Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një publikimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ka akuzuar sot kryeministrin e zgjedhur, Edi Rama për mostransparencë, duke ju referuar mbledhjes së qeverisë që Rama ka mbajtur sot në qytetin bregdetar të Vlorës.
Sipas kreut të demokratëve, arsyet e vërteta të kësaj mbledhje janë ndarja e tortës së pushtetit si dhe caktimi i linjave të përfitimit për Ramën dhe aleatët e tij.
Basha u shpreh ndër të tjera se zhvillimi i mbledhjes me dyer të mbyllura bëhet për tu fshehur qytetarëve planet e errëta të Ramës.