• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PJESËMARRJE REKORDE E KLUBEVE KOSOVARE NE GOTHIA COOP NË GÖTEBORG TË SUEDISË

July 15, 2013 by dgreca

Nga Sokol Demaku/

Këtë vit sic edhe viteve tjera në tunirin më të madh nderkombetar të futbollit për të rinjë qe cdo vit oirganizohet në Göteborg të Suedise nga 14 deri me 20 korrik do të marrin pjesë 1680 klube futbolli nga 86 vende të botës moshash të ndryshme nga 12 deri ne 18 vjeq për meshkuj ndërsa nga 12 deri me 19 vjeq për femra.

Edhe ketë vit në ketë turnir nderkombëtar Republika e Kosovës po pëfaqesohet nga 8 klube kosovare me 22 ekipe të meshkujve dhe dy te femrave.

GOTHIA Kup është  një turnir ndërkombëtar i të rinjëve në futboll që ka bërë emër. Në këtë turnin ndërkombëtar në qytetin Suedez Göteborg të gjitha ekipet dhe klubet futbollistike janë të mirëpritura. Por kushti i vetëm sipas organizatorit të këtij manifestimi është se klubi duhet të jetë  i regjistruar ne FIFA, pra shoqatat e tyre të futbollit të jenë të anëtarësuara në këtë aosciacion nderkombëtar të futbollit. Ekipet janë ndarë në grupe , ku ata takohen me njëri-tjetrin një herë. Ekipi i parë dhe i dytë në grup avancojnë në A-, ekipet e tjera në grup shkojnë në finale B.
Rregullat e FIFA zbatohen të gjitha seksionet përkatëse, përndryshe sipas rregullave të Shoqatës Suedeze të Futbollit. Të gjithë lojtarët duhet të jenë të siguruar.

Gjatë vizitës që bemë në vendbanimin  ku janë vendosurë ekipet kosovare ne takuam edhe organizatorin e klubeve kosovare që marrin pjesë në Gthia Coop, Bashkim  Kume me të cilin zhvilluam një bisedë e ku me këte rast mesuam se kete vit në këtë turnir nderkombëtar të futbollit për të rinjë ku marrin pjse mbi 85 shtete nga mbarë bota me mbi 1650 ekipe në mesin e tyre janë edhe tetë klube kosovare me mbi 24 ekipe futbolli moshash të ndryshme e ne mesine tyre edhe dy ekipe femrash. Nga Kosova këtë vit në Gothia Coop marrin pjesë ekiåe nga qytetet KF 13 Qershori ekip i fermrave nga Theranda, pastaj ekipe i femrave Theranda nga Theranda,  KF Ballkani knga Theranda me dy ekuipe meshkujsh, KF Besa- nga Peja me kater ekipe meshkujsh, KF Feronikeli nga  DRENASI me kater ekipe meshkujsh moshahs te ndryshme, KF Gjakova nga GJAKOVA me gjashte ekipe meshkuj mosha te ndrsyhme, KF Prizren Spor nga Prizreni me tri ekipe, KF Vizioni nga FERIZAJ me dy ekipe meshkuj e nje te femrave.

Bahkim Kume thot se është i kenaqur me shkakun se numri i ekipeve kosoavre per cdo vit shtohet e edhe kualiteti i lojës është cdo vit e me i mirë, por  thot se komunat dhe organet përgjgegjëse për kulturë  e sport ti kushotjnë një vemendje dhe kujdes më të madh këtij evenementi sportiv në të cilin të rinjt dhe të rejat kosovare prezentojnë vendin tonë në arenën ndërkombëtare të futbollit. E kjo sipas tij është një e arritur shume e madhe në këte drejtim.

Ishte kënaqesi dhe njeriu ndjehej krenar kur ne mesin e 85 flamujëve në Ullevi të Göteborg të Suedisë valonte krenar edhe flamuri i shtetit tonë, pra flamuri i Kosovës, fale punës , vullnetit dhe angazhimit të këtyre të rinjve dhe të rajave kosovare.

Rezultate e ndeshjeve te para jane shume frytedhense per shumicene  ekipeve kosovare pa marre parasysh jane ato të meshkujve apo te femarve.

Ne biseduam me kapitene e  ekipit të femrave të Therandes, Donjeta Krasniqi e cila na tha se ekipi i saj eshte shume modest dhe se pret qe ne te ardhmen do korr fitore ne ndeshjet ne vazhdim. Eshte interesant per ne qe edhe te rejat tona te jene aktive ne futboll, te marrim ate ekseperiencë që kane vashat suedeze dhe ta percjellime dhe tek te rejat tona qe edhe ato të jenë aktive ne kete lami sporti.

Ne preznetuma ne nje ndeshje qe u luajt mes ekipti të Feronikelit dhe ekipit Sudes Nyborgs SK moshat 16 vjeqare, ishte nje lojë stabile e futbollisteve mysafire dhe ata treguan me shumë vullnet dhe eksperiencë në fushë keshtu që e fituan  këtë ndeshje me rezultata 1:0, pra ndeshja Nyborgs SK- KF Feronikeli përfundoi me rezultat 0-1

Edhe ekipet tjera ksoovare sot lujatne ndeshjete e para ne të cilat shumica treguan rezultat pozitiv.

 

Filed Under: Sport Tagged With: Gothia Coop, klubet Kosovare, Sokol Demaku

30 vjet bashkëpunim me Prof. Peter R. Prifti

July 15, 2013 by dgreca

Prof. Peter R. Prifti më kujton De Radën, është tretur për çështjen shqiptare. Ka punuar për Kombin pa kurrëfarë shpërblimi./

 Nga Sergio (Sejdi) Bitici(Dielli –arkiv)/

 Me 18 Gusht 2010, më erdhi ky e-mail në postën time elektronike:

“ I dashur Sergio,Të dashur vëllezër Bytyçi,

Një lajm i hidhur ka pushtuar familjen tonë qysh nga dita e djeshme. Vëllai Peter Prifti u nda nga jeta në një spital të San Diegos, Ca. pas një smundje të shkurtër.

E di që e keni dashur si njeri dhe si atdhetar për punët e kryera në shërbim të atdheut dhe të Kosovës, e di që e ftuat të kalonte verën në shtëpinë tuaj në Upstate, për aq kohë sa t’i pëlqente, si mik e dashamir. Unë ia transmetova dëshirën tuaj dhe ai m’u lut t’u shpreh mirënjohjen e tij, duke theksuar se prej  disa muajsh nuk po ndihej mirë shëndetësisht për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë dhe e pa shërueshme.”

Ky ishte njoftimi që ma tronditi shpirtin.

Brenda pak minutash i ktheva përgjigje Prof. Naum Priftit, duke i përcjellë ngushëllimet e mia dhe të familjes Bytyçi. Mbaj mend se i shkrova aty për aty fjalinë: ”Eshtë humbje e madhe për familjen tuaj për diasporën dhe për mua personalisht.”…

Kontaktova  vëllezërit dhe ca të afërm  të mij dhe mora në telefon  shtëpinë e Funeralit  në San Diego  për  t’i porositur lule, me rastin e përcjelljes së fundit  nga unë dhe familja ime.

Ky ishte shkrimi im i fundit, që përcolla në drejtim të San Diegos, ku i kam  shkruar  për shqetësime të shumta  Profesor Peter Priftit, natyrisht jo shqetësime familjare apo shëndetsore, por për problemet kombëtare, ku profesori na ndihmonte në vazhdimësi.

Jo shumë kohë të shkuara, para se të ndërronte jetë, Prof. Peter Prifti më pat thënë,  se i ka ruajt të gjitha letrat e mia, së  paku ruante në koleksion  100 letra të dorëshkruara.

Letërkëmbimi  ynë ka filluar në fund të viteve 70-ta, kur  e njihja  Peter Priftin  vetëm nga fama si një “avokat” i kualifikuar i çështjes kombëtare shqiptare.  E kisha takuar  një herë në restorantin tonë,  kur ishte i pranishëm për një darkë me disa intelektualë  shqiptarë. Profesor  Rexhep Krasniqi  më kishte folur për  këtë intelektual me plot vlera dhe më kishte thënë se ishte punëtor i palodhur i çështjes kombëtare.  Vendosa t’i  shkruaj  dhe ta njohtoj  për aktivitetin tonë  me atdhetarin Tahir Kerrnaja; ta informoja për punën tonë. Në fakt ne punonim ditë e net’  në organizatën “Rinia Shqiptare në Botën e Lirë”, në emër të së cilës u dërgonim telegrame, protesta, informime organizatave botërore; shpërndanim letra, botime, artikuj  trakte, pamflete etj. Botonim  buletinin  tonë të rregullt, së pakut  një herë në muaj dhe një herë në vit botonim Memorandumin mbi  shtypjen dhe gjendjen e rëndë të  Shqiptarëve në Jugosllavi, kopjen e parë të të cilit  ia dorëzonim personalisht Sekretarit  të Përgjithshëm të OKB. Korrespondenca me profesorin fitoi intensiteti  dhe veprimtaria  vazhdoi  për më shumë se tri dekada.  Buletini ynë , duke iu falenderuar  kontributeve e studimeve të persosura të Profesor Priftit dhe të tjerëve intelektualë të nivelit  të lartë u bë zëdhënës i çështjes së Kosovës martire. Serioziteti i shkrimeve dhe fakteve të Buletinit bëri që  organizatat e rëndësishme ndërkombëtare,  si  Kombet e Bashkuara, por  dhe State Department, nisën  t’i referoheshin, madje ata përdorën të dhënat dhe burimet tona  në deklarata zyrtare.  Kur në letrat e mia i shkruaja  Peterit,  se Tahir Kerrnaja  para Kombeve të Bashkuara  shpërndante me dorë  4000 kopje për 30 vjet; afishe, buletine, trakte, pamflete etj.,  shprehte kënaqësinë dhe respektin për  aktivitetin, që   grupi ynë i vogël  bënte  për Kosovën. 

          Në hyrje të librit për Kosovën,  dedikuar Rinisë Shqiptare Kosovare në Botën e Lirë, që do të dalë në dritë së shpejti me parathënie  të Peter Priftit, nënshkruar  në Dhjetor 2009, kam shkruar… “ 4000 trakte cdo muaj  për 30 vjet të The Albanian Kosovar Youth in the Free World, të shpërndara nga  Tahir Kërrnaja,  para  Kryesisë së Kombeve të Bashkuara në New York,  është shembull i vetëm, që nuk e ka bërë kush në histori as që do ta bëjë në të ardhmen.”

Peter Priftin e kam njohur e respektuar si  person modest, i rezervuar, gojë ëmbël  dhe me sjellje fisnike, ndërsa  veprat dhe shkrimet e tij të shumtë dëshmojnë  një patriot të kulluar Shqiptar.  Peter Prifti ka qenë një ushtar i armatës së Kombit që i ka dalë zot çështjes shiptare. Sa herë që dikush është përpjekur që të nëpërkëmbë çështjen shqiptare publikisht, profesori ka kryer mbrojtjen pa marrë urdhër nga askush. Psh në një artkull në “San Diego Union” me 9 dhjetor 1988,  ai i shkruan editorit me shënimin e tij”Recorded History” , ku kundërshton pretendimet e artikullit të botuar në atë gazetë se kosovarët  gjoja kanë  ardhur si ozurpatorë të territoreve serbe në Kosovë. Prof. Prifti me argumente historike, në fakte të pa kontestueshme, shkruan “se prezenca e shqiptarëve në Kosovë është aq e vjetër sa është historia e shkruar. Ata janë pasardhës të Ilirëve, kanë qenë aty me shekuj para serbëve, të cilët erdhën në Ballkan në Shekullin e VII.”

Në gazetën “Los Angelos Times “ më 17 nëntor 1988, në përgjigje të një artikulli”Yogoslavia”, ai shkruan” Millosheviçi është korrekt kur thotë ka terror në Kosovë, por janë shqiptarët dhe jo serbët, ata të cilët jetojnë nën terror.”

Ka shumë shkrime të botuara në shtypin amerikan, ku Prof. Prifti, ka bërë rolin e avokatit Kombëtar për çështjen kombëtare. Letërkëmbimi me Prof. Priftin ka qenë i vazhdueshëm, që kur e njoha për të parën herë.

Me 12 tetor 1983, kur isha në pozicionin e zv/kryearit të Vatrës, me kryetar Harry Stoia, i pata dërguar një letër, ku i lutesha që ta pranonte pozitën e editorit, por ai  i shërbeu Diellit edhe pa qenë editor i tij. E ruaj atë letër, ku shkruaja se ” Në datën 6 nëntor do të shkoj në Boston në darkën që shtrohet për nder të Xhevat Kalljaxhiut. Unë jam i mendimit që nuk ka person më të përshtatshëm si editor i Diellit se sa juve, ndaj ju lutem, që ta konsideroni seriozisht këtë mendim.”

Prof. Prifti bashkëpunoi rregullisht me Rininë Kosovare Shqiptare në Botën e Lirë, e cila u bë zëdhënëse e çështjes së situatës në Kosovë dhe publikoi të dhëna, deklaratat, dokumete, faktet, që janë përcjellë dhe janë përdorur nga State Departmant dhe qeveritë e shteteve perëndimore. Ruaj shumë letra që kam këmbyer me të ndjerin profesor në periudha të ndryshme. Në një nga ato, që mban datën 27 janar 1984, i shkruaja:” I dashur prof. Prifti,

Po ju bashkëngjis artikullin e posadalur nga shtypi “A Chilling Document of Torture of Albanians in Yugoslav Prisons”, të cilin patët  mirësinë që ta përktheni ju. Parathënia që i bëtë është një kryevepër. Unë personalisht dhe Rinia, jemi miërnjohës për bashkëpunimin kombëtar që na ofroni.”…

Peter Prifti, siç shkruante në numrin e fundit të gazetës “Dielli” editori Greca,  ishte dishepulli i fundit i Nolit. Jam i një mëndje me këtë vlerësim. Unë jam dëshmitar i pasionit dhe dashurisë që kishte Prof. Peter Prifti për Vatrën dhe Diellin, për themelusit e saj, për Nolin dhe Konicën. Ai brengosej për inakivitetin e Vatrës apo për vonesat e zgjatura në botimin e Diellit. Entuziazmohej kur vlerësoheshin figurat historike të Vatrës. Ruaj një letër të datës 2 gusht 2008, kur ai më shkruan tekstualisht”: I lumtë Bankës së Shqipërisë për nderimin që i bëri Nolit! Po Vatra si e nderoi? Si e përkujtoi 100-vjetorin e dorëzimit të Nolit prif? Se mua nuk më ka rënë në sy gjëkafshë. “

Peter Prifti të kujton De Radën, është tretur për çështjen shqiptar. Ka punuar për Kombin pa kurrëfarë shpërblimi.

Kosovarët edhe pse e quanin birin e Kosovës e kanë harruar kontributin e tij, nuk ka asnjë titull nderi, asnjë medalje apo mirënjohje, ndërsa shteti shqiptar e ka nderuar me Urdhërin Naim Frashëri i Klasit të Parë në  vitin 1996, kohë kur president ishte Dr. Sali Berisha. Unë mendoj se Prof. Prifti meritonte më shumë, ndërkohë që në Shqipëri janë shpallë shumë Mjeshtra të Mëdhenj e shumë personalitete janë shpallur  ‘Nder i Kombit”, pa qenë të tillë.  Nuk ndjehem mirë kur mendoj se edhe bashkëpunëtori i Prof. Priftit dhe imi, Tahir Kërrnaja u varros me madhështi nga autoritetet e Kosovës, përfshi dhe të ndjerin President Rugova, por mjerisht sot edhe varri nuk i gjendet atdhetarit që vdiq me emrin e Kosovës më gojë. Unë pohoj me trishtim se do të duhen analiza e AND që të gjendet se ku kanë përfunduar kockat e të ndjerit Tahir Kerrnaja! Një komb që nxjerr jashtë kujtese heronjët e vet do ta ketë të vështirë të shkruaj realisht historinë kombëtare…

Tash që nuk jeton më Peter R. Prifti, mendoj se duhet t’i kthejmë sytë nga personalitetet ndërkombëtare si Noel Malcolm, Robert Ellsi , Bernard Fisher, Anna di Lellio, e miqë  të tjerë të çështjes sonë kombëtare, që të kryejnë rolin e profesorit të ndjerë, që na mbronte para shpifjeve të armiqëve të Kombit. Sa për studuesit tanë, nuk di ç’të them.

Duke i mbyllur këto radhë për të ndjerin Peter Prifti, do të sillja këtu vlerësimet e studuses Eleni Karamitri, e cila shkruar një monografi të shkëlqyer për  të.  Sic janë shprehur studiusit monografia është mjaft e pasur me të dhëna të hollësishme për jetën dhe veprën e Peter Prifitit .

Autorja shënon fjalët e Peter Priftit:”Filozofia  më pasuroi mendjen dhe shpirtin, por xhepin jo se nk e përdora për të fituar bukën e gojës.Është kjo një nga ironitë e jetës sime.”  Më pas Karamitri përmend vendet ku ai punoi së pari si bashkeditor tek Dielli, sekretar i Federatës Panshqiptare”Vatra”. Përbën vlerësim fakti që Peter R Priftin e ftuan që të punonte në një institucion të rëndësishëm sikurse ishte MIT si konsulent për Shqipërinë; ku punoi për një periudhë 15 vjecare. Kr u hap katedra shqipe në San Diego, CA, Peter Priftin e ftuan që të jepte mësim atje dhe njëkohësisht u aktvizua me botimine  librave për gjuhën shqipe nën udhëheqjen e alabanologut Prof. Leonard Newmark.

I rëndësishëm mbetet pohimi i tij: “Unë jetoj tashmë mëse gjysëm shekullin në Amerikë. Megjithatë nuk e ndjej veten kryesisht si vendësit. Në jetën e jashtme ngjaj mjaft me vendasit, por në zemër e në shpirt kam ruajtur farën shqiptare, pasi jam brumosur në tokën dhe ajrin e vendlindjes sime”.

 Ne Foto: nga e djathta, Peter R Prifti, Sergio Bitici dhe Julika Prifti

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: 30 vjet bashkepunim, me Prof. Peter Prifti, Sergio Bytyci

KOSTANDIN DEMO I NJOHUR SI NINI DEMO

July 15, 2013 by dgreca

-Autor I librit “SHQIPTARET NE AMERIKE”/

NGA  PETER PRIFTI*/

When Mrs. Victoria Kosta, the niece of Nini Demo, asked me to speak at this happy occasion, I accepted without hesitation. The reason is that I have known our friend Nini ever since I came to Boston, about 15 years ago. We met and got to know each other while I was working in Vatra’s office as Co-Editor of Dielli and Secretary of the Vatra organization. I will come back to that later, when I tell you something about Nini’s book The Albanians in America. But right now, let us go back to the beginning, and let me tell you something about Nini’s past, a few facts about his background.

Konstandin A. Demo was born in Katundi, one of the villages known as Vakëfet, in the Korçë region, 85 years ago tomorrow, that is to say, on March 25, 1889. You wouldn’t think so, to look at him, but that is a documented fact. He came to America when he was a mere boy of 14, in the yae 1903. He located in Natick, Massachusetts, where he spent the first six years of his life in the new country. Traveling to the United States in those days was no simple task. It tokk Nini 57 days to make the trip, which is just about as long as it took Christopher Columbus to discover America. But to appreciate the story of his trip, I must tell it to you in Albanian.

Pasi arriti në Korçë, Nini u nis për në Manastir. Po me se? Hipur mbi kalë? Jo, aspak. Udhën e bëri mbI një araba, që ia dërrmoi kockat gjer sa arriti në Manastir. Pastaj nga Manastiri shkoi me tren në Selanik të Greqisë. Atje mori vaporin për në Pire, ku ndenji plot tetë ditë, gjer sa u nis vapori për në Napoli. Në Napoli u desh të priste 15 ditë, më parë se të nisej për n’Amerikë. Udha nga Napoli në Amerikë mori 17 ditë.

Atë udhë e atë vapor Nini nuk do ta harrojë kurrë. Ay udhëtoi jo “Second or Third Class,” po “Fourth Class.” Ky kllas quhej “the cattle class,” sepse me të vërtetë pasagjerët e këtij kllasi përdoreshin si shtaza. Vapori mbante erë si mos më keq. Po më e keqja ish që Ninin e zuri deti që ditën e parë, dhe për tetë ditë me radhë ish shtritur në shtrat. As që vuri bukë në gojë. Të tetën ditë mësoi se pasagjerin fqinj, që e kish zënë deti aq keq sa Ninin, e kishin marrë dhe e kishin hedhur në det. Kur dëgjoi këtë Nini, u ngrit nga shtrati menjëherë, dhe si për çudi u shërua krejt nga “sea-sickness.” Që atë çast Ninit jo vetëm i erdhi oreksi, po s’ngopej dot me bukë.

Well, you can imagine after that ordeal, that Nini was very glad indeed to set foot in America. And speaking of boats and voyages, I think it’s appropriate that we are celebrating our frind’s birthday on a boat, since life itself is like a voyage on a boat. And what better boat and setting to celebrate this special occasion than that of our own Anthony Athanas, whose great success and renowned as a businessman in our adopted country is a source of pride to all of us.

Nini, as I said, arrived here in 1903, 71 years ago. That, mind you, was before Petro Nini Luarasi came to America, and before Sotir Peci, and Fan S. Noli, and Faik Konitza; in short, before any of the distinguished leaders of the Albanians of America had arrived in this country. And Nini met them all, knew them well, and worked closely with some of them.

Nini Demo worked hard to improve his lot in the new world. He worked days and went to school nights. His devotion to education is shown by the fact that between 1909 and 1917, he studied at the American International College in Springfield, Mass., the Wilbraham Academy in Mass., the Green Mountain College in Vermont, and the Oberlin College in Ohio. He enrolled at Oberlin, by the way, through the assistance of Kristo Dako, who also studied at Oberlin College. But, lest any of you think that this youthful and ambitious student was a bookworm, let me tel you that Kostandin Demo in those days played football, and for a while served in the United States Army, in Alexandria, Virginia.

Nini came to Boston in the year 1920, to be reunited with his sister, and has lived here ever since. He worked as a printer all his life, mos with the popular and liberal daily, the Boston Globe.

As I said earlier, Nini and I met when I worked in Vatra’s office from 1958 to 1960. We worked together on his small, but valuable book, entitled The Albanians in America, which tell the story of the very first Albanian immigrants in this country, who incidentally were all from Katundi, Nini’s home town. I recall that when the manuscript for the book was ready to go to press, Nini said to me that he was going to ask Metropolitan Noli to write an introduction for it. And I confess that I didn’t think there was much chance that Noli would agree to do that. After all, this was but a small work, a short study, I said to myself, and Noli had other, more importants things to do. But Noli was more perceptive than I was, for he judged Nini’s work not by its size, but by its quality. And so he wrote a fine introduction to it, saying, “this is a booklet which every Albanian should read.”

A copy of it is today in the Widener Library of Harvard University. Indeed, Nini’s study has attracted the attention of writers and scholars in Albania, as well. In late 1972, the monthly Nëndori, published an article about the old Kombi newpaper, in which there are several references to Nini and his book. The author of the article calls Nini “një plak i urtë dhe atdhetar i flaktë,” and describes his study as “një tregim i thjeshtë e i shtruar.”

Besides the study on Albanian immigrants to America, Mr. Demo has published a good number of articles both in Dielli and Liria, on issues of concern and interest to our community. Some of his most important articles were written in defense of the Albanian Orthodox Church of America against attacks by Patrikana e Stambollit and its represantiteves. For, as Gary Riska and I can testify, there are few people in our midst who know the history and developments in our Church as well as Nini Demo.

In addition to being an author, a journalist, and a patriot, Nini is a confirmed traveler. In this, he has shown a continually youthful spirit. Not for him the sedentary, home-bound life. He has traveleled almost annually all the way from Maine to Miami; and in 1968, at the age of 79, he went to Rome to attend the festivities for Skënderbeu’s 500th Anniversary. It’s quite clear that Nini has overcome the traumatic experience of the dismal, 57-day trip to America back in 1903.

And now, to crown all his previous trips and his life-long devotion and service to the cause of Albanian nationalism, he has received his visa to travel to the land of his birth, Albania, which he has not seen for 71 years. Surely, the visa could not have come at a more appropriate time. And I, and I’m sure all of us here, are as deligted with the good news as Nini is, along with his two nieces, Mrs. Viktoria Kosta and Mrs. Magdalena Perikli, and their families.

*(Ky është fjalimi që u mbajt nga i ndjeri Petr Prifti në darkën për nder të Nini Demos të dielën me 24 mars 1974 në Peter Styuvesant boat of Anthony’s Pier IV Restaurant-Dielli-Arkiv)

 

Filed Under: Histori Tagged With: Kostandin Demo, Nini Demo, peter R Prifti

Reformë emigracioni apo politikë elektorale?

July 15, 2013 by dgreca

Nga Rafael Floqi/ Michigan/

Një mik i im i vjetër, që si shumica e shqiptarëve ka probleme dhe halle me emigracionin, më pyeti dy ditë më parë, ”Ore ç’po bëhet me emigracionin?”. Kjo pyetje më vuri në mendime, pasi e di dhe jam i mirënjohur, sesa sa shumë drama u ka sjellë shqiptarëve një sistem emigracioni I shkatërruar, që vetë politika amerikane, po e quan të falimentuar e që është bërë burim i shumë dramave familiare dhe ndër shqiptarë. Kjo më bëri të hulumtoj, për të sqaruar, si për t’i thënë një fjalë ngushëllyese mikut tim, se shpresa duhet të jetojë më gjatë se politika, pasi ajo vdes e fundit.  Por a duhet një politikë elektorale të hedhë poshtë njëlegjislacion të mirë?Banda bipartizane e Tetëshes çoi një ligj të suksesshëm për imigracionin në Senat. Por unë jam në mëdyshje, nëse projektligji 1,000-faqesh  miratonte reformat e duhura, apo ështëedhe njëthirrje, një apelpër të dalë për të votuar  për komunitetin hispantik apo aziatik. Dhe në fakt, përgjegja e kësaj pyetjeje, është një amalgamë mes së parës dhe të fundit.

Dhoma e Perfaqsuesve e hodhi poshtë përpjekjen e Presidentit Barack Obama dhe të Senatit për reformën gjithpërfshirëse të imigracionit që do t’u jepte status ligjor dhe do t’iua hapte rrugën drejt shtetësisë rreth 11 milionë njerëzve që jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa vetëPresidenti Barack Obama bëri thirrje se miratimi i një projektligji për imigracionin që gëzonte mbështetjen e Senatit dhe do të forconte sigurinë e kufirit, si edhe do t’i hapte rrugën shtetësisë, për ata që ndodhen aktualisht pa dokumenta në Shtetet e Bashkuara.

Obama luajti kartën ekonomike për të nxitur miratimin e reformëssë imigracionit të shtunën, duke sugjeruar se kjo do të ndihmonte të shkurtonte deficitin dhe të rriste krijimin e vendeve të reja të punës. Në fjalimin e tij të përjavshëm, presidenti tha se riparimi i sistemit të emigracionit do të siguronte “një nxitje më të madhe” për rimëkëmbjen e SHBA-së, duke shtuar 1.4 trilionë dollarëtë ardhura për ekonominë gjatë dy dekadave të ardhshme. Komentet e Obamës,-të cilat ishin të bazuara në një raport për ndikimin e reformave që u shpall të mërkurën e kaluar – synonin të ushtronin presion të mëtejshëm mbi republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, që bëjnë rezistencë ndaj propozimeve që kanë kaluar tashmë Senatin, dhe qëdo t’u siguronte një shteg drejt shtetësisë për 11 milionë imigrantët që tani jetojnë në SHBA pa dokumente.

Kundërshtarët konservatorë ankohen se projektligji i Senatit krijon “një amnisti për shkelësit e ligjit”, ndërkohë sa nuk është krijuar një pengesë efortë në kufi,e mjaftueshme që tëpengonte  të tjerët, të cilët mund të joshen dhe të përpiqen të hyjnë ilegalisht në SHBA. Spikeri republikan, John Boehner, e ka thënë troç se ai nuk do të lejonte qëligji i Senatit të miratohej prej Dhomës së Përfaqësuesve.Disa anëtarë të Dhomës së Përfaqsuesve,bënë thirrje që projektligji të ndahet në pjesë, duke theksuar më shumëaspektin e sigurisë së kufirit. Ndërsa vetëObama sugjeronte se “ështëdebatuar mjaft, për këtë çështje, për më shumë se një dekadë”, tani është koha për të vepruar, duke theksuar aspektin ekonomik të rregullimit të sistemit.

“Reforma e Emigracionit do ta bëjë më të lehtë për imigrantët shumë të kualifikuar dhe për ata  që studiojnë në kolegjet dhe universitetet tona, për të filluar biznese dhe për të krijuar vende pune këtu në Amerikë”, tha ai. “Kompanitë e huaja do të kenë më shumë gjasa për të investuar këtu, pasi  kërkesat për mallra dhe shërbime do të rriten ,duke krijuar më shumë vende pune edhe për punëtorët amerikanë”. Ai shtoi se përmes të ardhurave tatimore shtesë, deficiti i përgjithshëm do të shkurtohet me rreth 850billionëdollarëgjatë dy dekadave të ardhshme.

Kohët e fundit, Nancy Pelosi i këshilloi me edukatë republikanët për të mbështetur reformën e imigracionit, në qoftë se ata e kuptonin se çfarë ishte e mirë per elektoratin e vet.Vërejtjet e sheqerosura te saj nuk janë të pabazuara,edhe republikanët nuk janë të pavëmendshëm ndaj tyre, edhe pse kundërshtimet e tyre tregojnë të kundërtën. Reforma e sistemit të emigracionit që shkakton mjaft drama sociale dhë për komunitetin shqiptar,pengohet për shkak të ndryshimeve të qëndrimeve të politikanëve më shumësesa për ndryshime ideologjike, për shkaqe elektorale.

Në vitin 2007, senatori John McCain (R-Ariz.) ndihmoi në krijimin e “Dream Act”, të cilin ai e pat sygjeruar dhe ish-senatori Obama e pat mbështetur. Po kur zgjedhjet presidenciale të2008-tës u nxehën, McCain-i u tërhoq (me dashje ose pa dëshirë) larg qendrës, duke braktisur projektligjin, ku ai vetëqe bashkautor, dhe shpalli sigurinë e kufirit, si një parakusht thelbësor, përpara se debati mbi dispozitat e tjera të imigracionit tëmund të fillonte tëlëvizte përpara. Në këtë rast McCain, u tërhoq nga domosdoshmëria për të siguruar mbështetjen e bazëskombëtaretë Partisë Republikane qëështë mjaft konservatore,gjë që,diktoi dhe pozicionin e politikës së tij ndaj imigracionit.Ndërsa tani,McCain tok me djemtë e tjerë të Bandës së Tetëshes, përsëri po përafrohet me pozicionin e tij ndaj imigracionit të para2008-ës . Kjo lëvizje e McCain-itnuk është njëflip-flop i dëshiruar, por shkaktohet nga fakti i ndryshimit tëinteresave elektorale të fushatave me nivele të ndryshme.Kur këta faktorë futen në lojë, duket mjaft e qartë, se McCain shndërrohet në një konservator ndryshe, kur konkurron për pozicione qeveritare të ndryshme.

Stimujt politikë prapa reformëssë imigracionit janë evidentë, por ato nuk janë arsyeja e vetme e debatit të tanishëm.Propozimi i Senatit përputhet me shumicën e qëndrimeve të amerikanëve ndaj reformën sëEmigracionit. Bazuar në disa sondazhe të pavarura, të dhënat sugjerojnë se dy të tretat e popullit amerikan favorizojnë secilën nga pesë iniciativat kryesore tëreformëssë imigracionit, me një mbështetjeje më të madhe për hapjen e rrugës drejt shtetësisë para se të bëhet sigurimi i kufijve. Në çdo sondazh shumica dërrmuese e qytetarëve mbështesin njësiguri të fortë të kufijve, por kur u kërkohet të zgjedhin mes dy opsioneve:mes vendosjes së sigurisë kufitare kundrejt hapjes sërrugës drejt shtetësisë për të padokumentuarit,ata zgjedhin më shpesh këtë të fundit.

Analiza e zonave zgjedhore tëatyre që përbëjnë bandën e Tetëshes sugjeron që ata mund të kenë një stimul për ta udhëhequr reformën e imigracionit në nivel shtetëror: Menendez (DN.J.), Rubio (R-Fla.), McCain (R-Ariz.), Flake (R-Ariz.), dhe Bennet (D-Colo.) përfaqësojnë disa prej shteteve me nivelet më të larta me rreth  5% ose më shumëemigrantë të paligjshëm sesa shtete e tjera. Kështu ata,duke u deklaruar pro politikës, që ka synim të sigurojë një rrugë drejt të shtetësisë dhe pastaj të sigurojë kufirin, ata projektojnënjë mesazh pro-emigrantëve, nëdistriktet e tyre ku ka njërritje të popullsisë nga emigracioni. Në mënyrë të ngjashme, Harry Reid (D-Nev.),  ka bërë një rrugë të gjatë nga qëndrimet e tij kundër emigrimit në kohën e kundërshtimit tëpropozim-ligjin të vitit 1993, duke ndryshuar mendim tani, që distrikti i tij elektoral përfaqëson një zonë me një nga përqindjet më të larta tëemigrantëve të paligjshëm në SHBA.

Prandajpër tëpërcaktuar nëse përpjekja e Senatit për reformën e imigracionit është një përpjekje për fiksimin e një sistemi të thyer, apo një operacion fushateelektorale, bazuar mbi rezolutën e  Senatit, juve  do t’u duhet të gërmoni nëpër këtëprojektligj 1,000 faqesh, për të reflektuari mbi mjetet juridike të propozuara,  për të gjykuar, nëse masat dhe politikate ligjit përputhen me vlerat tuaja, demokrate apo republikane. Megjithatë dhe pa këtë përpjekje të gjithë arrijnë pak a shumë në të njejtin përfundim, se reforma e imigracionit është një amalgamë e të dyjave.

Asnjë propozim imigracioni nuk do të mund të jetë një ilaç gjithëshërues për politikën. Pjesë e punës së një ligjëvënësi ështëdetyra për të përfaqësuar të gjithë zgjedhësit e vet. Në mënyrë që ata të kryejnëme sukses punën e tyre, ata duhet të sigurojnë se janëzëri i popullit për zgjidhjet e çështjeveme të cilat ndeshen zgjedhësit e tyre, kështu atyre u duhet të parashtrojnëpolitika që synojnë korrigjimin e  problemeve, dhe nga na tjetër mbi të gjitha,ata duhet të rizgjidhen në mënyrë që të vazhdojnë shërbimin e tyre.

Ju nuk mund të bëni me sukses punën eparë,pa siguruar këtë të fundit. Kështu që ata ndjehen mëmirë me një ligj imigracioni, që është një përzierje e politikave për të ndihmuar,zgjidhur dhe rregulluar një sistem të thyer emigracioni, si dhe të përpjekjeve për të fituar samë shumë mbështetjen e një grupi elektoral tësaponatyralizuar, ndaj këtu apeli I Obamës është i pavend.

PërShtëpinë e Bardhë, reforma e imigracionitngërthen realitetinmë frustruestë mandatit tëdytë tëpresidentit Obama: “Nëseai do që ajo të ketënjë sukses,Obama ka nevojë të qëndrojë sa më largnga ajo -ose të paktënngapjesëtqë përbëjnë Kongresin”, i pat deklaruar sen. (Dem)  Menendez, stafit të Obamës.

Duke u kthyer tani tek pyetja e mikut tim. Duke pasur parasysh se kush janë interesat e ligjëvënësve, e vetmja gjë që mbetet, është ajo siç vepruan  një grup emigrantësh,ndër ta dhe shqiptarë nga Staten Island, që të grumbulluar nëQendrën Islamike Shqiptare në Tompkinsville javën e kaluar, i kërkuan kongresmenit të tyre,Rep. Michael Grimm të miratonte ligjin e Senatit.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: apo politike elektorale, Rafael Floqi, reforme emigracioni

Familjet e mëdha që u goditën nga komunizmi

July 15, 2013 by dgreca

Vetëm Gjyqin Special i Tiranës më 1 mars deri në 13 prill 1945, gjykoi në 31 seanca 60 intelektualë nacionalistë nga familje të shquara properëndimore/

Shkruan: Uran BUTKA/

Regjimi totalitar godiste në thelb kulturën dhe artin e vërtetë, për të krijuar një kulturë e një art tendencioz të ideologjizuar, që t’i ngrinte himn pashallarëve të kuq, siç ndodhi me veprat klasore të socrealizmit.

Familja Pipa, një nga familjet më të kulturuara e më antikonformiste të Shqipërisë, u ndëshkua sepse nuk u bë palë me regjimin komunist. Mustafa Pipa, jurist i njohur, ishte anëtar i Gjykatës së Diktimit, kur kjo gjykatë qe e pavarur, në kohën e Zogut.

Myzafer Pipa, i biri, i lauruar për drejtësi në Padova, shkëlqeu si kampion i kulturës (drejtoi revistën kulturore “Fryma”), i patriotizmit (si antifashist, u internua nga fashistët në Ventotene dhe nga nazistët në kampin e Prishtinës) dhe sidomos i drejtësisë sublime. Ai mbrojti me guxim të paparë nacionalistët, demokratët dhe klerikët e pafajshëm që u dënuan nga gjyqet ushtarake në vitet 1945-46, duke iu kundërvënë publikisht Koçi Xoxes, Aranit Çelës, etj, por u arrestua dhe u torturua duke përdorur ndaj tij metoda barbare, si hekurin e skuqur në zjarr, me të cilin ia shponin trupin gjer në kockë, derisa vdiq në tortura. Vëllai i tij, Arshi Pipa, që ishte doktoruar për filozofi në Firence, pedagog në shkollat e mesme të Tiranës e Durrësit, nuk u pajtua me regjimin stalinist dhe kulturën konformiste soc.realiste. Ai u arrestua për lidhje me lëvizjen e Postribës dhe u burgos në burgjet e kampet e shfarosjes si në Burrel, Vloçisht etj., që i ka përshkruar në veprën “Libri i burgut”. Në vitin 1957, u arratis nga Shqipëria. profesor i filozofisë dhe letërsisë në disa nga universitetet më të njohur të Amerikës, Arshi Pipa, u shqua për krijimtarinë dhe studimet e tij shkencore në fushë të kritikës letrare, gjuhës e letërsisë shqiptare e botërore, të politikës, sociologjisë, publicistikës etj. Edhe pse larg vendit të tij, ai shikohej nga regjimi komunist si një armik i rrezikshëm, madje dhe kryeministri i Shqipërisë, Mehmet Shehu, u eliminua, sepse, sipas akuzës së Enver Hoxhës, “bëri krushqi me mbesën e Arshi Pipës!”

Procesi i verbër i hakmarrjes primitive, i asgjësimit dhe tjetërsimit, në radhë të parë funksionoi ndaj familjeve të shquara fisnike dhe borgjeze, që mbështetën dhe u inkuadruan në radhët e Ballit Kombëtar, Legalitetit, apo Krerëve të Veriut.

Familjet e mëdha Lepenica, Muço, Dosti, Golemi, Ermenji, Quku, Hekali, Fratari, Cfiri, Bushati, Cakrani, Pali, Petrela e shumë të tjera, u ndëshkuan sepse ishin lidhur me Ballin Kombëtar; familjet Kupi, Çoba, Luli, Allamani, Mena, etj sepse ishin me legalitetin e kështu me radhë. Bie fjala, kreu i familjes Kazazi, Halit Kazazi, nacionalist dhe antikomunist, u pushkatua pa gjyq nga terroristët komunistë. Jup Kazazi, i lauruar për shkenca politike në Itali, dha dorëheqjen si ministër i fashizmit dhe luftoi kundër italianëve në betejën e Reçit, gusht 1943. Lider i rezistencës antikomuniste të Postribës, ai u vetëvra, i rrethuar në vitin 1946, për të mos rënë në duart e pushtetarëve komunistë. Bashkë me të u vra edhe i vëllai, Seit Kazazi, edhe ky i diplomuar për drejtësi, ish-komandant i batalionit ballist “Besnik Çano”, që luftoi në Kosovë, ku ra dëshmor edhe luftëtari i këtij batalioni, Hamit Troplini. Vëllezërit e tjerë, Zenel e Hamid Kazazi, u dënuan me burgime të rënda. S’mjaftoi me kaq, komunistët pushkatuan pa gjyq xhaxhain e tyre, Abdulla Kazazin dhe dajën, Rifat Koplikun. Rasim Kazazi vdiq nga torturat në qeli. Kushërinjtë Sabri, Bektesh dhe Bexhet Kazazi u dergjën burgjeve. Gjithë farefisi Kazazi u persekutua, u shpronësua, fëmijët u privuan nga shkollat.

Këtë fat tragjik pësuan edhe familjet që nuk pranuan të inkuadroheshin në Frontin NÇ, që s’ishte tjetër veçse PK e maskuar. Familja e Muharrem Bajraktarit, ndonëse nuk pranoi të futej në Frontin komunist, luftoi edhe kundër italianëve, edhe kundër gjermanëve, edhe kundër komunistëve. Por pësoi fat tragjik. Vetë Muharrem Bajraktari, pasi rezistoi me armë deri në vitin 1946, u arratis nga Shqipëria, ndërsa i vëllai, Bajrami, i plagosur në përpjekje, u burgos dhe u pushkatua. Familja Kryeziu e Gjakovës, me Gani, Hasan e Said Kryeziun, bashkëpunoi me Lëvizjen NÇ pa u kyçur në Front. Por u godit dhe u asgjësua nga Forcat NÇ të Shqipërisë dhe njëkohësisht nga Forcat NÇ të Kosovës, kur kryezinjtë luftonin kundër gjermanëve për të çliruar Gjakovën. Nga fisi i dëgjuar Gashi i Tropojës, u shqua sidomos Ramë Muja, që formoi një nga çetat e para antifashiste në Shqipëri, por komunistët i shkaktuan tri vdekje njëherësh: e helmuan me anë të një gruaje, mandej të vdekur e çuan në një pritë dhe e qëlluan me armë, për të treguar se e vranë në përpjekje e jo me pabesi, mandej e varën në litar në Tropojën e vjetër.

E njëjta gjë ndodhi edhe me familjet e mëdha luftarake të Preng Calit nga Kelmendi, Mehmet Ali Bajraktarit nga Hasi, Ymer Bardhoshit nga Puka, Ndue Palit nga Dukagjini, Llazar Fundos nga Korça e të tjera familje që ndihmuan dhe derdhën gjakun e bijve të tyre në luftën patriotike kundër pushtuesve serbë, italianë dhe gjermanë, por që nuk u bashkuan me frontin komunist, sipas parullës totalitare: “O me ne, o kundër nesh”. Komunizmi i pushkatoi, i burgosi, i internoi krerët e shquar të këtyre familjeve të vjetra shqiptare, që kishin mbrojtur brez pas brezi trojet amtare dhe lirinë, ndërsa gratë e fëmijët i internoi në kampet e Tepelenës, Vloçishtit etj.

Dhe, nëse nuk i kurseu këto familje atdhetare dhe antifashiste, regjimi u tregua i pamëshirshëm kundrejt familjeve të atyre personave, që kishin bashkëpunuar me italianët apo me gjermanët, si Shefqet Vërlaci, Gjon Markagjoni, Mustafa Kruja, Kolë Bib Miraka, Halil Alia, Hysni Dema, Prenk Previzi, Vizhdan Risilia, Kadri Cakranit etj. Natyrisht, kolaboracionizmi është i dënueshëm moralisht e ligjërisht në çdo kohë, por përgjegjësia është personale. Mirëpo komunizmi e përgjithësoi këtë si fenomen dhe për një person damkosi e ndëshkoi brez pas brezi një familje me gjithë fëmijët e pafajshëm, persekutoi e njollosi një fis, një krahinë, një organizatë apo një parti, madje edhe Kosovën, për kolaboracionizëm. Kjo politikë antinjerëzore dhe antikombëtare i shërbente pushtetit të pakufizuar të komunistëve shqiptarë, por edhe interesave jugosllave në Shqipëri e Kosovë.

Kulmi i veprimtarive te ethshme të pushtetit komunist për të asgjësuar të djathtën shqiptare, ku bënin pjesë edhe familjet fisnike, ishte krijimi dhe funksionimi qysh në fund të
vitit 1944 dhe në vazhdim, i gjyqeve ushtarake, përvojë ruso-jugosllave.

Vetëm Gjyqin Special i Tiranës më 1 mars deri në 13 prill 1945, gjykoi në 31 seanca 60 intelektualë nacionalistë nga familje të shquara properëndimore.

Mbas luftës u eliminuan gradualisht edhe ato pak familje fisnike që ishin bashkuar me Frontin NÇ, duke kujtuar që luftonin për një Shqipëri demokratike. Një pjesë e mirë e tyre u integruan në grupimet opozitare demokratike, për shkak të mendimit ndryshe, por edhe si reagim kundër vendosjes së diktaturës komuniste në Shqipëri. Po opozitë nuk u lejua, sepse ata që vepronin jashtë Frontit NÇ konsideroheshin armiq dhe asgjësoheshin menjëherë. Deputeti Gjergj Kokoshi, i lauruar doktor në universitetin e Parisit, atdhetar dhe demokrat i madh, që kishte vënë gjithçka për Luftën NÇ, ministër i parë i Arsimit pas luftës, duke deklaruar se “atje ku nuk ka pluralizëm, nuk ka demokraci”, përfundoi i vdekur në burgun e Burrelit, ndërsa 37 personalitete opozitare nga familje të mëdha, si Suat Asllani, Sami Qeribashi, Qenan Dibra, Musine Kokalari etj., u pushkatuan dhe u burgosën. Musineja, nga familja e shquar Kokalari, e para shkrimtare shqiptare, intelektuale me kulturë e vizion të gjerë demokratik, e diplomuar në Perëndim për Artet, themeluese e Partisë Socialdemokrate (tetor 1943), botuese e gazetës “Zëri i Lirisë”, deklaronte në gjyq:

“Unë s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por unë në burg nuk duhet të jem. Unë jam nxënësja e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen…”.

Këtë fat pësoi edhe “Grupi opozitar i deputetëve”, që i pati fillimet në shkurt të vitit 1945.

“Regjimi i sotëm i Shqipërisë është një regjim totalitar dhe nuk është i përshtatshëm për vendin tonë për këtë arsye. Unë mendoj se Shqipërisë do t’i ishte përshtatur një regjim në formën e demokracisë perëndimore”, – deklaronte në gjyq Shefqet Beja, të cilin komunistët e varrën në litar.

Sheh Karbunara, atdhetar dhe klerik me kulturë, firmëtar i Pavarësisë, organizator dhe delegat në Kongresin e Lushnjës, mbështetës i luftës antifashiste dhe deputet opozitar, u pushkatua bashkë me të birin Hysenin dhe familja iu persekutua. U ekzekutua edhe intelektuali i shquar, shkencëtari dhe deputeti Selaudin Toto, themeluesi i Institutit të Shkencave në Shqipëri, përkthyes i Edit Durhamit.

Lufta e klasave njihte rritje dhe suksese të llahtarshme. Makineria e shtetit punonte me gjak. Shpikeshin armiq, agjentë anglo-amerikanë, sabotatorë. U varën në litar inxhinierët Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri, nga familje të shquara të Vlorës, po ashtu u varën në litar inxhinierët e mirënjohur Sulo Klosi dhe Riza Alizoti nga familje me histori.

Ata pinjollë të familjeve të njohura, që mbetën gjallë nga genocidi i viteve të para të Pasluftës, u asgjësuan gjatë gjithë periudhës së socializmit. Kulmi i këtij holokausti është masakra me pretekstin e bombës në ambasadën sovjetike.U pushkatuan pa gjyq e pa faj intelektualë që s’kishin lidhje me këtë incident, si Sabiha Kasimati, një nga gratë më të shquara të Shqipërisë, e para shkencëtare shqiptare, Pjerrin Guraziu, Jonuz Kaceli që e vranë në hetuesi, Zyhdi Herri, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo dhe Tefik Shehu nga Gjakova, Anton Delhysa nga Prizreni, Mehmet Shkupi, Gafur e Myftar Jegeni dhe Haki Kodra nga Dibra e Madhe e të tjerë dhe u groposën në mesnatë të lidhur me tela me gjemba në një gropë të përbashkët afër Urës së Beshirit.

Po ndalem paksa në familjen Jegeni, e cila ka dhënë kontribute në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në kuvendet e Dibrës dhe në luftën për mbrojtjen e trojeve shqiptare me Shaqir beg Jegenin, Tefik beg Jegenin dhe Riza beg Jegenin. Nga kjo familje, më pas dolën edhe dy figura të shquara, Gafur dhe Myftar Jegeni, akademikë me studime të kryera në Itali, ushtarakë të ushtrisë kombëtare, që luftuan më 7 prill 1939 kundër pushtimit fashist, Gafurri në Vlorë dhe Myftari në Durrës me Abaz Kupin. Pas luftës, u tërhoqën në jetën private, sepse nuk donin t’i shërbenin regjimit komunist. I arrestuan të dy dhe i pushkatuan pa gjyq në vitin 1951 bashkë me 22 intelektualë të tjerë dhe familjet e tyre i internuan për 40 vjet. Absurditeti i persekutimit komunist ishte që, veç familjeve të tyre, u internuan edhe gjithë familjet e tjera të fisit Jegeni, falë zellit të dhëndrit të tyre, Haxhi Lleshit. Në vitin 1976, Presidenti i Republikës Haxhi Lleshi internoi në Mollas edhe gruan e tij Haxhire Lleshin (Jegenin) pas 40 vjetësh martese, bashkë me të birin Rushitin, si edhe vëllezërit e kushërinjtë e gruas së tij, duke dhënë kështu shembullin tipik stalinist sesi duhej bërë lufta e klasave në Shqipëri!

Familjeve të mëdha ua morën jetën, dinjitetin, por edhe pronat që i sekuestruan e shtetëzuan në mënyrë të paligjshme, madje edhe vilat e shtëpitë, ku u vendosën pashallërët e kuq. Ishte një faqe e turpshme dhe e llahtarshme vuajtja dhe poshtërimi nëpër burgjet komuniste, mjafton të kujtojmë Burrelin, ku mbaruan tragjikisht burrat më të shquar të kombit; Spaçin, ku shpërtheu revolta më e madhe e të burgosurve politikë, nga të cilët u pushkatuan katër martirët: Zefi, Dervish Bejko, Hajri Pashaj, nga familje të njohura, si dhe u ridënuan qindra të tjerë; Vloçishtin (le të kujtojmë vetëflijimin e përgjakshëm të Sulejman Vuçiternës dhe murosjen e të pafuqishmëve në argjinaturën e kanalit e të burgosurve), kampin e Tepelenës (s’më hiqet nga mendja, këmisha e arrnosur e Gencit, djalit të Muharrem Bajraktarit. Ishim në një klasë në Tepelenë, ai vinte në shkollë në kulmin e dimrit këmbëzbathur, me llastika komardareje dhe vetëm me një këmishë gjithë arna në shtat, e qepur me fijet e flokëve të nënës së tij) dhe burgjet e tjerë, ku u aplikuan torturat më të paligjshme dhe ku humbën jetën në punë skllavëruese shumë persona nga familjet e mëdha, që as sot nuk u dihen varret. Në burgje aplikoheshin ridënimet “për agjitacion e propagandë”(!), në mënyrë që të dënuarit nga këto familje të mos dilnin të gjallë. Xhelal Koprencka, nga familja e shquar Koprencka, u ridënua pesë herë dhe në fund u pushkatua. Aplikoheshin rreth 12 lloj tortura çnjerëzore. Myzafer Pipës i çponin trupin me hekur të skuqur deri sa hekuri prekte kockën, gjersa vdiq, ndërsa Drita Kosturit i ranë dhëmbët dhe flokët nga përdorimi i elektroshokut e të tjera krime monstruoze.

Lufta e përbindshme e klasave goditi veçanërisht familjet e shquara të damkosura si reaksionare. Urrejtja klasore ndaj tyre dhe brezave të tyre krejt të pafajshëm, mori përmasat e tërbimit të ujqërve, siç shprehet Mid’hat Frashëri. Ndëshkohej çdo lidhje, qoftë edhe dashurore ndërmjet të rinjve me përkatësi të ndryshme klasore. Rasti më tipik, por edhe më i bujshëm, ishte qëndrimi ndaj vetë kryeministrit Mehmet Shehu, kur djali i tij u fejua me një vajzë nga familja e shquar Turdiu. Jo vetëm që u prish dhunshëm kjo lidhje, por kryeministri e pagoi me vetëvrasje ose vrasje, ndërsa e shoqja e tij u mbyll në burg dhe vdiq atje nga torturat. Një mësim për të gjithë të tjerët!

Fëmijët e familjeve të mëdha u privuan nga shkollat e larta, nga nëpunësitë, nga arti, madje edhe sporti, nga ushtria e rregullt, veçse në reparte pune. Kujtoni ata të talentuar nga shtresa jonë që sapo shkëlqenin nëpër shkollat e mesme, që për një gjest, për një fjalë apo për një varg, madje edhe për hiçgjë, përjashtoheshin nga shkollat ose burgoseshin, si Bilal Xhaferri, Pjetër Arbnori, Visar Zhiti, Sherif Merdani, Maks Velo e qindra të tjerë, duke përfunduar me poetët e Bërzeshtës, Vilson Blloshmi e Genc Lekën që u pushkatuan për disa vargje lirikë në vitet ’70, si dhe mësuesin e poetin e internuar Avzi Nelaj, që diktatura me firmën e Ramiz Alisë e vari ne litar në ditët që po jepte shpirt. Po nuk u kënaq me aq, e groposi vertikalisht në një gropë të thellë dhe sipër kufomës nguli një shtyllë betoni të tensionit të lartë, që të mos i gjendej as nishani!

Regjimi komunist vuri në punë edhe pseudoshkencën, si në gjithë vendet e Perandorisë të së Keqes. U mohua roli i trashëgimisë, i geneve, i traditës, u hoq nga shkollat lënda e gjenetikës dhe u goditën për vdekje familjet fisnike e trashëgimtarët e tyre, për t’i hapur rrugë kastës së njerëzve të nënshtruar, sejmenë e xhahilë. Në vend të evolucionit të natyrshëm, u ngrit në kult revolucioni i dhunshëm, në vend të arësyes u ngrit gijotina, në vend të qytetarisë u vendos bindja e verbër.

Dr. Mentor Petrela, një nga pinjollët e familjeve të shquara të Tiranës, më thoshte se një shkencëtar amerikan, duke studiuar ADN-në e Carit të Rusisë, të ekzekutuar nga bolshevikët, konkludoi se rusit të sotëm do t’i duheshin rreth 150 vjet për të arritur tek niveli i ADN-së së Carit. Goditja e lustrimi që iu bë trurit të kombit tonë nga komunizmi, si edhe ndërprerja e panatyrshme gjysmëshekullore e geneve, sollën një dëm të pallogaritshëm në qenien dhe jetën shqiptare, jo vetëm në atë kohë, por edhe sot. Këtë e dëshmon më së miri tranzicioni i mundimshëm dhe me trauma i këtyre viteve të demokracisë, ku kanë dominuar mendësi e mendje jofisnike e joqytetare, idolatri e idhuj të rremë, të ardhur nga asgjëja.

Arsyeja është se u shkatërrua nga komunizmi sistemi i vlerave morale e qytetare të përpunuara nëpër shekuj dhe nuk është ngritur një sistem vlerash, mbi të cilat funksionon jeta dhe qytetërimi i sotëm. Jemi në një krizë ekzistenciale të vlerave, që i duhen individit dhe shoqërisë sonë për të qenë kohezive, e shëndetshme dhe e ekuilibruar brenda vetes dhe e integruar jashtë saj. Sistemi i vlerave humane orienton dhe shëndosh jetën individuale dhe shoqërore, ndihmon njeriun shqiptar që të bëhet fisnik e qytetar dhe mbron shoqërinë nga destruksioni i sotëm moral e shpirtëror. Sepse po shkohet kuturu, drejt një shkretëtire morale, ku po dominon arbitrariteti, shthurrja morale, abuzimi me pushtetin, përfitimi i paligjshëm dhe rasputinizmi. Deformimi moral i jetës së sotme shqiptare vjen nga goditja e braktisja që iu bë sistemit tradicional të vlerave njerëzore, por edhe nga mospërpjekja e sotme për të bërë të mundur gradualisht një sistem të përbashkët vlerash që kanë të bëjnë me humanizmin, identitetin shqiptar, respektin e ndërsjelltë, solidaritetin, tolerancën, altruizmin, etikën morale, bashkëpunimin, konkurencën e ndershme, korrektësinë kundrejt shtetit të së drejtës etj., veti aq të spikatura të personaliteteve dhe familjeve të mëdha.

Filed Under: Analiza Tagged With: familjet e medha, Uran Butka

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5338
  • 5339
  • 5340
  • 5341
  • 5342
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT