• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova para çerek shekulli në Konferencë ndërkombëtare drejt Lirisë

February 19, 2024 by s p

-Para çerek shekulli –  25 viteve, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit, mbahej Konferenca ndërkombëtare, ku Kosova në kohë lufte për liri përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak/

-Në kohën e Konferencës së Rambujesë, pas takimit në Shkup në 5 Mars 1999 me Senatorin Amerikan Robert Dole – të Dërguarin e  Posaçëm për Kosovën të Presidentit të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova  paralajmëronte lirinë – NATO-n në Kosovë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË, Shkurt 2024/  Para çerek shekulli – 25 viteve Kosova po bënte një hap të madh drejt lirisë. Pas intensifikimit të përgatitjeve për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit – kryeqytetit të Francës, në 6 Shkurt 1999 nisi Konferenca e Rambujesë. Kosova përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak… 

Po para 25 viteve, në 5 Mars 1999, raportoja se Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova me anëtarë të delegacionit u nis nga Prishina për në Shkup – kryeqytetin e Maqedonisë për takim me Senatorin Amerikan Robert Dole – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton. Takimi shumë i rëndësishëm mbahej në Shkup, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë.

Takimi Rugova-Dole ishte edhe një paralajmërim lirie për Kosovën…

Ishte koha kur konferenca ndërkombëtare për Kosovën – Konferenca e Rambujesë, e nisur në 6 Shkurt 1999,  u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.

Periudha në mes të dy takimeve të Rambujesë dhe Parisit u shfrytëzua nga regjimi i Beogradit për të dërguar në Kosovë trupa dhe pajisje të mëdha ushtarake shtesë. Numri i forcave serbe në Kosovë, në kulmin e luftës, sipas vlerësimeve të kohës, mund të ketë arritur në 130.000…

Ishte 5 Mars 1999, ditë e Premte…Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova,  në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit në një konferencë shtypi në 5 Mars 1999 paralajmëronte nënshkrimin  para 15 Marsit  të Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumit të 26 deri  30 Shtatorit 1991 me votim 99,87 për qind për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur. Në konferencën për shtyp ku ishte edhe korrespondenti tash i Gazetës DIELLI, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…

Dhe, vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i  Ditës së Lirisë -12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë,  në vendin që në 2024-tën feston 25 vjetorin e lirisë e 16 vjetorin e pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.

Ashtu si paralajmëronte Presidenti Rugova, në mes të Marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën. Ndërsa Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë marrëveshjen dhe kështu ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake për Kosovën të NATO-s, forcës ushtarake më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Në 29 Maj 1998, Presidenti Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…

Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999, kur ndodhi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s me bombardimin e caqeve të forcave kriminale serbe, në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve të goditjeve nga qielli të aviacionit të forcës ushtarake më të madhe planetare shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s…

 Njëmbëdhjet vite pas takimit në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar. 
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton. 
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.

Presidenti Amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit Kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nderin ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…

 ***

NË ZYRËN E SENATORIT ROBERT DOLE  – PËRFAQËSUESI I KOSOVËS NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS ELMI BERISHA

Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova kishte të emëruar Përfaqësues të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në Zyrën e Senatorit Robert Dole, mikut të madh të tij e të gjithë shqiptarëve, të cilin edhe e ka dekoruar. I emëruari ishte Elmi Berisha, tani kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, i cili ishte edhe ceremoninë kur Senatorin Amerikan Robert Dole e dekoroi Presidenti i Kosovës  Ibrahim Rugova, ku ishin bashkë…

Në pranverën e vitit 2004 në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 27 Prill, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Presidenti historik Ibrahim Rugova takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rugova gjatë kësaj vizite takon edhe guvernatorin e Nju Jorkut, Xhorxh Pataki dhe 20 ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së.

Nga raportimet e medias për vizitën e Presidentit Rugova në Nju Jork citohet edhe Elmi Berisha si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në arkivin tim nga ajo kohë kur isha kryeredaktor i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja ruaj edhe këtë shkrim nga Nju Jorku të medias Amerikane të transmetuar nga Qendra për Informim e Kosovës:

29 Prill 2004: GAZETA “POUGHKEEPSIE JOURNAL” PËR VIZITËN E PRESIDENTIT RUGOVA NË NJU JORK

Nju Jork, 29 prill 2004 – Kur Elmi Berisha erdhi nga Kosova në Uapingers Falls, para 15 vjetësh, ai e filloi një luftë të gjatë për prosperitetin dhe pavarësinë e vendit të tij. Kjo luftë për paqe e bëri mbrëmjen e së martës të veçantë për Berishën, pasi që zyrtarët lokalë u përshëndetën miqësisht me kryetarin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në Hajd Park.


“Ndihem shkëlqyeshëm”, tha Berisha, ‘sepse presidenti im… vendosi që të vijë në Shtetet e Bashkuara për t’i treguar qeverisë amerikane se sa mirënjohës janë ata për atë që Amerika ka bërë për ta pesë vjet më parë”.


Vizita e Rugovës në Qendrën e Vizitorëve dhe të Konferencës “Henry A.Wallace” dhe në vendin historik “ranklin D. Roosevelt” është hera e parë që një udhëheqës i huaj ka qenë në qendër, që nga hapja e saj në nëntor. Ajo poashtu shënon miqësinë e vazhdueshme nëpërmjet Uapingers Fallsit dhe Kosovës – vitin e kaluar fshati Datçes Kaunti u binjakëzua me Klinën.


Ndërkohë që Rugova e mori një stemë nga zyrtarët e fshatit Uapingers Falls, në shenjë nderimi për punën që ai e bëri për pavarësinë e vendit të tij, Rugova dhuroi një gur të vogël të çmueshëm nga mineralet e vendit të tij. Berisha tani shërben si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara.


Rugova është në mes të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, gjatë së cilës është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan. Të hënën, Rugova është takuar edhe me ushtarët e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Pensilvanisë, në luginën Suskuehana, për t’i falënderuar ata për shërbimin e tyre në Kosovë.


Udhëtimi në AWallace Centar@ ishte inspiruar nga admirimi i Rugovës për Frenklin Rusveltin dhe kjo ngjarje mblodhi një numër të zyrtarëve lokalë, të cilët patën një darkë me kryetarin. Kuvendari shtetëror Xhoel Miller, ishte i pranishëm, sikurse edhe prefekti i Bikonit, Klara Lu Gould dhe mbikëqyrësi i qytetit të Hajd Parkut, Jensi MekArthur.


“Ne jemi në shtëpinë e presidentit të njohur amerikan”, tha Rugova, përmes zëdhënësit dhe përkthyesit të tij, Muhamet Hamiti. Më herët, ai iu referua marrëdhënies ndërmjet Amerikës dhe Kosovës si një “miqësi e përhershme dhe e qëndrueshme”.


Miller tha se ishte nder që është përfshirë në mbrëmje dhe e shprehu admirimin për punën e Rugovës për pavarësinë e Kosovës.


“Është unike të kesh një udhëheqës ndërkombëtar në shtëpinë tënde, prandaj kjo është tejet ngazëllyese”, tha Miller, i cili poashtu e lavdëroi Rugovën për mbështetjen e Shteteve të Amerikës në luftën kundër terrorizmit.
Komuniteti i fuqishëm shqiptar në Bikon e nxiti pjesëmarrjen e Gouldit.


“Kjo është për të treguar respekt për ta”, tha ajo për vizitën e saj në “Wallace Center”.

PRISHTINA ME TRE SHTATORE TË PERSONALITETEVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

Tani në Prishtinë Senatori Amerikan Bob Dole është edhe Shtatore, e përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht  2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është shtatorja e tretë e personaliteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kryeqytetin e Republikës së Kosovës.

Në Prishtinë në 1 Nëtor 2009 është përuruar  Shtatorja e Presidentit Amerikan Bill Clinton në bulevardin me emrin e tij, ndërsa  në 12 Qershor 2019 në festimet e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës u bë edhe përurimi i Shtatores së Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj.

Në Kryeqytetin e Kosovës është edhe Bulevardi me emrin e Presidentit Amerikan George Bush, te Katedralja Shën Nëna Terezë…

 ***

DISA NGA RAPORTIMET NGA KOSOVA QË KAM BËRË PARA 25 VITEVE – SHKURT 1999:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-04.ata.html

[13] Names of 17 Kosova representatives who will take part in Paris Conference made public

PRISHTINE, Feb.4 (ata) – ATA correspondent Behlul Jashari reports: The press in Prishtine published today the names of 17 members of the Albanian delegation which will represent Kosove in the Rambouillet Conference.

Kosove Liberation Army (UÇK): Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Azem Syla, Xhavit Haliti and Rame Buja.

United Democratic Movement (LBD): Rexhep Qosja, Bakram Kosumi, Mehmet Hajrizi and Hydajet Hyseni.

Democratic League of Kosove (LDK): Bujar Bukoshi, Fehmi Agani, Edita Tahiri, Idriz Ajeti and Mark Krasniqi of the Albanian Christian Democratic Party (PSHD) represented in the Parliament.

Veton Surroi and Blerim Shala will also go to Paris, as representatives of the independent political opinion, while the student movement has not yet made public whether it will be represented and by whom.

A member of the Kosova delegation will also be the President of Kosove, Ibrahim Rugova, but no official report is made yet when will he leave for Paris. /p.ta/xh/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-05.ata.html

[11] KLA ready for a solution to Kosova issue

PRISHTINE, Feb 5 – ATA correspondent Behlul Jashari quoted one of the representatives of the Kosova Liberation Army (KLA) Rame Buja as saying that their participation in the Rambouillet conference near Paris showed their readiness for negotiation and agreement on a political solution to the Kosova issue.

The Kosova delegation, which will leave for France on Friday, also includes the president of Kosova Ibrahim Rugova.

Xhemail Mustafa, a spokesman of Rugova told a news conference in Prishtina on Friday that “the delegation of Kosova is leaving for Paris conference convinced that the independence of Kosova is the only right and stable political solution which will be accepted by all Albanians and stabilize the region.”

Mustafa added: “A temporary acceptable solution should include the establishment of the democratic institutions of Kosova, independence from Serbia in order that after three years the people of Kosova have the right to declare through an internationally guaranteed referendum the independence of Kosova.”

He also expressed concern over the fact that “the Serb violence can be intensified while the conference of Rambouillet is underway.”

Therefore, he stressed the “necessity of a quick and overall reaction of NATO. Only these forces can oblige Belgrade to accept a temporary solution for Kosova while their deployment in Kosova is a guarantee for such a solution.” pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-08.ata.html

[07] Powerful explosion in Mitrovice

PRISHTINE, Feb.8 (ata) – ATA correspondent Behlul Jashari reports:

A powerful explosion shook the city of Mitrovice at about 8.30 p.m. on Sunday.

The explosion was near the vegetables market, but so far, there are no complete reports of the consequences, besides material damage, sources from Mitrovice say. /p.ta/xh/

Albanian Telegraphic Agency

[08] Albanian delegation in Rambouillet presents its demands

PRISHTINE, Feb 8 – ATA correspondent Behlul Jashari quoted sources of the daily Koha Ditore of Prishtina saying that the Albanian delegation in Rambouillet,

France, had urged later on Sunday that a popular referendum on the status of Kosova be held after a three-year interim period as well as NATO signed an expected agreement and a clear definition of the Kosova status.

The same sources said that the above proposals were not backed by the ambassadors of the Contact Group who wanted things started “from the insignificant to the significant” that is first to discuss the concrete points of the Contact Group plan and later consider other things.

Later in the day the Albanian delegation urged the ambassadors Hill, Petritsch and Mayorsky to sign an armistice between the warring sides but they were said that it was included in the draft of the Contact Group. /pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-09.ata.html

[09] Ten people killed in Kosova as Rambouillet conference underway

PRISHTINE, Feb 9 – ATA correspondent Behlul Jashari said that at least six people were killed in the last 24 hours leading the number of those killed in Kosova to ten since the start of the peace conference in Rambouillet, near Paris.

Since the beginning, the Albanian delegation had asked for the signing of an agreement on armistice with the Serb side guaranteed by the Contact Group.

The start of the conference in Rambouillet was marked by an explosion which claimed the lives of three people in Prishtina followed by another one in Mitrovica whose targets were Albanians and their properties.

In a statement published in Prishtina on Tuesday, the Kosova Liberation Army (KLA) said that “the Yugoslav army has started its attacks against KLA backed positions in villages and regions of Suhareka and Malisheva as well as the area of Llapi and Mitrovica,” and considered this an “example of goodwill of the Serbian regime for negotiations in Rambouillet.”

Albanian sources said that new military and police forces had reached Kosova from Serbia on Monday, while villages of Sallabej, Majac and Konushevc of Podujeva region as well as Klina region were bombed and people had left the villages of Shtupel and Kernice.

Sources said that three out of six killed were found dead in suburbs of Gjakova, two Albanians kidnapped before were found dead near the town of Kacanik, while an unidentified person was found dead in Lipjan. /dast/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[11] Two blind Albanians accused of terrorism

PRISHTINA, Feb. 9 – ATA correspondent in Prishtina, Blul Jashari, reports:

Two blind Albanians are accused of “shooting by automatic rifles against the Serb forces,” and faced trial yesterday in Prizeren as terrorists, together with 22 other Albanians, arrested last summer in Rahovec.

The charge against the two blind Albanians has been turned down by the defence, which has considered “as impossible the committment of such act.” Last week, 26 Albanians were sentenced with 287 years in jail in a political process without any evidence to prove the accusation for terrorism, as the advocates said. /dast/mt/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-11.ata.html

[21] Walker warns demilitarization of Malisheve

PRISHTINE, Feb. 11 – ATA correspondent, Behlul Jashari, reports: William Walker,

OSCE Chief of Verifying mission in Kosove, warned the demilitarization of Malisheve and return of normality in this small city, completely destroyed by the attacks of the Serb forces last year.

The OSCE Verifying Mission has placed labels all over the city on Wednesday to warn the population not to use arms, while the chief of this mission in Kosova, Walker, said in a meeting hold with representatives of Albania subjects in Malisheve, that the work for demilitarization of the city is under the way. The presence of the Serb forces has made impossible the return of the displaced population and normalization of life in the city of Malisheve, where the schools and other institutions continue to be closed down. /lh/A.A/

Albanian Telegraphic Agency

Filed Under: Rajon

Shënimi i 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nga Ambasada e Kosovës në SHBA

February 19, 2024 by s p

16 year anniversary of Kosovo at the Library of Congress in Washington, DC Wednesday, February 14, 2024. (© 2024 Michael Connor / Connor Studios)

Washington, D.C., 17 Shkurt 2024/

Me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ambasada e Kosovës në SHBA ka organizuar një event gjithë ditor në objektin e ri të Ambasadës në Washington D.C., dedikuar bashkatdhetarëve në SHBA.

Në pritjen e organizuar morën pjesë një numër i madh i bashkatdhetarëve nga pjesë të ndryshme të SHBA-ve, duke shënuar së bashku shpalljen e pavarësisë Kosovës, 16 vjet më parë.

Të pranishmit me nga një fjalë rasti i përshëndetën Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli dhe miku i madh i Kosovës, Ambasadori William Walker.

Ndërkaq, më 14 shkurt, Ambasada e Kosovës në SHBA në partneritet me Kongresistin Nga Nju Jorku, Ritchie Torres, ka organizuar një pritje për bartësit e institucioneve të SHBA-së dhe për trupin diplomatik në Washington, D.C.

Në eventin e mbajtur në Librarinë e Kongresit, para të pranishmëve, nga një fjalë rasti kanë mbajtur Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, Kongresisti Ritchie Torres dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar.

Të pranishëm ishin edhe disa kongresistë të SHBA-së, duke përfshirë Kongresistin e Connecticut Jim Himes, Kongresistin nga Texas Nathaniel Moran si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve të tjera, ambasadorë dhe diplomatë të shumë shteteve të akredituar në SHBA.

Filed Under: Mergata

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare “VATRA” nderohet me çmimin “Ambasador i Paqes”

February 19, 2024 by s p

Sot në ambientet e Forumit Politik Diplomatik të Ballkanit u organizua ceremonia e ndarjes së çmimit “Ambasador i Paqes” për kryetarin e VATRËS Dr. Elmi Berisha. Në praninë e një audience të respektuar, akademikë, intelektualë, personalitete nga qarku kulturor, universitar, veprimtarëve dhe luftëtarëve të lirisë nga të gjitha trojet etnike, Presidenti i FPB- së Dr. Fadil Lekaj, pas ndarjes së çmimit vlerësoi lart angazhimin e kryetarit Dr.Berisha si veprimtar politik, në rrafshin diplomatik dhe afirmimin e vlerave tona kombëtare në SHBA.

Kryetari Dr. Berisha, falënderoi Forumin Politik Diplomatik Ballkanik për këtë çmim nderi dhe u zotua që si VATËR dhe si kryetar nuk do të ndalet së punuari në interes të afirmimit të vlerave kombëtare dhe prespektivës së shqiptarëve në të gjitha trojet etnike dhe se do jenë zë i fuqishëm në institucionet dhe forumet relevante në SHBA.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe Gjeneralët dhe Komandantët e shquar të UÇK-së Hisen Berisha dhe Nasim Haradinaj, të cilët folën me pietet dhe konsiderata të larta për punën e VATRËS e në veçanti për dinamikën e viteve të fundit udhëhequr nga kryetari Dr.Berisha. Të dy gjeneralët vlerësuan lart kontributin e kryetarit Berisha duke evokuar edhe ngjarje nga lufta çlirimtare dhe kontributin e Dr. Berishës në atë periudhë kritike për kombin tonë.

Filed Under: Opinion

Filmi dokumentar Bekim Fehmiu, legjenda shqiptare e artit hollivudian u shfaq në Manhattan, në zemer të botës

February 19, 2024 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Dokumentari artistik rreth jetës dhe veprës së jashtëzakonshme të aktorit hollivudian me regjisor Valmir Tertini u shfaq në Manhattan në “Producer Club” me pronar Alfred Tollja për të cilin më duhet të theksoj se vazhdimisht e ka mbështetur artin dhe kulturën shqiptare.

Shfaqja e filmit dokumentar në zemër të botës në Manhattan u bë në saje të bashkëpunimit të TV “Alba Life” me themelues dhe producent z. Qemal Zylo, Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. nën kujdesin e z. Fation Zogiani, Bashkim Shehu anëtarë të bordit me president të Shoqatës z. Mark Qehaja dhe kryetar z. Gëzim Lamcaj, organizator dhe moderator artistin dhe regjisorin Diar Xani anëtar i kryesisë, etj.

Në flyer ishin publikuar sponsorët si TV “Alba Life”, Shoaqata Shqiptaro Amerikane “Skenderbej” Inc., gjeneral Asllan Bushati, Z. Agim Aliçkaj, BrightSide Adult Center, Sergios Restorante, Paesano of Mulberry Street etj.

Veprimtarë të çështjes kombëtare, artistë, biznesmenë, personalitete të larta, diplomatë, zunë vendet për të pare dokumentarin rreth Legjendës së artit shqiptarin e madh Bekim Fehmiu.

Në hyrje mirëprisnin artistët e njohur si Arens Leka etj. Para fillimit të shfaqjes së dokumentarit z. Diar Xani përshëndeti të pranishmit dhe iu uroi atyre: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës” dhe ndihej krenar që ky dokumentar shfaqej në këtë ditë të shenjtë të Kosovës. Diplomati dhe Konsulli i Kosovës në Manhattan z. Fatmir Zajmi në emër të Konsullatës së Përgjithshme përshëndeti të pranishmit, regjisorin Valmir Tartini dhe iu uroi Ditën e Pavarësisë. Regjisori Valmir Tertini ardhur enkas për këtë ditë nga Shqipëria së bashku me bashkëshorten e tij simpatike u mirëprit me duartrokitje nga artdashësit dhe i falënderoi ata për pjesëmarrjen për të ndjekur së bashku dokumentarin Bekim Fehmiu me skenar nga gazetari Fahri Musliu. Ai falënderoi Qendrën Kombëtare të Kinematografisë Shqiptare për financimin për të realizuar këtë dokumentar artistik.

Në ekran u shaq Dokumentari i plotë i cili dhimbshëm dhe trishtueshëm nëpërmjet bashkëshortes së tij Branka Petriç Fehmiu solli përjetimet emocionale rreth vdekjes tragjike.

Tek sa shihja dhe dëgjoja Brankën në ekran kujtoja lajmet që u dhanë atë vit në mediet shqiptare dhe botërore se si Bekim Fehmiu u gjet i vdekur në banesën e tij në Zvezdar, Beograd, ndërsa Ministri i Brendshëm serb Ivica Dacic tha se dyshohet për vetëvrasje, pasi të shtënat kanë ardhur nga arma e zjarrit tip pistoletë e regjistruar në emër të tij, Ai vdiq ne moshen 74-vjeçare.

Vëllai i tij plot fisnikëri dhe kulturë, atdhetari Arsim Fehmiu tregoi për historinë e familjes, saga e familjes Fehmiu, një narrativë e shkëlqyer sjellë nga skenaristi Fahri Musliu.

Në ekran të rrëmbente magjia e roleve te tij me artistë të jashtëzakonshem nga rolet dramatike deri në rolet artistike intime me artisten botërore Klaudia Kardinale etj. si dhe vlerësimet nga artistë të mëdhenj të Kombit si Roza Anagnosit, Timo Flloko, Piro Milkani, Enver Petrovci, Goran Markoviç etj.

Ai mbeti ndër të vetmit aktorë shqiptar i cili arriti të luajë në filma dhe seritë më të njohura botërore, sikurse në serinë “Odiseu”, filmat: Aventurierët”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, etj.

Pas shfaqjes TV “Alba Life” me të drejtën ekzkluzive të këtij promovimi mori disa intervista si me regjisorin e dokumentarit Valmir Tertini i cili ndërmjet të tjerash tha: se ai ishte frymëzuar nga libri i Fahri Musliut, i cili është nje gazetar i mirënjohur, korrespondent shumëvjeçar i Rilindjes dhe medieve të tjera të Prishtinës nga Beogradi.

Ne punuam fort per ta sjelle këtëdokumentar në publikun shiqptar dhe botëror rreth jetës së ikonës së kinematografisë botërore Bekim Fehmiut. U takuam me bashkëshorten e tij Brankën, vëllain, hulumtuam nëpër arshiva të ndryshme. Ai luajti disa role të mëdha filmi “Mbledhësit e puplave”, i nominuar edhe për “Oskar”, mori famë të madhe, kurse seriali televiziv “Odiseu” (1968) e ngjiti në piedestal duke e quajtur Aktor Homerik dhe duke u vlerësuar nga personalitetet më të fuqishme të artit.

Regjisori Tertini me origjinë nga Kosova tregoi shkurtimisht dhe për jetën e tij dhe si eci drejt rrugës së artit. Valmir Tertini është fitues i disa çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare për filmat e tij. Ai ka lindur në Gjakovë, më 26 prill 1993.

Ai tha se ka projekte të tjera për të realizuar dhe po punon për t’i përfunduar.

Para kamerave të TV “Alba Life” u ftuan dhe artistët e shquar si Blerim Gjoci ardhur nga Los Angelo,s Hollivud, i cili tha se e kishte takuar ditë me radhë Bekim Fehmiun dhe kishte pirë kafe me të. Unë frymëzohesha nga madhështia e tij si shqiptar, nga idetë e tij, nga mësimet e tij. Jam krenar që e kam njohur nga afër dhe tejet krenar që shqiptari ynë nga Kosova arriti majat më të larta të artit botëror.

Aktori i mirënjohur Luan Bexheti falënderoi regjisorin Tertini për këtë dokumentar të arrirë dhe solli kujtime me Bekim Fehmiun dhe djalin e tij Uliskin. Ai kishte luajtur filma me të birin dhe tha se Uliski ishte shumë shqiptar në shpirt dhe zemër. Luan Bexheti është i vetmi aktor shqiptar që është përfshirë në antologjinë për aktorë “Actor`s Handbook”, shkruar nga Sherry Eaker.

Artisti tjetër plot perspektivë Shpend Xani solli kujtimet e tij dhe frymëzimin që ka marrë nga legjenda Bekim Fehmiu. Ne kemi mësuar për rolet e tij në Universitet dhe pohoj se Bekim Fehmiu në kinematografi dhe Aleksandër Moisiu në teatër janë dy gjenitë e artit shqiptar që deri më sot nuk ka arritur asnjë artist shqiptar.

Artsti dhe regjisori Diar Xani si organizator pohoi para kamerave se ndjehej krenar që ky film dokumentar u shfaq në “Producer Club” dhe do të vazhdojë më tej për projektet e tij të radhës.

Fation Zogejani si një ndër organizatorët tha për punën dhe përkushtimin që u bë për ta promovuar dokumentarin artistin e madh Bekim Fehmiu, në 16-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ai shprehu dhe keqardhjen e madhe, pengun e shqiptarëve që Bekim Fehmiut nuk i ishte dhënë mundësia për luajtjen në ndonjë film shqiptar.

Së shpejti TV “Alba Life” me kameraman anëtarin e stafit, gazetarin e mirënjohur nga Kosova Valon Gërbeshi do të sjellin kronikën e realizuar enkas për këtë ditë të shënuar të promovimit të dokumentarit Bekim Fehmiu për ta transmetuar në kanalet televizive.

Aktrimi nga legjenda Bekim Fehmiu

Rolet e tij sipas Wikipedias jane: në “Prova speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenë “Ko puca otvorice mu se”, “Vitet e nxehta”, “Protesta”, “Eskadrionet e partizanëve” dhe “Të kuq dhe të zinjë”. Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, sërbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë. Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.

Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t’i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Pak kohė më parë në Jugosllavi është botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, “Shkëlqim dhe frikë”, në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithëçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.

17 shkurt, 2024

Manhattan, New York

Filed Under: Emigracion

Në Philadelphia valon flamuri i Republikës së Kosovës

February 19, 2024 by s p

Shqiptarët në Philadelphia organizuan ceremoninë e ngritjes solemne të flamurit të Kosovës në bashki.

Nga dr. Sadik Elshani

Fotot: Eva Dori, gazetare

Pas shpalljes së pavarësisë së shqipërisë më 28 nëntor 1912, shpallja e pavarësisë së Kosovës është ngjarja më e rëndësishme në historinë e popullit tonë. Më 1912 shqiptarët fituan një shtet të cunguar, më shumë se gjysma e trojeve tona dhe të popullsisë sonë mbetën jashtë kufijve shtetëror. Por, ëndrrat, përpjekjet mbinjerëzore të brezave të tërë të shqiptarëve nuk u shuan kurrë. Për më shumë se një shekull Kosova kaloi një kalvar të mundimshëm, duke u kanosur edhe nga zhdukja e faqës së dheut. Prandaj, shpallja e Kosovës shtet i lirë e i pavarur, i njohur nga fuqitë e mëdha e demokracitë më të përparuara të botës, është një ngjarje madhështore, shumë e gëzueshme që vështirë mund të përshkruhet me fjalë. Shkurt, në Kosovë ka ndodhur nje mrekulli, një ringjallje. Një Feniks i vërtetë, është ringjallur Dardaniia e lashtë në një shtet të ri.

Shoqata jonë, “Bijtë e shqipes”, gumëzhonte nga gëzimi në ditën që u shpall pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008. Pastaj ajo vazhdimisht me shumë veprimtari e ka shënuar çdo përvjetor të pavarësisë së saj. Nga viti i kaluar kemi filluar edhe me organizimin e ngritjes së flamurit të Kosovës në bashkinë e qytetit të Philadelphias. Nuk ka vend më solemn për ta festuar pavarësinë e një vendi sesa në Philadelphia, vendlindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku lindi një shtet i ri dhe një epokë e re për njerëzimin. Eshtë ky një nder i jashtëzakonshëm për komunitetin tonë, Kosovën, kombin tonë – është afirmim i vlerave të përbashkëta për liri, pavarësi, paqe, drejtësi e përparim.

Në sheshin e bashkisë ishin mbledhur bashkatdhetarët e gëzuar e të qeshur për të festuar këtë Ditë të Madhe për Kosovën e kombin tonë. Mbretëronte atmosferë festive, ngazëllyese: valonin flamujt e Kosovës, kuqezi e amerikanë; jehonte kënga e vallja shqiptare, ku mbizotëronin ato me motive nga Kosova dhe ngjarjet e lavdishme të historisë së saj: “Po ku je Adem Jashari…” Në këtë ceremoni merrte pjesë edhe ambasadori i Kosovës në ShBA, z. Ilir Dugolli, i shoqëruar nga këshilltari i kësaj ambasade, z. Drilon Gashi, si dhe kapiteni Lulzim Krasniqi, atashe i Policisë së Kosovës. Merrnin pjesë ehde këshilltarët e Këshillit Bashkiak të qytetit të Philadelphias, zotërinjtë: Michael Driscol, Mark Squilla dhe Curtis, Jones Jr. Nga Zyra për Çështjet e Emigrantëve merrte pjesë z. Alain Joinville, drejtor për Komunikime Strategjike e Programe. Ishte i pranishëm edhe z. Christopher Chaplin, kryetari i Organizatës së Konsujve të Nderit në Philadelphia.

Këtë ceremoni e hapi z. Dritan Matraku, kryetar i Shoqatës Mbarëshqiptare “Bijtë e shqipes”, i cili i përshëndet të pranishmit, duke ua uruar Festën e Pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu ai i përshëndeti dhe u dëshiroi mirëseardhjen mysafirëve të cekur më lart. Pastaj u luajtën himnet kombëtare të Amerikës dhe Kosovës. Gjatë luajtjes së himnit të Kosovës ngrihej në shtizë edhe flamuri i saj. Flamuri u ngrit nga z. Avdi Osmanollaj, 81 vjeçari nga Hasi i Prizrenit, i shoqëruar nga çifti nga Kosova, Sahadete e Lumni Shurdhiqi. është ky një nderim që shoqata u ben anëtarëve të saj të dalluar. Në emër të shoqatës “Bijtë e shqipes” përshëndeti anëtari i Këshillit Drejtues, biznismeni i ri e i suksesshëm, z. Leotrim Osmanollaj. Në fjalën e tij të përgatitur bukur z. Osmanollaj foli për rëndësinë e kësaj ngjarje të shënuar të historisë sonë, përpjekjet e sakrificat e shqiptarëve ndër vite për liri e pavarësi: “Teksa sot festojmë 16 vjet pavarësi, ne përulemi përpara gjakut dhe sakrificës së qindra mijëra grave e burrave që ndër shekuj luftuan pa kursyer edhe jetën e tyre, vetëm më një qëllim, një qëllim madhor që një ditë në Kosovë të valvitet flamuri i lirisë; që të jetojmë të lirë e të pavarur në trojet tona të lashta ilire…Liria është e shtrenjtë dhe tepër e brishtë. Edhe sot, 16 vite pas shpalljes së pavarësisë, atdheu na kërkon të jemi vigjilentë e të kujdesshëm” – u shpreh ndër të tjera z. Osmanollaj. Ai për të pranishmit solli edhe një citat nga ish-presidenti amerikan, Roland Regan: “Liria nuk është kurrë më shumë se një brez larg zhdukjes. Duhet të luftohet dhe të mbrohet.”

Këshilltarët Michael Driscoll e Mark Squilla u uruan të pranishmëve Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar përpjekjet dhe synimet e popujve për liri e pavarësi. U kujtuan atyre se një gjë e tillë kishte ndodhur më katër korrik 1776, vetëm disa blloqe më tutje nga ku po mbahej ceremonia e sotme. Ata cekën edhe 250 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së ShBA-ve që do të festohet në vitin 2026. Që të dy këshilltarët folën për rolin e emigrantëve në zhvillimin e Philadelphias. Ata posacërisht i vlerësuan emigrantët shqiptarë që në këtë qytet dhe anambanë Amerikës kanë sjellur talentet e tyre, vlerat familjare e njerëzore, etikën e lartë të punës e ndershmërisë. Nuk mungoi as porosia e tyre për ta ruajtur gjuhën, kulturën e traditat tona kombëtare.

Ambasadori Ilir Dugolli kishte përgatitur një fjalim të shkëlqyer, duke vlerësua lart simbolikën e mbajtjes së kësaj ceremonie pikërisht në qytetin e Philadelphias. Ai falenderoi komunitetin dhe qytetin për pritjen e ngrohtë që i ishte bërë vitin e kaluar, prandaj me shumë dëshirë kishte ardhur përsëri në mesin tonë. Zoti Dugolli në vazhdim foli për rëndësinë e kësaj dite në historinë e Kosovës, përpjekjet e shtetit e shoqërisë kosovare për t’u inkuadruar në organizata euroatlantike. Foli pastaj për vlerat e përbashkëta që ndajnë Amerika e Kosova. Gjithashtu ai shprehu mirënjohjen e falenderimet për ShBA-të dhe aleatët e saj për çlirimin e Kosovës, ruajtjen e lirisë e të pavarësisë së saj, ndihmesën e tyre të pakursyer për ndërtimin e institucioneve demokratike e zhvillimin ekonomik te shtetit të Kosovës.

Zoti Alain Joinville përshëndeti në emër të Zyrës për Çështjet e Emigrantëve (Office for Emigrant Affairs). Ai i njoftoi të pranishmit për punën që bën kjo zyrë për t’i ndihmuar emigrantët e rinj për t’u përshtatur në jetën e qytetit të Philadelphias. Po ashtu, ai e ceku se Philadelphia është qytet që i mirëpret zemërhapur emigrantët dhe ku emigrantët ndihen mire: të mirëpritur e të vlerësuar. Pastaj zoti Joinville lexoi pjesë nga Proklamata përmes së cilës kryebashkiakja Cherelle Parker e shpallte 16 shkurtin e vitit 2024, Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Philadelphia. Një nder i madh ky për Kosovën, të gjithë shqiptarët dhe miqtë e tyre.

Me një përshëndetje të shkurtër të pranishmit i përshëndeti edhe zonjusha Dzana Badnjeviq, koordinatore për Ngjarje (events) e Projekte Speciale në Zyrën e Përfaqësuesit të Qytetit. Dzana Ka bërë edhe një punë të palodhshme për organizimin sa më të mirë të kësaj ceremonie. Ky program i ngritjes së flamujve të vendeve të origjinës së komuniteteve në Philadelphia është një program që duhet vlerësuar, sepse me ngritjen e flamurit të vendit të origjinës tënde ndihesh mirë, ndihesh i vlerësuar, i mirëseardhur për të punuar e jetuar për të rritur familjen tënde. Shoqata “Bijtë e shqipes” dhe komuniteti shqiptaro – amerikan kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me bashkinë dhe me këtë rast ne i shprehim falenderimet tona për qytetin e Philadelphias, për Amerikën – vendin e mundësive të pa kufijshme.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosova jonë e dashur!

Philadelphia, më 16 shkurt 2024.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1137
  • 1138
  • 1139
  • 1140
  • 1141
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT