• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptari që turpëroi Jeremiqin dhe Tadiqin në Harvard!

August 25, 2013 by dgreca

Nga Xhevat LATIFI/

Faton Bislimi, është një nga shqiptarët e pakët që kanë bërë studime në Universitetin më prestigjioz në botë nw Universiteti Harvard. Në Harvard  ku ka bërë ai studimet e magjistraturës në lëmin e Zhvillimit Ekonomik Ndërkombëtar dhe Administrimit Publik, ka qene edhe arene e ballafaqimit të tije me Jeremiqin dhe Tadiqin dy figurat  kyçe, te shtetit dhe diplomacisë serbe.

Faton Bislimi, është paksa modest deri sa tregon përplasjen e tij me dy figurat e shtetit serb, njëri nga të cilit Vuk Jeremiqi, në të njëjtën kohë ishte student i të njëjtit program në Harvard.

Në Shtator  të vitit 2005, në një ligjëratë të organizuar nga Shkolla Postdiplomatike e Qeverisjes John F. Kennedy të Harvardit. Presidenti serb Boris Tadiq, po mbante një  fjalim ku ai po fliste për problemet që shqiptarët e Kosovës kinse po i shkaktojnë jo vetëm Serbisë por krejt rajonit..!!  Tadiq, nuk e kishte idenë se ne mesin e studentëve është dhe një shqiptar nga Kosova, i cili natyrisht se po ndjehej i prekur në setër kombëtare për fjalët që po dëgjonte.

“Unë isha tejet i prekur, ngrita dorën për pyetje, i përmenda të gjitha krimet qe une vlerësoja gjenocidiale që kishte bërë Serbia në Kosovë, duke përfshire edhe mijëra të pa gjetur që dyshohen të jenë ende në Serbi”, tregon Bislimi.

“Zoti president ju që pretendoni të jenë lider i prosperuar, a e keni guximin për të kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia në Kosovë ? Përgjigja e tij ishte “No comment”, thotë Bislimi. Ai tregon se kjo përgjigje e bëri që studentet e Harvardit në audiencë të fillojnë të fishkëllejnë dhe të gjuajnë me letra në drejtim të Presidenti Tadiq, duke bërë që dhe të mbyllet ligjërata para kohe.

Bislimi tregon, se kjo ngjarje dramatike bëri të marrë përkrahjen e kolegëve student dhe profesor dhe për qudine e tij në librin e gjeneratës të Harvardit është shkruar dhe piketuar pikërishte kjo ngjarje, ku shkruan “  Faton Bislimi, remembered for grilling the Serbian President “, që do të thotë se Faton Bilsimi mbahet mend në gjeneratë për grilimin ( përzhitjen) e Presidentit Serb.

Dhe deri sa Bislimi na tregon librin e gjeneratës, ku përmendet se kjo ngjarje e debatit me  Presidentin Boris Tadiq. Universiteti Harvard në fund të vitit shkollor i ndan edhe mirënjohja ku me krenari Drejtoresha e Programit Carol Finey, i ka përkushtuar mirënjohjen Faton Bislimi, ku ai vlerësohet “Si studenti i gjeneratës me potenciale për tu bërë lider”.

Por puna e zellshme dhe e përkushtuar e studentit të dhjetësheve të Faton Bislimit në Harvard, ka pasur edhe të tjera ballafaqime dhe përplasje mes dy studentëve nga Ballkani.  Faton Bislimi dhe Vuk Jeremiq, gjatë studimeve në programin e njëjtë Harvard, shpesh herë janë sfiduar në debate të ndryshme me sfond Kosovën dhe Ballkanin ku historia e shkollës mban mend si debate te fituara nga Kosovari që po bënte shkollën më prestigjioze në botë.

Po shfrytëzojmë në këtë shkrim këtu një citat nga Andre Stein ku ai duke përcjellë nga afër punën e studimeve të Fatonit, nw artikullin me titull “Harvard Grad is Running to Become Kosovo’s First Ambassador to the US” botuar në Korrik 2009 në Harvard Gazette shkruante.

“Kolegët e mbajnë mend Fatonin si njeriun që ka sfiduar fuqishëm dhe ka fituar cdo debat me Vuk Jeremiqin. Ai kishte edukuar jo vetëm kolegët, por edhe professorët për cështjen e Kosovës. Fatoni ishte një avokues i jashtëzakonshëm i legjitimitetit të kërkesës së kosovarëve për pavarësi dhe shtetësi për Kosovën”, shkruan nw mes tw tjerash Andrea Stein.

Por ironia ballkanase natyrisht se do ta kthjesë shpindën avancimit të Faton Bislimit karshi kolegut të tij Vuk Jeremiq. Vuk Jeremiq, fill pas përfundimi të studimeve do të emërohet Minister i Jashtëm në Qeverinë e Serbisë dhe më pas Kryetar i Asamblesë së OKB-së, për sa kohë që Bislimi përkundër gatishmërisë së tij për tu kthyer në Kosovë, nuk gjeti përkrahjen e institucioneve të vendit për ta angazhuar si Ambasador në SHBA, apo  ndonjë nga pozitat me relevacnë të shkollimit komfrom vlersimeve në Harvard.

Thënë ndryshe atë që nuk e bënë shqiptarët e bënë serbet. Serbia futi në diplomaci Vuk Jeremiqin e shkolluar nw Harvard, ndërkohë që Bislimi do të ja mësyjë  shkollimit të mëtutjeshëm të tij nw Kanada, ku ai do bëjë punën e profesorit dhe të studimeve të doktoratës.

Biografia:

Edhe pse ne moshë të re, Faton Bislimi, gjithëherë ka vlerësuar lartë arsimimin cilësor dhe përkrahjen ndaj të rinjëve. Kështu, ai organizoi dhe kryesoi delegacionin e pare të të rinjëve kosovarë për të marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për të Rinj në Williamsburg, Virginia, në Nëntor 2000. Angazhimin e tij e vazhdoi si përfaqësues nga

Kosova në Samitin Botëror të Rinisë në Bruksel më 2003 e Pragë 2004. Bislimit i është ndarë edhe një cmim special nga Universiteti i Freibergut në Gjermani në vitin 2000 pasi që në vjeshtën e vitit 1999 atij i ishte botuar një punim akademik  inovativ nga lënda e matematikës në revisten shkencore gjermane Die Wurzel.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Bislimi u bë një nga lobistët më aktiv të rinj. Ai bashkëpunoi ngushtë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe një sër personalitetesh të shquara të ceshtjes shqiptare në SHBA, si kongresistin Joseph DioGuardi, kongresistin Tom Lantos, kongresistin Ben Gilman, senatorin John McCain, senatorin Bob Dole, kongresistin Dana Rohrabacher, etj. Ai punoi edhe si Asistent për Ballkanin në Komitetin për Marrëdhënie me Jashte të Kongresit të SHBA-ve.

Në Kosovë, Bislimi njihet edhe si një filantropist i suksesshëm. Përmes fondacionit të tij jofitimprurës arsimor, Bislimi Grup, ai ka ndihmuar disa dhjetra studentë kosovarë për të studijuar në SHBA e Kanada me bursa.

Fatoni është i lindur me 12 Shkurt 1983 në Gjilan. Ai dhe bashkëshortja e tij, Arbnore Dauti Bislimi, janë prindër të Fionës pesëvjecare.

Arsimimi:

– University of Alberta, Edmonton, AB, Canada

Studime Doktorature në Shkenca Politike (2012-tani)

– Dalhousie University, Halifax, NS, Canada

Studime Doktorature në Shkenca Politike (2010-2012)

– Dalhousie University, Halifax, NS, Canada

Magjistër i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shkenca Politike (Shtator 2010)

– Harvard University, JFK School of Government, Cambridge, USA

Magjistër i Zhvillimit Ekonomik Ndërkombëtar dhe Administratës Publike (Qershor 2007)

– Texas Lutheran University, Seguin, Texas, USA

I diplomuar me nderimet më të larta akademike në Shkenca Kompjuterike (BSc) dhe Matematikë (BA),   (Maj 2005)

Lidershipi:

– Themelues dhe President, Fondacioni “The Bislimi Group” dhe Programi i Bursave për Studimeve Universitare ne SHBA “Arsimim për Paqe,” Houston, Texas, dhe Prishtinë Kosovë (Prill 2006 – )

– Kryetar Themelues, Asociacioni Ndërkombëtar i Studentëve Shqiptarë,

Neë York, USA (Tetor 2003 – )

– Kryetar, Organizata e Rinisë Shkollore, Gjilan (Tetor 1999 – Nëntor 2001)

– Ambasador i Studentëve, Texas Lutheran University, USA (2004-05)

– Koordinator për Çështje të Studentëve dhe Rinisë, Liga Qytetare

Shqiptaro-Amerikane, Neë York, USA (2003-2007)

Përvoja Profesionale:

– Analist i Politikave Publike, Atlantic Institute for Market Studies, Halifax, NS, Canada (Janar 2011-tani)

– Profesor i Ekonomisë, Dalhousie University, Halifax, NS, Canada (Shtator 2010 – Gusht 2012)

– Profesor i Ekonomisë, Mount Saint Vincent University, Halifax, NS, Canada (Janar 2011 – Qershor 2012)

– Konsulent për Hulumtime dhe Politika Publike, UNDP (Shtator 2009 – Qershor 2011)

– Menagjer Projekti, UNDP, Prishtinë (Gusht 2007 – Gusht 2009)

– Profesor, Kolegji Universitar “Victory”, Prishtinë (Tetor 2007 – Gusht 2009)

– Profesor, University Amerikan në Kosovë, Prishtinë (2009)

– Konsultant, USAID / RTI International, Prishtinë (2006)

– Asistent Drejtor Ekzekutiv, AUK Foundation, Maine, USA (2006)

– Analist Politik, Oda Ekonomike Amerikane, Prishtinë (2005)

– Asistent për Çështje të Ballkanit, Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, Kongresi i SHBA-ve, Ëashington, DC (2004)

– Koordinator për Kosovë, LQSHA/Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, Neë York, USA (2003)

– Përkthyes dhe Asistent Zgjedhor, OSBE, Gjilan (2001)

– Arsimtar i Gjuhës Angleze, SHF “Rexhep Elmazi”, Gjilan (2001)

– Inspektor i Sigurisë në Punë, BRS Halliburton Company – KFOR, Gjilan

(1999-2001)

Çmimet e Nderit dhe Akademike:

– Bursa “Joseph Armand Bombardier” per Studime Doktorature nga Këshilli Kanadez për Kërkime në Shkencat Shoqërore

– Bursa Presidenciale e University of Alberta

– Bursa Presidenciale e Dalhousie University

– Çmimi për Ekselencë Akademike dhe Lidership, Albanian-American Foundation, Neë York, USA

– Çmimi për Ekselencë Akademike, Organizata Kombëtare Shqiptaro-Amerikane, Neë York, USA

– Çmimi Ndërkombëtar për Lidership, Civic Concepts International, Pragë

– Çmimi për Arritje të Shkëlqyeshme Jetësore, Shoqata Kombëtare e Shkollarëve të Nderit të SHBA-ve, USA

– Çmimi për Arritje të Jashtëzakonshme në Poezi, Shoqata Ndërkombëtare e Poetëve, Florida, USA

– Çmimi për Arritje Jetësore Akademike, Shoqata Akademike e Nderit Alpha Lambda Delta, USA

– Çmimi Jetësor i Anëtarësisë, Shoqata Akademike dhe Shkollore e Nderit të SHBA-ve, Alpha Chi, USA

– Çmimi Ndërkombëtar “Ëho’s Ëho” në mesin e Studentëve të Universiteteve Amerikane, Ëho’s Ëho, SHBA

– Çmimi “Shkollar Pan-Amerikan”, Akademia Amerikane e Arritjeve,USA

– Bursë e Plotë për Arritje Akademike dhe Merita, Texas Lutheran University, USA

– Bursa “Kennedy Felloëship”, JFK School of Government, Harvard University, USA

– Çmimi Presidencial për Lidership, MPAID Class of 2007, Harvard University, USA

– Anëtar Nderi i Shoqatës Ndërkombëtare të Poetëve, USA

– Anëtar i Samitit Botëror të Rinisë, Bruksel, Belgjikë

– Anëtar Nderi i Shoqatës së Liderëve të Rinj të Traktatit të Atlantikut Verior, Romë, Itali

– Anëtar Nderi i Parlamentit Evropian për të Rinj, Paris, Francë

– Anëtar i Asociacionit Amerikan për Shkenca Politike

– Anëtar i Asociacionit Kanadez për Shkenca Politike

– Anëtar i Asociactionit Evropian për Shkenca Politike

Libra të Botuar:

– Përmbledhje Detyrash nga Matematika për Klasët V-VIII, Prishtinë, 1998

– Në Rrugëtim me Kosovën: Tatëpjetat dhe të Përpjetat, Houston, 2006

– Neëborn Kosova: Some Development and Public Policy Challenges, Houston/Prishtinë, 2009

– Kosova: Shteti, Sfidat, dhe Mundësitë, Houston/Prishtinë, 2012

– My Kosovo Experience: Perspectives on Europe’s Neëest State, Houston/Edmonton, 2013

Shkrime të Botuara:

– Autor i dy kapitujve akademik në libra universitar të shkencave politike në anglishtë të botuar në SHBA

– Autor i dhjetrave shkrimeve dhe artikujve nga fusha të ndryshme sociale e ekonomike, të botuara në shtypin shqiptar dhe atë amerikan

– Autor i një punimi inovativ në Matematikë, botuar nga revista matemtikore Die Ëurzel, Gjermani

Ligjerata dhe Prezantime në Konferenca Ndërkombëtare:

– Ligjërues në mëse 20 konferenca ndërkombëtare akademike në Evropë, SHBA, Kanada, Meksikë, etj.

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Fatin Bislimi, Jeremicin, shqiptari qe turperoi

Seminari për Gjuhën, ambasadori më i mirë në botë

August 25, 2013 by dgreca

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të zgjasë deri më 30 gusht./

Nga Bekim Bislimi/

Edicioni i 32-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili ka nisur më 19 gusht në Prishtinë, ka sjellë deri më tash risi sa u përket rezultateve shkencore, të cilat u transmetuan dhe diskutuan në ligjëratat dhe referimet shkencore në kuadër të seminarit, vlerësojnë organizatorët dhe pjesëmarrësit e këtij seminari.
Bardh Rugova, drejtor i seminarit, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se disa nga ligjëratat e pjesëmarrësve të seminarit kanë qenë prurje mjaft të rëndësishme gjatë 5 ditëve të para të seminarit.
Ai përmend ligjëratën e akademik Rexhep Ismajlit për diskutimet rreth historisë dhe origjinës së shqipes, ligjëratën e Kujtim Shalës për Sami Frashërin, si autor shqiptar, si dhe një varg ligjëratash dhe referimesh të tjera nga albanologë të ndryshëm.
Rugova thekson se në ditët e ardhshme priten ligjëratat dhe referimet e mjaft autorëve të rëndësishëm.
“Në javën e dytë të seminarit do të kemi disa nga autorët e rëndësishëm. Në mesin e tyre, unë jam duke e përmendur tash e sa kohë Giusepina Turanon, një autore e një brezi më të ri, brezit të mesëm të autorëve, do ta quaja, e cila kohë më parë ka botuar edhe një sintaksë gjenerative të shqipes. Po ashtu, pas një pauze 10-vjeçare, paraqitet Giovanni Belluscio, ndër autorët më të njohur të brezit të mesëm të studiuesve arbëreshë dhe Leonardo Mario Savoia, po ashtu, është paraqitur për të marrë pjesë”, bën të ditur Rugova.
Ai, po ashtu, shton se si ligjëratë mjaftë e rëndësishme pritet të jetë ajo e profesorit Aleksandar Rusakov nga Shën Peterburgu, për korpusin linguistik të shqipes, që është duke u përgatitur në këtë qendër.
Megjithatë, sipas Rugovës, ditët më intensive të punës në seminar, do të jenë dy të fundit, në dy sesionet shkencore, të gjuhës dhe të letërsisë.
“Seminari do të zhvillojë punimet në disa forma pune dhe në dy ditët e fundit intensifikohet pjesa shkencore. Është një lloj përmbledhjeje dhe aty do të jenë sesionet shkencore në fushën e gjuhësisë dhe letërsisë. Temë bosht, në sesionin e letërsisë, do të jetë letërsia dhe identiteti. Ndërsa, në fushën e gjuhësisë, do të diskutohet për kontributin e albanologëve të huaj në fushën e shqipes, në pjesën e dytë të shekullit XX. Është një përpjekje e jona për ta nderuar dhe për ta vlerësuar punën e albanologëve në gjysmën e dytë të shekullit XX”, shpjegon Rugova.
Ndërkohë, në Seminarin e 32 Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë  dhe Kulturës Shqiptare, rreth 100 studentë të huaj po mësojnë gjuhën shqipe në kurset e organizuara në tri nivele.
Pjesëmarrës në seminar janë dhjetëra albanologë nga e gjithë bota, qoftë për të mësuar gjuhën shqipe, qoftë për të sjellë apo ndjekur rezultatet shkencore në fushën e albanologjisë.
Një nga ta është edhe Zef Chiaramonte, albanolog arbëresh nga Italia, i cili vjen në Prishtinë pas gjashtë vjetësh për të ndjekur edicionin e 32 të seminarit.
“E kam ndërprerë për 6 vjet, por gjithnjë kam pasur dëshirë që të kthehesha. Dëshira ishte të shikoja si shkon situata shoqërore, ekonomike dhe niveli i standardit në përgjithësi. Në të njëjtën kohë, vazhdimësia e interesave kulturore, të cilat janë përfaqësuar në nivelin më të madh në botën shqiptare dhe arbëreshe nga ky seminar”, shprehet Chiaramonte.
Albanologu Chiaramonte, vlerëson se Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, deri më tash ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm dhe, sipas tij, ka qenë ambasadori më i mirë në botë për kulturën shqiptare, në përgjithësi.
“Kam qenë i interesuar vetëm ta përvetësoj gjuhën letrare, sepse nuk merrem me gjuhësi. Unë jam i prirë për historinë. Jam bibliotekar me profesion. Megjithatë, mendoj se, sidomos në kohët e mëparshme, unë e përvetësova këtu gjuhën standarde dhe e shkruaj lirisht. Prandaj, mendoj se Seminari ka bërë punë të shkëlqyeshme dhe ka qenë ambasadori më i mirë në botë. Lufta e parë u bë me anë të seminarit. Një luftë pa armë, por ajo ka qenë më të vërtetë luftë e grushtit”, thekson Chiaramonte.
Ndryshe, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të zgjasë deri më 30 gusht.

Filed Under: Kulture Tagged With: Bekim Bislimi, Seminari per gjuhen

SHBA-ja dhe Britania shqyrtojnë opsionet për Sirinë

August 25, 2013 by dgreca

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri i Britanisë, David Cameron, kanë thënë se janë “tejet të shqetësuar” dhe se janë duke shqyrtuar përgjigjen ndaj akuzave se Qeveria e Sirisë ka përdorur armë kimike në një sulm që ka vrarë qindra civilë.
Të shtunën, Obama ka takuar këshilltarët e tij të lartë dhe ka folur në telefon me Cameronin.
Në deklaratën që ka lëshuar zyra e kryeministrit britanik thuhet se Obama dhe Cameron janë shumë të shqetësuar për “shenjat në rritje” që tregojnë se forcat e regjimit sirian janë përgjegjëse për sulmin kimik, që ka ndodhur të mërkurën e kaluar.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se hetimet e tyre për incidentin janë duke vazhduar.
Qeveria e Sirisë ka mohuar se ka kryer sulmin me gaz toksik në periferinë lindore të Damaskut. Ajo ka fajësuar forcat rebele, duke thënë se kryengritësit kanë për qëllim të nxisin ndërhyrjen ushtarake të Perëndimit në konfliktin e Sirisë.
Në një tjetër zhvillim, një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se sekretari John Kerry ka folur të enjten në telefon me ministrin e Jashtëm sirian, Walid al-Moualem.
Sipas këtij zyrtari, Kerry i ka thënë al-Moualemit se Qeveria siriane, nëse nuk është përgjegjëse për sulmin, duhet të lejojë qasjen e menjëhershme të inspektorëve të Kombeve të Bashkuara në lokacionin ku ka ndodhur sulmi.
Kerry ka diskutuar situatën në Siri edhe me homologët e tij në Arabinë Saudite, Jordani dhe Turqi.
Organizata bamirëse “Mjekët pa Kufij” ka thënë se spitalet pranë Damaskut kanë raportuar 355 vdekje dhe rreth 3,600 pacientë me simptoma neurotoksikë.
Mego Terzian i ka thënë agjencisë Reuters se është i bindur se agjenti neurotoksik është përdorur ndaj civilëve, por nuk ka mundur të thotë se kush është përgjegjës.
“Ajo që mund të themi është se një numër i madh i pacientëve kanë ardhur në spitale brenda tre orësh, me simptoma neurotoksike. Kjo nuk është normale. Jemi të sigurt, madje 100 për qind, se agjenti neurotoksik është përdorur. Se çfarë lloj agjenti, nuk mund të konfirmojmë. Se kush e ka bërë këtë, rebelët apo forcat qeveritare, nuk mund të konfirmojmë, nuk e dimë”, ka thënë Terzian.
Burimet e opozitës siriane kanë thënë se numri i të vrarëve në këtë sulm mund të jetë nga 500 deri në 1,000.
Zhvillimet e fundit kanë ndodhur derisa ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ripozicionuar anijet detare dhe asetet e tjera, në përgatitje për aksion të mundshëm ushtarak.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë të dielën se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të zbatuar opsionet ushtarake në lidhje me Sirinë, nëse presidenti Obama konstaton se ato janë të nevojshme.
“Presidenti Obama ka kërkuar nga Departamenti i Mbrojtjes që të përgatitë opsionet për të gjitha të papriturat. Ne kemi bërë një gjë të tillë. Jemi të gatshëm të zbatojmë cilindo opsion nëse ai vendos për ndonjërin prej tyre”, ka thënë Hagel.
SHBA-ja ka tashmë qindra trupa, aeroplanë luftarakë F-16 dhe bateri për mbrojtje raketore, të vendosura në Jordani – shtet fqinj i Sirisë.
Qeveria e Sirisë ka paralajmëruar Uashingtonin kundër veprimit ushtarak. Ministri i Informacionit, Omran al-Zoubi, ka thënë se çdo sulm i forcave amerikane mund të çojë në më shumë dhunë në Lindjen e Mesme.
Irani, aleat i Sirisë, ka paralajmëruar po ashtu kundër ndërhyrjes ushtarake të Amerikës, duke thënë se veprimi i tillë vetëm mund të përkeqësojë situatën.
Presidenti Hasan Rohani ka thënë se Irani beson se armët kimike kanë vrarë njerëz në Siri, por nuk ka thënë se kush mund të qëndrojë prapa sulmeve.
Ministria e Jashtme iraniane ka mbështetur Qeverinë siriane, duke thënë se forcat rebele janë përgjegjëse.(v tela Radio Evropa e Lire)

Filed Under: Rajon Tagged With: Amerika dhe Anglia, opsionet per Sirine

Janullatos, si kryqtar i shekullit XII, stisi incidentin e Përmetit

August 25, 2013 by dgreca

Intervistoi: Fejzi Braushi/*

Historiani Pëllumb Xhufi analizon konfliktin në Përmet mes Kishës dhe autoriteteve vendore, por edhe marrëdhëniet 22-vjeçare të qeverive shqiptare me Janullatos. “Ai ia ka arritur, sepse atij dhe misionit të tij politik i janë nënshtruar të gjitha qeveritë e korruptuara shqiptare të pas 1990” . Pëllumb Xhufi mbështet kabinetin në moshë të re të Ramës, por bën apel që atë mos ta kapë dalldia e rinisë me çdo kush. Rama-Meta? “Kur janë bashkuar kanë bërë mrekullira, kur janë zënë, kanë bërë hatara me kosto për të majtën”

I vetëlarguar nga politika për t’iu përkushtuar historisë, Pëllumb Xhufi mbetet një zë i fortë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve sa herë që ai gjykon se ato cenohen nga ndërhyrje të vendeve fqinje, siç ishte dhe rasti i para disa ditëve me Kishën e Përmetit. Në një intervistë për MAPO-n, Xhufi denoncon rolin antishqiptar që luan kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos, si dhe nënshtrimin e vazhdueshëm të qeverive shqiptare ndaj tij. Jashtë kësaj interviste nuk mbetet as qeveria e re, për të cilën Xhufi duket entuziast. “Nëse dyshja Rama-Meta do kenë vullnet për të bashkëpunuar, do dinë të bëjnë mrekullira”, – thotë ai.

Z. Xhufi, ditët e fundit në Përmet u krijua një situatë e rëndë, ku kleri ortodoks reagoi në mënyrë të ashpër duke u konfrontuar me forcat e policisë private. Çfarë ndjetë kur patë ato pamje?

Ndjenja e parë ishte ajo e simpatisë për efektivët e policisë private, që edhe pse djem të rreptë e të fuqishëm, duronin me stoicizëm e qetësi fyerjet dhe sulmet fizike të një turme besimtarësh (?) e priftërinjsh (?) fanatikë e të dhunshëm. Të parët ishin aty për të zbatuar një vendim të formës së prerë të gjykatave shqiptare. Të dytët ndodheshin aty, të organizuar e të paguar nga të huajt për të realizuar axhenda të huaja, duke krijuar një “casus belli”, që siç duket, i intereson dikujt në Athinë e dikujt në Tiranë. Më tërhoqën vëmendjen dy personazhe që më zuri syri mes asaj turme të hakërruar. Prifti Vasil Thomollari, ky “Tartarin i Taraskonit” përmetar, me të kaluar prej keqbërësi ordiner, si dhe “gazetari” minoritar me emrin Odise, që organizoi sjelljen me autobus të “përforcimeve” nga qytete të tjera të Shqipërisë. Janë figurat qendrore të skandalit të eshtrave të Kosinës, ku për të mbushur varret bosh të memorialit të ngritur ilegalisht në Këlcyrë, u hapën varret dhe u nxorën eshtrat e banorëve të atyre fshatrave. Kanonet e Kishës i dënojnë njësoj si vrasësit, ata që hapin varre dhe trazojnë eshtrat. Kështu ka përcaktuar një ndër etërit e hershëm të Kishës, Shën Gregor Nikeani (shek. IV). Hirësia e tij, kreu i KOASH-it, Janullatos, përkundrazi i përgëzoi dhe i promovoi autorët e atij kobi. Madje, at Vasil Thomollarin, i cili deri atëherë kishte qenë një dhjak i thjeshtë, e bëri ikonom të kishës së Përmetit. Dhe nëse ky post përputhet me atë të intendentit (ekonomistit), dhe nëse janë të vërteta ato që thuhen për të kaluarën e at Vasilit, mund të themi pa pasur frikë se e teprojmë, që Hirësia e tij i ka varur ujkut mëlçitë.

Kisha pretendon ndërkohë se pavarësisht debatit mbi pronësinë e objektit dhe truallit të kësaj kishe, në këtë ndërhyrje janë dhunuar simbolet e kishës ortodokse. Madje vetë kreu i kësaj kishe, Janullatos ka deklaruar ditët e fundit se, në rast se do t’u ndodhte kjo myslimanëve, gjysma e botës do ishte në flakë….

Hirësia është fare i pasaktë dhe i padrejtë kur bën pohime të tilla. Objektet dhe simbolet fetare, të futura në mënyrë të paligjshme në mjediset e Pallatit të Kulturës të Përmetit, u mblodhën dhe u transportuan me respektin dhe kujdesin e duhur nga punonjësit e Përmbarimit. Më kot ai rreket t’i japë ngjyra apokaliptike zbrazjes së pallatit të kulturës nga pushtues të paligjshëm, qofshin këta njerëz, priftërinj apo objekte fetare. “Gjysma e botës do të ishte në flakë po të ishte prekur një objekt i shenjtë mysliman”, kështu thotë Hirësia e tij, i cili mundohet t’i japë ngjyrat e një konflikti botëror një sherri të stisur qëllimisht nga ai vetë, këtu e 10 vjet më parë. Para dy vjetësh, pak minuta pas vdekjes tragjike të Aristotel Gumës dhe menjëherë pas deklaratës së ashpër të Ministrisë së Jashtme Greke, z. Janullatos paralajmëroi luftë civile mes “popullit ortodoks” dhe “popullit mysliman” të Shqipërisë. Sot, ai po bën përsëri Kasandrën dhe po paralajmëron shpërthimin e një konflikti botëror…për shkak të incidentit të Përmetit, të stisur personalisht nga ai! Pak mungon që të deklarojë, se “Përmeti është Jerusalemi i ortodoksisë”! Kjo është gjuha e një kryqtari të shek. XII. Vetëm në atë shekull mund të gjesh priftërinj e murgj që u prinin ushtrive pushtuese, që digjnin e piqnin popuj e qytetërime të lashta për të themeluar mbretëri e principata të krishtera. Vetëm në shek. XIII mund të gjesh shembuj kishash e priftërinjsh fanatikë, që vrisnin e digjnin në stivat e zjarrit “të ndryshmit”, heretikët, pavlikanët, manikeistët, bogomilët, ikonoklastët… Hirësia e tij po përcjell pikërisht këtë frymë intolerance e konfrontimi fetar mes shqiptarëve. Flet gjithnjë për një “popull ortodoks”, pa konotacion të qartë kombëtar, ose më saktë, me një konotacion të nënkuptuar grek, në një kohë që ndodhet rastësisht e fatalisht në një vend ku ortodoksit, katolikë, myslimanët apo ateistët janë të bashkuar mbi baza e parime moderne e laike dhe formojnë një popull të vetëm. Flet për viktimizim të kishës ortodokse, në një kohë që me fonde e financime të dyshimta janë ngritur me shumicë kisha, manastire e simbole fetare në toka e në vende që nuk i kanë takuar ndonjëherë kishës. Vetëm pak kohë më parë u inaugurua në Tiranë katedralja gjigante ortodokse, e ngritur në një truall publik (dikur edhe aty ngrihej kino-teatri “Brigada”) dhe fare ngjitur me institucione shtetërore të rëndësisë së parë, siç është Ministria e Mbrojtjes. Janë ngritur kisha e manastire të panumërta në rrethet Korçë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Sarandë e deri në Lezhë e Kukës. Hirësia e tij, që tinëzisht e krahason këtë kohë me vitin 1967, ka treguar kujdes të posaçëm të ndërtojë e të evidentojë objekte të reja fetare, sipas një modeli të huaj, ndërkohë që nuk tregon asnjë kujdes për mirëmbajtjen e kishave të vjetra aq shumë të identifikueshme e të dallueshme si kisha shqiptare. Por le të mbetemi në rrethin e Përmetit. Mjafton të kesh një palë dylbi e të ngjitesh në një pozicion dominues, si për shembull në sarejet e Këlcyrës, e do të vesh re se në të gjithë gjatësinë Përmet-Tepelenë vendi është i mbushur me kisha e me simbole fetare të krishtera, të ndërtuara këto vitet e fundit. Janë ngritur që të gjitha në truall publik dhe, shpesh herë, në fshatra të banuara nga popullsi jo-ortodokse. Mesazhin politik të këtij “riorganizimi fetar” të territorit, e kupton çdokush, dhe Hirësia e tij më kot kërkon të bëjë shenjtorin. Ai ia ka arritur, sepse atij dhe misionit të tij politik i janë nënshtruar të gjitha qeveritë e korruptuara shqiptare të pas 1990. Sidomos kjo e Sali Berishës. Pak mungoi që ky, pasi e zhveshi grykën e Këlcyrës nga çdo prani ekonomike, kulturore, ushtarake e policore shqiptare, të inauguronte në prani të Hirësisë së tij dhe të Konsullit grek të Gjirokastrës, një pllakë mermeri me shkrimin: “O udhëtar, këtu hyhet në Vorio-Epir”! Kjo pllakë do mund të vihej në hyrje të grykës së Këlcyrës, buzë fshatit Kodër, në vendin ku edhe sot një lapidar i harruar kujton masakrën e vitit 1914, kur andartët grekë, të prirë nga ndonjë prift e ndonjë besimtar ortodoks shqiptar, nga ta që i pamë në aksion edhe këto ditë në Përmet, masakruan plot 240 fshatarë të pafajshëm shqiptarë. Sigurisht, nuk i përkisnin popullit të Perëndisë, ishin “turq”! Pra, siç e shihni, shumë kujtime të hidhura na sjellin nëpër mend ngjarjet e këtyre ditëve në Përmet. Por, le ta lëmë me kaq. Le të shpresojmë që kjo ngjarje e hidhur dhe e turpshme, të harrohet sa më shpejt.

Debati për kishën e Përmetit ka shkaktuar dhe një reagim të ashpër të shtetit grek, ku me anë të disa deklaratave dhe të një note proteste ka denoncuar ngjarjen si të papranueshme dhe që cenon të drejtat e ortodoksëve….

Shikoni, edhe sot, pas 100 vjetësh të ekzistencës së shtetit shqiptar dhe të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, shteti grek e ka të vështirë të pajtohet me realitetin. Vazhdon ta konsiderojë KOASH si një shtojcë të kishës greke, dhe po ashtu, ortodoksët shqiptarë vazhdon t’i konsiderojë grekë. Pa çka se ortodoksët kanë qenë në ballë të Rilindjes Kombëtare dhe të luftërave për liri e pavarësi, ku autoqefalia e kishës përbën një nga faqet më të lavdishme. Sot, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit të politikanëve shqiptarë, ne kemi në kreun e KOASH-it një klerik grek. Z. Janullatos e pushtoi padrejtësisht atë post nën presionin e fortë që qeveria greke e Micotaqisit bëri mbi qeverinë e Sali Berishës, në 1992. Ja pra, edhe një kujtim tjetër i hidhur, që na zhvendos në fillimin e shek. XX, kur krerët e Kishës tonë ortodokse nuk i caktonin besimtarët shqiptarë, por Kryeministri grek, Eleuther Venizellos. Në këtë kuptim, deklarata e zëdhënësit të qeverisë greke mbi incidentin e Përmetit, të inkurajuar nga ajo vetë, takimi i djeshëm i Konsullit grek të Gjirokastrës me Kryetarin e Bashkisë së Përmetit, apo ndërhyrjet e parlamentarëve grekë në Parlamentin grek apo në atë evropian për këtë çështje, janë reminishenca të një kohe të largët, kur autoritetet greke i lejonin vetes të ndërhynin në mënyrë arrogante për çdo gjë që kishte të bënte me kishën dhe me besimtarët ortodoksë shqiptarë.

Për shkak të përplasjes në Përmet patëm një “ngrirje” të kufirit Shqipëri-Greqi, ku u bllokuan shumë emigrantë. Si e vlerësoni reagimin e qeverisë shqiptare rreth këtij konflikti dhe aktin në kufi, ku u ndaluan disa qytetarë grekë?

Për sa i përket sjelljes së qeverisë shqiptare, më duhet të them se është ajo vetë që ka gatuar jo një, por disa çorba si ajo e Përmetit. Nëse heqim mënjanë sjelljen dinjitoze e të përmbajtur të Përmbarimit e të policisë private, në çështjen e pallatit të kulturës, qeveria bashkë me policinë, me prokurorinë e me autoritetet lokale kanë mbajtur një qëndrim të turpshëm edhe në rastin në fjalë. Kujtoj këtu pamjet e dhimbshme, kur policia private u vu nën agresionin e çetës banditore të “priftit” Vasil, ndërkohë që policia e shtetit prehej nën hijen e pemëve të bulevardit. Kujtoj gjithashtu tulatjen dhe nënshtrimin që autoritetet shtetërore treguan në rastin e bujshëm të skandalit të Kosinës: të gjithë, policë, prokurorë, kryebashkiakë e kryekomunarë rrinin kokulur përballë arrogancës dhe provokacioneve të personazheve groteskë, siç ishin në atë histori Konsulli grek, “prifti” Vasil apo i kudondodhuri Odise, “gazetari” me fytyrë të vrerosur.  Në atë rast, ata që e pësuan nuk ishin dhunuesit e varreve, as edhe nëpunësit e korruptuar, por nëpunësit e ndershëm të këtij shteti, si Prof. Sokrat Meksi, që u nxor fill e në pension, porsa certifikoi që eshtrat e zhvarrosura në Kosinë nuk ishin të ushtarëve grekë, por të pleqve, grave e fëmijëve të fshatit. Po ashtu, në rastin e “betejës” për pallatin e kulturës, ai që e pësoi nuk ishte “prifti” Vasil, dhunuesi e pushtuesi i një prone publike, tempull i kulturës, por Kastriot Bezati, drejtori patriot i atij pallati, i cili menjëherë u pushua nga puna.

Në këto kushte, “trimërimi” i vonuar i qeverisë së Sali Berishës, e cila më në fund u kujtua se marrëdhëniet me fqinjët bazohen në parimin e reciprocitetit, duket shumë i  bukur për të qenë i vërtetë. Qoftë vendimi për të zbatuar vendimin e gjykatave për lirimin e pallatit të kulturës nga pushtimi i një grushti mercenarësh të ndërkryer, qoftë edhe vendimi për t’iu përgjigjur me kthim të qytetarëve grekë, kthimit që autoritetet greke të kufirit u bënë në mënyrë të pamotivuar qytetarëve shqiptarë, më ngjajnë me një përpjekje të Berishës për t’i lënë edhe një tjetër patate të nxehtë qeverisë në ardhje të Edi Ramës. Në është kështu, kemi të bëjmë me poshtërsinë e fundit në radhën pafund të poshtërsive që kjo qeveri ka kryer në kurriz të interesave të vendit e të shqiptarëve. Por duke thënë këtë, nuk dua aspak të prek karakterin parimor e të drejtë të dy masave të fundit të qeverisë, të cilat kjo ishte dashur t’i merrte shumë më herët.

Si i konsideroni marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe në ç’rrjedhë duhet të zhvillohen ato?

Unë thjesht mendoj se marrëdhëniet me Greqinë janë shumë-shumë të rëndësishme, dhe si të tilla duhen ndërtuar me kujdes, mbi bazë parimesh dhe interesash. E kam thënë vite e vite më parë, që politika e paprinciptë e lëshimeve ndaj kërkesave të nacionalizmit grek, nuk i shërben aspak miqësisë dhe bashkëpunimit afatgjatë, por përkundrazi lë gropa të hapura, mbjell risentimente e armiqësi. Populli shqiptar e di fort mirë, se mbajtja e ligjit të luftës, mosnjohja e kufijve të Shqipërisë, ndërhyrjet në punët e shtetit e të kishës shqiptare e, në përgjithësi, kërkesat me sfond nacionalist nga ana e qeverisë greke, janë reminishenca të një politike që vetëm kanë sjellë ballafaqime të përgjakshme midis dy popujve tanë. Ai e di gjithashtu, se politika e dyerve të shqyera ndaj presionit nacionalist grek, përdhosja e dinjitetit të shtetit dhe të qytetarëve shqiptarë, ngritja dhe shkulja e varrezave, hapja e shkollave me konotacion nacionalist, falja e hapësirës detare etj., janë akte antishqiptare të një qeverie të korruptuar, që është nën shantazhin e mëkateve të veta. Humbja spektakolare e 23 Qershorit i detyrohet jo pak edhe kësaj vetëdije të pjekur popullore. Kjo është arsyeja që marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë duhet të ngrihen mbi një bazë të re, dhe në këtë pikë nuk mund veçse t’i japësh të drejtë zotit Rama. Duket se edhe nga pala greke ekziston bindja se shumëçka duhet të ndryshojë në sjelljet me fqinjin shqiptar. Nuk mund të vazhdohet më tej me arrogancën e më të madhit, me shantazhin e “bukës së gojës” apo me aleancën amorale me mjediset e korruptuara të politikës, mediave apo shoqërisë civile shqiptare. Si vend i BE, Greqia duhet të kërkojë partnerë të tjerë në Shqipëri, dhe të aplikojë sjellje të ndryshme, nga ato që ka aplikuar deri tani.

Zoti Xhufi, pas 8 vitesh në opozitë, e majta fitoi zgjedhjet, ndërkohë që Rama ka shpallur tashmë kabinetin e tij. Si e shikoni ju këtë qeveri, nisur edhe nga fakti që shumë figura të rëndësishme të PS janë lënë jashtë saj?

Jam ndër të shumtët që mbështes me forcë formimin e një kabineti kryesisht me të rinj, të cilët kanë edhe avantazhin se janë të aftë e të pastër. Në fund të fundit, Edi Rama i fitoi zgjedhjet dhe e rrëzoi Berishën pikërisht me ata djem e vajza. Në historinë e PS të këtyre 20 viteve, ka patur shumë beteja, sakrifica e fitore, por për fat të keq ka patur edhe shumë tradhti, papërgjegjshmëri, oportunizëm dhe jo pak korrupsion. Historia politike e Kastriot Islamit dhe i grupit të tij të “mendimit ndryshe” ishte thirrja e fundit që i bëhej së majtës për t’u ndarë një herë e mirë nga të përzgjedhurit e fatit, nga punëpakët e fjalëshumët, nga mjeshtrit e intrigës e të batutës, nga “liderët” e “themeluesit” e gatuar në kuzhinat e PD, nga “heronjtë” e dalluar vetëm për beteja dhe për trimëri brenda llojit. Me trima të tillë, fitorja e së majtës nuk do kishte qenë ajo që qe. Ç’është më e keqja, me ta në qeveri, do vazhdonte të vërtitej mbi kokat tona fantazma e Berishës, sponsorizuesit të palodhur e të pakursyer të “kolonës së pestë” brenda PS. Ndaj, njëmijë herë më mirë pa ta. Sigurisht, shteti është një aparat gjigant, ku ka vend si për rinjtë, ashtu edhe për të vjetrit. Dhe për fat të mirë, në administratë por edhe në radhët e të përjashtuarve politikë nga regjimi i Berishës, ka me bollëk nëpunës, mësues, pedagogë, mjekë, ushtarakë të aftë e të përkushtuar. Këta të fundit janë padyshim mishërim i përvojës, sigurisë dhe memories institucionale. Pa kontributin e 50 apo 60 vjeçarëve, makina shtetërore do të rrezikonte të shkonte në drejtim të paditur. Ndaj jam i bindur, se Edi Rama dhe ministrat e tij nuk do i kapë dalldia e rinisë me çdo kusht e nuk do veprojnë si dikur një kryeministër socialist, i cili duke qenë 28 vjeç, iu duk vetja aq i moçëm dhe i ditur, saqë kërkoi të mbledhë rreth tij këshilltarë që ende s’i kishin mbushur të 25 vjetët.

LSI-së në këtë qeveri iu dha mes të tjerave dhe Ministria e Drejtësisë, çka pati mjaft reagime për shkak se kjo parti është akuzuar gjatë qeverisjes së shkuar. Si e shihni këtë zgjedhje? Çfarë ndryshimi mund të ndodhë kur tre nga ministrat e Ramës kanë qenë 3 muaj më parë ministrat e Berishës?

Në fakt, drejtësia, si çdo sektor tjetër, në qeverisjen e shkuar u drejtua nga e njëjta dorë e hekurt, që ishte ajo e z. Berisha. Megjithatë, qeveria PS-LSI është një sfidë e një shans për këto dy forca politike, dhe posaçërisht ministrat e tyre. Kuptohet, në këtë qeverisje shumë prej ministrave vijnë me vullnetin dhe ambicien për të shkruar ex- novo një faqe të bukur në karrierën e tyre, duke i shërbyer vendit me ndershmëri. Këtu e kam fjalën për ministrat e rinj, pa përvojë të mëparshme në qeverisje. Sigurisht, në listën e ministrave ka edhe të tillë që kanë patur përvoja të mëparshme qeverisëse, madje edhe në qeverinë e fundit e të shumëpërfolur “Berisha”. Por edhe këtyre u ofrohet një shans i papërsëritshëm: duke punuar mirë për vendin, dhe jo për vete, mund të lajnë ndonjë mëkat të së kaluarës së afërt dhe mund të lenë edhe ata një emër të mirë në historikun e qeverive shqiptare.

Ka një lloj dyshimi në lidhje me funksionimin e kësaj qeverisjeje për shkak të dualitetit Rama-Meta, kjo edhe për shkak të konflikteve që ata kanë patur edhe më parë, por edhe për shkak të karakterit të fortë që ka Meta si një lider në të majtë. Ju shihni probleme në këtë drejtim?

Populli thotë: “Uthulla e fortë thyen enën e vet” (në fakt, kjo vlen edhe për rakinë e fortë). Karakteret, apo qëndrimet e forta ndodh të prishin punë në çështjet e politikës. Vetë historia e marrëdhënieve Rama-Meta e dëshmon një gjë të tillë. Kur kanë bashkëpunuar, kanë bërë mrekullira. Kur janë zënë, kanë bërë hatara dhe e kanë dënuar veten me opozitë të detyruar (Rama), apo me qeverisje të pistë (Meta). Të jemi të sinqertë, në një vend normal, si Rama ashtu edhe Meta, do të ishin ndëshkuar nga vetë zgjedhësit e tyre e sot do të ishin harruar për andrallat që i kanë shkaktuar së majtës dhe vetë vendit me sherret e tyre, egoiste e meskine. Por, ja që në një moment edhe ata e dëgjuan zërin e popullit opozitar, shkelën mbi sedrën e “karakterin” e tyre dhe u bashkuan në emër të së mirës publike. Tashmë të dy e dinë ku, kur e si kanë gabuar. E dinë gjithashtu mirë se sa të brishtë janë rezultatet dhe shifrat që realizuan së bashku e veç e veç në këto zgjedhje, në rast se fillojnë e merren me intrigat e deridjeshme kundër njeri-tjetrit. Dhe akoma më shumë, e dinë mirë se mbi ta vigjilon një opinion, i cili nuk është opinioni që shoqëroi me hosanara prej fanatikësh rrugëtimin drejt humnerës së qeverisjes Berisha. Si Rama ashtu edhe Meta e dinë fort mirë se ndaj një qeverie socialiste guxojnë të ngrenë zërin edhe më burracakët e këtij vendi, edhe ata që në këta 8 vjet kanë mbyllur gojën ndaj çdo padrejtësie e krimi. Përse? Sepse socialistët nuk të pushojnë nga puna, nuk të rrahin, nuk të vrasin, siç bëri qeveria e Sali Berishës në 21 janar 2011.

Si e shpjegoni faktin që LSI, pavarësisht akuzave të shumta për korrupsion gjatë qeverisjes së shkuar, arriti të shumëfishojë rezultatin e saj në zgjedhje? Sipas jush, sa humbi dhe sa fitoi PS nga bashkëpunimi me LSI në këto zgjedhje?

LSI e shumoi rezultatin e saj për disa arsye. Së pari, sepse diti të bëjë një fushatë pragmatiste, e cila ngjit gjithnjë në vende të varfra si Shqipëria, ku punësimi në shtet shihet si zgjidhje për të ardhmen e shumë familjeve. Nga ana tjetër, mos harrojmë se LSI nxori përfitim të majmë nga aleanca me PS. Mendoni që, për shkak të sistemit, PS morri vetëm një mandat më shumë në raport me zgjedhjet e 2009, edhe pse e rriti me 90 mijë vota kuotën e saj. Në të kundërtën, LSI, e cila, nëse nuk gaboj, mori rreth 110 mijë vota më shumë se në 2009, fitoi 13 mandate më shumë. Nga ana tjetër, bashkëqeverisja me PD i hapi LSI-së disa mundësi depërtimi në xhepa të pakënaqura të së djathtës, të cilat mund ta kenë votuar atë në 23 qershor, si një alternativë më e pranueshme e më “tolerante” ndaj së djathtës. Por thashë, të gjitha këto janë rrethana të brishta, që si për Ramën ashtu edhe për Metën mund të përmbysen brenda natës. Të dy kanë të bëjnë me një opinion të brendshëm e të jashtëm, i cili ndaj tyre do të jetë vigjilent e kritik si asnjëherë më parë.

Diçka për zhvillimet në opozitën e re. Si e shihni zgjedhjen e Bashës përballë Olldashit, dhe për më shumë, si e parashikoni opozitën e ardhshme?

Z. Berisha ka një meritë të madhe edhe në këtë drejtim. Nuk la mundësi zgjedhjeje kur doli problemi i pasardhësit. E ktheu PD në një parti njëdimensionale. Kështu që u ndërtua një alternativë mes Olldashit e Bashës, e cila nuk thotë e nuk premton asgjë. PD do të kishte një shans për të ndryshuar e për t’u riorganizuar demokratikisht në masën që pasardhësi i z. Berisha  do gjente kurajën për t’u larguar sa më shumë nga fusha e tij manjetike. Këtë z. Basha do mund ta bënte vetëm kur i gjithëfuqishmi ta thërriste pranë vetes ideatorin dhe protektorin e tij. Z. Olldashi jepte shenja se mund t’i rezistonte disi sharmit vrastar të shefit të tij. Por pikërisht për këtë, “i gjithëfuqishmi” i vërtiti gjërat në mënyrë të tillë, që ai të mos fitonte. Dhe askush nuk u çudit, as ai vetë. Kështu ka qenë, e kështu do të jetë.

Për kishën e Përmetit

“Të parët ishin aty për të zbatuar një vendim të formës së prerë të gjykatave shqiptare. Të dytët ndodheshin aty, të organizuar e të paguar nga të huajt për të realizuar axhenda të huaja, duke krijuar një “casus belli”, që siç duket i intereson dikujt në Athinë e dikujt në Tiranë”

Për Janullatosin:

“Sot, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit të politikanëve shqiptarë, ne kemi në kreun e KOASH-it një klerik grek. Z. Janullatos e pushtoi padrejtësisht atë post nën presionin e fortë që qeveria greke e Micotaqisit bëri mbi qeverinë e Sali Berishës, në 1992… Ai ja ka arritur, sepse atij dhe misionit të tij politik i janë nënshtruar të gjitha qeveritë e korruptuara shqiptare të pas 1990. Sidomos kjo e Sali Berishës.”

 Për reagimin e qeverisë:

“Nëse heqim mënjanë sjelljen dinjitoze e të përmbajtur të përmbarimit e të policisë private, në çështjen e pallatit të kulturës, qeveria bashkë me policinë, me prokurorinë e me autoritetet lokale kanë mbajtur një qëndrim të turpshëm edhe në rastin në fjalë”

Për patriotizmin e Berishës:

“Në këto kushte, “trimërimi” i vonuar i qeverisë së Sali Berishës, e cila më në fund u kujtua se marrëdhëniet me fqinjët bazohen në parimin e reciprocitetit, duket shumë i  bukur për të qenë i vërtetë. Qoftë vendimi për të zbatuar vendimin e gjykatave për lirimin e pallatit të kulturës nga pushtimi i një grushti mercenarësh të ndërkryer, qoftë edhe vendimi për t’iu përgjigjur me kthim të qytetarëve grekë, kthimit që autoritetet greke të kufirit u bënë në mënyrë të pamotivuar qytetarëve shqiptarë, më ngjajnë me një përpjekje të Berishës për t’i lënë edhe një tjetër patate të nxehtë qeverisë në ardhje të Edi Ramës”

Për Greqinë:

“Nuk mund të vazhdohet më tej me arrogancën e më të madhit, me shantazhin e “bukës së gojës” apo me aleancën amorale me mjediset e korruptuara të politikës, mediave apo shoqërisë civile shqiptare. Si vend i BE, Greqia duhet të kërkojë partnerë të tjerë në Shqipëri, dhe të aplikojë sjellje të ndryshme, nga ato që ka aplikuar deri tani”

Për të vjetrit:

“Me trima të tillë, fitorja e së majtës nuk do kishte qenë ajo që qe. Ç’është më e keqja, me ta në qeveri, do vazhdonte të vërtitej mbi kokat tona fantazma e Berishës, sponsorizuesit të palodhur e të pakursyer të “kolonës së pestë” brenda PS. Ndaj, njëmijë herë më mirë pa ta”

Për Ramën:

“Ndaj jam i bindur, se Edi Rama dhe ministrat e tij nuk do i kap dalldia e rinisë me çdo kusht e nuk do veprojnë si dikur një kryeministër socialist, i cili duke qenë 28 vjeç, iu duk vetja aq i moçëm dhe i ditur, saqë kërkoi të mbledhë rreth tij këshilltarë që ende s’i kishin mbushur të 25 vjetët”

Për qeverinë e re:

“Megjithatë, qeveria PS-LSI është një sfidë e një shans për këto dy forca politike, dhe posaçërisht ministrat e tyre. Kuptohet, në këtë qeverisje shumë prej ministrave vijnë me vullnetin dhe ambicien për të shkruar ex novo një faqe të bukur në karrierën e tyre, duke i shërbyer vendit me ndershmëri”

Për ministrat e LSI:

“Sigurisht, në listën e ministrave ka edhe të tillë që kanë patur përvoja të mëparshme qeverisëse, madje edhe në qeverinë e fundit e të shumëpërfolur Berisha. Por edhe këtyre u ofrohet një shans i papërsëritshëm: duke punuar mirë për vendin, dhe jo për vete, mund të lajnë ndonjë mëkat të së kaluarës së afërt dhe mund të lenë edhe ata një emër të mirë në historikun e qeverive shqiptare”

Për dyshen Rama-Meta:

“Populli thotë: “Uthulla e fortë thyen enën e vet” (në fakt, kjo vlen edhe për rakinë e fortë). Karakteret, apo qëndrimet e forta ndodh të prishin punë në çështjet e politikës. Vetë historia e marrëdhënieve Rama-Meta e dëshmon një gjë të tillë. Kur kanë bashkëpunuar, kanë bërë mrekullira. Kur janë zënë, kanë bërë hatara dhe e kanë dënuar veten me opozitë të detyruar (Rama), apo me qeverisje të pistë (Meta”

Për rezultatin e LSI:

“LSI e shumoi rezultatin e saj për disa arsye. Së pari, sepse diti të bëjë një fushatë pragmatiste, e cila ngjit gjithnjë në vende të varfra si Shqipëria, ku punësimi në shtet shihet si zgjidhje për të ardhmen e shumë familjeve. Nga ana tjetër, mos harrojmë se LSI nxori përfitim të majmë nga aleanca me PS”-*Kortezi:MAPO

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Janullatos, pellumb xhufi, si Kryqtar i shek XII

Bisnesi hebrej shpreh gadishmërinë për të investuar nëKosovë-Shqipëri

August 25, 2013 by dgreca

Nga Skënder Karaçica/Chikago/

Përditë po shpalosën arkivat historike që kanë të bëjnë me praninë dhe shpetimin e popullit hebrejë në vatrat shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri gjatë Luftës së Dyë Botërore,që ishte kodi shekullor i besës me mikpritjen për popullin hebrejë në kohën e or ëve vrastare deri në shfarosje nga regjimi hitlerianë.Për aktin human e njerëzor të popullit shqiptar dhe afrimi nën strehën e shpetimit për hebrenjët,ishte temë e takimit të sotëm të përfaqësuesve të SHSHA-së(Mahmut Skenderi dhe Skënder Karaçica)me Dan Shure,kryetar i Odës Ekonomike të Izraelit dhe Michael Trajson,konsultant për biznesin global që u mbajt në lokalet ,,Miller Canfield,,në Çikago.

Në takimin e parë të këtij lloji shqiptaro-hebrejë u fol gjerësisht për historinë e kombit shqiptar dhe tërë rrugëtimi tij nëpër histori për liri dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës.Mirëpo,edhe më tej ka mbetur e pazgjidhur çështja e kauzës sonë kombëtare shqiptare në Ballkan,theksuan përfaqësuesit e SHSHA-së,duke thënë para miqëve hebrejë se ende populli shqiptar ka mbetur i ndarë në pesë shtete nën regjimet e boshtit pansllavist në Serbi,Greqi,Mal të Zi dhe Maqedoni.Populli shqiptar ka historinë e njejtë me popullin hebrejë në historinë e tyre si njerkë me përmasat e shfarosjes që me së miri flet historia e orëve vrastare në kampet holokaust.Për pesëdhjetë vjetë është fshehur gjenocidi dhe shpërngulja kolektive e popullit shqiptar nga toka e tyre në Çamëri të orkestruar nga regjimi helenë në Grerfër qi.Prandaj me shpalimin e orëve vrastare deri në shkallë të gjenocidit,si u tha në takimin e sotëm në Çikago,krahina shqiptare e Çamërisë është ,,Holokausti 2,,në Europë!

Kahet e bisedës në takimin shqiptaro-hebrejë në Çikago kaluan edhe në shumë sfera të jetës dhe të informimit për të gjitha resurset njerëzore dhe të pasurisë që disponon atdheu i shqiptarëve në Ballkan.Sipas të dhënave demografike,populli shqiptar është populli më i ri në Europë me mesatarën kombëtare 27 vjeçare që tregon potencialin e të ardhmes së tij të ndritshme të emenacipimit dhe të zhvillimit shoqëror-ekonomik si dhe me një pasuri të madhe nëntokësore dhe mbitokësore me një vlerë të madhe prej kapitalit ekonomik.Duke i degjuar tërë rrjedhën e bisedës,Dan Shure,kryetar i Odës Ekonomike të Izraelit theksoj se jam mirënjohës për popullin shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë që në kohën më të rëndë ka pranuar në familje dhe ka shpetuar nga asgjësimi popullin tim hebrejë.Për resurset e pasurisë që disponon atdheu i shqiptarëve,ata nuk e meritojnë të jenë të varfër në fillim të këtij shekullit të ri dhe për këtë bisnesi hebrejë është i gatshëm të udhëtoj me projektet zhvillimore të politikës së investimeve në akonominë në Kosovë dhe Shqipëri.Jemi të gatshëm që ti presim në Çikago përfaqësuesit e qeverive nga Prishtina dhe Tirana për bashkëpunimin e mëtejmë në të gjitha fushat e bisnesit dhe të politikave të investimeve në ekonomitë e vendeve të tyre mike.

Në takimin e sotëm doli nisma që ish kongresisti dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Joe DioGuardi të mbajë në ligjëratë me temën bosht marrëdhëniet shqiptaro-hebreje dhe pavarësia e shtetit të Kosovës në Muzeun Holokaust në Skokie të Çikagos.Me këtë rast Mahmut Skenderi,sekretsr i SHSHA-së ua dorëzoj miqëve hebrejë një seri dokumentesh arkivore -historike dhe botime të veçanta të matrialeve të botuara në Shqipëri,Kosovë dhe në Diasporën Shqiptare në Amerikë që kanë të bëjnë me praninë dhe shpetimin e hebrenjve nga populli shqiptar në kohën e luftës shfarësese të fashizmit(1940-1945).

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: hebrejte, investime, Shqiperi e Kosove, Skender Karacica

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5241
  • 5242
  • 5243
  • 5244
  • 5245
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT