• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministri në detyrë Kurti vizitoi Komunat e Klinës, Pejës dhe Gjakovës

April 8, 2020 by dgreca

Gazeta DIELLI- Klinë, Pejë, Gjakovë, 8 prill 2020- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon vizitat e tij nëpër komunat e Kosovës për t’u informuar nga afër me menaxhimin e virusit Corona.
Vizitat kryeministri në detyrë i bëri bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Bajrami, dhe ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Emilija Redzepi, ku i takun kryetarët e komunave të Klinën, z. Zenun Elezaj, të Pejës, z. Gazmend Muhaxheri dhe atë të Gjakovës, z. Ardian Gjini.  
Të gjitha institucionet vendore, si qendrore ashtu edhe ato lokale kemi qenë bashkë. Bashkë do të jemi deri sa ta mposhtim këtë virus. Masat e ndërmara nga organet komunale të Klinës për Qeverinë janë shpresdhënëse dhe kallxues se do të fitojmë përballë kësaj pandemie vetëm me disiplinë. Si qytetarë të Kosovës duhet të jemi të gëzuar që kjo komunë, ndonëse ishte prej të para që u shënua me pacientin 0, na e dëshmoi që me respektimin e masave të qeverisë dhe disiplinës qytetare fitorja ndaj këtij virusi do të jetë triumf i radhës.
Në takimin me kryetarin e Komunës së Pejës, z. Muhaxheri, u diskutua mbi domosdoshmërinë që lakorja e përhapjes së pandemisë COVID -19 të spostohet në kohë e të ulët në intensitet. Jemi të vetëdijshmë që masat e marrura nga autoritetet qeverisëse për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve kane prekur drejtpërdrejtë aktivitetet e shkollave tona. Por, për neve mbetet shumë e rëndësisshme që nxënësit të mos privohen nga mësimi, dhe prandaj kemi lansuar mësimin online, të cilin nxënësit tanë e kanë mirëpritur. 
Jemi në fund të maratonës. Muaji maj mund të jetë më i lehtë për secilin prej nesh. Prandaj, Kryeministri në detyrë Kurti në takimin e tij të sotëm me kryetarin e Komunës së Gjakovës, z. Gjini, i kërkoi që të bëjë apel tek qytetarët që të mos i frekuentojnë hapësirat publike si parqet e shëtitoret dhe të kenë kujdes me shëndetin e tyre.
Si Qeveri bëjmë thirrje që të kemi kujdes kur t’i frekuentojmë supermarketet dhe furrat e bukës. Marketet t’i dezinfektojnë karrocat e shportat, ndërsa qytetarët t’i pastrojnë duart pas përdorimit të tyre. Në furra të bukës të bëhet kujdes që jo i njëjti person që kryen pagesën t’a shërbejë edhe bukën. Për fund, të gjitha nevojat e tilla t’i bëjë vetëm një person në familje i cili në momentin e parë që kthehet në shtëpi të pastrohet menjëherë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Albin Kurti, COVID-19, Kline

Mbreti Zog I gjithë jetën e tij e lidhi me fatet e kombit

April 8, 2020 by dgreca

…, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve /


Me rastin e 59 vjetorit të ndërrimit jetë/
Nga Ekrem SPAHIU*/

Më 9 prill 1961, ndërroi jetë në Paris Mbreti Zog I. Kombi shqiptar humbi burrin e shtetit më të shquar dhe më me ndikim në historinë e tij moderne. Ndërkohë që vdekja e Mbretit Zog u lajmërua në gazetat më të mëdha botërore të kohës, në vendin që e kishte lindur, udhëheqja e lartë komuniste festonte, ndërsa heshtja për popullin shqiptar që kishte nostalgji për Mbretin Zog ishte e plotë. 
Kolonel Hysen Selmani që shërbeu pranë Mbretit Zog I si adjutant i Tij, i ka publikuar momentet e fundit të jetës së Mbretit si më poshtë:  
Më 20 Mars 1961, ai u shtrua në spitalin “Foche”. Nuk ishte edhe aq i lodhur. Gjithmonë ishte me ato shaka, por, pinte shumë duhan e kafe dhe hante shumë pak. Aty u zu një apartament ku Mbretëresha Geraldinë ishte gjithmonë me Mbretin. Edhe ne zumë dy dhoma për dy oficerë të shërbimit. Përditë, e vizitonin Princeshat dhe gjithë personeli i Oborrit. Javën e parë ishte fare mire. Edhe në spital pranonte vizita, e kishte bërë pothuaj si në shtëpi. Kur nisi të ndiejë dhimbje dhe dobësi, menjëherë u thirr profesori Leneger dhe doktorët e spitalit “Foche.” Ata na këshilluan të thërrisnim edhe një profesor prej Gjermanie dhe një prej Zvicrës. Kështu do të bëhej një konsultë e përgjithshme. Më 28 Mars 1961, u bë konsulta në prezencën e 6 profesorëve më kompetentë të Europës. Ata konstatuan se, përveç ulçerit, kishte dhe kancer në mëlçinë e zezë. Profesorët u këshilluan dhe pas ekzaminimesh, vërtetuan se nuk mund t’i bëhej një operacion. E panë të pamundur, sepse kishte arritur në gradën e fundit.
Më 9 prill 1961 ora 15.40, është kjo koha kur Madhënia e Tij, Zog I – Mbret i Shqiptarëve është me një lodhje të madhe. Ai i lëshoi krahun në qafë Princit Leka dhe i tha me një zë të ulët: “Lekë, tani je burrë. T’i mbani porositë që ju kam këshilluar. Pa masë, asgjë mos t’ju dhimbset për të mirën e Atdheut”. Kur mbaroi këto fjalë ngriti kokën dhe na pa të gjithëve. Me dorën tjetër mori dorën e Mbretëreshës e po shikonte të motrat. Ato ishin të këputura. Fytyra e tij ishte në qeshje si gjithmonë. Pas kësaj, nuk bëri asnjë lëvizje dhe mbylli sytë e …
Më 10 prill 1961, trupi i Mbretit Zog I u vu në një arkivol me xhama dhe u vendos për homazhe në një sallon të madh. Për dyzet e tetë orë, natë e ditë, qindra shqiptarë nga e gjithë bota erdhën e u përkulën para trupit të Mbretit duke derdhur lot e duke lutur të madhin zot për shpirtin e Tij. Presidenti i Francës, Gjenerali De Gol kishte dhënë udhëzime që refugjatët që vinin për këtë rast, të hynin në Francë pa viza.
Më 11 Prill 1961, në orën 13.00 është përgatitur ceremonia e varrimit të NMT Zog I – Mbretit të Shqiptarëve. Arkivoli qëndronte përmbi supet e shqiptarëve dhe ishte i mbuluar me Flamurin Kombëtar. Përmbi stemë, dukeshin me shkronja të mëdha shkrime të arit, fjalët që gjithmonë Mbreti Zog, i kishte në zemër: “Atdheu mbi të gjitha.” Lotët e shqiptarëve dhe të gjithë miqve e kishin rrethuar Mbretëreshën dhe Princin Leka. Me një kortezh shumë madhështor u zhvillua edhe ceremonia e përcjelljes së trupit të Madhërisë së Tij Zog I – Mbret i Shqiptarëve për në banimin e përkohshëm në “Thiais Parisien”. 
Në njohje e vlerësim të personalitetit, kontributeve dhe trashëgimisë së Tij historike e kombëtare, mbas 51 viteve më 17 nëntor 2012, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarsisë, shteti Shqiptar organizoi një ceremoni madhështore zyrtare për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog I në Atdhe, të cilat u vendosën në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore në Tiranë, ndërtuar pasaçërisht për këtë ditë të shënuar. Ky mauzoleum u ngrit pranë themeleve të mauzoleumit të Nënës Mbretëreshë Sadije, i cili u shkatërrua më 17 nëntor 1944. Kjo datë simbolike e ringritjes së tij dëshmon vullnetin e kombit shqiptar për ndreqjen e padrejtësive historike. Në këtë mauzoleum prehen eshtrat e Mbretit Zog I, Mbretëreshës Geraldinë, Mbretit Leka I dhe Mbretëreshës Suzan.
Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani, në këtë ceremoni i ka akorduar Naltmadhnisë së Tij Zog I – Mbretit të Shqiptarëve “Urdhrin e Flamurit Kombëtar” (pas vdekjes), me motivacionin:
“Figurë madhore e qendrore e historisë së Shqipërisë, që hodhi themelet e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor europian. Ideator dhe realizues i administratës së parë të shtetit shqiptar, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor të niveleve të larta, që do t’i hapte rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të vendit. Personalitet që gjithë jetën e tij e lidhi me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”.
 
*Ish – deputet &, ish kryetar i PLL

Filed Under: Analiza Tagged With: Mbreti Zog

SIKUR TË KISHIM DËGJUAR ISH-PRESIDENTIN XHORXH BUSH-in E RI

April 8, 2020 by dgreca

                                    (Për epideminë e koronavirusit)/

                                               Nga Frank Shkreli/

Ishte viti 2005.  Presidenti Xhorxh W. Bush i riu kishte paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara duhej të kishin filluar përgatitjet për një pandemi të mundëshme gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë. 

Siç dihet tani, e gjithë bota qe krejtësisht e papërgatitur për tu përballur me përhapjen e shpejt të koronavirusit anë e mbanë botës.  Ndërsa Amerika dhe mbarë bota gjëndet në kulmin e përhapjes së koronavirusit dhe të një pandemie me përmasa botërore, dhe ndërkohë që po kritikohet ashpër qeveria federale, shtetërore dhe vendore këtu në Shtetet e Bashkuara për mos përgatitjen e tyre për një situatë si kjo — në një raport të ditëve të fundit, rrjeti i televizionit kombëtar amerikan, ABC vuri në dukje, paralajmërimin që kishte bërë pothuaj 15 vjet më parë, ish-Presidenti Xhorxh Bush i riu, për nevojën e marrjes së masave për t’u përgatitur për një katastrofë të mundëshme epidemie si kjo që po përjetojmë sot, anë e mbanë botës. 

Z. Bush e kishte bërë këtë paralajmërim në një fjalim të mbajtur në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, fjalim në të cilin ai ka nënvijuar nevojën urgjente të Amerikës për t’u përgatitur në rast të një shpërthimi të një epidemie sëmundje ngjitëse, në shkallë botërore.  “Në këtë moment, nuk ka një pandemi gripi në Shtetet e Bashkuara as në botë, por nëqoftse duhet të mësojmë nga historia, atëherë duhet të jemi shumë të shqetësuar për një mundësi të tillë”, ka thënë Presidenti Bush, në fjalimin e tij mbajtur në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, në vitin 2005. 

Pandemia është si një zjarr që përhapet në pyll” ka nenvijuar Presidenti Bush në atë fjalim, 15-vjetë më parë.  “Nëqoftse hetohet që në fillim, ka mundësi të shuhet zjarri para se të shkaktojë ndonjë dëm të madh.  Por, nëqoftse lejohet të përhapet pa e diktuar, atëherë zjarri mund të këthehet në një ferr të vërtetë, që nuk mund të kontrollohet dot.”  Sipas ish-zyrtarëve të Presidentit Bush, me të cilët kishte folur ditët e fundit televizioni ABC në lidhje me paralajmërimin e ish-presidentit, Z. Bush, ai ishte i bindur se vendi duhej të ishte shumë më i përgatitur se ç’ishte në atë kohë, për një pandemi të mundëshme, pasi, siç thanë ata ai kishte lexuar një libër  mbi gripin spanjoll të vitit 1918.

Ish këshilltarja e Presidentit Bush për Sigurinë e Atdheut, Fran Townsend, citohet se Z. Bush kishte thënë se, “Një pandemi, si pandemia spanjolle, ndodhë çdo 100-vjetë, prandaj kemi nevojë për një strategji kombëtare”, për tu përballur me një mundësi të tillë, është shprehur Presidenti Bush.  Ndërsa ish-këshilltari Karl Rove u shpreh se, sado të frikëshme dhe shqetësuese që ishin informacionet në lidhje me luftën kundër terrorizmit, në atë kohë, asgjë nuk mund të krahasohej me diskutimet që zhvilloheshin në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me mundësinë e përhapjes së një pandemie në Amerikë dhe në botë. 

Sipas rrjetit të televizionit amerikan ABC, Presidenti Bush e kishte paraparë situatën në të cilën gjënden sot Shtetet e Bashkuara dhe bota, si pasojë e koronavirusit – me mungesë furnizimesh mjekësore, përfshir maskat, ventilatorët, tejet të nevojshme këto për të luftuar koronavirusin Covid-19. 

 Thuhet se Presidenti Bush, ishte aq i bindur se Shtetet e Bashkuara duhej të ishin më të përgatitura për një fatkeqësi të tillë si koronavirusi sot, sa që propozoi një buxhet prej 7 miliardë dollarësh për këtë qëllim, por sipas ish-ndihmësve të tij, në atë kohë në Washington nuk ekzistonte një mbështetje serioze e nevojshme që projekti i Presidentit Bush të realizohej në nivel kombëtar.  Paralajmërimi i tij që vendi të përgatitej për një epidemi si kjo me të cilën përballet sot bota, ra në veshë të shurdhër.  Megjithëkëtë, sipas raportit të televizionit ABC, Presidenti Bush bëri plane ambicioze për financimin e teknologjive të reja për të zhvilluar vaksina të reja dhe për fabrikimin e mjeteve të tjera të nevojshme.  Por, sipas ABC, megjithë gatishmërinë e Presidentit Bush për të shtuar përgatitjet e Amerikës për t’u përballur me kërcënimin e një pandemie të mundëshme dhe për të financuar nisma të reja në këtë fushë – prioritetet e politikës amerikane për tu marrë me kriza të tjera botërore të asaj kohe, bëri që kjo nismë të hidhej në harresë, megjithë këmbënguljen e Presidentit Bush, për të përgatitur vendin për një krizë shëndetësore, si koronavirusi – 15-vjet pas paralajmërimit të tij.  Shumë analistë dhe ekspertë amerikanë thonë se Shtetet e Bashkuara ishin krejtësisht të papërgatitura dhe se duhej të ishin më të përgatitura për tu përballur sot me një pandemi kaq serioze, si koronavirusi.

Duke lexuar raportin e televizionit amerikan ABC në lidhje me paralajmërimin e Presidentit Xhorxh Bush, të vitit 2005, se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përgatitura për të luftuar një pandemi të mundëshme dhe se diçka duhej të bëhej në këtë drejtim — është e pamundur të mos bëjmë pyetjen nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin në gjëndje shumë më të mirë për t’u përballur sot me koronavirusin – sikur të ishte marrë seriozisht paralajmërimi i Presidentit Xhorxh W. Bush, se Shtetet e Bashkuara duhej të përgatiteshin, me kohë, për një pandemi të tillë.  Sikur të ishte realizuar projekti i Presidentit Bush i vitit 2005, a do të kishim (deri tani) pothuaj 350.000 amerikanë të prekur nga koronavirusi dhe afër 10.000 të vdekur, shifra këto sipas, Universitetit John Hopkins. Eh, sikur…

Thonë se udhëheqsit e mirë dallohen në kohë të vështira dhe kur mund të parashikojnë gjërat para se të ndodhin dhe të cilët u prijnë politikave dhe përpjekjeve qeveritare për të parandaluar të keqen.  Ja e keqja e një pandemie të mundëshme, për të cilën kishte paralajmëruar ish-Presidenti Xhorxh Bush ndodhi, duke prekur jo vetëm Amerikën por mbi 182 shtete anë e mbanë botës, me pasoja tronditëse, jo vetëm për jetën dhe shëndetin e njerëzve, por edhe për të ardhmen ekonomike të botës.  Ndodhi çfarë ndodhi dhe me ndihmën e Zotit edhe kjo do të kalojë.  Dritat nuk do të fikën anë e mbanë Evropës, siç kishte paralajmëruar ish-Sekretari i Jashtëm britanik, Edward Grey, në fillim të Luftës së Parë Botërore.  Koronavirusi do të ndryshojë botën, patjetër, por do të kalojë.  Dritat do të shëndrisin përsëri, për ditë më të mira, jo vetëm në Evropë dhe në Amerikë, por edhe anë e mbanë botës,

Por lind pyetja se çfarë mësimesh të vështira do nxjerr Amerika dhe udhëheqsit e saj aktualë dhe të ardhëshëm, nga kjo tragjedi – dhe jo vetëm Amerika — por edhe bota në përgjithësi dhe çdo shtet tjetër i prekur nga koronavirusi, në veçanti.  A do të jetë Amerika dhe bota më të përgatitur për një epidemi të mundëshme në të ardhmen?  Siç tha edhe Governatori i shtetit Nju Jork, (shteti më i prekur në Amerikë nga koronavirusi), Andrew Cuomo, pasi të ketë kaluar kjo, a do merremi vetëm me dhimbje, me vuajtje, me vdekje — të frikësuar, të dëshpëruar e të zemëruar nga koronavirusi gjithandej, apo do të dalim nga kjo gjëndje e tmershme, më të zgjuar, më të mençur, më të përgatitur se përpara, për tu përballur me një epidemi të mundëshme si kjo në të ardhmen.  Është në dorën tonë, të gjithë jemi në gjëndje ta kontrollojmë këtë situatë, ka thënë i pari i Nju Jorkut.  Uroj që Amerika dhe bota të mësojnë nga kjo përvojë e tmershme duke bërë ndryshimet e nevojshme ligjore, proceduriale, teknike, shkencore e të tjera, për të qenë më të përgatitur për një epidemi tjetër të mundëshme.  Uroj gjithashtu që të kemi udhëheqës që e kuptojnë seriozitetin e gjëndjes së krijuar dhe që të mos jemi në mëshirën e udhëheqsëve që nuk kanë haber se çfarë po ndodhë rreth tyre.

Sido që ta merrësh, kohë të vështira për të gjithë.  Për disa, shumë të vështira!  Shpresë dhe mëshirë për të gjithë ne!

Filed Under: Analiza Tagged With: Andrew Cuomo, Frank shkreli, George W Bush, Koronavirusi

FALEMINDERIT Z. KADRI MORINA, GRUPIT EUROSIG DHE UBA BANK TIRANA!

April 8, 2020 by dgreca

  • Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank në Tiranë, akordojnë  10.000 USD për Shoqatën Vatra në New York Nga Kadri Morina, Tiranë, 8 prill 2020-/
  • Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës”VATRA” z. Elmi Berisha falenderon biznesmenin e njohur Kadri Morina…
  • Nga një njoftim të  lëshuar nga zoti Kadri Morina, në emër të Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank në Tiranë, ky grup fianciar ka  “akorduar sot  10.000 USD për Shoqatën VATRA në  Neë York, për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve të kërcënuar nga kjo pandemi.” Në këtë njoftim thuhet më tej”
  • “Përshkak të COVID-19, Shqipëria dhe e gjithë bota po përballet me një situatë të pazakontë mjaft të vështirë. Jetët njerëzore janë seriozisht të kërcënuara nga kjo pandemi, duke I bërë ata të izolohen në shtëpitë e tyre.
  • Ekonomia shqiptare ështtë kurrur si asnjëherë më pare dhe mjaft familje shqiptare janë përballur me vështirësi ekonomike për të siguruar jetesën nga COVID-19.
  • Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank kanë ndërmarrë një nismë për t’u qendruar pranë mbi 12 mijë familjeve shqiptare, duke shperndare ndihma ushqimore dhe higjienike ngaTropoja ne Konispol.
  • Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank morën një vendim unik dhe ndezën motored për të bërë atë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në një kohë rekord, të ndihmoj në njerëz në nevojë në të gjithë Shqipërinë.
  • Në një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha njësitë vendore, përhapja e këtyre ndihmave ka qenë shumë më e shpejtë se perhapja e pandemisë në të gjitha bashkitë e vendit.
  • Janë dërguar ndihma edhe për Shoqatën Kombëtare të Jetimëve.
  • Gjithashtu janë akorduar 10.000 USD për Shoqatën Vatranë Neë York, për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve të kërcënuar nga kjo pandemi.
  • Humanizmi i treguar nga Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank ka kaluar çdo parashikim jo vetëm të publikut të gjerë, por edhe atë që kishim menduar në fillim të gjithë kësaj nisme madhështore.
  • Bordi drejtues ka vendosur për të gjitha sigurimet 1-vjeçare, t’u jepet 1 muaj bonus për t’u ardhur në ndihmë të gjithë klientëve të saj.
  • GRUPI u bën thirrje të gjithë klientëve të Eurosig, Insig dhe UBA Bank të na kontaktojnë për çdo problem apo shërbim që u nevojitet nga ana jonë. Jemi të gatshëm t’ua sjellim sigurimin që ju kërkohet në banesat tuaja.
  • Jemi pranë jush në këto moment të vështira për të përballuar së bashku COVID-19. Qëndroni në shtëpi dhe ruanidistancat jashtë shtëpisë që ta mundim së bashku këtë armik të padukshëm.
  •  
  • Urojmë që kjo situate të kalojë sa më shpejt dhe shqiptarët t’I kthehen normalitetit.
  • Zoti i bekofte shqiptarët!”
  • Nga Kadri Morina, Tiranë, 8 prill 2020

*** 

  • Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës”VATRA” z. Elmi Berisha falenderon biznesmenin e njohur Kadri Morina për kontributin e madh që po jep për shqiptarët në lehtësimin e situatës së krijuar nga Koronavirusi. Një falenderim të veçantë kryetari i Vatrës i drejton biznesmenit Kadri Morina, Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank në Tiranëpër paketën e ndihmës që dërgoi për Vatrën në këtë situatë të rënduar.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elmi Berisha, Kadri Morina, Vatra

Bimët medicinale dhe alkoli ndihmojnë në situatën e krijuar

April 8, 2020 by dgreca

Nga Alfons Grishaj/ Çdo njeri merr frymë 22 mijë herë në ditë duke mbushur mushkëritë me oksigjen që përcillet nëpërmjet qarkullimit të gjakut në organet tjera jetike. Sikur mushkëritë të preken, ritmi i frymëmarrjes nuk është më si më parë, prandaj është shumë e nevojshme që viruset dhe bakteriet të luftohen pa prekur mushkëritë, sepse shërimi bëhet më i vështirë… dhe propabiliteti i rehabilitimit varet sa nga antikorpet që posedon trupi i njeriut aq dhe nga aftësia ripërtëritëse që është e ndryshme tek njerëzit.

            Bota është përballur shpesh me  infeksione të rrezikshme që  janë përhapur në Europë dhe Perëndim me zanafillë prej Azisë Qendrore apo Azisë Lindore, ashtu siç ishin “Vdekja e Zezë (Bakterium yersinia pestis)” , “Gripi i Zogjve, H5N1”  dhe tani “Covid-19” që është pjesë familjes Sars. Mendimi për një luftë baktereologjike është infantil dhe paasnjë lloj baze.

            Në situatën e krijuar, njerëzit duhet të kthehen tek bimët medicinale. Mbrojtja  më e mirë në këto raste është sulmi me kombinimet e bimëve medicinale. Vite të shkuara kolera u luftua me Ferrnet Branka, një pije magjike alkoolike  zbuluar nga një prift  i cili bashkoi rreth 27 bimë medicinale. Ky liker u destilua nga Benardino Branca, ku mori dhe emrin që mban sot.

            Rrushi ka një fuqi në vete sepse është i pasur me polifenol, dhe ndër pijet alkoolike që përftohen nga distilimi i tij, në veçanti, konjaku ndihmon në mbrojtjen e simptomave  virale të ftohjes. Siç dihet, konjakun e kanë pagëzuar me emrin “pija shëruese”, e cila mban larg radikalët e lirë. Konjaku i mbajtur në fuçi arre, fiton  acid elagjik, një anti-oksidant i fortë që mbron  organizmin e njeriut. Gjatë rënies së gripit spanjoll Influenza, mbi 20 përqind e popullsisë që përdorën konjak, shpëtuan nga gripi vdekjeprurës që mori jetën e rreth 50 milion njerëzve. 

            Ajo që më shqetëson është se, përse  mjekët deri dhe të sëmurët , nuk kujtohen se,  Zoti  pas çdo fatkeqësie udhëhoqi  të urtët tek bimët medicinale që kanë një fuqi të jashtëzakonëshme shërimi?! Prej tre-katër mijë vjetësh njerëzit e ditur i kanë përdorur bimët medicinale si shpresë dhe shërim. Duke lexuar librin e “Medicinal herbs” (pregaditur nga National Geographic)  është një kapitull i tërë  që bën fjalë për barnat e përdorura për mbrojtjen e  sistemit respirator qënga lashtësia e deri më sot.  Mjekët popullorë  kanë përdorur në mënyrë efikase  bimët që mund të gjinden në formën e çajit në dyqanet e ushqimit si emrat më poshtë: Eucalyptus, Elder, Sage, Thyme, Astragalus, Echinacea, Mullein, Licoriceetj… Nuk e kam ndërmend të zgjatem çfarë të mirash sjellin këto bimë, sepse secila prej tyre ka një shpjegim të gjatë, por unë do u sjell dy foto të Echinacea dhe Eucaliptus mint, për të tjerat e lë në dorën e të interesuarve që mund t’i kërkojnë në dyqanet e afërta ose në internet. Echinacea dhe Eucaliptus(që familja ime i përdorë prej kohe), janë jetike për frymëmarrjen, funksionimin imun dhe  fytin. Këto bimë medicinale nuk kanë nevojë për sheqer apo mjaltë se janë vetë të ëmbla. Por nëse shoqërohen me multivitaminë dhe vitamin C, janë dhe më  efektive. Dikur ka qarkulluar një tregim Kinez, që titullohej :  “Daj Fu Fatsjellsi”, që përshkruante sakrificat e një mjeku popullor që  në kohë epidemie shkonte nga fshati në fshat për të shpëtuar jetë njerëzish. Ai përzinte bimët medicinale duke ua dhënë të sëmurëve në formën e çajit, prandaj dhe populli e kishte pagëzuar këtë mjek popullor me emrin “Fat-sjellsi”, ngaqë kudo që i shkelte këmba,shëronte njerëz me bimët e përzgjedhura medicinale.  Im vëlla, Eduardi, kur ishte fëmi u shërua nga mrekullia e bimëve medicinale, ndërkohë që “mjekët” kishin hequr dorë…

            Këshilla e disa mjekëve për të mos përdorur antibiotikë (në raste sulmi) më duket pak e lehtë, pa bazë, sepse pas sulmit mikrobal apo bakterial, rizgjohen vatrat e vjetra, siç është sinusi, apo mikrobi i fjetur i TBC… etj, të cilët zgjohen në mënyrë agresive në rastet akute, gjë që e bën më të komplikuar shërimin ndaj agjentëve të huaj, apo virusit aktual. 

            Një tjetër mënyrë mbrojtje dhe luftimi, është formula e përdorur prej shekujsh, përzierja e mjaltit me turmeric, qepë dhe hudër, duke i hedhur dhe limon. Kjo përzierje natyrore krijon antibiotikun dhe antibakterialin  më të fuqishëm mbi dhe. Mendohet se Turmeric vret dhe Sars-Cov-2, e nëse kjo është e saktë, njeriu nuk ka pse të ketë më  panik. Prapëseprapë, fjala i mbetet specialistëve shkencëtarë, por duke mos nënvleftësuar për asnjë moment mjekimet popullore me bimë medicinale.

Filed Under: Politike Tagged With: alfons Grishaj, Bimet Medicinale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 649
  • 650
  • 651
  • 652
  • 653
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY
  • NUK MUND TË ANASHKALOHET ROLI I ERNEST KOLIQIT NË FORMIMIN E MARTIN CAMAJT
  • MALI I ZI, VENDI KU KSENOFOBIA NDAJ SHQIPTARËVE ËSHTË NË RRITJE E SIPËR
  • “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”
  • TIDENS TEGN (1929) / LETRA E EVELYN STIBOLT, MËSUESES NORVEGJEZE TË KUZHINËS SHKOLLORE : “EKSPERIENCA IME NË SHKOLLËN PËR VASHA NË KORÇË…”
  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT