• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Përtej ndotjes së një qyteti

August 18, 2013 by dgreca

nga Namik Selmani/

Kur vendosa të isha pjesë të një opinon për këtë problem, që është sa i rëndësishëm, sa edukativ, sa i dobishëm, sa i domosdoshëm, sa emocional po edhe po kaq monoton në shumë raste përballë një mungesë vazhdimësie në të nesërme që na prêt, do të doja që të kujtoja një episod shumë emocionues që e përjetova në një ditë prilli saktësisht para 20 viteve. Diku para Prefekturës së Qarkut të Beratit në atë tokë që atje ishte dhe është ende e asfaltizuar, një klerik i fesë bektashiane i veshur me rrobën e klerikut kishte marrë një karrocë fshesari një fshesë të gjatë dhe shumë i qetë fshinte sheshin. Të gjithë kalimtarët kalonin të heshtur, indiferentë, të çuditur me këtë njeri që shumë nuk e kishin pare edhe pse ishte një beratas. Guxova dhe e pyeta. Ishte një ish mërgimtar politk që kishte jetuar për 20 vjet në Paris dhe në ditët e para që kishte ardhur në këtë qytet kishte marrë me qera karrocën fshesën dhe fshinte -Vij nga Franca e më dhemb jo vetëm varfëria e qytetit tim por edhe papastërtia. Jemi të varfës po nuk kemi se të jemi ta papastër për tokën që e kemi në këmbë. Unë nuk jam prefekt nuk jam kryetar, po dua që atë copë tokë që më tani në këtë vend ta fshij pa droje se dikush mund të më shikojë me sy tallës. Të gjithë po goditeshim me mesazhin e tij. Tokës sonë në gjithë kohërat i kanë kënduar me shumë pasion. Toka është bërë simbol i atdheut të secilit po shumë herë është parë si simbol i jetës që prekim të asaj toke që dikur edhe na vë në gjirin e saj. Kam droje se toka aq engjëllore dhe aq bukurore është shumë intaçore me te gjithë ne. Në këtë atmosferë shumë moralizuese që shpesh e ngërthen shoqërinë shqiptare e sidomos edhe ata që merren me rininë do të bëhesha edhe unë paska mëkatar me idetë e mia. Le të ecim së pari me hapat e të rinjve të shkollave.

Nëse në një ditë të caktuar do të bëhesha aleat i këtyre të rinjve që gati me këngë në gojë e në buzë pastrojnë këtë pjesëz të qytetit do të doja që kjo fymë të jepej që në shkollë E them këtë se bëhen me dhjetra biseda e jo gjithmonë e shohim edhe te fëmija. Do të doja që të shikoja përballë brezit të ri përballë vajzave e djemve disa të mësuar me një kovë gëlqere, me një fshesë në duar e gjithmonë si VULLNETARË bëjnë detyrën që pastrojnë rrugën ku kalojnë se ajo është toka e të gjithëve që nuk ka ligj të na detyrojë që ta pastrojmë Do të ishte ende një diskutim i hapur aq solial aq edhe juridikk ai i vullnetarizmit po gjithsesi kjo dukuri duhet të jetë edhe pjesa jonë e edukimit she e stimulimit moptivues e na takon ne, mësueseve, drejtorëve të shkollave, medias dhe shumë forumeve të tjerë që të bindim njerëzit sidomos të rinjtë se vullnetarizmi ka rolin e vet. Na vjen keq që në Berat në Tiranë të shohim pemë që mbillen nga vetëm nga bankat e ndryshme shqiptare e të huaja. Mirë. Edhe bankat kanë të drejtë të mbjellin themi ne. Po mungon ajo dora jonë, e bërë me dhe toke që të bëjë punën e vet.

Themi këtë se ende nuk kemi MODELE në këtë fushë. Diku në familje edhe mund të ketë disa portrete të këtyre modeleve po jasht në mjediset tona publike, në rrugën që hedhim, në lopatë ku tymosin vazhdimisht, në disa lokale të llotove ku boshësia shpirtërore garon dhimbshëm edhe me papastërtië që shpesh na mbyt, na zjarrmon, na ligështon na shkel një psikologji gati demoralizuese. Ne ende jemi në një fushatizëm në këtë drejtim. Gati duke korizuar me vete atë fjalë “Shtyje!” që na kapluar të gjithëve. Ende nuk kemi një ndëshkim-shërim që për atë që s’duhet të bëjmë për tokën tonë. Nuk kemi dëgjuar që në një qytet dikush gjobit për plehrat e hedhur nga ballkoni ose në një vend të papërshatshëm. Ne kemi turp që t’i themi botës për njerëz që djegin pyjet, që dëmtojnë që në shkollë dëmtojnë mjediset e lulishteve. Pa folur që të bëjmë edhe një gjyq publik për dëmtues të këtyre mjediseve. Ne kemi pak shembuj gati Robinsonësh shohim në jetën tonë edhe pse diku dhe dikur nuk është vështirë që të gjenden. Të njerëzve që duan tokën e që ne nuk i njohim mirë ku janë si e mendojnë për të. Në një kohë që na futen në sy seminare të pafund shoqatash në televizione ku ka shumë moral. Me shumë emocion drithërues kujtoj këtu se në një rrugë Boston–Njy Jork që bëra para disa vitesh miku im që kisha në makinë më thoshte disa herë radhaz që të mos e hidhja nga xhami i makinës në tokë atë kuti që mbeste pas rrufitjes së pirjes në atë vapë amerikane të korrikut. Në se ndodhte një gjë e tillë, fare mirë mund të gjobitesh rreth 5000 dollarë!!!!!! Pa koment për këtë gjë!

Me këtë rast për të zbutur pak natyrën polemizuese, do të kujtoja një të moshuar nga krahina që i përkas që edhe pse nuk kishte aspak nevojë për të shitur zarzavatet që mbillte në kopësht, ai çdo pranverë punonte deri vonë që në vjeshtë të mbushej plot bahçja e tij. Në vjeshtë ai dërgonte djalin (jo pa qëllim) tek fqinjët e i dërgonte atyre domate, kunguj, qepë, sallata. Të gjitha falas, falas, po e them së dyti. -Miku ynë,- i thonin fqinjët,- pse je kaq bujar e na i jep falas? -Ju faleminderit që me respektoni duke i marrë këto. Unë nuk e shoh dot tokën ashtu djerrë, të dëmtuar në brazdat e saj. Më dhemb. Dua që toka të jetë e bukur e ajo është kështu kur e vë të prodhojë gjëra të mira, të dobishme. Që për atë, tokën tonë të dashur, të mos kujtohemi një ditë të vitit në një ditë që është vetëm një ditë larg festës së librit që është 23 Prilli, po në të gjithë ditë ne të kemi brenda vetes festën e madhe se jemi miq të Tokës dhe ajo është mikesha jonë më e mirë që na i di të gjithë numrat e celularit ëndrrat tona shpirtin tonë të trazuar. Nuk është fjala për t’u bërë të gjithë skënderbejane në këtë marrëdhënie me tokën kur themi se ai, Skënderbeu ka kërkuar që çdo çift të mbillte 25 rrënjë ullinj para se të martoheshin. Po a ka mundësi që ne të bëjmë inventarin e të gjithë pemëve të sheshit tonë. Ndoshta edhe një prej nesh ta kemi në jetë si pemën tonë si lulen tonë të shtëpisë për ta ruajtur e për ta përkëdhelur sa më shumë. A nuk është mirë që ta nisim kujdesin ndaj tokës që te varrezat ku toka bëhet bujare të na futë një ditë në gjirin e saj. A ka atje një rregullsi një pastërti, një trajtim human për të nga ne? Një pyetje që shpesh na klithmon me përgjigjen e saj. Ne jetojmë brenda vetes edhe djallin edhe një lloj engjëllizimi kur bëjmë moral aq shumë. Ndryshe veprojmë në mjediset ku toka na mban në supet, në rrugë në shkollë, në pyll. Oh, mos më kujtoni pyllin se vështirë që t’i tregojmë botës se kemi shumë fshatarë, shumë njerëz që djegin me qëllim vetë me duar e me çakmakun e tyre masa të tërë pyjesh. O, zot! Kur flet për Tokën mund të jesh shumë emocional, shumë më obligues ndaj saj. Shumë më vizionarë me projektet që hartojmë e që nuk duhet të mbeten vetëm në letrat e fletoreve apo në ekranet internetikë. Në detyrimin që që kemi për të duhet të kujtojmë se jemi vetë si toka që kemi nevojë që të gjithë të na duan, të na respektojnë e jo të na trishtojnë në atë moskujdesje të papërfillshme. Përballë mesazhit universal po edhe lokal në këtë ditë motivimi për dashurinë për tokën, më vjen në mend do të citoja këtë thënie: “Këtu në Berat nuk ka bukuri që vret, po bukuri që vritet” Një mesazh që shpesh thuhet edhe për qytete të tjerë. Dialogu Tokë–Njeri- Tokë do na shoqërojë edhe në vite. Ne dhe brezat. E pra, asnjëherë nuk duhet të ndihemi të lodhur Në këto vite të paprekura ne, fëmijët e fëmijëve tanë kemi dhe duhet të kemi një Thes detyrimesh për atë që ajo na kërkon. Sot e në jetë të jetëve.

Filed Under: Opinion Tagged With: namik Selmani, pertej ndotjes, se nje qyteti

Ç’pune kane shqiptarët ne Siri?

August 18, 2013 by dgreca

Andon Zakoja :Mjaft punove për te tjerë,o fatkeq…../Gjithë djemtë qe ke qarë dhe mban zi,për Morene janë vrarë,për Turqi!…/

 Nga Gëzim Llojdia/

1.

Në folklorin shqiptar përmenden edhe vendet ku shkelën këmba e nizamëve shqiptarë. Emri i Sirisë përmendet shpesh në këngë dhe krijime popullore për shqiptarët që mbetën atyre viseve.Mirëpo ndërsa 2 vjet më parë në mars 2011, qeveria siriane iu përgjigj protestave me forcë brutale,  një fundosje kjo  duke shpurë vendin në luftë civile,askush nuk  e kishte menduar  se drejt atyre viseve do të shkonin të tjerë shqiptarë të thirrur nën “armë nga hoxhallarë”,ose si “nizamët ndërkombëtar fetar”.Në dy  vjetët e  konfliktit  u shuan 70.000  sirian  dhe miliona të zhvendosur, dhe një popullsi të tërë të  brutalizuar nga dhuna  ka lënë plagë të thella  ,mirëpo burimet thonë se mes të vrarëve  ka edhe shqiptarë. Ç’punë kanë shqiptarët në ato vise,po ti shohim ngjarjet dhe çfarë ndodh realisht në Siri atherë do kuptojmë se përse lufta atje ka të tilla përmasa.

2.

Pas largimit nga jeta të Profetit Muhamed, dhe kur  zonat u ndanë mes Muavija, dhe Imam Ali ,ku i pari shkoi në Sham viset  e Sirisë ndërsa dhëndri i profetit në Irak,Iran etj vrasja e Aliut më parë në një xhami ,vrasja  më tej e djalit të tij, imam Hysen në Qerbela,përndjekja e egër  kundrejt  pasuesve të familjes profetike krijoi greminën  mes mbështetësve  të tyre ,madje  erdhi duke u bërë më e thellë.Ndarja e tyre  në shekujt e mëvonshëm solli gjurmë dhe sot e kësaj dite mes shitëve dhe synive. Edhe këtu folklori ai shqiptar  përdor Muavinë dhe Jezidin,djalin e tij me terma nga më  të egërit ,ndonëse Muavija ka shkruar gjysmën e kuranit pas diktimit që i bënte profeti,mirëpo në gjuhën e shitëve,  Muavija i biri Jezidi  përmenden  edhe në “Qerbelanë “e Naimit.Shkaku ishte i thelle sikurse ndarje e thellë brenda islamit.

Çfarë ndodh në Siri?Pse  shqiptarët s’kanë punë atje?

Siria kurrë nuk ka pasur një popullsi të madhe shiite, por në vitet e fundit ka pasur një rritje të konvertimeve të Shiizmit brenda sunite, Ismaili, dhe popullsitë Alevitë shkruajnë agjencitë e huaja kur konflikti u bë prezent.

Faktorët janë:Afërsia gjeografike e Iranit në Siri, shprehen gazetat e mëdha,  ka çuar gjithmonë në një shkallë të caktuar të ndikimit iranian atje, të cilat u rritën me suksesin e  Bashar al-Asad në pushtet në vitin 2000 pas vdekjes së të atit Hafëzit. Inkurajimi i qeveris siriane i aktivitetit misionar iranian mund të jetë shkaku kryesor i rritjes në konvertimet, por kjo nuk është e vetmja. Dy faktorët e cituar janë:1-Ekzistenca e një popullsi indigjene shiit .2-Tempujt historike shiite në pjesë të ndryshme të Sirisë, natyra e adhurimit shiit, fuqia e mediave, fitorja e perceptuar e Hizbullahut në luftën e Libanit të vitit 2006, strategjia joshjes e Sirëve, influenca ekonomike dhe arsimore nxitje dhe dominimit të sektit Alevit në politikë janë faktorë të tjerë, që duhet të merren parasysh.

Statistika zyrtare fetare:

Raporti:” Liria Fetare” për vitin 2006, publikuar nga DA, thekson se: Alaëites, Ismailis, dhe shiitët,të  tjera përbëjnë 13%për qind e popullsisë së Sirisë, ose rreth 2.2 milionë nga popullsia prej 18 milionë.

Prurjet:Përveç kësaj për Shi’ajve saj indigjene, Siria pret edhe një komunitet i emigrantëve iranianë shiitë të cilët banojnë kryesisht në Damask, si dhe një numër i madh i shiitëve irakianë të cilët arritën gjatë viteve 1970,1980, si rezultat i politikave shtypëse të ish regjimit irakian . Popullsia e shiitëve irakianë u rrit akoma më tej në prag të pushtimit të Irakut në vitin 2003. Në përgjithësi nuk ka diskriminim shoqëror kundër shiitëve në Siri,thonë analistët. Ata janë integruar shoqërisht dhe martohen me grupet e tjera muslimane. Numri i vogël i shiitëve në Siri mund të shpjegojë pjesërisht se pse ata nuk kanë zhvilluar lloj të partikularizmit sektare parë në vendet e tjera në rajon. Shiitët jetojnë në shumicën e krahinave të Sirisë, megjithëse jetët e larta në Tartus, një krahinë, që përbën 44 për qind të popullsisë shiite të vendit. Disa shiitët kanë arritur pozita të larta

në Siri.Shiitët në Siri nuk i binden vetëm një “burim i rivaliteti” (Marja taklid). Disa janë pasuesit : e Ajatollah Ali al-Sistani në Naxhaf, Irak, të tjerët janë të përkushtuar për Ayatollah Ali Khamenei, autoriteti më i lartë fetar në Iran, ende të tjerët të ndjekin Sejid Muhamed Husein Fadlallah në Liban.

Faktori Alevit

Çfarë e shpjegon trajtimin relativisht të favorshme të shiitëve në Siri? Statusi i tyre pozitiv ekzistuar edhe para ardhjes së qeverisë së Bashar al-Asad, i cili ka marrë një qëndrim më të hapur të favorshme ndaj Iranit dhe Shiizmit rrëfehet edhe njëherë. Që nga viti 1963, Siria ka qenë e sunduar nga një regjim, që i takon sektit Alevit, i cili ka afinitete me Shiizmit. Partia në pushtet Baath, ka realizuar gjithmonë në pozicionin e saj të pasigurt, dhe anëtarësimi i saj mbizotërues Alevit përpiqet të ruajë një ekuilibër midis të paturit pohimi i tyre se i përkasin të Dymbëdhjetëve Shiizmit(bëhet fjalë për 12 imamët e shenjtë), duke mos humbur identitetin e tyre etnik dhe kulturor, si dhe doktrinat e fshehta të tyre fetare. Partia ka ndjekur këtë arsye politika që synojnë legjitimuar kredon Alevit, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në formulimin e politikave sirian ndaj shiitëve.Një rezultat

i dominimit Alevit politike ka qenë rëndësia, që Siria i kushton marrëdhënieve të saj me shiitët e Libanit dhe Iranit. Këto marrëdhënie nga koha në kohë janë forcuar në sajë të lidhjeve të ngushta personale me udhëheqësit shiit të Libanit. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë e Musait al-Sadr në fillim të viteve 1970. Siria i dha gjithashtu lëshime të veçanta për udhëheqësit e opozitës iraniane.Nën një sistem -partiak të Sirisë, ligji ndalon krijimin e partive politike, të cilëve ideologjia është në kundërshtim me atë të partisë në pushtet. Regjimi autokratik i Sirisë ka insistuar në mbajtjen e fesë nga politika si Vëllazërisë Myslimane ,që tmerrin e saj të madh e ka më 2 shkurt, 1982, kur ata u rebeluan kundër qeverisë siriane u arrestuan rreth 20.000 të burgosur politikë në mesin e Vëllazërisë Myslimane  u vraë 10.000 njerëz; 600,000 ishin në listën e zezë.Të  drejtat fetare  shiitë

janë të ruajtur dhe pavarësisht nga ideologjia laike e regjimit, ajo kujdeset për të siguruar besnikërinë e vendit, institucione të ndryshme fetare, ndoshta për të kompensuar mungesën e saj  të përgjithshme ,të mbështetjes popullore.

Rezultatet e Vrojtimit

Një studim nga BE ,viti 2006 ofron të dhëna të dobishme në peizazhin fetar  sirian. Ajo tregon se provincat me shumicë Alvi kishte një përqindje të lartë të të konvertuarve në Shiizmit rrëfehet edhe njëherë se krahinat e tjera. Sipas studimit të BE-së, rastet e njohura të konvertimit sunni Shiizmit rrëfehet edhe njëherë nuk mund t’i atribuohet shkaqeve standarde sociale apo ekonomike në ndonjë prej emërtimeve. Në Damask, për shembull, 64.4% e të konvertuarit të Shiizmit rrëfehet edhe njëherë përkasin familjeve të mesëm-të lartë me  të ardhura të tregtarëve dhe profesionistëve. Pjesa më e madhe (69%) të ketë të paktën një edukim të shkollës së mesme.

Studimi i  BE arriti në përfundimet e mëposhtme në lidhje me konvertimin në Shiizmit rrëfehet edhe njëherë në Siri, e fundit prej të cilave në mënyrë të veçantë mund të jetë lajm shqetësues për të dominuar regjimin Alevit:

1. Shumica e rastevetë  konvertimit, në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen, të ndodhë në mesin e familjeve që kanë orientime tradicionale shiite (Ismailis, Alaëites), nuk është në mesin e popullatës sunite.

2. Shkalla e ulët e konvertimit në mesin e sunitëve sugjeron se në fakt asnjë aktivitet misionar nuk  ka qenë duke u zhvilluar në mesin e tyre, veçanërisht në dritën e faktit se disa Suni që  konverton u përkasin familjeve dikur shiite, që kishin adoptuar fenë suni në një kohë ose në një tjetër.

3. Përqindja e konvertimit për përfitime ekonomike ose financiare është aq i ulët se “konvertimit për arsye mercenare” mund të përjashtohet si një prirje. Studime të tjera tregojnë se një përqindje e madhe e shiitëve të reja në Siri  janë konvertuar për arsye të përfitimit financiar.)

4. Nëse shkalla e tanishme e konvertimeve midis Ismailis, Alaëites vazhdon pa u pakësuar, ish sekti do të vdesi brenda dhjetë viteve dhe këto të fundit brenda një çerek shekulli.

Faltoret shiitë të Sirisë

Analistët e huaj thonë se :tempujt shiitë shërbejnë si spiranca për popullsinë shiite në Siri, si dhe tërheqjen e vizitorëve nga jashtë. Varret janë dhe i përkasin Ministrisë së çështje bamirësie Fetare. Megjithatë, Irani ka marrë mundësi për të zgjeruar ndikimin e tij në Siri nga zhvillimi  i financimit në disa nga këto vende.

Shiitët

Gjuha siriane jetonë kryesisht në lagje të ndryshme të kryeqytetit, si edhe në disa qytete dhe fshatra në krahinat e Hims-it dhe Hama. Më Shiitët irakianë në Siri banojnë në rajon Zejneb Sayyida në jug të kryeqytetit Damask, një zonë që është rritur rreth njërit prej faltoret kryesore të Shiizmit, varri i Zejneb Ali b. Abi Talibi. Varri i Zejnebi, është përdorur për leksione dhe festat fetare, si dhe për shpërndarjen e literaturës fetare shiite, është qendra më e madhe shiite në Siri. Përveç kësaj, turistët e shumtë iranianë vizitojnë faltoren. Numri i pelegrinëve u rrit në 202,000 në vitin 2003. Kjo rritje në vizitat e ka sjellë edhe një rritje në ndikimin e Iranit në Siri.Shenjtë Sayyida Ruqayya është i dytë më i vizituar shpesh në Siri. Për shkak të vendndodhjes brenda kryeqytetit, ajo tërheq turma të mëdha për lutjet ditore publike dhe të përjavshmen namazin e xhumasë. Imami i faltores

së, Shejh Nabil al-Halbaëi, është një nga personalitetet më të shquara shiite në Siri. Në fillim të viteve 1990 në faltoren e Sayyida Sukayna, të vendosura në portin e vogël (el-Bab el-Saghir) varrezë në Damask, iranianët ndërtuan një varr të madh mbi një të vjetër. Ata blenë tokën rreth saj për një oborr,që  të jetë në gjendje të mbajë qindra dhe mijëra  pelegrinëve iranian të cilët fillojnë duke vizituar vendin, që tani quhet Sayyida Sukayna, bijë e. Abi Talib. Pasi kanë blerë tokën, iranianët gjithashtu filluan ndërtimin e një husayniyya shumë të madh shi’it (shtëpi e lutjes) në faqen e varrit .Ndërtesa të mëdha në Darayya, të vendosura shumë afër Damaskut, është ende në ndërtim e sipër, por tashmë dyqane dhe ndërtesa banimi janë ngritur rreth saj, si hotele, në përgatitje për themelimin e një qendre shiit në qytetin e Darayya.

Historia e Shiizmit

Shiizmit rrëfehet ka një histori të gjatë në Siri. Ajo mund të gjurmohet prapa në  kohë,në shekullin e shtatë, edhe pse ajo u bë e përhapur atje vetëm në  shekullin e dhjetë. Besimi shiit ka vazhduar të përhapet gjatë pushtetit të dinastisë shiite të  fatimide Ismaili (969-1172 CE), e cila u  vendoi në Egjiptit dhe   e shtriu kontrollin në Siri, gjatë shekullit të  njëmbëdhjetë. Më pas, në Siri filloi të zbehet për shkak të armiqësisë së dinastisë Ayyubid (1171-1250) dhe më vonë nga osmanët (1517-1798).Nga  kohët e hershme  në ato moderne pasuesit e Shiizmit ndjekin imamët e Dymbëdhjetëve ,që janë imamët e shenjtë.

I parë shiit,   i shquar modern të ketë angazhuar në konvertimin e të tjerëve për Shiizmit ishte dijetar Abd al-Rahman Khayr (1925). Megjithatë, konvertimi nuk bëhet në numër të konsiderueshëm përpara aktiviteteve të Jamil al-Asad, vëllai i të ndjerit Presidenti sirian Hafizi, al-Asad, në vitin 1980. Fillimet e prirje të konvertimit mund të ndiqen për një vizitë, që Musa al-Sadr bërë në vitin 1974 për pleqtë e komunitetit Alevitë në malet Latakia në zonën bregdetare të vendit. Ai u parapri nga Ajatollah al-Shirazi, të cilët kanë prodhuar aktvendimin  e njohur sipas të cilit njerëzit e atij rajoni ishin për t’u konsideruar shiitë. Jamil al-Asad ka  filluan për të inkurajuar konvertimin në Shiizmit në këtë të njëjtin rajon, sidomos në mesin e anëtarëve të komunitetit Alevitë. Ai dërgoi grupe të Alaëites për të studiuar Shiizmit, dhe pas kthimit të tyre në Siri ato shpërndahen fenë shiite

Alaëites në mesin e bashkëkombasve të tyre. Al-Asad husayniyyas ka  ndërtuar në male, ku më parë kishte qenë vetëm tempujt Alevitë. Në mënyrë që të bëjë Shiizmit më e pranueshme për popullin atje, ai emëroi një Shejhun shiite në krye të xhamisë al-Zahra Alevitë në qytetin e Baniyas në bregdetin sirian.Pasi Hafiz al-Asad erdhi në pushtet në vitin 1970, disa udhëheqës fetarë suni shprehën kundërshtimin e tyre ndaj tij, për shkak të përkatësisë së tij fetare Alevitë. Në mënyrë për të hyrë në zemër me ta, al-Asad filloi të marrë pjesë në shërbimet e xhamive .Ai gjithashtu kishte Jamil vëllai i tij ngriti al-Murtada Alevit Asociimit, me degë në të gjithë Sirinë. Hafiz al-Asad ka themeluar al-Murtada, Shoqata në mënyrë që të tregojë se Alaëites përkiste komunitetit më të madh të shiitëve në mënyrë që ata nuk do të mbeten një pakicë. Pas disa kërkime në thellësi, Hafiz al-Asad

kërkoi Ayatollah Muhammad Husein Fadlallah për të punuar në Siri. Ai hapi një zyrë në lagjen Zejneb Sayyida e Damaskut, dhe televizioni sirian  filloi  programet e transmetimit me irakian shiit të  Shejh Abd el-Hamid al-muhaxhir. Megjithatë, pasi Bashar al-Asad erdhi në pushtet në vitin 2000, ndikimi Fadlallah u  zbehur disi; vendi i tij është marrë nga ambasada iraniane, duke punuar përmes j atashe kulturor në Aleppo. Megjithëse  më vonë Presidenti sirian Hafiz al-Asad ka mbajtur një aleancë strategjike me Iranin, ai nuk lejonte parimet e Revolucionit Iranian për të fituar një terren në Siri. Në fakt, ai sistematikisht dhe në mënyrë të vendosur  ka përmbajtur praninë iranian, dhe herë pas here shkoi aq larg sa për të mbyllur institucionet e financuara nga Irani, duke përfshirë klinikat. Iranianët u përpoq për të fituar hyrjen në zonat e populluara nga Alaëites duke shfrytëzuar afinitetet e tyre fetare me ta,

por presidenti sirian mori një sërë hapash të brenda dhe jashtë komunitetit Alevit për të siguruar që përpjekja iranian për të depërtuar në zemrën e vendit sirian nuk pati sukses. Presidenti gjithashtu urdhëroi myftiun  e Sirisë, Ahmed Kaftaru, të themelojnë shkolla për studime Kur’anore në të gjithë Sirinë, përfshirë edhe në rajonet kryesisht Alevit të vendit. Këto shkolla janë quajtur “al-Asad Institutet për memorizimin e Kur’anit.” Ai gjithashtu ndaloi dërgimin e studentëve për të studiuar fenë në Iran.

Rritja e  ndikimi iranian në Siri

Kur Bashar al-Asad u bë president, bilanci i ati i tij kishte themeluar filloi të zhvendoset në favor të ndikimit iranian. Fushatat janë krijuar në mesin e Sirëve të zakonshëm për të inkurajuar ata për të kthyer në Shiizmit. Burime të shumta kanë akuzuar Dr Ahmad Badr al-Din al-Hassun, kryemuftiune  Sirisë, se ka konvertuar fshehurazi në Shiizmit. Shumë akuza të tilla u dëgjuan në prag të predikimit të tij në Ditën e Ashures vitit të kaluar. Në këtë predikim ai bëri shumë deklarata në favor të doktrinës shiite, duke e akuzuar të gjithë kalifët myslimanë, nga Muavija, e tutje të mosbesimit, dhe duke deklaruar se Aliu ishte prova e Perëndisë për krijesat e Tij dhe se ekzistenca e familjes së Profetit për siguruar drejtësinë dhe paqen në botë .

Nën sundimin e Bashar al-Asad  një numër ndryshimesh kanë ndodhur në propagandën zyrtare, siç pasqyrohet në kanalet televizive lokale dhe satelitor dhe radio stacione në dispozicion në Siri. Sirianët kanë qasje në rrjetet e huaja si al-Manar, i cili transmeton nga Libani dhe promovon konvertimit të Shiizmit në Siri dhe gjetkë. Ka gjithashtu një numër të kanaleve lokale që transmetojnë traditat shiit, foto, ligjërata, dhe ekzegjezës Kur’anor dhe haptazi kryejnë përmbajtje misionare. Televizioni sirian jep një javor (të paktën) të gjatë transmetimi të misionarit shiit Abd al-Hamid al-muhaxhir. Ajo gjithashtu i jep kohë transmetimi të Irakut Abd al-Zahra, sidomos gjatë muajit të Ramazanit, kur ai lexon ajetet Kur’anore e ndjekura nga këngë dhe himne në lavdërimin e familjes së Profetit. Një tjetër burim i materialit shiit është një stacion FM radio që transmeton mesazhe ideologjike dhe politike të ngjashme me

ato të radio stacioneve Hezbollah në Liban dhe të atyre që i përkasin Këshillit Suprem të Revolucionit iranian në Irak.Ndërsa regjimi sirian ka dhënë shtetësinë siriane për dhjetëra mijëra iranianëve, ai e ka mohuar shtetësinë për kurdët amtare sirian për dyzet vjet. Regjimi sirian gjithashtu mbështet Iranin në represionin e saj të beduinët e Ahëaz në Iran (edhe pse ata janë shiitë,). Vëzhguesit theksojnë se marrëdhëniet e ngushta midis Sirisë dhe Iranit, veçanërisht që nga aleanca e tyre strategjik në vitin 1980, kanë mundësuar Iranin të operojnë në territorin sirian. Kështu zyrtarë të lartë sirianë dhe iranianë marrin  pjesë në festimet e ndryshme të organizuara nga kancelarinë në Damask për festat kombëtare iraniane, të tilla si: festimin vjetor në nder të Revolucionit Iranian dhe festat fetare, të tilla si vdekja e Huseinit në ditën e Ashures.Shefat fisnor, sidomos në zonën el-Raka,

ftohen nga ambasadori iranian për të vizituar Iranin falas, siç janë fisnikët e tjerë në Siri, duke përfshirë profesorë në kolegjet fetare. Një udhëtim i tillë është bërë nga një grup i udhëheqësve të fiseve të kryesuar nga Hamid al-Jarba, Sheikhu i fisit Shamr, Faysal al-Arif, Sheikhu i fisit Khafaja, dhe Aëëad al Aëamleh, Shejhu i el-Uehb fisi nga qyteti i el-Buëayhij. Vizitorët e tilla kthehen në Siri me dhurata dhe me xhepa të fryrë.

Nxitje financiare luajnë një rol të dukshëm në promovimin iraniane e Shiizmit .Njerëzit e varfër, për shembull,u  janë dhënë kredi në emër të solidaritetit mysliman, dhe përfundimisht janë të thënë se ata nuk duhet të paguajnë atë. Në mënyrë të ngjashme, kujdes mjekësor falas ofrohet në spitale bamirësie iraniane në Siri, të tilla si Spitali i Imam Khomeini ne Damask dhe në Spitalin Gjysmëhënës së Kuqe dhe në Spitalin Bamirësisë në Aleppo.Misionarët siriane dhe iraniane shiitë nganjëherë ofrojnë të holla për njerëzit, ose ofrojnë për t’i ndihmuar ata në marrëdhëniet e tyre tregtare ose zyrtare. Nxitje të tilla ofrohen zakonisht për fisnikëri dhe shefave të klaneve, sidomos në zonën midis lumenjve Tigër dhe Eufrat, ku kjo metodë është thjesht një vazhdim i sistemit të Irakut për kontrollimin e njerëzve nëpërmjet kryetarëve të fiseve dhe klaneve. Një tjetër mënyrë për të

inkurajuar konvertuarve është duke u ofruar atyre me një grua, apo me nevojat themelore të tilla si vaj, sheqer, oriz, dhe gjalpë.

Roli i Arsimit

Arsimi është një tjetër mjet i përdorur nga qeveria Asad, Shiizmit për të promovuar dhe lidhjet me Iranin. Për shembull, në fillim të vitit shkollor 2006-2007, një kolegj fetar shiit u hap në qytetin e al-Tabaqa, me një regjistrim prej më shumë se dyqind nxënës. Shiitët nuk  kishin asnjë vështirësi për marrjen e një leje për të hapur këtë kolegj, edhe pse në të gjithë vendin ekzistojnë vetëm dy kolegje fetare suni, në Damask dhe tjetri në Aleppo. Kjo e fundit është dashur të pres me dekada për miratim, e cila më në fund erdhi në vitin 2007. Kohët e fundit është raportuar se Irani ka marrë leje nga autoritetet siriane për të themeluar një universitet të madh iranian me fakultete të shumta.Bursat janë vënë në dispozicion për studim në Teheran dhe Kum, sidomos për studentët të avancuara për të zgjedhur sfond të tyre akademik ose social. Këto institucione japin trajtim preferencial për

studentët që mbështesin autoritetet. Disa studentë janë lejuara për të studiuar në haëza (seminar) të shenjtë në  Sayyida Zejneb, ku ata nuk paguajnë shkollimin dhe janë të pajisur me një pagë mujore, të pakushtëzuar. Bibliotekat e kreditimit, të quajtura “dyqane” (haëanit) janë hapur nga iranianët në të gjitha qendrat shiite në Siri. Bibliotekat gjithashtu shpërndajnë libra falas dhe japin shpërblime (nga 1000 £ siriane në libër) për lexuesit.

Ministria e Arsimit sirian lëshoi një ndalim mbi arsimin fillor në institucionet fetare suni të mësimit. Dijetarët sunni fetare, dhe sidomos Shoqata e Ulemave në Siri, ka deklaruar që kjo të jetë një hap shtypës. Në të menduarit rreth Shiizmit në Siri është e pamundur të injorojë rolin e Hezbollahut, organizatës shiite libaneze me lidhjet ideologjike dhe strategjike në Iran. Ndërsa Siria ishte në kontrollin e Libanit ajo siguroi organizimin me mbështetje politike dhe ushtarake, si dhe Hezbollahu  si  aleati kryesor i Sirisë në Liban.Tridhjetë e tre ditë luftë mes Izraelit dhe Libanit në verën e vitit 2006  rriti një valë admirimi në mesin e sirianëve për  liderin e Hezbollahut Hasan Nasrallah it dhe organizimin e tij për shkak të rezistencës së tyre kundër Izraelit. Arritjet e perceptuara të  Hezbollahut dhe fitoret në luftë solli gjithashtu në lidhje me një rritje në aktivitet iranian. Që nga lufta, fotot

e Hasan Nasrallah dhe e Khameneit janë shfaqur më gjerësisht se sa rajoni i liderëve të tjerë politikë. Çdokush duke ecur nëpër rrugët e Damask do të shihni fotografitë e Presidentit Bashar al-Asad përkrah liderit të Hezbollahut.

Ç’duan  shqiptarët në Siri?

Zërat por që besojnë se vijnë nga Irani thonë se shqiptarët nga ky vend,Kosova dhe Maqedonia janë rekrutuar për të shkuar për të luftuar në Siri. Në fakt lufta atje dhe të dhënat e mbledhura kanë treguar se ajo karakter të theksuar  se është mes vetëve muslimanë  shitëve dhe synive për pushtetin. Siria me mbështetje të Rusisë dhe Iranit dhe opozita e ndihmuar nga sauditët dhe vendet tjera që kanë në fuqi regjime mbretërish,  po tregojnë dhëmbët në një luftë ku mijëra të vrarë nuk i dhimbsen asnjërës palë,kur fjala është për dominimin e pushtetit.

Në këtë  gjakderdhje të madhe në Siri, pyetja është ç’duan shqiptarët që shkojnë e vriten atje?Në Shqipëri mirëkuptimi fetar është i gjetur prej shekujsh. Ahere, ç’duan shqiptarët që shkojnë të vriten për të huaj. Andon Zakoja ka shkruar një shekull një vjershë,aktualiteti i të cilës mbetet prezent sot:

Shqiperin’ e mori turku,i vu zjarr!/Shqipetar, mos rri, po duku,shqiptar!/Mjaft punove për te tjerë,o fatkeq!/Kujto vendin tek ke lere dhe tek heq./Të ka bërë perendia,luftetar,si s’te lodhi roberia,shqiptar!/Erdhi dita te ngresh kokë,të kërkoshlirine, bashke me shokëte leftosh!/Mos bëni si keni bërë gjer me dje,por te leftoni te tërë për Atdhe./Peseqind vjet kemi rruarme pahir,/Lidhure me kemn’ e duarme zinxhir………./O moj Shqiperiz’ e dashur,memedhe,/Të shoh me buzë te plasur,

si me sheh./U shkretove anembane,Shqipëri,se shqiptarët s’kanëdashuri./Gjithë djemtë qe ke qaredhe mban zi,për Morene janë vrarë,për Turqi!………………

Filed Under: Analiza Tagged With: Andon Zako Cajupi, c.duan shqiptaret, Gezim Llojdia, ne Siri, Turqi, Turqia

Një strategji shpresuese

August 18, 2013 by dgreca

Ne Foto: Lazer Shantoja ishte i pari qe u mor me esperantisten ne Shqiperi. Lazër Shantoja lindi në Shkodër më 2 shtator 1892 (ose me 7 korrik 1891[1]), në një familje tradicionalisht të shquar për patriotizëm, intelektualizëm dhe kontribut në fushën e albanologjisë[2]. Nacionalist e demokrat, orator, poet lirik, eseist, përkthyes, i mbiquajtur “famullitari i pianofortit”, Shantoja do kujtohet sidomos si përkthyesi i veprave të mëdha të Gëtes, Shilerit dhe Hajnes. Shkrimet e Shantojës mbetën të shpërndara ndër gazeta e revista, por u përmblodhen e u botuan në 2005 nën kujdesin e botimeve françeskane në “Vepra, Lazër Shantoja”.Wikipedia/

Nga Bardhyl Selimi*/

Ndonëse lëvizja esperantiste në Shqipëri zë fill të paktën që në vitin 1907, me priftin katolik Lazër Shantoja, pushkatuar nga komunistët më 1945, ajo është zhvilluar më shpejt pas vitit 1990.

Atëhere u lejuan të ashtuquajturat organizata jo qeveritare, ndër të cilat Lidhja Esperantiste Shqiptare u njoh nga Ministria e Kulturës në maj 1991 dhe ishte ndër të parat. Pasoi një veprimtari e gjallë për të propaganduar, dhënë mësim, botuar, përkthyer, komunikuar me botën e jashtëme. Atëhere ishin aktivë shumë anëtarë në disa qytete kryesore. Pas vitit 1997 në arritëm të regjistrojmë pranë Shkollës së Lartë për Turizëm dhe Kulturë në Bydgoszcz, Poloni disa dhjetara studentë nga të cilët të paktën 30 morën diplomën bakalaur dhe dy masterin. Në këtët shkollë esperanto ishte gjuhë bazë në mësim.

Por Ministria e Arsimit ende nuk i ka njohur diplomat e tyre, të firmosura nga profesorët e AIS, thjesht për faktin që AIS është njohur ligjërisht në një gjykatë të San Marinos dhe jo nga Ministria e Arsimit e atij shteti të vockël !?

Që prej tre vitesh shqiptarët mund të lëvizin lirisht nëpër zonën Shëngen. Kjo arritje pozitive e shqiptarëve, në mënyrë paradoksale, ndikoi negativisht në rekrutimin e anëtarëve të rinj të Lëvizjes për esperanton, sepse me sa duket të rinjtë tanë e përdornin esperanton për të lëvizur lirisht jashtë vendit. Por edhe Ministria e Arsimit si dhe politika qeveritare gjuhësore duke favorizuar anglishten, ka lënë mënjanë gjuhët e tjera të huaja dhe nuk ka favorizuar futjen e esperantos në shkolla dhe universitete. Është për t’u përmëndur që qeveria e dikurshme shqiptare, pak pas pavarësimit të vendit, në vitin 1922 mbështeti propozimin për futjen e esperantos në shkollat fillore.

Sot shtohet edhe mplakja e anëtarëve tanë dhe tërheqja nga veprimtaria e një pjese të tyre. Aq më tepër që shteti na kërkoi ta regjistronim shoqatën në gjykatë gjë që kërkonte shumë para.

Në këto kushte, e mirëpritëm propozimin e z. Tomasz Chmielik nga Swidnik, Poloni për të përkthyer në esperanto disa vepra të letërsisë shqipe. Ai vetë kish përkthyer nëpërmjet gjuhëve të tjera disa romane të autorëve të njohur shqiptarë, si Ismail Kadare dhe Fatos Kongoli, po ashtu poezi të autorëve të tjerë në Shqipëri e Kosovë.

Para dy vitesh, doli romani “Lëkura e Qenit” e Fatos Kongolit, i cili është edhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Paraqitja e librit u bë në prill 2012 në sallën e Akademisë në praninë e profesorëve, politikanëve, gazetarëve dhe pati një jehonë të madhe brenda vendit. Një grup esperantistësh polakë u intervistuan në TV dhe ligjëruan para studentëve të universitetit të Tiranës.

Para pak kohësh, dolën dy vepra të tjera, novelat “Parrullat me gurë” të Ylljet Aliçkës dhe vëllimi me popezi i Luljeta Lleshanakut.

Janë gati për botim romani “I Humburi” i Fatos Kongolit, një vëllim me poezi i Eqrem Bashës. Deri në fund të vitit do dalë edhe një vëllim me poezi i Sali Bashotës dhe eventualisht romani “Funerali i Pafund” i Visar Zhitit,

Katër romane të Ismail Kadaresë presin nënshkrimin e marrëveshjes me agjentët tregtarë të tij jashtë vendit sepse gjithçka bëhet vullnetarisht dhe falë parave që mbledhim ndër miqtë. Autorë të tjerë nuk kanë kërkuar para nga ne.

Duhet të theksojmë që një ndihmë të madhe kanë dhënë me kontrollin gjuhësor zotërinjtë Istvan Ertl dhe Josip Pleadin, ky i fundit ka bërë pa pagesë edhe faqosjen.

Komisioni Evropian i UEA është rigjallëruar sepse edhe në kontinentin e vjetër ka lëvizje të dobëta, ndër to edhe në Shqipëri. Mbase ky fakt mundësoi edhe pranimin formal të shoqatës sonë si anëtrja e 71-të e UEA që më 26 korrik 2013. Me këtë rast vizitoi vendin tonë zonja Tatjana Loskutova nga Ivanovo e Rusisë, e cila mbajti një ligjëratë para dhjetëra të pranishmëve në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, ku kishin ngritur edhe një stendë me shumë kopje të librave në esperanto nga fondi i asaj b iblioteke (ndër to edhe librin e shkruar në origjinal në esperanto nga Cuk Simoni “Skëndërbeu- heroi i Shqipërisë” botuar në Tiranë më 1929), përkthime nga esperanto më shqip etj

Shpresojmë që edhe nëpërmjet përkthimit në esperanto të shkrimtarëve të njohur shqiptarë ne do ta tërheqeim opinionin brenda vendit dhe do t’i bindim institucionet arsimore për nevojën e futjes së esperantos në shkollat tona.

*Bardhyl Selimi, Sekretar i Shoqatës Esperantiste Shqiptare

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Bardhyl Selimi, esprantja, Lazer Shantoja

Në kujtim të dëshmorit të kombit

August 18, 2013 by dgreca

Ne Foto:Remzi  Ademi (1952 – 1998)/

Qëllimi im, nuk është thjesht një përshkrim nekrologjie që rëndomtë shkruhet në këto raste, kur përkujtojmë një figurë sublime të martirizuar në tabanin kombëtar. Do mundohem të kaloj përtej, përtej së madhërishmes- pa dyshim, këtë e meritojnë burrat e dheut siç ishte i madhi Remzi Ademi – alias Petrit Kodra!

… Gjatë këtij mijëvjeçari trungu shqiptar u copëtua dhe ricopëtua me dhjetëra herë, megjithatë burrat e dheut nuk ngarendën së vepruari për liri e bashkim kombëtar. Që përtej Lidhjes së Prizrenit, deri tek ditët tona, shqiptarët janë në rrugë të mbarë për të realizuar aspiratat e tyre të natyrshme siç është liria dhe bashkimi ynë kombëtar, ku secili do të frymojë i lirë në atdheun e vet.

Pa dyshim se kjo do kohë, punë të pareshtur, seriozitet, sakrificë, bashkëveprim mendjesh të ndritura, përkushtim, fisnikërim shpirti e ndërgjegje. Të shkruash për luftën çlirimtare, për këta burra të dheut, mbi të gjitha është përgjegjësi, mirëpo kjo nuk nënkupton se ne duhet të heshtim!, jo, përkundrazi, ne duhet t’i kujtojmë të gjithë ata që morën pjesë në luftën çlirimtare, të shkruajmë për ata që ranë, për ata që shpëtuan, për ata që ishin kuadro dhe luftëtarë, për ata që e ndihmuan luftën fizikisht, moralisht dhe materialisht, me një fjalë për ata që atdheut i dhanë diçka më shumë nga të tjerët… Dikush do të kujtojë emocionet që ka ndier kur ka veshur uniformën e UÇK-së dikush do të kujtojë luftën, dikush rëniet e shokëve, dikush heroizmat e tyre, dikush sokolat dhe sokoleshat që hidheshin mbi tanket e pushtuesit, dikush amanetin e tyre, dikush me emocione e sentimentalizëm, dikush me dinakëri e servilizëm, dikush me mburrje e krenari, dikush me këngë e dashuri, pa dyshim se të gjitha këto së bashku kompletojnë historinë tonë më të re!…
Deshëm apo jo, lindja e radhëve të UÇK-së, në rrafshin kombëtar, vuri themelet e historisë sonë më të re duke këputur kështu prangat e çelikta të robërisë shekullore, duke rimëkëmbur dinjitetin tonë kombëtar, duke detyruar botën e civilizuar që t’i thërrasë ndërgjegjes, ngase mbi shqiptarët e Kosovë atëbotë po ushtrohej një gjenocid i paparë nga pushtuesi barbar serb.

… Kaluam Alpet shqiptare (ashtu si shumë luftëtarë të lirisë), radhës po i printe Azem Syla, Qenë Qenaj, Halit Naxhaku, Hysni Geci, Driton ? (nga anët e Vushtrrisë), Brahimi nga Hasi, një luftëtar tjetër nga Prizreni (emri i të cilit nuk po më kujtohet) e disa të tjerë. Deri tek kufiri, ku na kishin përcjellë dhe furnizuar me armatim Haki Drenica, Zeqë “Çopa”, Hamëz Morina, Gani Veseli etj. Pas shumë peripecive te asaj nate, dita na gdhiu në fshatin Goden. Burrat e këtij fshati na futën në kullat e tyre (një kullë dykatëshe e vjetër ku ishim ne, i zoti i saj, një djalosh rreth të 25-tave, arsimtar, babanë nuk e kishte pasur, vetëm të ëmën), na shtruan për të ngrënë, na shëruan trupin dhe shpirtin, duke na siguruar se të gjallë nuk na japin!… Si të shprehem ndjenjash; kishte disa vite që nuk kisha dëgjuar fjalë burrash si ato të Isa Boletinit, Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit et. “Të gjallë nuk ju japim!”… Këta ishin burrat e Godenit legjendar, të cilët pritën, strehuan dhe përcollën shumë çlirimtarë të Kosovës…, kjo sakrificë më pas atyre u kushtoi me jetë, pushtuesi barbarë serb, gati në përfundim të luftës në shenjë hakmarrjeje ekzekutoi 22 burra nga ky fshat! Lavdi e përjetshme atyre, përkulje deri në tokë para jush, para burrave, nënave, grave, nuseve dhe motrave të Godenit zemërmadh! Kurrë mos qoftë e harruar buka dhe konaku juaj, kurrë mos u shoftë fara e juaj o burra të dheut, o burra të Godenit zemërmadh!…
Ju lumtë goja mor burra, ju ndritë konaku besa e nderi juaj- ia ktheva me gjithë shpirt të zotit të shtëpisë, se edhe ne këto armë nuk i kemi vënë krahut kot, nuk do ta koritim as konakun tuaj, dhe as Kosovën! Aty bëmë një pushim të mirë, pas dite nga Gerqina dhe Lipovica morëm drejtimin për në Demjan, shoferi i makinës ku ishim ne, kishte qenë profesor i kimisë një burrë rreth të dyzetave e ca, të rritej zemra dhe shpirti, kudo ambient shqiptar, kudo ushtarë të UÇK-së, kudo gatishmëri për të dhënë jetën si me le në shërbim të atdheut – e mahnitshme! Dhe kështu gjatë tërë asaj pasdite, shtab pas shtabi, dikur vonë arritëm në Malishevë e fare vonë në Shtabin e Kleçkës heroike, atje, mu në zemër të Kosovës. Aty takuam shokët, luftëtarët e lirisë: Jakupin, Hashimin, Lulin, Çelikun, Ramën, Gazetarin, Musën, Llucin, Tonin, Micin, Vogëlushin, Bukuroshin e dhjetëra të tjerë, një pjesë e mirë e të cilëve nuk është më në mesin tonë – Lavdi e përjetshme heroizmit dhe veprës së tyre!

Pas ca ditësh isha ngarkuar me përgjegjësi që nga ana logjistike të inspektoj rajonin e Suharekës e gjithandej deri në Prizren. Tërë kohën më shoqëroi epror Musa. Më pastaj nga Prizreni ( unë dhe Musa), duhej të kalonim në Shqipëri për çështje furnizimi. Ato ditë sulmet serbe ishin të furishme, pas një rezistence të madhe, kishte rënë Malisheva, armatimet ishin jo të mjaftueshme, ushqimet po ashtu, si të thuash ishte një gjendje e pafavorshme për forcat çlirimtare. Me gjithë armatimin shumë herë më të paktë se armiku, megjithatë ushtarët tanë ishin në nivel të përgjegjësive, me moral të pamposhtur, tërë kohën në istikame, po luftonin, po ia merrnin këngës dhe po bënin edhe hoka për ditën që po linin mbrapa…, kjo të bënte me krahë dhe të jepte kurajë si askund në botë: shqiptarët po mbijetonin!
Pas ca ditësh, erdhi koha që të ndaheshim. U përshëndetem fort mes vete. “Daja” më dha një shkresë që kisha për ta përcjellë në rrethin e Krumës për çështje furnizimi. Aty nga mbrëmja (mesi i korrikut ‘98), kaluam në Therandë, pa dyshim nën përcjellje të sigurt të luftëtarëve të lirisë. Të nesërmen vëzhguam një shtab rajonal të Therandës, bëmë një renditje të kompanisë, verifikuam gjendjen, bëmë edhe një bisedë shumë vëllazërore, morale-politike, ku këmbyem shumë mendime dhe përvoja rreth luftës sonë çlirimtare. Tek po vëzhgonim, nën shoqërimin e Xhavit Bajraktarit ( tani Dëshmor i Kombit), nuk ishte e vështirë të vëreje epërsinë; ato anë kishin qenë më të furnizuara me armatime, me ushqime dhe me pajisje sanitare, krahasuar me anët e Kleçkës, të Malishevës dhe të Drenicës në përgjithësi, kjo ishte shpresëdhënëse se çështja jonë megjithatë po ecte mirë, ishin përvoja të mira.

Pas dy-tri ditësh kaluam në rajonin e Prizren, më saktësisht në Vrri të Jeshkovës. Tani nuk i kam fiksuar emrat e shumë fshatrave të atyre anëve, kaluam nëpër shumë vende të rrezikshme, madje çdo përballje me pushtuesin nënkuptonte zjarr të përnjëhershëm!
Më kujtohet fshati Grazhdanik, ku kalonim afër një kishe, ishte një pozicion mjaft i papërshtatshëm, aty shpeshherë  pozicionohej milicia serbe- siç na njoftoi përcjellësi ynë. Më vonë mësove me dhimbje se pikërisht në atë zonë kishte rënë zemërluani Komandant Remzi Ademi. Më në fund u futem në rajonin e Vrrinit. Më vjen keq që as sot e kësaj dite nuk i mësova tamam emrat e shoferëve që na shoqëruan gjatë gjithë asaj kohe, që nga Kleçka e deri në Lybeqevë (malësi e Vrrinit), e deri në Mazrek të Hasit e në Krumë. Më sa mbaj mend njëri nga ta quhej Milaim, ishim në detyrë, dhe nuk lejohej që t’i prezantonim emrat njëri-tjetrit. Unë prezantohesha vetëm si “Drenica”, si zakonisht takimet e para ishin me rojat, të cilat pasi që na legjitimonin, na hapnin rrugë, duke na drejtuar për në shtabe, apo vende ku ata ishin të pozicionuar e fortifikuar. Ishte mbrëmje dhe nuk po e kapja dot natyrën përreth. Na përcollën gjer në Shtab të Vrrinit, një shtëpi dykatëshe siç dukej ende e papërfunduar (e pa meremetuar tërësisht), në mes të një kopshti të vogël të rregulluar me shije, dhe, siç e vërejta të nesërmen, ky shtab, kishte një pozitë të mirë fortifikuese.

Erdhi momenti i pritur: përpara na doli komandant Remzi Ademi – alias Petrit Kodra. Na priti krahëhapur, me buzagaz e dashamirësi. U ulem brenda në zyrat e Shtabit. Petriti dukej ca i lodhur me një zbehje të dukshme në fytyrë, si gjithmonë buzagaz dhe pedant, i rregullt, i rruar, i pastër. Mbante syze ca të errëta, tani me flokun e tij ca të thinjur, i qetë, i matur në bisedime, fliste qartë dhe shtruar për gjendjen që ishte në ato anë, për mobilizimin e masave, për furnizimin, për strategjinë luftarake dhe për shumë gjëra tjera. Ishte intelektual i rrallë, trim i patundur, me një fjalë atdhetar i kompletuar si rrallëkush. Ai kishte kaluar një jetë të tërë në shërbim të atdheut, duke qenë pjesë përbërëse dhe organizator i ilegales së hershme, një nder të parët e aksioneve të ndryshme, tani edhe të luftës, pra me armët e lirisë në dorë të cilat i kishte ëndërruar prej kohësh. Koncepti i qartë politik dhe aftësia e tij organizative respektohej nga të gjithë. Kishte durim dhe kulturë dëgjimi për mendimin e tjetrit, aq sa ishte edhe i vendosur dhe i pa kompromis në idetë e tij çlirimtare. Me kërshëri dëgjonte këshillat që i ofroheshin, për të cilat herë pas here mbante edhe shënime. Kështu duke biseduar gati na zbardhi dita. Të nesërmen, sa u zgjuam nga gjumi, gjëja e parë që më zuri syri në shtabin ku ishte Komandant Petriti, ishte vërtet një rregull ushtarake, aty vërejta edhe rendin shtëpiak (që s’e kisha hasur në shumë shtabe tjerë), ishte përpiluar me aq kujdes nga vetë Petriti, për t’u admiruar: koha e zgjimit të ushtarëve nga gjumi, koha e stërvitjes, e vakteve të ushqimit, e trajnimit, e furnizimit, orari i rojave, si dhe masat disiplinore për të gjithë ata që thyejnë rregullin. Në fund të rregullores kishte edhe vulën e Shtabit të UÇK-së për Vrri, të nënshkruar nga Komandat Petrit Kodra, me një fjalë gjithçka e kompletuar!

Kjo më fascinoi, një veprim dhe rregull ushtarak që i vinte erë institucioni! E përgëzova shumë sinqerisht për këtë, për gjithë atë punë dhe përkushtim… veç tjerash ai po mbante po me aq pedanteri edhe arkivin e luftës, çdo gjë ishte për t’u admiruar. Kjo e bënte atë edhe më të dashur dhe më të respektuar para ushtarëve të lirisë. Atij nuk i kthente kush fjalën mbrapsht, nën komandën e tij ushtarët ishin të gatshëm që të flijoheshin kurdo dhe kudo që e kërkonte interesi i atdheut, diçka madhështore. Gjatë ditëve në vijim për aq sa qëndruam në Vrri, vëzhguam edhe fortifikatat e tjera që ishin ngritur aty, pa dyshim dhe gatishmërinë luftarake atje. Tani të shoqëruar nga Komandant Drini, vizituam të gjitha pikat ushtarake, pozitat e tyre, madje u futëm deri në lagjen “Tusus”, të cilën forcat serbe ditë më parë e kishin djegur dhe granatuar, më kujtohet se në kopshtin e një shtëpie të djegur mora një domate të skuqur që përkohësisht kishte mbetur pa të zot!…
Në pikën fortifikuese ku quhej pozita ose fortifikata e vreshtave, takova edhe luftëtarin trim Naser Berishën, pastaj aty ishte edhe një luftëtar nga Duboci i Drenicës e dhjetëra ushtarë të tjerë me të cilët u përshëndetem përzemërsisht. Së bashku ndamë mendime dhe çaste të këndshme, gjithnjë duke marrë kurajë të re për këta trima viganë. Në fakt, Komandant Drinit për këtë pikë, pra të “Vreshtave” i dhashë vërejtjet, apo më mirë me thënë sugjerimet e mia, pikë kjo që ishte përballë ish-“Farmakosit”, njëkohësisht i paraqita edhe kërkesën që me intervale dyjavëshe, ushtarët e kësaj zone të dërgoheshin në Drenicë, në mënyrë që të këmbenin përvoja të kapshme dhe konkrete nga terreni.

Më pastaj, nën shoqërimin e eprorit Xhemshit Krasniqi dhe të zotit Drin, vizituam edhe Spitalin Ushtarak të Vrrinit! Në atë kohë aty po kuroheshin pesë ushtarë të plagosur rëndë e lehtë, ata i kishin ndaluar plumbat me trupin e tyre, duke bartur armatim mbi kurriz për furnizimin e bashkëluftëtarëve tanë. Njërin nga bashkëluftëtarët e tyre, që kishin rënë në atë pritë, kishte rezultuar si i humbur, për fat u gjend i gjallë pas dy-tri ditësh! A ka diçka më madhështore … bijtë e shqipes ballëlartë, me shtatin e larë me gjak, me shtatin si bajrak. Qofshin të nderuar përjetë bijtë e tokës mëmë!
Natyrshëm shtrohet pyetja: nëse kemi bërë mjaftë për dëshmorët e kombit, për invalidët e luftës, për familjet e tyre?!, them se jo, të paktën mos t’i harrojmë, mos t’i mohojmë, mos t’i anashkalojmë, mos t’i anatemojmë ata, se na vret i madhi zot!…

Spitali Ushtarak i Vrrinit, një ndërtesë trekatëshe, me të gjitha kushtet e volitshme, si: ujë, banjë, kanalizim, mjete sanitare, dy infermiere, një mjek, pa dyshim kjo përkujdesje ndihmonte shumë të plagosurit dhe në vend se ne t’ju jepnim atyre kurajë, ata na dhanë neve!

Gjithnjë të shoqëruar nga Xhema, kaluam nga kuzhinë e cila ishte në mes të fshatit, ajo mbahej pastër dhe kishte ushqime me kalori të mjaftueshme, kjo edhe i mbante mirë ushtarët, për çka edhe përgëzova kuzhinierin. Diku pas dreke po ktheheshim drejt shtabit: kudo që kaluam nëpër fshat na përshëndetën burrat, gratë dhe fëmijët e fshatit. Një nënë burrërore, na doli përpara, na mori ngryk, duke na i rrahur shpatullat na tha: “ I lutem Zotit që t’ju ruajë nga e liga, o bijtë e mi!”… M’u mblodh një lëmsh në grykë: nënat tona legjendare, sa kanë pritur e përcjellë bijtë e vet, sa nuk i pritën dot, sa mbetën me kujtimin e tyre, me këngët për ta, me pjellën e tyre që e shtrëngojnë fort në gji si amanetin e tyre më të shtrenjtë, lënë në prehrin e tyre, nënat tona madhështore, a thua do t’ju dalim hakut ndonjë herë?! Po, vetëm çlirimi dhe bashkimi i plotë i kësaj toke të zhuritur i shëron plagët e trupit dhe të shpirtit tuaj o nëna të dashura, o nëna zemërmëdha shqiptare!…

Më poshtë takuam disa fëmijë të cilët po loznin rolin e ushtarëve të lirisë?! Kishin hedhur krahut ca “pushkë” lodra prej druri; njëri hiqej si “komandant” dhe i rreshtonte “ushtaret”, tjetri po jepte raport: ”Zoti Komandant, ushtarët janë gati për sulm!”… Ta them të vërteten, mezi i mbajta lotët, e përqafova njërin nga ta, duke e pyetur nëse kishte dëshirë për t’u bërë pjesëtar i UÇK-së. Po, ma ktheu me sa zë që kishte, por nuk po na le tata – duke bërë me dorë nga Shtabi, sa herë që ne kërkojmë të bëhemi ushtarë, ata na thonë: Sa të rriteni edhe pak, sa të rriteni edhe pak!…
Mirë, do t’i them unë xhaxhi Petritit dhe do t’ju pranojë… ata ikën, duke brohoritur me një urraaa të madhe dhe vazhduan me lojën e tyre. Mua më dogji diçka në zemër dhe me vete thashë: a thua mor zoti i madh; sa nga këta fëmijë në tërë tokat e shqiptarisë do të mbesin pa përqafimin e më të dashurve të tyre, të cilët do të bien në altarin e lirisë!?… Po, çmim të lartë paska liria e tokës sonë të dashur! Pa dyshim liria do gjak, por pa më të voglin dyshim se edhe fëmijët e Vrrinit, si dhe fëmijët e mbarë shqiptarisë, nesër do të bëhen ushtarë të mirëfilltë të cilët do ta mbrojnë sovranitetin dhe pacenueshmërinë e tokave shqiptare gjithandej…

Tek po përpëlitesha në mendime, po vëreja për anash Drinin, Musën dhe Xhemën e të tjerët që po na shoqëronin, kishim arritur tek Shtabi. Me të hyrë në oborr, na doli përpara Komandant Petriti i cili na qortoi për vonesën. Mora pozicion gatitu dhe i thashë:
“Zbato rregulloren shtëpiake për shkelje të rendit, jam gati t’i nënshtrohem dënimit!”…
U përqafuam po me aq mall. Si duket ishte mërzitur, por edhe shqetësuar për vonesën tonë.
– Është kohë lufte, – më tha, dhe nuk po me rrinte zemra në një vend.
– E di ti që jeni futur deri në lagjen Tusus, pra deri në Prizren!?… dhe për këtë e qortoi Drinin!

Pas pak, së bashku me Petritin (në zyrën e tij), biseduam për shumë gjëra, në fakt ai sqaroi për organizimin në ato anë, për pengesat që po i nxirrnin në veçanti anët e Opojës dhe të Zhurit, si nga pushtuesi serb, ashtu edhe nga bashkëpunëtorë të okupatorit, madje kishte edhe vërejtje të tjera që tani mbase i ka lënë koha mbrapa. Po afronte mbrëmja. Ne duhej të merrnim rrugë për Shqipëri, për arsye objektive Petriti më propozoj që të ndërrojmë itinerarin e udhëtimit. Ai, na dha disa lidhje tjera, dhe ne ato ndoqëm: fillimisht në anët e Hasit shkuam te një mesoburrë që kishte qenë bukëpjekës në Shtabin e Likocit të Drenicës, pastaj ai na orientoi për në fshatin Mazrek, ku rrugën për në Shqipëri do të na siguronte një djalë sokol mali që quhej Kujtim. Andej nga luadhet e hoxhës, një natë e tërë rrugëtim, më të gdhirë, kaluam “Varrin e mirë”, duke bërë një pushim tek “Stanet”, në gjirin e shkëmbinjve të tokës mëmë, që na kishin mbështjellë si mburojë, tani më as kush nuk kishte fuqi që të shpjegojë peripecitë e atij rrugëtimi për të siguruar një grusht barot për lirinë e atdheut, për lirinë e tokës shqiptare- Kosovë halla djersa dhe gjaku ynë!…

Erdhi koha e ndarjes edhe me Komandant Petritin. U përqafuam shumë. Nuk do ta harroj kurrë “nurin” e tij të asaj dite…!? M’i bëri, si të thuash, dy kërkesa ose më mirë të them m’i shtroi dy nevoja: nën 1), më tha se i duhej takuar edhe një Kapllan Shatrin (diku në rrethinë të Cyrihut ), dhe nën 2), më tha se kishte nevojë të ishte për pak kohë në Gjermani, për t’i rregulluar disa punë personale që i ishin grumbulluar atje.
Vërtetë Komandanti i madh Petrit Kodra, mbase nuk arriti që t’i kryejë disa obligime familjare ose të tjera që kishte pasur në Gjermani, por ai burrë i madh i shqiptarisë, ai vigan i patundur, i përfundoi me sukses shembullor të gjitha punët dhe detyrat e Atdheut!
Komandant Kodra ra për liri dhe për bashkim të tokave shqiptare! Emri dhe vepra kolosale e Remzi Ademit – alias Petrit Kodrës, mbeti e përjetshme!

Remzi Ademi ka krijuar celulat e para të UÇK-së në rajonin e Prizrenit. Më 13 gusht të vitit 1998, nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai ishte emëruar Komandant i Zonës Operative të Pashtrikut. Gjatë kthimit nga takimi i mbajtur në Kleçkë, më 15 gusht 1998, ai hasi në pusinë e forcave të milicisë serbe në afërsi të fshatit Nashec, ku në luftë e sipër bie dëshmor i kombit.
Urtia njerëzore thotë:
– “ Koha do të shëroj vetëm plagët e trupit, por jo edhe të shpirtit!”…
Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës së madhe të Komandant Remzi Ademit!

15 gusht 2013
Mehmet BISLIMI

Filed Under: Histori Tagged With: Mehmet Bislimi, ne kujtim, Remzi Ademi, te deshmorit

Frojdi – Tributë e gjeniut

August 18, 2013 by dgreca

Frojdi  në 150 vjetorin e lindjes së tij /

Ne Foto:  (Sigmund Freud, 1856-1939)

Nga LUAN RAMA/

„Acheronta movebo“ – Edhe ferrin do ta trazoj

Në dorëshkrimin e veprës së tij madhore „Interpretimi i ëndrrave”, Frojdi kishte shkruar anash termat latine: „Acheronta movebo“ – që do të thotë „Edhe  ferrin do ta trazoj“. Dhe jo më kot. Frojdi (Freud) e dinte se po shkelte në terrene të pashkelura më parë, në zona të errta të shpirtit njerëzor ku askush nuk kishte shkelur më parë: madje në botën e ëndrrave. Cili ishte ky ferr? Vallë ishte vërtet një ferr apo diçka e lindur bashkë me „’homo sapiens“? Sigurisht, diçka që vinte nga mugëtira e kohrave, nga shekujt e largët të gjenezës së shoqërisë njerëzore, nga qytetërimet e vjetra e më pas ato greko-romake. Dhe ferri u trazua. Frojdi filloi të depërtojë në errësirat e thella, në atë që atëhere konsiderohej „anomalitë njerëzore“. Frojdi ishte i bindur në misionin e tij dhe se po zbulonte diçka të madhe shkencore edhe pse e pranonte, siç do të shkruante ai më pas në një letër dërguar mikeshës dhe pacientes së tij Marie Bonaparte, stërmbesës së Napoleonit, se „Gjenitë janë njerëz të padëshirueshëm. Familja ime mund t’ju thotë se sa i kollajshëm jam në jetën e përditëshme. Pra nuk jam një gjeni“. Megjithatë Frojdi e la gjurmën e tij historike si një gjeni. Që nga vdekja e tij më 1939, korrente të shumta filozofike përqafuan idetë e tij, duke përshkuar shtigje të tjera të psikoanalizës, një prej të cilëve ishte francezi i famshëm  jacques Lacan.

Në këtë 150 vjetor të lindjes së tij, përkujtimi i emrit të Frojdit vjen fill pas përkujtimit të 250 vjetorit të Amadeus Mozart, vjenezit tjetër të madh, i cili e ngriti muzikën në piedestalet dhe në shkëlqimet më të mëdha. Qindra veprimtari i janë kushtuar themeluesit të psikoanalizës: ekspozita, konferenca, kolokiume, retrospektiva kinematografike e dokumentare, etj që lidhen me jetën dhe veprën e Frojdit. Mijra vizitorë vizituan shtëpinë e tij në Vienë, në 19 Bergasse, ku ai kishte dhe kabinetin e tij dhe ku kaloi 78 vjet të jetës së tij, apo shtëpinë e tij ku kaloi momentet e fundit të jetës, në Hampstead të Londrës (në 20 Maresfield Gardeus), kur u detyrua të largohet nga histeria naziste meqë ishte çifut, dhe ku është divani i famshëm (origjinali) i Frojdit ku për 40 vjet ai vendoste mbi të pacientët e tij për të bërë analizën e psikikës së tyre. Pikërisht atje në Londër, shtëpia ku më pas do qëndronte vajza e tij psikoanaliste, Ana Frojd, do të kthehej nga ajo në muze, ku gjënden gjithashtu dhe 6 mijë letra të Frojdit. Interesant është fakti që ai divan u kthye në një lloj simboli apo miti, i cili tërhoqi artistë të mëdhenj si Andy Warhold apo Marx Erns, të cilët i u referuan në veprat e tyre divanit të Frojdit.

Influenca e Frojdit gjatë shekullit XX-të ka qënë padyshim e jashtëzakonëshme, edhe pse të tjerë psikoanalistë shkuan në drejtime të tjera, apo filozofë të tjerë e kundërshtuan atë (filozofi francez Gilles Deleuze me veprën e tij “Anti-Edipi”), por baza e tij, studimi i inkoshiencës, ishte një revolucion i madh, të cilin disa historianë e kanë krahasuar me zbulimet e mëdha në fushën e shkencës, duke kujtuar Kopernikun, Galileun e të tjerë. Mendimi i Frojdit ishte padyshim një rrugë e re dhe revolucionare për të kuptuar thelbin e shoqërisë njerëzore dhe të njeriut vetë. Shumë studjues, biografë e kanë përqasur gjithashtu teorinë frojdiane dhe me inferioritetin femëror, nisur nga jeta personale e intime e tij. Dhe në fakt vetë Frojdi e ka shprehur kërtë nël ibrin e tij „Seksualiteti femëror“, duke shkruar se „gruaja e njeh faktin e kastracionit (ndrydhjes së dhunëshme) dhe me këtë ajo njeh gjithashtu superioritetin e burrit me inferioritetin e saj“. Të kutojmë se bëhet fjalë për fundin e shekullit XIX-të, kohë kur gruaja ishte ende nën pushtetin e burrit.  Në fakt këto ide të Frojdit lidheshin dhe me jetën e tij bashkëshortore, pra me Martha Bernayes, e cila ishte totalisht e eklipsuar nga jeta shkencore dhe publike e Frojdit, duke ju përkushtuar familjes. Nga ana e tij, Frojdi kishte adhurueset e veta, të cilat ishin njëkohësisht dhe pacientet e tij si Marie Bonaparte, Lou-Andreas Salomé, një nga gratë më të bukura e të çuditshme të asaj kohe, etj.

Psikoanaliza do të jetë thelbi i vetë jetës së Frojdit. Interesant është dhe fakti kur një ditë, për ti shpjeguar vajzës së tij 14 vjeçare, Ana, se çfarë ishte psikoanaliza, ai i kishte thënë: “A i shikon ato ndërtesa me façada të bukura? Por gjërat nuk janë gjithnjë kaq të bukura sa ç’shihen në façadë. E njëjta gjë ndodh dhe me qëniet njerëzore”. Dhe kështu Frojdi vazhdonte të depërtonte dhe analizonte atë ç’ka fshihej pas fasadës njerëzore. Padyshim nje kërkim i vështirë, i lodhshëm, cfilitës dhe me njëmijë pyetje të cilave vështirë t’i përgjigjeshe. Një nga kërkimet e tij interesante ishte “seksualiteti fëminor”. Tek Frojdi, “seksualiteti fëminor” nuk është aktiviteti seksual siç është tek të rriturit, por më tepër “kërkimi i kënaqësisë”. Cdo individ, pavarësisht nga mosha është në kërkim të kënaqëisë dhe kërkon ta plotësojë këtë nevoje duke përdorur një pjesë të trupit të tij apo të mjedisit që e rrethon. “Seksualitetin fëminor” Frojdi e ndante në disa periudha të moshës fëminore si stadi oral (nga lindja deri në moshën 18 muajshe); stadi anal (deri në moshën 3-4 vjeç); stadi “phallique”, pra ai i penisit apo më pas “kompleksi i Edipit”, ku pikaset agresiviteti dhe xhelozia në marrëdhëniet at-bir e më gjërë.

Eshtë e njohur sudimi i tij rreth “Hansit të vogël”, djalit të një mikut të tij. Frojdi shkruan se si lindja e motrës së tij të vogël e vendos atë në një gjëndje xhelozie, pasi ai humb vëndin e të qënit objekti i vetëm i dëshirës së nënës së tij. Po kështu thëniet e nënës së tij se “po bëre faj do ti themi doktorit që të ta presë bibilushin”, fëmijën e tmerron. Ai fillon të identifikohet me penisin… Nga imagjinarja, fëmija kthehet në realiteti, duke parë penisin si produkt të vetvetes. Por Frojdi kërkon të depërtojë dhe në jetën apo fëmijërinë e gjenive të artit, siç bëri ai me studimin që botoi për jetën dhe krijimtarinë e Leonardo Da Vinçit, nisur nga refleksionet rreth disa episodeve të relatuara nga jeta e Da Vinçit. Edhe pse faktet më pas nuk dolën se ishin reale, pavarësisht nga kjo, në planin e përpunimit të teorisë së tij, ato janë mjaft domethënëse. Pikërisht në tekstin “Një kujtim fëmijërie e Leonardo Da Vinçit”, shfaqen idetë e tij të para mbi narcisizmin. Por ky tekst është njëkohësisht dhe mjaft kuptimplotë rreth sublimitetit dhe krijimit të artit.

Frojdi hapi padyshim një shteg që të çonte në depërtimin e botës njerëzore gjer në skutat më të fshehta dhe më të errta të saj. Por njeriut të sotëm i mbetet ende shumë rrugë për të bërë në këtë fushë, për të dshifruar atë çka ndodh në të vërtetë në trurin dhe shpirtin tonë, në endrat, përfytyrimet dhe fantazmat tona, në pasionet, jetën seksuale, frikën ndaj vdekjes, ankthet, emocionet në gjithshka që përmbledh impulset e jetës sonë. Vallë gaboi Frojdi që vuri „libido“-n në bazë të teorisë së tij? Libido! Bota e çliruar me shfaqjen e feminizmit modern dhe bota e dikurshme apo dhe e sotme e kastruar (ku ndrydhen ndjesitë dhe dëshirat seksuale) në botën fetaro-muslimane apo atë të mirëfilltë totalitare, ku njdjenjat ndrydheshin me anë të forcës, burgut, internimit, me dënimin e homoseksualëv me burgje të rënda dhe përçmim “vrasës”, dhe ku nuk mund të flitej për fjalën „libido“, edhe pse një gjeneral i famshëm, besnik i partisë, masturbohej për të shfryrë dëshirat e tij përballë asaj që ishte e „pamundur“. A është vallë „libido“ në esencë të akteve tona? Libido + koshience (ndërgjegje) + inkoshiencë.

Frojdi, ky pesimist i madh që influencoi mendimin e shekullit të XX-të duket se na ka treguar udhën për të deshifruar diçka nga ëndrrat dhe dëshirat tona…

Kush ishte Sigmund Frojd?

Sigmund Frojd, një nga gjigandët e filozofisë dhe mjeksisë moderne, lindi më 6 maj të vitit 1856 në një qytezë të vogël në Freiberg të Moravisë, (sot Pribor i Republikës Çeke, 200 km larg Vienës), në një familje hebre gjermanofone. Babai i tij ishte një tregëtar i stofrave, por 3 vjet më vonë ai do të falimentonte dhe familja u detyrua të instalohej në Lajpcing. Një vit më vonë ata u larguan që andej dhe u vendosën në një lagje çifute të Vjenës. Në adoleshncë, për provimet e shkollës, Frojdi përktheu veprën e Sofokliut „Edipi mbret“ dhe që atëherë Edipi do të bëhej një personazh qëndror në jetën e tij filozofike. 16 vjeçar, ai kaloi një aventurë me nënën e një prej shokëve të tij të shkollës. Në vitet universitare studjoi filozofinë dhe i përkushtohet fiziologjisë dhe mjeksisë. Në moshën 20 vjeçare ai hyri në rrethet shencore të Vjenës dhe studioi biologjinë në Trieste të Italisë. Më pas u lidh me shkencëtarin e njohur Josef Breuer. Pikërisht në këtë kohë ai e ndroi emrin e tij Sigismund në Sigmund. Më 1882 ra në dashuri me Martha Bernayes, e cila ishte pesë vjet më e madhe se ai. Një vit më vonë provoi kënaqësinë e kokainës. Botoi studimin “Uber coca”, rreth efekteve të dobishme të kokainës në terapi, çka solli sulmet e kolegëve të tij vienezë. Në këtë kohë filloi të shkruajë për ëndrat dhe interpretimin e tyre. Me filozofin Ernst Brucko ai studjoi efektet e kokainës mbi organizmin e njeriut. Më 1886, në Vjenë, ai hapi një klinikë private ku punoi si neurolog duke perdorur gjithashtu dhe elektro-terapinë. Me Martën do të kenë 6 fëmijë, 3 djem dhe 3 vajza. Në vitin 1887 ai filloi të praktikojë hipnozën dhe u zgjodh anëtar i Shoqatës Mjeksore të Vjenës. Botoi disa studime dhe përmes një burse filloi të punojë në Francë, së pari pranë një prej profesorëve më të shquar të kohës në fushën e neurologjisë dhe histerisë, profesori Jean Charcot. Ai do ta adhuronte profesorin francez dhe do t’i shkruante të dashurës së tij se „Charcot po i shkatërron idetë e mia. Vallë fara e tij a do të prodhojë tek unë frutet e veta? Nuk e di, por dije se askush gjer më sot nuk ka patur një influencë kaq të madhe tek unë se sa ai“. Në këtë kohë Frojdi studjon fenomenet e histerisë, të hipnozës dhe të sugjestionit. Ai do të thellohej në idenë e profesorit Charcot se për të shëruar histerinë duhej shkuar drejt “gjësë gjenitale”. Më pas ai praktikoi metodën „catharsis“ të përpunuar nga Breuer, ku i kërkohet pacientit të hipnotizuar që të kërkojë në kujtesën e tij rrethanat e shfaqjes së simptomave të sëmundjes. Duke shkruar rreth histerisë ai do të nënvizonte : “Njeriu sëmuret nga histeria në sajë të një kujtimi. Eshtë ringjallja haluçinante e një skene që ka luajtur një rol të veçantë dhe të rëndësishëm në sëmundjen“. Më 1895, bashkë me Breuer, botoi „Studime mbi histerinë“, ku ai shkruan për „Ana O.“ një nga pacientet e tij dhe që është hapi i parë i teorisë frojdiane dhe frut i një pune dhjetë vjeçare me pacientët që vinin në kabinetin e tij. Pas kësaj ai do të përdorte termin  „psiko-analizë“. Më 1887 ai i shkruan mikut të tij Wilhelm Fliess se „i sëmuri që më preokupon më shumë është vetja ime“. Gjëndja e tij ishte mjaft e rëndë, por sidoqoftë studimet e tij njohin suksese të veçanta. Më së fundi ai e braktisi teorinë e histerisë dhe i u kushtua psikoanalizës, duke pohuar se ka zbuluar „kompleksin e Edipit“. Eshtë koha kur ai vazhdon të përdorë kokainën dhe të pijë shumë duhan. Më 1898 botoi veprën e tij „Seksualiteti dhe etiologjia e neurozave“. „Shkaqet më domethënëse të çdo semundje neorotike, – shkruante ai, – duhen kërkuar tek faktorët që lidhen me jetën seksuale“. Një vit më vonë botoi „Interpretimi i ëndrrave“ dhe më pas emërohet professor në universitetin e Vjenës me titullin „Dozent“. Në këtë periudhë ai u njoh me psikiatrin e famshëm zviceran Carl Jung me të cilin do të ketë një miqësi të gjatë dhe një admirim të veçantë. Më 1905 botoi „Tri ese mbi teorinë seksuale“, ku flet gjërësisht mbi seksualitetin në moshën fëminore. Më 1914, Frojdi nuk u deklarua kundër luftës që shpërtheu në Europë dhe dy djemtë e tij u mobilizuan për të shkuar në front. Çuditërisht, emrat e fëmijëve të tij ishin të lidhura gjithnjë me njerëz të shkencës dhe politikës që ai kishte amdiruar: Olivieri ishte quajtur kështu në kujtim të Oliver Cramwell, politikanit që kishte ndihmuar çifutët për tu vendosur në Angli; Ernst, në kujtim të mikut të tij, fiziologjistit Ernst von Brücke; Sofia, në kujtim të emrit të mbesës së mikut të tij profesorit Hammerschlag apo Anna në kujtim të bijës së këtij profesori, etj.

Botimet e tij shkencore u bënë gjithnjë e më të njohura në rrethet shkencore të të gjithë botës. Por shoqëria e tij e gjatë me Jung, më së fund mori fund. Më 1915 botoi librin “Inkoshienca” dhe një vit më vonë “Mësime paraprake në psiko-analizë”, “Zija dhe Melankolia” (ku fut nocionin e ndjenjës së fajit), etj. Në vitin 1918 filloi analizën me vajzën e tij Ann (Ana) Frojd, me të cilën kishte lidhje shumë të afërta, fakt që u bë i njohur vetëm në vitin 1960. Madje Ana dinte dhe historitë e fshehta dashurore të Frojdit, në një kohë që nëna e saj, apo gruaja e Frojdit, ishte në shtëpi. Analiza me të bijën u zhvillua nga viti 1918 gjer në vitin 1921, për tu përsëritur përsëri në vitet 1924-1925. Megjithatë shënimet rreth kësaj analize psikike nuk janë bërë ende të njohura dhe mbahen në arkivat e “Muzeut Frojd”. Një pjesë e këtyre arkivave do të happen vetëm në vitin 2013.

Në vitin 1920, Frojdit i vdes vajza e tij Sofia. Ndërkohë, Ana Frojd futet në Komitetin e fshehtë të Psikoanalizës që ishte krijuar nga Frojdi dhe miqtë e tij. Më 1925 Frojdit i shfaqet një kancer në gojë. Djali i vajzës së tij i vdes ne moshën 4 vjeçare nga turbekulozi dhe kjo ngjarje e trondit rëndë. “Nuk mund ta duroj këtë dhimbje të madhe, – shkruan ai. – Më duket se kurrë në jetën time nuk kam provuar një dëshpërim të tillë”. Por vetë Frojdi është një i sëmurë rëndë. Atij i duhet të verë një protezë në gojë, në nofullën e sipërme, në mënyrë që të flasë, të hajë apo të pijë duhan. Më 1925 ai takoi në Berlin gjeniun tjetër të shekullit, Anjshtajnin dhe më pas u njoh me shkrimtarin e madh francez Romain Rolland. Ai tashmë ishte një personalitet mjaft i njohur dhe Hollivudi i propozoi 100 mijë dollarë për një film për dashuritë e tij të famëshme, por ai nuk i pranoi. Ndërkohë u njoh dhe me shkrimtarin e shquar gjerman Thomas Mann. Më 1933, librat e tij janë në turrën e librave që digjen nga nazistët në sheshet publike. Madje në vitin 1938, një grup nazistësh kontrollojnë në shtëpinë e tij dhe arrestojnë të bijën, Anën, të cilën më pas e lëshojnë. Pas botimit “Le Moi et le Ça” (1923), të “Pengesa, simptoma dhe ankthi” (1926), të «Aveniri i iluzionit » (1927), « Gjëndja e vështirë e kulturës » (1930), në vitin e fundit të jetës së tij ai arriti të botonte dhe « Moisiu dhe Monoteizmi », lidhur me refleksionet e tij mbi qytetërimin judeo-kristian. Gjëndja e tij në këtë kohë ishte tepër e vështirë, pasi ai në fund të fundit ishte një çifut. Ja pse me ndërhyrjen e presidentit amerikan Ruzvelt, ai mundi të shkonte në Londër, ku turmat entusiazte londoneze e presin si një hero të vërtetë. “Për herë të parë dhe në moshë të thyer, – shkruan ai, – kuptova se çdo të thotë të jesh i famshëm”. Por dhimbjet e kancerit i u bënë të padurueshme. Atëhere, i vendosur, ai i kërkoi mjekut të tij personal që ti bëjë një inxheksion me një dozë të fortë morfine që të mund ti japë fund jetës së tij. Por njeriu i madh, darvinisti që filloi të interesohej për monoteizmin në fundin e jetës së tij, tashmë e kishte trazuar ferrin njerëzor: „Acheronta movebo“…Ky ferr ka mbetur i trazuar ende dhe sot.

Askush nuk mund ta mohojë gjeninë e tij

Intervistë me filozofen franceze Elisabeth Rudinesco./

 – Këtë vit festohet 150 vjetori i lindjes së Frojdit. Por cili është akti themeltar i veprës së tij?

– E.R. – Janë disa dhe së pari libri i tij “Studime mbi histerinë” e vitit 1895. Akti i dytë është futja e fjalës psikoanalizë në vitin 1986, nisur nga punimet e kolegut të tij Josef Breuer për të cilësuar psikoterapinë, pra kurënmjeksore perms fjalës. Akti i tretë është braktisja në vitin 1987 e teorisë së tij të seduksionit sipas të cilës neuroza ka për origjinë një lloj abuzimi ose një trauma reale seksuale.  Frojdi hoqi dorë të shpjedonte neurozën nga traumatizmi. Hipoteza se femrat hiqsterike kishin qënë vajza mbi të cilat kishin abuzuar në fëmijërinë e tyre, ai e zëvëndësoi me idenë e habitëshme  se ne vetë vuajmë nga “fantazmat” tona, brënda nesh. Kështu frojdi kalon në anën e inkoshiencës (jo-ndërgjegjes) dhe fillon te analizojë ëndrat, çka e bëri vetëm ai. Edhe dijetarë të tjerë janë interesuar për të njejtat gjëra por jo në të njëjtën mënyrë. Ai krijoi njësistem metafizik, një teori të përgjithëshme të inkoshiencës njerëzore dhe të psiqizmit, për çka i u drejtua tragjedisë së Edipit, të cilës i dha një vlerëm itike universale, ashtu si dhe figurave të Eros-it, të Thanatos, etj.

– A mund të flitet për psikoanalizën?

– sigurisht, edhe pse disa rryma janë distancuar nga ajo, duke filluar nga vitet 1930. Psikoanaliza është metoda teurapetike frojdiane e praktikuar nga të gjitha korentet shkencore që mbahen si frojdiste, pavarësishte nga divergjencat që kanë rreth teorisë së seksualitetit. Qëllimi është që permes fjalës tëm jekohen sëmundjet psiqike;

– Pram und të themi se si bazë do të ishte inkoshienca ?

– Po, inkoshienca, por dhe seksualiteti dhe dëshira. Inkosheinca është fjala që gjetur më shumë kundërshti. Ka disa që thonë se kjo ka ekzistuar gjithnjë, çka është e vërtetë, por ata harrojnë se Frojdi e ngriti atë si teori në një mënyrë krejt moderne. Ka të tjerë që thonë se kjo  se është thjesht diçka shpirtëzrore e cila nuk provohet, pra nuk shihet në skaner. Të tjerë pranojnë se e kanë inkoshiencën por e paraqesin atë duke thënë se ajo nuk influencon dhe nuk përcakton veprimtarinë e tyre. Përsa i përket dëshirës, Frojdi i ka anashkaluar praktikave seksuale dhedimensionit gjenital për të krijuar një teori të dëshirës, të “libido”-s, të pilsimeve dhe vrullit seksual. I ndikuar nga darvinizmi, Frojdi e mendon njeriun si një përzjerje kafshore në impulsionet dhe aspiratën e tij nsublimitetin apo zotërimin e pasioneve. Në këtë vështrim, Frojdi ishte një teoricien e lirisë dhe jo i kënaqësisë seksuale. Ai kishte një concept mjaft romantik të emancipimit dhe një reference të dyfishtë në ndryshimet që kanë dy sekset mes tyre. Kjo diferencë, në sytë e tij është po aq “natyrale” sa dhe e “ndërtuar”, po aq “anatomike” sa dhe “identitare”. Në këtë kuadër, në ditët tona kemi një lloj regresi. Ne lëmë fushën e dëshirës për tu interesuar kryesisht për praktikat seksuale me kusht që ato të kushtëzohen nga morali. Ne shkojmë apo hepohemi midis pornografisë dhe puritanizmit, ndërkohë që mendimi frojdist nuk ishte as për njërën dhe as për tjetrën, as për kënaqësinë seksuale pa kufi dhe as për frustracionin që të bën fajtor. Në SHBA gjejmë të dy fenomenet: kërkesa për një trup që kënaqet plotësisht dhe nga ana tjetër ku nje Zot e ndalon lirinë e seksit. Këto shoqëri bëhen perverse.

– U fol për aktet themeluese, por cilat janë ato që krijuan pikerisht shkuputjen me të kaluarën?

– Mund të citojmë “Interpretimin e ëndrrave” të vitit 1900. Frojdi largohet nga nocioni kyç i ëndrrave dhe përpiqet të gjejë domethënien racionale të ëndrrave duke u nisur nga asociacionet e lira që mund të bëjë ai që ka ëndëruar pikërisht në momentin e zgjimit të tij. Më 1905 kemi studimin e tij “Tri ese mbi seksualitetin”. Më pas, vitet 1914-1917-1923, janë vitet që lidhen me „aparatin metafizik apo e quajtur ndryshe metafiziologjik, që i lejon atij të formulojë teorinë me konceptet e tij të famshme si inkoshienca, prekoshienca, „unë“, „le ça“, „surmoi“, etj. Duke filluar nga viti 1919, të nesërmen e mbarimit të Luftës së Parë Botërore, kemi një epokë tjetër: Frojdi fut idenë e pulsionit të vdekjes. Më vonë, duke filluar nga viti 1930 ai orientohet drejt një refleksioni mbi trashëgiminë hebraiko-kristiane dhe gjenezën e qytetërimeve përmes botimit të librit të tij „Gjëndja e vështirë e kulturës”, „Aveniri i një iluzioni“ dhe së fundi “Moisiu dhe feja monoteiste“. Frojdi ishte një hebre pa Zot, i ç’hebraizuar. Ai ishte ateist. Kategoritë e së mirës dhe të keqes ai i mendon tashmë nën dritën e një kundërvënieje midis qytetërimit dhe barbarisë, duke kuptuar se qytetërimi nuk është e thënë se është vetëm perëndimor dhe se barbaria nuk mund të shihet vetëm te „Tjetri“ apo i „Huaji“, por brënda vete njerëzimit. Pra ajo është universale. Frojdi i përket gjeneratës së mendimtarëve të epokës „Lumière“, pra të atyre që besonin njëherësh si në perfeksionin human ashtu dhe në mundësinë e një regresi të mundshëm drejt së keqes.

– Atëhere seksualiteti fëminor ka qënë një skandal i madh, apo jo?

– Në vitet 1850-1888, një debat i madh dhe i pasionuar zhvillohej mbi seksualitetin fëminor. Ç’ishte vallë masturbimi fëminor? Vallë fëmija ishte një i çmëndur? Ishte pervers apo gjysëm i çmëndur? Atëhere masturbimi fëminor mjekohej me trajtime organike, kirurgjikale dhe dhunë fizike. Gjatë dhjetë vjetëve (1886-1896) Frojdi ka punuar në pediatri. Si neurolog ai konsultoi 275 fëmijë të sëmurë nervorë, para se të krijonte teorinë e psikoanalizës. Ai ishte kundër dhunës fizike ndaj fëmijëve, si një trajtim mjeksor. Kështu, pyetjes nëse masturbimi fëminor apo i të rriturve ishte patalogjik ai i u përgjigj përmes teorisë së seksualitetit fëminor. Ideja e tij ishte se çdo qënie fëminore është një lloj „perversi polimorf“. Masturbimi, eksitimet seksuale fëminore janë patologjike, por janë dhe normale. Kjo gjë atëhere u quajt skandaloze. „Vetëm në moshë të rritur, individi arrin stadin e seksualitetit „non objectale“, pra që nuk e shesh vetveten si objekt i dëshirës së tij. Teza e shkollës vieneze, pra e Sigmund Frojdit dhe Ana Frojdit ishte se nuk mund të analizohen fëmijët në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ajo bëhej atëhere përmes thënieve dhe tregimeve të prindërve të tyre.

– Ç’mund të shënohet nga fëmijëria dhe marrëdhëniet e tij me prindërit?

– Ai e adhuronte nënën e tij dhe ishte shumë i ndjeshëm ndaj poshtërimeve që i bënte asaj i jati i tij. Kishte dobësi të veçantë për nënën. Ja pse ai e kuptoi më mirë revoltën e djemve ndaj baballarëve se atë të vajzave ndaj nënave dhe etërve të tyre. Në korespondencën e tij me Wilhelm Fliess gjëndet një frazë përçmimi ndaj babait të tij të cilin ai e sheh si një „pervers seksual“ që abuzon, në një kohë kur ai ishte ende dishepull i teorisë së seduksionit.

– A ka influencuar dhimbja e tij pothuaj 20 vjeçare, (nga një kancer në nofull), për refleksionet e tij?

– Nuk dimë nëse Frojdi, idenë e pulsioneve të vdekjes e shprehu ne mënyrë teorike para apo pasi i u shfaq kanceri. Pas vdekjes së vajzës së tij, Sofia, në vitin 1920, dhe vdekjes së nipit të tij, ai u dëshpërua shumë. Por vetë ai thotë se mbi këtë ide kishte menduar që në vitin 1914. Sidoqoftë të gjitha këto ngjarje të dhimbshme kanë ndikuar tek ai dhe mendimet e tij. Frojdi mendonte shumë për vdekjen. Ai tmerrohej nga ditëlindjet. Por megjithatë ishte dhe një stoik ndaj vdekjes siç e tregoi  në fund, duke vendosur vetë për largimin e tij nga kjo botë.

– A është psikoanaliza një shkencë?

– Po, psikoanaliza është një shkencë humane, pra nuk është një shkencë e natyrës edhe pse Frojdi do të donte ta lidhte atë me shkencat e natyrës. Ishte si të thuash ekuivalente me sociologjinë dhe antropologjinë. Ajo mbështetet mbi proçedura racionale. Ajo nuk është pjesë e mjeksisë. Ditën që ajo u bë shkencë, ajo la pas shumë dhimbje. Ndërkohë, shekulli XIX nuk mendonte më se vdekja i përkiste zotit. Që nga ajo kohë do të ishte mjeku që do të konstatonte lindjen apo vdekjen e njeriut.

– Dhe megjithatë Frojdi e cilesonte veten si shkencëtar.

– Po, si një dijetar « darvinist », meqë ai kishte përpunuar një teori që shpresonte të konfirmohej nga biologjia. Në fillimet e tij ai ishte i pasionuar pas fiziologjisë. Por pas martesës së tij me Martha Bernays, ai duhej të fitonte para që të mbante familjen, duke u angazhuar si neurolog dhe aspak si psiqiatër. Frojdi nuk interesohej shumë ndaj psikozës. Ai nuk e kishte menduar se të parët që do të merreshin me psikoanalizën do të ishin psiqiatrit.

– Çfarë mbetet sot nga frojdizmi dhe pse frojdizmi është një teori e rëndësishme?

– Ne jetomë në një shoqëri që e di se inkoshienca ekziston. Ne e dime se kur flasim, ne themi jo atë që besojmë se duam të themi. Lapsuset, lojrat e fjalëve, etj, kanë një efekt që lidhen me të vërtetën dhe kjo gjë sot nuk kundërshtohet. E gjithë terminologjia frojdiane bën pjesë në kulturën tonë (inkoshienca, klivazhi, « refoulement », fantazmat që krijojmë, etj). Aq më tepër që vepra e Frojdit studiohet në të gjitha universitetet e vëndeve perëndimore, herë si letërsi e herë si filozofi. Gjenia e Frojdit është se ai i u drejtua legjendës së Edipit të tragjedisë së Sofokliut për ta shndruar të gjithën në një diçka krejt tjetër dhe për të krijuar një mit të familjes evropiane. Frojdi bën diçka tjetër me Edipin dhe Hamletin, ndryshe nga Sofokliu dhe Shekspiri. Një nga arësyet se përse Frojdi e bëri botën për vete është se së pari ai i riaktivizoi mitet greke, se ai mendoi për problemet tona psikologjike në dritën e tragjedive të mëdha. Nëse nuk do ti kishte shkruar këto raste si romane, Frojdi nuk do të ishte veç thjesht një profesor i psikologjisë. Ai i dha forcën e një miti themeltar dhe e bëri inkoshiencën fatin e psikikës moderne.

 Universaliteti i mitit të Edipit/

Mikkel Borch-Jacobson mbi Frojdin dhe kompleksin e Edipit/

Profesori i letërsisë së krahasuar në universitetin e Uashingtonit, Mikkel Morch-Jacobson, duke i u referuar mitit të Edipit dhe transformimit në teori nga ana e Frojdit, shkruan :

« Për Frojdin dhe dishepujt e tij, ishte « auto-analiza » e bërë në nëntor të vitit 1897 ajo që i lejoi atij të zbulonte kompleksin e Edipit. Në një letër dërguar Wilhem Fliess, Frojdi kujton një udhëtim me tren me nënën e tij, nga Lajpcingu drejt Vienës, kur ai ishte dy vjeç e gjysëm. Ai mendon se në këtë moment ai e ka parë të jëmën nudo dhe ka ndjerë « libido », pra kënaqësi ndaj saj ». Më pas, Frojdi i shkruan mikut të tij se « kam zbuluar ndjenjën e dashurisë ndaj nënës dhe të xhelozisë ndaj babait, dhe këtë e konsideroj si një ngjarje universale të fëmijërisë së njeriut në përgjithësi ». Duke bërë këtë përgjithësim fantastik, ai na la pas teorinë e universalitetit të kompleksit të Edipit ».

Thënie dhe citime nga vepra e Frojdit/

« Doktrinat fetare janë që të gjitha iluzione, të patregueshme, ku askush nuk është i detyruar ti shohë si të vërteta dhe ti besojë ato. Disa prej tyre janë të pabesueshme dhe me shumë kontadiksione në gjithshka që i përbën. Eksperienca na ka mësuar me mundim realitetin e kësaj bote ndryshe nga këto teori që duke patur parasysh ndryshimet psikologjike mund ti krahasojmë ato me ide delirante. Në shumicën e këtyre doktrinave nuk mund të gjykojmë në vlerën e së vërtetës ». (« Aveniri i një iluzioni »)

«  Kur bëhet fjalë për çeshtjet fetare, njerëzit ndjehen fajtorë për të gjitha të këqiat e mundëshme të këaj bote. Filozofët tjerrin domethënien e disa fjalëve gjersa ato të ruajnë diçka nga kuptimi i  origjinës së tyre. Ata quajnë Zot abstraksionet e vagëta që janë krijuar, dhe tashmë, përballë botës së Zotit dhe besimtarëve që besojnë tek ai, ata mund të krenohen se kanë njohur një lloj koncepti më të pastër e më superior mbi Zotin, edhe pse ky Zot është veçse një hije pa substancë ». ( « Aveniri i një iluzioni »)

« Ne kemi pikasur se deformimi qe a pengon të kuptojmë ëndrën është efekt i një çenzure që e ushtron veprimin e saj kundër dëshirave të papranueshme dhe inkoshiente ». Por ne nuk kemi pohuar natyrisht, se çenzura është i vetmi faktor që krijon deformimin. Studimi më i thellë i ëndrës na lejon në fakt të kostatojmë që në këtë gjë, në shfaqjen e këtij fenomeni, marin pjesë dhe faktorë të tjerë krahas çenzurës.

 

(« Simbolizmi tek ëndrrat »)

« Trajtimi psikoanalitik përbën në vetvete veçse një shkëmbim fjalësh midis pacientit (ai që analizohet) dhe mjekut. Pacienti flet, tregon ngjarje të së kaluarës së tij, ankohet, tregon dëshirat që ka provuar dhe emocionet e tij. Ndërsa mjeku preokupohet për ecurinë e ideve të pacientit, i zgjon atij kujtimet, e orienton vëmëndjen e tij në disa drejtime, i jep atij shpjegime dhe vëzhgon tek ai reagimin e kuptimit apo të mos-kuptimit që shkaktohet tek i sëmuri“.

«  Në thelb, askush nuk beson në vdekjen e vetvetes, dhe në inkoshiencën e tij, secili është i bindur në pavdekësinë e tij. »

 

« Dialli është ende marifeti më i mirë për ta shfajësuar Zotin ».

 

« Idetë fetare që na shfaqen si dogma nuk janë produkt i një eksperience apo rezultati përfundimtar i një refleksioni. Ato janë iluzione, pra realizim i dëshirave më të herëshme, më të forta dhe më të ngutshme të njerëzimit : sekreti i forcës së tyre është është forca e këtyre dëshirave. Por ne e dimë tashmë : përshtypja e tmerrëshme e dëshpërimit fëminor ka zghuar dëshirën për të qënë i mbrojtur dhe duke dashur të duhemi njëkohësisht, pra nevoja që ati e ka plotësuar këtë. Por meqë ky dëshpërim zgjat gjithë jetën, kjo ka bërë që njeriu të jetëdhënë fort paz një ati tjetër, një at kësaj rradhe akoma më i fuqishëm ».

(« Aveniri i një iluzioni »)

 

Leksik/

 

Inkoshiencë : Në gjuhën e zakonëshme nënkupton teorinë e proçeseve mendore që nuk janë të menduara me ndërgjegje. Në studimet e para, Frojdi e përcakton atë si një sistem të përbërë nga gjëra të larguara në thellësi të vetvetes, që i kanë shpëtuar instancave të tjera (prekoshiencës dhe koshiencës, pra ndërgjegjes).

Libido : Frojdi e përdor këtë term latin për të nënkuptuar dëshirën seksuale, për të përcaktuar një manifestim dinamik të pulsimeve seksuale në jetën psikike.

Neurozë : Nënkupton tërësinë e simptomave që flasin për ekzistencën e një konflikti psikik, rrënjët e të cilit gjënden kryesisht në histori fëminore të individit.

Edipi : Në referencë me mitin e Edipit, ky term nënkupton kompleksin e identifikuar nga Frojdi në të cilin ai fut tërësinë e dëshirave dashurore që një fëmijë ndjen për prindërit e tij.

Psiko-analizë : Kjo fjalë shfaqet nga pena e Frojdit në vitin 1896 në frëngjisht në termin « psycho-analise ». Psiko-analiza është metoda terapetike frojdiane e praktikuar në ansamblin e të gjitha korenteve që mbahen si frojdiste. Karakteristika e saj është që përmes fjalës të trajtosh shqetësimet e psikizmit të njeriut.

Pulsioni i vdekjes : Me origjinë nga inkoshienca, ai bën që personi në mënyrë përsëritëse vendoset në gjëndje të dhimbëshme, si pasojë e eksperiencave të kaluara më parë.

« Refoulement » : Eshtë një proçes ku tentohet që ide apo shfaqje që lidhen me pulsime, të qëndrojnë në sferën e inkoshiencës, dhe si të tilla ato shkaktojnë një gjëndje jo të mirë dhe të dhimbshme tek individi.

 

Disa vepra kryesore të Sigmund Freud (Frojd)

 

– Studime mbi histerinë, 1895

– Interpretimi i ëndrave, 1900

– Mbi ëndrën, 1901

– Tri ese mbi teorinë e seksualitetit,1905

– Mbi psikoanalizën, 1910

– Një kujtim i fëmijërisë së Leonardo Da Vinçit, 1910

– Totem dhe tabu, 1913

– Inkoshienca, 1915

– Mësime paraprake në psiko-analizë, 1916

– Zija dhe Melankolia, 1917

– Hyrje në psikoanalizë, 1917

– Përtej principit të kënaqësisë, 1920

– Aveniri i një iluzioni, 1927

– Gjëndja e vështirë e një qytetërimi, 1930

– Moisiu dhe feja monoteiste, 1930

– Mbi seksualitetin femëror, 1931(bot. në “Udhëkryqet e kohës”), L.Rama)

Filed Under: Kulture Tagged With: e Gjeniut, Frojdi, Luan Rama, tribute

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5257
  • 5258
  • 5259
  • 5260
  • 5261
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT