• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U promovua në NY Libri “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999” të autorit Rrustem R. Berisha organizuar nga SHSHA “Skënderbej” Inc

July 17, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në mjediset e Qendrës “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike “Zonja e Shkodrës” në Harstdale, New York Komuniteti Shqiptaro Amerikan u mblodh për të promovuar librin “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999” të autorit nga Kosova Rrustem R. Berisha. Promovimi i librit u realizua me nismën e dy Kryetarëve të Nderit të Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. z. Bashkim Shehu dhe Mark Qehaja bashkë me mbështetësit kryesor z.Qemal Zylo Anëtar Nderi dhe Faton Zogiani ish anëtar i Kryesisë së ShoqatëS “Skënderbej”. Ky libër sjellë para botës holokaustin dhe fatin tragjik të shqiptarëve nga serbo malazeztë për dy shekuj. Natyrshëm diskutantët s’mund të ndanin dhe gjendjen shqetësuese në Veri të Kosovës. Sidoqoftë ne udhëhiqemi nga burrat e ndritur të Kombit nga vizioni i prijsave tanë si psh Ibrahim Rugova që e shkriu jeten e tij për Kosovën ngase:

Burri shqiptar Ibrahim Rugova/ Ecte si në legjenda me shallin rreth qafës/ Kërkonte Lirinë e ëndërruar në shekuj/ Rrëmbyer nga barbarët, vrasësit e fjalës.

Në fakt betejat vazhdojnë, nuk mbarojnë, paqësisht le t’i mbrojmë trojet tona sepse:

Miq! Kosova është gjaku im që nuk falet do të shkruante Bardi i Poezisë Ali Podrimja!

Le të jemi bashkë për Kombin!

Përshëndetjen dhe hapjen e aktivitetit e bëri Z. Bashkim Shehu bashkëthemelues dhe ish ZV/Ministër i Mbrojtjes i cili uroi autorin e librit z. Berisha si dhe të gjithë të pranishmit që kishin ardhur për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe kombëtare.

Kumtesat

Barbarizmi dhe antihumanizmi serbo-malazez mbi shqiptarët në librin “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999” të autorit Rrustem R. Berisha.

Referoi z.Faton Zogiani biznesmen i suksesshëm nga Kosova dhe ish anëtar i kryesisë së Shoqatës.

Holokausti serbo-malazez mbi popullsinë e pafajshme shqiptare dhe situata politike në ditët e sotme në Kosovë dhe Shqipëri, referoi Gjeneral Asllan Bushati, ushtarak i lartë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Libri “Gjenocidi serbo-malazez” është një studim historik kombetar mbi tragjedinë shqiptare për dy shekuj me radhë nga Kozeta Zylo.

Me shumë emocion dhe duartrokitje u mirëprit përshëndetja me një vidio mesazh nga z. Rrustem R. Berisha, autori i librit “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999” i cili ka punuar për 15 vjet rresht.

Nderoi me pjesëmarrjen e tij z.Ahmet Bytyqi prindi i vëllezërve Bytyqi të rënë për Liri.

Vëllezërit Bytyqi Agron (23), Mehmet (21) dhe Ylli Bytyqi (25) ishin qytetarë amerikanë me prejardhje nga Kosova. Ata iu bashkuan “Batalionit Atlantiku” dhe ishin luftëtarë të UÇK-së.

Qëndresa heroike e shqiptaëëve si gjeneral Rrustem Berisha ku referoi z. Hafiz Shala atdhetar dhe anëtar per 31 vjet i Kryesisë së Ligës Shqiptaro Amerikane që drejtohet nga Kongresisti Joe Di Guardi.

Me shumë mjeshteri dhe dashuri u performua “Vallja e Tropojës” dhe “Vallja Kosovare” interpretuar nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit nën drejtimin e nxënëses së rritur, artistes që premton shumë, Edona Gjidija. Nxënësit si: Erza Shala dhe Leon Gashi, Jessica dhe Jonathan Ndregjoni, Klesta Xama, Laura dhe Ryan Leka, Ajla, Klea, dhe Ema Martini etj. dukeshisn sikur ishin artistë të Asamblit Popullor. Ju jemi shume mirënjohes pasi ata së bashku me prindërit erdhën në këto ditë

ushimesh plot mirësi dhe respekt për shkollën dhe artin. Ata sollën hare dhe gëzim dhe natyrshëm e ardhmja ju përket atyre, pasi gjaku I dëshmorëve të Atdheut s’do të harrohet kurrë dhe do të bëhet dritë për ta.

Vlerat dhe sensibilizimi i mbarë opinionit botëror për krimet kundër shqiptarëve në Librin “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i tokave shqiptare, 1800-1999” me autor Rrustem R. Berisha, referoi z. Mhill Velaj shkrimtar i mirënjohur dhe Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikan.

Z. Tom Gjergji artisti i mirënjohur i Diasporës intepretoi plot kulturë dhe profesionalizëm për Kosovën dhe Kombin..

Situata në Kosovë dhe në Shqipëri

Pas kumtesave u diskutua rreth situatës në Kosovë dhe në Shqipëri

Temën: “Shteti shqiptar duhet të jetë në unitet me shtetin e Kosovës për trojet Kombëtare”

Referoi z. Mark Qehaja Kryetar Nderi I shoqatës, bashkënismëtar I aktivitetit si dhe ish ushtarak në forcat e NATO-s.

Zbrazja e trojeve shqiptare sot dhe rreziku i brendshëm referoi z.Frank Shkreli gazetar i shquar dhe ish drejtor i Zërit të Amerikës.

Isa Brecani anëtar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” interpretoi vargje nga krijimtaria e tij dhe u mirëprit me duartrokitje.

Përshëndetjet

Dr. Pashko Camaj Shefi i Kabinetit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” përshëndeti në emër të Vatrës dhe uroi autorin Berisha si dhe vlerësoi inisiatorët për këtë aktivitet me vlera në promovimin e librit.

Përshëndetjen nga Prof. James E. Young i cili është profesor i nderuar i Studimeve Angleze dhe Judaike Emeritus në Universitetin e Massachusetts e lexoi zonjusha simpatike Elisa Qehaja, një studente e shkëlqyer në Baruch College.

Me vidio mesazh përshëndeti z. Islam Lauka ish Ambasador i Shqipërisë në Kosovë dhe autor i disa librave, vidio që shfaqeshin në ekran nën kujdesin e z. Drin Zogiani.

Përshëndetjen e Prof. Elenca Kocaqi e cila është profesore në universitetin e Durrësit dhe ka shkruar disa libra që flasin për origjinën Pellazgo-Ilire të Shqiptarëve e lexoi K. Zylo

Z. Shpëtim Qorraj i biri i Heroit Mustaf Qorraj që ra heroikisht në Luftën për Kosovën

Komandant i Togut, të Brigadës 112, “Arben Haliti” përshëndeti nismëtarët, aktivitetin, Alba Life dhe solli me plot emocion përjetimet e dhunshme serbe, qysh kur ishte në moshën 13 vjec.

Z. Agim Gashi ish ushtar i UÇK-së që mori pushkën dhe luftoi për Lirinë e Kosovës solli disa fragmente rrënqethëse nga jeta e tij dhe Luften për Liri.

Në këtë tubim përshëndeti dhe Z. Esad Gjonbalaj Aktivist i shquar dhe njeri ndër themeluesit e Fondacionit Plavë Guci, inicues i shumë aksioneve humanitare gjithandej trojeve shqiptare ,ku një ndër veprat humanitare bashkarisht me atdhetarët është ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në vendlindjen e tij në Vuthaj në vlerën 180,000.00 dollarë. Gjate viteve të 90-ta moderoi Radion e LDK-së në Amerikë.

Dr. Manjola Duli Doktore e Shkencave në Ekonomi dhe anëtare e Shoqatës “Skënderbej”

solli kumtesën: Kontributi i jashtëzakonshëm i organizmave ndërkombëtare në shtetformimin e Kosovës dhe specifikisht Roli i UNMIK-ut.

Shpend Gjocaj Ushtar i UÇK-së pershendeti aktivitetin dhe solli përkrahjen e familjes së tij të nderuar për Luftën duke i dhënë gjakun dhe dorën e vëllait Qerim Gjocaj Lirisë së Kosovës. Qerim Gjocaj nuk pati mundësi të vinte pasi është në Kosovë me pushime.

Z. Bexhet Asani autor i disa librave përshëndeti të pranishmit me plot dashamirësi dhe uroi autorin e librit z. Berisha.

Z. Prend Gjeta një studjues i njohur dhe aktivist i shquar vlerësoi dhe shprehu mirënjohjen për këtë tubim si dhe përgëzoi autorin për këtë punë kolosale që ka realizur rreth gjenocidit serbo malazez.

Aktiviteti u mbyll me plot sukses dhe dëshmoi dhe njëherë se vetëm tëbashkuar mund t’I zgjidhim cështjet e rëndësishme kombëtare.

Ps: Autorja e këtij reportazhi është shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit si dhe ka marre titullin: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikes së Shqipërisë.

15 Korrik, 2023

Qendra Nënë Terezë

Harstdale, New York

Filed Under: Politike Tagged With: Keze Kozeta Zylo

Mbretërit e Italisë

July 17, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Italia ishte një tokë shumë afër dy perandorive të fuqishme: Perandorisë Romake Lindore që i dha fund mbretërisë së parë italiane në 455; dhe perandorive përtej Alpeve. Së pari Karli i Madh pushtoi Mbretërinë e dytë të Italisë dhe më pas Otto, mbreti i Gjermanisë, aneksoi Mbretërinë e tretë të Italisë për të krijuar Perandorinë e dytë të Shenjtë Romake.

Kur vdiq perandori i fundit romak perëndimor, de jure, në vitin 480, Mbretëria e parë e Italisë u formua nën Odoacer, një gjeneral romak me origjinë gjermane, i cili nuk mund ta shpallte veten Perandor. Më pas u pushtua nga Theodoric i cili krijoi Mbretërinë e Ostrogotëve dhe Italianëve. Nën ostrogotët gadishulli italian ishte ende i bashkuar. Në teori ato ishin mbretëri kliente të Perandorëve Romakë, por ishin shumë të pavarura. Theodoric madje përdorte regalitë perandorake dhe shpesh quhej August.

Atëherë Justiniani vendosi që Perandoria Romake Lindore të sundonte drejtpërdrejt në Itali dhe pushtoi gadishullin në një luftë të përgjakshme, 20-vjeçare, duke i dhënë fund Mbretërisë së parë të Italisë.

Sundimi bizantin nuk zgjati shumë, Lombardët, një tjetër popullsi gjermane zbritën në Itali nga Panonia dhe e bënë Italinë veriore shtëpinë e tyre. 30 vjet më vonë në 595, Lombardët themeluan një mbretëri të re të Italisë. Nga kryeqyteti i saj Pavia, ata nuk sunduan të gjithë gadishullin, por u rritën ngadalë derisa mbuluan një pjesë të madhe të tij. Kurora e përdorur për mbretërit lombardë të Italisë mbeti kurora zyrtare italiane deri në vitin 1946.

Pikërisht në atë moment, papët, duke parë të kërcënuar pavarësinë e tyre, u dërguan një mesazh mbretërve lombardë: “Djema, mos u zgjeroni ose do të duhet të merreni me djalin më të madh të lagjes, frankët”.

Sundimi Lombard i mbretërisë zgjati deri në vitet 770, kur Karli i Madh vendosi t’i jepte fund, e pushtoi atë dhe mori titullin Mbret i Italisë për vete.

Poshtë kurorës së mbretërve të Italisë, kurora e hekurt. Dikush supozoi se i përkiste Konstandinit të Madh

Faza franke e Mbretërisë së Italisë zgjati derisa ishin Karlingët (pasardhësit e Karlit të Madh). Kur i fundit, Karli i shëndoshë vdiq në 888, mbretëria e Italisë i kaloi Guido-s së Spoleto-s, një lombard, i cili gjithashtu mori titullin e Perandorit të Shenjtë Romak.

Megjithatë, siç ndodh shpesh në Itali, italianët nuk arritën të bien dakord për një sundimtar dhe, deri në vitin 961, sundimi i Italisë u kontestua vazhdimisht nga disa familje aristokrate nga brenda dhe jashtë mbretërisë.

Dhe kjo është kur Otto i Madh, Mbreti i Gjermanëve hyn në skenë. Ai ishte i martuar me ish-gruan e një mbreti të Italisë, ndaj kishte disa pretendime për titullin. Otto pushtoi mbretërinë dhe e kishte kurorëzuar veten Mbret të Italisë në Pavia më 25 dhjetor. Ai vazhdoi në Romë, ku u kurorëzua vetë perandor më 7 shkurt 962. Bashkimi i kurorave të Italisë dhe Gjermanisë me atë të të ashtuquajturës “Perandoria e Romakëve”, ishte një formulë fituese. Ajo u shoqërua me shtimin e Mbretërisë Burgundiane në 1036, që do të zgjaste për 9 shekuj deri në shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake në 1803.

Ndërsa Mbretëria e Italisë ishte e përqendruar në Italinë Veriore, ajo u përpoq të zgjerohej në jug, por Otto i dytë pësoi një disfatë të rëndë ushtarake në 982 nga duart e arabëve, dhe, më vonë, me krijimin e Mbretërisë së Napolit nga Normanët, Perandorisë iu desh të priste deri në vitin 1195 për të zotëruar “mezzogiorno”. Edhe ai rregull (me perandorë me origjinë gjermane, por të lindur dhe të arsimuar në Italinë jugore) u ndërpre shpejt falë anzhevinëve që u thirrën nga Papët dhe pushtuan Italinë jugore në 1265.

Edhe në veri, italianët mbetën jashtëzakonisht të pavarur. Ndërsa zyrtarisht ishin pjesë e Perandorisë, ata bënin atë që donin. Herë pas here një Perandor zbriste për të rivendosur autoritetin. Ndonjëherë perandorët fitonin, nganjëherë humbnin, por kurdoherë, pasi ktheheshin nëpër alpe, italianët ktheheshin për të bërë çfarë të donin, kryesisht duke u pasuruar dhe duke u grindur mes tyre.

Ndërsa nominalisht të gjitha qytetet në Italinë Veriore dhe Qendrore i nënshtroheshin mbretit të Italisë (mbreti i Gjermanisë, i njohur ndryshe si Perandori i Shenjtë Romak) në fund ishte secili qytet për vete. Gjysma veriore e gadishullit ishte aq e fragmentuar, saqë asnjë qytet-shtet i vetëm nuk mund të bëhej dominues, sepse ata do të shkatërroheshin nga të tjerët apo edhe me ndërhyrje të huaj. Perandori i fundit që u përpoq të impononte sundimin e tij, u përzu dhe në pothuajse 150 vitet që pasuan çdo shtet italian u përfshi në një luftë kundër të gjithëve, që nuk arriti të bashkonte gadishullin.

U deshën fuqia e Karlit V dhe 60 vjet të një lufte shumë të ashpër që Perandoria dhe kurora e Spanjës së bashku të kontrollonin Italinë.

Edhe kur ishin nën pushtimin e drejtpërdrejtë spanjoll ose si shtete kliente të Spanjës, shtetet e Italisë së Veriut, me përjashtim të Venecias, ishin ende nominalisht vasalë të Mbretërve të Italisë (këtë herë Habsburgët). Formaliteti kishte rëndësi, kështu që çdo guvernator i ri spanjoll i Dukatit të Milanos, duhej t’i kërkonte zyrtarisht Perandorit të Shenjtë Romak leje për të filluar detyrën e tyre.

Pasi u shpërbë në 1803, titulli Mbret i Italisë i kaloi familjes Bonaparte dhe pas

vitit 1814 nuk u pretendua nga askush. Titulli u “riaktivizua” në 1861 nga sundimtarët e rinj të Savojës dhe u përdor deri në vitin 1946. kur askush nuk u ankua, megjithëse Habsburgët e Austrisë nuk ishin të lumtur për këtë.

Pra, midis vitit 480 të erës sonë dhe fundit të Luftës së Dytë Botërore, ekzistonte, të paktën formalisht, një Mbretëri e Italisë.

Titulli, tani në mospërdorim, nuk është i ri. Ai i paraprin pothuajse çdo titulli tjetër mbretëror në Evropën Perëndimore, me përjashtim të atij të Mbretit të Visigotëve, i cili, megjithatë, u ndërpre që nga viti 711 dhe Mbretit të Burgundisë, i ndërprerë në 1803.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Astrit Lulushi

Durrësi si qendër e qytetërimit evropian 

July 17, 2023 by s p

Nga Rafael Floqi/

Mbretëria e Shqipërisë (shqip: Mbretëria e Arbërisë, latinisht: Regnum Albaniae) u krijua nga Karli i Anzhuit në territoret shqiptare që ai pushtoi nga Perandoria Bizantine në 1271, me ndihmën e fisnikërisë vendase shqiptare. Mbretëria e Shqipërisë u shpall në fund të shkurtit 1272. Mbretëria shtrihej nga rajoni i Durazzo-s (Dyrrachium, Durrësi modern) në jug përgjatë bregdetit deri në Butrint. 

Kjo atëherë ishte zyrtarisht Mbretëria e parë e Shqipërisë, sipas emërtimit të miratuar tashmë në traktatin e famshëm të Viterbos të vitit 1267, kur, pasi ishte dakorduar që Karli I të ishte përgjegjës për pjesën e tretë të pushtimeve që do të bëheshin në Perandorinë Bizantine, ai vendosi se në këtë pjesë do të caktoheshin Mbretëritë e Selanikut, Serbisë dhe Shqipërisë. 

Në muajin shkurt 1272, ai pranoi kurorën e ofruar nga banorët e Shqipërisë. Papët e kursyen dhe ia  kishin frikën. Nikolla III iu afrua më shumë perandorit të Habsburgut dhe u përpoq të kundërbalanconte, nëpërmjet ndikimit të këtij personazhi, mbizotërimin gjithnjë në rritje të princit Angjevin, i cili, për të shmangur stuhinë, pranoi të hiqte dorë nga Italia e Epërme dhe të përgatiste një ekspeditë kundër Konstandinopojës.

Në vend, angjevinët vendosin një numër të madh burrash, ushtarësh dhe administratorësh, të cilët vendosen nën autoritetin e një kapiteni të përgjithshëm dhe të viçarit të jashtëzakonshëm në Rumania, funksionet e të cilit në fakt janë të ngjashme me ato të një zëvendës-mbreti. Çdo fortesë (që nga Durrësi, Vlora, ​​Sopoti, Butrinti) u caktohet një kapiten, ndonjëherë një arkëtar. Nëse rreth dyzet emra dalin shumë shpesh, fakti mbetet se ne mund të identifikojmë të paktën dyqind burra të dërguar përgjithmonë në mbretëri. Në të njëjtën kohë, angjevinët u dhanë shqiptarëve emërimin e një vikari ose kapiteni të shqiptarëve (capitaneus Albanorum) me origjinë shqiptare. Megjithatë, në aktet e kancelarisë gjejmë shumë përmendje të zotërve shqiptarë të mbajtur peng në mbretërinë e Siçilisë, me udhëzime megjithatë të sakta për trajtimin e mirë të tyre. Vëmë re qarkullimin e peticioneve për lirimin e këtyre pengjeve.

Në këtë kohë titujve të tij të shumtë, Angjevini i parë shton atë të Mbretit të Shqipërisë, edhe nëse me këtë titull ruhet vetëm një privilegj, ai i 25 shkurtit 1272, me të cilin pushteti i plotë i jepej Vikarit të Përgjithshëm Gazo Chinardo. 

Një roman kalorësiak me qendër Durrësin

Le ta ilustrojmë përmes një shembulli që është i njohur prej kohësh për qarqet e ngushta akademike dhe studiuesve por që ka nevojë të ritheksohet e të trajtohet për tu bërë pjesë e vetëdijes së opinionit publik shkruan me të drejtë Dr Dorian Koçi tek Dielli, ai citon historianin Aleks Buda kur i ben kritikë mendimit historik romantik evropian të rrënjosur thellë për shqiptarët që i konsiderojnë si popull barinjsh” thotë se dokumentat flasin për një shoqëri të diferencuar feudale me origjinë shqiptare, siç janë arhondët e Arbërit që mbajnë titujt e lartë të hierarkisë feudale bizantine si panhypersevastë, ata “nobli viri”, kontë, baronë, prelatë, burgjencë, ato bashkësi fshatare të cilat sundimtarët bizantinë, anzhuinë etj, i cilësojnë si “burra fisnikë shqiptarë” me emrat e tyre etnikë karekteristikë.

Territoret shqiptare me Durrësin si një kryeqendër e botës mesdhetare, kaq i famshëm deri në mesjetën e vonshme ku bie në duart e osmanëve është vendi ku zhvillohen ngjarjet e një romani kalorsiak të shekullit të XII, të shkruar në frëngjisht e të quajtur “Romani i Florimontit”. Është paksa enigmatik fakti se përse Turoldus ( autori i romanit) që nga Franca e largët zgjodhi Durrësin si objekt kryesor të rrëfimit të tij, por besoj se më i rëndësishëm është fakti që e planetizon rëndësinë e qytetit pasi e vë në kryeqëndër të veprimit të heroit kryesor, Florimontit.1 Në roman Florimonti lëviz në të gjitha kryeqendrat e qytërimit mesdhetar dhe Durrësi shfaqet gjithandej si qyteti i tij, i cili mesa duket është pjesë e rëndësishme e materies dhe shpirtit të qytetërimit evropian. Ka dy vepra kushtuar Florimontit si stërnip i Aleksandrit të madh.

Ndërsa Florimont i Aimon de Varenne, i kompozuar në 1188, mund të tregojë ndikim të vërtetë bizantin – nga burimet përfundimtare orientale ose shqiptare. Ndoshta Varennes është ai afër Châlon-sur-Saone (Rom LXI, 369). Alfred Risop në Abhandl. Herrn Prof. Dr. Tobler (Halle, 1895, fq. 430-463) mbështet fuqishëm besimin se Aimon dinte burimet greke. J. Psichari (Mélanges G. Paris, f. 507) pohon të kundërtën, se ajo që Aimon dinte për greqishten vinte nëpërmjet latinishtes. Në çdo rast Aimoni e shkroi romancën në Francë në dialektin françes. Florimont përmendet si stërnip   i Aleksandrit të Madh dhe poema rrëfen aventurat e tij rinore. Ai ndihmon Philippus Macemus në një luftë kundër bullgarëve dhe përfundimisht fiton vajzën e mbretit, Romadanopojën. Gjatë aventurave të tij, Florimont vret një përbindësh dhe bie në dashuri – përkohësisht – me një zanë.

Ndërsa Turoldus, qoftë ai poet apo xhongler, është një figurë misterioze. Ai njihet si autor edhe i Këngëve të Rolandit Në tapiceri Bayeux ka një paraqitje të një xhuxhi që quhet kështu, dhe të theksohet se individë të tjerë rrallë përmenden në tapiceri. Tavernier, në Vorgeschichte des altfranzösischen Rolandslieds (Berlin, 1898) e identifikon Turoldus-in me Thorold të Envermcu-s, një murg i Abacisë së Becit dhe në një kohë peshkop i Bayeux. Profesor Jenkins u pajtua me këtë në botimin e tij të poemës. Në këtë rast, Chanson de Roland do të ishte vepër e një xhongleri injorant, por e një kleriku të kultivuar norman, vesi më i madh i të cilit, ndoshta, ishte bota e tij. Në këtë mënyrë nuk është e rastësishme që Durrësi dhe territoret mesdhetare shqiptare shfaqen gjithandej nëpër letërsinë, historinë e gjeografinë shpirtërore të Evropës, ndaj Shqipëria pasaportën evropiane e ka që në gjenezë të saj

Në roman tregohet se Admirali i Kartagjenës sulmoi territorin e Durrësit, shkatërroi qytetet, dogji kështjellat, Florimont nuk u përpoq ta kundërshtonte sesa mbërriti në  shkëmbin e Durrësit. Për fat të mirë Flocart nuk donte të braktiste familjen e trishtuar; shpresa i mbeti; ai besonte në përfitimet e kohës. Një ditë, pasi e çoi nxënësin e tij në breg të detit, ai i dha atij një predikim të gjatë mbi llojet e ndryshme të gjellëve; siç sapo kishte përfunduar, një anije u shfaq në det, duke lundruar drejt Durrësit. Ai mbërriti, u mësua se ishte hipur Risus, mbret i Kalabrisë dhe i tokës së Punës. I varfëri i humbur përparoi drejt të huajve dhe e kishte çuar veten para princit: Princat i thanë me të drejtë: Vështirë se i përkiste një pronari të thjeshtë të trajtonte të huajt me këtë ton.

Universitate apo universitet ?

Dihet se me një diplomë të datës 21 shkurt 1272, Mbreti Karli I i Napolit deklaroi se ai pranoi zgjedhjen si Mbret të Shqipërisë, për personin e tij (dhe në trashëgimtarët e tij) kontë dhe baronë, ushtarë dhe borgjezë dhe  universitete dhe ai i mirëpret ata nën mbrojtjen e tij, duke premtuar, ndër të tjera, për të respektuar privilegjet e tyre të lashta. ( Vini re fjalën Universitete) .    Kjo më shtyhu nga mos njohja e sistemit feudal italian të kohës të barazoja fjalën  “Universitates” me konceptin e sotëm pedagogjik për institucionin arsimor, dhe thashë me vete “Eureka” . Kjo është e shkruar e zezë mbi të bardhë. Megjithatë zhgënjim. Universitates është diçka nëse në fakt përbëhet nga një ose më shumë se një njësi që trajtohet si një tërësi e pandashme nga ligji. Ajo ishte një komunë komunitet i pavaruar por në varësi të mbretit.

Koincidencë në prodhimin normativ midis kufijve të veprimit të universiteteve (komuniteteve) në varësi të mbretit dhe shkallës së autonomisë së Komunave, që ishin realitete të pavarura. koincidencë në prodhimin normativ midis kufijve të veprimit të universiteteve (komuniteteve) në varësi të mbretit dhe shkallës së autonomisë së Bashkive, që ishin realitete të pavarura. Një çelës i dobishëm për të kuptuar temën e analizës do të jetë pikërisht komplementariteti, sipas roleve të ndryshme, ndërmjet pushtetit sovran dhe atij vendor në prodhimin e legjislacionit. Studimi i fisnikërisë feudale të krijuar nga Karli I në Siçili, i destinuar për të ndikuar kryesisht në regjimin e tokës dhe transaksionet tregtare, ka bërë të mundur hartimin e një harte të tokave, çifligjeve, kështjellave dhe fshatrave. 

Mbreti Karl më 20 shkurt 1272 njofton se, pasi qyteti i Durazzo-s dhe qytetarët treguan dëshirën për t’iu nënshtruar sundimit të tij integral qe perfekt, për sa kohë që ata përmbushin vullnetin e tyre pa vonesë, ai premton t’i marrë ata nën mbrojtjen e tij të tillë , “dhe për ta të gjitha privilegjet e Perandorëve të lashtë të Romës, dhe përdorimet e tyre të mira, dhe liritë dhe ekskluzivitetet e mira që ata kanë gëzuar deri tani. deri tani nga ne dhe trashëgimtarët tanë konfirmojmë autoritetin mbretëror etj”  

Mbretëria e Shqipërisë ishte një entitet i dallueshëm nga Mbretëria e Napolit. Mbretëria kishte natyrën e një strukture politike me orientim ushtarak. Kishte strukturën dhe organet e veta të qeverisjes që ndodheshin në Durrës. Në krye të këtij organi qeveritar ishte kapiteni i përgjithshëm i cili kishte statusin e mëkëmbësit. Këta persona zakonisht kishin titullin capitaneus et vicarius generalis dhe ishin gjithashtu kreu i ushtrisë, ndërsa forcat vendase komandoheshin nga persona që mbanin titullin marescallus in partibus Albaniae. 

Kështu duket për të bindur Durrsakët ndaj mbretit. Më 18 maj 1272, Inocent of Barletta, me banim në Durrës, i cili ndoshta ishte një tregtar i pasur nga Barletta, i vendosur atje për arsye tregtare, u emërua protontino i Durazzo-s, një nga portet më të rëndësishme të Shqipërisë. Prandaj, ai ishte në krye të detyrës që i ishte besuar nga mbreti, i cili ia komunikoi emërimin  në Universitate të Durrësit  i cili i pat dhënë më parë miratimin e tij . 

Durrësi me universitet në shekullin e 13 -të

Ka një dëshmi  Universiteti i Dyrrachium (latinisht: Universitas Studiorum Dyrrhachium, shqip: Universiteti i Studimeve të Durrёsit  ishte një universitet teologjik venecian (Studium generale) në Durrës (Dyrrhachium), Venecia, më pas Republika e Venedikut.  Universiteti u themelua rreth vitit 1380, dhe më pas u transferua në Zadar në 1396, mes kërcënimeve në rritje turke në Evropën Juglindore, duke u bërë kështu Universiteti i Zarës. Por ka shumë rëndësi të mos injorojmë faktin dhe pavarësisht se Universiteti është universiteti më i vjetër me origjinë nga Venecia historike dhe është një nga universitetet më të vjetra evropiane.

Prof. Jahja Drançolli shkuarte ne gazetën Telegraf argumentone shkrimin e tij studimor “Në fillim të viteve ‘90-të, në shtypin ditor të Kosovës si dhe në revistën “Buletini” të Fakultetit Filozofik (1993), kishte parë dritën një studim imi me titullin, “Universiteti i Durrësit” (së bashku me burime e literaturë referente), që ishte rezultat i punës së gjatë hulumtuese jo vetëm në arkiva publike italiane dhe kroate, por edhe në ato kishtare të urdhrit Dominikan, urdhër ky që kishte themeluar Universitetin e Durrësit rreth vitit 1380. Rezultati është pritur jashtëzakonisht mirë në botë. 

Këtej, në Kroaci, nga mjetet e Kuvendit të Kroacisë janë ndarë rreth 10 mijë euro që studimi në fjalë, i shoqëruar me rezultate të tjera, të shohin dritën në librin monumental, “Arbërit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë Mesjetës” (Arbers between West and East during Middle Ages, Zagreb, 2008). Libri është distribuuar kryesisht në librari evropiane. Arsyeja e parë është se Universiteti i Zarës, kohë më parë, në ueb-faqen universitare (anglisht dhe kroatisht) ka postuar historikun e universitetit, që përputhet plotësisht me rezultatet shkencore të cilat provojnë fuqishëm ekzistimin e Universitetit të Durrësit për të parin e këtij lloji në Ballkan. 

Për të parë zhvillimin historik të Universitetit të Durrësit (rreth vitit 1380), i cili për shkaqe të sulmeve osmane ishte tërhequr në Zarë për të themeluar atje ose Universitetin e Zarës me Rektor të Parë, Gjon Durrësakun (1396), , duhet shikuar për verifikim ueb-faqen e Universitetit të Zarës, të postuar në anglisht dhe kroatisht.

Albanie Rex, mbret i Arbërisë- vetëm si titull feudal

Pas kësaj, periudhe këtë titull do ta mbanin vetëm sovranët sllavë, si Uroshi II në 1309, Stefani Urosh III në 1328, Stefani Dushani në 1333, Stefano Turtko mbret i Bosnjës në 1385, por formula e Mbretërisë Shqiptare, e cila do të ekzistojë edhe nën pasardhësit e Karlit I, Madje, madje në fakt, në vitin 1292, kur pjesa më e madhe të atij rajoni, ai e humbi dhe vetëm qyteti i Durrësit dhe disa toka të tjera mbetën me Karlin II, sovranët e Napolit. gjithmonë u jepnin atyre titullin e Mbretërisë dhe si të tillë Angjevini i dytë ia dha djalit të tij Filipit, Princit të Tarantos , që edhe nëse ai nuk e merrte titullin mbretëror, fillimisht qe titulluar përgjithësisht si Despot dhe më pas, nga viti 1306 e në vijim, “Regni Albaniae Dominus”.  

Titull i cili u mor natyrshëm identik nga Giovanni Anjou-Gravina, pastaj Anjou-Durraso, kur në 1332 ai mori sundimin nga dega Anzhu e Tarantos në këmbim të Principatës së Akajas.  Hera e fundit kur flitet ende për një Mbretëri të Shqipërisë qe në vitin 1393, kur mbreti Vladislaus i Napolit i deklaron se ato si domene, – atëherë inekzistente, -që i përkisnin, pasi kishte vdekur tashmë dukesha e fundit e Durazzo-s, Giovanna, tezja e nënës së saj Mbretëreshës Margherita dhe motrës së saj, së ardhme Joana II. 

Prandaj synimet e angjevinëve në rajon shkuan në ndryshimin e madhësisë së ndikimit të tyre, edhe për shkak të hyrjes në veprim të një agjenti tjetër: mbretërisë serbe, e cila kontestoi territorin, tashmë të shqyer në vetvete, si nga angjevinët ashtu edhe nga bizantinët, zotër të lashtë të atyre tokave. Arbëria u bë pra një fushë beteje mes këtyre tre fuqive, një teatër konfliktesh që shpeshherë ishin shkak i shpërnguljeve të fshatarëve shqiptarë në Greqinë veriore, të cilat kanë lënë gjurmë të alternuara në dokumentacionin e kohës. 

Por ky sundim fillimisht shumë i shquar, pastaj i reduktuar e pastaj vetëm si titull feudal , të cilit i atribuohej si emërtim solemn i drejtimit, përbënte juridikisht një shtet më vete, apo një dominim të madh feudal që i nënshtrohej Mbretërisë së Siçilisë?

Filed Under: Histori Tagged With: Rafael Floqi

KËNDSHIKIMI YNË PËR ZHVILLIMET NË KOSOVË

July 17, 2023 by s p

GJENERAL ASLLAN BUSHATI/

Për të shkuar tek përceptimet e së ardhmes e për të ndërtuar ide e mundësi të reja, përvoja na mëson se duhet të nisemi nga e shkuara. Ne tashmë e dimë se cfarë shtypjesh kryen serbet mbi Dardaninë për më shumë se një shekull. E dimë se cfarë gjenocidi ka hequr populli shqiptar atje në trojet e veta mijra vjecare nga ata barbarë. Por liria, shtetformimi dhe paqa nuk erdhën vetvetiu e as nga lëshimet serbe. Përkundrazi, erdhën nga fryma kombëtare e atdhetare nga brenda Kosovës me në krye liderin e madh Ibrahim Rugova dhe ndihmesa e diasporës në ballë të së cilës ishte ajo shqiptaro- amerikane. Kjo e fundit, drejtuar nga intelektualët atdhetar shqiptar, nga ish kongresmeni Joseph DioGuardi, Liga , Vatra, LDK-ja, shoqatat, e bizmesmenët, bëri që mbarë komuniteti të ngrihej në këmbë dhe të protestonte qindra herë para OKB-së, ambasadës Jugosllave, para Parlamentit dhe Shtëpisë Bardhë. Këto protesta të mirorganizuara vecanërisht në NY, e ngritën lart stegën e kërkesave për Dardaninë, në Departamentin e Shtetit, Kongres, Senat e deri tek Presidenti i SHBA-së. Kjo mundësoi që komunitetit ti hapej rruga të organizonte fondmbledhje për luftën dhe të ngrinte e të stërviste (brenda SHBA) edhe Batalionin Atllantiku (një prej të cilëve jam edhe unë).

Ishte fat i madh për shqiptarët që në krye të SHBA-së ishte Presidenti Bill Klinton, i cili me një lëvizje të beftë strategjike e ndolli NATO-n në transhenë e shqiptarve, fitoi luftën kundër Serbisë dhe hapi rrugën e shtetformimit, konsolidimit e sovranitetit të Dardanisë. Ndihmesë në këtë luftë dhanë edhe: rezistenca mbarpopullore kosovare, Ushtria Clirimtare e Kosovës (UCK) dhe Forcat e Armatosura të Republikës Kosovës (FARK). Fati i keq është se këto formacione ushtarake shqiptare nuk ishin firmëtare të marrveshjes së Kumanovës.

Pas fitores mbi pushtuesit serb, filloi lufta për paqen, shtetformimin, sovranitetin e konsolidimin e pavarsisë. Si hap i parë Dardanisë ju imponu e ashtuquajtura Kushtetutë e Ahtisarit, e cila në thelb ishte një gurë i rëndë në qafën e Dardanisë, sepse si në asnjë shtet tjetër të botës, u quajt vend multietnik kur 93% e popullatës ishte shqiptare, 4% serbe dhe 3% boshnjake, ashkali etj. Po ashtu me këtë kushtetutë, jashtë cdo të vërtete historike ju dhanë hapsira të mëdha të tokave të shqiptarve, kishës ortodokse serbe.

Krijimi i shtetit të ri të Kosovës, që në fillim u ballafaqu me një llojë mosbindje (të formave të ndryshme), të popullatës në katër komunat veriore. Kjo mosbindje vazhdon edhe sot me zikzaket e saj në raport me zhvillimet në Serbi e Rusi. Krijimi i të ashtuquajturave Bashkësia e Komunave Serbe (sipas modelit të Republikës Sërbskaja të Bosnjes – dëshirë kjo e Beogradit) dhe e papranueshme nga populli dhe institucionet e Kosovës, jo pak herë ka ngritur tensionet deri në prag konflikti. E tillë është edhe situata aktuale prej gati dy muajsh.

Por le të shohim më në brendi, se cfarë përbëjnë në vetvete këto katër komuna në veri të Dardanisë? Mund të themi se dukshëm brenda tyre ka të dhëna se veprojnë njerëz të sherbimit sekret rus e serb, ka forca paramilitare serbe të strukturuara, stërvitura e të armatosura nga Serbia. Ka segmente të mafias rajonale, trafikantë drogash, armësh e refugjatësh etj. Ka një mosbindje totale për të mos paguar energjinë elektrike, taksat, doganat e detyrimet ndaj shtetit etj.

Po ashtu, në këtë rajon ka edhe tre element të rëndësishëm strategjik si: miniera e Trepces , ujmbledhësi i Ujmanit dhe strukturat e fryera ushtarake serbe në një distancë të afërt nga kufiri me Kosovën e jo sipas dokumentit të Kumanovës .

Interesi i përhershëm Rusisë është që situata në veri të Kosovës të mbahet si konflikt i ngrirë dhe të ndizet kur i intereson asaj dhe Serbisë. Në kuadrin e dokumentit 1244 të OKB-së, këtyre dy vendeve ju intereson që debatet të bëhet në OKB, ku Kosova ka dy vota kundra.

Interesi amerikan është që konflikti të zgjidhet sa më parë me njohjen reciproke të dy vendeve, të ulet niveli i pragkonfliktit, të shtyhen të dy vendet drejt integrimit në BE, madje ndoshta edhe në NATO. Si dhe niveli i bisedimeve të mos shkojë në OKB, ku Kosova ka vota kundra, por të jetë në nivel ekspertësh dhe drejtuesish të të dy shteteve. Ky është edhe interesi i Kosovës dhe gjithë shqiptarve në rajon, sepse ne shqiptarët nuk kemi mundësinë të jemi faktor strategjik dhe të bëjmë zgjidhje të këtij niveli sic ka aleati ynë strategjik SHBA. Kosova si shtet është “pjellë amerikane”. Por në qoftë se Kosova e humbet SHBA-në, ajo ka kryer vetvrasje. Amerika bën politikat e saj globale, ku gjen mbështetje edhe Kosova, por ne shqiptarët nuk duhet të mendojmë se jemi qendra e botës dhe SHBA–ja do të bëjë vetëm politika proshqiptare. Jo. Në kohë e hapsira të caktuara mund të ketë edhe vendime e taktika që nuk na pëlqejnë tërësisht, por e rëndësishme është ceshtaja fundore (strategjike) ku ne shqiptarët me SHBA-në nuk jemi kurrë të humbur.

Qeveritë në Dardani përgjithësisht kanë punuar në përshtatje të plotë me politikat amerikane, por kohët e fundit ka patur carje, moskoordinim deri në përplasje. Kjo bëri që qeveria e Vetvendodsjes të merrte dy-tri shuplaka të forta si: ndalimi i pjesmarrjes në stërvitjet e NATO-s, ndërprerja e fondeve dhe e kontakteve të nivelit të lartë. Shtojmë këtu edhe skandalin e dhunshëm në Parlamentin e Kosovës, të cilat lenë një shije të hidhur e jo prokosovare.

Parë nga shumë këndshikime, pyetja më e rëndësishme tashmë shtrohet se: a do të gjendet ndonjë zgjidhje për veriun e Kosovës? Për këtë mund të ketë shumë hamendësime, por njera prej tyre mund të jetë: zgjidhje do të ketë, por jo një zgjidhje casti. Zhvillimet e ardhëshme gjeopolitike do të krijojnë hapsira të reja pas mbarimit të luftës në Ukrahinë, ku Rusia do të dalë e humbur dhe e dobësuar e Serbia një ishull në rrethimin politik perendimor.Pra mendohet se koha e së ardhmes së afërt do të jetë me ne e për ne nën ombrellën e SHBA-së, BE, e NATO-s. Dosja e Kosovës tashmë është në tryezat e personaliteteve më të larta të politikës botërore. Lëvizjet shqiptare lypset të jenë të matura dhe të përqasura me SHBA.

Këtu në Amerikë kohët e fundit pati dy zhvillime politike të qënësishme që e sollën problemin e veriut të Kosovës në fokus. Ata ishin takimi me shqiptarët në Departamentin e jashtëm të Senatit nga senatori Joe Menendez dhe sygjerimi i tetë senatorve republikan për Presidentin Biden që të merret me konfliktin në veriun e Kosovës. Ne si komunitet mund të bëjmë ndonjë deklaratë në mbeshtetje të së drejtës Kosovës për të vendosur sundimin e ligjit në të gjithë teritorin e saj. Po ashtu mund të kërkonim një takim me kryetarin e Senatit Chuck Schumer i cili është edhe senator i NY. Në se situata eskalon për keq atëherë lypset si komunitet të cohemi në këmbë në mbrojtje të Kosovës duke mos u bërë as avanturier e as servilë.

Filed Under: Komente Tagged With: asllan Bushati

Gjenocidi shekullor ndaj shqiptareve një plagë që kullon edhe sot

July 17, 2023 by s p

Mehill Velaj/

Kryetar i Shoqatës se Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikan

Rrustem Berisha/ Një jetë kushtuar zbardhjës se masakrave ndaj shqiptarëve

Një vepër studimore dhe hulumtuese ka peshën e saj kur i ofron shkencës dhe kulturës fakte te cilat me parë nuk janë njohur për opinionin e gjerë, po edhe atë shkencor e kerkimor. Perpos fuqisë së fakteve dhe dokumentimeve me peshë vepra tre vëllimshme – Gjenocidi serbo – malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800 – 1999 I, II, III, e autorit Rrustem R. Berisha botuar nga shtepia botuese Faik Konica në Prishtinë, me fuqinë e fakteve dhe forcen e argumenteve na shpalosë historinë dy shekullore apo gjenocidin shekullor të cilit i mbijetoj kombi shqiptarë. Është rast i rrallë në historinë njerëzore kur një popull i cili ju ka nënshtruar një gjenocidi shekullor të mos shuhet terësisht. Faktet që na prezenton libri në tri pjesë me rreth 2000 faqe dhe me një përmbledhje të qindra dokumenteve historike, hartave dhe fakteve arkivore është një pasuri e çmuar në fushën e literaturës sonë historike e dokumentare. Për herë te parë historiografisë sonë i prezentohet një vepër në këto përmasa. Në një vepër ku kemi të deshmuar dhe te argumentuar shumë dokumente historike që nga fillimi i shekullit XIX, dhe në vazhdimësi duke vazhduar të gjitha periudhat historike nepër të cilat kombi shqiptarë u perballë me programet dhe elaboratet shfarosese serbe. Na ofrohen në menyrë shkencore deshmitë nga shumë arkiva te ndryshme po edhe shumë autor botërorë të cilët kanë shkruar për gjenocidin që përjetuan shqiptarët ne histori. I ndarë në tri vëllime ky liber na ofron materien qe s’mund ta lëmë anash pa e shfletuar nga asnjë studiues i cili bie në kontakt me ketë libër. Vëllimi i parë përmban një numër të rendësishem autoresh botëror te cilët kanë shkruar dhe kanë dokumentuar krimet dhe gjenocidin që është ushtruar mbi kombin shqiptarë. Në ketë vellim kemi te dokumentuara edhe shumë dokumente që na tregojnë shtrirjen dhe territoret shqiptare që janë pushtuar me gjenocid nga serbet dhe malazezet. Poashtu deshmitë e Leo Frendling, deshmitë e Edit Durham, Leon Trockit dhe shumë gazetarëve që ishin deshmitarë të gjenocidit shfarosës gjatë viteve 1912 -1913, dhe në vitet në vazhdim të cilët shkruan per krimet mbi shqiptarët. Ne menyrë shkencore autori analizon edhe gjenocidin në kuptimin juridik e shkencor po edhe ne kuptimin biologjik, human e historik. Sipas autorit nuk ka komb tjeter në botë qe gjatë historisë është përballë per 200 vjet me gjenocid shfarosës. Shumë diplomatë dhe gazetar e studiues botëror ne periudha te ndryshme te historisë kanë deshmuar per ketë gjenocid. Per herë të parë ne kemi dokumentuar me qindra fotografi te qetnikëve serb, kemi qindra harta historike dhe qindra dokumente që deshmojnë gjenocidin shekullor serb mbi popullin shqiptarë. Menyra kronologjike e ofrimit te argumenteve që fillon nga viti 1800 vazhdon nga faqja në faqe e ketij libri, pra nga vëllimi 1 në atë ne vazhdim, për të vazhduar në vëllimin 3 që paraqet dëshmi të shumta të shtypit te huaj për masakrat mbi shqiptarët. Veçanti e ketij libri poashtu është dokumentimi i mijëra personave te vrarë që nga viti 1800 e këndej duke përfshirë edhe të paret e autorit te vrarë me 1830 ne Arzhanicë. Shfletimi faqe pas faqe na prezenton gjenocidin shekullor që nuk ka pushuar asnjëherë por në vazhdimësi është ushtruar mbi kombin shqiptarë duke na paraqitur para një dileme e cila është si ka shpëtuar ky komb pa u shuar fare. Kjo është një dilemë që kerkon hulumtime të vazhdueshme shkencore. Autori poashtu analizon edhe hegjemonizmin shekullor serb duke u perpjekur në menyrë shkencore ti analizojë faktorët që ketë popull nuk e lejojnë te ndryshojë nga kjo mendësi. Kjo hegjemoni nuk ka te ndalur dhe sot e kësaj dite por vazhdon me aspiratat e semura per te pushtuar prapë trojet shqiptare, duke mos u ngopur me trojet që mban te pushtuara tani e mbi 100 vjet. Te gjitha hartat historike nga arkivat botërore që janë te botuara ne ketë liber tregojnë hapesirën territorial te kombit shqiptarë e cila është e pushtuar edhe sot e kësaj dite nga vendet fqinjë. Serbia mban sot te pushtuara 21 000 km katrorë troje shqiptare, por edhe sot ajo me hegjemoninë e saj pretendon te pushton veriun e Kosovës. Poashtu ne ketë veper deshmohet se nga te gjitha arkivat dhe dokumentet Evropiane dhe boterore Serbia si vend është pranuar me territor prej 34 000 km katrorë, ndersa sot ajo nuk ka kufij te definuar apo te percaktuar ndërkombetarisht, apo ashtu siq pretendon ajo ka kufijë aty ku perfundon hegjemonia e saj apo aty ku mund te ndalet kjo hegjemoni. Për ketë arsye mendoj se ky liber duhet te përkthehet dhe t’i ofrohet opinionit te gjerë në gjuhë te ndryshme jo vetëm atë angleze, po edhe në gjuhët tjera si atë franceze, gjermane, italiane etj. ——–do përkthim i ketij libri do kishte një rol te madh në sensibilizimin e te vertetës historike te kombit shqiptarë. Është një punë kolosale dhe botimi para opinionit ndërkombetarë do te nxiste kurreshtjen e shumë studiuesve dhe hulumtuesve botërorë për te njohur të verteten reale te historisë sonë. Deri me sot nuk është punuar aq sa duhet në prezentimin e te vërtetës historike para opinionit boteror. Ky kontribut mbetet i manget nese nuk përkthehet në gjuhet me te fuqishme botërore.

Po te shohim vetem burimet e hulumtuara dhe literaturen e studiuar per ketë veper voluminoze, padyshim se kemi te bejmë me nje punë titanike dhe me rendesi te veçantë per historiografinë tonë. Burimet dhe literatura e përdorur ia shtojnë fuqinë dokumentare veprës që kemi në duar. Kjo duhet ti ofrojë opinionit ndërkombetarë natyrisht nëse përkthehet një dokumentim me peshë për historinë tonë.

Mehill Velaj

Kryetar i Shoqatës se Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikan

Filed Under: ESSE Tagged With: Mhill velaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1559
  • 1560
  • 1561
  • 1562
  • 1563
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT