• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DËSHMI E MBIJETESËS DHE TRASHËGIMISË KULTURORE

December 27, 2022 by s p

Ndonëse me herët për krahinën e Krajës, përkatësisht Krajën e Shkodrës është shkruar në mënyrë fragmentare nga autor të ndryshëm, nga miratimi i pluralizmit ne këtë aspekt janë botuar studime e botime të veçanta me vlera shumëdimensionale.
Cekim me këtë rast botimin e librit Kraja me veçantitë shestanase në rrjedhën e shekujve(Kumtesat e Konferencës shkencore, Ulqin 7-8 tetor 2011), botuar në vitin 2013, me qasje shumëdimensionale si i vetmi i tillë deri më tash. Ndërsa me studime apo botime të veçanta janë paraqitur edhe Z.Jankaj, I.Doda, H.Koliqi, A.Gjeçbritaj, H.Muja, H.Alaj, N.Draga etj., duke ofruar të dhëna me interes nga profili i tyre krijues.
Autorëve të tillë iu bashkangjitet Xhelal Muja, i cili ditë më parë opinionit i prezantohet me librin “Ublat – trashëgimi kulturore dhe jetike në Krajë”, duke qenë botim i veçantë i trashëgimisë kulturore në hapësirën etnogjeografike mbarëkombëtare.
I lindur dhe rritur në Krajë, autori nuk ka qenë indiferent ndaj trashëgimisë kulturore të kësaj krahine etnografike, por është angazhuar me pasion duke mbledhur të dhëna me interes për ublat, që janë simbol jetik i këtij mjedisi. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse ata janë identiteti i kulturës materiale të shqiptarëve në Krajë, të cilat kanë nxitur kureshtjen e studiuesve të ndryshëm.
Dukuri e terreneve karstike
Dihet se ublat janë të pranishme në terrenet karstike, si të vetmet objekte për të siguruar ujin për popullsinë vendore. Pikërisht në sajë të ndërtimit të tyre personat përkatës kanë treguar mjeshtri në artin e ndërtimit, duke dëshmuar se në këtë krahinë etnografike jeta është e hershme e cila ka pasur vazhdimësi deri në ditët tona. Në lidhje me këtë çështje autori ka hulumtuar në terren duke ofruar të dhëna për 397 ubla, duke dëshmuar se Kraja në këtë aspekt paraqet mjedis të veçantë në tërë hapësirën etnogjeografike shqiptare.
Libri është i ndarë në dy pjesë: ku në pjesën e parë ofron të dhëna historike e gjeografike për Krajën dhe vendbanimet e saj, nga Shiroka e deri në Selcë, ndërsa në pjesën e dytë në detaje ofrohen të dhënat për ublat në Krajë sipas vendbanimeve,ku përveç koordinatave të tyre ofrohen edhe fotografitë përkatëse, duke qenë dëshmi autentike në ketë mjedis.
Ublat, pjesë e identitetit socio-kulturor
Në rrethana të reja shoqërore ublat kanë humbur rolin e tyre, por ata janë pjesë e identitetit social e kulturor të popullsisë së Krajës. Ublat duhet trajtuar ne kontekstin të raportëve shoqërore me qasje shumëdimensionale, sepse ata kanë qenë vend i takimeve, ngjarjeve të ndryshme por edhe të njohjeve të te rinjëve. Dhe nuk ka pasur mundësi të jetë ndryshe sepse ata ishin simbol i jetës në këtë krahinë etnografike.
Libri ka si mision për të informuar lexuesit e pasionuar por në mënyrë të veçantë brezat e ardhshëm të njihen me një pjesë të historisë dhe mënyrën e të jetuarit të paraardhësëve të tyre, sepse duke njohur të kaluarën me drejtë vlersohet e tashmja dhe planifikohet e ardhmja.

Iniciativë për në UNESCO

Andaj duke marrë parassh vlerat e tyre për jetën dhe mbijetesën e popullsisë në Krajë, mendoj se duhet të inicohet nisma qe disa prej tyre të mbrohen nga UNESCO-ja, si monumente të kultures materiale.
Në këtë aspekt mendoj për ublat në Ostros të Madh, Brisk Posht dhe Ljare, andaj për këtë ide duhet përgatitur kërkesa dhe të drejtohet në adresen e duhur sa ma parë, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.
Përfundimisht autori në sajë të pasionit dhe angazhimit në terren ia ka arritur qellimit duke i ofruar opinionit një botim me vlerë nga trashegimia kulturore dhe antropologjia sociale.
Leksikon i trashëgimisë etnokulturore
Nuk ka dielmë se më këtë botim autori ka kryer një obligim moral në nderim të gjithë atyre qe realizuan këto vepra jetësore për popullsinë e Krajës duke mbetur monumente të trashëgimisë etnokulturore shqiptare.
Andaj si i tillë ky botim, që lirisht mund të quhet leksikon i trashëgimisë kulturore është i mirë se ardhur në mënyrë të veçantë për kranjanët të lindur këtu, por edhe për ata të cilët janë me origjinë nga Kraja, si dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të njihen me mbijetesën e popullsisë së Krajës nga kohërat me të hershme e deri në ditët tona.
Nail Draga

Filed Under: ESSE

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi i XI Albani”, në Åkarp të Suedisë

December 27, 2022 by s p

Nga OSMAN AHMETGJEKAJ/

Avdyl Uka mbetët flakadan i ndezur i mbrojtjes së pragut  të shtëpisë-

Në organizim të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi i XI Albani”, në Åkarp të Suedisë, në praninë e një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të fjalës së shkruar, u përurua libri “ Avdyl Uka hero i dëshmuar i atdheut-2”, i autorit Hysen Ibrahimi, i cili, njëherit është edhe Kryetar i kësaj shoqate të vyer. Kjo vepër madhore e Hysen Ibrahimit është një punë shumë e rëndësishme e punuar me një kujdes rreth përmbajtjes së vetë aktit të kryer heroik si dhe të dëshmive të tjera që janë paraqitur aq bukur në këtë libër bukur voluminoz. Në të vërtetë autori bënë një përmbledhje të pjesëve më interesante të librave të botuar nga vetë personazhi i kësaj vepre, duke komunikuar në mënyrë profesionale secili rrëfim i paraqitur ndërmjet veti.

Hysen Ibrahimi është autor dhe bashkautor i 19 veprave letrare e publicistike, redaktor, recensent dhe opinionist i dhjetra veprave në mërgatë dhe troje etnike shqiptare dhe kësisoj është bërë emër i njohur për lexuesit jo vetëm në Suedi por edhe më gjerë. Avdyl Uka, hero i gjall, hero i dëshmuar, siç e quan autori dhe siç e titullon edhe veprën, Hysen Ibrahimi ia ka kushtuar dy vepra, studime, në formë të kritikës letrare, në të cilat pasqyron realisht ngjarjen e 22 qershorit të vitit 1991, që ka lënë gjurmë të pashlyer në historinë patriotike të kombit shqiptar. 

Për këtë libër referuan Prof. Osman Ahmetxhekaj, poeti Remzi Basha, Prof. Rexhep Jashari dhe Rrahman Rrahmani. Fjalë miradije për këtë libër dhe për aktin patriotik të Avdyl Ukës folën edhe Prof. Dr. Muhamet Shatri, Avdi Rama, Ramadan Reshitaj, Avdyl Uka, personazh i këtij libri, dhe autori y. Hysen Ibrahimi. Referuesit e këtij libri, pos tjerash, theksuan se Avdyl Uka nuk është vetëm krenaria e Vushtrrisë por ka mbetur emër i përveçëm i patriotizmit në tërë shqiptarinë, sepse me aktin e tij heroik të vrasjes së kriminelit serb Tomasheviq shpëtoi familjen 27 anëtarëshe Uka. Kësisoj Avdyl Uka mbetët një hero i gjallë, një flakadan i ndezur i mbrojtjes së pragut të shtëpisë. Në të vërtetë. Pshka heroike e Avdyl Ukës ishte një krismë që zgjoi nga gjumi dhe ndërgjegja shumë patriotë të idealit kombëtar dhe dërgoi një mesazh të qartë se ka ardhur momenti që Kosova të filloi përgatitjet luftarake ngaqë barbarët serb kishin shtuar terrorin mbi popullatën e pafajshme shqiptare, bile edhe të hynin nëpër shtëpi shqiptare. Kështu vepruan edhe në natën e 22 qershorit të vitit 1991 në familjen Uka. Avdyli ishte i vendosur që të mos largohet nga shtëpia për shkak se nga krimineli serb Tomasheviq rrezikohej likuidimi i 27 anëtarëve familjes, që tentonte t’i tubonte në një dhomë. Avdyli nuk kishte kohë të mendoj gjatë me me plumb në kokë vrau këtë terrorist, i cili kishte hyrë befas në këtë shtëpi i armatosur me automatik. Fjalë miradije referuesit patën edhe për ish- gjyqtarin Gani Rexha nga Prekazi i Epërm, anëtar i familjes se patriotit Ahmet Delija, i cili këtë akt e kishte kualifikuar si mbrojtje të nevojshme, e cila kryhet për të zbrapsur sulmin e kundërligjshëm, përkundër asaj se prokurori serb kishte mendim tjetër se kishte tejkalim të mbrojtjes së nevojshme. Avdyli ishte liruar nga të gjitha akuzat, por për çudi pa praninë e tij në korrik të vitit 1997 ishte dëuar me gjashtë vite burg. Avdyli veç kishte ardhur në Suedi dhe kkishte fituar qendrim të përhershëm dhe ky shtet nuk i kishte marrë parasysh kërkesën e Serbisë për ta ekstraduar këtë patriot të gjallë të shqiptarisë.

Edhe folësi Ramadan Reshitaj tha se është bërë punë e mirë, e angazhuar dhe e përkushtuar me mund e sakrifica për ta bërë këtë vepër. Nuk është lehtë të shkruhen mbi 500 faqe. Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi i Xi Albani” vërtetë po bënë një punë të vyer, tha ndër tjera ky folës. Ndërkaq, Prof. Dr. Muhamet Shatri  theksoi se ne shqiptarët  nuk kemi lënë gjurmë historike edhe pse është dhënë shumë për atdheun, për kombin por fatkeqësisht diçka të shkruar për këtë histori të lavdishme të të parëve tanë ka pak diçka të shkruar. Ndërkaq, punën që po bënë shoqata e juaj po dëshmohet e kundërta. Rasti i Avdyl Ukës është i veçantë, i cili po nderon komunitetin shqiptar në Suedi, sepse raste të tilla janë të rralla dhe ato kanë pasur jehonë aq më shumë kur edhe sot jemi në luftë me Serbinë, përfundoi ai.

Avdyl Uka personazh i librit e falënderoi autorin për këtë vepër si pjesëmarrësit që ishin prezent në këtë event. Për dallim nga librat tjrë, tha ai, në këtë vepër që tash po promovohet  Hysen Ibrahimi bënë një analizë dhe shkëput mendime, shprehje, opinione, mendime nga më tepër se 20 personalitete të ndryshme. U falenderua edhe autori Hysen Ibrahimi.

Për këtë trim të paepur Remzi Basha dhe Idriz Gashi, që e moderoi shkelqyeshëm këtë event, lexuan disa vjersha që i kishin shkruar dhe dedikuar Avdyl Ukës.

Për më hollësisht e keni gjirimin në këtë link në youtube:

Filed Under: LETERSI

Kush po e baltos Mit’hat Abdyl Frashërin?

December 27, 2022 by s p

Përgjigje Spartak Brahos nga Familja Frashëri

Valbona Shkodra Mardodaj/

Ka më tepër se një javë që disa media të shkruara, nuk rreshtin së publikuari artikuj paçavure, duke baltosur figurën e eruditit të madh Mit’hat Abdyl Frashëri, dhe duke e quajtur horr, kolaboracionist, apo tradhëtarin më të madh që ka patur ndonjëherë Shqipëria. E sigurtë që kjo baltosje nuk është vetëm për Mit’hatin, por për të gjithë patriotët dhe iluministët e familjes Frashëri, duke filluar nga Abdyli (i ati i Mit’hatit), Samiu, Naimi, Mehmeti (vëllai më i vogël dhe më pak i njohur i Frashëllinjve). Një fenomen i tillë i baltosjes së figurave të shquara kombëtare shqipëtare, vihet re edhe në figura të tjera kombëtare si Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza e të tjerë. I referohemi specifikisht deklarateve akuzatore ndaj Mit’hat Frashërit nga ana e zotit Spartak Braho, publikuar në Gazetën Sot, fq 1 – 3, më datë 26 dhjetor 2022. Spartak Braho, siç duket nuk ka lexuar asnjë rresht për veprimtarinë e tyre patriotike dhe fatin e trashëgimtarëve të familjes Frashëri. Personi në fjalë S.B, bën pjësë si një vegël qorre në korin e “orkestrës anti-shqiptare” për zbatimin e misioneve dhe tezave të vjetra dhe ende mjaft aktuale të denigrimit të figurave patriotike shqiptare.

Kjo familje fisnike investoi gjithçka në shërbim të atdheut, pasurinë materiale, intelektuale dhe morale. Për veprimarinë e tyre patriotike janë burgosur dhe përndjekur nga administrata Otomane. A e dinë këta mjeranë që pa kontributin e këtyre figurave dhe familjeve të mëdha, nuk do të kishin as alfabetin e sotëm të gjuhës shqipe, i cili e ka mundësuar edhe personin në fjalë S.B që të shprehet. Ky agresivitet mediatik i paparë, tregon qartë që manipulimi dhe shtrembërimi 77 vjeçar i historisë shqiptare nuk funksionon më. Tradhëtia tashmë ka shkarë prej duarve të tyre të pista, dhe pikërisht ky është segmenti më anti shqiptar që interesohet për një Shqipëri sa më të vogël fizikisht dhe të varfër ekonomikisht.

Për mendimin tim, këtij krimineli të kombit, po i lë një këshillë; T’i lërë historianët të qetë që të studjojnë dhe të shprehen për veprimtarinë e Mit’hat Frashërit, pasi ka plot shkëncëtarë të zotë dhe me ndershmëri të lartë intelektuale. Le të flasin dokumentet dhe jo spiunazhi.

Djalit të Mehmet Frashërit (nipi i Murat dhe Refik Toptanit) i’u grabitën pronat, i’u rrënua shtëpia e gjithçka kishte, por kjo nuk qe e mjaftueshme për regjimin e kohës, dhe si rrjedhojë, në fund provoi edhe prangat nga sigurimi i shtetit.

Por gjykata e posaçme e vitit 1945 e shpall atë të pafajshëm. Këtij fisniku i interesonte pafajsia dhe dinjiteti. Përpara se të përfundoj këtë artikull, kam vetëm një pyetje për SB: A do të arrijë ai që të marrë pafajsinë dhe të mbrohet nga një gjykatë speciale të pa korruptuar, në rast se do të akuzohet për veprimtari të lartë anti-kombëtare?

Filed Under: Komente

“Shpirt i lirë” – Poezi nga Lulezime Malaj    

December 27, 2022 by s p

Ndërsa unë pres...

Nxitojnë akrepat e orës, po bie muzg

Dhe dielli i përflakur u mbyt në det!

Përmbys po e kthej tokën të të gjej ty

Ndaj po bien gjithkund tërmete!

Ndoshta, je fshehur në një tjetër planet

Dhe kukamçefti me një yll atje luan!?

Ndoshta, ylli me ty është dashuruar, 

Ndaj me gjëmim shirat tokën mbuluan?!

Po nesër në agim, do dal sërish dielli

Dhe do përqafojë ngrohtë, siç di veç ai

Pastaj do i puthi botës, cep më cep sytë…

Ndërsa unë pres, të më puthësh, veç ti!

Le të ik..

( Kushtuar Ditës Botërore të Poezisë)

Le të ik kudo gjetkë, veç larg nga ti,

Le të jet’ stepë a çfarëdo shkretëtirë!

O Zot, ti paske qenë një magjistrickë,

Më mban skllav edhe pa zinxhirë!

Këtë dashuri dua ta zhduk, ta flak,

Natyrisht lule do çel dhe në shkëmb!

Do t’ia mbyll sytë dhe do ta lëshoj,

Do ik pa kthim dhe pse më dhemb!

Ta hedh në ndonjë hon a shpellë,

Por pendohem, se prapëseprapë, 

Mbes gjysmë vdekur e gjysmë gjallë,

Dhe po e hodha si ta gjej prapë!?

Pa të e di që do te jem krejt bosh,

Ndaj kësaj sëmundje ia ruaj kartelën!

Është njësoj, sikur në një çast të vetëm,

T’ia heqësh guaskës perlën!

Shpirt i lirë    

Kohë më parë më burgosën shpirtin,

Në një qeli me hekura ku drita mungon,

Këtu – i thanë – do jetosh, do apo s’do,

S’bëhet fjalë për sot, por përgjithmonë!

Mirëpo, shpirti im, siç është rebel,

Dhe që nuk gjunjëzohet asnjëherë,

Fluturon, si zog i kaltër viseve të largëta,

Dhe më sjell andej një copë pranverë!

Shpirt! Nuk ka lind kush të të hollojë ty!

Ti e sheh gjithmonë gotën gjysmë plot!

Dhe kur jeta të godet me gurë, ti i mbledh

I bën kala, dhe rri brenda saj ngrohtë!

Ti shpirti im ëndërrimtar, dashuror…

Po, a munden, të të lidhin ty me zinxhirë?!

Jooo, s’ka lind kush, të të burgos ty,

Sepse, ti, ke lindur shpirt i lirë!

Filed Under: LETERSI Tagged With: lulezime malaj

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta Dielli mbështesin e përkrahin propozimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet Simbol Unik përkujtimor i viktimave të gjenocidit në Kosovë.

December 27, 2022 by s p

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1907
  • 1908
  • 1909
  • 1910
  • 1911
  • …
  • 2785
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT