• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E vërteta e vrasjes së gjyshit të Rugovës

November 4, 2013 by dgreca

Nga Sejfi Protopapa*/

Para ca kohësh, anëtarët e organizatës internetore Alb-Shkenca diskutuan rreth idesë se babai dhe gjyshi i të ndjerit Ibrahim Rugova ishin ekzekutuar nga komunistët në Kosovë, ngaqë ishin anëtarë të Ballit Kombëtar, e si të tillë, i binte të ishin bashkëpunëtorë të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Se nga u motivua ky debat është për mua mister. Sepse debati lindi kur njerëz nga e gjithë bota po nderonin njeriun, individin Ibrahim Rugova, si një udhëheqës të vërtetë shqiptar, i cili në rrugë paqësore kërkoi me vendosmëri çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbe. Dhe mbi të gjitha, a duhet që fëmijët dhe nipërit tanë të vuajnë apo të nënvleftësohen për shkak të veprimeve tona?
Gjëja më interesante në debatin tek Alb-Shkenca ishte se të dyja palët binin plotësisht dakord për një gjë: që çdo anëtar i Ballit Kombëtar automatikisht kishte qenë “i keq” dhe “ipso facto” një bashkëpunëtor i nazizmit.
Z. Auron Tare përcolli në diskutim një dosier të zbulimit britanik si një provë përfundimtare të bashkëpunimit të babait dhe gjyshit të të ndjerit Rugova me nazistët. Ai ofroi të njëjtin dosier për të ndihmuar Alb-Shkencën të shkruajë historinë e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Dhe i njëjti Auron Tare më ofroi mua të njëjtën dosier për të provuar se Mit’hat Frashëri ishte bashkëpunëtor i nazizmit.
Unë i dërgova z. Tare një mesazh në të cilin i sugjeroja se ai dhe z. Kokonozi (një tjetër diskutant) po i referoheshin Mehdi Frashërit, i cili kishte qenë kryeministër gjatë luftës. Ai m’u përgjigj se nuk po ngatërronte emrat. Kjo më bëri t’i shkruaj disa fjalë për Mit’hat Frashërin, udhëheqësin tim gjatë luftës antifashiste të organizatës së Ballit Kombëtar në Shqipëri.
Në 7 prill 1939, kur italianët pushtuan Shqipërinë, Mit’hat Frashëri ishte pronar i një librarie në Tiranë. Në atë librari dhe në atë datë i pati fillimet e saj organizata antifashiste e Ballit Kombëtar.
Asnjëherë gjatë kohës së luftës, Mit’hat Frashëri nuk u punësua në administratat e udhëhequra nga qeveritë e ndryshme kuislinge shqiptare. Ai ishte udhëheqësi nominal i Ballit Kombëtar dhe në këtë kapacitet, ai mbështetej nga një numër shqiptarësh të ndritur, ndër të cilët edhe këta njerëz:
Prof. Abaz Ermenji kishte studiuar në Universitetin e Sorbonës në Paris. Ai u internua në ishullin e Ventottenes nga fashistët italianë. Kur u lirua nga internimi, ai organizoi disa çeta luftëtarësh në verilindje të Beratit për çlirimin e Shqipërisë nga fashizmi italian. Prof. Ermenji udhëhoqi çetat e tij në një ofensivë ushtarake kundër forcave fashiste në Berat (qyteti im i lindjes). Në atë operacion, forcat komuniste ndenjën mbi prapanicat e tyre dhe bënë sehir. Gjatë luftës civile unë isha nën komandën e Prof. Ermenjit.
Prof. Vasil Andoni kishte studiuar në Universitetin Britanik në Stamboll. Ai ishte profesor në Shkollën Pedagogjike të Elbasanit. Ne e konsideronim atë si njeriun më aktiv për rilindjen e shkollave shqipe në Kosovë. Ai ishte bashkëpunëtori më i afërt i Mit’hat Frashërit. Vëllai i tij, Alfredi, ishte zëri shqiptar në ‘BBC’-në e Londrës.
Prof. Safet Butka kishte studiuar në Austri. Ai ishte profesor në Liceun e Korçës kur u internua nga Italia fashiste në Ventottene. Ai ishte udhëheqësi i forcave të Ballit Kombëtar në Kolonjë.
Prof. Zef Pali kishte studiuar për letërsi në Itali. Ai ishte profesor në Gjimnazin e Shkodrës. Ai ishte një orator dhe shkrimtar i shkëlqyer.
Avokat Hasan Dosti kishte studiuar për jurisprudencë në Universitetin e Sorbonës në Paris. Ai kishte qenë kryetari i Gjykatës së Lartë në Shqipëri. Ai udhëhoqi delegacionin e Ballit Kombëtar në Konferencën e Mukjes, ku u takuan përfaqësues të dy grupeve antifashiste shqiptare: Frontit Nacionalçlirimtar dhe Ballit Kombëtar.
Avokat Skënder Muço u ekzekutua nga nazistët në Vlorë. Unë jam krenar për të gjithë udhëheqësit e mi të Ballit Kombëtar, por e quaj veten me fat dhe të bekuar që pata mundësinë të njihem personalisht me z. Muço. Si përfaqësues i Ballit Kombëtar, ai mbante lidhje me oficerin amerikan të stacionuar në afërsi të Himarës.
Z. Hysni Lepenica ishte një komandant i rëndësishëm i Ballit Kombëtar në Shqipërinë e jugut. Ai u vra në krye të forcave balliste në luftimet me forcat italiane në Gerhot të Gjirokastrës.
Prof. Nexhat Peshkëpija, profesor matematike në Gjimnazin e Tiranës ishte një nga bashkëpunëtorët e parë të Mit’hat Frashërit.
Dhe lista mund të vazhdojë gjatë.
Për hir të së vërtetës historike, Z. Auron Tare duhet të jetë i qartë se, në 7 prill 1939 nuk kishte parti komuniste në Shqipëri, kishte vetëm tri grupe komuniste. Partia Komuniste u krijua vetëm pasi forcat gjermane filluan ofensivën e tyre kundër Bashkimit Sovjetik në qershor 1941. Deri në atë kohë, komunistët shqiptarë nuk ishin lejuar nga bosët e tyre sovjetikë të luftonin kundra pushtuesve italianë, sepse në fuqi ishte një pakt mossulmimi, i firmosur nga ministri i Jashtëm gjerman, Ribbentrop dhe ai sovjetik, Molotov.
Unë e informova z. Tare se i kam takuar personalisht gjatë luftës dy oficerët e misionit britanik në Shqipëri: Kolonel MacLean dhe Major Julian Amery. Unë isha prezent, por jo pjesëmarrës në sulmin që forcat e Ballit Kombëtar i bënë një autokolone gjermane në rrugën për në Lezhë. Unë i isha bashkëngjitur misionit britanik që po vrojtonte operacionin nga një majë kodre në distancë. Në fakt, pas mbarimit të luftës, kontaktova me Mr. J. Amery (ai ishte anëtar i Parlamentit britanik në atë kohë) për të nxjerrë nga kampet e aleatëve në Itali kushëririn tim Fatbardh Guri, i cili kishte qenë nën komandën e Abaz Ermenjit gjatë luftës civile.
Marrëveshja e Mukjes në vitin 1943 midis Frontit Nacionalçlirimtar dhe Ballit Kombëtar ishte evenimenti historik më i rëndësishëm që përcakton pozicionin antigjerman të Ballit. Duke nënshkruar atë marrëveshje, komunistët e njohën automatikisht Ballin Kombëtar si një organizatë antifashiste.
Në komunikimin me Z. Tare i kërkova të fokusohej në këtë arsyetim: Partia Komuniste synonte dhe punonte energjikisht për të marrë frenat e pushtetit në dorë. Në bisedat private të udhëheqjes komuniste lufta partizane kundër gjermanëve trajtohej thjesht si një mjet për të arritur atë qëllim. Ndërkohë që po planifikonin vendosjen e diktaturës komuniste, ata nuk mund të lejonin bashkekzistencën e një entiteti politik në vend. Komunistët thjesht do harxhonin energjitë kot me sulme ndaj njerëzve si Mustafa Kruja, Shefqet Vërlaci, Ernest Koliqi, Xhafer Deva e të tjerë, që publikisht kishin mbështetur aksin Musolini-Hitler. Ata kolaboratorë do të zhdukeshin automatikisht nga skena politike fill pas disfatës së forcave të Aksit.
Ishte pikërisht kjo arsyeja që komunistët i përqendruan të gjitha forcat e tyre kundër Ballit Kombëtar. Për më tepër, atyre u duhej të përballeshin me pasojat e Marrëveshjes së Mukjes.
Fushata propagandistike dhe politike kundër Ballit Kombëtar injoroi të gjitha rregullat e ndershmërisë dhe arsyes. Fushata filloi që në shkëndijat e para të luftës civile dhe vazhdoi pa pushim deri në rënien e regjimeve komuniste në Europën Lindore në fillim të viteve ’90. Çdo ngjarje, qenie njerëzore, organizatë e objekt që kërcënonte mendjen paranojake të regjimit iu atribuua Ballit Kombëtar dhe si të tillë, u etiketuan si tradhtarë e të rrezikshëm. Me etiketën e Ballit në kurriz, shumë njerëz u ekzekutuan e shumë familje vuajtën burgime dhe internime. Me atë etiketim në kurriz, edhe fëmijët e vegjël vuajtën, ata privoheshin nga marrja e dhuratave për Vitin e Ri dhe përçmoheshin nga shokët e klasës. Të gjitha mjetet e komunikimit u përdorën për të ofenduar e tallur Ballin, duke përfshirë strukturat qeveritare e partiake, si dhe shkollat e mediat.
Vlen të pranoj këtu se Partia Komuniste ia doli mbanë në fushatën e saj propagandistike kundra Ballit Kombëtar, përderisa edhe sot intelektualët shqiptarë (të vërtetë ose pseudo) akuzojnë të ndjerin Mit’hat Frashëri si një kolaborator të nazi-fashistëve.
Duke përmbledhur, kam këto për të thënë:
1. Në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ngjarjet politike ishin shumë komplekse. Një dosier i shërbimit sekret britanik nuk mund e nuk duhet të konsiderohet si bibla nga historianë seriozë, që përpiqen të zbërthejnë historinë e Shqipërisë së asaj periudhe.
2. Nga radhët e shërbimeve sekrete britanike doli edhe një Kim Philby, i cili ishte një agjent i dyfishtë i sovjetikëve. Mos bëhet fjalë për një dosier të tij?
3. Z. Abdulla Alarupi, një komandant i Ballit Kombëtar në zonën e Pogradecit, sulmoi një autokolonë gjermane që vinte nga Elbasani. Si rezultat, ai kapi rob dy ushtarë gjermanë. Oficeri britanik pranë komandës së z. Alarupi kërkoi që ata të ekzekutoheshin. Ndërsa komandanti ballist refuzoi, duke iu referuar traditës shqiptare sipas së cilës një person i paarmatosur nuk mund të vritet.
Duhet pasur parasysh se replika me z. Auron Tare është thjesht një element anësor në këtë shkrim. Në thelb të shkrimit është pyetja: Si ka mundësi që intelektualët shqiptarë, me përtaci, vendosin ta quajnë Ballin Kombëtar si një organizatë fashiste. Për këtë unë sfidoj çdo njeri që të debatojmë rreth kësaj çështjeje.
Për ata që dëshirojnë të kuptojnë plotësisht përmbajtjen politike të luftës civile në Shqipëri, sugjeroj ta konsiderojnë Marrëveshjen e Mukjes si pikën kulmore të asaj lufte. Në fshatin Mukje, Fronti Nacionalçlirimtar dhe Balli Kombëtar ranë dakord që të koordinojnë operacionet luftarake antifashiste. Balli Kombëtar përfaqësohej nga Hasan Dosti dhe Thoma Horollogaj. Në atë konferencë, Balli Kombëtar bëri vetëm dy kërkesa: që procesi demokratik të zbatohej me rigorozitet në Shqipërinë e pasluftës dhe që Kosovës t’i jepej e drejta të përcaktonte fatin e saj vetë, qoftë edhe me referendum, po të ishte e nevojshme. Në shkëmbim, Balli Kombëtar u ofroi komunistëve ta shkruanin si të donin pjesën tjetër të marrëveshjes rreth çështjeve politike e sociale.
Çdo njeri i paanshëm, e sidomos një intelektual shqiptar nuk duhet të ketë shumë vështirësi për të kuptuar se në Mukje vetë komunistët e njohën Ballin Kombëtar si një organizatë antifashiste. Ata nuk bënë një marrëveshje të tillë me ndonjë organizatë tjetër. Dhe në fakt, fill para luftës civile, Marrëveshja e Mukjes ishte preokupimi kryesor i Partisë Komuniste.
Unë këtë e di nga eksperienca personale, sepse isha i pari person nga Balli Kombëtar që më ra në dorë një dokument me urdhrin e Partisë Komuniste për të filluar luftën civile kundër Ballit Kombëtar. Ai dokument ishte nënshkruar nga Shpati (pseudonimi i Enver Hoxhës).
Në atë kohë Italia kapitulloi dhe forcat luftuese të të dyja kampeve u futën në qytetin tim të Beratit. Forcat gjermane që zëvendësuan italianët nuk u futën në Berat. Ata thjesht nuk kishin trupa të mjaftueshme për këtë gjë në atë stad të luftës.
Prof. Abaz Ermenji, udhëheqësi i forcave të Ballit për atë zonë, e ngriti shtabin e tij në godinën e Bashkisë, ndërsa komunistët e ngritën shtabin e tyre në ndërtesën e Prefekturës, 1500 metra më në lindje. Të dyja palët bashkëjetuan për rreth dy muajsh në paqe. Marrëveshja e Mukjes ishte akoma në fuqi.
Kur urdhëri për të filluar luftën civile arriti në Berat, komunistët vendosën të evakuoheshin nga Berati. Lufta civile filloi dhe vazhdimi i saj tashmë është regjistruar në histori.
Duhet pasur parasysh se deri në shpërndarjen e forcave të Ballit Kombëtar në fund të vitit 1944, sidomos në Shqipërinë e jugut, ekzistonte një vakum i plotë pushteti dhe forca kundërshtare të armatosura konkurronin me njëra-tjetrën. Gjermanët kishin aq pak forca sa mezi mbronin urat në arterien kryesore bregdetare dhe në rrugën Tiranë-Korçë. Komunistët dukeshin qartë në avantazh në drejtim të marrjes së pushtetit pas tërheqjes së gjermanëve. Si rrjedhim, forcat e Ballit Kombëtar ishin të sanduiçuara midis atyre komuniste dhe gjermane.
Për shembull, forcat e Ballit Kombëtar në Berat nuk i sulmuan gjermanët që mbronin nxjerrjen e naftës në Kuçovë dhe këta të fundit nuk sulmuan ballistët në Berat. Ndërkohë, komunistët, duke u treguar të mençur nuk sulmuan as forcat gjermane në Kuçovë e as ato balliste në Berat. Vetëm pseudohistorianët që dëshirojnë dhe/ose kanë nevojë të shtrembërojnë të vërtetën mund ta injorojnë bashkëjetesën e dy forcave antifashiste në Berat dhe Marrëveshjen e Mukjes.
Në lidhje me situatën në Kosovë, dua të filloj me vizitën time atje në 1972, si një nënshtetas amerikan. Gjatë udhëtimit tim nuk kisha shqetësime për sigurinë time personale thjesht sepse z. Rankoviç, ministri i Brendshëm, ishte eliminuar nga Tito në 1966. Duhet theksuar se rënia e Rankoviçit shënoi një erë të re për Kosovën. Më së fundi, shqiptarët e Kosovës me të vërtetë po bëheshin më të lirë dhe më të lumtur për mundësitë e ringjalljes së identitetit të tyre shqiptar. Nga ajo vizitë në Kosovë do përmend dy episode.
Tek po shkoja për në Gostivar, ndalova makinën kur pashë një djalë 10-vjeçar që po ecte në këmbë. E pyeta shqip se ku po shkonte. Ai më tha se po shkonte në shkollën që dukej në majë të një kodre të lartë për të mësuar shkrim e lexim në shqip.
Gjithashtu, unë shkova dhe në Beograd për të takuar z. Fadil Hoxha në zyrat e Partisë Komuniste të Kosovës, që ndodheshin në lagjen më të re beogradase. Fadil Hoxha ishte përfaqësuesi i Kosovës në Federatën Jugosllave gjatë kohës së Titos. Por fatkeqësisht, ai nuk ishte atje. Personit që e zëvendësonte atë i tregova se unë kisha marrë pjesë në luftën civile në Shqipëri si luftëtar i Ballit Kombëtar dhe se desha ta falenderoja z. Fadil Hoxha që i kishte shpëtuar jetën Ejup Binakut nga serbët e Kosovës. Ejupi ishte një mik i imi personal nga Gjakova, i cili kishte udhëhequr një grup prej 500 nacionalistësh shqiptarë, që ishin pjesë e lëvizjes për shkëputjen e Kosovës nga Jugosllavia, të udhëhequr prej intelektualit me shkollim francez, Prof. Selman Riza.
Dua të theksoj se pavarësisht të kaluarës sime si ballist, ose ndoshta pikërisht prej saj, zyrtarët komunistë shqiptarë në Beograd më trajtuan si një vëlla të vërtetë. Ata më dhanë drekë dhe më bënë një shëtitje për të parë qytetin.
Kuptohet që Balli Kombëtar në Shqipëri ishte përkrahës i flaktë i lëvizjes nacionaliste për pavarësi në Kosovë. Ndërkohë, edhe shqiptarët e mirë kosovarë e vlerësonin qartësinë e Ballit Kombëtar në lidhje me të drejtat politike dhe njerëzore të shqiptarëve në Kosovë.
Gjithashtu nuk duhet harruar se misioni ushtarak britanik në Kosovë e kishte atëherë bazën në pronat e familjes Kryeziu. Ndërkohë që po në Kosovë kishte edhe një Xhafer Deva, i cili ishte pro-gjerman dhe i cili organizoi një forcë milicore, që u dërgua pjesërisht në jug të Shqipërisë për të shtypur lëvizjen anti-gjermane atje. Duhet mbajtur shënim se forcat e Xhafer Devës ishin ato që vranë në Vlorë Hamit Meqemenë dhe avokat Skënder Muçon, i cili ishte anëtar i Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar.
Partia Balli Kombëtar u krijua në fillim të viteve ’90 në Shqipëri, pas rënies së komunizmit (Balli Kombëtar i viteve ’40 ishte thjesht një organizatë politike e jo një parti). Në fakt, në mënyrë të tërthortë, unë kontribuova për krijimin e asaj partie. Gjithashtu, u takova me disa udhëheqës kosovarë në Zvicër për të diskutuar situatën në Kosovë. Eventualisht, gjatë viteve ’90, shqiptarët në Kosovë dhe kosovarët në Zvicër krijuan partinë e tyre të Ballit Kombëtar.
I solla këto fakte për të treguar se, me sa di unë, nuk kishte në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore ndonjë organizatë apo parti politike me emrin “Balli Kombëtar”. Kuptohet që ka pasur shumë njerëz që e simpatizonin Ballin, e për rrjedhojë mund ta kenë quajtur veten ballistë në nivel individual.
Komunistët serbë në Kosovë, të udhëhequr e të mbështetur nga z. Rankoviç, ekzekutuan babanë dhe gjyshin e të ndjerit Rugova, duke i etiketuar ata si ballistë (siç u përmend në diskutimin në Alb-Shkenca) thjesht për të mbuluar motivet antishqiptare të krimit të tyre. Ata shfrytëzuan efektivitetin e kësaj etikete, për të cilën komunistët e Shqipërisë kishin investuar shumë energji propagandistike. Natyrisht, e vërteta historike nuk përbënte prioritet për serbët antishqiptarë. Ndërkohë, Partia Komuniste në Shqipëri e trajtonte të vërtetën si një lojë me pasqyra.
Ata që rinxorën lajmin e gënjeshtërt rreth paraar-dhësve të Rugovës, kuptohet që dëshironin të cenonin e denigronin imazhin dhe trashëgiminë e fuqishme që Ibrahim Rugova ynë i la kombit shqiptar.
*Fizikant bërthamor
në pension, SHBA(Gazeta Shqiptare)

Filed Under: Featured Tagged With: e verteta e vrasjes, Ibrahim Rugoves, se gjyshit, Sejfi Protopapa

MARTIRIZIMI I NJE QYTETI

November 4, 2013 by dgreca

“Nëse Pashai dëshiron Otranton , është ta marrë atë me forcë , sepse pas mureve atje janë zemrat e qytetarëve”

NGA GEZIM LLOJDIA

1.

Masakra e 800 dëshmorëve të Otrantos ,shkruajnë historianët italianë, në duart e turqve myslimane në verën e vitit 1480, mbetet një ngjarje e guximit të rrallë dhe besim, ndoshta më unike në Krishterim dhe e dokumentuar si një episod historik që tregon thjeshtësinë e martirizimit të krishterë të një qytet të tërë. Nuk ka moshe mund të ankohen për martirëve të Krishtit Zotit , si dhe grupet e besimtarëve të shenjtorëve të mëdhenj , por martirizimi i një qyteti të tërë mbetet shembullore për tu kujtuar,

-Në verën e vitit 1480, fillon këtu historia tregohet dhimbshëm nga historianë italianë, një flotë turke prej 150 anijeve me 18.000 burra në bord, i urdhëruar nga Gedik Ahmet Pashës, kanë lundruar drejt detit në Otranto me qëllim për të pushtuar qytetin i cili në atë kohë kishte 6.000 banorë, dhe kështu të hapë rrugën për trupat osmane për pushtimin e mbretërisë së Napolit , një projekt që ishte pjesë e një dizajnë të madh të pushtimit të gadishullit d si dhe për të rrëzuar selinë e papatit në Romë .Perandoria turke , nën udhëheqjen e Mehmetit të II Fatih (Pushtuesi ), kishte lëvizur në pushtimin e Perandorisë Bizantine s , pas më shumë se 1.000 vjet të historisë ,rënien përfundimtare të saj në vitin 1453 .

2.
Rrethimi i Otrantos zgjati 15 ditë thonë po këto burime historike, domethënë nga 28 korrik – 11 gusht . Ahmed Pasha u përpoq me të gjitha mjetet për të nxitur njerëzit e Otrantos të dorëzohej , por joshja e kapitenit turke dhe kërcënimevetë tij , qytetarët e Otrantos ju përgjigj me sfidën : “Nëse Pashai dëshiron Otranton , është ta marrë atë me forcë , sepse pas mureve atje janë zemrat e qytetarëve . ”Mjaftë fatkeq të arritur në rrugë apo në shtëpi janë masakruar pa mëshirë , ata me fat gjeti strehim në Katedralen . Por edhe ky vend nuk ishte kursyer nga dhuna :osmanët hynë në shtëpinë e Perëndisë , duke vrarë priftërinjtë dhe kryepeshkop ,Stefano ot Pendinelli .
3.
Burimi i kësaj historie përshkruan:Pas masakrës dhe rrethimin e qytetit të Otrantos , Ahmed Pasha urdhëroi që të gjithë njerëzit e aftë për punë nga pesëmbëdhjetë vjet dhe më të vjetër , u tubuan në praninë e tij . Ata ishin rreth 813 . Përmes një përkthyesi , Pasha urdhëroi ata për të mohonte besimin e tyre të krishterë dhe të përqafojnë Islamin : në qoftë se ata do ta kishin bërë këtë, do të japë jetën e tyre , pasuria dhe gjithçka që është e mirë, përndryshe ata do tu priten kokat .Një nga Otrantini , Antonio Pezzulla , e cila u kujtua më pas si ” Primaldo ” u përgjigj për të gjithë: ” Ne besojmë në Jezu Krishtin, Birin e Perëndisë dhe për Jezu Krishtin janë të gatshëm të vdesin.

“Dhe për qytetarët e shokët e tij , ai thirri : ” Vëllezër të mi, deri më sot ne kemi luftuar në mbrojtje të atdheut dhe për të shpëtuar jetën dhe për tokësore tonë dhe tani është koha që ne të luftojmë për të shpëtuar shpirtrat tanë , për Zotin tonë , i cili pasi vdiq në kryq për ne pajtohet që të vdesim për atë, firmë e mbetur dhe të qëndrueshëm në besim “( Historia -nga- John Michael lagetto ) .

“Dhe ata dëgjuan një shushurimë mes vete , për hapësirën e rreth një ore , ndërsa i këshilluan njëri-tjetrin dhe thanë: Vdesim për Krishtin , që të vdesë me dëshirë që të mos mohojnë Besimin në të” ( nga përshkrimi i Pietro Colonna , i quajtur Galatino , një dëshmitar okular ) .
4.
Cfarë ngjau në mnëgjesin e mesgushtit?Në mëngjesin e 14 gusht, Ahmed Pasha urdhëroi që të gjithë meshkujt e moshës 15 vjet u shoqëruan në kodrën e Minerva vetëm jashtë qytetit .
Ishin të lidhur me zinxhirë me duar të lidhura pas shpinës së tyre, të ndarë në grupe nga pesëdhjetë zhveshur dhe më urdhër të Pashës , nga rruga e quajtur tani” Madonna e Passio “.”Ata ishin duke shkuar atje – inkurajues mund të quhet durimi i martirizimit “. Në atë kodër ,Pashai rikërkon sërish në dilemë: ose mohojnë Krishtin ose humbasni jetën e vet .
Por ata tashmë e panë ” qiejt e hapur dhe frymërat e pritur për të marrë ato me gëzim të madh “.Ata donin të gjithë të vdesin dhe Ahmed Pasha pa kursyer askënd .
Siç dëshmohet nga katër dëshmitarë okularë në procesin e lumnimit të martirëve e Otrantos , , ai rrëfeu krishterë dhe të mbështetur, i patrembur, torturat të tmerrshme . ”

5.
Organet e dëshmorëve mbeten atje dhe të pakorruptueshëm , siç pretendohet nga historianët e kohës, deri në 8 shtator 1481 ,data e çlirimit të Otrantos nga turqit .
Alfonso , Duka i Kalabrisë , i biri i Mbretit të Napolit , Ferdinandi , vendosin organet e dëshmorëve në kishën e S. Eligio , në rrëzë të Kodrës së Minerva.
Më 13 tetor 1481 , trupat u dërguan në një dhomë të nëndheshme të katedrales . Në 1482 ajo është ndërtuar e njëjtë , një Chapel i Martirëve . Në vitin 1711 ata u transportuan në fund të kapelës aktualee ndërtuar me shpenzime publike në rreshtin e djathtë të katedrales.
6.
Cfarë ngjau pas mërtizimit të të krishterëve?Martirizimi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, u pasua nga mrekullitë e shumta , të cilat janë të përsëritura gjatë shekujve , së pari , gjatë martirizimit ,mrekullia e Primaldo që ende në këmbë , edhe pse atij i ishte pre koka , derisa ajo rai fundit .
Ai pastaj tregon Galatino se trembëdhjetë muaj pas Otranto u rimorën nga të krishterët , dhe më 8 shtator 1481 , në kodrën e Minerva u gjetën trupat e 800, në mënyrë të padëmtuara dhe të paprekur (si unë pashë ) : u gjetën me të gjithë me sytë kthyer në qiell , asnjëri prej tyre nuk përmendi ndonjë lloj trishtim , dhe në të vërtetë treguan të tillë fytyrë të lumtur dhe të gëzuar , që dukej sikur ata ishin duke qeshur ” ( Augustini SABA , Historia e Kishës , vëll . III , Vëllimi I, Bashkimi Tipografico – EDITRICE Torinese , Torino 1943 , fq . 226 ) .

6.
Dëshmorët janë njohur. E bekuar me dekret të Papës Klementi XIV, dhjetor 14 , 1771 . Dokumenti papnor që i dha vulën e tij për faktin e martirizimit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe kulti i Otrantini dëshmorëve, të cilit nderimi i ka kaluar kufijtë e Salentos .
Në funksion të një kantonizim të mundshme , me kërkesë të Kryedioqeza e Otrantos ,procesi u rihap kohët e fundit , duke konfirmuar në tërësi konkluzionet e vitit të kaluar .
Papa Benedikti XVI , 6 qershor , 2007, ka lëshuar një dekret në të cilin ai e njeh martirizimin e Antonio Primaldo dhe bashkëatdhetarëve të tij të vrarë ” në urrejtje të besimit. ”

 

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, martirizimi i nje qyteti, Napoli, Otranto

ÇESHTJA ÇAME KERKON DREJTESI, PAPULIAS MENDO PER GJYKIMIN E ZOTIT

November 4, 2013 by dgreca

NGA SHPETIM IDRIZI/

Përpara qindra mbështetësve, shqiptarë të Çamërisë dhe të gjitha trevave të tjera kombëtare, Shoqata “Çamëria” dhe PDIU zhvilloi një tubim paqësor me parrullat “Hiqni ligjin e luftës”, “Zgjidhni çështjen çame”, etj. Gjatë aktivitetit folën kryetari i Shoqatës “Çamëria”, z. Ardian Tana, ish kryetari Servet Mehmeti, deputeti Dashamir Tahiri dhe kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi. 
Fjala e plotë të z. Idrizi. 
Të dashur motra dhe vëllezër, 
Ne erdhëm në një shesh tjetër, sepse pala greke kishte frikë prej nesh. Por, ne jemi ata që kemi qenë gjithnjë, sepse gjaku nuk mohohet, etnia dhe kombi nuk mohohen. 
Ne jemi çamë, ne jemi shqiptarë kushdo qofshim, mysliman apo të krishterë, të rinj apo të vjetër. 
Protesta jonë në fakt nuk ishte kundër Papuliasit, por politikës greke, të cilën ai e ka përfaqësuar megjithëse me mënyra të buta. 
Protesta jonë është për të kujtuar se ne ekzistojmë, se çështja çame ekziston. Pala greke, që ka kërkuar largimin e protestës nga sheshi para Presidencës po bën si sturci. Ajo po fsheh kokën dhe duke future kokën në rërë, mendon se nuk sheh rritjen tonë, forcimin tonë. Protesta jonë është me drejtësi dhe vlerë, dinjitet dhe aspirat, humanitet dhe dlirësi, është për fqinjësinë e mirë, që vendoset vetëm mbi bazat e dinjitetit dhe reciprocitetit. 
Le të flasim pak për zotin Papulias: 
Është bashkëkombasi ynë, çam ortodoks dhe vetëm ai s’duhet të tregonte frikë prej nesh, sipas kompleksit të Makbethit që tregoi. Ai është dëshmimtar i gjallë i genocidit që është bërë mbi vëllezërit e tij të një gjaku. Ai e di mirë se, ne nuk kemi bashkëpunuar si komunitet me pushtuesit. 
Ai e di, sepse ka luftuar krah për krah me batalionin Çamëria. 
Ai e di, sepse ka patur mes komunitetit tonë miq dhe shokë të fëmijërisë, që janë vrarë, ose janë detyruar të ikin. 
Vallë pse miku i tij i fëmijërisë Fuat BoçI do të kishte ardhur në Shqipëri nëse në Greqi nuk do të kishte genocid? Pse ju, pse ne do të largoheshim nga tokat tona, nga vatrat tona, nga pasuritë tona, nga varet e të parëve tanë? 
Pse fshati i tij do ndërronte emrin nga Voshtina në Pogonian, nëse Greqia s’do të përpiqej të fshinte gjurmët e ekzistencës sonë në ato vise? 
Pse emri i tij është pak i ndryshëm nga emrat grekë? 
Po a mund të fshihen gjurmët tona në ato vise? A mund të fshihet lufta jonë kundër pushtuese, kundër genocidit? 
A mund të shkulen rrënjët e një populli? A mund të mohohet një popull thjesht dhe vetëm duke i vjedhur këngët e vallet 
Ju deklaroheni një mik për të hapur një epokë të re! Po pyetja ime është se deri tani çfarë epoke kishim? Çfarë është ky mik që vjen në shtëpinë tonë dhe i tregon të zotit të shtëpisë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëjë? 
Zoti Papulias ka premtuar 20 vjet më parë se çështja çame do trajtohej kur të mbylleshin plagët e së kaluarës. Por cilat plagë? Ne nuk dimë që komuniteti ynë të ketë krijuar plagë. E kundërta është e vërtetë: 5000 të vrarë, gra dhe fëmijë, 20 për qind e popullësisë e shfarrosur, 35 mijë të zhdukur, miliarda pasuri e grabitur, objekte kulti të shkatërruara. Për më tepër dua tí them z. Papulias se mbi shqiptarët e Çamërisë po vazhdon diskriminimi edhe sot dhe nuk mund të bëjnë sikur nuk e shohin: Nuk mund të jetë më kështu, nuk mund të vazhdojë më kështu. 
Ne donim që z. Papulias ta mbante fjalën e dhënë para 20 vjetësh. Që ai të bëhej autor i një zgjidhje historike. Nuk duhet të kalonte ylberin. 
Zgjidhja për çështjen çame është shumë e thjeshtë në pikëpamje ligjore. Ajo do ta qetësonte ndërgjegjen e vrarë të popullit grek dhe të presidentit Papulias që ndihet grek. Do të duhet të shfuqizohet ligji i luftës sepse ne nuk kemi bërë luftë me askënd. 
Do duhej që ligji i vitit 1981 për refugjatët e luftës, të zbatohej pa dallim, edhe për ata shtetas grekë me origjinë jogreke. 
Kjo do na jepte mundësinë të ktheheshim në tokat tona, të rifitonim shtetësinë, të drejtat e mohuara njëlloj si refugjatët e tjerë të luftës, të majtë, apo të djathtë qofshin. Zoti Papulias, duhet të keni frikë nga këlyshët e Agimit të Artë që mbajtët në parlament; këlyshët e Zervës ndaj të cilit luftuat në Luftën e Dytë Botërore dhe i mbajtët shumë gjatë në gji, dhe që tani doni t’I këpusni kokën. 
Komuniteti çam, ka përqafuar vlerat e demokracisë evropiane dhe jo nazizmin dhe fashizmin, si pasardhësit gjenetikë dhe politikë të kasapit Zervas. Nga ky vend, nga ky shesh, nga të gjithë sheshet e Shqipërisë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, ne i bëjmë një thirrje zotit Papulias: 
Luaj rolin e pajtuesit midis dy kombeve, për shkak të gjakut tënd. Bëj një vepër drejtësie për moshën që ke dhe historinë personale që përfaqëson. Mos u bëj bartës i kërkesave anakronike të segmenteve ekstremiste të shoqërisë ku sot je prijës, për detin, për kufijtë tokësorë, për gjoja të drejta të pronësisë së minoritetit grek, për varre ushtarësh. 
Si mund të pranosh këtë detyrë dhe në këtë moshë zoti Papulias, kur bashkëmoshatarët e tu çamë, që nuk hoqën dorë nga kombësia e tyre, sot dergjen pa varr në tokën ku ti linde? 
Nuk ka për ata as monumente, as varre, as kujtesë kolektive të shtetit grek. 
Zoti Papulias keni rastin historik t’iu bësh shërbimin më të madh dy kombeve të cilit i përket. Pajtimin e tyre që kalon nga zgjidhja e çështjes çame. 
Njeriu në moshën tuaj afrohet me Zotin. i kthehet të vërtetës dhe nuk i shmanget asaj. Ne nuk të kërkojmë më shumë z. President. Kujto Zotin e vërtetë dhe ktheju të vërtetës. Kujto fëmijërinë tënde, vrite mendjen: a e meritojnë bashkëkombasit e tu çame, fatin që i rezervoi armiku yt politik Zerva? A është evropiane të mohohet genocidi, masakra, feja, kombësia, pasuria, nderi i bashkëkombasve të tu? 
Nuk e dimë nëse do të vish prapë zoti Papulias. Por mendo për këtë që ne po të kërkojmë, mendo për gjyqin e historisë. Mendo për Gjykimin e Zotit. Mos ki frikë nga ne! Ne do të lutemi për ty: Zoti të Mëshiroftë! 
Çështja çame ekziston në varret tona, në kishat dhe xhamitë tona, në pasuritë tona, në këngët dhe vallet tona, në miqësinë tuaj me Fuatin dhe bashkëfshatarët e tjerë të Voshtinës, në luftën tuaj të përbashkët me Batalionin “Çamëria”. 
Ndaj mos u bëni i padrejtë në moshën tuaj zoti President. Mos i ktheni shpinën Zotit dhe të vërtetës! Zoti është një për shqiptarë dhe grekë, për myslimanë dhe të krishterë! 

Ndaj dua ti bëj thirrje presidentit, kryeministrit, kryetarit të Parlamentit, kryetarit të Opozitës që të kuptojnë se në ofiqet që kanë me sa duket nuk mund t’ju ofrojnë shqiptarëve shumë gjëra. Por ata duhet të paktën t’u japin dinjitet kombëtar! 

Rroftë Çamëria! 

Rroftë kombi shqiptar! 

Filed Under: Analiza Tagged With: ceshtja came, Papulias, Shpetim Idrizi

PD DHE PS GJEJNE KONSENSUSIN NE BASHKINE E TIRANES

November 4, 2013 by dgreca

Këshilli Bashkiak i Tiranës me konsensus, ka arritur t’i japë fund ngërçit disa mujor. Me konsensus, anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë vendosur që kryetari i këshilltarëve të PS, t’i nënshtrohet votimit për rikonfirmimin si kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, pas dorëheqjes të ish-kryetarit Njazi Kosovrasti. Pas diskutimeve që zgjatën disa minuta, Këshilltarët e majtë dhe të djathtë ranë dakord që në mbledhjen e sotme të miratohej një rend dite i shkurtuar, që kishte të bënte me konfirmimin e mandatit të zotit Gazmend Dibra si këshilltar i Bashkisë së Tiranës dhe konfirmimin e Aldrin Dalipit në postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak.

Pozicionimin në karrigen e kryetarit  të Këshillit Bashkiak pas rikonfirmimit me 32 vota pro, Dalipi e shfrytëzoi fillimisht për një ndjesë ndaj banorëve të kryeqyetit për bllokimin e punës së këtij këshilli. Ai i garantoi anëtarët e Këshillit dhe qytetarët se primare në funksionimin e këtij këshilli do të jetë zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës.

“U kërkoj ndjesë qytetarëve të Tiranës, në emër të kujtdo që e mbajti peng këtë këshill. Kemi humbur shumë kohë. Dua të filloj menjëherë nga rendi i ditës, kam një propozim mbi tavolinë të ardhur nga kryetyari i Bashkisë për një shtetës fondi  në buxhetin e njësisë bashkiake numer 11 për dhënien e një ndihme financiare familjeve të dëmtuara nga përmbytja e datës 16.10.2013” tha Dalipi.

Arritjen e konsensusit në Këshillin Bashkiak e ka përshëndetur edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Lulzim Basha. Kreu i Bashkisë së Tiranës, ndërsa ka urur zotin Dalipi për zgjedhjen në krye të Këshillit Bashkiak, e ka konsideruar konsensusin si shumë të rëndësishëm, për shërbimin që qytetarët presin nga të zgjedhurit e tyre.

“Më lejoni ta nis me një urim për kryetarin e ri të Këshillit, për detyrën e lartë që i është besuar nga ky këshill, pavarësisht se votimi u nda sipas vijës mazhorancë-opozitë. Tashmë, detyra juaj, jam i sigurt që ju dërgon në lartësinë e përfaqësimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Së dyti, përshëndes të gjithë këshilltarët e qytetit të Tiranës, pavarësisht përkatësive politike për mençurinë dhe maturinë me të cilën arritën të tejkalojnë një ngërç i cili nuk i shërbeu për asnjë ditë qytetit të Tiranës. Në këtë këshill, është detyrë e gjithsecilit prej nesh t’i shërbejmë interesave të qytetit të Tiranës, të qytetarëve të Tiranës dhe kjo duhet të triumfojë mbi çdo ndasi dhe përkatësi politike. Normalisht, këto ekzistojnë,  secili prej jush është këtu si rezultat i paraqitjes së listave nga subjektet politike por besoj se me kalimin e ngërçit, me gjetjen e konsensusit, jo për t’i shërbyer një pale apo një tjetre dhe as duke sakrifikuar parimet e shtetit ligjor, kemi dhënë shembullin më të mirë sot, ndonëse me pak vonesë por më mirë vonë se kurrë, thotë populli, se jemi të gatshëm të bashkojmë zërin, pavarësisht përkatësisë mazhorancë-opozitë, për çështje që preokupojnë qytetarët e Tiranës dhe që kërkojnë zgjidhje nga ky këshill, nga kjo bashki dhe pse jo nga autoritetet e tjera shtetërore.  Qoftë ky një shembull i mirë për të gjithë të zgjedhurit dhe shërbëtorët e shtetit shqiptar, si në nivel vendor, ashtu edhe në nivel qendror! Uroj që rifillimi i punës të udhëhiqet përveç sensit të shërbimit ndaj qytetarëve, edhe nga zbatimi strikt dhe pa asnjë mëdyshje i ligjeve, vendimeve të këtij këshilli dhe gjithë dispozitave rregullative të Bashkisë së Tiranës dhe Republikës së Shqipërisë! Uroj që sa më shpejt, sëbashku me kënaqësinë e justifikuar për gjetjen e konsensusit, të triumfojë edhe sensi i shërbimit dhe ky këshill t’i përvishet menjëherë punës që e pret, vendimeve që e presin, të paraqitura tashmë e shumë e shumë vendimeve të tjera të cilat do të formulohen si nga Bashkia e Tiranës, si në bashkëpunim me anëtarët e këshillit të nderuar! Edhe njëherë ju uroj punë të mbarë, punë të mbarë edhe ju, z. kryetar!” – theksoi kryebashkiaku Basha.

Zoti Basha ka vlerësuar edhe kontributin e ish-kryetarit të Këshillit, zotit Njazi Kosovrasti, gjatë ushtrimit të detyrës, për dy vjet.

“Dua t’i adresoj një falënderim ish-kryetarit të Këshillit Bashkiak, z. Niazi Kosovrasti, për shërbimin e tij gjatë periudhës dy vjeçare që shërbeu si kryetar i Këshillit. Besoj, në emrin tuaj si këshilltarë, definitivisht në emër të Bashkisë së Tiranës dhe qytetarëve të Tiranës, z. Kosovrasti faleminderit për shërbimin tuaj!”

I vetmi vendim i diskutuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ishte propozimi  i kryebashkiakut Basha, për një shtesë fondi  në buxhetin e njësisë bashkiakë numër 11, për t’u dhënë ndihmë  financiare banorëve të dëmtuar nga përmbytja e datës 16.10 2013.

“Bëhet fjalë për një akt të sjellë me urgjencë, pasi ka të bëjë me një situatë emergjente, që është situata e shkaktuar nga dalja nga shtrati e lumit të Tiranës, që ka shkaktuar dëme në një popullsi prej 6000 qytetarësh të Tiranës, mbi 700 familje dhe 50 biznese. Siç jeni informuar, Bashkia e Tiranës i është gjendur në ditët e para të emergjencës, me praninë e ndërmarrjeve 1, 2 dhe 3, Policisë Bashkiake dhe të disa institucioneve të tjera, për të bërë ndërhyrjet emergjente. Eshtë bërë evidentimi i dëmit, i është kërkuar qeverisjes qendrore, përmes prefektit dhe grupeve të evidentimit, t’u vihet në ndihmë banorëve. Gjej rastin ta përsëris këtë apel, pasi ndonëse ka kaluar disa kohë, nevojat janë të mëdha. Bëhet fjalë veçanërisht për sektorë ku jeton një pjesë e komunitetit tonë, që është në tërësi e deprivuar, si nga ana ekonomike dhe nga ana shoqërore, qoftë edhe mungesa e disa tekteve shkollore për fëmijët ka shkaktuar probleme të mëdha. Ndonëse jemi munduar t’u gjendemi pranë edhe duke bashkërenduar përpjekjen tonë me ato të disa prej shoqatave të bamirësisë dhe organizatave jo qeveritare, por nuk mund të presim duarkryq deri sa të vijë përgjigjja nga qeveria, ndaj propozoj që gjysmën e fondit të emergjencave të Bashkisë së Tiranës, të parashikuar për buxhetin e vitit 2013, ta alokojmë menjëherë për t’u ardhur në ndihmë këtyre banorëve. Nuk është një shumë e madhe, është një shumë modeste prej 1 milionë lekësh të reja (10 milionë të vjetra), është gjysma e buxhetit që kishim parashikuar për emergjencat, me shpresën se kjo do të ndihmojë sadopak për lehtësimin e kategorive më të prekura, ndërkohë që do të vijojmë institimin tonë që organet përkatëse të pushtetit qendror, të bëjnë sa më shpejt vlerësimin e asaj çka është dërguar nga grupet e vlerësimit të dëmit dhe të alokojnë edhe ata resurset për t’u ardhur në ndihmë këtyre banorëve, të cilët pavarësisht se ka kaluar shumë kohë gjenden akoma një një situatë emergjente” – theksoi Basha.

Këshilltarët e PS  akuzuan Bashkinë se fondi që po vë në dispozicion për të ndihmuar banorët nuk është i mjaftueshëm.  Në përgjigje të pretendimit, Basha tha se  buxheti për emergjencat civile të Bashkisë së Tiranës është sot 40% më i lartë se çka qenë në vitin më të mirë të ish-kryetarit të Bashkisë, Edi Rama.

“Z. Bushati, meqë insiston ta njollosësh konsensusin qytetar me sensin tënd të bërjes politikë në këtë sallë, më lejo të përgjigjem se buxheti për emergjencat civile të Bashkisë së Tiranës është sot 40% më i lartë se çka qenë në vitin më të mirë të ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të partisë tënde. Sigurisht nuk e akuzoj, pavarësisht se kam rritur buxhetin për emergjencat civile, duke treguar koherencë me përkushtimin tonë për një mirëplanifikim të shpenzimeve buxhetore, nuk e akuzoj, pasi edhe pse buxheti i Bashkisë në drejtimin tim për këtë çështje është 40% më i lartë se i z. Rama kur ulej në këtë karrige, prapë se prapë këto janë mundësitë e pushtetit vendor dhe për këtë arsye shteti shqiptar ka parashikuar si me ligj, si me organikë shtetërore, si me buxhet të shtetit, Drejtorinë Kombëtare të Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme dhe meqë po flasim për këtë dhe nuk preferoj të futem në çështje të tjera jo relevante me të cilat u zhyte në politikën e ditës, por jo në shpirtin e sallës, po ju them se sensi i parë duhet të jetë ai i pranisë pranë këtyre njerëzve. Ndonëse ky këshill kishte pikëpamje të ndryshme sa i përket legjitimitetit dhe legalitetit të veprimtarisë së disa anëtarëve të tij, çka e mbajti peng mbledhjen e Këshillit që është një çmim në dukje i lartë por asnjëherë për t’u anashkaluar, për hir të shtetit ligjor dhe kushtetueshmërisë, si themelet e demokracisë dhe shoqërive të lira, askush nuk i pengonte këshilltarët individualë të gjendeshin pranë këtyre familjeve dhe disa prej këtyre familjeve ndodhen pranë zonës ku ju kandiduat për ambicjen tuaj tjetër të madhe, për të cilën i dedikuat kohë fjalimit tuaj në Këshill. Ne mundet që të kemi vetëm 10 milionë apo 20 milionë në total të vjetra, por mendoj se prania e vazhdueshme pranë familjarëve, përpjekja për t’i ndihmuar qoftë individualisht, qoftë me rrethet e biznesit, siç ka ndodhur me disa këshilltarë të këtij këshilli që dua t’i falënderoj për zemrën e mirë por edhe për atë përpjekje ekstra që bënë për të dërguar atë pako ndihmash apo libra pranë atyre banorëve, edhe kjo mendoj se është një detyrë qytetare dhe detyrë e këshilltarëve, ndaj le të fokusohemi tek problemet e çështjet e Tiranës, për të cilat ndodhemi në këtë sallë! Të jesh i sigurt se ka vende të tjera për të diskutuar problemet e tjera, ka kohë për t’i zgjidhur ato dhe do të zgjidhen një e nga një! – deklaroi Basha.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak, në mënyre unanime kanë miratuar shtesën e fondit, në buxhetin  e njësisë bashkiake numër 11, për t’u ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura. Zoti Basha ka kërkuar nga Këshilli Bashkiak, që së bashku me Bashkinë e Tiranës, t’i kërkojnë qeverisë të akordojë një fond për t’u ardhur në ndihmë këtyre banorëve.

Kryetari i Këshillit Bashkiak, zoti Dalipi ka theksuar se edhe këshilltarët e majtë do të kontribuojnë në mënyrë modeste për banorët e përmbytur. Bashkia e Tiranës ka hapur një numër llogarie, për ndihmën financiare ndaj banorëve.

“Sëbashku me këshilltarët kur na ra në dorë ky akt patëm një vendim tonin që dhe ne do kontribuojmë me një shumë modeste për familje të cilat janë gjendur në vështirësi si një detyrim qytetar i këtij këshilli. Falënderoj këshilltarët që u janë gjendur pranë. Do doja të jepnim konfirmimin tonë mbi këta akt, që tu japim këtyre banorëve një sinjal për mbështetjen që ata kanë nevojë” bëri thirrje Dalipi, thirrje të cilës iu përgjigjën me votë pro të gjithë këshilltarët” u shpreh Dalipi.

Ndërkaq Basha ka kërkuar nga qeveria të alokojë  fondin e emergjencës për këtë zonë.

“Dua t’ju kërkoj me këtë rast që t’i jepni një zë edhe më institucional e të bashkuar kërkesës ndaj qeverisjes qendrore, për të treguar një vëmendje më të madhe, si me angazhimin në terren ashtu edhe me alokimin në mos në mënyrë të plotë, të paktë në mënyrë të pjesshme për fondet e emergjencës për këtë zonë. Lumi ka marrë përpara mure, dyer, ka shkatërruar tërësisht orenditë elektro-shtëpiake, ushqime, libra dhe çdo gjë të qindra banesave, dhe bëhet fjalë për një kategori banorësh që i përkasin pjesës së margjinalizuar si ekonomikisht ashtu edhe shoqërisht të qytetit të Tiranës. Kjo situatë vijon të jetë emergjente dhe le t’i drejtojmë një thirrje të bashkuar, pse jo edhe institucionale organeve të qeverisjes qendrore!” – u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: PD dhe PS. Keshilli i bashkise, Tirane

Hundreds of cannabis workers fall ill in Albanian village

November 4, 2013 by dgreca

By Benet Koleka/Reuters/

TIRANA (Reuters) – Doctors in Albania say hundreds of people have fallen ill from harvesting cannabis in a lawless region that for years has been out of bounds to police, Albanian media reported on Friday.
The hospital in the southern city of Gjirokaster said a total of 700 have sought treatment since June for the effects of planting, harvesting, pressing and packing the cannabis in the village of Lazarat.
“In the last two months about seven to eight people arrive in the emergency ward each day and many more have come earlier with disorders from hashish,” Gjirokaster doctor Hysni Lluka told Top Channel television.
Some 2,000 people, including poor Roma who have set up a camp near Lazarat, have been working for months in the cannabis fields, where producers pay eight euros per 10 kilos of processed drug.
The illegal practice has flourished in Lazarat over two decades of turbulent transition in Albania since the end of hardline communist rule.
Lazarat has become a byword for lawlessness in Albania, with cannabis growers brazen enough to shoot at police officers who venture near their fields.
Aerial pictures suggest some 60 hectares have been cultivated in Lazarat with 300,000 cannabis plants, capable of yielding 500 metric tons (551.156 ton) or half the total cannabis production in Albania.
Lluka, the doctor, said women and teenagers, who account for some 40 percent of those working in Lazarat, had sought help for bouts of vomiting, stomach pain, irregular heart beats and high blood pressure. Last week one patient came in a critical state.
Lazarat is a stronghold of the Democratic Party, which was in power for eight years before losing a June election to the Socialist Party. The Democrats promised to tackle Albania’s cannabis problem but police shied away from striking Lazarat.
Artan Didi, the new director of police appointed by the Socialists, has said the police will no longer “back down to Lazarat”.
The U.S. State Department‘s international narcotics control report for 2013 listed Albania as a transit and destination country for cannabis, heroin and cocaine.
Authorities seized more than 21 tons of cannabis in 2012, double the amount of the previous year, it said, although that could reflect increased production.

Filed Under: Kronike Tagged With: Benet Koleka, cannabis, Lazarat, Reuters

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5098
  • 5099
  • 5100
  • 5101
  • 5102
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT