PRISHTINE- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari në largim i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, gjatë një konference për media të mbajtur të hënën, i ka uruar fitoren kundërshtarit të tij nga Vetëvendosja, Shpend Ahmetit.
“Me gjithë përkrahjen e madhe që kemi marrë nga qytetarët, ne nuk kemi arritur të fitojmë në garën për kryetar të Prishtinës. Unë dëshiroj të falënderoj të gjithë votuesit e LDK-së, të gjithë qytetarët e Prishtinës për besimin që më kanë dhënë në dy mandate, ndërsa kundërkandidatit, z. Shpend Ahmeti, ia uroj fitoren dhe i dëshiroj suksese në punën e tij”, ka theksuar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke premtuar se kalimi i pushtetit në Prishtinë do të jetë i suksesshëm.
Mustafa ka thënë se, pavarësisht që LDK në Prishtinë ka humbur, ajo ka fituar në shumicën e komunave të Kosovës, duke dalë si partia më e votuar.
“Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në: Gjilan, Podujevë, Ferizaj, Pejë, Lipjan, Istog, Fushë-Kosovë, Suharekë, Viti dhe, në koalicion me AKR-në, në Mitrovicë. Ne, tani, me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, jemi kthyer në vendin e parë, aty ku LDK-ja e meriton të jetë”, ka thënë Mustafa.
Ai më tej shtoi se LDK, “pas këtij procesi të suksesshëm, LDK-ja do të vijojë punën dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat ne jemi të bindur se do të fitojmë edhe më bindshëm se në këto zgjedhje”.
Në fund, ai ka falënderuar edhe njëherë të gjithë qytetarët e Kosovës që, siç tha ai, “këtë herë i besuan LDK-së dhe që treguan kulturë të lartë politike”.
Mustafa ka falënderuar edhe institucionet përgjegjëse, që kanë punuar shumë për mbarëvajtjen e procesit dhe mediet e pavarura, që kanë raportuar me korrektësi dhe pananshëm. “Faleminderit shumë”, tha në fund Mustafa!
Po fryne ere e re ne Politiken shqiptare?
Den Baba Den says
Një urim të veqantë Zonjës së Hekurt Mimoza Kusari Lila për fitoren e merituar në qytetin e GJAKOVES.