• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mbresa nga Publicistika e dr. Andon Dedes

December 6, 2019 by dgreca

Shkruan: Prof.Dr. Eshref Ymeri/
Me mikun tim të vjetër Andon Dede jam njohur në mesin e viteve ’60, gjatë kohës që isha student në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Asokohe Andoni ishte student në degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Që gjatë viteve studentore, Andoni ishte i dhënë pas gazetarisë. Në mbyllje të vitit akademik 1964-1965, dy grupe studentësh të degës së gjuhës shqipe dhe të degës së gjuhës ruse, u dërguan në aksionet e rinisë për hapjen e rrugëve pyjore në Kërrabë të Pukës. Andonit, bashkë me Ramadan Pasmaçiun, u qe ngarkuar detyra për të shkuar me shërbim në sektorët e aksioneve të rinisë universitare në zona të ndryshme të vendit, për të përgatitur reportazhe për shtypin e kohës. Ata erdhën edhe në sektorin e Kërrabës.

Pas përfundimit të fakultetit në vitin 1968, Andoni u emërua gazetar në Televizionin Shqiptar, ku punoi 15 vjet. Mandej e transferuan në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste dhe më pas në Institutin e Studimeve Pedagogjike. Në vitin 1991 mbrojti doktoratën me temë“Koha e lirë dhe raporti i saj me mjetet komunikimit masiv”, një studim ky që kryhej për herë të parë në vendin tonë. Andoni u bë i njohur me botimin e mjaft artikujve në shtypin e vendit dhe të huaj. Në vitin 1997 ai emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje ka punuar në Akademinë “Xhejms Satteruajt” të Administratës së Shërbimit për fëmijë për Bashkinëe qytetit të Nju Jorkut, derisa doli në pension.
Në bibliotekën e familjes sime në Tiranë kam dy libra-dhuratë të Andonit me artikuj mjaft tërheqës, në të cilët del në pah bota e tij shpirtërore, si një publicistmjaft i talentuar. Librat titullohen:
“Dialogje me të tjerët dhe me veten”(254 faqe)dhe “Pa iluzione dhe paragjykime”(178 faqe). Librat kanë dalë nga shtypi në vitin 2010 dhe i ka hedhur në qarkullim Shtëpia Botuese “Globus R”.
Në publicistikën a Andonit bie në sy çiltërsia e shpirtit të tij qelibar, vendosmëria e publicistit mendjehollë, pjekuria shembullore e intelektualit të paanshëm, i cili ka për yll karvani vetëm të vërtetën, kthjelltësia e gjykimit gjakftohtë dhe mjeshtëria analitike e trajtimit sa më objektiv të temave të ndryshme nga realitetet shqiptare pas vendosjes së pluralizmit.
Çiltërsia e tij të bëfason në një analizë me titull “Ne, ish-komunistët”. Paragrafi i mëposhtëm e dëshmon më së miri pastërtinë e shpirtit të tij:
“Edhe në kushtet e tmerrshme të diktaturës, në atë pak hapësirë që na kishte lënë ajo, ne e kishim mundësinë të tregonim sadopak vlerat apo antivlerat tona. Tjetër punë që kemi duruar shumë, kemi heshtur apo jemi konformuar për kafshatën e bukës, duke ia lehtësuar e shtuar jetën diktaturës. Përjashtim bëjnë ish-të burgosurit politikë” (Nga libri “Dialogje me të tjerët dhe me veten”, f. 36).
Në këtë analizë, duke shtegtuar drejt viteve të diktaturës komuniste, ai parashtron edhe fakte se si një palë kuadrosh nga qendrori i partisë, shumë të paktë këta në numër, të cilët, kur shkonin me shërbim poshtë në bazë në periudhën ogurzezë të tufëzimit, flisnin me sinqeritet, madje edhe me revoltë për atë gjendje të mjerueshme ekonomike të fshatarësisë kooperativiste, çka ngjallte zemërimin e autoriteteve të pranishme. Kurse të tjerë kuadro, më të shumtë këta në numër,me paturpësi dhe përmes një demagogjie të sofistikuar, mundoheshin t’u mbushnin mendjen të pranishmëve se gjoja askush nga fshatarët-kooperativistë nuk ankohej për mjerimin e gjendjes ekonomike. Tipik ishte Fatos Nano, i cili, për t’iu servilosur Nexhmije Hoxhës, s’e kishte për gjë të mashtronte pa iu skuqur faqja, duke thënë se “gjithë fshatarët qenë të shqetësuar se si po shkon mekanizmi i ri ekonomik dhe asnjë nuk na u ankua për mungesa e vështirësi…”, ç’ka ishte krejt e kundërta e asaj që deklaronte Vangjel Moisiu, asokohe sekretar shkencor i institutit të Nexhmijes. “Ai, – shkruan Andoni, – foli me pasion, duke na përmendur disa të vërteta tronditëse për gjendjen e rëndë në fshat. U skuq në fytyrë, si ai që detyrohet të pranojë diçka kundër dëshirës së vet. Na tregoi, p.sh., për radhët e gjata qindrametërshe për të marrë vajguri apo, ngaqë nuk kishin dru për t’u ngrohur, futeshin në rroba herët. Për të ndezur zjarr sa për të gatuar, – tha ai, – përdornin kallamishtet e misrit…” (f. 249).
Vetëm me një analizë të thjeshtë për fatin e një vajze mjaft të talentuar, me emrin Kozeta, e cila shkollën e mesme e kishte mbaruar me rezultate të shkëlqyera dhe e drejta e studimit i kishte dalë për mjekësi, siç edhe pati ëndërruar, Andoni zbulon natyrën egërane të luftës së klasave, e cila qe një fatkeqësi e rëndë për mbarë popullin tonë gjatë sundimit diktatorial të kriminelit Enver Hoxha. Për pasojë, Kozetës aq të talentuar ia patën hequr të drejtën e studimit, pasi babai i saj, Ilia Naska, kishte qenëoficer në periudhën e mbretërisë, paçka se nuk kishte kryer kurrfarë shkeljeje në dëm të atdheut. Për këtë “arsye”, Kozetën e shkretë e dërguan të punonte në një serrë domatesh.
Me domethënie tëthellëështë artikulli “Zhgënjimi i dhimbshëm”. Gjatë një vizite që Andoni ka bërë në Çeki, në qytetin Brno qe njohur me disaish-komunistë grekë, të cilët kishin ardhur aty si emigrantë pas përfundimit të luftës civilenë Greqi. Megjithëse kishin mbetur të zhgënjyer nga premtimet e qeverisë së koalicionit, e cila nuk e kishte mbajtur fjalën për bashkëpunim me komunistët, ata ish-emigrantë, tashmë pas gati një gjysmë shekulli, kishin arritur në një përfundim tepër domethënës: 
Çfarë do të kishte ndodhur në Greqi sikur pushtetin ta kishin marrë komunistët dhe të largonin aleatët perëndimorë? Sigurisht që edhe Greqinë do takishte pllakosur po ai mjerim ekonomik që pati goditur të gjitha vendet Evropës Lindore.
Pena e Andonit vjen e bëhet e pamëshirshme kur ndalet në krimet e diktaturës komuniste, të cilat i radhit në analizën që i ka bërë qëndrimit të Ramiz Alisë gjatë procesit gjyqësor. Në artikullin “Qetësia e një ndërgjegjeje të tjetërsuar”, Andoni citon fjalët e Ramiz Alisë para trupit gjykues:
“Si çdo njeri, edhe unë kam pasur të meta e gabime në punë… Ky është borxhi im ndaj popullit. Por asnjëherë, asnjë veprim imi nuk ka shkuar në dëm të punonjësve, asnjëherë nuk kam rënë ndesh me interesat e tyre” (f. 57).
Pas këtyre fjalëve të kriminelit Ramiz Alia, vrasësit të poetit Havzi Nela, Andoni shpërthen:
“Një pohim i tillë kapërcen edhe caqet e logjikës më elementare. Pra, sipas tij, të ngresh dorën e të miratosh vendime për të pushkatuar të pafajshmit, për t’i mbyllur gojën popullit e për ta trajtuar atë më keq se skllavin, duke mos e lejuar të flasë, të besojë, të lëvizë e të ketë një pronë sado të vogël; ta katandisësh atësa të mos ngopë as barkun me bukë, në një kohë që për vete jeton si princ a si sheik; ta izolosh nga bota e ta lësh në një prapambetje të tillë të dhimbshme, gati të pabesueshme për tërë ata që po na njohin; t’i presësh njerëzit në besë, duke iu thënë se kalimi i kufirit nuk përbën më krim e pastaj t’i vrasësh pas shpine e t’i tërheqësh zvarrë… e plot e plot mynxyra të tjera si këto, sipas tij, nuk e realizojnë figurën e krimit, por janë thjesht të meta e gabime (?!)” (po aty).
Në këtë artikull, Andoni ka nxjerrë nga pena një aforizëm me vlera jashtëzakonisht domethënëse për fatet e një populli:
“Është fatkeqësi për një popull, kur, jo për faj të tij, udhëheqësit e vet nuk përfundojnë në panteonin e lavdisë, por në bankën e të akuzuarve” (po aty, f. 55).
Më shumë se 100 faqe të librit “Dialogje me të tjerët dhe me veten”, Andoni iaka kushtuar ecurisë së jetës së vendit pas vendosjes së sistemit pluralist. Këtë pjesë të librit ai e ka titulluar “Ky tranzicion i vështirë”.
Andoni, si një intelektual me një brumosje të shkëlqyer atdhetarizmi, shpreh shqetësimet e veta për zhvillimin e ngjarjeve pas dhjetorit të vitit 1990. Të gjitha analizat e tij në këtë pjesë të librit i përshkon si një fill i kuq dëshira e tij e zjarrtë për të dalë nga ky tranzicion, të cilit ende nuk i duket fundi. Një vëmendje e veçantë u kushtohet këtu ngjarjeve tragjike të vitit 1997. Në këndvështrimin e Andonit, firmat piramidale nuk ishin arsyeja kryesore e shpërthimit të asaj tragjedie shqiptare. Ato firma vetëm sa shërbyen si “shkrepse” apo si “kapsula” për ndezjen e pasioneve çmendurake të opozitës neokomuniste për marrjen e pushtetit me dhunë. Sepse dihet që opozita e asaj kohe ishte pasuese e drejtpërdrejtë e Partisë së Punës, e cila, në kongresin e saj të 10-të të qershorit të vitit 1991, thjesht ndërroi “modelin e kostumit”, duke mbajtur të njëjtin “stof komunist”.Sepse, siç shkruan Andoni me shumë të drejtë, “e tillë qe e ashtuquajtura “opozitë” te ne! Duke u bashkuar me rebelët e armatosur të Jugut, për marrjen e pushtetit, siç edhe e morën, ajo vetë vulosi përfundimisht identitetin e saj si një grupim kundërshtar që s’ka asgjë të përbashkët me pluralizmin e demokracinë. Këtë e pohoi fare troç edhe Skënder Gjinushi në një miting parazgjedhor, kur e krahasoi 29 qershorin e këtij viti (është fjala për ditën e zgjedhjeve parlamentare më 29 qershor 1997 – E.Y.) me 29 nëntorin e 44-ës, kur dihet edhe nga nxënësit e fillores se atëherë as që bëhej fjalë për demokraci” (po aty, f. 131).
Andoni, me objektivitetin e një analisti shembullor, hedh një vështrim psikosocial mbi skenën e politikës shqiptare të fundit të viteve ’90, duke e flakur tutje vellon e mashtrimit të qeverisjes socialiste. Dhe për të qenë sa mëi paanshëm në vlerësimet e veta, ai citon fjalët e ministrit të mbrojtjes të asaj kohe, Perikli Teta:
“Neve duhet të na vijë turp për atë që kemi bërë gjatë këtyre viteve. E gjithë e shkuara e këtij koalicioni qeveritar është një njollë turpinë historinë e politikës së këtij vendi. Ministria e Rendit, në gjithë sistemin e saj, është e mbushur me një numër mafiozësh, kriminelësh e kontrabandistësh” (po aty, f. 143).
Këto fjalë të ministrit Perikli Teta, të cilat Andoni i ka qëmtuar me shumë kujdes nga mjetet e informimit masiv, janë të një rëndësie të jashtëzakonshme, sepse ato kanë një tingëllim mjaft aktual për mënyrën e qeverisjes së vendit pas rikthimit në pushtet në vitin 2013 të neokomunistëve socialistë. Kjo për arsye se Partia e Punës, në kongresin e saj të 10-të, nuk dha llogari dhe nuk kërkoi ndjesë absolutisht për traumat e rënda që i pati shkaktuar popullit shqiptar përmes luftës së egër të klasave dhe varfërimit të tij shkallë-shkallë, i cili, në vitet ’80 pati arritur deri në përmasa katastrofike. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse Partia Socialiste, e cila ndërroi vetëm emrin, por jo psikologjinë kriminale-varfëruese të Partisë së Punës, nuk mund të qeveriste në një tjetër mënyrë. Pra, edhe Partia Socialiste nuk do të lëviste nga hullia e Partisë së Punës, e cila, në politikën e vet udhëhiqej nga mendësia e bolshevizmit rus, i cili kishte në themel zhdukjen e peronalitetit të njeriut përmes varfërimit të tijtë shkallëshklallshëm.
Në vitin 1992, Edi Rama pati deklaruar:
“Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’ mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania”, Tiranë 1992, f. 184).
Kjo ishte një deklaratë shumë e goditur dhe pikërisht në kohën e duhur. Por me ardhjen në krye të Partisë Socialiste në vitin 2005, Rama harroi çfarë kishte deklaruar 13 vjet më parë, harroi që u bë kryetar i një “partie të paligjshme”, pra, e ktheu pllakën, nuk ia bëri “rezonancën magnetike” Partisë Socialiste dhe, me marrjen e postit të kryeministrit në vitin 2013, vazhdoi traditën enverhoxhiste në qeverisjen e vendit përmes varfërimit të pandërprerë të popullit, për të qenë sa më jetëgjatë në pushtet. Dëshmia më e qartë e kësaj mënyre të ushtrimit të pushtetit, është braktisja e atdheut nga disa qindra mijë shqiptarë gjatë gjashtë vjetëve të qeverisjes socialiste të Edi Ramës. Duke pasur parasysh një mënyrë të tillë qeverisjeje socialiste varfëruese, publicisti atdhetar Andon Dede shkruan me dëshpërim:
“Ndaj dhe populli ynë ushtar, me sa duket, do të paguajë haraç të madh; ka për të vuajtur edhe shumë kohë, derisa të largohen nga skena bijtë e nipërit e babë Enverit e gjithë enveristët e tjerë” (po aty, f. 154).
Libri përmban edhe analiza të tjera që u kushtohen problemeve të tranzicionit. Ai mbyllet me një autointervistë me titull “Shpresa, iluzione dhe zhgënjime…”dhe me një intervistë që i ka marrë Andonit zotëria Vehbi Bajrami për gazetën “Iliria”. Në atë intervstë, Andoni ka nxjerr në pah përsëri natyrën mashtruese të Fatos Nanos, i cili, si karrierist dhe servil i lindur që ishte, gjatë një mbledhjeje, kërkonte t’u mbushte mendjen punonjësve të institutit dhe vetë Nexhmijes, sikur gjoja “veprat” e përkthyera të Enverit“kërkoheshin” nga të huajt dhe nuk i gjenin, çka atij, si anëtar i një delegacioni rinie,“i kishte rënë në sy” gjatë një vizite që delegacioni në fjalë kishte bërë në Burkina Faso. Ja si reagon Andoni në atë intervistë ndaj mashtrimeve të Fatos Nanos:
“Kjo qe një gënjeshtër me bisht… Ajo që më habiti mua qe se si e hëngri Nexhmija. Ajo e dinte mirë se si qe e vërteta për veprat e të shoqit. Sa e sa herë qe bërë problem që ambasadat nuk po punonin si duhet për shpërndarjen dhe propagandimin e tyre, ngaqë nuk ua merrte njeri. Edhe kur ua dhuronin të ftuarve, të nesërmen i kishin gjetur në koshin e plehrave” (po aty, f. 250).
Jo më pak tërheqës është libri “Pa iluzione e paragjykime”, i cili përmban shënime nga Amerika. Aty lexuesi njihet me mjaft analiza prekëse, në të cilat ndihet malli i Andonit për atdheun e largët. Të ngjall mallëngjim artikulli me titull “Burime të krenarisë kombëtare”, në të cilin Andoni ndalet nëtë tilla figura të shquara të Diaporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si Noli, biznesmeni i famshëm Anthoni Athanas, bamirësi i njohur Idriz Lamaj-poet, gazetar, hulumtues, historian, aktivist, veprimtar dhe atdhetar i shquar ndaj çështjes kombëtare,autor i shumë veprave, mes të cilave Andoni përmend përmbledhjen poetike me titull “Rrugëve të mërgimit”, e cila doli nga shypi në vitin 1973. Këtë vepër e patën vlerësuar lart Martin Camaj dhe Ernest Koliqi.
Bamirësia e Idriz Lamajt u shfaq veçanërisht me ndihmën që dha për botimin e një romani të Adem Demaçit gjatë kohës që ky ndodhej në burg. Romani titullohet“Gjarpërinjtë e gjakut”, për të cilin Andoni thotë se Idriz Lamajgjeti çastin e duhur për botimin e tij, çka i shërbente më së miri Çështjes së Kosovës.
Mbresëlënëse janë vlerësimet e Andonit për Komitetin “Shqipëria e Lirë”, nëpërmjet te cilit Idriz Lamaj qe njohur me personalitete të Diaporës, siArshi Pipa, Faik Konica, Gjon Sinishta, Kostë Çekrezi, Kristo Dako, Nelo Drizari, Petro Kolonjari, Qerim Panariti, Rexhep Krasniqi, Stavri Skëndi,Vasil Alarupi, Xhafer Deva, etj.Nga ky libër i Andonit mësova për herë të parë se “Komiteti “Shqipëria e Lirë” paska qenë“i vetmi institucion politik shqiptar në SHBA qëështë mbështetur politikisht dhe materialisht nga qeveria amerikane” (f. 32). Kryetar i parë i atij Komiteti, siç dihet, ka qenë Mit’hat Frashëri dhe pas vdekjes së tij – Hasan Dosti dhe profesor Rexhep Krasniqi. Andoni ndalet edhe në vdekjen enigmatike të Mit’hat Frashërit, kufoma e të cilit u gjet në një dhomë të një hoteli të Nju Jorkut. Ka pasur mendime të ndryshe për vdekjen e tij, aq më tepër që nuk i qe gjetur asnjë dokument identiteti me vete. Në Shqipëri kanë pasë qarkulluar mendime se në vdekjen e Mit’hat Frashërit ka pasur dorë Sigurimi i Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin sekret sovjetik, i cili i pati injektuar gaz helmues përmes brimës së çelësit.
Përmes rrëfimeve tëIdriz Lamajt, Andoni e njeh lexuesin edhe me një tjetër personalitet të shquar të Diasporës shqiptare – Xhafer Devën. Në përfytyrimin e çdo shqiptari të Shqipërisë Londineze, Xhafer Deva paraqitet si një kriminel, si armik i Shqipërisë, sepse të tillë e pati përshkruar historiografia komuniste. Ndërsa, në të vërtetë, Xhafer Deva, si bir i një pasaniku nga Kosova, tërë pasurinë e trashëguar dhe atë që pati vënë vetë, e pati shpenzuar për çështjen kombëtare.
Ja portretizimi që Andoni i bën figurës së Xhafer Devës përmes rrëfimeve tëIdriz Lamajt.
“Xhaferi kishte mbaruar dy universitete, për ekonomi, kontabilitet e shërbime bankarë, në Pragë dhe në një shkollë amerikane në Aleksandri të Egjiptit. Ndaj dhe anglishten, edhe para se të vinte në Amerikë, e zotëronte në nivelin më të lartë. Veç anglishtes, ai zotëronte gjithashtu në mënyrë të përsosur gjermanishten, frëngjishten, italishten, turqishten, arabishten dhe gati të gjitha gjuhët sllave. Në universitetin e Stanfordit, në qytetin Palo Alto të Kalifornisë, të thuash në pleqëri, mësoi deri në perfeksion kompjuterin… Në këtë universitet, ku ai punoi për disa vjet, jepte herë pas here leksione. Ligjërata ai ka mbajtur edhe në disa akademi ushtarake” (f. 39-40).
Kur lexuesi e krahason formimin intelektual të Xhafer Devës me Enver Hoxhën, ai bindet plotësisht për vërtetësinë e fjalëve të Mustafa Kaçaçit, i cili, në Konferencën e parë të Vendit në Labinot në mars të vitit 1943, deklaroi publikisht:
“Ti Enver ke qenë një hiç…” (Vasfi Baruti. “Enver Hoxha, ana tjetër e Hënës”. Botim i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit. Tiranë 2018, f. 326).
Me këtë rast, Andoni citon fjalët e Idriz Lamajt për Xhafer Devën: 
“Nuk është qëllimi im që ta mbroj atë e këdo tjetër e të bëhem avokat i tyre. Janë veprat ato që flasin më mirë e më bindshëm. Jo rastësisht ai është sulmuar egërsisht si nga regjimi i Tiranës edhe nga ai i Beogradit; komunistët nuk mund t’ia falnin atij nacionalizmin e antikomunizmin. I kam këtu nja pesë-gjashtë artikujt mjaft interesantë, të botuar në “Borba” dhe në “Zëri i Popullit”” (po aty, f. 40).
Në këtë libër të Andonit, intelektuali i mirënjohur Idriz Lamaj del para lexuesit si një thesar i vërtetë i të dhënave dhe i fakteve konkrete për përfaqësues me emër të Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si modeli i një atdhetari të shquar me brumosje nacionaliste.
Tepër prekës në këtë libër është rrëfimi me titull “Një histori e jashtëzakonshme”, i cili të ngjall emocione të fuqishme me nëntitullin “Tre shokë nga Shqipëri, Spanja dhe Rusia takohen pas 50 vjetësh në Madrid”. Në qendër të këtij rrëfimi janë tre “personazhe” interesante: miku i çmuar i Andonit, kirurgu i shquar Perikli Sheti dhe dy miqtë e tij – Kosta Ribakovi nga Rusia dhe Manuel Arse nga Spanja, që të tre studentë të mjekësisë në Universitetin “Seçenov” të Moskës, ku i patën filluar studimet në vitet ’50. Mes këtyre tre studentëve, Perikliu ishte më i shkëlqyeri në mësime. Edhe diplomën e pati mbrojtur “shkëlqyeshëm”. Prandaj, që në vitin e gjashtë të studimeve i patën propozuan të vazhdonte aspiranturën, të cilën nuk e patën fituar dot as Kosta, as Manueli. Pas tre vjet studimesh, Perikliu arriti që edhe aspiranturën ta mbronte “shkëlqyeshëm”.
Andoni, me aftësinë e një publicisti mendjemprehtë, ndjek me kujdes odisenë e jetës së kirurgut të talentuar Perikli Sheti, i cili kthehet në atdhe në vitin 1960, kur marrëdhëniet e Moskës me Tiranën kishin marrë rrokullimën. Kirurgu fillon punë në Spitalin e Tiranës dhe vëren se aty mugonin gjërat më elementare. Përveç përballjes me sëmundjet e pacientëve, atë e trondiste varfëria e tyre. Andoni zbulon botën e brendshme të doktor Perikliut, i cili ndiente dhembje në shpirt për njerëzit e thjeshtë që nuk e meritonin atë varfëri. Megjithatë, përmes penës në Andonit, lexuesi mëson se kirurgu i talentuar bënte të pamundurën për ushtrimin e profesionit të vet, qoftë në klinikën e spitalit, qoftë si pedagog në auditoret e uniuversitetit. Por, siç dihet, në mjediset shqiptare dikujt nuk ipëlqejnë arritjet e tjetrit.
“Suksesi, – thekson Andoni, – përherë ngjall reaksion te mediokrët, të paaftët e të paformuarit që nuk mungojnë në çdo vend e mjedis” (f. 58-59).
Prandaj edhe kirurg Perikliun, nën vjegën e qarkullimit, e patën transfertuar në spitalin e Elbasanit, pra, thjesht për ta hequr qafe. Atje doktori krijon familje me Kozarën, bijën e një të përjashtuari nga partia, i cili, në Konferencën e Partisë së Tiranës të vitit 1956, paskej bërë një pyetje “me spec”. Retë e zeza që u grumbulluan rreth doktor Perikliut “e derdhën rrebeshin” e tyre mbi kokën e tij dhe më 12 gusht 1982 ai përfundoi në burg.
Jo me pak emocione e përcjell Andoni edhe odisenë e doktorEmanuelit, i cili, pas një bisede telefonike me doktor Perikliun, bashkëme të shoqen Sofia, një ditë të bukur, vendosi të vinte në Shqipëri për t’u takuar me mikun e tij të vjetër, pasi kishin kaluar më shumë se njëzet vjet. Ajo bisedë telefonike qe bërë pak ditë para 12 gushtit të vitit 1982. Andoni shkruan:
“Shqipëria e befasoi. Nuk e kishin menduar se do të kishte në Evropë një vend kaq të varfër e të prapambetur, duke filluar që nga aeroporti, rrugët, ndërtesat, gjithçka. Emanuelit po i vinte keq për mikun e tij të dashur që i duhej të jetonte në një varfëri të tillë” (f. 56).
Me nota mjaft prekëse e përshkruan Andoni këmbënguljen e doktor Emanuelit për t’u lidhur me doktor Perikliun. Në anën tjetër të telefonit nuk i përgjigjej kush. Shoqëruesi-përkthyes nuk dinte ç’përgjigje t’i jepte. Kaluan disa ditë dhe Emanuelin po e brente dyshimi:
“Mos vallë miku i tij i vjetër ka përfunduar keq… Jo, e pamundur. Ai ishte jo vetëm kirurg i zoti e punëtor, por edhe njeri i nderuar…”, – ngushëllonte veten Emanueli.
Arsyen e vërtetë se pse qe e pamundur të takohej me doktor Perikliun, Emanueli do ta mësonte pas disa vjetësh, kur në vendin tonë u vendos sistemi pluralist.
Edhe kur doli nga burgu, doktor Perikliun nuk e lejuan të punonte në Elbasan, por e transferuan në Peqin, larg familjes. Andoni ndjek me emocion ecurinë e jetës së këtij kirurgu të shquar dhe të familjes së tij. Djali i kirurgut, Ralfi, nuk shikonte asnjë perspektivë në jetën e tij se dyert për të qenë mbyllur. Prandaj, pa miratimin e familjes, në korrik të vitit 1990, iu drejtua kangjellave të ambasadës italiane. Prindërit, bashkë me vajzën e tyre, Evën, e përjetuan me ankth situatën e krijuar në familje. Më në fund, edhe ata i dhanë karar të mos ndaheshin nga Ralfi dhe, familjarisht,hyn në ambasadën italiane dhe përfunduan matanë Adriatikut. Pikësynimi i tyre ishte “toka e premtuar”. Më në fund, ëndrra e tyre u realizua. Megjithëse në një moshë rreth të gjashtëdhjetave, doktor Perikliu arriti të hyjë në indin e jetës amerikane si një mjek i talentuar. 
Ëndrra për njëtakim të të tre miqve të vjetër nuk qe shuar për asnjë çast në zemrën e tyre. Pasi doli në pension, doktor Perikliu e pa të udhës se takimi duhej bërë. Dhe ai takim i shumëpritur, pasi kishte kaluar një gjysmë shekulli, u bë në Madrid. Aty doktor Perikliu me Kozarën dhe doktorKosta Ribakovi me Nadjen, panë me sytë e tyre se si doktor Emanueli dhe Sofia kishin krijuar “një mirëqenie që mund t’i kishte zili shumëkush… Një apartament komod në kryeqytet e një vilë në një vend turistik malor… Kjo nuk i habiste dy miqtë e tij: ata e kishin tashmë të qartë se ç’do të thoshte të kishe klinikën tënde, biznesin tënd në një vend të zhvilluar si Spanja” (f. 53).
Takimi i tre miqve të vjetër ishte një ngjarje e shënuar në jetën e tyre. Përjetimet qenë të jashtëzakonshme kur sillnin në kujtesë vitet e largëta të rinisë studentore. Por, pas disa ditësh çlodhjeje dhe çmallimi mallëngjyes, “ia behu” dita e ndarjes “shpirtlënduese”, e cila u shoqërua me lot të nxehtë dhe me “ngashërime të thella që s’i kishin provuar prej kohësh”.
Me ngrohtësinë ndjenjave të një publicisti të talentuar, Andoni ka hyrë mjeshtërisht në botën e tre miqve kirurgë, të lidhur ngushtë me fijet e një miqësie aq të admirueshme, të cilën nuk e zbehu dot për asnjë çast ndarja gjysmëshekullore për faj të asaj politike që njerëzve ua plagos shpirtin rëndë.
Në këtë libër gjejnë pasqyrim përshkrime mjaft tërheqëse nga jeta e bashkatdhetarëve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët, në kushtet e një shteti ligjor dhe me demokraci të konsoliduar, dinë se si ta shpëthejnë talentin e tyre në shumë fusha të dijes, çka për shumë syresh një gjë e tillëështë e pamundur në atdheun amë, për shkak të demokracisë anarshiste apo ‘demoshëmtisë” që mbretëron në vendin tonë, ku nuk mund të bëhet fjalë absolutisht as për një shtet ligjor dhe, për pasojë, as për një demokraci të standardeve perëndimore. Neokomunistët, trashëgimtarë të partisë kriminale të Enver Hoxhës, njerëzit e talentuar dhe me personalitet i kanë si “gjakun në këmishë”. Njënga përshkrimet e lartpërmendura e gjejmë në artikullin me titull “Kërcimet pindarike të shqiptarëve”.
Edhe pas botimit të këtyre dy librave gati dhjetë vjet më parë, Andoni asnjëherë nuk është ndarë nga publicistika e tij mbresëlënëse.
Mes shumë analizave të shumta që Andoni ka botuar pas daljes nga shtypi të dy librave të larpërmendur, pështypje të veçantë i bën lexuesit njëra prej tyre, e cila i kushtohet problemit kaq shumë diskutueshëm deri tani, siç është “Reforma në Drejtësi”. Në atë analizë Andoni zbulon komedinë që po luhet më shumë se tre vjet në sytë e popullit shqiptar:
“Po atëherë, pse gjithë kjo zhurmë, tërë këto përpjekje për të miratuar një reformë që s’ka për të vendosur drejtësi, gjë që e dinë edhe më mirë se unë ata që po lëvizin çdo gur, gjoja për ta miratuar atë se, në të vërtetë, janë pikërisht ata që po e pengojnë miratimin e saj. Të krijohet përshtypja sikur tek ne gjithë fajin për këtë gjendje korruptive na e paska vetëm sistemi i drejtësiësë, se të qe për ata, si “burra të ndershëm” që janë, situata do të qe krejt tjetër. A ka ndonjë budalla që mund ta hajë këtë? Që Sistemi i Drejtësië ka përegjegjësinë kryesore, kjo është e vërtetë, por jo e tëra. Po kaq përgjegjësi kanë dhe vetë të korruptuarit”.
Kjo analizë, me titull “Reforma në drejtësi – farsa e radhës e politikës shqiptare”, është botuar në disa faqe interneti më 18 korrik 2016.
Në disa biseda telefonike që kam pasur me Andonin, kam këmbëngulur që analizat e botuara në shtypin e shkruar apo në faqe të ndryshme të internetit pas vitit 2010, t’i përmblidhte për t’i botuar si libra me vete, sepse ato janë dhe do të mbeten thesare të vërteta në artin e publicistikës shqiptare. Dhe këmbëngulja ime mbështetej në vlerësime plotësisht të merituara që i kanë bërë publicistikës së Andonit mjaft përsonalitete të njohura, si Teodor Laço (Andon Dede është një fenomen, një gazetar dhe analist i zoti), Mehmet Elezi (Ka qenë fillimi i viteve nëntëdhjetë kur zbulova një Andon të ri. Në të vërtetë, Andonin“tjetër” nuk po e zbuloja unë. Po e zbulonte Liria), Mitro Çela (Edhe para pluralizmit, tek Andon Dede kam vlerësuar përherësensin kritik dhe njëfarë antikonformizmi, për aq sa lejonin hapësirat e kohës. Porai bëri emër sidomos pas ’90-ës, me shkrimet e tij politiko-filozofike), Qemal Sakajeva (Shkrimet e Andon Dedes pulsojnë si të jenë shkruar dje, pasi autori zuri anën e duhur… Publicistika e tij përfshin problematikë të rëndësishme, është e mprehtë e kurajoze, mbështetet mbi fakte, ka analizë, shpërfaq njohje, gjithçka e thotë me gjuhë e stil të bukur), Fuat Memeli (Gazetari i shquar, por edhe “rebel”, Andon Dede, ka qenë model i gazetarit të aftë e kurajoz, jo vetëm për vitet që punuam bashkë në Televizion, por edhe më vonë, madje edhe sot).
Analizat e Andonit janë shkrime të shkëlqyera publicistike, jo vetëm për problemet që trajtohen në to, por sidomos për mënyrën e të shkruarit, natyrshmërinë e rrëfimit, befasinë e kthesave në rrëfim e sipër, sintaksën mahnitëse dhe stilin elegant. Prandaj emri i Andonit ka zënë një vend nderi në historinë e publicistikës shqiptare pas vendosjes së pluralizmit në vendin tonë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Prof.Dr. Eshref Ymeri-Publicistika- And on Dede

SHBA, Përkrah Shqipërisë në rimëkëmbjen e pas tërmetit

December 6, 2019 by dgreca

SHBA, Përkrah Shqipërisë në rimëkëmbjen pas tërmetit/

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë po ndjek me vëmendje zhvillimet në terren pas tërmetit të 26 nëntorit, si pasojë e të cilit 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur dhe të pastrehë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë po ndjek me vëmendje zhvillimet në terren pas tërmetit të 26 nëntorit, si pasojë e të cilit 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur dhe të pastrehë.

POSTIMI NE FAQEN ZYRTARE TE AMBASADES

AMBASADA AMERIKANE-TIRANE-6 Dhjetor 2019- Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit, ekipi i inxhinierëve të strukturave nga Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID, po vijon të kryejë vlerësime në terren së bashku me inxhinierët shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Inxhinierët po punojnë për t’i përcaktuar ndërtesat si të sigurta apo të pasigurta, për të ndihmuar njerëzit që të kthehen të sigurtë në shtëpi. #ShbaQendronKrahShqiperise

??️ | As part of the United States Government’s ongoing support for the recovery effort following the November 26 earthquake, USAID – US Agency for International Development’s Office of U.S. Foreign Disaster Assistance team of structural engineers in #Albania are continuing to perform field assessments along with Albanian and international engineers. The engineers are working to identify buildings as safe or unsafe to occupy, helping people safely return home. #USAStandsWithAlbania – with Virginia Task Force 1 Urban Search and Rescue

Filed Under: Opinion Tagged With: Ambasada Amerikane-Tirane- Perkrah Shqiperise-Rindertimi-Termeti

Të mëdhenjtë e kombit…

December 6, 2019 by dgreca

–“Me pranue me heshtjen t’onë nji cilsim të tillë qi nuk i përgjigjet së vërtetës, mue m’asht duke se bajmë krim kundra vetvetes, kundra historis e kundra fmijëve e njerzve tanë, qi do të mbeteshin me kryeultë për breza të tanë para shoqnisë… me i lane historishkruesit të së nesërmes nji dokument qi t’a kenë të gjithë shqiptarët për studim.” – Kol Bib Mirakaj-/


Nga Tomë Mrijaj/

Zanafilla e një shkrimi

Me ardhjen time në New York, në fillim të vitit 1978, pas pak muajsh mua dhe bashkëshorten time, na ftoi për një vizitë në shtëpinë e saj Lula, vajza e patriotit të shquar ish Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, atdhetari i pamposhtur antikomunist Kolë Bibë Mirakaj. 

Lula me familjen e saj, jetonte në një lagje të qytetit të madh Brooklyn, së bashku me fëmijët: Nikolla, Donika dhe Matilda. 

Ne u impresiunuam shumë qysh në hyrje të banesës së tyre. Deri në ato ditë, nuk kisha parë asnjëherë një atdhedashuri të madhe, që kjo familje ruante për vendindjen dhe trojet etnike shqiptare. 

Në dhomat e tyre ishte pasqyruar dukshëm Shqipëria në miniaturë. Në muret e dhomës mikpritëse ishin të varura portretet e shumë figurave të shquar të historisë së popullit shqiptar, simbolet kombëtare, lahuta, çiftelia,plisi i bardhë, flamuri kuq e zi pa yllin komunist, librat e shumta në gjuhën shqipe, ku, mbi të gjitha ishin të ekzpozuara kryeveprat e identitetit tonë kombëtar, si: “Lahuta e Malcisë” e shkruar nga poeti kombëtar atë Gjergj Fishtës O.F.M., “Kanuni i Lek Dukagjinit” (Botimi i Parë, i vitit 1933, me parathënie brilante, të shkruar nga patrioti i shquar atë Gjergj Fishtës), hartuar nga intelektuali dhe patrioti i madh i kombit tonë atë Shtjefen Gjeçovi O.F.M. etj., koleksioni i plotë i revistës fetaro kulturore “Jeta Katholike Shqiptare” (1966), themeluar dhe drejtuar nga shkrimtari, studiuesi dhe publiçisti i palodhur i komunitetit tonë, meshtari dhe prelati i kishës së parë katolike shqiptare “Zoja e Këshllit t’Mirë” (sot “Zoja e Shkodrës”) në SHBA, i paharruari mons dr. Zef Oroshi (1912-1989) etj.

Mbas një mikpritje bujare tradicionale, zhvilluam një bisedë të ngrohtë dhe miqësore, duke rrokur tema të ndryshme, ku, më e rëndsishmja ishte ajo për vendlindjen, masakrimet dhe internimet e shumta, që po pësonin njerëzit e pafajshëm nën sundimin e rregjimit të egër komunist në Shqipëri, si dhe kalvarin e vuajtjeve dhe internimeve, që kishin pësuar disa nga antarët e familjes Mirakaj, që nuk kishin mundur të arratiseshin nga ferri burg komunist i diktatorit Enver Hoxha.

Në një moment qetësie e pyes Lulën, se a ka lënë diçka të shkruar babai juaj Kola? Ajo menjëherë mu përgjigj në mënyrë pozitive, shkurt dhe prerë, se babai i saj i kishte lënë disa dorëshkrime, të cilat i ruanin si relike të çmuara, sepse kanë vlera historike.

Lula u ngrit ngadalë nga sofra e shtruar, dhe na u drejtua me fjalët: Ju lutem prisni pak, se po vij shpejt. Ajo hyri në një dhomë të shtëpisë dhe pas disa minutash doli me një libër në dorëshkrim, të cilën na e tregoi, duke thënë, se ky që po shihni tani është një dorëshkrim të cilin babai e ka shkruar me kujdes me makinë shkrimi. 

U afrova me kujdes dhe lexova menjëherë titullin e librit të pabotuar, që kishte një titull shumë interesant: “Vetëvrasja e një kombi”. 

Unë i kërkova Lules, që ta hapte pak librin e mbështjellë me kujdes me një mbulesë plasmasi, që të shikoja disa fjalë nga dorëshkrimi, por ajo tha se e kishte amanet nga babai i saj Kolë Bibë Mirakaj, që askush të mos e hapte deri sa libri në dorëshkrim të botohej, pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri… 

Dhe ashtu ndodhi! Lula dhe familja e saj e mbajti amanetin e babait të tyre.

Pas disa ditëve, me makinë së bashku me prelatin mons. dr. Zef Oroshin shkuam për të bërë një vizitë miqësore tek shtëpia e Kapidanit të Mirditës juristit Ndue Gjomarku. 

Ai mbasi na priti me një buzëqeshje dhe na ftoi që të hyjmë brenda, në bisedë e sipër, ndër të tjera Kapidani më pyeti: “Tomë, a ka ndonji gja të re këto ditë!?” 

Unë i thashë se isha për një vizitë pak ditë më parë tek shtëpia e Lulës, vajzës së Kolë Bibë Mirakaj. Aty më bëri përshtypje titulli i një libri në dorëshkrim me titull interesant: “Vetëvrasja e një kombi”.

Kapidani Ndue, më shikoj drejt në sy dhe më tha: “Kol Bib Mirakaj, ka ken nji nacionalist i vendosun e i ka luftue gjithnji padrejtsitë e kohes dhe të njerzve.”

Kjo bisedë e re, bëri që edhe meshtari ynë mons. dr. Zef Oroshi, të shpreh mendimet dhe përjetimet e tij për figurën e madhe të Kolë Bibë Mirakajt.

Ndër të tjera dr. Oroshi tha, se: “Kola ka ken nji njeri i ditun, njeri i zgjuet e i besës, fjal pak e punë shum, nji pend dhe mendje e mpreht, orator dhe nji atdhedashës i zjarrtë. Ai e urrente komunizmin dhe servilat e tij, që shetisnin lirshem si informator në emigracionin e Italisë dhe SHBA-së.”

Në fund të bisedës dhe para se të largohemi nga shtëpia e tij, Kapidani Ndue Gjomarku, më dha si kujtimfletoren apo të përkohshmen: “L’ALBANIE LIBRE”, që dikur ishte organi i Blokut Kombtar Indipendent. 

Ai shtoi se në këtë buletin mund të gjeni shumë informacione, shkrime të Kolë Bibë Mirakajt. 

Kolë Bibë Mirakaj dhe Vetëvrasja e një kombi

Kam menduar dhe gjithnjë mendoj, se të mëdhenjtë e kombit, nuk mund të jenë kurrë trathtarë të kombit, cilatdo qofshin idealet e atyre, kur ata janë konseguentë dhe të qëndrueshëm në ato ide atdhetare, të cilave ua kushtuan gjithë jetën realizimit të tyre.

 Për më tepër, këto ide i udhëheqin si programe dhe qëllimi i vetëm i jetës së tyre, mbetet gjithnjë e mira e përbashkët e kombit, popullit dhe e prosperitetit të tij. 

Këta idealistë përparimtarë, përbëjnë elitën cilësore të kombit dhe mund të quhen me të drejtë personalitete të shquar të kombit tonë. 

Në këtë grup njerëzish të mëdhenj të kombit tonë, bën pjesë edhe Kolë Bibë Mirakaj, i cili, me të drejtë asokohe dhe sot, zë një vend nderi të merituar në historinë e lavdishme të kombit shqiptar. 

Në të gjithë ngjarjet plot tallaze, me humbje dhe fitore të zhvilluara gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj deri sa ndërroi jetë Kolë Bibë Mirakaj ishte një ndër protogonistët më të mëdhenj të atyre vitëve plot ngjarje, që u zhvilluan jo vetëm në vendlindjen tonë gjatë viteve 1939-1944, por edhe jashtë Atdheut deri në emigracionin e largët në Europë dhe SHBA. 

Sikurse të gjithë nacionalistët e shquar pararendës, që bënë emër shumë të madh në trojet shqiptare, ideali i tij kryesor ishte bashkimi i të gjithë forcave politike atdhedashëse në një front të vetëm, kundër rrezikut komunist. 

Kjo për faktin e vërtetë historik, se ish Ministri i Brendshëm Kolë Bibë Mirakaj e njihte shumë mirë natyrën e rregjimit diktatorial komunist stalinist në Bashkimin Sovjetik (B.S.), ku, gjithnjë të drejtat dhe liritë e njeriut shtypeshin sistematikisht me gjak dhe hekur, ku, popujt e federatës ruse vriteshin, persekutohershin, internoheshin, pushkatoheshin, me gjyq fallco dhe pa gjyq, ashtu sikurse edhe qindra vjet më pare, kur shtypeshin dhe keqtrajtoheshin njerëzit në epokën e lashtë të skllavërisë së plotë.

Ai e shihte të pamundur shpëtimin e Shqipërisë nën kthetrat e komunizmit të zi.

Kjo ishte një katastrofë e tmerrshme komuniste, sikurse e quante ai, sepse e njihte shumë mire tragjedinë që do të pësonte në të ardhmen vendi i shqiponjave dhe populli ynë, nën rregjimin totalitar atesit komunist.

Ngjarjet, që po zhvilloheshin me shpejtësi në arenen ndërkombëtare, për fat të keq nuk e favorizonin Shqipërinë e mjerë dhe popullin e saj. 

Kështu në Konferencën e Jaltës, Shqipëria ishte lënë padrejtësisht në zonën e influencës komuniste. 

Dhe për këtë gjë Kola, falë vizionit që kishte mendonte dhe shpresonte, se vetëm me bashkimin e partive antikomuniste, në një bllok të vetëm do të behej e pamundur ardhja në pushtet e partisë komuniste. 

 Nëse ne e marrim seriozisht dhe mobilizohemi, për të bërë gjithçka për Atdheun tonë, atëherë mund të vij në pushtet blloku i partive nacionaliste përparimtare, që me programe përëndimroe ishin kundër diktaturës komuniste dhe shtypjes së lirive dhe tëdrejtave të njeriut. 

Kola, shpresonte shumë tek partitë dhe organizatat nacionaliste, për një Shqipëri të lirë dhe dmeokratikë. Këtë mission të rëndësishëm historic. mund ta realizojnë vetëm: Partia e Legalitetit, Socialdemokratët e Mysine Kokalarit, Partia e Ballit Kombëtar, Blloku Indipendent, si dhe të gjithë forcat e tjera nacionaliste, që ishin kundër diktaturës dhe shtypjes së të drejtave dhe të lirive të njeriut, me të cilat populli shqiptar do t’i shpëtonte diktaturës komuniste.

 Për fat të keq, Shqipëria kishte rënë viktimë e partisë komuniste, që drejtohej nga një grup njerëzitsh aventurier me histori kriminale, ku, qëllimi i vetëm i se cilës ishte lufta e tyre për marrjen e mbajtjen e pushtetit me çdo kusht e mënyrë dhe jo lufta kundër pushuesve te huaj nazi-fashistë asokohe.

Tashmë, është e qartë si drita e diellit, se ideja e këtij bashkimi, sikur të ishte realizuar në atë kohë do të ishte shpëtimi i kombit shqiptar, ide dhe dëshirë, për të cilën Kolë Bibë Mirakaj shkriu gjithë jetën e tij. 

Dhe për këtë tragjedi fatkeqe, të mbarë kombit si në Shqipëri dhe Kosovës, Kolë Bibë Mirakaj e drejtoi gishtin me të drejtë në udhëheqësinë e Ballit Kombëtar, të cilët  e refuzuan këtë bashkim sistemaitkisht si brenda vendit ashtu dhe në emigracion me pretekstin se nuk pranojnëbashkëpunim me “bashkëpunëtorët” e fashizmit, ndersa një pjesë e tyre u munduan të mohojnë bashkëpunimin asokohe me gjermanët. 

Dihet nga të gjithë, se në Shkodër komanda gjermane e Gestapos dhe komanda e Ballit Kombëtar ndodheshin më pak se 100 metra larg njera tjetrës. E para ndodhej tek Konsulata Italiane dhe e dyta tek Bashkia e qytetit. 

Dihet, gjithashtu se Balli Kombëtar pranoi të bashkëpunonte me Partinë Komuniste armikunmë të madh të popullit shqiptar, por këto të fundit se pranuan bashkëpunimin, sepse jugosllavët: Dushan Mugosha dhe Vladimir Stoiniq donin që pushtetin ta merrte vetëm Partia Komuniste e diktatorit Enver Hoxha.

Komunistët serbo malazezë, që drejtonin de facto Partinë Komuniste të Shqipërisë qysh nga viti 1941, për më tepër nuk donin t’a ndanin pushtetin me asnjë forcë tjetër rivale politike, sepse vetëm me partinë komuniste ata (serbo malazezët), mund ta shtinin në dorë më vonë jo vetëm Kosovën por edhe Shqipërinë, me parudhën e vllazërimit: Bashkim – Vllazërim.

Nga sa na mëson nëna histori, mësojmë se Balli Kombëtar u bë kështu përçarësi i forcave politike, në unison me Partinë Komuniste, sepse edhe ata ëndrronin pushtetin e plotë për vete. 

Së fundi, brenda Ballit Kombëtar, fatkeqsisht vazhdoi pandërprerje proçesi i përçarjes së vetë kësaj organizate, duke u ndarë në 5-6 parti të vogla të papërfillshme, që s’vonuan shumë dhe u shkrinë si kripa në ujë.

Ky ishte fundi i pashmangshëm i Ballit Kombëtar, një fund i dështimit të plotë dhe turpshëm, politika e të cilit i kushtoi aq shtrenjtë popullit martir shqiptar. 

Në këtë shkrim e vura theksin kryesor vetëm në një aspekt të veprimtarisë së Kolë Bibë Mirakaj: aspektin e luftës për bashkimin kombëtar dhe për shpëtimin nga diktatura komuniste.

E kush luftoi më shumë komunizmin se sa Bloku Indipendent, që Balli e quante organizatë fashiste kundër komunizmit!?

“Qeta e Shpagimit” dhe “Komiteti i Maleve” e vazhduan luftën deri në vitin 1953, pra 9 vjet pas ardhjes në pushtet të rregjimit komunist. Ata e dëshmuan me gjakun dhe jetën e tyre martire urretjen ndaj komunizmit si asnjë krahinë tjetër. 

Ja pse mosrealizimi i idealit të Bllokut Indipendent, për bashkim kombetar në luftë pakompromis kundër komunistëve (që udhëheqej nga Gjomarkajt), solli deshtimin e këtyre perpjekjeve dhe humbjen e luftës me stalinistët komunistë.

Regjimi komunist u instalua dhe dihet se çfarë pësoi populli shqiptar në atë regjim për afro 50 vjet. 

Pra, u arrit ajo që Kolë Bibë Mirakaj i ruhej dhe druhej më shumë: Vetëvrasja e një kombi. 

 Se fundi,del argumenti, se patrioti i shquar Kolë Bibë Mirakaj, ishte eksponenti kryesor i idealeve të zjarrta të bashkimit të kombit shqiptar, pa dallim feje dhe krahine, në luftë frontale, të papajtueshme kundër ideologjisë komuniste, që po shkatërronte trojet e Arbërisë.  

Filed Under: Fejton Tagged With: Tom mriaj-Vetvrasja e Nje Kombi-Kol Bib Mirakaj

At GJEÇOVI THERRET: “MOS MA NDRYSHONI GENIN”

December 6, 2019 by dgreca

Amanetin nuk e tretë as dheu.
“Populli”/

Nga: Dr. Gjelosh NIKOLLA/



 Një fjalë e urtë e popullit e trasheguar brez pas brezi dhe shekull pas shekulli thotë: “Amanetin nuk e tretë as dheu”. Të heshtim “NE” për ato që vetë At  Shtjefën Gjeçovi ka thënë me shpirtin dhe mendjen e vetë, dhe duke lënë të shkruar me  doren e vet është pabesi që i bëhet ashtu siç e vranë në pabesi. Ne nuk duhet ta vrasim për së dyti me heshtjen tonë por as të ndryshojmë ato që ka lënë vet të shkrura dhe as ato që kanë shkruar të tjeret për të.  At Gjeçovi ishte dhe mbetët tempull më vete që ndriçon pa nderpre  brez pas brezi.Ai ishte dhe mbetët një njeri i madh dhe burrë-shtetas i ditur. Ja si shkruan At Gjeçovi në shkrimin e tij: “Koha e Zgjetave”(Koha e shigjetave). Duke shkuar në Shkodër i pari i Thaçit më emrin e vetë “THAÇ” në Vaun e Dëjes(Deja) takon një djalosh që ishte vetëm dhe nuk dinte së ku po shkonte.Kur pa të parin e Thaçit mbi  kalë shale e pyeti se për ku ishte nisë të shkonte.I pari i Thaçit ju përgjigj në Shkodër më vulos disa gjygje dhe pleqëni që bëhëshin prej të parve të secilës krahinë në Shkodër përpara Krye-zotit.Më merr me  veti i tha djali sa me të mbajtë kalin mbasi nuk kam njeri dhe jam ivarfër. I pari i Thaçit pasi e pyeti së nga ishte,  ky i tregoj së kishte dalë nga fshati i “KOLONJES”.E mori më veti dhe shkuan në Shkodër. I pari i Thaçit pasi pat shkuar disa herë me të Kolonjasin (por tani i lodhur nga pleqëria) e burrat e vllazënisë së Thaçit rreth 50-60 veta  por jo në nivelin e duhur për të përfaqësuar në pleqëri dhe  gjygje.Prandaj  i pari i Thaçit shkoj edhe një herë në Shkodër më kolonjarin dhe mbasi i vulosi pleqënit e gjygjet së bashku më pleqët e tjerë i kerkoj Krye-zotit  të Shkodërs  që ti jepte  leje me dërgue  kolonjarin me vulë të flamurit e të vendoste emrin e atij në gjygje e pleqni që do të bëheshin përpara atij, sepse vetë nuk mund të levizte nga mosha lart e poshtë. Kerkesa e të parit të Thaçit u pranua nga  Krye-zoti i Shkdrës  dhe që nga ky moment filloj  kolonjari  të bënte lidhjen Thaç-Shkodër për të gjitha  gjygjet dhe pleqnitë te Kryezoti i Shkodrës. Pasi u bë     kolonjari si i shtëpisë në vllazëninë e Thaçit kërkoj të fejohet më të bijen e Thaçit. Pasi u keshillua i pari Thaçit më njerzit e shtëpisë ranë në një mendje(dakort) me ja dhanë kolonjarit vajzën e vetme që kishtenë shtepi.Pasi u martua kolonjari pas 3 vjetësh Thaçi (i pari i Thaçit vdes) kurse kolonjari vazhdonte  rrugën si më përpara pa i kerkuar kush as arsye as vulë.Këtij i linden 3 djem. Sipas At Gjeçovit Emni “ Kryezi “i mbeti katundit prej emnit të të birit të kolonjarit i cili kishte qënë shumë i idhet (kokë fortë).Si zuni vend në Kryezi ky u ba më Kabash, e kështu i mbeti vula në dorë Kryeziut, (mbasi nuk u intersuan thaçjanët) pra i mbeti pleqnia në dorë.Prandaj mbeti fjala “Kryeziu pleqnusja” e Kabashit.
Pra, vula e gjygjeve dhe pleqnive  ishte eThaçit, por që i mbeti në dorë Kolonjarit (dhëndërrit të Thaçit) pas vdekjes së Krye-pleqnuesit të Thaçit, sepse nuk u interesuan pasadhësit e Thaçit për vulen e fisit.  Pra për sa u tha më lart arrihet në përfundimin se: fshati  i  Kryeziut ka qenë  i banuar  me Thaç.   
Në vitin 1928 me 13 janar At Sh. Gjeçovi-Kryeziu tregon: Më  bije në mend kur isha fëmijë në shtëpi e kur ndonjeni nga ne ishte i idhët(kokë fortë) e kryeneç plaku Pepa(Petar)Gjeçovi  i bërtiste duke i thënë: ”Ah Kryezi breh !”. Ja biseda e At Gjeçovit  në kolegjin e Troshanit me një prift të shkollës. Si të quajnë e pyeti burri me veladon?. Hilë i tha shkurt djaloshi. Hilë kush? E pyeti po ai zë.Hilë Gjeçi ju përgjigj djaloshi.Nga je?.Nga Janjeva  e Kosovës. Si ta quajnë babën?. Mat,Mat Gjeçi.Ai më ka thënë së të parët  tanë janë nga Kryeziu i rrethit të Pukës.Gjeçi e kanë quajtur të parin e fisit tonë. Në Janjevë  prindrit e Gjeçovit, gjyshi apo ndoshta  stergjyshi kishin ardhur përpara  shumë vitesh. Ata u detyruan të largohen nga malësitë e Pukës për të siguruar kushte më të mira jetesë. Për një kohë të gjatë  ata ruajtën mbiemrin “Kryeziu” për të treguar fshatin e lindjes, por pastaj filluan të mbiemroheshin më emrin e të parit të familjes apo të fisit të tyre “GJEÇI”.Gjeçovi shumë vjet më vonë fjalën “Kryezi” do ta përdorë përsëri si mbiemër të vet, dhe vitet e fundit,kur jetoi e punoi në Kosovë  do të shkruaj diçka më tepër.Vet Gjeçovi  në vitet e fundit të jetës së tij na jep disa sqarime për origjinën e emrit të fshatit Kryezi të rrethit të Pukës, për të cilin folëm më sipër.Ndryshimi i emrit kishte të bënte me një traditë të vjetër kishtare që e shpjegon Rrok Zojzi në monografinë e vet.”Kur një njeri, pranohej pjestar i urdhërit françeskan duhej të ndërronte emrin e të merrte një emër të ri për të treguar kështu se shkëputej nga jeta e më parëshme, nga lidhjet fare fisnore, nga e drejta e trashëgimisë, e pronës etj. Sipas kësaj traditë edhe emri i Mëhill Gjeçit u shëndrrua në Shtefën Kostandin Gjeçov.   Ruzhdi Mata-Gjeçovi  Nderi i Kombit  Tiranë,Reklama 2000,f.5-10.Na duket me rëndësi që etnografi  ynë, pas llagapit (mbiemrit) Gjeçov, shënon “Kryeziu”.Ndre Mjeda më 1935 shkruante se arqipeshkvi i Shkupit Carev dhe fretërit Shishkoviç e Brkiç përhapen sa mundën gjuhën sllovene me anë të predikimit e të shkollës jo vetëm në Janjevë,ku humbi gjuha shqipe,por edhe në Prizren, Shkup, Letnicë e Gjakovë. Shtjefën Gjeçovi i përkiste vëllazërisë  Përgjeçaj (Prend Gjeçi) të Janjevës,një  degë e fisit të vjetër Kryezez,mjaft  i përhapur në Kosovë, Pukë, Lezhë  etj. Autoritet fetare e regjistruan në shkollë me llagapin (mbiemrin) Gjeçoviç. Kur ai u bë i vetëdijshëm për këtë fallsifikim,nuk qe në gjendje  të bënte më tepër, veç të hiqte atë-iç e të mbetej Gjeçov. Këmbëngulja e Shtjefën Gjeçovit për të përdorë llagapin (mbiemrin) Kryeziu, që e shohim në disa dorëshkrime si edhe në kokën e shkopit që e mbajti në dorë deri ditën e vrasjes, tregon shqetësimin e tij për të çuar në vend një të vërtetë, që ka të bëjë me kombësinë e tij  thjesht shqiptare. Kahreman Ulqini.-Dy dorëshkrime të Shtefën Gjeçovit-Kryeziut,Etnografia shqptare nr.10, viti 1981 f.244.    Prejardhja  e  Gjeçovit trajtohet te”Koha e zgjetave” (koha e shigjetave) në vol.Gjeçovi-VEPRA.3 Rilindja-Prishtinë 1985. f. 261. Në vitin 1935 në revistën “Hylli i Dritës” ku Dom. Ndre Mjeda shkruan për Fulgens Carev O.F.M.në Dioqezën e Shkupit  thotë se: “Kazarev (Carev) ishte ai që i dha shkas përhapjes së gjuhës Sebo-Kroatishte në Janjevë”.Për veç gjuhës ata përdorën dhe liturgjinë sllave nëpërmjet dy Boshnjakve, ish fratit  Shishkoviç  dhe me ndonjë   mësues shkolle të atij katundi e të At. Frano Brkiç. Po këtu mes të tjerave  edhe disa fretenve në shqiperi që për emen vllazenije kishte Pergjeçaj(Prend Gjeçi) i ju zevendsua me Gjeçoviq e Gjeçov.Pra Përgjeçaj (Prend Gjeçi) para ardhesit i Gjeçovit ketë mbiemer e kishte dhe në Janjevë.     Dom.Ndre Mjeda:Hylli I Dritës.viti 1935 nr.1 f.33-37.        Në një studim për fisin e Thaçit  Paulin Zefi (Historian.Drejtor i Sektorit të Trashegimisë Kulturore) pranë Bashkisë –Lezhë shkruan se Prendi  gezon atributet e stergjyshit të pinjollëve më të shquar të fisit Thaç ku bëjnë pjesë edhe para ardhesit e të madhit Fishta.Po në të njejtin materjal  të studimit historik  për fisin e Thaçit  shkruan:”Kujtojmë  së  At. Shtjefën Gjeçovi  mbiemrin e tij të vertetë e kishte  Gjeçi dhe emrin Mëhill.Pra Mëhill Gjeçi.Pak më lart Dom.Ndre Mjeda thotë së nga Përgjeçaj (Përend Gjeçaj) serbo-sllavet e tjetersuan në Gjeçoviç dhe Gjeçov.Duke u bazuar në dokumentet e më sipërme vërtetohet së edhe At.Shtjefën Gjeçovi është fis Thaçi i vllazënisë Prend Gjeçi të Iballës së Pukës, por dihet së kjo vllazëri e fisit Thaç ka jetuar edhe në Kryezi.  Pra At.Shtjefën Gjeçovi dhe At. Gjergj Fishta janë kushërij të një gjaku nga baba  të vllazërisë Prend Gjeçi më qënder në Iballe-Pukë.  Duhet ta theksojmë se  në  fiset e veriut  ishte traditë ruajtja  e afërsisë së gjakut në breza  si nga babi  ashtu dhe nga nëna .Kështu që At.Gjergj Fishta dhe At.Shtjefën Gjeçovi ishin dajat e Dom. Ndre Mjedës nga nëna  por është burrë Kryeziu (i biri i Kolë Zefit,Kryeziut  dhe Luke Thaçit të Iballës).  Pra Dom Ndre Mjeda e dinte shumë mirë origjinën e Gjeçovit  se ishte nga vllazënia e Prend Gjeçit të Thaçit Iballës. Çdo manipulim i huaj  apo vendas nuk u shërben dimensioneve të këtyre kollosve të kulturës dhe patriotizmit  mbarë kombëtar shqiptar për kundrazi i dëmton të vërtetat për këto figura. At Gjeçovi  lindi në Janjevë  më 12 korrik 1874 ku mbaroj 3(tre) vite shkollë. Në kolegjin françeskan në  Shkodër ku u paraqit e dërguan në kolegjin fraçeskan në Trashan të Lezhës për të vazhduar mesimet ku dhe i mbaroj. Në vitin 1888 vazhdoj studimet në Bosnjë dhe Kroaci(këtu studio për teologji dhe filozofi).Shërbeu si famullitar në Laç të Kurbinit,Troshan,Gomsiqe e Gojan,Theth,Shalë e Shosh por shërbeu dhe në Pejë, Gjakovë e Prizren si dhe në Shkodër,Durrës,Vlorë dhe Zarë në Kroaci.         Ai  ishte  patriot( pjesëmarres në luften e Vlorës në vitin 1920)  shkrimtar, etnolog dhe arkeolg, përkethyes ,klerik,dramaturg,mësues i popullit ,novelist, përhapës i aresimit shqip. Kanuni mbetët  kryevepra  e  tij.
Laurimet:1.At Shtjefën Gjeçovi  është nderuar me “Medalja e Artë e Lidhjës së Prizrenit” në Kosovë. 2.”Monument i At Shtjefen Gjeçovit”.  Për veprimtarinë e tij etnografike dhe arkeologjike brenda dhe jashtë atdheut Universiteti i Lajpcigut të Gjermanisë i dha titullin“Doctor Honoris Cauza”. Në Shqipëri për veprimtarinë e tij patrotike dekorohet më urdherin “Naim Frashëri” të klasit të parë.(F.E.SH.) Tiranë 2008,f.814.  Më 14 tetor 1929 në Zym të Kosovës nga një atentat serbo-sllav At Gjeçovi  vritet.
Në të vërtetë ai ndrroj jetë por se,veprimtaria e tij patriotike,dashuria për atdhe , për pamvarësi, për shkollim, dije dhe kulturë, studimet e tij bashkëkohore dhe në lashtësi e bejnë“TEMPULL”në vete që nuk e lënë të vdesi kurrë.    

Filed Under: Fejton Tagged With: Dr.Gjelosh Nikolla-At Shtjefen Gjecovi-Geni

MARJAN CUBI IU NËNSHTRUA SUKSESSHËM NJË OPERACIONI KARDIAK

December 5, 2019 by dgreca

Gjatë ditës së djeshme, 4 Dhjetor 2019, miku ynë, vatrani i përkushtuar,atdhetari i papërtuar, besimtari i devotshëm,Marjan Cubi, anëtar i kryesisë së Vatrës dhe arkëtar i saj, drejtor i Qendrës Kulturore”Nëna Terezë” pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”-iu nënshtrua një operacioni kardiak të planifikuar në Spitalin Montefiore dhe e kaloi me sukses. Sot, e Enjte 5 Dhjetor 2019, ai do të kthehet në shtëpi.Prej 18 shtatorit 2019, kur pësoi një goditje kardiake, z. Cubi, ka ndjerë përkujdesjen e jashtzakonshme të familjes së tij shembullore, por edhe të Vatrës, të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës,  dhe të mbarë Komunitetit.

SHËRIM TË PLOTË MIKU YNË!

(Gazeta DIELLI)

Filed Under: Featured Tagged With: Marjan Cubi-operacioni kardiak-Suksesshem

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 805
  • 806
  • 807
  • 808
  • 809
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT