• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ALBAN MEHA, CFARE GOLI!

March 5, 2014 by dgreca

Shqipëria e nis me këmbë të mbarë 2014-ën, Basha dhe Meha i japin fitoren me Maltën/

Shqipëria e De Biazit e nis me këmbë të mbarë 2014-ën. Në ndeshjen e parë zyrtare për këtë vit, që qëlloi të ishte miqësore, kuqezinjtë tanë fitojnë 2-0 ndaj Maltës. Suksesi ka ardhur nga dy mesfushorë, Migjen Basha, që ka zhbllokuar shifrat e bardha në minutën e 26-të, pas goditjes me kokë, dhe eurogolit që ka qenë “qershia mbi tortë” e këtij ballafaqimi, me autor Alban Mehën, në minutën e 52-të. Cfare goli ai i Mehes! Rreth 35 metra larg u leshua silura. Topi ne rrjete. Portieri mik mbetet i habitur.

Vec këtyre dy “rrjetave”, kombëtarja jonë ka goditur dy herë edhe shtyllën e portës malteze, me anë të Bashës dhe Roshit. Një test i kaluar me sukses, por përgjigjet më mirë se askush tjetër duhet t’i ketë marrë De Biazi, që po mundohet të vërë pikat mbi “I” sa i përket grupit të lojtarëve që do të ketë në fokus për fushatën kualifikuese të “Euro 2016”.

Sikurse dihet, Shqipëria ka rënë në një grup mjaft të vështirë, ku bëjnë pjesë edhe Portugalia, Danimarka, Serbia dhe Armenia. Kësisoji, llogaritë duhen bërë mirë nga De Biazi dhe të tijtë, që e provuan veten në veprim ndaj maltezëve modestë, ku të paktën kanë “shkundur pluhurin”, për shkak se ishin bërë ca muaj pa luajtur. Ndeshja e fundit, edhe kjo miqësore, datonte më 15.11.2013, kur barazuam 0-0 me Bjellorusinë në stadiumin asnjanës të Antalias.

Nëse i referohemi renditjes botërore të FIFA-s për muajin shkurt, kuqezinjtë tanë janë më superior ndaj maltezëve, cka u duk qartë edhe në fushën e lojës. Shqipëria mban vendin e 55-të, ndërsa Malta është shumë më poshtë në këtë klasifikim mujor të kombëtareve, pikërisht në vendin e 131-të. Kjo ishte përballja e tetë në historikun e të dyja kombëtareve, seria e të cilave zë fill më16.08.1995 dhe vijonte deri në sfidën pararendëse, më 11.02.2009.

Bilanci është i tillë tashmë: 5 fitore Shqipëria, 2 barazime dhe 1 fitore Malta. Golaverazhi flet për kuqezinjtë, 14-3. Nga këto, 6 ndeshje janë miqësore dhe dy të tjera kualifikuese për Botërorin 2010.

 

Filed Under: Sport

Shkodra, turizëm në katër stinët

March 5, 2014 by dgreca

Nga Nikolla Lena/-Nuk dihet me saktësi kur u hodh guri iparë themeltar i Shkodrës. Legjendat dhe dokumentat përplasen me njëra-tjetrën. Arkeologët e datojnë aty nga shek. IV p.k.  Ishte qender e fisit ilir të Labeatëve dhe gjatë sundimit të Gentit (181-168 p.k.) u bë kryeqëndra e shtetit ilir. Të kësaj periudhe janë monedhat e prera me emrin e qytetit. U pushtua nga romakët me 168 p.k. Nëpër Shkodër kalonte rruga e njohur tregtare-ushtarake që vinte nga veriu dhe nëpër luginën e Drinit kalonte në Kosovë e më tej. Më 1040 u pushtua nga serbët dhe ishte kryeqendër. Gjatë shek. XIV, u bë qëndër e rëndësishme komune autonome me institucione të zhvilluara dhe më pas qëndër e feudalëve Balshaj. Shkodra u bëri ballë dy rrethimeve osmane,më 1474 e 1478-79 dhe ra në duart e tyre pas një mbrojtje heroike që pati jehonë nderkombetare.Ishte vendlindja e humanisteve Marin Barleti e Marin Beçikemit.

Pas pushtimit popullsia u shpërngul,qyteti u rrënua sa u  kthye në fshat.U rimëkëmb  dhe në shek. XVII arriti 1800 shtëpi.U bë qëndër kryesore ekonomike e Shqipërisë së veriut dhe e sanxhakut të Shkodrës. Lulëzuan zejtaritë,punimi i armëve,i mëndafshit,argjendaria etj. U ndërtuan shtëpi dykatëshe prej guri me çardak, pazari, Ura e Mesit. Në shek. XVIII u bë qëndra e pashallëkut të Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve (1757-1831). Edhe pas rënies të pashallekut,banorët kanë bërë një varg kryengritjesh kundër pushtuesit osman (1833-1836,1854,1861-62,1869).

Zhvillim të madh ekonomik arriti Shkodra nga mesi i shek. XIX. Përveç si qëndër e vilajetit,ishte nyje e rëndësishme për gjithë Ballkanin perëndimor me 3500 dyqane. Me 1807-1808 ishte ndërtuar bezistani.Punoheshin pelhurët, veshjet kombëtare, lëkurët, duhani, baruti etj. Që më 1718 ishin hapur agjensi konsullore të disa vendeve të huaja.Si port përdorej Oboti, por sidomos Ulqini dhe më vonë Shëngjini. Me ndërhyrjen e fuqive te huaja në mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi françeskan.

Shkodra ka qenë gjithashtu edhe qëndër e rëndësishme kulturore. Permendet bibloteka e Bushatllinjve.U themeluan shoqeri letrare, kulturore e sportive, si shoqëria “Bashkimi” dhe “Agimi”. U ngritën shtypshkronja, më 1878 u ngrit e para bandë muzikore e vendit dhe në Shkodër nis puna e fotografëve Marubi,nga e cila trashëgohet nje fototekë shumë e pasur. Shkodra është vendlindja e Pashko Vases, Zef Jubanit, Luigj Gurakuqit, Filip Shirokës e mjaft artistëve të tjerë të shquar të Kombit tonë.

Veç të tjerash, Shkodra është një ndër  vendet më turistike  të Shqipërisë. Fal pozicionit të Saj gjeografik,kështu bëhet qëndër e vizitorëve të përditshëm.Ka dy pika tokësore  kalimtare, që e lidhin me Malin e Zi, një në Veri me pikën doganore të Hanit të Hotit dhe një  në Jgë-Perëndim të qytetit Murriqani,nga ku hyjnë mallra që transportohen me kamion nga Europa Veriore,si dhe  mundësojnë lëvizjen e njerzëve  që futen dhe dalin nga Shqipëria.

Pozicioni gjeografik , në një ultësirë të “mbrojtur” nga liqeni, Alpet Shqipëtare në lindje ku spikasin majat e Cukalit (1.722 m), Maranaj.576 m), Sheldies,(mali Sardonik i Barletit dhe Taraboshit(rreth 700 m) dhe në perëndim deti Adriatik. Në një rreze prej 45 km mund të arrihen ranishtet në Adriatik, shëtitjet e alpinizmit në Alpe, e kanotazhi nepër lumenj.

Në rrethin e Shkodrës  ndodhen hidrocentralet më të mëdha të vendit: ai i Vaut të Dejës dhe i Komanit . Qyteti vizitohet nga turistët gjatë gjithë vitit dhe ofron turizëm të shumllojshëm ku vlen të përmendet ai kulturor, bregdetar, liqenor, lumor e malor nga Velipoja në Adriatik,Shiroka e Zogaj, buzëLiqenit, Sarda në Vaun e dejës deri nëRazëm, Shkrel,Bogë , Theth, Vermosh e nepër Malësi, në shumë pika të tjera. Shkodra ka një florë dhe faunë shumë interesante, rreth 1900 lloje bimësh dhe 3500-4000 specie shtazore. Ky qytet është ndër të rrallët që natyra i ka falur fushat pjellore, lumenjtë plot ujë, liqenin e mrekullueshëm e kodrat e gjelbëruara e me thellë,malet e larta. Një vend ideal për turizëm në të katër stinët.

SHIROKA

Një nga perlat turistike dhe klimaterike të Shkodrës, por edhe në rang kombëtar e njohur që në shekullin e 19-të për aftësitë kurative edhe në Europë. Që në vitet 1880 dhe këndej Shirokën nuk e trajton askush më si një fshat, por si një lagje të qytetit të madh verior. Në Shirokë, sot është një popullsi e vogël autoktone por dhe disi jashtë qytetit. Ajri i freskët, që vjen nga thellësitë e Alpeve, filtrohet në ujërat e liqenit dhe vjen i shëndetshëm këtu, rrëzë malit të Taraboshit.

Pika turistike e Shirokës është padyshim një nga joshjet më të veçanta që të ofron një fundjavë për të qënë pranë saj. Një fundjavë, që përveç klimës dhe ajrit të pastër ka brenda saj edhe kënaqësinë e të shijuarit të një dreke në lokalet e shumta që janë ndërtuar vitet e fundit në hapësirën turistike të kësaj zone. Pjesët më të frekuentuara janë ato të “rrasave”, siç i quajnë prej vitesh shkodranët, në të majtë të qendrës së Shirokës, ndërkohë që pushues të shumtë ka pasur edhe në segmente të tjera. Banorët e Shirokës të thonë që pjesa më e madhe e frekuentuesve të këtij plazhi përdorin biçikletat për të mbërritur deri aty, mundësi që e krijon afrimiteti i plazhit me qytetin. Ndërkohë, krahas pushuesve që mbërrijnë me automjete private, në dispozicion të plazhistëve janë edhe autobusët  që qarkullojnë nga qendra e qytetit të Shkodrës drejt Shirokës. Përveç vlerave të padiskutueshme që të servir, Shiroka ka shansin që është gjeografikisht shumë pranë qytetit, ç’ka i jep mundësi komunitetit ta frekuentojë më lehtësisht dhe pa shpenzime ekonomike, siç mund të ndodhë me plazhet e tjera larg qytetit.

NATYRA

Shiroka ka në dispozicion një pamje madhështore të rreth 360 km katror ujë dhe maleve në formë kurore anash të një kufiri të gjatë midis Shkodrës dhe Podgoricës dhe rrethimit me shqiptarë nga ana e Krajës në Malin e Zi dhe nga ana e Koplikut dhe Bajzës.Ajri dhe natyra, afër një lumi që quhet Buna dhe disa mrekullive të tjera kurative si sherbela në Tarabosh. Peshku dhe gatimi tradicional i tij, në tavën apo tjegullën e famshme bëjnë që shumë turistë nga vendi dhe bota, të bëhen kurioz e të vijnë në këtë fshat të bukur turistik.

Klima

Pozita gjeografike e zonës turistike të Shirokës pranë shpatit të Taraboshit dhe të liqenit të Shkodrës ndikojnë në formimin e mikroklimave. Duke qenë buzë liqenit të Shkodrës përveç dritës direkte përfiton edhe nga reflektimi i thyerjes së dritës në sipërfaqen e ujit dhe asaj që thyhet nga shpatet e maleve.Sasia e reshjeve mesatare vjetore është rreth 1800m,temperaturat maksimale të ajrit janë 40°C dhe të ujit 27°C.

Flora dhe Fauna

Në zonën turistike të Zogajt jetojnë në harmoni shumë lloje bimësh, peshqish,shpendësh dhe kafshësh.Ka mjaft lloje bimësh subendemike në formë shkurresh.Gjithashtu dallohet për pasurinë e bimëve medicinale si trumëza, balsami, kina e verdhë dhe e kuqë e sidomos është e pasur me sherbelë me të cilën është e veshur pjesa më e madhe e malit të Taraboshit.

Për sa i takon faunës si ajo tokësore ashtu dhe ajo ujore është e pasur. Pjesa më e madhe e faunës përbëhet nga shpendët. Numërohen gjithsej 240 lloje shpendësh. Tipike dhe shumë të bukura këtu janë pulëbardhat. Ndër shpendët që shfrytëzohen për gjueti janë: rosat e egra, shapkat, karabullakët, patat e egra,thëllëzat etj. Për të apasionuarit e peshkimit fauna ujore ofron rreth 65 lloje peshqish. Përmendim këtu: krapi, ngjala, karasi, kubla, qefulli, gjunca, skorta etj.Kjo pasuri e faunës dhe florës, e bën këtë zonë një ekosistem shumë të veçantë dhe atraktiv për vizitorin.

.AKTIVITETE

Shiroka të ofron variacione të shumta, mund të bëni plazh, të merreni me peshkim, të bëni shëtitje me varkë e të ngjiteni në mal.Shiroka ka ajër të pastër e shumë kurativ që rekomandohet sidomos për fëmijët e vegjël azmatik dhe alergjik.

AKOMODIMI

Po të dëshironi të qëndroni disa ditë, në dispozicion do të keni një hotel me komoditetet e nevojshme, disa shtëpi  vendase të vëna në dispozicion  nga banorët dhe restorante e pika tregtie.Gatimi është tradicional dhe i përbër kryesisht nga prodhimet që ofron zona./a.g/

 

Filed Under: Kulture Tagged With: shkodra, turizëm në katër stinët

Napolitano: Shqipëria, në BE për historinë, kulturën dhe vlerat e saj

March 5, 2014 by dgreca

Fjalimi i plotë i presidentit Italian Giorgio Napolitano ne Kuvendin e Shqiperise/

TIRANË/ Presidenti italian, Giorgio Napolitano, ka deklaruar në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë se Italia do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e fortë e Shqipërisë dhe se Europa është destinacioni natyral i Shqipërisë. Më poshtë po botojmë të plotë fjalën e Presidentit Napolitano.

Zoti President i Republikës,

Zoti Kryetar i Asamblesë Parlamentare,

Të nderuar Deputetë,

Zoti Kryeministër,

Zotërinj Ministra,

Zotërinj Ambasadorë,

Mundësia për të vizituar Shqipërinë dhe për të marrë fjalën sot në këtë kuvend – falë ftesës së Presidentit Nishani dhe Kryetarit Meta – përbëjnë për mua dhe për Italinë një arsye për t’u ndier veçanërisht të nderuar si dhe rastin më të mirë për të riafirmuar përgjegjësitë e përbashkëta që rrjedhin nga një marrëdhënie kaq e ngushtë dhe e gjerë si ajo që bashkon Popujt tanë dhe Kombet tona.

Kënaqësia që ndiej sot teksa jam mes jush, të zgjedhur si përfaqësues të Popullit tuaj, lind nga vetëdija e asaj çka përfaqëson sot Shqipëria, një vend fqinj dhe mik që në vitin 2012 ka kremtuar njëqindvjetorin e pavarësisë së vet dhe se, veçanërisht në 20 vjetët e fundit, ka përmbushur një rrugëtim të jashtëzakonshëm edhe në rrafshin evropian, për të cilin Italia ka qenë një dëshmitare e vëmendshme dhe mbështetëse aktive. Për këtë arsye, krenaria e popullit shqiptar për fitoret historike të stabilitetit, prosperitetit dhe rritjes është një ndjenjë që i përket si Italisë ashtu edhe mua personalisht.

Lidhjet e thella dhe afërsia – që nuk është vetëm gjeografike – mes vendeve tona i veshin Italisë një përgjegjësi për të cilën jemi plotësisht të vetëdijshëm. Një përgjegjësi që deri më sot është përkthyer në një mbështetje të vazhduar dhe të kujdesshme për nevojat që vijnë nga populli dhe nga kombi shqiptar; një angazhim që – pa asnjë dyshim – mund të përkufizohet si element vazhdimësie i politikës së jashtme italiane, i përbashkët për të gjitha Qeveritë e Republikës që kanë ndjekur njëra tjetrën prej vitit 1989 deri më sot. Jam i sigurt që ky angazhim do shënojë marrëdhëniet tona dypalëshe edhe në të ardhmen dhe veçanërisht gjatë Presidencës jo të largët të Italisë në Bashkimin Evropian.

Ndjenja e miqësisë së thellë e cila u shpalos me ngrohtësi të veçantë gjatë takimeve të ditës së sotme, pasqyron jo vetëm shpirtin e popullit italian, por dhe atë të shumë bashkëkombësve tuaj që e kanë bërë Italinë atdheun e tyre të zgjedhur, duke dhënë një kontribut thelbësor në rritjen e Vendit tonë si dhe në zhvillimin e bashkëpunimit mes ekonomive dhe shoqërive tona. Komuniteti shqiptar përfaqëson sot komunitetin e dytë të huaj rezident në Itali për nga numri, dhe ka dëshmuar të ketë aftësi të jashtëzakonshme integrimi në sistemin shoqëror, dinamizmi të zgjuar në punë e sipërmarrjeje në vendin tonë, gjithnjë duke ruajtur pasurinë e kulturës së vet, të historisë dhe traditës, që kanë rrënjë të lashta në vendin tonë dhe në komunitetet historike shqiptare në disa prej krahinave italiane.

Lidhur me këtë e kam për zemër të kujtoj këtu një prej njerëzve më të mëdhenj të politikës së Rilindjes italiane dhe të dekadave të para të Shtetit të Bashkuar, Francesco Crispi, i cili vinte nga Komuniteti Arbëresh i Sicilisë, ku të parët e tij mbanin detyra të rëndësishme. Ja një shembull i integrimit të madh dhe i ngjashmërive intelektuale mes dy popujve tanë! Qytetarët shqiptarë që banojnë në Itali kanë ditur nga ana tjetër të japin një kontribut të rëndësishëm edhe për zhvillimin e Shqipërisë. Në krye përmes një fluksi jo të pakët dërgesash financiare dhe, më së fundi, duke shfrytëzuar – në mënyrën më të mirë të mundshme – përvojat dhe njohuritë e fituara në Itali, duke pasuruar kapitalin njerëzor të Vendit tuaj me profesionalizëm të fituar në fushën shkencore, mjekësore, juridike, kulturore.

Në rritjen e sistemit shoqëror e prodhues shqiptar merr sot pjesë edhe një element i rëndësishëm sipërmarrës italian, që operon në realitetin shqiptar në mënyrë të përhershme dhe me gjithnjë e më shumë kënaqësi. Një shembull pozitiv në këtë kuptim gjendet tek sfida e përbashkët, kurorëzuar së fundi me sukses, për fitimin e tenderit për transportin e gazit nga Azerbajxhani në Evropë nga ana e konsorciumit TAP – Trans Adriatic Pipeline. Jam i sigurt që, edhe përmes lidhjes me gazsjellësin IAP – Ionic Adriatic Pipeline, bashkëpunimi në fushën e energjetikës mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë do të ndihmojë ndjeshëm në një integrim më të madh ekonomik e prodhues të Vendeve tona.

Roma dhe Tirana luajnë përgjithësisht një rol përcaktues brenda Nismës Adriatiko-Joniane që – edhe falë Presidencës aktuale shqiptare – ka përfaqësuar një lidhje të fortë mes dy qeverive për “Strategjinë e BE-së për krijimin e Makro-rajonit Adriatiko-Jonian”. Kam besim se mirëkuptimi mes dy qeverive përkatëse do të japë një shtysë thelbësore në hartimin e kësaj Strategjie e cila është në prag të miratimit përfundimtar brenda fundit të këtij viti, periudhë e cila përkon me Kryesinë italiane në Bashkimin Evropian.

Sukseset e sapo përmendura përbëjnë dëshmi konkrete të potencialit tuaj që natyrshëm gjen shprehje në bashkëpunimin mes Italisë dhe Shqipërisë, një partneritet që mund të marrë forma edhe më të gjera dhe dinamike, me objektivin për të ndihur rimëkëmbjen ekonomike, rritjen sociale dhe krijimin e vendeve të punës: tema këto që sot janë në qendër të vëmendjes për të ardhmen e Shqipërisë, të Italisë dhe të mbarë Evropës.

Zoti Kryetar, Të nderuar Deputetë,

Italia ka dhënë gjithmonë – e do të vazhdojë të japë – një mbështetje të vendosur në udhën e përafrimit të Shqipërisë në Evropë. Anëtarësimi i Tiranës në NATO pesë vjet më parë dhe liberalizimi i vizave Shengen në vitin 2010 përbëjnë suksese për të cilat mund të jeni – të jemi – krenarë, në pritje të arritjes së objektivit vendimtar, njohjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Është e qartë për të gjithë se vendi i Shqipërisë është në Evropë, për historinë e saj, për kulturën, për vlerat.

Nëse Evropa ka përfaqësuar shumë për Shqipërinë, dhe mund të jetë më shumë në të ardhmen, Shqipëria, nga ana e saj, ka treguar haptazi se ka bërë dhe mund të bëjë shumë për familjen evropiane. “Vendi i Shqiponjave” dhe qytetarët e tij kanë treguar vendosmërinë e tyre duke kapërcyer periudha të vështira dhe momente ndryshimesh të mëdha, duke rivlerësuar më së miri burimet e veta, njerëzore dhe materiale. Në rajonin e Ballkanit, në vitet ’90 i tronditur nga trazira të brendshme dhe konflikte të ashpra, Shqipëria është shfaqur si një element stabiliteti, mbështetëse e bindur e dialogut dhe zëdhënëse e kërkesave për demokraci, tolerancë, epërsi të Shtetit të së drejtës. Një qëndrim, një identitet që përbën shenjën më të qartë të bashkëndarjes së atyre vlerave që janë zemra që lidh, unifikon Bashkimin dhe thelbi i identitetit tonë të përbashkët. Ky angazhim ka shkuar përtej kufijve të rajonit të Ballkanit për të ndihmuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, me mbështetjen e misioneve si ai në Afganistan, ku kontingjenti shqiptar, i rreshtuar në krah të ushtarakëve italianë në rajonin perëndimor të Vendit, ka ndërmarrë veprime që meritojnë vlerësimin maksimal dhe që janë dëshmi e gjallë e mirëkuptimit të thellë që lidh popujt tanë.

Vlerat që përmenda pak më parë nuk u përkasin vetëm viteve më të fundit të historisë suaj. Ato ju kanë bërë që gjatë luftës së dytë botërore t’u jepnit strehim mijëra qytetarëve me fe hebraike në arrati nga persekutimet dhe nga tragjedia e holokaustit, të asistonit ushtarakët italiane që, në vitet e fundit të asaj lufte të tmerrshme gjetën tek populli shqiptar solidaritet dhe miqësi, pavarësisht nëse kishin mbërritur këtu si agresorë dhe pushtues. E nuk do të harrojmë kurrë ndjenjën e vëllazërisë së shprehur në pjesëmarrjen e përbashkët në brigadat partizane, në një prej të cilave luftoi dhe ra heroikisht një mik i rinisë sime, Galdo Galderisi.

Gjatë historisë së saj më të fundit dhe veçanërisht pas vitit 1992, Shqipëria ka përballuar një rrugëtim rritjeje që solli rindërtimin e vetë themeleve të shtetit dhe krijimin e Institucioneve të përgjegjshme dhe të angazhuara në mbrojtjen e vlerave demokratike në bazë të qytetërimit evropian. Kemi qenë të pranishëm dhe kemi ndihmuar fort, me frymën e vëllazërisë së sinqertë, në përmirësimin gjithnjë e më të madh të kushteve të jetës së popullsisë shqiptare, në lindjen e një sipërmarrjeje moderne dhe dinamike – e simbolizuar nga puna e mijëra ndërmarrjeve të vogla e të mesme – në fuqizimin në rritje të aktorëve të ndryshëm socialë që përbëjnë sot strukturën mbështetëse të një shoqërie e të një vendi që lulëzon dhe rritet, pavarësisht përballjes me sfidat e tregut botëror dhe me vështirësitë e krijuara nga kriza ekonomike ndërkombëtare.

Këto përparime të jashtëzakonshme janë njohur nga Bashkimi Evropian, dhe nuk na habit pra zhgënjimi dhe hidhërimi i sinqertë me të cilin Roma, ashtu si dhe Tirana,  pritën zgjedhjen për të shtyrë në qershorin e ardhshëm vendimin në lidhje me njohjen e statusit të vendit kandidat Shqipërisë. Për këtë qëllim, dëshiroj të bëhem sot, në vendin-simbol të demokracisë suaj, përcjellës i një mesazhi optimizmi dhe besimi tek aftësitë dhe potencialet e Shqipërisë. E inkurajoj popullin mik shqiptar të ndjekë me këmbëngulje dhe bindje të përtëritur objektivin evropian, duke fuqizuar më tej reformat e ndërmarra në legjislacion, në mënyrë që në pritje të afatit angazhues të qershorit të afirmojë sërish ndarjen konkrete të pushteteve dhe epërsinë e plotë të shtetit të së drejtës. Në këtë kuptim, do të jenë tejet të rëndësishme përpjekjet për të fuqizuar më tej luftën kundër kriminalitetit, që priret të ngrejë sërish krye dhe të jetë më agresive, reforma e sistemit gjyqësor dhe lufta kundër fenomeneve të korrupsionit, në përputhje me një kuadër ligjor të fortë dhe që sot konsiderohet në përputhje edhe me atë të Bashkimit Evropian dhe me standardet ndërkombëtare.

Respektimi i plotë i të drejtave themelore të njeriut dhe funksionimi i mirë i institucioneve të shtetit  në shërbim të qytetarëve qëndrojnë në bërthamën jetësore të vlerave demokratike mbi të cilat bazohet Evropa e bashkuar, dhe përparimet e bëra deri më tani përfaqësojnë një shtysë konkrete për vijuar në të njëjtin drejtim, pa ngurrim e pa u tërhequr. Jam i bindur se për këto përparime, merita kryesore i takon këtij institucioni parlamentar, për punën metodike dhe aspak të lehtë që ka kryer gjatë kësaj legjislature dhe në ato të mëparshme.

Pra nëse detyra serioze dhe angazhuese e presin këtë Asamble Parlamentare dhe gjithë Shqipërinë në muajt e ardhshëm, edhe Italisë do i kërkohet njëkohësisht të bëjë një përpjekje të jashtëzakonshme, përmes ushtrimit të Kryesisë së Bashkimit Evropian. Angazhimi i Kryesisë italiane do të synojë para së gjithash përcaktimin e një përgjigjeje të përbashkët – në kuptimin e rritjes së nivelit të punësimit, kryesisht ndër të rinjtë – , ndaj krizës ekonomike që shtrëngon ekonominë evropiane prej vitit 2008 dhe që përbën, sikurse kam pasur mundësi të kujtoj disa javë më parë në Parlamentin Evropian, arsyen, më lehtë të dallueshme, se përse Evropa po përjeton këtë periudhë të vështirë.

Një stinë e re rritjeje ekonomike të qëndrueshme dhe të pajtueshme me ekuilibrin e llogarive tona publike është e domosdoshme për të sjellë sërish besim, por duhet të shoqërohet nga zhvillime të reja institucionale dhe politike në kuptimin e një integrimi më të madh dhe të një legjitimimi demokratik të Bashkimit. Në të vërtetë, nuk ka dyshim se dalja nga kriza kalon përmes një tjetër hapi përpara në udhën e integrimit evropian: që në vitin 1954 Jean Monnet kish paralajmëruar qytetarët evropianë duke u shprehur se “vendet tona janë bërë tepër të vogla….kundrejt përmasës së Amerikës dhe Rusisë sot, të Kinës dhe të Indisë nesër”. E pra, ajo “e nesërme” e paralajmëruar nga Monnet është bërë “e sotmja” jonë.

Por besoj se kriza e pëlqimit popullor që sot po e vuan Bashkimi Evropian ka rrënjë më të thella, dhe se ndryshimi duhet të shkojë përtej disa politikave ekonomike dhe sociale. Pika kyç e çështjes evropiane sot është nxitja e vlerave dhe e vizionit të përbashkët që përbëjnë identitetin dhe misionin e vërtetë të Evropës: vetëm kështu mund të rifitohet ndjenja europeiste që ka frymëzuar brezat e etërve themelues dhe që rrezikon të humbasë ndër vështirësitë e të sotmes. Por kjo ndjenjë nuk mund të bazohet, siç ndodhi në fazën e themelimit të Bashkimit, vetëm tek refuzimi i një nacionalizmi egoist dhe konfliktual, por duhet të zërë rrënjë në vetëdijen e kthjellët të nevojës së ngutshme për t’u dhënë jetë zhvillimeve të reja të Bashkimit në kuptimin politik, si për sa u takon zgjedhjeve të mëdha e kryesore në gjithë hapësirën tonë të përbashkët, ashtu dhe në aspektet e marrëdhënieve të jashtme dhe të projektimit të vlerave tona dhe të veprimit tonë në anë të tjera të botës dhe në zonën e Mesdheut në radhë të parë.

Pavarësisht dallimeve të ndryshme të çdo vendi, ekziston në të vërtetë një hapësirë kulturore evropiane e përbashkët: një tërësi përvojash krijuese, traditash dhe aspiratash që na bashkojnë dhe na bëjnë të jemi qytetarë evropianë. Askush nuk mund të ketë iluzionin se ky identitet, që përmbledh në vetvete identitetet e çdonjërit prej kombeve, pa qenë vetëm shumatorja e tyre, mund të mbrohet veç e veç, duke u mbyllur brenda një dimensioni kombëtar. Në mungesë të një dimensioni vërtet evropian, trysnitë e ushtruara nga globalizimi i shanseve dhe i krizave do të rrezikonin të zhysnin Bashkimin Evropian.

Në këtë reflektim – që ka të ngjarë nuk do të shterohet brenda një kohe të shkurtër – jam i bindur se duhet të marrë pjesë edhe Shqipëria, për të cilën udha evropiane  është shndërruar në një objektiv të bashkëndarë nga gjithë forcat politike, në interesin më të lartë të vendit.

Besoj se është detyrë dhe detyrim i qytetarëve, i institucioneve kombëtare dhe atyre evropiane, të kultivojnë dhe rrisin këtë bashkësi vlerash dhe të drejtash dhe të japin kontributin e tyre me qëllim që ajo trashëgimi e ndërtuar me kaq mund të ruhet dhe të pasurohet me përgjigje ndaj sfidave të këtyre kohëve të vështira. Procesi i zgjerimit është sigurisht një prej synimeve më ambicioze, por edhe ai që më mirë se të tjerë mund t’i japë një vrull të ri hapjeje dhe energjie pozitive për ndërtimin evropian. Aspirata e Shqipërisë dhe e vendeve të tjera për t’u bërë pjesë e Bashkimit me të drejta të plota përfaqëson për gjithë popujt evropianë një sinjal të fortë besimi në një kohë të vështirë: na kujton të gjithëve ne sesi vlera e Evropës nuk vjen vetëm nga dimensioni i saj ekonomik, por në radhë të parë nga të qenët një bashkësi e popujve të lirë dhe e Shteteve demokratike.

Evropa ka bërë shumë për Vendet tona. Për Italinë ajo ka përfaqësuar besimin tek ardhmja në vitet e pasluftës së dytë botërore dhe të rindërtimit. Për Shqipërinë, veçanërisht në periudhën e izolimit dhe të diktaturës, Bashkimi ka përbërë shpresën. Udha e përshkuar deri më tani ka treguar sesi mbështetja dhe besimi ndaj Shqipërisë qenë të drejta: kjo udhë duhet të vijojë më tej, me krenarinë dhe besimin që rrjedhin nga shumë hapa të bërë përpara dhe vendosmërinë për të arritur këtë synim historik, për të mirën e vendit.

Italia, si në të shkuarën, do të bëjë të mos mungojnë kurrë besimi dhe mbështetja. Ajo shpreson të mund të çelë gjashtëmujorin e kryesimit te Presidencës së Bashkimit, me Republikën e Shqipërisë të pranuar zyrtarisht për statusin e vendit kandidat nga ana e Këshillit Evropian.

Me këtë ndjenjë optimizmi në aftësitë tona dhe në vizionin tonë, ju falenderoj edhe një herë të gjithëve ju për vëmendjen dhe mikpritjen e ngrohtë që më është bërë, si dhe përfitoj nga rasti për t’i shprehur popullit mik shqiptar falenderimin tim më të sinqertë për vlerësimin tejet të lartë që i ka shprehur Italisë duke më dhënë mua, përmes Presidentit Nishani, Medaljen e Flamurit, dëshmi e lidhjes së thellë të miqësisë mes Popujve tanë.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: fjalimi ne Kuvend, Presidenti Napolitani

Gruaja shqiptare në shekuj dhe pozita e saj shoqërore

March 5, 2014 by dgreca

“Ekzistenca e shoqërisë njerëzore mundësohet nga dy segmente, femra dhe meshkuj.”     

“…nga gruaja lindën burrat e shteteve, në duart e të cilëve është luajtur e luhet politika, diplomacia botërore dhe fatet e kombeve të vegjël…”

“...Ju gjyshe, nëna, bashkëshorte, motra e bija…luftoni për të drejtat, liritë dhe dinjitetin tuaj. Nuk jam për lirinë pa kufi që shtrembëron e përdhos nocionin e kësaj fjale të bukur, fisnike, të vyer dhe të pazëvendësueshme. Jam për atë liri që i jep gruas mundësinë për të qenë vetvetja.”–Vivra/

Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj/

Historia e kombeve është zhvilluar sipas epokave politike, ekonomike dhe sociale që të marra në tërësi, janë ato që bëjnë historinë e një kombi. Historinë e bënë njerëzimi me bëmat e tij, por janë epokat, ato që nxjerrin në pah vlerat e njerëzve të shquar. Ekzistenca e shoqërisë njerëzore mundësohet nga dy segmente,femra dhe meshkuj.Të flasësh për historinë e një kombi duhen pasur parasysh vlerat dhe kontributi që ka dhënë çdo segment i shoqërisë së tij. Kjo gjithmonë e parë nën dritën e së vërtetës me një paanshmëri politike, sociale apo kulturore, duke i dhënë vendin e duhur reales, pa mohuar apo anashkakaluar as epokën, as vendin dhe as ngjarjen që ka lënë vragë në histori. E theksoj këtë sepse zakonisht politikat më tepër i kanë prishur dhe i prishin punë, se sa i japin vlerat e duhura këtij segmenti të pazëvendësueshëm në gjithë jetën politiko-sociale, ekonomike dhe kulturore. Ky mentalitet i njëanshëm do të ekzistojë për aq kohë sa gjinia mashkullore nuk do ta pranojë si të barabartë gjininë femërore. Madje ky qëndrim do të vazhdojë deri sa të pranohet se femra ka të njëjtin potencial intelektual e profesional, si dhe burrat. Pikërisht për këtë diferencim gjinor, dalim në një përfundim se historia jonë kombëtare është e lidhur ngushtë me jetën, veprimtarinë dhe sfidat e gruas.

Kurrë nuk mund të themi se fazat që kalon një komunitet për ndërtimin e një shoqërie, që të quhet komb dhe që të marrë një vizion të tillë, konformë shtetit të zhvilluar, atëherë pushteti i çdo lloj forme administrimi, nuk i takon vetëm njërit segment të shoqërisë, si për shëmbull vetëm meshkujve ose kësaj apo asaj shtrese shoqërore. Gjatë gjysmë shekulli diktaturë jemi mësuar të dëgjojmë se Shqipëria dhe historia e saj i përkasin  fukarait, gjë që është absurde.

Historinë e këtij kombi e kanë bërë epokat, njerëzit që ishin faktorë të ndryshimeve politiko-sociale, si dhe ata atdhetarë që nxori koha që i lindi, të cilët e çmonin aq shumë lirinë, sa kishin vënë shenjën e barazisë mes saj dhe jetës. Ekzistenca e kombit tonë është meritë e të gjithë shqiptarëve pa dallim gjinie apo shtrese sociale. Shembuj më të mirë virtyti dhe trimërie ishin mbretërit ilir, si: Bato, Pleurati, Monuni, Mytili, Pirro i Epirit, Genti, Agroni e më vonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Ismail Qemali.

Duhet theksuar se në lashtësi dhe më pas në kohë luftrash, gruaja mbante peshën e familjes dhe të gjithë shoqërisë. Jo rrallë gratë ilire merrnin pjesë në kuvende dhe herë -herë u dëgjohej fjala më shumë se sa burrave. Një vlerësim të tillë për femrën e përmban edhe Kanuni i Lek Dukagjinit.

Ashtu siç ekzistojnë gojëdhanat për heroizmat e pashoqe të burrave trima, të tilla drithëruese dhe vetëmohuese, janë legjendat edhe për gratë trimëresha.

*Pas vdekjes së Agronit drejtimin e shtetit Ardian e mori Teuta,mbretëresha që diti t’i udhëheqë ilirët nga beteja në betejë,në luftën e drejtë e çlirimtare kundër romakëve.Teuta u shqua si një stratege e zonja që e nxori popullin e vet nga situata të vështira ndërlufuese, jo shaka por me një Perandori që ishte sundimtare e botës. Kjo u tregoi ilirëve dhe botës se edhe një grua është e aftë të drejtojë si çdo burrë. Shembuj vitaliteti e besnikërie ishin gratë ilire që luftonin përkrahë burrave. Në kohën që ata ishin në luftë, gratë jo vetëm drejtonin ekonominë, rrisnin dhe edukonin fëmijët për tu bërë luftëtarë të zotë, por drejtonin dhe mbronin edhe pronën e tyre. Pra koha në rrjedhat e saj nxori, jo vetëm burra por edhe gra të famshme.

Të shumta janë gratë shqiptare që ia rrisin emrin Shqipërisë dhe shqiptarizmit, që nga mbretëresha Teuta e Ilirisë, Dora d’ Istria e Rumanisë, ky ishte pseudonimi i princeshës me origjinë shqiptare Elena Gjika, Nënë Tereza,

*Dy princeshat e Kaninës Rugjina Balsha, e cila në shekullin e XIV bëri epokë, e Princit të Kaninës Gjergj Arianiti, Donika Arianiti Kastrioti, e cila ishte e denjë për t’u kurorëzuar Mbretëreshë e Arbërisë, titull që e mbajti me nder edhe pas vdekjes së të shoqit, Skënderbeut. Donika Kastrioti jetoi në oborret e Napolit, Venedikut me dinjitet prej mbretëreshe. Deri në vdekjen e saj, në fillim të shek XVI ajo nuk reshti duke ndihmuar shqiptarët që atje ku jetonte në mërgim.

Rilindja Evropiane dhe të drejtat e gruas

Qysh në shekullin e XVIII, evolucioni social- ekonomik dhe kulturor që solli në oborrin perandorak të Petërburgut Perandoresha Katerina e Madhe, gruaja me origjinë gjermane, shërbeu si shembull për femrat përparimtare dhe të arsimuara të Evropës, që kërkonin ndryshim, të cilin duhet ta sillte gruaja prej së cilës lind jeta. Askush nuk mund ta mohojë se nga gruaja lindën burrat e shteteve, në duart e të cilëve është luajtur e luhet politika, diplomacia botërore dhe fatet e kombeve. Shumë zonja të nderuara, që e urrenin skllavërinë e femrës si segment, izoluar brenda katër mureve të shtëpisë, kishin vërejtur se mungesa e lirive dhe të drejtave të gruas, mospjesmarrja e saj në votime, mosarsimimi dhe mohimi i të drejtës së punës intelektuale në administratën shtetërore, ishte një pengesë për zhvillimin e kontinentit plakë. Femrat e arsimuara e dinin mirë se pa një grua të kulturuar nuk mund të ketë as rini dhe as të ardhme të zhvilluar. Si pasojë nuk do të ketë nivel të lartë jetese, ku njerëzimit do t’i mungojnë kombet e qytetëruar.

*Në Evropë kishte nisur lëvizja femërore madje e iniciuar nga burrat, si në Paris nga Rusoi që njihet si themelues i shoqatës “Lega e Gruas” më 1869.

* Shumë femra që kërkonin ndryshim, përfunduan në gijotinë, shumica e të cilave ishin nga shtresa e lartë e aristokracisë, mbretëresha e princesha si në Skoci, Angli, Hollandë, Francë etje.Një shembull i tillë është e reja franceze Zhan d’Ark.

*Në shek.XVII, në Shqipëri doli një vajzë Nora e Kelmendit, nga Malësia e Madhe. E shquar për bukurinë dhe trimërinë e saj në vitet 1637-38, tërhoqi vëmendjen e sundimtarit boshnjak që atë kohë kishte pushtuar kryeqytetin e kulturës shqiptare, Shkodrën. Ai kërkoi të martohej me të. Por i ati, sipas traditës shqiptare nuk e martonte të bijën me një të huaj. Megjithëse për Norën janë thurur versione të ndryshme legjendash, unë po tregoj më të pranueshmen. Si një Zanë mali që të huajt e quajtën Brunilda Shqiptare, pranoi të martohej kundër vullnetit të të atit me kryekështjellarin, të cilin e vrau me një kamë me dorezë argjendi, që e kishte fshehur nën xhubletë. Si Brunilda e antikitetit që vrau Zigfridin, edhe Nora e Kelmendit u hakmorr ndaj pushtuesit të huaj.

*Revolucioni në industri, solli ndryshime rrënjësore në Evropë. Dalja e gruas në punë, kushtet e vështira të punës, paga e ulët, orari 12-14 orë si dhe puna e rëndë e të miturve në miniera, ose si hamenjë, e zgjuan gruan ndërgjegjësisht sidomos në Angli e Francë.

*Shekulli i XIX i quajtur shekulli i Rilindjes Evropiane, ishte një lëvizje social- kulturore, në të cilën u përfshinë edhe mjaftë zonja. Një ndër gratë e shquara të shekullit të Rilindjes Evropiane, kohë ku krahas industrisë, mori hov letërsia, piktura, skulptura, muzika, teatri, baleti, ishte dhe hyjnesha Elena Gjika, ose Dora D‘Istria, që ishte pseudonimi letrar i saj. Elena Gjika ishte shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare. Lind pyetja: Pse mbante këtë pseudonim? Elena nuk ishte rasti i parë. Në Evropë atë kohë kishte mjaft femra të kulturuara, por mes tyre ishin 4 femra të famshme që ngjallën respektin e botës mashkullore, zgjuan dhe rritën interesin e rretheve politike, të salloneve mondane, tryezave diplomatike për mençurinë, kurajon dhe elegancën e tyre. Në Francë ishte Zhorzh Sandi, e cila vetëm kur mohoi emrin femëror dhe e veshur si kalorës, mundi t’i botonte veprat e saj letrare, sepse letërsia, politika, drejtësia, diplomacia, ishin pronë për mendjet meshkullore. Ndërkohë që gruas i ishin mohuar shumë të drejta. Nuk kishte të drejtën e votës apo të ushtronte profesionin e diplomatit, shkrimtarit, të drejta që ishin vetëm për burra. Një grua tjetër e shquar ishte në Angli, londinezja,Virxhinia Woolf, shkrimtarja moderne, publicistja e shquar, eseistja dhe mbrojtëse e të drejtave të grave. Duhej kurajo dhe guxim nga gra të virtytshme që të thyenin konceptet mesjetare dhe të dilnin nga kornizat e kohës. Këtë rrugë ndoqi edhe kjo femër Elena Gjika ose Dora D’Istria, që u bë pjesë aktive e Rilindjes Evropiane, e cila jo më kot u quajt princesha e kulturës Evropiane.

   *Nobelistja “Nënë Tereza“, e mohuara nga Diktatura Komuniste e cila është një prej person Më pas i vlerëson dhe i përjetëson. aliteteve më të mëdha të kombit shqiptar. Madje është një nga pesonalitetet më të mëdha botërore të shekulli XX. Bota nuk i ka heronjtë dhe i krijon.Kurse ne i kemi dhe i mohojmë, duke i lënë në errësirë, ku i mbulon pluhuri i harresës. Jo vetëm kaq por nuk ndalemi duke hedhur baltë mbi ta. Është fatkeqësi dhe krim për një komb kur antivlera ngrihet kundër vlerës, që mohohen deri në atë shkallë, sa të tjerët na quajnë provincialë dhe kulturën tonë provinciale .Unë nderoj portretin e ndritur të Nënë Terezés, e cila si shumica e intelektualve u vlerësua vetëm pas vdekjes. Në këtë rast është domethënëse shprehja:“Vdis, pa të të dua!” sepse ajo u njoh nga bota si shqiptare, vetëm pasi u vlerësua me çmimin “Nobel” për Paqen.

Sa bukur, sa thjesht, sa natyrshëm dhe po aq i madhërishëm ka qenë pohimi i saj:
“Me gjak jam shqiptare, me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit ,jam murgeshë katolike.Sipas thirrjes së Zotit, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit.
“

  *Si mund të mohosh labëreshën trime Maro Kondi që i tërhoqi ushtritë turke në greminë, duke sakrifikuar jetën e saj dhe të të birit.

*Në Luftën greke për Pavarësi ,mes shumë burrave shqiptarë, mori pjesë gruaja shqipëtare, luftëtarja trime Laskarina Bubulina e cila e vuri gjithë pasurinë në shërbim të revolucionuit grek. Në muajt e parë të 1825, ajo u kthye në ishullin Spetses ,ku jetoi në varfëri deri sa u vra në qershor të 1825 dhe njihet si heroinë greke.

*Nuk duhen harruar motrat Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi që hapën shkollën e vashave më 1892.

*Kush nuk e kujton trimëreshën Shote Galica, e cila u vesh si burrë, ngjeshi armët e Azem Galicës, (bashkëshortit) dhe luftoi kundër të huajve. Ç’bëri më shumë heroi legjendar El Sidi, se kjo grua malësore që mbrojti trojet arbërore?

*Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911, me në krye heroin legjendar Ded Gjon Luli, ku u përfshinë edhe gra si Tringa e Malsisë, ose Tring Smailja. Kjo kryendgritje u kurorëzua me ngritjen e flamurit në Deçiq, më 3 prill të po këtij viti,që është Preludi i shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor 1912. 

Ja se ç’shkruan për trimërinë dhe bukurinë e femrës shqiptare:*New York Times 25 maj 1911 dhe Gazeta franceze ‘Le Petit Journal’, më 28 maj 1911: Beteja e Vraninës – një Zhan d’Ark shqiptare
CETTINJE, 9 maj. Në betejën e Vraninës, Malësia mbi Shkodër – u shqua një vajzë e re, emri së cilës përkon me emrin e dhënë të Vajzës së Orleans. Kur javën e kaluar, në betejën e Vraninës, babai i saj, kryetari i fisit shqiptar Martinaj, u vra, ajo menjëherë zuri vendin e tij dhe i udhëhoqi Martinajt në fitoren kundër turqve. Vajza me emrin Janica Martinaj, ishte shumë e bukur. Sipas një personi i cili njihet mirë me të, kjo Zhan d’Ark e re nuk i ka ende 22 vjeç, dhe është “një grua e re e mirë-zhvilluar, e gjatë dhe e bukur.” Të gjitha gratë shqiptare janë të guximshme dhe janë të mësuara që nga vajzëria e tyre me përdorimin e armëve të zjarrit, dhe në kohët e luftës, duke qenë se nuk ka mushka, ato ngarkojnë ushqimet e municionin për luftëtarët e tyre dhe shkojnë në vijën e zjarrit për shpërndarjen e tyre.”-
*Marigo Pozio, e përndjekura nga Hoçishti i Korçës, e cila u vendos në Vlorë, ku ia kushtoi jetën çështjes për pavarësi kombëtare. Njihet si qëndistare e flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, por ka meritën e madhe se krijoi shoqatën e parë të grave vlonjate “Shpresa e Kombit” më 1914 dhe më 1921 ajo nisi botimin dhe drejtoi gazetën “Shpresa Kombëtare“, një media me shumë vlera për kohën.

*Gjatë Luftës Ballkanike dhe më pas në Luftën e Parë Botërore, Sado Koshena, kjo grua trime, pa arsim nga Dukati Vlorës, i priti ushtritë greke në Llogara.

* Askush nuk i harron 6000 gra e vajza që morën pjesë në luftën e Dytë Botërore, ku për çlirim kombëtar luftuan dhe u vranë përkrah burrave apo vëllezërve.

* Gjatë luftës së II Botërore doli një grua trime, Musine Kokalari, intelektuale me vizion të gjerë për demokracinë në Shqipëri, të tipit evropian, pasi ishte arsimuar në Universitetin e Romës.Ajo luftoi me penë duke lënë mbi 5000 faqe dorëshkrim. Ishte gruaja që nuk i ndërroi idetë edhe pse e kaloi gjithë jetën në burg dhe internim.

*Në kohët moderne vlen të përmendet Nermin Vlora Falaski, studiuesja dhe gjuhëtarja që ka mbrojtur me shumë dije e kulturë origjinën dhe lashtësinë e gjuhës shqipe, që vërteton se përmes gjuhës shqipe deshifrohen shumë gjuhë të botës. Kjo tezë e Nermin Vlorës, që thekson se shqipja rrjedh nga pellazgishtja, është një dokument i rëndësishëm për ekzistencën parahelene të shqiptarëve si pasardhës direkt të ilirëve .

* Vlen të përmendet rumunia Aurelia Graur Vokaj nuk kishte lindur shqiptare, por ajo lindi fëmijë me gjak shqiptari dhe ia kushtoi jetën atdheut të saj të dytë,Shqipërisë. Aurelia lindi në një vit me Nënë Terezën-1910 dhe vdiq po më 1997 që u nda nga jeta kjo Nënë e Madhe. Elena Gjika ndikoi në formimin ideor të Aurelias, e cila më 1932, e martuar me shqiptarin Ajvaz Voka, tregojnë se e mësoi gjuhën shqipe brenda një nate dhe qëndisi në gjuhën shqipe këtë shprehje: “Rrnoftë Shipëria dhe e ndihmoftë Perëndia”që ekziston edhe sot. Kjo grua e huaj, u mësoi fëmijëve të saj gjuhën shqipe. Shtëpia e tyre në Bukuresht u bë qendra për shiptarët e mërguar,që vazhdonin aktivitetin në Shoqërisë Shqiptare .Në vitin 1941, Ajvaz Voka me gruan u transferuan në Shipkovicë, mbi Tetovë. Aurelia e ndoqi pas Ajvazin dhe punoi për emancipimin e femrës shqiptare të kësaj zone deri në 1997 . Mediat rumune e pariziene do të shkruanin:“U nda nga jeta Nënë Tereza e Shipkovicës” ku vinin në pah vlerat e saj si veprimtare e shquar, që s’ lindi shqiptare por punoi për çështjet e këtij kombi,që u bë atdheu i prehjes së përjetshme të eshtrave të saj.

Sot në vendin tonë, apo në emigracion ka me qindra gra të famshme në fusha të ndryshme, në ekonomi, shkencë, politikë, kulturë, art, letërsi, ushtri, histori, mjekësi etje.

Gruaja shqiptare arriti të ketë vendin e N/kryetares së Parlamentit, Kryetare e Parlamentit, Prokurore e Përgjithshme, Deputete, ministre dhe zv/ministre. Këto zonja, a e kanë justifikuar apo e justifikojnë veten në rolin e të qenit në poste të rëndësishme, së pari si femra (shembull urtësie), si bashkëshorte dhe si nëna?! Këtë do ta tregojë koha. Më pas ajo(Koha) do të flasë, veçse me gjuhën e së vërtetës. Por mos harroni se behari nuk vjen me një lule,sepse potenciali femëror është vendimtar në integrimin e kombit, vetëm duhet të dimë ta përdorim intelektin, arsimin, profesionin dhe të qenit femra…

 Pyes pushtetarët, këto zonja intelektuale që punojnë me vetmohim, a vlerësohen të gjitha njëlloj, sipas aftësive, arritjeve në fushën ku japin vlera me paanshmëri politike, klasore, krahinore, me apo pa prejardhje të realizmit socialist apo të pas rënies së diktaturës komuniste?

Të nderuara Gjyshe, nëna, bashkëshorte, motra dhe bija, duke Ju uruar Gëzuar Ditën e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, luftoni për të drejtat dhe liritë tuaja. Nuk jam për lirinë pa kufi që shtrëmbëron dhe përdhos nocionin e kësaj fjale të bukur, fisnike dhe të pazëvendësueshme. Jam për atë liri që na jep mundësinë për të qenë vetvetja. Vetëm kështu meritojmë vendin që na takon në shoqërinë e qytetëruar.

  Të gjithë kolegëve dhe kolegeve të mija që kanë ushtruar apo ushtrojnë profesionin e bukur, fisnik dhe të vështirë të mësuesit: Gëzuar 7 Marsin!

Gjithë grave shqiptare në mbarë botën ju uroj: “Gëzuar 8 Marsin!”

Filed Under: Featured Tagged With: Vilhelme Vranari

Konflikti ukrainas – një duel i hapur midis BE dhe Rusisë

March 5, 2014 by dgreca

Rusia, u përball me koalicionin europian të mbështetur fuqishëm nga SHBA./

Nga Zaim Kuçi/

Për një gjerësi informacioni, analiza për konfliktin e radhës duhet të fillojë me pyetjen, Çfarë po ndodh me vendet e Eurozonës, të Europës Lindore dhe të Rajonit të Ballkanit, krizë reale ekonomike apo gjeopolitikë e sforcuar ruse drejt tyre? Le ta shohim zgjidhjen e këtij konflikti tek kjo tendencë zhvillimi europian.Situata e datës 01 mars: Zëdhënësi Dmitri Peskov u shpreh: “situata është në duar të presidentit Putin. Është presidenti Ai që merr vendimin. Për momentin nuk ka ndonjë vendimmarrje edhe pse ka lëvizje dhe mobilizim trupash, edhe pse shtabet luftarake kanë marrë postin e luftimit në zbatim të miratimit nga parlamenti rus “të urdhërit” të ndërhyrjes luftarake në Ukrainë.

Situata e datës 05 mars

Një javë më pas presidenti rus thotë se “ne nuk luftojmë me popullin vëlla ukrainas”, duke  shtuar se Rusia është gati të përdorë forcën nëse rusët në Ukrainën lindore dhe Krime do të jenë në rrezik.  Rusia bëri edhe tërheqjen e parë duke deklaruar të mbyllur stërvitjen e trupave ruse në kufi me Ukrainën por nuk ka sqaruar asgjë mbi fatin e konfliktit.

Çfarë ndodhi realisht në këtë fushatë të nisur luftarake? Fillimisht, le të vlerësojmë gjendjen e dy palëve në konflikt.

Bashkimi Europian: “Në kërkim të zgjidhjes së krizës…”

Në BE ndjehet, apo është krijuar një çarje në vetë shtetet e saj duke krijuar edhe blloqe: nga njëra anë shihen interesa të vendeve anglosaksone për shkëputje, nga ana tjetër kemi qëndresën franceze si ideatore dhe ajo gjermane si investitorja kryesore e BE, kurse vendet e tjera europiane që janë zhytur në krizën ekonomike janë për një forcim të saj, pra duket ndarja e shteteve elitë nga shtetet europiane në nevojë. Megjithë këtë situatë jo të qartë europiane, vendet e saj unanimisht dhe forcërisht dënuan lëvizjen ruse drejt ukrainës. BE sapo edhe pse në nevojë ajo akordoi dhe 11miliard euro për rimëkëmbjen e ekonomise.SHBA, kërcënuan se, në rast se Kremlini do të vazhdojë të ndjekë kursin e tij aktual, atëherë mund të ketë masa ekonomike dhe diplomatike që do të çonin vendin në izolim. SHBA akuzuan Rusinë se po shkel ligjin ndërkombëtar dhe tha se Moska “është në anën e gabuar të historisë”. Në Kiev, Sekretari i Shtetit Kerri tha: “Ne nuk (do) kemi alternativë tjetër, por ta izolojmë Rusinë politikisht, ekonomikisht dhe diplomatikisht”.

Rusia: “Mbron rusët e krimesë….”

Por, ajo që duhet vlerësuar në këtë konflikt të ri është fakti se, situatat e reja ekonomike kanë shtuar dëshirën e një gjeopolitike të re gjithnjë në ndryshim të saj. Rusia e ardhur nga një “fitore” e përgjakur në Siri, ka rritur ndjenjat për një zgjerim real të saj drejt vendeve ish aleate. Ajo kësaj radhe, iu drejtua Ukrainës.Disa situata favorizuese që shkojnë në interes të Rusisë: Nëse analizojmë krizat e ekonomike të kohëve të fundit, duket se vendet e vogla të ndodhura në hartën gjeografike europiane, të keq menaxhuar nga vet strukturat e tyre, kur bien në krizë kërkojnë daljen prej saj duke aktruar dhe luajtur kartën e gjeopolitikës së tyre.

Analistët duhet të vlerësojnë përballë kësaj krize, zhvillimet e dukshme ekonomike të viteve të fundit të Rusisë, afrimi i sforcuar i saj me superfuqinë aziatike kineze e konfirmuar dhe me vizitën për herë të parë të presidentit të sapo zgjedhur kinez duke nënshkruar kontratën më të madhe në fushën e mbrojtjes (24 avionë luftarake SU- 35, 4 nëndetëse të klasit “Lada”, avionë transporti IL- 476 dhe IL -78, raketa Senit S-400 etj), kontratë e cila u analizua dhe si një sinjal force edhe për SHBA, se Moska dhe Pekini duan të bashkojnë forcat e tyre për të bërë një kundërpeshë gjeopolitike ndaj saj, kanë ngjallur nostalgjitë e gjeopolitikës globale me prioritet rajonin e Ballkanit dhe të Europës Lindore, prej këtej për të kapur tregjet në Lindjen e Mesme.

Është koha kur gjeoekonomia vendos mbi zhvillimet e pritshme në gjeopolitikën e shteteve. Vlerësohet se qëllimet strategjike ruse, për të gjetur territor në hapësirën e BE, realizohen duke lëvizur kujdesshëm, rast pas rasti me shtetet e vegjël që akoma nuk kanë arritur të instalojnë demokracinë dhe të zhvillojnë ekonominë në standard perëndimor.

Zhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende janë premisa për krizë, më tepër se kaq Rusia gjen terren për t’i stimuluar këto ekonomi në rënie.

Në këto vende diplomacia ruse është aktive (sidomos ato në rajonin e Ballkanit, më pranë Bosnje-Hercegovina) duke iu afruar ndihmë ekonomike. Këto vende, për të mos u zhytur në kaos dhe për të përfituar imazh në vend (kredibilitet politik), lehtësisht shtrijnë duart për ndihmë drejt Rusisë, kjo shihet dhe si një presion të vet vendeve të hartës gjeografike europiane kundër BE-së.

Hapja e portave për Rusinë nga këto shtete, vështirëson ekonominë dhe politikën europiane jo vetëm për mos prishjen e balancës ekonomike por në planin afatgjatë dhe për mos humbje territori në hapësirën e BE-së. Mbajtja prej kohësh peng e Serbisë nga rusët ka krijuar hallakatjen e rajonit tonë.

Të detyruar nga situatat e krijuar në hapësirën e eurozonës, vendet europiane detyrohen dhe paguajnë borxhin e stimuluar dhe të keq menaxhuar të shteteve të vegjël. Pas Greqisë, rasti Qipriot ishte identik me atë të krizës Islandeze, kohë kur Europa po mbyllte dyert ata iu drejtuan Rusisë. Për të shmangur këtë orientim drejt Rusisë, FMN zgjidhi thesin e ndihmave për të nxjerrë nga kriza këtë vend. Këto janë shembuj të së kaluar së vonshme që tregojnë nisjen e një gjeostrategjike ruse ku është përfshirë dhe Ukraina.

Rusia, për shumë arsye kësaj radhe iu “afrua” Ukrainës për të cilën ajo e ka filluar kohë më parë nëpërmjet shërbimeve të fshehta që kanë mbajtur nën kontroll regjimin dhe situatën ukrainase, si një element bazë strategjik të saj. Por ajo që merret si shqetësim dhe si para kohe për Rusinë ishte vënia në gatishmëri të trupave të saj ushtarake (150 mijë – trupa speciale e helikopterë luftarakë, forcat të Këmbësorisë Detare dhe ato të Mbrojtjes Bregdetare e të tjera).

Në fokusin e një analisti ushtarak, sjellja ushtarake ruse, që kupton përgatitjen e fazave të zhillimit të operacionit nga gjeneralët dhe admiralët, dalja e forcave të luftimit në rajonet e veprimeve luftarake, miratimi njëzëri në parlament i “pushtimit” , vlerësohet jo vetëm si një presion i hapur për të përftuar territore nga shteti i ukrainës por dhe një sinjal i qartë për mundësi ndërhyrje ushtarake. Për të justifikuar këtë prezencë, Rusia shfrytëzoi Bazën Ushtarake në Portin e Sevastopolit, me synim ndarjen e Krimesë nga Ukraina duke formuluar të drejtën për të mbrojtur bashkëkombësit e saj.

Për një shpërndarje vëmendje, ushtarakët rusë nisën një anije luftarake zbulimi drejt Kubës me mision “vizitë” miqësore dypalëshe. Kjo vizitë ushtarake në këtë vend të largët, nga shtypi është vlerësuar si një memorie paralajmëruese të viteve 1962 hrushoviane që stimuloi krizën raketore kubaniste me tendencë për të krijuar konfliktin bërthamor të asaj kohe.

Lind pyetja, cili ishte mesazhi rus? A mos vallë Rusia ndjehet e forte ekonomikisht dhe ushtarakisht dhe kërkon të rimarrë pozicionin superfuqi globale? A mos vallë ky globalizëm i përshpejtuar dhe i pakontrolluar po sjell nevojën e një situate paralufte? A mos vallë përsëri po maten forcat e superfuqive botërore? Janë pyetje që në këtë fillim shekulli kanë mbetur pa përgjigje edhe pse bota mbarë u mobilizua një pjesë për të bërë luftë dhe tjetra për ndalimin e saj.

Nëse Rusia vërtet synoi të shkonte në këtë aventurë të kohës dhe sipas saj i llogariti forcat që të përballonte këtë sfidë të re në gjeopolitikën të menduar globaliste të sajuar prej saj, atëherë logjikisht ajo mund të shkonte drejt një strategjie për t’u sakrifikuar për të pushtuar Ukrainën. Nga ana tjetër, SHBA, BE dhe NATO e mirë vlerësuan situatën, këtë radhë në kohë, ndoshta dhe të “djegur” nga aventurat diktatoriale të liderve të papërgjegjshëm, siç dhe po ndodh shpesh, duke marrë edhe rastin banal të ndërhyrjes të Rusisë pak vite më parë në Gjeorgji.

Po përse Ukraina ishte e privilegjuara e radhës për Rusinë?

Së pari, gjeografikisht Ukraina vlerësohet një pozicion i favorshëm dhe të menduar, të fituar nga rusët. “Molla e artë” e rusëve është Krimea (dymilion banorë që flasin rusisht) e cila ndodhet në pozicionin më strategjik të rajonit ku historikisht dy portet e saj Sevastopoli dhe Odesa kanë qenë skalionime bazë për arritjen e kontrollit të Detit të Zi duke afruar dhe një tjetër mundësi hapësinore më të largët se ky det, ai i Detit Mesdhe, si dhe lehtëson daljen në Detin e Veriut dhe atë Balltik të Rusisë.

Së dyti, Ukraina duke qenë një kombësi (lindore e juglindore) pothuajse ruse, me kohë ka favorizuar zhvillime të përbashkëta në të gjitha fushat, pra nostalgjia ruse është prezent. Në fakt ndodhi e kundërta. Rusia duhej të merrte në konsideratë në këtë konflikt edhe faktin që, apo të zgjidhte dilemën nëse ushtarët e tyre do të qëllonin mbi ata ukrainas dhe anasjelltas. Gjendja morale e luftëtarit është një element i rëndësishëm për t’u vlerësuar në fushën e luftimit.

Së treti, pasuritë bujqësore dhe ato minerale vlerësohen të konsiderueshme, që për Rusinë janë vlerësime strategjike që rrinë zgjuar në planet aventureske të saj.

Fillimi i veprimeve luftarake, gjithmonë kërkon një akt legjitimi për të hapur një luftë ndërshtetërore. Kjo ishte fondamentale për Rusinë, e cila duhej të gjente argumente bindëse edhe pse kemi përvojë të papranueshme me këtë shtet, si rasti me Gjeorgjinë apo vendosja shpesh e “vetos” kundër OKB, Nato-s, BE, SHBA dhe thyerja e shumë marrëveshjeve diplomatike, ekonomike dhe ushtarake në vatrat e nxehta të globit.

E vetmja arsye për rusët do të ishte e ashtuquajtura e drejta e mbrojtjes të “bashkëkombësit” të tyre, rusët e Ukrainës. Propaganda ruse ka qënë me akuza të forta kundër perëndimit që sipas tyre ka mbështetur grushtin e shtetit. Rusët janë të favorizuar dhe nga deklaratat dhe kërkesa për ndihmë nga ish presidenti ukrainas për të mbrojtur qytetarët e saj.

Protestuesit dolën në sheshin pavarësia kur presidenti i tyre nuk nënshkroi marrëveshjen me BE. Viktimat e Kievit ishin qytetarë ukrainas të cilët kërkuan të drejtën legjitime për të qenë pjesë e të drejtës gjeografike – qytetarë të Europës. Angazhimi i BE-së ndaj Ukrainës nuk mund të personalizohet “interesa” dhe se kërkon zgjidhjen përmes forcës siç dhe pretendohet nga rusët. Sigurisht edhe NATO, si një organizëm gjithështetesh nuk mund të ndërtojë interesa personale strategjike të një shteti të vetëm elitë të saj. Këto organizma kanë si armë fillimisht dialogun diplomatik të shoqëruar me presione ekonomike siç dhe po ndodh me këtë vend.

Ushtarakisht, potencialet ruse janë në rritje dhe të mëdha, të përftuar dhe nga fakti se  vendet më të zhvilluara të botës janë në zvogëlim të buxhetit ushtarak. Nga kjo pikëpamje thjesht ushtarake e raportit të forcave, lufta mund të ishte e suksesshme edhe pse pritej një katastrof njerëzore. Në kohën e sotme çështja e luftës, merr gjerësi post saj. Për Europën dhe më gjerë problemet më të mëdha do të vinin pas lufte. Tashmë nuk supozohet analiza për fitoren thjesht ushtarake të rusëve ndaj ukrainës. Ajo që vlerësohet sot është: cila do të jetë strategjia e daljes nga lufta? Çfarë do të bëhet pas saj? Europianët, më tepër Rusët, duhet të merrnin në konsideratë popullsinë 45 milionëshe ukrainase. Shembujt e post luftës në Irak e Afganistan tregojnë për një tjetër “luftë” ajo e rivendosjes dhe ruajtjes së paqes kur lufta ka mbaruar.

Nëse i referohemi sjelljes së luftës, pas këtij kërcënimi të Rusisë për luftë, nga të gjithë organizmat e sigurisë botërore (OSBE, KS, NATO, OKB) u dënua dhe aspak nuk ishte një çështje e drejtë, apo një zgjerim të konfliktit për përfshirjen rikoshet të mundshëm të Rusisë, por ishin dhe mbeten përpjekje strategjike të Rusisë për të kthyer mundësisht Perandorinë e Madhe Ruse (Le Grand Tsar).

Gjeostrategjia ruse, me ardhjen në pushtet të Putinit, riformuloi konceptin e orientimit, ajo që konsiderohet si koncepti euroaziatik duke e vlerësuar shpërbërjen e Ish Bashkimit Sovjetik si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit të 20-të”. Në interes të kësaj strategjie, ai ka nisur politikën ruse për të krijuar një kundërpeshë të Bashkimit Europian, të ashtuquajturin “Bashkim Eurazian”, i cili do të gruponte: Ukrainën, Bjellorusinë dhe Kazakistanin me Rusinë, domethënë bazën ekonomike, industriale, ushtarake të Ish Bashkimit Sovjetik. Analistët rus prej kohësh kanë sjellë si alternativë zhvillimi doktrinën –Multipolaritet- si një forcë kundër asaj amerikane -Njëpolariteti. Rusia është një fuqi tokësore euroaziatike, edhe Kina sipas saj është fuqi kontinentale tokësore, të cilën e fton si aleate, në përplasje me Shtetet e Bashkuara, ky është një koncept strategjik rus.

Kërkesa të tilla janë absurde, e gjithë kjo do të jetë një katastrofë për Rusinë, si dikur me Luftën e Ftohtë, ajo nuk i ka potencialet ekonomike për një forcë ushtarake globale, që të përballojë vendet e zhvilluara të BE-së dhe SHBA-së.

Në se vlerësojmë situatat, duket se po rihapet kapitulli i Luftës së Ftohtë, që mund të çojë edhe me ndryshime kufijsh. Gjithsesi, ndryshime territoresh mund të ketë, por këto ndryshime nuk do të vijnë nga përdorimi i forcës, bota është e tejngopur me armatime, nga ku në se fillon konflikti luftarak, nuk do të ketë fitues por vetëm humbës, më e pranueshmja do të jetë loja e kompromisit në gjithëpërfshirje formatesh qofshin këto diplomatike, politike dhe ekonomike.

Në këtë forbull pasigurie apo euforie, ndoshta Rusia nuk i ka bërë mirë llogaritë me kërcënimin e forte të kartës së “Gazit” (edhe pse Gjermania është në vartësi të këtij projekti) që, nëpërmjet kësaj strategjie mund të mbajë të hapur Luftën e Ftohtë. Politikisht Rusia mban në presion vendet e angazhuara dhe luan bindshëm me këtë “kartë” por, ekonomikisht ajo është në nevojë shitjeje për të fituar nga rezervat e kësaj ekonomie strategjike.

Situata në Ukrainë ishte dhe mbetet një lojë ruse, një test për BE-në e cila është në dilemat e saj por dhe për SHBA. Vlerësoj se, e gjithë kjo erdhi nga momenti i duhur rus, si triumfator politik në Siri, Iran dhe pse jo dominim të saj në Lindjen e Mesme. Gjithsesi kjo lëvizje ruse ndoshta do t’i shërbejë apo do të jetë një ëndërr e saj për shkëputjen e Krimesë drejt Federatës Ruse, kjo direkt apo me referendum, apo kompromis i heshtur, lufta them se nuk ka mbaruar ajo do të vazhdojë të jetë në “bazën e nisjes” në se forca goditëse e SHBA dhe BE nuk do të jetë më e fortë se ajo e sulmuesit.

Nga ana tjetër, kjo situatë e kaluar duhet të përshpejtojë iniciativat europiane për të hapur dyert e integrimit të Ukrainës në BE, më e kërkuar në urgjencë mbetet integrimi sa më parë në NATO. Vendimi tashmë i deklaruar i Rusisë për pushtimin e Krimesë, pjese e sovranitetit të Shtetit të Ukrainës, është një kthim tepër i gabuar i këtij shteti në të kaluarën, që për botën dikur ishte mbrojtjes i lirive, komb vital që në luftën e Dyte Botërore përgjaku popullin e vet në hapësirat europiane në luftën kundër nazifashizmit, sot fatkeqësisht ajo po ringjall konflikte luftarake.

Rusia e njohur si kombi i letërsisë moderne botërore, i artit që udhëhoqi epokat po rikthehet në të padëshirueshmen në kulturën e hegjemonisë së forcës. Ajo po e bën këtë në një kohë kur po ecet në një globalizëm human e njerëzor, reagimi kundër saj duhet të jetë global, nesër do të jetë vonë.

 

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4801
  • 4802
  • 4803
  • 4804
  • 4805
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT