• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zgjedhjet Lokale 2013 dhe Urbanizimi i vendbanimeve tona

November 2, 2013 by dgreca

Shkruan: Ylber Vokshi-Ylli/Prishtine/

 Përfundoi fushata e konkurrences politike për zgjedhjet lokale të vitit 2013. Nga të gjitha subjektet politike premtohen shumë çështje jo reale për funksionimin e një pushteti komunal,posaçërisht në fushën e Planifikimit hapësinor,Urbanizmit dhe Arkitekturës. Gjatë muajit elektoral kishte shumë provokime nga gazetarët dhe moderatorët,me pyetje të ndryshme drejtuar kandidatëve për Kryetar të Komunave. Ishin interesante përgjigjet jo të sakta,shpesh konfuze dhe jo reale të pretendentëve (kandidatëve),nëse komunat do të kishin dokumentet hapësinore të zbatueshme ne të gjitha zonat e tyre.

Janë të kota ato premtime të konkurrentëve komunal të cilat nuk janë të bazuara në plane hapësinore dhe urbane realiste,të punuara në mënyrë profesionale,pasi duke premtuar “ad hoc” projekte të ndryshme e duke u bazuar në premtimet joreale,vetëm krijojnë huti dhe pakënaqësi e madhe të banorët. Për atë është kërkuar,nga ata që e njohin këtë lami,që së pari të përpilohen Planet Zhvillimor Komunal e pastaj Planet Zhvillimor Urbane e Planet tjera Rregulluese Urbane ashtu si janë të definuar shumë mirë në Ligjin e Planifikimit Hapësinor.

Kualiteti i jetës urbane në komunat tona është shumë i varfër,nga mënyra e zhvillimit të qyteteve tona mundësit për një jetë normale janë minimale. Ka shumë deformime urbane nëpër vendbanimet tona ato vërehen dhe preken nga të gjithë ne. Banori i thjeshtë i komunës i ka kërkesat realiste të bazuara në mundësit e Komunave tona. Ai kërkon kushte normale të strehimit,për të jetuar. Është interesant se Komuna nuk investon mjete materiale për obligimet e banimit.

Komunarët shpesh ankohen në mungesën parave në buxhetet komunale për Planifikim hapësinor dhe Urbanizëm,janë këto qëndrime aspak të qëndrueshme pasi thelbi i problemit është menaxhimi (drejtimi) i Komunës. Në esencë është mungesa e përgjegjësisë profesionale dhe asaj ligjore. Kemi raste të shumta që mjetet buxhetore teprojnë (suficit) në fund të vitit,duke mos ditur se çka të bëjnë me mjetet tepricë.

Problematika urbane është e margjinalizuar,as që dihet dhe çmohet rëndësia dhe domosdoja e ekzistimit të këtyre dokumenteve hapësinore,kryesore për funksionimin e një Komune. Edhe atje ku janë punuar ato dokumente as qe ka pasur vullnet dhe interesim politik dhe profesional për t’i zbatuar ato,pasi nuk çmohet rëndësia e tyre nga veprimet e profesionistëve (urbanistëve).Ndryshe si të arsyetohen ndryshimet e planeve ende pa filluar zbatimi i tyre pas aprovimit,                             duke mos respektuar së paku procedurat aktuale ligjore.

Mendohet dhe përfolët se ato munden me qenë vetëm pengesë për vazhdimësinë e abuzimeve shumëvjeçare me hapësirën komunale çka nuk përket me të vërtetën. Interesat e përbashkëta as që trajtohen,vetëm interesat i individuale janë të rëndësishme. Janë bërë keqpërdorime të mëdha me tokën ndërtimore,ka uzurpime të tokës shtetërore e të huaj,ka ndryshime dhe përvetësime të pa imagjinueshme të pronës kadastrale,të gjitha këto janë delikte të rënda të cilat në të ardhmen duhet trajtuar nga organet kompetente shtetërore.

Planet Rregulluese urbane sipas ligjeve aktuale duhej të ishin bazë për dhënien e lejeve ndërtimore, por përpilimi i tyre,ne shumicën e rasteve,nuk është punuar sipas ligjit dhe akteve nënligjore dhe si të tilla nuk i kanë shërbye qëllimit për çka janë paguar para të mëdha.

Kryesorët janë profesionistët ata që kanë “detyruar” banorët e Kosovës të ndërtojnë dhe të blejnë objekte të ndërtuara pa kontroll profesional shtetëror,                        ashtu si veprohet në të gjitha shoqëritë e civilizuara pjesë e të cilës kemi menduar se jemi. Kush i ka ndaluar Komunat të punohet me ligjet e planifikimit dhe ndërtimit,përse nuk veprojnë ato ?. Cili profesionist do të lejonte ndërtim në një hapësirë ku do të dëmtohen edhe ata që janë lejuar të ndërtojnë pa leje. Ma të dëmtuari do të jenë banorët e vjetër të qyteteve tona, është e pa qartë kush do të jetoj në ato objekte pasi as ata nuk do të kenë rehati,që banimi kolektiv në një vendbanim kërkon.

Deri me tani në Kosovë janë “prodhuar” vetëm dokumente hapësinore dhe urbane qe janë pluhurosur në raftet komunale,pasi nuk ishin realiste dhe nuk janë realizuar,si është duke ngjarë me disa plane rregulluese të cilët kanë kushtuar shumë KOHË të humbur,ngjashëm si ka ngjarë më pare gjatë planifikimit centralist – konvencional. Mos respektimi i kohës është shkaktari kryesor i tërë katrahurës urbane në Kosovë,ku interesat individuale janë si duket ende dhe do të jenë më të rëndësishme se ato të përbashkëta.

Në kohen kur në tërë botën preferohet SHKARKIMI i qyteteve si e vetmja mundësi e mbetur për tejkalimin e kaosit urbanistik që i kanoset gati të gjitha metropoleve botërore. Në Kosovë janë propozuar disa koncepte të tejkaluara që vetëm sjellin pasoja të pa riparueshme urbane,si modele plotësisht të tejkaluara,                               si zonat industriale në afërsi të zonave të banimit duke i harruar parqet industriale si njëra prej formave ma të sigurta për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të qyteteve tona.

Është domosdoshmëri të respektohet zhvillimi POLICENTRIK i qyteteve si një prej principeve themelore në planifikimin aktual hapësinor dhe urban në tërë rruzullin tokësor. Kjo nënkupton shkarkimin e qyteteve,por kështu nuk është duke u vepruar. Këto sugjerime nuk merren seriozisht as nga”ekspertët”e planifikimit edhe se ato ishin direktiva ndërkombëtare (ESDP-1999) që duhet respektuar nëse pretendojmë të jemi të barabartë me qytetet tjera Evropiane.

Më duhet theksuar se ajo çka është duke ngjarë në Kosovë nuk ka lidhje me Planifikimin Hapësinor,Urbanizmin dhe Arkitekturën,pasi kjo veprimtari esenciale për një komunë duhet vënë nën kontroll shtetëror e jo të veprohet si deri me tani. Duhen intervenime urbane,legalizime shumë të  dhimbshme,                                                përpilime dhe aprovime të dokumenteve hapësinore si një domosdoshmëri e cila sado-kudo do të kanalizoi problematikën esenciale për funksionimin e një komune.

Jo të ndërtojmë pa kontroll shtetërore,ku elementi i SIGURISË duhej të ishte esencial e jo mos të kemi,qasje te ekipeve shpëtimtare në raste emergjente të zjarreve,vërshimeve,rrëshqitje të dheut apo erërave si ka ngjarë në vitet e fundit. Të gjithë ne dimë të ankohemi kur ngjajnë rrënimet dhe vërshime të ndryshme sa herë të bijën shi apo fryn ndonjë erë ma e fortë. Këso rastesh kemi pa numër pasi nuk është duke u punuar ashtu si e kërkojnë rregullat teknike.

Qëllimi i komunës duhej të ishte që të gjithë të interesuarit të ndërtojnë me rregulla dhe ligje. Që moti ka kaluar koha kur banorët janë refuzuar me arsyetime banale se “nuk kemi plane”, atëherë ata janë detyruar të ndërtojnë pa leje në shekullin XXI. Metodat e vjetra të planifikimit konvencional me ndalesa janë të tejkaluara,sot bota preferon Planifikimin Hapësinor dhe Urban STRATEGJIK me respektimin e ligjeve në fuqi. Askush nuk ka të drejtë morale që tërë një shoqëri të dërgoi në greminën e një humnere të pa imagjinueshme,duke shikuar vetëm interesat e veta apo të një grupi të caktuar për një kohë të caktuar të cilët për përfitime personale marrin pjesë në këto procese jetike për një shtet.

Prishtinë    arch. Ylber Vokshi-Ylli/arkitekt i pavarur

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: ne Kosove, urbanizimi i vendbanimeve, Ylber Vokshi, Ylber Vokshi-Ylli, zgjedhjet lokale

KY KOALICION QEVERISES DO TE ECIN SI TRAKTORI I PARE SHQIPTAR

November 2, 2013 by dgreca

NGA RAMIZ LUSHAJ/

E majta e riardhun në qeverisje, me pushtete e struktura të saj, iu ka turr opozitës së djathtë tue kangurue me tepri politike e qytetarie: Basha e Berisha–bashkëkryetarë të Partisë Demokratike. Në fakt diçka tjetër po duket ashiqare: mazhoranca e ka hallin e vet. Po i tutet duelit politik mbi 15 vjeçar Rama-Meta. “Kali i Trojës” po iu lodron në thelluta e thepnaja të ortakërisë ajzberige. Patjetër, njani prej të dyve, ndoshta dhe pas një shkrirje aliazhore të natyrshme PS-LSI, ka me ia mbrri shpejt për me u ulë në krye të “llozhës rozë” të pushtetit politik të trefishtë. I pari hap, ma i arritshëm: Rama të bahet ish-kryeministër. Hapi i dytë i të (pa)mundurës është yshtja e Ramës nga kreu i PS. I treti vjen vet: kryetar i aleancës të së majtës shqiptare. Duket se nuk ka tjetër rrugëzgjidhje politike, pasi kësisoj ky koalicion ka me ecë si traktori i parë shqiptar. Përndryshe, lypsen të tjera mejdane politike: zgjedhjet lokale të rradhës më 2015 apo ato të (para)kohshme parlamentare, që do të ndryshojnë raportet e forcave politike dhe priten përgjegjësi e angazhime të reja kombëtare politike.

Kryesocialisti e kryeministri Fatos Nano, disi i pa mëvetësuar plotërisht po i motivuar e i (vet)detyruar pothuaj tërësisht nga kushte e rrethana të (prapa)skenës politike të ditës e të perspektivës, si një mjeshtër i sprovuar i skemave kësodore, iu dha Ilir Metës e Edi Ramës poste ministrore në qeverinë “Nano 4” të 24 prillit 1998. Pavarësisht faktit se kjo qeveri e re vinte pas krizës së qeverisë të maparshmes të 25 korrikut 1997, u syshfaq publikisht sikur u riformatua vetëm për këto dy fytyra politike të reja të ekzekutivit shqiptar, Meta e Rama, pasi emrat e ekipit qeveritar 18 antarësh ishin pothuaj të njëjtit.

Rama dhe Meta ishin qeveritar me fat për karrierën e tyre politike, sepse për gjashtë muaj kontribuan dhe mbijetuan në këtë qeveri të përveçuar si tepër aktive, vorbullnajë enigmatike, autokrate ekstreme, mafioze e ashpër, me laryshi politike, tejet problematike. Njëherash, ishte qeveria që ka prit e përcjellë ma shumë personalitete në historinë e tranzicionit shqiptar, si: Nano, Rama, Meta, K. Islami–ish kryetar i Kuvendit, A. Imami–një ndër themeluesit e PD dhe nënkryetar i PD e kryetar i grupit të saj parlamentar (1990-1992), B. Fino–ish kryeministër i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (1997), ministri A. Malaj–tashti antar partie jashtë partisë së tij, A. Angjeli–ish ministër i kahershëm i lekut që në qeverinë “Nano 2” (1991) dhe i rikthyem së vonit deputet i Ramës, etj. Në vite të ardhshme (jo)elektorale 6 ministra të kësaj qeverie të majtë u (ri)kthyen tek PD si në aleanca para e pas zgjedhore, antarë ose deputetë e ministra të saj.Kësokohe, Nano me të tijët, i la Metën e Ramën në “bangot e fundit” të qeverisë “Nano 4”, pasi i duheshin ma së forti për frymë e imazh (ndër)kombëtar. Prania e këtyre dy “pëllumbave”politik flatrahapur në këtë qeveri ishte një farë çertifikate e garancie që Fatos Nano të rrinte në krye të pushtetit të trefishtë: ekzekutiv, partiak e atë të koalicionit qeverisës.

Këta dy lider të së ardhmes, nistue në Qeverinë “Majko 1” dhe “Meta 1” dhe veçmas kur Meta rizgjidhjet për së dyti herë rradhazi kryeministër dhe kur Rama u zgjodh për herë të parë kryebashkiak i Tiranës, u kthyen në “skifterë të politikës”, pasi ndaj tyre dhanë ndikimet e veta edhe Lufta e Kosovës (1998-1999), ngjarjet e shtatorit 1998, rivaliteti gjithëfarësh i Nanos për rikthim në krye të ekzekutivit sidomos pasi gjyqësori i dha pafajësi për vitet e burgimit në Bënçë dhe PS e rizgjodhi kryetar të saj në Tiranë, rikthimi konservator e brutal i ish-ëve të PPSH, lufta e hapur e të rinjëve e të vjetërve në qeveri e struktura të larta të PS e të aleatëve të saj, etj.

Mirëpo, Rama e Meta, pos valëve të përplasjeve politike ndërveti, po edhe me të tjerët në PS e jashtë dhe larg saj, të dy mirëditën me ia mbrri të dalin të parët e vendit të shqipeve në elektoriadën e veçantë të qershorit 2013. Sigurisht, Rama dhe Meta, ishin të projektuar, promovuar e faktorizuar qyshse herët për një kohë të tillë të pritshme qeverisjeje të së majtës në Shqipërinë Londineze të shek. XXI.

Këta të dy, Rama e Meta, tashma në këtë mandat të ri qeverisës po bahen “dinosaurë” të rinj të politikës shqiptare.  Po i betonojnë klanet e tyre në politikë. Përplasja e re e tyre është në ardhje të  frikshme e eksplozive para e drejt nesh.

Edhe këta të dy liderë të rinj, Rama e Meta, jo pak personaliteteve politike shqiptare, ndër ta edhe kryesocialistit e kryeministrit Nano, ua dhanë “faturat” politike me veti. Tani, edhe pas 15-viteve, prapë kanë “llogari” politike ndërveti, aqsa gjithandej e shpeshtas edhe jashtë të majtës shtrohet (krye)pyetja e heshtur apo e hapur: Rama apo Meta? Meta apo Rama? Ndaj industria politike e të majtës aleancore produkton për eksport politik drejt të djathtës shqiptare e në instuticione euro-atlantike hamendësime të qëllimta: Basha apo Berisha në krye të PD, edhe pas 26 qershorit 2013 të dorëheqjes së Berishës si kryetar i saj.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: koalicioni imajte, qeverises, Ramiz Lushaj, traktori i pare

DOREHIQE SHEFI I SHTABIT TE PERGJITSHEM TE USHTRISE SHQIPTARE

November 1, 2013 by dgreca

Shqipëri, jep dorëheqjen Xhemal Gjunkshi pa dhe arsye te doreheqjes ne tekstin qe zoteron media/

Në tekstin e dorëheqjes, Shefi i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë nuk jep asnjë motiv mbi shkaqet e veprimit të tij

Në Shqipëri Shefi i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Xhemal Gjunkshi dha sot dorëheqjen. Vendimin e tij ai ja bëri të ditur presidentit Bujar Nishani. Në tekstin e dorëheqjes gjenerali madhor i ushtrisë shqiptare nuk jep asnjë motiv mbi shkaqet. Largimi i tij vjen vetëm dy muaj pas ndërrimit të pushtetit në Shqipëri. Në letrën e dorëheqjes ai mjaftohet të vërë në dukje arritjet e ushtrisë që prej gushtit të vitit 2011 kur mori detyrën e lartë. Gjunkshi përmend rezultatet e ushtrisë shqiptare, që nga operacionet në ndihmë të popullatave në raste të fatkeqësive natyrore, te demontimi i armëve dhe municione të rrezikshme dhe misionet e tyre jashtë vendit.
Zoti Gjunkshi, një ushtarak karriere, është vënë shpesh nën kritika dhe akuza, vecanërisht dy vitet e fundit, kur pati disa lëvizje të krerëve të strukturave të larta të ushtrisë. Rasti më i fundit është ai i majit të këtij viti kur u shkarkuan tre gjeneralë, mes të cilëve dhe zëvendës shefi i Shtabit të përgjithshëm Sandër Lleshi. Ata e kundërshtuan si të pabazuar vendimin. Socialistët në atë kohë në opozitë dolën në mbrojtje të gjeneralëve të shkarkuar. Pas zgjedhjeve kryeministri Rama emëroi zotin Lleshi si këshilltar të tij për Mbrojtjen.
Shefi i shtabit Gjunkshi u përmend më pas edhe për cështjen e Shtëpisë qëndrore të ushtrisë pasi kundërshtoi kalimin e saj si seli e partisë demokratike.(VOA)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: jep doreheqjen, Xhemal Gjunkshi

Imzot Nikollë Kaçorri – figurë e ndritur e Kombit Shqiptar

November 1, 2013 by dgreca

Imzot Nikollë Kaçorri në veprat ”THESARI KOMBËTAR 1 e 2” të Shoqatës se ShkrimtarëveShqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani” në Suedi, promovuar në Tiranë më 30 tetor 2013.Me vdekë se me vdekë, ma mirë po vdesim sot e me nder, se me vdekë nesër e pa nder! – (Nikollë Kaçorri, më 28 Nëntor 1912 në Vlorë)

” Kalben njerëzit e ndershëm atje ku lartësohen kriminelët” (Sami Frashëri)/

Shkruan: Ismet Hasani /

Me këto fjali dëshiroj ta filloj shkrimin për Imzot Nikollë Kaçorrin, njeriun e Flamurit, projektuesin e Pavarësisë së Shqipërisë, krahun e djathët të Ismail Qemalit.Lufta për mbrojtjen e kombit ishte kredo jetësore e imzot Nikollë Kacorrit, por fatkeqësisht dhe jo rastësisht për gjithë këto vite veprimtarinë patriotike të tij do ta mbulojë disi i harresës, i arkivave të ndryshme në Shqipëri. Po pse u kalbën, u harruan dhe u përbuzën figurat historike, ndërsa u lartësuan kriminelët, pansllavistët, turkofilët dhe grekofilët e shumë fila e servila të tjerë kjo do të dëshmohet atëherë kur shqiptarët do ta shkruajnë historinë e tyre në bazë të argumenteve shkencore, pa ngjyrime ideologjike e pa synime të ngritjes të atyre, që më shumë i sollën dëme se dobi kombit.

”Me vdekë se me vdekë, mâ mirë po vdesin sot  eme nder’, se me vdekë nesër e pa nder’!”

 (Dom Nikollë Kaçorri në Vlorë, më 28.XI.1912)

”N’mal e n’fusha, Dibra zgjodhi/Deputet, Nikollë Kaçorri!”    (Martin Rajta – Krej Lurë)

SQARIM:Para se të jap opinionin tim mbi jetën dhe veprën e Imzot Nikollë Kaçorrit, po theksoj informimin e prof. Murat Gecaj, mbi promovimin e dy veprave të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi XI – Albani” në Suedi, me titull: “THESARI KOBMËTAR 1” dhe “Thesari Kombëtar 2”, në të cilat, shkrim dhe prezantim  i veçantë iu kushtua Imzot Nikollë Kaçorrit – (“Thesari Kombëtar 2, faqe 69-77, autor Ismet Hasani).

Letër-info nga prof. Murat Gecaj, publicist e studiues, Tiranë

 TIRANË, 30 tetor 2013,PËRUROHEN DY VEPRA “THESARI KOMBËTAR 1 e 2”

TË SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE  SHQIPTARË, NË SUEDI

 Nga: Prof. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

 Sot në mesditë, në sallën kryesore “Unesco”, të Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë, u organizua përurimi i veprave “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare”, nr.1 e nr.2, të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani”, Suedi. Merrnin pjesë shkrimtarë e poetë, punonjës të arsimit, kulturës e shkencës, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, nga media e shkruar dhe ajo elektronike, mësues e nxënës të shkollave 9-vjeçare e gjimnazeve të kryeqytetit  e tjerë. Gjithashtu, ishin të pranishëm afër 20 anëtarë të kësaj Shoqate, të ardhur posaçërisht nga Suedia.Veprimtarinë përuruese e hapi koordinatorja, Saranda Iseni dhe pastaj të gjithnë u ngritën në këmbë, kur u dha Himni i Flamurit Kombëtar.I pari e mori fjalën Hysen Ibrahimi, kryetar i ShShAKSh-Suedi, i cili i informoi të pranishmit, për veprimtaritë e zhvilluara nga kjo Shoqatë dhe botimet e shumta të anëtarëve të saj, si në prozë e poezi.Në shenjë respekti e mirënjohjeje për punën e asaj Shoqate, atij iu dhurua një buqetë me lule të freskëta. Ndërsa z.Ibrahimi shpalli vendimin e ShShAKSh-Suedi, se janë pranuar “Anëtarë-Nderi” të kësaj Shoqate dhe u dorëzoi ”Mirënjohje” e buqeta me lule, për bashkëpunimin frytdhnës dhe librat që ata kanë botuar, me temë nga jeta në Suedi,  shkrimtarit të njohur V.Kona dhe publicistit e studiuesit, M. Gecaj. Ndërsa piktorja Lule Bajraktari u dhuroi atyre nga një punim të saj të bukur, me tematikë atdhetare.Në vijim, prof. M.Gecaj përshëndeti në emër të kryesisë së Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë, ku është kryetare Yllka Beçi e ai sekretar I Përgjithshëm dhe u ndal nëlidhjet e vendosura me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë, në Suedi e me Qendrën Kulturore Shqiptare “Migjeni”, në Boras, si dhe tregoi për vizitat e ndërsjellta.Letrën përshëndetëse për këtë tubim, dërguar nga albanologu suedez dhe miku i shqiptarëve, Ullmar Qvick, e lexoi Xhavit Çitaku, anëtar i Kryesisë së ShShAKSh “Papa Klementi XI Albani”-Suedi. Pas tij, prof. Fetah Bahtiri (Suedi) foli shkurtimisht rreth punës së bërë, për mbledhjen e krijimeve dhe botimin e dy veprave, “Thesar Kombëtar” (Nr.1 e Nr.2) dhe tregoi projektet botuese për të ardhmen.Me interes u ndoq përshëndetja e arsimtarit veteran të shkollës shqipe në Suedi, mag. të filologjisë Sadullah Zendeli-Daja, zv. kryetar i  kësaj Shoqate dhe autor i disa disa librave e fjalorëve voluminozë.  Pas fjalës së tij, Gjergj Loka, nxënës i shkollës 9-vjeçare ”7 Marsi” të kryeqytetit, ku është drejtoreshë Dave Marku, recitoi vjershën ”Shqipëria ime”.Sokol Demaku, shkrimtar e publicist, drejtues i revistës dhe emisioneve të radios ”Dituria, në gjuhën shqipe, solli dëshmi për veprimtaritë e Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni”, në qytetin Boras të Suedisë. Pastaj, Halim Laçi nga rrethi i Krujës, i përshëndeti të pranishmit me një rapsodi popullore, e cila u duartrokit nxehtësisht nga të pranishmit.Në vazhdim, drejtoresha e bibliotekës së qytetit të Durrësit, prof. Flora Dervishi, shkrimtare e studiuese, foli për vlerat e shumta të dy veprave, që u përuruan, të cilat së bashku janë me rreth 1.100 faqe. Po këtyre librave  ua kushtoi diskutimin e tij edhe drejtuesi i një shkolle në rrethin e Tiranës, Petrit Xhaja dhe foli për përshtypjeve të tij, nga një vizitë e bërë sivjet, në Suedi.

Pastaj përshëndetën pjesëmarrësit në këtë përurim, mbresëlnës dhe të veçantë, për jetën e kryeqytetit tonë: Sabri Maxhuni-Novosella, autor i disa librave dhe pronar i llixhave në Kllokot të Kosovës; veprimtarja e njohur për çështjen shqiptare, Qibrije Hoxha; Gani Bytyçi dhe Fadil Geci, i cili premtoi se do ta saponsorizojë botimin e vëllimit nr.3, të librit ”Thesar Kombëtar”.Këtë veprimtari përuruese, për librat ”Thesar Kombëtar”, nr.1 e nr.2, e mbylli prof. Osman Ahmetgjekaj (Suedi). Ndërsa H.Ibrahimi njoftoi se, për biblioteka dhe shoqata të ndryshme, do të dhurohen disa  nga këto vepra, si dhe libra të autorëve V.Kona e M.Gecaj, me tematikë nga vizitat e tyre në Suedi.Në mbyllje, pjesëmarrësit i kaluan disa çaste së bashku, në koktejin e shtruar nga kryesia e ShShAKSh ”Papa Klementi XI-Albani”-Suedi.Nesër, përurimi i këtyre dy librave do të bëhet në qytetin e Durrësit, me kujdesin e drejtoreshës, F.Dervishi. Gjithashtu, mysafirët shqiptarë nga Suedia, do të vizitojnë atje shkollat 9-vjeçare ”Demokracia” e ”Iliria”.Tiranë, 30 tetor 2013

***2. E tash më lejoni ta shfaqi opinionin tim mbi Imzot Nikollë Kaçorrin! (autori)

Kush ishte Imzot Nikollë Kaçorri?

 Imzot Nikollë Kaçorri u lind në vitin 1862 në fshatin Krej i Bajrakut të Lurës. Ai rridhte nga një familje, babai i së cilit ishte katolik, ndërsa nëna islame, gjë që tregon për tolerancën fetare tek shqiptarët. Si çdo fëmijë shqiptar edhe imzot Kacorri u rrit më fisnikërinë, bujarinë, besën dhe trimërinë, që ishin tradita të vyera të malësisë dhe që ndikuan më vonë në përgatitjen atdhetare të tij. Duke parë aftësinë e madhe të Nikollës së vogël Arqipeshkvi i Durrësit imzot Ambrosio pas një vizite që bëri në Lurë e mori me vete për ta përgatitur për meshtar e prijës të popullit.

Në vitin 1884 mbaroi studimet filozofiko – teologjike për meshtar dhe u shugurua po të njëjtin vit në Shkodër. Një kohë shërbeu në Delbnisht, pastaj u emërua famullitar në Durrës. Për veprimtarinë e zellshme dhe të frytshme kishtare dhe njerëzore Papa i asaj kohe e nderoi me “Kryqin e artë”, “Për Kishë dhe Papë”. Po në këtë vit emërohet edhe Ipeshkëv. Ky titull do t’i ndihmonte edhe më tepër në lëmin politik, në luftën për çlirimin e atdheut. Në mes të viteve 1905 – 1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin. (vijon më poshtë!)

Në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit së bashku me at Gjergj Fishtën dhe Luigj Gurakuqin e shumë atdhetarë të tjerë, i dhanë kahje perëndimore kulturës shqiptare, duke e vendosur alfabetin që kemi tani. Mori pjesë edhe në Kongresin e Elbasanit i cili synonte të korrigjonte imazhin negativ të kongresit të Dibrës (korrik 1909) të organizuar prej xhonturqve. Veprimtaria atdhetare e imzot Nikollë Kacorrit, sulltanit iu bë ferrë në sy dhe ai e priste vetëm një shkak sa më të vogël për ta burgosur. Dhe shkaku u gjet, mu në momentin kur ishte përfshirë për një kryengritje të armatosur në gjithë Shqipërinë. Për gjyqin dhe dënimin me disa vjet burg dhe gjobë në të holla i referohemi Revistës “Leka”, e cila boton lajme të gazetës “Dielli”, 11 nëntor 1913, në të  cilën shkruan:”Më 15 te Dhjetorit u kënduan ne gjykatore te Durrësit letrat qe patën ardhur te prishura preji temizit te Stambollit,me 17 vazhdoi gjygji përsëri pore pa len shum me fole te ndershmin prift atdhetar,dhe pa thirr njeri si dëshmitar. E dënuan përsëri me dy vjet burg e 25 lira gjobë. Avokati mbrojtes z Talib Efendiu nga Gjirokastra kërkoji te zhburgosurit e Don Nikoll Kaçorrit, dhe e bani temiz per se dyti por gjygji nuk e liroji”.(vijon më poshtë!)

 Dielli nr 89 shkruan ”Nga gazetat e huaja mësuam sihariqin se te ndershmit prift katolik nga Durrësi z Don Nikoll Kaçorrit ju dha falje preji sulltanit për dënimin qe kishte dhen gjykatorja ushtarake,.Pergezojm nga thelbi i zemrës te shkëlqyerin atdhetar dhe i lutemi zotit ti fale pas keteji shëndet dhe prehje për te mirën e atdheut.Ne korrik te vitit 1911 ushtria turke zuni ne Shijak rrogëtarin e imzot Nikoll Kaçorrit me tri manxerre e do fishek e letra poste qe po i qonte ne Delbnisht te Arqipeshkvi i Durrësit imzot Bianki.Imzot Nikoll Kaçorri ke qite ne gjygjin ushtarak e ke denue me burg e sidomos për shkak te një letre ku jepte drejtime për një kryengritje kombëtareKjo tregon se Imzot Nikoll Kaçorri ishte njeri nder dy tre arkitektet kryesor te bërjes se shtetit te ri Shqiptar, ku me se miri kjo gjë ilustrohet ne memorandumin dërguar Mbretit te Austro Hungarisë Franc Jozefit vetëm dy javë para se te shpallej Pavarësia e Shqipërisë. Pas gjithë këtyre përpjekjeve kombëtare dalëngadalë përgatitej terreni për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në fillim atdhetarët shqiptarë kishin vendosur që pavarësia të shpallej jo në Vlorë, por pikërisht në Durrës, në qytetin ku imzot Nikollë Kaçorri zhvillonte veprimtarinë atdhetare. Por autoritetet turke lajmëruan telegrafikisht komandën e Janinës dhe u përgatit me shpejtësi një njësi ushtarake turko-greke që të mos lejonte në çdo mënyrë suksesin e përpjekjeve të atdhetarëve shqiptarë për të shpallur pavarësinë, dhe me çdo kusht të bëhej likuidimi i tyre. Duke iu falënderuar patriotëve durrsakë delegatët shpëtojnë dhe marrin rrugën e Vlorës. Kështu me 28 nëntor 1912 në orën 14.00 botërisht u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Kuvendi Kombëtar i Vlorës formoi Qeverinë e parë shqiptare, Qeveri e Përkohshme me këtë përbërje:

Ismail Qemali kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme, Imzot Nikollë Kacorri nënkryetar i Qeverisë, Myfit Bej Libohova ministër i punëve të brendshme, Abdi Bej Toptani ministër i financave, Mehmet Pash Deralla ministër i luftës, Petro Poga ministër i drejtësisë, Luigj Gurakuqi ministër i arsimit, Mithat Frashëri ministër i punëve botërore, Pandeli Cale ministër i bujqësisë dhe Lef Nosi ministër i Post Telegrafeve.

Duke pasur parasysh faktin se Ismail Qemali edhe si ministër i punëve të jashtme pjesën më të madhe të kohës e kalonte jashtë Shqipërisë lirisht mund të thuhet se Imzot Nikollë Kacorri, luante rolin e kryeministrit në Shqipëri. “Shumë të vështirë e të rrezikshme janë këto ditë për ne shqiptarët e për nanën tonë Shqipërinë që të katër shtetet e Ballkanve po dojn me e përpi e me coptu”. Më këto fjalë imzot Nikollë Kaçori e fillonte Memorandumin derguar Perendorit të Mbretit të Austro Hungarisë Franz Jozefit I. Ky memorandum i shkruar dhe përgatitur prej Imzot Nikollë Kaçorrit, dhe mban datën 12 nëntor 1912, gjashtëmbëdhjetë ditë para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Përveç imzot Nikollë Kaçorrit, nënshkrues të këtij memorandumi janë edhe zotërinjtë, Mustaf Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Beu, Murat Toptani, Sali Gjuka dhe Bedri Pejani. Në këtë memorandum paraqitej e vërteta mbi Shqipërinë dhe i kërkohej ndihmë mbretit të Austro Hungarisë që shteti shqiptar mos të gllabërohet nga sfinksat sllavë, grek e turq. Këtu kërkohej që të njihet shteti shqiptar “në katër vilajetet e Shqypnisë me Kosovë, Manastir, Shkodër e Janinë”. Këtu jepej edhe numri i shqiptarëve që jetonin në vitin 1912, mbi tre milionë frymë, dhe qysh atëherë u kërkua që Shqipëria me katër vilajetet të jetë neutrale siç ishin Zvicra dhe Belgjika.Është kënaqësi e veçantë kur mëson diçka të mirë për vende dhe popuj të vegjël nga gjiri i të cilëve, kanë dalë njerëz të vegjël, por që me kohë janë bërë të mëdhenj dhe kështu i kanë bërë të mëdhenj e të njohur edhe vendet edhe popullin e tyre.Pata fatin dhe rastin që m’u dhá për të mësuar për një njeri të tillë. Pa e zgjatur, e nuk po më pritet, po bëhem konkret: fjala është për atdhetarin, fetarin e besimit katolik, patriotin dhe burrin e madh të Kombit Shqiptar Imzot Nikollë Kaçorrin, të cilin e njohta dhe mësova për te disi në mënyrë të pazakonshme, apo të jashtëzakonshme, e që do ta shpjegoj në vijimin e këtij shkrimi, të cilin e konsideroj të një rëndësie të veçantë. (autori)Për Të Madhin e të përmotshmin Imzot Dom Nikollë Kaçorrin mësova duke ndjekur filmin- dokumentar të autorit Enver Sula dhe fjalët e të nderuemve për jetë e mot, siç janë:Dom Damjan Kurti, Famillitar i Durrësit, Don Prend Kola, Meshtar i Bashkësisë Katolike Shqiptare – Austri, Kolë (Gjokë) Kaçorri, nga fshati Kej Lurë, nip-pasardhës i Nikollë Kaçorrit, Prof. Hajredin Isufi,  historian, studijues e hulumtues i Nikollë Kaçorrit – Durrës

Imzot Rrok Mirëdita,  Arqipeshkv i Arqipeshkëvisë Durrës – Tiranë, z. Martin Rajta, nga fshati Krej Lurë, bashkëvendës i Nikollë Kaçorrit, Prof. Dr. Muhamet Shatri, historian -studijues i Nikollë Kaçorrit, z. Sali Berisha, aktualisht Kryeminstër i Shqipërisë,

znj. Nevila Nika, Drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit – Tiranë,  z. Agron Shehu, Drejtor i Muzeut të Pavarësisë – Vlorë.

 Ngjitja në Krej Lurë, pikërisht të shtëpia e lindjes se Imzot Nikollë Kaçorrit

*Jemi nisur për në Krej Lurë, për në vendlindjen e Imzot Nikollë Kaçorrit. Aty ku përfundon Rruga e Kombit, përmes Roshanit, një rrugë plotë gropa, me një terren të thyer malor.Një zonë e braktisur në masë të madhe nga banorët pas rënies së komunizmit. Pas një rruge të vështirë, para nesh paraqitet Krej Lura, vend i jashtëzakonshëm, i rrethuar më kurorë malesh, në kufijtë e Dibrës me Mirëditen. Në këtë lartësi mund të  ndihet ajri i freskët, natyrë e bukur me maje të thepisura. Jo larg këtu ndodhet atraksioni tjetër  natyror i kësja zone – Parku Nacional i Lurës. Kolë Kaçorri (nipi i Imzot NK) me të birin na presin me dashamirësi. Janë të lumtur që kemi shkuar t’i vizitojmë dhe bëjnë gjithçka që né të ndihemi mirë.Kolë Kaçorri – Krej Lurë: ”Unë jamKolë (Gjokë) Kaçorri! Gjyshi im e ka pasë Nikollë Kaçorrin – djalë të vëllaut. Nikollë Kaçorri ka pasë vetëm një vëlla – Ndrecën, e nga Ndreca jemi na pasardhësit e Nikollë Kaçorrit. Ai vinte shpesh për të vizituar Lurën, nuk e harronte. Sa herë që vinte në Lurë, organizonte dhe qëllimin e kishte kundër turkut. Ai e zhvillonte një pavarësi të vërtetë, të cilën e ëndërronte dhe e realizonte. Ky është trualli, vatra bash ku ka lindë Nikollë Kaçorri!”

Oxhaku i shtëpisë, ku ka lindë dhe është rritë Imzot Nikollë Kaçorri, akoma  po tymon. Një pjesë e historisë sonë i ka rrënjet këtu, e të cilën s’e kemi dijtë apo s’e kemi mësuar si duhet. Brenda në një dhomë të shtëpisë, si për ironi, qëndron një Pllakë, në të cilën shkruan me shkornja të mëdha: MONUMENT KULTUROR, MBROHET NGA SHTETI, e vendosur në vitin 1974. Në Ballë të Odës – në mur është fotografia e Nikollë Kaçorrit e përskaj fotos një stemë me yllin pesë cepësh, që në prapavijë të ”Kolës” duket sa kontrastive, aq edhe e dhembshme. Këtu ruhet Dekorata e Presidentit të Shqipërisë, z. Sali Berisha e vitit 1992, në të cilën shkruan: ”SI NJË NGA FIGURAT MË TË SHQUARA KOMBËTARE, QË KA KONTRIBUAR GJATË GJITHË JETËS SË TIJ PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE”. Ndërkaq, për veprën e tij të zellëshme kishtare e njerëzore, në vitin 1917, Papa i asaj kohe e nderoi me ”Kryqin e Artë”. Ishte  i nderuar edhe nga presidenti i Shqipërisë z. Bamir Topi.Imzot Nikollë Kaçorri u lind në vitin 1862 në fshatin Krej Lurë, në një familje malësore të varfër e të përzier nga ana fetare: nëna ishte e besimit musliman, ndërsa babai i besimit katolik. Mësimet e para i mori ne vendlindjen e tij e më vonë në Delbënishtë të Kurbinit.

Kolë (Gjokë) Kaçorri: ”Pas shkollimit, Nikollë Kaçorrin e mueren në Shkodër si prift e mandej e çuan në Itali e në Zvicër për shkollim të mëtejm. Ka pas marue shumë fakultete.”

Martin Rajta – Krej Lurë: ”Qysh fëmij na e kemi ngjoftë edhe nëpër oda edhe nëpër dhoma kuvendesh, ku mbledhëshin burra, mexhlise/kuvende, mbledhje burrash… e këndohej një kojkë:/”Male e fusha, Dibra zgjodhi,/ Deputet Nikollë Kaçorri!”

Imzot Nikollë Kaçorri qëndroj në Krej Lurë deri në moshën 7 vjeçare. Me propozimin e Abatit të Shkodrës u dërgua në Shkollën Jezuite, të cilën e mbaroi me rezultate të shkëlqyera. Pasi kreu Seminarin, NK shkoi në Itali, ku kreu Shkollën Teologjike në Romë.Pasi kreu Studimet e Larta, në vitin 1890, në moshën 31 vjeçare u shugurua prift, e në vitin 1893 u emërua Famullitar në Durrës, e më vonë edhe zëvendës Arqipeshkvi, ku shërbeu rreth 24 vjet. Krahas punës sip rift, ai punoi edhe si mësues, duke ndjekur kështu frymën e Rilindësve Kombëtarë, për një shkollë me frymë atdhétare.

Hajredin Isufi, studijues – Durrës: “Dom Nikollë Kaçorri vjen në Durrës në vitin 1893, kur Durrësi ishte një qendër kulture tranzite – me përfundimin e Perandorisë Osmane. Durrësi ishte edhe një qendër politike. Në Durrës kishte shkolla greke, italiane, austriake, rumune, e nuk kishte asnjë shkollë shqipe. Një nga hapat kryesor të Imzot Nikollë Kaçorri – të vepritmarisë, ka qenë hapja e arsimit Kombëtar.”

Imzot Nikollë Kaçorri u angazhua edhe në Alfabetin e Gjuhës Shqipe. Veprimtaria e tij nuk u pa me sy të mirë nga Perandoria Osmane e Greke, sepse puna e Nikollë Kaçorrit kapërthente interesat e tyre. Binte ndesh plotësisht me to. Ai solli në Shqipëri revistën famëmadhe “Albania” të Faik Koncës,  “Drita” të Shahin Kolonjës që dilte në Sofje, një numër librash e revistash, për të ngritur ndërgjegjën patriotike të shqiptarëve përballë propagandës Osmane e Greke, që përpiqëshin të impononin kulturën e tyre në mënyrë djallëzore.

Imzot Nikollë Kaçorri luajti rol kyç në përgatitjen e Kryengritjes së Kurbinit kundër autoriteteve osmane, të cilat, përmes politikës së padrejtë të taksave, po rrënonin ekonomikisht kë Zonë.

Imzot Nikollë Kaçorri nuk mbeti vetëm si përhapës i arsimit kombëtar. Ai hyri në Lëvizjen Politike në vitin 1901. Në këtë kohë, në Kurbin, përshkak të thatësirës se madhe, plasi grevë urie, një skamje e madhe. Katolikët shkonin ditë për ditë në Kishën Katolike dhe lutëshin për ndihma. Kisha Katolike nuk mund t’i përballonte këto. Atëherë ju kërkua një ndihmë me bereqet Vjenës. Nikollë Kaçorri  është Kryesori i Kryengritjes së Kurbinit. Nga ana e Austro-Hungarisë konsiderohej se Nikollë Kaçorri po sillte telashe/kokëçarje je vetëm për figurat kryesore osmane, por dhe krijonte konflikt në mes atyre osmane dhe atyre të  Austro-hungarisë – Vjenës. Dhe, Nikollë Kaçorri ndiqet dhe emigroi në zonat e Malësisë se Krujës.

Imzot Nikollë Kaçorrin e gjejmë edhe në Kongresin e  Alfabetit  shqip në Manastir, i cili u mbajt në vitin 1908- ishte si delegat i Durrësit. Aty ai ishte përmendur si njeri nga ”Mendjet e Ndritura të Kombit”, si Mit’hat Frashëri, At’Gjergj Fishta, Ndré Mjeda, Xherazim Qiriazi, Shahin Kolonja, Sortir Peci, Luigj Gurakuqi, Dervish Hima, Hil Mosi, Mati Logoreci dhe të tjerë. Në mesin e 50-të delegatëve dhe 200 të ftuarve, nderi i takoi që të hapte punimet e këtij Kuvendi, me rëndësi të jashtëzakonshme për popullin tonë.

Agron Shehu – drejtor i Muzeut të Pavarësisë në Vlorë: “NK nuk ishte thjeshtë një atdhetar në Qeverinë e Vlorës si nënkryetar i saj, por ka edhe kontributin e kahershëm, sidomos kontributi i tij për Alfabetin e Gjuhës Shqipe që u mbajt në Manastir më 1908. Tashmë kishim disa alfabete të gjuhës shqipe dhe pikërisht për këtë në Kongresin e Manastirit u bë unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, që pak a shumë është ai alfabet që e kemi sot!”

Burimet historike flasin për një personalitet të Lartë të Nikollë Kaçorrit tek shqiptarët, pa dallim feje.Ai ishte angazhuar drejtpërdrejtë në Kryengritjet e Shqiptarëve në Kosovë më 1910 – përshkak të veprimtarisë se tija, arrestohet. Shkaku i arrestimit ishte së gjëja në arkën/sëndekun e Ipeshkvisë që shkonte për në Delfinisht, po dërgoheshin armë.gjete një letër ku shkruhej: “RROFSHIN KOSOVARËT!” Kjo ishte akuza kryesore që i ngarkohej Nikollë Kaçorrit që ishte shumë i lidhur me kreret e Kryengritjes së Kosovës dhe atë frymë të Kryengritjes donte ta shpërndante në Durrës dhe në Malësinë e Mbishkodrës.”Prof. dr. Muhamet Shatri, historian, studjues-Prishtinë: “Imzot Nikollë Kaçorri ka qenë njëri ndër udhëheqësit më të shquem të Lëvizjës tone Kombëtare. Ai ka pasë një rol të veçantë në unifikimin e faktorit politik shqiptar, përkatësisht të Bashkimit të Forcave dhe unifikimit të Kryengritjeve shqiptare në bashkëpunim me kryengritësit e Kosovës, dhe në vitin 1910, e veqanërisht në vitin 1912 edhe malësorët e Shqipërisë, të cilët kishin fillua kryengritjen më 1910 dhe pas përfundimit të Marrëveshjës Shqiptaro-Osmane, ta ndërpresin luftën, ku tani ekziston reziku se shqiptarët, të cilët kishin bërë një luftë 500 vjeçare me ta, të përgatitën për një luftë edhe më të ashpër kundër Malit të Zi, Serbisë, Greqisë, që donin t’i gllabronin tokat shqiptare dhe shqiptarët duhej të ishin të bashkuar më tepër se kurrënjëherë më pare.

Roli i tij në këtë çështje është shumë i rëndësishëm: ai ka pasë lidhje dhe me kosovarë, veqmas me Udhëheqësinë e kryengritjesnë Kosovë, Isa Boletinin etj. që luftonin kundër forcave të Haxhi Qamilit, e që ishin në mbrojtje të forcave të Princ Vidit. Ai ka qenë një faktor i rëndësishem për afirmimin e Shqipërisë, e të cilin e ka çue/dërgua Evropa dhe si të tillë e kanë pranuar shqiptarët dhe janë vue në mbrojtje të tij.Imzot Nikollë Kaçarri ka qenë njëri ndër ta që edhe me Isa Boletinin kanë qenë në një front të përbashkët, por edhe mirëditorët edhe njerëzit e krahinave të tjera janë gjetë në një front të përbashkët.”

