• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shoqata ”Trojet e Arbrit” 15 Vjet në shërbim të Trojeve Arbërore

June 14, 2019 by dgreca

Nga Nue Oroshi/*

Ishte dimri i ftoftë i vitit 2004 në Kiel të Gjermanisë kur e ftova mikun tim veprimtarin dhe atdhetarin Avni Bilalli që të pimë kafe së bashku dhe të bisedojmë për çështje kulturore e kombëtare siç e kemi traditë tash e 22 vjetë më radhë.Mikut tim ja shpreha brengën se si është e mundur që atdhetari Xhafer Deva të kishte 100 vjetorin e lindjes dhe asnjë organizim kombëtar mos të bëhet askund.Edhe pse zyrtarisht ka vite që kishte rënë nga skena politike regjimi pansllavisto-komunistë por që kishte mbetur në kokat e disa historianëve kjo ideologji e mbrapshtë. Miku im, Avni Bilalli që rrjedh nga një familje atdhetare, që e kishin kundërshtuar komunizmin ku gjyshi i tij Bilalli ishte vrarë nga komunistët me 72 plumba kurse babai dhe axhallarët e Avni Bilallit kishin qenë bashkëluftëtarë të Shaban Palluzhës, Mehmet Gradicës,Bislim Bajgorës,Ymer Selacit dhe shumë atdhetarve tjerë më përkrahu pa kursyer që të jepë kontributin e tij në të gjitha format.Pasi që qytetin e Kielit e konsideronim qytet të vogël për një evenimentë të tillë kombëtar, shkencor dhe atdhetar vendosëm që organizimin e kësaj akademie shkencore me titull:“Akademi përkujtimore me rastin e 100 vjetorit të lindjës së Inxhinjer Xhafer Devës dhe 58 vjetorit të rënies heroike të Kapidan Mark Gjon Markut“, ta mbajmë pikërisht në Hamburg., ku përgatitëm ftesat, siguruam sallën dhe mblodhëm mjete financiare për një aktivitet të tillë kombëtar.Gjatë përgatitjeve të këtij organizimi përmes telefonit biseduam edhe me dy veprimtarë kombëtar, prof.dr.Muhamet Shatrin dhe Tomë Mrijaj. Profesor Muhamet Shatri në atë periudhë kohore ishte sekretar shkencorë në Institutin e Historisë kurse Tomë Mrijaj ishte sekretar në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.Gjatë mbledhjeve dhe takimeve që mbanim në Hamburg u njoha edhe me Selman Etemin, një veprimtarë i hershëm dhe një intelektual i qetë,i cili përveç kontributit organizativ,për 15 vjet me radhë e barti barrën e lekturimit dhe redaktimit të materialeve shkencore.Pas, shumë peripecive më,12 dhe 13 Qershor 2004 në Hamburg e mbajtëm Akademinë përkujtimore ku morën pjesë intelektual nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia,Mali i Zi,Çamëria,Evropa dhe Amerika.Për herë të parë arritëm që ta mbajmë një akademi shkencore ku filloi të lëvizë dhe të dalë në shesh e drejta historike. Pas përfundimit të Akademisë vendosëm që puna e metutjeshme të vazhdoi me organizimin e akademive dhe sesioneve të tjera shkencore në formën e një këshili organizativ për ndriçimin e historisë shqiptare.Kryetar të këtij këshilli e zgjodhëm prof.dr.Muhamet Shatrin ndërsa sekretar mr.sc.Nue Oroshin.Ky këshill organizues për ndriçimin historisë shqiptare e ka vazhduar punën për katër vjet deri sa në vitin 2008 kur kemi  ra dakord të themelojmë Shoqatën e Intelektualeve Shqiptarë“Trojet e Arbrit“ku kryetar u zgjodh prof.dr.Muhamet Shatri,nënkryetar mr.sc.Nue Oroshi ndërsa arkatar dr.sc.Besim Morina,ku edhe u bë regjistrimi zyrtar i shoqatës “Trojet e Arbrit“.Meqense puna ishte mjaftë e hapur dhe duhej që të kontaktonim studiues nga të gjitha viset shqiptare atëherë caktuam edhe koordinatorët e Shoqatës “Trojet e Arbrit“.Koordinatorë për Shqipëri,Mal të Zi dhe Çamëri e zgjodhëm atdhetarin Mentor Quku i cili për 10 vite e kreu me përpikmëri punën e ti duke afruar intelektualë të mëdhenj që u bënë pjesë e pandashme e organizimeve tona.Koordinator për Kosovë u zgjodh prof.dr.Muhamet Shatri,koordinator për Maqedoni prof.dr.Ramiz Abdyli,koordinator për Amerikë dhe Australi Tomë Mrijaj dhe koordinator për Evropë Nue Oroshi.Shoqates “Trojet e Arbrit “me shkrime dhe përkrahje iu bashkua edhe publicisti i vyer dhe nipi i atdhetarit Mustafa Merlika Kruja,Eugjen Merlika si dhe atdhetari Abas Fejzullahi  kryetar i Bashkimit te Intelektualeve shqiptar në Zvicerr që dha një kontribut të çmuar,pa harruar edhe Fatbardha Mulleti Saraqi,një studiuese e vyer dhe qe kontriboj shumë në publikimin e studimeve të krimeve komuniste qe kishte bërë komunizmi në trojet Shqiptare kundër femrës shqiptare si dhe atdhetarja dhe e burgosura politike në kohën e diktatures komuniste Rukie Rama e cila dha një kontribut te çmuar në përkrahjen e sesioneve shkencore.Ka vjet që Shoqatës iu kanë bashkangjitur edhe gjashtë studiuese te reja ,prof.dr.Bahtie Gërbeshi Zylfiu, dr.Ermelinda Kashah, Ma.sc.Leonora Laçi,Mr.sc.Rezehana Hysa,dr.sc.Entela Kasi,Dr.sc.Rovena Vata, qe jane duke kontribuar bukur shumë, në aspektin shkencor dhe organizativ,si dhe kater studiues shumë të vyer dr.sc. Kastriot Marku,Fatmir Minguli, mr.sc.Paulin Zefi,dhe prof.dr.Zeqir Kadriu,që i kanë dhënë freskinë e duhur në aspektin shkencor dhe organizativ Shoqates “Trojet e Arbrit“.Pa harruar të përmendi këtu edhe dy studiueusit nga Çameria jonë shkrimtarin e madhë Arben Kondi dhe veprimtarin e studiuesin Ahmet Mehmeti,qe afruan shum studiues nga Çamëria dhe shumë studime të frytshme për Çamërinë ku edhe botum librin enciklopedik per Historin e Çamërisë.Gjatë punës 15 vjeçare shoqata “Trojet e Arbrit“ ka arritur që në gjirin e saj të përfshi intelektualë të profileve të ndryshme si historianë,letrarë,publicistë dhe veprimtarë,kombtarë.

Gjatë kësaj periudhe kohore 15 vjeçare Shoqata “Trojet e Arbrit “ka mbajtur 19 sesione shkencore, 8 akademi  dhe ka botuar deri më tani 17 vepra shkencore me një tirazhë prej gjithsejt 10.311 faqësh duke u bërë kështu institucioni më i madh shkencorë dhe atdhetarë për ndriçimin e historisë tonë shqiptare. Këtë vit do ta shohin dritën edhe dy librat të reja që janë në përgatitje e sipër.

Gjatë këtyre 15 viteve të punës sonë shkencore dhe atdhetare jemi shoqata e vetme shqiptare qe kemi mbajtur organizime shkencore në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe në diasporën e madhe atdhetare. Deri më tani sesionet shkencore dhe akademitë i kemi mbajtur në: Hamburg,Prizren,Shkodër,Klinë,Rreshen,Istog,Ferizaj,Kukës,Prizren,Shkup,Krujë,Gjakovë,Kllokot(Viti),Durrës,Gjirokastër,Lezhë,Prishtinë, Gjenevë,Berlin,Aschafenburg,Bruksel,Soloturn dhe Kiel.

Gjatë këtyre sesioneve dhe akademive shkencore për çdo sesion shkencor për 15 vjet ju kemi mbetur besnik studiuesve tanë duke botuar gjithmonë edhe veprat në afat rekord.

Asnjëherë nuk ka ndodhë që të mbajmë një sesion shkencor dhe që të mos jetë botuar libri i sesionit paraprak.Nëpër botimet tona deri më tani kanë botuarë punimet e tyre profesorët dhe studiuesit më eminënt shqiptarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare,tek “Trojet e Arbrit “deri më tani kanë botuar 300 autor prej një deri në gjashtëmbëdhjetë punime shkencore.

Shoqata “Trojet e Arbrit“ për 12 vjet me plot sukses u udhëhoq nga prof.dr.Muhamet Shatri,i cili edhe pse në rrethana aspak të lehta ia doli që të organizoi sesione dhe akademi shkencore me një nivel mjaftë të lartë shkencor.Prej vitit 2016 shoqata “Trojet e Arbit“ udhëhiqet nga Nue Oroshi,ideatori i këtij projekti shkencor dhe kombëtar që nga themelimi më,12 Qershor të vitit 2004.Rrethanat që veproi dhe punoi kjo shoqatë nuk ishin aspak të lehta.Meqë ne ka 15 vjet që e mbajtëm dhe po e mbajmë primatin në shkencën shqiptare, si dhe  vijën e vërtetë shkencore ku historinë po e shkruajmë ashtu siç ka ndodhur dhe jo ashtu siç e dëshiron ta dikton politika, shpeshherë nuk u shikuam me sy të mirë nga politikanë megalloman dhe trushperlarë apo politikanë që nuk shohin larg qullit të tyre.Përkundër shumë pëngesave dhe mos mirënjohjes nga ana e politikës për atë që po e shkruajmë për herë të parë historinë e vërtetë shqiptare shoqata “Trojet e Arbrit“ është duke e vazhduar punën me plot sukses.

Edhe për vitin 2019 shoqata “Trojet e Arbrit “ka planifikuar një aktivitet të ngjeshur shkencor dhe atdhetar.Më, 27 nëntor në Prizren ,shoqata “Trojet e Arbrit“ do të mbajë një sesion të veçantë Shkencor për Gjergj Kastriotin -Skënderbeun.Në këtë sesion shkencor do të marrin pjesë historianët e Mesjetes shqiptare ku do të paraqitën me të arriturat shkencore lidhur me historinë e Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut.Ky sesion shkencor do të përgatitet me projektin e historianit më të madh të Mesjetës shqiptare prof.dr.Jahja Drançolli,i cili per 15 vite dha një kontribut të çmuar në përkrahje të shoqates“Trojet e Arbrit“.28 Nëntori i vitit 2019 për shoqatën“ Trojet e Arbrit“ por edhe për të gjithë shqiptarët atdhetarë do të jetë një ditë gëzimi.Pikërisht në këtë ditë të madhe historike në Prizrenin historik do të vendosët Monumenti i Gjergj Gjon Kastriotit -Skënderbeut. Monumenti ka filluar të punohet dhe në këtë datë do të jetë i gatshëm të vëndosët.Edhe një herë i bëjmë thirrje shqiptarëve atdhetar që mos ta ndalin hapin por të na përkrahin financiarisht për këtë projekt kombëtar që do t´iu mbetët trashegimi breznive shqiptare.Kurse përmbylljen e javës së “Trojeve te Arbrit“për vitin 2019, do ta bëjmë më, 30 nëntor 2019 ku shoqata“Trojet e Arbrit“ do të organizon një sesion të madh shkencor më rastin e  90 vjetorit të vrasjës se historianit,arkeologut,studiuesit dhe atdhetarit Atë Shtjefen Gjeçovi në Zym të Hasit.

Në fund falëndëroj të gjithë Intelektualët e Shoqatës “Trojet e Arbrit“ që na përkrahën për 15 vjet me radhë që me studimet e tyre mundësuan ndriçimin e historisë së vërtetë shqiptare,asaj historie që u përbuzë e u nëpërkëmb ku edhe sot e asaj dite po nëpërkëmbet. Ndjej dhëmbje të madhe për të gjithë ata studiues dhe atdhetarë që na përkrahën dhe që sot nuk janë në mesin tonë,dhe që nuk janë të paktë siç ishin profesori Mentor Quku,studiuesi Willy Gjon Kamsi,atdhetari dhe i burgosuri politik në burgjet komuniste  për 46 vjet Kapidan Dedë Gjon Marku,akademik Mark Krasniqi,fotografi i vyer Angjelin Nenshati,prof.dr.Riza Sadiku,akademik Gjelosh Gjokaj,mr.sc.Mehmet Gjoshaj,Nikolin Destanisha,Mr.sc.Jetish Kadishani,Kryetari i BKDSH Emin Fazlia,veprimtari Ibrahim Metaj,luftëtari i dy luftërave të nacionalizmës shqiptare Mark Avdyli Ndreja,luftetari i Shaban Palluzhës Hajriz Demaku,veprimtari i shoqates Nexhat Shatri,pa harruar vëllain tim të ndjerë Frrok Oroshi i cili për vite të tëra bëri një punë bukur të madhe në aspektin e logjistikës.Një falëndërim të veçantë i bëjmë edhe të gjithë donatorve qe na ndihmuan financiarisht, që  rrugëtimi ynë mos të ndalet por të ecë përpara në mesin e të cileve dua ti veçoj dy emra veprimtarët Tomë Mrijaj dhe Sabri Maxhuni Novosella. Shoqata “Trojet e Arbrit “pati edhe prezentime mediatike edhe pse jo aq të shumta nga aktivitetet qe i kryen për çdo vit,për këtë një kontribut të çmuar e dhanë gazetarët ,publicistët dhe shkrimtarët Petrit Palushi,Aleksandër Ndoja, Entela Binjaku,Agron Shabani, Mikel Gojani,Entela Komnino, Ismet(Marin)Sopi,Mifail Bytyqi,Rrustem Rugova,Enver  Sulaj,Qazim Morina dhe shumë të tjerë,paharruar ti falëndërojmë televizionet,gazetat, dhe portalet që i dhanë jehonë punës se shoqatës si dhe dizajnerin tonë shumë  punëtor ma.sc.Adil Beqaj i cili për 15 vite punoj pa u ndalur asnjëherë në dizajnin e17 veprave enciklopedike.Falënderoj edhe ata kundërshtar, që për 15 vjet me radhë na luftuan në forma të ndryshme,herë haptas e herë fshehurazi ,sepse na dhanë forcë që projekti i “Trojeve te Arbrit “të ecë sa më suksesshëm në rrugëtimin e tij historik.Ky rrugëtim do të vazhdoj deri sa shkenca shqiptare të vëndoset në binarët e vërtetë të saj.Rugëtimi ynë nuk do të ndalet edhe kur do të shkrihen kufijtë ndër shqiptarë sepse rruga jonë është shkencore,por misioni ynë është historik për bashkimin e Trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët në Shqipërinë Etnike.

*Per me shume fotografi shihni ne Facebook Gazeta Dielli

Filed Under: Emigracion Tagged With: Nue Oroshi-Trojet e Arbrit-15 Vjet

Përtej emrit

June 14, 2019 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/Dielli/

Çdo gjuhë ka huazime, por për t’u konsideruar e lashtë ajo duhet të ruaj të paktën një simbol nga koha kur është folur për herë të parë. Njeriu kupton vërtet atë që flet kur hyn thellësisht në kuptimin e një fjale. Kjo shpesh quhet ‘etimologji’, që është studimi i ndjenjës së vërtetë të fjalës.Leonard Newmark, albanolog, thoshte se përemri i pacaktuar ‘njëri’ ‘gjithkush, dikush’, dallohet në mënyrë të qartë nga emri ‘njeri’. Por kjo nuk do të thotë se ‘njëri’ dhe ‘njeri’ nuk rrjedhin nga e njëjta fjalë, në fakt nga dy; sepse ishte numri ‘një’ që solli përemrin ‘njëri’ prej nga erdhi emri ‘njeri’.Mes etimologëve është rënë dakord se ‘njeri’ vjen nga shqipja e vjetër ‘njer’Sinonimet në shqip për ‘njeri’ janë shpirt, qenie njerëzore, njerëzim.Në legjenda të ndryshme të origjinës ‘njeri’ do të thotë ‘udhëtar’. Ndërsa sipas një legjende afrikane, ‘Njeri’ është një prej heronjve të mitologjisë së krijimit të njerëzimit.Kontaktet mes shqipes dhe ndonjë prej gjuhëve të Afrikës janë të paimagjinueshme, prandaj mendja shkon thellë në kohërat më të lashta kur njeriu i parë migroi nga pyjet afrikane drejt stepave të Azisë, dhe prej andej u shpërnda nëpër Evropë. Dhe fjala ‘njeri’ u trashëgua në gjuhën shqipe, pa humbur kuptimin, si simbol i lashtësisë së saj.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi-Përtej emrit

VEPRA LETRARE E ELIONA GJERGO PROMOVOHET NE VATER

June 13, 2019 by dgreca

REZERVOJE 29 QERSHORIN- TAKIM ME SHKRIMTAREN ELIONA GJERGO ME BANIM NË ATHINË/

Rezervoje  29 Qershorin-2019, Ora 11.00 A.M, kohë kur Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë dhe VATRA do të promovojnë romanet e shkrimtares së talentuar korçare – emigrante në Greqi, Eliona Gjergo.

Keni rast të bashkëbisedoni me vetë shkrimtaren e cila vjen enkas për këtë promovim. Eliona Gjergo është shkrimtare e talentuar që tashmë e ka treguar veten me kolanën në rritje të romaneve të saj:  “Kur i lëmë engjëjt të vdesin”, “Skizofrenia”, “Bisha prej Qelqi”, “Gjashtë gishta e gjysmë” dhe “Spectrum”. Është fituese e dy çmimeve letrare”Sotir Andoni” dhe “Faik Konica”.

Eliona shquhet për stilin e veçantë të rrëfimit, ku drama dhe proza e stilizuar  të tërheq pas vetes e të mbanë lidhur derisa të lexosh edhe frazën e fundit.

Promovimi organizohet në sallën e  Vatrës.

Adresa

2437 Southern BLVD

Bronx, NY 10458

Filed Under: Opinion Tagged With: Eliona Gjergo-Promovimi-Vater

Një pyetje opozitës

June 13, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Eshtë për të ardhur keq kur gjithë këto beteja, këto protesta masive, sot i ka shuar debati i një kuvendi karshi presidentit! Nëse Edi Rama do e kishte seriozisht dialogun, bashkëpunimin etj., do e kish bërë këtë me kohë. Presidenti është produkt i tij. Ashtu siç u përpoq të na mbushte mendjen me cilësitë a meritat e Ilir Metës, tani po bën të kundërtën. Krejt meit, i tronditur, nervoz, megjithëse ditë më ditë sa vjen e po shëndoshet, kryesiht nga koka, nuk po bën asgjë tjetër veç po tall bythën me një komb të tërë. Dhe sinqerisht është një absurditet kombëtar të dëgjosh se si gërthet kryeministri i vendit për presidentin. Dhe sinqerisht nuk e di se si kanë pushuar këto protesta e kullosin sytë para ekranit për të dëgjuar një budallallëk kombëtar. Dy vite më parë ua bëri dhuratë shqipatrëve, duke menduar se po hiqte qafe një ujk të vjetër të politikës. Dhe është katandisur këtu, i bindur të na mbushi mendjen se sa vasal është Ilir Meta. Në fakt duhet tu kërkoj ndjesë shqiptarëve se nuk ka putanizëm më të madh se kur një pjesë e klasës që drejton shtetin tall bythën me komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura. Nuk e di përse zgjedhin president shqiptarët kur nga ana tjetër tallin mender me ‘të. Kur dëgjon që një ministre mbrojtje kryekëput politike nënçmon postin e lartë të shqiptarëve. E merrni me mend vet se çfarë mbrojtje territoriale mund t’i japim vendit në rast të një tensioni rajonal, se çfarë bindje kushtetute a ligji ka një dele rudë e dikasterit që garanton jetën dhe shtetin e shqiptarëve. Por mua nuk më trishton kjo, që Edi Rama nuk e meriton atë post e kam kuptuar me kohë. Kam qënë i ashpër me krahun tim jo më me këtë zullapin që e ka mendjen të bëj parada mode se sa të unifikoj shqiptarët. Dhe do të jem i tillë sa kohë që shoh padrejtësi ndaj qytetarit, sa kohë që do shoh megallomanë dhe jo njerëz që vërtetë e duan vendin e origjinës sime. Ka mbaruar epoka Edi Rama opozitë. Deri sa u verifikuam faktin e manipulimit në masë, faktin e vjedhjeve të zgjedhjeve, nuk ka kthim mbrapa. Nuk ka marrëveshje qofshin këto të dala edhe nga presidenca. Nuk ka marrëveshje me Edi Ramën. Kaq dhe pikë. Lërini mënjanë dhe shpjegimet hajvanë studiove, mbi preçedentin, se gjoja mbas dy viteve kështu mund ta bëj edhe Edi Rama. Ta dini se nëse edhe ju i vidhni zgjedhjet ashtu, mirë ua bëfte. Por thelbi i gjithçkaje ku konsiston sfida, ku konsiston heqja dorë nga mandati është pikërisht iligjimiteti i tij. Kësisoj duhet ngritur në këmbë. U thamë shqiptarëve se ndër reformat janë sistemi zgjedhor, kufizimi i mandateve, president nga populli, aty qëndroni. Nuk ja vlen të dëgjosh broçkullat Edi Ramës Taulant Ballës dhe ndonjë blete tjetër që quan kriminale protestën e një qytetari demokrat…, nga ana tjetër firmos në bordero legjitime shkarkimin e presidentit të të gjithë shqiptare. Janë ca paradokse sociale që duhet të vdesin një herë e përgjithmonë. Lërini mënjanë konferencat e shtypit. Nuk ka këllqe Shqipëria të dëgjoj qyfyre deputetësh liste a memet e Rudinës. Sot duhej të ishte një ditë protestash masive për shkak se është bërë tërkuzë jeta e shqiptarëve. Europa, Europa, Junker, Mogerini, ka vepruar apo jo kushtetutshmërisht presidenti.? Ka apo nuk ka të drejtë komisioni pluralist në thonjëza kjo, i zgjedhjeve. Është çmenduri dikasteri se si një komisioner flet broçkulla karshi firmës dhe vulës. Sinqerisht çmenduri e kohës së bebelinove. Nuk e meriton Shqipëria jonë këtë vuajtje të përjetshme. Kur Edi Rama flet për burgun e munguar të Lul Bashës, në kohën kur ka rënë brenda vet me kohë. Pyetja ime është e thjeshtë, a ka opozitë? Apo gallatë deklaratash. Ngutje për ndonjë marrëveshje të vonë etj. Kjo nuk është e ndershme. Nuk është opozitare, por zgjatja e pushtetit një dallkauku, një çibani që kurrë mos e pastë për rrisk ai vend.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja-Pyetje Opozites

Nebaet Kollçinaku – shpirti dhe shtati që nuk iu bjerrën hiret prej internimit

June 13, 2019 by dgreca

Nga Shpend Sollaku-Noe’/

Plagët e thella herë-herë heshtin, edhe për një kohë të gjatë. Por  pikërisht atëherë kur i mendon të shëruara, mjafton një ashkël e një kujtimi të dhimbshëm, për t’i bërë të kullojnë gjak rishtazi. Më ndodhi edhe mua, ndërsa shkruaja për të ndriturin Kostaq Stefa dhe të shoqen e tij, të mbivuajturën Eleni. In primis nuk kish sesi të mos më lëndohej plaga kurrë e patharë e familjes time, jeta e sime mëje me gjashtë famijë, me shtëpi të sekuestruar në të cilën futën qeraxhinj, të cilën u desh ta paguajmë edhe njëherë për dhjetra vite, që të mos bëhej e shtetit.

Është kjo fazë e jetës në të cilën na u desh të luftonim urinë, përçmimin, imitimin e prangave me duar, nëpër cepa rrugësh, nga bijtë e atyre që na kishin dënuar babanë me akuza që i besuan vetë ata lloj zvarranikësh, diferencimin që u kulmua me mosdhëninen e të drejtës për të studiuar në universitet, me dërgimin në baltrat e Ndërnenasit, mes llumrave të rrezikshme – mbetje të metalurgjisë, me sakrifikimin e tri viteve të tjerë të rinisë mes shkëmbinjve te Sazanit.

Në kësi rastesh shqiptarët qesin në pah virtutet e tyre më të spikatura. Sidomos të liga. Nuk dua të përmend  drejtorët që nuk mbahet mend sa herë më kanë propozuar për të më përjashtuar nga shkolla. As edhe sekretarët apo instruktorët e devotshëm të rinisë që na qepeshin pas për një “basetë” pak më poshtë se kocka e partisë, apo për një palë pantallona të jashtëligjshme. Këta kishin brenda të gjithë vrerin e mundshëm, aq sa ndokënd që nuk kish kockë të fortë mund edhe ta kishin lënë pa frymë ashtu si pickimi i nëpërkës që poshtë gurit.

Shtysë për këto rreshta u bë një grua e hirshme, një grua shtalartë, një grua inteligjente dhe aq e mirë në shpirt saqë është mëkat që brezat të mos e kujtojnë.

Quhej Nebaet Kolliçinaku. E mira Nebaet ishte e internuar në Plug në atë periudhë.

Nënën time, në fillim e kishin pushuar nga puna si të padenjë për të edukuar fëmijët e komunistëve. Shkoi në dreq gjithë veprimtaria e saj illegale gjatë luftës, gjithë lufta e saj për zhdukjen e analfabetizmit në Myzeqe për vite të tëra, duke filluar menjëherë pas 1944-ës, përpjekjet dhjetravjeçare për ngritjen dhe konsolidimin e arëmit në Lushnje, sidomos të atij parashkollor.

Pas një periudhe papunësie, Shadien time  e lejuan të jepte mësim, por e emëruan mes baltrave të Myzeqesë, pikërisht atje ku njohu Nebaetin. U bënë aq mikesha ato dy gra saqë, siç tregon djali i saj – Gazmir Kollçinaku – nëna ime shpesh shoqëronte Gazin e vogël në shtëpi, sepse gjoja ishte pa qejf. Kështu mund të shkonte në atë familje të të internuarve pa probleme.

Siç edhe e kam përmendur më parë, familja jonë nuk do të kish mbijetuar pa ndihmën e dajallarëve në Lushnje, por edhe të kushërinjve të babait në Berat, nga të cilët nuk mund të lë pa parmendur të ndjerin Gani Duro – djalë i tezes së babait tim. Shpesh ndihmat jepeshin si borxhe, që ime më ia arriti t’i shlyente deri ne qindarkën e fundit, kur fëmijët e saj u rritën dhe nisën të punonin.

Ndër ndihmëdhënësit e familjes tonë ishte edhe Nebaeti, zonjë e vërtetë edhe mes baltrave të Plugut.

Nuk mund të harroj sidomos një Vit të Ri, kur shoqërova mamanë nga Lushnja, në muzg, nëpër shi, bubullima e llucë, deri në Plug, tek mikesha e saj, për të kërkuar borxh. Në shtëpinë tonë nuk kish mbetur asnjë lek edhe për të blerë ca portokalle!  Për festime të tjera as që ëndërronim. 

Falë shpirtit të gjërë të Kollçinakëve, edhe ne bëmë një farë feste atë Vit të Ri.

Eh, Nebaet, Nebaet. Ku është strehuar në qiell zemra jote e madhe? Cili prej zotave ai arriti të të ketë pranë? I mendoj si tani ndërsa grindeshin. “Është e imja, është e imja!”

Filed Under: Politike Tagged With: Shpend Sollaku Noe'

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 983
  • 984
  • 985
  • 986
  • 987
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT