• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NEKROLOGJI-PUSHOI SË RRAHURI ZEMRA E ELHAM SHARRËS

February 17, 2014 by dgreca

Më 16 shkurt, pushoi së rrahuri, në Amerikë,  zemra atdhetare e Doktorit të Shkencave, Elham Sharra, pinjoll i denj i familjes patriotike të Sharrajve të Vlorës.

Nga kjo familje ka dalë Hasan Sharra, bashkëluftëtari i Ismil Qemalit, Muço Sharra, Musa Sharra e Ceno Sharra, që ra dëshmor i atdheut në vitin 1914, duke mbrojtur shtetin shqiptar.

Në këtë udhë eci edhe nipi tyre Elham Sharra. Ai u gjend në vijën e parë të luftës për përmbysjen e diktaturës komuniste dhe për këto merita populli i Vlorës më 20 korrik 1992 e zgjodhi kryetar të Bashkisë, detyrë të cilën në ato kushte të vshtira e ushtroi me përkushtim, aftësi e kompetencë profesionale.

Elham Sharra ka lindur në Vlorë në vitin 1942, ku kreu edhe arsimin para universitar.

Në vitin 1966, u diplomua në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Po kështu është trajnuar në SHBA dhe Finlandë.

Në vitin 1999, u diplmua në Universitetin e Shkodrës në Fakultetin e Drejtësisë dhe në vitin

2002, ka fituar gradën: Doktor i Shkencave.

Kudo ku punoi në Vlorë ai u dallua për aftësi të larta profesionale, dhe dëshirën e madhe për

t`u thelluar në dijet shkencore.

Në vitin 1997 u emërua prefekt  i  Shkodrës, Malesisë së Madhe dhe Pukës dhe më pas

Këshilltar i  Kryetarit të Këshillit të Rrethit Tiranë.

Në vitin 2006 u emërua Drejtor i  Marredhenieve me Publikun në Kryeministri, nga ku doli

edhe në pension.

Elhami ishte një atdhetar i mirë, një nëpunës i përkushtuar, një njohës i mirë i shkencës, që ashtu

si të parët e tij, nuk u kursye asnjëherë, për t`i shërbyer vendit të tij, edhe në kushte shumë të

vështira siç ishte viti 1992, apo viti 1997. Ai nuk u tërhoq asnjëherë nga vështirësitë e jetës, por

me guxim e me zgjuarsi por edhe me trimëti dijti ti kapërxente ato duke dhënë shembullin e një

qytetari dhe intelektuali me vizion europian.

Elhami la në pikëllim familjen, fëmijët, të afërmit, miqtë dhe shokët e tij të shumtë në të gjithë Shqipërinë, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë.

Lamtumirë miku jonë i shtrenjtë! Sali Berisha, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Liljana Elmazi, Arben Ristani, Bujar Leskaj, Fari Balliu, Gëzim Zilja, Enver Memishaj, Vilson Haxhiraj, Neshet Nguci, Agron Sharra, Dorotea Konomi, Hysni Sharra,  Astrit Xhaferi,  Bajram Karabolli, Ilia Vishi,  Koço Paço,  Kreshnik Alimerko, Et`hem Kurti,Kujtim Murati, etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Elham Sharra, nderroi jete, Nekrologji

Deklaratë për Pervjetorin e Pavarësisë nga Leka II

February 17, 2014 by dgreca

Falenderojme spektrin politik të Kosoves, qeverinë dhe opozitën, të cilat e bënë të mundur dhe nuk u ndalen para asnjë pengese për ta jetësuar shtetësinë e Kosoves. Falendrojme për pjekurinë e popullit dhe për punën e madhe të lidërve të Kosovës për të bindur miqtë tanë se Kosova është histori dhe projekt i suksesshëm.
I përulemi me nderim të gjithë atyre që kanë qënë në ballë të luftës dhe përpjekjeve për një Kosovë të lirë ,si Rugova, Jasharajt, Haradinajt dhe të gjithë heronjve si Hasan Prishtina, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Beqir Bajgora, Ahmet Kabashi etj..
Urojmë qe vitet e ardhshme do të gjejnë popullin shqiptar edhe më të suksesshëm dhe të bashkuar.

Leka II

Filed Under: Featured Tagged With: deklarate, Leka II, pavaresi e Kosoves, pervjetori i 6-te

KOSOVA – Gjashtëvjetori i pavarësisë vjen me përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë

February 17, 2014 by dgreca

PRISHTINË, 17 shkurt /ATSH-AFP/ – Kosova feston gjashtëvjetorin e Pavarësisë të shënjuar nga një përmirësim historik të marrëdhënieve me Serbinë, që u bë e mundur falë një marrëveshjeje të arritur në prill nën drejtimin e Bashkimit Evropian.

“Vizioni ynë për Kosovën e pavarur është ai i një vendi demokratik, gati të zerë vendin e saj në familjen e vendeve te lira”, deklaroi kryeministri kosovar, Hashim Thaçi gjatë një seance përkujtimore të parlamentit kosovar.
Nën presionin e Brukselit, Prishtina dhe Beogradi kanë zbutur tensionet dhe po kryejnë bisedime nën mbikëqyrjen e BE-së, që synon të përmirësojë jetën e përditshme të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Serbia, që më 21 janar filloi negociatat për aderim në BE, kryesisht falë normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, vazhdon ende të refuzojë me vendosmëri pavarësinë e shpallur në vitin 2008 nga mazhoranca shqiptare e ish-provincës së saj jugore.

Kosova, nga ana e saj, po negocion me Brukselin arritjen e një marrëveshjeje asocim-stabilizimi.
Sot, parakalimi i focave të rendit dhe të sigurisë së Kosovës ka tërhequr disa mijëra persona në rrugët e Prishtinës, e mbushur plot me flamuj kombëtarë.

Megjithatë, veteranët e konfliktit të Kosovës (1998-99), që kanë dalë nga gueriljet që luftuan kundër forcave serbe, deklaruan se nuk do të marrin pjesë në këto festime.

“Nuk do të marrim pjesë në këto festime, në shenjë pakënaqësie”, deklaruan ish-luftëtarët në një komunikim për shtyp.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 30 për qind e 1,8 milionë kosovarëve janë të papunë. Banka Botërore, nga ana e saj, jep një nivel edhe më të lartë, të përafërt me 40 për qind.
“Jam i lumtur që po festojmë gjashtëvjetorin e pavarësisë, por fakti që nuk shohim asnjë mundësi punësimi e ul shumë gëzimin tim”, deklaron Beqir Krasniqi, 27 vjeç, i diplomuar në drejtësi dhe i papunë.
Kosova që prej shpalljes së pavarësisë, është njohur nga mbi 100 vende dhe nga shumica e anëtarëve të BE-së si edhe nga SHBA-ja.

 

Filed Under: Featured Tagged With: 6 vjetori, kosova, Kosove-Serbi, Marrdheniet, te permiresuara

Kosovë/ Zyrtarë të lartë, homazhe në Prekaz

February 17, 2014 by dgreca

Prishtinë, 17 Shkurt / B.Jashari/.-Në kuadër të shënimit të 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Prekazi përmbledh gjithë sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Tashmë është obligim i të gjithëve që të punojmë për një ardhmëri dhe mirëqenie sa më të mirë të popullit dhe të Kosovës”, tha kryetari i Kuvendit kosovar, Krasniqi.
Pas homazheve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, bëri një vizitë në familjen Jashari.

Filed Under: Featured Tagged With: homazhe ne Prekaz, Kosove, zyrtaret

FSK-ja parakalon në gjashtë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2014 by dgreca

B.Jashari/.-Në përvjetorin e gjashtë të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së  Kosovës, në sheshet kryesore të Prishtinës parakaluan sot kuadratet e të gjitha njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.  Në këtë manifestim, kryeministri  Hashim Thaçi tha se është parada e fundit ku ne shohim parakalimin e FSK-së, me këtë emër, dhe se na ndan një kohë e shkurtër nga themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mund të krenohet me shumë arritje të realizuara brenda mandatit të saj të tanishëm. Por, tash është koha të vazhdojmë tutje. Tash është koha kur ne duhet të marrim përgjegjësinë e plotë për sigurinë e shtetit tonë. E kjo do të nënkuptojë ndryshime të rëndësishme në mandatin, misionin, madhësinë dhe strukturën e saj. Kjo do të thotë –  një emër i ri për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, u shpreh Thaçi.
Ai  tha se, kjo është parada e fundit e nderimit të Ditës së Pavarësisë, ku ne e shohim parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me emrin e saj të deritanishëm.
“Na ndan një kohë shumë e shkurtër nga themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës. Pra, një kohë shumë e shkurtër na ndan nga forca e re, e cila do t’i ketë kapacitetet e  mbrojtjes dhe do ta ketë një mandat të ri, madhësinë dhe strukturën e re”, tha Thaçi.

Ai shtoi se, Forcat e Armatosura të Kosovës do të zhvillohen që të janë të gatshme dhe të afta ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
“Forcat e Armatosura të Kosovës do t’i mbrojnë interesat e Kosovës, qytetarët e saj dhe pronën e tyre, do të kontribuojnë për ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global”, theksoi kryeministri Thaçi.
Ai tha se, aftësia që ne vet ta mbrojmë vendin tonë dhe t’i plotësojmë nevojat tona të sigurisë është po ashtu parakusht për integrimin e suksesshëm të Kosovës në strukturat Euroatlantike.
Presidentja e Republikës,  Atifete Jahjaga, tha se “suksesi i reformimit dhe profesionalizimit tuaj të mëtejshëm është i garantuar falë guximit, kurajës, durimit dhe zotimit për ta përmbushur misionin tuaj për një Kosovë paqësore dhe demokratike, për një shoqëri që ka për synim parësor investimin në sigurinë e çdo qytetari të saj dhe ku secili qytetar bashkëpunon me institucionet me besimin se ato ekzistojnë për t’i mbrojtur ata”, tha ajo.
“Jam e bindur se përkushtimi ynë për t’i ruajtur vlerat e idealet mbi të cilat u betuam dhe për të përforcuar dhe avancuar bashkëpunimin me aleatët tanë strategjikë, kurrë nuk do të vihet në dyshim”, tha Presidentja Jahjaga.
Ajo tha se, synimet e përcaktuara qartë për shtetin tonë, nuk mund të mbesin të papërmbushura, “sepse ne do të vlerësohemi për vlerat që po ndërtojmë, për idealet që po provojmë të krijojmë – të shtetit të së drejtës, të një shteti të lirë dhe të përparuar dhe në veçanti do të vlerësohet për luftën tonë në mbrojtje të këtyre idealeve”.
Në këtë manifestimin qendror të 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës morën pjesë edhe  komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjenerali Timothy Orr, ministri i FSK-së Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatore Farina, ambasadorët dhe atashetë e akredituar në Kosovë,  si dhe qytetarë të shumtë nga e gjithë Kosova.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Fsk-ja, parakalon, per festen e 6 vjetorit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4855
  • 4856
  • 4857
  • 4858
  • 4859
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT