• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Viti i Brishtë – Dobia e Konvencioneve Praktike

March 1, 2024 by s p

Rafaela Prifti/

Një ditë që vjen një herë në katër vjet ka historinë e vet të evolucionit dhe rëndësi të jashtëzakonshme për qytetërimin. Nëse kemi rënë dakord ta pranojmë si një lloj rregullatori të nevojshëm për njerëzimin, mbase ka ende shpresë për të lejuar konvencione të tjera praktike.

Fenomeni prej të cilit muajit shkurt i shtohet dita e 29 i mrekullon mendjet me prirje për shkencat e matematikës, gjurmuesit e origjinës së kalendarëve dhe të interesuar të tjerë. Instituti Teknologjik i Kalifornisë e quan vitin e brishte një modifikim për efekt sinkronizimi të dukurive vjetore të tilla si ekuinokset dhe solsticet. Pra një korrigjim për të drejtpeshuar faktin se orbita e Tokës nuk është saktësisht 365 ditë të vitit, sepse, siç ka konfirmuar NASA, për ta plotësuar udhëtimin duhen edhe gjashtë orë të tjera. Prandaj duke shtuar një ditë ose 24 orë në katër vjet, planeti Tokë e ruan balancën e vet delikate në sistemin tonë qiellor.

Uebsajti i Smithsonian Institute jep shpjegimin shkencor për vitin e brishtë. Midis të tjerave ka edhe një sqarim se edhe pse muaji shkurt mund të ketë 29 ditë, viti mund të mos jetë i brishtë. Për të qenë i tillë duhet të jetë i pjesëtueshëm jo vetëm me 100 por edhe me 400. Për sa na takon neve që jetojmë tani në Tokë, vitet 2020, 2024, 2028, 2032, 2036 janë vite të brishtë. Nëse shkenca do t’i përmbahet kësaj praktike, në vitin 2100 nuk do ketë ditë shtesë, ashtu siç nuk kishte në vitin 1900. Arsyeja e kapërcimit është e njëjta me atë të ekzistencës së saj, thonë shkencëtarët. Pa atë, stinët që ndjekin lëvizjet e hënës dhe diellit do shfazoheshin duke sjellë një kaos të përmasave parahistorike meqë qytetërimet e lashta e ndërtuan jetën e përditshme nga punët bujqësore deri te blatimet për hyjnitë në fazat e hënës dhe të diellit, mbi të cilat u krijuan kalendarët që u trashëguan brez pas brezi.

Periudha e Perandorisë romake përmban plot të dhëna dhe kuriozitete për shumësinë e kalendarëve në hapësirat gjigande të saj. Kalendari i Jul Çezarit i vitit 46 Para Erës së Re ishte modeli i botës perëndimore për qindra vjet. Deri sa në shekullin 16 hyri kalendari gregorian i njohur me emrin e krijuesit të tij. Për shkak se donte që kreshma e Pashkëve të përkonte me stinën e pranverës, Papa Gregori XIII dhe këshilltarët klerikë bënë disa kalkulime të hatashme në kalendarin Julian se kur duhej të kishte apo të mos kishte vit të brishtë. Për 29 shkurtin mund të lexosh sa të duash materiale madje edhe një botim që del vetëm në këtë ditë. Gjithmonë ka shumë kureshtje për ata që kanë lindur në datën 29 të muajit të dytë dhe me të drejtë sepse nuk është fjala vetëm për festimin e ditëlindjes por për pajisjen me patentë automjeti, regjistrime në sigurime shëndetësore etj, data shkakton çrregullime nëse nuk është e ingranuar në sistem.

Duke pranuar 29 shkurtin si praktikë konvencionale për njerëzimin, që rrjedhimisht e bën vitin që jemi 2024 me 366 ditë, është provuar aftësia jonë për dobitë praktike të saj. Dhe për këtë ia vlen të mendosh sot.

Filed Under: Histori

The Council of Albanian Ambassadors welcomes the development in Tirana of the Summit for supporting the cause of Ukraine

March 1, 2024 by s p

The Council of Albanian Ambassadors welcomes the development in Tirana of the Summit for supporting the cause of Ukraine and for promoting the European integration processes of our region, turning Tirana into a center of regional and European developments.

The Council of Albanian Ambassadors supports the positions of the Tirana Summit on Ukraine, expressed in its statement, demanding the immediate cessation of the war there, the removal of all Russian military forces from all occupied territories in Ukraine, starting with the annexation of Crimea in 2014, and holding responsible all those commanders of the Russian high administration who have caused tens of thousands of victims, considerable material and moral damage to the people of Ukraine.

The Council of Albanian Ambassadors is convinced that the Albanian people will be by the side of the people of Ukraine until the complete establishment of peace in this country and the return of all occupied territories to the people and state of Ukraine, as they are internationally recognized.

The Council of Albanian Ambassadors also urges all the countries of our region, primarily the governments, but also all the political actors to cooperate in completing all the necessary reforms to benefit from the EU’s 6 billion euro fund package, within the framework of the Joint Development Plan, with the aim of doubling the economies of the Western Balkans, the economic growth of each country in the region, the creation of a common regional market and be ready to fully integrate in the common European market in the near future.

However, CAA, starting from the expectations that the public opinion, not only in Albania, but also in the territories where Albanians live have for such meetings, appeals that such events are as substantive as possible, with tasks, obligations, commitments and concrete deadlines for the realization by all parties.

The Council of Albanian Ambassadors assesses that our authorities, in respect to their constitutional obligations, should use the fact that these meetings were held in Tirana as effectively as possible, to promote the image and international recognition of Kosova, to emphasize its contribution to strengthening of peace and security in the region, and to be as proactive as possible in unconditional support for Kosova in the process of negotiations with Serbia.

Filed Under: ESSE

NJË MBRËMJE ME MIQ PËR TË NDERUAR AMBASADORIN FERIT HOXHA

March 1, 2024 by s p

Harry Bajraktari/

Ishte nder dhe kënaqësi që u mblodhëm mbrëmë, me disa nga miqtë tanë më të mirë në komunitetin shqiptar, për të nderuar Ambasadorin Ferit Hoxha që mbylli misionin tij dy vjeçar si Përfaqësues i Shqipërisë në OKB dhe Këshillit të Sigurimit në OKB.

Kishim në mesin tonë edhe Ambasadorin Frank Wisner, që është arkitekti i procesit që solli pavarësinë e Kosovës si dhe një mik i mirë i komunitetit tonë.

Ishte një mbrëmje e bukur, në prani të miqve të vjetër e figurave të njohura të komunitetit tonë si biznesmeni i shquar Jim Xhema, ish-Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, kryetari i Vatrës Elmi Berisha, biznesmenët e njohur dhe pronarë të Vreshtave dhe Verarisë së famshme “Stone Castle”, në Rahovec të Kosovës, Rrustem Gecaj dhe Avdi Gecaj, kardiologjisti i njohur Dr. Sulejman Celaj, si dhe biznesmeni i njohur i komunitetit Elio Ahmetaj.

I shpreh mirënjohjen mikut tonë Halil Mula që na mblodhi dhe për mbrëmjen e bukur që kishte organizuar.

Patëm rastin të bisedojmë për të shkuarën dhe për të ardhmen, për kombin shqiptar dhe miqësinë shqiptaro-amerikane.

Ambasadori Wisner solli kujtimet e tij nga vitet kur punonim për të siguruar pavarësinë e Kosovës dhe Ambasadori Hoxha foli për dy vitet që drejtonte misionin gjatë kohës që Shqipëria ishte Anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai ka bërë një punë të shkëlqyer aty për të cilën meritoi vlerësimet dhe falenderimet tona.

Ambasadori Hoxha foli edhe për angazhimin e tij të ri në Bruksel, që është edhe kryeqyteti i Bashkimit Europian. I uruam sukses në detyrën e tij të re.

🇦🇱
🇦🇱
🇽🇰
🇽🇰
🇺🇸
🇺🇸

Filed Under: Emigracion

Pelasgologët, humbologët, torolingologët

March 1, 2024 by s p

Dr. Sadik Bejko/

Nga dita që një peticion nga gjuhëtarët tanë akademikë ka dashur t’i vërë një ledh turbo- gjuhëtarëve, pelasgologëve, ka ndodhur ajo dukuria e hedhjes së gurit në një pellg që trufullon i turbullt sa më nuk ka.

Të duket se janë rreshtuar dy taborre. Njëri që mbron gjuhën dhe tjetri që me kazmën e tij të profanit e profanon gjuhën. Kjo disi nuk qëndron. Na kanë përjashtuar nga fusha ne letrarët. Sipas një pikëpamjeje, ne shkrimtarët e bëjmë gjuhën, ne e gatuajmë në magjen e gjallë materien e gjuhës. Skencëarët e gjuhës vijnë pas nesh. Si kosëtari që vjen pas të korrash.

Ç’është e vërteta, si punëtor në lëmë të gjuhës së lëvruar në letrat shqipe, unë i quaj turbogjuhologët a pseudot a pelasgologët kërpudha helmuese mbirë në trung të gjuhës, në këtë trung me rrënjë te rilindasit, te ata burrat që i kënduan me vargjet më të bukura gjuhës shqipe. Edhe sot i adhuroj e i them përmendësh vargjet e atyre burrave të themelit të kombësisë sonë si ideologji e filozofi kombëtariste. Ata nuk qenë shkencëtarë dhe rrënjët e gjuhës i gjetën në mitologji.

Po kështu nuk vazhdohej.. Ideologjia është veçan nga shkenca.

Me kohë erdhën shkencëtarë si Gustav Majeri (1850-1900) dhe të tjerë të huaj si ai, të cilët me argumente e mjete të ftohta të njeriut të shkencës, por dhe me ndjeshmëri të njeriut të një kombësie e shteti tjetër, pra, të neutralit si nacionalitet, provuan shkencërisht jo me mitologji, me “gjuhësi” që shqipja është gjuhë indoeuropiane, që shqipja është gjuhë me prejardhje nga ilirishtja etj.

Prof. Xhevat Lloshi me mjetet e tij financiare ka shkuar atje ku ka jetuar Gustav Majeri, (Grac, Austri) ku ka kërkua varrin e tij, dorëshkrimet e tij… por këtij burri që nuk na njihte, që nuk pa ku ishim e kush ishim, burrë që nuk u financua prej nesh për studimet që bëri, i bëri në një kohë kur as shteti shqiptar nuk egzistonte në ndonjë hartë të botës, këtij Majeri që dhe nuk fitoi ndonjë grosh për studimet mbi gjuhën e shqiptarëve… në ditët tona nuk ia gjen as varrin mbi tokën ku jetoi, nuk i gjen as dorëshkrime në ndonjë arkiv…

Pelasgologët e sotëm me orientim të fortë nacionalist nuk kanë treguar kurrëfarë shpirti aq të fortë e të paanshëm profesionalisht sa ky Gustav Majeri që me librat shkrimet e tij në buletinet shkencore më prestigjoze, na bëri të njohur shkencërisht \ ndërkombëtarisht, pa na njour e pa e ditur se cilët jemi.

Ndërkohë këta pelasgologët, pseudot, turbogjuhologët tanë janë më të lavdishmit në mediat tona postmoderne. Në asnjë konferencë a bulletin shkencor me prestigj ndërkombëtar (siç bëri Gutav Majeri) nuk i njeh njeri.

Si letrar, flas për studime postmoderniste… Studime postmoderniste në shkencë? Kjo mund të jetë ndonjë dukuri tjetërsoj e shkencës gjuhësore shqiptare. Nuk flas për ndonjë vepër letrare, si roman a dramë a poemë qoftë, nuk po flas për një vepër fiction të një drejtimi postmodernist. Po flas për postmodernizëm si dukuri shkencore, shfaqje krejt të panjohur në ndonjë fushë të shkencave botërore. Postmodernizëm në gjuhësi? Ky është një hyner, një gjasë e pandodhur kurrë në ndonjë truall shkencërisht të gjallë në botë, kjo është veç një shpikje e shëmtuar e “shkencave” tona jo shkencore, apo një trill fare i marrë i fictionit tonë shkencor në albanologjinë e zuzar-amatorëve.

Thashë që Gustav Majeri bëri shkencën e tij në një kohë kur nuk kishim as media , nuk kishim asnjë vend në hartën e botës dhe nuk pyeti se e pranon, se e dëgjon apo se nuk e dëgjon njeri ndër pelasgologët. Ai vdiq, i humbi dhe varri… Por, mirë a keq, edhe sot mbeti, edhe sot i përmendet vepra e tij.

Turboalbanologët e sotëm nguten, duan të jenë asa, të imponueshëm qoftë dhe dhunshëm në tregun e sotëm mediatik. Arrogantë, të urrejtshëm si ikonoklastët ata thyejnë e shkelin ikonat klasike të albanologjisë tonë. Pa arritur shkencërisht as te thonjtë e këmbëve të tyre

Gustav Majeri shkroi dhe heshti. Turbologët, pelasgologët tanë duan të jenë të adhurueshëm me zor, u drejtohen medjeve për t’u afirmuar. Ngatërrojnë me dashje mejdanin ku duhet të përballohen. Nuk kishte media elektronike në kohën e G. Majerit. Ishin katedrat e universiteteve që verifikonin arritjet shkencore të dijetarëve. Edhe sot janë katedrat universitare, edhe sot janë konferencat shkencore forumet që i shkojnë në sitë të hollë prurjet shkencore. Në këto katedra u afirmua fillimisht dhe Anjshtajni, Darvini etj. Katedrat universitare janë vendet ku turbogjuhologët tanë nuk zbarkojnë dot. Shumica e tyre janë grafologë pa pikë kredie. Njerëz pa asnjë kredi si gjuhëtarë të profesionit, pa asnjë dijeni mbi gjuhët e huaja të sotme a mbi gjuhët klasike greko-romake.

Nëse nuk pëlqejnë forumet shkencore shqiptare, pse nuk u drejtohen tryezave shkencore ndërkombëtare? Kush i pengon?

Si letrar jam i bindur se gjuhën e krijojnë shkrimtarët, poetët … jo turbo-budallët, pelasgologët. Jam me letrarët, prozatorët, poetët, fjalëbukurit, estetët, eseistet, analistët, mjeshtrat e tekstit të shkruar të kësaj gjuhe. Turbopelasgologët si kërpudhat kanceroze peshojnë në trung, në rrënjë, në fletë të gjuhës shqipe… shpërthejnë si shtëllungat helmuese të Hiroshimës. Shumica e pelasologëve nuk e kanë profesion gjuhësinë. Le të kthehen në shkenëcat e tyre. Në këtë lëmë që nuk është i tyre janë, e pakta të themi, sharlatanë të diskredituar. Pa asnjë të ardhme. Pa dafina. Pa truall.

Dy nga nga mjeshtrat e shkrimit shqip Konica dhe Noli ishin dhe shkencëtarë. Po ata e shkruan bukur shqipen pa kërkuar nëse fjala shqipe ka rrënjë a ka hambar ndër pellasgë a… le të themi, në Alaskë.

Pelasgologët janë emër-vdekur… që kur kanë zgjedhur të hyjnë të verbër në trojet e Konicës, të Nolit. të Naimit, Poradecit, Kutelit, Koliqit, Fishtës, Mjedës. …Këta burra e shkruanin shqipen shqip pa pyetur ç’do të thonë pelasgologët, humbologët, torolingologët…

Filed Under: Analiza

“Samiti Ukrainë-Europa Juglindore në Tiranë” pasqyruar te “Zëri i Amerikës” : Zelensky ftesë vendeve të Ballkanit për të bashkëprodhuar municione

February 28, 2024 by s p

28 shkurt, 2024

  • Armand Mero

Samiti Ukrainë-Europa Juglindore në Tiranë
Samiti Ukrainë-Europa Juglindore në Tiranë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ftoi sot vendet e Ballkanit që së bashku më Kievin të mund të prodhojnë armë dhe municione. “Ne jemi krenar që kemi mbi 500 kompani në fushën e mbrojtjes që veprojnë në Ukrainë. Po kjo nuk mjafton për të fituar. Ne shohim probleme në ofertën e municioneve, gjë e cila ndikon situatën tonë në fushat e betejës dhe jemi të interesuar për bashkëprodhimin e municioneve me ju dhe partnerët tanë”, u shpreh presidenti ukrainas në fjalën e tij në hapje të samitit Ukrainë – Europa juglindore, i cili po mbahet në Tiranë. Ai shtoi me tej se “ekipi ynë i qeverisë, do të prezontojë të gjitha detajet” duke hedhur më pas idenë e organizimit të “një forumi të posaçëm për industrinë e Mbrojtjes, mes Ukrainës dhe Ballkanit, qoftë në Kiev qoftë në ndonjë prej kryeqyteteve tuaja”.

Për këtë çështje ai kishte bërë të ditur më herët se kishte folur dhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama gjatë takimit të përbashkët që i parapriu samitit. “Diskutuam ndër të tjera dhe për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve”, shkruajti ai në rrjetin social X.

Me zotin Rama, presidenti Zelensky, firmosi dhe Traktatin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës, i cili synon të konsolidojë miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?allowfullscreen=true&app_id=1693912720906710&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Dfaec1bcf0107b68f5%26domain%3Dwww.zeriamerikes.com%26is_canvas%3Dfalse%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fwww.zeriamerikes.com%252Ff3579e1659c667500%26relation%3Dparent.parent&container_width=650&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fzeriamerikes%2Fvideos%2F317954124595505%2F%3Fshow_text%3D1&locale=en_US&sdk=joey

Përpara se të hidhnin firmat, presidenti i Ukrainës i dorëzoi sot kryeministrit shqiptar Edi Rama “Urdhërin e Princit Jaroslav i Urti”, për “kontributin e jashtëzakonshëm personal, në forcimin e bashkëpinimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë”.

Më herët, u zhvillua dhe një takim mes ministrave të jashtë të të dy vendeve. “Shqipëria mbështet Planin me 10 Pika të Presidentit Zelensky, si mundësia më realiste për t’i dhënë fund luftës dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Së bashku me aktorë dhe vende të tjera, kemi marrë tashmë angazhimin për bashkëpunim në realizimin e Pikës 5 që ka të bëjë me “Rivendosjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës”, si një nga objektivat më imediatë të përfundimit të luftës”, deklaroi pas takimit ministri shqiptar Igli Hasani.

Shqipëria është ndër vendet e para që mbështeti pa rezerva Ukrainën si dhe u angazhua për të kontribuar drejtpërsëdrejti me ndihma. Ministri Hasani tha se edhe gjatë takimit të sotëm “kemi folur për ndihmën ekonomike e financiare që Shqipëria mund të ofrojë për përballimin e situatës në Ukrainë, por edhe për rindërtimin e saj, që shpresojmë të ndodhë sa më parë, pa asnjë vonesë”.

Brenda muajve të ardhshëm, siç njoftoi ministri i Jashtëm shqiptar, pritet të hapet në Kiev dhe ambasada e Shqipërisë. “Jemi në fazën e përgatitjeve teknike”, shpjegoi zoti Hasani.

Nga ana e tij shefi i diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba falenderoi Shqipërinë për mbështetjen e ofruar në shumë drejtime, duke u ndalur veçanërisht në rolin e saj gjatë mandatit dy vjeçare si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Shqipëria po ashtu vlerësohet nga Kievi dhe si një anëtare e Nato-s, ku Ukraina kërkon të bëhet anëtare. “Pritshmëritë tona janë që me të tjerash, një prej rezultateve të samitit të Uashingtonit të jetë një hap më përpara drejt anëtarësimit të Ukrainës, që më në fund, do ta bëjë këtë pjesë të Europës, më të sigurt”, u shpreh ministri Kuleba.

* Materiali në përditësim

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1119
  • 1120
  • 1121
  • 1122
  • 1123
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT