• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DOCUMENTS DIPLOMATIQUES FRANÇAIS (1933) / TAKIMI I AMBASADORIT FRANCEZ ME MBRETIN ZOG NË TIRANË — DOKUMENTI TOP SEKRET DËRGUAR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË FRANCËS

January 18, 2023 by s p


Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve
Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Janar 2023

“Documents diplomatiques français” kanë botuar, dokumentin Top Sekret (1932-1939. Seria e parë, 1932-1935. 3, 17 mars – 15 korrik 1933 / Ministria e Jashtme, 29 maj 1933, f.588-591) të takimit të zhvilluar asokohe midis ambasadorit francez Georges Degrand dhe Mbretit Zog në Tiranë dhe dërguar në vijim Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës Joseph Paul-Boncour, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Z. Degrand, Ministër i Francës në Tiranë,

Për Z. Paul-Boncour, Ministër i Punëve të Jashtme.

Burimi : gallica.bnf.fr / Ministère des Affaires étrangères
Burimi : gallica.bnf.fr / Ministère des Affaires étrangères

T. Nr. 90 deri 100. Top sekret.

Tiranë, 29 maj 1933.

(Marrë : 6 qershor, ora 11:30)

Gjatë audiencës që më dha mëngjesin e sotëm, Mbreti për herë të parë më priti pa praninë e ministrit të Oborrit, i konsideruar nga të gjithë kolegët e mi si informatori i legatës italiane.

Gjithashtu për herë të parë ai foli për çështjet politike dhe aksionin e Francës në Shqipëri.

Fillimisht ai u interesua për negociatat e konferencës së çarmatimit dhe Paktit Katërpalësh. Unë iu përgjigja se Franca, e preokupuar me ruajtjen e paqes, kishte bërë lëshime të mëdha, por nuk mund të hiqte dorë nga garancitë e sigurisë.

Mbreti më tha se pozicioni ynë ishte i pakundërshtueshëm dhe se shtetet që na refuzuan ndihmën e tyre nuk mund të dyshonin për këtë.

Ai gjithashtu më tha se ishte për të ardhur keq që Franca dhe Gjermania nuk u morën vesh, sepse, shtoi ai, Gjermania nuk ka çfarë të kërkojë në perëndim, ku çështja Alsace-Lorraine është zgjidhur përfundimisht, dhe duhet të kufizohet në avancimin ekonomik dhe intelektual në lindje.

Ai e sheh akoma më pak të kuptueshme mosmarrëveshjen italo-franceze, por shpreson se … (2) e marrëdhënieve të treguara nga Z. de Jouvenel me të ngarkuarin me punë të Shqipërisë në Romë, do të rriten.

Ai më është dukur se fajësonte italianët edhe më shumë se gjermanët, pa dyshim, sepse mendonte për mosmarrëveshjet e tij me Romën.

Pas një digresioni për çështjen e S.V.E.A.-së, Mbreti trajtoi me qartësi çështjen e marrëdhënieve franko-shqiptare dhe aksionin e Francës në Shqipëri :

“Franca, më tha ai, e ka gabim të shpërfillë problemin shqiptar. Shqipëria është një vend i vogël, por që mund të thirret për të luajtur një rol të rëndësishëm në lojën e shahut ballkanike.

Franca është e dashur dhe e respektuar mes nesh: shkoni në fshatin më të vogël dhe pyesni fshatarët tanë; të gjithë kanë ruajtur kujtimin e ushtarëve tuaj, të gjithë e dinë se Franca është një komb i madh, trim dhe bujar.

Ju e dini gjithçka që kam bërë vetë për të zhvilluar kulturën franceze, e cila sot ka përparësi ndaj të tjerave në Shqipëri. Do të vazhdoj duke fortifikuar gjimnazin e Korçës. Sapo dhashë urdhrin për të përkthyer për shkollat tona librin e admirueshëm të Presidentit Doumer, ‘Le livre de mes fils’.

Burimi : gallica.bnf.fr / Ministère des Affaires étrangères
Burimi : gallica.bnf.fr / Ministère des Affaires étrangères

Por, që prej dhjetë vitesh, përfaqësuesit e Francës, padyshim me udhëzime nga qeveria e tyre, kanë mbajtur distancë ndaj punëve të mia.

Franca praktikon një politikë fshirjeje (pothuajse mungon) në Ballkan. Është një gabim, çështja ballkanike është e rëndësishme.”

Pas kësaj parathënieje, të zhvilluar në një notë keqardhjeje pa ashpërsi, mbreti vazhdoi :

“Franca është një komb i fuqishëm, sot më i pasuri në botë, është bujare me të vegjlit. Ajo u erdhi në ndihmë jo vetëm miqve të saj, por edhe Austrisë, Hungarisë, Turqisë, armiqve të saj të dikurshëm. Ne kemi nevojë për mbështetje financiare. A do të jemi të vetmit që nuk dëgjohen? Shqipëria është një vend i pavarur si gjithë të tjerët dhe unë do të siguroj që të mbetet i tillë. A nuk do të bëni asgjë për ne?”

Unë iu përgjigja mbretit se ndihma e dhënë Austrisë dhe [Hungarisë] ishte dhënë pas ndërhyrjes së Lidhjes së Kombeve dhe me ndihmën e qeverive të tjera, dhe i kërkova t’i adresohej Gjenevës dhe të kërkonte që të dërgohej një hetues këtu, siç kishte bërë Shqipëria në vitin 1922.

“Ne nuk kemi vetëm miq në Gjenevë, u përgjigj mbreti, dhe atëherë është një proces shumë i gjatë, situata jonë kërkon zgjidhje të shpejta. Kisha menduar për një ndihmë amerikane, por amerikanët kanë aq vështirësi saqë hoqa dorë.”

Ndërsa, në vazhdim, ai aludoi për Antantën e Vogël, unë e devijova bisedën te marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, të cilat janë përmirësuar prej disa kohësh :

“Nuk kam asgjë për t’u ankuar ndaj Beogradit, – më tha ai, – sepse ata respektojnë agjitatorët shqiptarë që kanë emigruar atje. Por Jugosllavia, nga ana e saj, nuk ka asgjë për të më qortuar. Unë kurrë nuk i kam hapur asaj ndonjë telash. Njerëzit bëjnë një gabim në Beograd kur kërkojnë një afrim me Sofjen. Asnjë marrëveshje nuk do të jetë e mundur nga kjo anë derisa të ekzistojë Komiteti Maqedonas. Asgjë e ngjashme mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë dhe do të doja një afrim dhe marrëdhënie miqësore me jugosllavët.”

Mbreti iu kthye temës që e preokuponte, por unë munda ta devijoj intervistën edhe një herë rreth çështjeve ekonomike dhe shfrytëzova rrethanat për t’u ankuar për inercinë e administratave dhe tregtarëve shqiptarë, si dhe pasaktësitë në statistikat doganore të qeverisë së tij.

Ai më kërkoi t’i çoja ankesat e mia drejtpërdrejt tek ai, sepse, shtoi ai, “unë nuk jam mbret me të drejtë hyjnore, jam shërbëtori i parë i popullit tim”.

Në fund të takimit, ai më përsëriti se Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një shtet plotësisht i pavarur dhe më lejoj të largohem duke më thënë se do të më kontaktonte (ftonte) së shpejti.

Është një formulë të cilën ai e përdor me dëshirë dhe e cila deri më tani nuk është ndjekur me shumë efekt.

Deklaratat e mbretit Ahmet Zogu nuk kanë asgjë që duhet të na habisë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Ministère des Affaires étrangères
Burimi : gallica.bnf.fr / Ministère des Affaires étrangères

Siç e theksova në letrën time nr. 29, ai më kishte sugjeruar tashmë nga një nga të besuarit e tij. Që atëherë, një thashethem, burimin e të cilit nuk kam mundur ta zbuloj, ka bërë të ditur se, Italia duke mos përmbushur angazhimet e saja, qeveria franceze ka vendosur t’i vijë në ndihmë Shqipërisë.

Nga ana tjetër, ndryshe nga sa u kishte pohuar disa kolegëve të tij, ministri italian nuk firmosi çekun prej tre milionë e gjysmë franga ari për të paguar kompanitë e punëve publike; ai duket se dëshiron të përfshihet në një politikë presioni financiar dhe para nisjes së tij për në Romë la të kuptohet se do të këshillonte qeverinë e tij të mbyllte të gjitha çezmat. Se si iu përgjigj Duçe sugjerimeve të tij do ta dimë së shpejti, pasi zoti Koch do të kthehet nesër në Tiranë.

Së fundi, S.V.E.A. thuhet se ka informuar qeverinë shqiptare se është dakord të shtyjë bisedimet për huanë e vitit 1926 për më 30 qershor, por duke kuptuar se propozimet e saj të mëparshme do të shërbenin si bazë për negociatat e reja, domethënë në kushtet ku vetë parimet e të cilave ishin hedhur poshtë prej saj.

Mbreti Ahmet Zogu gjendet në një udhëkryq. Qëndrimi i tij prej disa muajsh sugjeron se ai është gati të rezistojë dhe një nga miqtë e tij më tha sot se, megjithëse e dinte se i kërcënohej pasuria dhe madje edhe jeta e tij, ai vendosi të shkëputej nga Italia dhe të rifitonte lirinë e plotë edhe pse qeveria italiane do të rifillonte pagesat e saj; Ai pushoi oficerët italianë të shtëpisë së tij ushtarake dhe të shkollës profesionale. Pjesën tjetër do ta pushojë gradualisht.

Në politikën e tij të re, Mbreti Ahmet Zogu mbështetet nga i gjithë opinioni publik me përjashtim të katolikëve të Shkodrës, të cilët i ka pakënaqur me ligjin e tij shkollor, por, nga ana tjetër, arkat janë bosh dhe buxheti do të paraqitet vetëm pasnesër në Dhomë : ai përfshin reduktime serioze dhe, nëse është e nevojshme, një draft i dytë do t’i paraqitet Parlamentit, i cili do të sjellë një reduktim masiv të shpenzimeve ushtarake. Tani e tutje, duke filluar nga mbreti, të gjitha pagat do të ulen me një të dymbëdhjetën. Nuk është e thënë që këto masa do të mjaftojnë për të arritur një ekuilibër absolut.

Ministri i Mbretërisë të S.H.S, më tha se, nëse mbreti Ahmet Zogu jepte garanci, veçanërisht duke zvogëluar fuqinë e ushtrisë, Antanta e Vogël ndoshta nuk do të refuzonte t’i vinte në ndihmë për ca kohë për t’i dhënë atij mjetet për funksionuar. Ministri rumun, duke avancuar përpara si gjithmonë, thuhet se i ka kërkuar zotit Titulesco të studiojë kushtet e ndihmës financiare, megjithëse ky i fundit, më tha, se nuk ishte shumë në favor për një ndërhyrje të menjëhershme në çështjet shqiptare. Nuk do të habitesha nëse ministri rumun, i cili u prit nga Mbreti javën e kaluar, të mos e kishte nxitur apo të paktën ta inkurajojë që të na drejtohej.

Burimi : gallica.bnf.fr / Ministère des Affaires étrangères
Burimi : gallica.bnf.fr / Ministère des Affaires étrangères

Nuk do të mungoj ta mbaj të informuar Shkëlqesinë Tuaj për zhvillimin e kësaj situate dhe veçanërisht për qëndrimin e qeverisë italiane, e cila, për mendimin tim, mbetet faktori përcaktues për një ndërhyrje zyrtare të Antantës së Vogël në Shqipëri. Nëse mund të pranohet se Jugosllavia nuk qëndron joaktive dhe nuk refuzon ndihmën e kufizuar dhe të fshehtë për Mbretin Ahmet Zogu për ta penguar atë të bie sërish nën zgjedhën italiane, unë besoj se Antanta e Vogël, dhe aq më tepër Franca, mund t’i vinin në ndihmë vetëm nëse ai do të arrinte të çlirohej përfundimisht dhe nëse kabineti i Romës do ta pranonte publikisht këtë fakt të kryer.

Filed Under: Kronike Tagged With: Aurenc Bebja

NË KUJTESË TË 88 VJETORIT TË LINDJES TË PJETËR ARBNORIT- MANDELËS SHQIPTAR… (1935-18 janar-2023)

January 18, 2023 by s p

NGA NDUE  BACAJ  

Pjetër Arbnori ka lindur në qytetin e Durrësit me 18 janar të vitit 1935 nga prindërit Shkodran Gjystina e Filip Toma. Pjetër Arbnori në moshë të re, por ideale të mëdha në zemër e mendje arrin të mbarojë shkëlqyeshëm (me medalje) shkollën e mesme, por pa ju dhënë e drejta për momentin të vazhdojë të lartën. Gjithsesi vitet kaluan dhe Pjetër Arbnori arrin të përfundojë në kohë rekord (me korespondencë) dhe shkëlqyeshëm fakultetin e Filologjisë në Tiranë. Në vitin 1960 emrohet mësues letërsie, por zemra dhe shpirti i këtij mësuesi ishin të lënduara nga diktatura komuniste që çdo ditë dënonte, persekutonte, pushkatonte e burgoste shqiptarë nga më fisnikët e patriotët. Pjetër Arbnori me shokët e tij antikomunistë krijuan në ilegalitet një organizatë social–demokrate, programin e së cilës e kishte përgatitur ky vetë, si dhe ndihmonte shokët e tij në shpërndarjen e trakteve antikomuniste. Në pranverën e vitit 1961 arrestohet dhe pas dy vite hetuesi dhe gjygje e dënojnë me vdekje, dënim që ia kthejnë në 25 vite burg, por që edhe në atë ferr dënohet edhe me 10 vite të tjera, pasi edhe në burgje propogandonte lirinë e demokracinë. Pjetër Arbnori qëndroi në burgjet komuniste 28 vite rresht, duke u ndeshur si dragoi me kulçedrën e kuqe, e cila nuk mundi as ta mposhtnin e as ta hanë, përkundrazi kulçedra u rrëzua dhe dragoi Pjetër Arbnori mbijetoi, duke prekur nga afër ëndrrat e lirisë e demokracisë për të cilat u sakrifikua gjatë.  Megjithse në kushte të vështira në burgje filloi të shkruajë e përgadisë ato libra që i realizoi në demokraci, dhe që janë një pasuri e madhe, letrare, historike e mbi të gjitha humane, pasi tregojnë vlerat e një shpirti që ndonëse vuan vetë, nuk dëshiron të vuajnë të tjerët, madje librat nuk japin mesazhin e urrejtjes as për ata aktor e regjizorë që bënë të vuajnë Pjetër Arbnori e mijëra shqiptarë të tjerë, por përkundrazi japin mesazhin e paqes, tolerancës e mëshirës… Disa nga 14 librat e tij të shkruara (novela, romane, studime e intervista e tjerë) nga viti 1992 e deri kur ndërroi jetë janë: “Kur dynden Vikingët”, “Mugujt e Mesjetës”, “Bukuroshja me Hijen”, “E Bardha dhe e Zeza”, “E panjohura – Vdekja e Gebelsit”, “Shtëpia e mbetur përgjysëm”, “Vorbulla”, “Letër nga Burgu”, “Nga jeta në burgjet komuniste”, “Brajtoni një vetëtimë e largët”, “Lufta për të mbetur njeri” etj…Vlen të cilësohet se në vitin 1989 Pjetër Arbnori pasi ishte liruar nga burgu, si armik i regjimit dërgohet të punojë në punë të rëndomta, por nuk përkulet përsëri. Pa kaluar veçse një vit nga burgu i vogël i Burrelit në atë të madhin Shqipëri socialiste, si një ylber shumë ngjyrësh lart në qiell, por që pa vonuar do të uleshin në tokë, për t’i prekur e shijuar vet zoti Arbnori dhe Shqiptarët. Natyrisht ndër të parët që e kuptuan këtë ishte ky Pishtar drit–shumë i lirisë e demokracisë. Me 14 janar 1990 mori pjesë në demonstratën antikomuniste për rrëzimin e bustit të Stalinit. Me 12 dhjetor 1990 në Tiranë në emër të Shkodrës, Pjetër Arbnori, në tribunën themeluese të PDSH u dorzon zotërinjve Sali Berishës dhe Azem Hajdarit mesazhin e Shkodrës demokratike.  Të nesërmen me 13 dhjetor hidhet në erë busti i diktatorit Enver Hoxha në Shkodër. Me 3 janar 1991 në mitingun e Shkodrës Pjetër Arbnori shpall krijimin e Partisë Demokratike të Shkodrës, por këtë fat e kishte edhe Malësia e Madhe me 21 janar në mitingun e Bajzës… Nga viti 1991 e vazhdimisht ishte antar i kryesisë së PDSH. 5 herë rresht ishte deputet e Kuvendit Popullor i zgjedhur direkt nga populli (1991-2005). Në vitet 1991-1996 është zgjedhur Kryetar i Parlamentit Shqiptar, ku do të mbahet mend gjatë për drejtimin e tij ligjor, edhe mbi të gjitha për tolerancën dhe shpirtmadhësinë e treguar ndaj komunistëve (me emrin e ndryshuar në socilist) apo bijve të tyre deputetë, të cilët kishin qenë aktorët dhe autorët e tragjedisë të vetë Arbnorit dhe Shqiptarëve. Nga viti 2000 ka qenë kryetar i forumit të Drejtave të Njeriut kundër dhunës policore, si dhe që nga viti 2004 është zgjedhur edhe President i Institutit të kërkimeve politike “De Gasperi”. Veprimtaria e Demokratit të orëve të para Pjetër Arbnori u vlerësua kombëtarisht e ndërkombëtarisht, sa ishte gjallë dhe pas vdekjes. U dekorua me titullin Adademik, nga Akademia Ndërkombëtare e Nju Jorkut, nga Instituti Biografik Amerikan, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Pishtar i Demokracisë”, nga Asambleja parlamentare e vendeve frëngjishtfolëse ju dha titulli “Oficer i madh i urdhërit të Plejadës”. Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova i ka dhënë medalionin e argjendtë “Nënë Tereza”, dhe prerjen e artë Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Papa Gjonpali II i jep Medaljen e Argjendë të Familjes. Bashkia Vau Dejës titullin “Qytetar Nderi”, Bashkia e Shkodrës “Krenaria e Shkodrës”, Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës i jepet emri i Pjetër Arbnorit. Përsëri Shkodra me datën 7 korrik me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes i jep Titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Shkodrës e deri “së fundi” “Nderi i Kombit” etj. 

Pjetër Arbnori është shquar jo vetëm si shkrimtar, demokrat e politikan, por edhe si përkthyes i shumë librave nga Anglishtja, Frangjishtja e tjerë. Gjithashtu emri dhe vepra e Pjetër Arbnorit i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe Europës, duke u quajtur “Mandela” i Shqipërisë, Ballkanit e më gjërë, dhe si rezultat është takuar me shumë personalitete të Botës të atyre kohëve, si me Papa Gjonpalin e II, Presidentin Amerikan Bill Klinton, Nënë Terezën, Presidentin dhe desidentin çek antikomunistin Vaclav Havel, me kryeministrin e Turqisë Demirel, me  kryeministrin e Greqisë Micotaqis, me Presidentin e Senatit Francez Rene Monri, me Mbretin e Spanjës Huan Karlos, me Presidentin e Gjermanisë Herzog, me politikanin e famshëm Izraelit Shimon Perez, me Kryetarin e Autoritetit Palestinez Jaser Arafat, me Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, e tjera personalitete politike, shtetërore si dhe nga fusha të tjera të artit e kulturës e tjerë. Përmasat e këtij burri të mençur e patriot sa vinin e rriteshin. Në vitin e zi 1997 Pjetër Arbnori ishte ndër të paktit Demokrat apo politikan të djathtë që e kishte rrugën të hapur në të gjitha skajet e Shqipërisë. Në gusht të këtij viti, Pjetër Arbnori vendosi të vesakrifikohet, duke hyrë në një grevë urie vetëm për të mbrojtur të drejtat e Opozitës të atëhershme (PD dhe aleatëve të djathtë) me akses fjalën e lirë në masmediat televizive të kontrolluara dhunshëm nga shteti socialist. Një personalitet si Pjetër Arbnori alarmoi botën demokratike e cila detyroi komunistët e rinj të bëjnë lëshime.  Pjetër Arbnori edhe pas kësaj punoi natë e ditë për alternativat e Partisë Demokratike, të elektoratit që i besoi votat, si dhe në krijimin e imazhit të mirë në kancelaritë e Europës së Bashkuar, Amerikës e më gjërë. Mjerisht politika shqiptare kishte fare pak Pjetër Arbnorë. Në zgjedhjet e tre korrikut të vitit 2005 Pishtari i pashuar i Demokracisë Shqiptare, vjen kandidat për deputet në zonën nr.1 të Malësisë së Madhe. Këtu mendohej një fitore e padiskutueshme, pasi Malësia e Madhe dhe Pjetër Arbnori ishin dy simbole lirie e demokracie, që historia e persekutimit të diktaturës komuniste nuk i kishte mposhtur ndër dekada lufte e përpjekjesh e jo më do t’i thyente në pluralizëm e demokraci… Unë gjatë fushatës elektorale pata fatin të isha zëdhënësi i shtabit të fushatës dhe i Pjetër Arbnorit, ku gjatë kesaj kohe bëra dhjetra deklerata e shkrime në medie të shkruara e vizive që nga ato lokale e deri në ato kombëtare…  Fatkqesisht në atë kohë në Degen e PD-së Malësi e Madhe kishte filluar “shitblerja” e disa “demokratve” si dhe inatet dhe përçarja, me “justifikimin”; PËR INAT TË SIME VJEHRE SHKOJ E FLEJË ME MULLIXHINË. Këta “demokratë”ditën bënin sikur ishin me PD-në dhe Pjetër Arbnorin, ndërsa natën spiunonin, raportonin, shiteshin e bliheshin dhe punonin për Partinë Socialiste dhe alternativen e saj… Mjerisht Malësia e Madhe pasi kishte qëndruar 60 viteve në luftë (me komunizmin), dorëzohet në paqe, madje duke tradhtuar vehten dhe bashkësimbolin e saj Pjetër Arbnori. Kjo humbje është borxhi më i madh që Malësia i ka Demokracisë e simbolit të saj zotit Arbnori, i cili natyrisht këtë humbje (jo të tij si deputet), por të bastionit të Demokracisë Malësisë Madhe e kishte peng në zemër dhe e mori me vete edhe kur ndërroi jetë me 8 korrik 2006… 

Filed Under: Histori

Teoria kritike e racës dhe fjalimi i Martin Luther King, Jr.

January 17, 2023 by s p

Nga Rafael Floqi/

“Unë kam një ëndërr” të King kthehet në të kundërtën e asaj për një të ardhme në të cilën katër fëmijët e tij nuk do të gjykoheshin ” nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga përmbajtja e karakterit të tyre.” Martin Luter King Jr

Sot, është festa e Martin Luter King Jr dhe ajo shërben për qëllime të shumta: Ajo nderon trashëgiminë totale të King; fokusohet në çështjen e të drejtave civile; thekson përdorimin e jo dhunës për të nxitur ndryshimin; dhe i thërret njerëzit të vihen në shërbimin publik dhe të mos harrojnë ëndrrën e tij.
Aktivistët zezakë po synojnë Teorinë Kritike të Racës ndërsa kombi feston Ditën e Martin Luther King Jr., duke argumentuar se teoria që është përhapur në të gjithë vendin është e kundërta e asaj për të cilën King luftoi gjatë jetës së tij.
“Teoria kritike e racës vë në dukje se vetëm një grup ose racë është sistematikisht raciste dhe se ato janë të pariparueshme dhe nuk mund të falen kurrë,” tha Emery McClendon, një anëtar i këshillit këshillimor kombëtar të Projektit 21, të dielën. “Ky koncept kundërshton plotësisht shkrimin dhe moralin e shoqërisë së qytetëruar.
Për herë të parë, ne po nderojmë festën e Rev. Martin Luther King Jr. sipas ligjeve të reja në shumë shtete që ndalojnë udhëzimin e interpretimeve “përçarëse” të së kaluarës. Vetë King është një viktimë kryesore e këtyre përpjekjeve. Teoricienët kritike të racës, një teori marksiste që barazon pozicionin social me racën e kanë shfrytëzuar atë duke e reduktuar në një linjë të vetmuar, të dekontekstualizuar nga fjalimi “Unë kam një ëndërr” për një të ardhme në të cilën katër fëmijët e tij nuk do të gjykoheshin ” nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga përmbajtja e karakterit të tyre.”
Por si depërtoi kjo ideologji marksiste në shoqërinë amerikane?
Kur Horkheimer dhe shokët e tij marksistë “ Të shkollës se Frankfurtit” u larguan nga Gjermania për t’i shpëtuar nazistëve, ata gjetën strehim në Universitetin e Columbias. Horkheimer u kthye në Gjermani pasi bota mundi nazistët, por la pas bashkëpunëtorin e tij, Herbert Marcuse. Ishte Marcuse ai që ndihmoi në shndërrimin e teorisë kritike, në teorinë kritike të racës në Shtetet e Bashkuara, duke identifikuar një “punëtor” të ri për revolucionin, që mund të riedukohej për të përmbysur normat shoqërore: pakicat racore.
Meqenëse një revolucion i udhëhequr nga punëtorët nuk po ndodhte, ata kishin nevojë për një klasë tjetër “të shtypur” për t’i shërbyer qëllimit të tyre. Ky qëllim ishte të shembte institucionet perëndimore që qëndronin në rrugën e revoltës dhe të organizonin një revolucion marksist. Përdorimi i pakicave racore si pararoja e tyre e re do të ishte ide e shkëlqyer.
Kush mund të riedukohet më mirë sesa një demografi njerëzish, paraardhësit e të cilëve kishin vuajtur shtypje në Amerikë, bazuar në ngjyrën e lëkurës së tyre? Kush më mirë mund të pikturohej si viktima e një sistemi besimi të “shtypësve” dhe të pretendonte se e vetmja rrugë e çlirimit ishte prishja e institucioneve të shtypësve? Me fjalë të tjera, projektuesit dhe adhuruesit e teorisë kritike pranuan qëllimin e tyre të vërtetë. Jo barazi para ligjit. Jo të drejtat civile. Jo liri, liri dhe drejtësi për të gjithë. Jo një jetë më e mirë për pakicat racore. Teoricienët kritikë pranojnë se qëllimi i tyre është të përdorin pakicat racore si pararojë për një revolucion marksist. Kështu, lindi teoria kritike e racës.
Por imponim i një tregimi përrallor të Amerikës e bën sakrificën e Kingut krejtësisht të palexueshme, thonë mbështetësit e CRT. Është një vizion i së kaluarës i mbytur nga kujtesa, që i përshtatet më mirë përfytyrimeve distopike të George Orëell-it sesa një kombi që kërkon të shpengojë premtimin e tij për vetëqeverisje të vërtetë, të shtrirë dhe demokratike. Rikthimi i trashëgimisë së tij është të kuptosh se nuk ka dritë mes një shoqërie vërtet demokratike dhe një shoqërie të drejtë racore.
Por pyetja mbetet.
Ku ndryshojnë mësimet e Kingut në krahasim me teorinë kritike të racës?
Për të filluar, është e nevojshme të kuptohet se brenda botimit të vitit 2016 të “Një hyrje në Teorinë kritike të racës: një hyrje”, i Richard Delgado dhe Jean Stefancic argumentuan se CRT ndoqi “traditën radikale amerikane” të Martin Luther King, Jr. Ata e pozicionuan teorinë kritike të racës si një pasardhës të filozofisë së tij të drejtësisë sociale që dënonte imperializmin amerikan, klasizmin dhe racizmin anti-zezak, duke vënë në dukje se trashëgimia e Kingut ishte kooptuar nga “një konservatorizëm i shfrenuar, në fytyrën tuaj” i krijuar për të penguar përparimi racor.
Por si mund të kuptohet përparimi i zhvillimit racor me të njëjtën mendësi të përmbysjes të pushtetit dhe të përcaktimit krejtësisht racist se po je me ngjyrë je i destinuar të jesh i persekutuar dhe po të jesh i bardhë je persekutor, një teori që synon indoktrinimin e fëmijëve synohet tu imponohet atyre që nga shkolla. Këtu ideja e fjalimit “Unë kam një ëndërr” të King kthehet në të kundërtën e asaj për një të ardhme në të cilën katër fëmijët e tij nuk do të gjykoheshin ” nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga përmbajtja e karakterit të tyre.”
Udhëheqësit nga Projekti 21, një rrjet lidershipi i zi i sponsorizuar nga Qendra Kombëtare për Kërkimin e Politikave Publike, thonë se teoria kritike e racës largon kombin nga trashëgimia e Kingut duke politizuar racën ndërkohë kur lideri i ndjerë i të drejtave civile predikoi një mesazh uniteti. Anëtarët e Projektit 21 vunë në dukje shembuj të tillë si Projekti 1619, për të cilin ata argumentuan se mëson ndarjen në vend të unitetit aspironte që King.
Projekti 1619
Projekti 1619 duke shtrembëruar historinë e Amerikës thotë se SHBA nuk është toka e lirisë [por ajo ka lindur nga një mëkat kapital është toka e skllavërisë . Anëtarët e Projektit 1619 Inc. kanë qenë katalizatori për të ndryshuar narrativën e zbarkimit të afrikanëve të parë të skllavëruar që arritën në koloninë e Virxhinias në Point Comfort, Fort Monroe e sotme, në Hampton, VA dhe kjo sipas tyre shënoi mëkatin e pashlyer të Amerikës.
Në zemër të trajnimit të nuancuar të drejtësisë sociale qëndron një nëngrup i ideologjive të përafruara më famëkeq me Teorinë Kritike të Racës dhe lëvizjen Marksiste. Ky trajnim njihet si Projekti 1619, dhe ideologjitë e dukshme marksiste që mbështesin parimet e tij themeluese do ta bënin çdo studiues të lexuar mirë ta fshinte projektin si doktrinë politike që nuk mund të ekzistojë jashtë sferës së fiksionit metaforik.
Pavarësisht mungesës së saktësisë historike, doktrina është prezantuar akademikisht dhe profesionalisht në të gjithë Amerikën. Ndërsa prindërit protestojnë për miratimin e këtij materiali nga shkollat e tyre lokale, nxënësit e shkollave po marrin një shije të synimeve të vërteta pas lëvizjes për drejtësi sociale. Projekti 1619 u themelua nga Nikole Hannah-Jones, një gazetare hulumtuese amerikane dhe shkrimtare kontribues për Neë York Times. Në të kaluarën e afërt, Hannah-Jones ka qenë shumë e zëshme në lidhje me opinionet e saj për çështjet bashkëkohore të të drejtave civile dhe madje ka shkuar aq larg sa të kërkojë publikisht dëmshpërblime për pakicat amerikane, përfshirë edhe veten. Kjo doktrinë e favorshme politikisht supozon shumë më tepër se çdo çështje revolucionare e të drejtave civile. Në fakt, një përmbysje e plotë e historisë amerikane është më shumë në të njëjtin nivel me këtë prirje.
«Shumica e nxënësve të shkollës mund të lexojnë datën e themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: 4 korrik 1776. Por një projekt i zjarrtë nga Revista Neë York Times e ndryshon këtë datë në 20 gusht 1619—ditën kur 20 afrikanë të skllavëruar mbërritën për herë të parë në tokën e Virxhinias. “NYT e mbuloi këtë ese nga Hannah-Jones, duke e përshkruar Projektin 1619 si “një iniciativë e vazhdueshme nga The Neë York Times Magazine që filloi në gusht 2019, në 400 vjetorin e fillimit të skllavërisë amerikane. Ai synon të riformulojë historinë e vendit duke i vendosur pasojat e skllavërisë dhe kontributet e amerikanëve me ngjyrë në qendër të narrativës sonë kombëtare.”
“Për shkak se Projekti i vitit 1619 dhe Teorisë Kritike të Racës kanë përjetësuar një narrativë të ‘racizmit sistemik’, është edhe më e domosdoshme që të ri përqendrojmë përpjekjet tona në arsyen pse është e rëndësishme të arrijmë ëndrrën e Dr. King për t’u ngjitur në majë të malit, Ndërsa mbrojtësit e teorisë kritike të racës thonë se po përpiqen të mësojnë një pjesë të rëndësishme të historisë amerikane që shpesh injorohet, McClendon kundërshton se në fakt ajo bën më shumë dëm sesa mirë.
Pse Teoria Kritike e Racës është raciste?
CRT është një doktrinë shumë e dëmshme dhe në fillimin e trajnimit të saj, bën që studentët me ngjyrë dhe të tjerët ta shohin veten gjithmonë si viktima inferiore dhe të pafuqishme që diskriminohen pa asnjë zgjidhje të mundshme për ndryshim ose përparim. Teoria “mëson se racizmi është në zemër të themelit të Amerikës”, ndërsa në të njëjtën kohë mëson se “i gjithë sistemi ynë amerikan duhet të shkatërrohet” për të mposhtur racizmin.
“Pas shkatërrimit të tij, ata nuk kanë asnjë rrugë të qartë drejt Rindërtimit, përveçse ta shtyjnë qeverinë tonë drejt marksizmit dhe politikave socialiste” “Nuk është çudi, sepse CRT i ka rrënjët në Teorinë Kritike Marksiste të modifikuar për të depërtuar në sistemin kapitalist.”
Vendi duhet t’i kthehet mesazhit të Kingut, i cili ai tha se i mëson njerëzit të shohin njëri-tjetrin si individë dhe jo t’i përcaktojnë sipas racës së tyre. Ne duhet të theksojmë se çdo individ është i aftë të arrijë suksesin dhe ndjekjen e ëndrrës amerikane përmes punës së palodhur dhe vendosmërisë. Ne nuk duhet të lëmë mënjanë grupe të caktuara dhe t’i bëjmë ata të ndihen sikur nuk mund t’i arrijnë qëllimet e tyre të jetës, nëse nuk ushqehen me lugë dhe nuk u jepet një mënyrë jetese që i bën ata të varur nga qeveria për gjithë jetën. Ata gjithashtu duhet të kuptojnë se mundësitë e barabarta nuk do të thotë të barabarta. Nuk mund të luftosh racizmin me një anti racizëm që është racizëm në kahun tjetër.
Nga na tjetër kundërshtarët “anti-CRT”, e cila kërkon të ndalojë kurrikulat, librat ose trajnimet e lidhura me racën që ofrojnë një pamje të pakëndshme të së kaluarës sonë dhe implikimeve të saj aktuale. King i ka të ngjarë të marrë parasysh me hidhërim dinamikën shumë të njohur pas reagimit të sotëm. Pas lëvizjes globale të vitit 2020 për drejtësi racore në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë, pas vrasjes së egër policore të George Floyd, legjislaturat në 32 shtete janë mbështetur në atë që – se antiracizmi është kundër të bardhëve – për të nxitur kryqëzatën antidemokratike kundër atë që ata e quajnë “teori kritike e racës”. Po a është kështu ?
Për më shumë se 30 vjet, studiuesit kanë përdorur teorinë kritike të racës si një mjet analitik kjo mund të jetë e pranueshme po të jemi në fushën e teorisë. E djathta e ka riemëruar atë si racizmin e ri, pasi zgjimi rrëmbehet, si një kërcënim për nxënësit e pafajshëm të shkollës dhe si përndjekës për vdekjen e vetë “qytetërimit perëndimor”.
Teoria është bërë objektivi i përpjekjeve të koordinuara për të stigmatizuar dhe fshirë breza të njohurive, avokimit dhe historisë antiraciste. Objektivi është edhe zhdukja e historisë së antiracizmit dhe mohimi i rëndësisë së tij bashkëkohore thonë të majtët. Në fakt, teoria kritike e racës nuk është aspak një teori. Nuk është as një “perspektivë” e mësimdhënies së historisë. Është racizëm dhe fanatizëm, dhe jo vetëm kaq – është një përpjekje për të ringjallur një axhendë të dështuar marksiste.
Teoria kritike e racës është një degë e teorisë kritike, ideja e Shkollës së Frankfurtit, një grup marksistësh të shekullit të 20-të të lidhur me Institutin për Kërkime Sociale. (Fakt argëtues: themeluesi i Institutit për Kërkime Sociale donte që ai të quhej Institut fur Marxismus, që përkthehet në “Instituti për Marksizmin”. Ky emër u hoq nga frika se do të tjetërsonte publikun.)
Sigurisht, është e pamundur të përmblidhen shkrimet e shumta të studiuesve të racës kritike së bashku me ato të Dr. Kingut pjellor në disa paragrafë, por ne mund të identifikojmë disa besime thelbësore midis tyre për të përcaktuar se si ato përputhen me njëri-tjetrin.
Në esenë e rëndësishme të Derrick Bell të vitit 1995 “Kush ka frikë nga teoria kritike e racës”, ai shqyrtoi se si CRT ishte një mjet i nevojshëm për ekspozimin e racizmit sistemik në shoqërinë amerikane, duke pohuar troç:
“Siç e shoh unë, teoria kritike e racës pranon se revolucionarizimi i një kulture fillon me një rivlerësim rrënjësor i tij”. Artikulli vëren se si CRT është veçanërisht i dobishëm në kritikimin e diskurseve të verbërisë së ngjyrave në epokën pas të Drejtave Civile, duke vënë në dukje se adhuruesit e kësaj metode kërkon të “prish” dhe të shkojë përtej politikave ligjore si “integrimi, veprimi afirmativ dhe masa të tjera liberale”, duke shtuar se këta studiues janë shumë dyshues për “agjendën liberale”. Referenca për një axhendë “liberale” duket se kritikon ata në establishment që ishin të kënaqur me ndryshimet legjislative të viteve 1960 dhe mbetën të vetëkënaqur pasi padrejtësitë racore shkatërruan komunitetet e zezakëve në epokën e “daltonizmit”.
Në të vërtetë, CRT u zhvillua midis studiuesve të gjeneratës pas të drejtave civile si një lente për zbulimin e metodave të fshehta përmes të cilave amerikanët zezakë margjinalizoheshin vazhdimisht në shoqërinë amerikane. Teoricienët e racës kritike përdorin një sërë metodash për të kritikuar qëndrueshmërinë e racizmit strukturor në epokën e supozuar pas racore të shoqërisë amerikane, duke ekspozuar sesi aparatet ligjore përjetësojnë vazhdimisht politikat raciste dhe padrejtësitë racore edhe pas fitoreve legjislative të viteve 1950 dhe 1960. Ata lëshojnë gjithashtu thirrje për praktika anti-raciste që përballen dhe çmontojnë strukturat e supremacisë së bardhë që vazhduan deri në të tashmen.
Për Martin Luther King, Jr., një nga veprat e tij të fundit, Ku shkojmë nga këtu: kaos apo komunitet?, botuar në vitin 1967, përcakton qartë mendimet e tij rreth asaj se si Amerika e bardhë braktisi kryesisht Lëvizjen për të Drejtat Civile pas fitoreve të saj legjislative në mesi i viteve 1960 dhe diskuton nevojën për të investuar drejtpërdrejt në komunitetin amerikan të zi për të arritur ngritjen kolektive.
Në ngjashmëri me “rivlerësimin radikal” të mbështetur në esenë e Bell-it, King tha troç: “si hapi i parë drejt rrugëtimit drejt barazisë së plotë, ne do të duhet të përfshihemi në një rirenditje radikale të prioriteteve kombëtare”. Në ngjashmëri me shumë studiues të CRT-së, King kritikon njerëzit e bardhë të vetëkënaqur që përfitojnë nga racizmi strukturor, ndërkohë që mohon se ata janë vetë “racistë” ai vëren se Amerika ka ende një “borxh drejtësie” që duhet t’i paguajë popullatës së saj zezake ; ai mbrojti një “të ardhur të garantuar” dhe ai pohoi se një komb i tillë i pasur ka një imperativ moral për të siguruar që të gjithë qytetarët e tij të kenë akses në “një shtëpi të mirë, një arsim të mjaftueshëm dhe para të mjaftueshme për të siguruar nevojat themelore për dikë në familje.
Në realitet, debati i KDF-së është vetëm një moment tjetër në traditën amerikane të keqpërdorimit të MLK-së, duke filluar nga kontestet mbi veprimet afirmative; ngritja e lëvizjes Black Lives Matter; dhe debatet mbi socializmin kundër kapitalizmit, sa për të përmendur disa. Dhe kjo nuk bëhet me reparacione por me krijimin e mundësisë që të gjithë të jenë të barabartë, equality dhe jo equity.
Equality dhe jo equity
Dhe pse këto terma në shqip përkthehen një soj janë të ndryshëm. Equality do të thotë që çdo individi ose grupi njerëzish i jepen të njëjtat burime ose mundësitë. Equity njeh se çdo person ka rrethana të ndryshme dhe shpërndan burimet dhe mundësitë e sakta të nevojshme për të arritur një rezultat të barabartë. Rruga drejt arritjes së barazisë nuk do të arrihet duke trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë. Do të arrihet duke trajtuar të gjithë me drejtësi sipas rrethanave të tyre. Kjo nuk është gjë tjetër veç një teori marksiste që e tregoi vetë rënia e sistemit komunist , jo për parimi i zhvillimit të individëve por frenimi i tyre për të qenë të gjithë të barabartë, një utopizëm marksist i vërtetë, komunizmi shqiptar e vërtetoi këtë.
“Unë kam guximin të besoj se njerëzit kudo mund të hanë tre vakte në ditë për ushqimin e trupit të tyre, të kenë arsimin dhe kulturën për mendjen e tyre dhe dinjitetin, barazinë dhe lirinë për shpirtrat e tyre” pat deklaruar King në fjalimin për pranimin e Çmimit Nobel për Paqe, Oslo, Norvegji, 1964
Rev. Dr. Martin Luther King besonte se arritja e një shoqërie më të mirë kërkon një llogari të ndershme me historinë; që lufton pa falje për të shtypurit dhe të varfrit; dhe që parashikonte një “revolucion të vërtetë në vlera” në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë, që njerëzit të mos gjykoheshin “nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga përmbajtja e karakterit të tyre.”

Filed Under: Fejton Tagged With: Rafael Floqi

Shoqata “Ana e Malit” mbajti Kuvendin zgjedhor të radhës, në Staten Island, NY

January 17, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Shoqata e mirënjohur “Ana e Malit” mbajti Kuvendin zgjedhor për të caktuar kryesinë e re dhe kryetarin e saj. Zoti Safet Llolla ish kryetar i Shoqatës “Ana e Malit” së bashku me kryesinë kishin kohë që kishin lajmëruar pë organizimin e këtij Kuvendi.
Si medie dhe si TV “Alba Life” me të cilët kemi mbi 15 vjet bashkëpunim, gjithmonë i kemi ndjekur me një vëmendje të posaçme për shkak të punës së tyre me përkushtim ndaj Atdheut dhe zbatimit të statusit që ka miratuar shoqata qysh në vitin e parë. Më duhet të them se statusi që kanë përgatitur qysh në themelimin e tyre ka gjetur zbatim profesional dhe patriotik gjatë viteve të punës së tyre.
Shoqata ka bërë një punë të lavdërueshme për kultivimin e traditave atdhetare si dhe kremtimin e ngjarjeve dhe festave të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Ajo që më ka tërhequr më shumë tek kjo shoqatë janë vendimet demokratike, filantropizmi për vendlindjen e tyre si dhe edhe pse shkruhet se Shoqata është apolitike, e pavarur dhe ka statusin e vet, ata për cëshjten kombëtare marrin pjesë, kur është e nevojshme pasi është e shkruar në status. Psh nëse gjendja e shqiptarëve në Mal të Zi dhe me këtë edhe të Anës së Malit është e pavolitshme dhe nëse udhëheqësia apo kryesia e shoqatës e sheh të arsyeshme dhe mendon që një nismë apo veprim është në të mirë të popullit, i cili mund te çoj në përmirsimin e gjendjes së bashkëkombasve tanë, atëherë Shoqata mund t’a përkrah një ide të tillë.
Trazirat, luftrat dhe situatat e vështira në ish Jugosllavi shkaktuan valë të madhe te mërgimtareve para dhe pas viteve 90 dhe organizimi i komunitetit u bë më se i nevojshëm, për vetë Diasporën, por edhe për ndihmën e organizuar të trevave nga vinin.
Ndër aksionet e para humanitare që u organizuan nga Anamalasit në New York, ishte aksioni për ndihmën financiare të nxënësve dhe studentëve si dhe familjeve më të varfëra ne vitin 1993. Dhe kjo ndihmë e shkëlqyer dhe ky humanizëm i madh i Anamalasve vazhdon edhe sot. Natyrshëm këto punë të dobishme të Anamalasve të kujtojnë vargjet proverbiale të Nolit tëmadh, vargje që frymëzuan patriotët shqiptarë nëAmerkikë për të ndihmuar Kombin. Ato jane aktuale dhe sot si: Mbahu, Nëno, mos ki frikë/ Se ke djemtë ne Amerikë.
Ata kanë ndihmuar pa rezerva Luftën e Kosovës me ndihma të konsiderueshme dhe shumë patriotike.
Në këtë Kuvend të radhës kryetar u zgjodh z. Albert Salaj të cilit i urojmë suksese të mëtejshme duke e çuar shoqatën edhe më përpara, me një vazhdimësi tejet progresiste dhe kombëare.

Tubimi i shoqatës “Ana e Malit” u fotografua nga Amir Suka, AlbaPro, drejtor i programeve televizive të TV “Alba Life”, New York.

15 Janar, 2023
Staten Island, New York

Filed Under: Reportazh Tagged With: Keze Kozeta Zylo

KUR DËNOHESHIN BASHKË, KËSHTJELLA DHE SHKRIMTARI

January 17, 2023 by s p

Në nderim të Dom Ndoc Nikajt në ditën e shuarjes.

Nga Visar Zhiti

Kur Kështjellën e Shkodrës, mbas Luftës II Botërore fitimtarët e kishin shndërruar në burg, në njërën nga qelitë e saj mbanin të mbyllur një Shkrimtar plak.
Të dy të dënuar, edhe kështjella, edhe Shkrimtari. Kështjella e Rozafatit, me legjendën më të bukur në botë për nënën, me muret e lavdishme të historisë së lashtë Kombit, e luftrave për liri dhe e qendresës skënderbejane, në vend që ta linin siç ishte, vend pelegrinazhi, tempull dhe muze, e shndërruan në burg të ri.
Të këqinjtë janë dhe banalë, do të thoshim, nëse do të perifrazonin Hanna Arendt. Por dhe kriminelë…
Në njërin nga bodrumet e Këshjellës mbanin të mbyllur dhe të lidhur me pranga Shkrimtarin plak, Dom Ndoc Nikaj. E arrestuan shumë shpejt, në 1946, në 9 shtator, në moshën 82-vjeçare, me akuzën se donte të përmbyste me dhunë pushtetin e ri, të porsavendosur të komunistëve.
Po ai ishte dhe prift katolik, që në doktrin:e janë kundër dhunës…

ATI I ROMANIT SHQIPTAR
NË DY PERANDORI

Dom Ndoc Nikaj është quajtur dhe babai i romanit shqip, pra, romancieri ynë i parë. E nisi të shkruarit në robëri, kur vendi ishte nën perandorinë otomane dhe gjuha shqipe e ndaluar, ndërsa rrahjet e zemrës, të fundit, do t’i ndalte në burg, (në 16 janar 1951), kur atdheu i tij, i çliruar, bënte pjesë në perandorinë komuniste.

Fat i keq e i pabesueshëm i shkrimtarit në dy perandori, por dhe i Kështjellës së lashtë, por i vendin nga njerëzit e rinj. S’është punë fati, siç u pëlqen dhe të thuhet, jo. Ishin sundimtarët mizorë dhe ushtria e tyre, të marrosur pas idealit komunist, intelektualët e tyre, shkrimtarët dhe poetët e rinj të regjimit,

* * *
Ndoc Nikaj lindi në Shkodër më 15 qershor 1865. Sipas dokumentit të pagëzimit datëlindja e tij është 9 marsi 1864. Këmbëngulje për të qënë i lindur dy herë, si një domosdoshmëri për vendin, më pëlqen të them… E ëma e tij, Age Gjon Luli, vinte nga fis i njohur, kurse babai, Gjoka, ishte luftëtar fillimisht. Madje kishte qenë dhe në betejën ruso-turke në Sebastopol në vitin 1877 dhe me disa shokë të tij ishte renditur nga ana e turqve krahas me ushtarë francezë. Por mjeshtëria e tij ishte ngjyrosja e shajakëve dhe e penjëve e ndoshta prej kësaj djali Ndoc trashëgoi dëshirën për ta parë më me ngjyra jetën, për t’ia dhënë atje ku mungonte, për të parë penjët, si zgjateshin, si lidheshin, por dhe si mund të kokolepseshin, si shtigjet e jetës. Ndoci i vogël mësimet fillestare i mori tek françeskanët, kurse 13 vjeçar kaloi tek jezuitët në Kolegjin Papnor në Shkodër. Meshtar u bë në vitin 1888. Pas shugurimit si ndihmes-famullitar shërbeu në Shkodër dhe pas dy vjetësh në famullitë në Dajç, Bregu i Bunës, Pemtar, Sheldie dhe Shkrel. Ndërkaq krijohet “Lidhja e mshehtë” që i vuri si detyrë vetes të përhapte idetë kombëtare, atë shkëndijëz për pavarsinë e Shqipërisë dhe të bënte përgatitjet për kryengritjet e ardhshme. Dom Ndoc Nikaj ishte anëtar i kësaj Lidhjeje, bashkë-punëtor i çetave kundër pushtuesit turk. Por ai e kuptoi se duheshin jo vetëm armët, por dhe libra, ata më shumë, e jo vetëm fetare, por të dijes në tërësi, historikë, letrarë, shkencorë dhe vendosi që të merrej me to, me brengën dhe guximin duke mos harruar që vetëm gjuha shqipe ishte e ndaluar në të gjithë popujt e perandorisë osmane. Libri, sipas tij, na jep dritë, do të ngjallë dëshirën të shohësh më mirë e më shumë, të lexosh në gjuhën e moçme shqipe. Dhe bashkëpunon me një koleg tjetër të Jugut, Faik Konicën…Ishte 24 vjeç kur ndjeu më me forcë shkrimtarin brenda vetes. Në 1898 boton librin e parë, “Vakinat e Kishës”, u shtyp në Romë, në të famshmen “Propagaganda Fide”.
ROMANI I PARË SHQIP 1899 – teksa shekulli XIX po mbaronte, shkrimtari Dom Ndoc Nikaj mbaron romanin e tij të parë, Marcja”. Në këtë ishte dhe një nga themeluesit e shoqërisë “Bashkimi”, por u veçua që të shkruante. Çfarë e thirri, ç’e magjepsi? Ç’ëgjëll a shenjt? Romani “Marcja” shenjon dhe romanin e parë në prozën shqipe. Lajmi dhe vepra bashkë u përhapën nëpër familjet e Shkodrës, nga rruga në rrugë, kumbonte kalldrëmve, trokiste portave. E ç’ka kallxon ky libër? Ç’është ky roman?…Një epikë mistike, do të thosha tani me guhën e mësuesit, sepse kam qenë dhe mësues fshati. Në roman mahnitshëm gëshetohen fantastikja e baladave ballkanike dhe tonave me dramën historike, por dhe kapëcimet nga bota reale në atë hyjnore, po janë dhe varrosjet për së gjalli, ka personazhe biblike, Abrahami, Sara, Davidi, por citohet dhe Papa shqiptar, Klementi XI e heronjtë historikë, Neroni, etj. Një gjuhë e gjallë, duke mos i shmangur dhe turqizmat e përditshme. Marcja shndërrohet në emblemë të sakrificës, e praruar me himnet e shpirtit të Domit. Lexohet me endje edhe sot, gjendet në raftet e ndonjë biblioteke të vjetër shkodrane.
Në vitin e dytë të shekullit të ri, të XX-it, boton në Bruksel librin, mbase më të rëndësishmin, “Historija e Shqypnis”, 414 faqe, ku përshkruhen me pathos në mënyrë barletiane luftimet e shqiptarëve kundër otomanëve, me prijës Gjergj Kastrioti-Skënderbeun dhe rënien e Shkodres në vitin 1478. Po këtë vit boton në Londër “Historia e Turkis”, përkthim nga italishtja, për të cilin u përndoq nga qeverija turke, vetëm pse guxoi ta shkruante në shqip atë histori…Në kohën kur nëpër Ballkan, por dhe në Europë shpërndaheshin armë, pushkë të modeleve më të reja, bomba, topa, tregtoheshin, hapur, fshehurazi, mpreheshin bajonetat, Dom Ndoc Nikaj solli në Shkodër në 1909 një shtypshkronjë për radhonj dhe libra në gjuhën amtare. Si i mbartën, me karroca, karvanë kuajsh? Si i kaluan kufijtë? Me ëndërr dhe shpirt…
Më 1 janar 1910 nxjerr gazetën e përjavshme Koha, ndër të parat politike në Shqipëri. Ia ndryshoi emrin në numrin e dytë, Bashkimi, kumt më i rëndësishëm ky, e donte koha. Në katër faqet e saj dilnin artikuj shqip për çështjet shoqërore, kulturën, letërsinë dhe ekonominë dhe vazhdoi deri afër vitit 1912.

PAVARËSIA E ËNDËRRUAR.

U shpall. Pas gati 5 shekujsh… U desh durim i rëndë, qëndresë, kryengritje që mbyteshin me gjak, u desh të vinte Rilindja me poezinë profetike naimjane, përpjekje pafund, diplomaci dhe me kodet e Kanunit të Lek Dukagjinit, por dhe me aleatë popujsh të tjere të kulturuar…
1913 – një vit më vonë Ndoc Nikaj i dhuron atdheut romanin “Shkodra e rrethueme” në formë ditari, që në historinë e mëpastajme të letërsisë shqipe do të trajtohej si romani i parë shqiptar dhe jo ai i mëparshmi, i një shekulli më përtej. Pse? Nga që ai i mëparshmi kishte përmbajtje fetare dhe ky tani patriotike? Ngaqë do të vendoste pushteti i ri me studiuesit e saj. Ata do të përzgjidhnin temën që do të duhej si e parë? Po autorin pse e harronin vazhdimisht, apo nga që e burgosën me të parët?…
Në pranverën e vitit 1913 Ndoc Nikaj nxori dhe një gazetë tjetër, Besa Shqyptare, dy deri katër herë në javë. Aty botohej edhe ndonjë artikull gjermanisht e italisht. Nga 29 korriku 1915 po kjo gazetë mori emrin Zani i Shkodrës. “Firma Nikaj” krahas librave të pronarit, gazetave, po nxirrte libra këndimi në gjuhën shqipe dhe revistën periodike “Hylli i Dritës” dhe dhjetra vepra të tjera. Shtypshkronja nuk nxirrte fitime të mëdha fare, përkundrazi, por biznesmeni Nikaj merrej dhe me veprimtari të tjera të leverdishme si ato të tregtisë së lëndës drusore, por dhe… të armëve. Ka rrethana që kërkohet të bësh më pak priftin dhe më shumë luftëtarin… me armë? Po, po… A e dinte Domi ç’bëhej? Dom Ndoc Nikaj punonte me zell për ta njohur Europa çështjen e lirisë të tokave shqiptare. Dhe mbante lidhje të rregullta me të gjitha shoqëritë shqiptare të krijuara nëpër qendra të Europës.
Lufta e Parë Botërore: Në këtë kohë Ndoc Nikaj shkruante dhe botonte libra shkollorë, libra fetarë për kishat, letërsi dhe shtoi bashkëpunimin dhe me revistën “Albania” të Faik Konicës. Në vitin 1921 u arrestua, s’dihej pse, enigmë dhe e mbyllën dyzetegjashtë ditë në burg në Tiranë. Dhe e liruan menjëherë. Pas 1924 nuk po shkruante më dhe nuk po merrej me veprimtari politike.

Lufta e Dytë Botërore:
Heshtje, shumë heshtje në jetën e tij deri në mbarim të Luftës dhe nis paqja dhe pushkatimet dhe burgjet, tani jo nga i huaji pushtues, por nga yti fitimtar, i pushtuar nga djalli i kuq. Klerit katolik në Shqipërinë e Veriut po përndiqej ashpër, gjë që do të shkonte keq e mos më keq. 1946 – Dom Ndoc Nikaj, 82 vjeç, patriark tashmë i prozës shqipe… e arrestojnë ata të Sigurimit të ri të shtetit. Akuza: ka dashur përmbysjen e qeverisë me dhunë… E mbyllin në kështjellën-burg të Shkodrës së tij. Të dënuar bashkë, Kështjella dhe Shkrimtari.
Guxuan dhe e dënuan Plakun-perëndi! Vunë prangat mbi ato duar apostulli që duhej t’i puthnin. Ato duar që shkruajtën shqip kur nuk lejohej, mbi 400 shkrime, 30 vepra, shtatë romane ende të pabotuara, pararendësi i Mihal Gramenos, Foqion Postolit, Mit’hat Frashërit, Ernest Koliqit, Mitrush Kutelit… “Balzaku ynë” e kanë quajtur. Mos donin të dënonin ashtu me të së paku dhe ata 500 vjet mundime të klerit katolik shqiptar? Po me kështjellën-burg mos po shprishnin lashtësinë arbërore dhe ilirike? Urdhërat e kujt djalli tjetër po zbatonin? Ai, Domi, i bardhë në qeli, fliste në heshtje me qiellin, që mundohej të fuste kryet në gropën e bodrumit të lagësht, në frëngjitë e qelisë. Këmbët e zbathura preknin tokën, donte kumtet e fshehta të saj, e kishte menduar varrin, gjithnjë e më shpesh po e dëshironte, por ky dënim nga bijtë e tij… në kështjellën ku ishte dhe një kishë, e bërë xhami… dhe tani burg… Përse? Ku është populli?… Dhe ai, dhe populli, edhe Kështjella ishin mësuar me durimin… Duroi dhe 1 vit, 2, 3… 5 vjet… duhej ikur… të qetësohej… në jetën tjetër… Shekulli kaloi mesin e vet ndërsa ai kaloi në botën e amëshimit. Një ditë para 17 janarit, kur mbylli sytë Skënderbeu. Ai vdiste në çdo 17 janar… Duhet vdekur para tij… 16 janar 1951… Një vit më pas fillojnë grindje të tjera dhe prapaskena të shkrimtarëve të Realizmit Socialist, pengonin dhe shpifnin për njëri tjetrin se cili roman do të mund të botohej e cili jo, i këtij apo i atij, e cili kishte qenë partizan nga ata, se do të shenjohej romani i parë i tyre. Me ta gjithçka duhet të fillonte nga e para.

ZEMËRIM ME TË DREJTË:
Po ku janë rrugët dhe sheshet me statujat e Ndoc Nikajt? Qelia ku e mbyllën përse nuk është muzé e shtëpia ku shkruante, vend pelegrinazhi? Ç’është ky harrim? Dhe zyrtar. Kjo mosqasje në ikonën e tij supreme? Ngaqë një atdhe ka dënuar atin e romanit të vet? Kompleksi edipian i atvrasjes, më mirë të shmanget tani mëkati i kryer? Po ky s’është ekzorcizëm, çlirim i brendshëm nga djalli. Është harrim kriminal, frika se ai mund të rikthehet ndryshe… dhe Realizmi Socialist i ka sheshuar gjerat, ka vendosur dhe hierarkinë dhe vazhdojnë dhe tani shkrimtarët e saj, të rrezikuar nga bashkëpunimi i tyre me të keqen, poetët që i kënduan djallit dhe përbuzën Krishtin, kritikët, nga që s’u bënë dot as shkrimtarë e as poetë, teorizojnë, terrorizojnë në fakt, aq sa mundin, tani që s’mundin, ndajnë gradat e tyre të mbetura e titujt, i madh, postmodern, që ka prirë… apo që ka brirë(?)… vendosin se cilët do të harrohen, se në burg kanë qenë dhe kush do të kujtohen, se kanë merita, sidomos jashtë letrare, madje dhe në mbushjen e burgjeve…
A nuk po e rrënojnë sërish kështjellën e hershme të letërsisë shqipe, ja, ashtu si jeniçerët që sulmonin me topuzë në dorë, me zjarr dhe squfur dhe me shkallë u ngjiteshin bedenave? Dhe ata ashtu me urdhër sulmuan dhe i zunë vendet dhe tani kanë qen të mëdhenj roje që të kafoshjnë po t’u qasesh? Për fat letërsia nuk është fushë-beteje e tillë…
Po kush nga ata foli sot për Atin e romanit tonë? Apo ka qenë në burg nga Partia? “S’është i yni!”.
Ata Ndoc Nikajn e lanë dhe pa varr, po edhe romanet e tij ashtu janë, pa varr, pra nuk vdesin, se janë në zanafillë letërsi shqipe. Do rrojnë bashkë me gjuhën dhe me atdheun e tyre. Amen!

Filed Under: LETERSI Tagged With: dom ndoc nikaj, Visar Zhiti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1880
  • 1881
  • 1882
  • 1883
  • 1884
  • …
  • 2785
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT