• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pemët simbol…

August 5, 2023 by s p

Aleksandër Çipa/

Tre pemë janë simbol dhe me traditë historike në brigjet e Akrokerauneve:

Ulliri

Rrapi

Valanidhi.

Të tri pemët kanë specifika, vlerë, dallesë, kurora dhe sidomos hije të ndryshme.

Ulliri, sikundër e thotë regjisori më i madh në kohëra, nga këto brigje, Dhimitër Anagnosti, është: ” pema e jetës”. Adhurimi për këtë pemë është trashëguar si kult, por edhe si jetëdashje. Shëmbëllane kjo trashëgimi me atë që thotë Barleti tek ” Histori e Skënderbeut” për martesat e çifteve të reja që duhen shoqëruar me mbjellje ullinjsh. Ulliri, në këto brigje, kërkon një grusht dhe, dhe shumë shkëmbënj. Kurora e tij, mbulon shkëmbinjtë ose ledhet e thata me gurë dhe kokrrat në stinën e fundvitit i hedh, për t’i gjetur ose ullinjmbledhëset e Bregut, ose zogjtë e brigjeve që lodrojnë bashkë me pulëbardhat me tramundanat në dimër e sidomos në vjeshtë.

Rrapi nuk bëhet ku është ulliri. Rrapi kërkon lartësi, ose një terren përkarshi detit. Fshatrat e Bregut kanë nga një rrap, kryesisht në qendrat e fshatrave. Të tillë gjen deri në lartësitë e Labërisë, si në luginën e Lumit të Vlorës, ashtu edhe më sipër, në Kurvelesh. Me rrepet është e lidhur shpesh poezia orale dhe veçanërisht polifonia, Kënga Vënçe Labe. Metaforat dhe baladat e kësaj treve që dëshmojnë raportin e trimave me hijet dhe degët e rrepeve janë unike, janë pjesë e papërsëritshme e simbolizmit dhe epicitetit si vjershëronjës ashtu edhe këndonjës…Marrëdhëniet njerëzore me hijen dhe degët e kësaj peme, në këto vise, shprehin një raport antroponatyror dhe antropoflorues si me asnjë pemë tjetër. ” Jemi si gjethja në erë/ që s’e dimë se ku do bjerë”…

Pema e tretë është valanidhi.

Është një pemë e mikroklimës. Nuk gjendet kudo, por përgjatë krejt shtrirjes gjeografike të vargmaleve të Vetëtimës, që nga fillesa e gadishullit të Karaburunit dhe deri në Kepin e Stillos, madje në zgjatimin matanë kufirit shtetëror, në skajin e poshtëm jugor të Çamërisë. Një pemë që bëhet vetëm në një mjedis zgjatues nëpër brigjet e Jonit. Hijerëndë dhe zogjmbledhës, pemë me bohçe dhe me lotime lëngjesh të rënda, sikundër edhe durues ndaj goditjeve të vetëtimave të shumta. Gjelbëron edhe kur merr zgafella zhurritjesh prej vetëtimash…

Janë tri pemë me cilësi dhe karakteristika qëndrese, autenticiteti, tiparesh dhe hijesh të cilat nuk do të ishin të tilla, së paku, jashtë këtij visi dhe natyrshëm, matanë kësaj njerëzie lokale që ekzistencën e vet e mishëron vetëm në tri forma materieje me tokë, me det dhe me qiej…Njeriu në atë vis, i shkel kohët e ardhme, si i pandryshuar, në formën e tri pemëve që do, veç ajo tokë.

Filed Under: Kronike

“Pushteti i të papushtetshmëve”

August 5, 2023 by s p

Agim Baçi/

Në kohën e disidencës së tij, Vaclav Havel do të shkruante një ese me titullin “Pushteti i të papushtetshmëve”, ku arrinte të përshkruante mekanizmin që mban fort në këmbë mosndryshimin. Shkrimi i tij u kthye në ikonë të disidencës në Europën Lindore teksa ai shpjegonte vetëmashtrimin për pafuqinë e një perimeshitësi, që detyrohet çdo ditë të varë në dritaren e dyqanit të tij shënimin ku shkruhej: “Punëtorë të botës, bashkohuni!”. Havel e shpjegon se perimeshitësi nuk është ndonjë entuziast i idealeve komuniste, por frika nga ndëshkimi e bën atë që të jetojë në një “besim mashtrues” se nuk mundet ta ndryshojë realitetin. “Por çdo të ndodhte nëse një ditë të gjithë perimeshitësit do t’i ulnin poshtë këto shënime?”, pyeste Havel. Përgjigja ishte e qartë: ky do të ishte fillimi i një revolucioni. Pra, thjesht perimeshitësi nuk është kaq i pafuqishëm. Përkundrazi, ai është mjaft i fuqishëm, por janë mosbesuesit që lejojnë që loja e vetmashtrimit të vazhdojë.

Haveli besonte se dështimi i perimeshitësit për të jetuar me të vërtetën është një dështim moral: ai është fajtor për mbështetjen e sistemit që e shtyp atë. “Fakti se ai jeton një gënjeshtër, se të gjithë jetojnë një gënjeshtër, nuk e largon të vërtetën, por vetëm e demoralizon personin që të kërkojë një jetë me të vërtetën”, shkruante Havel.

Por perimeshitësi i Havelit duket sikur nuk i përket vetëm diktaturave. Ai i përket çdo shoqërie ku mbreti ecën lakuriq, por ku qytetarët nuk kanë guxim t’ia thonë në sy të vërtetat pushtetit. Perimeshitësi i Havelit është vetëmashtrimi që mund të jetë te kushdo që sot jeton me bindjen se nuk mundet t’ia dalë, se gjithçka është e përcaktuar nga të tjerët dhe se kurajo e tij nuk vlen.

“Qytetërimi ynë është ngritur mbi urrejtje. Në botën tonë nuk do të ketë ndjenja të tjera veç frikës, zemërimit, triumfit dhe vetëposhtërimit ”, shkruan George Orwell, duke parashikuar ndoshta më saktë se kushdo tjetër diagnozën e dështimit tonë të përditshëm moral në betejën me të keqen dhe të padrejtën.

Filed Under: Fejton

Kohë pensioni

August 5, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Jemi subjekt i një eksperimenti jo pak interesant. A nuk mund të bëjmë pa shoqërinë e thashethemeve për pak kohë – të kemi mendimet tona? Konfuci thoshte se;

“Virtyti nuk lihet si jetim i braktisur; ai duhet të ketë medoemos fqinjë”.

Me të menduarit, mund të jemi pranë vetes në një kuptim të arsyeshëm. Me një përpjekje të vetëdijshme të mendjes ne mund të qëndrojmë larg veprimeve dhe pasojave të tyre; dhe të gjitha gjërat, të mira dhe të këqija, kalojnë pa na prekur. Të jesh në shoqëri, madje edhe me më të mirët, së shpejti është e lodhshme dhe zhgënjyese.

Duket se njeriu nuk gjen kurrë shoqërues që të ishte aq i shoqërueshëm sa vetmia. Ne jemi, në pjesën më të madhe, më të vetmuar kur shkojmë jashtë mes njerëzve sesa kur qëndrojmë brenda. Një njeri që mendon ose punon është gjithmonë vetëm, le të jetë ku të dojë. Vetmia nuk matet me kilometrat e hapësirës që shtrihen në mes.

Për pensionistët, shoqëria është zakonisht shumë e rrallë. Takohen në intervale shumë të shkurtra, duke mos pasur kohë të fitojnë apo të japin ndonjë vlerë të re për njëri-tjetrin. Takohen për të pirë një kafe dhe i japin njëri-tjetrit një shije të re, si të atij djathi të vjetër. U është dashur të bien dakord për një sërë rregullash, të quajtura mirësjellje, për ta bërë takimin të shpeshtë të tolerueshëm dhe se nuk duhet të vijnë për të bërë sherr. Ata takohen në rrugën, pengohen, dhe kështu humbasin njëfarë respekti për njëri-tjetrin. Sigurisht, më pak frekuencë do të mjaftonte për të gjitha komunikimet e rëndësishme dhe të përzemërta.

Konsideroni vajzat në një vend pune – asnjëherë vetëm, as në ëndrrat e tyre. Do të ishte më mirë të kishte vetëm një njeri për një kilometër katrorë. Vlera nuk është në lëkurë.

Kam dëgjuar për një njeri të humbur në det që po vdiste nga uria dhe rraskapitja. Vetmia e tij u lehtësua nga vizionet groteske; për shkak të dobësisë trupore, e rrethonte imagjinata e tij e sëmurë dhe besonte se ishin me të vërtetë.

Gjithashtu, për shkak të shëndetit dhe forcës trupore dhe mendore, ne mund të gëzohemi vazhdimisht nga një shoqëri e ngjashme, dhe të kuptojmë se nuk jemi kurrë vetëm.

Unë nuk kam shumë shoqëri; sidomos në mëngjes, kur askush nuk telefonon. Por nuk jam më i vetmuar se sa uji në liqen. Çfarë shoqërie ka ai pellg i vetmuar? E megjithatë me ngjyrën e kaltër të ujërave kënaqesh. Dielli është i vetëm, me përjashtim të motit të vrenjtur, kur ndonjëherë duket se janë dy, por njëri është diell tallës. Perëndia është vetëm – por është larg të qenit vetëm; ai sheh shumë. Nuk jam më i vetmuar se përroi, moti, ose ylli i veriut, ose era e jugut, ose një shi vere, ose një shkrirje janari.

Dhe kujtesa shkon më larg se mitologjia, dhe mund të më tregojë origjinalin e çdo fabule për incidentet që ndodhën kur ajo ishte e re.

Filed Under: ESSE

Ati i Shenjtë Papa Françesku, paralajmëron vizitën e tij në Dardani – Kosovë!

August 5, 2023 by s p

RemasterDirector_5122f8b34

Ambasador Flamur Gashi/

Lajm i mirë dhe tepër i rëndësishëm për Dardaninë – Kosovën dhe kombin shqiptar në përgjithësi është paralajmërimi gjatë një bisede me revistën spanjolle “Vida Nueva”, nga vetë Papa Fraçesku se do ta vizitojë Dardaninë – Kosovën!

Papa Françesku do të mbahet në mend gjithmonë në kombin tonë, për ato që ka bërë deri me sot për ne, si:

– Shenjterimin e Nënë Terezës,

– Lumnimin e 38 Martirëve të Kishës në Shqipëri,

– Vizitën e parë apostolike në Europë që e zhvilloi në Shqipëri,

– Emrimin e kardinal Troshanit,

– Emrimin e ipeshkve dhe meshtarëve shqiptarë në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe diasporë,

– Lëshimin e “Bullës” për katedralen e Prizrenit dhe katedralen e Prishtinës,

– Bekimin e shtatores së Shën Nënë Terezës në Sarajevë,

– Emrimin e arqipeshkvit shqiptare Imzot Rrok Gjonlleshaj, përgjegjës për Tivarin dhe Kotorrin,

– Pritjet dhe takimet e përzemërta me shumë delegacione nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe diaspora jonë,

– Lutjet për kombin tonë dhe ndihmën për Kosovën…

Faleminderit për kujdesin tënd atëror për kombin tonë, Ati i Shenjtë Papa Françesku!

Ati i Shenjte Papa Françesku, mire se vjen ne Dardani, ne token e shenjteve te pare te krishterimit, ne token e Shen Florit dhe Shen Laurit, ne vendlindjen e Konstandinit te Madh, Imzot Pjeter Bogdanit dhe te Shen Nene Terezes, ne token e kombit te Gjergj Kastriotit, Ibrahim Rugoves e Adem Jasharit, te Imzot Nik Preles e dr.Rexhep Bojes, ne token iliro-arbnore te Dardanise antike.

Ne kete paralajmerim vizite ne vendlindjen time, nje falenderim emocional nga ana ime per Ju Ati i Shenjte Papa Françesku, per “Bekimin Apostolik” qe me dhuruat ne prag te Kershendellave ne vitin 2022!

Bekime dhe te mira per Papa Françeskun dhe te gjithe shqiptaret!

Mire se vjen ne Dardani mik i madh i kombit tone, Ati i Shenjte Papa Françesku!

#JamShqiptar…🇦🇱🤝🇻🇦🤝🇽🇰

……………………………………………………………

https://www.vaticannews.va/…/papa-dua-te-shkoj-ne…

Filed Under: Politike Tagged With: Flamur Gashi

#SiSot, më 5 gusht 1863 lindi Jani Vruho

August 5, 2023 by s p

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

“Rrufeja” ose “Shkopi” ishin nofkat që publicisti Vruho përdorte në vend të autorësisë emërore në publikimet e tij të shumta në shtypin e diasporës. Artikujt e një prej figurave më të spikatura të Rilindjes Kombëtare në almanakët “Ditërëfenjës” dhe “Kalendari Kombiar”, do të mbanin peshë zemrat e mërgimtarëve.

Jo vetëm në shtyp, por edhe në vëllazëritë shqiptare emri i tij do të spikaste si një nga zërat më të fortë në kundërvënie me politikat e Perandorisë Osmane, e cila në dekadencën e saj po mbante lidhur edhe fatin e Shqipërisë. Ai ishte pjesëtar i vëllazërisë “Bashkimi” dhe i grupimit me emrin “Vllazëria”, ku me punën e tij dhe të shumë atdhetarëve do të bëhej çmos për shpërndarjen e abetareve në gjuhën shqipe.

Në vitin 1909, Vruho botoi një revistë të dytë në gjuhën shqipe të quajtur Rrufeja (“Rrufeja”) që zgjati deri në shkurt 1910. Këtu do të botoheshin disa nga veprat e shquara të Zgjimit Kombëtar Shqiptar, përfshirë Pas vdekjes (“Pas vdekjes”) të vitit 1910 nga Andon Zako Çajupi. Pasi shpërndarja në Shqipëri u ndalua nga qeveria xhonturke, Vruho e ndryshoi emrin në vitin 1910 në Sëpata (“Spata”) dhe vazhdoi botimin për pak kohë më pas.

Bashkëlidhur, një dokument me të dhëna biografike të Vruhos. Në foto: Fan Noli, Jani Vruho dhe Jovan Mitko në Egjipt në vitin 1905.

#ArkivatFrymëzojnë

#ArkivatKujtojnë

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1532
  • 1533
  • 1534
  • 1535
  • 1536
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT