Ledio for their excellent academic record and for their community service activities and thanks them for reaching out and making a contribution to Vatra Education Foundation.  Vatra wishes them both a great academic career at the university level and encourages them to stay active in the Albanian Community and in the student life affairs at the university level.

Filed Under: Vatra Tagged With: for Vatra Education Foundation, High School Students, Mithat Gashi, Raise Money

Berisha: Mbështesim vendimin e sindikatave për protesta

April 5, 2014 by dgreca

PD: Rama, në krye të CEZ, një i dënuar për shpërdorim detyre/

-Ish- Kryeministri Sali Berisha,shkruante  të shtunën në faqen e tij në Facebookse mbështet vendimin e sindikatave, për të protestuar kundër rritjes së 11 taksave, rritjes se çmimit të energjise dhe ujit, rritjes ne 67 vjeç të moshës së pensionit, ngrirjes për tre vjet të rrogave, pra në tërësi kundër 21 kushteve të marreveshjes së qeverisë me FMN që u votua në Parlament, madje e ka konsideruar si vendim historik. Dr.Berisha u bënte thirrje shqiptarve për mbështetjen e nismës së sindikatave për protesta, pavarësisht nga bindjet politike.

PD: Rama, në krye të CEZ, një i dënuar për shpërdorim detyre

Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënses Laura Vorpsi, denoncoi të shtunën, emërimin në krye të Task- Forcë-s së CEZ në Tiranë, të një personi të dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë Ajo akuzoi  qeverinë për papërgjegjshmëri te saj  në vendosjen në krye të institucioneve, te njerëzve të lidhur me krimin.

Vorpsi, në deklaratën për mediat thotë se, “me Edi Ramën, energjia elektrike do tu kushtojë  shumë shqiptarëve. Në postin më të rëndësishm të kësaj ndërmarrje në Tiranë, është vendosur Idajet Buzi, një ish-i dënuar në vitin 2009 nga Gjykata e Durrësit, për shpërdorim detyre”.

Ajo tha se “ky emërim tregon se Kryeministri i ka vetëm fjalë angazhimet për etikë në qeverisje, për transparencë dhe përgjegjshmëri “.

“Kriteri që ai ka dhe standardi që aplikon është që t’u shërbejë me besnikëri miqve dhe klaneve të tij të pushtetit, edhe kur janë të dënuar nga drejtësia”, përfundoi Vorpsi.

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: Berisha: Mbështesim vendimin e sindikatave për protesta, Opozita

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4709
  • 4710
  • 4711
  • 4712
  • 4713
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT