NEW YORK -Një qytetar me origjinë shqiptare dhe një latinë, janë arrestuar nga policia e New Yorkut, pasi dyshohet se në afërsi të një stacioni treni, ata kan rrahur keqazi dy djem me mardhënie të, të njëjetit seks – homoseksuale. Personat që kan ushtruar dhunë ndaj çiftit të homoseksualve janë indetifikuar si Asllan Berisha, 21 vjeç dhe Briann Ramirez po 21 vjeç
Dy të rinjët janë arrestuar dje në qendër të qytetit të New York, të dyshuar se ata kishin lidhje me rrahjen brutale të, të dy burrave homoseksualë,qe kishte ndodhur afër stacionit qendror të trenave “Path Station në rrugë 33 Street në Manhatan.
Policia e cila u kushton shumë rëndësi rasteve të tilla – të diskriminimit, në New York, thotë se po punon për të parë nëse ka ndonjë lidhje midis këtij incidenti dhe një tjetri që ka ndodhur në afërsi të pallatiti të sportit Madison Square Garden, të dielën.
Policia thotë në dekleratën e saj për shtypin lokal se në fillim të dy viktimave u është mohuar hyrja në njëklub bilardoje në afërsi të stacionit të trenit. Mbasi ata u larguan disa metra nga Bilardoja – sipas dëshimeve, atyre i u afruan një grup i njerëzve të cilët pretendohet se bërtitën me sharje duke përdorur fjalë vulgare ndaj dy homoseksualve, teksa më pas dy pre tyre u përplasen edhe fizikisht, deri sa i rrahën brutalisht, sipas dekleratës së policisë.
Më tej thuhet se sulmi i pretenduar ndaj dy homoseksualve ka vazhduar pasi viktimatu përpoqën të shpëtonin. Rrahja përfundoi në afërsi të stacionit qendror në Path Station në rrugë 33 street.
Policia thotë se për këtë ngjarje ka dy të dyshuar, të cilët janë arrestuar si dhe disa të tjerët janë marrë në pyetje. Dy të dyshuaritjanë identifikuar si AsllanBerisha, 21 vjeç, dhe Brian Ramirez, 21 vjeç, që të dy nga qyteti i New Yorkut.
Sipas policisë që të dy të arrestuarit janë të ngarkuar me akuzën për krim të urrejtjes e sulmit verbal dhe janë duke u mabjtur në stacionin e Policisë së Autoritetit Portual në New York.
Në fund thuhet se të dy viktimat kan pësuar lëndime të rënda fytyrës dhe janë duke u trajtuar në Spitalin Belleview në New York. Raporti mejkësor thotë se një prej viktimave iu nënshtrua një operacioni në sy si pasojë e goditjeve që ka marrë gjatë rrahjes./Beqir SINA/