• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

December 15, 2025 by s p

Jacqueline Kapaj-Vieira
President
Albanian American Educators Association/

Yonkers, NY – December 13, 2025 – The Albanian American Educators Association (AAEA) presented an unforgettable evening of cultural celebration last night entitled Igli & Friends featuring a dynamic fusion of ballet, traditional Albanian music, contemporary dance, and American jazz that left audiences uplifted and inspired.

The high-energy variety performance was led by distinguished clarinetist Igli Tuga and an ensemble of elite musicians and vocalists. The evening showcased the extraordinary talents of vocalist Xhoana Bejko, along with vocalists Kreshnik Zhabjaku and Jeta Sheholli-Tuga, pianist Altin Shehu, Violinist Alban Tahiri, guitarist George Theka, and drummer Vince Ciafa.

Among the many highlights of the evening were the stunning ballet performances by professional Arbreshe dancer Antonio Fini and his partner Nina Chong-Jimenez, who brought beautifully choreographed Albanian compositions to life. Their artistry captured the spirit of Albanian culture while adding a whimsical contemporary flair that enchanted the audience.

The concert took attendees on a musical journey through different regions of Albania, presenting traditional melodies alongside modern interpretations. The seamless blend of classical Albanian heritage with American jazz influences created a unique cross-cultural experience that resonated deeply with the audience.

In a special moment during the evening, the AAEA presented Mr. Igli Tuga with its Arts Enrichment Award in recognition of his dedication to teaching and his unwavering commitment to the arts. The honor celebrated Tuga’s significant contributions to fostering artistic excellence and cultural preservation.

Audience members left the venue with hearts full of happiness and a renewed appreciation for the rich tapestry of Albanian artistic traditions.

The AAEA continues its mission to celebrate and preserve Albanian culture while fostering connections within the community through world-class artistic presentations.

Filed Under: Reportazh

Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar

December 15, 2025 by s p

31 Vjet Ndërtim Institucional, Ekselencë Akademike dhe Mision Kombëtar

Prof. Dr. Fejzulla Berisha/

Në shënimin e 31-vjetorit të themelimit të tij, Universiteti Shtetëror i Tetovës paraqitet si një nga arritjet më të rëndësishme institucionale të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Ky universitet nuk është vetëm një institucion i arsimit të lartë; ai përfaqëson një paradigmë të dijes shqiptare, një projekt historik, akademik dhe kombëtar që ka luajtur rol vendimtar në formimin e elitës intelektuale dhe profesionale shqiptare.

I lindur nga nevoja për barazi arsimore, dinjitet akademik dhe afirmim të gjuhës shqipe, Universiteti Shtetëror i Tetovës është shndërruar në një tempull të dijes, kulturës dhe identitetit kombëtar, duke dëshmuar se arsimi i lartë është një instrument themelor i emancipimit shoqëror, vazhdimësisë kulturore dhe ndërtimit intelektual të shtetit.

Kam pasur nderin dhe privilegjin të jem pjesë e këtij institucioni që në fillimet e tij, duke ligjëruar lëndë themelore si “Fillet e së Drejtës / Hyrje në të Drejtë”, të cilën e konsideroj si “Alfabetin e Jurisprudencës”, si dhe lëndë nga e drejta kushtetuese, administrative dhe Administrata Publike. Përmes këtyre disiplinave, universiteti ka ofruar jo vetëm dijen profesionale, por ka ndërtuar edhe vetëdijen juridike, qytetare, etike dhe institucionale të studentëve.

Sot, brezat e dalë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës përbëjnë një elitë të gjerë dhe multidisiplinare profesionale: juristë, ekonomistë, inxhinierë, arkitektë, mjekë, pedagogë, edukatorë, artistë, profesionistë të kulturës, studiues dhe specialistë të ndryshëm në fushat shkencore, teknike, artistike, pedagogjike dhe humane. Ata kontribuojnë në ndërtimin e institucioneve funksionale, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën moderne, planifikimin urban, sistemin shëndetësor, reformën e edukimit, krijimtarinë kulturore, artin dhe mirëqenien shoqërore – duke dëshmuar se ky universitet prodhon kapital njerëzor strategjik për kombin shqiptar.

Një nga shtyllat kryesore të këtij suksesi ka qenë bashkëpunimi ndëruniversitar dhe kontributi i profesorëve nga universitetet shqiptare dhe ndërkombëtare, që kanë ndërtuar një kulturë akademike të bazuar në standarde të larta, kërkim shkencor, krijimtari artistike, inovacion pedagogjik dhe multidisiplinaritet funksional. Ky ambient intelektual i integruar e ka pozicionuar Universitetin Shtetëror të Tetovës si një aktor të respektuar dhe konkurrues në hapësirën akademike rajonale, evropiane dhe transatlantike.

Universiteti Shtetëror i Tetovës ka shërbyer gjithashtu si urë akademike, kulturore dhe shpirtërore për diasporën shqiptare, veçanërisht në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes edukimit, artit, kulturës dhe kërkimit shkencor, universiteti ka forcuar lidhjet mes atdheut dhe diasporës, duke krijuar një ndjenjë të përbashkët identiteti, përgjegjësie dhe vizioni të përbashkët. Edhe pse aktualisht gjendem në një angazhim profesional ndërmjet Evropës dhe SHBA-së, lidhja ime akademike dhe shpirtërore me këtë institucion mbetet e pandashme, duke e bërë atë pjesë të pandashme të identitetit tim akademik dhe kombëtar.

Shënimi i 31-vjetorit nuk është vetëm një festë jubileu, por një thirrje për vizion të ri: avancim të kërkimit shkencor dhe artistik, forcim të ekselencës pedagogjike, zgjerim të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe formim të breznive të reja të liderëve akademikë, kulturorë dhe profesionalë. Universiteti Shtetëror i Tetovës mbetet një pasuri kombëtare, një gurthemeli i dijes, edukimit, kulturës dhe krijimtarisë, si dhe një burim frymëzimi të pakapërcyeshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Faleminderim i veçantë i drejtohet Rektorit Prof. Dr. Jusuf Zejneli për ftesën zyrtare dhe për udhëheqjen e jashtëzakonshme institucionale. Universitetit Shtetëror të Tetovës i uroj suksese të mëtejshme dhe një rrugëtim të ndritur në shërbim të dijes, shkencës, edukimit, kulturës dhe kombit shqiptar.

Filed Under: Rajon

Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…

December 15, 2025 by s p

Frank Shkreli/

(Për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndau vlersime për disa nga gazetarët më të njohur pët kontributet e tyre në pesë dekadat e fundit).

Të nderuar përfaqësues të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Unioni i Gazetareve Shqiptarë. I nderuar Z. Aleksandër Çipa me bashkpuntorë, Dritan Haxhia, dega USA, të nderuar kolegë, zonja dhe zotërinj.

Me mirënjohje të thellë dhe me përulësi e pranoj këtë vlerësim. Të nderohesh nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë — një institucion që ndodhet në zemër të profesionit tonë–është privilegj dhe, njëkohsisht, një vërtetim domethënës i vlerave tona të përbashkëta në mbrojtje të lirisë së fjalës – që botërisht konsiderohet si baza e të gjitha lirive dhe të drejtave të tjera universale bazë të njeriut.

Ky vlerësim nuk është thjesht një nderim personal, vetëm për mua. Ai është edhe një kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon: të mbrojmë të Vërtetën, të informojmë publikun me integritet dhe t’i shërbejmë shoqërisë ku jetojmë e punojmë, me guxim dhe përgjegjësi qytetare, atdhetare, por edhe njerëzore.

Me besimin se, “Me armë kemi ruajtur ekzistencën tonë. Me pendë do t’ia sjellin të mbarën dhe të mirën Atdheut”, citohet të ketë shkruar At Gjergj Fishta për rolin e gazetarëve. Frank Shkreli: At Gjergj Fishta për rolin e shtypit të lirë. Në përvjetorin e kalimit të tij në amshim | Gazeta Telegraf

Gazetaria e lirë nuk është vetëm profesion; është edhe mision, një shfaqje besimi publik, në mbështetje, pa kompromis, të kësaj lirie themelore të njeriut. Ky parim bazë ndaj lirisë së vërtetë të fjalës, detyron gazetarin e lirë të jetë gjithmonë vigjilent, etik, me moral personal dhe përgjegjësi të lartë shoqërore, në mbrojtje edhe të interesave kombëtare, në ushtrimin e gazetarisë së lirë. Duke u qëndruar edhe besnik parimeve që i japin gazetarisë së lirë, qëllimin e saj maksimal fisnik në mbrojtje të së VËRTETËS – me objektivitet, paanshmëri dhe saktësi, në informimin e lexuesve dhe audiencave të tjera mediatike moderne.

Për më tepër, gazetarët e lirë, “lypset të jenë mbrojtësit e së vërtetës dhe farkuesat e atij karakteri kombëtar fisnik e të shëndosh, të pathyeshëm e guximtar, por edhe njiherit të rysun, të disiplinuem, të ndieshëm, e të zellshëm për dije e për punë”. (Një citim që i akordohet At Gjergj Fishtës, mbi rolin e gazetarit të lirë).

Në rrugëtimin tim prej një gjysëm shekulli në këtë fushë tepër fisnike të jetës dhe veprimtarisë time, shpeshherë jam frymëzuar edhe nga përkushtimi i shumë kolegëve — të djeshëm dhe të sotëm – të cilët kanë mbajtur lartë flamurin e gazetarisë së lirë dhe të përgjegjshme, shpesh në rrethana shumë të vështira.

Përkushtimi i tyre ndaj lirisë së fjalës ka forcuar edhe përkushtimin tim ndaj lirisë së shtypit. Ky vlerësim sot nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e rinovon atë përkushtim dhe më kujton disa prej gazetarëve dhe atdhetarëve shqiptarë dhe amerikanë të shekullit të kaluar, me disa prej të cilëve, kam patur nderin dhe privilegjin të punojë në Zërin e Amerikës, por jo vetëm, e të cilët një mënyrë ose tjetër, kanë influencuar pozitivisht karrierën time të gjatë në këtë fushë.

Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për punën e pandërprerë në mbrojtjen e të drejtave, dinjitetit dhe pavarësisë së gazetarëve shqiptarë, në kushte shumë të vështira pune. Jam i vetdijshëm i sfidave serioze me të cilat është përballur gazetaria shqiptare gjatë tranzicionit të stërgjatur politik të 35-viteve të kaluara. Por, përpjekjet tuaja dhe përkushtimi ndaj lirisë së fjalës – si ent mbarë-kombëtar në mbrojtje të lirisë së shtypit — sigurojnë që liria e gazetarit të mbetet jo vetëm e rëndësishme për vet gazetarët, por që të luaj edhe rolin thelbësor për zhvillimin demokratik dhe lirive bazë të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore në Ballkanin Perëndimor.

E pranoj këtë nderim gjithashtu me mirënjohje, por edhe me ndjenjën e përgjegjësisë–që të vazhdoj të kontribuoj, megjith moshën e shtyrë, në çdo mënyrë që mundem, në përparimin e vazhdueshëm të lirisë së shtypit, në promovimin e standardeve etike dhe në forcimin e besimit të publikut në punën që gazetarët shqiptarë bëjnë kudo dhe pa ndërhyrje politike.

Falënderoj edhe një herë, sinqerisht, Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për këtë vlerësim kaq domethënës. Është thellësisht i çmuar nga ana ime, si një vërtetim, jo vetëm i përkushtimit tim ndaj integritetit profesional, dhe vlerave të objektivitetit të etikës gazetareske, por edhe i punës së gjatë të shumë ish-kolegëve të mi, bashkpuntorë në Zërin e Amerikës. Të cilët për fat të keq nuk arritën të shihnin shembjen e komunizmit ndërkombëtar në Evropë 35-vjet më parë dhe as fundin e regjimit enverist në Shqipërinë e tyre të dashur.

Duke falënderuar Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për këtë vlersim, me këtë rast, të gjithë ata i kujtoj me mall, respekt e mirënjohje: të gjithë ata gazetarë shqiptaro-amerikanë të cilët me punën e tyre të palodhur dhe me besim në misionin e tyre jetësor të gazetarisë së lirë dhe me vet-mohim në shpërblim, kontribuan shumë për lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve, ndërkohë që shërbyen edhe si urë për forcimin e marrëdhënieve historike midis Kombit Shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, me këtë rast, pa dashur të përmendi emra se janë shumë — Ju dhe atyre, me respekt dhe mirënjohje të thellë, u shkojnë falënderimet e mia më të përzemërta për vlersimin!

Filed Under: Kronike

LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË

December 15, 2025 by s p

Gjon F. Ivezaj/

Lahuta shqiptare përfaqëson një nga format më të hershme të trashëgimisë kulturore jomateriale të shqiptarëve dhe një nga dëshmitë më të qarta të vazhdimësisë së tyre historike në Ballkan. Ajo nuk është thjesht një instrument muzikor, por një mjet përmes të cilit është ruajtur historia, kujtesa kolektive dhe identiteti kulturor i shqiptarëve për shekuj me radhë. Kjo vazhdimësi është dokumentuar dhe analizuar nga një numër i madh historianësh, albanologësh dhe etnomuzikologësh europianë dhe shqiptarë, të cilët e kanë trajtuar lahutën si element organik të kulturës shqiptare.

Albanologu austriak Johann Georg von Hahn, i konsideruar themeluesi i studimeve moderne shqiptare, në veprën e tij madhore Albanesische Studien (1854), thekson se shqiptarët janë një popull autokton i Ballkanit dhe se tradita e tyre gojore përmban shtresa shumë të lashta historike. Hahn vëren se kënga epike shqiptare, e shoqëruar me instrument me tel të vetëm, është e lidhur drejtpërdrejt me strukturën shoqërore fisnore dhe me kodin zakonor shqiptar. Sipas tij, kjo traditë nuk mund të kuptohet si huazim, por si zhvillim i brendshëm i një kulture të vjetër ballkanike.

Historiani dhe gjuhëtari Norbert Jokl argumenton se gjuha shqipe dhe kultura e saj ruajnë elemente arkaike që nuk gjenden në gjuhët dhe kulturat fqinje. Në analizat e tij mbi folklorin dhe epikën shqiptare, Jokl thekson se këngët epike të kënduara me lahutë përmbajnë struktura gjuhësore dhe tematike që i paraprijnë ardhjes së popullsive sllave në Ballkan, çka përforcon tezën e autoktonisë së kësaj tradite në kulturën shqiptare.

Udhëtarja, antropologia dhe historiania britanike Edith Durham, në veprën e saj High Albania (1909), jep një përshkrim të hollësishëm të lahutarëve shqiptarë në Malësinë e Madhe dhe në Shqipërinë e Veriut. Durham e përshkruan lahutarin si “ruajtës të historisë dhe ligjit moral të maleve”, duke theksuar se lahuta shërben si mjet për transmetimin e historisë, të normave shoqërore dhe të identitetit kombëtar shqiptar. Ajo nënvizon se kjo traditë është thellësisht e rrënjosur në jetën e shqiptarëve dhe nuk paraqitet si element i huazuar.

Në fushën e studimeve të epikës gojore, Milman Parry dhe nxënësi i tij Albert B. Lord, gjatë kërkimeve të tyre në Ballkan në gjysmën e parë të shekullit XX, i kushtuan vëmendje të veçantë traditës epike shqiptare të shoqëruar me lahutë. Në veprën The Singer of Tales (1960), Lord pranon se epika shqiptare ruan forma arkaike dhe tematike që lidhen me një traditë më të vjetër ballkanike, të ndryshme nga epika sllave e dokumentuar më vonë. Ai thekson se këto këngë nuk janë produkte të imitimit, por shprehje autentike të një kulture me rrënjë të thella historike.

Studiuesi shqiptar Eqrem Çabej, në analizat e tij mbi folklorin dhe gjuhën shqipe, ka vënë në dukje se epika shqiptare dhe instrumenti shoqërues i saj janë të lidhura ngushtë me zhvillimin e brendshëm të kulturës shqiptare. Çabej argumenton se motivet, terminologjia dhe struktura e këngëve epike shqiptare tregojnë vazhdimësi kulturore dhe gjuhësore, duke përjashtuar mundësinë e një huazimi të vonë nga kultura të tjera.

Edhe etnomuzikologë si Ramadan Sokoli, themelues i etnomuzikologjisë shqiptare, e kanë trajtuar lahutën si instrument arkaik shqiptar. Sokoli thekson se ndërtimi, teknika e luajtjes dhe repertori i lahutës janë të lidhura drejtpërdrejt me jetën shoqërore dhe historike të shqiptarëve të veriut dhe se kjo traditë përfaqëson një shtresë të vjetër të kulturës muzikore ballkanike.

Nga pikëpamja historike, fakti se popullsitë sllave u vendosën në Ballkan pas shekullit VI të erës sonë, ndërsa shqiptarët përfaqësojnë vazhdimësinë e popullsive ilire, e bën metodologjikisht të paqëndrueshme çdo pretendim se lahuta është krijim i huaj për shqiptarët. Një instrument që është i pandashëm nga gjuha shqipe, nga epika kombëtare dhe nga struktura shoqërore tradicionale shqiptare nuk mund të jetë produkt i huazimit kulturor.

Kjo qasje shkencore u konfirmua edhe në nivel ndërkombëtar me përfshirjen e artit të punimit, luajtjes dhe këndimit me lahutë në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Nevojë të Mbrojtjes nga UNESCO, ku lahuta përcaktohet qartë si trashëgimi e komuniteteve shqiptare. Dosja e miratuar mbështetet në studime historike, etnomuzikologjike dhe arkivore, duke njohur vazhdimësinë dhe autoktoninë e kësaj tradite në kulturën shqiptare.

Në dritën e këtyre burimeve dhe dëshmive shkencore, del qartë se lahuta ka qenë dhe mbetet instrument i shqiptarëve ndër shekuj. Arti, muzika dhe kultura nuk mund të përvetësohen apo të shkëputen nga populli që i ka krijuar. Shqiptarizmi, si një nga shtresat më të vjetra kulturore të Ballkanit dhe Europës, ka prodhuar artin e vet muzikor dhe epik, dhe lahuta është një nga shprehjet më të pastra të kësaj trashëgimie.

Filed Under: Komente

Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë

December 15, 2025 by s p

Julika Prifti/

Në mbrëmjen e 13 dhjetorit në teatrin Migjeni u dha premiera e dramës “Andra e Shën Nanë Terezës ” me autorë Bashkim Kozeli dhe Justina Aliaj, me regjisor Gëzim Kame. Muzika ishte kompozuar nga Rubin Kodheli.

Në skenën e teatrit Migjeni artistja e talentuar Justina Aliaj ka interpretuar role kryesore për disa dekada. Ajo ka bërë për vete spektatorin shkodran dhe gjithë publikun shqiptar.

Për mua ishte fat të shikoja edhe njëherë artisten e madhe të interpretonte me gjithë fuqinë e shpirtit të saj rolin e Nënë Terezës. Ajo portretizoi një Terezë besimtare, të devotshme, të zgjuar e të afërme, që e donte shumë atdheun e saj e njerëzimin.

Në sallën e mbushur me spektatorë kishte publik të të gjitha moshave dhe shumë të rinj. Skenat ishin funksionale e muzika e lidhur bukur me dramën.

Veç figurave të artit dhe kulturës në premierë ishin edhe autoritete dhe përfaqësues diplomatik, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci dhe Ambasadori i Kosovës në Tiranë Skënder Durmishi.

Zbritja e shënjtores në tokë nga lart skenë me një “ashensor” të hapur në pjesën ballore, të mbështjellë me lule në të dy anët, në një sfond blu ishte një zgjidhje fantastike, që e sillte shenjtoren tamam si të vinte nga Zoti.

Mësimet e nënës Terezë që nga lindja deri në vdekje zbulojnë karakterin e saj si njeri, si besimtare e shënjtore. Më prekëse mbetet dëshira dhe përpjekjet e saj për ta parë Kosovën dhe Shqiperinë të bashkuar. Ishte brenga e saj më e madhe e shprehur në takimet dhe bisedat e saj me Presidentin Klinton dhe Ibrahim Rugovën.

“Andrra e Shën Nanë Terezës” do të mbetet në kujtesën e spektarorëve. Justina Aliaj përcjell në formë mjeshtërore mësimet e besimtares së madhe për Krijuesin, dashurinë për njëri tjetrin, për të përballuar jetën dhe sfidat e saj.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 165
  • 166
  • 167
  • 168
  • 169
  • …
  • 2934
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT