• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MBRESA T’NGROHTA LETRARE NGA VJENA E AUSTRISË ME RASTIN E 17-SHKURTIT

February 23, 2024 by s p

Nga Besim Xhelili, Vjenë, Austri/

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, Vjenë, në bashkëpunim me ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri dhe me rastin e 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Republikës së Kosovës, organizuan një pasdite letrare-kulturore, ku artdashësve dhe dashamirëve të librit iu ofrua një program i pasur dhe i larmishëm kulturor.

Në hapësirat e ambasadës së Kosovës në Vjenë, të premten e 16 shkurtit 2024, në praninë e një numri të madh bashkatdhetarësh, u mbajt një orë letrare dhe përurim librash. Ky program i ndarë në tri pika, ku në pjesën e parë u bë përurimi i veprave të disa autorëve, në pjesën e dytë disa autorë të pranishëm lexuan poezi të ndryshme nga opusi i tyre krijues dhe në pjesën e tretë, e ftuara e nderit znj. Alketa Gashi-Fazliu, shkrimtare dhe gazetare në RTK (Radiotelevizionin e Kosovës), prezantoi trilogjinë e saj “Ato gdhendin dhimbjen”, një libër në të cilin përfshihen rrëfimet e 15 nënave, bijtë e të cilave ranë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë, mbushi pritshmërinë e të ftuarve, të cilët u kthyen në shtëpitë e tyre me mbresa të ngrohta dhe fytyra të buzëqeshura. Me praninë e saj e pasuroi këtë aktivitet Dr. Manjolla Zaçellari nga Universiteti i Durrësit, e cila prezantoi kumtesën e saj “Kadareja dhe proza e tij”, me theks të veçantë mbi vizionin dhe angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës.

Në emër të LSHKSHA “Aleksandër Moisiu” të pranishmit i përshëndeti shkrimtari Anton Marku, i cili në fjalën e tij e falënderoi ambasadën e Kosovës për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme karshi krijuesve shqiptarë në Austri dhe të pranishmëve ua uroi 17 Shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Kaltrina Ademi-Oruqi, këshilltare e ambasadës, i falënderoi të pranishmit duke iu uruar mirëseardhje dhe gjitha të mirat për festën. Ajo tha se gjithnjë është një kënaqësi bashkëpunimi me krijuesit. Nga ambasada e Shqipërisë në Austri përshëndeti Artan Canaj, zv. Ambasador. Ai tha se ndjehet tepër i gëzuar që një ëndërr siç ishte Kosova e lirë u bë realitet.

Pas përshëndetjeve u bë përurimi i vëllimit poetik “Pranverë e thyer”, i autores Kimete Krasniqi Prebreza dhe autori Gjergj Jozef Kola paraqiti një shkëputje nga romani i tij “Diaspora e shqipeve”. Më pas me poezitë e tyre u paraqitën autorët Gabriela Mujaj, Violeta Allmuça, Angjelina Marku dhe Zaim Toska. Me tinguj të bukur në violonçel e shoqëroi këtë aktivitet znj. Marigona Komani. Për mbarëvajtjen dhe udhëheqjen e këtij organizimi kulturor u kujdes si gjithmonë me shumë shije drejtuese znj. Kaltrina Durmishi.

Filed Under: LETERSI

Memoriali për Epopenë e Koshares dhe Shtatorja për heroin e saj, Bylbyl Breçani, në Tropojë

February 23, 2024 by s p

Nga Ramiz LUSHAJ/

1.

Në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, pikërisht me 17 shkurt 2024, në Shqipëri e në Kosovë, në Amerikë e në Mbretëri të Bashkuar, në Gjermani e në Zvicër, gjithandej, gjithkund, u hap Fushata Donatore për Mbledhjen e Fondeve për Ngritjen e Memorialit të Epopesë së Koshares dhe Shtatorja e njërit prej heronjëve të saj, Bylbyl Hazir Breçanit, fushatë e cila do të vazhdimojnë humanitetin atdhetar deri më 9 të prillit 2024, në 25-Vjetorin e Ditës historike të Thyerjes së Kufirit të padrejtë në mes Kosovës dardane dhe Shqipërisë Londineze.

2.

Sikurse Republika e Kosovës e ngriti Kompleksin Memorial të Epopesë së Koshares në komunën e Gjakovës, edhe Shqipëria Londineze, një kontributore e madhe e Lirisë, Pavarësisë e Shtetësisë së Republikës së Kosovës, do ta ngrejnë në qëndren administrative të Bashkisë Tropojë, në qytetin Bajram Curri, “Qytetin e Alpeve”, në rrugën “Bylbyl Breçani”, një kompleks memorial muzeal natyror, në nderim, përjetësim, vlerësim e lartësim të Epopesë legjendare të Koshares (prill-qershor 1999) e të heronjëve të saj.

3.

Kjo Epope (ndër)kombëtare historike, gjeostrategjike, ushtarake, politike, diplomatike, humanitare e Koshares legjendare: është një nga epopetë më të lavdishme në historinë kombëtare iliro-arbnore-shqiptare; është ma shumë se një “Termopile Shqiptare”; është një vazhdimësi e “Epopesë historike të Nokshiqit” të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Kjo Epope madhore e Koshares, me 9 të prillit 1999 e theu kufirin shqiptaro-shqiptar, këtë kufi shekullor e të padrejtë dhe, prej kësaj date kombëtare historike e dekterit më 12 të qershorit 1999, e krijoi një Korridor të integrimit e të bashkimit kombëtar shqiptaro-shqiptar në të dy anët e kufinit politiko-administrativ; e krijoi përgjatë Luftës një Korridor të hapur e aktiv me luftëtarë, logjistikë e ndihma humanitare për Ushtrinë Çlirimitare të Kosovës (UÇK) dhe për popullin e Kosovës dardane; një Korridor gjeostrategjik me kontribute të shumanshme luftarake drejt Lirisë së Kosovës (1999), të Pavarësisë së saj (2008), të Shtetësisë së derisotme të Republikës së Kosovës.

Kjo Epope e Koshares historike ishte në vazhdimësi luftarake kontributive me shumë kuadro, luftëtarë e gjeostrategjinë e saj, edhe në Ushtrinë Çlirimitare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit (UÇPMB) në këtë Luftë të dytë, të gjatë, të vështirë e të madhe në Luginën trekomunëshe të Preshevës (1999-2001) deri në kohën e “Marrëveshjës së Kunçillit”, gjithashtu edhe në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në luftën tjetër, në Luftën e Maqedonisë (2001) deri në kohën e “Marrëveshjes së Ohrit”.

“Epopeja e Koshares”, ish-Brigada 138 “Agim Ramadani” , janë vlerësuar e nderuar me Titull Nderi/ Çmimin e Lartë “Lavdi Kombëtare” nga “Takimi i Madh i Tiranës”, Takim PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik, me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, mbajtur më 12 të dhjetorit 2023, në “Tirana International Hotel & Conference Centre” (salla “Balsha”) me 378 të Ftuar Nderi nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Ballkani Perëndimor, Europa, Amerika, Australia, etj.

4.

Memoriali i Epopesë së Koshares, si pjesë unitare e Kompleksit memorial muzeal natyror, që do të ngrihet mjaft bukur dhe do të përurohet sivjet (2024) me një ceremoni solemne e festive në Tropojë, do të ketë të gdhendur në 11 pllaka të gurta, të mëdha e disi të larta, emrat e 114 heronjëve të Epopesë së lavdishme të Koshares, të cilët janë vlerësuar e nderuar me Urdhrin ma të lartë Presidencial “Hero i Kosovës”.

Kjo Epope e gjatë 67 ditore e Koshares, me disa beteja luftarake vendimtare, ka ma shumë heronj të shpallur se sa çdo epope tjetër mbarëshqiptare, ndër shekuj.

Kjo Epopeja lavdiplote e Koshares ka heronj, ka të plagosur, kishte luftëtarë, nga e gjithë gjeografia rajonale e Republikës së Kosovës, si edhe nga Shqipëria, nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, nga Mërgata Shqiptare në Botë.

Aty, në këtë Memorial, veçmas, tek një pllakë e gurtë, ma e para në renditim, do të jenë të skalitur bukur emrat e ndritur të dy komandantëve heronj legjendë e legjendarë në Epopenë e Koshares: Sali Çekaj dhe Agim Ramadani.

Sali Çekaj (“Veterani”)- “Hero i Kosovës” (u lind më 22 të qershorit 1956, në Pejë- i vrarë me 19 të prillit 1999, në Koshare), një ndër themeluesit e parë (1991) dhe një ndër drejtuesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një jurist, politikan, ushtarak i shquar i Kosovës e i Kombit të tij.

Agim Ramadani (“Katana”)- “Hero i Kosovës” (u lind me 3 të majit 1963, në Gjilan- i vrarë me 11 prill 1999, në Koshare), ushtarak i lartë i karrierës me Akademi Ushtarake në Zagreb të Kroacisë, poet, piktor(Antar Nderi në Akademinë Europiane të Arteve), luftëtar e komandant në dy luftëra në dy shtete ballkanike: Kroaci e Kosovë, një nga komandantët më të shquar të UÇK-së.

5.

Në mes të Memorialit të Epopesë së Koshares, qendror, ballor, në lartësim 3.1 metra, do të jetë një nga heronjtë lavdiplotë të saj, Bylbyl Hazir Breçani i Dardanisë Alpine, i lindur në mëngjesin e të hënës, me 13 të majit 1974, në fshatin historik, kulturor e turistik Markaj (lagjia Breçani), Njësia Administrative Bujan (krahina Krasniqe), Bashkia Tropojë, ku, sivjet, në ditën e 50 vjetorit të lindjes së tij (13 maj 2024) do të përkujtohet nga Shqipëria dhe nga Kosova me një Akademi Jubilare Solemne, në “Tirana International Hotel & Conference Centre” (salla “Balsha”), me rreth 300 të Ftuar Nderi, në kryeqytetin e Shqipërisë.

Prindërit e tij (të ndjerë) Hazir Selim Breçani (bacaloku/mixhoku) dhe nënëmadhja Kajde Fetahu Breçani (e Mustafaj, krahina Iballe, Fushë Arrëz/Pukë) kishin 7 fëmijë, 4 djemë (Bylbyli, i treti) dhe 3 vajza, të cilët u rritën në një mjedis të madh familjar atdhetar, me tradita e virtyte të larta, të pushkës e të penës, të punës e të këngës, të vrrinit e të bjeshkës, në mes “Qytetit të Alpeve” dhe fshatit të tyre nën kurorën e masivit më të madh të gështenjave në Ballkan.

Paraardhës të heroit Bylbyl Hazir Breçani, shumë kusherinj të afërt, bashkëvendas të tij, të gjakut e të pragut, Kurt Zmjal Rrukajt e Markajve (barqet: Breçani (Bashota, Zeka); e Kurtzmajlajt; e Mulajt (Seci, Zllame); e Logu (në Markaj e Bujan); e Zenelaj (e Kobile), ishin luftëtarë aktiv në kryengritje e luftëra lokale, rajonale e (ndër)kombëtare me serbo-malazezët, turqit (otomanë) e ndaj çdo pushtuesi tjetër, si në Moraçë e në Plavë-Guci (Mali i Zi i sotëm), në Gjakovë, Prizren, Shtimje-Slivovë… (Republika e Kosovës), deri në Shkup (Maqedoni e sotme e Veriut), në Tropojë, Shkodër…(Shqipërinë Londineze), deri në Sanxhak të Tregut të Ri (RS) etj., të cilët ndër Kohëra të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, të Reformave të Tanzimatit, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të Lidhjes “Besa-Besë” të Pejës, të Shpalljes së Pavarësisë, të të Dy Luftërave Ballkanike e Botërore, të prirë nga prijësit e tyre bajrak, ideator e luftarak të fisit lavdimadh Krasniqe, si Binak Alia, Sokol Rama, Mic Sokoli-“Hero i Popullit”, Haxhi Zeka, Man Avdia, Qerim Delia, Bajram Curri, Sali Mani e të tjerë, të cilët i dhanë Kombit Shqiptar disa “Dëshmorë të Atdheut”, si: Ukshin Islam Hasukaj (Gjakovë,1878), Zeqir Cok Logu (Gjakovë,1878), Zeqir Hajdar Hasukaj (Qafë Morinë,1909), Zoge Islam Breçani (Qafë Kolçi,1913), Islam Fazli Breçani (Qafë Kolçit,1913), Halil Zenun Mulaj (Bujan,1918), Mehmet Bek Seci (Lezhë,1924).

Gjyshi i heroit Bylbyl Hazir Breçani, atdhetari Selim Zek Breçani, së bashku me kushërinjtë e tij, si Brahim Shaban Breçani e të tjerë, ishte luftëtar përkrah Bajram Currit- “Hero i Popullit”, ndërsa dy xhaxhallarët e tij, Cen Selim Breçani dhe Shaban Sadik Breçani u rreshtuan në rradhët e Ushtrisë Shqiptare në Luftën e Dytë Botërore.

6.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) përgjatë gjithë Dekadës ’90, në të gjitha vitet 1991-’99, e kishte Malësinë e Gjakovës (Tropoja), një nga bazat e saj më të fuqishme e të përhershme të përgaditjes së luftëtarëve të lirisë e të drejtuesve të tyre ushtarakë, të furnizimit me armë të ndryshme luftarake, të strehimit mikpritës familjar e të përkujdesit spitalor të shqiptarëve të shpërngulur me forcë nga dhuna e përgjakshme e genocidi serbo-sllav millosheviçian. E, një ndër këto baza lokale të rëndësishme gjeostrategjike, natyrore e luftarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte edhe lagjia Breçani e fshatit Markaj, përndryshe: “Breçanët e Kosovës”.

Kësokohe, herët, prej nga viti 1997, aty, te “Tunelet e Breçanit”, atdhetari kombëtar, heroi Bylbyl Breçani, bie në kontakt me UÇK-në, takohet e bashkëpunoi për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës, me dy nga ma të parët martirë e nga më të shquarit e UÇK-së, si: me Adrian Krasniqin nga Peja, “Hero i Kosovës” (1969-1997) dhe me Ilir Konushevcin nga Podujeva, “Hero i Kosovës” (1969-1998).

Mbasandejna, tevona, Bylbyl Hazir Breçani, “Hero i Kosovës”, takohet e mirëbashkëpunoi gjatë, deri në fund të jetës së tij, edhe me ushtarakët e lartë të Epopesë së Koshares, me dy nga ushtarakët e shquar: me Rrustem Berishën, me shkollë të lartë ushtarake në Sarajevë (B+H), një nga komandantët e terrenit në Luftën e Kroacisë për Pavarësinë e saj nga Jugosllavia Federale dhe Komandant i Brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare, ish Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ish-deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe me ushtarakun Hisen A. Berishën- një ndër ish-komandantët e njohur në Epopenë e Koshares, deputet aktual e aktiv në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Heroi i Kosovës” Bylbyl Hazir Breçani, 25 vjeçar, në shkurt 1999, mobilizohet vullnetarisht e aktivisht në formacione ushtarake të Epopesë së Koshares, i cili kishte aftësi e përvojë ushtarake të përfituar përgjatë shërbimit ushtarak në dy vite të qëndimit e stërvitjeve në në Pukë, i specializuar edhe për raketa në Tiranë e, në fund, edhe në Kukës (1994-‘95).

Bylbyl Hazir Breçani- “Hero i Kosovës”, bashkë me eprorët e tij të afërt, direkt, me ushtarakët e shquar Rrustem Berisha dhe Hisen Berisha mori pjesë në thyemjen e kufirit mes shqiptarëve më 9 prill 1999, në betejën legjendare të Koshares- një nga luftërat monumentale të Kombit Shqiptar, ku në mes të breshërive të plumbave të serbëve e uli nga shtiza e lartë flamurin e Serbisë shovene millosheviçiane dhe e ngriti fitimtar Flamurin Kombëtar Shqiptar bash në Postën e Kamenicës, aty në Koshare. Përndryshe, e cilësuan prej asokohe, në shpeshti, në biseda e shkrime, edhe “Bylbyli i Flamurit”. Akti i tij i lartë i ngritjes së Flamurit, asokohe, atë ditë lavdie, do të shënonte fitoren e kësaj beteje historike madhore shqiptare me thyemjen e kufinit të padrejtë Kosovë-Shqipëri.

Në periudhën kohore prej shkurtit deri në qershor 1999 pjesmarrja e heroit Bylbyl Hazir Breçani në luftime të ndryshme e të shumta ishte aktive, e dallueshme, shumë e gjerë, e madhe: prej nga Rrasa e Zogut në Koshare, nga Juniku në Deçan, nga Rrasa e Zogut në Koshare dhe nga Isniqi në Pejë.

Heroi Bylbyl Hazir Breçani, shumë shpejt, u bë i njohur e i vlerësuar nga bashkëluftëtarët dhe eprorët e tij. Ai nuk mbeti përjetësisht vetëm një ushtar i thjeshtë, por edhe një drejtues i denjë, një luftëtar i frontit të parë, ballor, sakrifikues deri në dhënien e jetës së tij të re për Kosovën, për Shqipërinë, për Kombin Shqiptar.

Komandanti i shquar i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha, thoshte se: “Bylbylin e kam krahun e djathtë, se janë këta Bylbyla që na e prunë lirinë dhe e naltësuen Shqipërinë”.

Ndërsa ushtaraku i mirënjohur, Hisen A. Berisha, thoshte se: “Bylbyli ishte i papërmbajtur, nuk pyeste për plumbat serbë, e sado e këshillonim që të kishte kujdes, ai thoshte se:“unë e kam realizuar planin, le të ndodhë çka të donë…””.

Më 25 qershor 1999, heroi Bylbyl Hazir Breçani niset me disa shokë për t’i nxjerrë dy luftëtarë shqiptarë të Kosovës të mbetur në fushën e luftës, të mbetun pa u varrosur. Në këtë aksion të guximshëm ai bie në tokë të minuar me mina të ushtrisë pushtuese, aneksuese e shovene serbe millosheviçiane, në Shkozë të Mulliqit në Koshare, komuna Gjakovë e Kosovës. Aty, Bylbyl Breçani, e dha jetën e tij të re në moshën 25-vjeçare, bashkë me Ali Fejzullahun nga Mitrovica dhe plagoset rëndë Isuf Mulliqi. Kështu e mbylli jetën me lavdi të plotë Bylbyl Breçani- “Hero i Kosovës” dhe u varros me nderimet më të larta nga populli i Tropojës e bashkëluftetarët e tij të Luftës së Kosovës që e përcollen nën breshërinë e armëve.

Eshtrat e tij tani prehen në Memorialin e Koshares në Gjakovë, në tokën ku ai e derdhi gjakun e tij për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës, për integrimet e bashkimin kombëtar Shqipëri-Kosovë,

7.

Luftëtari trim, triumfues e vetësakrifikues për Lirinë e Pavarësinë e Republikës së Kosovës për bashkimin kombëtar shqiptar, për demokracinë e integrimet shqiptare, Bylbyl Hazir Breçani, është vlerësuar e nderuar me Urdhërin “Hero i Kosovës” nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi (2019), me Çertifikatën “Dëshmor i Atdheut” në Shqipëri (2004); me Çertifikatën “Dëshmor i Kombit” në Kosovë (2017); me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj (2019); me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Bashkisë Tropojë (2018); “Qytetar Nderi” i komunës së Bujanit (Krasniqe, Tropojë).

Një nga simbolet e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Epopenë e Koshares (9 prill 1999) dhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e të Luftës për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës (1997-’99), heroi Bylbyl Hazir Breçani, ndonëse e mban dekoratën më të lartë nga Republika e Kosovës, si Dekorata Presidenciale Urdhri “Hero i Kosovës” etj., nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë, në mbi një çerek shekulli kohë prej nga veprimtaria dhe rënia e tij, nuk i është dhënë asnjë dekoratë e lartë, si “Nderi i Kombit” apo “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” etj.

Emrin e Bylbyl Hazir Breçanit- “Hero i Kosovës” në Republikën e Kosovës e “Dëshmor i Atdheut” në Republikën e Shqipërisë, e mbajnë edhe një rrugë në qytetin Bajram Curri (prej nga qëndra e qytetit alpin e dekterit në fshatin e tij të lindjes Markaj, e asfaltuar vitin e kaluar nga Bashkia e Tropojës) dhe një tjetër rrugë në Prishtinë, në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, sikurse edhe shkolla në fshatin e tij të lindjes, në Markaj të Njësisë Administrative Bujan, në Bashkinë e Tropojës.

Heroi Bylbyl Hazir Breçani është vlerësuar e nderuar me Mirënjohje edhe nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, nga organizata të tjera të dala nga Lufta e fundit e Kosovës, nga Shoqëria Civile etj.

Në vlerësim e nderim të veprimtarisë, të kontributeve e të figurës së heroit Bylbyl Hazir Breçani, në 20-vjetorin e rënies së tij, me 24 të qershorit 2019, në Muzeun Historik në Tiranë (salla UNESCO), u mbajt një Akademi Përkujtimore Jubilare, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjithashtu, në këtë Përkujtim jubilar akademik (2019) u shpallen edhe fituesit e Konkursit Kombëtar Poetik për Heroin e Luftës së Kosovës e Dëshmorin e Shqipërisë, Bylbyl Hazir Breçanin.

Në dhjetor 2021, në Tiranë, u themelua Çmimi i lartë “Bylbyl Breçani”, ku, për herë të parë, me këtë Çmim, u nderua Shoqata e Veteranëve të Luftës të Brigadës 138 “Agim Ramadani” e Epopesë së Koshares. Akademia Përkujtimore Jubilare për Bylbyl Hazir Breçanin (që do të mbahet në “Tirana International Hotel & Conference Centre”, salla “Balsha”) me 13 maj 2023, ditë e martë, në Tiranë, do të ndajnë listnor/shpallin Çmimin e Latë “Bylbyl Breçani” për 113 Heronjtë e Kosovës të Epopesë së Koshares dhe për disa luftëtarë e kuadro të ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Epopesë së Koshares historike.

8.

Memoriali i Epopesë së Koshares dhe Shtatorja e heroit të saj, Bylbyl Hazir Breçani, ky Kompleks skulpturor muzeal, është vepër e skulptorit të mirënjohur Isa Baliaj-“Mjeshtër i Madh”, është një nga veprat e tij skulpturore më të mira dhe një nga ma mirat e memorialeve e shtatoreve (të komplekseve të tilla) të ngritura në nderim e përjetësim të historisë kombëtare shqiptare e të figurave të shquara historike në Shqipëri e në Kosovë.

Skulptori i shquar Isa Baliaj, mjeshtër me përvojë e arritje lartnore mbi gjysëm shekullore në fushën e artit, është autor i Monumentit të Azem Hajdarit në Tropojë (1963-1998), Liderit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, “Hero i Demokracisë”, mbartës i dekoratës më të lartë Presidenciale të Shqipërisë “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”; autor i shtatoreve të Ali Ibër Nezaj në Gjakovë e në Tropojë (1835-1900), të njërit nga figurat më të shquara dhe kryesore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i dekoruar me Dekoratat Presidenciale, si: me Urdhrin “Për Veprimtari Patriotike të Klasit të Parë” (Tiranë, 1978), me “Urdhëri i Lirisë” (Prishtinë, 2012), “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” (Tiranë, 2016), “Hero i Sanxhakut” (10 qershor 2023); autor i shtatores së Baba Shejh Nesim Dervishdana në Gjakovë, (1964-1981)- “Dëshmor i Kombit” (Kosovë); autor i shtatores së Agron Osman Rama në Gjakovë (1972-1999)- “Hero i Kosovës”; autor i shtatores së Beg Rizaj në Deçan- luftëtar pjesmarrës në katër luftëra, Martir i Kombit Shqiptar (1977-2015) e të tjera, e të tjera.

9.

Ngritja e Shtatores së heroit Bylbyl Hazir Breçani në Tropojë, kryehere, prej nga koha e pandemisë covidiane, ishte një nismë e drejtuar Bashkisë së Tropojës nga Ministria e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, në Prishtinë, e vet ish-Ministrit të saj, Rrustem Berisha i Epopesë së Koshares historike dhe e stafit të tij të kabinetit ministror, si Ramadani, Trezhnjeva e të tjerët.

Bashkia e Tropojës, vet kryetari i saj dy mandator Rexhë Byberi, e mirëpritën kërkesën e Prishtinës zyrtare, e të lidershipit ushtarako-politiko-shoqëror të Epopesë së Koshares. Atëherit, kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi, pasaardhës i të shquarit Haxhi Zekë Byberit të Lidhjes Shqiptare “Besa-Besë” të Pejës, i shpalosi vizionet e tij institucionale, atdhetare, arkitekturore, artistike, kulturore, turistike, etj. për të ngritur (krahas Shtatores së heroit tropojas e kombëtar, Bylbyl Hazir Breçani) edhe Memorialin e Epopesë historike të Koshares legjendare, duke krijuar kështu e kësisoj një Kompleks të veçantë, të bukur, të madhërishëm skulpturor, arkitekturor, muzeor, etj. në Rrugën “Bylbyl Breçani”, rrugë qytetëse që të çon drejt vendlindjes së heroit dhe ish-bazës së UÇK-së, në Markaj. Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi, edhe në kuadrin e këtij projekti të madh të Kompleksit (Memoriali e Shtatorja) e ndërmori dhe e mirë kreu punën për asfaltimin krejtësisht e cilësisht në standarte të larta të kësaj rruge, që niston me këtë kompleks: Memorialin e Epopesë së Koshares dhe Shtatoren e heroit Bylbyl Breçani,

Ky Projekt i rëndësishëm, i mbështetur e miratuar ma herët nga Këshilli Bashkiak i Tropojës dhe nga Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana, mori udhë realitetore nga Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi, me organizimin e disa takimeve institucionale nivele larta të Bashkisë e Këshillit Bashkiak të Tropojës, si me Takimin e 19 dhjetorit 2021 dhe me 10 tetor 2023 në zyrën e Kryetarit të Bashkisë në Bajram Curri, si dhe Takimi ma i fundit, me 12 dhjetor 2023, në sallën “Bogadani” tek “Tirana International Hotel & Conference Centre”, në kryeqytetin e Shqipërisë, takime në të cilat merrnin pjesë personalitete të fushave të ndryshme nga Shqipëri (Tropoja e Tirana) dhe nga Kosova (Prishtina, etj.) etj. dhe u diskutua e miratua Projekti i Memorialit të Epopesë së Koshares e njërit prej heronjëve të saj, Bylbyl Hazir Breçani i Malësisë së Gjakovës.

Me 14 prill 2022 u miratua edhe një Këshill i ngritjes e përurimit të Memorialit të Epopesë së Koshares dhe të Shtatores së heroit Bylbyl Hazir Breçani, një Këshill Organizativ, Miratues e Realizues i këtij Kompleksi skulpturor e muzeal, me përfaqësues zyrtarë/antarë nga Shqipëria e Kosova, duke përfituar nga përfshirja ndër gjeopolitike edhe statusin e një Këshilli Kombëtar.

Kryetar i këtij Këshilli Kombëtar të Ngritjes së Memorialit e Shtatores (Kompleksit) është Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi dhe Nënkryetar është Rrustem Berisha, ish Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës dhe ish Komandant i Brigadës 138 “Agim Ramadani në Epopenë e Koshares, pjesmarrës në dy luftëra kombëtare në Ballkan: në Kroaci dhe në Kosovë, ish deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Antarë të këtij Këshilli janë edhe politikani e ushtaraku i lartë, Anton Quni- deputet aktual në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ish Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ushtarak i karrierës me Akademi Ushtarake, një nga komandantët në Epopenë e Koshares; Abedin Kërnaja- Nënkryetar i Bashkisë Tropojë; dr. Islam Lauka- ish Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, ish Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Organizatave Ndërkombëtare në MPJ të Shqipërisë, autor i disa monografive studimore për Kosovën; gjeneral Fadil Hadërgjonaj, ish Komandant i Forcave Tokësore të FSK, një ndër komandantët në Epopenë e Koshares; Agron Jusufi- Kryetar i Shoqatës së Veteranëve të ish Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Epopesë së Koshares; Feriz Trezhnjeva- kolonel, një ndër komandantët e Epopesë së Koshares dhe Këshilltar i lartë i dy ministrave të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës; Fatmira Breçani- këngtare kombëtare, Mjeshtër e Madhe, e dekoruar edhe nga Kosova me “Medalje Presidenciale e Meritave”; Nuredin Seci- shqiptaro-amerikan, ish zyrtar i Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë, ish kuadër i lartë i Qeverisjes Vendore në Tropojë, biznesmen në Amerikë; Nuredin Ahmetaj- ish Kryetar i Bashkisë Tropojë; Artan Baliaj, arkitekt i mirënjohur në Tropojë e në dekadat e fundit edhe në Tiranë; Lulzim Logu- poet, shkrimtar, studiues, Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve e Artistëve të Tropojës; Ramiz Lushaj- gazetar, studiues, botues, Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” në Shqipëri e në Kosovë, etj., ish zyrtar në DSHTD të MPJ të Shqipërisë, Drejtor ekzekutiv i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, e të tjerë.

Antare e këtij Këshilli Kombëtar është edhe Farie Hazir Hasanaj, motra e heroit Bylbyl Hazir Beçani, e cila ka marrë besimin dhe ka statusin e përfaqësuesit në marrëdhëniet donatore/kontributore në fushatën për mbledhjen e fondeve për realizimin, ngritjen e përurimin e Shtatores së heroit Bylbyl Hazir Breçani e të Memorialit të Epopesë së Koshares, duke hapur dhe llogari (konto) bankare në Lekë, Euro, Dollarë Amerikan, Franga Zvicerane e Paund Britanik, në Raiffeisen Bank në Shqipëri, me numër telefoni të saj, vetjak: 00355 69 984 5450 dhe me E-mail: memorialidheshtatorja2024@gmail.com edhe memorialidheshtatorja2024@yahoo.com, ku pas komunikimeve në telefon apo me e-mail ua përcjellë numrat e llogarive përkatëse të interesuarëve, individë, shoqata, institucione, që dëshirojnë të kontribuojnë me fonde monetare donatore/humaniteti etj.

Memoriali i Epopesë së Koshares dhe Shtatorja e heroit Bylbyl Hazir Breçani, ky Kompleks skulpturor, arkitekturor e muzeal i një rëndësie e madhështie të veçantë, do të përurohet së shpejti në qytetin Bajram Curri, në qëndren administrative të Bashkisë Tropojë, përgjatë vitit 2024.

Filed Under: Mergata

Trump kundër Biden në Michigan: Zbulohen rezultatet e reja të sondazhit

February 23, 2024 by s p

Përgatiti Rafail Floqi/

Presidenti Joe Biden, pavarësisht se vizitoi qarkun Macomb në fillim të këtij muaji dhe dërgoi zyrtarë të administratës dhe ndihmës të fushatës në Michigan në javët e fundit, ende duket se është pas ish-presidentit Donald Trump në një ndeshje kokë më kokë në shtet, 45%-41%. , me 14% të pavendosur, sipas asaj qw tregoi një sondazh i ri të mërkurën. Kjo ndarje me 4 përqind është e barabartë me margjinën e gabimit të sondazhit, që do të thotë statistikisht se gara mund të jetë e barabartë. Por një numër sondazhesh në Miçigan në muajt e fundit kanë treguar se Trump është përpara Bidenit, duke sugjeruar se ish-presidenti ka një avantazh ndaj presidentit aktual, edhe nëse ai është i pakët.

Dhe sondazhi i ri tregon se refuzimi i Biden për t’iu përgjigjur thirrjeve, veçanërisht midis demokratëve më të rinj, më përparimtarë dhe komuniteteve të mëdha arabo-amerikane dhe myslimane të Miçiganit, për të kërkuar një fund izraelit të kundërsulmeve vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, duket se po luan një rol në mbështetjen e tij. ose mungesën e saj – një situatë që mund t’i kushtojë humbjen një shtet të lëkundur jetik që Trump fitoi në 2016 përpara se Biden ta rimerrte atë për demokratët katër vjet më parë.

“Kjo tregon për një fitore të mundshme të Trump nëse gjërat nuk ndryshojnë në mënyrë dramatike,” tha Bernie Porn, anketuesi për EPIC-MRA në Lansing, nga firma që kreu sondazhin dhe që ia dha atë Free Press. “Ai është në një pikë ku, pa kaluar shumë kohë, ai duhet të fillojë të lëvizë numrat në drejtimin e tij.”

Sondazhi, i cili anketoi 600 votues aktivë dhe me gjasë të Miçiganit të zgjedhur rastësisht midis të martës së kaluar dhe të dielës dhe kishte një diferencë gabimi prej plus ose minus 4 pikë përqindjeje, tregoi se 53% e të gjithë banorëve të Miçiganit janë mbështetës për një armëpushim për të negociuar për lirimin e pengjeve dhe ofrimin e ndihmës humanitare për Gazën. Ata që ishin në favor u anuan shumë më tepër drejt fundit liberal të spektrit politik, duke përfshirë 74% të vetë-përshkruar si demokratë, 64% të të pavarurve dhe vetëm 32% të republikanëve.

Midis atyre që mbështesin një armëpushim në përgjithësi, vetëm 57% thanë se ishin padyshim mbështetës të rizgjedhjes së Bidenit, me 27% që mbështesin Trumpin dhe 15% të pavendosur.

Trump, çuditërisht, ia doli më mirë me 27% që mbështesin vazhdimin e luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza, duke kryesuar mes tyre 74%-18% me vetëm 9% të pavendosur, si dhe me 20% që ishin të pavendosur, duke udhëhequr atë bllok. 51%-29% me 19% të pavendosur. Por duke pasur parasysh përbërjen me prirje më liberale dhe të moderuar të votuesve që mbështesin një armëpushim, përqindja e konsiderueshme e atyre që shprehin dyshime për mbështetjen e tyre ndaj fushatës së Biden-it sigurisht që do të jetë shqetësuese për presidentin.

Kjo është veçanërisht e vërtetë me progresistët dhe anëtarët e komuniteteve arabo-amerikane dhe myslimane në Michigan që organizojnë një fushatë Lista për Michigan duke u bërë thirrje njerëzve të votojnë si “të paangazhuar” në zgjedhjet paraprake demokrate të së martës së ardhshme, në vend që të votojnë Bidenin, si një sinjal për të se ai duhet të përdori ndikimin e SHBA-së – dhe mbështetjen financiare – për të frenuar sulmet e Izraelit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit kundër izraelitëve.

Dhjetëra mijëra palestinezë kanë vdekur në kundërsulmet që çuan në kërkesa të përhapura për një armëpushim. Ndërsa Biden ka bërë thirrje për përmbajtje nga ana e Izraelit, një aleat kyç i SHBA-së në Lindjen e Mesme, ai nuk ka kërkuar një armëpushim. Javën e kaluar, deputetja amerikane Rashida Tlaib, D-Detroit, një kritike e ashpër e Izraelit dhe e vetmja palestineze amerikane në Kongres, dha mbështetjen e saj të zëshme për përpjekjen e paangazhuar për votim, edhe pse ka nga ata që e shohin këtë si një nxitje për Trump. “Ne ndihemi plotësisht të neglizhuar dhe thjesht të pakujdesur nga qeveria jonë,” tha ajo në një video të postuar të shtunën.

Free Press përdor EPIC-MRA si një anketues, por nuk u kontraktua me të për këtë sondazh më aktual, i cili vjen në një kohë kur votuesit kanë shprehur shqetësime për moshën e Biden -it . Me 81 vjeç, ai është presidenti më i vjetër në detyrë ndonjëherë, megjithëse Trump, në moshën 77-vjeçare, është vetëm katër vjet më i ri – dhe sondazhet e tjera të fundit kanë treguar se Bideni po përpiqet të fitojë një epërsi në shtetet e lëkundura që fitoi katër vjet më parë.

Megjithatë, disa sondazhe kanë treguar një shtrëngim. Një sondazh i fundit i Fox News tregoi se Trump kishte një epërsi më të ngushtë 47%-45% ballë për ballë ndaj Bidenit në Michigan, i cili ishte gjithashtu brenda diferencës së gabimit prej 3 për qind të këtij sondazhi. Sondazhi EPIC-MRA u krye nga intervistues të drejtpërdrejtë dhe 80% e të anketuarve u kontaktuan me celular; ai nuk ka anketuar, siç kanë bërë disa sondazhe të tjera, nivelet e mbështetjes për Biden dhe Trump së bashku me kandidatët e tjerë të pavarur ose të palëve të treta.

Si çështje praktike, si Biden ashtu edhe Trump pritet të fitojnë me lehtësi zgjedhjet e tyre paraprake përkatëse në Michigan të martën, dhe në shumë aspekte gara për nëntorin tashmë është duke u zhvilluar në shtet. Si i tillë, sondazhi EPIC-MRA nuk u përpoq të matë mbështetjen e Biden kundrejt sfiduesit demokrat, deputetit amerikan Dean Phillips të Minesotës ose mbështetjen e Trump kundër sfidueses republikane dhe ish-guvernatores së Karolinës së Jugut (dhe ish-ambasadores së SHBA në Kombet e Bashkuara) Nikki Haley. .

Por disa përkrahës demokratë të Biden thanë se ata janë të shqetësuar se çdo armiqësi e treguar ndaj presidentit tani mund t’i kushtojë atij vota në zgjedhjet e përgjithshme.

Ndërsa sondazhi tregoi një ngushtim të lehtë të garës nga sondazhi i fundit i EPIC-MRA në nëntor, kur Trump kryesoi 46%-41%, ose pak jashtë kufirit të gabimit, ai gjithashtu vazhdoi të tregojë shumë nga të njëjtat tendenca si ai sondazh: Votuesit zezakë, për shembull, një zonë kryesore elektorale për Biden dhe demokratët, favorizuan presidentin aktual 68%-17% me 16% të pavendosurit në sondazhin e ri; kjo është nga 62%-17% që Biden kishte në nëntor me 21% të pavendosur, por shumë larg nga mbështetja prej 92% nga votuesit zezakë që kishte në shtet sipas sondazheve të daljes në 2020.

Votuesit e bardhë në sondazhin e ri, ndërkohë, favorizuan Trump 50%-37%, me 13% të pavendosur, krahasuar me epërsinë e Trump prej 47%-41% me 12% të pavendosur në nëntor.

Dhe ndërsa mbështetja e Biden në mesin e të pavarurve të vetë-përcaktuar ishte rritur ndjeshëm – ai grup favorizoi Trump 38% deri në 31% për Biden, me 32% të pavendosur, krahasuar me Trump që kryeson atë bllok 45%-18% me 38% të pavendosur tre muaj më parë – Biden-i mbështetja mes votuesve të arsimuar në kolegj ra. Sondazhi aktual e bëri atë të prijë me ata votues 44%-38% me 18% të pavendosur. Kjo krahasohet me epërsinë e tij prej 49%-37% midis atij blloku në nëntor me 13% të pavendosur. Dhe kjo ishte shumë më pak se diferenca prej 17 pikësh që kishte me ata votues në zgjedhjet e 2020.

Biden pa një rritje në mbështetje nga numri relativisht i vogël i anëtarëve të sindikatave të anketuar për këtë sondazh, i cili pasoi miratimin e janarit nga UAW, tani kryeson ish-presidentin 46%-40% me 14% të pavendosur mes anëtarëve të sindikatës dhe 46%-44 % me 11% të pavendosur në mesin e votuesve me një anëtar sindikal në familje.

Ndërkohë, Trump – i cili mbajti një tubim të ashpër dhe luftarak të fushatës në Waterford të shtunën – vazhdoi të mbajë një epërsi të fortë mes njerëzve me diplomë të shkollës së mesme ose më pak (49%-36%, me 15% të pavendosur) dhe mes njerëzve që shkuan në shkollë pas shkollës së mesme, por nuk morën një diplomë kolegji (52%-39%, 9% të pavendosur).

Sondazhi gjithashtu pyeti votuesit për sfidat ligjore me të cilat përballet Trump, i cili është goditur me rreth 91 akuza në katër çështje penale dhe javën e kaluar u gjobitën të dy më shumë se 450 milionë dollarë në Nju Jork për fryrjen e pasqyrave financiare – një gjykim që ai planifikon ta apelojë – dhe i tha që të priste një gjyq që fillon muajin e ardhshëm për pagesat me para të heshtura për një ish-aktore të filmave për të rritur përpara zgjedhjeve të 2016-ës. Ai gjithashtu përballet me akuzat e Departamentit të Drejtësisë në Uashington se ka shkelur ligjet duke u përpjekur të përmbysë rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit 2020 dhe në Florida për mbajtje të pahijshme të dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra.

Votuesit ishin të ndarë nëse ai do të dënohej për një krim në një nga gjyqet e tij – me 46% që thanë po, 43% jo. I pyetur se si mund të ndikojë një dënim në votën e tyre, ndeshja kokë më kokë u shndërrua në një nxehtësi, 44%-44%, me 12% të pavendosur, edhe pse 56% e votuesve thanë se nëse ai dënohet, ai duhet të dënohet me burgim.

Më në fund, sondazhi tregoi një tjetër kontradiktë mes dy kandidatëve që priten të jenë ndër kandidatët kryesorë të partive të tyre në një garë për Senatin e SHBA-së në Michigan këtë vjeshtë. Ajo tregoi se deputetja e SHBA Elissa Slotkin, D-Lansing, e cila konsiderohet favoritja për të fituar nominimin demokrat për të pasuar senatoren amerikane në pension Debbie Stabenow në vjeshtë, është në një barazim virtual, 39%-38%, me ish-përfaqësuesin e SHBA. Mike Rogers, nga Brighton, i cili ka konsoliduar pjesën më të madhe të mbështetjes kryesore republikane dhe ka marrë një shtysë kur ish-shefi i policisë së Detroitit, James Craig u largua nga gara javën e kaluar. Njëzet e tre përqind mbetën të pavendosur në një ndeshje hipotetike mes të dyve.

Filed Under: Kronike

“Konferenca e Mynih-ut, paralele fatale mes Hitlerit dhe fundit të Putinit”

February 23, 2024 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Sigurisht e ndoqa me interes dhe përgjegjësi shtesë Konferencën e 60-të Sigurisë, zhvilluar javën e kaluar në Mynih, Gjermani e cila vijon të mbetet në “top” të lajmeve dhe analizave për Kancelaritë, Institutucionet, Institutet dhe personalitetet në, Washington, Bruksel, Londër, Berlin, etj. Prandaj, në kapacitetin e “Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonin dhe NATO-n”, po paraqes një përmbledhje strategjike rreth rrethanave si dhe mesazheve me peshë globale që u përcollën nga kjo Konferencë:

Paraprakisht, sjellim në kujtesë se Konferenca e Munih-ut për Sigurinë u mbajt për herë të parë në 1963, kur për shkak të luftës së ftohtë dhe ndarjes në kampe armiqësore (Varshava – NATO) morën pjesë vetëm 10-ra pjesëmarrës. Edhe pse deri në 1990, takimet e përvitshme ishin projektuar si ngjarje ndërkombëtare, qëllimi i konferencës ishte t’ju jepte mundësi për të takuar dhe ndarë këndvështrime mbi rreziqet e sigurisë globale me kolegët Gjermanisë përëndimore, ShBA-ja, si dhe vendet e tjera të NATO/BE-së.

Mbas 61 vitesh, Konferenca e Sigurisë së Mynih-ut u zgjerua dhe u institucionalizua si një nga takimet më të rëndësishme në botë për politikën dhe komunitetin e sigurisë. Motoja shumë e gjetur për Konferencën e këtij vit ishte: [“from “lose-lose” to “win-win”, ose e shqipëruar “përtej humbjes fatale, drejt fitores së përbashkët”]. Po ashtu ishte brilante edhe përqasja e saj, ose ndryshe e quajtur “rregulli i Mynihut”: “ndërveproni me njëri tjetrin, mos jepni leksione dhe as mos e injoroni njëri-tjetrin”, si dhe: “të flasim dhe të mësojmë nga njëri-tjetri, në vend që të flasim për njëri-tjetrin”.

Për më konkretisht, në Konferencën e këtij viti, morën pjesë mbi 900 pjesëmarrës, rreth 50 krerë shtetesh dhe qeverish, mbi 100 ministra, diplomat, strategjistë, gjeneralë, shkencetarë, ekologjistë, biznesmene dhe dhe ekpertë nga Qëndrat Strategjike, etj. Si në çdo 60 vjet, edhe para 1 jave pjesëmarrësit u mblodhën në hotelin Bayerischer Hof, Mynih për të diskutuar mbi Ukrainën, si dhe kërcënimet, sfidat dhe oportunitetet e mjedisit të sigurisë globale. Ndër pjesëmarresit e shquar mund të përmendim Kamala Harris, Tony Blinken, Alejandro Mayorkas dhe Hillary Clinton, Volodymyr Zelinskyy, etj.

Pa asnjë mëdyshje fokusi i konferencës ishte përballja 2-vjeçare e Ukrainës martire me makinerinë kriminale të Rusisë – Putiniste. Por, ndoshta për ta ç’tensionuar atmosferën, në axhendën e këtij viti drejtuesi i Konferencës Christoph Heusgen përveç sigurisë kishte planifikuar edhe një sesion 45 minuta për shkencën. Për këtë, z. Rolf Dobelli themeluesi i “World.Minds” prezantoi: “bisedë në hapësirë” dhe me tej bashkë me ekpertët Evropian u fokusuan në objektet ndëryjore pranë tokës, në qytetërimet jashtëtokësore dhe “Revolucionin e Kopernik-ut”, të cilat sigurisht kanë interes për politikbëresit, përgjegjësia e të cilëve është siguria kombëtare. Ndër të tjera, z. Dobelli shtoi me sakarzëm se: “politika jonë e mjerë tokësore lë shumë hapësirë për speciet jashtëtokësore, duke shtuar se nëse vendosemi ndonjëherë në Mars, mund të mbahet një konference sigurie larg Tokës”!

Së dyti, besoj jo krejt rastësisht konferenca u zhvillua edhe nën fantazmat e kujtimeve të hidhura si dhe krahasimeve të frikshme midis Hitlerit dhe Putinit, duke sjellë në vëmëndje 1938 kur Hitleri sulmoi Çekosllovakinë si dhe shkurtin e 2002 kur Rusia sulmoi ushtarakisht tërësinë territoriale të Ukrahinës duke sfiduar rendit global, por dhe fuqinë ushtarake dhe interesat e aleancës eruroatlantike, etj.

Pikërisht në 1938, kur një takim, sigurisht i ndryshëm nga Konferenca e Mynih-ut (shkurt 2024) nuk i ndaloi ambiciet kriminale të një diktatori vrasës/Hitlerit dhe as pasojat katastrofike të luftës. Ishte fatëkeqësisht në shkurt 1938 kur ish-kryeministri britanik Neville Chamberlain, mbasi u takua me liderin nazist Adolf Hitler si dhe homologët francezë dhe fashistë italianë, nënshkruan marrëveshjen për aneksimin e pjesës perëndimore të Çekosllovakisë (që gjermanët e quanin Sudetenland), duke shpresuar në mënyrë “naive” se do te arrinin të shmangin një luftë evropiane me gjakderdhje edhe më të madhe.

Ndërsa po ashtu, pas luftës barbare 2 vjeçare për pushtimin e Ukrainës nga diktatori rus Vladimir Putin, po e sjellim jo pa qëllim në vemendje dinamikën pas Marrëveshjes së Mynihut të vitit 1938 apo “Paqes së pamundur të Chamberlain”, pasi ky krahasim i frikshëm mund t’ju vlejë si “mësim i hidhur” ligjëvënësve amerikanë dhe atyre europianë, që të mos hezitojnë për të miratuar mbështetjen urgjente (60 miliard $) të ushtrisë ukrainase që po lufton heroikisht “jo vetëm për Ukrainën”.

Kështu, para marrëveshjes Hitleri (ashtu si Putini NATO-n) kishte fajësuar dhe kërcënuar se: “do të fillonte një luftë evropiane nëse udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Italisë nuk binin dakord për aneksimin e Sudetenland”, një rajon kufitar me shumicë gjermane etnike. Miqtë e mi të mirë, deklaroi me entuziazëm Chamberlain përpara Downing Street 10: “për herë të dytë në historinë tonë, një kryeministër britanik është kthyer nga Gjermania duke sjellë paqen me nder”.

Koha tregoi se as paqe dhe as nder nuk prodhoi kjo marreveshje. Ashtu si edhe ngjashmërisht as marrëveshja e Minsk-ut 2015, për aneksimin e Krimesë nën “garantuesit” Francezë dhe Gjermanë, nuk prodhoi paqe por nisjen e luftes kriminale nga Putini kundër Ukrainës në shkurt të 2022.

Kujtojmë se Hitleri kishte aneksuar Austrinë në mars 1938 dhe ai ishte i vendosur të gëlltiste rajonin gjermanisht-folës të Çekosllovakisë. Ndërsa prej dy vitesh (2022-2023), Putini ka pushtuar pjesë të Ukrainës me numër të konsiderueshëm rusisht-folës, në territore që ai i konsideron si pronë e Mëmes – Rusi, si: Krimea, Luhansk, Zaporizhzhia, Kherson dhe Donetsk.

Ndërsa Hitleri shkroi gjerësisht për nocionet e tij të shtrembëruara gjenetike dhe anti-semite në Mein Kampf, duke ofruar një kopje të bestsellerit të tij kombëtar për çdo çift të ri martesor në Rajhun e Tretë në Gjermani. Si krahasim i hidhur, Putini në intervisten e tij cinike së fundmi me ish-gazetarin konspiracionist të Fax-News z. Tucker Carlson ndau një shport shtrembërimesh historike për shtetësinë e ukrainasve si dhe indetitetin gjeopolitike të kombit Ukrainas, që datojnë prej shekullit të nëntë, deri në ditet aktualisht.

Ashtu si në vitin 1938, kur fokusi i debatit ishte mbi të ardhmen e Çekosllovakisë dhe kur vlerësohej qëndresa heroike e vendit, po ashtu edhe tani fokusi kësaj Konference mbeti në Ukrainë. Ndërsa për shumë liderë dhe ekspert të sigurisë, në të dyja rastet (1938 dhe 2022) mendojnë se fokusi do të duhej të ishte: “si mund ta ndalonin diktatorin përgjegjës për këtë ndërmarrje (luftën) me pasoja fatale/kriminale”.

Një tjetër ngjashmëri mes vitit 1938 dhe mbas shkurtit 2022 (në mos nga 2014 kur u aneksua Krimea) janë aleancat me diktatoret dhe shtetet autoritare. Kështu menjëherë pas marrëveshjes të Mynih-ut së sipërpërmendur të Chamberlain (1938), u shfaq boshti famëkeq nazi-fashist gjermano-italiano-japonez, ndërsa mbas 2022, bota Euroatlantike po përballen me një kërcënim serioz nga fuqia e liderëve autoritarë rusë, kinezë, iranianë, koreano-veriorë, e gjetkë.

Mund të ketë edhe paralele të tjera por sigurisht ka edhe shumë dallime midis sfidave të sigurisë në 1938 dhe mbas 2022, por mesazhi thelbesor i këtij opinion mbetet se: “nuk duhet të anashkalohen kurrësesi ngjashmëritë e frikshme por mbi të gjitha si duhet të adresohen mësimet e nxjerra nga të dy rastet”.

Së treti, përtej ngjashmërive të frikshme midis përqasjes kriminale të Hitlerit dhe Putinit, Konferenca e javës e kaluar, u ç’fokusua edhe rreth katër ngjarjeve me peshë gjeopolitike që ndoshta jo vetëm rastësisht u shpalosën dhe e përkeqësuan atmosferën tek pjesëmarrësit si brenda dhe jashtë Mynihut:

(1) Deklarata e z. Donald Trump në kuader të fushatës Presidenciale se: “Ai do t’i linte rusët të bënin ç’dreqin duan ndaj aleatëve të NATO-s që nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen”; (2) vdekja makabre në burg e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny; (3) fitorja e ofensivës ruse në qytetin ukrainas Avdiivka; si dhe (4) raportet e inteligjencës USA mbi planet e Kremlinit për të zhvilluar një armë hapësinore bërthamore.

Gjithësesi për deklaratën e Trump, mbështetësit republikanë në Mynih u munduan të shpjegonin pse “kandidati i tyre presidencial duhet të merret seriozisht, por jo fjalë për fjalë”, pasi mbështetja ushtarake e SHBA për Ukrainën, Poloninë dhe NATO-n u rrit gjatë administratës së Tij dhe se: “z. Trump thjesht dëshiron që evropianët të kontribuojnë më shumë në buxhetin mbrojtjes të Aleancës”.

Ndërsa për vdekjen e z. Navalny, gruaja e tij Julia (e cila ishte në Mynih për të folur në emër të tij) dha një përgjigje të guximshme: “duke akuzuar Putinin për vrasjen makabre të tij si dhe u zotua se diktatori Rus do të paguante për këtë akt kriminal”. Për më tepër, pjesëmarrës me ekperience në konferencën e Mynih-ut, e ndërlidhen këtë akt me deklaratën fillestare të luftës së Putinit ndaj Perëndimit (2022), duke shtuar se: “Ai, pra Putini mund ta kishte caktuar/ekzakt kohën e vrasjes së Navalny me Konferencën e Mynih-ut, për të dërguar nje mesazh të fortë ndaj perëndimit”.

Po ashtu, përtej dhe përfshi pushtimin Rus të Avdiivka-s, u diskutua domosdoshmëria e forcimit të kohezionit euratlantik si dhe e vijimit të mbështetjes së pakushtëzuar “deri në fitoren e jo vetëm Ukrainës”. Nga ana tjetër, kryetarët e shteteve ri-diskutuan edhe mbi: “nevojën kritike të ngritjes së sistemit të mbrojtjes Europiane (Berlin + i avancuar), projekt që gjithësesi nuk e konkuron por e komplementon fuqinë ushtarake të NATO-s, pavarësisht se kush është në pushtet në SHBA”. Thënë këtë, të gjithë janë koshient se investimet e BE për mbrojtjen, janë një projekt i shtrenjtë dhe afatgjatë që do të përfshijë ndoshta disa breza, pasi kurresesi nuk mund të realizohet nëpërmjet buxheteve një apo disa vjeçare.

Parë nga ky këndveshtrim, post-MSC – 2024, mbetet “e denuar të bëjë histori”, pasi, besoj se gjetjet dhe mesazhet e saj do të shërbejnë për të shkundur, zgjuar dhe zhvilluar një Leadership të fortë me vision dhe përgjegjshmëri e lartë, vullnet, solidaritet, projekte si dhe mbështete financiare për modernizimin aftësive ushtarake për tu përballjur me rreziqet konvencionale si dhe kërcënimet ndaj sigurisë, paqes, prosperitetit dhe stabilitetit demokratik përfshi/përtej hapësirësEuroatlantike.

Së katërti, në përmbledhje sa më lart mundet të nxjerrim si dhe të adresojmë edhe “tre mësime dhe mesazhe stretegjike”, reciprokisht për:

1. NATO-n dhe BE: do duhet: “të forcojnë më tej kohezionin dhe besimin reciprok mes aleancave, vendeve dhe vlerave Euroatlantike duke mbështetur pa asnjë kompromis Ukrainën deri në fitoren ndaj Rusisë, por edhe për përmirësimin e fuqisë ushtarake (përfshi deterrence/aftësitë shkurajuese) në mbrojtje të tërësinë teritoriale të vendeve anëtare si dhe interesave gjeopolitike të NATO-s/BE-se” !

2. Rajonin, gjetjet e Konferencës do duhet të shërbejnë si mesazhe Euro-Atlantike ndaj Beogradit zyrtar: “për të mos u (keq) përdorur për interesat e Moskës dhe axhenden e Putinit në Rajon; të mos e armatoset kot (pasi s’kërcenohet nga askush) deri në “dhëmb” (me Mig29, raketa, Tanke, Drone Rus, etj); të mos frymëzojë radikalet e tipit Dodik në Bosnjë dhe grupet kriminale në veriun e Kosovës, etj, si dhe: “të mos guxojë të kërcënojë me agresion ushtarak ndaj Kosovës; status-quonë gjeopolitike si dhe investimin e USA/NATO për paqen, stabilitetin e rajonit”!

3. Në planin kombëtar: “RSh duhet që përveç të demostrojë solidaritet për të gjitha angazhimet dhe projektet e Aleancës Euroatlantike në interes të sigurisë kolektive (artikulli-5); në mbështetje të Ukrainës, por edhe për promovimin e peshës që mban RSh në stabilitetin demokratik, forcimin e partneritetit strategjik me ShBA/NATO si dhe për integrimin Euroatlatik të 6 vendeve të ballkanit përëndimor”. Po ashtu, RSh do të duhet të mbështes BE-në për zhvillimin e projekteve të përbashkëta ndaj të kërcënimeve asimetrike: “Terrorizmi, rreziqet kibernetike, konfliktet civile, ekstremizmi, krimi i organizuar, trafiqet e paligjshme, siguria e mjedisit, emergjencat civile, përballimin e krizës së refugjatëve etj”.

Me këtë rast, sigurisht duhet përshëndetur rritja e buxhetit të mbrojtjes 2 % GDP-së në 2024; organizimi në Tiranë i Konferencës së Paqes (28-29 Shkurt) dhe pjesëmarrjen e Presidentit Zelensky; përfundimin e Bazës (mbështetëse) Ajrore të NATO-s në Kuçovë; trajtimin e ushtarakëve; modernizimin e kapaciteteve për mbrojtjen si dhe përmbushjes së detyrimeve në kuadër të NATO-s. Gjithësesi, në krye të axhendës kombëtare, do duhet të mbetet: “përditësimi i mëtejshëm i Sistemit të Sigurisë, duke modernizuar konceptin, strukturat, kapacitetet, balancat e pushteteve si dhe kulturën euroatlantike të bashkëpunimit”.

Në këto përpjekje me interesa të larta kombëtare, nuk vlejnë as privatizimi i axhendës euroatlantike dhe as dashurisë për mëmedhenë, as gajasja cinike me “oponentët e pushtetit apo qoftë dhe me opozitën e bravave”, as shpërdorimi i Institucioneve Kushtetuese si infermeri (pa) shërimi nga sëmundja ballkanike e mbipushtetit, POR: “vetëm dashuria, nderimi dhe përulësia për vendin, vizioni, përkushtimi dhe përgjegjësia e lartë shtetërore ndaj interesave mbarë-kombëtare, besimi në vlerat demokratike si dhe “bekimi” nga/ndaj partneritetit strategjik me SHBA, NATO-s dhe BE”.

Së fundmi, por mbi të gjitha, shpresoj që gjetjet e kësaj Konference t’ju shërbejnë elitave mëndjehapura në USA/NATO/BE, etj: “për të punuar kundër rikthimit të gjakderdhjes shekullore”, duke ri-sjellë në kujtesë thirrjen ulëritëse: “njerëz qëndroni vigjilent, paqja, siguria dhe demokracia nuk janë dhurata të përjetshme”, si dhe mesazhin e mënçur të Ish-Presidentit, John Kennedy në hapjen së Konferencës së I-rë të Munih-ut, pra 61 vjet më parë: “t’i hedhim sytë përtej rreziqeve të së sotmes, te shpresat e së nesërmes”! Thënë këtë duhet që të besojmë dhe promovojmë fortë se jo LUFTA por PAQJA mbetet misioni vetëm i njerëzimit si dhe i Ukrainës, lindjes së mesme, Ballkanit perëndimor si dhe në mbarë globin.

* Autori i këtij opinionit Gjeneral ® P. Ahmetaj:

Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut; dhe ish:

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,

Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.

Filed Under: Interviste

Noli TV, kulturë, informacion, identitet kombëtar

February 23, 2024 by s p

Noli TV është një shembull i suksesit të një kanali televiziv lokal që shërben si një zë i rëndësishëm për komunitetin shqiptar. Noli TV funksionon në kuadër të Rocky Hill TV, dhe është pjesë e kanalit 39 në platformën Alb TV.

Ai ka synim mbrojtjen dhe promovimin e identitetit dhe kulturës sonë. Ka një ndikim të madh në komunitetin shqiptar dhe ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit në mes nesh.

Ai ofron një mundësi të veçantë për të folur shqip, për të përcjellë ngjarje, lajme dhe programe të tjera që lidhen me komunitetin shqiptar. Me vizionin dhe pasionin e tij për përcjelljen e lajmit ai ka sjellë një risi të re në mënyrën se si komuniteti ynë lidhet me njëri-tjetrin.

Noli TV është një platformë për të shfaqur talentet lokale, për të promovuar ngjarje kulturore dhe për të ndihmuar në informimin e shqiptaro-amerikanëve mbi çështje të rëndësishme lokale dhe kombëtare.

Producenti Nazim Salihu e ka nisur këtë rrugë të mbarë në Lipjan të Kosovës dhe e vazhdon në Amerikën e madhe prej vitit 1999. Ai ka bërë një rrugëtim të shkëlqyer, duke u bërë një figurë e rëndësishme në komunitetin shqiptar. Është emëruar si Këshilltar për Kulturën dhe Artin në Federatën Panshqiptare “Vatra”. Me atdhetarizmin dhe profesionalizmin e tij ai ai ka fituar popullaritet të madh dhe ka ndihmuar në promovimin e kulturës dhe artit shqiptar në mërgatën amerikane.

A. Memeti

New York, 19 shkurt 2024

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1129
  • 1130
  • 1131
  • 1132
  • 1133
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT