• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KISHA E PËRMETIT, FOLËN DHE PANEPIROTËT E AMERIKËS

August 28, 2013 by dgreca

Duket se panepirotët e Amerikës nuk mund të heshtnin për ngjarjet në Kishën e Përmetit pas mllefit të Janullatosit, “kalit të Trojës të helenëve” në Tiranë, pasi ata kane nje jete qe punojne dhe enderrojne per Shqiperine e Jugut.

Në një deklaratë në faqen zyrtare, kjo organizatë e konsideron sulm brutal ndaj Kishës Ortodokse ndërhyrjen e përmbarimit më 16 Gusht për të nxjerrë prej ambienteve të Pallatit të Kulturës klerikët dhe objektet e shenjta të kishës.

Sipas  Federatës së minoriteteve greke në Amerikë, sulmi është kryer nga banditë mercenarë të punësuar nga qeveria e kryeminsitrit Sali Berisha, të cilët thyen ikonat e shenjta dhe kryqet, dhe kanë sulmuar besimtarët që u përpoqën për të mbrojtur Kishën e vetme Ortodokse në këtë qytet.

“Sulmi ndaj Kishës së Virgjëreshës, në mëngjes pas ditës së festës, ringjalli kujtimet e këqija të përpjekjeve të fundit nga qeveria në largim e kryeministrit Sali Berisha, duke ngacmuar dhe trembur minoritet ortodokse  greke të Shqipërisë”, tha Presidenti i RFO, Dhimitrios Koutoulas.

“Sjellja ekstreme e autoriteteve komunale në Përmet, është bërë me mbështetjen e qeverisë Berisha, ajo ishte e papërgjegjshme për një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.”

Koutoulas i bëri thirrje administratës së presidentit Obama dhe Kongresit të SHBA të nxisi qeverinë shqiptare për t’u kthyer kishën e Përmetit të krishterëve ortodoksë, të cilën e nderojnë dhe që e kanë ndërtuar paraardhësit e tyre.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: kisha e permetit, Panepirotet e Amerikes

Migjeni dhe Dr.Lazër Radi

August 28, 2013 by dgreca

Meditime rreth librit “Një verë me Migjenin” me autor Dr.Lazër Radin./

Autori i librit është ndër të rrallët që e ka takuar Migjenin dhe po ashtu është i pari që njoftoi në shtypin shqiptar për vdekjen e Poetit, i lajmëruar nga motra e tij, dhe mbetet ndër të parët miq të tij që shkroi një esse mbi jetën dhe veprën e Poetit, pak ditë mbas vdekjes së tij… /

Vepra e tij le të jetë monumenti i tij dhe mirënjohja e Kombit kundrejt Poetit që vdiq në të 27-tën pranverë do të shkruante Dr.Lazer Radi në gazetën “Drita”, më 9 shtator, 1938/

 Nga Keze Kozeta Zylo/

Sa pak e dinë që me Migjenin, me këtë emër të madh, Dr.Lazër Radi ka jetuar një verë së bashku në Pukë.E lexoj dhe e rilexoj librin me kujtime dhe shënime të autorit Radi rreth Migjenit dhe mornica drithërimi më kalojnë në trup për mohimin dhe dhunën që është ushtruar karshi figurës së shquar poliederike të Kombit Dr.Lazër Radit.  Libri u botua siç thotë dhe i biri i profesor Lazërit, poeti i talentuar Jozefi, ndërkohë që autori po shkonte drejt pleqërisë së thellë, i lodhur, i dërmuar, i sëmurë… Nga lartësitë e 83 viteve…I ndëshkuar me të gjitha mjetet e dhunës, i lënë në heshtje, i pavlerësuar as në kufijtë e mirënjohjes, i burgosur dhe internuar për mbi 50 vite, autori solli pranë nesh librin me kujtime për Migjenin, një ndër librat e rralla me vlera të padiskutueshme për artin dhe historinë.

Fati e deshi që ai të takohej me të në verën e vitit 1936 , në qytezën malore të Pukës, pikërisht në atë vit më kulmor të krijimtarisë së tij.

Lazër Radi shkonte shpesh në orët e mësimit, diskutonte me të me orë të tëra, edhe pse Migjeni ishte një natyrë e tërhequr, qëndronte larg stuhive të fjalëve të rëndomta, ngase ai ishte me një kulturë të jashtëzakonshme në krahasim me moshatarët e tij.

Edhe pse e quante vetminë të shenjtë,

“sancta solitudo”, ai ishte shumë i shoqërueshëm dhe tejet njerëzor.

Dhe duke vazhduar leximin më tej të autorit Radi, dhimbja bëhet dhe më e thellë, plaga lë vraga, por unë do të vazhdojë komentin tim ashtu siç e kam ndjerë këtë libër me kujtime, ngase dhimbja thotë shkrimtari nuk mund të riparojë asgjë, aq më pak kohën, që mbetet e pamëshirshme për të gjithë, për rrjedhojë pak më shumë për Dr.Radin!…

Dr.Lazër Radi nuk jetoi vetëm një verë me Migjenin, por ai i vazhdoi dhe më vonë letërkëmbimet me të, ashtu siç bëjnë njerëzit me botë të pasur dhe zemër të madhe, krejt e kundërta ndodh me vdekëtarët…

Por këtë korrespodencë e dogjën raprezaljet, arrestimet e sigurimit ngase vëllai i prof.Radit, Baltoja ishte terrorizuar pas bombës së hedhur në ambasadën sovjetike, ndërkohë shkrimtari ishte në burg.

A mund të ketë lexues njeri që të mos tronditet nga këto ngjarje drithëruese, dhe bashkë me kujtimet që sjell autori shpresoj që të tronditet nga themelet jo vetëm historia, por dhe historia e artit dhe e letërsisë për shtrembërimet, mohimet që kanë sjellë ndër ne lexuesit…

Autori shpesh pohon se i ngazëllehej shpirti dhe kënaqej si fëmijë kur dëgjonte vetë nga goja e Migjenit vargjet që ai krijonte.  I gjithë libri të përpin të tërën dhe të magjeps nga mënyra se se i ka përshkruar kujtimet me Migjenin.  Të mbeten në mendje bashkëbisedimet e ngrohta, diskutimet intelektuale, si dhe arti në vargje:

Krahët e zezë të një nate pafund/ e varrosën lagjen pranë/ dritë, jetë, gjallëri-askund/ vetëm erresirë e skam…”

Në punën e tij Migjeni do të shkruajë Dr.Radi përpiqej t’ju shmangej sa më shumë artificializmave dhe për këtë një ditë i kishte thënë:

Në poezinë “Parthënia e Parathanieve” vargun e fundit e kam pasë:  “ Alo perëndi ku je?!”  Kjo “alo” m’u duk si tepër moderne dhe artificiale dhe sikur nuk i kish hije një poezie shqiptare, e lashë ashtu thjesht: “Perëndi, ku je?”

Është e pamundur që vetëm me një shkrim të përmbledhësh kujtimet dhe mbresat e Prof.Radit me Migjenin, por unë shpresoj që një ditë mendjet e kthjellta intelektuale t’i rikthehen veprës së Migjenit dhe t’ju sjellin lexuesve të vërtetën historike, pa pasione dhe egoizma të shpifura.

Kur lexon në këtë liber pjesën “Migjeni dhe Naimi” si lexuese ndjen dashurinë dhe largpamësinë e dy shkrimtarëve intelektualë që dhe pse shumë të rinj në moshe, iu digjej shpirti për Kombin dhe kulturën.  Kështu ata më duken si dy rilindas, që kur gjenin kohë uleshin nën hijen e qershizave në Pukë dhe lexonin poezi nga Naimi si:

Dimër i madh me dëborë/ me të ftohtë e me ngricë/ e me gjithë ligësitë/ të la të mjerë e të gjorë/…

Në recitim e sipër Migjeni i thotë:  A e sheh Lazër se sa modern është Naimi, i drejtohet një luleje “Manushaqes” që simbolikisht asht Shqipnia.

Pa shiko lulet e tjera/ q’u çelë e u lulëzuan/ shih, pa shih ç’u zbukuruan, i ngjalli përsëri vera/…”

Migjeni adhuronte simbolikën naimiane, delikatesën e luleve dhe mendimet e rilindasve që mbeteshin aktuale.

Me ndjesi të rralla dhe me një vlerësim maksimal autori flet dhe për ditët e fundit me Migjenin dhe njëkohësisht ndryshimin që kishte ndjerë pas takimit me të.  Gjatë ditëve të tij në Shkodër autori përpiqej të gjente shitësen e qymyrit, lypësin në skaj të rrugës që shtrinte dorën për lëmoshë, Lulin e Vocërr mes fëmijësh, pothuajse i gjithë qyteti i dukej tashmë një libër i hapur i Migjenit.

Në pjesen e dytë shkrimtari Radi flet dhe për Migjenin jashtë kujtimeve të tij.

Shume impresionuese është në këto shënime dhe profecia e Koliqit për Migjenin i cili kishte botuar në atë kohë në revistën “ILLYRIA” poezinë Shpirtnet shtegtarë” .

Koliqi në Autodafen “Gjurmët e stinëve” thotë se Migjenin qysh fëmi Zanat tue e puthë i vunë zhigen e vet në ballë.

Migjeni vazhdimisht i dërgonte “Illyrisë” poezi të ndryshme kështu një ditë vazhdon autori do t’i dërgonte “Të lindet njeriu”.  Menjëherë sa i ra në dorë Karl Gurakuqit, thirri në redaksi Ernest Koliqin, Branko Merxhanin dhe Ismet Toton dhe ua lexoi poezinë.

Ata duke e lexuar në heshtje i vunë kurorën e dafinës në krye, kurorë që do t’i qendrojë përjetësisht në olimpin e letrave shqipe.

Në këtë libër të autorit Lazër Radi, ndjeva dhe preka dashurinë njerëzore, atë dashuri të rrallë dhe që është pjesë organike vetëm e kësaj race shkrimtarësh.

Në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh  shpresoj që libri i rrallë “Nje verë me Migjenin”me të vërteta të padiskutueshme nga Dr.Radi të kthjellojë mendjet e mbrapshta dhe t’ju heqë syzet miopëve te kulturës, duke e rivlerësuar dhe duke e vendosur atje ku e kanë vendin figurat e ndritura të Kombit.

 

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: keze, Migjeni dhe dr lazer radi, nje vere me Migjenin

KUSH ISHTE KAPIDANI QE VOZITI MID’HAT FRASHËRIN, HASAN DOSTI,ALI KËLCYRËN DREJT ITALISË në nëntor 1944?

August 28, 2013 by dgreca

Kapidani, siç e quanin mërgimtarët shqiptarë të Amerikës, edhe pse nuk e ushtrontë më detyrën e barketarit ketu ne emigrim-vazhdonte te thirrej kapidan, madje edhe ne ditepercjelljen e fundit, qe i beri diaspora shqiptare e Amerikes, keshtu u thirr. Ai quhej Sulejman Latifi. Emrin e tij, që nuk e kam ndeshur në letart shqipe, e gjeta rastësisht tek shfletojë shtypin e diapsorës së Amerikës. Ëshët ëbrë shkas vdekja e tij aksidentale, atak në zemër, që gazeta Shqiptari i Lirë, organ i Komitetit Shqipëria e Lirë, të botonte kronikën e kapidanit. Sulejman Latifi ishte mik i dr. Hamdi Uruçit dhe shkonte shpesh në shtëpinë e tij për miqësi. Aty ishte dhe atë natë të 3 tetorit 1962, kur ndodhi vdekja e tij. Kishin kaluar një natë të gëzuar dhe pasi kishin rënë për të fjetur, kapidan Latifi ka ndërruar jetë në gjumë, në të 3 të natës.”

Në njoftimin e gazetës”Shqiptari i Lirë” njoftohet shkurtazi:” Nga një atak zemre, më 3 tetor 1962, ndërroi jetë në gjumë, në shtëpinë e Dr. Hamdi Uruçi, ku ndodhesh mysafir atë natë, Kapidan Sulejman Latifi. I ndjeri ka qenë një nga mërgimtarët më të dashur dhe më të urtë. Ai ka drejtuar barkën në nëntor 1944, duke shpëtuar nga shpëtuar nga plumbi i tradhëtarëve komunistë një shumicë nacionalistësh shqiptarë që muarën atëherë rrugën e mërgimit për të vazhduar në dhe’ të huaj luftën për lirinë e Atdheut. N’atë barkë ndodheshin sa për të shënuar vetëm tre emra më në dukje:Mid’hat Frashëri, Ali Klissyra, Hasan Dosti. Kapidan Sulejmani ndahet pa pritmas nga ne, dhe ne që e njohëm e ndjejmë thellësisht boshllëkun që ka lënë në botën tonë. Ai merr me vete një pjesë të jetës s’onë të mërgimit, ngushtësisht e lidhur ngushtë me kujtimin e tij. Për të gjithë shërbimet funebre-lutjet fetare i kreu bashkatdhetari Isa Hoxha-u kujdesua vetë dr. Hamdi Uruçi. Para përcjelljes të trupit të tij në Ferncliff Cemetery, Hartsdale, NY- Luan Gashi, Ali Klissura, dhe në varreza, Dr. Hamdi Uruçi, bënë lavdërimin funebër të të paharrueshmit kapidan Sulejman Latifi.

Komiteti “Shqipëria e Lirë”  u shpreh ngushëllimet më të thella dy vajzave ët kapidan sulejmanit, që ndodhen ën Shqipëri dhe motrës s ëtij në Jugosllavi.”(DIELLI)

Filed Under: Histori Tagged With: barketari, kapidan Sulejman Latifi, ne itali, qe dergoi Midhat Frasherin

Romët, reagon bashkia e Tiranes: Po përdoret politikisht, “Lobistët” vodhën paratë e tyre

August 28, 2013 by dgreca

Pas thirrjeve dhe protestave gati të përditshme të romëve dhe shqetësimit të ngritur më herët nga diplomatë dhe insitucioni i Avokatit të Popullit, ka reaguar për herë të parë Bashkia e Tiranës.

Me anë të një deklarate për mediat, ky institucion thotë se komuniteti rom është përdorur politikisht nga paritë politike dhe qarqet e lidhura me të ku janë përfituar miliona euro në emër të romëve dhe paratë kanë mbushur llogaritë bankare të disa prej personave të implikuar në këtë çështje.

Bashkia thotë se me 3 milion Euro të Bashkimit Europian, mund të ishin ndërtuar 60 apartamente, por në fakt nuk ka ndodhur kështu. Pasi shpreh keqardhjen, ky insitucion thotë se në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian ka gati projektin për rehabilitimin dhe rikualifikimin urban të dy blloqeve në njësinë bashkiake  nr.4 dhe 8. Në këtë zonë të populluar më së shumti nga banorë të komunitetit rom dhe egjiptian, krahas ndërhyrjes tërësore në përmirësimin e  infrastrukturës, do të ndërtohet një shkollë dhe banesa sociale. Kjo është një nismë e qëndrueshme, me anë të së cilës Bashkia do të ofrojë arsimimin dhe strehimin për këtë komunitet.

Në fakt kjo është zgjidhja e parë dhe më afatëgjatë që jep ky insitcion. Por si banues në qytetin e Tiranës, romët duhet të regjistohen si të pastrehë për të përfituar banesa sociale. Referuar të dhënave, bashkia thotë se numri i tyre në këtë rast është i paktë, sepse shumica e këtij komuniteti nuk plotëson dot dokumentacionin dhe kriterin për të përfituar banesa apo kredi sociale.

Gjithashtu, për herë të parë, Bashkia e Tiranës, vendosi që në përbërje të Komisionit të Strehimit, të ketë një përfaqësues nga Shoqata e Romëve për Integrim dhe Kundër Trafikimit të Fëmijëve. Në këtë mënyrë trajton kërkesat e komunitetit rom dhe egjiptian me bonus strehimi dhe përfitimin e kredive me interesa të buta për strehim.

Reagimi vjen pasi situatat e dëbimit të familjeve të këtij komuniteti nga troje ku kanë jetuar për dekada me rradhë janë të shpeshta. Rasti më i fundit është ai i 37 familjeve rome të përzëna nga trualli afër pallatiti me shigjeta për të cilët nuk kishte asnjë rrugëzgjidhje mes familjarëve romë e Ministrisë së punës.

 

Filed Under: Featured Tagged With: reagon bashkia e Tiranes, romet

Endrra mbushi 50 vjet

August 28, 2013 by dgreca

Shtetet e Bashkuara kujtojnë 50 vjetorin e fjalimit legjendar “Unë kam një ëndërr” të aktivistit Martin Luther King.
Fjalimi i vitit 1963, në të cilin predikuesi afrikano-amerikan, Martin Luter King, e artikuloi vizionin e tij të vendit të liruar nga padrejtësia raciale, ishte moment vendimtar në lëvizjen për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara. Fjalimi konsiderohet si thirrja më ndikuese për drejtësi shoqërore në histori.
“E kam një ëndërr që një ditë, ky vend do të ngrihet dhe jetoj kuptimin e vërtetë të kredos së tij – ne i mbajmë këto të vërteta që të jetë të vetëkuptueshme: që të gjithë njerëzit janë të krijuar të barabartë – e kam një ëndërr që një ditë në kodrat e kuqe të Gjeorgjisë, bijtë e ish-skllevërve dhe bijtë e ish-pronarëve të skllevërve, do të jenë të aftë të ulen së bashku në tryezën e vëllazërisë”, pat thënë Martin Luther King, atëherë 34 vjeçar.
Ky fjalim, po ashtu, i ka inspiruar shumë breza të aktivistëve në mbarë botën për të ndërmarrë rezistencë të pa dhunshme, siç ka kërkuar Kingu, që “forca fizike të kundërshtohet me forcën e shpirtit”.
Më vonë është zbuluar se Martin Luther Kingu ishte shmangur tekstit të përgatitur për ta paraqitur vizionin e tij legjendar.
“E kam një ëndërr që katër fëmijët e mij të vegjël, një ditë do të jetojnë në shtet ku ata nuk do të vlerësohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga përmbajtja e karakterit të tyre. E kam një ëndërr sot”, pat thënë Martin Luther King.
Fjalimi shumë i njohur i Kingut ishte bërë në mbyllje të “Marshit në Uashington për Punë dhe Liri”, në të cilin patën marrë pjesë 250 mijë vetë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, ku ndonjëherë ndodhnin beteja të përgjakshme për të drejtat civile.
Kjo ngjarje më 28 gusht të vitit 1963, e ka mundësuar kalimin e legjislacionit madhor për të drejtat civile dhe votuese, gjatë viteve të ardhshme.
Organizuesit e marshimit të sotëm thonë se qëllimi është që të përkujtohet e kaluara, por edhe të kërkohet progres në padrejtësitë shoqërore aktuale, siç janë pabarazia raciale që vazhdon, reforma imigruese dhe të drejtat homoseksuale.
Në një marsh të mbajtur më datën 24 të këtij muaji në Uashington, para përkujtimit zyrtar të 28 gushtit, po ashtu është theksuar mbështetja për këto dhe për çështje të tjera.
Eleanor Holmes Norton, aktiviste e cila kishte marrë pjesë në marshin e vitit 1963, tash është e dërguar e Uashingtonit DC-së, në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
Ja se çka i deklaroi ajo Zërit të Amerikës lidhur me marshimin e atëhershëm.
“Lëvizja mbetet e rëndësishme pasi është zhvilluar për t’i plotësuar nevojat ditore,dhe nevojat ditore të afrikano-amerikanëve janë arritja e paritetit relativ me amerikanët e tjerë. Ne nuk jemi as afër kësaj. Ne jemi më tepër së bashku si rezultat i punës së lëvizjes për të drejtat civile, të doktor Kingut dhe të tjerëve, por shkaqet që lëvizjet për të drejtat civile ende kanë rezonancë të tillë në mesin e popullit amerikanë janë për shkak të distancës që ende ka mbetur, e jo distanca prej nga kemi ardhur”, tha Eleanor Holmes Norton.
Derisa afrikano-amerikanët kanë parë avancime të rëndësishme në arsim dhe forcë politike, papunësia e tyre në Shtetet e Bashkuara është afro sa gjysma e të bardhëve, pra e njëjtë me atë që ishte para 50 vitesh.
Studimet tregojnë se pjesërisht fajtor për këtë dallim është diskriminimi.
Një hulumtim aktual i opinionit nga Pew Research Center, ka gjetur se pothuajse gjysma e të anketuarve besojnë se “shumë më tepër” duhet të bëhet për të arritur shoqëri të lirë nga racizmi.
Më vonë gjatë ditës, pritet të flasë edhe presidenti amerikan, Barack Obama.
Këmbanat në gjithë Amerikën do të bien në orën 21 sipas kohës së Evropës së Mesme, meqë Kingu në fund të fjalimit të tij ka bërë thirrje që “të lejojmë të kumbojë liria”.
Martin Luter Kingu, që ishte edhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, u vra më 4 prill të vitit 1968 në Memfis të shtetit Tenesi, në moshën 39 vjeçare

“Kam një ëndërr”: Vizionet e së ardhmes të frymëzuara nga Martin Luther Kingu

Më 28 gusht të vitit 1963, rreth 250,000 njerëz janë mbledhur në Uashington, duke bërë thirrje për punë, drejtësi sociale dhe të drejta të barabarta.
Në Memorialin Lincoln, ata kanë dëgjuar fjalimin e ikonës së të drejtave civile, Martin Luther King, i cili imagjinonte një ditë kur njerëzit nuk do të gjykoheshin për nga ngjyra e lëkurës, por nga përmbajtja e karakterit të tyre.
Për të shënuar 50 vjet të fjalimit legjendar “I have a dream”, Radio Evropa e Lirë ka pyetur disa aktivistë të rajoneve që mbulon se çfarë ëndrrash kanë për të ardhmen e vendeve të tyre.
Shirin Ebadi, Iran
Shirin Ebadi, 66 vjeçe, është avokate iraniane dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Në vitin 2003, ajo është bërë iraniania e parë dhe gruaja e parë myslimane që fiton Çmimin Nobel për Paqe. Lufton shumë për të drejtat e grave dhe ka udhëhequr reformat në Ligjin familjar të Iranit. Ebadi ka jetuar në mërgim qysh në vitin 2009, pas rizgjedhjes së kontestueshme të presidentit Mahmud Ahamdinejad.
“Unë kam një ëndërr. Ëndrra ime është që zemra e njeriut të globalizohet, në atë mënyrë që çdo individ të ndjejë dhimbjen dhe ankthin e tjetrit sikur të ishte dhimbja dhe ankthi i tij”, thotë Ebadi.
Dmitry Makarov, Rusi
Dmitry Makarov, 31 vjeç, është udhëheqës i Lëvizjes për të Drejtat e të Rinjve në Rusi dhe anëtar i Ekipit Ligjor, i cili siguron ndihmë legale për aktivistët rusë. Veprimtaria e tij ka çuar në përfshirjen e ndryshimeve të rëndësishme në legjislacionin rus për marrëdhëniet e policisë me qytetarët. Ai po ashtu ka punuar për të krijuar praktikën e vëzhguesve të pavarur publikë në seancat e qeverisë dhe seancat gjyqësore.
“Do të doja të jetoj në një vend, ku interesat e individit, vlerat e lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit janë më të rëndësishme se territori apo çdo interes kombëtar apo shtetëror. Koncepti i të drejtave të njeriut që unë mbështes, nuk ka të bëjë me lumturinë, por me standardet minimale të jetës që u mundësojnë njerëzve të kenë dinjitet dhe liri. Ëndërroj që ky minimum të respektohet në vendin tim”, thotë Makarov.
Anastasia Danilova, Moldavi
Anastasia Danilova, 30 vjeçe, është drejtore ekzekutive e Genderdoc-M, organizatës së vetme joqeveritare në Moldavi, e cila mbështet të drejtat e lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transseksualëve. E lindur në Rusi, Danilova është zhvendosur në Moldavi në vitin 2004 për të qenë me të dashurën e saj.
“Ëndra e shumë mbrojtësve të të drejtave të njeriut mund të rëduktohet në një ëndërr shumë të thjeshtë, ndoshta banale, por megjithatë madhështore: të drejta të barabarta për të gjithë njerëzit. Si aktiviste e LGBT-së në Moldavi, kjo është ajo që dua të shoh edhe në vendin tim. Do të doja të shoh njerëzit duke respektuar njëri-tjetrin pa marrë parasysh se sa ndryshe janë. Do të doja të shoh respekt të pakushtëzuar nga shteti për të drejtat dhe liritë e të gjithë qytetarëve”, thotë Danilova.

Natasa Kandiq, Serbi

Natasha Kandiq, 67 vjeçe, është aktiviste serbe e të drejtave të njeriut dhe themeluese e Qendrës për të Drejtën Humanitare, e cila bën fushatë për të drejtat e njeriut dhe pajtimin në ish-Jugosllavi. Edhe pse është e diskutueshme në Serbi, ajo ka marrë disa çmime ndërkombëtare për të drejtat.
“Gjithmonë mendoj rreth asaj se si t’i emëroj të gjitha viktimat në luftën e  Jugosllavisë dhe si ta thyej heshtjen në Ballkan për të kaluarën dhe viktimat. Kujtesa ka përfshirë gjithmonë numra dhe jo emra. Është ëndrra ime dhe shpresoj që një ditë, të gjithë ne në ish-Jugosllavi dhe në botë do të dimë emrat e viktimave të krimeve të luftës dhe të luftës”, thotë Kandiq.
Ramazan Bashardost, Afganistan
Ramazan Bashardos, 48 vjeç, është njëri nga mbrojtësit më të njohur të të drejtave të njeriut në Afganistan. Është anëtar i parlamentit dhe ka garuar për president në vitin 2009.
“Ëndrra ime është arritja e drejtësisë politike, sociale, kulturore, etnike dhe ekonomike në Afganistan. Nuk flas për ndarje të pushtetit. Nuk flas për atë se sa ministra janë pashtunë, hazaras, taxhikë ose uzbekë. Ëndrra ime është që çdo qenie njerëzore, çdo afgan, çdo ide dhe çdo besim të njihet”, thotë Bashardost.
Hanaa Edwar, Irak
Hanaa Edwar, 67 vjeçe, është sekretare e përgjithshme e Shoqatës Al-Amal të Irakut dhe bashkëthemeluese e Rrjetit të Grave të Irakut – një organizatë kjo që tubon 80 grupe të grave nga i gjthë vendi. Ajo është po ashtu bashkëthemeluese e Iniciativës Civile për Rujatjen e Kushtetutës.
“Ëndrroj që Iraku të jetë i sigurt, që njerëzit të jetojnë të sigurt, të bëjnë jetë normale si të tjerët. Ëndrroj që njerëzit të kenë marrëdhënie me të tjerët pa frikë dhe hezitim. Ëndrroj që njerëzve t’iu përmbushen ëndrrat për liri, zhvillim, përparim, lumturi – gjë që na ka munguar për dekada. Kjo është ëndrra dhe dëshira jonë”, thotë Edwar.
Hikmet Hajizade, Azerbajxhan
Hikmet Hajizade, 59 vjeç, është analist i njohur politik në Azerbajxhan. Ai është mjek me profesion dhe ish-ambasador i Azerbajxhanit në Rusi.
“Kam disa ëndrra. Por, ëndrra ime kryesore është të pastrohemi nga gënjeshtrat dhe hajnitë. Korrupsioni, gënjeshtrat dhe plaçkitjet janë problemet më të mëdha, me të cilat përbvallet kombi ynë. Këto janë burime të fatkeqësisë sonë”, tjotë Hajizade.(Kortezi_Radio Evropa e Lire)

Filed Under: Histori Tagged With: Endrra mbushi 50 vjet, Martin Luther King

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5230
  • 5231
  • 5232
  • 5233
  • 5234
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT