• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MAKSIM BEGEJA : PROBLEMI I PRONAVE, SHKAK KRYESOR I MOSMARRJES SE STATUSIT

January 17, 2014 by dgreca

Bisedë me Nipin e ish Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ali Begeja, Republikanin z.Maksim Begeja/

 Bisedoi Keze Kozeta Zylo/

 Mbas çlirimit të vendit ish kryetari i Bashkisë së Tiranës për vitin 1922-1923, Ali Begeja vazhdoi profesionin e tij si avokat deri në vitin 1947, kur u arrestua me grupin e deputetëve nga regjimi komunist. Në qelitë e hetuesisë së Tiranës iu nënshtrua torturave çnjerzore derisa vdiq.

Ju ftoj të ndiqni bisedën me pinjollin e familjes së shquar intelektuale tiranase Begeja, i cili në vitet e demokracisë ka dhënë një kontribut të vyer në politikën shqiptare, është zgjedhur deputet në Parlamentin shqiptar dhe punon me përkushtim për çështjen kombëtare.

 Zoti Begeja cila ka qenë fëmijëria juaj dhe sa kanë ndikuar prindërit në formimin tuaj jetësor?

Unë kam lindur në një familje autoktone tiranase, me tradita,  sidomos në fushën e arsimimit të pjestarëve të saj.  U rrita dhe u edukova  në këtë familje intelektualësh me një bagazh dijesh, me një temperament kërkues ndaj të resë.

Sigurisht që kjo do të ndikonte ndjeshëm në formimin tim.  Që në moshë parashkollore, pra kur isha 4 vjeç, familja më dërgoi në kolegjin  e murgeshave në Tiranë, deri në moshën 6 vjeç kur hyra në vitin e parë të shkollës fillore.  Atje qëndronim nga mëngjesi deri mbasdite vonë. Pavarësisht orientimit të tij fetar katolik, aty hodha bazat e një edukate të qëndrueshme arsimore e shoqërore.  Që në atë moshë unë fillova të mësoj të shkruaj dhe të bëj veprime arithmetikore, por e rëndësishme ishte edukata që mernim atje.  Kur ngriheshim nga gjumi i drekës, duhej të rregullonim vetë krevatin.  Nëse çarçafi apo batania kishte rrudha apo nuk ishte rregulluar mirë, vinte madre murgesha dhe me mirësjellje të bënte vrejtje që ta rregulloje ashtu siç duhej, apo kur hanim drekë duhej që pjatat, lugët e pirunjtë, përdorimi i këtyre të fundit ishte i detyrueshëm, ti dërgonim në vendin ku do të laheshin.  E njeta gjë ishte edhe me lodrat: nuk mund të merrje një lodër pa lejen e madres. Pasi luajshe me të, duhej ta vije në vendin ku e kishe marrë.

Në pamje të parë këto veprime duken si të parëndësishme, por mua ato më formuan karakterin, duke më bërë që të jem ekzigjent ndaj vehtes dhe jetës.

Edukata dhe mësimi i marrë në këtë kolegj,  bëri që kur fillova shkollën fillore e deri në mbarim të 7 vjeçares ( arsimi fillor atëhere ishte me 7 klasë) unë isha ndër më të dalluarit e klasës.  Notat e mia ishin vetëm njësha, e cila ishte nota më e lartë.

Ndikim të madh në edukatën time ka luajtur edhe bibloteka që kishim në shtëpi.  Salloni i madh me gjatësi mbi 10 metra, në muret e tij kishte rafte librash, që nga enciklopeditë italiane e franceze e deri tek libra shkencorë, të jurisprudencës, romane, libra për fëmijë etj. në disa gjuhë. Në një ndarje të tij  ishte pianoja, të cilën na e sekuestroi rregjimi komunist  në vitin 1945, së bashku me mobiljet dhe pothuajse gjithë librat. Në këtë biblotekë kaloja disa orë në ditë në shoqërinë e xhaxhallarëve duke shfletuar dhe lexuar librat që ndodheshin aty.

Në vitin 1952 familja më dërgoi në shkollën teknike, ish Politeknikumi 7 Nëntori.  Babai kërkonte që të merrja një profesion, mbasi kishte bindjen që me gjimnaz do të  ishte shumë e vështirë që të më jepej e drejta e studimit në shkollën e lartë.  Në shkollë isha gjithmonë nën kontrollin e babait dhe të nënës, të cilët çdo javë ndiqnin rezultatet e mia dhe që kur ndodhte që të merrja ndonjë notë të ulët, bëhej diskutim në familje.

Politeknikumin e mbarova në vitin 1956 me mesatare 4,75 ( në atë kohë nota më e lartë ishte 5 ).

Nuk më dhanë të drejtën të vazhdoja  të paktën shkollën e lartë në vend, ndërkohë që shokë të mi me mesatare 3 – 3,5 vazhduan studimet jashtë shtetit.  Përkundazi më emëruan teknik i mesëm mekanik në ndërmarrjen Komunale të Durrësit. Duhej që unë djalë i ri pa mbushur 18 vjeç, pa përvojë në jetë, të punonja larg familjes !!  E gjitha kjo vetëm për shkak të biografisë.

Ishte ndërhyrja energjike dhe shkalla e njohjes së babait tim, të të ndjerit Selman, që më dhanë mundësinë që të vazhdoj ish Institutin Politeknik, i cili më vonë u përfshi në Universitetin e Tiranës.

Me mbarimin e Universitetit në degën e Inxhinierisë Mekanike, më emëruan në Peshkopi, ku kam punuar për 12 vjet në Stacionin e Makinave e Traktorëve, fillimisht  si kryeinxhinjer dhe në pesë vitet e fundit si drejtor i kësaj ndërmarrje. Nuk e kam për turp të them se edhe kur dola në jetë, isha nën kontrollin dhe ndikimin e prindërve dhe familjes tonë, me qëllim që të përkushtohesha në punë dhe të jepja maksimumin e mundësive për të punuar me ndershmëri e devocion.  Kjo periudhë ka qenë shumë e rëndësishme për mua, mbasi njoha vështirësitë e jetës dhe i përballova me sukses.  Këtu ka ndikuar shumë edhe ambienti i ngrohtë që gjeta midis dibranëve, të cilët që në fillim më konsideruan si djalin e tyre dhe më mbajtën pranë.

Pas kësaj në vitin 1982 u ktheva në Tiranë, fillimisht në Stacionin e Mekanizimit të Bujqësisë si bashkëpuntor shkencor dhe më vonë specialist në Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa nga viti 1991 deri në vitin 1994 kreva detyrën e  Drejtorit të Drejtorisë Mekanike në këtë ministri. Më pas punova një vit në Bankën Kombëtare si shef i sektorit të kreditit afatgjatë dhe më tej iu përkushtova tërësisht politikës.

 

Cila është familja Begeja e cila është ndër familjet e hershme tiranase me tradita dhe plot kulturë?

 

Siç e thatë dhe Ju, familja Begeja është një ndër më të vjetrat në  Tiranë.  Ajo është

vendosur aty në fund të  viteve 1700, e ardhur nga një lagje e Krujës e quajtur  “Begej”, kur Toptanasit morën në dorë administrimin e qytetit të Tiranës.

Stëgjyshërit tanë kanë qenë kryesisht hoxhallarë, por të prirur për arsim. Këtë e vërteton fakti që djalin e parë të  tyre, Aliun, e dërguan për studime në shkollën qytetase dhe që më vonë mori profesionin e avokatit. Keni parasysh se flasim për vitet 1900.

Zhvillimin kulturor e intelektual familjes tonë, ia dedikojmë në radhë të parë gjyshit avokat Ali Efendiut siç thirrej rëndom në rrethet intelektuale të kohës,  i cili fëmijët e tij që në vitet `30 i dërgoi në  gjimnazet më të mira në Tiranë, Shkodër e Korçë dhe pastaj në shkollat e larta jashtë shtetit në Itali e Francë.

Për të hedhur sado pak dritë mbi figurën e gjyshit tonë Aliut, po përmend shkurtimisht aktivitetin e tij nga rinia e deri sa vdiq.

Ai në vitin  1908 merr pjesë në komisionin e krijuar për hartimin e programit për përhapjen e gjuhës shqipe dhe sigurinë e vendit, komision i drejtuar nga  Refik Toptani, ndërsa në prill 1910 merr pjesë si delegat i Tiranës në kongresin e III-të  të Manastirit për gjuhën shqipe.

Në vitin 1911 deri në vitin 1914 ka kryer detyrën e gjykatësit paqëtues në Tiranë.  Pas kësaj periudhe hapi zyrën e vet si avokat, në ish pazarin e vjetër.

Në mars 1914, së bashku me një  grup patriotësh tiranas mbështet qeverinë e princ Vidit.  Për aktivitetin e tij në shërbim të vendit, princ Vidi e dekoron me medaljen “Besë e Bashkim”, medalje që edhe sot ruhet në familjen tonë.

Në Kongresin e Lushnjes që u mbajt më 21 janar 1920, shoqata “Drita”, shoqata e parë e intelektualëve të Tiranës ku sekretar i saj ishte Ali Begeja,  e zgjodhi Atë  përfaqësues  të saj  në këtë kongres.  Avokat Ali Begeja në vitet 1922-1923 zgjidhet  kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Në vitin 1924 Ali Begeja zgjidhet antar i Asamblesë Kushtetuese së bashku me Ahmet Zogun, Seit Toptanin, Zija Toptanin, Osman Myderrizin, Rrauf Ficon  etj. që përfaqësonin  qarkun e Tiranës.  Në vitet 1927 ishte kryetar i Dhomës së Tregtisë në Tiranë.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1937, Ai zgjidhet deputet i legjislaturës së tretë për prefekturën e Durrësit, në përbërjen e së cilës ishte dhe qarku i Tiranës.

Mbas çlirimit të vendit Ali Begeja vazhdoi profesionin e tij si avokat deri në vitin 1947, kur u arrestua me grupin e deputetëve nga rregjimi komunist. Në qelitë e hetuesisë së Tiranës iu nënshtrua torturave çnjerzore derisa vdiq.

Pas vendosjes së demokracisë, rrugës që ndodhet në rrugën e Dibrës në Tiranë, 100 metra para selvisë ku historikisht janë shtëpitë tona, i është vënë emri rruga “Ali Begeja”.

Për të vijuar me pjesëtarët e familjes:

Djali më i madh i Aliut, Jusufi, ka qenë ndër studentët e parë të gjimnazit të shtetit në Tiranë  së bashku me Mentor Qokun, Xhelal Staraveckën etj. dhe pastaj i ka përfunduar ato në liceun e Korçës.

Duke qenë i dhënë pas karierës ushtarake, familja me shpenzimet e saj e dërgoi në Itali për të kryer studimet fillimisht në  Colleggio Militare di Roma (kolegji ushtarak i Romës) dhe pastaj në akademinë ushtarake në Modena. Pas mbarimit të studimeve emërohet N/toger në batalionin e parë të Gardës  Mbretërore.  U largua nga vendi në prill 1939 dhe u vendos në Francë. Gjatë luftës së II-të botrore, në vitin 1942 regjistrohet në rradhët e  “Forces Françaises Libres” të gjeneralit De Gaulle (De Gol), duke luftuar deri në vitin 1945 si në Francë, Angli e deri në Liban, me detyrën e komandantit të kompanisë së rëndë në batalionin e këmbësorisë.

Për meritat e tij, është dekoruar nga vetë gjenerali De Gaulle me medaljen përkujtimore në shërbim të Francës dhe luftës kundër nazizmit.

Duke patur ide anti komuniste Ai në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë që jetonin në Francë, themeluan shoqatën “Lëvizja Patriotike Shqiptare”. Në vitin 1980 themelon shoqatën

“ Emigration Albanaise”, dhe merret me organizimin e komisionit për inagurimin e sheshit “Skenderbej” në Paris, në të cilin u vendos edhe busti i heroit kombëtar.

Pati fatin që në vitin 1991 të vinte në Shqipëri, e cila kishte qenë ëndrra e tij gjatë gjithë jetës në mërgim. Vdiq në vitin 1992.

Djali tretë Halimi, pas mbarimit të gjimnazit të Shkodrës, vazhdoi Universitetin e Lionit në Francë, në fakultetin e Drejtësisë.

Ka qenë një futbollist i shquar, anëtar i ekipit të parë kombëtar të futbollit.

Ishte një ndër themeluesit e Ballit Kombëtar në Tiranë. Siç shprehen bashkëpuntorët e tij, ndër të cilët edhe i nderuari Said Demneri që sot jeton në Toronto-Kanada, “Halimi ishte njeri intelektual, shumë aktivist, shumë atdhetar, shumë organizator, trim, i ndershëm, modest.  Ai ka qenë një figurë e shquar e nacionalizmës shqiptare, që tërë jetën e tij e shkriu për të mirën e kombit shqiptar,” Në demostratat kundër fashizmit, arrestohet dhe pastaj syrgjynoset në Siena të Italisë, ku përfundon studimet e larta dhe merr titullin avokat.  Gjatë luftës merr pjesë në formacionet e Ballit Kombëtar. Më 16 shtator 1942, Halimi merr pjesë në Konferencën e Pezës, si përfaqësues  i Rinisë nacionaliste dhe i deleguari personal i Mit-hat Frashërit.

Ai përpiloi “Traktin për Demokracinë”, dokument që në historiografinë e luftës ka hyrë me emrin “Dekalogu i Ballit Kombëtar”. Ky dokument  paraqitet nga Halimi, miratohet nga organizata e Ballit Kombëtar  dhe shpallet publikisht më 28 nëntor 1942.

Në qershor 1944 shkon në  Kosovë, si zv.komandant i batalionit “Besnik Çano”, ku luftoi për tre muaj rresht.  Në vitin 1944 largohet nga shqipëria dhe vendoset në New Jork, ku vazhdon aktivitetin e tij politik kundër komunizmit.  Ai mbeti gjithnjë një antikomunist i vendosur.  Halim Begeja ishte anëtar themelues i komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe sekretar i këtij komiteti. Gjithashtu ai u zgjodh Sekretar i përgjithshëm i Ballit Kombetar dhe se bashku me Vasil Andonin, Halit Maçin, Nexhat Peshkëpinë e të tjerë, botuan për disa dekada gazetën “Flamuri” të Ballit Kombëtar. Më vonë me shpenzimet e veta botoi në New Jork gazetën “Zëri i Ballit Kombëtar” Me këtë frymë vazhdoi veprimtarinë e tij kudo që ishte, në Europë dhe SHBA.

Në luftën e tij politike për interesat kombëtare, gjatë gjithë jetës së tij e deri në vdekje, Halimi është udhëhequr nga tri parime kryesore: Shqipnia Etnike Demokratike me baza shoqnore e përparimtare; Flamuri Kuq e Ζi me shqiponjën dy krenare pa shenja të hueja; Shtet i lirë i dalë nga vota e lirë e popullit shqiptar”.

Vuante nga veshkat dhe u detyrua që të bënte transplant.  Për këtë ishte Jusufi, i vëllai, i cili erdhi nga Franca në New Jork dhe  i dhuroi veshkën e vet , me të cilën Halimi jetoi edhe tre vjet të tjera. Vdiq në New Jork në vitin 1977 pa e parë vendin dhe familjen e tij.

Enveri djali i katërt i Aliut, mbas shkollës fillore, në vitin 1934, ndoqi gjimnazin e Tiranës. Në vitin 1938 vazhdoi akademinë ushtarake në Milano. Në vitin 1942 braktis shkollën në vitin e fundit dhe kthehet në Shqipëri për të marrë pjesë në formacionet ushtarake në luftën kundër fashizmit. Pas çlirimit përfundon studimet e larta  në Akademinë Ushtarake “Frunze” në ish Bashkimin Sovjetik. Pas kthimit nga Akademia, emërohet në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, ku punoi për 25 vjet, nga të cilat 15 vjet si komandant i saj, deri sa doli në pension.

Në shenjë nderimi dhe respekti për këtë kuadër të spikatur ushtarak, rrugës përballë Spitalit Civil nr.1  pranë Shkollës së Bashkuar të Oficerëve, i është  vënë emri “Enver Begeja”.

Xhaxhai tjetër Skënderi ishe më i vogli nga fëmijët. Nën ndikimin e Halimit u bë futbollist dhe atlet i njohur. Mbaroi gjimnazin e Korçës. Mori pjesë në luftën kundër fashizmit me çetën e Dajtit. U burgos nga gjermanët dhe do të ekzekutohej, por me ndërhyrjen  e të vëllait Selmanit pranë prefektit të Tiranës Qazim Mulletit, nga burgu Tiranës e dërguan në spitalin e Elbasanit gjoja si i sëmurë, nga ku i shpëtoi dënimit me vdekje duke u arratisur.  Kreu studimet e larta në Bullgari për avokaturë.  Mbas mbarimit të studimeve, në vitin 1954  emërohet pedagog dhe shef i katedrës së Kriminialistikës në fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Tiranës, detyrë që e ushtroi për mbi 46 vjet dhe ku mori titullin e Profesorit dhe Doktorit të Shkencave.

Lashë për në fund babain tim Selmanin.  Ai ishte i vetmi nga fëmijët që mbeti pa shkollë të lartë.  Shkak ishte barra që i takoi për të mbajtur familjen.

Ishte djali i dytë i Aliut. Që në fëmijërinë e tij mbasi mbaroi shkollën e mesme, hyri çirak për rrobaqepës, zanat që e vazhdoi deri sa mori kafe “Kursal”, të cilën e administroi deri në vitin 1941. Ai ishte lokali më në zë në Tiranë, ku mblidheshin politikanë, deputetë, zyrtarë të lartë, të huaj të ardhur nga vende të ndryshme dhe që i siguronte familjes të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur familjen  dhe vëllezërit e tij nëpër shkolla brënda e jashtë shtetit.

Më vonë pasi la Kursalin, hapi një dyqan ushqimor në pazarin e vjetër.  Edhe ky gjatë luftës u dogj.  Mbas çlirimit vazhdoi profesionin e rrobaqepësit fillimisht në rrobaqepësinë ushtarake, më vonë si privat e më pas si përgjegjës i repartit robaqepësisë në Ndërmarjen e Artizanatit, nga ku doli në pension. Vdiq në vitin 1988.

Në familjen tuaj keni pasur xhaxhallarë të përndjekur nga regjimi komunist,ndërkohë më kujtohet takimi me regjisoren e famshme shqiptare Liri Begeja ardhur nga Franca (vajzën e xhaxhait tuaj) me të cilën patëm fatin të takoheshim në shkollën tonë 1 Qershori në kohën e tranzicionit pas viteve 90-të. Si arritët të mbijetonit ju, pasardhësit e tyre?

Mbas çlirimit familja jonë, megjithëse siç përmenda më lart kishte Aliun të vrarë në

birucat e sigurimit, Jusufin që konsiderohej si antikomunist aktiv e zogist nga regjimi i Enver Hoxhës dhe Halimin të shpallur kriminel lufte prej tij, nuk ka patur reperkursione, internime apo dëbime nga Tirana për asnjë nga pjesëtarët e saj. Në këto drejtime ka ndikuar influenca e  Enverit, që siç e përmenda më lart,  ishte komandant i Shkollës së Oficerëve pikërisht në periudhën më të errët të internim-dëbimeve, ndërsa Skënderi pedagog në Universitetin e Tiranës, që të dy ish partizanë në vitet 1942-1944.

Sigurisht ka qenë edhe përkushtimi në punë i sejcilit prej pjesëtarëve të familjes tonë, që kemi qenë të gatshëm të punonim kudo që na çonin brënda e jashtë Tirane, jo vetëm unë por edhe motrat, vëllai, djemtë e xhaxhallarëve.  E vërteta është se për të gjithë ne u shprehnin vetëm fjalë të mira dhe lavdërime për punën që bënim.  Besoj se edhe ky qëndrim i joni ka ndikuar duke na konsideruar si njerëz të punës, që nuk paraqisnim rrezik për sistemin.

Meqë përmëndët Lirien, po them dy fjalë për familjen e xhaxhait: Jusufi pati dy vajza Lirian dhe Viktorian. Siç e dëshmonin edhe vajzat e tij, ka qenë tip autoritar dhe ka ndikuar shumë në formimin e karakterit të tyre dhe veçanërisht në dashurinë e tyre për Shqipërinë.

Këtë e ka shprehur më së miri Liria me filmat e saj dhe dokumentarët që ka realizuar si “Prilli i thyer”, “Larg nga Barbarët” etj.  Liria është një grua e zgjuar, e gatshme për të ndihmuar cilindo, pragmatiste, e aftë që të përfitojë nga çdo moment që i krijohet në jetë, pa menduar gjatë për pasojat tek të tjerët.

Viktoria është një nënë model, shumë e dashur, e sjellshme, me shpirt të madh.  Mendoj se karakterin e saj e ka trashëguar nga e ëma zonja Jeannine Lon Champ, një grua fisnike në kuptimin e plotë të fjalës, inteligjente, shumë e dashur dhe e sjellshme.  Që në takimin e parë, kur kam patur fatin të takohem në Paris në vitin 1992,  të ngjallte ndjenjën e respektit.  Ishte përfaqësuese tipike e fisnikërisë franceze.

Ju keni luftuar vazhdimisht për ceshtjen e pronave, ndërkohë keni qenë në koalicion me Partinë Demokratike, pse ende është e pazgjidhur çeshtja e pronave?

Është e vërtetë se jeta ime politike, nga viti 1991 e deri më sot, ka qenë dhe është e përqëndruar në luftën për zgjidhjen e problemit të pronave.  Kjo luftë ka filluar që në vitin 1991 kur u miratua ligji famëkeq 7501, i cili i mori tokën pronarëve dhe ia dha atë  atyre që nuk kishin asnjë të drejtë ligjore mbi të, kundër të cilit kam luftuar me bindje dhe përkushtim, e kam vazhduar në vitet 2001-2005 kur isha deputet i Kuvendit të Shqipërisë, e vazhdoj edhe sot së bashku me stafin drejtues dhe deputetët e Partisë Republikane.

Ishte marveshtja PS-PD, e miratuar nga Ramiz Alia, në atë kohë President, që solli këtë katraurë me pronat dhe të cilën po e vuajnë jo vetëm pronarët, por e gjithë ekonomia shqiptare.

Është ky problem që ka sjellë konflikte e kaos pa fund midis familjeve, deri në vrasje.

Është ky një ndër shkaqet kryesore që  Bashkimi Europian na refuzoi statusin e vendit kandidat dhe jo vetoja e Hollandës.

Për tiu kthyer pyetjes tuaj se pse kjo çeshtje nuk po gjen zgjidhje, mendimi im është se, me gjithë përpjekjet tona si Parti Republikane, dy partitë kryesore PD-PS për interesa elektorale dhe interesa korruptive të lidershipëve e pasuesve të tyre, kanë rënë  dakord për të mos i kthyer pronën pronarit.  E them këtë se p/ligjet që ne kemi paraqitur në Parlament janë rrëzuar prej tyre, mbasi  vota jonë ka qenë gjithmonë e pa mjaftueshme për t’i miratuar ato.

Nga ana tjetër problemi i pronës po e fut qeverinë shqiptare në një rrugë pa krye.Pronarët duke mos gjetur zgjidhje nga shteti shqiptar, po i drejtohen çdo ditë e më shumë Gjykatës së Strasburgut.  Deri në  fund të vitit të kaluar ajo ka marrë 20 vendime në favor të tyre, të cilat i kanë kushtuar ekonomisë shqiptare 10 miljon Euro ( rreth 14 miljon  USD) për rreth 69 mijë m2 tokë.  Mendoni se janë në proces edhe 60 vendime të tjera që do të merren gjatë vitit 2014.  Ky është vetëm fillimi.  Pronarët po ndërgjegjësohen çdo ditë e më shumë se shteti shqiptar, pavarësisht nga forca politike që e drejton apo do ta drejtojë atë, nuk do të gjejnë zgjidhje, përsa kohë do të ndiqet kjo strategji diskriminimi ndaj tyre.  Prandaj Ata do të vazhdojnë ti drejtohen  Strasburgut.

Si e mendoni zgjidhjen e problemit të pronës në Shqipëri ?

Deri më sot ndaj pronarëve është ndjekur një politikë mashtrimi. Bëhet gjoja sikur ata po kompensohen për pronat e tyre.  Në fakt fatura financiare e kompensimit shkon në rreth 24 miljard Euro ose 33 miljard USD.

Në këtë faturë përfshihen 12.000 Ha troje të zëna nga ndërtimet informale dhe rreth 50.000 Ha tokë bujqësore. Nga viti 2008 që ka filluar kompensimi financiar, janë dhënë çdo vit mesatarisht 3 miljon USD.  Në institucionin që merret me shqyrtimin e dosjeve të pronarëve, Agjensia e Kthimit e Kompensimit të Pronave, paraqiten çdo vit mbi 1500 kërkesa, nga të cilat me fondet e akorduara, kompensohen 35-40 subjekte dhe këto vetëm për 200 m2 truall.

Me këto ritme  vetëm kompensimi i 12 mijë Ha ose 120 miljon m2 troje të zëna nga ndërtimet informale, do të kërkonte 6 mijë vjet !!!.

Ne si Parti Republikane kemi paraqitur propozimet tona për zgjidhjen e këtij problemi dhe konkretisht:

Së pari duhet të saktësohet sipërfaqja e tokës bujqësore dhe e truallit që i është marrë pronarëve. Pra të dalë detyrimi shtetit ndaj tyre. Me gjithë instrumentat që ka në dispozicion qeveria për ti saktësuar këto shifra, kjo nuk është bërë por është anashkaluar qëllimisht.

Në këtë kuadër është e domosdoshme që të bëhet rivlerësimi i çmimeve të tokës. Është hartuar një metodikë çmimesh në të cilën tokat në bregdet vlerësohen jo vetëm me të njejtin çmim si ato në zonën malore, por edhe vlera që nuk i përgjigjen tregut.  Po jap vetëm një shëmbull: 1 m2 tokë bujqësore në Ksamil vlerësohet me 243 lekë ose 2,4 USD, po aq sa edhe në Tamarë në malësinë e Shkodrës.  Në një kohë që vlera e tregut në bregdet shkon në jo më pak se 140 USD/m2.

Së dyti duhet të verifikohen titujt e pronësisë të dhëna deri më sot.

Është abuzuar edhe me zbatimin e ligjit 7501, sipas të  cilit toka bujqësore duhej ti jepej familjeve fshatare sipas numrit të frymëve dhe mesatares së tokës për frymë në Prill të vitit 1991. Këto kritere bazë nuk janë zbatuar, por është ndarë tokë deri në vitin 2008 pa zbatuar kriteret e përcaktuara. Nga ana tjetër në shumë raste familjet fshatare kanë marrë abuzivisht më shumë se i takonte. Prandaj verifikimi i titujve të pronësisë do të saktësonte tokat e marra mbi ato që i takonin sipas ligjit.

Këto toka ti kthehen pronarëve.

Së treti Ne kemi kërkuar që t’i jepet përparësi dhe të fillojë kompensimi fizik i pronarëve. Mundësitë për këtë ekzistojnë.  Përveç tokave të lira që do të dalin nga verifikimi i titujve të pronësisë, janë mbi 17 mijë Ha toka bujqësore dhe 71 mijë Ha. pyje e kullota në pronësi të shtetit që duhet të vihen në dispozicion të kompensimit të pronarëve, për të cilat ka patur edhe vendime qeverie,  por për të cilat duhet të saktësohen sipërfaqet e parcelave dhe vendndodhja e tyre.

Së katërti Ne kërkojmë që legalizimi i trojeve të zëna nga ndërtimet pa leje të bëhet pasi pushtuesit e tyre të paguajnë vlerën e truallit të zënë me çmimin e tregut.  E gjithë kjo vlerë të shkojë në favor të pronarit të cilit i është zënë toka.

Së pesti në pronësi të shtetit janë mbi 10 mijë Ha. toka inproduktive, shkurre, toka pyjore etj. dhe rreth 15 mijë Ha. kullota e livadhe pronë shtetrore në zonën bregdetare. Në kuadrin e master planit për zhvillimin e turizmit në këtë zonë, një pjesë e këtyre tokave mund të kthehen në troje dhe të përdoren për kompensimin fizik të pronarëve.

Nëse do të merren këto masa, jam i bindur se problem i pronës do të gjejë zgjidhje dhe fatura financiare do të zvoglohet në kufij tërësisht të përballueshëm dhe për një periudhë të shkurtër kohe.

Ju keni një përvojë të gjatë në politikë, jeni qysh ne themelim të Partisë Republikane, cilat janë disa nga momentet më pikante që donit të kujtonit nga jeta në politikë?

Unë kam hyrë në politikë që në janar të vitit 1991, kur u formua Partia Republikane.Që në atë kohë kam qenë anëtar i Komitetit Drejtues të saj dhe nga viti 1997 deri në 2002 N/kryetar i Partisë.

Në të gjitha zgjedhjet parlamentare, duke filluar që nga Marsi 1991 deri në vitin 2005, kam vënë kandidaturën për deputet për Partinë Republikane.

Në vitin 2001, u zgjodha deputet i saj në kuadrin e koalicionit të partive të djathta “Bashkimi Për Fitore”, detyrë që e mbajta deri në vitin 2005.

Kjo ka qenë periudha gjatë së cilës lufta ime për pronat ka qenë aktive.  Kam paraqitur në Kuvënd p/ligje e amendamente, që deri diku kanë ndikuar në përmirësimin e ligjeve ekzistuese, por që mjaft prej tyre nuk janë  miratuar nga grupet parlamentare të PD-së e PS-së, gjithmonë në kuadrin e marveshtjes midis tyre për të mos i dhënë pronën pronarit, siç e theksuam më lart. Në vitin 2009 u zgjodha kryetar i Degës së PR për Tiranën.

Në zgjedhjet vendore të vitit 2011, u zgjodha anëtar i Këshillit bashkiak të Tiranës dhe anëtar i Këshillit të Qarkut, detyra që i mbaj edhe sot. Aktualisht jam kryetar i Këshillit Politik të Qarkut Tiranës.

Cilat janë disa nga kujtimet me politikanin Godo?

Me të ndjerin z. Godo jam njohur që në vitin 1991.  Mund të them se kam qenë një ndër bashkëpuntorët e ngushtë të tij. Ishte politikan i zgjuar.  Mbi të gjitha ishte në gjëndje që të parashikonte ngjarjet dhe të përcaktonte qëndrimin e tij në  çdo situatë.

Ai ka ditur që ta drejtojë Partinë Republikane me urtësi e mençuri, duke bërë që ajo të vlerësohej nga i gjithë spektri i politikës shqiptare.

Ai ka patur ndikim të drejtëpërdrejtë në vitet 90 të për kalimin e pushtetit pa gjakderdhje, nga regjimi i urryer i komunizmit në demokraci.  Ndoshta për shumë persona kjo nuk duhej të bëhej, mbasi ishte e nevojshme që tentakulat e atij regjimi të priteshin një herë e përgjithmonë, por situata që mund të arrinte deri në vrasje masive të popullsisë dhe veçanërisht kërkesat e organizmave ndërkombëtare për të realizuar kalim të butë të pushtetit, e detyruan zotin Godo që të mbante një qëndrim të tillë.

Rol me rëndësi ka luajtur z.Godo në ngjarjet e vitit 1997, ngjarje që u krijuan nga Partia Socialiste për të marrë pushtetin.  Edhe në këtë rast ai ka ndikuar që ngjarjet  mos të precipitonin  në  një luftë civile.

Z. Godo ishte bashkëkryetar në hartimin e Kushtetutës në vitin 1998.  Pikërisht preambula e saj në të cilën ndër të tjera theksohet  “ ……..aspirata shekullore e popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar ”, dhe nenet 41 e 181 që sanksionojnë të drejtën e pronës private si të  shenjtë dhe të paprekshme, janë hartuar prej tij.

Gjithashtu është i njohur kontributi i tij në zgjidhjen e çeshtjes së Kosovës, lufta për të drejtat e popullit çam dhe të shqiptarëve në Maqedoni.

Dekorimi i z. Sabri Godo nga Presidenti i Republikës, me “Urdhërin e Skenderbeut”, është pa dyshim shprehja e konsideratës së lartë që ka shteti për këtë burrë të madh.

Presidenti i Italisë, Giorgio Napoliteano, i ka akorduar z. Godo titullin e nderit “ Commendator”, duke bërë që edhe në Itali Ai të gëzojë nderimet më të larta dhe të regjistrohet në librin e artë të Commendatorëve.

Mund të them pa asnjë mëdyshje se gjatë këtyre viteve Ai ka qenë politikani më i respektuar nga të gjithë krahët e politikës shqiptare.  Në çdo vendimmarrje të forcave politike kanë spikatur mendimet dhe këshillat e tij.  Me të drejtë Ai vlerësohet si “ Plaku i urtë i politikës”.

Pikërisht për këto vlerësime, Këshilli Bashkiak i Tiranës pas vdekjes miratoi vendosjen e  bustit të tij përballë Akademisë së Shkencave, në krah të Parlamentit.

 

Staten Island, New York

17 Janar, 2014

Filed Under: Interviste Tagged With: i BE, Maksim begeja, problemi i pronave, statusi i mosmarre

Ç’KUPTIM KISHIN ZGJEDHJET VENDORE NË KOSOVË!

January 17, 2014 by dgreca

Nga Fadil LUSHI/

Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe jepet ky shpjegim për votën:1. E drejta e secilit për të shfaqur mendimin në kohën e zgjedhjeve ose kur vendoset një çështje bashkërisht në një organizatë politike, shtetërore a shoqërore; shprehja e mendimit a e vullnetit nga secili për të zgjedhur dikë në një organ etj. ose për të vendosur për një çështje; mendimi që shpreh dikush në raste të tilla dhe fleta a diçka tjetër që përdoret për këtë qëllim. Votë vendimore (deliberative). Votë këshillimore (konsultative). E drejta e votës. Me shumicë votash. Jap votën për dikë a për diçka e pranoj a e përkrah, e miratoj. Numëruan votat. 2. Votim. Votë e lirë (e fshehtë, e përgjithshme). Mekanizmi i votës. Vë (hedh) në votë; e tjerë.

Ky nocion që shpjegon filozofinë e votës zakonisht gjen shprehje në shoqëritë me demokraci të zhvilluar, ku secili qytetar me drejtë vote  gjithmonë sundon vullnetin e tij ekskluzive sa i përket votës, pavarësisht se cilit individ a partie politike ia dedikon atë. Ajo votë gjithmonë mbetet ose konceptohet si deliberative, e pavarur, humane, emancipuese, autonome dhe, në instancë të fundit, edhe e paprekshme. Ajo në vete përfshin edhe filozofinë e mesazhit që përcjell, ajo ka për detyrë të “shpërblejë dhe të nderojë”, por në raste të veçanta, madje-madje ashtu papritur, “di dhe të të ndëshkojë pamëshirshëm edhe  të të turpërojë dhe të të dëshpërojë keqas”. Shprehja e mendimit të lirë gjegjësisht e votës nuk duron arrogancë, nuk pëlqen makiavelizëm, qoftë të jetë individual a kolektiv, ajo nuk lejon që të jetë pjesë a “hisedare” e keqqeverisjes vendore a qendrore, ajo nuk lejon që të jetë pjesë e korrupsionit, premtimeve fëmijërore dhe të zbrazëta të politikanëve me moral të dyfishtë…, ajo në asnjë mënyrë nuk lejon a nuk dëshiron të skandalizohet, të kontrabandohet e të keqpërdoret. Ajo nuk lejon çfarëdo qoftë ndërhyrje të brendshme a të jashtme, ajo nuk lejon që pranë saj të ketë çfarëdo sekserësh, sejmenësh a edhe “tyxharë dhe kumarxhinj politikë provincialë, të veshur me kostum të zi dhe çorape të bardha”!?

Në kuadër të zgjedhjeve të paradokohshme vendore që u organizuan në Kosovë (që nga “mëvetësimi” i asaj vote), padyshim se u karakterizuan me një psikologji dhe filozofi të  re dhe gjithsesi më të avancuar të votës deliberative, u ndërtua a edhe u hetua  një mentalitet krejt tjetërfare në kontekst të humanizimit dhe emancipimit të saj, dhe njëkohësisht u ndërtuan fillet e para të rrënimit të asaj “kështjellës” së votës së vjedhur…, të blerë, të kontrabanduar duke i thënë njëherë e përgjithmonë stop nepotizmit dhe shpërdorimit të standardeve dhe kritereve të saj. Dhe kur u përjashtuan të gjitha këto abuzime, atëherë këto zgjedhje vendore fituan të drejtën që të karakterizohen si zgjedhje sa demokratike (të lira, të drejtpërdrejta dhe të fshehta) e “rebeluese”, po aq edhe ndëshkuese. Në historikun e zgjedhjeve vendore, po edhe parlamentare, të Kosovës, për herë të parë vota deliberative e qytetarit kosovar kishte guximin politik që ta ndëshkojë keq e më keq qeverisjen dhe keqmenaxhimin e institucioneve nga ana e teknokratëve, burokratëve dhe të atyre që mendojnë se institucionet politike na qenkan pronë e gjyshërve të tyre me opinga!? Pos gjithë kësaj që u tha më lart, nuk e ka vështirë sot gjithsecili të parashtrojë pyetjen, ç’imazh dhe ç’kuptim kishin zgjedhjet në fjalë, ç’porosi ata përcollën dhe kujt ia dedikuan? Tekefundit, nuk është me rëndësi se kush fitoi dhe si fitoi, kush ishte humbës dhe pse humbi, me rëndësi është fryma e re kundrejt një politikëbërjeje të moderuar, të hapur, të çiltër, parimore, të urtë, largpamëse, të drejtë, paqësore dhe të pavarur, përkundër asaj fryme politike grabitqare, politikës së grushtit të hekurt, politikës së kulaçit e kërbaçit prej lëkure…, politikës që mbijeton “herë me të mirë e me premtime të bukura, herë me kërcënime, me shtrëngim e me dhunë”… dhe herë më herë me kallashë të “ndryshkur”, të blerë dikur moti me lekët e popullit!?

Nëse vota e çdo qytetari në Kosovë dikur “frenohej” të reflektonte mungesën e ndryshimit të filozofisë së mbrapshtë, ajo këtë mot në ikje e sipër u detyrua të rebelohet për të ndëshkuar politikanët e fjetur! Kjo votë (vendore) e qytetarit kosovar, padyshim se është produkt i një mendësie të re evropiane, një votë që ka takatin të vlerësojë, po njëkohësisht edhe di të ndëshkojë “teknokracinë, burokracinë politike, agallëkun, recidivistët e rrezikshëm si dhe njerëzit që kanë rënë në rehati”! Këto zgjedhje vendore që u organizuan në Kosovë, u karakterizuan edhe me ca emra me tipare dhe veçori dalluese që kryekëput dallohen nga disa politikanë aktualë, në veçanti ata që i takojnë krahut të luftës. Ky ndëshkim më së miri u vërejt në kryeqendrën e Kosovës respektivisht në lëkurën e Isa Mustafës, i cili u mposht nga ana e Shpend Ahmetit, kandidatit që paraprakisht kishte përfunduar studimet master për politikë publike në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse pastaj gjatë viteve 2002-2004 të specializonte në fushë të zhvillimit politik dhe ekonomik. S’duhet harruar se po i njëjti i ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë dhe Administrim-Biznesit në Universitetin Amerikan në Bullgari gjatë viteve 1996-2000. (Së fundi, mund të thuash se Shpend Ahmeti nuk “është produkt autokton” i VETËVENDOSJE-s, ai vjen nga partia e dikurshme politike “FRYMA e RE” dhe, rrjedhimisht, e folmja e tij politike, kryekëput dallon nga ajo e Albin Kurtit,  sidomos në aspekt të “nacionalizmit dhe filozofisë së tij izolacioniste”! (Mero Baze).

Fitorja e Shpend Ahmetit nuk ishte vetëm një ngadhënjim, ajo ishte edhe një goditje e fortë për keqqeverisjen së Isa Mustafës, si dhe një leksion për stafin e tij se si duhet bërë “detyrat (politike) shtëpiake në Prishtinë dhe gjetiu në hapësirat e vetadministrimit vendor, politik, ekonomik, social, kulturor e tjerë”!?  Fitorja e LDK-së në nivel shtetëror u zbeh me humbjen e Prishtinës, një humbje që mbase kërkon a i duhet një shpjegim, po edhe një analizë më e detajuar politike. Një të tillë shpjegim kërkon edhe disfata e thellë e AAK-së, në veçanti e lidershipit të saj, Ramush Haradinajt, mungesa (e gjatë) e të cilit në skenën politike gjithsesi u vërejt “ashiqare”! Se kush duhet të largohet nga kjo parti, është një pyetje hipotetike. Një gjë është e vërtetë, në kryeminderin e kësaj partie politike nuk ka vend për dy taborë, o do shkojë Ramushi, o do ikë stafi i tij i përgjumur. Sipas logjikës formale, udhë tjetër s’ka.

Edhe ish-kryebashkiaku i Mitrovicës u mposht nga Agim Bahtiri, përndryshe biznesmen kërpudhash. Fitorja e tij është pjellë e një filozofie evropiane, po edhe e retorikës së tij…, ajo fitore ishte edhe një “sikterisje” a një shpullë imazhit të sajuar, krekosjes dhe arrogancës së padurueshme të komandantëve të dalë nga lufta.

Mimoza Kusari-Lila (e magjistruar për administrim biznesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që gjatë asaj kohe vijoi studimet në Institutin Ekonomik në Universitetin e Kolorados dhe në Universitetin e Duquesne në Pittsburg, ku përfundoi magjistraturën në e-biznes) kishte diç më tepër, respektivisht kjo fitore e saj tronditi themelet e kalasë së shovinizmit mashkullor në Kosovë dhe gjetiu. Për listën Srpska-Daçiq nuk do llafos gjë, sepse prej dhjetë komunave, i fitoi bindshëm nëntë.

Koalicionet mes partive politike nuk mund të thuash se ishin kryekëput parimore, ato ishin pjellë e një makiavelizmi të moderuar ballkanik dhe, t’i shtosh diç më tepër këtij fenomeni, kjo do të thotë ta “prishësh këtë muhabet paszgjedhor”. Pavarësisht nga “rezultatet” e dala të (pa)pritshme nga këto gara, mbetet të themi se këto zgjedhje vendore duhet të jenë përfundimisht një test për ato parlamentare, pa marrë parasysh se do jenë ndëshkuese ose ndryshuese…, edhe pse këto dy nocione janë me kuptime diametralisht të kundërta.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: ckuptim, Fadil Lushi, kishin, zgjedhjet e Kosoves

MOS HESHT!

January 17, 2014 by dgreca

Faik KRASNIQI/Prishtine/

Kisha shumë gjëra për të thënë, por në këtë moment është heshtja që mbizotëron, heshtje e çuditshme, një heshtje që bërtet me gjithë shpirt.

Shpesh herë kam heshtur, ndoshta për mos të lënduar, ndoshta për mos t’u grindur, ndoshta s’e kam thënë me veten nuk ja vlen. Por, duke ruajtur heshtjen me ambientin jashtë vetes, hapa luftën brenda vetes. Mijëra zëra mendimesh rebeloheshin dhe bërtisnin. “Ti duhej të flisje të na lije deshifrimin, në komunikim, sepse në trurin tënd ne lindëm, tani zgjidh dhe merr, sepse ne nuk do të heshtim deri sa ti të reagosh dhe të na lirosh nga heshtja jote”. Kështu, nga ajo mori, zhurmë që nuk heshtë në trurin tim, mësova të mos heshtë…

Heshtja vetëm heshtë, tjetri nuk mund të kuptojë heshtjen tënde, formën dhe mesazhin e saj. Ndaj heshtja heshtë, nuk flet, dhe si rrjedhojë nuk mund të thuash që heshtja ka kuptim. Për mua nuk ka…

Heshtja mbi të gjitha është një ndrydhje e shpirtit brenda një trupi të ligështuar. Në disa raste shfrytëzim i një lirie mendimi të brendshëm në masa të kufizuara.

Dëshira për t’i mbijetuar ndërgjegjes së thellë në saje së cilës vetëm shpirti mund t’i përshkojë hallet, problemet e një monotonie të vazhdueshme, si rrjedhim i këshillojnë vetëdijes të qëndrojë brenda këtij kufiri të limituar. Një favor relativ që i bëjmë koshiencës sonë duke mos pasur guxim të përballemi me gjendjen e jashtme reale (pra heshtja), duhet pasur kujdes sepse në epërsi e sipër ai zhvillohet dhe kthehet në një makth – një makth i cili e çon njeriun në ndrydhje të plotë ku çdo gjë që i rrethon e bën atë skllavin e errësirës së thellë!

Nga brendia më pëshpëriti diç, heshtja nuk është zgjidhje, vetëm tejkalim i problemeve pa zgjidhje!

Të heshtur do të jemi vetëm atëherë kur të vdesim. Sa të jesh njeri i gjallë, në lëvizje, në kontakt me shoqëri e gjithçka tjetër që na rrethon, nuk kemi pse heshtim! Ne duhet të flasim në kohën e duhur dhe të mbrojmë interesat tona nëpër mes fjalës. Nuk jam dhe shumë dakord me thënien ‘’heshtja është flori’’, sepse në këto kohë që po jetojmë duhet të jesh shumë dinamik e më potencial. Aty ku është e drejta të flasësh nuk ke pse hesht jo.

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, Mos hesht, Prishtime

C’EKUILIBRAT ETNIKE DHE MUNAFAKËT POLITIK

January 17, 2014 by dgreca

WOLLTERI; „mik i dashur,unë nuk jam dakord me mendimet tuaja,/

por jam gati të jap jetën,që ju të mund të shprehni lirisht ato“/

Shkruan:Eugen SHEHU /

E nisa kështu me këtë thënie të Wolterrit.Ndërsa shqiptarët e shtetit amë zgërdhinden drejt një „ballkani perëndimor të europianizuar“,dhe luftën politike për menjanimin e Nacionalizmit shqiptar nga politika dhe mediat,hijenat fqinje sllavoortodokse „paradoksalisht“… shfaqen sa ma unikë në tendencat e tyre shoveniste ekspansioniste si etnike ashtu dhe fetare.Shfrytëzimi prapë i çdokujt për të risjellë në ditët e sotme historinë tragjike të kombit shqiptarë në këtë gadishull do të afronte veç klithma.Jo klithma pulëbardhës që enden në mëndafshin e deteve,por përkundrazi klithma korbash që kurë nuk ngopen nga lumejtë gjakut të derdhur nga fqinjët e shqiptarëve dhe shqipërisë nga ata të vjetër e të rinj.Aq tragjik është ky rrit i lashtë,saqë historia e këtij gadishulli ka vënë kurdoherë në provë kujtesën e saj.Një paralele e hequr në zemër të shekujve do të na kujtonte ne shqiptarëve në çdo kohë se kemi mbetur pre e lakmive të shovenizmit sllavoortodoks dhe sot e kësaj dite me ndihmesën e hazardit politiko diplomatik të „europës së civilizuar“.Me sa duket që pjesa jo internacionale e kombit tonë ende nuk mund të shkundet nga gjaketa e të qenurit skllav,ndaj gjithmonë kërkon të gjejë formën dhe mënyrën më të lehtë të një „bashkëjetese“ qoftë dhe me një grup vëndesh të cilat as i kanë fshehur dhe as i fshehin projektet e tyre të zhbërjes së Kombit Shqiptar dhe pse jo të fshirjes nga gjeografia të Shqipërisë Etnike vetëm për të pasur një copë pushteti në dorë

.Tezat që lançohen nga kolltugofakët dhe kozmopolitistët munafik,sigurisht me prapavijë politike, se kërkesat për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnke,na qenkan“destabilizues për paqen dhe sigurinë rajonale“ na qenkan në kundërshtim me „partnerët stretegjik“.Broçkulla të tilla janë propaganda dhe gënjeshtra ordinere të lançuara nga serbo-sllavët përmes miopëve dhe servilëve të tyre shqipfolës si poliagjentë të strategjive djallëzore,që në një mënyrë koherente dhe kohezive jan dhe do të mbeten në shërbim të shkatërimit të kauzës sonë kombëtare,që rrezikojnë dhe identitetin kombëtar por dhe ate shetëror e territorial të Shqipërisë  e Shqiptarëve në përgjithësi në gadishullin ballkanik,duke atakuar tashmë jo vetëm vlerat e luftës për mbijetesë territoriale e shtetërore,por edhe identiteti nacional,gjuhësor,kulturor e fetar,gjithmonë në emër të një klauzole të çuditshme që ka shpikur Bashkimi Eurpian“për fqinjësi të mirë“ si kusht për vendet ballkanike e në veçanti për shqiptarët,dhe pikërisht pas kësaj fshihen djallëzitë që burojnë që nga Kongresi i Berlinit (1878),ai i Londrës (1913)-traktati i fshehtë i Londrës (1915),konferenca e Versajës (1919),Prishja e Marveshjes së Mukjes (1943),djegjen dhe përgjakjen e Shqipërisë dhe Shqiptarëve më 1997,përmes Asfalisë dhe UDB-së, për të ardhur tek marrveshja e 1.prillit.2013 në Shkodër me kumbarë serbosllavogrekët dhe marveshja e 19.prillit.2013 në Bruksel ku kalohej nga „bisedime teknike“ në ato politike madje dhe pa pëlqimin e legjislativit në dëm të Kosovës dhe privilegj të serbisë kriminale,kur viktima do barazohej me xhelatin.

SIMBOLIKA DHIMBËSE

Të thuash se Republika e Kosovës na qenka „multietnike“ kjo asht një çmenduri nostalgjikësh të pushtimit dhe  regjimit ish-jugosllav,nga i cili mbas një shekulli robërie të egër më në fund kapëm rrezet e liririsë përmes pellgjeve të gjakut dhe martirizmit të mijëra dëshmorëve të Kombit Shqiptar.Ate tezë mund të na e servirin vetëm kolltugofakët dhe servilë të paskrupullt të mbështjellur me vellon e krimit,amoralitetit dhe korupsionit nga më të ndryshmet,pse jo dhe të agjenturave të ndryshme antishqiptare.Të barazosh 95 % të shqiptarëve etnik me 5% minoritarë,e aq më tepër të legjitimosh kriminelët e gjenocidit dhe etnocidit të ushtruar ende pa dy decenie më parë, kur ende freskia e dhimbjeve mbi vare nuk ashtë shuar,kur ende zbulohen varre masive dhe të tjerëve ,ku shpresa e dhimbjes për të dashurit e tyre nuk asht shuar,do të thotë dhe një krim në mes krimeve,dhe shqiptarët kanë kodet e tyre të pashkruara në raste të tilla,një sentencë e vjetër na kujton kur thotë se „Mund të jetosh me dy fytyra,por vdes i pafytyrë“.Sipas rregullave dhe normave të së drejtës ndërkombëtare,ndër të tjera,krime ndërkombëtare konsiderohen dhe ;“agresioni,zotërimi kolonial me forcë,gjenocidi,robëria dhe aparthejdi,si dhe pirateria në det të hapur“pra sipas së drejtës klasike ndërkombëtare“. (G.Gilbert,“The Criminal Responsibility of Staates“.ILC 39,1990,fq345).

Pa dashur që të thellohemi në detaje të simbolikave butaforeske si ajo e fundit të dy qeverive në Prizren, e cila ma së shumti do ti shërbejë qeverisë së Edvin Kristaq Ramës,si një gardh kapërcyes, në realizimin e një ëndre të tijën kahmotshme për tu ulur dhe në prehërin e beogradit se sa „të drejtës Kushtetuese për mbrojtjen e shqiptarëve kudo ku ata janë“,ky do bredhi ashtu siq kishin bërë dhe para ardhësit e tij gjysëm shekulli me radhë,shqiptarët përsëri do të mbeten në hamullitë e tyre përgjersa lobet dhe shërbeimet sekrete sllavo-greke kapin majat e pushteteve shqiptare.

Shqiptarët nën Malin e Zi,janë të privuar nga vendim marrjet egzekutive,të diskriminuar në sferën e kulturës dhe nën presionin e shpronsimit duke rivënë në skenë mënyrën e shtetërimit të pronave shqiptare përmes së cilës politikë defaktorizohet pjesa e kombit shqiptar atje.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk vuajn nga lëmoshat e kristaqthaçëve,por vuajn nga kolonializimi agresif shovenist serb,i cili në mënyrë institucionale dhe dretpërdrejtë bën çmos për zbrazjen e Luginës së Preshevës dhe rikolonializimin e saj me serb të Banatit e Kikindës,ndaj veç lërjes jashtinstitucionale,ndalesave buxhetore,përdor dhe masat e presioneve psikologjike,duke e rrethuar të tërë Luginën nga Medvegja në Bujanovc me ushtri e xhandarmëri,dhe të heshtësh faktin me realitetin po ashtu asht dhe një krim.

Ndaj politikanët shqiptarë kozmopolit po heshtin problemin e pazgjidhur kolonial shqiptarë në gadishullin ballkanik,është një çështje në vete dhe për vete,mirëpo kjo nuk duhet ti japë dhe „privilegj“mbi asnjë bazë qoftë morale,politike apo shkecore,të mos ngrijë zërin apo të korrigjojë,apo ndërtojë madje dhe të artikulojë programe politike mbi baza shkencore, strategjike kombëtare,siç artikulohen përmes Nacionalistëve Shqiptarë,mbase çështja kombëtare shqiptare,nuk duhet parë vetëm si një çështje monopoli të elitave drejtuese politike shqiptare qofshin dhe të momentit zyrtare shqiptare,por duhet ndarë me shkencën dhe intelegjencën mbarëshqiptare si mbrenda Shqipërisë Etnike ashtu dhe jashtë.Tek e fundit të gjitha fazat e kolonializmit të trojeve shqiptare ( që përmendëm më lartë) duhet të ngrishë ndërgjegjen kombëtare shqiptare se rreziqet janë permanente përderisa rishfaqen bollshevizmat me teoritë e tyre antikombëtare për „konfederat Ballaknike“ apo „ballkani perendimor“ „fqinjësie të mirë“ e kështu me radhë duke parapërgaditur opinion shqiptar me idetë qëllimkqija dhe antikombëtare për mbledhje të përbashkëta edhe me ato,greke, malazeze,sllavomaqedonase dhe një ditë kur të shohim dhe ate serbe.Intelegjenca shqiptare duhet duhet pa rreshtur të ngrejë zërin dhe ti dekonspiroj këto djallëzi sllavo-greke,që u servohen opinionit shqiptar përmes servilëve dhe puthadorëve të tyre në Tiranë,Prishtinë e Shkup,mbase kjo do të ishte një fatalitet gjithkombëtar,në emër të disa „integrimeve“ ireale.

Cështja kombëtare shqiptare nuk mund të heshtë dhe durojë në përditshmërinë e saj suplementët e tradhëtisë dhe demagogjisë së politikbërësve shqiptarë apo ato të paskulisave diplomatke ndërkombëtare.Kjo mënyrë politike servile e kolltugofakëve të Tiranës dhe Prishtinës,mund të rrezatoj dhe dëmtojë rëndë dhe përpjekjet për liri e demokraci institucionale të shqiptarëv për rreth si në Mal të Zi,në Luginën e Preshëvës dhe në Fyrom.

Në të kundërtën do të inkurajonte servilët politik të integristëv të Fyromit që dhe më tej të thellojnë në emër të pushtetit antishqiptarizmin e tyre,mënyrë që dita ditës i forcon në një koloboracionizëm të hapur me sllavomaqedonasit.Pse duhet të themi kështu !?

RROBËRIT E LUMTUR TË FYROMIT

Shqiptarët në Fyrom si kurë më parë gjenden në shënjestër të pushtetit unitarist sllavomaqedonas,ata jan të goditur nga të gjitha poretë e jetës private,shoqërore, politike,ekonomike kulturore e fetare.Ky shtet hibrid i cili paraqet një konglomerat artificial i cili në mbrendësinë esaj kam ë shumë shqiptarë etnik (880.000),turq,bullgar,vlleh,serb e boshnjak e magjupë se sa vetë sllavomaqedonas,tregon ambiciet e saja me „elegancë“ që të jetë trashigimtare e vërtetë e sistemit kriminel të ishjugosllavisë,madje duke u vërë në boshtin mes Beogradit dhe Athinës,kur asht në pyetje Kombi Shqiptar.Na ka ra rasti të dëgjojmë edhe fyerje të tillë nga kuvendi i tyre duke na emërtuar si „makedonski albanci“ që në përkthim do të thotë“shqiptarët maqedonas“,dhe për fat të keq po këtë kurth mirë të programuar do ta kapin edhe mediat shqiptare në shtetin amë,pa e menduar se adresojnë një fyerje ndaj pjesës së kombit të vet që përbëjnë gati 1 miljon shqiptarë etnik në trojet e tyre etnike,të pushtuara nga aleanca e krishterë ballkanike që më 1912 dhe të kolonizuara nga ardhacakë serb,bullgar,dhe egejas.Dhe ripushtimit të këtyre trojeve etnike shqiptare pas vitit 1944, pikërisht në saje të bashkëpunimit të komunistëve shqiptarë me ato serbosllav.

Në gjendjen e sodit ku gjenden shqiptarët nën Fyromin,e kanë të vështirë shqiptarët të kuptojnë se nga kush marrin goditjet ma të rënda dhe shpesh të papërballueshme,nga politikanët miopë të shtetit amë,që marrin të drejtën të krahasojë një komb një milionësh në trojet e veta autoktone,me nja 4500,sllavomaqedonas të Liqenasit,nga srvilizmi dhe vazaliteti i „inetgristëve“shqiptarë të akomoduar në dyert e një sistemi albanofobikësh,apo nga sistemi i cili përdor në mënyrë të paskrupulllt dhe mirë të drejtuar të gjitha mekanizmat shtetërore me botëkuptime shkombëtarizuese dhe praktika etnocidit në të gjitha nivelet e sistemit „shtetëror“

Duke përdorurorganet e gjygjësisë,policisë shtetërore me gjithë sigurimet e saja të fshehta, dhe grupet e tyre mafioze për të luftuar jo vetëm opozitën shqiptare atje,por edhe për të mbërthyer intelegjencën dhe median shqiptare,kjo sjellje e përcjellë dhe me vrasje enigmatike, me procese të montuara politike,me incidente raciste ndaj të rinjëve shqiptarë,vizatime kryqash nëpër vendbanime shqiptare,uzurpim pronash të vakëfeve muslimane, ndërtim kishas në vendbanime shqiptare,ngritje kryqash me buxhet edhe të taksapaguesve shqiptarë,provon qartasi që nëqoftëse atje ka ndeshje të ndonjë politike gjeostrategjike evropiane apo të SHBA-ve,atëherë shqiptarët minimum që duhet bërë patjetër duhet federalizuar Fyromin,ashtu siç është dhe Belgjika,ose kjo kreaturë duhet të pësojë fatin e ishjugosllavisë komuniste.

Ideja e hedhur në treg se shqiptarët do të bashkohen „nën qiellin e evropës së bashkuar“ tashmë sa vjen dhe po i çjer maskat e gënjeshtra,këtë die perverse e hedhur nga politika „Tironse“ dhe e përcjellë nga disa diplomatë dallkaukë se gjoja në EU apo me aderimin në NATO,shqiptarëve do t’ju përmirësohet statusi politik është aq sa për të qeshur edhe për të qarë.Dhe pikërisht kjo tezë kolltukofagëve u jep të drejtën që popullit shqiptar ti hedhin pluhur syve,për të mbajtur në pushtet dhe për ti gëzuar të pakta ato privilegje që ia mundëson një qeveri dhe një kryeministër serbofil siç është ai i Fyromit.Kjo politikë tregon qartazi animozitetin e parimeve racionale në mes të qytetarit shqiptar dhe politikanit shqipfolës.Nga ky animozitet buron dallimi i qartë tashmë qoftë në veprim,mendim apo dhe realizim në drejtim të zgjidhjes të çështjes shqiptare,pamvarsisht se partia shqiptare e ulur në prehërin e kryeministrit serbofil mbetet në vazhdimësi një rrobër i lumtur,i një grupi udhëheqësish të tyre të zënë peng,kursi politik është ma se i domosdoshëm në relacion me qytetarët shqiptar, parrullat e tyre që hedhen se ndërkombëtarët nuk lejojnë ribashkimin e shqipërisë,janë pallavra të kota dhe boshe.As Europa por as SHBA-të fillimisht nuk ishin për zhbërjen e ishjugosllavisë por u zhbë.Shqiptarët nuk do të mund gjithmonë të gëlltisin broçkulla të tilla si gjer më tani,madje në mënyrë krejt të paturpshme dhe ofenduese kur ti shohësh se si para kamerave televizive dhe në mediat e shkruara,deklarojnë se „shqiptarët janë shtetformues“ ose „skemi kuadro“ për këtë apo atë post.Këta miopë lëshojnë ofendime ndaj tërë një kombi atje,duke u dhënë duar dhe gojë të lirë shovenistëve sllavomqedonas. Kjo tashmë na bën të vemë në dyshim qëllimin e këtij grupi familjar drejtuesish të integristëve.,ndaj ata mes të lakmuarit të padronit dhe partisë për të defokusuar pllatformën politike sipas vullnetit dhe të drejtave kombëtare shqiptare në Fyrom,ky grup megallomansh do të përcaktohet për të parën, meqë për të dytën është në nivelin e rrobit.

Përgjithësisht siç thash që nga fillimi kemi më shumë arsye që shqiptarët të flasin hapur dhe në unison të  rihapin për kontestin historik e politik,ashtu siç edhe kanë të drejtën legjitime të përcjellin zërin e arsyes në adresë të ndërgjegjes intelektuale e politike shqiptare.Një komb prej 12 miljonësh nuk mund të qëndrojë gjithmonë kujdestar mbrojtës nga shovenizmat sllavo-greko ortodokse që na rrethojnë,kur ne me të drejtë kujt si kemi borxh,por na kanë borxhe,edhe ata që na i prenë gjumtyrët edhe ata që na i morën.Rivendosja e ekulibrave në gadishullin ballkanik duhet domosdoshmërisht të rivendosen,në të kundërtën do të mbetemi gjithmonë gazi i botës duke qarë e shkruar letra dyerve të ambasadave cilat do qofshin ato.Ne shqiptarët kemi të gjitha potencialet që sot në shekullin XXI mos druajmë nga ropatjet për rreth oborit.

Bern-Zvicër

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: C'ekulibrat etnik, Eugen Shehu, munafket politik

Asimilimi i irredentizmit dhe i separatizmit shqiptar në Maqedoni

January 17, 2014 by dgreca

Shkruan: Arben LLALLA*/

Këto ditë po flitet nga partitë politike shqiptare për sjelljen e Ligjit për të drejtat e ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politik në Maqedoni. Pas 24 viteve të pluralizmit të brishtë Maqedonia ndoshta është i vetmi shtet ish-komunist që nuk i ka shpërblyer ish-të burgosurit politik, në veçanti ata me kombësi shqiptare të cilët janë rreth 25.000. I gjithë procesi për të shpërblyer këtë kategori ka ngecur në vend pa filluar fare, kjo jo vetëm për faj të drejtuesve të shtetit që i përkasin etnisë sllave, por edhe të vetë të ish-të burgosurve politik shqiptar të cilët prej 20 vitesh i gjejmë në postet më të larta të Republikës së Maqedonisë. Prej kaq vitesh ish-të burgosur dhe të dëmtuarit politik shqiptar ankohen se asgjë gjë nuk është bërë për kompenzimin e viteve të burgut që kanë kryer. Por janë vetëm këta të ish-burgosur politik që dikur sistemi komunist i ish-Jugosllavisë dhe i Maqedonisë të pas viteve 1990 i burgosi si separatist dhe irredentistë janë asimiluar dhe janë ulur në njëjtën tryezë me dhunuesit, përdhunuesit dhe dëmtuesit e tyre duke u kujdesur për zhvillimin dhe forcimin e asaj që u dënuan dikur.

Sot, janë me qindra ish-të burgosur politik që drejtojnë postet më të larta të Republikës së Maqedonisë duke filluar nga ministra, deputet, drejtor ministrish, inspektor të policisë dhe të zbulimit dhe kundërzbulimit sllavë. Janë vetë këta shqiptar që u dënuan për aktivitetet e tyre kombëtare të 1968, 1981, e me radhë e deri tek lufta e 2001, që sot persekutojnë njeri-tjetrin, duke u nxjerrë pengesa ish-shokëve të tyre të një ideali. Kjo kategori po i shërben me zell të madh atyre që i gjykuan dhe i dënuan për të drejtat e njeriut, për gjuhën dhe flamurin shqiptar. Të duket qesharake kur shikon se një pjesë ish-të burgosurve politik janë dënuar përse kanë dashur gjuhën, arsimin dhe flamurin shqiptar dhe kanë votuar këto vitet e fundit me aq zell ligjet për mos përdorim e gjuhës dhe flamurit shqiptar ashtu siç i takon në të vërtetë. (Siç duket separatistët dhe irredentistët e dikurshëm u asimiluan, u integruan në atë që ata e luftonin dhe e kundërshtonin me aq forcë dhe krenari).

Prandaj mendoj që statusi i ish-të burgosurit dhe të dëmtuarit politik në Maqedoni asnjëherë nuk do të rregullohet me Ligj për vitet e burgut që kanë kryer në kohën e diktaturës komuniste në ish-Jugosllave, por edhe në Republikën e Maqedonisë të pas viteve 1990, sepse ata u dënuan për shkatërrimin e Jugosllavisë dhe bashkëngjitjen e tokave shqiptare që ndodheshin në atë Federatë me Shqipërinë. Më duket e jashtë logjikës që sot shteti sllavë të vlerësojë në të holla vitet e burgut të tyre. Nëse vërtetë do të ekzistonte dëshira e shtetit të Maqedonisë për t’i shpërblyer vitet e burgut dhe rehabilitimin me Ligj të kësaj kategoria, kjo gjë do të ishte bërë me kohë sepse po kalojnë shumë vite dhe një pjesë e mirë ish-të burgosur politik kanë vdekur dhe askush më nuk ua kujton as emrin atyre dhe jo më ti vlerësojë. Çdo gjë për fat të keq po harrohet, aktivitet e këtyre të burgosur politik po ç’vlerësohen nga vetë ish-të burgosurit politik që gjenden prej shumë vitesh në institucionet më të larta të Republikës së Maqedoni. Një pjesë e mirë të ish-të burgosurve janë asimiluar në kuptimin e plotë të fjalës për aktivitetet e tyre kombëtar të dikurshëm sepse ata po punojnë, jetojnë dhe po hanë në një tryezë me dhunuesit, përdhunuesit dhe gjykatësit e dikurshëm. Askush nuk mund të mohojë se sot s’ka asnjë ish-të burgosur politik ministër, deputet apo drejtues i lartë i ndonjë institucioni shtetëror në Maqedoni, por siç duket këta që gjenden në këto pozicione nuk janë burgosur për çështje kombëtare, por për diçka tjetër sepse do kishin bërë përpjekje të mëdha për të sjellë atë Ligj të shumëpritur në radhë të parë për të dëmshpërblyer vetveten e tyre.

E di që shumë ish-të burgosur politik do të preken për këto që kam shkruar, por e vërteta dhembë, më mirë të thuhet ashtu siç është se sa ta fshehim, të shtiremi sikur s’ka ndodhur asgjë nga këto sa kam thënë më lart. Prandaj është e udhës që në fillim të pastrojmë oborrin tonë të shtëpisë nga plehrat se sa ti kërkojmë fajet tek fqinji.

*Vërej: Ky shkrim është një homazh për ata ish-të burgosur politik që punuan një jetë të tërë për bashkimin kombëtar.

Filed Under: Analiza Tagged With: Asimilimi i irridentizmit, maqedoni, separatizmit, shqiptar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4937
  • 4938
  • 4939
  • 4940
  • 4941
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT