• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FLAMURI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS PARA KOMUNËS SË WATEBURY TË KENIRIKËS – SHBA

February 16, 2024 by s p

Për nder të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot më 16 Shkurt 2024, pata nderin të ngrija Flamurin e Republikës së Kosovës para Komunës së Watebury në Kenerikë. Qyteti Watebury ka 114 mijë banorë.

Në mënyrë simbolike: Sot isha Kryetar i Qytetit Watebury, për një ditë. Me këtë rast më dekoruan Shteti i Kenerikës, Kryetari i Komunës, Departamenti i Policisë më dekoroi me një Medalje Nderi. Faleminderit të gjithve!

Faleminderit i nderuar “koleg” Kryetar i qytetit të Watebury z. Paul K. Pernerewski, Jr.!

Marrë me shkurtime nga “Prof.Bexhet Asani”

Filed Under: Emigracion

SHKOLLA SHQIPE NË BOLONJA, RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE  TË ITALISË

February 16, 2024 by s p

Aurela Poti (Koldashi), mësuese e shkollës shqipe në Bolonja të Italisë, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Bolonja, Itali, nëpërmjet mësimit të gjuhës e kulturës shqipe dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore. Me mësuesen Aurela Poti (Koldashi), bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.

SHKOLLA SHQIPE IDEUAR NGA SHOQATA “KORABI”

Shkolla Shqipe është ideuar dhe realizuar nga shoqata “Korabi” me qendër në Bolonja. Qëllimi i shoqatës është të japë kontributin e tij për të gjithë shqiptarët që tashmë jetojnë dhe punojnë në këtë rajon. Një nder obligimet e saj është ruajtja e vlerave tona kombëtare edhe pse jetojmë jashtë atdheut. Gjuha si element kryesor i identifikimit të një kombi mbart një peshë të madhe për të gjithë ne që kemi migruar për një jetë më të mirë. Duke parë nevojën për ruajtjen e kësaj vlere si dhe kërkesat e njëpasnjëshme të shqipëtarëve që jetojnë këtu për mësimin e gjuhes mëmë, hodhëm hapin për realizimin e hapjes së shkollës në gjuhën shqipe. Shkolla jonë ka nisur si fillim me pak nxënës dhe është në hapat e parë të saj… Sot që po flasim numri i nxënesve të regjistruar është 40 dhe u përkasin grupmoshave të ndryshme.. Mësimi në shkollë bëhet një herë në javë. Me rritjen e kapacitetit mendojmë që të shtohet numri i klasës si dhe orë mësimore

KURRIKULA MËSIMORE

Në shkollën tonë përdoret kryesisht kurrikula bërthamë që kanë në thelb lëndën e gjuhës shqipe, ku nxënësit mësojnë të shkruajnë dhe të flasin në gjuhën tonë. Përveç kërkesave të vazhdueshme të prindërve për të sjellë fëmijët e tyre në shkollë, ne kemi patur dhe mbështetjen e tyre për të promovuat vlerat dhe për të rritur dëshiren tek fëmijet e tyre në mësimin e gjuhës tonë.

MËSIMI I GJUHËS SI FORME E RUATJES SË IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPËTARËVE NË ITALI

Ne vijmë nga një vend i vogël, por me histori të madhe,vijmë nga një vend i varfër por me vlera të mëdha si komb. Vijmë nga një vend ku diktatura na mohoj liritë për rreth gjysëm shekulli duke na detyruar të largohemi drejt vendeve ku nuk të mohohen këto të drejta por njeriu respektohet si i lirë. Një ndër këto vende që hapi dyert e para që në fillim të vitit 1990 ishte dhe vendi ku tashmë jetojmë, Italia dhe për këtë shpreh mirënjohjen time dhe të bashkëatdhetarëve të mi. Pavarsisht që ne tashmë jemi integruar këtu, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi detyrimin moral për të ruajtur të freskët simbolet tona kombëtare si gjuhën,flamurin, kulturën dhe traditat. Nuk duhet të harrojme që kjo ka ndodhur rreth 6 shekuj më pare ku një popullsi jo e pakët në numër kanë emigruar në jug të Italisë dhe sot identifikohen me emrin Arbëreshe të cilët kanë ruajtur gjuhën dhe traditat e atdheut të tyre. Dy popujt kanë patur gjithmonë ura bashkimi.

SI PRITET MËSIMI SHQIP NË ITALI

Në nismën tonë ne kemi patur mbështetjen e pakursyer të jo vetëm të qytetarëve italian që na rrethojnë, por edhe të organevr shteterore te Bolognas dhe të komunës së Castenasos ku është hapur shkolla Korabi. Ne kemi bashkëpunime të ngushta me shoqatat e tjera të intelektualëve shqiptare jo vetëm në Itali por edhe në Diaspore. Idenë e bashkimit më shumë se kushdo e ndjejnë emigrantët që ndodhen larg vendit të tyre, për tu ndjerë më afër njëri-tjetrit e së bashku në raste festash kombëtare e në moments të ndryshme.

MËSIMDHËNIA, SFIDA DHE ARRITJE

Në shkollën tonë përdoren metoda të ndryshme gjithëpërfshirëse duke bërë të mundur përfshirjen e të gjithë fëmijëve. Natyrisht që përdorimi i teknologjisë është jo sfidë por domosdoshmëri tashmë… Për këtë jemi munduar të gjithë nevojat për nxënësit tanë. Përsa i përket vështirësisë së mësimdhënies me fëmijët me dy gjuhësi, natyrisht që hasim vështirësi. Mos harrojmë që shqiptarët kanë 30 vite që kanë emigruar, shumë fëmijë kanë lindur në Itali, frekuentojnë shkollat italiane. Ndaj mësimi i gjuhës shqipe ka një rëndësi të madhe. Dëshira e madhe e tyre për të mësuar gjuhën mëmë kalon çdo sfidë! Sigurisht mësimëdhenia në ditët tona nuk është aspak e lehtë , jo vetëm për grupmoshat e nxënësve, por edhe sepse për ata/o gjuha shqipe është gjuhë e dytë. Dhe në këtë rast nevoje na ndihmojnë vajzat e grupit të të rriturve (11-16 vjeç)

EFEKTI QË KA PASUR TE FËMIJËT MËSIMI I GJUHËS SHQIPE

Natyrisht që ka luajtur një rol të madh. Nëpërmjet aktiviteteve që organizojmē në ditët e festave tona kombëtare është zgjuar dhe dëshira e tyre për të kënduar këngë patriotike ,lexojnë vargje në gjuhën shqipe, vizatojnë simbolet tona kombëtare.

KUSH ËSHTË MËSUESE AURELA POTI (KOLDASHI)

Kam mbaruar studimet e larta në vendin tim. Me formimin akademik kam marrë njohuritë e duhura për të qenë në shërbim të mësimdhënies cilësore për brezat që vijnë.  Dëshirën dhe pasionin për këtë profesion e kam të trashëguar nga babai im. Kam patur mundësinë që të punoj për një periudhë 2- vjeçare me grupmosha të ndryshme dhe kjo më shërbeu si përvojë për të nxitur dëshirën që këtë profesion ta vazhdoj dhe këtu në Itali… Kam ndërtuar  familjen time prej 4 vitesh këtu me një bashkëshort mbështetës dhe dy vajza të vogla që së shpejti do të bëhen pjesë e shkollës. Dashuria për gjuhën time, bashkëpunimi me mësuese Valbona Toçi, dëshira për të kontribuar në arritjen e qëllimit të gjithësecilit janë indikatorë nxitës në punën time. Dua të falenderoj shoqatën ‘Korabi’ për mundësinë që më ka dhënë, për të qenë pjesë këtij misioni kaq të bukur. Ju falenderoj për intervistën dhe kontributin që jepni në promovimin e vlerave të komunitetit shqiptarë në Itali.

Filed Under: Mergata

79 VJETORI I REZISTENCËS ANTIKOMUNISTE TË KELMENDIT  “NDERI I KOMBIT”-(1945-14 janar-16 shkurt-2024). 

February 16, 2024 by s p

NGA NDUE  BACAJ

Kapiten Gjelosh Luli, kushrini i parë i heroit të popullit Dedë Gjon Luli dhe njëri nga nacionalistët e heronjët e rezistencës e kryengritjes së parë antikomunist të Shqipërisë dhe Europës që e kishin kapur dreqnit e kuq, në vitin 1944 në “Hyllin e Dritës” do të shkruante: “Dedë Gjon Luli nuk është shuar ideali yt , gjurmët dhe shembulli yt , janë e do të vijojnë me kenë  ndera e malësorëve tu. Gjithshka harrohet në këtë Botë, gjithshka shuhet si vesa para diellit , por kurrë gjaku i derdhur për liri të atdheut”. Është pikrisht ky gjak që na detyron të kujtojmë e nderojmë këta trima e trimeresha, nacionalist e antikomunist që dhanë jëtën në mbrojtje të lirisë, demokracisë e identitetit tonë Europerendimor. Fashizmi që pushtoi Shqiperinë, si vellai binjak i komunizmit krijoj kushtet që sllavët fqinjë, armiqët shekullor të shqiptareve, me anë të deleguarve të tyre  Popoviç  e Mugosha të krijojnë partinë komuniste (anti)shqiptare.  Në këto kushte Malësia e Madhe Etnike , me keshtjellen e saj  historike  Kelmendin , për të mbrojtur lirinë , trojet dhe të drejtat e tyre njerëzore e jetësore  ishin detyruar të organizohen në  kuvende e  beslidhje , jo vetem në mes vehtes , por edhe me Shkodrën , Nënshkodrën , Dukagjinin , Lezhën , Pukën, Mirditën , Plav-Gucinë , Kosovën e më gjërë, beslidhje të cilave si gjithnjë  kelmendasit e malësoret  i mbajtën edhe pse për këtë paguan lumenjë gjaku e dete mjerimi… Kelmendi gjithnjë ishte perfaqesuar denjësisht nga Prekë Cali me nacionalistët trima  Gjekë Selca, Kolë Gjon Bajraktari, Gjergj Lul Toma etjerë, së  bashku me nacionalistët etjerë antikomunist malësor si Llesh Marashi, Mul Delia (deri sa u internua nga gjermanet në maj 1944), Luket Marashi, Dodë Nikollë Ivezaj ,  Gjelosh Luli , Nikollë  Preka , Gjon Martin Lulati, Mirot Paloka, Pjetër Gjokë Bajraktari, si dhe në bashkëpunim me nacionalistët Osman Haxhia i Postribes , Ndoc Çoba i Shkodres , Hasan  Isufi e më gjërë.. Mjerisht edhe per arësye madhore (të ndarjes së zonave të influences nga fuqitë e boshtit antifashist ) Shqiperia  jo vetem nuk ishte me “emër”, por Stalini i kishte thënë Titos , Shqiperia është e juaja, “gëlltite”… E kujtuam  këtë të vertet historike  për të treguar se Kelmendi , Malësia e më gjërë   e  nisen luftën kundër komunizmit edhe pse e dinin fatin e tyre tragjik.. Por kishin vendosur ma mirë me vdekë “sot” me nderë se me u nënshtrua e me vdekë se me vdekë nesër pa vlerë..   

A KISHIN TË DREJTË KELMENDASIT, MALËSORËT ?.. 

Historia ka treguar se PO..  Vetëm në Shkodrën 28 mijë banorëshe , ishin ngritur 26 burgje), ndërsa me 29 nëntor 1944 mbi kompanjelen e kishes Franceskane ishte vendosur dhunshem jo vetëm flamuri shqiptar me yllin komunist , por edhe flamuri i jugosllavisë komuniste.. Ndërsa drejtuesi i ekspeditave ndëshkimore Mehmet Shehu  i shkruante shefit tij Enver Hoxhes: “Tani jemi në mbarim të operacionit  në qytetin e Shkodrës dhe do të fillojmë më rëndë jashtë  tij. Për këtë kemi menduar të godasim reaksionin në Malesi të Madhe , sepse aty paraqitet qëndra  më me rëndësi e rezistencës…(Arkivi i FA ,Fondi korp.III…1945). Për likujdimin dhe asgjesimin e forcave reaksionare (kupto nacionaliste) , mendojmë që  krahina reaksionare e Kelmendit  të sulmohet nga pesë drejtime ; Nga ana e Vermoshit të ndihmuar nga jugosllavët , Nga ana e Boges -Okol-Nikç , Nga qafa e Kapes, Nga Selca  dhe nga Rahovica… (Me këtë rast vlenë të cilësohet se njëri nga Komandantët e komisarët kriminel komunist që udhëhoqi sulmin mbi Kelmend është edhe Zeqiri  Mero, të cilin Edvin Kristaq Rama, me 29 shkurt 2020 në moshen rreth 100 vjeçare do ta prezentonte si antarin më të vjetër të PS dhe njëkohësisht do ta dekoronte me titullin:“Nderi” i Partisë Socialiste…). 

Veprimet represive të ushtrive komuniste shqiptare e jugosllave kundër shqiptarëve , brenda dhe jashtë kufirit politik ishin në marreveshje dhe koordinim të  plotë. Ushtria jugosllave filloj  terrorin dhe vrasjet e shqiptareve në Grudë , Triesh e Hot , ndërsa, ajo shqiptare në Kelmend e Malësi… Mehmet Shehu në një relacion tjetër njoftonte Enver Hoxhen se bashkë me shoket jugosllavë të Cetines kishin vendosur  që të mbledhin popullin e Hotit e Grudes në Tuz , për tu folur  përpara se të fillojnë atje operacioni  prej forcave jugosllave… Siç edhe dokumentohet në krye të operacionit qendronte Mehmet Shehu , egërsia e të cilit mund të krahasohej me sulltanin turk Mehmet Pushtuesi , e pas tij vinte Shefqet Peçi, edhe ky “pasardhes” i denjë i kriminelit turk Shefqet Turgut Pasha…  Duke parë edhe çfar shkruhet në dokumentacionin e shtetit komunist, lindë pyetja , pse kjo ushtri kaq e madhe në numër sulet mbi Kelmendin, me një planifikim , organizim e urrejtje që nuk ishte parë as gjatë  viteve të luftës antifashiste..?. Kelmendi ishte i çliruar dhe të vetmit të huaj që hynin e dilnin tinzë në Kelmend ishin  komunistet serbo-malazez, që propogandonin bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, lavdronin  sherbëtorët e tyre  komunistet shqiptar, dhe  propogandonin kundër nacionalistëve dhe mbrojtëseve të trojeve shqiptare  me në krye piramiden e gjallë të kufijeve Prekë Calin… Në keto ditë të vështira të janarit 1945 Prekë Cali do të thoshte : ”Kelmendi  gjithmon ka qënë një mburojë e fortë e qeverive të Tiranes  kur çeshtjet kombetare  kanë qënë në rrezik… Ç’ka lypin partizanët sot në këto bjeshkë  borë e akull , kur edhe ujku e ka ngushtë. Shqiperia asht e çliruame.. Këtu nuk ka  pasë as nuk ka gjermanë as tradhtarë.. Apo po vijnë me ba në robni , atë ç’ka po bajnë në Shkodër e më gjërë. E sikur komunistët të mos ishin bashkuar me  sllavet , armiqt  historik  të Shqiperisë ne nuk do të luftonim kundër tyre sado të këqinj janë ata , sepse ata janë shqiptare…” (Dr. Luigj Martini, Prekë  Cali , Kelmendi dhe Kelmendasit ).   Madje  edhe kërkesës sonë për bisedime i janë pergjegjur jo me gjuhën e shqiptarit , por  me pushken e sllavit… Në Kelmend nga fundi i dhjetorit (1944) ishte bërë një takim pergatitor në mes bajraqeve të Vuklit, Selces e Nikçit.. Ndersa me daten 13 janar 1945 në shtepinë e Mark Bikut  në Kalcë  zhvillohet   takimi organizativ në mbrojtje te  Kelmendit ,ku marrin pjesë : Prekë Cali , Kolë Gjon Bajraktari, Lucë  Gjon Rapuka , Gjekë Selca,  Gjergj Lul Toma , Tomë Dosh Preka,  Fran Zefi , Mark Toma i Selces, Maç Lucë  Lumaj, Gjelosh Tomë Bikaj,  Ndue Nika i Vermoshit e tjer.. Data 14 janar (1945) është data tragjike që detyroi kelmendasit të fillojnë rezistencen me pushkë kundër ekspeditave të brigadave komuniste te Ura e Tamares , për ta vijuar në Brojë , Nikçë , Vukel , Selcë e në të gjithë Kelmendin… Pushkën siç dihet të parët e nisën partizanet , të cilët  sapo kishin hasur kelmendasin e “parë” , Mark  Gjeloshin e Rahovices  , (i cili  kishte qenë per të bluar drith te  mulliri i  Ndue Kolë Shytit) , ata per lezet të pushkës e kishin qëlluar me breshëri mitrolozi.. Partizanët  “shpesh” e kishin bërë zakon , që kur shkonin per ta nënshtruar një vend , njeriun e parë që e takonin e merrnin në shenjë për të provuar pushkët , pasi kështu  “mendonin” se  e fillonin ditën më “mbarë” duke friksuar banorët e “pushtuar” më lehtë vendin.. Mirpo me Kelmendin nuk ndodhi kështu… Rezistenca antikomuniste që filloi këtu në Kelmend u shëndërrua në kryengritjen antikomuniste të Malësisë Madhe  në datat 23-25 janar 1945…  Për të shtypur me zjarr e hekur çdo gjë nacionaliste shteti komunist kishte  njxjerrë disa urdhëra operacioni, që siç i cilsonin ata  “për me zhdukë njëherë e pergjithmon  çdo “mbeturinë” nacionaliste  të organizuar ose jo”.  Sa qartë e shprehin urrjetjen  ndaj çdo gjëje nacionaliste komunistet.. Për të vertetuar këtë urrejtje mjafton të shihen vetem dy nga këta urdhera: urdhërin e  dates 03 janar dhe atë të dates 24 janar 1945 (Arkivi nr.3985). Se çfarë veprimesh u kryen në Kelmend sipas  urdherave të mësiperme , menduam që pergjigjen tu a “besojmë” raporteve të dy hierarkëve ushtarak komunist.. Së pari po paraqesim raportin e Zoj Themelit në të cilin lexojmë:  “Gjatë  ndjekjes së  nacionalisteve u vrane 44 kelmendas , u plagosen 21, u pushkatuan 3 të tjere dhe u dogjen 34 shtepi, sepse ishin bashkepuntorë të Prek Calit..”(Dom Nik Ukgjini ,Një veshtrim i shkurter historik per fisin e Kelmendit  ,Phonix ,3-4 ,Shkoder ,1999 ,fq.249.). Së dyti raportin e  Major Ndreko Rino  i njohur per egërsinë ndaj nacionalisteve, veçanarisht të atyre Gegë i cili shkruante :  “Nëntë batalione  marshuan  drejt Kelmendit me daten 5 shkurt 1945. I gjithë Kelmendi me daten 6 shkurt u rrethua me gryka armesh. Ditën u vendos një shtetrrethim i plotë. Digjen 30 shtepi, mobilizohen me dhunë 207 djem  dhe burra, pushkatohen legalisht  dhe ilegalisht  mbi 65 burra  dhe një grua (me 7 – 8 shkurt 1945)…”. Në fund të raportit  shkruhet shenimi se do t’iu dergojmë  listen  e Partizanëve  që duhen  dekoruar per trimërinë e treguar në këtë aksion të rëndësishem luftarak… Të fala Major Ndreko Rino..(AQU ,Dosja 10 ,Fondi i Korpormates  se III,Fl.16.).  Siç shihet edhe raportet kanë ndryshime , por kjo duket se ka të bëjnë me garën për lavdi në mes hierarkeve komunist..   Në këto kushte  Kelmendi rezistoi  më shumë se asnjë trevë tjeter, rreth një muaj (14 janar-16 shkurt), por  per të mos dëmtuar më shumë kelmendasit, Prek Cali ishte terhequr së bashku me disa malsorë në Shpellen e Tartacicës  në Vukel , shpellë e cila sot mban Homonimin “Shpella e Prekë Calit”. Për nëntë ditë e netë në këtë shpellë u perseritë heroizmi i  kullës së Vranines të rreth një shekulli më parë. Gjithsei së bashku me Prekë Calin  (në shpellë) kishin shkruar historinë edhe  Dedë Lulash Smajli ,Dedë Gjon Deda , Fran Zef  Pellumbi , Kolë Prekë Pellumbi , Ndue Gjon Rapuka , Zef Gjon Rapuka , Maç Luc  Rapuka , Dodë Fran Doshi , Fran Dosh Preka, Mark Gjekë Pepushi, Ndue Gjekë Pepushi , Pal Mark  Gjeka , Gjelosh  Tomë  Bikaj , Tone Tomë Bikaj , të cilët siç dihet  ishin pjesë e kalvarit të denimeve të dreqësisë komuniste.. Në historinë kriminale të ekspeditave  ndëshkimore të Komunizmit në  Kelmend gjenden  jo vetëm pushkatime pa gjygje , por edhe  njerëz të prerë me thikë në qafë  si Pjeter Zefin , Gjon Sokolin , Ujk Mashin , Nikë Marashin.. Por edhe të futun në DHE ende pa u dalur shpirti mirë, (pasi i kishin pushkatuar) tre vellezerit Ndue, Ujkë dhe Marash Mark Biku , si dhe  Lucë Gjon Bajraktarin , Lucë Gjon Rapukën , gjithashtu pushkatuan në derë të shtepisë, në sy të babës e nënes tij Gjergj Ndue Pepajn.. Vranë mizorisht vëllezrit Dedë Fran Bracaj e Losh Fran Bracaj , dogjën të gjallë  në shtepiat e tyre Dedë  Gjon Bajraktarin , Lukë Tomën , me bajonet ja nxorrën sytë Fran Zef  Bajraktarit , nga shkembi hollen Rrok Zefin , pa llogaritur futjen e të vrarëve e masakruarve në gropa të përbashkëta.  Pushkatuan rrugës (në Rapshë) Dedë Gjon Deden, në Koplik Gjekë Selcen e Gjergj Lul Tomen . Në Shkoder të  marrurin në besë Prekë Calin, së bashku me 13 nacionalist si Dedë Lulash Smajlin nga Nikçi etjerë , për të vijuar me vëllezrit nga Kelmendi me banim Nënshkodër (Mal të Kolajve) Maliq Bajramin me të vëllan Dylin Bajramin , Dedë Shabanin , Kir Dul Doshin, Dedë Cokun e lista vazhdon , ku emrat (e shumicës) e tyre janë të memorizuar perjetsisht në memorialin në qëndër të Tamares e më gjërë.. Ndërsa ata që  shkaktuan këtë luftë vëllavrasëse na kanë lënë një “dëshmi” të pa kontestueshme , që i bënë me faj ata sa të jetë- jeta.. Nga kjo “deshmi” citoj: “Në  luftën e Kelmendit  partizanët e brigades XXIV së bashku me brigadat e tjera  të divizionit  II të ushtrisë Nacionalçlirimtare , e mbyllen në menyrë të shkelqyer  luftën Nacionalçlirimtare dhe çliruan plotësisht krahinat e Kelmendit nga tradhtarët e popullit  dhe të atdheut.. Në luftën që u bë atje  mund të themi se krejt Kelmendi ka marrë pjesë në luftën kundër nesh..” (Arkivi i Ministrisë së Brendeshme , dosja 3/2 , viti 1945). Kjo pra tregon se lufta në këtë trevë nuk ka pasur asgjë Çlirimtare , pasi nga kush do të çlirohej Kelmendi , apo nga populli i vet autokton që i banonte këto troje prej mijëra vitesh , por njëkohesisht edhe i mbronte prej qindra vitesh nga fqinjët shoven,  Sllavet e jugut , që ishin edhe themeluesit e padronët e vertet të komunizmit shqiptare… Por kalvari i pushkatimeve , burgosjeve , internimeve, shpronsimeve dhe  presekutimeve  nuk mbaroi deri sa (bëri sikur) mbaroi vetë regjimi komunist  me 1991, por deri atëherë ishim  vonuar e larguar nga Europa që ëndërronim… Duke u detyruar që ëndërren nacionaliste e europianiste të fillojmë t’a  bëjmë zhgjandërr rreth 46 vite më pas, mirpo edhe pas kësaj ëndërrën për t’a ba zhgjandër po e kemi shumë më të vështirë se e menduam… Rezistenca antikomuniste  apo “lufta e Klemendit” dhe kryengritja antikomuniste si vijim i saj janë pjesë e krenarisë dhe vlersimit , që Kelmendi dhe Malesia e Madhe kanë merituar dekoratët e lartë “NDERI  I  KOMBIT”.  

VOO: Më hollesisht për rezistencën e kryengritjen e parë antikomuniste shih; Ndue Bacaj, MALËSIA E MADHE KUNDËR…, libër kushtuar kryengritjes së parë antikomuniste në Shqipëri e më gjërë, botim i vitit 2018. Ndërsa Fotoja ime pranë memorialit në Tamare është e 15 shkurtit 2022, duke folur me rastin e 77 vjetorit të rezistencës antikomuniste të Kelmendit…

Filed Under: Histori

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës dha një pritje madhështore në Manhattan për 16-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 16, 2024 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Muaji shkurt është muaji i Kosovës martire, ndonëse na ndan një oqean i tërë prej saj shpirti dhe zemra janë atje, në Prishtine dhe në Tiranë. Qindra shqiptarë të Amerikës që janë integruar brenda këtij kontinenti me plot kulturë dhe dinjitet u mblodhen në mjediset e “Empire Steak House” në Manhattan, organizuar nga Ambasador Blerim Reka Konsull i Përgjithshëm i Kosovës. Është tejet emocionuese dhe po aq krenari tek shikon shqiptarët të mblidhen së bashku dhe të respektojnë e të përulen para kësaj dite të shenjtë të Pavarësisë së Kosovës.

Në hyrje prisnin me plot përzemërsi Ambasador Blerim Reka së bashku me bashkëshorten e tij fisnike pedagogia Ymrane Reka. Iu uronin mirëseardhjen gjithashtu të pranishmëve Konsull Fatmir Zajmi, Teuta Hyseni, Vlera Thaqi etj.

Ceremoninë e hapi artisti i shquar Ergin Oda duke interpretuar dy Himnet të Kosovës dhe të Amerikës.

Ambasador Dr. Blerim Reka Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Manhattan me një fjalë elekuente të shkurtër dhe thënë gjithcka tha se nën moton “Kosovë, ne do të dalim Zot” përshëndeti të pranishmit dhe iu uroi të gjithëve gëzuar 16-të Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës! Ambasador Reka tha se ju jemi mirënjohes përjetë shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe bijve dhe bijave të Kosovës që dhanë jetën për Liri. Serbia vazhdon akoma të sulmojë Kosovën, ta destabilizojë atë si në Veriun e Kosovës ku ra heroikisht Afrim Bunjaku. Kosova i del Zot trojeve të saj, Kosova është e shqiptarëve.

Pas përshëndetjes së Ambasadorit Reka fjalën e mori Ambasador Robert A. Wood, zëvëndës përfaqësues i Misionit të Amerikës në Kombet e Bashkuara. Ambasador Wood përshëndeti shtetin e Kosovës, punën kolosale për të forcuar shtetin e saj, perspektivën euroatlantike. Ai shprehu mirenjohjen e pakufishme të partneritetit me Amerikën, sfidat që kanë kaluar së bashku dhe punët e mëdha që i presin në të ardhmen.

Ishte e pranishme në këtë festë ceremoniale Konsulle e Shqipërisë znj. Valentina Loka. Emocionuese ishte të takoja ish Konsullen e Përgjithshme të Kosovës në Manhattan Ambasadore Teuta Sahatqija e cila ka bërë një punë të shkëlqyer në këtë detyrë diplomatike për Kosovën.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues shoqatash, organizatash si Federata Pan Shqiptare Vatra e kryesuar nga Dr. Pashko Camaj sekretar i Vatrës, z. Mark Gjonaj “Nderi I Kombit”, Harri Bajraktari “Nderi I Kombit”, Agim Rexha “Nderi I Kombit”, Biznesmeni I suksesshëm Bruno Selimaj, Botuesi I Gazetës “Illyria” gazetari i mirënjohur Vehbi Bajrami me bashkëshorten e tij, veprimtare e mirënjohur Gena Bajrami, Dr. Shpresa Xhakli një bamirëse e dalluar, Dr. Skender Murtezani kryetar i deges se Vatres ne Queens, Veprimtari i dalluar z. Ismet Kurti, gazetari i njohur Halil Mula, znj. Lumi Hadri veprimtare e shquar, Luftetare të UCK-së gjeneral Gani Shehu, shkrimtari i njohur Uk Lushi, Blerim Gjocaj etj…, Vanesa Limani shefe e kabinetit të Senatores Jessica Scarcella-Spanton, z. Mark Qehaja President i Shoqatës Shqiptare Amerikane “Skënderbej” Inc., Bashkim Shehu anëtar i bordit të drejtorëve, Xhemo Lanica kryetar i shoqatës “Ulqini”, Venera Gjeneshaj kryetare e shoqates “Kraja”, Albanian American Law Enforcment Association me kryetar z. Elton Shametaj themelues dhe kryetar i saj, e shumë të tjerë që është e pamundur t’i përmendësh kokë më kokë.

Midis tyre kishte artiste të njohur nga Hollivudi si Blerim Gjoci, artisti dhe klarinetisti i shquar Igli Tuga etj.

Pjesëmarrësit u argëtuan nga dy artsitët Ergin Oda dhe Mariza Ikonomi të cilët sollën një atmosferë të bukur paqeje dhe plot ngjyra patriotike.

Ishte një natë festive, ceremoniale për 16-tëVjetorin e Pavarësisë së Kosovës e cila e fitoi Lirinë me gjakun lumë ndër shekuj nga bijtë dhe bijat e saj!

Të paçim Kosovë të lirë përjetësisht!

Autorja e shkrimit është shkrimtare, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit si dhe ka marre titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti I Republikës së Shqipërisë.

TV “Alba Life” me producent Qemal Zylo, kameraman gazetarin Valon Gërbeshi, filmoi aktivitetin dhe së shpejti do të transmetohet në kanalet televizive.

15 shkurt, 2024

Manhattan, New York

Filed Under: Kronike

GAZETËS  SHQIPTARE DIELLI  NË AMERIKË NË 115 VJETOR SHUMË URIME NGA KOSOVA

February 16, 2024 by s p

Gazeta DIELLI

E Federates Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA

Diell drite e ngrohtësie i Vatres Shqiptare në Amerikë të pashuar më shumë se një shekull dhe gjithmonë

Shumë urime për 115 vjetorin

Përvjetor suksesesh e feste

DIELLI  – Numri një i gazetarisë shqiptare – më e hershmja gazetë shqipe në botë

 E njoha nga historia e kombit dhe shtypit shqiptar

Jam i nderuar që gjatë shumë viteve merrte e botonte shkrime të miat nga media shqiptare

E në Ditën e Lirisë së Kosovës – në 12 Qershor 2015, në kohën kur Editor mëse 12 vjet ishte emri i pashuar Dalip Greca, me Gazetën DIELLI nisa bashkëpunimet – nisa t’i shkruajë enkas si korrespondent në Kosovë dhe do i shkruajë…

Me shumë respekt e vlerësim

Për gazetën DIELLI të themeluar nga personalitetet e shquara të kombit shqiptar Fan Noli e Faik Konica

Për të gjithë shqiptarët në Amerikë që aq shumë kontribuan për Shqipërinë e Kosovën dhe të gjitha trojet tjera etnike shqiptare

E që vazhdojnë me mbështetjen e madhe

Lidhjen

Afrinë e dashurinë e përjetëshme

Falënderime e mirënjohje të përgjithëmonëshme

Uroj Kryetarin e VATRËS Elmi Berisha

Kryesinë

Këshillin

Dhe të gjithë VATRANËT

Shqiptarët në Amerikë…

Urime dhe falënderime e vlerësime Editorit të DIELLIT Sokol Paja dhe të gjithë bashkëpunëtorëve e lexuesëve të gazetës sonë.

Urime… Si edhe në përvjetorë të tjerë, në këtë kartolinë urimi në foto Agim Rexhaj, atëherë Nënkryetar e tani President Nderi i VATRËS, organi i saj Gazeta DIELLI dhe korrespondenti në Prishtinë në qendër të kryeqytetit të Kosovës shtet që pas dy ditësh feston ditën e  16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008.

 Urojmë nga Kosova që në 2024-tën ka edhe festën e 25 vjetorit të Lirisë – të hyrjes në Qershorin 1999 të NATO-s, forcës ushtarake më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shumë mirënjohës dhe falënderime edhe për ato shpërblimet e përvitshme për shkrimet – bashkëpunimin, që më sillnin disa verave të kaluara nga Federata Gjithë-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe organi i saj Gazeta DIELLI. 

Në Ditën e Lirisë – 12 Qershor 2024 bëhen nëntë vjet dhe nis viti i dhjetë i shkrimeve – raportimeve që bëj si korrespondent nga Kosova i Gazetës DIELLI… 

 Me shumë respekt,

Behlul Jashari

Gazetar-korrespondent i Gazetës DIELLI, i akredituar në Kosovë

Prishtinë, 15 Shkurt 2024

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1147
  • 1148
  • 1149
  • 1150
  • 1151
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT