• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ZERI I AMERIKES: DASH: Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit, mungesa e pavarësisë në media dhe korrupsioni, problemet kryesore në Shqipëri

March 21, 2023 by s p

  • Keida Kostreci

ZERI I AMERIKES: https://www.zeriamerikes.com/a/7013134.html

Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, të botuar sot.

Ndonëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, “presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thuhet në raport.

Në raport vëren se ka patur edhe përparim, duke përmendur Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) i cili gjatë vitit të kaluar ka hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarët e lartë dhe pjesëtarë të krimit të organizuar, të përfshirë në korrupsion.

Korrupsioni, thekson raporti, ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë edhe prokurimin publik dhe partneritetet publiko-private.

Një nga problemet kryesore të përmendura në raport është gjendja e medias dhe trysnia ndaj saj.

Sipas raportit, vëzhguesit pohojnë se “qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”.

Ka media të lira dhe një përhapje të madhe të organeve të medias, veçanërisht në internet, që përfaqësojnë një spektër të gjerë pikëpamjesh pa përgjegjësi, shpesh pa e atribuar informacionin.

“Megjithatë, janë të pakta mediat e pavarura, pasi shumica e mediave janë në pronësi të biznesmenëve me peshë që kanë interesa të mëdha, të cilët përdorin mediat e tyre për të avancuar interesat e tyre, përfshirë përfitimin dhe nxitjen e interesave që kanë me partitë politike”, thuhet në raport.

Departamentit i Shtetit thotë gjithashtu se ka pasur raporte të besueshme sipas së cilave, përfaqësuesit e lartë të mediave përdornin organet e tyre për të ushtruar shantazh ndaj bizneseve, duke i kërcënuar ato me pasqyrim negativ.

“Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët thuhet se kanë praktikuar autocensurë”, thuhet në raport.

Po sipas Departamentit të Shtetit, raporti i Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve pas zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021 vlerësoi se gazetarët mbetën të pambrojtur ndaj presionit dhe korrupsionit.

Duke iu referuar këtyre zgjedhjeve, në raport thuhet se sipas Misionit Ndërkombëtar të Vëzhguesve megjithëse zgjedhjet në përgjithësi ishin të organizuara mirë, partia në pushtet siguroi avantazhe të rëndësishme nga fakti i të qënit pushteti i saj, nga kontrolli mbi administratat vendore dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative”.

Raporti përmend gjithashtu përfitimin që shumica siguroi nga mbulimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media, si edhe pretendimet e besueshme për blerje të përhapura të votave nga partitë politike dhe nxjerrjen dhe përdorimin e paligjshëm të të dhënave të ndjeshme personale.

Në raport thuhet se disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë akuzuan qeverinë për zbatim selektiv të ligjit për sekuestrimin e pronave për qëllime politike.

Aty përmenden si shembuj mbyllja me forcë e një ambjenti biznesi të një deputeti të opozitës, i cili tha se kompania e tij ishte vënë në shënjestër, pasi ai kishte akuzuar vazhdimisht dhe publikisht zyrtarët e qeverisë për korrupsion.

Po ashtu përmendet shembja në dhjetor e një hoteli nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit , duke përmendur si arsye shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit.

Në raport përmendet fakti që pronari i hotelit, që është edhe pronar i disa mediave dhe bizneseve të tjera, pretendon se hoteli i tij u shkatërrua për të heshtur kritikat dhe kundërshtimet, ndërkohë që qeveria tha se veproi në përputhje me ligjet në fuqi.

Duke folur për të drejtat e grave, raporti vë në dukje se qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive kur bëhet fjalë për përdhunimet.

Po ashtu raporti thekson se autoritetet nuk kanë publikuar të dhëna për ndjekjet penale për rastet e përdhunimit bashkëshortor. Koncepti i përdhunimit nga bashkëshorti nuk është kuptuar mirë dhe autoritetet shpesh nuk e konsiderojnë atë si krim, thuhet në raport.

Megjithëse ligji e ndalon ngacmimin seksual, zyrtarët rrallë e zbatuan detyrimiun që rrjedh nga ky ligj, sipas raportit.

Filed Under: Analiza

FAQE ARKIVI: Reportazhi nga kufiri Kosovë-Shqipëri “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”- Mars 1996

March 21, 2023 by s p

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

Para 27 viteve, në 18 Mars 1996, në gazetën e përditshme të rezistencës “Bujku”, të vetmes atëherë në Kosovë, themelues-kryeredaktor i  parë i së cilës isha, në reportazhin nga kufiri Kosovë-Shqipëri me titull “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”,  i dërguar edhe në Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë dhe që në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetur” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë e gjejë se është botuar, në 19 Mars 1996, edhe në gazetën Rilindja që dilte në Tiranë pas ndalimit nga regjimi okupues në Prishtinë,  mes tjerash, kam shkruar:

“Një grup i të rinjëve dhe të rejave nga rrethi i Prizrenit, ditë më parë ishin penguar të shkojnë në Shqipëri, meqë nuk iu ishin dhënë vizat dalëse nga administrata e instaluar policore serbe në Prizren.

Qëllimi i udhëtimit të tyre në Shqipëri ishte të marrin pjesë në festën e njohur të qytetit të Elbasanit-të Ditës së Verës, Ditës së Luleve, të 14 Marsit.

Donin të shihnin se si kremtohet në Elbasan e njëjta festë që është edhe në Prizren e rrethinë”…

***

Në gazetën “Bujku” reportazhi ka nënshkrimin edhe të korrespondentit të saj në Prizren, Fatmir Pireci, bashkë me të cilin shkuam drejt kufirit…

Filed Under: Rajon

Tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova

March 21, 2023 by s p

Ramush Haradinaj/

Janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
E para, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO;
Të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe;
Ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje!
Krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjës së Ohrit!

Filed Under: Emigracion

RRËFIME TË VEPRIMTARISË KOMBËTARE TË EKREM BARDHA

March 21, 2023 by s p

Me shqiptarët në Amerikë

Skënder Karaçica

Në një emission (Top Channel, Tiranë), veprimtari i njohur i çështjes shqiptare në diasporën në Amerikë, Ekrem Bardha, në rrëfimet e tij ndër të tjera hedh dritë për një ngjarje të kohës në Nju Jork në vitin 1960, ku mori pjesë në selinë e OKB-së ish udhëheqësi i dytë i partisë së punës dhe njeriu i qeverisë shqiptare Mehmet Shehu. Me të dëgjuar se në selinë e OKB-së në Nju Jork kishte ardhur njeriu i qeverisë shqiptare Mehmet Shehu, thotë në rrëfimet e tij Ekrem Bardha, u organizuam nga Çikago, Nju Jorku, Detroiti dhe të qendrave tjera në Amerikë dhe shkuam para selisë së OKB-së duke brohoritur: Poshtë Mehmet Shehu, Poshtë Komunizmi  në Shqipëri!

Derisa ne brohorisnim kundër regjimit komunist në Shqipëri, nga ana tjetër e qytetit në Nju Jorkut, vinte në drejtimin tonë një mase e madhe sa dyfishi ynë i mërgimtarëve grekë, që, me parolla në dorë kërkonin Korçën dhe Gjirokastrën tonë, thotë në rrëfimet e tij Ekrem Bardha. Kur turma greke afrohej afër nesh, ne harruam Mehmet Shehun dhe regjimin komunist dhe, ai na u bë si “vëlla” dhe pa një pa dy iu vërsulëm me çka patëm turmës greke dhe provokuese kundër Shqipërisë tonë. Dhe, i rrafëm dhe  i dërmuam grekët provokues deri në përgjakje, kurse gazeta  “New York Times” pati shkruar për këtë ngjarje të kohës para selisë së OKB-së në Nju Jork për përleshjen shqiptaro-greke për shkak të provokimeve me parullat “Na jepni Korçën dhe Gjirokastrën” për shtetin helen në Athinë, ky ishte një rëfim i shqiptarëve në Amerikë, që, tash e një shekull janë në ballë të veprimtarisë për çështjen shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan. I veçantë në ketë udhë të madhe kombëtare është veprimtari i njohur nga Detroiti, Ekrem Bardha.

Filed Under: LETERSI

DOJA TË ISHA DHE UNË…

March 21, 2023 by s p

– Nga Visar Zhiti –

MESHA E SHENJTË E MINISTRIT TË JASHTËM TË VATIKANIT, PAUL RICHARD GALLAGHER, NË KATEDRALEN E RRËSHENIT…

Doja të isha dhe unë, patjetër, thashë dhe ashtu bëra…
Para Katedrales së Rëshenit, në sheshin me emrin e martires katolike, “Marie Tuci”, grumbulloheshin vazhdimisht njerëz si në festë, si në një ngjarje të madhe, qytetarë plot, mirditorë epikë, gra me veshje tradicionale, studente, fëmijë me lule ndër duar dhe një diell i ngrohtë marsi që përndriste mbi kambanoren e lartë po më dukej si të ishte një kambanë ari…
Dëgjoja bisedat përreth, lavdëronin Ipeshkëvin e tyre, Imzot Gjergj Meta, ka gjallëruar jetën e qytetit, thoshin, nëse jo të gjithë munden të venë në kishë, vjen kisha te ju, u thotë ai.
Ja, mbërritën veturat te sheshi, zbriti Shkëlqesia e tij, Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Shtetit të Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizmat Ndërkombëtare ose Ministri i Jashtëm i Selisë së Shenjtë, po ngjiste shkallët e Katedrales. Ai do të kremtonte meshën e së dielës.
E si të mos merrja pjesë dhe unë. Pak më tutje ishte burgu i Spaçit, kisha qenë në burg dhe me klerikë dhe sikur ma kërkonin shpirtrat e tyre, të bashkëvuajtësve, që ishin vrarë apo vdekur brenda telave me gjëmba e varret andej-këndej humbnerave përreth s’u diheshin. Po unë dhe e njihja vetë Imzot Gallagher. Kur punoja në ambasadë në Vatikan, ishim takuar, po e adhuroja, po, po, u miqësuam.
Ipeshkëvi, Imzot Gjergj Meta i uroi mirëseardhjen në emër të gjithë bashkësisë dioqezane të Rrëshenit, duke thënë se vizitën e tij “e shihnim edhe si një përkujdesje të Atit tonë të Shenjtë, Papa Françeskut, për Kishën në Shqipëri” dhe falenderoi për praninë bashkëvëllezërit ipeshkvij, Kryetarin e Bashkisë së Rrëshenit, besimtarët aq të shumtë në numër, të ardhur nga fshatrat e ndryshëm të dioqezës, po edhe prej më larg, nga Kosova, nga Italia dhe deri nga SHBA.
Dhe nisi kori kishtar. Gjatë homelisë në Meshën e Shenjtë që po udhëhiqte Imzot Gallagher, tha se “Në një botë ku duket se mbizotërojnë dhuna, konflikti, rivaliteti dhe gënjeshtra, prania e të krishterëve vë përballë një forcë të shenjës së kundërt, e cila bëhet akuzë e këtyre veprave të vdekjes.”
…të mos shkurajohemi kurrë, – porositi, – t’iu përgjigjemi sfidave të kohës sonë me një qëndrim të përvuajtur dhe me një dialog që shoqërohet me gjeste mirësie dhe mirëkuptimi më të madh ndaj të gjithëve. Dhe shtoi:
“…ne e dimë mirë se të jetosh në këtë mënyrë ndonjëherë kushton, edhe me çmimin më të lartë, atë të jetës, siç e dëshmojnë ndër të tjera, 38 martirët e Shqipërisë, mes të cilëve gjendet vetëm një grua, e Lumja Marie Tuci, rishtare e re stigmatine dhe bijë e kësaj toke të Mirditës. Jeta e saj e shkurtër, por plot fe dhe guxim, është inkurajim dhe shenjë shprese për të gjithë ne e veçanërisht për të rinjtë. Amen.”
M’u nëpërmendën priftërinjtë në burgun e Spaçit, poezia që kisha shkruar fshehurazi, “Ikonat e arrestuara”, konferenca në Vatikan për persekutimin e klerit në Shqipëri, isha pranë Mons. Gallagher, kur po flisja, në një tryezë dhe prapë pas meshës në Rreshen, do të ishim pranë në drekën e shtruar në nderim të tij dhe Imzot Gjergj Meta më ftoi të jemi pranë.
Imzot Gallagher e dinte Spaçin, është mrekulli që ti je këtu tani, më tha, kujtuam takimet në Selinë e Shenjtë, në Washington, ftesat në shtëpi, librin e Edës time për Nënë Terezën, të botuar në Vatikan, më pyeti se si është dhe për romanin tim të ri. Duke shtrënguar duart, thamë se do të takoheshim sërish…
Si një lumë qiellor vazhdonte të rridhte dritë mbi Rrëshen, ndërsa Mati, si një lumë tokësor, i turbullt ikte duke këputur copa dherash si dhimbje, pemët që pasqyroheshin, bëheshin si kryqe… hije telash me gjëmba… gjurmë të burgosurish ribëheshin mbi baltë… mallkimi i tyre, jo, urimi i tyre më shumë, solli këto ditë kështu… ëndrra e popullit… bien martirë dhe ngrihen shenjtër… me rihapjen e tempujve të besimit… kambana dhe kjo meshë që s’do të harrohet… në Katedralen e Rrëshenit… ku duhej të vija patjetër.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1762
  • 1763
  • 1764
  • 1765
  • 1766
  • …
  • 2778
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT