• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mëkati i Justinës…

August 19, 2023 by s p

Luan Rama/

“… Zbrisnim gjithnjë e më shumë drejt Shkodrës. Vështroja peizazhin e mrekullueshëm dhe papritur m’u shfaq sërish imazhi i asaj kulle të nëmur dhe “shtriga” që ishte djegur në oborrin e saj. Çuditërisht asaj gruaje të panjohur që kishte ekzistuar dikur, i kisha dhënë imazhin e asaj që kisha imagjinuar kur kisha zbarkuar në fshatin e Qershizës. Mbylla sytë dhe mendova: “Ç’kishte ndodhur vallë pas djegies së Justinës? Po me vajzën e saj?

Shumë vite më vonë në fshatin Qershizë tregohej se Frani ishte vrarë në afërsi të Varrit të Pashait, udhës për të shkuar në malet e Sharrit, dy ditë larg. Thoshin se ishte ndeshur me një patrullë turke që shkonte për në Shkup, të cilët e kishin ndalur, por i egërsuar siç ishte, me thikën e tij të gjahut, kishte vrarë dy prej tyre dhe, duke u larguar, një plumb i kishte përshkuar këmbën tej e tej. Turqit e kishin kapur, e kishin lidhur dhe varur pastaj në një pemë aty afër. Që atëherë ajo pemë quhej «Pema e Franit».

Mendoja për fatin e asaj që ishte konsideruar shtrigë dhe papritmas m’u rishfaq figura e Çirçes që kisha parë në një film për udhëtimin e Odisesë. Çirçja e Homerit me kupën në dorë që i jepte Odiseut ta pinte dhe aftësitë e saj në transformimin e njerëzve në kafshë. Historia e shtrigave është padyshim një histori tepër e vjetër e njeriut, që në kohët primitive, pagane. Vullkanet, rrufetë, eklipset, kometat, lindja dhe perëndimi i diellit bënë të krijoheshin në psikikën e tyre figura me fuqi mbinjerëzore, hyjni dhe Zota. Hyjnitë e antikitetit erdhën shumë më vonë. Instinkti e shtynte njeriun të besonte në ekzistencën e një fuqie të fshehtë dhe diabolike. Kështu ndoshta u krijua dhe Djalli, kjo forcë e kundërt me të Mirën. Me kalimin e shekujve, shtrigat dhe magjitë do ta shoqëronin njeriun, sistemet shoqërore. A nuk ishin tri shtrigat që i parathoshin Makbethit fundin e tij?… Shekspiri ishte frymëzuar pikërisht nga një fakt i vërtetë. Kur Ana e Danimarkës po shkonte drejt Skocisë të martohej me mbretin, rrugës në det, një stuhi e madhe desh i mbyti. Mbreti urdhëroi inkuizitorët të gjenin magjistricat që kishin bërë këtë magji. Nën torturë, disa prej tyre u detyruan të pohonin thëniet e xhelatëve se gjoja kishin bërë magji. Sigurisht i vranë, por gjithë kjo ishte thjesht një paranojë e mbretit, ashtu siç ishte dhe kur mbreti anglez Henry VIII urdhëroi që gruas së tij t’i pritej koka. Madje ajo u akuzua nga kisha se ishte shtrigë dhe se kishte njëmbëdhjetë gishta e jo dhjetë si gjithë njerëzit. Por kur në shekullin e XIX u hap varri i saj dhe vështruan kockat, u vërtetua se gjithë kjo ishte një mashtrim…” – fragment.

Filed Under: Emigracion

SHEN NËNË TEREZA

August 19, 2023 by s p

– Libër nga Dr. Lutfi Alia –

Visar Zhiti

E shfletova dhe sot. 17 gushti është zanafillë mrekullie në jetën e saj, 75 vjet më parë veshi sarin e bardhë si pastërtia e shpirtit, anëve vijat blu në ngjyrën e petkave të Zonjês së Bekuar. Si e mbuluar me Qiell nisi një jetë tё re, u bë Nënë Tereza, që do të shpallej shenjtore…

Libri “Shen Nënë Tereza”, i botuar këtë vit, me autor Dr. Lutfi Alia, tregon me çiltërsi dhe pasion jetën dhe bëmat e misionares së madhe, përkushtuar njerëzimit, më të varfërve të botës dhe sipas saj varfërinë e kemi shkaktuar ne, njerëzit, dhe jo Zoti.

Kapitull pas kapitulli në libër na shpaloset si në një film përunjtësia e madhërishme e Nënë Terezës, besimi në Krisht, detyra që në emër të Tij t‘u shërbente të tjerëve, atyre që kishin më shumë nevojë, më të varfërve të të varfërve, ku?- larg në Indi, të shëronte plagë, ato ishin pasuria e saj, plagët si xhevahirë.

Ashtu si Dom Lush Gjergji, biografi më i mirë i Nënë Terezës në Kosovë, që ka treguar dhe ikjet e saj nëpër botë për të hapur shtëpitë e saj të mëshirës, takimet me personalitetet e larta të shteteve, etj, apo studiuesi i shquar Prof. Gëzim Alpion, me vepra madhore në gjuhën angleze, edhe Dr. Lutfi Alia do të shtonte për ardhjet e Nënë Terezës në Shqipëri dëshmi vetanake, ndër të parët që e ka takuar dhe ka shkruar, mbresëlënëse të gjitha, edhe fotografitë e shumta që mbushin librin dhe pikturat si me prarime ngazëllyese, ja, me Papa Gjon Pali II, po edhe Papa Françesku që e shpalli shenjtore, etj, etj.

Befas dhe fotografia ime me Nënë Terezën, ai pak rrëfim dhe mbresë, lutja/ poezi e saj dhe poezia/ lutje imja, që më dhanë një emocion të patreguar.

Në libër gjithashtu ceken dhe çështje të thella, që marrin përgjigje të larta.

Dr. Lutfi Alia tashmë është i sprovuar në hulumtime e studime të vyera e qëmtime historike me interes kombëtar.

Por sot duhej hapur libri “Shen Nënë Tereza”, është 17 gusht, data kur ajo vuri sarin mbi krye, që do të shndërrohej në aureolë drite.

Filed Under: Opinion Tagged With: Visar Zhiti

LIBRI MA I RI SHKOLLOR U BOTUE KOHET E FUNDIT NE RUSI

August 19, 2023 by s p

NJI NGA QELLIMET PER BOTIMIN E KETIJ LIBRI ARSYTIMI I LUFTES KUNDER UKRAINES.

Nga Vitali Shevcenko

Perktheu Gjon Kadeli

Simbas disa pjeseve te vogla te librit ne fjale, tuej fillue nga tashti nxanesve do tu mesohet se qytetnimi njerezor do te ishte zhdukun nese Putini nuk kishte fillue “veprimin e vecante ushtarak kunder Ukraines.” Ky asht libri i pare zyrtar i historise qe do te perdoret tashti ne shkollat ruse, ku permenden ngjarjet ma te fundit, si pershembull luften qe po zhvillohet kunder Ukraines. Perdorimi i librit te ri do te filloje ne shtator nga nxansit qe jane ne vjetin e fundit te gjimnazit ne  Rusi. Simbas permbajtjes se librit ne fjal “Perendimi ka per qellim te krijoje trazime ne Rusi, dhe per tia mberrijte ketij qellimi fuqite Prendimore “perhapen lajme se gjoja Rusia paraqet rrezik.” Thashe e thanjet vazhdojne. Ata filluen tuej thane se “e shtyne Rusine ne disa kon flikte” Qellimi kryesor i Perendimit asht me shkatrrue Rusine dhe me marre nen kontroll pasunite nentoksore te Rusise si minjeret e te tjera, thuhet ne ate liber.” Ne te perseriten shume fjale propagandistike te Kremlinit, tuej e pershkrue Ukrainen si nji shtet agresiv qe derjtohet nga nacionaliste ekstremiste, dhe qe perdoret nga Perendimi, se gjoja e perdorin Ukrainen buroje,apo cekici Ukrainen kunder Rusise. SImbas librit ne fjale, Ukraina asht vetem pak ma shume se nji shpikje (prtendim) prerendimor,  e krijueme per te urrye Rusine, pervec kesaj edhe flamuri i Ukraines me ngjyre te katert e te verdhe, ishte gjoja shpik nga Austriaket, te cilet doshin aq shume te bindshin Ukrainasit, se ishin ndryshe nga ruset.  Permbajtja e librit ne fjal, asht gjithashtu plot me shtremnime faktesh dhe manipulime. Per shembull, e pershkruen sulmin rus kunder Ukraines me 2014 si nji kryengritje popullore te zones Donbas te Ukraines lindore se “ata doshin te mbeteshin ruse.” dhe se me ta u bashkuen vullnetare te ardhun nga Rusia. Nuk permendet aspak fakti se Rusia ne ate kohe dergoi forcat e saj ushtarake me mjetet e luftes, gja qe po vazhdon tash tete vjete. Fatkeqsisht, Ukraina, nji shtete pothuejse ne qender te Europes, me nji  popullsi prej 44 milone banore, po pergjaket, eshkatrrohet tejet rand nga ushtria e Putini, si u prgjak populli i Bosnje-Hercegovines nga Moloshviqi i Serbis. Simbas Organizates se kombeve te Bashkueme dri tashti ne Ukraine jane vra njqind mije njere, dhjete mije prej tyne jane civile. Perveq kesaj me miliona njrez jane detyrue te lane shtepite e tyne e te shkojne ne zona te tjera te Ukraines e te tjeret ne vende te ndryshme te Europes Prendimore.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjon kadeli

Sejdi Dida, përkujtim në 30 vjetorin e kalimit në amshim

August 19, 2023 by s p

Edhe pse sot bëhen 30 vjet nga shkuarja e tij në botën e amshuar, emri dhe vepra e Sejdi Didës kujtohen e vazhdojnë të studiohen. Studimet e tij janë bërë referime të shumë studiuesve gjithandej trojeve tona. Kjo tregon vlerën e një studiuesi dhe intelektuali të mirëfilltë, që la gjurmë në jetë e veprimtari edukativo-shkencore. Sejdi Dida u lind në Krumë të rrethit Hasit më, 16 korrik 1942 në gjirin e një  familje të varfër me tradita patriotike, e cila merrej me bujqësi e blegtori. Vitet e hershme të jetës së tij do t’ia mbështjellë mjerimi i tejskajshem. Në vitin 1949, në moshën 7 vjeçare, Sejdiu filloi mësimet në shkollën e vendlindjes në Krumë. Zgjuarsia, mprehtësia, shkathtësia dhe etja për dije e  kulturë spikaten që në fillim te malësori i vogël. Varfëria dhe vuajtjet e burrëruan para kohe, kështu në vitet 1953-1956 mbaroi shkollën 7-vjeçare me rezultate të shkëlqyera. Edhe pse ende i ri, shikimi i tij kërkonte horizonte të reja. Për Sejdiun  fillon e shpaloset një botë plot me ëndrra, edhe pse i kapërthyer nga një jetë e varfër ekonomike e familjare, asgjë s’mund t’a pengonte në zgjerimin e kulturës dhe botës së tij. Në vitin 1956-1957 fillon studimet në shkollën 2-vjeçare në Shkodër.
Zemërbardhësia e zgjuarsia ia siguruan mes shokësh, vendin e djaloshit të mirëpritur ku  do të inkurajonin në punën e tij pasionante e të frytshme. Në vitin 1956 Sejdiu emërohet mësues në Shipshan – Tropojë. Sa shumë e kishte ëndërruar këtë ditë fatbardhë e fatlume! Larg familjes, larg të afërmve te një 16-vjeçar mes vocërrakëve malësorë, mendjekthjelltë e fjalëzjarrtë, i dashur e shumë komunikues, shpejt bëri për vete jo vetëm fëmijët arsimdashës të Shipshanit e Babinës, por edhe të rriturit në oda e kuvende burrash. Tek i kujtonte vitet e qëndrimit në Shipshan, shprehej: “Tropoja burrnon trima e njerëz të mençur. Sa shumë më merr malli të shkoj mes atyre malësorëve! Sa dëshirë kam të takohem me nxënësit e mi të Shipshanit, të çmallem me ta. Në Janar të vitit 1961 transferohet nga Tropoja, me përshtypje shumë të mira. Tashmë më i pjekur, më i përgatitur dhe me energjik duhet të përballojë vlerësimin që rrethi i tij i beson si drejtor në shkollën 7- vjeçare Krumë. Sejdiut, 19- vjeçar, i mbërthyer nga serioziteti, i duhet të mbartë mbi shpatulla problemet e arsimit në Has, në arsimimin e djemve dhe vajzave hasjane, përgatitjen pedagogjike e shkencore të kuadrit mësimdhënës, menjanimin e shmangien e mjaft fenomeneve negative në arsim.
Frytet e punës serioze nuk vonojnë. Gjithkund në shkollë, rrugë, shoqëri e oda burrash flitej me admirim për të. Edhe me të moshuarit i thërrisnin mësues. Këtë dashamirësi Sejdiu e ruajti dhe e forcoi më tej. Në vitin 1963, si rezultat i punës pasionante, fillon punën në seksionin e arsimit të Rrethit të Kukësit, në detyrën e inspektorit. Këtu ai do të njihej më mirë me jetën e kulturën e zonave të rrethit. Në thellësi të ndërgjegjjes ndjen nevojën e arsimimit të mëtejshëm. Në  këto rrethana regjistrohet për të vazhduar studimet në Institutin 2-vjeçar pedagogjik në Shkodër, dega Gjuhë-Histori të cilat  i përfundon në vitin 1965. Në vitet 1965-1967 emërohet drejtor në shkollën e Shalqinit, aty buzë valeve të Drinit të Bardhë do t’u mësojë fëmijëve të fshatarëve historinë e gjuhën e bukur shqipe si dhe do t’u flasë për ndarjen e padrejtë të Kosovës nga Shqipëria. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak në Korçë, 1969, emërohet drejtor në shkollën 8-vjeçare Golaj, ku qëndroi për 7 vjet. Në këtë kohë filloi mbledhjen e fjalëve të urta popullore, fjalëve dhe të shprehjeve të reja. Më 1976 emërohet mëuses në shkollën e mesme “Skënderbeu” Krumë. Pas këtij shtegëtimi të lodhshëm, po të këndshëm gjithsesi, nga alpet e Tropojës deri rrëzë Pashtrikut hapi një epokë të re për studimin e kulturës dhe traditës hasjane. Megjithatë, kurdoherë,  Sejdiu, nën emblemën e një gjuhtari të mirëfilltë, promovoi kulturën e një folkloristi dhe etongrafi pasionant dhe të përgatitur. Dhjetra e qindra – faqe të ditarit të tij i përkushtohen mbledhjes dhe shpjegimit të fjalëve krahinore që përdoreshin në Qarkun e Kukësit( Has, Tropojë e Kukës)  dhe qe një ndër kontribuesit me vlerë të fjalorit të gjuhës shqipe, riteve, zakoneve, traditave dhe të historisë hasjane. Artikujt më të botuar në gazetën lokale apo në ato shkencore, flasin më së miri për këtë. Sejdiu u bë i pranishëm me kumtesat e tij në supoziumet shkencore me shumë interes, ku  tregonin interesat e tij shkencore.
Mbledhja e fjalës dhe shprehjes së rrallë shqipe  nga burimi  popullor, qenë bërë për një kohë të gjatë deviza e punës së tij. Kriteri shkencor në mbledhjen dhe zbërthimin e tyre dhanë mundësi botimi në revisten “Gjuha Jonë”, “Nëntori” dhe “Etja”. Këtë punë sistematike do ta vazhdojë tashmë me skema, skeda edhe gjate viteve 1984-1992, ku punon si mësues në shkollën 8-vjeçare  Krumë. Sejdiu për vite të tëra ishte pjesë e një kryesie për pajtimim e gjaqeve në krahinën e Hasit. Në shtator të vitit 1992 emërohet drejtor i muzeut Has. Bashkëqytetarët, kolegët dhe nxënësit e tij e mirëpritën këtë  emërim, duke qenë të bindur se traditat hasjane do të evidentoheshin më mirë dhe  do të viheshin në shërbim të edukimit estetik e atdhetar të brezave të rinj. Muzeu do të krijonte mundësinë edhe të vjeljes së mjaft fakteve edhe nga Hasi përtej kufirit. Bashkëpunimi me revisten “Etja” i dha mundësi hasjanëve të lidhnin shumë fjalë të shkëputura nga koha. Sejdiu vdiq në moshën 51 vjeçare, në kulmin e veprimtarisë së tij pedagogjike e shkencore, duke lënë në mes të udhës, tërë planet e tij për studimin e traditave  popullore dhe historike të zonës së Hasit që ai e donte aq shumë. 

Pas vdekjes, Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, e dekoron me urdhrin e argjend “Naim Frasheri” Sejdi Didën së bashku me një sërë figurash të shquara të kombit.

Pas vdekjes u botua një pjesë e librit me dorëshkrimet e tij, duke u mundësuar nga bija e tij Valdete Cenalia (Dida). Në nder të tij dhe të kontributit të dhënë për arsimin, me vendim të këshillit bashkiak Krumë, u vendos që shkolla e re që ishte ndërtuar në Krumë  t’i vihej emri “Sejdi Dida”. Nderim dhe respekt kujtimit të tij ndër breza studentësh, krijuesish e studiuesish. …(VASEDI)

Filed Under: Histori Tagged With: Sejdi Dida, Valdete Dida Cenalia

Poezia “Një balenë e largët erdhi nga deti” e Poetit të mirënjohur, Sulejman Mato

August 19, 2023 by s p

Përkthyer në gjuhën angleze 

nga Raimonda MOISIU  

Sulejman Mato was born on March 1, 1941, in the village of Fterra, Saranda County, Southern Albania. He has finished his university studies at the Faculty of Albanian Language and Literature in 1964. Sulejman Mato is an Albanian author, novelist, master of short story teller, poet, dramatist, librettist, journalist and a researcher. 

His very first poetry book was published in 1967, titled “The Green Path” (Shtegu i Blertë) and in the same year he started his career as an editor in the literary journal of Albanian Writers Association, – titled “November” (Nëntori). Sulejman Mato is among the most prominent and influential poets of his generation between the 60s and 70s. During the five decades of his life, Sulejman Mato has already published eleven books of poetry, seven books of short story, twelve drama, three novels, publicistic books and research works. 

He’s been awarded with the “ Naim Frashëri” order. Sulejman Mato currently lives in Tirana with his family and he keeps on writing in the main literary genres. 

An exiled whale came up out of boundless sea 

One morning, 

An exiled whale ended up in my dark cave below 

the Acroceraunian Mountains, 

I laid food before her, grilled steak and wine, 

Then she began telling me about hidden wonders 

Of the deep oceans that only she had seen… 

Roman Warships with their broken masts, 

Still standing deep in the sea,  

About gold fishes, sea stars, sharks and mythical octopuses living together under the ocean…

Later on, 

I began telling the story of the voyages of the Argonauts, 

Of the broken masts, 

And of the unfortunate warriors of Odysseus, 

How they crossed the ocean, as told through the legends!  

….

It was a dark and stormy night, 

Waves crashing and howling wind, 

On the threshold of my dark cave, they stopped 

I welcomed them cordially, as is our custom,  

As if they were in the god’s home!   

That all night, 

We drank old wine and roasted meats on a spit, 

When they all got drunk, they drew their sword, 

And up sprang the angry; they drilled out my only one eye…

Early next morning, 

They sneaked out of my dark cave! 

Me and I, 

The mighty Polyphemus of these Acroceraunian Mountains caves, 

It’s taking me three thousand years to quench my blind rage, 

Still hearing sirens’ voices of foreign ships that pass in the nights,   

All these that happened, 

I told to the whale on a long lonely night, 

To the exiled whale beyond the boundless seas! 

And then she as an old friend of mine, forever a loyal friend,  

As she left, she promised she’d come back again… 

As the dawn lighted,

She walked down to wet sandy shore… 

“But when I’ll be back at some time, I’ll tell you the entire story; 

What happened to Trojan War survivors, after that fatal night!  

Where they went, where they fled! 

What really happened three thousands years ago, in those deadly nights! 

And then the Whale, my best friend sped away to other seashores, 

I turned my back on bright sun, 

And sank back into the old darkness of mine!   

Ah, Giant Polyphemus, 

Who locked you up for centuries, living alone in this dark cave?

Far, far away, out of this cruelty of human spirit? 

Translated from Albanian into English 

By Raimonda MOISIU 

Sulejman Mato lindi më 1 mars 1941, në fshatin Fterrë të rrethit Sarandë, në Shqipërinë e Jugut. Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në vitin 1964. Sulejman Mato është poet, romancier, mjeshtër i tregimtarit, dramaturg, libretist, gazetar dhe studiues.

Libri i tij i parë me poezi u botua në vitin 1967 me titull “Shtegu i Blertë” dhe po atë vit shkrimtari i njohur  Sulejman Mato filloi karrierën e tij si redaktor në revistën letrare të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë, me titull “Nëntori”. Sulejman Mato është ndër poetët më të mirënjohur

dhe më me ndikim të brezit të tij mes viteve 60-ë & 70-ë. Shkrimtari dhe Poeti Sulejman Mato gjatë pesë dekadave të jetës së tij ka botuar;  njëmbëdhjetë (11) libra me poezi, shtatë

(7 )libra me tregime, dymbëdhjetë (12) drama, tre (3) romane, libra publicistikë dhe vepra kërkimore. Për kontributin dhe vlerat e tij në letrat shqipe është vlerësuar me titullin “Naim Frashëri”.  Sulejman Mato aktualisht jeton në Tiranë me familjen e tij dhe vazhdon të shkruajë në gjinitë kryesore letrare.

Një balenë e largët erdhi nga deti

Nga Sulejmn Mato 

Një mëngjes, një balenë e largët erdhi në shpellën time,

poshtë maleve Akrokeraune.

Unë i shtrova asaj para, 

mish të pjekur dhe verë

dhe ajo më tregoi çfarë kishte parë 

në thellësirat e oqeaneve.

Anijet dyrekthyera të ushtrive romake, 

të zhytura në rërë,

peshq luspaartë, yje deti, peshkaqenë e oktapodë mitikë.

Unë nisa t’i tregoja asaj për udhëtimet e Argonautëve, 

për anijet dyrekthyera 

dhe për ushtarët fatkeq të Odiseut…

Si erdhën nga deti. 

Ishte mbrëmje e errët, 

me dallgë dhe furtunë ,

te pragu i shpellës u ndalën. 

Unë i prita sipas zakonit, si në shtëpinë e zotit.

Pimë verë të vjetër 

gjithë natën dhe poqëm mishra në hell,

pastaj si u dehën 

nga mylli nxorrën shpatat,

dhe në zëmërim e sipër më nxorrën syrin e vetëm…

Të nesërmen dolën nga shpella, vjedhurazi, 

herët në agim,

dhe unë, unë Polifemi i lashtë i shpellave të majëmaleve Akrokeraune

kam tremijë vjet që kërkoj të shuaj zëmërimin tim të verbër 

duke përgjuar netëve zërat e sirenave të anijeve të huaja.

Të gjitha këto unë ia tregova balenës 

gjatë asaj mbrëmjeje vetmitare,

balenës mërgimtare 

të detrave të largët.

Dhe ajo, si një mikeshë e vjetër, mikeshë tepër besnike

në ikje më premtoi 

se do të kthehej përsëri.

Në agim ajo zbriti te bregu me rërë të lagët:

Kur të kthehem, -më tha, do të të sjell lajme të gëzuara,

për atë çka ndodhi me luftëtarët e tjerë trojanë.

Pas asaj nate të kobshme, nga ikën, ku vanë? 

Çfarë ndodhi në ato netë zulmëmëdha, 

tre mijë vjetë më parë?

Balena, mikja ime e mirë, u largua me shpejtësi për në dete të tjera,

unë i ktheva krahët diellit gjithë shkëlqim

dhe u zhyta sërish në errësirën time të vjetër.

O njeri- përbindësh, kush të paska mbyllur kështu

të qëndrosh kaq shekuj 

i vetmuar në këtë shpellë të errët…

Larg, shumë larg shpirtligësisë njerëzore?!

Shkruar nga Sulejman Mato 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Raimonda Moisiu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1507
  • 1508
  • 1509
  • 1510
  • 1511
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT