• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“ARDIAN KOÇI DHE RINGJALLJA E FENOMENIT TË VETMBROJTJES POPULLORE”

March 18, 2023 by s p

Nga Shpend Sollaku Noé– Falë mbrotjes bipartizan drejtori i dalë nga epika u rikthye në krye të AdZM-së Fier– Për herë parë pas kaq kohësh shqiptarët vlerësojne njeriun, dhe jo partinë për të cilën votojnë.Kjo ishte fitorja më e madhe në psikologjinë e shqiptarit të sotëm, rendja pas vlerave njerëzore e profesionale dhe jo pas sugjerimeve të politikës. Në mbrojtjen e Çështjes Koçi u vunë në lëvizje të furishme të gjitha mjetet e mundshme të protestës popullore, jo vetëm në Lushnje e përreth, por edhe në gjithë Shqipërinë, madje edhe jashtë saj. Ky qëndrimi që duhet mbajtur përherë kur vihen në diskutim çështjet tona jetike: lënia mënjanë e sugjerimeve politike dhe mbrojtja e të të përgjithshmes. Vetë kështu, duke vënë në qënder të vëmendjes interesat e Shqipërisë, do të na kthehet shpresa se vendi ynë i bukurive të mrekullueshme mund të bëhet edhe vendi i qytetërimit kolektiv.Ky lloj qëndrimi duhet të shërbejë si linjë drejtuese edhe në zgjedhjet politike e lokale. Kujtohuni, jeni ju shqiptarët e thjeshtë që duhet ta drejtoni Shqipërinë, jo partitë – shpesh edhe marioneta të të huajit, edhe kur i huaji njihet botërisht si armik i shqiptarëve. Ministria e Turizmit dhe Ambientit u detyrua të bëjë prapaktheu përballë protestës popullore dhe riktheu Ardian Koçin në ambientin e tij të natyrshëm. Po cili do të jetë qëndrimi i saj me të ardhmen e këtij drejtuesi?– Do të lihet i qetë të punojë, apo do t’i priten mjetet për të vazhduar siç duhet veprimtarinë e tij të mrekullueshme?– Do t’i lihet fjala e lirë, apo do t’i mbyllet goja me scotch?– Do të ngrihet në përgjegjësi në Tiranë për të patur dorë të lirë në pëgërjen me çimento e platmas të AdZm-ve, nëpërmjet emërtimit si drejtor në Divjakë – Karavasta të një lepepeqeje pa shtyllë kurrizore? Sa për shqiptarët, ata e shprehën tashmë mendimin e tyre: Ardiani nuk duhet prekur më nga askush, përndryshe shkohet drejt Pasojash të Paparashikuara. Dëshira e admiruesve të tij të panumurt është që ai tëmbetet atje deri në pleqëri, aq sa do ta dëshirojë, edhe pas moshës së pensionit. Këtë duhet ta kenë parasysh edhe fitues të tjerë të zgjedhjeve në rang lokal apo kombëtar.Në foto: Shpend Sollaku Noé dhe Ardia Koçi tek Strugat ndanë pyllit të Divjakës.

Filed Under: Ekonomi

Edhe shqiptarët duhet ta kenë Kërlezhën e tyre për të nxitur demokratizimin e shoqërisë serbe

March 18, 2023 by s p

Për Kosovën është favor i madh një Serbi demokratike, ku nesër Presidenti i saj, i cili ratësisht mund të quhet Nikolla Sandulloviq, do të hidhte pa hezituar spirancën e paqes për të shkarkuar më lehtë anijen e madhe të paragjykmeve e animoziteteve serbe ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Ballkan.

Shkruan Mehmet PRISHTINA

Tani kur para pak ditësh në Kosovë, qëndroi lideri i Parisë Republikane të Serbisë, z. Nikolla Sandulloviq, i cili në Prekaz u përkul para viktimtave të terrorit serb dhe kërkoi falje për të gjtha mizoritë që Beogradi ka bërë mbi shqiptarët, m’u kujtua shkrimtari i famshëm kroat Mirosllav Kërlezha dhe sidomos eseja e tij me titull “Mbi të vetmit flamuj të kohës sonë”, kushtuar Kosta Novakoviqit (1886-1939), një publicist dhe politikan socialdemokrat, anëtar i dalluar i Partisë Socialdemokrate Serbe, e cila vepronte si opozitë në Mbretërinë Serbe. Novakoviqi kishte vuajtur disa vite burg për shkak se iu kishte kundërvënë planeve serbmëdha të zgjerimit të Serbisë në territoret e Shqipërisë e të Maqedonisë.Teksa ilustronte mizoritë serbe mbi shqiptarët, ndaj të cilave kundrvihej socialdemokrati Novakoviq, Kërlezha në esenë e tij, ndër të tjera, shkruante: “U ngrit ushtria dhe i vrau me topa dyqind qytetarë të vet, për t’i treguar rajës shqiptare ad oculos, çka do të thotë e Drejta e Shpatës. Për këto masakrime masive politike kolporterët brohorisnin publikisht në mes të qytetit: “Lufta e përgjakshme në jug”, “Dyqind të vdekur”, “Shumë me rëndësi”, “Botim i jashtëzakonshëm”, “Ballkan”, “Pravda”, “Vreme”, “Cicvaricev Dnevnik”, “Shumë me rëndësi”… Ndodhi që prapë menjëherë, në mënyrë të jashtëzakonisht të qartë, e ndejva çka do të thoshte të jeshë një nga dyqind Mustafa Abazët ose Adem Beqirët njëzet e pesë vjeçarë dhe çka do të thoshte të bjerësh i pushkatuar një ditë me diell, si qytetar lojal nga mitralozi i shtetit tend…”Ngjashëm si Kosta Novakoviqi, Dimitrije Tucoviqi e Svetozar Markoviqi dikur, edhe Nikolla Sandulloviqi sot, po mundohet t’i ndihmoj popullit të tij që të lirohet nga psikoza kolektive në të cilën e ka katandisur regjimi autokratik i Aleksandar Vuçiqit. Sandulloviqi po iu flet serbëve të tij me gjuhën e qartë të logjikës humane, duke ua bërë të qartë se shqiptarët nuk janë armiq të tyre.Kushdo që mundohet të futet në lëkurën e Sandulloviqit, e ka vështirë të përballojë temperaturën përvëluese që vjen nga kapaku i nxehtë i tenxheres populiste brenda së cilës vlon propaganda zyrtare serbe mbi “shqiptarët e këqinj”. Do të jetë vështirë edhe për ata serbë që mendojnë si Sandulloviqi, por që e kanë të pamundur të ngrenë kapakun e tenxheres dhe të shohin përtej, sepse Vuçiqi për çdo ditë shkarkon mijëra kamion me gurë paragjykues para syve të tyre, si municion për propagandën e tij trushpërlarëse.Shqiptarët dhe serbët duhet të jetojnë pranë njeri tjetrit, pa qenë nevoja të duhen me patjetër. Por ata duhet të respektohen, sepse për t’u dashur dy njerëz që kanë qenë viktimë e antagonizmave dhe paragjykimeve afatgjata, duhet të kalojë një kohë. Njësoj si brigjet e Savës që herë pas herë sjellin inerte të forta dhe copa trungjesh të kalbura, edhe në ndërgjegjet e njerëzve vijnë zërat e brendshëm në formë të thirrjeve të atyre që kërkojnë drejtësi. Nikolla Sandulloviqi ka kohë që është shndërruar në një zë të fuqishëm të ndërgjegjes kolektive serbe, sepse një popull mund të lirohet nga robëruesit e jashtëm, por liria e plotë e tij vjen vetëm atëherë kur çlirohet nga demonët e brendshëm.Fatkeqësisht, populli serb aktualisht vuan nga makthi i demonëve të vet, që ende ushqehen me iluzionin e të qenit “popull hyjnor”. Pafuqia për t’u liruar nga këta demonë, popullin serb e bën jo imun ndaj diktaturave që prodhojnë politikanë me ndërgjegje të munguar njerëzore. Pamjaftueshmëria e ndërgjegjes politike serbe ka qenë për një kohë të gjatë fushë manovrimi i aleancave kishtare-akademike-shtetërore kundër lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve.Shqiptarët duan që të bashkëjetojnë me serbët dhe të bashkëpunojnë me ta, si dy popuj normal që marrin dhe japin ato që njëri i ka e tjetri s’i ka. Serbët kanë sipërfaqe më të madhe të tokës së bukës, kurse shqiptarët e kanë më të gjatë vijën bregdetare. Pas njëqind vjetëve ndoshta hasmëritë e tanishme do të ruhen vetëm si lëndë arkivore për t’i mësuar shtigjet nga nuk duhet të kalohet, por mund të ndodhë që këto resurse që i kanë sot shqiptarët dhe serbët, nesë të jenë asete të përbashkëta zhvillimore, në një Europë të liruar nga paragjykimet mesjetare ndaj njëri tjetrit. Ngjashëm si francezët dhe gjermanët, apo si suedezët dhe norvegjezët e danezët, edhe shqiptarët e serbët nuk mund të jenë përjashtim i pajtimeve të mëdha historike.Por, a janë shqiptarët dhe serbët sot të gatshëm të pajtohen dhe të varrosin një herë e përgjithmonë sëpatat e hasmërive?Një përgjigje më të freskët ditëve të fundit na e ka dhënë politikani mendjehapur Nikolla Sanduloviq, i cili ftoi politikën serbe që të pranojë gabimet ndaj shqiptarëve, kurse shqiptarëve u kërkoi që të mos heqin dorë nga besimi se një ditë edhe në shoqërinë serbe do të triumfojë zëri i arsyes dhe mirëkuptimit fqinjësor.Nëse para 100 viteve një socialdemokrat si Kosta Novakoviqi vuante burg për shkak se kundërshtonte hapur politikaat koloniale serbe ndaj popujve të tjerë, sot duhet të del një Kërlezhë shqiptar dhe të mbështesë hapur e pa ekuivoke Nikolla Sandulloviqin për pikëpamjet e kristalta humane e vizionare të tij mbi marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Shoqëria serbe nuk mund të demokratizohet pa ndihmën edhe të intelektualëve, publicistëve, akademikve e profesorëve shqiptarë, ngjashëm siç ndikoi në vitet tetëdhjetë shtypi kroat e slloven me autorët e shumtë të tyre në diskursin publik të Kosovës, për t’i shikuar gjërat në një perspektivë më optimiste. Kjo edhe për faktin se demokratizimi i Serbisë, nënkupton çlirimin e ventillave për të nxjerrë jashtë energjitë negative që mbajnë të mbërthyer shoqërinë serbe nga demonët e shovenizmit. Demokratizimi i Serbisë nënkupton edhe çmontimin e të gjitha minave në rajon që ende i mbajnë në ankth marrëdhëniet mes njerëzve me etni, e religjone të ndryshme.Për Kosovën është favor i madh një Serbi demokratike, ku nesër Presidenti i saj, i cili ratësisht mund të quhet Nikolla Sandulloviq, do të hidhte pa hezituar spirancën e paqes në brigjet e mirëkuptimit shqiptaro-serb për të shkarkuar më lehtë anijen e madhe të paragjykimeve e animoziteteve serbe ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Ballkan. Prishtinë, 17 mars 2023(Autori është zv.Kryetar i Parisë Republikane të Kosovës)

Filed Under: Komente

Shën Patrik

March 18, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Patriku ishte anglez, por dashurinë për Irlandën e gjeti ndërsa mbahej i burgosur nga një grup rrëmbyesish irlandezë. Shën Patriku, mbrojtës i Irlandës, është një nga figurat më të njohura të krishterimit. Por, me gjithë përhapjen e tij në kulturë – domethënë festën e mbajtur në ditën e vdekjes së tij – jeta e tij mbetet mister.Shumë nga historitë e lidhura tradicionalisht me Shën Patrikun, duke përfshirë rrëfimin mbi dëbimin e të gjithë gjarpërinjve nga Irlanda, janë të rreme, produkte të qindra viteve të tregimeve të ekzagjeruara.Patriku lindi nga prindër të pasur afër fundit të shekullit të katërt. Besohet të ketë vdekur më 17 mars, rreth vitit 460.Megjithëse babai i tij ishte prift, sugjerohet se ai ndoshta e mori këtë rol për shkak të stimujve tatimorë dhe nuk ka asnjë provë që Patriku vinte nga një familje fetare.Në moshën 16-vjeçare, Patriku u kap rob nga një grup irlandezësh që sulmuan pronën e familjes së tij. Ata e transportuan në Irlandë ku kaloi gjashtë vjet në robëri.Gjatë kësaj kohe, Patriku punonte si bari, jashtë dhe larg njerëzve. I vetmuar dhe i frikësuar, ai iu drejtua fesë për ngushëllim, duke u bërë një i krishterë i devotshëm.Pas më shumë se gjashtë vjetësh si i burgosur, Patrik u arratis. Një zë – për të cilin ai besonte se ishte i Zotit – i foli në ëndërr, duke i thënë se ishte koha për t’u larguar nga Irlanda.Për ta bërë këtë, Patrik eci gati 300 km për në bregdetin irlandez, derisa mbërriti në Angli. Atje, thuhet se ai përjetoi një zbulesë të dytë – një engjëll në ëndërr i tha të kthehej në Irlandë si misioner. Menjëherë pas kësaj, Patrik filloi trajnimin fetar, një kurs studimi që zgjati më shumë se 15 vjet.Pas shugurimit si prift, ai u dërgua në Irlandë me mision të dyfishtë: t’u shërbente të krishterëve që tashmë jetonin në Irlandë dhe të fillonte të konvertonte irlandezët.I njohur me gjuhën dhe kulturën irlandeze, Patrick zgjodhi të përfshijë ritualin tradicional në mësimet e tij të krishterimit në vend që të përpiqej të zhdukte besimet pagane. Për shembull, ai përdori zjarre për të festuar Pashkët pasi irlandezët ishin mësuar të nderonin perënditë e tyre me zjarr. Ai gjithashtu mbivendosi një diell, simbol i fuqishëm irlandez, mbi kryqin e krishterë për të krijuar atë që tani quhet kryqi kelt, në mënyrë që nderimi i simbolit të dukej më i natyrshëm për irlandezët.Edhe pse kishte një numër të vogël të krishterësh në ishull, kur Patrik mbërriti, shumica e irlandezëve praktikonin një fe pagane të bazuar në natyrë. Nuk është çudi që historia e jetës së Patrikut u ekzagjerua me kalimin e shekujve – përrallat dhe tregimet emocionuese për të kujtuar historinë kanë qenë gjithmonë pjesë e mënyrës së jetesës së popujve.Patrik mund të njihet si shenjt mbrojtës i Irlandës, por ai nuk u kanonizua kurrë nga Kisha Katolike. Kjo thjesht për shkak të epokës në të cilën jetoi. Gjatë mijëvjeçarit të parë, nuk kishte asnjë proces formal të kanonizimit në Kishën Katolike. Pasi u bë prift dhe ndihmoi në përhapjen e krishterimit në të gjithë Irlandën, Patriku ka të ngjarë se u shpall shenjtor nga vlerësimi popullor.

Filed Under: Fejton Tagged With: Astrit Lulushi

PRANIMI I PROPOZIMIT EVROPIAN ËSHTË KOMPROMIS TJETËR I KOSOVËS

March 18, 2023 by s p

– Asociacioni njëetnik nuk duhet të krijohet pa njohje të pavarësisë edhe nëse Serbia e kallë Evropën

Nga MSc. Agim Aliçkaj/

Pranimi i propozimit të Unionit Evropian të përkrahur nga Departamenti i Shtetit Amerikan, për “normalizim të marrëdhënieve” me Serbinë është një kompromis tjetër i dhimbshëm i Kosovës, pas planit të Ahtisarit dhe dhjetra marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë edhe ato të targave dhe zgjedhjeve në veri të Kosovës. Ky duhet të jetë kompromisi i fundit i Kosovës ndaj bashkësisë ndërkombëtare për hirë të paqes dhe sigurisë në Evropën Juglindore. Nëse ndërmjetësuesit dhe diplomatët perëndimorë nuk e çmojnë këtë, nuk e meritojnë respektin dhe bashkëpunimin e Kosovës. Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve dhe lejohet të sillet si viktimë. Agresioni serb ndaj Kosovës po vazhdon pandërprerje. Ndermjetësuesit e lavdërojnë Vuçiqin edhe kur ai i refuzon dhe i nënçmon ata, apo kur vë kushte, ose bën kërcënime. Kosova kritikohet edhe kur e kërkon të drejtën e vet për të ekzistuar. A mundet ndonjë njeri i mençur të na spjegojë pse duhet të bëhet Asociacioni serb para njohjes, përveçse për t’ja bërë qejfin Vuçiqit. Një krimineli potencial të luftës të shpallur më heret non-grata nga Unioni Evropian, një nxënësi të Milosheviqit dhe shërbëtori të Putinit. Perëndimit i duhet një despot dhe kriminel për ta kontrolluar shtetin e kriminalizuar serb, qoftë edhe në kurriz të Kosovës. Por, Kosova duhet të thotë MJAFT. Jo, në kurrizin tim. Qeverisja aktuale Kurti-Osmani është duke bërë çmos për t’i përmirësuar gabimet katastrofale të qeverisjeve të mëparshme dhe për ta shpëtuar Kosovën nga shkatërrimi. Lëshimet e deritashme të qeverisë Kurti ishin të paevitueshme. Por çdo gjë e ka fundin. Krijimi i asociacionit serb dhe çfarëdo lëshimi tjetër që e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës është tradhëti kombëtare. Nëse sakatohet shteti, nuk na duhet miqësia me askend. Opozita e Kosovës ishte e dështuar në qeverisje, është e dështuar edhe sot. Nuk e kanë asnjë propozim konkret, si të veprohet me ndërkombëtarët dhe si të detyrohet Serbia për ta njohur Kosovën. Politika e tyre bazohet ekskluzivisht në kundërshtimin e vendimeve të qeverisë Kurti, edhe kur sjellja e tyre është në interes të Serbisë. Shtrohet pyetja çka fiton Kosova konkretisht para ose krahas implementimit të marrëveshjes evropiane, përveç premtimeve dhe fjalëve të mira. A do ta njohin pesë shtetet e mbetura të Evropës? A do të inkuadrohet në NATO ? A do të pranohet në KE, BE dhe OKB ? Apo sëpaku, a mund të nënshkruhet me Amerikën një Pakt i mbrojtjes dhe ndërhyrjes së saj, në rast se Serbia e cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës? Përfundimisht, nëse Mediatorët dhe Diplomatët perëndimorë, nuk janë në gjendje të bëjnë presion të mjaftueshëm mbi Serbinë për ta pranuar planin e tyre të kompromisit, dialogu me Serbinë është i kotë. Kosova dhe kombi shqiptar duhet të përgaditën për tu mbrojtur me forcë nga Serbia. Rruga e vetme mbetet bashkimi kombëtarë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Agim Aliçkaj

“Luba”, një dashuri që vërvitet mes kohrash dhe zhvesh sistemin diktatorial

March 18, 2023 by s p

Nga Alessia Selimi/

Sot, gjithçka njeh kompromis. Edhe dashuria, substanca më e qenësishme për njeriun. Duket se ajo përdhoset, blihet e zëvendësohet lehtësisht me një tjetër dashuri. Me një tjetër fytyrë e tipare, tjetër buzëshje e shikim. Sepse sot, të dashurosh është akt dobësie. E të qenit i dobët, askush nuk ta fal. Përjashtohet nga kjo gjyqësi forcash thuajse çdokush: gërnjari, lakmitari, madje edhe i pabesi, po kurrsesi i dashuruari. Nuk është aspak panoramikë e re apo surprizuese, por padyshim më e plotë, ku, në lëmin e së keqes, veçohet e mira se gjithçka vërvitet rreth individit e jo kolektivit.Në Tiranën nevrastenike, silueta e zëra të ’60-’70 bëhen bashkë për të na folur pikërisht për më të shtrenjtën gjë, që duket se mbijeton edhe mbi tokë e qiell të përbaltur. Mbi podiumin e Teatrit Eksperimental është Luba ajo që rrëfen e para, edhe pse si të ish e fundit. Por kush është Luba, përveçse një grua e damkosur vetëm sepse është e huaj? Ajo është gjithçka përpos asaj studenteje të re dhe të bukur që në vendlindje, Kiev, njeh bashkëudhëtarin e saj besnik. Atë që nuk zgjodhi ta linte pas krahëve, por ta merrte në Shqipëri dhe të krijonte një familje. Atë që nuk hoqi dorë prej saj edhe nën represionin komunist, kur u detyrua të mendonte për jetën e tij. Dragush Gjerko është emri rreth së cilit Lubës i rrotullohet jeta, kësaj gruaje të regjur e të mbytur në lot, që evokon mbi skenë sekuenca makabre të së shkuarës.Gjerko s’ishte veçse një bashkëshort e familjar i devotshëm, që punonte në fabrikë në një nga fshatrat e thella të Veriut, pa e ditur se një gjyq kolektiv e priste, paradoksalisht për ndikim dhe shfaqje të huaja borgjeze e revizioniste. Ai gjithashtu nuk e dinte se do të merrej në një mbrëmje të vonë, krah Lubës, për t’u dërguar në një nga qelitë e Hetuesisë dhe për t’u torturuar deri në pikën e një ulërime therëse. E si të ishte në dijeni, kur dashurinë e kishte parë të mëkuar nga dëlirësia e larg komplotit e paranojave së një shteti të tërë kriminal? Shpejt do të kthjellohej në burgun famëkeq të Spaçit – mes të vdekurish në botën e të gjallëve – se terrori i regjimit komunist është çka të shemb themelet. Jo dashuria. Se dashuria i jepte frymë edhe përmes letrash dhe se e ushqente si asnjë gjellë e gatuar. Në të njëjtat konkluzione do të dilte edhe Luba, ndërsa mundohej për të siguruar lejen e vizitës. Terrori i regjimit komunist të shemb themelet dhe PIKË. Të kruspullos gjymtyrët e të bën të njohësh edhe kafshërinë në trupa njerëzish mbi ty. Dragushi ndërroi jetë e la pas vetes Lubën, fare fillikat. Pa një atdhe për t’u rikthyer, duke u kacafytur me të sajin fat të zi, sepse do t’i lëshoheshin të njëjtat akuza, ato të agjentes së huaj. Por Dragushi ndërroi jetë dhe mbajti me të qeshura edhe një grusht njerëzish të panjerëzishëm. Ishte një prej tyre – gardian burgu – që do ta njihte autorin Ylljet Aliçka me këtë histori tragjike. Ai e ftoi për një shëtitje në qytetin e Matit, asokohe kur shkrimtari ishte mësues i zonës, me premtimin se do t’i tregonte një histori që do ta shkrinte së qeshuri; historinë e Lubës dhe Dragushës, dy të rinjve të shkërmoqur nga zemra kriminale e diktaturës. Ylljetit nuk i qeshi asnjë pore në lëkurë, megjithatë, një reagim pati. Ylljeti solli për publikun e gjerë shfaqjen teatrale “Luba”, si dhe nxiti një pyetje që ndoshta përgjigje konkrete nuk kanë. Për dritën, dashurinë, errësirën e komunizmin. *Shfaqja teatrore “Luba” vjen në skenën e Eksperimentalit nga autori Ylljet Aliçka, regjisori Armand Bora, koreografja Veroniki Chatzopoulou, kompozitori Enis Mullaj e aktorët Xhoana Karaj, Kristian Koroveshi, Igli Fusha, Livion Aliaj, Klaudio Gega dhe Eno Basha.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1780
  • 1781
  • 1782
  • 1783
  • 1784
  • …
  • 2792
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Ukraina si poligon i armëve të vjetruara globale: Donacionet ushtarake, gjeopolitika e Fuqive të Mëdha dhe perspektiva e paqes së qëndrueshme
  • AT GJERGJ FISHTA, 85 VJETORI I KALIMIT NË AMSHIM
  • Me veprën dhe personalitetin e Martin Segonit plotësohet panteoni humanist shqiptar me një figurë nga më të hershmet
  • Bashkimi kombëtar fillon me bashkimin e Kosovës me shtetin amë
  • PRESIDENTI WILSON NË FILATELINË SHQIPTARE
  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren
  • Yllka Lezo për median europiane: Shqiptarët kërkojnë drejtësi të paanshme në Hagë
  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT