• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“MAJOR WORLD POETS” – Poetët Kryesorë Botërorë

April 7, 2023 by s p

Përgatiti Eda Zhiti/

Mes tyre dy shqiptarë –

Shtëpia Amerikane Botuese “Green Integer”, me qendër në Los Angeles, elitare në publikimin e poezisë, këto ditë njofton për lexuesit e saj 27 librat që duhen marë, të “Poetëve kryesorë nga bota” (MAJOR WORLD POETS), të botuar nga ata ndër vite. Mes tyre ka shumë të famshëm, nobelistë, të njohur ndërkombëtarisht, etj, dhe në renditjen e tyre sipas rendit të botimit janë dhe dy poetë shqiptarë, Azem Shkreli nga Kosova dhe Visar Zhiti nga Shqipëria, të dy të përkthyer nga albanalogu i shquar Dr. Robert Elsie dhe të pajisura me kritikë letrare nga poetja dhe eseistja kanadeze Janice Mathie-Heck.Ja, lista e plotë e poetëve “kryesorë të botës” sot, sipas “Green Integer”:Adonis.Paul Celan,Jean Cocteau,Federico Garcia Lorca,Lucebert,Rainer Maria Rilke,Gonzalo Rojas,Ece Ahyan,Nicos Engonopoulos,Maurice Gilliams,Dieter M. Gräf,Ko Un,Reiner Kunze,Jozè Lezama Lima,Paul Verlaine,Henrik Nordbrandt,Tiziano Rossi,Azem Shkreli,Tomas Tranströmer,Paul van Ostaijen,Visar Zhiti,Hsi Muren,Gellu Naum,Cees Nooteboom,Friedetike Mayröcker.POETI AZEM SHKRELI.Ndalim të shohim se ç’shkruhet për atë:“Një nga poetët më të mëdhenj të Kosovës.. “ – dhe tregohet për jetën e tij, studimet universitare në Prishtinë për gjuhë dhe letërsi shqipe, pastaj drejtor i Teatrit, i “Film Kosova”, por i përjashtuar nga administrata e re sërbe, etj, përfshihet në luftën për çlirimin e Kosovës… etj.Kur kthehej nga Gjermania, vdes në aeroportin e Prishtinës, pushim zemre në maj 1997… dhe renditen titujt e librave të tij.POETI VISAR ZHITIShkruan për të kritiku, botuesi dhe poeti Irlandez Kevin Higgins:“…poezia e tij është më shqetësuesja që kam lexuar ndonjëherë… Visari mund të ishte nominuar për një çmim ‘Forward’ a ndonjë të tillë ose do të ishte ftuar për poezinë e tij në ‘The Ledbury Festival’ a në ‘Cúirt’… Por Visar Zhiti jetoi në një vend nën sundimin absolut të stalinistit fanatik Enver Hoxha, i cili e bëri Nicolae Çausheskun të dukej si një liberal i mirë. Hoxha ishte një maniak i përmasave gjigante.Vepra e Visarit u interpretua si ‘nxirje e realitetit socialist’… Dy anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve – emrat e tyre janë shkurtuar në botim në R.V. e P.K – përgatitën ‘ekspertimin’ e poezive të Visari me kërkesë të MPB-së…. Dy javë më vonë Visar Zhiti u arrestua. Ai do të lirohej pasi vuajtjes së madhe në gulagët shqiptarë…”Na duket me interes kjo që shtjellon më pas Kevin Higgins:“Pjesa më e madhe e kritikës letrare të krahut të majtë, veçanërisht siç shfaqet në shtypin e vogël, është ende e mbushur me qëndrime staliniste. Këto kohë kanë mbetur pak stalinistë të hapur, por sigurisht ka nga ata në të majtën letrare që flasin për Trockin – ‘pa linjë partiake, kur bëhet fjalë për artin’ – por veprojnë si Stalini, kur kanë të bëjnë me poezi që nuk i shërbejnë kauzës…Gjithsesi në botën perëndimore të paktën janë ende të lirë në thelb të shkruajnë çfarë të duam…”.Dy poetë shqiptarë në “Poetët Kryesorë të Botës”, sipas Entit Botues Amerikan “Green Integer”, është një arritje e letrave shqipe, poezia e saj është pjesë e bukur e poezisë së mbarë njerëzimit, dritë e fytyrës së saj.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Eda Zhiti, Visar Zhiti

MARRËVESHJA PËR DORËZIMIN E DURRËSIT – VENEDIKUT NË VITIN 1392 – SI DËSHMI HISTORIKE E ZHVILLIMEVE DRAMATIKE NË SHQIPËRINË E SHEK. XIV

April 7, 2023 by s p

Origjinali i këtij dokumenti sot ruhet në Arkivin e Qytetit të Venedikut me signaturën: Archivio di Stato di Venezia. Venezia, Libri Commemoriales, VIII, f. 163v-164r, (Olim 165v-166r).- Në këtë dokument është dëshmuar autoriteti dhe pozita që kishte sundimtari i Durrësit, duka Gjergj Topia, i cili me veprime diplomatike, arrin të sigurojë më të mirën e mundshme, për momentin, per veten, qytetin e Durrësit dhe qytetarët tjerë, që ai i kishte nën sundim. – Gjergj Topia kërkonte nga Sinjoria e Venedikut që “t’i jepnim liri e kompetencë sigurimi për të sjellë gjithë ata shqiptarë që donin të qëndronin dhe të banonin në Durrës, me familjet dhe me pasuritë e veta.”

Prof. Dr. Musa Ahmeti

Center for Albanian Studiues

Budapest

Shkeulli i XIV ishte me zhvillime dramatike ku dominonte rreziku nga sulmet e perandorisë Osmane dhe pushtimi nga ana e saj, i territoreve shqiptare. Të ndodhur në një pozitë të tillë, feudalët dhe sundimtarët shqiptar, finsikëria e lartë e qyteteve dhe të tjerët, shikonin të gjitha mundësit që lejonin rrethanat dhe koha për t’u mbrojtur dhe për të larguar këtë rrezik. Nuk kishte shumë mundësi e zgjedhje.

Si dëshmi të një situate të tillë të kohës, kësaj radhe kemi përagtitur për botim, dokumentin origjinal, të marrëveshjes në mes të sundimtarit dhe dukës së Durrësit Gjegj Topisë dhe Senjorisë së Venedikut për dorëzimin e Durrësit në “mbrojte” të kësaj të fundit. 

Së bashku me përkthimin në gjuhën shqipe që botohet për herë të parë, ne sjellim edhe tejshkronjëzimin në gjuhën latine dhe ilsutirmet përkatëse.

Duke u ndodhur para një rreziku permanent të sulmeve të turqve dhe të të tjerëve, sunduesi i Durrësit, duka Gjergj Topia, kishte dërguar te përfaqësuesi i Sinjorisë së Venedikut, Saracen Danduli “të nderuarin atin don Gjonin, me hir të Zotit dhe të Selisë Apostolike, kryeipeshkëv i Durrësit, dhe burrat e nderuar Filip Bareli nga Venediku, Filip de Zaperinisin qytetar të Durrësit si përfaqësues të vet për të kërkuar me këmbëngulje në emër të tij që të kemi mirësinë që t’i miratojmë dhe t’i ratifikojmë këto konventa dhe pakte me anën e letrës sonë të hapur për ngushëllim të tij dhe të popullit të atij qyteti.” [reverendum patrem dominum Joannem, Dei et Apostolicae Sedis gratia archiepiscopum Durachiensem, et circumspectos viros Philippum Barelli de Venetis prothovestarium et Philippum de Zaperinis civem Durachii in suos ambasiatores cum magna instantia suo nomine requirentes quatinus placeret nobis dictas conventiones et pacta per nostras Patentes litteras approbare et ratificare pro consolatione sua et populi dictae Civitatis].

Pas përfundimit të negociatave, pasi palët ishin dakorduar, u morën vesh që të bëhet dorëzimi i kështjellës së qytetit të Durrësit “në praninë e zotit Gjon, me hir të Zotit kryeipeshkv i Durrësit, (kryeipeshkëv i Durrësit ishte Joannes de Panella i zgjedhur më 28 shtator 1388 i cili kishte sherbyer në këtë kryeipeshkvi der më 3 qershor 1394. Shih: C. Eubel, Hierachia Catholica…, 1913, vëll. I, f. 232; P. B. Gams, Series episcoporusm…, 1873, f. 407), të z. Filip Barelos nga Venediku, të z. Almoro Barbaro nga Venediku, të mjeshtrit Nikolla, birit të njëfarë Françisko nga Seravale, të mjekut z. Jakomel Boatelos nga Venediku, të priftit Andriolo nga Venediku, të dëshmitarëve të ftuar dhe të kërkuar, fisniku dhe i nderuari z. Gjergj Topia, sundimtari i Durrësit i dha dhe i dorëzoi kështjellën e Durrësit me pëlqimin dhe vullnetin e vet, fisnikut dhe të nderuarit zotit Saraceno Dandulo. [presentibus domino Joanne, Dei gratia archiepiscopo Durachii, domino Philippo Barello de Venetiis, domino Almoro Barbaro de Venetiis, magistro Nicolao filio quondam Francisci de Seraualle, medico, domino Iacomello Boatello de Venetiis, presbytero, Andriolo de Venetiis,  testibus convocatis et rogatus, nobilis et egregius dominus Georgius Thopia, dominus Durachii, dedit et tradidit castrum Durachii de consensu et voluntate sua nobili et egregio viro domino Saraceno Dandulo]. 

Në këtë dokument është dëshmuar autoriteti e pozita që kishte sundimtari i Durrësit, duka Gjergj Topia, i cili me veprime diplomatike, me anën e një delegacioni përfaqësuesish të tij, arrin të sigurojë më të mirën e mundshme, për momentin, per veten, qytetin e Durrësit dhe qytetarët tjerë, që ai i kishte nën sundim.

Me mjaft interes është fakti se “si vetë z. Gjergj, ashtu edhe Sinjoria e Venedikut të detyrohen të ruajnë statutet dhe rregullat e qytetit të Durrësit, [dominus Georgius quam Dominatio Venetiarum teneantur servare statuta et ordines dictae Civitatis Durachii],” gjë që tregon se edhe Durrësi kishte statutet e veta, ashtu si Shkodra e Drishti, dhe ato duhej të ruheshin dhe të respektoheshin edhe nga Republika e Venedikut.. 

Mjaft domethënës është fakti se Gjergj Topia, kishte kërkuar një favor, përmes përfaqësuesve të tij, të cilën po negocionin dorëzimin e qytetit të Durrësit, te Sinjoria e Venedikut. Ai kërkonte që Sinjoria e Venedikut “t’i jepnim liri e kompetencë sigurimi për të sjellë gjithë ata shqiptarë që donin të qëndronin dhe të banonin në Durrës, me familjet dhe me pasuritë e veta.” Kjo kërkesë ishte pranuar dhe njëkohësisht Gjergj Topisë, i ishte premtuar se “do të trajtohen butë, favorshëm dhe mirë si personat me gjithë pasuritë e tyre,  njëlloj si qytetarët e tjerë të këtij qyteti të Durrësit.” [Gjergj Topia vdes më 16 tetor të vitit 1392 në Durrës].

Tekstin e marrëveshjes dhe pakteve e kishte përgatitur Gjoni “i biri i të ndjerit Pixarin de Arimino, me autoritet perandorak, noter e gjykatës i rregullt, u ndodha pranë në të gjitha këto veprime të lartpërmendura edhe i shpalla edhe i nënshkrova me vulën time,” [Ego Joannes filius quondam Pizarini de Arimino, imperiali auctoritate notarius et iudex ordinarius, predictis omnibus et singulis presens interfui, subsripsi et publicavi signumque meum consuetum apponere posui].”

Noteri Gjoni i Ariminit, i cili kishte autoritet perandorak, që ishe edhe gjykatës i rregullt, shkruan se “për dëshmi të sa u tha më lart për një provë më të plotë dhamë urdhër që të përgatitej kjo letër dhe të përforcohej me vulën tonë të artë dhe të varur” [In quorum premissorum fidem et evidentiam pleniorem presentes nostras litteras fieri iussimus et bulla nostra aurea pendente muniri].” Këtë praktikë e gjejmë edhe në dokumente të tjera të kohës. Në fund të dokumentit është shënuar data: 18 gusht 1392 [Datum in nostro Ducali Palatio, anno Domini M.CCC.LXXXXII, mensis Augusti,  die decima octava, indictione XV].

Është mjaft interesant pohimi i L. Malltezit se Dogja i Venedikut, Anton Venerio, u akordoi një rrogë vjetore prej 30 dukatësh  “qytetarëve të nderuar të Durrësit”: Dhimitër Nesta (ipeshkëv i Durrësit); Tanush Topisë; kapedanit Guren Skuto (Schuto, Scuro), vojvodës Borilla (Burrilla, f. 163),  Andrea Muzakut, Aleks Rikardi di Marno, “për ti pasur ata pas vetës.” Shih: Luan Malltezi, Përpjekjet dhe synimet e Venedikut për pushtimn e Durrësit. (Les intentions et les tetatives de Venise pour occuper Durrës). Në: Studime historike. Akademia e Shkencave e RPSH. Instituti i Historisë. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSH, 1977, viti, XXXI (XIV), nr. 2, f. 145-173, këtu f. 159 e f. 163 shënon edhe: vëllait të peshkopit të Durrësit, Andrea Nesës e Progon Skuros. Origjnali i këtij dokumenti sot ruhet në Arkivin e Qytetit të Venedikut me signaturën: Archivio di Stato di Venezia. Venezia, Libri Commemoriales, VIII, f. 163v-164r, (Olim 165v-166r). Për këtë dokument kanë shkruar ose e kanë cituar apo botuar në mënyrë të pjesshme apo si tërsi edhe: Šime Ljubić, Lisitne o odnošajih izmedju južnoga slavenstva i Mletačke Republike. Knjiga IV. Od godine 1358 do 1403. (Monumenta spectantia historiam Slavorum Meridonalium. Volumen IV.). Zagreb: Jugoslavenska Akademija Znanosti i Umjetonsti, 1874, vëll. IV, f. 293-295, dok, 324 (18 gusht 1392); Shih edhe: Ludovicus Thallóczy, Constantinus Jireček et Emillianus de Sufflay. Acta et diplomata res Albaniae Mediae Aetatis Illustrantia. Volumen II. (Annos 1344-1406 continens). Vindobonae: Typis Adolphi Holzhausen, 1918, vëll. II, f. 120 A-B, dok. 480; [përmbledhje e shkurtër e dokumentit e shoqëruar me koment nga Sufflay]; Josephi Valentini S.J., Acta Albaniae Veneta saeculorum XIV et XV. Partis primae. Saeculum XIV complectens. Tomus secundus. Ab anno MCCCLXXXIV ad annum MCCCXCVI. Mediolani: Typis P. I. M. E., 1968, vëll. II, f. 154-157, dok. 451, (18. VIII. 1392).

Në vijim sjellim përkthimin në gjuhën shqipe të marrëveshjes për dorëzmin e Durrësit Venedikut në vitin 1392:

Konventat  dhe paktet e bëra midis të ndriturit dhe të fuqishmit Dukës, zotit Gjergj Topisë, sunduesit të Durrësit dhe zotit Saracen Dandulit në emër të shumë të ndriturës Sinjori të Venedikut nga kështjella e Durrësit

Anton Venerio, me hirin e Zotit dogjë i Venedikut, etj. 

Të gjithë dhe secili që është i pranishëm në të tashmen dhe në të ardhmen do të lexojë këtë letër të hapur tonën ta dinë më së miri se duke qenë se shumë i larti dhe i fuqishmi Gjergj Topia, sundimtar i Durrësit, princ katolik i cili për shkak të preve dhe plaçkitjeve të vazhdueshme të subjekteve të tij nga turqit kishte frikë se mos vetë qyteti duke u përbuzur për emrin e krishterë do të binte në duart e tyre duke shkaktuar humbjen e shpirtrave dhe të truprave të sa e sa besimtarëve të krishterë, për shpëtimin e qytetit dhe të popullit nën sundimin e tij, bëri disa konventa dhe pakte me fisnikun Saraceno Dandulon, kapedanin tonë të Gjirit. 

Për këtë midis tyre u bë një marrëveshje, instrument publik, dhe për këtë shkak vetë ky zotëri dërgoi tek ne të nderuarin atin don Gjonin, me hir të Zotit dhe të Selisë Apostolike kryeipeshkv i Durrësit, dhe burrat e nderuar Filip Bareli nga Venediku, protovestar dhe Filip de Zaperinisin qytetar të Durrësit si përfaqësues të vet për të kërkuar me këmbëngulje në emër të tij që të kemi mirësinë që t’i miratojmë dhe t’i ratifikojmë këto konventa dhe pakte me anën e letrës sonë të hapur për ngushëllim të tij dhe të popullit të atij qyteti. 

Prandaj, ne duke i ditur më së miri se sa të vërteta janë dyshimet dhe rreziqet e lartpërmendura dhe duke patur frikë që dëmet e rrënimet që do të pësonte qyteti dhe gjithë krishtërimi, nëse pashmangshmërisht do të binte në duart e të pabesëve në fjalë, me këshilltarët tanë po ratifikojmë, gratifikojmë dhe aprovojmë atë instrument të conventave dhe të pakteve dhe çdo gjë që përfshihet në të, dhe duam që të mbeten të pranuara, të vendosura dhe të qëndrueshme në çdo pikëpamje ashtu siç rezultojnë, duke premtuar që tashi se kundër këtyre konventave dhe pakteve nuk do të veprojnë as dhe kundërvihen as vetë zoti Gjergj nga Sinjoria, në të cilën nodhet tani për shkak të trazirave, as nuk do t’i trazojë apo të shqetësohet ose trazohet përtej përmbajtjes të pakteve të lartpërmendura deri sa të jetë gjallë në këtë botë dhe për sa kohë që do të na respektojë. [Kjo vlen edhe] anasjelltas për ato që na premtoi ne dhe që përmbahen shumë qartë në këtë dokument të pakteve dhe të konventave brendia e të cilave vazhdon me këto fjalë.

Në emër të zotit tonë Jezu Krishtit dhe të mbrojtësit tonë Shën Markut, Ungjilltarit, më njëmijë e treqind e nëtëdhjetë e dy, indikti i pesëmbëdhjetë. Në kështjellën e Durrësit, në praninë e zotit Gjon, me hir të Zotit kryeipeshkv i Durrësit, të zotit Filip Barelos nga Venediku, të zotit Almoro Barbaro nga Venediku, të mjeshtrit Nikolla, birit të njëfarë Françisko nga Seravale, të mjekut zotit Jakomel Boatelos nga Venediku, të priftit Andriolo nga Venediku, të dëshmitarëve të ftuar dhe të kërkuar, fisniku dhe i nderuari zoti Gjergj Topia, sundimtari i Durrësit i dha dhe i dorëzoi kështjellën e Durrësit me pëlqimin dhe vullnetin e vet, fisnikut dhe të nderuarit zotit Saraceno Dandulo, kryebashkiakut dhe prokuratorit si edhe kapedanit të përgjithshëm të Gjirit për Sinjorinë dukale të Venedikut me këto pakte dhe kushte:

Së pari, që të ngrihet simboli apo flamuri i Shën Markut në emër dhe në shenjë të Sinjorisë dhe të komunitetit venedikas. 

Gjithashtu Sinjoria të detyrohet të mbajë, të mbrojë dhe të mirëmbajë këtë kështjellë me pajisjet e veta, me njerëzit, mbrojtësit dhe rojtarët e vet. 

Gjithashtu që ata roje të thërresin dhe të kërkojnë mbrojtje në shenjë dhe në emër të të nderuait zotit Gjergj Topisë, sundimtarit të Durrësit. 

Po kështu, po të ketë nga ata që ishin arratisur mbasi kanë qenë caktuar në atë Kështjellë për sigurinë (mbrojtjen) e saj atëherë Sinjoria e lartpërmendur detyrohet t’ia dorëzojë ata zotit Gjergj.

Gjithashtu po të jetë se ndodhen jashtë qytetit nga ata që ngrenë krye kundër zotit Gjergj, vetë Sinjoria të kujdeset sa më shpejt që t’i pajtojë ata njerëz në favor të zotit Gjergj.

Gjithashtu në qoftë se rastësisht Sinjoria dërgon përfaqësues tek sunduesi i turqve (sulltani), vetë Sinjoria të marrë masat e duhura dhe të kujdeset që të vendosë paqen dhe harmoninë me zotin Gjergj të lartpërmendur.

Gjithashtu, nëse zotëria në fjalë ka ndërmend të burgosë disa nga nënshtetasit e vet, atëherë ai mund t’i dërgojë ata në kështjellë dhe Sinjoria të detyrohet t’i mbajë ata aty siaps dëshirës dhe vullnetit të zotërisë së lartpërmendur. 

Gjithashtu, që i lartpërmenduri zoti Gjergj mund të disponojë dhe mund t’i shpërndajë objektet e veta kishtare që ndodhen në kishën e kështjellës në fjalë dhe pasuritë e tjera të vetat të tundshme sipas qejfit dhe vullnetit të vet.

Gjithashtu, në qoftë se ndodh që zoti Gjergj ndahet nga kjo jetë, atëherë bujarët dhe besnikët po kështu edhe vasalët e tij të kenë mundësi të qëndrojnë, të shkojnë e të vijnë në qytetin e Durrësit pa ndonjë trazim e bezdisje.

  Gjithashtu, si vetë z. Gjergj, ashtu edhe Sinjoria e Venedikut të detyrohen të ruajnë statutet dhe rregullat e qytetit të Durrësit. 

Po kështu, fisniku dhe i nderuari z. Gjergj Topia, sundimtari i lartpërmendur i Durrësit, u betua me betim të shenjtë se do t’i respektojë dhe do t’i mirëmbajë të gjitha sa u shkruan më lart dhe pas vdekjes së tij, sikurse ka premtuar dhe po premton tani, qytetin e Durrësit do të lëshojë lirisht në duart dhe në pushtetin e Sinjorisë, e të komunitetit venedikas. Nga ana tjetër fisniku dhe i nderuari, zoti Saraceno Dandulo sindiku, prokuratori dhe kapedani i përgjithshëm i Gjirit u betua me betim të shenjtë në emër të Sinojrisë dhe komunitetit venedikas se do t’i respektojë dhe do t’i mirëmbajë sa u tha më sipër. 

Unë, Gjoni, biri i të ndjerit Pixarin de Arimino me autoritet perandorak noter e gjykatës i rregullt, u ndodha pranë në të gjitha këto veprime të lartpërmendura edhe i shpalla edhe i nënshkrova me vulën time. 

Veç kësaj, meqë i përmenduri zoti Gjergj me anën e përfaqësuesve të vet të sipërpërmendur ndër të tjera kërkoi prej nesh që të kishim mirësinë që për një nder të veçantë t’i jepnim liri e kompetencë sigurimi për të sjellë gjithë ata shqiptarë që donin të qëndronin dhe të banonin në Durrës me familjet dhe me pasuritë e veta.

Për këtë ne me këshillat tona të përmendura ia dhamë përgjigjen dhe pranojmë që, i ashtuquajturi zoti Gjergj, të mund të sigurojë shqiptarët në fjalë, të cilët duan të shpërngulen me familje e pasuri për të banuar në qytetin e lartpërmendur, dhe t’u premtojë se për sa kohë do të punojnë mirë për sa kohë do të sillen për nder e lavdi të Sinjorisë sonë dhe të zotit të tyre, me sigurinë më të plotë do të kenë mundësi të qëndrojnë e të banojnë këtu, sepse prej nesh do të trajtohen butë, favorshëm dhe mirë si persona me gjithë pasuritë e tyre njëlloj si qytetarët e tjerë të këtij qyteti të Durrësit. 

Për dëshmi të sa u tha më lart për një provë më të plotë dhamë urdhër që të përgatitej kjo letër dhe të përforcohej me vulën tonë të artë dhe të varur. 

Lëshuar në pallatin tonë dukal, në vitin e zotit 1392, në muajin gusht, me datë tetëmbëdhjetë, indikti i pesëmbëdhjetë.

*************

Në vijim sjellim tejshkronjëzimin në gjuhën latine të marrëveshjes:

Conventiones et pacta facta inter illustrissimem ac potentem ducem dominum Georgium Topiam, domini Durachii, et dominum Saracenum Dandulum nomine illustrissimi Venetiarum Dominii de Castro Dirachii.

Antonius Venerio, Dei Gratia dux Venetiarum etc. 

Universis et singulis tam presentibus quam futuris has nostras Patentes litteras inspecturis pateat evidenter, quod cum magnificus et potens dominus Georgius Topia dominus Durachii tamquam catholicus princeps et qui propter continuas predas et depopulationes suorum subditorum factas a Turchis timebat ne Civitas ipsa in contemptum nominis christiani pervenirent ad manus eorum cum perditione animarum et corporum tot fidelium christianorum pro salute sua ac Civitatis et populi sibi subiecti ad certas conventiones et pacta devenerit cum Nobili viro Saraceno Dandulo, captaneo nostro Culphi. 

De quibus inter eos contractum fuit publicum instrumentum; et ob hanc causam ipse dominus miserit ad nostram presentiam reverendum patrem dominum Joannem, Dei et Apostolicae Sedis gratia archiepiscopum Durachiensem,  et circumspectos viros Philippum Barelli de Venetis prothovestarium et Philippum de Zaperinis civem Durachii in suos ambasiatores cum magna instantia suo nomine requirentes quatinus placeret nobis dictas conventiones et pacta per nostras Patentes litteras approbare et ratificare pro consolatione sua et populi dictae Civitatis. 

Iccirco nos evidentissime cognoscentes vera fore dubia et pericula supradicta timentes damna et detrimenta que ipsa Civitas si pervenisset ad manus dictorum infidelium toti christianitati infalibiliter pervenissent cum nostris consiliis oportunis ipsum instrumentum conventionum et pactorum et omnia et singula in eo contenta ratificamus, gratificamus et approbamus ac grata rata et firma esse volumus in omnibus prout iacent, promittentes ex nunc contra ipsas conventiones et pacta non facere vel venire nec ipsum dominum Georgium de Domino in quo ad presens est inquietate vel molestare aut inquietari vel molestari facere ultra continentia pactorum predictorum donec vitam duxerit in humanis, et dum nobis observaverit, viceversa ea que nobis promisit et que in dicto instrumento pactorum et conventionum distinctius continentur Cuius tenor sequitur in haec verba:

In nomine domini nostri Jesu Christi ac protectoris  nostri Sancti Marci Euangeliste millesimo trecentisimo nonagesimo secundo, indictione decima quinta. In castro Durachii, presentibus domino Joanne, Dei gratia archiepiscopo Durachii, domino Philippo Barello de Venetiis, domino Almoro Barbaro de Venetiis, magistro Nicolao filio quondam Francisci de Seraualle, medico, domino Iacomello Boatello de Venetiis, presbytero, Andriolo de Venetiis,  testibus convocatis et rogatus, nobilis et egregius dominus Georgius Thopia, dominus Durachii, dedit et tradidit castrum Durachii de consensu et voluntate sua nobili et egregio viro domino Saraceno Dandulo, sindico et procuratore(!) ac capitaneo generali Culphi pro ducali Dominatione Venetiarum, his pactis et conditionibus videlicet. 

Primo, quod levetur insigne sive vexillum beati Marci nomine et vice dominationis et Communitatis Venetiarum. 

Item quod dominatio teneatur tenere, defendere et manutenere ipsum castrum suis munitionibus et hominibus, defensoribus et custodibus. 

Item quod ipsi custodes vocent et clament tutelam vice et nomine Egregii domini Georgii Thopie domini Duarachii. 

Item si aliqui essent fugitiui quod ad ipsum Castrum pro sui securitate irent quod predicta Dominatio teneatur illos in manibus dicti domini Georgii tradere. 

Item si aliqui essent extra civitatem ipsi Domino Georgio rebelles, quod ipsa Dominatio procuret et sollicitet illos reconciliare in favorem domini Georgii.

Item si a casu Dominatio transmitteret ambasiatorem ad dominum Turchorum, ipsa Dominatio provideat et procuret ponere pacem et concordiam cum predicto domino Georgio. 

Item si ipsi domino voluntas inesset aliquos suos subditos carcerari, quod possint illos mittere ad castrum et quod ipsa dominatio teneatur illos conservare ad libitum et voluntatem prefati domini. 

Item quod predictus dominus Georgius possit disponere ac distribuere res suas ecclesiasticas existentes in ecclesia dicti Castri et alia sua bona mobilia secundum libitum et voluntatem. 

Item si continget ipsum dominus Georgium emigrare ab hoc seculo quod nobiles et fideles ac vassalli sui possint stare, ire et redire, in dicta Civitate Durachii sine aliqua molestia et tedio.

Item quod tam ipse dominus Georgius quam Dominatio Venetiarum teneantur servare statuta et ordines dictae Civitatis Durachii. 

Item nobilis et egregius dominus Georgius Topia, dominus Dirachii suprascriptus, iuravit et sacramentavit observare et manutenere suprascripta et post eius mortem Civitatem Dirachii in manibus et potestate Dominationis sive Comunitatis Venetiarum libere devenire prout alias promisit et in presenti et contra nobilis et egregius vir dominus Saracenus Dandulo, sindicus et procurator ac capitaneus generalis Culfi, iuravit et sacramentavit vice et nomine Dominationis ac Communitatis Venetiarum observare et manutenere supradicta. 

Ego Joannes filius quondam Pizarini de Arimino, imperiali auctoritate notarius et iudex ordinarius, predictis omnibus et singulis presens interfui, subsripsi et publicavi signumque meum consuetum apponere posui. 

Insuper quia dictus dominus Georgius per suprasciptos suos ambasiatores inter alia requiri fecit a nobis quatinus dignaremur eidem concedere de gratia speciali quod habeat arbitrium et potestatem assecurandi omnes Albanenses quos reduceret ad standum et habitandum in Durachio in personis et bonis suis. 

Ad hoc cum dictis nostris consiliis sibi fecimus responderi sicque contenti sumus quod dictus dominus Georgius possit securitatem facere omnibus dictis Albanensibus qui se volent reducere cum personis et bonis suis ad habitandum civitatem antedictam eiusque promittere quod de quanto bene operabuntur et facient cum honore nostri Dominii et ipsius domini cum plenissima securitate poterunt ibi stare et habitare quia tractabuntur in personis et bonis suis a nobis et nostris omnibus dulciter, favorabiliter et benigne sicut alii cives dictae Civitatis Durachii.  

In quorum premissorum fidem et evidentiam pleniorem presentes nostras litteras fieri iussimus et bulla nostra aurea pendente muniri. 

Datum in nostro Ducali Palatio, anno Domini M.CCC.LXXXXII, mensis Augusti,  die decima octava, indictione XV.

Filed Under: Opinion Tagged With: Musa Ahmeti

AGO RABI LAZARATI, KONTRIBUTI NË FEDERATËN VATRA E GAZETËN DIELLI

April 7, 2023 by s p

Armando Rabi/

Ago Rabi ishte një nga themeluesit e Federatës “VATRA” e krijuar në vitin 1912, e cila ka pasur si mision historik mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në SHBA, si edhe ka ndërmarrë përsipër lobimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës. Por jo vetëm…Agua ka punuar dhe si kontrollor i Gazetës “Dielli”. AGO RABI LAZARATI kështu quhej nga shokët dhe atdhetarët në Amerikë,një personalitet i vlerave të shquara, i njohur ndër breza për kontributet e vyera që ka dhënë si një vizionar dhe patriot.Agua u lind ne Lazarat në vitin 1888. Babai i tij Rakip Rabi ka qenë një nga luftëtarët e çetave të Lazaratit ,në luftrat për liri dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare.Agua , arsimin fillor dhe atë 8-vjeçarë e kreu në fshatin e tij Lazarat, por për shkak të kushteve dhe vështirsive të kohës nuk mundi të përfundonte arsimin e mesëm.Qysh nxënës dallonte për vrullshmërinë dhe guximin e tij,karakterizohej nga një urtësi shpirtërore, ishte vizionar, me një etje për dituri ,e me vyrtytet e një njeriu të mirë,fisnik e largpamës; i frymëzuar me ide atdhedashurie.Agua gjithmonë e shprehte adhurimin dhe ëndrrën që kishte për të emigruar në Amerikë. Kjo ëndërr i bëhet realitet për herë të parë në vitin 1910, vit të cilin ka shkuar dy herë drejt Amerikës.Gjatë qëndrimit atje ai u lidh me drejtuesit e komunitetit shqiptar në Amerikë si me Fan S. Nolin, Sotir Pecin, Kristo Dakon, etj . Së bashku me mësueset Sevasti e Parashqevi Qiriazi u përfshin në hapjen e shkollave shqipe dhe Themelimin e Shoqërisë Vatra në radhët e komunitetit shqiptar atje.Mbas kompletimit me arsimin që përfundoi atje, ai filloi të angazhohej për hapjen e gazetave shqip si “Përparimi”, Imigranti” në New York ,Boston, si dhe furnizonte me kronika nga aktivitetet e degëve të emigrantëve në shtete të ndryshme gazetën “Dielli” i shoqatës “Vatra” .Agua nuk i shkëputi për asnjë moment lidhjet me vendlindjen e tij, Lazaratin.Ai u lumturua pa masë kur mësoi se në Lazarat në 1915 mësuesi arbëresh Sinjore Tozeli kishte hapur shkollën shqipe . Në një letër që i dërgonte drejtorit të gazetës “Omonia “,që dilte në Gjirokastër greqisht më 1915-1916 , i shkruante: “ I nderuar , zoti Dilo ! Mora vesh se zotëria juaj , boton një gazetë në Gjirokastër greqisht. Meqënëse unë di greqisht dhe jam nga Lazarati, ju lutem më dërgoni disa numra . Me këtë veprim ju i shërbeni vëllazërimit të krishterëve dhe muslimanëve , pavarësisht kritikave të ish kajmekamit , dhe editorit të “Diellit “( Bahri Omarit)Pas luftës së parë botërore monarkitë fqinje dhe Italia mezi prisnin të zbatohej “traktati i fshehtë i Londrës” . Shqiptarët e Amerikës u organizuan në partitë politike Shqiptare. Drejtuesit dhe intelektualet patriot të këtyre partive përpiluan dhe i dërguan një “Promemorie” Presidentit të SHBA Woodrow Wilson 105 vjet më parë.Një ndër këta firmëtarë ishte dhe AGO RABI LAZARATIBoston Mas. U.S.A.4.5.1919 PROMEMORIE Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Woodrow Wilson.I nderuari , zoti President! Duke qenë se së shpejti do të shkoni si përfaqësues i Amerikës fitimtare në konferencën e Paqes, duke qenë se Shqipëria është në rrezik nga një traktat për coptim nga fuqitë fqinje aleate , duke qenë se ju keni dhënë deklaratë që Vlora dhe krahinat përreth mund ti mbeten Italisë,kerkojmë nga Shkëlqesia Juaj që ta konsideroni edhe një herë këtë Deklaratë Tuajën,pasi po të marë Vlorën dhe krahinat përreth Italia, atëherë Adriatiku bëhet liqen i mbyllur Italian dhe përsa i përket Vlorës “sa mund të rrojë njeriu pa mushkëri aq mund të jetojë Shqipëria pa Vlorën”-tha ai.Kemi shpresë tek Shkëlqesia Juaj se do të mbrojë në atë konferencë të drejtën shqiptare .Për Partitë Politike Shqiptare K R Y E T A R I , Kristo Dako.F I N A N C I ER ,Rexhep Demi Filati K O N T R O L L O R ,Ago Rakip Lazërati.Presidenti W. Wilson u deklaroi autoriteteve të emigracionit shqiptar me Fan S Nolin në krye ku bënte pjesë dhe Ago Rakip Lazërati se : “Shqiperia do të ketë një zë në këtë konferencë që ta mbrojë dhe ai zë jam unë”.Pas formimit të qeverisë së Sulejman Delvinës , dalë nga kongresi I Lushnjës dhe pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, Agua u kthye në atdhe më 1921. Ku ndoqi me interes zhvillimet politike në vitet 1920-1924. Pas Thirrjes së Nolit për pjesmarrje në administratë, Agua ju përgjigj : “ Rëndësi për mua ka që u bë Shqipëria !” Agua jetoi gjithë kohën e Zogut në aktivitetin e tij privat jashtë politikës . Përjetoi me dhembje pushtimin fashist të vendit dhe ishte për luftën çlirimtare. Agua ishte kundër politikës servile ndaj Titos që mbanin krerët e regjimit dhe këtë e shprehu haptazi në popull me rastin e vizitës së Enverit në Beograd më 1946. Fjalëve të bukura për Titon të agjitatorit të Frontit Agua ju përgjigj: “Po , mor po! i mirë është sërbi Tito , por për Shqipërinë është shejtan mulliri!”Mbas kthimit në atdhe Agua punoi dhe jetoi pranë familjes së tij në vendlindjen ku lindi dhe u rrit në Lazarat. Në vjeshtë të vitit 1948 regjimi komunist i diktatorit Hoxha, atdhetarin Ago Rabi do e burgoste në burgun e Gjirokastrës sepse nuk pagoi detyrimet. Pasi kreu një vit burg lirohet i sëmurë ndërsa pas një viti mes vuajtjesh ndërroi jetë në dhjetorin e vitit 1950 .Ky ishte shpërblimi që i dha regjimi këtij atdhetari të madh. Dhe më vonë regjimi nuk i njohu apo nuk përmendi kurrë kontributet e tij, vlerat e tij për atdheun në ato ditë të vështira të rrezikut të shpërbërjes.Agua u nda nga jeta duke marrë nderimet , respektin dhe vlerësimet e të gjithë bashkëfshatarëve po ashtu dhe të miqve dhe bashkë atdhetarëve të tij mes të cilëve punoi dhe jetoi.

Filed Under: Komunitet

THE ONTARIO INTELLIGENCER (1941) / TAKIMI ME MBRETIN ZOG NË HOTEL RITZ NË LONDËR — RRËFIMI I GAZETARIT ROBERT BUNNELLE

April 7, 2023 by s p



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Prill 2023

“The Ontario Intelligencer” ka botuar, të martën e 14 tetorit 1941, në faqen n°11, rrëfimin e gazetarit Robert Bunnelle mbi takimin me mbretin Zog asokohe në Hotel Ritz në Londër, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti i Shqipërisë, Zogu I, duke bërë jetën e një zotërie fshati

Duke shpresuar me kohën se aleatët do t’i dëbojnë italianët nga Shqipëria

Thotë se është i lumtur

Nga Robert Bunnelle

(Shkrimtar i Stafit të Associated Press)

Burimi : The Ontario Intelligencer, e martë, 14 tetor 1941, f.11
Burimi : The Ontario Intelligencer, e martë, 14 tetor 1941, f.11

Londër, 14 tetor – (AP) Zogu I, mbret pa vend, po jeton jetën pa emocione të një zotërie fshati dhe shpreson që mbështetësit dhe aleatët e tij t’i përzënë italianët nga Shqipëria dhe t’i kthejnë punën.

I heshtur për planet e tij, monarku i guximshëm i shmanget publicitetit, argëtohet në mënyrë modeste dhe kujdeset rreptësisht për biznesin e tij.

Për rrethin e jashtëm, më së shumti duket se është duke mbajtur djalin e tij të vogël biond – lindur dy ditë para se italianët të pushtonin Shqipërinë – në prehër apo duke lexuar gazetat.

E takova në Ritz për një koktej, një “takim thjesht shoqëror” i organizuar nga një mik i përbashkët pas javësh përpjekjesh për ta parë atë profesionalisht si mbret dhe gazetar.

“Jam i lumtur”, tha mbreti Zog në frëngjisht, “që republikat e Amerikës së Jugut kanë filluar të kuptojnë rreziqet e armiqve nga jashtë. Është mirë t’i shohësh ato të kthehen në drejtim të veprimit të përbashkët me Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur hemisferën perëndimore kundër agresionit. Nëse vendet e Ballkanit do të ishin bashkuar, historia e kësaj lufte mund të kishte qenë një histori tjetër”.

“Një ditë,” shtoi ai, “mund të ketë një Lidhje të re Kombesh nën të cilën vendet e vogla që janë shkatërruar do të rikthehen. Nëse ka, shpresoj që Shtetet e Bashkuara të marrin pjesë në të dhe të mos mbeten jashtë pas luftës së fundit.”

“Lidhja e Kombeve duhet të ketë Shtetet e Bashkuara për të qenë të suksesshme.”

Mbreti Zog ishte i rezervuar në lidhje me veprimtaritë e tij gjatë luftës. Por bashkëpunëtorët e tij e bënë të qartë se ai nuk u lejua të krijonte një revoltë në Shqipëri për të minuar forcën italiane pasi Italia dhe Greqia hynë në luftë në tetor 1940.

Mbreti thotë se malësorët e tij shqiptarë nuk do të pajtohen kurrë me sundimin italian dhe shumë prej mbështetësve të tij mendonin se me udhëheqjen e Zogut, grupe luftëtarësh mund të ishin organizuar për t’u mundësuar grekëve të pastronin italianët përpara se gjermanët të bashkoheshin në luftime prillin e kaluar.

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

6 PRILLI I KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE: “ME SHTATË PUSHKË E NJË ALLTI”!

April 7, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Sivjet, 6 prilli shënoi 112-vjetorin (6 Prill,1911) e ngritjes së Flamurit Kombëtar nga Heroi i kombit, Dedë Gjon Luli, për herë të parë në pothuaj 500-vjet të pushtimit turko-osman në trojet shqiptare. Ngritjes së Flamurit Kombëtar të shqiptarëve i pati paraprirë kryengritja e Malësisë së Madhe, një kryengritje kjo që zgjati nga marsi deri në gusht të vitit 1911 dhe që mund të thuhet se një kryengritje e tillë nuk kishte ndodhur më parë në trojet shqiptare, qysh prej kohës së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në këngën e 28-të të “Lahutës së Malësisë” — epopesë kombëtare të shqiptarëve — i madhi i letrave shqipe, At Gjergj Fishta e përshkruan kështu trimërinë e Dedë Gjon Lulit dhe malësorëve të tij: Deda niset me një grusht malësorë për në Rapshë të Hotit, për t’u takuar me plakun Marash Ucin, të cilin e njofton, por të merrte gjithashtu edhe pëlqimin e tij për kryengritjen, sepse me djemtë që kishte me vete, kishte vendosur t’i binte Turkut para afatit të caktuar nga paria e maleve. Dedë Gjon Luli ngarkon Marash Ucin me detyrën që të lajmërojë për këtë nismë kombëtare, fiset Shkrel e Kastrat, pasi ushtarët e tij ishin vetëm 20 — “me shtatë pushkë e një allti”.  Kryengritësit malësorë marrin nën kontroll postet e mbretit dhe zënë robër 60 ushtarë anadollakë të cilëve kryengritsit malësorë u marrin armët dhe i nisin për Shkodër.

Luftimet pëlcasin aty këtu në mbarë Malësinë e Madhe. Fishta përshkruan me zotësinë e tij prej poeti, se si rojet turke bien e dorëzohen anë e mbanë Malësisë. Me të marrë vesh për luftën e malësorëve, Sulltani dërgon në Shkodër 70 taborë nën komandën e Turgut Pashës kundër malësorëve, por malësorët nuk dorëzohen. Paria e maleve takohet me Luigj Gurakuqin në krye dhe vendosin t’i përgjigjen Pashës me barut, sipas Gjergj Fishtës: “Mësyn Turku me furi, e pret Malësia me trimëri”, këndon At Gjergj Fishta në vjershën 28-të të “Lahutës së Malësisë”.

Vendi kallet flakë: gjëmojnë male e kodra, ushtojnë gryka e humnera, fishkëllejnë plumba e gjyle topash. Ethem Pasha mësyn Kelmendin nga ana e Gucisë dhe malësorët tashti gjenden mes dy zjarreve, por nuk ligështohen. Forcat dërmuese anadollake, për fat të keq, fitojnë, por toka lahet në gjak dhe shtrohet pëllëmbë për pëllëmbë me ushtarë të vdekur anadollakë. 

Evropa habitet nga trimëria e malësorëve dhe më në fund kontinenti i vjetër e sheh vendosmërinë e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e veta, pas pushtimit osman prej 500-vjetësh, interpreton Fishta.

 Në këtë 6 prill kujtojmë pra me fjalët e Poetit Kombëtar, At Gjergj Fishtës, kryengritjen e Malësisë së Madhe dhe Dedë Gjon Lulin, i cili me aktin e ngritjes së Flamurit Kombëtar për herë të parë në 500-vjet të pushtimit osman, tregoi guximin  dhe trimërinë e tij dhe të bashkëluftëtarëve të tij malësorë, duke sfiduar perandorinë osmane, më e madhja e asaj kohe, dhe kolonializmin e institucioneve të saj në trojet shqiptare, duke ndryshuar kështu përgjithmonë historinë e Kombit shqiptar dhe duke i çuar shqiptarët drejtë fillimit eventual të lirisë shoqërore dhe pavarësisë politike. 

Megjithëse ngritja e Flamurit Kombëtar nga Dedë Gjon Luli dhe malësorët ishte hedhur në harresë nga regjimi komunist për arsyet e tija ideologjike, gjë që nuk ka ndryshuar shumë as këto 30 vjet post-komunizëm, ngritja e Flamurit në Deçiq të Malësisë së Madhe, sot e kësaj dite, mbetet një akt i madh historik e patriotik, që do të kujtohet gjithmonë me krenari frymëzuese dhe si simbol i paharrueshëm i fuqisë morale të malësorëve dhe të Kombit shqiptar, në përgjithësi, kundër pushtuesve të huaj dhe armiqëve shekullorë të kombit, atëherë dhe sot. Megjithatë, rëndësia e rolit historik të Dedë Gjon Lulit, e Kryengritjes së Malësisë së Madhe dhe ngritja e Flamurit kombëtar në Deçiq me 6 prill, 1911 nga Dedë Gjon Luli me malësorë, është për meritën se konsolidoi hovin që kryengritja i dha idesë së Lidhjes së Prizrenit për një Shqipëri të lirë e të pavarur, për një Shqipëri që brenda kufijve të saj do të përfshinte të gjithë ata që e konsiderojnë veten bijë e bija, nipa, stërnipa e mbesa të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

A picture containing text, person, posing, sign

Description automatically generated

Një meritë tjetër e këtyre burrave, është se kryengritësit malësorë i erdhën në ndihmë kombit në çastin kur mendohej se raca shqiptare po jepte shpirt, e ndarë dhe e përçarë, e harruar nga bota perëndimore. Nga ajo botë ku e kishte vendin dhe që, fatkeqsisht, sot e asaj dite mbetet kjo ide mbetet ende një ëndërr e pa realizuar për shqiptarët. Dedë Gjon Luli me malësorët e tij i erdhën në ndihmë tokës arbërore, atëherë kur dukej se shpresat e shqiptarëve për liri e pavarësi po zhdukeshin dhe kur fqinjët, lakmues të tokave shqiptare — nëpër kancelaritë e Evropës — bërtisnin duke thënë se nuk kishte komb shqiptar. Malësorët e vitit 1911, jo vetëm që u bënë simboli i Rilindjes Kombëtare, por ata ishin edhe dallëndyshet që paralajmëruan pavarësinë kombëtare të shqiptarëve një vit më vonë. 

Ata ishin lajmëtarët e kombit që njoftuan Evropën dhe botën se toka e Gjergj Kastriotit, më fund, kishte zot. Në përpjekjet e tyre për liri e pavarësi, Ded Gjon Luli dhe malësorët e tij gjetën mbështetjen e Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit, të cilët të inkurajuar nga lufta e malësorëve kundër armikut janë takuar me Dedë Gjonin për të përpiluar Memorandumin historik që, ndër të tjera, përmbante kërkesat e Malësorëve dhe të gjithë Shqiptarëve, për një Shqipëri me administratë në gjuhën shqipe dhe për buxhet të vetin. Mund të ishte ky fillimi i një përpjekjeje, që sot do ta quanim “ndërkombëtarizim të çështjes shqiptare”, duke pasqyruar dëshirën e të gjithë shqiptarëve për bashkim, për liri e pavarësi. Ishte pra një mesazh i fuqishëm për atë kohë, por edhe për sot se shqiptari dëshiron të jetojë në shtëpinë e vet, zot i fatit të vet, pa ndërhyrje dhe influenca nga jashtë, në paqe e siguri me fqinjët, si pjesë e familjes së madhe evropiane. 

Në botën aktuale shqiptare të koncesioneve ekonomike, publiko-private, të interesave të shumëllojshme personale e partiake, përfshirë interesat dhe influencat e huaja që nuk prajnë kurrë duke vepruar kundër interesave shqiptare, është mirë të kujtohet me këtë rast se kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e Flamurit në Deçiq me 6 prill, 1911, u bë thjesht për ideale të larta kombëtare. Ato përpjekje nuk ishin ndërmarrje për përfitime të përkohëshme personale, krahinore, fetare ose ideologjike, por ishte një luftë për jetë a vdekje,  për mbijetesën dhe lirinë e kombit shqiptar  dhe si e tillë kishte qëllime dhe objektiva të interesit mbarë kombëtar, për ruajtjen e identitetit dhe të vlerave e karakteristikave që kanë dalluar gjithmonë shqiptarët nga të gjithë popujt e tjerë: nderi, besa dhe burrëria!

Gëzuar 6 Prillin, Malësisë së Madhe dhe mbarë Kombit shqiptar!

Frank Shkreli

A picture containing person, wall, person

Description automatically generated

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1732
  • 1733
  • 1734
  • 1735
  • 1736
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT