• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909


Jeta e një Zonje të varfër, me pasuri të madhe shpirtërore…

May 9, 2020 by dgreca

….në librin “Cirka kujtimesh të hidhura” /
Ballina e Librit “Cirka Kujtimesh”/
Letra derguar Dr.Agim Leka/

Nga Pertefe Leka /

Një letër shkruar nga  një Zonjë Shkodrane, dërguar Dr.Agim Lekës, në N.Y. 

më nxiti të shkruaj  për një grua të rrallë, fisnike, që dallgët e jetës e kishin përplasur pa mëshirë, por ajo si besimtare u kishte bërë ballë me dinjitet.

Letra fillon me fjalë mirënjohje  për Dr.Lekën.

“Unë që po ju shkruaj në ket letër jam Marije Mazrreku Gjoka, motër e të ndjerit Monsinjor 

Nikollë Mazrrekut ……Qellimi i kësaj letre asht për t’ju falemderue, për artikullin e shkrumun 

nga ju, në gazetën Shqiptare , për vllaun tem D.12 Prill 2001.

U befasuem kur e pamë artikullin të  argumetuem aq bukur.”……..,..

Artikulli për të cilin bën fjalë letërshkruesja është me titullin ” Nikë Barcolla dhe profesorët e Shkodrës në mbrojtje të kombit shqiptar” botuar te Gazeta Illyria me 29 Janar 2001.Një kujtim i hershëm i  i Dr. Lekës në moshën 18 vjeçare, kur kishte lexuar broshurën ,  “Skandali Kordiniano dhe mbrojta e kombit shqiptar.” e Nikollë Mazrrekut me pseudonimin Nikë Barcolla 

Ishte viti 1942, kur ky shkrim u bë shkëndijë frymëzimi, jo vetëm për të riun A.Leka, por për të gjithë rininë shqiptare. Me këte entuziazëm i Riu Leka mori përsipër ta përkthente broshurën në italisht, që ta shpërndante si trakt në vendqëndrimet e zyrtarëve fashistë, ne rezidencat e tyre dhe në institucionet diplomatike  të huaja.

Kështu, i Riu me origjinë nga Borshi e bashkoi rezistencën e tij  me profesorët e Shkodrës dhe të At Fishtës, i cili para vdekjes  ishte  shprehur   ” Çka i ka ba Shkodra Kordinianos…….”

Në ate kohë  Dom Nikolla  ishte në  famullinë e Tiranës, ku  Leka  gjeti rastin ta takonte, për  t’i marrë leje për ta botuar  përkthimin  në italisht .

E përshkruan me mallengjim këte takim: ” Fjala e ëmbël e tij dhe idealizmi i tij për Atdheun të shtypur ishin mbizotëruese në bisedën tonë ….penda e tij kishte nxitur mijëra studentë të demonstronin për liri… pas këtij takimi Dom Nikollën nuk e takova më, sepse e larguan nga Tirana për veprimtari kombëtare.”……..

Në Tetor të vitit 1994, me anë të një kolegut tim, shkruan Dr.Leka ,i dërgova Dom Nikollë Mazrrekut përshendetjet e mija më të përzemërta. Ai m’u  përgjegj me një fotografi të tijën si kujtim me shenimin “Të fala me shumë mallë.”……

 Letren e Zj.Marije ,  Dr. Leka ma solli, kur une isha në Shqipëri, me porosi për ta takuar.  Takimin e bëmë në Shkodër, pasi e kisha numrin e tel. të shkruar në letër. Në atë kohë ajo ishte mbi 70 vjeç, kur erdhi me biçikletë  më habiti shkathtësia   dhe pamja e saj  sikur të ishte një amazonë. Folëm pak, sepse kishte shumë për të me 

treguar, por  në librin që më dhuroi i kishte përmbledhur të gjitha.

Libri ” Cirka kujtimesh të hidhura ”    shkruar prej saj, në gjuhën letrare, hera herës edhe në dialekt,në fletën e parë, në vend të parathënies  kishte të shkruar

  I ra drurit,  e dogji

I ra gurit,e copetoi

I ra zemrës, e duroi

Këto vargje  me një domethënie të thellë, të paralajmërojnë jetën e saj plot vuajtje.

Nga libri mësova siç e ka  shkruar vetë “E kam kryer shkollën pranë murgeshave stigmatine,  e rritur me ndjenjën e fesë dhe me dashni për njeni tjetrin. Ndihesha e lumtur, kur ndihmonim në punët e kishës edhe pse ishim të varfër…….

Kur vellai Dom Nikolli, që ishte famulltar në Tiranë, iu përgjegj Jezuitit Kodiniano me broshurën “Skandali Kordiniano ” si masë denimi, Ministria e brendshme  e largoi nga Tirana dhe e dergoi si famulltar ne Kryezi të Pukës.” ………

Këtu fillojnë peripecitë, vështirësitë  dhe vuajtjet e saj deri në ngjarje  tragjike. Në moshën 18 vjeçare, ajo me nënen dhe vëlla Rrokun e ndoqën nga pas Dom Nikollen në një  fshat te largët  të Pukës, pa infrastrukturë dhe me një klimë të ashpër.Ata  ishin të katert bashkë edhe pse  bënin  punë të rënda, ishin rreth familjes.Nëntori i vitit 1943 solli trupat gjermane që vinin nga Kukësi, ndërsa forcat partizane ishin vendosur në periferi të fshatit. Ajo i përjetoi përleshjet mes dy forcave dhe pati fatin e keq të dëgjonte britmat e një vajze të re që thërriste “ku,ku ma vranë baben…Marija, e prekur thellë  i  shkoi afër vajzës, e ndihmoi për t’ia bërë vetë shërbimet e rastit pasi nuk kishte njerëz perreth, sepse ishin larguar prej bombardimeve.                                  Nuk shkoi shume dhe  vitet  e luftës me okupatorin,shpejt u zëvendësuan me një luftë më të ashpër, me diktaturën komuniste, ku  u prek edhe familja e saj.  U arrestuan dy vëllezërit e Marijes pa shkak,me akuza absurde. Në Kryezi, kishte  njohur  shumë nga ata  të sigurimit me të cilët kishte debatuar sepse e kërcënonin. Kishte parë gjithashtu  talljen që u bënin kufomave të fshatarëve të vrarë, si  M. Bajraktarin apo  N. Kolë Biba   e të tjerë, duke i shetitur nepër katund për t’i  tmerruar njerëzit e thjeshtë. E ndodhur në këto kushte, e mbetur vetëm me nënen,  pa mbrojtje, Marija  vendosi të martohet me nje fshatar shumë të varfër  por të ndershëm,  sepse ishte e veshtirë t’i shpëtoje  shpifjeve të  njerëzve  të sigurimit  që qarkullonin  në ate vend. Mbas 10 muaj martesë,kur i lindi  fëmija i parë,  Nëntor  të 1947 i arrestojnë edhe burrin pa asnje shkak. Këtij momenti i ka kushtuar vargjet të cilat  i ka përmbledhur në librin “Lot nane”. Tani ishte e detyruar të ndiqte tre  të dashurit e saj në hetusite dhe burgjet  e shfarosjes .        Ngjarja ma tragjike që ajo përjetoi ishte kur Naten e Krishtlindjeve të vitit 1950,  i pushkatojnë  vëllaun  e pafajshëm Rrokun, me ceremoni para popullit. Porosia e tij që i la  familjarëve ishte “Unë po pushkatohem për nji faj të pabamë . Më çoni  ndonjë medalje sermi, që të më gjindet varri ndonjëherë”  ….”Zemrën  teme, shkruan Marija , e  përshkoi  një dhimbje ma e hidhur se një shigjetë, por Zoti më dha forcë  me ja krye porositë vëllaut deri në nji. Hidhërimin, motërshkreta  e thuri në vargje ” Festë fetare pat qillue//Dit motmoti e dallueme // Kje caktue jo pa qëllim // Me kthye festen në trishtim”  ….                                                   Plumbat  që i vranë  Rrokun e pafajshëm, vranë edhe shpirtin e nji nane që nuk e duroi dhimbjen, ajo nuk vdiq, por plasi  nga vdekja makabre e padrejtësisë. Vajza e mbetur tani edhe pa nanën, lotët i derdh në vargje …… Nana shkret, shumë e vajtoj//T’tana hallet ia numroi//Për torturat qi ka kalue// Faj t’ pakryem me pranue//                                                                                                             Pas vdekjes së nanës, Marija, atëhere ,  e martuar , shkoi të banonte në qelë  ( Shtepia e kishës), sipas  këshillës së Imzot Vinçens Prendushit  i cili   ma vonë  vdiq në burgjet komuniste. Si motër  prifti, amanetin e vëlla Nikollës  “Kishën, nanën dhe qelën”  duhej  ta  çonte në vend.Ta mbante kishen të hapur, në mungesë të meshtarit, të ndihmonte të interesuemit me dëshmi pagëzimi  nga regjistri përkatës, t’u binte kumonëve tri herë në ditë…. Por nuk shkoi shumë,  shtëpinë  ia morën për të hapë shkollën,duke i lanë vetem guzhinën  për banim, por ma  vonë  edhe ate ia morën, ku u strehuan dy  mësuese  nga Shkodra. Kështu  u detyrua të  shkojë  në familjen e burrit me 30 frymë  në një varfëri të tejskajshme, si në tregimet e Migjenit. Atje  e humbi  fëmijën e parë, mungesa  e ushqimit, sëmundja, i ftohti i papërballueshëm  ia morën  frymën ferishtës.

 Vitet iknin dhe ngjarjet rridhnin njera pas tjetrës. Pas lirimit të  shoqit nga burgu, familja po shtohej. Me besim  të fortë, ajo ndihej  e kënaqur në jetën e saj familjare.         “Zoti  m’i fali 6 femijë si drita.  I rritëm fëmijët në vorfni, nën persekutimin komunist.Vërtetë  me punë të rënda  dhe rroga të vogla e me shumë mundime, por harmoninë, bekimin e mirëkuptimin i patëm më të fortë se varfërinë.”…………Duke pasë përkrahjen  e të shoqit,  Marija  ishte në gjendje ta ndiqte   Dom Nikollën nepër  burgje.  I përshkruan me detaje rrugët e gjata, e ngarkuar me trasta deri në kripore të Vlorës, në Tepelenë  dhe  e quante më të lehtë  rrugën kur  e transferuan në Lushnje, sepse atje kishte ndonjë  mundësi të merrte edhe  fëmijët   për  ta gëzuar  dajen  e respektuar. Ajo e bënte gjithçka me dashuri e përkushtim dhe çdo  sakrificë që bënte e quante sprovë njerëzore.        

Një përshkrim të veçantë ia ka kushtua  takimeve  me Dom Mikel Koliqin, të cilin e takonte saherë që shkonte për të vëllanë .”Ai me priste  me zemërgjerësi  dhe respekt të veçantë dhe me natyrën e tij te butë  shprehte keqardhje për mundimin tim e për mërzitjen qe kisha për  vllanë e pushkatuar. Me thjeshtësine e tij e pa përtesë më jepte  uje,  kafe…..Bisedonim të tre bashkë  ngadalë si njerez të zhuritur  nga malli për të afërmit tonë, për Shkodrën që  e donte aq fort ….. Me Dom Mikelin më ka lidhe  jeta që heret kur isha  10 vjeç,  bëja pjesë në korin e kishës se “Shën Kollit” në Rus ku ishte famulltar Dom Mikeli………                                                                                                                     Kur  fëmijët   kishin filluar të bëheshin zot të vetës, ajo  gëzonte “m’u rriten ndër sy si 6 lule. Bamë  çmos që t’u jepnim një  edukatë  të mirë  me mesime në shkollë dhe me ndjenja fetare.”                                                                                               Një shkrim të veçantë  nanë Marija  ia ka kushtuar  djalit Andrea…..” AI dallohej në shkollë, në punë  dhe  përmendej  për talentin e tij si muzikant. Shpesh  e merrnin edhe në grupet amatore, sa kojshitë  e kishin cilësuar si ” bylbyli i mahalles”.Nuk ishte larguar asnjëherë nga shtëpia, por thirrjen për  ushtar ishte i detyruar ta  zbatonte . Sikur ia ndjeu zemra nanës shkretë se djali nuk do t’i kthehej  ma, e përcolli atë  ditë me lot…….. Lajmi i tmerrshën u përhap shpejt, aksidenti ishte shkaktuar nga një kapter i dehur,   i cili e detyroi  ushtarin e ri, ta mbante mbi supe për të kaluar Drinin  në këmbë. Kur  djali i lodhur e nxori në breg  katilin, ishte e pa mundur të dilte vetë, kështu  e  përpiu    vala e Drinit. Ishte në moshën  më të mirë, 21 vjeç, e  me andrra të bukura për jetën.  Pa u tharë lotët  e motrës për vellanë, lotët për djalin nuk po shteronin, por  besonte  dhe   lutej…..lutej , e gjithmonë lutej duke thënë : 

  ” Zot ,Ti qi m’ ke  çue prova kaq të randa, më dërgo edhe forcën tande qi të mund t’i përballoj, më ruej mendte e kresë dhe dritën e syve që të mos më humbin, se po qaj pa pushim.”                                                                                                                           Ardhja e vitit 1990 gëzoi  zemrat e gjithë shqiptarëve e sidomos për ata që  u përsekutuan ….lindi një ditë e re.     Dom Nikolla e  shpreh  këte moment në një letër  që la të shkruar    për motrën  Marije:   Vërtetë kam vuajtur shumë në burgje të cilat zgjatën 37 vjet,  por burgun e madh e ka ba kjo ! Kjo motër e nderueme ishte tepër e re, në fillim e në vazhdim kishte nevojë  për mbështetjen vllaznore, por ja që mbeti vetem për t’i dale zot vetes edhe ne. Ka kalue shumë raste vuajtje dhe trishtime, për t’u renqethë trupi. Padrejtësitë, presionet, keqtrajtimet, përbuzjet, kurthet e ulëta të djajëve komunistë e sa të zeza të tjera….udhetimet mbi kamionë të ngarkuar…….Po kjo motër, nuk më asht ndarë asnjiherë , edhe pse  mbi te randonte barra e familjes, me te ardhuna të pakta, tue rritë  6 fëmijë . Burri i saj, Bibë M Gjoka, ishte i urtë e zemërgjanë,   jo vetem nuk e ka pengue me ardhë tek ne, por vinte edhe vete në takimet, e për shkakun tonë ka ba  dy vjet burg politik……..   Ma në fund, arrita pragun e lirisë, motra e dashtun Marije, me dishirën dhe zemërbardhësinë e të gjithë familjes  saj, erdhën e më morën nga burgu, më strehuan në shtëpinë e tyne  dhe organizuen ma s’miri festën  e lirimit tem.”

Marija, kjo Zonjë e rrallë  që  u rezistoi   goditjeve   me forcën  e karakterit, arma e saj e fuqishme,  gëzonte kur shihte   vëllaun  të lirë  që  po aktivizohej  në punët e Kishës, në Mesha  e sidomos kur e merrnin për konsultime, për rindërtimin e Altarit të Katedralës (Kishës së Madhe) ……..   Por ,  edhe   viti 1993, erdhi i zymtë për Nanë Marijen, gëzimin  e  ndryshimeve  ja errësoi një pikëllim tjetër. Një sëmundje  e pashërueshme i goditi djalin e martuar me dy fëmijë,Paulinin 37 vjeçar .Ai  kishte bërë punë të rënda  si i persekutuar dhe kishte pësuar edhe dëmtime  që  e kishin parapërgatitë trupin e tij  për këte sëmundje  edhe pse ishte vigan.Me përkrahjen që pati nga bashkësitë fetare  iu krijua mundësia  të shkonte në spitalet më të mira të Italisë, por  I Riu, nuk gjeti shpëtim . …. Cilin të qante më parë nanëshkreta. Dhimbjen e thellë ,  Marija poete e përshkroi me vargje,  në një poezi  të gjatë, ku vajton  shpirti i një nane  të plagosur, si Ajkuna kjanë Omerin … More bir, nji fjalë ma thuej //.Si e kalove n’ dhe   te  huej// Larg nga Shkodra e nga shtepia // A t’u dhimt’ ndopak rinia // A t’ u dhimt’ ndopak nanë shkreta // Që me halle i kaloi jeta//………. Si gjithmonë ajo grua me besim  të  fortë   qëndronte  e nuk e jepte veten para femijëve, nipërve e mbesave që e rrethonin me dashuri. Ajo, e nisur nga ekperiencat  e hidhura, nuk donte ta kishin të tjera nana fatin e saj. Me optimizëm e kurajo shkruan poezi të bukura duke transmetuar mesazhe  pozitive për shoqërinë, len  porosi  të vlefshme për femijët e saj që vlejnë për të gjithë. Shkruan kundër ikjes së rinisë, kundër vellavrasjes, kundër padrejtësive  të gjyqësorit….disa vargje të shkëputura:  …..” Sa ma parë kthehuni, o bijtë tanë// Se ju pret vendi, nana e shpia// Asht tokë e  bukur aty ku jeni // Por ma e bukur asht Shqipnia//..  ………….”Tek ne s’ denohet kush faj ka ba // por dënohet ai që s’ ka // Vriten sa njerëz, bahet rrëmujë  // por ferrë në  këmbë nuk i hyn kuj”…………….etj etj.                                                                                    Me 2 Maj 1996 ndërron jetë edhe Dom Nikollë Mazrreku  në krah të motrës vet, Marije.  I ndjeri kishte lindur në ditën e pavarësisë 28 Nëntor 1912. por që  nuk e gezoi lirinë për 37 vjet. Nderimi  dhe respekti  që iu ba në ceremoninë mortore ishte  madhështore, jo vetëm ceremonia fetare nga drejtuesit me të lartë,  por edhe pjesëmarrja   nga  familja e farefisi deri tek njerëzit më të thjeshtë të qytetit.  Përpara pjesëmarrësve, oratorët  evidentuan vlerat e një  kleriku  të  sakrifikuar për Zot dhe  Atdhe  e një dijetari të shquar  shumë dimensional. Ai la një bibliotekë të pasur me vepra   letrare e historike, në prozë e poezi e  në publicistikë me tema patriotike, shumica  të pabotuara. Vlen për t’u përmendur, vepra  madhore “”Flamujt e Kastriotit” ku evokon kohën e lavdishme  të Gjergj Kastriotit, Skenderbeut.  Porosia që na ka lanë, vlen për sot e për çdo kohë  ” Mos me u idhnue  kur duhet, asht marri ”   është  një motiv  për ta luftue të keqen në çdo rrethanë që të ndodhesh. Studiusit, besoj se do ta marrin në konsideratë punën e tij kolosale me vlera historike  për ta njohur brezat në vazhdim.  Motra bëri sa mundi,mblodhi dhe  ruajti  shkrime e dokumente të vlefshme për sa fuqi kishte por gjithmonë me kryet lart: “Me ndihmë të Zotit ” Ajo në libër  e plotëson figurën e  vëllait, Dom Nikollës edhe me figura tjera  dijetarësh  klerikë si Kardinali  Mikel Koliqi, Atë  Pjetër Meshkalla, Atë Zef  Pellumbi e të tjerë  figura të ndritura të persekutuara që  i kishte njohur personalisht, duke shprehur mirënjohje për gjithë veprimtarinë e tyre, në dobi të mirës së përgjithshme.Libri  mbyllet me poezi  malli e dashurie, ku ajo i përjetësoi  me fjalë zemre djemtë e shpirtit saj, vellezërit dhe bashkshortin të cilëve iu gjend pranë deri në frymën e fundit. Kjo zonjë e rrallë,Marie Mazrreku  Gjoka, do të mbetet  shembull  i qëndresës, i  guximit, i sakrificës  në emër të dashurisë njerëzore.

Filed Under: Histori Tagged With: Pertefe Leka

A Reminder: Crimea is NOT Kosovo

May 9, 2020 by dgreca

By David L. Phillips*/

Yugoslavia’s 1974 constitution established Kosovo as an autonomous province with the same rights as Yugoslavia’s republics, which included the right to secession. Kosovars exercised their constitutional right to secede in a 1992 referendum. Ethnic Albanians comprised about 95 percent of the population. Almost all eligible voters cast their ballots in favor of independence.
Slobodan Milosevic cracked down, declaring a state of emergency and imposing martial law in Kosovo. By virtue of atrocities against Kosovo’s ethnic Albanian super-majority, Serbia lost its legitimacy and moral authority to govern.
As a result, NATO intervened to stop the slaughter of Albanians in 1999. After Serbian forces withdrew, the UN Security Council (UNSC) adopted Resolution 1244 that established an interim UN administration in Kosovo. It also required a plebiscite to determine Kosovo’s future political status in accordance with the will of its people.
While UNSCR 1244 affirmed “the sovereignty and territorial integrity of the Federal Republic of Yugoslavia (FRY),” the FRY was reduced to a rump state consisting only of Serbia and Montenegro. When Montenegrins voted to secede, leaving only Serbia, the FRY ceased to exist and so did Kosovo’s legal obligations.
Between adoption of UNSCR 1244 and Kosovo’s declaration of independence on February 17, 2008, Kosovo worked for 9 years to satisfy international criteria needed for recognition. It ran the gauntlet set out by the UN’s policy, “standards before status.”
The international community created a Contact Group, which included Russia. After two years of international mediation, the UN Special Envoy on Kosovo’s Status, Martti Ahtisaari, submitted his final report to the UN Secretary General recommending independence for Kosovo.
Since Kosovo’s declaration of independence, 111 countries have recognized Kosovo as a sovereign state and established diplomatic relations. More countries would have recognized Kosovo, but for Russia’s heavy-handed diplomacy. The process of gaining international recognition is ongoing.
Russia’s attempt to draw parallels between Kosovo and Crimea is convoluted. Kosovo’s situation was unique (sui generis).
Yugoslavia collapsed, liberating Kosovo from legal claims by Belgrade. Ukraine was recognized by the international community within its current borders, including Crimea, after the Soviet Union ceased to exist in 1991.

The scope and scale of human rights abuses against Albanians in Kosovo was egregious. No pattern of human rights abuses exists in Crimea.
Crimea’s population is diverse, including ethnic Russians, Ukrainians, and Tartars. When NATO intervened, Kosovo was more than 95 percent ethnic Albanian.
Kosovo’s political leaders endorsed an extensive package of minority rights for ethnic Serbs and promised autonomy for communities where Kosovo Serbs lived. Crimea’s regional parliament makes no such assurance. Muslim Turkic Tartars have a well-grounded fear of expulsions and ethnic cleansing, given their history of persecution by Russia.
Kosovo’s independence ensued after a long process of international mediation, under management by the UN, which enforced strict criteria. Crimea’s annexation is being engineered by a foreign power — Russia.
NATO, a multilateral alliance, intervened so that Kosovars could realize their dream of independence. Masked Special Forces from Russia are creating conditions to justify Crimea’s annexation by Russia.
An international Contact Group facilitated Kosovo’s path to independence. There is no international support for Crimea’s referendum, or its annexation by Russia. To address the Crimea crisis, Moscow has rejected a contact group comprised of Russia, Ukraine, Britain, France, and the United States.
Kosovo welcomed the UN’s engagement. Russian-backed thugs in Crimea physically threatened the UN special representative and expelled a delegation led by the OSCE’s High Commissioner on National Minorities.
The process by which Kosovo attained independence was an affirmation of international order. Russia’s naked land-grab in Crimea is a violation of international norms. The UN Charter enshrines “peaceful and good neighborly relations” between States.
Russia would be well advised to abandon its provocative policy toward Ukraine. It may achieve short-term objectives, but risks becoming a pariah in contempt for international law.

*David L. Phillips is the Director of the Program on Peace-building and Rights at

Columbia University’s Institute for the Study of Human Rights.

This article was originally published in The Adriatic Report. Click here to read it

Filed Under: Analiza Tagged With: David L Phillips

NJË KURORË E BUKUR PËR SHKRIMTARËT SHQIPTARO-AMERIKANË

May 9, 2020 by dgreca

-Vështrim rreth librit “Autorë dhe krijime” të Andan Mehmetit-

                                                             Nga Fuat Memelli/DIELLI 

Këto ditë ka dalë nga botimi libri “Autorë dhe vepra”,  kushtuar krijuesve të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë. Autor i librit është presidenti i kësaj shoqate, kryeredaktor i revistës “Pena” dhe themelues i Shtëpisë Botuese” Adriatic Press”, Adnan Mehmeti. Në libër janë përfshirë 113 krijues që era e emigracionit i ka hedhur në Amerikë. Është një numër i madh që  edhe t’i numërosh , lodhesh. Por Adnani me pasion e këmbëngulje, ka aritur t’i bëjë bashkë në një botim këta krijues. “ Jam me fat që sejcilin prej tyre e njoh personalisht” thotë ai në parathënien e librit. Një vit më parë erdhi edhe në Boston për të takuar krijuesit e këtushëm. Ne ishim takuar veç e veç e veç, por u desh të vijë Adnani që të mblidhemi rreth një sofre të përbashkët. Për realizimin e kësj pune, i është dashur të punojë një vit. Edhe shpenzimet e botimit, i ka përballuar vetë. Rrallë gjen në ditët tona njerëz të tillë idealistë dhe me tillë përkushtim. Për çdo krijues ka një jetëshkrim dhe një krijim. Ata janë nga treva të ndryshme të kombit shqiptar si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi  e deri nga Medvegja e Bujanoci. Rrallë gjen shoqatë të tilllë që të ketë pjesëmarrës nga gjithë trevat shqiptare. Të gjithë i bashkon gjaku i shqiptarit, pasi siç thotë Horaci: ”Qiellin, por jo shpirtin ndryshon ai që shkon përtej detit”. Krahas krijuesve që sot jetojnë në Amerikë ose që dikush shkon e vjen në Atdheun e parë, autori i ka kushtuar një vend të veçantë  edhe krijuesve që kanë ndrruar jetë  si Peter Prifti, Sotir Andoni, Betim Muço, Rozi Theohari, etj. Është ky një homazh për kontributin që kanë dhënë këto figura në letërsinë shqipe.

Për të krijuar një ide për lexuesit që nuk e njohin këtë shoqatë, po ndalem shkurtimisht te historia e saj. U krijua në vitin 2001 me nismën e  Gjekë Marinajt, i cili është edhe president i parë. Kryetarë të  shoqatës kanë qënë Naum Prifti, Ramiz Gjini, Dalan Luzaj e   Raimonda Moisiu, ndërsa kryetar aktual është Mëhill Velaj. Në botimin e parë që i përket vitit 2016, janë përfshirë krijimmtari të anëtarëve si dhe veprimtari të shoqatës, ndërsa në këtë botim ka jetëshkrime te tyre si dhe nga një krijim. Në shumë prej tyre spikat dashuria e malli për Atdheun, pasi siç ka thënë një filozof ” Atdheu është vendi ku rrobërohet shpirti”. Dhe krijuesit me shpirtin e tyre delikat, janë ndër më të “rrobëruarit”. Kozeta Zylo në poezinë e saj, thotë : “ Atdheu im, jam plagë e kuqe në trupin tënd”. Në kushtet e flladit të lirsë që gjetën në Atdheun e dytë, kjijimtaria e tyre tashmë shpaloset pa çensurë . Ajo është ashtu si e ndjen zemra. Krijuesit vijnë me gjini të ndryshme letrare si poezi, prozë, analiza kritike, etj. Po ndalem vetëm në disa prej tyre, pasi për të gjithë është krejt e pamundur. Një ndër poetët e njohur është Kolec Traboini. Në poezinë e tij “Dolëm nga vetvetja dhe ikëm” ka mall, dhimbje e zhgënjim …”Shumëçka deshëm të harrojmë/ të ikim prej njerëzve dhe vetvetes/ jo se kishim gjë për të fshehur/ por koha që jetonim, nuk na përkiste”. Përparim Hysi, poeti tjetër i njohur, përfaqësohet me një poezi kushtuar Lasgush Poradecit. ..”Bridhje vetëm i pa ngrënë, i mbështetur mbi një stap/ Oh sa fjalë që le pa thënë, se s’të la “hija” farmak”. Adnan Mehmeti në poezinë e tij “Me kuajt e erës” kërkon të shkojë në vendlindje, në Letovicë të Bujanocit, ndaj thotë:” Mereni dashurinë time/ Çojeni përtej detit/ Për ta murosur në vendlindje…” Janë të shumtë poetët që kanë sjellë një buqedë vargjesh nga krijimtaria e tyre e begatë si Petraq Risto, Raimonda Moisiu, Sami Milloshi, Ilirjana Sulkuqi, Namik Selmani, Kostaq Duka, Dalan Luzaj, Agim Bacelli, Petraq Pali, Eleonora Qeparoi, Merita Bajraktari, Fation Pajo, Koço Sterjo,  etj,

Krijues të tjerë vijnë në këtë botim me studime kritike për autorë të ndryshëm. Fran Shkreli paraqitet me studimin  për figurën e Nolit si diplomat. Ndër të tjera ai veçon përpjekjen e Nolit për të bindur presidentin amerikan Ëillson, për mbrojtjen e Shqipërisë nga coptimi i trojeve të saj prej fqinjëve. Është e njohur fjala e presidentit amerikan, thënë Nolit:”Një zë do të kem në Konferencën e Paqes dhe atë zë do ta përdor në mbrojtje të Shqipërisë”.Në studimin e tij për Nolin si diplomat, Frani i referohet edhe Ernest Koliqit i cili ndër të tjera ka thënë: ”Kurgja tjetër mos me pas ba Noli për Atdheun tonë, veç këtë mrekulli, meriton mirënjohjen e përjetëshme të shqiptarëve”. Anton Çefa ka sjellë në faqet e librit një pjesë të studimit të tij për të bukurën dhe fjalën artistike. Për këtë i është referuar shumë autorëve, ndër ta edhe Aristotelit, i cili ka thënë:” E bukura është simetri, proporcion, harmonizim i pjesëve tek e tëra”. Duke u ndalur në fjalën artistike, Antoni thekson:” Letërsia artistike është në krye të arteve dhe në gjirin e saj, poezia ze kryet e vendit”. Studjuesi tjetër, Prof. Thanas Gjika, është përfaqësuar me një studim  për Faik Konicën, lidhur me kontributin e tij për romanin duke e cilësuar ”themelues të romanit realist shqiptar”. Prof. Agron Fico ka sjellë në këtë botim studimin e tij për Peter Priftin, duke e quajtur atë ”senator të gjuhës dhe kulturës shqiptare”. Gjinia e studimit përfaqësohet edhe me autorë të tjerë të njohur si Yllka Filipi, Besim Muhdari, Bexhet Asani, që të tre këta kanë titullin “Doktor”. Nuk mund të le pa përmëndur poeten amerikane , Carrie Hooper, e cila megjithëse e privuar nga drita e syve, me një dashuri e pasion të veçantë , ka aritur të flasë e të shkruajë shqip. Në esen e saj “Për nder të gjuhës shqipe” ndër të tjera thotë:” O gjuha shqipe, muzika e fjalëve të tua, e kënaq shpirtin tim! Kur dëgjoj fjalët e tua, qënia ime mbushet me gëzim !”

Të shumtë janë edhe autorët që janë përfaqësuar në gjininë e prozës. Shkrimtari i shquar, Naum Prifti vjen me një tregimin ”Prijës dhe këshilltar” ku në epiqendër është figura e Skënderbeut. Shkrimtari tjetër i njohur Skifter Këlliçi, autor i disa romaneve për fëmijë e të ritur si dhe i disa botimeve publiçistike, ka një tregim për fëmijë. Shkrimtari tjetër , Istref Haxhillari, autor i disa tregimeve, novelave e romaneve, ka sjellë fjalën e tij mbajtur me rastin e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” e cila është një prozë e bukur poetike . Ai e mbyll atë me fjalët: “Dheu im mbeti burim i frymëzimit dhe besoj se kështu do jetë sa të kem frymë”. Autorë të tjerë si Ramiz Gjini, Pierre Pandeli Simsia e Mëhill Velaj, kanë zënë vend në këtë botim me tregime, ndërsa Vlash Fili me një fragment romani. Dikush tjetër ka sjellë kujtime. Kështu Sami Repishti, autor i disa veprave letrare, ka sjellë kujtimet e tij për katedralen “Notre-Dame de Paris”, ndërsa Albana Mëlyshi, poete dhe prozatore e njohur, ka zgjedhur të përfaqësohet me kujtime për familjen e Petro Markos, të cilën e ka patur fqinje. 

Në mbyllje të këtyre shënimeve, dua të theksoj se ky botim i Adnan Mehmetit, është një kurorë e bukur për shkrimtarët shqiptaro-amerikanë, që siç thotë Gjekë Marini në hyrje të librit ”  janë degë të trungut të letërsisë sonë kombëtare”. Libri do t’u shërbejë  anëtarëve të saj për të njohur më mirë krijimtarinë dhe përvojën e njëri-tjetrit. Mund të vlejë edhe përtej ”mureve “ të shoqatës, për lexues të ndryshëm që duan të njihen me bashkatdhetarët e tyre që lëvrojnë gjuhën shqipe, këtë “gjuhë Perëndie” siç e ka quajtur Naim Frashëri. Jam i bindur se shoqata do të shtohet me emra të rinj, pasi ka ende disa që nuk janë pjesë e saj dhe siç thekson autori “ata janë të vlerësuar dhe të mirëpritur në të ardhmen”. Sigurisht historia e shoqatës do pasurohet edhe me botime të tjera, pasi ato janë  pjesë e rrugëtimit të saj në Atdheun e lirisë, me emrin: Amerikë!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Botimi i Shkrimtareve, Fuat Memelli

Dashuri për nënën në kohën e Covidit

May 9, 2020 by dgreca

Esse  Nga Rafael Floqi/ DIELLI

Prapa shtëpisë sime ndodhet një shtëpi pleqsh. Rrallë i kam parë banorët e saj, vetëm atëherë kur vajza e ime e vogël mësonte biçikletën në oborrin e atij institucioni. Në atë rast, kur ime bijë foli me disa zonja të moshuara që ishin strehuar aty, lexova në sytë e atyre gjysheve një mal me mall si ai i dashurisë për nipat e mbesat. 

Shpesh aty vjen ndonjë ambulancë apo makinë zjarrfikëse e kjo do të thotë se dikush nuk ndjehet mirë, elbete të moshuar mendoj. Gjithë këtë muaj duke qenë në karantinë e kam këqyrur atë shtëpi pleqsh me shqetësim dhe fatmirësish nuk kam dëgjuar sirena ambulancash. Por sot ishte diçka ndryshe. Dhjetëra vetura dhe SUV të zbukuruara u ranë burive për gati një gjysmë ore në parakalim, duke befasuar banorët dhe duke festuar ditëlindjen e ndonjë zonje aty brenda. Të dielën është Dita e Nenës thashë me vete, a do të ketë të dielën parakalime makinash si sot?     

Po Dita e Nënës bie të Dielën, më 10 maj këtë vit. Dhe s’duhet të harroni dhe nëse se s’mund të gjeni fjalët e duhura për të shprehur sa e doni vërtet nënën atëherë veç i hapni asaj zemrën. Mos harroni se ajo është në punë 364 ditët e tjera të vitit, kështu që kur afrohet kjo e diel speciale, kushtojini nënës suaj respektin e duhur, jo vetëm me dhuratat më të mira dhe tufat e luleve më  të bukura, por me praninë dhe me fjalët tuaja që t’i tregoni asaj se sa shumë e doni dhe interesoheni për të. Sa do të dhesha që mamaja ime të ishte edhe ajo ende këtu dhe unë të kisha mundësi ta çoja atë diku jashtë për darkën e dielës. Por ajo nuk është më mes nesh. Ajo na sheh nga diku lart. Ajo na sheh prej aty edhe sikur pyet, nëse vërtet jam bërë djalë i mbarë edhe tani që kam kaluar të 50-tat. 

Ne shqiptarët jemi mësuar të festojmë 8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të grave edhe si festë të nënave,  pasi gruaja dhe nëna nuk mund të ndahen, ato janë të dyja në një.  Por Origjina e Ditës së Nënës  në Amerikë është e ndryshme. Ajo nisi në fillim të viteve 1900. Një grua me emrin Anna Jarvis filloi një fushatë për një festë zyrtare për të nderuar nënat në 1905, vitin kur asaj i vdiq nëna e saj. Kremtimi  i parë në shkallë më të gjerë i festës u mbajt në vitin 1908, kur Jarvis mbajti një memorial publik për nënën e saj në vendlindjen e saj në Grafton, në Virxhinian Perëndimore. Gjatë viteve të mëvonshme, Jarvis u përpoq që festa të njihej zyrtarisht, dhe ajo të festohej gjithnjë e më shumë kudo në shtetet e SHBA.  Gjer në në fund, në vitin 1914, Presidenti Woodrow Wilson ai që ka bërë shumë për Shqipërinë nënshkroi një shpallje, duke e bërë Ditën e Nënës një festë zyrtare, për t’u festuar të Dielën e dytë të  majit. Qe Anna Jarvis kështu që e vendosi kështu pra Ditën e Nënës në kalendar, si një ditë e përkushtuar për të shprehur dashurinë dhe mirënjohje për nënat, duke vlerësuar sakrificat që gratë bëjnë në jetë për rritjen e fëmijëve të tyre. 

Por tani për shumë amerikanë, Dita e Nënës e kësaj së diele ka një problem. Problemi është se kësaj here në ditën e Nënës shumica e restoranteve, ose nuk do të jenë ende të hapura, ose, edhe nëse do të hapen do të funksionojnë sipas udhëzimeve të reja të distancimit si në disa shtete. Në fakt, restorantet i sigurojnë fitimet e tyre më të mëdha të vitit, zakonisht gjatë Ditës së Nënës. 

Por këtë të Diel, pandemia e Covid-19, e cila tashmë ka rrafshuar, disa festa me radhë, si : Shën Patrikun, Pashkën, 1 Majin dhe Ramazanin ,- do të shuaj disi edhe gëzimin e kësaj feste.  Festë që për shumë njerëz, përfshirë edhe mua, është më e rëndësishmja nga të gjitha festat sepse ajo i kushtohet nënave.

Kashto pra tani, edhe për entuziastët më të zjarrtë në distancimit social, kërkesa për t’u mbledhur tok, për të sheshuar rregullat dhe jo kurbën, për të tejkaluar e thyer disi masat aktuale të distancimit do të jetë mjaft e fortë. Dua të them, atë që edhe, nëse moti do të jetë  i bukur, ne do të mund të uleshim diku jashtë rreth 2 metra larg njeri-tjetrit, apo jo?  Madje dhe dhuratat, mund t’i vendosnim në një dhomë për tre ditë më parë në shtëpi, sa të ngordhte virusi, boll të kishim nënën aty pranë.  

Por për familjet shqiptare të diasporës, që jetojnë larg nënave ose gjysheve, që i kanë në vendlindje, do të mbeten me të vetmen zgjidhje të thjeshtë për të bërë një bisedë, me video me Viber apo Skype. Ime shoqe tani gjatë pandemisë flet me nënën e vet gati për ditë. Dhe ne do të ngremë të dielën një gotë për të, dhe për motrën e saj një nënë e një bebi të bukur. Pasi dita e nënave nuk është vetëm festë amerikane, mesazhi i saj i dashurisë është universal, më universal se kjo pandemi që na gjeti.

Ndërsa për ata që e kanë nënën,  jo aq larg, por jo në shtëpi, shtrohen sfida të tjera: A do të duhet të bëheni gati dhe të shkoni drejt aty ku jeton për ta takuar nënën nënën tuaj? A po do tw prisni që nëna të na vizitojë në shtëpi? Apo të mund të takohemi në ndonjë restorant? Çfarë do duhet të bëjmë?  

Sado e vështirë të jenë të gjitha këto për ju, përgjigja është mjaft e thjeshtë. Mos e bëni asnjë nga këto veprime! Udhëtimi dhe pasiguria do ta bënin, këtë ditë të vështirë por edhe shqetësuese, se madje edhe për dy javët në vijim, çdo teshtitje, çdo kollë dhe çdo dhimbje e përjetuar prej kujto në familje, do të shkaktojë  dyshime dhe panik nga shqetësimi, se mos do t’i ndodhte gjë nënës suaj.  Nuk ja vlen pra të rrezikojmë thjesht, për një vizitë – sado të vogël, – që ta ekspozojmë nënën, me këtë virusin vrasës. Për më tepër, që tani kemi edhe programin Zoom në dorë, të cilin patëm nja dy muaj kohë për ta mësuar, dhe nëse s’e kemi mësuar, fëmijët e kanë mësuar, pasi mësuesit po e përdorin vazhdimisht për mësim. Të gjithë e dinim që Dita e Nënës po vinte, besoj se jeni gati dhe ja keni marrë dorën, apo jo? 

OK, pra festa është gati, dhe ne i dimë se si duken në video shtëpitë tona, muret dhe raftet e librave të të gjithëve nesh. Në të vërtetë, programi Zoom dhe konkurrentët e tij kanë bërë një punë të madhe,  pas kaosit teknik të fillimit,  duke përfunduar tek vështirësitë e kuptimit e të sjelljes në video, pasi  askush s’e di me të vërtetë as tani, se kur duhet të largohet nga video konferenca, pa u dukur si i pasjellshëm. Ne të gjithë e dimë si mund të largohemi nga një darkë me të afërmit tanë. Por mos harroni se kjo festë edhe e largët virtuale është për nënën, po për mamin si të doni. Nëna është në qendër të gjithëve. Më vonë atëherë kur rrethi i pjesëmarrësve në Zoom do të pakësohet, do të rifillojnë po ato gjëra që ndodhin zakonisht, si atëherë kur u mblodh e gjithë familja herën e fundit, me mëritë, ngatërresat, keqkuptimet por dhe me diçka më speciale kësaj here, me bisedat private dhe me ankesat për ekonominë, punën dhe për karantinën.

Kjo në ato vende ku restorantet janë të mbyllura. Por edhe për shtetet ku do të jenë të hapur restorantet apo dhe sallat e ngrënies, ekziston problemi i distancimit social. A mund ta imagjinoni që këtë javë të shkoni në një restorant, ku lejohet të zihen vetëm 25% ose mbase edhe 50% e vendeve? Si mund të mbani maskë në një restorant dhe të hani(?!). Një shumë shtete restorantet do të jenë të mbyllura këtë të diel, duke shtuar edhe dhimbje të thella edhe duke thelluar dilemën ekonomike të mbijetesës së pronarëve të bizneseve në të gjithë Amerikën. Mes syresh dhe të atyre biznesmenëve të vegjël shqiptarë që janë përgjithësisht, pronarë e punonjës restorantesh familjare. Për disa restorante që do të jenë të mbyllur edhe kësaj të diele, mungesa e kësaj feste do të jetë si gozhda e fundit në arkivolin e biznesit të tyre.

Megjithatë këtë vit për të festuar Ditën e Nënës, ju ende mund ta mbështesni restorantin tuaj të preferuar, duke porositur ushqimet prej tyre dhe duke e sjellë atë që pëlqeni në shtëpinë tuaj. Kjo përsëri do ta nderonte nënën tuaj. Gjithashtu, mos harroni dhe insistoni që pastrimin e rrëmujës së pas darkës nëna nuk duhet ta bëjë vetë, në ditën e saj. 

Në përgjithësi, kjo e diel është Dita më e hidhur e Nënës që kemi hasur këtu në Amerikë, kur edhe me miliona veta po luftojnë me sëmundjen edhe financiarisht. Megjithatë blerja e një vakti të plotë nga një restorant dhe sjellja në shtëpi për të ushqyer të gjithë është ende një mundësi për shumë njerëz. Por me rreth 70,000 ose më shumë vdekje për shkak të Covid-19 kjo Ditë e Nënës do të jetë ditë shumë e vështirë për shumë familje. 

Por le të kalojmë tek festa.  Kjo është e thjeshtë – porosisni në ushqime të mira për nënën, për ju  gruan fëmijët, motrat tuaja dhe tërë familjen e gjerë. Prindërit duan të vëzhgojnë fëmijët e tyre dhe nipërit e mbesat. Gëzimi për të parë të gjithë të dashurit bashkë, gjati një darke të mirë, madje qoftë edhe e parë në video, është diçka shumë më e mirë sesa vetë konsumimi thjesht i një vakti.  Por kjo gjë shtron tani një pyetje me të vërtetë të vështirë. A do të keni një shans për të biseduar me nënën tuaj nesër? Ajo do t’ju kuptojë ajo? Pasi një nënë e kupton edhe atë, që nuk ia thotë fëmija e saj. Një nënë, apo gjyshe të moshuar, që jeton vetëm ose në një institucion të kujdesit afatgjatë, qysh  i bëhet ? 

Amerika ka 1.600 shtëpi pleqsh që kujdesen për 1.3 milion banorë dhe rreth 70% e këtyre banorëve janë gra. Kjo për shkak se gratë jetojnë katër ose pesë vjet më gjatë se burrat, në pothuajse çdo shoqëri, duke krijuar edhe një çekuilibër aty. Ashtu siç është dokumentuar mirë javët e fundit, shtëpitë e pleqve, janë pikat më të nxehta të transmetimit Covid-19. Së paku, 1 në çdo 10 shtëpi pleqsh ka një rast (që zakonisht nënkupton shumë e më tepër se një rast) të infektuar. Vlerësimet e fundit, e vendosin numrin e vdekjeve në shtëpitë e pleqve nga Covid-19 në 17,000, një numër që sigurisht që do të rritet. Guvernatori i New Jersey-t njoftoi kohët e fundit, se rreth gjysma e vdekjeve në të gjithë shtetin e tij kishin të bënin me shtëpitë e pleqve, një situatë që tani i ka bërë që punonjësit të kenë frikë se mos sëmuren dhe i kanë ndaluar edhe familjarët e dashur të  moshuarve që t’i vizitojnë ata. Dhe në SHBA, ky zbatimi i masave mbrojtëse nuk është aq i forcuar, me gjithë tragjedinë. 

Dhe atëherë do të ketë një karrige bosh në tryezë. Miliona Amerikanë kanë nëna në shtëpi pleqsh. Nënat e tyre janë në rrezik të ekspozohen ndaj Covid-19. Njerëzit me siguri që nuk do të jenë në gjendje ta vizitojnë nënën apo gjyshen, sepse ajo ndodhet në një shtëpi pleqsh. Kjo është e dhimbshme.  Por një paradë si ajo që pashë sot  në “ American House“ është një zgjidhje disi ndryshe dhe novatore. Kjo periudhë pandemie ka kaq shumë skenarë shqetësues që luhen. Që nga punonjësit e kujdesit shëndetësor që janë në rrezik, deri tek papunësia dhe perspektiva e një epokë të re varfërie që sa po shkon e po godet vendin, deri aty, sa disa njerëz thjesht,  janë duke u çmendur vërtet me masat e distancimit shoqëror.

Por gjithnjë ka mënyra për të festuar Ditën e Nënës edhe këtë vit të mbrapshtë, mos  harroni!. Mos u distanconi nga kjo festë. Nderoni edhe nënën tuaj sa ta keni gjallë. Nderoni edhe nënat e tjera që kanë zënë një vend të veçantë tek ju. Kur do të shkruhet përfundimisht historia e pandemisë së Covid-19, mosrespektimi i vazhdueshëm e mizor i të moshuarve, do të përmendet, si një shembull tronditës i çnjerëzimit të shoqërisë së sotme.

Kur isha fëmijë, kisha 500 leke që i kisha fituar si honorar nga një rol në teatër. E vetmja gjë që doja të bëja, si fëmijë ishte të çoja mamin dhe babin tek lokali i hapur “Bar Lulishte Vollga”. Aty ku dëgjohej muzika me saksofon dhe ku ndjehej era e detit. Dhe kështu një ditë u ulëm që të gjithë aty. Nëna ime nuk donte që unë t’i shpenzoja paratë e mija, por ajo buzëqeshi kur unë pagova darkën atë ditë, edhe pse isha një fëmijë 10-vjeçar. Ndaj unë do të doja shumë që ta kisha mamanë time këtë të diel dhe do të bëja gjithçka, që ta bëja atë të buzëqeshte. Por s’mundem dot ajo veç më buzëqesh nga atje lart.  

Dita e Nënës është zakonisht një ditë festimi e gëzueshme. Por për ata që kanë humbur nënat e tyre, e Diela e dytë e majit mund të jetë mjaft e dhimbshme. Është me rëndësi të mbani mend që nuk jeni vetëm ju në këtë ndjenjë edhe mjaft mendje tw ndritura kanë përjetuar të gjithë humbje të ngjashme, dhe kanë thënë me fjalë gjendjen në të cilën ju po e përjetoni tani. Pasi fjala më e bukur një buzët e njerëzimit është fjala “nënë” , dhe thirrja më  e bukur është “thirrja e ‘nënës sime” Pasi jeta nuk vjen me një manual . Por vjen me një nënë.  

Sepse në fund të fundit, nuk ka asnjëherë arsye të ndalosh të festosh për të, me të gjitha mënyrat e bukura pasi ajo i ka dhënë formë jetës suaj. Dashuria e një nëne ndikon tek ne në një mënyrë të jashtëzakonshme, gjithmonë, duke na udhëhequr duke na mbrojtur, edhe për shumë kohë, edhe kur ajo të mos jetë më mes nesh. Nga ballafaqimi me pikëllimin e deri tek reflektimi i kujtimeve të bukura që keni ndarë së bashku, të gjitha ato paraqesin llojin e lidhjes së pathyeshme, që një person ka vetëm me nënën e tij. Ndaj në këtë të Ditë e Nënës, kujtoni nënën tuaj të ndjerë dhe ajo, do t’ju bëjë të ndiheni më afër saj edhe pse nuk është më këtu.

Ndaj dhe unë desha të nderoj nënën time si dhe çdo nënë, si dhe gruan dhe vajzat e mia, që kanë përgatitur dhurata të fshehta për nënën e tyre. Mund të ketë, ndoshta aty, diçka virtuale, si ajo që vajza ime e vogël ia çoi mësueses së saj me Zoom për festë, një vizatim i një çokollate, virtuale natyrisht. Kohë pandemie. Sidoqoftë edhe pse një dhuratë fëmije, gjithnjë ia vlen nderimi dhe respekti për nënën. 

Pasi nënat janë si ajo zamka, edhe kur s’janë më, ende e mbajnë familjen të lidhur fort së bashku.

Filed Under: Opinion Tagged With: Nenat-Festa, Rafael Floqi

MENAXHIMI I STRESIT DHE SHËNDETI MENDOR TE NJERIU POST-KARANTINË

May 9, 2020 by dgreca

Psikologe këshillimi Valentina Telhaj nga Tirana, intervistë ekskluzive për gazetën Dielli – New York, dhënë gazetarit Sokol Paja.

Valentina Telhaj, psikoterapiste pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit rrëfen për gazetën Dielli qasjen psikologjike të qytetarëve pas lirimi të masave shtrënguese dhe rikthimin drejtë normalitetit. Masat shtrënguese nga autoritete qeveritare për mbajtjen në karantinë të qytetarëve rimodifikoi jetën e përditshme të secilit prej nesh. Qëndrimi në karantinë për qënien njerëzore përkthehet si një palëvizshmeri totale e cila te çdo individ por sidomos të fëmijët solli probleme me shendetin mendor pasi qendrimi në izolim dëmton fushat sociale, kognitive, emocionale etj. Menaxhimi i stresit në këto kohë ankthi e stresi kolektiv, është gjëja me profesionale për tu bërë dhe për të vepruar. Sipas psikologes së këshillimit Valentina Telhaj me qëllim që të menaxhojmë me sukses stresin post-karantinë duhet të: filloni e konsiderojeni situatën post karantinimi si një situatë racionale. Fokusohuni te anët pozitive, informacionin mereni vetem nga burime të sigurta duke evituar dezinformimin dhe lajmet toxike. Evitoni mendimet negative, mbani kontakt online me të afërmit dhe familjarët tuaj. Krijoni një rutinë të përshtatur në kushtet e shtepisë, shmangeni fjalen izolim apo distancim social etj. 

ÇFARE DËMI PSIKOLOGJIK U SOLLI NJERËZVE (FËMIJËVE)KARANTINA 

Karantina si fenomen është diçka e re. Askush nga ne as e kishte menduar apo imagjinuar që bota do “ndalonte”. Duke qenë një rast global kjo u quajt si stress kolektiv pra ne nuk jemi të vetmit që e vuajmë karatinën por e gjithë bota ka “heshtur”. Frika ndaj infeksionit, zhgënjimi, mërzitja, furnizime jo të duhura, informacionet e papërshtatshme, humbje financiare etj janë disa nga shumë gjërat që po ndodhin gjatë karantinës. Dinamika e jetës së përditshme duke rënë në një palëvizshmëri totale dhe nese kjo zgjatë shumë do sjellë dhe probleme me shëndetin mendor sidomos te fëmijët, sepse qëndrimi në izolim dëmton fushat sociale, kognitive, emocionale. Kjo është mjaft e rëndësishme sidomos për ata. psh. një nga rastet që njihet si me klasiku është rasti i Genie (emer pseudonim) vajza e cila kishte përjetuar për 11 vjet, neglizhim dhe izolim social ekstrem. Sepse kur ajo ishte 1.5 vjeçe, babai e mbylli në një dhomë dhe e mbajti prej disa vitesh, ai e lidhte Genie, me duart dhe këmbët e pa asnjë kontakt social me askënd, duke mos i dhënë stimul të asnjë lloji dhe duke e keq ushqyer. Ajo qëndroi e izoluar derisa u bë 13 vjeçe. Në nëntor të vitit 1970, autoritet e Përkujdesjes Sociale në L.A, u vunë në dijeni të kësaj ngjarjeje të tmerrshme dhe Genie u vendos nën përkujdesjen e përkushtuar të mjekëve, psikologëve, logopedëve, psikolinguistëve, psikiatërve dhe fizioterapistëve. Edhe pse puna intensive e shërbimit të multidisiplinës u bë në mënyrë perfekte, Genie nuk arriti asnjëherë të fliste si bashkëmoshatarët dhe nuk arriti dot të ndërtonte marrëdhënie të afërta dhe të qëndrueshme sociale. Kjo histori që solla është për të kuptuar rëndësinë e madhe që ka ndërveprimi social në zhvillimin e fëmijëve sidomos në vitet e para të jetës, ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse është e vetmja periudhë kur aftësia linguistike, sociale, emocionale, kognitive ka më shumë nevojë për marrëdhënie / kontakte / ndërveprimin  social me të tjerët.

SI DUHET MENAXHUAR STRESI 

Stresi na prek të gjithëve, por mënyra e përjetimeve është unike për secilin nga ne. Një person mund të përjetojë dhimbje koke, ndërsa një tjetër mund të perjetojë merzitje, dikush tjetër reagime fizike, këto janë reagimet e zakonshme dhe mund të përjetojnë edhe ndonjë simptomë tjetër. Hormonet e stresit si kortisoli dhe vasopresinarginini implikohen në disa gjendje të pa shëndetshme. Ekziston një listë e gjatë e efekteve të zakonshme me përvojë të stresit. Stresi na prish ekuilibrin emocional, ngushton aftësinë për të menduar qartë, ul përqëndrimin për të funksionuar në mënyrë efektive. Ndikon në gjendjen shpirtërore, mund të ndikojë edhe në imunitetin, gjë që mund të dëmtojë në fushat e shëndetit mendor dhe fizik, duke nisur nga artriti, shtimi në peshë, ose humbje peshe, pagjumësia, sëmundjet e zemrës, depresioni dhe demencia. Menaxhimi i stresit në këto kohë është gjëja me profesionale për tu bërë dhe për të vepruar. Filloni e konsiderojeni situatën post karantinim si një situatë racionale. Fokusohuni te anët pozitive, (psh tani, oksigjenin në të gjithë botën e kemi më të pastër, ose kemi më shumë kohë për të kaluar me familjarët tanë). Informacionin mereni vetem nga burime të sigurta duke evituar dezinformimin dhe lajmet toxike. Evitoni mendimet negative, mbani kontakt online me të afërmit dhe familjarët tuaj. Krijoni një rutinë të përshtatur në kushtet e shtepisë, shmangeni fjalën izolim apo distancim social, jemi në shtëpi dhe jemi në distancim fizik sepse kontaktet sociale mund ti mbajmë nga rrjtet sociale, sepse çdo gjë një ditë do kalojë. Edhe mbas netëve më të errëta vjen ditë e re.

KËSHILLAT PËR QYTETARËT POST-KARANTINË

Situata sigurisht nuk do të jetë ajo e më përparshme derisa të dali një mjekim për frenimin e shpërndarjes apo kurë ta trajtojë pandeminë botërore Covid-19, prandaj këshilla e parë  është që të respektohen rregullat dhe normat e vendosura nga punjonjësit e shendetit dhe të rendit për të ndihmuar në mos përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. Të mundoheni të riktheheni në normalitetin e lejuar duke mos rrezikuar të tjerët po as veten. Ndihmoni të tjerët, kujdesuni për veten tuaj dhe familjaret tuaj duke ndjekur dhe disa nga hapat e thjeshta që mund t’ju ndihmojnë për të reduktuar stresin në këtë situatë pandemie botërore me plot të panjohura përpara nesh. Ndër hapat që duhet të ndiqni për të larguar stresin janë:

•                Lexoni sa më shumë libra.

•                Aktiviteti fizik ose yoga janë nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit

(rrisin përqëndrimin dhe sistemojnë ekuilibrat kognitiv/emocionalë)

•                Mbajtja e një ditari  është shumë ndihmuese për  “shkarkesat” negative.

•                Diskuto me njerëzit e tu të dashur dhe qëndroni me njerëz që kanë pikëpamje pozitive.

•                Merruni me aktivitetet që mbushin kohën e lirë se mund t’ju ndihmojë që të relaksoheni.

•                Dëgjoni muzikë ritmike, kerceni dhe këndoni (karaoke)

•                Menaxhoni kohën që mos t’ju akomulohen punët. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktivë. 

•                Krijo një stil jetese të shendetshme, ushqehuni mirë, mos konsumoni cigare dhe limitoni sa të mundeni konsumimin e alkoolit.

•                Mbaj afër miq të mirë. Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror.

•                Ndrysho mënyrën e të menduarit, shikojini gjerat me pozitivitet, të parit gjërat me pozitivitet mbase nuk e ndryshojnë ngjarjen, por do ndryshojne këndveshtimin tuaj për ngjarjet dhe kjo ju ndihmon shumë për reduktimin e stresit.

Nëse gjendja stresuese mund tju bëhet e pakalueshme, atëhere mund të kërkoni këshillën e një profesionisti, psikolog, psikoterapeut, psikiater. “Sfidat janë ato që e bëjnë jetën interesante, dhe tejkalimi i tyre është ajo që e bën jetën kuptimplot”(H.Tubman)” shpjegoi për lexuesit e Diellit psikoterapiste Valentina Telhaj. Pas këshillave dhe shpegimeve prej një profesionisteje të lartë sesi individi duhet të menaxhojë stresin dhe shëndetin mendor në kushte të një pandemie globale, psikologe keshillimi Valentina Telhaj shprehu falenderime dhe përshëndetje për bashkëatdhetarët shqiptarë në USA. “Ju falënderoj për intervistën, juve dhe organit të Federatës Panshqiptare Vatra – Neë York, ju dërgoj përqafime të përzemërta gjithë shqiptarëve aty larg mëmëdheut. Zoti ju bekoftë të gjithëve” uroi ekspertja e shëndetit mendor Valentina Telhaj.

Filed Under: Featured Tagged With: Psikologia, Sokol Pajo, Valentina Telhaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 596
  • 597
  • 598
  • 599
  • 600
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT