• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tungjatjeta nga Nebraska;Vendi i ftohte por me zemer te ngrohte

August 21, 2013 by dgreca

Nga Enkela Vehbiu/Nebraska/

OMAHA, NEBRASKA – Sa here qe me qellon te udhetoj e takohem me bashkeatdhetare sapo permend emrin e shtetit ku banoj, Nebraska, te gjithe e kane degjuar sepse zyrat e miratimit te dokumentave te emigrimit ndodhen ne shtetin tim.  Por pak dine te te thone me teper se aq.

Nebraska, gjendet ne qender te Amerikes dhe eshte shtepia e nje komuniteti te vogel shqiptar, kryesisht te perqendruar ne zone lindore te shtetit.  Omaha, qyteti me I madh ne shtet, eshte vendi ku banojne shqiptaret kryesisht nga Shqiperia.   Ndersa Linkolni, kryeqyteti I shtetit dhe qe shume prej jush e njohin nga “letrat,” eshte qendra e shqiptareve te Kosoves te vendosur atje pas luftes.

Eshte nje shtet I mire.  Pak  di te flas per Linkolnin sepse nuk e njoh, por Omaha me ka bere per vete.  Ne fillim kisha degjuar per Omahan ne dimrin e 2001-it.  Ish ambasadori amerikan ne Shqiperi, I ndjeri Jozef Limpreht, ishte nga vendi im tani.  Ne nje mbremje per gazetaret ne Tirane, e shoqja me tregoi disa foto te Nebraskes.  I ftohte mu duk ai vend.  Nuk e dija ne ate kohe qe po shikoja ne foto te ardhmen time.   Kur im shoq me tha per zhvendosjen ne Omaha me erdhen ne mendje pamjet lakuriqe te gureve te latuara nga era dhe thashe jo, nuk mundem.  Po gjerat nganjehere ndodhin, ja ashtu, pa kuptuar.

Sa kishim dale nga shkolla ne Nju Meksiko ku ne kampusin e vogel te Las Krusesit shqipja as nuk mendohej te degjohej.  Arrijme ne Omaha qe eshte e vendosur tamam ashtu sic thuhet ne zemer te Amerikes.  Eshte nje qytet mesatar qe me rrethinat shkon rreth nje milion banore, dhe per shkak edhe te vendndodhjes gjeografike, mjaft konservative.  Pas dy diteve ne qytet, me duhej te blija dicka dhe futem ne supermarketin Target.  Tek eci, degjoj nje tingull qe kisha kohe pa e degjuar – “Po ku shkoi ky…?!”  Mbajta kembet.  Jam ne enderr thashe apo cfare.  Kthehem.  Shoh nje vajze te re.  E pyes a jeni shqiptare.  Nuk kisha gabuar.  Dhe historia ime ne Omaha nisi tamam atje ne rreshtat e Targetit.  Brigita nga
Prishtina u be pika ime e pare e kontaktit me komunitetin shqiptar, me tingullin e gjuhes ame qe me nevoitej aq shume te rimbushja shpirtin here pas here.

Omaha, dhe ne pergjithesi Nebraska, njihen per miser e mish.  Dhe ia pelqej  te dyja produktet.  Por te them te drejten me shume u pelqej entuziasmin per jeten dhe detyrimin qe ndjejne ndaj shoqerise.  E thene ndryshe u pelqej mjaft harmonine e arritur mes te qenurit I lumtur si njeri dhe te qenurit I pergjegjshem si qytetar I kesaj bote.

Per lumturine, me duket se jane nder te paktet  njerez qe kam takuar dhe qe kane arritur ekuilibrin e deshiruar mendje-shpirt-fizik.  Mesojne dhe punojne shume.  Mbajne nje lidhje te forte me Zotin dhe besimin.  Ushqehen mire, kujdesen per trupin dhe nuk lene pas dore argetimin kurrsesi.  Ne shqiptaret mesojme.  Nuk behemi shume.  Nuk kam te dhena te sakta por me sa di une, nuk I kalojme te 50 ne nje qytet afer nje milionesh.  Ka zenka, ka merira edhe ne grupime te vogla si tonat, por pamvaresisht nga kjo, ne gjykimin tim e kemi kuptuar mire emigrimin.  Per ata qe interesohen dhe per sa me intereson mua, emrin Shqiperise ia kemi ngritur lart.  Te gjithe, te rinj e te vjeter, kemi treguar se nuk kemi frike sfidat.  Rinia ia ka dale balle shkolles me sukses te plote.  Te moshes se mesem, me perpjekje dhe sakrifice, ia kane dale te realizojne deri diku endrren e tyre.  Sa per argetimin e besimin, jemi ende ne rruge e siper, po kercejme ama.  Ne festa familjare jemi gjithmone prane, dhe oh sa kercejme.  Po shume, bre, shume si I thone kosovaret.

Por ajo qe personalisht me ben per vete ne kete vend eshte perulesia dhe pergjegjshmeria.  Ne letra Omaha eshte nje qytet me perqindje te larte milioneresh.  Kjo lidhet drejpersedrejti me emrin e Uoren Bafetit, miliarderit qe ende jeton ne shtepine modeste prane lagjes sime.  Thjesht, shume thjesht.  Dhe po aq thjesht jetojne dhe pjesa tjeter.  Eshte nje mesim per ne te dalet nga uria e varferia.  Shoqeria ne Omaha eshte ne nje faze tjeter.  Pas ngopjes, ata e kane kuptuar se te pasurit e nje shtepie te mire, makine apo te ardhurash nuk eshte gjithshkah.  Eshte nje dimension tjeter qe eshte me I rendesishem – dhe ai eshte te qenurit pjese e nje komuniteti qe tani biles ka dale nga perimetri i shtetit dhe eshte bere boteror.

Ne fillim, dhe ketu flas per veten time, e kisha te veshtire ta beja timen kete aspekt.  Me pas, turrbullia kaloi, fitova qartesi dhe kuptova qe eshte e drejte.  Dhe them se dhe ne te aneve tona, e kemi kuptuar mire kete.  Te gjithe shqiptaret ketu, me sa di une, nuk kane pasur asnjehere probleme me ligjin.  Jemi komunitare te mire.  Po thuajse te gjithe kemi shtepite tona dhe I mbajme mire ato.  Ne komunitet vleresohemi si njerez punetore, te zellshem dhe te besueshem.  Sidomos te rinjte, jane rritur ende me shume me ndjenjen e perkatesise ne komunitet.  Shume prej tyre bejne pune vullnetare dhe jane te integruar teresisht ne jeten amerikane.

Ketu thone “ruaje Omahan per vendalinjte.”   Edhe pse fanatike te komunitetit vendas, njerezit e Nebraskes na kane lejuar te jemi pjese e tyre.  Nuk jemi te perkryer, por them se me kontributin tone, ia kemi shperblyer mikepritjen Nebraskes.  Ndersa ne vete kemi arritur ne piken ku Shqiperia dhe Nebraska jane bere nje – jane te dyja vendet tona.

Omaha, Nebraska-20 Gusht 2013.

Filed Under: Featured Tagged With: Enkela Vehbiu, me zemer te nrohte, Nebraska, vendi i ftohte

NDERROI JETE STUDIUESI JORGO TELO

August 21, 2013 by dgreca

Tronditet komuniteti i poeteve shqiptare kudo ne boten shqiptare! Ndahet nga jeta poeti, studiuesi folkorik dhe shkrimtari Jorgo TELO
Djepi i vendlindjes së poetit, studuesit folkorik dhe shkrimtarit Jorgo TELO është Gjirokastra. Aty në qytetin e gurtë të trimërisë, diturisë, urtësisë, kulturës do të kishte fatin të lindte, tw rritej dhe tw edukohej , aty ”hodhi zaret” e thurrjes të ëndrrave të tij, prej shkrimtari e poeti. Shumë nga shkrimet studimore, shkencore dhe historike, punimeve monografike, vëllime me poezi, artikuj të shumtë të disa punimeve teoriko-sociologjikë, vepra kushtuar erdutitit Ilia Dilo Sheperi, do të mbajnë firmën e tij. I gjithë ky aktivitet krijues në gjini të ndryshme kanë realizuar katalogun interesant, profesional, të promovimit të vlerave letrare, artistike e historike, të cilat përbëjnë një domosdoshmëri për t’i rijetëzuar dhe për t’ua lënë brezave të ardhshme. 
U prehte ne PAQE! I qofte dheu i lehte! 
I perjetshem kujtimi e vepra e tij, Ngushellime familjes e gjithe te dashurve,
Po percjellim Intervisten qe Raimonda Moisiu i pat marre poetit ne gjallje te tij:

NTERVISTA: KAM HYRË DHE ECUR NATYRSHËM ATY KU JAM GJENDUR MË MIRË-Bisedoi Raimonda MOISIU

(INTERVISTË ME SHKRIMTARIN NGA GJIROKASTRA, JORGO S. TELO)
Djepi i vendlindjes së tij është Gjirokastra. Aty në qytetin e gurtë të trimërisë, diturisë, urtësisë, kulturës do të kishte fatin të lindte, tw rritej dhe tw edukohej , aty ”hodhi zaret” e thurrjes të ëndrrave të tij, prej shkrimtari e poeti. Shumë nga shkrimet studimore, shkencore dhe historike, punimeve monografike, vëllime me poezi, artikuj të shumtë të disa punimeve teoriko-sociologjikë, vepra kushtuar erdutitit Ilia Dilo Sheperi, do të mbajnë firmën e tij. I gjithë ky aktivitet krijues në gjini të ndryshme kanë realizuar katalogun interesant, profesional, të promovimit të vlerave letrare, artistike e historike, të cilat përbëjnë një domosdoshmëri për t’i rijetëzuar dhe për t’ua lënë brezave të ardhshme. Në këtë intervistë do të zbulojmë një retrospektivë të krijimtarisë së shkrimtarit të mirënjohur nga Gjirokastra, Jorgo Telo. Nëpërmjet saj, ai do të na përcjellë momente, personazhe, protagonistë, vende që ai me penën e tij i ka përjetësuar në libra, pra në krijimtarinë e tij mbresëlënëse.
Bisedoi: Raimonda Moisiu
Nje kënaqësi e vecantë të bëj këtë intervistë me Ju. Kush është Jorgo Telo dhe diçka nga fëmijëria Juaj?
Nuk jam marrë shumë me intervista. Kam preferuar t’i jap inervistuesit sasinë e duhur të rrushit, që verën e rakinë t’i nxjerrë vetë…
Jam bir i një fshatari të mesmë, që merrej edhe me punë artizane e tregti në qytet edhe me punë bujqësore në fshat. E kalova fëmijërinë deri në mbarimin e shtatëvjeçares në fshat e krahinën time, Zagori. Një fëmijëri me etje për dije, për të përthithur sa më etshëm nga kultura shpirtërore e popullit. Një fëmijëri e kaluar edhe me shqetësime ekonomike e shëndetësore.Natyrshëm kam pasur fatin të isha i pajisur me disa dhunti që i përkisnin sferës artistike në gjininë e pikturës e të muzikës, po ashtu edhe të krijimtarisë letrare, më së shumti në fushën e vargëzimit poetik, fillimisht brenda qerthullit të botës fëminore, më pas asaj rinore e… me një rendje të ndjeshme drejt pjekurisë së dëshiruar prej shumëkujt në jetë. Nuk mund të bëhet fjalë për një fëmijëri të pekulepsur, që të arrihej të më plotësoheshin krejt tekat e asaj moshe; përkundër u mësova dhe u përshtatata herët me skamjen, pse jo dhe me urinë, pse jo dhe me veshjen e rëndomtë, aq sa për herë të parë këmishë me jakë e këpucë pata veshur, kur zbrita në qytetin e Gjirokastrës, për të filluar arsimimin tim të mesmë profesional, pedagogjiken; kësisoj po hidheshin hapat e para në viset e arta të rinisë, ku shumëçka do pësonte zhvillim cilësor e sasior brenda kornizës së qenies sime shpirtërore dhe fizike. Në shkollën e mesme morën hov dhuntitë dhe hobitë më të spikatura, veçanërisht në fushën e kriijimtarisë letrare, individualisht dhe në gjirin e rrethit letrar të shkollës, ku për drejtues kishim të talentuarin pedagog të letërsisë, Bekim Harxhin, kurse si miq e shokë të botës shkrimore përmend Spiro Deden, Abdulla Kënaçin, Skënder Korkutin, Izmini Kutrën (Pesha) ,Themistokli Ndreun e të tjerë.Nuk i lashë pasdore dhuntitë e tjera, sidomos vizatimin; madje pata arritje edhe në muzikë, aq sa kjo më shërbeu tepërisht kur dola në jetë në punën me nxënësit e me rininë e fshatrave ku punoja. Megjithëse mundësitë fizike për t’u marrë cilësisht me sport nuk i kisha, veprimtarive sportive me shoqërinë time nuk i shqitesha asnjë çast të mundshëm. Kështu kam lojtur futboll me bashkënxënësit e të tjerë gjer në moshën 47 vjeçare, kur sëmundja më shkëputi si me buton duke më privuar nga çdo argëtim sportive e veprimtari fizike.

– Kini mbaruar, siç na thatë shkollën e mesme pedagogjike.Ç’ju shtyu të studionit në këtë degë?
Pas tetëvjeçares vijova këtë shkollë në Gjirokastër, duke gjykuar si familje, se do ishte profesioni më i përshtatshëm për mua, meqë kisha disa probleme shëndetësore që më pengonin të merresha me profesione që kërkonin shkathtësi dhe energji fizike të plota. Mandej dihet që i pari nëpunës shteti me të cilin kontakton fëmija në jetë përgjatë arsimimit të vet është mësuesi dhe kërkon që atë të imitojë së pari…
Pas pedagogjikes vijova Institutin e lartë Pedagogjik”Aleksandër Xhuvani” në Tiranë në degën “Gjuhë – letërsi – histori” me programe të ngjeshura intensive (kështu ishte asokohe, pra në vitet 1963 – 1965, ku u pajisa me diplomën e mësuesisë.)
Kujtim nga martesa e JORGO S. TELO
Fill pasë arsimimit fillova veprimtarinë si dijedhënës e më pas edhe drejtues shkolle në Erind të Gjirokastrës e më pas në krahinën time e në shkollat tetëvjeçare Hoshtevë, Sheper, Ndëran edhe në shkollën e mesme të Nivanit. Studimi i përhershëm autodidakt i literaturës bashkëkohore profesionale dhe letrare ka qenë prirja e motivuar dhe përkushtimi im parësor vit pas viti…Njëkohshëm për shkak të prirjeve, jam marrë dhe me veprimtaritë kulturore-artistike ne shkollë dhe jashtë sa, dersa në vitin 1978 m’u ngarkua detyra e përgjegjësit të kulturës për krahinën
Si në të mesmen dhe në të lartën kam botuar edhe në organet periodike të vendit. Pas emrimit tim në punë u shtua intensiteti dhe cilësia e krijimtarisë, porse mundësia e botimit ishte e vështirë, mbasi edhe kohën e kisha të mbushur me veprimtari arsimore e kulturore – artistike , që i kryeja brenda e jashtë mureve të shkollave ku kam punuar edhe për shkak të largësisë nga Tirana, ku ishin përqëndruar institucionet botuese.
Asokohe mund të çaje “shtigje”për të botuar më së shumti nëpërmjet njohjeve personale me redaktorë, apo përmes ndërmjetësisë së “Vitaminës “M” (mikut).Në vitin 1973, sapo arriti të mbarohej procedura për botimin e një libri me tregime humoristike dhe një tjetri me poezi për fëmijë, u pezullua gjithçka nga moshedhja e firmës prej një Kryeredaktori, i cili bënte ca vërejtje të përgjithshme, duke orientuar temat për të cilat duhet të shkruaja…!
U desh të përjetonim transformimet rrënjësore në vend që të shkëputeshim dhe nga qëndrimet burokratike monstruoze…njeëri thoshte duhet të shtosh motive nga lufta kundër shfaqjeve liberale, tjetri ngulte këmbë të mos rendja pas dukurive negative , por të evidentoja arritjet e mjaftoheshin me vërejtje të përgjithshme, sa dekurajimi merrte përmassa serooze… dekurajuese… e megjithatë unë nuk hoqa dorë, por shtoja gjithçka të mundshme në fletoret e mia që i ruaj ende dhe sot, kur sundon tejet epoka e kompjuterit dhe internetit.
– Ç’kuptim ka për Ju, fjala “MËSUES”
Bëhet fjalë për profesionin më të dashur e të dëshiruar për natyrën time fiziko – shpirtërore, si të ishte i krijuar posaçërisht për mua… Ku ka më bukur, se sa kur arrin të përgatisësh breza të tërë njerëzish, duke i paisur ata me dijet e kulturën më të domosdoshme për jetën… Pas shkollimit të mesmë e të lartë profesional dy përqendrimet e mia më të motivuara kanë qenë arsimi dhe kultura. Në të dy këto fusha të rëndësishme veprimtarie kam ecur paralel, gati njëkohshëm dhe me përkushtim të plotë tok me ndjenjën e përgjegjësisë shtetërore e shoqërore… Porse instancat, çuditërisht, kanë harruar apo bëjnë sikur s’të njohin jo rrallë, kur organizohen veprimtari përkujtimore të shkollës. Ndoshta do kujtohen kur të kaloj jo me këmbët e mia në amshim… 
– Dëshiroj që bashkëkombasit tanë lexues t’ju njihnin më mirë . Do doja t’ju pyesja mbi c’ka keni shkruar ndër vite . Cila është gjinia e Juaj , më e preferuar? 
Kam merak, se mos, në përgjigje të disa pyetje rutinë, merzisim lexuesit e nderuar dhe dashamrësit…Shkurt po i bie: Ruaj me fanatizëm ende disa fletore që nga vitet, kur isha nxënës në shtatëvjeçare, ku me skrimin e atëhershëm, të pastërvitur e jo të shkathët, janë të hedhura me penë apo stilograf poezitë e mia të hershme që i takojnë periudhës kur isha pionier. As letër për të shkruar nuk kishim , sa na nevojitej. Nëpër ëndrra shihja vetëm sikur më dhuronin stilografë e kur zgjohesha e kërkoja nëpër dyshek apo ndën nënkresë…Ssprovë të pare ruaj ende një vjershë të rëndomtë për Një Majin, që merrte shkas nga ato cka na thoshnin në klasë ose para shkollës dijedhënësit tanë…Në të mesmen fletoret e vogla u pasuan me fletore më të mëdha e mandej më të bollshme ato në periudhën studentore. Të gjitha dorëshkrimet individuale (gati muzeale), mbeten të paharrueshme për mua, edhe pse nuk dallohen për nivel cilësor, parë me optikën e mëvonshme. Në fillim të viteve ’70, pasi isha stabilizuar me punë në vendlindjen time, në Zagori, isha i rrekur për një makinë shkrimi dhe nuk iu ndava, sa e shtiva në dorë. Prej atëherë e më pas të gjitha dorëshkrimet i daktilografoja me merak, duke krijuar shumë dosje me to. Ato u bënë bazë e përmbledhjes me përzgjedhje në vëllimet e mia të para poetike e të mëtejshme, duke veçuar vlerat nga antivlerat , me synimin e jetëgjatësaisë së çdo shkrimi veçmas e brenda të së tërës…
Prej një kohe të gjatë, ju jeni autor i disa punimeve monografike, studimeve shkencore e historike, i vëllimeve me poezi, i artikujve të shumtë teoriko-sociologjikë të botuar në shtypin shqiptar dhe në vende të tjera. A ndiheni ju sot i vlerësuar për gjithë këtë punë të mundimshme që keni bërë dhe cili është mesazhi që ju transmetoni nëpërmjet tyre?
Punimet e shumta të këtij soji, që po pyesni, janë kumtuar nëpër konferenca e simpoziume e meqë ishin voluminoze dhe pa logjistikën e duhur, i shkruaja vetëm në një kopje.eDomosdo as vetë s’di ku gjendet një pjesë e konsiderueshme e tyre. Një pjesë e kam dhe e mbaj të sistemuar në kompjuter tok me krijesat e ndryshme letrare që presin ditën fatbardhë të konvertimit në libra…Realisht më tepër krijimtarinë e kam të përqendruar në 14 titujt e librave të botuar, se sa në shtypin periodik që del në Shqipëri. Ka treva si Gjirokastra, ku nuk dalin organe shtypi. Shumica janë përqendruar në Kryeqytet, ku ne që banojmë larg tij , nuk mundemi të krijojmë lidhje të tilla, për të publikuar krijimet tona… (këtë e theksoj më tepër per vete, se ka dhe asish të shkathët që ia dalin, të shprehen ku të mundin.) Vetë kuptohet që më tepër veten e kam gjetur te poezia, përderisa dhe me poezi e kam hedhur hapin e parë krijues në jetë, ytjetër se hartimet ishin në prozë dhe unë në to ndihesha shumë mirë dhe i vlerësuar. Më fartlume ishte dhe është poezia lirike edhe e mirëfilltë edhe ajo me ngjyrim popullor… E ndiej veten të përhapur pothuajse në krejt gjinitë e llojet e letrave shqip, rast pas rasti sipas gjendjes emocionale, kushteve te të shkruarit… Teksa shoh që interesi për librin kë rënë ndjeshënm e dukshëm, u detyrova në moshë pleqërie t’i falesha internetit, mundësive të pamasa që ai jep për cilindo që lidh e forcon miqësinë me të…Kam hedhur vetë me durim shumëçkakam pare të arsyeshme nëpër shumicen e forumeve te mirënjohur shqip; madje kam dhe dy Ëebsaite të miat. Të shumtë kanë qene lexuesit e mi në të gjithë kontinenet e këte e kam arëme komentet e sidomos tregues statistikorë që më kanë ardhur me e-mail periodikisht çdo fundjavë… Vetëkuptohet që permes kesaj mënyre të reklamimit te krijimtarisë, më kanë trokitur dhe me dhjetra miq e mikesha internetike, aq sa lidhjet kanë kaluar dhe më miqësi familjare brenda interesave të ndërsjellta, apo jahtë çdo interesi. 
– . Kur një poet apo profesionist shkruan bukur, kur është i dashuruar apo kjo nuk varet nga dashuria? 
Po qe se e keni fjalët për shkrimet që kanë si temë dashurinë, atëherë mund të them me bindje, se çdo krijues me një ndjeshmëri normale e shpirt të pasur e fisnik, nuk e ka si kusht të domosdoshëm përjetimin e dashurisë në funksion të krijimtarisë, mbasi atij/asaj edhe kur u mungon dashuria reale, e imagjinojne atë gati parajsore, ndoshta dhe më bukur se realiteti… Përvoja ka treguar se pena të shquara botërore i kanë kënduar dashurisë edhe kur s’kanë mundur ta provojnë atë natyrshëm, apo kur kanë qenë jo në moshën e kulmeve jetësore, por në moshën e bardhë, si i madhi Lazgush Poradeci, Ali Asllani etj. Lëre pastaj të permend poetët e Risorxhimentos” italiane, apo “Strum und drangut” gjerman…!Po Leopardi, Saadiu, Omar Khajami e shumë të tjerë a nuk kanë rrëfyer pëerms lirikave të veta, se ç’fuqi të natyrshe e të mbinatyrshmë ka Kryendjenja njerëzore e dashurisë?
– Po citoj titulllin e një libri, ku ju jeni bashkëautor me Z.Eduart Dilo, poemë- baladën:”Diloiada” Çfarë keni bërë Ju për të marrë kaq shumë dashuri nga jeta? Ju keni shkruar një kryevepër, për një familje të vlerësuar kombëtarisht nga historia dhe deri te lexuesi më i thjeshtë? Ç’mund të na thoni për këtë?Si ju lindi ideja për ta shkruar?
Libri që sapo përmendët, nuk mund të pranoj që është kryevepër, por është diçka. Është konstruktuar në dy pjesë Pjesa e parë është poema – baladë e ndarë në 12 akte me prolog dhe epilog dhe pjesa e dytë, ku më së shumti jepet informacion më i shtjelluar për Familjen e Ilia Dilo Sheperit… Ka një histori të lezeçme fillimi, përkushtimi dhe realizimi i këtij libri: Unë për vlerat e Ilia Dilos nga fillorja gjer me mbarimin e studimeve të larta nuk kisha dëgjuar e lexuar, pothuajse asgjë. Edhe pjesëtarë nga kjo familje që i njihja, nuk dija se kishin për baba e gjysh këtë persoonalitet të gjuhës e të shkollës shqipe. Vetëm Andon Zako Çajupnin njihnim dhe ia mësonim vjershat përmendësh. Për herë të parë jam kontaktuar me emrin e Ilia Dilos në shkollën tetëvjeçare të Erindit (Lunxhëri) nëpërmjet gojës së kolegut Mitro Qendri, i cili kish mbaruar Normalen e Elbasanit dhe Ilia Dilon e kishte pedagog. Mitroja fliste me respekt e dashuri për Ilian në gjysmën e dytë të viteve ’60, edhe pse emri i tij nuk figuronte askund gjer asokohe, së paku për kufinjtë e njohjes sime. “Ishte i qetë, i përkushtuar dhe mjaft bindës dhe kërkues në dhënien e njohurive…”- më thoshte kolegu për tëparin e familjes së madhe sheperiote, Dilo… Ma zuri syri në vitet e mepastajme këtë emër në njërin nga librat e Enver Hoxhës me kujtime për Gjirokastrës, por gjithçka sipërfaqshëm. U deshën ndryshimet e ndjeshme të domosdoshme rrënjësore në Shqipër që të ringjalleshin një pas një vlerat e supervlerat e mohuara apo të lëna në mjegull fare padrejtësisht e mizorisht… Mund të ketë qenë mbarimi i vitit 2008 kur vlerësova një shkrim të z. Eduard M. Dilo në një temë të hapur enkas për Zagorinë tonë. Nipi shkruante me mall e dashuri pëgjyshin e tij, Ilia Dilo Sheperin. Dhe une që tashmë kisha goxha njhuri për mësuesin e gramatikanin e shquar democrat, nuk kish se sit ë qëndroja indifferent ndaj shkrimit te “Forumi shqiptar”. Mendimet e mia i kapi Eduardi me banim në New York. Ndërkohë në dy nga botimet e mia poetke ë mëparshme kisha nga një dedikim për gjuhëtarin. Nuk vonoi dhe me Edin biseduam me shkoqur permes messengerit e ramë që njëri nga përtej oqeanit e tjetri nga Ballkani të ndertonim diçka më dinjitoze për erudition Ilia Dilo e për familjen e madhe të Tij, që perjetoi skajshëm persekucionin komunist…Kisha nevojë pë me tepër material jetësor nga ç’kisha fjetur vetë dhe Eduardi nuk m’u kursye. E kështu Brenda tre katër muajsh poema hodhi shtat, si produkt in ë bashkepunimi të ngushtë nëpërmjet internetit, deri sa pa dritën e botimit. 
– Fjala dashuri është aq e bukur aq edhe e përgjithshme . Ku qëndron forca e dashurisë që ju frymëzon më shumë, të jetoni apo të shkruani?
Jam i mendimit se kam jetuar e jetoj për të qenë dikush në jetë, duke respektuar jetën, duke e mbrojtur atë në emër të njerëzores së vërtetë, për mirësinë e përgjithshme, për dashurinë e përjetuar e të fantazuar,për gjithçka që përmban të bukurën në çdo pikëmamje… Tshmë jetoj për të kujtuar, për të medituar e për të shkruar brenda devizës sime: “Dua shpirtit t’i bëj qefin, të mos thotë: ‘Eja, të vdesim!”
– Duket sikur gjinia e Juaj e preferuar është poezia, proza, tregimi. A keni shkruar, roman, reportazhe, publicistikë?
Një pjesë të mirë të poezive, si për të rritur edhe për fëmijë, i kam të botuara. Ka shumë ende të pabotuara. Kam shkruar në prozë mjaft tregime, kryesisht humoristike, por s’i kam permbledhur ende. I vetmi roman që kam botuar titullohet “HEDHJA E ZAREVE”i cili ka brenda vete edhe një dozë jo të paktë autobiografie të letrarizuar. Fati (përcaktues ose jo i jetës sonë përshkon tej per tej subjektin e ketij romani gati 300 faqesh. Publicistikën e kam ende të pabotuar. Brenda një fantareportazhi të titulluar “Mysafirët e rinj të Çajupit”, kam synuar të mëshoj te figura e Poetit shpirtlirë kombëtar, A. Z. Çajupit, ku publicistika gjen shprehjen e vet e ngjizur me reportazhin, porse përmes një fantazie që përbën katalizatorin e të dyjave: tokësores e qiellores…
Publicistikëm e gjejmë jo pak edhe te “DILOIADA”. Tregime, novela e skica kam dhe në librin më të ri, dalë nga shtypshkronja në janar të këtij viti, me titull “FIKSIMET E PAQME TË MOSHËS”.
-Si ju duket kritika letrare sot? A ka kritikë të mirëfilltë letrare? A mund të na thoni dicka për këtë temë që shqetëson njerëzit e letrave shqipe?
E mbisunduar nga interest e çastit vetiake të ndërsljellta dhe jo nga intresat e masës së lexuesve… Atë që komplimenton njëri e nxin tjetri e kështu ngrihet kështjella prej rëre e kritikës. Duhet të merret më sëriozisht e jo me njëanshmëri; as nën frymën e nihilizmit klasik…
-Kanë thënë për Jorgo Telon…
Janë shprehur të njohur e të panjohur, por them se nuk para merrem me statistika.
– A ka ndonjë ngjarje në jetën tënde që ja sheh gjurmët edhe sot?
Dhimbjet shpirtërore nuk shërohen kollaj. Ato gjejnë më lehtë rrugën e pasqyrimit në krijimtari… Edhe privimet fizike i krijojnë mjaft dhimbje shpirtit i rrekur për të qenë shpirt i lirë me kuptimësinë më të vërtetë e më direkte të kësaj fjale.

– Cili autor ju inspiron më shumë?
I kam çikur diku më lart:thesaret e popullit,Lasgushi, Migjeni,Ali Asllani e mjaft zëmëdhenj të botës së madhe letrare…

– Cilat janë marrdhëniet me fëmijët Tuaj? Sa ju mbështet bashkëshortja dhe fëmijët në aktivitetin Tuaj , krijues letraro-artistik?
Tepër të ngrohta brenda mirëkuptimit të ndërsjelltë e mjaft inkurajuese e kuruese për mua… një terapi e dëshiruar familjare,q ë buron prej një investimi të parapëlqyer prindëror…
– Jetoni në Gjirokaster, c’ju lidh me Sheperin?
Me fshatin tim të lindjes, Konckën, Sheperin e krejt Zagorinë më lidh fëmijëria, rinia dhe burrëria, gëzimet dhe trishtimet, humbjet dhe arritjet…
– Dicka që doni të shtoni, për krijimet Tuaja në të ardhmen?
Mund të kem dorëshkrime te mbaruara ose që presin të mbarohen pothuaj edhe kaq sa kam mundur të botoj gjer tani.

Cili është mesazhi që ju keni për talentet e reja?
Të jenë vetvetja e sa më larg sajesave të sforcuara letrare

-Zotëroni ndonjë gjuhë të huaj? Sa ka ndikuar në krijimtarinë dhe jetën Tuaj?
Fatkeqësisht u mora me njëgjuhë që mbeti mënjanë (rusishten)Dhe dihet, po e le, të lë dhe ajo. Shumë dëshira kasha në rini, por dëshirat me venitshin për mungesë tyë litera\tures që nuk asrrinte gjer te dora ime edhe pse isha i abonuar te “Libri Ndërkombëtar”Autodidakt eca goxha te italishtja e greqishtja. Në rusisht arritja të jepja dhe mësim në shkollën e mesme të krahinës e gjith\ka mw pas e ndwrpreu disi shpejt swmundja , duke mw 

– Keni vizituar vende me një demokraci të mirëfilltë. Cfarë do të dëshironit të kishte Shqipëria jonë nga këto vënde demokratike?

– Si një historian, si ju duket termi:”Shqiperi e madhe”?
Kam shkruar dhe tekste këngësh me këtë temë qe është e dëshiruar për gjithë shqiptarët…
<!–[endif]–>
Ju faleminderit! Suksese dhe jete te gjate!
Mirënjohje për mundësinë që më dhatë! Urime! Qofshi e nderuar!
Intervistoi : Raimonda MOISIU

INTERVISTA me Jorgo TELO: KAM HYRË DHE ECUR NATYRSHËM ATY KU JAM GJENDUR MË MIRË-Bisedoi Raimonda MOISIU

Filed Under: Interviste Tagged With: Jorgo Telo, nderroi jete, Raimonda Moisiu

EMIGRACIONI ZAGORIT I AMERIKES,1952-54

August 21, 2013 by dgreca

Nga Koco Sterio-Wisconasin/

 Kohet e fundit,me ra ne dore nje album fotografik e urimesh,botim i shoqates panshqiptare “VATRA”, i viteve 1952-54,nga i cili shkeputa dy fotografi,qe lidhen me vendlindjen tone,por,qe,fatkeqesisht nuk me shkarkohen per t’i bashkeshoqeruar me kete material.Njera foto paraqet emigrantet hoshtevjate te viteve 1910,kurse tjetra eshte nje foto ne Manastirin e Nivanit, e viteve 1920,qe paraqet nje dreke te shtruar ne ate shesh nga Petro Harito,i biri i atdhetarit te madh Mihal Harito,(i cili ishte anetar i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit me Abdyl Frasherin),deputet i parlamentit ne kohen e Mbreterise..Fotot ne fjale do te kem mundesine t’i percjell tek trashegimtaret dhe tek shoqata “Zagoria”,ne forme te printuar,pasi aq mundesi kam dhe te interesuarit me tej le te gjejne menyrat per t’i afruar ato ne origjinalitet.Nga libri-album ne fjale shkeputa te gjithe emrat dhe adresat e tyre,duke menduar,ne baze te mbiemrit,se te gjithe mund te jene zagorite:

 QIRO VITO ( KYRO VITOU )

5207.Coolbrook Ave

Montreal,P.Q.,Canada

 XHORXH PULESHI ( GEORGE POULESHI )

1816.Mt.Royal Avenue

East Montreal Canada

 VELLEZERIA QIRO DHE SPIRO BITA ( KIRO and SPIRO BITA )

4005.South Kedzie Avenue

Chicago 32,Illiniois

 FILIP THEODHOR MARJANI ( PHILIP THEODHORE MARJANI )

750.Belmont Street

Niles,Ohio

 IRAKLI DHE SANDRA LESHO ( IRAKLI and SANDRA LETCHO )

803 A. Chestnut St.

St.Louis 1,Mo

 LUIS ROSHI ( LOUIS ROUSSI )

2502 N.Southport Avenue

Chicago,Illinois

 TOLI JOSIFI ( TOLI JOSEPH )

514.Rockland Avenue

Manchester,New Hampshire

 KOLE ZOTO

106.West Thompson Street

Philadelphia,PA

 MANDI STEFANI ose STEFAN MANDI ( MANDY STEFAN )

5351.Delancy Street

Philadelphia,PA

 L.N.QIRICI ( L.N.QIRIC )

221.South Street

Philadelphia 47,PA

 PERIKLI SULI ( PERIKLI SOULI )

7685.St.Denis Streeet

Montreal 10,Quebec,Canada

 ANASTAS CAKO ( ANASTAS CHAKO )

133.Cypress St.

Brookline,Mass.

 ANDON P. LESHO ose ANDON P. LECO ( ANDON P.LECHO )

3650-A.Dunicca Avenue

St.Louis 16,Missouri

 THANAS SULI

34.Foss Street

Biddeford,Maine

 TOM KRISTO

1807.Washington Ave

St.Louis,Missouri

 PETER K.SPIRI

27.Elmwood Avenue

Natic,Mass.

 CARLIS QIRKO ( CHARLES KIRKO )

114.Grand Street

Waterbury 5,Conn.

 NIKOLLA BEQARI NICHOLAS BEQARI )

221.Willow Street

Waterbury 5,Conn.

 PETRO BEQARI

( shih: Nikolla Beqari )

 SOTIR DILOGJIKA

706.East Avenue

Rochester,New York

 XHORXH LOLI ( GEORGE LOLI )

5. Culver Street

Jamestown,New York

 L.N.CALA  ( L.N.CHALA )

380.Myrtle Avenue

Bridgeport,Conn.

 FOTI GJERKO

4323.S.Mozart Street

Chicago,Illinois

 GRIGOR STEFO ( GREGORY STEFO )

9.Florence Street

Worcester,Mass.

 Me poshte,keta mund te jene fqinjet tane,permetare:

TOM TITO ( Paraqitet fotoja e djalit te tij PIRO TITO,lene ne Atdhe,martuar ne korrik 1953,por, qe,fatkeqesisht nuk e printova fotografine.Ne rast se mund te paraqitet nevoja,atehere do ta rigjejme librin.)

4002.South California Avenue

Chicago 32,Illinois

 ISUF HYSEN MALESHOVA

6323.South Washtenaw Avenue

Chicago 29,Illinois

 VELLEZERIA K.TRALO ( VELLAZERIA K.TRALLO )

1020.West Clybourn St.

Milwaukee 3,WI

 JANO JOSIF NACOLLARI ( JANO JOSEPH NACHOLLARI )

1020.W.Clybourn St.

Milwaukee 3,WI

 Shenim i shtuar,date 23 shkurt 2011:Kohet e fundit,duke rishfletuar Kenge popullore nga Zagoria,pashe se fotografia,qe pershkruaj me lart ne Manastirin e Nivanit figuron ne kete liber, por pa dicituren perkatese, keshtu qe edhe keshtu nuk zhvleftesohet ndoshta prurja ime.Fotografine ne fjale ia kam nisur pasardhesve te njeres prej vajzave te Petro Haritos-Ifi Dilos.

Filed Under: Komunitet Tagged With: emigracion

PRIFTI I PERMETIT: KISHA(PALLATI) DO TE MBROHET ME CDO KUSHT

August 21, 2013 by dgreca

Priftërinjtë ortodoksë nuk tërhiqen, meshë në oborrin e Pallatit të Kulturës/

Perfaqesues te kishes ortodokse ne Permet kane zhvilluar meshen e rradhes gjate paradites se sotme(e merkure 21 gusht) e cila eshte zhvilluar ne trotuarin perballe hyrjes se godines aq te perfolur gjate diteve te fundit. Dhjetera besimtare kane marre pjesen ne meshen zhvilluar nga prifti i kesaj kishe, i cili ne perfundim te saj u eshte drejtuar besimtareve se godina ku ndodhej kisha, sot Pallat i Kultures do te mbrohet me çdo lloj mjeti dhe çdo lloj forme.

Ceremonia e meshes u zhvillua nen mbikqyrjen e uniformave blu, te cilat prej 5 ditesh jane instaluar rreth kesaj godine qe eshte kthyer ne molle sherri prej 16 vitesh mes Bashkise se Permetit dhe kishes ortodokse. Thirrjet e leshura nga prifti i kishes paralamerojne se situata ne Permet do te vazhdoje te mbetet problematike dhe me sa duket kisha ortodkse nuk ka ndermend te leshoje pe dhe te zbatoje vendimin e formes se prere nga gjykata qe urdheroi lirimin e ambjentit.

Mbi ngjarjet qe jane duke ndodhur ne Permet ka ardhur edhe reagimi i instancave me te larta te kishes ortodokse ne Greqi si dhe njekohesisht qendrimi i Athines zyrtare, te cilet kerkojne rikthimin e kishes brenda ambjenteve te kesaj godine qe pretendohet se ka qene truall i komunitetit ortodoks.

Filed Under: Kronike Tagged With: kisha e permetit, meshe ne natyre

REAGON BASHA: Mbledhja me dyer të mbyllura për të fshehur planet e errëta të Ramës

August 21, 2013 by dgreca

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një publikimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ka akuzuar sot kryeministrin e zgjedhur, Edi Rama për mostransparencë, duke ju referuar mbledhjes së qeverisë që Rama ka mbajtur sot në qytetin bregdetar të Vlorës.

Sipas kreut të demokratëve, arsyet e vërteta të kësaj mbledhje janë ndarja e tortës së pushtetit si dhe caktimi i linjave të përfitimit për Ramën dhe aleatët e tij.

Basha  u shpreh ndër të tjera se zhvillimi i mbledhjes me dyer të mbyllura bëhet për tu fshehur qytetarëve planet e errëta të Ramës.

Filed Under: Kronike Tagged With: Basha ironizon, mbledhjen e rames

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5249
  • 5250
  • 5251
  • 5252
  • 5253
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT