• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

McCain: Nëse Kongresi voton kundër ndërhyrjes në Siri, pasoja katastrofike

September 2, 2013 by dgreca

Dy senatorë me ndikim në Kongresin amerikan thanë të hënën mbrëma se Presidenti Obama po harton një plan serioz për të fuqizuar opozitën siriane dhe për të ndihmuar në rrëzimin e Bashar al-Assadit nga pushteti.
Senatorët John McCain dhe Lindsey Graham i bënë komentet për gazetarët pas një takimi me dyer të mbyllura mbi Sirinë me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë.
Senatori McCain tha se nëse Kongresi voton kundër propozimit të Presidentit Barack Obama për përdorimin e forcës ushtarake në Siri, kjo do të ishte me pasoja katastrofike.
“Nëse Kongresi e hedh poshtë  një rezolutë të tillë, në një kohë kur Presidenti Obama ka shprehur angazhimin për të ndërmarrë veprime, pasojat do të ishin shkatërrimtare,” tha senatori.
Senatori McCain, tha se ishte i inkurajuar nga takimi, por shtoi
se administratës i mbetet ende shumë për të bërë për të siguruar miratimin e rezolutës.

LIGJVËNËSIT, TË NDARË LIDHUR ME SIRINË

Ligjvënësit amerikanë thonë se janë larg arritjes së një qëndrimi unik lidhur me përgjigjen amerikane kundër qeverisë siriane. Dje ata bënë komente pasi u informuan nga zyrtarë të administratës Obama mbi situatën në Siri:
Kongresi nuk rifillon punimet deri më 9 shtator, kur mbaron sezoni i pushimeve. Por disa dhjetëra ligjvënës erdhën në Uashington për të marrë pjesë në sesionin e informimit në Kapitol, ku zyrtarë të administratës paraqitën argumentat e tyre për sulm ushtarak kundër Sirisë.
Më pas, disa ligjvënës thanë se ishin të bindur se regjimi sirian kishte përdorur armë kimike. Por ligjvënës si demokratja Janice Hahn u shprehën se ende ka pikëpyetje të shumta:
“A është kjo aryse për të hapur luftë? Cilat janë objektivat e luftës? Çfarë autoriteti po i japim Presidentit në këtë rast?”
Zonja Hahn thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të veprojnë të vetme:
“Ku është komuniteti ndërkombëtar nëse sulmi me armë kimike është një akt aq revoltues, nëse ky është një akt i urryer për të gjithë?”
Ligjvënësi republikan Scott Rigell vlerësoi vendimin e Presidentit për të kërkuar miratimin e Kongresit, por tha se për momentin ai do të votojë kundër autorizimit:
“Përgjigja ime do të jetë “Jo” sepse ende e kam të paqartë se cili është synimi përfundimtar, çfarë misioni synojmë të përmbushim”.
Kishte edhe të tjerë, si ligjvënësi demokrat Sandy Levin, i cili mbështet ndërhyrjen ushtarake kundër Sirisë:
“Kam besim se anëtarët e Kongresit do të japin miratimin për veprim. Nëse nuk veprojmë, dërgojmë mesazhin e gabuar”, tha zoti Levin.
Të shtunën, Presidenti Barak Obama tha se nuk ka nevojë për leje nga Kongresi për të dhënë urdhër për sulm, por e mendon të vlefshëm mbështetjen e përfaqësuesve legjislativë në Kongres.
Para sesionit informues dje, Sekretari i Shtetit John Kerry dha intervista për rrjete të ndryshme televizive për të prezantuar të dhënat që kishte zbuluar administrata lidhur me sulmet kundër civilëve pranë Damaskut.
“Mostra flokësh dhe gjaku nga individë të ekipeve të ndihmës së shpejtë që shkuan të parët në skenën e ngjarjes në lindje të Damaskut, rezultuan pozitive për gjurmë gazi sarin”.
Në komentet për emisionin Fox News Sekretari i Shtetit i doli në mbrojtje vendimit të Presidentit Obama për të kërkuar miratimin e Kongresit për veprim.
“Nuk humbim gjë, vetëm fitojmë. Ajo që fitojmë është legjitimiteti i një përgjigjeje të njëzëshme të Kongresit; Presidenti dhe Kongresi me një përgjigje të përbashkët pasi procesi ynë demokratik ka funksionuar si duhet”.
Zoti Kerry tha se pasiviteti amerikan do të interpretohej sikur po lejohej të kalonte pa ndëshkuar një diktator i paskrupullt, i cili mund të vazhdojë të vrasë popullin e tij me gaz helmues.(VOA)

Filed Under: Komente Tagged With: McCain, Obamen ne Siri, per te mbeshtet, thirrje kongresit

Presidenti Nishani në stërvitjen e përbashkët Shqiptaro-britanike “Luani Shqiptar 2013”

September 2, 2013 by dgreca

Sic njoftohet ne faqen elektronike te presidences shqiptare, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani udhëtoi te henen me 2 shtator drejt Gjirit të Vlorës, ku mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar të Stërvitjes duke ndjekur nga afër stërvitjen e përbashkët “Luani Shqiptar 2013” në det të hapur në Adriatik.

Gjatë kësaj vizite, Komandanti i Task Grupit të Stërvitjes Commodore McAlpine u prezantoi të pranishmëve programin e stërvitjes dhe aftësitë luftarake të komandës britanike që përmbledh operacionet e Evakuimit jo-Luftarak, veprime të përbashkëta me Forcat e Armatosura shqiptare në ushtrime të sulmit detar, operacione kërkim – shpëtimi, stërvitje e qitje luftarake me armë të lehta. Presidenti ndoqi nga afër edhe një demonstrim të veprimeve amfibe në kuadër të kësaj stërvitje.

Presidenti Nishani në përshëndetjen e tij drejtuar komandove pjesëmarrës në stërvitjen “Luani Shqiptar 2013”, dhe gjithë të pranishmëve, përgëzoi fillimisht organizatorët dhe pjesëmarrësit në stërvitje për suksesin e saj. Ai u shpreh se veprimet e përbashkëta “farkëtojnë standarde më të larta profesionale, aq të dëshiruara për ushtarakët tanë, sidomos sot që jemi pjesë e pandarë e Aleancës së NATO-s.”

Duke iu adresuar situatës së trazuar në rajonin e Mesdheut Lindor, Lindjes së Mesme, e më gjerë, nga kriza Siriane, Ai theksoi se këto “janë sfida e radhës që duhet të përballojmë së bashku. Megjithëse jetojmë në një kohë të turbullt, ne kemi ide të qarta dhe vullnet të përbashkët”. “Jemi bashkë, përkrah njëri-tjetrit në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta.” – nënvizoi Kreu i Shtetit.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti Nishani u takua edhe me personelin ushtarak shqiptar, që ndodhej në bordin e anijes “HMS Illustrious” si pjesë e stërvitjes së përbashkët.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Luani shqiptar 2013, ne sterviutjen, presidenti Nishani, shqiptaro-britanike

Ismail Kadare: Duan të na shkëpusin nga Evropa

September 2, 2013 by dgreca

Ismail Kadare nuk pajtohet që kombi ynë është me fat të munguar dhe të hidhur. Ai e quan kombin shqiptar si fitimtar që sot zë rrënjë të vjetra në Evropë, e nuk është radhitur në mesin e maratonës së popujve e kombeve që u dorëzuan e u zhdukën nga faqja e dheut.

Ismail Kadare, autori më i madh i letrave shqipe thotë se të gjitha kombet kanë humbje dhe nuk është e vërtetë që nuk janë të pavdekshme. Kombet vdesin, por të gjallë si shqiptarët duhet të ndihen krenarë, thotë Kadare.

Fituesi i dy çmimeve prestigjioze letrare “Man Booker Prize” dhe “Prince of Astoria” të hënën në mbrëmje ka marrë çmimin ndërkombëtar “Ali Podrimja”, çmim ky i ndarë nga Universiteti AAB në nder të figurave që i dhanë kontribut madhor letrave dhe kulturës shqiptare.

“Që kombi shqiptar është gjeografikisht në Evropë, ky është fakt. Kjo nuk ka të bëjë me mburrje apo me luks. Ne i ngjajmë Evropës ndoshta si pikënisje me ashpërsi, e ndoshta do të përfundojë me butësi”, thotë Kadare, kur merr çmimin e kujton bisedat e vjetra me dy miqtë e tij që sot nuk janë dhe kanë braktisur atë, Ali Podrimën e Azem Shkrelin.

Vetë Kadare do të donte që këtë çmim mos ta pranonte kurrë në jetën e tij. “Jam i prekur thellësisht, sepse ikja e parakohshme e Ali Podrimës ma jep mua këtë çmim. Kjo festë nuk do të ndodhte po të ishte ai gjallë, dhe unë nuk do ta merrja çmimin. Ky titull ka burim një hidhërim, humbjen e një miku tim të shtrenjtë”, shton Kadare./ZERI

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: duan t'na, Evropa, Ismail Kadare, shkepusin

Kosove- Hiqet stema nga fletëvotimi, abstenon kryetarja Daka

September 2, 2013 by dgreca

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë votoi për heqjen e stemës së Republikës së Kosovës nga fleta e votimit për zgjedhjet e 3 nëntorit. /

Propozimin e solli anëtari serb i KQZ-së, Goran Zdravkoviç, i cili po kështu propozoi edhe ndryshimin e përmbajtjes së dokumenteve të tjera, si libri i nënshkrimeve, listën e kandidatëve të subjekteve politike, formën e konfirmimit të kandidatëve, etj.
Votimi i këtyre dokumenteve nxiti reagimin e ashpër të dy anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje dhe Fadil Maloku nga Aleanca Kosova e Re, të cilët u shprehën kundër propozimit duke thënë se ky është një vendim i kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç.
Anëtarët e tjerë të KQZ-së nga radhët e LDK-së dhe PDK-së i kanë përkrahur. Ajo që befasoi ishte kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, e cila në të gjitha votimet ka abstenuar. Për këtë ajo u kritikua nga anëtari i PDK-së, i cili e quajti votën abstenim si të papërgjegjshme.
Pas përfundimit të mbledhjes, kryetarja e KQZ-së Daka ka thënë se ka abstenuar sepse nuk është pjesë e marrëveshjes politike në Bruksel, duke lënë të kuptohet se vendimi për heqjen e stemës, sikurse të tjerat janë vendime politike.
Ajo ka shtuar se, si kryetare e KQZ-së është pjesë e gjyqësorit dhe nuk i takon të përzihet në marrëveshje që i bëjnë partitë politike.

Filed Under: Kronike Tagged With: hiqet Logo, Kosove, nga Fleta e Votimit

Historia e Vlorës në syrin e një të huaji

September 2, 2013 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*/

Një material interesantë mbartet tek enciklopedia italiane e vitit ‘37. Bëhet fjalë për një nga qytetet jugore të vendit . R. A. , A. Per thotë  kështu për qytetin jugor buzë detit: Valona (ne shqip. Vlorë, greqisht   Αὔλων , në italisht  – Vallona ).

-Qyteti i jugut te Shqipërisë, rreth 3 km  nga bregu lindor  i gjirit  me të njëjtin titull , në rrëzë të kodrës së Topana ( 124 m  ), të mbuluara me ullinj e  pemët e bukura , e cila formon një kala natyrore.

Qytet i zhvilluar në vend të Aulona klasike , e cila gjithashtu qëndronte në veri , në kordonin që ndan lagunën nga deti i Nartës .

Vlora , që ne fillim të shek . XX kishte vetëm 2200 banorë.  Ajo tani ka rreth 9.500 ( 9.106 (koha e regjistrimit viti 1930  ) , nga të cilat dy të tretat myslimane ,pjesa tjetër greko- ortodokse dhe një grup i vogël i hebrenjve .

Ajo ka një shesh të  madh është shumë e gjallë në ditët e tregut,  në kohën  pazarit pazarit, dy xhamive dhe madje edhe sot ka shumë ndërtesa moderne publike.

Ajo është e pajisur me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i madh .

Kodrat përreth janë mbjellë me pemë ulliri dhe bajame dhe gjithashtu pemë të tjera frutore . Industritë më aktivë në qytet janë ajo e vajit,nxjerrjen e kripës nga laguna  e Nartës dhe prodhimin e  enë balteve.

Dy rrugët lidhë qytetin me luginën e Voiussa , dhe një bulevard i  gjerë e lidh atë tek aeroporti në gji .

Kjo është e formuar nga dy kalatave më konkrete, e gjatë 180 m .  Për minierat e kompanisë Selenizza, me 8 metra në pjesën e poshtme , dhe një të qeverisë shqiptare , prej 140 m. me një gjatësi prej 4.5 m  ku  ankorohen në fund .

Në këtë skelë është termocentrali i ri .

Në veri të kësaj pike , në Krionerò , është një burim i shkëlqyer .

Një fanar në Punta.

Lëvizja e portit është dhënë mbi të gjitha nga eksporti i vajit , jo shumë larg nga minierat e  bitumi Senelizza, dhe të naftës : në Vlorë është kryesuar nga një tubacion.

Një kabllo telegrafi lidh aeroportin me Otranto .

Në port janë pjesë e linjave të rregullta me vela  itineraret me Brindizi , Sarandë , Korfuz dhe Durrës.

Vlora është  kryeqyteti i një krahine ,që ka një sipërfaqe prej 1360 km katrore  me 53.500 banorë .