Veprimtaria e bujshme atdhetare, kulturore dhe arsimore e NK po ndiqej hap pas hapi nga autoritetet osmane. Pritej momenti që të gjëndej një pretekst që ai të arrestohej e të denohej. Kjo ndodhi pikërishtë me 18 qershor 1910.

Nevila Nika, drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit – Tiranë: ”Kemi gjetë në arkivin tonë dokumente të Gjyqit të famshëm që i bëhej atij kur vijnë xhon-turqit në pushtet, ImzotNikollë Kaçorri të denohej. Ka një Proçes gjyqësor kundër tij; akuzohej se ka sjellë armë – kontrabandë.”

Edhe pasi u lirua nga burgu Nikollë Kaçorri mbeti përkrah figurave  të shquara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai është një nga autoret e Kryengritjes për Shqipërinë e Mesme. Në këtë kohë  kishte lidhje me figura të shquara. Krahu e djathët i tij kanë qenë pa dallim – muslimanë e katolikë, por njeriu më besnik që i qëndronte pranë ishte Shtjefen Kaqulini, një figure që nuk iu nda asnjëherë dhe që me një besnikëri shumë të madhe gjithënjë i mbeti besnik. Në Kryengritjen e viteve 1910, 1912-të, ka qenë Lidhës kryesor i Shqipërisë së Jugut me Shqipërinë e Mesme, se përgatitej të shpërthente një kryengritje. Mirëpo, Komiteti i kryengritësve që ishte në Sara Seltik të Krujës, donte të dinte se me “çfarë njerëzish” rrinin këta në Jug, dhe dërguan një figurë patriotike, që ka qenë Sali Nivica, ndërlidhësi i korespodencës me Saliun e me këta të Jugut ishte  me pseudonimin “Kurora”.

Nevila Nika, Drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit – Tiranë: “Edhepse NK ishte burgosur njëherë, ai ishte reshtur, nuk e frikësoi burgu, nuk u frikësua përpara asgjëje, atdhéu ishte mbi gjithçka.

Arrestimi i Imzot Kaçorrit u prit me indinjatë nga shqiptarët kudo që ndodhëshin, duke organizua edhe protesta për këtë veprim të autoriteteve osmane.Një protestë e tillë u organizua në Boston të SHBA-së, më 23 tetor 1910, pjesëmarrësit të së cilës e përkrahnin Imzot Kaçorrin – ”njeriun e barbarisë aziatike”, të cilët po e paguanin me kokë dhe gjakun e tyre – dashurinë për Shqipërinë. Në momentet kulmore për popullin tonë, më 28 nëntor 1912, Imzot Kaçorri gjëndet në Vlorë, duke qëndruar krah për krah me Ismail Qemalin e atdhétarët tjerë. Ai firmosi/nënshkroi Aktin e Pavarësisë së Shqipërisë menjëherë pas Ismail Qemalit, kuri thotë Ismail Qemali: ”Urdhno zoti Kaçorri!” Akti i Shaplljës së Pavarësisë u kurorëzua me ngritjen e Falmurit Kombëtar Shqiptar. Kuvendi i Vlorës e zgjodhi Imzot Kaçorrin Zëvendëskryeministër. Dëgjohet zëri i Luigj Gurakuqit: ” Delegatët e Kuvendit NJËZËRIT    VENDUAN  QË SHQIPËRIA TË BËHET NË MVETE, E LIRË E MOSMVARNE

Prof. Dr. Muhamet Shatri, studijues – Prishtinë: ”Roli i Imzot Kaçorrit është shumë i madh dhe si Nënkryetar i Qeverisë së Parë të Vlorës. Ai i ka dhënë autoritet edhe Bashkimit Ndërkonfesional, ”se para Evropës kemi dalë, jo si mbeturina të një populli aziatik, siç pikërisht kanë thanë ata të tjerët, por si popull, i cili ka një dashamirësi vëllazënore dhe se Qeveria e Vlorës ka qenë e përbërë prej njerëzve të Krahinave dhe Konfesioneve të ndryshme”- ka qenë një shëmbull ”sui generis”- i papërsëritshem në historinë e diplomacive dhe të Evropës Juglindore!”

Imzot Kaçorri, në vitin 1912-të ishte një figurë e shquar e Lidhjes se Kryengritësve Shqiptarë, dhe ishin këto arsye që në vitin 1912-të, kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë në Vlorë, NK ka qenë Krahu i Djathët i Ismail Qemalit, ku dhe u zgjodh Nënkryetar i Kuvendit, dhe Zëvendëskryeministri i Parë, pra  Nënkryetari i Parë i Qeverisë së Vlorës.

Agron Shehu, drejtor i Muzeut të Pavarësisë – Vlorë: “Është pikërisht kjo ndërtesë ku Qeveria e Parë Shqiptare, që quheshe në atë kohë “Qeveria e Përkohëshme” ka kryer veprimtarinë e vet në këtë godinë që është mbi 100 vjeçare. Këtu u vendosen: Kryeministri, zv/kryeministri, ministrat, kabineti i ministrave, sekretarët, të cilët punuan gjatë gjithë periudhës se kësaj Qeverie.

Dom Damjan Kurti, famullitar i Durrësit: ”Në Vlorë, kur janë mbledhë patriotët e mëdhaj, NK ndër ta ka qenë më kryesori, se shumë delegatë kanë thonë: ”…po këtu âsht ushtrija turke, âsht xhandermëria turke, e na po e ngrehim këtu Flamurin e Pavarësisë, po kjo ushtri e kjo xhandarmëri shka bôn këtu me né?

Atëherë Imzot Kaçorri  i ka thânë Fjalët e Famshme: ”Me vdekë se me vdekë, ma mire po vdesim sot me nder’, se me vdekë nesër pa nder’!” 

 Agron Shehu, drejtor i Muzeut të Pavarësisë – Vlorë: ”Merita e madhe e kësaj Qeverie ishte së bashkë që të tri konfesionet fetare në një bashkëqeverisje: dhe komuniteti musliman që ishte i madh për nga numëri dhe komuniteti katolik dhe komuniteti ortodoks. Pra, komponimi që iu bë Qeverisë Shqiptare ishte jashtëzakonisht i madh. Pra, u futen 3 komunitetet fetare dhe u tregua se atdhéu ishte mbi gjithçka. Të trija këto komunitete duhej të kontribuonin për Çështjen e Madhe, që ishte Çështja Kombit Shqiptar.”

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit – Tiranë, krahas fjalëve tjera të çmueshme, ruhet një dorëshkrim prej 28 faqesh me këngë popullore shqiptare, të mbledhura në vise të ndryshme nga Imzot Kaçorri. Emri i tij radhitet përkrah figurave të shquara të folkloristikës shqiptare, si ai i Dom Kurtit, Shtefën Gjeçovit, Bernardin Palajt, etj. Imzot Kaçorri zotëronte shumë gjuhë të huaja si: italisht, latinisht, gjermanisht e frëngjisht. Përveç se një klerik dhe atdhétar i devotshëm, ai kishte krijuar tashmë profilin e një intelektuali në zë.

Imzot Nikollë Kaçorri kalon në amshim më 29 maj 1917

*Në fillim të majit të vitit l917-të, pas rëndimit/përkeqësimit të gjendjës shëndetësore, ngase vuante nga ulcera në stomak dhe në zorrë, Imzot Nikollë Kaçorri shkoi për t’u  mjekuar në Sanatoriumin e njohur të Vjenës, por pa sukses. Më 28 maj 1917-të, në orën 3 të natës, sipas dëshirës se tij iu dha Sakramenti i Pajtimit dhe mori Përshtegëtimin. Ndërsa më 29 maj 1917-të kaloi në amshim.Ceremonia e varrimit iu bë më 29 maj në Varrezat e Vjenës.

Për t’i bërë nderimet e fundit, kishin ardhë zyrtarë të Lartë të Perandorisë Austro-hungareze, bashkë-atdhétarë të shumtë në Austri, ish Komandanti i Krahinës së Tiranës Feld Marshall Lejtnant Braun, e të tjerë. Vdekja e Nikollë Kaçorrit pati jehonë të madhe në shtypin shqiptar e austriak të asaj kohe. Por, këtu nuk përmbyllet kapitulli mbi jetën dhe veprën e këtij njeriu të madh të Kombit tonë. Në dhjetëvjeçarët vijuesë mbi té do të rëndoi harresa e pamerituar dhe një lloj dënimi i heshtur. Emri i tij do të përmendej rrëshqitazi, sa për të plotësuar koloritin e mozaikut të dizajnuar nga diktatura. Historianët nuk do gërmonin më shumë fakte për té, ose do t’heshtnin plotësisht për të mos u ngatërruar me strukturat e diktarurës.

Ishte e vështirë për të shkruar për Imzot Nikollë Kaçorri, sepse kleri katolik në këtë kohë persekutohej dhe ishte sikur një paradoksale që rrezikonte edhe atë që merresh/merrej me këto figura. Megjithatë, unë në këtë kohë, pa marr parasysh rrezikun që mund të më kanosesh/kanosej, dashuria për Figurën, dashuria e madhe për vlerat e kësaj  Figure – nisa hulumtimin e tij. Shfrytëzova një doument shumë të  pasur nga Arkivi  Vjenës, tjetrin nga Arkivi i Romës,mëpastaj  nga arkivat greke, nga arkivat e Vatikanit dhe, në mënyrë tepër të veqantë, nga arkivat turke. Dhe,Imzot  Nikollë Kaçorri më delte një personalitet që thellë nga Atdhéu nuk u shkëpuste.

Nevila Nika, Drejtoreshë e Arkivit Qëndror të Shtetit – Tiranë: “Në 50 vjetët e diktatures komuniste, u mësuam që klerikët e cilësdo bestytni, qofshin ato ktolikë, ortodoks apo dhe muslimanë, u panë apo u etiketuan si ”njerëz që nuk e kishin dashur atdhéun – kombin. Por në vitin 1967 qe goditja e egër. Kanë arritur të shpëtohen me nxitim disa nga dokumentet.

Në  Aktin e Shpalljes së Pavarësisë se vendit, mundoheshin aq shumë të fshihëshin emra të atyre që ishin firmëtarë/nënshkrues të kësaj copëze letre (dhe tregon Aktin e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë më 28 nëntor 1912 – vërejtj eautorit – i.h.), si psh. emri i Imzot Nikollë Kaçorri nuk përmendej, ashtu edhe emri i Vehbi Agollit, edhe ky klerik musliman aq i nderuem, të dy vijshin nga Dibra.”

Pas një pune kaq të palodhshme të Misionit katolik në Vjenë, nën udhëheqjen e priftit kosovar Don Pren Kola, me ndihmën e bashkatdhétarëve në Vjenë, e sidomos të familjarëve të Nikollë Kaçorrit, u gjet varri i tij, e më pas u organizua dërgimi i eshtrave në atdhé, ku u rivarros në tokën  mëmë.

Don Prend Kola – Meshtar i Bashkësisë Katolike Shqiptare në Austri: ”Referencat dhe një paradije për vendin ku  gjëndej varri, por ishte viti i parë i imi në këtë Mision në Vjenë dhe ardhja e tij, mund të them se ishte nxitje dhe pastaj unë e mora punën, kuptohet me veprimtarët e Misionit dhe ndër ta duhet patjetër të kujtoj dhe të falënderfoj z. Pjetër Logorecin dhe Kastriot Dedën. Ky i pari  dha një ndihmë të veçantë, sidomos me gjetjen e t’hollave/parave për bartjën e eshtrave, të cilën e bëri Institucioni i Kulturës dhe Shkencës pranë Ministrisë Austriake.”

Dom Damjan Kurti – Famullitar i Durrësit: ”Âsht shumë me randësi, që 100 vjet nuk e kemi dijtë ku e ka vorrin Nikollë Kaçorri. E kemi dijtë se patrioti ka vdekë i ri – 55 vjeç, që e kanë vorrosë po, po vendin jo! E këtu ka lujt n’i rol shumë pozitiv Dom Pren Kola: ky me lidhjet e veta, me Bashkësinë e Vjenës, me pyetjet që ua ka bâ atyne, ata i kishin pasë skicat e 1917-tës se: ”Më 1917-tën ka vdekë Imzot Nikollë Kaçorri  në Vjenë dhe aty në vorrezat e Vjenës âsht vorrosë!” Edhe Dom Pren Kola e gjeti vorrin e tij edhe na mundësoj që, me patriottët tjerë që jetojnë në Vjenë, ti marrin eshtnat e tij dhe ia pruen këtu, dhe ai tash pushon në Kishën e vet ku ka punue 30 vjet, aty i pret t’ngjallnit e të vdekunve.”

Çdo aksion që mund të marrin xhonturqit kundër shkrimit shqip  e alfabetit latin në Krujë, do të ishte i pasuksesëshëm.

Imzot Rrok Mirëdita, Arqipeshkv i Arqipeshkvisë Durrës-Tiranë: ”Nikollë Kaçorri qëndron në themelet e Shtetit Shqiptar me të gjitha kuptimet e fjalës kremerin.

Se pari, se ka pasë bindjen se shqiptarët nuk munden të prisnin më  për t’u çliruar nga sundimi i gjatë otoman, dhe kjo bindje e ka shtyr të angazhohet për të përgatitë mendërisht, kulturalisht dhe politikisht popullin shqiptar për Shpalljen e Pavarësisë.Së dyti, sepse priti në Durrës delegacionin që ishte nisur nga Triesta për të Shpallur Pavarësinë e Shqipërisë se Mosmvarne. Dhe pasi bëhet Shpallja e Pavarësisë vihej në pasiguri ndodhja e tij dhe e këtij qyteti, përshkak të pretendimeve të armiqëve për ta sulmuar këtë qytet, bëjnë sigurimin e këtij delegacioni drejt Vlorës.Së treti, sepse në Vlorë, jo vetëm se vuri firmën/nënshkrimin përskajt të Ismail Qemalit por ishte ndër personat e parë  që valviten për herë të parë Flamurin e Shqipërisë se Pamvarne, ku dhe u bë zëvendëskryeminstri i parë i Shtetit të Ri Shqiptar.”Dr.Sali Berisha, Kryeminstër i Shqipërisë: ”Nikollë Kaçorri u përket atyre burrave të cilët dhanë për këtë Komb dhe për këtë vend më shumë se kushdo tjetër, për lirinë, mëvetësinë, dinjitetin e tyre.Nikollë Kaçorrit shndërroi dioçezën e ti, jo vetëm në një Kështjellë të besimit të Krishtit e të Zotit, por në një Kështjellë të besimit të pathyeshëm tek Flamuri dhe Shqipëria. Por, porosia e Krishtit tek Nikollë Kaçorri ishte: ”JEPI SHQIPËRISË ATË QË I TAKON!”Dhe, ky Burrë i Madh i dha Shqipërisë, i dha Flamurin, atë që i takon, ja se pse:Në Mbledhjen e Parë të themelimit të Pavarësisë, etërit e saj, me unanimitet të plotë, do t’përcaktonin, do të zgjidhnin Nikollë Kaçorri si Zëvendëskryeministrin e Parë të Qeverisë së Parë të Shtetit të Parë Shqiptar. Ky ka qenë arqitekti i kësaj Pavarësie!”Don Damjan Kurti – Famullitar i Durrësit: ”Né jemi krenarë që Nikollë Kaçorri, popullit të vet ia drejtoi rrugën, rrugën e Pavarësisë, edhe me të vërtetë, pasi e tregoj këtë rrugë edhe né do të ndjekim, sepse Nikollë Kaçorri ishte njeri i madh, e meriton këtë nderim: sot po rivarroset në Kishën e Tij Nikollë Kaçorri – njeriu të cilin e ka edukuar kombëtarisht Lura e tij, vendi i tij, e kahdo që ka shkue, ka jetue me zemër të pastër, me shpirtësinë e tij, duke e nderue popullin e ve , edhe për Shpalljen e Pavarësisë ka pasë merita të mëdha, për këtë arësye né sot, po e nderojmë njeriun tonë Nikollë Kaçorrin.”Imzot Nikollë Kaçorri, biri i Krej Lurës, biri i një nëne muslimane e i një babai katolik, u bë biri i Kishës katolike. Ky Lis i Madh, në të cilin ranë shumë stuhi, ky shqiptar i kulluar, u bë shkamb dhe burrë i Lartë i Shtetit, u bë ndër viganët, autorët dhe themeltarët e Shtetit të Parë Shqiptar – që nga i Madhi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu e këndej.Ai ishte i pranishëm në të gjitha ngjarjet e rëndësishme kulturoret ë Kombit tonë, prandaj me të drejtë mund të themi se jeta dhe krejt aktiviteti i tij janë shëmbull i veqantë se si duhet të  qëndrojmë besnik idealit tonë njerëzor dhe kombëtar.

 ***

P  Ë  R   F  U  N  D  I  M     

       Njeriun e bëjnë të madh, të njohur e të pavdekshëm, veprat e tija. Ai e bën të Madh e të njohur popullin dhe vendin e tij. Trupi, sado i fortë, i bukur dhe i shëndoshë të jetë, prapëseprapë një ditë tokë do të bëhet. Mendimi, po të jetë i dobët, nuk i duket ndikimi edhe kur njeriu është i gjallë, po të jetë i fortë – mendimi mbetet gjallë edhe pas vdekjes së tij. Jeta e njeriut i ngjanë anijes kozmike, ku prej pikënisjes çdo gjë shenohet e në fund ai shënim lexohet. Mendja dhe mendimet e njeriut i ngjajnë  parashutës se aeroplanit, e cila, përderisa rri e mbyllur  nuk shëben për asgjë, e pasi të hapet – ta shpëton jetën.  Pata  privilegjin e madh, që këtë herë të shkruaj për një bashkëkombas, i cili, në radhë të parë, me të arriturat e tij, me veprimtarinë e vet intelektuale e kombëtare, me inteligjencë të lartë, me punët dhe veprat e tij dallon për shumcka nga të tjerët, nga se angazhimi i tij veqanërisht   veprimtaria e dënjë për Çështjen Kombëtare, e bëjnë që vërtetë të është i veqantë. Ky është Imzot Nikollë Koçorri, bir i një nëne muslimane e një babai katolik, që kurrë nuk bëri dallime ndërfetare. Ideali i tij ishte Feja, Flamuri dhe Atdheu i lirë. *Historianët dhe studijuesit Kosovarë e kanë një obligesë/borxh të veçantë: të merren më seriozisht me studimin dhe shkrimin e mirëfillët për Imzot  Nikollë Kaçorrin, në mos jo për të tjerat – së paku për këtë të vërtete të madhe historike:Në vitin 1910, përshkak të veprimtarisë se tija, Nikollë Kaçorri arrestohet. Shkaku i arrestimit ishte së gjëja ”… në arkën/sëndekun e Ipeshkvisë që shkonte për në Delfinisht’, po dërgoheshin armë.” Ata i gjeten atje një letër të këtij Burri të Madh, këtij atdhetari e patrioti, të këtij dashamirësi të popullit të vet shqiptar, pa dallim feje a konfesioni, në të cilën letër ky vet kishte shkruar: “RROFSHIN KOSOVARËT!” Kjo ishte akuza kryesore që i ngarkohej që ishte shumë i lidhur me kreret e Kryengritjes në Kosovë dhe atë frymë të Kryengritjes donte ta shpërndante në Durrës dhe në Malësinë e mbishkodrës.

Është madhështore për një popull të vogël, kur nga gjiri i tij dalin njerëz, poashtu të vegjël, por bashkë me kohën  bëhen të mëdhenj  e të njohur dhe popullit e vet e bëjnë të madh e të njohur.Historia e njerëzimit na ka treguar gjithmonë se hapat e mëdhenj i kanë bërë njerëzit e mëdhenj, që vendin e vet e kanë çuar përpara.Në kujtesën e paharruar të një populli mbetët vetëm ai njeri i cili atij populli i ka bërë të mira dhe ai popull e ka dashur.

***

Filed Under: Histori Tagged With: Imzot Nikolle Kacorri, Ismet Hasani

KADELIZMI NË PD, PARLAMENT DHE SHOQËRI

November 1, 2013 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Ne Foto: Gjovalin Kadeli me ish Kryeministrin dhe Kryetarin e PD, dr. Sali Berisha/

Merkatoja në Parlamentin e Shqipërisë e bëri deputetin e PD Gjovalin Kadeli të shitej rishtas. Është e treta shitje rradhazi. Brenda disa muajsh, ai kaloi nga deputet i PS, tek PD dhe tani tek LSI. Për këto lëvizje kaq energjike sa majtas djathtas e prapë majtas, Kadeli përbën prototipin e trafikut të deputetëve – ose ndryshe fenomenin e kadelizmit, i cili ka depërtuar në çdo qelizë të jetës shqiptare, duke filluar nga PD, Parlamenti dhe shoqëria, që është shit-blerja pa asnjë moral, vetëm me qëllim përfitimi personal.
E nisim nga PD – e cila u dënua nga verdikti i sovranit më 23 qershor sepse e aplikoi pa asnjë limit fenomenin e kadelizmit. Kopje si Kadeli, PD ka të paktën disa deputetë, që përfaqësojnë kahe të ndryshme politike, por e kanë fituar karriken e deputetit me votuesin e PD. Kastriot Islami është një tjetër syresh. Nard Ndoka po ashtu. Koncentruar tek numri dhe aspak tek vlerat, nga PD e 22 marsit 1992 nuk ka mbetur më asnjë shenjë. Tani ka filluar të përjetojë të tatëpjetën, konsekuencat dhe pasojat e makiavelizmit vulgar, se për hir të pushtetit nuk ka asnjë ligj dhe parim që e ndalon. PD jo vetëm që nuk blen më dot deputetë, por as nuk është në gjendje që t’i mbajë as ata që ka blerë dhe as të vetët, sepse merkatoja ka rënë fare, deri aty sa PD nuk e preferon më as skota Kadeli. Degradim, deklin, disfatë quaje si të duash. Pa ideale dhe me fuqi blerëse zero, sepse PD tani s’ka më kolltukë, s’ka më tendera, s’ka më as kredibilitet, s’ka më miq, s’ka më asgjë. Edhe nga këta 40 deputetë që ka de jure, shumica janë pa asnjë lloj kontributi, veç të katapultuar nga ish-lideri historik, të cilit klanet brenda PD-së ia llogarisin edhe blerjen e Kadelit. Edhe Kadeli vetë ashtu thotë për gazetat. „Kisha kontratë me Berishën“! Gallatë e madhe! 
Kadeli nga një ish-deputet mediokër, tashmë është kthyer në një figurë interesante për kryetitujt dhe faqet e para të gazetave e lajmeve të televizioneve të Tiranës. Në fakt, ky është modeli bruto i deputetit të parlamentit të Shqipërisë. Që gdhihet majtas e ngryset djathtas, e pastaj mesnata e gjen në një tjetër parti. Kadeli po përrallis se largimi i tij nga PD tek LSI është kthim në origjinë. Tani problem është origjina e PD-së. Një gjë është e sigurt, se PD e sotme nuk ka lidhje me PD e para 23 viteve, kur populli i besonte dhe kur rreth saj afroheshin figura dhe njerëz me vlera, si Pjetër Arbnori me shokë. PD e sodit e ka kredibilitetin e Kadelit. 
Ndërkohë largimi i Kadelit, i ka kthyer në shurdh-memecë, ata që u tradhtuan më së fundmi prej tij. Heshti edhe ai që e bëri për vete Kadelin përpara disa muajsh. Vetëm kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se „Kadeli iku për interesa vetjake, por nuk e dëmton PDnë“! Nuk ka deklaratë më qesharake se kjo. Ndërsa të tjerët në PD menduan se mbrojtja më e mirë për t’ia bërë vetes së tyre nga Afera Kadeli është rritja e agresivitetit të deklaratave kundër maxhorancës. Berishës i takonte të parit që të bënte një koment. Sepse ai i ka shumë qejf komentet. Kujtoni se me çfarë triumfalizmi folklorik ish-kryeministri do të shpallte deri në Facebook fitoren e votës së blerë të Kadelit. Ja çfarë prodhoi largpamësia e liderit historik. Shiheni vetë se si Kadeli fluturoi nga ish-blerësi tek blerësi i ri dhe kadelizmi është kthyer në sindromën malinje të politikës dhe shoqërisë shqiptare.
Në muajin prill 2013 Sali Berisha ishte në ekstazë nga blerja e Kadelit, ndërsa tani në fundtetori 2013 hesht. Në fillim prilli Berisha ishte në apoteozë të retorikës, ndërsa tani rastin Kadeli e kalon në retiçensë të plotë. Po ku i shkoi ironia Berishës? Ku i vajtën kalamburet? Sepse largimi i Kadelit meriton një koment prej oratorisë së tij gjëmuese. Koment pritej edhe prej Jozefina Topallit, e cila na pozon rezëllitëse në Facebook nga një zyrë luksoze që posa ia ka dhuruar Ilir Meta. Me meritokraci padyshim! Se e çoi Shkodrën në humbje! Por opinioni publik dëshiron që t‘ia dëgjojë zërin se si zonja Topalli do ta komentojë trafikimin më të freskët të Kadelit, i cili sot është deputet i LSI, me votat e PD-së. E pra, flisni, ku shkoi elokuenca e lidërshipit të PD-së, ku mbetën shpotitë, talljet, rromuzet. Kllouniadat ku mbetën. Apo prapë në sulm për t’u mbrojtur, duke e përçunduar moton e njohur të gjeneralit dhe strategut ushtarak prusian Carl von Clausewitz sipas të cilit “Sulmi është Mbrojtja më e mirë” – “Der Angriff ist die beste Verteidigung.” Carl von Clausawitz ishte shefi i shtabit në luftrat Franko-Prusiane kundër Napoleonit deri në betejën përfundimtare të Waterlosë. Teoria e tij e luftës mbështetej në një moral të pastër, por ajo u shfrytëzua si nga marksistë leninistët deri tek akademitë ushtarake sovjetike. Në kuptimin e von Clausewitz, mbrojtja më e mirë bëhet përmes sulmit, por jo si metodologji ortodokse për t’i dezertuar së vërtetës. Ashtu si vepron sot opozita. Së cilës nuk i skuqet më faqja për asgjë.

Këto ditë Presidenti Obama paraqiti shefin e ri të FBI-së. Në mbi 100 vite histori, Jim Comey është shefi i shtatë i Byrosë Federale Investigative. Në takimin prezantues Obama tha se: “Besnikëria, Trimëria dhe Integriteti që është Motoja e këtij institucioni kaq të rëndësishëm për sigurinë e vendit, ndërkohë që Jim Comey, lideri i ri i saj i jeton në çdo moment të ditës principet e përmendura në moton më lart”.
E pra, në fjalorin e politikës shqiptare nuk ekzistojnë më fjalët, “kompetencë”, “aftësi”, “meritokraci”,”talent”, “besnikëri”, “ndershmëri”, “integritet”. Këto fjalë politika i ka hequr edhe nga falori i gjuhës shqipe, duke ushtruar ndikimin fuqishëm që këto fjalë t’i harrojë se ekzistojnë edhe vetë shqoëria shqiptare e cila po ashtu është infektuar nga kadelizmi. Por kësisoj nuk mund të vazhdohet më. Kadelizmi duhet të izolohet në karantinë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Elida Buçpapaj, kadelizimi i Parlamentit, PD

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5105
  • 5106
  • 5107
  • 5108
  • 5109
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT