• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJU JORK : Një shqiptar dhe një amerikan rrahin brutalisht dy homoseksualë

May 11, 2013 by dgreca

NEW YORK -Një qytetar me origjinë shqiptare dhe një latinë, janë arrestuar nga policia e New Yorkut, pasi dyshohet se në afërsi të një stacioni treni, ata kan rrahur keqazi dy djem me mardhënie të, të njëjetit seks – homoseksuale. Personat që kan ushtruar dhunë ndaj çiftit të homoseksualve janë indetifikuar si Asllan Berisha, 21 vjeç dhe Briann Ramirez po 21 vjeç
Dy të rinjët janë arrestuar dje në qendër të qytetit të New York, të dyshuar se ata kishin lidhje me rrahjen brutale të, të dy burrave homoseksualë,qe kishte ndodhur afër stacionit qendror të trenave “Path Station në rrugë 33 Street në Manhatan.
Policia e cila u kushton shumë rëndësi rasteve të tilla – të diskriminimit, në New York, thotë se po punon për të parë nëse ka ndonjë lidhje midis këtij incidenti dhe një tjetri që ka ndodhur në afërsi të pallatiti të sportit Madison Square Garden, të dielën.
Policia thotë në dekleratën e saj për shtypin lokal se në fillim të dy viktimave u është mohuar hyrja në njëklub bilardoje në afërsi të stacionit të trenit. Mbasi ata u larguan disa metra nga Bilardoja – sipas dëshimeve, atyre i u afruan një grup i njerëzve të cilët pretendohet se bërtitën me sharje duke përdorur fjalë vulgare ndaj dy homoseksualve, teksa më pas dy pre tyre u përplasen edhe fizikisht, deri sa i rrahën brutalisht, sipas dekleratës së policisë.
Më tej thuhet se sulmi i pretenduar ndaj dy homoseksualve ka vazhduar pasi viktimatu përpoqën të shpëtonin. Rrahja përfundoi në afërsi të stacionit qendror në Path Station në rrugë 33 street.
Policia thotë se për këtë ngjarje ka dy të dyshuar, të cilët janë arrestuar si dhe disa të tjerët janë marrë në pyetje. Dy të dyshuaritjanë identifikuar si AsllanBerisha, 21 vjeç, dhe Brian Ramirez, 21 vjeç, që të dy nga qyteti i New Yorkut.
Sipas policisë që të dy të arrestuarit janë të ngarkuar me akuzën për krim të urrejtjes e sulmit verbal dhe janë duke u mabjtur në stacionin e Policisë së Autoritetit Portual në New York.
Në fund thuhet se të dy viktimat kan pësuar lëndime të rënda fytyrës dhe janë duke u trajtuar në Spitalin Belleview në New York. Raporti mejkësor thotë se një prej viktimave iu nënshtrua një operacioni në sy si pasojë e goditjeve që ka marrë gjatë rrahjes./Beqir SINA/

Filed Under: Kronike Tagged With: dy homoseksuale, rrahin per vdekje, Shqiptari dhe latini

“How to Heal Balkan Wounds for Good”

May 11, 2013 by dgreca

By David L. Phillips/
AFTER months of talks mediated by the European Union, Serbia andKosovo signed an agreement last month to resolve disputes dating from the 1990s, when Kosovo, a former province of Yugoslavia, effectively won independence following a Western-led military intervention.
But the deal won’t reconcile the two Balkan nations or help them gain admission to the European Union. To make matters worse, the two nations said this week that they could not agree on a timetable for implementing the agreement.
This setback is nothing on the scale of Balkan massacres in the 1990s, but it represents a continued failure to put the region’s troubled past behind it through integration with the rest of Europe.
Most of Kosovo’s 1.7 million people are ethnic Albanian and Muslim, but a substantial Serbian and Orthodox Christian minority in the north receives NATO protection and is effectively autonomous from the national government.
The agreement, signed April 19, accepts that Serbia — which does not recognize Kosovo’s independence, declared in 2008 — has a continued role in protecting the interests of Serbs in northern Kosovo. In effect, it divides Kosovo into an Albanian heartland with a Serbian appendage.
Far from overcoming ethnic and sectarian divisions, the deal validates the violent nationalistic agenda of a “greater Serbia” advanced by Slobodan Milosevic, who died in prison in 2006 while facing war crimes charges. It also encourages aspirations for a “greater Albania” among ethnic Albanians in Albania, Kosovo, Macedonia and Montenegro.
Grievances date to the era of Ottoman rule. They were suppressed under Communism, only to flare up after the breakup of Yugoslavia in 1991-2. While Western military intervention helped stop the slaughter of Bosnian Muslims in 1995 and of Kosovars in 1999, it has not resolved the Balkans’ political disagreements.
The lure of European Union membership was supposed to overcome those enmities. Of the former Yugoslav republics, Slovenia joined first, in 2004. Croatia will join on July 1. But the others aren’t close to satisfying the terms of membership, even though Macedonia, Montenegro and Serbia are officially “candidates,” and Kosovo and Bosnia and Herzegovina are “potential candidates,” as is Albania.
As Turkey has learned well, some European nations just don’t want a majority-Muslim country in their club. Some also disparage the Balkans as bastions of fiscal instability and as havens for drug traffickers and criminal gangs.
There has been a renewal of unsubstantiated allegations, dating from the 1990s, that the Kosovo Liberation Army, including some current leaders of Kosovo, was involved in trafficking human organs. Last week in Pristina, the capital, a panel of European Union and Kosovo judges convicted a Pristina urologist and four other men of involvement in more recent organ trafficking.
So while the goal of a “Europe united and at peace” endures, Serbs and Kosovars have become cynical about their chances of admission. Hence the street protests that engulfed Belgrade and Pristina after last month’s deal was signed.
The West needs a fresh approach for the Balkans, an arrangement somewhere between partition into monoethnic mini-states and a continentwide superstate.
This middle way — call it “interest solidarity” — would preserve national sovereignty and borders, while enabling members of ethnic and other groups to cooperate with their counterparts in the region, in fields like trade, transport, education, media and the arts. In 2007, the envoy Martti Ahtisaari included, in his final status proposal for Kosovo, extensive minority rights — including local autonomy in economic, cultural, environmental and other areas. Serbia rejected the plan. But its principles still represent the standard for a lasting settlement.
Building ties of common interest beyond its borders has helped stabilize Northern Ireland since 1998. It could improve relations between Sunni and Shiite Muslims in the Middle East, and offer new outlets for the dreams of “stateless” Kurds in Turkey, Iraq and Iran.
This will work only under governments that promote minority rights, and among parties with leaders ready for peace.
An overwhelming majority of Albanians support democracy, human rights and free markets. They are pro-Western and pro-NATO. In contrast, Serbs have had a history of intolerance against non-Serbs and Muslims, and of aggression and forced expulsions to create a Serbian homeland in territories where they have historical claims — notably Kosovo, but also Bosnia.
For sure, this plan for a peaceful “Albanian neighborhood” — or a “Serbian neighborhood,” for that matter — could be manipulated by extremists. It would be up to responsible local leaders and the international community to prevent that.
But “interest solidarity” offers real hope of reducing sectarian tensions. It is certainly preferable to further subdividing the Balkans.
David L. Phillips, a program director at the Institute for the Study of Human Rights, Columbia University, is the author of “Liberating Kosovo: Coercive Diplomacy and U.S. Intervention.”
* The New York Times, May 10, 2013

Filed Under: Komente Tagged With: balkan Wounds for Good, David L Philips, How to Hel

“New York Times”: Si të shërohen përgjithnjë plagët e Ballkanit?

May 11, 2013 by dgreca

NYT thekson se kjo pengesë nuk është asgjë krahasuar me shkallën e masakrave të Ballkanit në vitet e ’90-ta, por përfaqëson një dështim të vazhdueshëm për ta lënë pas të kaluarën e trazuar dhe për të vazhduar drejt integrimit me pjesën tjetër të Evropës./
Pas disa muajsh bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, Serbia dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje muajin e kaluar për të zgjidhur mosmarrëveshjet që datojnë nga vitet ’90, kur Kosova, një ish-krahinë e ish-Jugosllavisë, në mënyrë efektive fitoi pavarësinë pas një ndërhyrjeje ushtarake të udhëhequr nga Perëndimi, shkruan David L. Phillips, në një artikull të botuar në të përditshmen “New York Times”.
Por, gazeta thekson se marrëveshja nuk do t’i pajtojë dy kombet ballkanike, e as nuk do t’iu ndihmojë atyre që të fitojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Për t’i bërë gjërat edhe më keq, të dy shtetet thanë në këtë javë se nuk mund të pajtohen për një afat kohor për zbatimin e marrëveshjes”, shkruan David L. Phillips, drejtor i Programeve në Institutin për Studimin e të drejtave të Njeriut, në Universitetin Columbia, është edhe autor i “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia Detyruese dhe Intervenimi i SHBA-së”.
NYT thekson se kjo pengesë nuk është asgjë krahasuar me shkallën e masakrave të Ballkanit në vitet e ’90-ta, por përfaqëson një dështim të vazhdueshëm për ta lënë pas të kaluarën e trazuar dhe për të vazhduar drejt integrimit me pjesën tjetër të Evropës.
Shumica e 1.7 milionë banorëve të Kosovës janë shqiptarë të përkatësisë myslimane, por një pjesë e konsiderueshme e serbëve dhe të pakicave ortodokse në veri kanë mbrojtjen e NATO-s dhe janë autonomë nga qeveria kombëtare.
Marrëveshja, e nënshkruar më 19 prill, pranon se Serbia – e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008 – ka një rol të vazhdueshëm në mbrojtjen e interesave të serbëve në veri të Kosovës. Në fakt, ajo ndan Kosovën në zonë qendrore me shqiptarët dhe me një shtojcë serbe.
NYT thekson se larg nga kapërcimi i ndasive etnike dhe sektare, marrëveshja vleftëson agjendën e dhunshme nacionaliste të “Serbisë së Madhe” të promovuar nga Sllobodan Millosheviqi, i cili vdiq në burg në vitin 2006, ndërsa përballej me akuzat për krime lufte.
Kjo gjithashtu, thuhet në artikull, inkurajon aspiratat për një “Shqipëri të madhe” në mesin e shqiptarëve etnikë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.
Ankesat datojnë që nga epoka e sundimit osman. Ato janë shtypur nën komunizëm, për të ngre kokën pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991-2. Ndërsa ndërhyrja ushtarake perëndimore ka ndihmuar për të ndalur vrasjen e boshnjakëve myslimanë në vitin 1995 dhe të kosovarëve në vitin 1999, ajo nuk ka zgjidhur mosmarrëveshjet politike të Ballkanit.
Joshja e anëtarësimit në Bashkimin Evropian ishte menduar të kapërcejë armiqësitë. Nga ish republikat jugosllave, Sllovenia iu bashkua e para BE-së, në vitin 2004. Kroacia do të anëtarësohet më 1 korrik. Por, të tjerët nuk janë afër përmbushjes së kushteve të anëtarësimit, edhe pse Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia zyrtarisht janë “kandidatë”, ndërsa Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë “kandidate potenciale”, siç është edhe Shqipëria.
Por, NYT thekson, se siç e ka provuar mirë Turqia, disa shtete evropiane thjesht nuk dëshirojnë një shtet me shumicë myslimane në klubin e tyre.
Disa gjithashtu denigrojnë Ballkanin si bastion i paqëndrueshmërisë fiskale dhe si strehë për trafikantët e drogës dhe bandat kriminale.
Dhe tashmë janë përtërirë pretendimet e padëshmuara, që datojnë nga vitet e ’90-ta, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke përfshirë edhe disa liderë të tanishëm të Kosovës, janë të përfshirë në trafikimin e organeve të qenieve njerëzore, vë në pah gazeta.
Javën e kaluar në Prishtinë, një panel gjyqtarësh të Bashkimit Evropian dhe Kosovës ka dënuar një urolog dhe katër persona të tjerë se janë përfshirë së fundi në trafikimin e organeve.
“Prandaj, derisa qëllimi i një “Evrope të bashkuar dhe në paqe” vazhdon, serbët dhe kosovarët janë bërë cinikë në lidhje me shanset e tyre të pranimit. Prandaj edhe u organizuan protesta në rrugë që ngulfatën Beogradin dhe Prishtinën, pas arritjes së marrëveshjes”, theksohet në artikull.
Perëndimi ka nevojë për një qasje të re për Ballkanin, një aranzhim diku midis ndarjes në shtet mono-etnik dhe një super-shteti të gjerë kontinental.
Kjo mënyrë e mesme – ta quajmë “solidaritet interesi” – do të ruajë sovranitetin kombëtar dhe kufijtë, duke mundësuar anëtarët e grupeve të tjera etnike të bashkëpunojnë me homologët e tyre në rajon, në fushat si tregti, transport, arsim, media dhe art.
NYT përmend planin e Ahtisaarit të vitit 207, ku siç thuhet u përfshinë të drejta të avancuara për pakicat – duke përfshirë autonominë vendore në fushat ekonomike, kulturore, mjedisore dhe të tjera. Serbia e ka refuzuar këtë plan, por, parimet e tij ende paraqesin standard për zgjidhje të qëndrueshme.
Ndërtimi i lidhjeve të interesit të përbashkët përtej kufijve ka ndihmuar në stabilizimin e Irlandës së Veriut që nga viti 1998. NYT shkruan se me model të ngjashëm mund të përmirësohen marrëdhëniet midis sunitëve dhe myslimanëve shiitë në Lindjen e Mesme, dhe të ofrohen hapësira për ëndrrat e kurdëve të “pa shtet” në Turqi, Irak dhe Iran.
Kjo do të funksionojë vetëm nën qeveritë që promovojnë të drejtat e pakicave, dhe në mesin e partive që kanë udhëheqës të gatshëm për paqe.
Një shumicë dërmuese e shqiptarëve mbështet demokracinë, të drejtat e njeriut dhe tregun e lirë. Ata janë pro-perëndimorë dhe pro-NATO-s.
Por, është e kundërta me serbët, që kanë pasur një histori të jotolerancës kundër jo-serbëve dhe ndaj myslimanëve si dhe të agresionit dhe dëbimit të detyruar për të krijuar një atdhe serb në territoret ku ata kanë pretendime historike – veçanërisht në Kosovë, por edhe në Bosnjë.
Është e sigurt, se ky plan për një “fqinjësi shqiptare” paqësore- ose një “fqinjësi serbe”, – do të mund të manipulohet nga ekstremistët. Iu përket liderëve përgjegjës lokalë dhe komunitetit ndërkombëtar që ta parandalojnë këtë.
Por, “Solidariteti i interesit” ofron shpresë reale të reduktimit të tensioneve sektare, thekson NYT.
Përgatiti: Albana Isufi

Filed Under: Komente Tagged With: Kosove-Serbi, marreveshja, New York Times, plaget e ballkanit, si te sherohen

Një festë model në Kafe “ Kuvendi”

May 11, 2013 by dgreca

Luvigj Stërbyçi me gruan dhe fëmijët festoi në Kafe “ Kuvendi” Shenkollin e Majit, që bie përherë me 8 Maj, një festë tradicionale që lutet në Bajrakun e Xhanit, të Dukagjinit
Nga Pjetër Jaku
Tashmë po bëhën traditë kremtimet e ndryshme në mjedise publike, duke ndarë gëzimin familjar me më shumë se një rreth të ngushtë. Ditëlindja e një të riu, apo e çdo moshe qoftë nuk mund ta përjetoi gëzimin vetëm me të afërmit dhe, tek-tuk ndonjë shok. Një festë është shumë mirë, qoftë edhe për arsye të ruajtjes së shtëpisë, ta bësh në një mjedis ku kanë mundësi të argëtohen e të kalojnë momente të bukura më shumë se sa mund të pranonte ambient familjar i një shtëpie, sado e bollshme të jetë.
Kështu, Kafe“ Kuvendi” ka mjedise të mjaftueshme dhe të gjitha mundësitë për raste të tilla, për të akomoduar pa sforcim, aq të pranishëm sa mund të kenë evenimete të tilla.
Luvigj Stërbyçi me gruan dhe fëmijët festojnë në Kafe “ Kuvendi” Shenkollin e Majit, që bie përherë me 8 Maj, një festë tradicionale që lutet në Bajrakun e Xhanit, në Dukagjin.
Me këtë rast, si edhe vitet e tjera, Luvigji prêt komshinjët dhe miqtë pa patur nevojë t’i ftoi, pasi siç thotë ai, dhe siç dihet, në këto festa miqtë vijnë pa lajmëruar. Mua më ka rastisur edhe vite të tjera të jemë në festën e Luvigjit dhe në festa të tjera, ku pijet dhe ushqimet tradicionale, gëzimi dhe hareja, qirinjët dhe muzika të bëjnë ta përjetosh emocionalisht një gëzim të veçantë. Me këtë rast, i sapokthyer ngaKuvendi i Vatrës, që u bë në New York në fundin e muajt tëshkuar, Luvigji fton edhe disa nga vatranët e njohur të këtij komuniteti, veçanërisht ata që kanë vite e dekada që punojnë për çështjen kombëtare.
Pas urimit të mirëseardhjes dhe përshendetjeve të festës, Luvigji shpjegon arsyen pse këtë festë deshi ta ndante me vatranët, në gjirin e të cilëve ishte pranuar muaj më parë. “Nuk është vetëm kjo arsye , – shton Luvigji, – por ditë më parë, në Kuvendin e Vatrës në New York, vatranit dhe aktivistit të njohur të komunitetit shqiptar në Amerikë, Vasel Ujkaj iu akordua “ Çmimi i Merites”, të cilin Kryesia e Degës së Vatrës ka menduar t’ia dorëzoj sonte. Ky është edhe një rsat ku unë dua ta falenderoj Kryesinë e kësaj Organizate, që pranoi ta ndaj me mua këtë manifestim, për mikun tonë, Vasel.”
Pjetër Jaku, i cili e kishte ruajtur këtë çmim deri sot, përmendi se, në ceremoninë e New Yorkut, në mungesë të Vaselit, e kishte marrë aktivisti tjetër i njohur në këtë komunitet, Kujtim Qafa, i cili edhe kishte përshëndetur para të pranishëmve. Pjetër Jaku ia dorëzoi Kryetarit të Degës së Detroitit, Alfons Grishaj, i cili me një pëershëndetje modeste, si një transmetim stafetash, autorizoi sekretarin Mondi Rakaj, t’ia dorëzoi Vasel Ujkajt.
Mes emocionesh, Vaseli falenderoi të gjithë vatranët, që kanë kontribuar e kontribuojnë për ta mbajtur gjallë këtë Federatë Panshqiptare të njohur, mbi njëqind vjeçare, e cila, kur shteti shqiptar mungonte, u gjend në mbrojtje të trojeve tona. Në këtë festë nuk mungonin miqtë, jo vetëm nga Veriu, zonat tradicionale të kësaj feste, por edhe nga Jugu. Gjatë festës, Alfons Grishaj do të përmendëte veprimtarinë e Luvigjit, si një nga aktivistët e parë të Levizjes Demokratike të viteve 90-të, i cili, – tha Alfonsi, – e blinte Gazeten “Rilindja Demokratike” dhe, në të shumtën e rasteve ua shpërndante falas zonës ku jetonte. Më pas do të përshëndesnin Kujtim Qafa, Donika Bardha, Luigj Gjokaj etj.
Me tingujt e muzikës së Bedri Rukajt të pranishmit u defryen deri në orët e para të mëngjesit së ditës së re.

Filed Under: Kronike Tagged With: ne kafe Kuvendi, nje feste model, Pjeter Jaku

AMERIKA PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT NË SHQIPËRI

May 11, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/
Të Hënën që kaloi, më 6 Maj, Komisioni amerikan i Helsinkit mbajti një seancë ku zyrtarë të Departmentit të Shtetit, anëtarë të Kongresit dhe eskpertë të çështeve shqiptare diskutuan për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri. Seancën e hapi Senatori Ben Cardin , demokrat nga shteti Marilënd, i cili vuri në dukje se këjo ishte seanca e dytë për të diskutuar për një vend mik dhe aleat të ngushtë të Shteteve të Bashkuara dhe anëtar i OSBE-ës dhe njëkohsisht, një vend aleat i NATO-s. Duke thënë se seanca tjetër e Komisionit amerikan të Helsinkit ishte përqëndruar kohët e fundit mbi Hungarinë, Senatori Cardin theksoi se, “është e mundur që me vendet me të cilat jemi aleat dhe miq të ngushtë, të bisedojmë haptazi dhe sinqerisht në lidhje me përparimin e bërë në procesin e zgjedhjeve, në ndërtimin e institucioneve demokratike, si dhe mbi angazhimet ndaj OSBE-ës.” Qëllimi i kësaj seance, tha Senatori Cardin, është që të shprehim shqetsimet tona dhe të përpiqemi të gjëjmë mënyra pozitive për avancimin e duhur për zbatimin e parimeve të OSBE-ës. Këtë, tha ai, do ta bëjmë edhe me Shtetet e Bashkuara, kur mendojmë se ato nuk veprojnë në përputhje me parimet e OSBE-ës.
”Unë besoj”, shtoi ai, “se populli shqiptar meriton zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, shqiptarët meritojnë zbatimin e parimeve dhe premtimeve të demokracisë, në kuptimin e plotë të fjalës, në përputhje me angazhimet e OSBE-ës.”
Anëtari tjetër i Komisionit amerikan të Helsinkit, Kongresisti Robert Aderholt republikan nga shteti Alabama, tha se në Shqipëri ka “mendje të ndritura si në radhët e shumicës ashtu edhe të pakicës, të cilët duan që vendi i tyre të shkojë përpara.” OSBE-ja tha ai i konsideron zgjedhjet e qershorit si shumë serioze dhe këjo seancë synon, shtoi ai, që të inkurajojë procesin, ashtuqë OSBE-ja të mund të thotë në fund të këtij procesi se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme.
Kongresmenët filluan dëshmitë duke ftuar Zevëndës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Filip Riker i cili foli për marrëdhënjet shumë të mira midis dy vendeve dhe identifikoi disa prej sfidave që mbeten, sidomos në lidhje me procesin zgjedhor. Z. Riker nënvijoi mbështetjen historike të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, duke filluar nga Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Ai përmendi periudhën e izolimit komunist duke thënë se ishte Zëri i Amerikës, ai që solli lajmet dhe informacionin, por edhe frymëzimin për liri e demokraci, një Shqipërie tepër tepër të izoluar.Ai nënvijoi mbështetjen e vazhdueshme të gjitha adminstratave amerikane –demokrate dhe republikane — për Shqipërinë, dhe theksoi rolin pozitiv që Tirana zyrtare luan në fushën ndërkombëtare, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara vlerësojnë shumë kontributet e mëdha që Shqipëria ka dhënë drejtë realizimit të objektivave të përbashkëta”.
Diplomati amerikan, gjatë dëshmisë së tij në Kongres, shprehu përkrahjen e SHBA-s për qendrimin e njohur tanimë të Komisionit Evropian se zgjedhjet e 23 qershorit janë një provë kritike për dhënjen Shqipërisë statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian, duke cituar nga fjalimi i ish-Sekretares së Shtetit Hillari Klinton në Kuvendin e Shqipërisë se, “Shqipëria dhe Shqiptarët meritojnë vendin e tyre në familjen e kombeve evropiane”.Filip Riker, në emër të Departamentit të Shtetit dhe rrjedhimisht në emër të Shteteve të Bashkuara tha se, “Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë qendrimin e tyre se për zbatimin e standardeve ndërkombëtare, është i nevojshëm respektimi i pavarësisë së institucioneve, se diskursi politik duhet të mbetet konstruktiv dhe i qyterëruar dhe se populli shqiptar duhet të ketë besim në procesin si edhe në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”, dhe shtoi se “Shtetet e Bashkuara janë posaçërisht të shqetësuara në lidhje me pavarësinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.”
Z. Riker tha se “udhëheqsit politikë të Shqipërisë duhet të bashkpunojnë, ata duhet të bëjnë kompromis”, ashtuqë ky institucion — që është përgjegjës për mbarvajtjen e zgjedhjeve — të forcohet dhe njëherazi të gjëndet një zgjidhje që bën të mundur që KQZ të ushtrojë mandatin e tij.”
Riker shtoi se, “ne kemi besimin se udhëheqsit shqiptarë do të bëjnë një gjë të tillë.” Diplomati amerikan , përgjegjës për politikën amerikane karshi vendeve të Ballkanit vazhdoi duke thënë se, “Mënyra se si do të zhvillohen zgjedhjet e 23 qershorit, do të jetë një treguesi rëndësishëm i pjekurisë demokratike të Shqipërisë dhe do të dërgojë një sinjal të qartë se Shqipëria është gati për statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian”.
Me një zë të patundur dhe të qartë, Filip Riker theksoi qendrimin amerikan duke thënë se ecuria e zgjedhjeve të 23 qershorit, “Do të ketë ndikim në marrëdhënjet tona dypalëshe me Shqipërinë.”
Në seancë mori pjesë edhe kongresmeni Eliot Engel, bashk-kryetar i Grupit të Çeshjteve Shqiptare në Kongres, mbështeti deklaratën e Z. Riker mbi zgjedhjet e ardhëshme në Shqipëri dhe si mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, ai iu drejtua klasës politike shqiptare me këto fjalë, ndër më seriozet, që kma dëgjuar prej tij: “Unë u bëj thirrje të gjitha partive politike që të zbatojnë premtimet që Shqipëria i ka bërë OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve dhe për fushatën që i paraprinë atyre. Zgjedhjet duhet të konsiderohen nga OSBE-ja si të lira dhe të drejta. Një gjë e tillë jo vetëm do t’u jepte legjitimitet rezultateve për elektoratin shqiptar dhe komunitetin ndërkombëtar, por do të ishte një mandate,ashtuqë që të gjitha partitë politike të pranonin rezultatet përfundimtare dhe të zënë vendet e tyre në parlament. Këjo fatkeqsisht nuk ka ndodhur në të kaluarën”.
Z. Engel u shpreh se “Amerika nuk ka miqë më të mirë se shqiptarët, pa marrë parasyshë se ku jetojnë ata në Ballkan. Ata kanë qëndruar pranë Shteteve të Bashkuara dhe ne gjithmonë kemi qendruar pranë tyre.” Në këtë frymë, Eliot Engel, si mik i vjetër i shqiptarëve, me pasion u bëri thirrje politikanëve të pozitës dhe opozitës në Shqipëri që, ”të ushtrojnë kurajo politike dhe të bëjnë atë që është e drejtë për të ardhmen e vendit të tyre dhe të popullit të vet, që ata aspirojnë ta udhëheqin drejtë Bashkimit Evropian. Politikanëve, zyrtarëve qeveritarë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtarëve të të gjitha niveleve në Shqipëri, u kërkohet që qershorin që vjen të bëjnë, as më shumë as më pak, se ç’pritet prej zgjedhjeve të vendeve të tjera, anëtare të komunitetit euro-atlantik.”
Kongresmeni Engel e pyeti diplomatin Riker nëse udhëheqsit politikë shqiptarë do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, cila do palë të fitojë? Përfaqsuesi i Departamentit të Shtetit u përgjigj duke thënë se shpreson që zgjedhjet do të mbahen bazuar në ligjin dhe ashtu siç i ka hije një vendi anëtar i NATO-s. Politikanët shqiptarë, tha ai duhet të “tregojnë para popullit të vet, si edhe para aleatëve dhe para botës, se në të vërtetë, ata mund të bëjnë ato që pritet prej tyre dhe se janë të zotët të zbatojnë angazhimet e marra. Është detyra e udhëheqsve politikë që jo vetëm të sigurojnë ecurinë e rregulltë por edhe të pranojnë dhe të respektopjnë rezultatin.”
Zyrtari i lartë Riker përfundoi duke thënë se për Shtetet e Bashkuara, rëndësi ka procesi dhe jo se kush humb ose kush fiton, duke shtuar se, “Është e rëndësishme që të thuhet në këtë ambient të Kongresit se nuk duhet të ketë asnjë dyshim se Shtetet e Bashkuara, por edhe populli shqiptar, do të jenë shumë të zhgënjyer, nëqoftse ndodhin manipulime në zgjedhjet ose ushtrim presionesh mbi insitutcionet siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nëqoftse ndodhë një gjë e tillë, ne nuk do qëndrojmë në heshtje”, paralajmëroi në dëshminë e tij në Kongres, diplomati amerikan Filip Riker.

Filed Under: Komente Tagged With: amerika, Frank shkreli, per zgjedhjet shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5452
  • 5453
  • 5454
  • 5455
  • 5456
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT