• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U mbajt manifestimi i 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë

March 5, 2023 by s p

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt sot manifestimi gjithëpopullor, në nderim të 25 vjetori të “Epopesë së UÇK-së” dhe në kujtim rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri.
Në këtë manifestim, u mbajt ceremonia e rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, ku morën pjesë liderët shtetërorë si Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovë, zyrtarë të lartë të MM-së, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të FSK-së, si dhe autoritete tjera politike, diplomatike dhe ushtarake vendore, ndërkombëtare si dhe qytetarë.

Në fillim të ceremonisë, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi i raportoi Presidentes Osmani gatishmërinë e trupave të FSK-së për të shënuar “Epopenë e UÇK-së”.

Në vazhdim, Presidentja Osmani, e shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, parakaluan para kuadrateve të rreshtuara të FSK-së.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj, theksoi se kjo liri dhe ky shtet mbajnë vulën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të tre mijë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mijëra luftëtarëve që i kemi edhe sot mes nesh. Më tej, Presidentja Osmani shtoi se në ditët e Epopesë kujtojmë jo vetëm ata që dhanë jetën për liri, por edhe trimërinë e guximin e gjithë ushtarëve tanë që luftuan pa kursyer asgjë për ta mbrojtur vendin dhe kombin tonë.

Ndërsa, Kryeministri Albin Kurti, në fjalën e tij theksoi se lufta e ndezur në Prekaz e nxiti edhe më shumë mobilizimin dhe përbashkimin e njerëzve rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga disa grupe personash të armatosur me luftën e saj të drejtë dhe të çiltër, arriti ta fitonte edhe përkrahjen e Aleancës së NATO-s e veçanërisht të SHBA-së, që u përfshinë më pas në luftë për t’i dhënë bashkë goditjen përfundimtare Serbisë dhe për ta çliruar Kosovën në vitin 1999.

I pranishëm në ceremoninë e shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, si mysafir nderi ishte Rifat Jashari, kryefamiljar i familjes Jashari, duke shprehur respektin për të gjithë dëshmorët e rënë për liri, tha se është krenar që sot është para Ushtrisë së Kosovës, e cila është pritur prej shumë brezash.

Në kuadër të manifestimit, trupa muzikore e FSK-së ekzekutoi pika muzikore të përzgjedhura për këtë ceremoni.

Filed Under: Opinion

Rama, tirania e shumicës dhe fati i demokracisë shqiptare

March 5, 2023 by s p

Nga Rafael Floqi/

Tirania e shumicës është një koncept në shkencën politike dhe filozofinë që i referohet situatës në të cilën një grup i shumicës, ose shumica e shoqërisë, i imponon vullnetin e tij pakicës, pa marrë parasysh të drejtat apo interesat e tyre. Kjo mund të ndodhë në demokraci, ku vendimet merren me votë popullore, por mund të ndodhë edhe në forma të tjera qeverisjeje.

“Historia nuk përsëritet, por përsëriten mësimet nga ajo” (2017, 9) është fjalia hapëse e Timothy Snyder në librin Mbi Tiraninë : Njëzet Mësime nga shekulli i njëzetë. Libri ofron një paralajmërim të fuqishëm kundër një qëndrim dorëlëshuar në lidhje me vrullin e demokracisë amerikane por rezonanca e tij është mbarë ndërkombëtare. Libri tregon ai si mund dhe duhet të mësohet nga gabimet e bëra gjatë historisë, pro-parashtron mënyra në të cilat njeriu mund të njohë tiraninë dhe fashizmit dhe komunizmin dhe sqaron mënyrat për të luftuar totalitarizmin në çdo formë. 

Ndërsa baballarët e kombit debatonin mbi kushtetutën e Amerikës ata i nxorën mësimet nga historia që ata njihnin, të shqetësuar se demokracia e re që do të ngrinin mund të rrëzohej, ata hulumtuan rënien e demokracive dhe republikave dhe shkarjen në oligarki dhe në perandori. Sepse ata e dinin sesi Aristoteli paralajmëronte që pabarazia sjell jo stabilitet, ndërsa Platoni besonte se demagogët shfrytëzojnë lirinë e fjalës për ta vendosur veten si tiranë.

Nëse baballarët e demokracisë amerikane vëzhgonin historinë e demokracive të tjera për të nxjerrë mësime këto nuk i kanë hyrë në kokë tiranëve tanë të vegjël.

Vendimi i kryeministrit Rama dhe i shumicës parlamentare socialiste për të refuzuar komisionin hetimor McGonigal është qartësisht anti-kushtetues dhe anti-demokratik. 

Për justifikuar këtë mediat pranë qeverisë kanë filluar të artikulojnë një arsyetim politiko-historik që përpiqet të mbulojë diellin me shoshë. Ato tashmë argumentojnë se Berisha nuk mund të ankohet sepse ai kur ishte në pushtet i ka refuzuar dy komisione hetimore opozitës së atëhershme socialiste, komisionet për hetimin e Gërdecit dhe për hetimin e 21 Janarit.

“Kemi të bëjmë me një argument pa sens sa në përmbajtje edhe në pasoja për demokracinë. Fakti që Berisha shkeli kushtetutën dje duke i mohuar opozitës socialiste hetimin e korrupsionit qeveritar nuk e bën aspak kushtetues dhe demokratik vendimin e socialistëve sot për ti mohuar komisionin hetimor opozitës demokrate. Një dhunim i kushtetutës dje nuk justifikon dhunimin e saj sot. Përkundrazi, nëse socialistët pranojnë se Berisha dje dhunoi Kushtetutën e Shqipërisë duke u mohuar atyre komisionet hetimore, atëherë ata duhet të pranojnë në mënyrë urgjente ngritjen e komisionit hetimor McGonigal për të mos përsëritur sot të njëjtën shkelje kushtetuese, shkruan në një editorial Blendi Kajsiu . 

Mocioni për debat i kësaj të enjte konfirmoi atë që dihej, Rama nuk do të përgjigjet për çështjen McGonigal. Ai u shmang të gjitha dilemave të ngritura në publik, stigmatizoi, fyeu dhe ironizoi madje edhe aktakuzën amerikane ku përmendet plot 14 herë, e lexoi në anglisht dhe jo në shqip.  Qëllimi i tij qe i qartë: të mos linte gjurmë dhe të shpërndante vëmendjen. Madje në shërbim të kësaj strategjie ishte edhe prodhimi i një lajmi, sa bombastik aq dhe spekulativ, për një non grata të re, që u përgënjeshtrua menjëherë nga ambasada e SHBA. Në këtë kuptim, ai ndoqi të njëjtën strategji të daljeve në media pa thënë asgjë, të mospranimit për t’u nënshtruar pyetjeve të interpelancës dhe të qëndrimit antikushtetues: nuk dua unë, prandaj s’ka për të pasur kurrë komision hetimor për këtë çështje..

Ne gjendemi sot në një sistem personal kryeministror dhe jo në një republikë parlamentare. Edi Rama e ka projektuar vetën mbi ligjin dhe llogaridhënien. Siç deklaroi dhe vetë në “Opinion”, ai po të dojë nuk shkel në kuvend, ai jep urdhër të mos ngrihet komisioni hetimor, ai nuk do dhe nuk u përgjigjet pyetjeve të deputetëve. Prandaj është e kotë që këta të fundit të lodhen duke i kërkuar Ramës përgjigje për McGonigalin. Ai nuk do ta bëjë kurë për sa kohë i ka të gjitha në dorë. Ai nuk do të pranojë deri sa ka mundësi komandojë politikisht Lindita Nikollin, ta urdhërojë Taulant Ballën, të mbajë peng një Gjykatë Kushtetuese, ekzistenca e së cilës justifikohet me moszgjidhjen e problemeve.

Të gjithë duhet të kuptojnë se zgjidhja nuk vjen duke detyruar Ramën brenda kornizave të sistemit pervers që ka ndërtuar vetë, por duke punuar për ta shkatërruar atë. Prandaj, objektivi, jo vetëm i opozitës, që vazhdon ti bjerë murit me kokë, por i gjithë shoqërisë, sot, duhet të jetë përmbysja e këtij rendi të gjërave, që i lejon një njeriu të jetë mbi ligjin. 

Është një logjikë me pasoja fatale për demokracinë tonë sepse e shkatërron atë duke e “mbrojtur”. Ideja se garancitë kushtetuese dhe liritë politike themelore janë vetëm për engjëjt dhe jo për djajtë politik si Berisha na lë në mëshirë të tiranisë së shumicës. Sidomos në një shoqëri si e jona ku engjëjt në politikë janë kaq të rrallë në raport me djajtë dhe ku dallimin mes tyre e bën vetë shumica. Kjo logjikë mund të shkatërrojë demokracinë duke e mbrojtur atë, pasi ajo mund të përdoret për të justifikuar vendime që nuk janë në interes të të gjithë qytetarëve, por vetëm për një grup të caktuar ose për të qëndruar në pushtet. 

Në përgjithësi, tirania e shumicës është një kërcënim serioz për shoqëritë demokratike dhe kërkon vigjilencë dhe përpjekje të vazhdueshme për të parandaluar që ajo të pushojë. Duke mbrojtur të drejtat e pakicave, duke promovuar gjithë përfshirjen dhe duke nxitur një kulturë tolerance dhe respekti, ne mund të krijojmë një shoqëri ku të gjithë kanë një shans të drejtë për t’u dëgjuar dhe për të marrë pjesë në formësimin e vendimeve që ndikojnë në jetën e tyre.

Dr. Snyder është një profesor i historisë evropiane në Yale. Libri i tij i shkurtër dhe i zymtë detajon metodat që demagogët, përfshirë Adolf Hitlerin dhe Joseph Stalinin. Kërcënimet ndaj demokracisë nuk kanë përfunduar me humbjen e Hitlerit ose me rënien e komunizmit. Njerëzit lehtë mund të shtyhen drejt bindjes; institucionet demokratike janë të parat që shpërbëhen nga një diktator; një parti e vetme politike mund të eliminojë të gjitha të tjerat. Fashistët përçmonin të vërtetat e vogla të ekzistencës së përditshme, i donin parullat që rezonante të emërtuara si një fe e re, dhe preferonin mitet krijuese në vend të historisë apo gazetarisë. Ata përdorën mediat e reja, që në atë kohë ishte radio, e sot social media për të krijuar një zhurmë daulleje e propagandës që ngjallte ndjenja para se njerëzit të kishin kohë për të konstatuar fakte.

Çështja McGonigal ka hedhur edhe një herë në qarkullim tezën se Edi Rama është përgjegjësi kryesor për lëngatën politike të opozitës. Është ky i fundit që, në fillim me Sorosin dhe më pas me FBI-në, e ka varrosur opozitën shqiptare dhe bashkë me të edhe demokracinë. Ndaj “skandali” McGonigal paraqitet mbi të gjitha si provë e asgjësimit të opozitës nga ana e pushtetit nëpërmjet korruptimit të SHBA-ve. Kemi të bëjmë me një konspiracion që ka gjetur një “kokë turku” për të fshehur shkaqet reale të krizës.  

Tirania e shumicës është po aq e rrezikshme sa edhe tirania e një diktatori të vetëm “Zëri i shumicës nuk është domosdoshmërisht zëri i së vërtetës”. Shkruante – Friedrich Nietzsche.

Tiranët janë individë që ushtrojnë pushtetin dhe kontrollin mbi të tjerët në një mënyrë të ashpër dhe shtypëse, shpesh pa marrë parasysh pak mirëqenien ose të drejtat e të tjerëve. Ndërsa nuk ka asnjë sjellje të vetme ose përfundimtare që shfaqin të gjithë tiranët, ka disa tipare dhe modele të zakonshme të sjelljes që priren të lidhen me udhëheqësit tiranë

Po marrim tre tipare që shpjegojnë qëndrimin e Ramës për çështjen McGonigal dhe më gjerë Autoritarizmi mënyra se si ai përdori sarkazmin për të mbuluar përgjegjësinë e vet me një Narcisizëm ekstrem, duke besuar se janë superiorë ndaj të tjerëve dhe kanë të drejtë për trajtim dhe privilegje të veçanta  dhe  Manipulimi, duke përdorur një sërë taktikash si propaganda, mashtrimi dhe frikësimi për të arritur qëllimet e tyre, madje të  përcaktojnë se kush është e kush nuk është “ non grata “ edhe kur Ambasada Amerikane e përgënjeshtron. Mos do të  thotë kjo se nuk është vetëm një McGonigal.

Në përgjithësi, sjellja e tiranëve karakterizohet nga një dëshirë për pushtet dhe kontroll, mungesë ndjeshmërie për të tjerët dhe gatishmëri për të përdorur çdo mjet të nevojshëm për të arritur qëllimet e tyre.

Kur shumica i imponon vullnetin e saj pakicës pa marrë parasysh të drejtat dhe interesat e tyre, ajo minon vetë themelin e demokracisë, e cila është ndërtuar mbi parimet e barazisë, lirisë dhe drejtësisë për të gjithë. Kjo mund të çojë në një prishje të kohezionit social, rritje të polarizimit dhe madje edhe dhunës. Për më tepër, tirania e shumicës mund të çojë në humbjen e besimit në institucionet dhe proceset demokratike, pasi njerëzit mendojnë se zërat dhe shqetësimet e tyre nuk dëgjohen ose merren seriozisht. Kjo mund të krijojë një rreth vicioz apatie, mosangazhimi dhe cinizmi që minon legjitimitetin dhe efektivitetin e qeverisjes demokratike.

Tirania e shumicës është kërcënimi më i madh për lirinë dhe drejtësinë në çdo demokraci. Por te mos harrojmë atë që thoshte – filozofi egsistencialist Søren Kierkegaard  “Pakica është gjithmonë më e fortë se shumica, sepse pakica në përgjithësi formohet nga ata që kanë vërtet një mendim”. 

Filed Under: Komente Tagged With: Rafael Floqi

Zemërimi që vret gra

March 4, 2023 by s p


Një reflektim pas tragjedisë më të fundit shqiptare.


Nga Lindita KomaniTiranë/

Emocioni i zemërimit mund të shfrytëzohet në mënyrë virtuoze sikurse mëson Tomas Akuini dhe të përdoret për të vënë në vend padrejtësi. Por emocioni i zemërimit është njëkohësisht ai që shtyn edhe drejt vrasjes të një njeriu. 
Tendenca për ta pasur këtë emocion është e trashëgueshme në masën rreth 50%. Masa tjetër prej 50% varet nga kushtet rrethuese: familja, edukimi në shkollë, shoqëria, kultura.
Zemërimi i pavënë nën kontroll nga personi vetë mund të shpërthejë në çaste të pamenduara, kur ka qenë i mbledhur në kohë, ose kur ka përsëritje të një situate të ngjashme të ndodhur në të shkuarën. Zemërimi mësohet të vihet nën kontroll që në periudhën e zhvillimit nga fëmijëria deri në moshë madhore, me ndihmën e edukimit nga prindërit, nga mësuesit dhe kultura që mbizotëron në një shoqëri. Fëmija kopjon prindërit në sjellje, kopjon të afërmit, kopjon mësuesit, kopjon shokët.
Çdo herë që ndodh një vrasje gruaje në Shqipëri bëhet e qartë që sistemi i edukimit të vetëkontrollit për atë burrë ka dështuar plotësisht. E kundërta ndodh shumë më rrallë, pra të rralla janë gratë që vrasin burra, ndoshta thjesht sepse nuk kanë fuqi fizike për ta përballuar një akt vrasjeje, por edhe sepse u është mësuar vetëkontrolli shumë më tepër se burrave.
Kultura shqiptare ka të stabilizuar modelin e pushtetit të burrit mbi gruan dhe ky model me gjithë ndryshimet që kanë ndodhur në këta tridhjetë vjet, përsëri mbetet mbizotërues. Kjo hedh benzinë mbi zjarrin e zemërimit dhe tërbimit burrëror. Këtë pushtet burri që ka probleme personaliteti synon ta vendosë që në çastin kur e di që e ka lidhur pas vetes gruan/partneren dhe mendon se ka të drejtën ta mbajë sa të dojë. Kultura do shumë kohë të ndryshojë dhe ndryshimi i saj nuk bëhet me dhunë por në mënyrë evolutive dalëngadalë. 
Tani situata është më ndryshe sesa para 30 vitesh dhe pas 30 vitesh të tjerë mund të jetë ndryshe nga ç’është tani. Në raport me të shkuarën ndryshim ka ndodhur në raport me pushtetin e gruas në familje dhe shoqëri, por jo në mbrojtjen e saj fizike dhe mendore. Përkundrazi, në këtë drejtim ka një keqzhvillim të theksuar, i cili edhe më i keq do të bëhet sa më shumë do të liberalizohet shoqëria dhe gruaja të përparojë, dhe kjo jo sepse gruaja duhet të mbetet e prapambetur që të mos vritet, por sepse burri duhet të mësojë vetëpërmbajtjen me patjetër.
Sa i përket të ardhmes së dhunës, logjika bazuar në faktet që shoh, më bën të mendoj që ajo vetëm se do të shtohet për aq kohë sa çoroditja shoqërore do të vijojë. Kultura e dhunës po na mësohet dhe imponohet nga ekrani. Fëmijët që të vegjël janë të çoroditur. Po shohim skena dhune mes vajzash që rrihen mes njëra-tjetrës. Kemi parë për raste përdhunimi dhe abuzimi seksual mbi vajza që mbahen në presion me video intime. Fëmijë të vegjël sillen si të rritur të çoroditur nga sa shohin në ekrane televizive dhe kompjuterike, ushtrojnë seksualitetin që në moshë para adoleshence, krijojnë varësi nga dobësitë e tyre. Të dhënat për përdorimin e drogës nga të rinjtë janë të frikshme. Këta fëmijë e adoleshentë për 10-15 vjet do të jenë të rritur. 
Mendoj që do të mund të kishte një qetësim të situatës nëse do të kishte një përqendrim tek e mira, tek familja dhe tek e përbashkëta. Jo tek vendosja e vetes në qendër të një bote të vockël egoiste ku ushtron instinktet duke harruar që je njeri dhe jo kafshë. Jo tek jeta e shfrenuar seksuale që promovohet përmes ekraneve televizive dhe kompjuterike. Jo tek shfrytëzimi i personit tjetër si vegël dhe mostrajtimi si njeri. Jo tek mosrepektimi i tjetrit. Jo tek mospranimi i të drejtës për mendim ndryshe. Gjithashtu mendoj që do të kishte një qetësim të gjendjes sikur situata ekonomike, politike dhe shoqërore të ishte më e qetë dhe e begatë. Dhe së fundmi, por ndoshta e para për nga rëndësia, nëse në familjet tona Zoti do të ishte udhëheqësi i jetës shpirtërore.

Filed Under: Analiza Tagged With: Lindita Komani

DARDANIA

March 4, 2023 by s p

Prof. Xhelal Zejneli/

Më 22 shkurt 2023, në një pjesë të rrugës “Skupi” të bashkisë Karposh të Shkupit, gjatë gërmimeve apo punimeve të caktuara, midis tjerash është gjetur edhe një pllakë mermeri me mbishkrimin “Dardanus”. Lidhur me zbulimin e këtij thesari të çmuar për historinë, kulturën dhe trashëgiminë materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve, janë sensibilizuar përfaqësues të shoqërisë civile, mediume, drejtues shqiptarë të institucioneve të shtetit dhe mbarë publiku. Këto zbulime kapitale edhe njëherë dëshmojnë për autoktoninë e shqiptarëve – bijë të ilirëve – në këto hapësira të gadishullit ballkanik. Artefaktet, d.m.th. gjërat apo sendet, të krijuara mjeshtërisht nga dora e njeriut dhe të zbuluara në këtë vendburim arkeologjik apo në nekropolin e tij, duhet të studiohen nga arkeologët e Shqipërisë dhe të Kosovës. Siguria e zbulimeve të tilla duhet të jetë në kompetencë të organeve ndërkombëtare, përkatësisht të UNESCO-s. In ultima linea, zbulimet e tilla paraqesin thesar për njerëzimin dhe jo vetëm për shqiptarët. 

*   *   *

Dardania dhe dardanët – Dardania është vend i dardanëve. Në shekullin I, me krijimin e provincës së Mëzisë së Sipërme (Moesia Superior), Dardania u shkëput nga provinca e Maqedonisë dhe u përfshi në të (në Mëzinë e Sipërme). Gjatë sundimit të Dioklecianit*, Dardania përbënte një provincë me vete të Ilirikut*, me qendër Skupin*. Qytete të tjera të rëndësishme të provincës së Dardanisë qenë Naisi (Naissus – Nishi i sotëm), Ulpiana* dhe Municipium DD*. Në antikitetin e vonë qyteti më i madh dhe kryesor i Dardanisë u bë Justiniana I*. 

*   *   *

Dardanët kanë qenë fis i madh ilir, banorë të një treve të gjerë që shtrihej në veri të lumit Angri e Margi (Ibri dhe Morava jugore e sotme), duke përfshirë edhe Naisin (Naissus – Nishi i sotëm) në jug, deri te rrjedha e sipërme e lumit Aksios (Vardari) në kufi me paionët. Në lindje, dardanët kufizoheshin me trakët*, ndërsa në perëndim arrinin deri te mali Scard (Sharr) si dhe deri te lumi Drilon (Drin). Zemrën e trojeve të tyre e përbënte Kosova e sotme. Nga nën-fiset kryesore të dardanëve njihen galabrët dhe thunatët. Zbulimet arkeologjike në viset e Dardanisë dëshmojnë se këta kishin arritur zhvillim ekonomik dhe shoqëror relativisht të lartë – që në Kohën e hekurit*. Të kësaj kohe janë vendbanimet e para të fortifikuara dhe marrëdhëniet me Greqinë si dhe me qytetet e mëdha të bregdetit të Adriatikut jugor. Në shekullin III para K. në Dardani u zhvillua jeta qytetare. Qytet i rëndësishëm dhe qendër minerare ishte Damastioni* që ka prerë edhe monedha. Në burimet antike të shkruara, dardanët përmenden relativisht vonë, sidomos lidhur me luftën kundër maqedonasve. Si fis i fortë dhe luftëtar, dardanët u bënë ballë për rreth dy shekuj përpjekjeve të shtetit maqedonas për t’i shtrirë kufijtë drejt veriut, në kurriz të Dardanisë. Në shekullin III para K. dardanët kishin krijuar mbretërinë e tyre me dinastinë e Longarit* dhe ishin bërë një fuqi politike e rëndësishme e gadishullit. Në shekujt III-I para K., dardanët bënë një qëndresë dhe luftë të gjatë kundër pushtuesve romakë. Pas pushtimit të Dardanisë, romakët ndoqën një politikë shtypjeje të egër dhe i shfrytëzuan me të madhe xehet. Me këtë ndërlidhet krijimi i një kolonie romake në Skup (Shkupi i sotëm) dhe ngritja e vendbanimeve të vjetra dardane pranë zonave minerare në rendin e municipit, si Ulpiana, Municipium DD etj. Dardanët ruajtën gjuhën dhe shumë elemente të kulturës materiale dhe shpirtërore ilire edhe në shekujt I-IV pas K. Ata i bënë ballë asimilimit nga Perandoria Romake dhe bënë kryengritje kundër shtypjes. Kryengritësit dardanë njihen në histori si Latronët e Dardanisë. Në antikitetin e vonë dhe në mesjetën e hershme, dardanët ia dolën të ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre ilire dhe bashkë me fiset e tjera ilire morën pjesë në formimin e popullit shqiptar (sipas Skënder Anamalit).     

*   *   *

Shënim: 

Diokleciani (Gajus Aurelius Valerius Diocletianus, 245-313 të erës së re) në vitet 284-305, ka qenë perandor romak me prejardhje nga Dalmacia. Sipas organizimit të tij të provincave, trevat shqiptare të sotme përbënin katër provinca: Praevalis me kryeqendër Scodra, Epiri i Ri me kryeqendër Dyrrachium (Durrësi), Epiri i Vjetër me kryeqendër Nikopolin dhe Dardania me kryeqendër Scupi (Shkupi). Diokleciani vdiq në Split (Kroaci).  

Iliriku (Illyricum) – provincë dhe prefekturë e periudhës së sundimit romak, pjesa veriore e Ilirisë. U krijua si provincë në fund të shekullit I para K. nga shteti romak për të shtypur dhe për të shfrytëzuar popullsinë e krahinave ilire të pushtuara. Shtrihej nga Danubi në veri deri te lumi Mat në jug, nga Adriatiku në perëndim deri në brigjet e Moravës në lindje, duke përfshirë pjesë të Shqipërisë, Malin e Zi, Dalmacinë, pjesë lindore të Istries, një pjesë të madhe të Bosnjës dhe të Kroacisë dhe Serbinë perëndimore. Në fillim Iliriku ishte provincë e senatit, pas viti 11 para K. u bë provincë perandorake. Pas reformës administrative të Dioklecianit, Iliriku u kthye në prefekturë. Përbëhej nga tri dioqeza dhe 18 provinca. Tokat shqiptare të sotme të kësaj prefekture përfshiheshin në provincat: Prevali, Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër (sipas Faik Drinit).      

Skupi (Scupi antik) – qendër dardane që nga periudha e hekurit. Në shekujt e parë të erës së re, Skupi (Scupi) ishte njëkohësisht stacion rrugor në rrugën Tesalonik-Naissus-Syrmius dhe kolonia e parë romake në Mëzi, lokalizuar në afërsi të fshatit Zaklluçan, pranë Shkupit të sotëm. Gjatë kësaj kohe kishte statusin e colonia Scupi (colonia Flavia Scupi). Në shekullin II, Skupi si koloni romake paraqet një qendër të rëndësishme, kryesisht gjatë sundimit të Dioklecianit, i cili e ktheu në qendër të provincës së Dardanisë, ndërsa Konstandini – në qendër peshkopale. Në territorin e Shkupit janë gjetur rreth 200 mbishkrime latine nga shekulli I-IV. Në ditët tona u gjet një nekropole dardane. Me rastin e tërmetit të vitit 518 u shkatërruan 25 qytete të Dardanisë. Midis tyre edhe qyteti i Skupit. Të mbijetuarit e Skupit të shkatërruar themeluan një qytet të ri, që gjatë mesjetës u zhvillua në Shkupin e sotëm. Në gjysmën e dytë të shekullit IX Shkupi ra nën sundimin bullgar. Më vonë u bë një nga qendrat e shtetit të Samuelit (1018). Më 1082 u pushtua nga normanët. Më pas u pushtua edhe prej pushtuesve serbë. Deri në vitin 1282 kaloi në sundimin bizantin, ndërsa më 1392 u pushtua nga osmanët.  

Ulpiana (Justiniana Secunda) – qytet i krahinës ilire të Dardanisë. Rrënojat e tij janë zbuluar afër fshatit Graëanicë në jug të Prishtinës. Në vitet 1954-1969 aty ka kryer gërmime arkeologjike arkeologu Emil Çershkov (Emil Čerškov, 1931-1969), i lindur në Siveriq të Dalmacisë. Gjatë pushtimit romak në vendbanimin e lashtë dardan u vendosën qytetarë italikë dhe mori emrin Ulpiana. Në shekullin II pas K. u ngrit në rangun e një municipi. Si qendër e një krahine të pasur me xehe dhe si nyjë e rrugëve kryesore të Dardanisë, në shekujt III-IV pas K., Ulpiana u bë qytet i madh. Pas tërmetit të vitit 518 u rindërtua me mure të forta nga perandori Justinian, ndaj për ta dalluar nga Justiniana e Parë, tani u quajt Justiniana e Dytë. Qyteti ekzistoi deri në mbarim të periudhës së vonë antike.        

  Municipum DD (Dardanorum) – Municip romak. Njësi urbane e identifikuar në territorin e provincës romake Mëzia e Sipërme. Gjendet në fshatin Soçanicë, buzë lumit Ibër, 27 km në veri të Mitrovicës. Themelimi i këtij municipi nga romakët në shekullin II pas K., duhet lidhur me nxjerrjen e pasurive minerale – plumbit dhe argjendit.

Trakët – Në lashtësi, kanë banuar në Traki, e cila është përmendur shpesh në historinë dhe në letërsinë antike greke. Sot është pjesë e Bullgarisë, e Greqisë dhe e Turqisë. Trakishtja është gjuhë indoevropiane. Flitej në periudhën antike në lindje të gadishullit të Ballkanit. Prej saj njihen sot disa emra vendesh, emra njerëzish dhe fisesh, disa glosa si dhe disa emra bimësh mjekësore të mbledhura nga fisi i dakëve në shekullin I pas K. nga mjeku grek Dioskorides. Nga trakët kemi edhe disa mbishkrime të gjetura në Rumani dhe në Bullgari pranë Plovdivit, si dhe në ishullin e Samotrakës në Greqi. E një trungu me trakishten mbahet edhe gjuha e frigasve, që banonin në lashtësi në Azi të Vogël. Kohët e fundit, ka studiues që e kanë vënë në dyshim karakterin unitar të trakishtes dhe është ndarë prej saj si gjuhë më vete dakishtja.       

Justiniana e Parë (Iustiniana Prima) – qendër civile dhe kishtare në Dardani, e themeluar nga perandori bizantin Justiniani I*.

Justiniani I (Flavius Justinianus, 483-565 pas K.) perandor bizantin me prejardhje ilire, nga fshati Tauris i Dardanisë. Sundoi në vitet 527-565. Në provincat ilire të Dardanisë rindërtoi dhe ndërtoi një numër të madh kështjellash. Emrat e kështjellave që janë përmendur në veprën “Mbi ndërtimet” të Prokopit të Cesaresë* përbëjnë një burim të rëndësishëm për toponomastikën dhe onomastikën ilire.   

Prokopi i Cesaresë (rreth 500 – pas vitit 565 të erës së re) – historian bizantin i kohës së Justinianit I dhe figurë politike e perandorisë. Autorë i veprave: “Historia e luftërave”, “Mbi ndërtimet” dhe “Historia e fshehtë”. Në to ka njoftime me vlerë edhe për krahinat e Ilirisë. Rëndësi të veçantë ka traktati “Mbi ndërtimet” kushtuar fortifikimeve të gjera që u ndërtuan për t’u bërë ballë dyndjeve barbare. Traktati përmban të dhëna të vlefshme për gjeografinë dhe   toponomastikën e trevës ilire.   

Damastioni – qytet ilir, ende i papërcaktuar si vend, diku në viset e Dardanisë. Për herë të parë përmendet nga Straboni*. Në fillim të shekullit IV para K. preu monedha prej argjendi me emrin e tij. Në simbolet e përdorura mbi monedha ndodhet çekani i minatorit, që dëshmon se qyteti ka qenë qendër e një zone të pasur me miniera argjendi.

Longari – sundimtari i parë dardan që njihet me emër. Jetoi në çerekun e fundit të shekullit III para K. Gjatë sundimit të tij mbretëria e dardanëve u forcua shumë dhe u bëri ballë të gjitha sulmeve të mbretërve maqedonas të kohës – Demetrit II, Antigon Dosonit dhe Filipit V, të cilët synonin t’i zgjeronin kufijtë veriorë të shtetit maqedonas, në viset dardane. Luftën kundër maqedonasve e vazhdoi edhe i biri Longarit, Batoja – sundimtari i dardanëve, i cili në vitin 200 para K., bashkë me mbretin ilir Pleuratin (shekulli III para K.) – baba i Agronit*, mori pjesë në një koalicion kundër-maqedonas.      

Agroni (shekulli III para K.) – mbret ilir, i biri i Pleuratit. Sundoi rreth viteve 250-231 para K. Në kohën e tij shteti ilir u bë fuqi e rëndësishme në Ballkan. Pas fitores në Medion u sëmurë rëndë. Vdiq në vitin 231 para K. Politikën e tij e ndoqi gruaja e parë e tij Teuta*, e cila sundoi si regjentë në emër të Pinit, trashëgimtarit të mitur të Agronit. Pini është djalë i Agronit, me gruan e dytë të tij – Triteuta.      

Teuta – regjentë e mbretërisë ilire në vitet 230-228 para K. U vu në krye të mbretërisë pas vdekjes së të shoqit Agronit, si tutorë e Pinit të mitur. 

Straboni – historian, gjeograf dhe filozof grek. Ka lindur në vitin 63 ose 64 para K., ka vdekur në vitin 24 pas K. Në kohën tonë vlerësohet për Gjeografinë e vet, vepër kjo e përbërë prej 17 librave të cilët përmbajnë histori dhe përshkrime njerëzish dhe vendesh që kanë qenë të njohura për të. Lindi në një familje nga Amasea (Amasya e sotme në Turqi), e cila u bë pjesë e Perandorisë Romake pikërisht në kohën kur lindi ai. 

Koha e hekurit – epokë që karakterizohet nga prodhimi dhe përdorimi i veglave dhe i armëve prej hekuri. Ndahet në tri faza: faza e parë (fundi i shekullit XII-XI para K.); faza e dytë (shekujt VIII-VII para K.); faza e tretë (shekujt VI-V para K.). Në fazën e tretë, në strukturën shoqërore dhe ekonomike të ilirëve ndodhin ndryshime të mëdha që shpejtuan shthurjen e rendit të bashkësisë primitive, duke krijuar premisa që në Iliri të lindë rendi skllavopronar.     

Xhelal Zejneli

Filed Under: Komente

ANA NAQE: KRENOHEM SI SHIPTARE, SKENAVE BOTERORE

March 4, 2023 by s p

Nëse një ditë do rriktheheni në retrospektiivën e viteve të fëmijërisë suaj, si do i kujtonit ato në këto momente? 

Nëse vërtetë një ditë do të rrikthehesha në vitet e fëmijërisë time, do i kujtoja ato me shumë mall e nostalgji.Unë i mbaj mënd këto si vite të bukura, të lumtura,të pasura, plot gjëra të reja, plot ndryshime. Padyshim mbeten vite që kanë lënë gjurmë në kujtesën time. 

Në moshën gjashtë vjeçare,  ju nuk shkuat në shkollat e tjera të qytetit, por në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa”në qytetin tuaj në Fier. Ishte kjo dëshirë e prindërve apo rastësi?

Patjetër që ishte dëshirë e prindërve të mi,që unë të studioja për violinë. Prindërit e mi, vërtetë nuk janë artistë të formuar,por kanë lexuar shumë libra dhe kompozitorë të huaj.Eshtë e vërtertë që unë shkova në moshën gjashtë vjeçare në këtë shkollë, ku violina ishte ëndërra e pasionit tim.E mbaj mënd kur isha shtatë vjeçe, luajta një koncert violine. Për herë të parë në shkollën tonë erdhi Radio Televizioni Shqiptar,për të filmuar koncertin ku unë luaja në violinë. Ai ka qenë koncerti im i parë para publikut.

Si erdhi motivi i largimit tuaj nga shqipëria kur ju ishit ende në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” në qytetin e Fierit?

Ndoshta fati, ndoshta dhe talenti, trokitën për të ardhmen time. Largimi im nga Shqipëria ka filluar në kohë të hershme, kur ende isha nxënëse e kësaj shkolle.Fillimisht nëpërmjet turneve të shumta, si soprano soliste në kor, e më pas duke u shkëputur avash ,avash, Mund të them që edhe pse me zemër jam në Shqipëri, ndodhem prej më se njëzet vite në Belgjikë, në vendin ku kam bërë karrierë dhe realizoj ëndërrën time të madhe.

Sa i vështirë ishte integrimi juaj si emigrante, në jetën dhe artin e një vendi si Belgjika?

Integrimi im në Belgjik si artiste nuk ka qenë aspak i lehtë.Ndoshta dhe për faktin që si fëmijë kam qenë e lidhur shumë me prindërit, motrat, gjyshet tezet,dajot dhe të afërm të tjerë të familjes. Ndnjeja mungesën e tyre.Po kështu përballimi për nga ana financiare iu desh prindërve të sakrifikonin jo pak.Dy vitet e para kam derdhur lot pothuajse ditë për ditë. Kontaktoja shpesh me mamin duke këmbëngulur të rrikthehesha në shqipëri.Ndërsa mami dhe babi më jepnin kurajo,të vendosur që unë të vazhdoja jetën dhe studimet në Belgjik.Natyrisht në veçanti integrimi në fushën e artit, kërkon të invenstosh. Kur isha studente, kishte raste që paksoja ushqimin, për të kursyer në blerjen e biletës, për të ndjekur nga afër koncertet.Falë përkushtimit, fatit, pjesëmarrjes sime në koncerte, bëri që shumë shpejt të bëja projekte duke fituar audicione, pasi më konsideronin të talentuar. 

Ndërkohë që vazhdonit studimet njëkohësisht nisët të studionit dhe në degën e kantos, e cila më pas do të bëhej e rëndësishme në jetën tuaj. Ishit e sigurt që kishit bërë zgjedhjen e duhur?

Kur po studioja për violinë, një nga degët e domosdoshme dhe e detyruar në shkollë, është detyrë dhe zgjedhje e një tjetër degë të dytë arti,për të bërë prova.Por gjatë provave një ditë profesorja e kantos që më ndiqte gjatë provave, këmbënguli që unë të studioja për kanto,duke pretenduar që kjo degë do të ishte e ardhmja ime.Kështu që nisa ti studioja të dyja për violinë dhe kanto,që padyshim kurrësesi nuk ishte e lehtë.Në fillim nuk isha e bindur që kisha bërë zgjedhjen e duhur për kanto.Por më vonë pashë që  kanto u bë e rëndësishme për mua, pasi dhe kontakti me publikun ishte i drejtëpërdrejtë dhe emocional. Përfundimisht kanto ishte pjesë e karakterit dhe natyrës time.

Sapo përfunduat masterin për soprano në Spanjë, emëroheni si këngëtare në trupën e operas dhe baletit në Belgjik.E prisnit këtë pozicion? 

Pas studimeve në universitet në Bruksel dhe mbrojtjes se masterit në Spanjë, nuk e kisha të vështirë të këndoja pothuajse në çdo skenë të europës. Si frilence më dhanë mundësinë të këndoja në opera.Por aty kisha kënduar dhe më parë.Vazhdojnë të më angazhojnë dhe në opera të Luksenburgut, Italisë,Francës, Gjermanisë,Hollandës etj. Sigurisht përballesha me konkurent nga e gjithë bota.Të jesh e zgjedhur nga një juri ndërkombëtare, për mua përbën një vlerësim dhe arritje shumë të madhe.Padyshim jam ndjerë e lumturuar që midis konkurentëve nga mjaftë shtete, juria më vlerësoi mua, madje të interpretoj rolin më të veçantë, më të rëndësishëm si soprano.

Pas disa audicioneve, përzgjidheni si soprano në një koncert të rëndësishëm. Si do e kujtonit këtë rol, i cili ishte i pari në karrierën tuaj, duke patur parasysh, që në atë periudhë ju ishit vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe?

Para se të fitoja marrjen e një roli të rëndësishëm në një koncert, unë kisha luajtur dhe më parë një rol jo të lehtë në koncertin”Flauti magjik i Moxartit në teatrin “Ryal de la Monale”në Bruksel.Ishte një produksion shumë i bukur,të cilin ne e kemi interpretuar dhe në opera të tjera, duke bërë dhe turne.Në prag të koncertit të ri kur unë sapo kisha mbushur  tetëmbëdhjetë vjeçe, drejtuesit ishin ende në dilemë në përzgjedhjen e tyre. Ishte një diskutim midis regjisorit dhe drejtorit artistik të operas dhe baletit që ky rol do interpretohej nga unë apo nga dikush tjetër.Regjisori këmbngulte në zgjedhjen e tij dhe i thoshte drejtorit, që ky rol do të interpretohet nga Ana,sepse është këngëtare magjike, dhe në këtë koncert ajo duhet të jetë në rolin kryesor.Më së fundi u vendos që roli në fjalë të interpretotohej nga unë.

Sa ju ka shërbyer instrumenti i violinës, në profesionin tuaj si soprano?

Violina është instrumenti më i çmuar për mua, duke më shërbyer për vite me rradhë. Padyshim është një instrument që do shumë punë,sakrificë e këmbëngulje.është një instrment që të jep shumë disiplinë. Nëse unë qysh në fillim do të studioja vetëm për kanto, nuk do të kisha marrë të gjitha orët e studimit të ritmit, solfezhit, melodisë,me intonacionet që shoqërojnë violinën. Duhet të mësohet shpesh veshi me këto intonacione,të cilat në kanto nuk i has aq shumë.Puna e shpeshtë studimore,për gjashtë orë në ditë, është një punë e përkryer.Violina për mua ka qenë një ndihmë tepër e madhe  në studimet e kryera për kanto.

Cfarë elementësh duhet të zotëroj një soprano si ju, për të qenë e sukseshme?

Një soprano,për të qenë e sukseshme, krahas zërit te bukur,duhet të zotëroj dhe elemente të tjerë si paraqitja,mënyra e veshjes,të folurit,të flasë disa gjuhë të ndryshme,të promovoj veten,të aktroj shumë mirë,pa dyshim dhe forca shpirtërore, të cilat ndihmojnë në arritjen e suksesit.Falë përkushtimit, zotërimit të këtyre cilësive në ecurinë e karrierës sime, kam arritur të bëj gjëra të bukura duke prekur suksesin.                                                                     

Eshtë domosdoshmëri që një soprano si ju, të zotëroj disa gjuhë të huaja?

Padyshim, në profesionin tim si soprano.është e domosdoshme zotërimi i disa gjuhëve të huaja, çka bën që përkthimi dhe studimi i një vepre operistike të përkthehen me lehtësi. Unë zotëroj shtatë gjuhë të huaja,të cilat me ndihmojnë shumë.Të përkthesh një vepër,është vërtetë nje punë kolosale, ku dihet që përkthmiet që ti përballesh, janë në gjuhë të ndryshme .Kështu që zotërmi i disa gjuhëve të huaja, lehtëson mjaftë punën pasi cdo fjalë dhe fjali ,kuptohet më shpejt dhe më sakt.Koha është esenciale.

A është zëri juaj më i rëndësishëm dhe më i vështirë nga ai i sopranove Inva Mula, Ermonela Jaho etj.Cfarë të veçantë përbën zëri juaj nga ai i artistëve të tjerë shqiptarë?

Zëri im që është e liriko-spinto, jo tamam dramatik,…por ka karakter  dhe ngjyra dramtatike si është  dhe shpirti im.(qesh).Mund të them që nuk është më i rëndësishëm,  më i vështirë, se i sopranove  Inva Mula, dhe Ermonela Jaho. Aspak jo.Eshtë  thjeshtë ndryshe. Zëri im ështe ndryshe nga ai i të tjerëve nga  ngjyra, volumi ,stili , rëndesa dhe  repertori .

11-Si do i vlerësonit mardhëniet dhe bashkëpunimin tuaj me këta artistë ?

Mardhëniet, bashkëpunimet me artistë si Inva Mula, Ermonela Jaho,Elda  Laro etj, janë momente të vleshme, të vyera për një artist. Kontaktet me këto soprano, janë eksperienca që nuk i harron kurrë në jetën tënde,sepse duke u rritur me këto imazhe kaq të bukura,këto krenari për ne shqiptarët, ku një këshillë  në zgjedhjen e një repertori,një fjalë e mirë për një audicion të vështirë vlejnë shumë për  një artist. Padyshim ato i vlerësoj jashtë mase. 

Jeni mirëpritur sukseshëm në koncerte të skenave botërore në Belgjikë, Spanjë, Francë, Amerikë, Japoni, Kanada, Kinë, Belgjik, Danimarkë, Estoni, Shqipëri, Hollande, Uruguaj….Cili publik i këtyre vëndeve ju ka pëlqyer më shumë?

Publiku që më ka pëlqyer më shumë është ai i Spanjës ku numuri i publikut i kalonte pesë mijë spektatorë. Gjithashtu mbresa të veçanta kam shijuar përballë publikut francez, në teatrin “Du Catelet”në Paris . Ishte periudha që po nisnin sërish aktivitetet pas Covidit.  Kishim mbi një vit pa përformuar. Aty na pritën mjaftë mirë përjetuam emocione të veçanta. Të nesërmen muarrëm vlerësime të bukura  nga gazetat e Parisit

Keni realizuar role të rëndësishëm, në nivele botërore. Por më shumë ju flisni për rolin e Aidës e kompozitorit të madh Xhuzepe Verdi. Pretendoni qe ky rol është më i arirë tek ju?

Eshtë e vërtetë.Kam folur jo pak për këtë rol, me mbresa të veçanta, realizimi i të cilit ishte thjeshtë një rastëei.Do të thosha se në çdo interpretim, Aida është një rol i madh. Eshtë një ëndërr e madhe,pothuajse një sfidë të këndosh një repertor të tillë.Edhe për role të tjerë do të kisha folur po me kaq pasion si me Aiden.Por mendoj që Verdi është disi më ndryshe.Një rol sa më shumë ta interpretosh,aq më mirë përshtatet dhe kuptohet si karakter.Një rol sido që ta këndosh,fillon e kërkon “pjekje”në vetëvete dhe për ta realizuar kërkon jo më pak se gjashtë muaj.

Keni patur rast se në njërin prej roleve që  interpretoni me shumë pasion e dashuri është dhe jeta e Anës.?

Po sigurisht.Në disa role pasqyrohet jeta ime, si dhe tek njerëz të tjerë. Padyshim do të jesh në një përballje të tillë kur interpreton në një histori dashurie,në një vuajtje ose në një peng të fëmijëve ndaj familjes, ndodhja larg famijes,apo largësia me prindërit.Operat nuk janë utopi ose diçka e pa arrirë. Edhe ato janë të pranishme në histori reale të hershëm por gjithësesi aktuale në jetën që jetojmë .Gjithësesi ka shumë aspekte, ku në disa role ofrohet dhe një pjesë e jetës sime.

Kohët e fundit keni marrë pjesë si aktore në festivalin ndërkombëtarë të filmit në Itali (Milano)”Miff Award, në filmin “Bovary xxl”, ku ju u nderuat me çmimin prestigjioz, “Award Silver Platen”.Si erdhi ky vlerësim tek ju?

Zonja Bovari, është një vepër që fillimisht u shfaq në teatër dhe shumë shpejt u arrrit të shfaqej si film. Unë arrita ta realizoj bindshëm këtë rol si në skenë ashtu dhe në film.Në këtë film luajta rolin e Lucia di Lammermoor, duke kënduar me kompleksin e orkestrës lLa Monel në Bruksel, duke u shfaqur njëkohësisht në Tv. Belge.Suksesi i arritur bëri që ky film,jo vetëm të merrte pjesë në festivale të ndryshme dhe të shfaqej njëherësh në kinematë dhe televizionet Belge.Isha tepër e lumtur edhe pse gjithëcka u arrit të realizohej mrekullisht brënda disa ditëve.Ishte diçka e vështirë por shumë e bukur, edhe pse mua më pëlqejnë sfidat.Ndjehem tepër e lumtur dhe mirënjohëse pasi marrjen e këtij çmimi nuk e prisja.Tashmë ky film pritet të shfaqet nëpër botë kryesisht në Madrid, Paris, Oslo, Romë, Amserdam, dhe Cikago.

Sërish luani në një tjetër film, në rolin Viola. Përtej të qënurit violiniste, soprano e famëshme, pretendoni që aktrimi është tjetër gjini që dashuroni?

Po.Filmi i dytë ku unë morra pjesë në audiencë, me titull “Aller Retour”. Padyshim u ndjeva mirë që do të interpretoja në këtë film përkrah dy aktorëve të njohur njeri Belg dhe tjetri portugez,i cili tregon për jetën e një emigranti.Por xhirimet nuk ecën sipas parashikimeve për shkak të covidi-it.Përkushtimi i dha frytet e veta.çka bëri që finalizimi i filmit të realizohej shumë shpejt, Tashmë ky film do të shfaqet në kinematë belge, nga mesi i muajit të ardhshëm (Mars).Kur kam qenë e vogël në shkollë ende më kujtohet roli im i parë në skenë .Interpretoja në dramën “Romeo e Zhulieta”ku unë luajta Zhuietën.Patjetër që vazhdimi i jetës time shumë vite me artin,do të thotë që tashmë e quaj veten aktore.ku gjithëcka nisi hereët me rolin e Zhulietës.Kjo gjë ka vazhduar gjatë njëzet viteve të mia në Belgjik. Kam aktruar goxha si muzikante dhe aktore.Ky binom është më se  i natyrshëm ku sot mjaftë artistë kërkojnë të gërshetojnë muzikën me aktrimin.

Si është kur jetën ja përkushtoni trinomit violiniste, soprano dhe aktore?

Unë kam lindur me artin, madje binjake me artin.Ndërkoh vitet e fundit shumë kohë ja kam kushtuar kantos,dhe më pak violinës.Kurrësesi nuk e mohoj faktin qeë tashmë ndodhem midis trekëndëshit Kanto,violinë dhe piano.Më parë violinës i jam përkushtuar tërësisht për çdo ditë  tetë orë.Kam patur sukses në koncerte në violinë dhe piano ndonëse kanto erdhi rastësisht, natyrshëm duke treguar kujdes zërin, disiplinënën dhe aktrimiin,për një komunikim dinjitoz drejt për drejtë me publikun.

Ju keni një djalë të bukur si ju. Cfarë ka marrë ai nga nektari i mamasë së tij artiste?

Faleminderit Fadil.po kam një djalë të bukur që quhet Ilia. Ai ka marrë emrin e gjyshit tim,babait të mamasë time. Sot Ilia pikturon, aktron, interpreton bukur dhe në violinë. Me kalimin e viteve ai u rrit. Gjithësesi edhe pse këto hobi ai nuk i harron,duket që po zgjedh të ardhmen e jetës së tij. Aktualisht ai studion në shkencat ekonomike.

Ku qëndron sekreti i bukurisë suaj ?

(Buzëqesh lehtë)Mendoj që sekreti i bukurisë time qëndron në sinqeritetin, zemërgjërësinë time, respekti ndaj njerëzve, fal dashuri dhe të ndihmoj tjetrin.Jam e tillë sepse dua përherë e më shumë,të jem e vërtetë në jetë.Ndaj gjithmonë më pëlqen vetvetja.

Kolegët tuaj shprehen në jo pak raste që jeni ekzotike.Ju pëlqen kur ju thonë kështu?

(Qesh) Vërtetë më pëlqen kur kolegët e mi, në mjaftë raste më thonë ekzotike.Duket sikur më ndan disi nga kjo zonë ku unë jetoj prej vitesh,nga Franca ,Gjermania, apo vëndet nordike. Por e di qëe kjo ana ime është  ekzotike,është ballkanase. Ne jemi njerëz impulsiv, të ngrohtë,të zjarrtë. Tamam ballkan,vullkan.(buzëqesh).M kujton gjithmonë që unë jam ballkanase, që unë jam shqiptare.Ndaj më vjen mirë që kolegë e shokë nga vënde të tjera më thërrasin ekzotike.

Jetoni prej mëse njëzet vite në Belgjikë. Mendoni që ende ndjeheni e huaj, si emigrante?

Ndonëse e huaj nuk ndihem, por sigurisht e kupton që je e ardhur në Belgjik.Ndërkoh shoqëria është disi e vështirë për të krijuar.Por më tepër se gjithçka ndjej mungesën e familjes time, të motrave të mia.Do të doja ti kisha pranë në çdo eveniment apo ngjarje në jetën time.Gjithësesi duhet të pranoj që unë ende pas njëzet viteve këtu,vazhdoj ende të jetoj në Bruksel.Duhet të pranoj që Belgjika është shtëpia ime.

Në fund dhjetorin e vitit të kaluar, keni dhënë koncerte në teatrin e operas dhe baletit në Tiranë dhe teatrin “Migjeni” në Shkodër. Sa ju ka munguar publiku shqiptar në evente të tilla?

Koncertet e fund vitit të kaluar”galat”,shfaqur në teatrin e operas dhe baletit në Tiranë dhe në teatrin ‘Mgjeni” në Shkodër,së bashku me prof. pianiste ne operën e Berlinit ,Gjermani. e shoqes ,motrës time, Elda Laro, ishin një ndjesi e bukur për mua.pasi unë këndova para publikut të vendit tim, para njerëzve të mi.Mbresa të vecanta përjetova sepse ajo gjuhë e bukur shqipe, më dha shumë krenari në vecanti duartrokitjet e publikut që nuk i kam parë kurrë në asnjë vend tjetër të botës.Falenderoj drejtuesen e TKOB në Tiranë, Abigeila Voshtina që më krijoi mundësinë e këtij komunikimi magjik. Ishte një emocion një ëndërr e imja,të realizoja këto dy koncerte para publikut tim,sepse unë jam shqiptare. Jam tepër e lumtur si këngëtare që realizova këto koncerte, pasi më parë si instrumentiste në violinë, kam dhënë koncerte në teatër dhe televizion.Ishte vërtetë një mrekulli.

Jeni ndër artistët që keni interpretuar role nga kompozitorët botëror si Rosini, Moxart, Puçini, Bize, Verdi …Cili prej tyre është preferenca juaj? 

Po kam interpretuar krijime të kompozitorëve të shquar botëror.si nga kompozitorë klasik ashtu dhe ata barik, konteporan apo romantik.Por ata që më pëlqejnë më shumë, të cilët unë i  konsideroj perla, janë Verdi dhe Pucini. Janë këta që i përshtaten bukur zërit tim.Eshtë një përshtatje midis nesh në drejtim të stilit, historisë.Këto bëjnë që zëri im të përshtatet me karakterin, apo me atë cka unë kam dëshirë.

Menjëherë keni nisur përgatitjet e koncerteve të këtij viti, që do startojnë përgjatë muajve janar dhe Shkurt, në Spanjë, Belgjikë, Francë dhe Danimarkë. Mendoni që sërish suksesi do të jetë i padiskutueshëm?

Prej disa javësh kam filluar përgatitjet për projektin dhe realizimin e disa koncerteve në vënde të ndryshme.Kam bërë shumë përformanca gjatë këtyre dy muajve të parë të këtij viti.Padyshim më ofruan bashkëpunime të reja. Ndoshta shumë shpejt do të startojnë  koncertet e para në këto vende. Të gjitha këto më bëjnë të ndihem e lumtur e sukseshme.

Ana, përgjatë udhëtimit të kësaj interviste, jo pak herë ju shfaqnit emocione, në vecanti kur flisnit për Fierin dhe fierakët, për artistët shqiptare, ….për shqipërinë. Cfarë janë ata për ju.?

Jam lindur e rritur në qytetin e Fierit nga dy prindër të mrekullueshëm babai nga Përmeti dhe mamaja nga Vlora.Kam marrë shumë prej tyre,jo vetëm pse më kanë rriitur dhe edukuar me  vlera patriotike, por edhe në vlera historike të papaprë. Kryevepër. Ne shqiptarët kemi talent të vecantë shumë më ndryshe nga vënde të tjera. Këtë gjë dhe identiteti shqiptar më bën të ndihem krenare. Eshtë shqipëria ajo që më ka bërë ajo që unë jam sot, më ka dhënë gjithçka.Sigurisht kam emrin tim në çdo skenë të botës ku unë interpretoj. Padyshim kurrësesi nuk harroj rrugën ku unë nisa hapat e para të artit, miq e mikesha, kolegë e pedagogë në shkollën e artë të muzikës në qytetin e Ferit, ku do të pëmendja me respekt, mirënjohje Luciana, Marjana, Shazia,, Limani, Zhani, Anila, Anita,  Eralda, Bledar Veliu. Faleminderit Fadil .Mirë u pafshim Shqipëri.  

Faleminderit, suksese Ana !

                                                        INTERVISTOI : FADIL SHEHU.

                                                                        Shkurt 2023

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1804
  • 1805
  • 1806
  • 1807
  • 1808
  • …
  • 2789
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY
  • NUK MUND TË ANASHKALOHET ROLI I ERNEST KOLIQIT NË FORMIMIN E MARTIN CAMAJT
  • MALI I ZI, VENDI KU KSENOFOBIA NDAJ SHQIPTARËVE ËSHTË NË RRITJE E SIPËR
  • “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”
  • TIDENS TEGN (1929) / LETRA E EVELYN STIBOLT, MËSUESES NORVEGJEZE TË KUZHINËS SHKOLLORE : “EKSPERIENCA IME NË SHKOLLËN PËR VASHA NË KORÇË…”
  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT