• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Detroit- Shqiptarja dëbohet bashkë me 3 fëmijët amerikanë

December 3, 2013 by dgreca

Autoritetet në Detroit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë vendosur që të dëbojnë 40-vjeçaren shqiptare, Çile Preçetaj, e cila figuron pa dokumente, pasi humbi gjyqin si azilkërkuese.Preçetaj, nënë e tre fëmijëve, duhet të lërë sot së bashku me fëmijët, në orën 10:30 të paradites, shtetin e Detroit, pas një urdhri të nxjerrë nga autoritetet e këtij vendi.Lajmin për dëbim, 40-vjeçarja shqiptare e ka marrë të hënën në mëngjes, dhe ka vetëm 24 orë kohë në dispozicion që të mbledhë valixhet dhe të niset për në Shqipëri.“Në eksperiencën time, nuk kam parë kurrë që të dëbohet një nënë me fëmijë. Asnjë nuk arrin ta besojë se kjo gjë do të ndodhë realisht”, -është shprehur avokati ligjor i shqiptares, Andrew Johnson, i cili duhet të shpëtojë në një kohë rekord klienten e tij nga dëbimi.Ndërsa bashkëshorti i saj, me origjinë nga ish republika jugosllave, Pjetero (Pete) Gojcevic, ka thënë se po pret që të ndodhë ndonjë mrekulli që gruaja dhe fëmijët e tij të mos dëbohen nga Detroit-i, raporton “Detroit Free Press”.

Historia e shqiptares, u largua nga “kthetrat” e të fejuarit

40-vjeçarja shqiptare, Çile Preçetaj, ka lindur në vitin 1972 në Shqipëri. Në vitin 2000 ajo udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që t’i shpëtonte kështu abuzimit të të fejuarit të saj, nga i cili kishte frikë se mos e rrëmbente dhe e shiste për prostitucion. Pas arratisjes nga Shqipëria, Preçetaj së bashku me disa shoqe të tjera, nëpërmjet Kanadasë, hyri ilegalisht në SHBA. Menjëherë pas arritjes në “tokën e premtuar”, ajo iu dorëzua autoriteteve amerikane dhe kërkoi strehim. Gjatë kohës që ajo jetonte në SHBA në mënyrë ilegale, Preçetaj u martua me një jugosllav, i cili ishte zhvendosur në SHBA 40 vjet më parë. Ajo ka tre fëmijë dhe që të tre kanë nënshtetësi amerikane.Pavarësisht kërkesës së saj për strehim, një gjyqtar që merrej me çështjet e emigracionit, e rrëzoi kërkesën e 40-vjeçares për strehim, duke argumentuar se asaj i mungonte besueshmëria dhe dyshohej se ajo ishte e përfshirë krime dhe prostitucion.Preçetaj nuk e mori të drejtën e strehimit, për shkak se “femrat e reja dhe të pashme nuk bëjnë pjesë në grupin e azilkërkuesve”. Kështu në vitin 2008 gjykata e rrëzoi përfundimisht kërkesën e shqiptares për azil.Ndërkohë 40-vjeçarja shqiptare vazhdoi të jetonte në SHBA, dhe gjatë kësaj kohe ishte e detyruar që të paraqitej tek autoritetet e Detroit një herë në muaj. Ajo e dinte që do të vinte një ditë kur duhej të largohej, por nuk e dinte se cila do të ishte ajo ditë që do të sillte dëbimin e saj nga SHBA-të dhe ndarjen nga bashkëshorti.Të hënën Preçetaj mori urdhrin që brenda 24 orëve duhej të largohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sot pritet që ajo të kthehet në Shqipëri, për të jetuar me prindërit e saj të moshuar në një fshat në veri të vendit, bashkë me tre fëmijët e saj, por larg bashkëshortit.Burri i saj, Gojcevic thotë se është i habitur për këtë vendim të qeverisë amerikane, pasi presidenti Barack Obama, ka thënë se nga SHBA-të duhet të largohen vetëm ata emigrantë, të cilët kanë histori kriminale dhe jo ata që kanë fëmijë me nënshtetësi amerikane, dhe për më tepër ata që janë të pastër dhe nuk kanë kryer asnjë vepër penale.

“Lërini fëmijët të jetojnë dhe të rriten në një vend të cilin e njohin”, -i ka bërë apel qeverisë Gojcevic. /B.S/

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: B Sina, Cile Preceta, debohet nga Amerika

MESHE PER DITEN E FLAMURIT NE NEW YORK

December 3, 2013 by dgreca

Kisha katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” – Our Lady of Scodra- për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, mbajti një meshë dhe ngriti Flamurin kuq e zi në Kambanaren e Kishës /NGA BEQIR SINA, New York/

 Hartsdale  – New York , 28 nëntor 2013 – “Historia e popullit shqiptar është unike : si pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të lashtë , shqiptarët janë ndër civilizimet më të vjetra të Evropës . Gjuha shqipe përbën degën e vet të gjuhëve indo – evropiane , dhe traditat kulturore shqiptare janë të dallueshme për theksin e tyre të jashtëzakonshm; për besën, mikpritjen dhe bujarinë . Përveç kësaj , historianët dhe madje edhe poetë amerikanë , si Henry Wadsworth Longfellow, ka thënë në festën e pavarësisë, asambleisti Mark Gjonaj – kur flet për shqiptarët tregon njësoj për guximin të jashtëzakonshm të shqiptarëve si trima e të besës, duke e ilustruar shqiptarët prej nga heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Ishte se pavarësia e Shqipërisë, e njëjta frymë dhe dëshirë për vetëvendosje që çoi shqiptarë deri në deklaratën e Pavarësisë së  Shqipërisë, ngritjen e flamurit kuq e zi gati 101 vjet më parë nga Perandoria Osmane , më 28 nëntor 1912. Në atë ditë , flamuri shqiptar – një shqiponjë me dy koka e zezë mbi një sfond të kuq – ishte ngritur , duke treguar se i ishte dhënë fund sundimit të huaj 500 vjeçar në tokat shqiptare .
Edhe këtë vit , si është bër traditë tashmë nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, besimtarët shqiptarë katolik, në zonën e Nju Jorkut, nderunë këtë ngjarje historike me mbajtjen e një meshe dhe ngritjen e flamurit kuq e zi në majën e Kumbonës së Kishës, që është dhe pjesa më e lart e saj – gjatë së cilës flamuri shqiptar do të jetë ngritur për të u valëvitë krenar pranë flamurit amerikan .Mbasi Shqiptarët e konsiderojnë ShBA aleatin e saj më të mirë-  prej nga mbështetja e Presidentit Woodrow Wilson për pavarësinë e Shqipërisë një shekull më parë, demokratizimin e Shqipërisë mbas gjysmë shekulli të sundimit komunist dhe me mbështetjen më të fundit amerikane të pavarësisë së Kosovës .

I përnderëshmi Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës duke ofruar Meshën në gjuhën shqipe kërkoi nga besimtarët që të luten për shpirtrat e të gjithë atyre shqiptarëve “që luftuan dhe vdiqën për të atë që Shqipëria, u bë e pavarur. “Po të mos ishin ata shqiptarë të guximshëm të cilët ishin të gatshëm për të luftuar dhe për të vdekur për Shqipërinë, ne nuk do të kishim një Shqipëri të lirë dhe të pavarur, si e kemi sot”, tha Dom Pjeter Popaj gjatë meshës.

Duke shtuar se :”Historia e jonë nuk është e shkurtuar por me mijëra vjeçare.Zoti i madh e ka ruajtur dhe forcuar popullin tonë, që t’u qëndroj luftërave, okupimeve prej të huajve, diktaturëve e vujatjeve të vazhdueshme. Armiqtë tanë n’daç të huaj n’daç të shtpisë jan munduar për t’na përulur, nënçmuar, mohuar të drejtat humane dhe në fund për të na shkatërruar krejt” thotë Dom Pjetri.

Drjetori i Qendrës Kulturore Nëna Terese, pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, z Mark Shkreli – njoftoi sot se më 28 Nëntor është kryer  ngritja e Flamurit kuq e zi mbi Kambanaren e Kishës “Zoja e Shkodres”, e cila tanimë është bërë nji traditë në këtë kishë.

Ai thotë se ceremonia ka filluar në ora 12 të mesdrekës me Meshën e shenjtë kushtuar dëshmorëve tanë dhe amerikan të të gjitha kohërave., ku kan bashkëmeshuar famullitari, i perndershmi Dom Pjetër Popaj dhe meshtari, i perndershmi Dom Viktor Dedaj.

“Fill pas Meshës, thotë Shkreli, në oborrin para kishës ka filluar ceremonia e ngritjes së Flamurit, përcjell me këndimin e himnit Amerikan dhe të Shqipërisë, me pjesemarrjen edhe të Dom Pjetër Popaj, Agim Kola, Dom Viktor Dedaj, Orsin Turmnalaj dhe fëmijve të grupit folklorik të vallëtarëve – “Rozafati”. 

Më pas në sallën e Qendrës “Nëna Tereze” ishte përgatit një koktej me pije dhe ushqime të ndryshme të rastit si dhe një program i bukur kulturor. Moderatoti i programit ishte z. Mhill Velaj, i cili  e përshëndeti auditorin, falenderoi Dom Pjetrin për këtë organizim e mandej paraqiti folësin e rastiti, Prof. Gjon Frani Ivezaj, i cili foli mjaft në detaje për ata që i parapriu datës së 28 Nentorit 1912, si dhe për vetë ngjarjet e 28 Nëntorit.

Shkreli, shtoi se se “”Z. Nosh Camaj recitoi një poem të vetën kushtuar kësaj feste të madhe kombëtare dhe të rinjt e Grupit “Rozafati”, me koregografen Angjelina Nika, të gjithë të veshur me kostume folklorike shumëngjyrëshe, kërcyen disa valle nga trevat shqiptare” tha Drjetori i Qendrës Kulturore Nëna Terese, pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, z Mark Shkreli .

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Meshe per Diten e Flamurit, New York

Fondacioni Plavë-Guci Festoi 101 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

December 2, 2013 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në mjediset e restorantit “Maestro” në Bronx Fondacioni Plavë-Guci festoi me madhështi 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.  Qindra shqiptarë me ngjyrat kuq e zi u mblodhën për të festuar këtë ditë të shenjtë të shqiptarëve.Eshtë nga ditët më të bukura ku shqiptarët nga të gjitha trojet mblidhen së bashku nën Flamurin Kombëtar me shkabën dykrenore.

Ajo që do më bënte përshtypje në këtë festë të bukur dhe tejet mbresëlënëse ishte pjesëmarrja e mjaft të rinjve, ku djemtë dhe vajzat dukeshin si Pëllumba Paqeje, të cilët ruajnë me aq zjarr e dashuri identitetin kombëtar.  Mbrëmjen e ka moderuar z.Kukaj dhe zonjusha Rugova.  Zëri fonik i z. Xhevat Kukaj e bënte dhe më tërheqës programin e përgatitur enkas për festën e Flamurit. Vargjet e Fishtës për gjuhën shqipe inerpretuar mjeshtërisht nga z.Kukaj do të ngelen një hymn për Gjuhën tonë amtare.

Ja disa vargje prej tyre: Porsi kanga e zogut t’verës/ qi vallzon n’blerim të prillit/ porsi i ambli flladi i erës/ qi lmon gjit e drandofillit/…  Pra, mallkue njai bir Shqyptari/ qi këtë gjuhë të Perëndis/ trashigim, që na la i Pari/ trashigim s’ia len ai fmis/ edhe atij iu thaftë, po, goja/ që përbuzë këtë gjuhë hyjnore/ qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja/ flet e t’veten e lèn mbas dore.

Moderatori i mbrëmjes ka ftuar kryetarin e Fondacionit “Plavë-Guci” z.Esad Gjonbalaj i cili me seriozitetin e duhur dhe thjeshtësinë karakteristike ka folur për festimin e kësaj dite të shqiptarëve duke iu uruar atyre e festofshim pëjetësisht këtë Ditë të Shenjtë.Njëkohësisht z.Gjonbalaj ka folur dhe për punën e kryesisë dhe të gjithë anëtarëve të saj që po punojnë me seriozitetin e duhur për të ruajtur vlerat kombëtare dhe për të promovuar kulturën shqiptare.  Fjala e z.Gjonbalaj u ndërpre  nga duartrokitjet e të pranishmëve.  Z. Kukaj ka falënderuar të ftuarit si: Ansambleistin Mark Gjonaj i cili në pamundësi për të marrë pjesë kishte sjellë përfaqsuesesn e tij zonjushen e nderuar Artenida Gjeli, z.Elljo Berisha, nga Fondacioni “Malësia”, z.Xheladin Zeneli nga shoqata “Ana e Malit”, z.Gjergj Dedvukaj nga “Bashkimi Kombëtar”,  z.Mark Dedvukaj nga “Fondacioni Ded Gjo Luli, e shumë të tjerë, të cilët kishin ardhur për të festuar së bashku Ditën e Flamurit.

Moderatori i mbrëmjes ka ftuar gjithashtu në skenë Konsullin e Pergjithshem në New York, Ambasador z.Bekim Sejdiu i cili i ka uruar përzemërsisht të gjithë shqiptarët: “Gëzuar Ditën e Flamurit” dhe ka përshëndetur punën patriotike dhe kulturore që po bën Fondacioni “Plavë e Guci”.  Puna dhe kontributi i Fondacionit Plavë e Guci vlerësohet dhe çmohet lart nga të gjithë.

Në këtë mbrëmje ishte i ftuar nga Shqipëria Dr.Koco Danaj studjues dhe hartuesi i Platformës “Shqipëri Natyrale”.  Dr.Danaj iu uroi të gjithë të pranishmëve Gëzuar Pavarësia dhe midis të tjerash ai vazhdoi se së shpejti do të realizojmë Aktin Juridik të Shqipërisë natyrale që u injorua nga ambasadorët famëkeq të Londrës.  Jam i bindur tha ai se ne do ta gëzojmë Bashkimin e Kombit, brezat pas nesh do ta konsolidojnë, ndërsa të gjithë të tjerët më pas nesh do ta festojnë përjetësisht.

Në këtë program ka përshëndetur dhe aktivistja e dalluar dhe zonjusha Arlinda Balidemaj e cila tha se si brezi i parë në ShBA kam kënaqësi dhe dashuri shumë të madhe të përshëndet popullin tim si brenda dhe jashtë kufijve të saj.  Ta përshëndes vendin tim në gjuhën tonë shqipe, sepse ne kemi një Flamur, një kulturë, një Atdhe.

Z.Kukaj tha se Fondacioni “Plavë e Guci” sot do të vleresojë me çmimin e mirënjohjes z.Din Kukaj i cili ka mbledhur 1.000.000 dollarë për Luftën e Kosovës kundër bishës serbe udhëhequr nga trimat e UÇK-s.  Z.Esad Gjonbalaj pasi e përgëzoi përzemërsisht për kontributin e tij të vyer i tha se ne ju jemi gjithmonë borxhli dhe ju shprehim mirënjohjen tonë për punën tuaj aq patriotike.

Pas programit mbrëmja ka kaluar në një festë gazmore me këngë e valle të bukura shqiptare ku nuk kanë munguar dhe instrumentet folklorike ku ka kënduar dhe luajtur në Lahutë z. Rustem Çelaj.

Pjesëmarrësit i kanë argëtuar deri në orët e vona këngëtarët si: Albërie Hadergjonaj, Ylli Demaj, Nik Çarku dhe DJ. drejtuar nga z. Dritan Papa.

Njerëzit u shpërndanë të lumtur dhe të gëzuar me bindjen se vitin tjetër do të festojmë “Bashkimin e Kombit”, ku Fondacioni Plavë e Guci po jep një kontribut të vyer në këtë mision historik.

Ne Foto: I ftuari i mbremjes Koco Danaj duke pershendetur pjesmarresit

1 dhjetor, 2013

Bronx, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Fondacioni Plave e Guci, Keze Zylo

NJË DITË MIDIS DY EPOKASH

December 2, 2013 by dgreca

Shkruan: Shaban Cakolli/

Dihet se populli ynë ndër shekuj bëri luftëra të pandërprera me shumë viktima e flijime,vetëm e vetëm për të fituar lirinë e rihumbur.Nëse shfletojmë sadopak historinë,nëse lexojmë e dëgjojmë për ngjarje të mëdha të historisë sonë të përgjakshme,shqiptarët nën pushtimet e huaja,shqiptarët kurrë nuk kanë ditur të qahen e të ankohen para pushtuesëve,kurrë nuk janë gjunjëzuar,kanë bërë qëndresë heroike edhe kur janë gjendur para litarit,para gjelatit,vetëm për të i plasur zemrën armikut.Dëshira e shqiptarëve për të jetuar të lirë në vendin e tyre,ua ka shtuar qëndresën atyre edhe kur ishin barkthatë,deshur e zbathur,u shtoj atyre qëndresën të gjunjëzojnë fillimisht Perandorinë Osmane e deri pushtuesin më të ndyrë sllavo-serb,i cili gjithnjë ëndrronte të mbajë Kosovën,duke i djegur shqiptarët si qëngjin në hell,kurse para Evropes e paraqitnin Kosoven si vendin më stabil në Ballkan.Është e vërtetë se Sërbia ishte e fortë,ajo ka trashëguar tërë armatimin e APJ-së,por kurrë nuk i bëri pesimist atdhedashësit shqiptar,të thyeshëm,të ndruajshëm,nga se morali i tyre luftarak,vullneti dhe dëshira e tyre për të jetuar të lirë e të pavarur i bëri ata  të kalitur dhe të pamboshtur deri në çlirimin e  plotë.Shqiptarët kishin kuptuar se faktori numër një

që përcakton  fatin e luftës nuk është numri i ushtrisë,lloji i armatimit,por faktori njeri,morali i tij luftarak, dhe vullneti e dëshira për të jetuar të lirë e të pavarur në trojet e tyre,vullnet ky i cili për shqiptarët kurrë nuk u shua.Shpirti i sërbëve dhe malazezëve ishte tepër lakmitar,tepër ambicioz e i pangopur për të shtypur e robëruar popujt fqinjë.Ambicja e tyre shekullore për sundim mbi shqiptarët e gllabërim të pasurisë së tyre, vrasjet e pashembullta,burgosjet masive,ishin përbuzja më e madhe e cila mund të i bëhej një populli,nuk i gjunjëzoi kurrë shqiptarët.Dhuna shekullore mbi shqiptarët nga populli i pangopshëm i karpateve,nuk guxon të harrohet,por e shkruara gjithnjë mbetet dëshmi,kurse rrëfimi nga brezi në brez mund të ndryshohet,madje edhe tjetërsohet e harrohet.Sërbët gjakatarë kanë falsifikuar historinë duke shkruar libra,edhe pse bota e dinte se realiteti ishte ndryshe nga ajo çka shkruanin sërbet,ata  na vrisnin dhe ia dilnin të na lënin fajtor para botës,duke paraqitur kinse sërbet ishin të rrezikuar nga shqiptarët!

Shqiptarët punën më të madhe kombëtare mund të e bëjnë duke mbledhur shënime,jo duke falsifikuar,por duke pasur fakte sa asnjë popull tjetër të ndriçojnë shumë të vërteta nga zullumet që u shkaktoj pushtuesi shekullor serb.Të shkruash libra është shenjtëri,secila libër në motivin e vet,por të shkruash libra historiko-kombëtare është shenjtëri e dyfishtë nga se përshkruan ndriçimin e të vërtetave të fshehura deri më tani,të cilat do të i njohin brezat tonë,pa lënë në pluhurin e harresës.Libri i  Hamza Halabakut është një libër i këtij lloji,libër me shenjtëri historiko-kombëtare,i cili përshkruan vuajtëjet dhe krenarinë e kombit,qëndresën shqiptare nëpër shekuj në vrasjet e përditshme,arrestimet masive,masakrat mbi shqiptarët liridashës, emigrimet e dhunshme të shqiptarëve,po zbardhon një të vërtetë se si programet e Çubrilloviçit e viçëve të tjerë deri te kryevrasësi i popujve të Ballkanit  Millosheviç,shtjelluan programet e tyre për shfarosjen e shqiptarëve shumë para se  të ishte komunizmi.Hamza  Halabaku është shkrimtari ynë i cili hedh dritë mbi   përgjakjet mbi shqiptarët liridashës,duke hedhur fakte,duke u dhënë frymë brezave atdhedashës mbi tragjedinë tonë trishtuese të pregaditur nga sllavët,kjo e shkruar e tij është shumë e çmuar,e ndritshme,nga se hedh dritë mbi faktet e vërteta,të cilat i hodhi mbi letër,ashtu të shkruara mbesin dokumente  të vlefshme për brezat,dhe kjo ka shumë rëndësi nga se dallon shumë nga gojëdhënat të cilat ushqenin brezat me gjysmë të vërteta.HJamza  Halabaku  rrjedh nga një familje atdhetare e cila nuk kurseu asgjë për çështjen kombëtare.Babai i tij i cili dhunën e pushtuesit e kishte përjetuar nën lëkurën e vet,ishte në ballë të detyrës që i shtronte koha.Ai brumosi tek  Hamza ndjenjat atdhetare e liridashëseDuke u rritur  Hamza ishte formuar dhe ngritur në personalitet.Erdhi koha kur Hamza i përjetoj demostratat e fuqishme të vitit 1981,përleshjet e të rinjëve shqiptar me policinë dhe ushtrinë sllave,ai pa me sytë e vet dhjetëra martirë të cilët ranë për çështjen e atdheut në atë pranverë të përgjakshme,pa qindra të plagosur,pa si martirizoheshin forcat liridashëse shqiptare që gjakonin lirinë e trojeve të pushtuara shqiptare,ngjarje këto që i dhanë zemër e guxim për të u përleshur me  betejat deri në lirinë e plotë

Hamza  Halabaku,ka botuar këto vepra:

1″A KA ZOT”

2.”TESTAMENT”

3:”KOSOVËN E KEMI ZEMËR”

4″VRUNDUJ KUJTIMESH”-MONOGRAFI

5:”EMRA QË NUK HARROHEN”BASHKËAUTOR I MONOGRAFISË

6″NJË DITË MIDIS DY EPOOKASH

Populli ynë ndër shekuj bëri luftëra tmë pandërSprera me shumë  pëviktima  nge flijime,vetëm e vetëm për të fituar lirinë e rihumbur.Nëse shfletojmë sadopak historinë, lexojmë e dëgjojmërjarje të mëdha të historisë sonë të përgjakshme,shqiptarët nën pushtiet e huaja,shqnëseiptarët kurrë nuk kanë ditur të qahen e të ankohen para pushtuesëve,kurrë nuk janë gjunjëzuar,kanë bërë qëndresë heroike edhe kur janë gjendur para litarit,para gjelatit,vetëm për të i plasur zemrën armikut.Dëshira e shqiptarëve për të jetuar të lirë në vendin e tyre,ua ka shtuar qëndresën atyre edhe kur ishin barkthatë,deshur e zbathur,u shtoj atyre qëndresën të gjunjëzojnë fillimisht Perandorinë Osmane e deri pushtuesin më të ndyrë sllavo-serb,i cili gjithnjë ëndrronte të mbajë Kosovën,duke i djegur shqiptarët si qëngjin në hell,kurse para Evropes e paraqitnin Kosoven si vendin më stabil në Ballkan.Është e vërtetë se Sërbia ishte e fortë,ajo ka trashëguar tërë armatimin e APJ-së,por kurrë nuk i bëri pesimist atdhedashësit shqiptar,të thyeshëm,të ndruajshëm,nga se morali i tyre luftarak,vullneti dhe dëshira e tyre për të jetuar të lirë e të pavarur i bëri ata  të kalitur dhe të pamboshtur deri në çlirimin e  plotë.Shqiptarët kishin kuptuar se faktori numër një që përcakton  fatin e luftës nuk është numri i ushtrisë,lloji i armatimit,por faktori njeri,morali i tij luftarak, dhe vullneti e dëshira për të jetuar të lirë e të pavarur në trojet e tyre,vullnet ky i cili për shqiptarët kurrë nuk u shua.Shpirti i sërbëve dhe malazezëve ishte tepër lakmitar,tepër ambicioz e i pangopur për të shtypur e robëruar popujt fqinjë.Ambicja e tyre shekullore për sundim mbi shqiptarët e gllabërim të pasurisë së tyre, vrasjet e pashembullta,burgosjet masive,ishin përbuzja më e madhe e cila mund të i bëhej një populli,nuk i gjunjëzoi kurrë shqiptarët.Dhuna shekullore mbi shqiptarët nga populli i pangopshëm i karpateve,nuk guxon të harrohet,por e shkruara gjithnjë mbetet dëshmi,kurse rrëfimi nga brezi në brez mund të ndryshohet,madje edhe tjetërsohet e harrohet.Sërbët gjakatarë kanë falsifikuar historinë duke shkruar libra,edhe pse bota e dinte se realiteti ishte ndryshe nga ajo çka sërbet,ata  na vrisnin dhe ia dilnin të na lënin fajtor para botës,duke paraqitur kinse sërbet ishin të rrezikuar nga shqiptarët!

Shqiptarët punën më të madhe kombëtare mund të e bëjnë duke mbledhur shënime,jo duke falsifikuar,por duke pasur fakte sa asnjë popull tjetër të ndriçojnë shumë të vërteta nga zullumet që u shkaktoj pushtuesi shekullor serb.Të shkruash libra shenjtëri,përshkruansecila libër në motivin e vet,por të shkruash libra historiko-kombëtare është shenjtëri e dyfishtëështë  nga se  ndriçimin e të vërtetave të fshehura deri më tani,të cilat do të i njohin brezat tonë,pa lënë në pluhurin  shkruanine harresës.Libri i  Hamza Halabakut është një libër i këtij lloji,libër me shenjtëri historiko-kombëtare,i cili përshkruan vuajtëjet dhe krenarinë e kombit,qëndresën shqiptare nëpër shekuj në vrasjet e përditshme,arrestimet masive,masakrat mbi shqiptarët liridashës, emigrimet e dhunshme të shqiptarëve,po zbardhon një të vërtetë se si programet e Çubrilloviçit e viçëve të tjerë deri te kryevrasësi i popujve të Ballkanit  Millosheviç,shtjelluan programet e tyre për shfarosjen e shqiptarëve shumë para se  të ishte komunizmi.Hamza  Halabaku është shkrimtari ynë i cili hedh dritë mbi   përgjakjet mbi shqiptarët liridashës,duke hedhur fakte,duke u dhënë frymë brezave atdhedashës mbi tragjedinë tonë trishtuese të pregaditur nga sllavët,kjo e shkruar e tij është shumë e çmuar,e ndritshme,nga se hedh dritë mbi faktet e vërteta,të cilat i hodhi mbi letër,ashtu të shkruara mbesin dokumente  të vlefshme për brezat,dhe kjo ka shumë rëndësi nga se dallon shumë nga gojëdhënat të cilat ushqenin brezat me gjysmë të vërteta.HJamza  Halabaku  rrjedh nga një familje atdhetare e cila nuk kurseu asgjë për çështjen kombëtare.Babai i tij i cili dhunën e pushtuesit e kishte përjetuar nën lëkurën e vet,ishte në ballë të detyrës që i shtronte koha.Ai brumosi tek  Hamza ndjenjat atdhetare e liridashëseDuke u rritur  Hamza ishte formuar dhe ngritur në personalitet.Erdhi koha kur Hamza i përjetoj demostratat e fuqishme të vitit 1981,përleshjet e të rinjëve shqiptar me policinë dhe ushtrinë sllave,ai pa me sytë e vet dhjetëra martirë të cilët ranë për çështjen e atdheut në atë pranverë të përgjakshme,pa qindra të plagosur,pa si martirizoheshin forcat liridashëse shqiptare që gjakonin lirinë e trojeve të pushtuara shqiptare,ngjarje këto që i dhanë zemër e guxim për të u përleshur me  betejat deri në lirinë e plotë.

Hamza  Halabaku,u lind  më 10 shtator 1947 në Pozhoran afër Gjilanit.Gjimnazin e filloi në Gjilan dhe e mbaroi në Prizren,studjoi në Prishtinë,u dallua  si veprimtarë i shquar kombëtar,për këtë masat represive të pushtetit sllav e ndoqën dhe u detyrua të kërkoj strehim në vendet Europiane.Në vitin 1990 u strehua në Nürmberg të Gjermanisë,ku punoi një kohë të gjatë si mësues në shkollat me mësim plotësues në gjuhën shqipe,deri në pension.Hamza Halabaku ky veprimtar i paepur kombëtarë,shkrimtar,poet,mësues dhe edukator i mirë,arsimoj gjenerata të tëra të fëmijëve tanë në mërgim.

KASH”

Hamza Halabaku, si ndihmës sekretar i parë i Kuvendit të Kosovës… është pjesmarrës i drejtëpërdrejt i proceseve dhe ngjarjeve të zhvilluar në fillim të viteve 1990-ta, prandaj ai me vërtetësi, fakte, argumente dhe dokumente e ka shkruar librin në fjalë.

Hamza Halabaku, me botimin e librit  më të ri,  rikujtoj një datë të rëndësishme të historisë sonë të re dhe akterët e sajë, 2 Korrikun e vitit 1990 kur delegatët e sesionit të fundit të legjislativit të Krahinës së atëhershme

Autonome të Kosovës, në sheshin para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, shpallën Deklaratën e pavarësisë nga Serbia.

Kësaj ngjarje historike i parapriu një periudhë me plot kthesa e ngjarje dramatike.

Pas demonstratave të studentëve e të rinisë shkollore të vitit 1981, të përkrahura nga mbarë popullata shqiptare, filloi një fushatë e egër antishqiptaresulmit e programuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe e përkrahur nga inteligjencia e strukturat e pushtetit serb dhe Kisha ortodokse serbe.

Dhunimet, plaçkitjet, shpërnguljet me dhunë e gjenocidi i pa qenë ndaj serbëve, ishin sloganet që përsëriteshin çdo ditë në fjalime politike, në mjetet e informimit të Serbisë si në ato të shkruara edhe në radio e televizion, e që ishin të imagjinuara, por që kishin për qëllim ta indoktrinonin popullin e Serbisë që kësaj politike ti japin mbështetjen për masa hakmarrëse ndaj shqiptarëve. Kështu lindi lëvizja populiste serbe , që përshpejtoji zhbërjen e Jugosllavisë së atëhershme

Në verën e vitit 1989 dështoi Kongresi i 14 i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë që ishte fundi i sistemit monist dhe fillimi i pluralizmit politik. Në dhjetor të vitit 1989 u formua Lidhja Demokratike e Kosovës, si lëvizje gjithë popullore  e shqiptarëve, e udhëhequr me shumë sukses nga dr. Ibrahim Rugova, i cili me urtësi, guxim intelektual e vizion politik arriti ta internacionalizojë çështjen e shqiptarëve të Kosovës.

Delegatët, të cilët e shpallën Deklaratën Kushtetuese më 2 Korrik të vitit 1990, në bashkëpunim edhe me LDK-në, në konspiracion të plotë, me datë 7 shtator të po atij viti, në Kaçanik, miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, formuan Qeverinë e cila u detyrua të veprojë nga jashtë, ndërsa brenda u formuan organet paralele të Kosovës, të cilat me veprimin e vet e tërbuan pushtetin serb.

Ajo çka tingëllon bukur në librin eHalabakut,  se Deklarata e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte ALFA e një rrugëtimi relativisht të gjatë e sakrificës dhe e fitoreve tona që çuan në fillimin e rezistencës aktive të UÇK-së, Konferencës në Rambuje, intervenimin e  të NATO-së mbi pozicionet serbe e deri te tërheqja e forcave serbe nga Kosova dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës me njohje ndërkombëtare më 2008.

Në këtë libër modest, jam përpjekur që ngjarjen e 2 korrikut ta paraqes nga këndvështrimi im, si njeri që pata rastin t’i shohë nga afër zhvillimet e asaj dite, si brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ashtu edhe jashtë ndërtesës, ku u zhvillua mbledhja historike për Deklaratën Kushtetuese.

Pa pretendime që ky libër të jetë fjala e fundit për një ngjarje të tillë madhore, pikësynimi i shkrimtarit tonë Halabaku,më shumë ka qenë që kjo ngjarje të mos mbulohet nga harresa.

Ky libër  është një libër i veçantë, ky libër ka vlerë të rëndësishme për historinë tonë të re. Autori rrëfern në detaje për datë e 2 Korrikut të vitit 1990 nga se isha njëri prej protagonistëve të zhvillimit të asaj ngjarje edhe jashtë , por edhe mbrenda ndërtesës”. Kjo ishte situata dhe gjëndaj e asaj kohe. . Mbledhjes historike të Kuvendit të Kosovës të 2 Korrikut 1990 i paraprinë disa seanca maratone të Kuvendit me debate të ashpra. Ndasitë ishin evidente. Në njërën anë ishin përfaqësuesit e popullit që mbronin interesin e Kosovës, kurse në anën tjetrë ishin ithtarët dhe përkrahsit e politikës hegjemoniste të Serbisë.

Andajbreznitë tona duke lexuar këtë libër historik,kanë mundësinë të njohin të kaluarën tonë të mundimshme,të përgjakur,por të pa gjunjëzuar asnjëherë.

Në këtë libër ka të dhëna shumë interesante, nga dora e parë, siç thuhët, për përgatitjën e Kushtetutës së Kaçanikut, për autorët e saj, për Komisionët që kanë punuar rrëth Kushtetutës, për rrethanat politike të kohës. Pra me një fjalë, në këtë libër dokumentar-historik flitet për gjëra autentike, të vërteta

Filed Under: Featured Tagged With: Hamza Halabaku, Shaban Cakolli

URIMI I MUSTAFËS PËR AHMETAJ, ERË Ë RE NË POLITIKËN SHQIPTARE

December 2, 2013 by dgreca

PRISHTINE- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari në largim i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, gjatë një konference për media të mbajtur të hënën, i ka uruar fitoren kundërshtarit të tij nga Vetëvendosja, Shpend Ahmetit.

“Me gjithë përkrahjen e madhe që kemi marrë nga qytetarët, ne nuk kemi arritur të fitojmë në garën për kryetar të Prishtinës. Unë dëshiroj të falënderoj të gjithë votuesit e LDK-së, të gjithë qytetarët e Prishtinës për besimin që më kanë dhënë në dy mandate, ndërsa kundërkandidatit, z. Shpend Ahmeti, ia uroj fitoren dhe i dëshiroj suksese në punën e tij”, ka theksuar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke premtuar se kalimi i pushtetit në Prishtinë do të jetë i suksesshëm.

Mustafa ka thënë se, pavarësisht që LDK në Prishtinë ka humbur, ajo ka fituar në shumicën e komunave të Kosovës, duke dalë si partia më e votuar.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në: Gjilan, Podujevë, Ferizaj, Pejë, Lipjan, Istog, Fushë-Kosovë, Suharekë, Viti dhe, në koalicion me AKR-në, në Mitrovicë. Ne, tani, me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, jemi kthyer në vendin e parë, aty ku LDK-ja e meriton të jetë”, ka thënë Mustafa.

Ai më tej shtoi se LDK, “pas këtij procesi të suksesshëm, LDK-ja do të vijojë punën dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat ne jemi të bindur se do të fitojmë edhe më bindshëm se në këto zgjedhje”.

Në fund, ai ka falënderuar edhe njëherë të gjithë qytetarët e Kosovës që, siç tha ai, “këtë herë i besuan LDK-së dhe që treguan kulturë të lartë politike”.

Mustafa ka falënderuar edhe institucionet përgjegjëse, që kanë punuar shumë për mbarëvajtjen e procesit dhe mediet e pavarura, që kanë raportuar me korrektësi dhe pananshëm. “Faleminderit shumë”, tha në fund Mustafa! 

Po fryne ere e re ne Politiken shqiptare?

 

Filed Under: Featured Tagged With: Isa Mustafa, ne politiken shqiptare, shenje e re, urim Ahmetit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5036
  • 5037
  • 5038
  • 5039
  • 5040
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT