Shkruan: Luan MYFTIU /
Edhe të majtët e dinë që kjo është epoka e afirmimit të të djathtës. Që e drejta për të realizuar zhvillimin kapitalist i takon kryesisht kësaj alternative. Që aspirata e integrimit europian i takon kësaj ta arrijë. Se dhe individualizmi shoqëror është kryekëput fryma e filozofisë së saj. Se kjo e djathtë e largoi komunizmin nga pushteti! Kjo i shëmbi praktikat utopike dhe antinjerëzore të asaj doktrine kriminale! Kjo e djathtë u martirizua për të ardhur këto ditë! Ndaj kjo do të mbetet ylli polar i synimeve të zhvillimit, legjendë e sakrificave për përparim, flamurtare e lirive demokratike, realizuese e ëndrrave shekullore për një shtet të së drejtës dhe barazi të vërtetë shoqërore!
Kjo e djathtë u masakrua nëpër “katakombet” e mizorisë komuniste për të mbrojtur vlerat e qytetërimit! Kjo u flijua për të ruajtur virtytet kombëtare dhe të drejtat themelore të njeriut! Kjo “shenjtore” u ndesh me të majtën ekstreme dhe po përpiqet të ripërtërijë bashkimin dhe vëllazërimin kombëtar! Sepse e djathta mishëron shpirtin europian të kombit, frymën e pastrimit të qiellit shqiptar nga mbeturinat e ideologjisë vrastare komuniste! Kjo e djathtë po flijohet për të ndërtuar një shoqëri, të panjollosur nga mentalitete dhe paragjykime klasore totalitariste!
Dhe, meqë e djathta ka sot përgjegjësinë kryesore historike për të ardhmen e Shqipërisë, ajo po bën çmos që dhe e majta të rinovohet, duke u ndarë me të kaluarën e duke shprehur, në radhë të parë, pendesë ndaj vuajtjes së atyre, që u martirizuan për liri e demokraci. Prandaj, kjo e djathtë po bën çmos të shuhet fryma konfliktuale, të zhduken praktikat e marrjes së pushtetit me dhunë, të dënohen “marifetet” e zhvatjes së votës së sovranit. Kurse e majta ende nuk po i çmon hovet fisnike të shpirtit patriot të të djathtës, nuk po i kupton ajo ende bukuritë morale të guximit qytetar për përparimin e vendit. Sepse e majta ende nuk ka treguar respekt për vuajtjen e pamerituar njerëzore në diktaturë.
Ende nuk denjon ajo të përfitojë prej fisnikërisë së tyre, duke shprehur ndaj tyre mirënjohje të sinqertë. Sepse ajo ende ka mbetur grykëse, cinike, egoiste, arriviste, mashtruese. Ende ajo është “revolucionare”, delirante, prepotente dhe arrogante. Ndaj ajo dhe alternativat i ngre mbi akuza false, mbi shpifje dhe krijime krizash artificiale. Prandaj, ka dhe alergji ndaj këtyre shtresave, sa nuk u përmend atyre as emrin dhe nuk shpreh as respektin e duhur ndaj dhimbjes së tyre mbinjerëzore. Bile, ajo nuk ka manifestuar asnjë mirënjohjeje ndaj tyre, edhe kur ka “bashkëpunuar” me të djathtën. Përkundrazi! E majta ka ndjekur dhe ndjek me besnikëri korrupsionin moral të së majtës së djeshme ekstreme.
Ajo po “blen” sot vota për t’ua nëpëkëmbur edhe në demokraci këtyre shtresave shenjtërinë e vullnetit të tyre politik. Prandaj priret ajo vetëm për t’i mëshiruar këta martirë si të jenë ca mjeranë, që u dashkan trajtuar me një keqardhje të shtirë. Sepse e majta nuk i duron shtresat, që kanë të drejtë morale të krenohen si pararendëse të demokracisë, si apostuj të shqiptarizmit, si heronj e viktima të diktaturës dhe si flamurtarë të qytetërimit! Ndaj propagandon ajo që shoqëria shqiptare të mos merret me të kaluarën komuniste. Prandaj, mbjell ajo përsëri frymë konfliktuale, ngre “mure” izolimi, shpërfill fisnikërínë e kombit dhe tenton të “rilindë” epokën e diferencimeve klasore dhe të “barazisë në mjerim”. E majta nuk e do integrimin real e të shpejtë të shtresave, që meritojnë të ngrihen në altarin e demokracisë. Se, për të fituar simpatinë e tyre, asaj i duhet të mohojë të kaluarën e saj, të pështyjë mbi veprën gjakatare të të parëve të saj.
Prandaj e majta përpiqet, bile, të infektojë edhe individë, apo segmente të të djathtës me një frymë mospërfillëse ndaj atyre, që duhen çmuar si mishërim i tolerancës, i durimit dhe i atdhedashurisë. Prandaj ajo bën çmos ta shkatërrojë monumentin e veprës së tyre humane, të ulë vlerat e flijimit të tyre, të zbehë rolin historik të luftës së tyre për liri e demokraci. Sepse e majta e di që këto shtresa, pronarët e ligjshëm dhe të përndjekurit e diktaturës, janë “toka e fortë”, ku Anteu (demokracia) merr forcë dhe bëhet e pathyeshme.
Mirëpo e majta nuk e shfaq haptas këtë synim, nuk pranon ajo të përballet me historinë, të ndeshet me dhimbjen e pangushëllueshme. E majta e di që këto shtresa janë betoni, ku ajo thyen kokën. E di e majta se këta “shenjtorë” të humanizmit e bëjnë të pathyeshme të djathtën. Prandaj i shpërfill, duke i mëshiruar dhe i mohon, duke i trajtuar pa respekt e pa mirënjohje. (!) Prandaj vetëm sa shtiret sikur pendohet për mizorinë komuniste, sikur mallkon tepërimet e luftës mizore të klasave, sikur druhet se mos u bën këtyre një “persekutim të ri, pozitiv”, duke i veçuar me anë të lavdërimit të “tepërt”, etj, etj.
Dhe nuk ka denjuar të fusë për to një fjalë përdëllyese në tekstet shkollore, nuk ka pranuar t’u kthehet atyre një pëllëmbë tokë nga pronat e tyre, nuk e ka ngritur një herë kartonin në Kuvend për dëmshpërblimin e vuajtjes së tyre të pamerituar. Prandaj, në këto kushte, i takon të djathtës misioni t’i forcojë edhe më shumë lidhjet me këto shtresa. T’i vërë këto në platformën e saj politike, në thelb të filozofisë së saj të civilizimit. Madje, edhe në ripërtëritjen e saj e djathta duhet t’i ketë në qendër të vet marrëdhëniet me këto shtresa. Të ngrejë lart idealin e flijimit të tyre për demokraci, vuajtjen e tyre si vlerë të paçmueshme morale, të vërë edhe tolerancën dhe durimin e tyre apostolik në themel të humanizmit të saj, të shpallë dhe aspiranten e tyre humaniste si pjesë të alternativës së saj politike, ta ndërtojë rilindjen e vet edhe mbi vlerat e përkushtimit atdhetar të këtyre shtresave. Atëherë, gjithë të majtët e ndershëm kanë për t’u skuqur nga turpi, që “pragmatistët” e tyre, duke blerë votën e sovranit, përqeshën edhe aspiratën e dhimbjes së pangushëlluar të martirëve të demokracísë !…
Shfaqet në Bronks dokumentari “Ëndrra e Çamërisë”
Filmi është një homazh për krahinën e Çamërisë, për lashtësinë e saj homerike, për traditat e shquara kulturore e patriotike, homazh për dhimbjen, lotët e gjakun e saj. Një film homazh dhe amanet për brezin që po shuhet, për brezin që e shkulën nga rrënjët e tokës amtare, pa përmbushur një ëndërr… ëndrrën e Çamërisë/
Nga Beqir Sina/
BRONX NEW YORK : Filmi dokumentar kushtuar Çamërisë, me regji të Kujtim Gjonajt, “Ëndrra e Çamërisë” u shfaq ditën e enjte më 11 korrik, në Bibliotekën Popullore Belmont – Qendrën kulturore Enrico Fermi në Bronx – New York.
Ky film-dokumentar, u shfaq në kuadrin e aktiviteteve në përkujtim të Çamërisë dhe Genocidit Grek ndaj shqiptarëve nën kujdesin e Organizatës Shqiptaro Amerikane “Çamëria”, dhe sekretarit të saj inxh. Sali Bollati, dhe veprimtarëve të tjerë të komunitetit –
Shfaqja e premirës së filmit-dokumentar në Bibliotekën Popullore Belmont – Qendrën kulturore Enrico Fermi në Bronx – New York, sipas organizatorit të kësaj veprimtarie, u bë nëpërmjet veprimtarit Esad Rizai dhe disa miqve amerikanë si profesori i historisë Paolo Palombo, “Ai bashkë me Rizain bënë të mundur që të priteshim me kënaqësi nga drejtuesit e Bibliotekës, dhe pa asnjë shpenzim,” tha zoti Bollati.
Premiera e filmit dokumentar të regjsorit z. Kujtim Gjonaj “Ëndrra e Çamërisë”, mbas shfaqjeve të suksesshme në Shqipëri, dhe vende të tjera, u paraqit për herë të parë me tirtart të përkthyer në gjuhën anglisht, në Bronx New York.
Zoti Bollati, i cili së bashku me komunitetin çamë në SHBA, ka marrë përsipër lobimin e çështjes çame këtu në Amerikë, i tha gazetës sonë se:”I telefonova regjisorit Gjonaj në Tiranë, duke i kërkuar leje, gjë, që ai me kënaqësi të madhe e priti shumë mirë, duke më dhënë “viston” lejen, për t’a përkthyer në titrat anglisht dhe shfaqur ne Amerikë.”
Bollati, sqaroi se meqenëse nuk e dispononim skenarin, unë bashkë me djalin e Cenko Brahimit, të riun atdhetar çam Skerdilajd Brahimaj, nëpërmjet internetit, duke parë origjinalin shqip në kompjuter shkruajtëm skenarin që na mungonte. Këtë skenar pastaj, Skerdi e përktheu në gjuhën angleze. Mbasi u përkthye, tha Bollati, u interesova nëpërmjet të njohurve si t’i montonim fjalët në anglisht në film. Këtë e mori përsipër z.Endri Merxhushi(kryetari i Organizates Shqiptaro Amerikane Çamëria ) dhe me përpjekje ja arritim qëllimit, tha Bollati.
Shfaqjen e premirës së filmit dokumentar “Ëndrra e Çamërisë” e hapi profesori i historisë Paulo Palombo., ndërkohë që më pas folën zoti Sali Bollati, avokati Stiv Kaufman, asambleisiti Mark Gjonaj, zoti Nivado Lopez nga zyra e Kryetarit të Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg, si dhe veprimtari i komunitetit Rexh Xhakllli.
Avokati i njohur amerikan, Stiv Kaufman, i cili e njeh mirë historinë e Ballkanit, e paralelizoi në disa raste atë çka ka bërë pas LDB gjenerali famëkeq Zerva, ndaj popullsisë çame, në Greqi, me krimet e nazismit, ndaj Jew-ishve po në Greqi, të cilët arritën me një marrveshje me Bankën Svicerane, të marën pronat e tyre dhe u kompesuan për dëmet që patën Jew’s- shët, në Greqi –
“Çamët, sot, tha avokati Kaufman, kan plot të drejtë të shkojnë nga Shqipëria, në tokat e tyre në Greqi, të vizitojnë varret e të parëve dhe të marrin pronat e tyre, dhe të kompesohen njëkohësisht. Këto janë praktika ndërkombëtare, e njëjtë me emigrantët që vijnë në SHBA, dhe janë shtetas amerikan, por kan të drejtat e tyre të shkojnë në vendin e tyre, për të drejtat që kan”.
Në fund avokati Kaufman sugjeroi se: “Ëndrra e Çamërisë” mund të bëhet edhe një film artistik për Çamërinë, me një histori kaq të pasur dhe episode të rralla për skenarë! Avoktati i njohur amerikan Sitv Kaufman, u shpreh se : “Këto janë histori të pasura me episode që do të tërheqnin vemendjen edhe të producentve me famë botërore si Steven Spileberger,i pasionuar pas historive të tilla,”. Kaufman,shfaqi dëshirën që të ardhmen të vizitojë Qafë Botën – Çamërinë, Kosovën dhe viset e tjera shqiptare.
Duke folur në këtë aktivitet, zyrtari njujorkez i Bashkisë së New Yorkut, zoti Nivado Lopez, në fillim të fjalës së tij shfaqi kënaqësinë për ftesën e bërë, nga professor Palombo, shoqata Chamëria, Shoqëria Shqiptaro Amerikane, dhe Bibloteka, për të asistuar në shfaqjen e këtij filmi dokumentar, dhe për të folur në emër të zyrës së Kryetarit të Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg.
“Historia, si tregon dhe ky film, duket se nuk ka qenë në anën popullit shqiptar, tha Lopez, por ajo është me të vërtetëfrymëzuese për të shikuar një film si ky, sepse jo vetëm që është e rëndësishme për të dokumentuar tragjeditë që kanë ndodhur, por edhe për të bërë thirrje për drejtësi, ashtu si Holokausti apo regjimi komunist në Kubë, nga e kam edhe unë prejardhjen. Ky film është një festë e mrekullueshme e arritjeve në të gjithë historinë e popullit shqiptar në Evropë dhe nëShtetet e Bashkuara” tha zyrtari i Bashkisë së New Yorkut, Nivado Lopez.
Deputeti shqiptar në Kuvendin e New Yorkut, asambleisti demokrat i Distriktiti 80-të, zoti Mark Gjonaj, u shpreh i kënaqur që shqiptarët tani më së fundi po e tregojnë historinë e tyre në gjuhën angleze.
“Historia jonë tani, u shpreh z Mark Gjonaj, duhet të jetë në fokusin tonë, të, të edukojmë amerikanët dhe të huajt me historinë tonë, për atë çka ne jemi krenarë që jemi shqiptarë. Deri tani tha ai ne kemi folur gjithmonë me njëri tjetrin(vetëm shqip) – shumë pak kemi folur në gjuhën agleze, që të na kuptojnë e dëgjojnë amerikanët, andaj dua të përgëzojë ju çamët, që na sollët këtë histori të dhimbshme të Çamërisë nëpërmjet filmit “Endrra për Çamërinë” me titrat në gjuhën amerikane”, tha asambleisiti i New Yorkut, zoti Mark Gjonaj
Filmi i Gjonajt, është një rrëfim për historinë, lotët dhe mbijetesën e popullsisë çame, me interpretimin e Esat Telitit dhe aktores së mirënjohur Margarita Xhepas, me skenar të Enver Kushit dhe regji të Kujtim Gjonajt : Ky është një dokumentar i metrazhit të gjatë që na sjell ndërmend sot mbas afro 70 vjetëve, historinë, vuajtjet, dhimbjet, përlotjen dhe mbijetesën e këtyre shqiptarëve të Çamërisë.
Film-dokumentari “Ëndrra e Çamërisë” thuhet se ka qenë një nga pesë projektet për dokumentar që bordi i Qendrës Kombëtare Kinematografike miratoi në 2008-n. Premiera është shfaqur për herë të parë në 11 mars në Teatrin e Operës dhe Baletit.
Sipas shtypit shqiptarë regjisori Kujtim Gjonaj është shprehur se me këtë projekt ai përmbyll në njëfarë mënyre misionin e tij drejt temave historike.
“Është një film dokumentar sa historik, aq edhe emocionues” ka thënë Gjonaj për shtypin shqiptar dhe shtonë se ky është ndoshta “një ndër boshtet kryesore të veprimtarisë sime si regjisor e dokumentarist është tema historike, përfshirë këtu të gjithë territorin ku jetojnë shqiptarë; Kosova, Çamëria, shqiptarët e Malit të Zi dhe ata të diasporës. Rreth viteve 2000, kohë kur unë xhiroja një film dokumentar për Ali Pashë Tepelenën. U gjendëm në disa troje çame dhe instinktivisht, me dëshirën për t’i pasur këto në arkivin time, xhirova në shumë zona të ndryshme si në Sul, Prevezë, Janinë etj”, është shprehur regjisori Gjonajt,
Sipas të cilit nxitja konkrete për këtë dokumentar erdhi nga një takim krejt i rastësishëm me Enver Kushin, i cili, në mënyrë të pavarur, kishte shkruar një skenar të mrekullueshëm për Çamërinë. Ideja erdhi duke u kristalizuar deri sa mbërritën në realizimin e një filmi të plotë.
Filmi është një homazh për krahinën e Çamërisë, për lashtësinë e saj homerike, për traditat e shquara kulturore e patriotike, homazh për dhimbjen, lotët e gjakun e saj. Një film homazh dhe amanet për brezin që po shuhet, për brezin që e shkulën nga rrënjët e tokës amtare, pa përmbushur një ëndërr… ëndrrën e Çamërisë.
Regjia: Kujtim Gjonaj
Skenari: Enver Kushi
Fotografia: Gavrosh Haxhihyseni
Montazhi: Esmeralda Sula, Aida Zepishta
Zëri: Kristaq Janushi
Producent: Genti Gjonaj
Zëri – interpretojnë : Margarita Xhepa dhe East Teliti
Prodhuar nga: Bota Shqiptare-Al
Financuar nga: Qendra Kombëtare e Kinematografisë/ANCC
Xhevat Korça, FUNDI I NJE KORIFEU
Nga Prenjo Imeraj New York/Dielli-arkiv/
Burgu kështjellë famëkeq komunist i Burrelit, do të mbetet në historinë e kombit shqiptar si një njollë e zezë, ku u burgosën, vuajtën tmerret e torturave çnjerëzore, vdiqën e u groposën pa varre, disa nga bijtë më të mirë, nacionalistët më besnikë, antikomunistët më të vendosur dhe intelektualët, më të formuar nëpër universitetet më të njohura të Europës dhe më tej. Aty hoqën të zitë e ullirit, përveç Xhevat Korçës edhe Koço Tasi, Vissarion Xhuvani, Mihal Zallari, Sokrat Dodbiba, Gjergj Kokoshi, Salih Vuçiterni, Sami Bitincka, Nino Kurti, Aleksandër Çurçia, At Pjetër Mëshkalla, Dom Shtjefën Kurti, Gjon Shllaku, Tefik Mborja, Hysni Alimerko, Tahir Hoxha, Leonidha Kume, Qemal Vrioni etj.
Zoti Tomorr Dosti, ish i burgosur politik në burgun e Burrelit, me banim në Tiranë tregon: “Ishim duke ecur nëpër “pajtoz”, në orarin e shetitjes, së bashku me Engjëll Çobën e ndjerë. Na afrohet njëri nga të burgosurit dhe na thotë se, Xhevat Korça kishte shpallur grevën e urisë. Na ra si bombë! Kur Engjëlli e mblodhi veten foli: Po hupim një nacionalist të madh. Xhevati kur e thotë fjalën nuk e kthen mbrapsht !”
Po kush ishte ky burrë, për të cilin po shqetsoheshin gjithë të burgosurit politikë, ndërsa drejtoria e burgut, duke e marrë si lojë, fillimisht heshti?
Ky burrë ishte Profesor Xhevat Korça, i lindur në Korçë më 10 janar 1893. Pas mësimeve fillore në qytetin e lindjes, vijoi gjimnazin me emër të Janinës. I mbrujtur me ndjenja atdhedashurie u aktivizua me armë në dorë në çetat liridashëse të Themistokli Gërmenjit dhe Spiro Bellkamenit, duke luftuar kundër pushtuesve turq dhe çetave shoviniste të andartëve grekë, të cilët kryenin herë pas here krime çnjerëzore ndaj banorëve të trevave shqiptare. Pjesëmarrja në ato çeta do t’i kushtonte Xhevatit dënimin me vdekje si prej turqve edhe prej grekëve. Pas shpalljes së Pavarësisë, në sajë të interesimit të Themistokli Germenjit mbështetur edhe prej Bajram Currit, së toku me disa djem të tjerë, u dërguan nga qeveria shqiptare e atëherëshme për studime në Vjenë, ku Xhevati u rregjistrua në Fakultetin e Shkencave Historike. Rezultati përfundimtar i atyre studimeve ishte i shkallës më të lartë. Gjatë atyre studimeve Xhevat Korça nuk u nda nga aktiviteti patriotik.
Më 15 dhjetor 1918 Xhevati së bashku me studentët e tjerë shqiptarë Jani Basho, Remzi Baçi, Nush Bushati, Raqi Buda, Fuad Asllani, Gjovalin Gjadri dhe Luigj Kakariqi i dërguan presidentit amerikan Ëilson një lutje, për të marrë në dorë të drejtat e kombit shqiptar.
Në vitin 1922 Xhevat Korça ngarkohet nga qeveria shqiptare në Shkodër për të themeluar gjimnazin shtetnor laik të atij qyteti, duke aktivizuar në atë gjimnaz midis të tjerëve edhe profesorët: Anton Paluca, Kostaq Cipo, Kolë Margjini, Gabriel Meksi, Gjergj Kokoshi dhe Simon Rrota.
Si përkrahës i qeverisë së Fan Nolit, pas ardhjes së Ahmet Zogut në fuqi, Xhevat Korça me gjithë familje, u detyrua të largohej nga Shqipëria dhe të emigrojë në Beograd. Duke gjetur aty përkrahjen shkencore të prof. Henrik Bariqit, që ishte albanolog i shquar, u caktua fillimisht lektor i gjuhës shqipe në kursin-seminar të atij profesori. Në vitin 1925 u caktua lektor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, ndërsa në vitin 1927-28 mbajti kursin”Gjuha Shqipe për fillestarë”.
Mbas tre vjetësh qëndrimi në Beograd, u bë e pa mundur të qendronte më tutje aty, pasi Zogu pat dërguar dy herë njerëz për ti bërë atentat. U vendos familjarisht si emigrant në Vjenë, ku e vazhdoi punën këmbëngulëse e të palodhur në përkthimin e dokumentave të Arkivit të Shtetit austriak që hidhnin dritë mbi historinë tonë kombëtare, gjë për të cilën punoi plot dhjetë vite me radhë. (Dokumentat e përkthyera nën titullin “Acta et Diplomata Austro-Hungarie, ndodhen në Arkivin s Shtetit në Tiranë në fondin Xhevat Korça).
Pas atentatit që Azis Çami dhe Ndok Gjeloshi i bënë Zogut në Vjenë, Xhevat Korça bëri ç’ishte e mundur që ata të mos gjykoheshin në Vjenën konservative dhe monarkike ku ata do të dënoheshin më rëndë, por me miqt’e tij bënë të pamundurën që gjykimi të bëhej në ndonjerin prej qyteteve industrialë me shpresën se opinioni qytetar republikan e demokrat do t’u shërbente të akuzuarve si mbrojtje që të dënoheshin jo me ashpersin’e menduar. Në këtë kohë bëri bujë të madhe gjesti trimëror i Xhevat Korçës, i cili pa ju dridhur qerpiku, ftoi në duel një avokat austriak. Gazetari në fjalë jo vetëm që Xhevat Korçën e kishte quajtur agjent provokator, por edhe shqiptarët e ikur nga Shqipëria në artikullin e tij i cilësonte si të shitur tek Jugoallavia. Dueli nuk u realizua sepse avokati i trembur i kërkoi falje publike Profesor Xhevat Korçës, madje në të njëjtën gazetë dhe me të njejtën gjatësi shkrimi sikurse edhe ai i pari. Gjatë atyre ditëve ankthi, ndërsa e shoqia e trimit qante duke i thënë se, po e linte rrugëve të Europës me fëmijë të vogël, ai i përgjigjej: “Nuk ka asnjë vlerë jeta jonë po lamë që të na nëpërkëmbin ne si shqiptarë!”
Për shkak të jetës shumë të shtrënjtuar në Austri, gjatë krizës së viteve 30, Xhevati familiarisht u vendos në Fiume të Italisë. Megjithëse Zogu në ato vite ofroi një amnisti për kundërshtarët e tij të dikurshëm, Xhevati qëndroi deri në fund konseguent dhe, nuk ra ndesh me parimet e tij liberale e demokratike.
Kur radioja italiane komunikonte pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939, gazetarët Italianë që shkuan për ta intervistuar në banesë si emigrant politik antizogist, e gjetën Xhevat Korçën duke qarë me ngashërime për humbjen e lirisë. Duke ruajtur etikën morale u drejtohet gazetarëve me urtësi: “Ju lutem na lini në hallin tonë dhe largohuni nga banesa ime. Ju na e pushtuat vëndin!” Po atë ditë Xhevat Korça kapërxeu urën që ndante Fiumen italiane me qytetin jugosllav Sushak, ku çensura fashiste nuk arrinte për të kontrolluar shërbimet postare dhe i telegrafoi Mbretit Zog, kundërshtarit politik të hershëm, që të hapte kufijtë për t’i lejuar patriotët e ikur të kthehshin e t’a mbronin bashkarisht atdheun. (Këto dy dëshmi janë të dokumentuara nga dëshmitarja Zonja Lejla Bumçi në Gjygjin Special të viti 1945 me kryetar Koçi Xoxin dhe prokuror Bedri Spahiun).
Në vitin 1940 ai do të pranojë emërimin si anëtar i Këshillit të Shtetit së bashku me Riza Danin, Sejfi Vllamasin, Omer Nishanin, Fuad Asllanin, Dhimitër Beratin etj. që në fakt nuk kishte as edhe një funksion juridik por vetëm teknik. Gjatë nji mbrëmjeje që kishte organizuar Mëkëmbësia me intelektualë shqiptarë, Xhevat Korçës i afrohet Ndihmësi i Mëkëmbësit të Mbretit, Lorusso Attoma dhe i thotë:
-Profesor, nga ju presim tashti, si kundërshtar i regjimit të Mbretit Zog që kini qenë të na shkruani për fashizmin dhe për të mirat që po i sjell ai Shqipërisë-.
Situata u bë e nderë dhe, askush nuk pipëtinte në grupin ku ata ndodheshin, se të gjithë e njihnin Xhevatin, që e thoshte haptas atë çka mendonte. Kur ai foli, tha :
-Zoti Attoma duhet ta dini se që më 7 prill 1939 penës s’ime i është thyer maja-! Intelektualët, midis të cilëve aty pranë ishte edhe Omer Nishani, heshtën. Për çudinë e të gjithëve ky njeri, që pas luftës u bë president i Shqipërisë komuniste, dy ditë më vonë do të shkruante në gazetën “Tomori” një artikull të gjatë që përfundonte me këto fjalë:
Kur miku i tij Mustafa Kruja u emërua kryeministër në vitin 1942, Xhevat Korça pranoi postin e Ministrit të arësimit, por me dy kushte:
1-Gjuha italishte të hiqej si gjuhë e detyruar prej shkollave fillore të Shqipërisë dhe Kosovës.
2-Të lirohen prej kampit të internimit të Ventotenes në Itali të gjithë arsimtarët shqiptarë të internuar si kundra-italianë.
Kuptohet që pas gjithë këtyre ngjarjeve dhe për faktin tjetër që, dikur Xhevat Korça kishte qenë anëtar i KONARE-s, fashistët italianë të mos kishin besim tek ai. Gjenerali Dalmazzo, K/Komandanti i forcave italiane në Shqipëri, kishte lëshuar një qarkore tepër sekrete për ta gjurmuar në çdo lëvizje si person me tendenca komuniste gjë që nuk qëndronte fare, pasi veprimtaria e Xhevat Korçës ishte vetëm atdhetare shqiptare.
Patrioti Beso Gega I qé lutur Xhevat Korçës ta ndihmonte për të liruar nga burgu fashist të bijën Liri Gega, duke i thënë se ajo ishte vetëm kundra-italiane dhe jo komuniste. Xhevati ndërhyri tek ministri i Brendshëm Mark Gjomarkaj si edhe tek kryeministri Mustafa Kruja, i cili e njihte mirë Beso Gegën si patriot, për të nxjerrë Liri Gegën prej burgut. Kryeministri hezitoi shumë pasi e dinte veprimtarinë terroriste komuniste të Liri Gegës por megjithatë e liroi. Për ironi të fatit vite më vonë, kur u bënë bashkë në burgun e Ri në Tiranë, Beso Gega tërë seriozitet i drejtohet Xhevat Korçës: -Ti mirë e ke që je në burg. Ti tradhëtove jo vetëm detyrën tënde kur ma lirove vajzën nga burgu, por duhej edhe mua të më kishe arrestuar në vënd, kur ndërhyra për të-. Xhevati vetëm se u habit nga ato fjalë, pasi ai nuk e dinte se komunstja Liri Gega e kishte mohuar babain e saj.
Gjatë veprimtarisë së tij si minister Xhevat Korça bëri çkishte në dorë së bashku me kolegët e tij për themelimin e Institutit të Studimeve Shqiptare që, nën drejtimin e Mustafa Krujës, mblidhte figura të shquara si Ernest Koliqi, Xhevat Korça, Anton Paluca, Aleksandër Xhuvani, Lazër Shantoja, Karl Gurakuqi, Anton Harapi, Dhimitër Beratti etj. Qëllimi i atij Instituti ishte krijimi i një bërthame akademike për ti shërbyer shkencës së albanologjisë dhe më vonë edhe themelimit të një universiteti shqiptar. Ishte vendim i kësaj Kryesije Instituti që përmëndëm më lart, caktimi si Gjuhë e Njësuar Normative Shqipe e folura e qytetit të Elbasanit gjë e cila u ligjërua sapo Mustafa Kruja u bë Kryeministër dhe Xhevat Korça ministër i Arësimit ku, me qarkoren, (Nr.61-datë 20 Shkurt 1942), drejtuar të gjitha shkollave të mesme të Shqipërisë e të nënëshkruar nga vetë ministri i Arësimit Xhevat Korça, njoftoheshin drejtorit’e atyre shkollave rreth Gjuhës Normative Shqipe dhe urdhëroheshin të përdoreshin si tekste zyrtare Sintaksa edhe ai i Gjuhës Shqipe me autor Atë Justin Rrotën. E nuk mund të mos zihet në gojë edhe se si, përgjatë diktaturës, kurrë nuk u zu në gojë fakti se jo pak, por tridhjetë vite para atij që u quajt Kongresi i Drejtshkrimit, (20 – 25 Nëntor 1972), në shkollat e Shqipërisë mësohej Guha e njësuar Normative Shqipe!
Vrasja e Qazim Koculit në Vlorë e shtyti Mustafa Krujën dhe Xhevat Korçën të japin dorëheqjen në shënjë proteste, se mendohej që italianët kishin gisht në vrasje, pasi Qazim Koculi kishte qenë komandant ushtarak i kryengritësve në Luftën e Vlorës më 1920.
Ardhja e regjimit komunist në Shqipëri në nëntorin e vitit 1944 e gjeti Xhevat Korçën jashtë politikës, në shtëpinë e vet në Tiranë. E arrestuan bashkë me djalin e tij të madh Gencin, pasi ky i fundit ishte inkuadruar në batalionin nacionalist “Besnik Çano” e kishte luftuar në Kosovë kundër çetnikëve dhe partizanëve jugosllavë.
Në prill të vitit 1945 Xhevat Korça doli përpara gjyqit special të kryesuar nga Koçi Xoxe dhe me prokuror Bedri Spahiun. Qëndrimi i tij ishte më se dinjitoz. E akuzuan si tradhtar dhe i shitur tek Italia fashiste. Xhevati tërë bindje i u drejtua trupit gjykues:
-Po të gjeni qoftë edhe një rrjesht të vetëm të shkruar, apo një fjalë të thënë pro fashizmit nga ana e ime, do ta pranoj pa as edhe një kundërshtí dënimin më të rëndë që do të vendosni-.
-Ke shpërdoruar fondet e F.A.P.I.-t, (fondet e Ministrisë së asaj kohe), ulëriti prokurori!
Kur Xhevat Korça paraqiti dokumenta se, nga ai fond u dha nga një rrogë shtesë gjithë arsimtarëve pa përjashtim, si në Shqipëri edhe në Kosovë, prokurori komunist u ndie përsëri:
-E ke bërë për ti afruar arsimtarët me fashizmin!
Xhevat Korça me zë të lartë iu drejtua Prokurorit:
-Paskeni konsideratë të lartë për mësuesit shqiptarë, me që mendokeni se me një rrogë u korruptuakan dhe ndërruakan idealet e tyre- !
Për Xhevat Korçën trupi gjykues komunist vendosi dënimin me vdekje (ishte dënimi i katërtë me vdekje se përveç turqve dhe grekëve e patën dënuar edhe austriakët). Në fakt, më vonë dënimi kapital iu kthye me burgim të përjetshëm dhe e futën në burgun kështjellë të Burrelit, të cilin e përballoi me trimëri e qëndrueshmëri të pa shoqe si edhe dinjitet të lartë.
Tregonte dikur një bashkëvuajtës, Tomor Alikua : Në vitin 1949 Xhevat Korça ndodhej i shtruar në spitalin e burgut së bashku me një farë Teme Shehu. Një oficer i lartë i Sigurimit që shkoi për inspektim, u thotë të burgosurve me ironi:
-Ku jini o baballarë të Kombit…
Xhevat Korça hazër xhevap i a ktheu:
-Le t’ua lemë historianëve për të gjykuar-! Ai drejtues i lartë në ministrinë e Punëve të Brëndëshme dha urdhër dhe menjëherë e nxorrën Xhevat Korçën nga spitali edhe e kthyen në burg.
Xhevati vërtet vuante vetë, por më shumë vuante për bashkvuajtësit e tjerë të burgut. Përpara syve të tij, për çdo ditë parakalonin të vdekur, që varrmihësit gardianë me një batanie i groposnin tek qershia famëkeqe e burgut të çfarosjes të Burrelit. Ishin djem e pleq fatkëqinj që nuk i duronin dot torturat dhe kushtet e tmerrëshme të atij burgu kobsjellës…
Të burgosurit në burgun e Ri të Tiranës kanë pasë dëshmuar për një bisedë interesante të zhvilluar në qeli midis Mehmet Shehut dhe Xhevatit, mbas Gjygjit Special, gjatë së cilës u dukën qartë jo vetëm guximi e burrëria e Xhevat Korçës por edhe inteligjenca dhe kultura e tij në krahasim me atë drejtues famëkeq të hierarkisë komuniste. Si Ministër i Punëve të Brëndëshme vete Mehmet Shehu të vizitojë burgun e Ri. Kur u fut në kaushin ku ndodhej edhe Xhevati, të cilin e njohu dhe i drejtohet me keto fjalë :
-E more Xhevat Korça, u binde më në fund se ne luftuam për kauzën e drejtë kurse ju e kishit gabim-?
Xhevati replikoi diçka për këtë çështje e pastaj diskutimi u pleks duke i u drejtuar njëri tjetrit, Memeti me Xhevat, kurse ky i fundit me Zoti Ministër. Në vazhdim fillojnë e diskutojnë marksizmin teorik. Mehmeti ulet në krevatin portativ të të burgosurit dhe në vazhdim, i habitur nga përgatitja teorike e Xhevat Korçës në fushën e fillozofisë materialiste, fillon i drejtohet me profesor. Pas kësaj edhe Xhevati fillon e i drejtohet ministrit në emër, Mehmet. Jo vetëm të burgosurit e kaushit por edhe shoqëruesit e Ministrit nuk pipëtinin por, ndiqnin me kureshtje debatin. Pas një çasti diskutimit shtyhet në fushën e zbatimit të Revolucionit të Tetorit në Bashkimin Sovjetik. Mehmet Shehu dëgjon me vëmëndje si diskuton Xhevat Korça dhe pas pak i drejtohet duke e pyetur:
-Po ti profesor, si e njihke kaq mirë Revolucionin e Tetorit-? Ai shtangu kur Xhevat Korça i u përgjigj “… E ke lexuar ti Mehmet librin “Dhjetë Ditë q’e Tronditën Botën” të John Reed-it ? E pra dije se unë e kam përkthyer”. Atëherë Mehmet Shehu kthehet dhe i thotë “… duke e njohur kaq mirë teorinë komuniste si u gabove e nuk u bëre me ne? Atëbotë i kthehet Xhevat Korça dhe i thotë : “ Pikërisht pse e njoh kaq mirë si teorinë edhe zbatimin në Rusi të kësaj teorije, u bëra antikomunist i vendosur!”
Situata u tensjonua menjëherë. Mehmet Shehu u zverdh në fytyrë, u ngrit vrik në këmbë, i hodhi Xhevat Korçës një shikim tërë urrejtje dhe u largua pa e përshëndetur.
Jeta e burgjeve ishte e tmerrëshme. Aty mungonin edhe sendet më elementare për një jetesë minimale të atyre njerëzve të mjerë. Por burgu tashmë famëkeq i Burrelit shquhej si i veçantë mes të gjithëve. Xhevat Korça me kurajon që e karakterizonte i drejtohet një ditë drejtorit të burgut lidhur me mungesën e plotë të të drejtave të burgosurve sa i takon përkujdesjes shëndetësore, duke e paralajmëruar se në qoftë se nuk merren masa për t’i përmirësuar ato, ai do t’i jepte fund jetës së tij me grevë urie. Por drejtori injorant dhe indiferent i burgut i mori ato fjalë si lojë dhe, nuk u dha fare rëndësi.
Qëlloi që pas dy ditësh u paraqitën tek dera e burgut bashkëshortia e Xhevatit me njërin nga djemtë. Patën sjellë edhe pak ushqime për njeriun e tyre të dashur, aq sa me fukarallëkun e tyre mundnin t’i ruanin për t’i çuar në burg. Ata nuk e dinin se ai ishte futur në grevë urie. Me këtë rast, hafijet e burgut e njoftuan drejtorin, i cili vetëm në atë çast e mësoi se, Xhevat Korça kishte filluar grevën e urisë. I alarmuar shkon në kaushin ku ndodhej Xhevat Korça dhe i bën presion të burgosurit, i cili jo vetëm nuk lëkundet në vendimin e tij, por i kthehet drejtorit: “Unë kam bërë e kam thënë se do t’ju kundërvihem me grevën e urisë, e vetmja armë që kam, dhe nuk heq dorë nga ajo. Po lermëni t’i takoj për herë të fundit gruan dhe djalin.” Drejtori i bindur se do ta thyente, nuk pranon, dhe i thotë të mendohej deri të nesërmen. Duke e shikuar drejtorin me mospërfillje Xhevat Korça i thotë: “Ju nuk dini as ç’është burrëria e gjithashtu nuk e kuptoni se çdo të thotë fjalë e dhënë. Po paçi faqen e zezë!”
Drejtori priti deri të nesërmen me shpresë se i burgosuri do ta kthente mendjen. Por kur hafijet e tij i thanë se Xhevat Korça nuk pranon ta ndryshojë vendimin e marrë, nga njëra anë u nxori familjarëve haber se nuk do kishte takim nga që ishte marrë një masë disiplinore kundër Xhevat Korçës, ndërsa nga ana tjetër njoftoi menjëherë drejtorinë e përgjithëshme të burgjeve për këtë rast të pa precedent. Dy ditë më vonë Kadri Hazbiu sosi në Burrel dhe të burgosurin e pabindur e shoqërojnë në drejtori. Dëshmija që vazhdon është dhënë nga Avokat Xhevdet Kapshtica si edhe nga zoti Reis Hasho, të dy bashkëvuajtës në të njajtin kaush me Xh.Korçën. Fillimisht Kadri Hazbiu kishte filluar ta marrë me të mire Xhevat Korçën duke i bërë edhe premtime, po kur u bind se i burgosuri qëndronte i pa lëkundur në vendimin e tij, filloi nga presionet dhe kërcënimet. Xhevat Korça e dëgjoi i heshtur deri në fund dhe në vazhdim foli tërë vendosmëri: “Dëgjo këtu more Kadri Hazbiu!! Ti e ke kot që mundohesh të më thyesh me presione. Unë, me vendimin që kam marrë, nuk jam më në mes të gjallëve e si pasojë as që ekziston për mua as ti e as Enver Hoxha! E di se si më duket mua tani Enver Hoxha? I vooogël”(dhe aviti gishtin tregues gadi sa nuk e cikte gishtin e madh të dorës) e i thotë se”kaq të vogël e shikoj unë tashti E. Hoxhën! Po kij mëndjen se pikërisht ty ai ka për t’a hequr kokën nga trupi!”
Të burgosurit e kaushit filluan të shqësohen çdo ditë e më tepër për jetën e bashkëvuajtësit të tyre. Ai as hante dhe as pinte. Organet filluan të dobësohen, fuqitë dalë e nga dalë po i shteroheshin, por mendia gjithmonë e kthjellët. Filluan t’i afroheshin me radhë, e t’i luteshin për ta ndërprerë grevën e urisë, për hir të jetës, të families por edhe të tyre, që tani ishin si vëllezër në vuajtje e mendime. Xhevat Korça vetëm heshtëte, duke vazhduar në qëndrimin e tij promethean. Miqtë më në fund i drejtohen Patër Mëshkallës, një klerik shumë i nderuar dhe me kulturë të gjërë, për të cilin dihej se Profesor Xhevat Korça kishte shumë konsideratë. Duke filluar nga dita e pestë e urisë, Patër Mëshkalla nuk flinte natën, por i rrinte tek koka mikut të tij. Dukej dhe ndihej se ai dhe Avokat Xhevdet Kapshtica ishin më të shqetësuarit për jetën e Xhevatit. Ditën Patër Mëshkalla ecte nëpër kaush me duar të kryqëzuara dhe lutej për jetën e mikut të tij derisa më në fund vendosi: U afrua me ngadalë tek qoshja e Xhevatit, u ul në gjunjë e duke i a lëmuar kokën i lutet me përgjërim: “Xhevat, të lutem mos i a shit shpirtin shejtanit tue dekë në grevë ûje. Kishte me kênë nji mëkat!” Xhevat Korça me zë të zvargur po bindës përgjigjet: “Padre, të kam ditur mik i cili nuk do që të turpërohem. Si mi thua këto fjalë tashti që po më lenë forcat fizike, do të më lerë llogjika e si pasojë edhe vullneti, e ti më fton të bëhem lojë e këtyre rojeve të burgut të tallen e të thonë se unë nuk e mbajta dot fjalën?” Patër Mëshkalla u prek thellë, e përqafoi Xhevat Korçën e të dy të përlotur u ndanë nga njëri tjetri!
Në atë burg ishte edhe Gjergj Kokoshi, një ish koleg dhe i njohur i vjetër i Xhevat Korçës, por fillimisht me idera të dyshimta e komuniste. Duke filluar nga dita e parë kur e sollën Gjergj Kokoshin në Burgun e Burrelit, Xhevat Korça nuk i kishte folur as një herë Gjergjit. Arësyeja ishte thjeshtë politike. Kur gjatë viteve të luftës ai kishte qenë profesor në gjimnazin e Tiranës, kishte nxitur shumicën e nxënësve të dilnin partizanë në mal në luftë kundër okupatorit. Për Profesor Xhevat Korçën, Profesor Gjergj Kokoshi kishte ndikuar në triumfin e komunizmit në Shqipëri e bile fillimisht, duke qenë edhe në postin e Ministrit të Arsimit në qeverinë e Enver Hoxhës, e prandaj as i fliste me gojë.
Të gjithë ishin të preokupuar për këtë fakt sepse asnjërit nuk i vinte mirë, që dy intelektualë të njohur, tani bashkëvuajtës në të njëjtin burg , të mos i flisnin njërit tjetrit. Avokat Xhevdet Kapshtica pat ndërhyrë një herë tek Xhevati për ti folur Gjergj Kokoshit dhe përgjigja e Profesor Xhevat Korçës kishte qenë e prerë: “…Nuk e kuptoj fare rëndësinë që i jepni faktit në se i flas unë Gjergjit apo jo. Unë e kuptoj se me sa duket, Gjergji e ka kuptuar gabimin e tij në radhitje të tijën nga ana e së ashtuquajturës Nacional-Çlirimtares, po ç’rëndësi ka ky pozicionim i tij sot? Ai e nxiste rininë të mbushte radhët e çetave partizane aso kohe dhe me mish e me shpirt u predikonte një të ardhme, të cilën sot, ai vetë Gjergji, e kuptoi se ishte e gabuar! Po kujt i shërben ky kthjellim i vonuar i tij? E keqja u bë dhe pendimi i Gjergj Kokoshit nuk i vlen më askujt e aq më pak historisë!…”
Në ditët e fundit të jetës së Xhevat Korçës, i nxitur nga të burgosurit e tjerë, Gjergj Kokoshi pranoi të shkonte e t’i fliste Xhevat Korçës e kështu t’a bindëte të hiqte dorë nga greva e urisë. Gjergji pranoi dhe u drejtua me hap të ngadalshëm për nga qoshja ku prehej i dobësuar Xhevat Korça. Gjithë të burgosurit e tjerë po ndiqnin me vemendje te madhe lëvizjet e profesor Gjergj Kokoshit. Kureshtja ishte e madhe se si dhe ç’farë do t’i thoshte profesor Xhevat Korçës në çastet e fundit të jetës së tij Gjergj Kokoshi për t’ia mbushur mëndjen të hiqte dorë nga greva e urisë ? Pasi qendroi pak çaste në këmbë, duke kundruar me dhëmbje kolegun e tij, u përkul dhe i foli miqësisht duke i a zgjatur dorën. Dora i ngeli e shtrirë për disa çaste. Më në fund Xhevat Korça vendosi dhe i a dha dorën. Ata që e ndiqnin skenën menduan se më në fund Gj.Kokoshi do të ishte shkaku që t’a bindëte Xh.Korçën të hiqte dorë nga greva e urisë. Mirëpo Gjergj Kokoshi vazhdoi : “Ti Xhevat po e mbyllë jetën me kapak florini. Edhe un kisha dashtë me e pasë ket guxim si edhe ti por fatkeqsisht nuk e kam at burrni. Prandej qindro i fortë e mos u lëkund në vendimin t’and”! I a shtërngoi për të fundit herë dorën dhe u largua.
Të gjithë të burgosurit e kaushit e përjetuan jo vetëm me dhimbje por edhe me krenari fjalën e Gjergj Kokoshit, që ishte njëkohësisht jo vetëm vlerësim për karakterin e Xhevat Korçës, por edhe një lloj pendese dhe faljeje, sado që tepër e vonuar, ndaj atij njeriu të pa epur.
Xhevat Korçës më në fund i shteruan forcat. Pak ditë më vonë nga kjo ndodhi, ai e dha frymën e fundit mbështetur në gjoksin e Avokat Xhevdet Kapshticës. Kështu pushoi së rrahuri zemra e Profesorit dhe Nacionalistit të shquar, njëkohësisht antikomunistit të vendosur Profesor Xhevat Korçës. Ishte një rast i pa precedent. Kurrë ndonjëherë më parë nuk pat ndodhur që ndonjë i burgosur politik të vdiste me greve urie. Atje në burgun kështjellë komunist të Burrelit, Xhevat Korça i ngriti vetes një monument pavdekësie.
Për ironin e fatit, vite më vonë, Mehmet Shehu do vritej apo “vetëvritej” pa lavdi. Kadri Hazbiut shokët e tij komunistë do t’i a prisnin gjuhën dhe pastaj kokën, kurse përmendorja e Enver Hoxhës, pas vdekjes, do të tërhiqej zvarrë rrugëve të Tiranës, si shprehje e urrejtjes ndaj njeriut më të urryer të Kombit Shqiptar.
Prandaj Profesor Xhevat Korça e meriton plotësisht të quhet :Korifé i Nacionalizmit të Ndritur Shqiptar.
Drejtori priti deri të nesërmen me shpresë se i burgosuri do ta kthente mendjen. Por kur hafijet e tij i thanë se Xhevat Korça nuk pranon ta ndryshojë vendimin e marrë, nga njëra anë u nxori familjarëve haber se nuk do kishte takim nga që ishte marrë një masë disiplinore kundër Xhevat Korçës, ndërsa nga ana tjetër njoftoi menjëherë drejtorinë e përgjithëshme të burgjeve për këtë rast të pa precedent. Dy ditë më vonë Kadri Hazbiu sosi në Burrel dhe të burgosurin e pabindur e shoqërojnë në drejtori. Dëshmija që vazhdon është dhënë nga Avokat Xhevdet Kapshtica si edhe nga zoti Reis Hasho, të dy bashkëvuajtës në të njajtin kaush me Xh.Korçën. Fillimisht Kadri Hazbiu kishte filluar ta marrë me të mire Xhevat Korçën duke i bërë edhe premtime, po kur u bind se i burgosuri qëndronte i pa lëkundur në vendimin e tij, filloi nga presionet dhe kërcënimet. Xhevat Korça e dëgjoi i heshtur deri në fund dhe në vazhdim foli tërë vendosmëri: “Dëgjo këtu more Kadri Hazbiu!! Ti e ke kot që mundohesh të më thyesh me presione. Unë, me vendimin që kam marrë, nuk jam më në mes të gjallëve e si pasojë as që ekziston për mua as ti e as Enver Hoxha! E di se si më duket mua tani Enver Hoxha? I vooogël”(dhe aviti gishtin tregues gadi sa nuk e cikte gishtin e madh të dorës) e i thotë se”kaq të vogël e shikoj unë tashti E. Hoxhën! Po kij mëndjen se pikërisht ty ai ka për t’a hequr kokën nga trupi!”
Të burgosurit e kaushit filluan të shqësohen çdo ditë e më tepër për jetën e bashkëvuajtësit të tyre. Ai as hante dhe as pinte. Organet filluan të dobësohen, fuqitë dalë e nga dalë po i shteroheshin, por mendia gjithmonë e kthjellët. Filluan t’i afroheshin me radhë, e t’i luteshin për ta ndërprerë grevën e urisë, për hir të jetës, të families por edhe të tyre, që tani ishin si vëllezër në vuajtje e mendime. Xhevat Korça vetëm heshtëte, duke vazhduar në qëndrimin e tij promethean. Miqtë më në fund i drejtohen Patër Mëshkallës, një klerik shumë i nderuar dhe me kulturë të gjërë, për të cilin dihej se Profesor Xhevat Korça kishte shumë konsideratë. Duke filluar nga dita e pestë e urisë, Patër Mëshkalla nuk flinte natën, por i rrinte tek koka mikut të tij. Dukej dhe ndihej se ai dhe Avokat Xhevdet Kapshtica ishin më të shqetësuarit për jetën e Xhevatit. Ditën Patër Mëshkalla ecte nëpër kaush me duar të kryqëzuara dhe lutej për jetën e mikut të tij derisa më në fund vendosi: U afrua me ngadalë tek qoshja e Xhevatit, u ul në gjunjë e duke i a lëmuar kokën i lutet me përgjërim: “Xhevat, të lutem mos i a shit shpirtin shejtanit tue dekë në grevë ûje. Kishte me kênë nji mëkat!” Xhevat Korça me zë të zvargur po bindës përgjigjet: “Padre, të kam ditur mik i cili nuk do që të turpërohem. Si mi thua këto fjalë tashti që po më lenë forcat fizike, do të më lerë llogjika e si pasojë edhe vullneti, e ti më fton të bëhem lojë e këtyre rojeve të burgut të tallen e të thonë se unë nuk e mbajta dot fjalën?” Patër Mëshkalla u prek thellë, e përqafoi Xhevat Korçën e të dy të përlotur u ndanë nga njëri tjetri!
Në atë burg ishte edhe Gjergj Kokoshi, një ish koleg dhe i njohur i vjetër i Xhevat Korçës, por fillimisht me idera të dyshimta e komuniste. Duke filluar nga dita e parë kur e sollën Gjergj Kokoshin në Burgun e Burrelit, Xhevat Korça nuk i kishte folur as një herë Gjergjit. Arësyeja ishte thjeshtë politike. Kur gjatë viteve të luftës ai kishte qenë profesor në gjimnazin e Tiranës, kishte nxitur shumicën e nxënësve të dilnin partizanë në mal në luftë kundër okupatorit. Për Profesor Xhevat Korçën, Profesor Gjergj Kokoshi kishte ndikuar në triumfin e komunizmit në Shqipëri e bile fillimisht, duke qenë edhe në postin e Ministrit të Arsimit në qeverinë e Enver Hoxhës, e prandaj as i fliste me gojë.
Të gjithë ishin të preokupuar për këtë fakt sepse asnjërit nuk i vinte mirë, që dy intelektualë të njohur, tani bashkëvuajtës në të njëjtin burg , të mos i flisnin njërit tjetrit. Avokat Xhevdet Kapshtica pat ndërhyrë një herë tek Xhevati për ti folur Gjergj Kokoshit dhe përgjigja e Profesor Xhevat Korçës kishte qenë e prerë: “…Nuk e kuptoj fare rëndësinë që i jepni faktit në se i flas unë Gjergjit apo jo. Unë e kuptoj se me sa duket, Gjergji e ka kuptuar gabimin e tij në radhitje të tijën nga ana e së ashtuquajturës Nacional-Çlirimtares, po ç’rëndësi ka ky pozicionim i tij sot? Ai e nxiste rininë të mbushte radhët e çetave partizane aso kohe dhe me mish e me shpirt u predikonte një të ardhme, të cilën sot, ai vetë Gjergji, e kuptoi se ishte e gabuar! Po kujt i shërben ky kthjellim i vonuar i tij? E keqja u bë dhe pendimi i Gjergj Kokoshit nuk i vlen më askujt e aq më pak historisë!…”
Në ditët e fundit të jetës së Xhevat Korçës, i nxitur nga të burgosurit e tjerë, Gjergj Kokoshi pranoi të shkonte e t’i fliste Xhevat Korçës e kështu t’a bindëte të hiqte dorë nga greva e urisë. Gjergji pranoi dhe u drejtua me hap të ngadalshëm për nga qoshja ku prehej i dobësuar Xhevat Korça. Gjithë të burgosurit e tjerë po ndiqnin me vemendje te madhe lëvizjet e profesor Gjergj Kokoshit. Kureshtja ishte e madhe se si dhe ç’farë do t’i thoshte profesor Xhevat Korçës në çastet e fundit të jetës së tij Gjergj Kokoshi për t’ia mbushur mëndjen të hiqte dorë nga greva e urisë ? Pasi qendroi pak çaste në këmbë, duke kundruar me dhëmbje kolegun e tij, u përkul dhe i foli miqësisht duke i a zgjatur dorën. Dora i ngeli e shtrirë për disa çaste. Më në fund Xhevat Korça vendosi dhe i a dha dorën. Ata që e ndiqnin skenën menduan se më në fund Gj.Kokoshi do të ishte shkaku që t’a bindëte Xh.Korçën të hiqte dorë nga greva e urisë. Mirëpo Gjergj Kokoshi vazhdoi : “Ti Xhevat po e mbyllë jetën me kapak florini. Edhe un kisha dashtë me e pasë ket guxim si edhe ti por fatkeqsisht nuk e kam at burrni. Prandej qindro i fortë e mos u lëkund në vendimin t’and”! I a shtërngoi për të fundit herë dorën dhe u largua.
Të gjithë të burgosurit e kaushit e përjetuan jo vetëm me dhimbje por edhe me krenari fjalën e Gjergj Kokoshit, që ishte njëkohësisht jo vetëm vlerësim për karakterin e Xhevat Korçës, por edhe një lloj pendese dhe faljeje, sado që tepër e vonuar, ndaj atij njeriu të pa epur.
Xhevat Korçës më në fund i shteruan forcat. Pak ditë më vonë nga kjo ndodhi, ai e dha frymën e fundit mbështetur në gjoksin e Avokat Xhevdet Kapshticës. Kështu pushoi së rrahuri zemra e Profesorit dhe Nacionalistit të shquar, njëkohësisht antikomunistit të vendosur Profesor Xhevat Korçës. Ishte një rast i pa precedent. Kurrë ndonjëherë më parë nuk pat ndodhur që ndonjë i burgosur politik të vdiste me greve urie. Atje në burgun kështjellë komunist të Burrelit, Xhevat Korça i ngriti vetes një monument pavdekësie.
Për ironin e fatit, vite më vonë, Mehmet Shehu do vritej apo “vetëvritej” pa lavdi. Kadri Hazbiut shokët e tij komunistë do t’i a prisnin gjuhën dhe pastaj kokën, kurse përmendorja e Enver Hoxhës, pas vdekjes, do të tërhiqej zvarrë rrugëve të Tiranës, si shprehje e urrejtjes ndaj njeriut më të urryer të Kombit Shqiptar.
Prandaj Profesor Xhevat Korça e meriton plotësisht të quhet :Korifé i Nacionalizmit të Ndritur Shqiptar.(Dielli-Arkiv)
SHBA:Perfundon Gjyqi maratone, Juria shpall të pafajshëm George Zimmerman
Një juri në shtetin juglindor të Floridës arriti në përfudimin se i dyshuari George Zimmerman nuk është fajtor për vrasjen me ose pa paramendim të të riut me ngjyrë, Trayvon Martin.
Juria e përbërë nga 6 gra e shpalli Zimmermanin, mbrëmë vonë, të pafajshëm për të gjitha akuzat, në një proces të ngarkuar me nota racore. Babai i zotit Zimmerman është i bardhë ndërsa nëna e tij hispanike. Mbështetësit e të riut Martin e kishin akuzuar Zimmermanin se e kishte paragjykuar 17-vjeçarin Martin nga një këndvështrim racor, për shkak se ai ishte afrikano-amerikan.
Menjëherë pas vendimit, mbështetësit e Trayvon Martinit – duke përfshirë edhe anëtarët e familjes së tij – përdorën mediat sociale për të shprehur pakënaqësinë e tyre me vendimin. Një grup njerëzish, jashtë gjykatës, protestoi ndaj rezultatit në mënyrë paqësore. Prania e policisë është shtuar në qytetin e Sanford, ku u zhvillua procesi gjyqësor.
Protesta spontane u zhvilluan në disa qytete në të gjithë SHBA-në, në një hapësirë prej mijëra kilometrash nga Florida në San Francisko. Protestat ishin kryesisht paqësore, edhe pse pati thyerje të disa vitrinave dhe disa zjarre të vogla.(Kortezi VOA)
Haradinaj: E sigurt pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj konsideron se serbët e veriut të Kosovës do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të cilat janë përcaktuar të mbahen më 3 nëntor.
Haradinaj në një konferencë me gazetarë tha të dielën se ka indikacion që pjesëmarrja e serbeve në zgjedhjet e nëntorit do të jetë e konsiderueshme.
“E sigurt që do të marrin pjesë në zgjedhje, por a do të marrin pjesë në zgjedhje në numër më të madh, mbetet të shihet gjatë dinamikave që do të vijnë. Unë besoj se dinamikat e filluara dhe vetë kërkesat nga, ta zëmë, rasti i Bundestagut Gjerman edhe deklarimet e qarta në Beograd, por edhe deklarimet e secilit deri me sot jam i bindur se do ta çojnë kah situata kur serbet e veriut do të marrin pjesë në zgjedhje në numër më të madh”, tha Haradinaj.
Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, thonë se përderisa organizimi i zgjedhjeve në veri tashmë është i sigurt, pikëpyetje mbetet nëse do të arrihet një klimë pozitive dhe gatishmëri e qytetarëve serbë atje për të marrë pjesë në zgjedhje.
Mirëpo, ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri aktual i AAK-së Ramush Haradinaj, thotë se me thirrjet e faktorit ndërkombëtar për serbet në veri që të marrin pjesë në zgjedhje, një gjë e tillë do të realizohet.
“Ka besoj një shtytje të madhe ndërkombëtare, përfshirë Uashingtonin, Brukselin, dhe nga disa vende veç e veç që kjo të ndodh, dhe jam i bindur se edhe Beogradi do të shkojë në këtë drejtim”, tha Haradinaj.
Kërkesa e Beogradit për pjesëmarrjen e serbëve veriorë në zgjedhjet e Kosovës, duket të jetë e papranueshme për liderët e komunave në veri.
Njëri nga liderët e serbëve të asaj pjese, Milan Ivanoviq thotë nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit.
“Ai proces zgjedhor është pjesë e sistemit kushtetues të këtij shteti të Kosovës në të cilin ne serbët nga veriu i nuk marrim pjesë, andaj edhe nuk do të marrim pjesë as në zgjedhje“, ka thënë Milan Ivanoviq.
Kurse, një përfaqësues tjetër politik i serbëve në veri, Oliver Ivanoviq, mendon se nëse bojkotimi i zgjedhjeve do të jetë masiv, atëherë Prishtina dhe Bashkimi Evropian mund të bëjnë emërimin e organeve komunale në atë pjesë.
Ndryshe, Haradinaj i pyetur se a parashikon në ta ardhmen mundësin e ndonjë koalicioni me ndonjë nga partitë politike serbe në Kosovë është përgjigjur:
“Kemi komunikim të kohë pas kobshëm, po jo në këtë tematikë. Nuk na ka ndodhur deri tash të bisedojmë mundësinë e koalicionit. Kryesisht me ata që përfaqësojnë institucionet e vendit tash, ne komunikojmë, por nuk kemi biseduar ende për ndonjë koalicion”, shpjegoi Haradinja.
Sido që të jetë, data 3 nëntor, tashmë është caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në gjithë terrorin e Kosovës edhe atë në harmoni me konsensusin e arritur në dialogun me Beogradin.(Kortezi Arton Konuzhevci)