Gjiri i Vlorës është i rrethuar nga brigjet e sheshtë , me thellësi të vogla, ndërsa është mbyllur nga shpatet e Malit  Lungara  dhe gadishulli me pikën në  lartësi  840 m . )

Gjiu , si dhe portin e Vlorës , gjithashtu ofron strehim  në jug- perëndim , më saktë i  quajtur gjiri i  Dukatit , dhe i mbrojtur nga të gjitha erërat , kjo është shumë më e përshtatshme për gjirin e Vlorës për ankora të gjata . Anijet e vogla mund të gjejnë strehim edhe në  strehimin e Pasha Liman .

Historia

– Në ndarjen e Perandorisë Romake në fund të shek . IV Vlora , që i përkiste  rrethit të Epirit , erdhi nën qeverinë e bizantine që mbahet në posedim pothuajse vazhdimisht deri në fund të shekullit. XI .

Ajo u pushtua në vitin 1080 nga Robert Guiscard i cili e bëri atë bazën e operacioneve ushtarake kundër bizantinëve për pushtimin e Gadishullit Ballkanik , në të cilën ai nguli sytë pas pushtimit të Italisë jugore .

Kompania , nëpërmjet ndërhyrjes së Venedikut në favor të perandorisë , dështoi  dhe në 1085 bizantinët e rifitojnë  Vlorën , por me ekspeditën e tij, Roberto ka theksuar nevojën që është mjeshtër i Italisë jugore , që të ketë një pikëmbështetje në bregdetin lindor të Adriatikut për të siguruar mbrojtjen e vendit, dhe u  tregoi pasuesve të tij rrugën e zgjerimit në Lindje.

Perandoria Bizantine , si rezultat i pushtimit latin i Konstandinopojës ( 1204 ) , Vlora ishte pjesë e despotit të Epirit përbëhet nga Michael Engjëllor Comnenus . Në vitin 1259 ajo u dorëzua së bashku me Kaninën , Beratin , Durrësin për Manfred , mbret i Siçilisë , si prikë e Elena Angelus Comnenus  me të cilin ai u martua .

Ajo u pushtua nga perandorët bizantine në 1314 nga Ganzas Dhimitri i cili u bë guvernator . Djali i tij dhe pasuesi mori një qëndrim të pavarur nga Bizanti dhe mori titullin e Zotit , Spinarza të Vlorës , Kaninës dhe Berat , por në 1337 ai u rrëzua nga serbët të cilët , nën drejtimin e Stefan Dušan , duke zënë të gjithë Epirit.

Në vdekjen e Dušan ( 1356 ) , Vlora dhe Kanina formuar një despot i cili i përkiste në vitet  1356-1371 , Aleksandër Giorić , 1371-1372 , në Giuragj Iliiće  atëherë Cedda balsa dhe Musacci .

Vlora në vitin  1414 ra në duart e osmanëve. Gjatë luftës kundër turqve udhëhequr nga Skënderbeu dhe pas vdekjes së tij ,venedikasit pushtuan Vlorën disa herë , por gjithmonë për një kohë të shkurtër .Nga vitet 1691-1912 sundimi osman i Vlorës nuk kishte asnjë ndërprerje për qytetin, për konvertimit e vendasve në  Islamin dhe  në ndërtimin e xhamive ,ku qyteti  mori pamjen e qytetit turk.

Gjatë luftës ballkanike , në dhjetor 1912, Vlora u bombardua nga flota greke.

Në Vlorë u formua një qeveri provizore nën kryesinë e Ismail Qemal Vlorës. Më 10 prill 1913, Ismail   i dha kompetenca për Komisionin Ndërkombëtar të caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve me detyrën e përcaktimit të kufijve dhe të hartojë statutin e shtetit të ri .

Është mbajtur seanca e saj në Vlorë  dhe sundoi vendin deri në ardhjen e Princit Ëilliam Vidit . Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore , Princi i Vidi ka  braktisur tokën shqiptare  dhe  Italia e pushtoi (në 28 dhjetor 1914) Vlora e cila  më vonë u bë një bazë e rëndësishme për operacionet ushtarake në Gadishullin Ballkanik .

Në negociatat e paqes që pasuan fitoren e aleatëve, Italia erdhi për të njohur pushtimin e Vlorës , por në gusht 1920 me marrëveshjen e Tiranës ,Vlore -Shqipëri duke e mbajtur atë të kthehet vetëm  me posedimin e ishullit të Sazanit .

*Msc. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdija, Historia e Vlores, ne syrin e nej te huaji

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5216
  • 5217
  • 5218
  • 5219
  • 5220
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT