• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tërmet në Turqi e Greqi – të paktën dy të vdekur

July 21, 2017 by dgreca

1 TermetNjë tërmet i fuqishëm rrëzoi një ndërtesë mbi turistët në një bar në ishullin turistik Kos në Greqi dhe shkaktoi panik në bregdetin turk të premten herët, duke vrarë dy veta dhe lënduar rreth 200 të tjerë.

Ekipet e shpëtimit thanë se dy veta nga Turqia dhe Suedia vdiqën gjatë rrëzimit të Klubit “White Corner”, kur një tërmet prej 6.5 shkallësh goditi rreth orës 1 e 30 duke dridhur ishujt grekë dhe bregdetin turk të Egjeut në një rajon ku aktiviteti sizmik është i zakonshëm. Pushuesit e vdekur nuk u identifikuan.

Qindra veta ishin në ose afër klubit të popullarizuar, White Corner në qytetin e vjetër Kos, kur ndërtesa pjesërisht u rrëzua.

Të paktën pesë veta pësuan lëndime të rënda derisa turistët dhe banorët lokal vrapuan jashtë ndërtesës, disa syresh madhe duke u hedhur nga ballkonet. Zyrtarët thanë se pese të lënduarit u transportuan me helikopter në një spital në ishullin e Kretës.

Zona e vjetër e qytetit në Kos, plot me bare e klube argëtimi, u mbush me tulla dhe copëra të ndërtesave. Hotelet e ishullit mbetën me xhama të thyer dhe dëmtime tjera duke detyruar qindra turistë të kalojnë pjesën tjetër të natës përjashta, duke u shtrire në plazh me batanije të ofruara nga personeli.

Në mesin e ndërtesave të dëmtuara ishte edhe një xhami e vjetër, minarja e së cilës u rrëzua si dhe një fortesë e shekullit të 14-të në hyrje të portit kryesor të ishullit. Rrugët përgjatë bregut të detit u vërshuan.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 10 kilometra në jug të Bodrumit në Turqi dhe rreth 16 kilometra në verilindje të Kosit në një thellësi prej 10 kilometrash.

Autoritetet turke thanë se rreth 70 veta janë trajtuar në spitalet në zonën turistike në Bodrum për shkak të lëndimeve të lehta, të shkaktuara kryesisht gjatë ikjeve të njerëzve. Por dëmet janë të vogla dhe ata presin që jeta t’i kthehet normalitetit shumë shpejt.

Greqia dhe Turqia shtrihen në një zonë aktive sizmike.

Filed Under: Kronike Tagged With: dy te vdekur, Termet ne greqi, Turqi

Referendumi në Turqi: STAMBOLI I THA”JO”, POR ERDOGAN FITOI

April 16, 2017 by dgreca

Pas numërimit të 98,2 përqind të votave, me 51,31 përqind, Referendumit duket se i printe kampi që mbështet zgjerimin e kompetencave të Presidentit Erdogan. Në qytetin më të madh të vendit, në Stamboll, prin kampi kundërshtar i “Jo”.

NGA AURON DODI/

Në referendumin për instalimin e sistemit presidencial në Turqi, të kërkuar nga kryetari i shtetit Rexhep Tayyip Erdogan, pas numërimit të dy të tretave të votave prin kampi i votave “po”. Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu njoftoi se 51,31 përqind e zgjedhësve kanë votuar pro variantit të sistemit presidencial të kërkuar nga Erdogani. 48, 6 përqind kanë votuar me “jo”. Këto rezultate u bënë të ditura pas numërimit të 98,2 përqind të votave të dhëna brenda dhe jashtë vendit. Në qytetin e Stambollit, sipas agjencisë Anadolu, prin kampi “Jo” me mbi 50 përqind të votave, pas numërimit të 90 përqind të votave të dhëna. CNN Türk thotë se edhe në Ankara me 50.2 përqind prin kampi “Jo”.

Në sondazhe qe parashikuar se të dyja kampet kundërshtare do të mblidhnin një numër të ngjashëm votash në referendum. Votimi përfundoi në orën 16.00 me mbylljen e lokaleve zgjedhore në Perëndim të vendit. Menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit nisi numërimi i votave. Televizioni Haberturk njoftoi se pjesëmarrja në votime qe rreth 86 përqind.

Ankesa për parregullsi

Ndërkohë, përfaqësues të partive opozitare turke u ankuan për akte “ilegale” në referendum. Zëvendëskryetari i partisë kryesore opozitare Partia Popullore Republikane (CHP), Erdal Aksunger u tha  reporterëve se “në moment po kryhen shumë akte ilegale në favor të qeverisë, por “Jo” do të fitojë në fund.” Aksunger e kishte fjalën për një deklaratë në faqen e Bordin të Lartë Zgjedhor (YSK), të publikuar disa orë para se të mbylleshin kutitë e votimit. Në të thuhej se ky organ do t’i llogariste si të vlefshme edhe fletët e votimit të pavulosura nga zyrtarët, deri sa ato të konsiderohen të falsifikuara. Këtë e YSK e shpjegon se janë paraqitur ankesa se zyrtarë të YSK-së nuk kanë arritur t’i vulosin disa fletë votimi.

Po të miratohet sistemi i ri presidencial, ai do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të përgjithshme në nëntor 2019. Në këtë rast pushteti ekzekutiv do të centralizohet nën Presidentin e shtetit, duke i dhënë Erdoganit fuqi të drejtpërdrejtë për të emëruar ministra dhe duke e eleminuar rolin e kryeministrit. Vëzhgues thonë se një rezultat i referendumit pro kërkesës së Erdoganit vetëm do të legjitimonte edhe juridikisht një pushtet që Erdogani e ushtron faktikisht.

Filed Under: Politike Tagged With: Erdogan fiton, referendum, Turqi

Sukses i Grupi Artistik i Këngës Qytetare Beratase në Turqi

March 27, 2017 by dgreca

Sukses i madh dhe vlerësim i Grupit Artistik të Këngës Qytetare Beratase, në Turqi/1 Berati ne TurqiNga Pierre -Pandeli Simsia/Këto ditë Grupi Artistik i Këngës Qytetare Beratase me mbështetjen e Bashkisë së Beratit, Kryetari, zoti Petrit Sinaj ndodhet në Turqi ku po konkuron ndër grupet artistike të vendeve të Ballkanit; shoqëruar nga regjisori i suksesshëm Shpëtim Dyrmishi dhe Drejtoresha e Qendrës Kulturore Berat, Gena Dura.

Ashtu si edhe herët e tjera në skenat vendase dhe të huaja, artistët e talentuar beratas po shpalosin mjeshtërisht Folklorin e Pashtershëm Beratas, Këngën e Bukur Qytetare Beratase, atë xhevahir në gjerdanin e artë të Kulturës Shqiptare.
Artistët tepër të talentuar dhe të sukseshëm: Drejtuesi aranxhuesi muzikor i grupit, mjeshtër Altin Metohu, Mjeshtri i suksesshëm, klarinetisti i talentuar dhe i suksesshëm, vlerësuar me çmimin “Laver Bariu” Mehmet Topi” tenori i mirënjohur Dhimitër Dushi, ajo, që gjithë jetën e saj sakrifikoi dhe ia kushtoi skenës beratase, që unë, në një reportazhin tim e kam quajtur “Mbretëresha e Këngës Qytetare Beratase” e mirënjohura Floresha Debinja, këngëtari i mirënjohur Kujtim Babunja…
Kënga Qytetare Beratase, interpretimi i shkëlqyer dhe dinjitoz i këngëtarëve, tingujt e ëmbël drithërues të klarinetës, interpretuar nga Mehmet Topi, shoqëruar në piano organo nga Altin Metohhu, kanë elektrizuar komplet sallën.
Spektatori si i magnetizuar nga tingujt muzikorë të mjeshtrave beratas është bërë një me muzikën dhe, duke dalë pastaj nga ai “hutim” ka shpërthyer në duartrokitje të gjata frenetike.
Vlerësimi që iu bë Grupit Artistik, artistëve beratas nga grupet më të mira ballkanike në Turqi, është suksesi tjetër i radhës që muzika e bukur qytetare beratase trashëgohet ndër breza për të qenë përherë e freskët, e pavdekshme.
Urime, suksese artistë të talentuar beratas.
Faleminderit Qendra Kulturore Berat.
Faleminderit Bashkia Berat Kryetar Petrit Sinaj.

Filed Under: Kulture Tagged With: beratasi, Kenga qytetare, Pierre-Pandeli Simsia, Turqi

Ivanov i ankohet BE-së, NATO-s dhe… Turqisë për Platformën Shqiptare

March 7, 2017 by dgreca

Ivanov i shkruan SHBA-së, BE-së, NATO-s dhe Turqisë – kërkon të dënohet platforma shqiptare/

epa05332161 Macedonian President Gjorge Ivanov addresses the nation during a press conference in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 27 May 2016. Ivanov decided to revoke the abolition of 22 out of 56 judicial cases that he announced on 12 April 2016. The abolitions related to the big wire-tapping scandal invoked massive protest, dubbed 'the colorful revolution' in the capital and other cities of Macedonia. The crisis started in 2015 when opposition SDSM started to publish illegally recorded wire-tapped phone conversations of the highest Governmental officials claiming they show financial crime and eventual evidences of electoral frauds of the ruling conservative VMRO-DPMNE party of then PM Gruevski. Gruevski denied everything saying 'foreign intelligence services' are trying to topple his Government he was administrating from 2006. EPA/NAKE BATEV
Ne Foto: Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov/
 Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka kërkuar nga SHBA-të, BE-ja, NATO-ja dhe Turqia që të dënojnë dhe ta hedhin poshtë platformën e partive shqiptare për shkak të siç ka thënë “përmbajtjes së saj të rrezikshme për shtetin maqedon”.

Në një letër dërguar presidentit amerikan Donald Trump, kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov tha se dënimi i kësaj platforme është mënyra, sipas tij, më e mirë për kapërcimin e krizës politike.

Platforma shqiptare, veç tjerash parasheh rregullimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, e pranuar edhe nga LSDM-ja opozitare, e cila ka arritur marrëveshje koalicionimi me partitë politike shqiptare.

“Vlerësoj se dënimi dhe hedhja poshtë e këtij dokumenti është mënyra e vetme për dalje nga kriza pa rrugëdalje në të cilën ndodhemi. Vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë qëllimet e Marrëveshjes së Përzhinës, para se gjithash reformat prioritare, stabilizimin politik, uljen e tensionet e ndëretnike dhe ndërpartiake në Maqedoni dhe kthimin e shtetit në rrugën e integrimit euroatlantik”, ka shkruar Ivanov.

“Platforma është një dokument paszgjedhor i arritur në shtet të huaj, në kabinetin e një kryeministri të huaj. Më këtë platformë rrezikohet sovraniteti dhe pavarësia e shtetit, duke e vendosur Maqedoninë në pozitën e varshmërisë nga një shtet tjetër. Realizimi i platformës nënkupton ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë me të cilën rrezikohet karakteri unitar i shtetit. Platforma rrënon Marrëveshjen e Ohrit, e cila rregullon marrëdhëniet mes bashkësive etnike me Maqedoninë”, ka shkruar Ivanov duke kërkuar gjithashtu dënimin, e siç ka thënë, përzierjes së shteteve fqinje në punët e brendshme të Maqedonisë.

“Pres që të dënoni përzierjen flagrante në punët e brendshme të Maqedonisë të dy shteteve fqinje të Maqedonisë, aspirantë për anëtarësim në BE. Pres që më në fund të dërgoni mesazh të fuqishëm për paprekshmërinë e kufijve të Ballkanit dhe të riafirmoni perspektivën euroatlantike të vendeve të rajonit”, ka thënë Ivanov.

Letra e Ivanovit vjen pas mbledhjes së të hënës së ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, të cilët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në Maqedoni.

Shefja e diplomacisë Federca Mogherin bëri thirrje për shfrytëzimin e të gjitha instrumenteve për kapërcimin e krizës politike në Maqedoni, e cila siç tha ajo mund të shndërrohet në krizë ndëretnike.

Filed Under: Politike Tagged With: Be, Ivanov, NATO, Platforma Shqiptare, Turqi

Diaspora-Gjuha shqipe në shkolla në Turqi

November 8, 2016 by dgreca

-Ministri Murati takon institucione, biznese dhe bashkatdhetarët tanë në Turqi/

takimi-me-shoqatatPRISHTINË, 8 Nëntor  2016-Gazeta DIELLI/ Ministri i Diasporës në qeverinë e Kosovës,Valon Murati, gjatë qëndrimit në Turqi, i shoqëruar nga drejtori i Qendrës Kulturore në Stamboll, Qamil Bytyqi, takoi zyrtarë të institucioneve arsimore, biznesmenë turq dhe shqiptarë që veprojnë në Turqi, përfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe bashkatdhetarë.Në kuadër të takimeve me institucionet arsimore, Murati u takua me zyrtarët e Universitetit Trakya, i cili është zgjedhur nga Ministria e Arsimit e Turqisë si universitet që do t’i përgatitë programet e mësimeve për lëndët zgjedhore në gjuhën shqipe.Ky takim zhvillohet pas nënshkrimit të protokollit të iniciuar nga Drejtoria e Arsimit Bazë e Ministrisë së Arsimit të Turqisë, sipas të cilit nga viti i ardhshëm, që nga klasa e 5-të, gjuha shqipe dhe ajo boshnjake do të vendosen në programin arsimor si lëndë zgjedhore. Ministri Murati i njoftoi ata lidhur me kushtet që ofrojnë shtetet e ndryshme evropiane për mësimin plotësues shqip në diasporë, si dhe me kushtet që ofron Kosova për komunitetin turk në fushën e arsimit. Ai shprehu kënaqësinë për iniciativën që ka ndërmarrë shteti turk lidhur me programin për gjuhën shqipe. Gjithashtu, Murati ofroi ndihmën e plotë për këtë program, në bashkëpunim edhe me institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, si në fushën e kuadrove, po ashtu edhe në atë të hartimit të kurikulës, dhe kjo u prit shumë mirë nga bashkëbiseduesit.Gjatë qëndrimit në Stamboll, ministri Murati u takua edhe me biznesmenë turq që kanë investuar në Kosovë, të cilët u interesuan për kushtet e investimeve në Kosovë në projekte të mëdha, në fushën e energjetikës.

Ndërsa, të hënën, ministri e vizitoi kompaninë për prodhimin e çantave “Matrash”, pronë e dy vëllezërve shqiptarë, e cila ka rreth 1000 punëtorë dhe kryen shërbime për brendet më të njohura botërore.Në takimin e organizuar me shoqatat e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Turqi, Murati foli lidhur me rëndësinë e shfrytëzimit të mundësive të reja të ofruara nga shteti turk në fushën e mësimit shqip. Ai, po ashtu, i ftoi ata që të krijojnë një organ koordinues, i cili do të lehtësonte komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës. Problem kyç, që u shtrua nga ta, ishte çështja e marrjes së shtetësisë së Kosovës dhe barrierat që hasin në këtë proces. Ministri Murati u zotua se këtë çështje do ta trajtojë me institucionet kompetente, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë dhe sa më e drejtë për të./b.j/

Filed Under: Emigracion Tagged With: diaspora, gjuha shqipe, Turqi

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT