• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ARRATISJA

December 7, 2019 by dgreca

Nga Alfons Grishaj/Persekutorët komunistë e quanin arratisjen “Tradhëti e lartë ndaj atdheut”. Ata dënuan politikisht dhjetra qytetarë madje edhe kur tentativa për të lënë atdheun konsistonte vetëm në një bisedë. Pa harruar pasojat që pësonin familjarët e të arratisurve me dëbime e internime. Sot, kjo sentencë bajate e amorale tingëllon qesharake! Balta, shpifjet e turpshme shoqëronin çdo person që guxonte të vepronte ndryshe apo të arratisej nga burgu i madh Shqipëri! Asnjë nga maskarenjtëpushtetarë komunistë nuk  e dinin çfarë do të thoshte braktisje e atdheut me barrën e shpifjeve dhe dhunës mbi kurriz. Njëherë e një kohë, Bajron, në librin e tij “Çilde Harold’s Piligrimage”,  tek “Kënga e Lamtumirës”, përshkruan arratinë e vet,  kështu:

With thee, my bark, I ‘ll swiftly go

Athwart the foaming brine;

Nor care what land thou bear’st me to,

So not again to mine.

Pra, merrmë, o lundër, dhe vrapo

Në detin plot buçim;

Dhe shpjermë  në çdo vend që do, 

Veç jo më  në dheun tim. (SL)

         Dimë që me qindra e mijëra shqiptarë u larguan nga pushtimet e të huajve dhe komunizmi, po largimeve të sotme… nuk di si t’ua vë emrin…, vetëm: Spastrim Modern! 

Mediat e sotme  sollën në fokusin e opinionit  arratisjen e Agron Tufës, shkrimtar, pedagog dhe Drejtor i Institutit të Studimit dhe të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri. Me vonesë, inteligjenca e lirë, që duhej të kishte reaguar që në çastin e parë kur kërcënimet ndaj Tufës u bënë të njohura, po i bën në emër të solidarizmit njerëzor një mbrojtje natyrale, pa mbërritur, duhet ta themi, që ky reagim të ngrihet në nivelin e aksionit në mbrojtje të lirisë, ndërkohë që nga fronti i vjetër, vazhdon e njëjta mendësi kriminale… Monstrat  e Partisë në pushtet, bretkosat e inkuizicionit  modern… vazhdojnë korin e kënetës… kolerës dhe malarjes. Çfarë nuk janë duke thënë kundër  Agronit, i cili, u mundua të punonte si intelektual i paindoktrinuar nga shkolla e PP-së, të  ndërtonte një jetë akademike të merituar perëndimore dhe, si  një qytetar me memorje dhe  Drejtor i ISKK, denoncoi ashpër  krimet e  komunizmit. 

Nuk mund të them se ai ishte gjithnjë i saktë, ashtu si kundër rasteve me Naum Priftin, Vatrën apo Zef Balën që u arratis nga atdheu kur ishte ende fëmijë… Nuk ka rëndësi për çfarë iku Zefi, por mbi shpinën foshnjore të Zefit do të rëndonte (deri në vitin 90)… akuza “Tradhëti e lartë ndaj atdheut!”. E pra, ky patriot filantrop së bashku me gruan e tij Lina dhe fëmijët e mrekullueshëm janë një shembull model në mërgatën patriotike shqiptare në Amerikë dhe botë, çfarë le të nënkuptojë… se ne, “zografisësit”, para se të pikturojmë “portrete”, duhet të marrim informacionet nga burime të ndryshme, të besuara dhe jo informacione nga burime me energji negative. 

        Gabimet e Agronit janë njerëzore, ndoshta sepse tradita polemike në Shqipëri e ngarkuar me pasion ndikon fuqishëm mbi intelektualët tanë, por duhet theksuar se në ushtrimin e funksionit si drejtues i ISKK ai pati vazhdimisht të drejtë! U mundua të bëhej amaneti i të persekutuarve në Shqipëri, dhe kur shihte kriminelë e spiunë tek krekoseshin pa kërkuar falje, i denonconte hapur sipas stilit perëndimor. Denoncimet e Agronit tërbuan bretkosat e vjetra që bartën helmin e urrejtjes dhe injorancës deri në shekullin e sotëm…, prandaj ata e kërcënuan: “O me ne, ose i vdekur!”.

Rasti i Agronit nuk është unik, por vazhim i politikës  spastruese të kundërshtarve politik në Shqipëri. Shumë intelektualë janë larguar nga vendi për shkaqe politike edhe pse Shqipëria njihet sot si një vend i lirë dhe demokratik. Sepse neokomunistët e kanë më të lehtë të qeverisin popullin e hipnotizuar pa opozitë…, pa tregues real, pa standarte demokratike, pa këmbana shenjtëruese, pa fe! Shkurt! Me ideologji dhe praktikë  bolshevike kriminale… pa  shpirt  e  nder! 

Filed Under: Opinion Tagged With: Alfons Grishaj-Arratisja

VATRA-TE BASHKUAR SHEROJME ME SHUME PLAGE TE PASTERMETIT

December 7, 2019 by dgreca

FUSHATA E VATRES PER TERMETIN VAZHDON, JA DËRGESAT E FUNDIT/

Në Vatër vazhdojnë të vijnë ndihma monetare për tërmetin e 26 nëntorit në përgjigje të fushatës së hapur nga Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA me 30 Nëntor e në vijim.

Sapo morëm 500 dollarë nga bashkatdhetari Hasan Hakrama nga dega e Vatrës në Jacksonville, Florida, Fatos Mustafaj nga Nju Jorku dërgoi 300 dollarë, editorja e Diellit Rafaela Prifti dorëzoi 300 dollarë, bashkatdhetarja nga Nju Jorku Engjellushe Ymeraj dërgoi 300 dollarë, qytetarja amerikane me banim në Manhattan, NY, Joyce Zimberg dërgoi 75 dollarë, Tonin Mirakaj $100.00, Fatime Lleshaj 100 dollarë, Sokol Paja 100 dollarë, Arif Mata 100.00.

Pervec 83 mije dollareve qe grumbulluam me 30 nentor, Gjate javes ne moren 1,000.00 nga GJERGJ OPARI ME BANIM NE SAINT LOUIS, 200 dollare nga vatrani Ylli Dosku, 400 dollare nga vatrani, ish gazetar i Zerit et Amerikes Shaqir Salihu, Alfons Grishaj $500.00, Zef Balaj $ 1000.00(ditën e fushatës ishte në Detroit).
Po ashtu kontribuoi edhe studuesi Idriz Lamaj(100 dollare),Muhamet Omari(100 dollare), Zija Lepenica(50 dollare) etj., ndërkohë që bashkatdhetari Esat Likja nga Zvicra, i anëtarësuar në degën e Vatrës Hudson Vally, NY, derdhi në llogarinë e Vatrës $1000.00 për fushatën e Tërmetitnga Koco Sterjo prej Wiscansi, $100.00, nga  Fadil & Hedije Haliti $150.00 me banim ne Queens New York, nga Hanife dhe Tair Haliti nga Queensi, NY $ 100.00.

Ndërkohë që të tjera dërgesa priten të vijnë sipas telefonatave që janë bërë në Vatër gjatë javës.

I falenderojmë të gjithë. Fushata vazhdon. Vatra e ka bërë publik synimin e saj për të arritur shifrën 100 mijë dollarëve. Bashkohu dhe ti me VATRËN. Së bashku do ët shërojmë më shumë plagë! Dërgoje chekun në adresën tonë:

VATRA

2437 Southern BLVD

BRONX, NY 10458

PS: Pay To:VATRA

Filed Under: Featured Tagged With: Vatra-Fushata Vazhdon-dlaip Greca

Shoqata studentore shqiptare ne Harvard mbledh mbi $9000 per termetin

December 7, 2019 by dgreca

NGA DENI HOXHA/ Cambridge, MA 6 Dhjetor 2019 – Shoqata e Studentëve në Harvard organizoi një shfaqje të “Dear Albania” të Premten, 6 Dhjetor 2019. Ngjarja u bashkë-sponsorizua nga Eliza Dushku dhe vëllai i saj, Nate Dushku. Njerëzit u mblodhën në Universitetin e Harvardit për një natë bamirësie. Pas shfaqjes, të pranishmit patën rastin të diskutojnë mbi dokumentarin me Elizën dhe Nate dhe të mësojnë për udhëtimin e tyre në Shqipëri.

Në total, organizata ka mbledhur $9174. Para ngjarjes, organizata kishte mbledhur 1144 dollarë në një faqe GoFundMe. Në shfaqje, përveç dhurimeve, Eliza Dushku dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian, dyfishuan çdo dhurim që e ngriti shumën në vlerën 8030 dollarë. Peter Palandjian është vetë i diplomuar në universitetin Harvard dhe është drejtor i Intercontinental Real Estate Corporation. 
Akoma nuk është vendosur ku do të shkojnë fondet. Në një deklaratë të Shoqatës së Studentëve të Harvardit, “Të gjitha donacionet do të shkojnë për familjet dhe organizatat e prekura në Shqipëri. Ne po zhvillojmë diskutime me jo-fitime të ndryshme dhe fonde qeveritare. Ne do t’i dërgojmë donacionet së shpejti dhe do t’ju njoftojmë.” 
Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Harvard, e themeluar në vitin 2017 nga Deni Hoxha, është një organizatë që bashkon studentë me origjinë shqiptare dhe studentë të interesuar për kulturën, historinë dhe çështjet shqiptare. Organizata ngre ndërgjegjësimin për kushtet sociale, ekonomike dhe politike që prekin shqiptarët në të gjithë botën përmes: diskutimeve në komunitet, ngjarjeve kulturore, forumeve dhe më tej.

Filed Under: Featured Tagged With: Studentet e Harvardit-9 mije dollare-Deni Hoxha

ARTUR KICE-NJE NEKROLOGJI QE DUHEJ TE ISHTE SHKRUAR SHUME ME VONE

December 7, 2019 by dgreca

Nga Shpend Sollaku Noé /

Tanimë kurmi i tij iu përfshi nëntokës. Mbi të – fluturzat e akordeve të kitarës që nuk e shkulte nga dora. Edhe tani, që ishte afirmuar si avokat. 

U mbulua përgjithmonë ai trup i bukur. Kishte filluar të tronditej nga marteli automatik i kohës së përbindshme qysh në moshën 14 vjeçare. 

Atëherë, kur më shumë se gjithçka i duhej një top llastiku. Atëherë kur, për t’i “kalitur” këllqet, i vunë në kyçet e duarve prangat.

Që të mos shkruante më. Sidomos trakte nga ato armiqësoret: “Poshtë partia jonë”, “Rroftë SH.B.A.”, “Rroftë Italia”, “Rroftë bretëresha e Anglisë”, “Poshtë…”, “Poshtë…”, … Trakte që i hodhi në pika të ndryshme, edhe pranë kryqëzimit midis një kinkalerie, postës së vjetër, hotelit “Myzeqeja” dhe dyqanit të këpucarëve.

Imagjinoni panikun e atyre që e raportuan, të atyre që nisën të merren urgjent me hetimin e kësaj gjendjeje aspak të zakonshme, të “ekspertëve” që u morën me përcaktimin e autorit të atyre pusullave, duke u nisur si gjithmonë nga ekspertiza e mësuesve apo drejtorëve të shkollave, që mund të përcaktonin shkrimin e kujtdo, sipas kaloigrafisë së hartimeve apo të diktimeve.

Nuk mund të përshkruhet saktësisht se ç’heq një adoleshent pas hekurave,në moshën kur nisin t’i ngjiten qiellit ëndrat. Por mund të hamendësohen pasojat e privimit të lirisë së tij. Sidomos në pjesën e padukshme të njeriut, atë të shpirtit. Pa lënë mënjanë pasojat në trup të një trajtimi mizor brenda mureve.

Dhe qe ai, trupi, që e tradhëtoi Arturin. Pak e nga pak, por në mënyrë të vazhdueshme. Ai trup që nuk arriti t’i bindet shpirtit. Në një luftë të vazhdueshme. Një sërë betejash me gjithë forcën e mundur.

Betejën e fundit, atë më të rëndësishmen, – për jetën – e fituan plagët e vjetra, ato që e kishin zanafillën në qelinë e errët të adoleshencës.

Në kësi rastesh zakonisht të gjithë shpëtojnë shpirtin e të kallurit nën dhe.

Artur Kice shpirtin e tij e shpëtoi së gjalli, me dashamirësinë e vështrimit të drejtuar edhe atyre që i masakruan adoleshencën.

Sa herë që ishim takuar bashkë, apo në mesazhet e herëpashershme në socialet, nuk kisha arritur të shquaja urrejtje tek ai djalë. Ideja e tij për hakmarrjen ishte kjo: Kemi arritur të shpagojmë vuajtjet tona vetëm duke u bërë më të zotë sesa persekutorët tanë.

Sikur donte t’u thoshte: Ej, jam këtu lart. Ndërsa ju po baltrave mbetët.

Në atë baltë të ngjizur prej dheu e gjaku. 

Filed Under: Featured Tagged With: Shpend Sollaku Noe'-Nje kronike- qe duhej te isthme shkruar-Artur Kice

KOSOVA, NË PRITJE TË KUVENDIT E QEVERISË SË RE

December 6, 2019 by dgreca

-Kosova 2 muaj pas zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019, ende pa Kuvend e qeveri të re – pa marrëveshje të nënshkruar për koalicionin qeverisës LVV-LDK/

 PRISHTINË, 6 Dhjetor 2019-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/ Në Kosovë dy muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të së dielës së 6 Tetorit 2019 ende  nuk ka marrëveshje për koalicion qeverisës as nuk dihet data e seancës konstituive të Kuvendit dhe e votimit për qeverinë e re.

Marrëveshja e bashkëqeverisjes mes dy partive që ishin opozitë e fituan zgjedhjet ishte paralajmëruar të nënshkruhet të hënën e kësaj jave nga liderët – Albin Kurti i LVV dhe Isa Mustafa i LDK, por nuk është nënshkruar dhe sipas deklartave ende nuk ka dakordim për ndarjen e posteve – të kryeministrit e ministrave, kryetarit të Kuvendit e të presidentit të ardhshëm të Republikës.

Ajo që janë dakorduar LVV-LDK është se, Qeveria e re e Kosovës do i kishte 12 ministri, 9 më pak se qeveria e kaluar që i  kishte 21.

 Sipas rezultateve përfundimtare të certifikuara nga KQZ në 27 nëntor 2019, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, LVV me 26.270%  të votave ka 29 deputetë, ndërsa LDK  me 24.548% të votave 28 deputetë. Këto dy parti së bashku kanë gjithësej 57 deputetë dhe u duhen së paku edhe 4 vota tjera për t’i bërë 61, një më shumë se gjysma e Kuvendit, për të kaluar në votim qeveria e re dhe për këtë llogaritet në votat e komuniteteve pakicë joserbe që kanë 10 deputetë dhe pritet të udhëheqin me një ministri.

Nëse arrihet marrëveshja për qeverinë LVV-LDK, partitë shqiptare të koalicionit të kaluar qeverisës do jenë në opozitë: PDK me 21.234% të votave do ketë 24 deputetë, AAK me 11.515% të votave -13 deputetë, Nisma dhe AKR që ishin në koalicion parazgjedhor do të kenë 6 deputetë pasi me 5.002% të votave për pak e kanë kaluar pragun prej 5% për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Lista Serbe me 6.402% të votave ka të 10 vendet e deputetëve në Kuvend të Kosovës të garantuara me Kushtetutë për komunitetin pakicë serb, pasi partitë tjera serbe nuk arritën të fitojnë ndonjë vend deputeti. Kushtetuta e Kosovës komunitetit pakicë serb ia garanton edhe përfaqësimin në qeveri, ku pritet ta ketë një ministër në qeverinë e re me numër të ministrive gati të përgjysmuar. Në qeverinë e kaluar të Kosovës komuniteti pakicë serb kishite tre ministra, njëri prej tyre edhe zëvendëskryeministër./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: Bell Jashar-LVV-LDK-KUVENDI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 804
  • 805
  • 806
  • 807
  • 808
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT