• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“NË KËRKIM TË MIMOZËS“ ROMANI MË I RI NGA MËHILL VELAJ

December 24, 2022 by s p

Pjesë nga romani: NJË FËMIJËRI E PA JETUAR …

Ketë vuajtje e torturë nuk e harroj dot kurrë, sidomos kur e kujtoj se jam po e njëjta akoma, siç kam qenë një fëmijë i pastër në jetë dhe pa djallëzi. Pas gjashtë dekadash në jetë reflektoj me veten e them se kurrë nuk i çmoj femrat që shitën dhe nuk i bejnë ballë jetës me të mirat e të këqijat qe i sjell jeta po e shesin trupin e tyre. Tani ndaj mendimin se ,, njeriu i drejtë dhe i ndershmi po vuajka shumë dhe nuk po i buzeqeshka fati në jetë ’’ . Kur ndjeja uri si çdo fëmijë i rendomtë, mami ime me dalloka nga fëmijet e tjerë mua që nga buka në tryezë e deri të me e fundit nevojë, dhe me vinte në gjumë pa bukë e ujë nese unë ngrija zerin dhe i thosha se pas pjata ime është me e varfër nga të gjithë femijet. Ajo tërbohej dhe ma hiqte pjatën dhe me vinte në gjumë pa bukë dhe me rrifte me çfarë do qe kishte në dorë me gjezme të kafës kokës, me llastik që ishte katër gishta i gjerë. Një metodë e torturës se sja fali as sot, që edhe tani kur e kujtoj ma renqeth trupin shpirtin e mendjen ishte nje ritual miskin i saj. ,, Ajo mbushte ujë na çezma bidonat dy kuintal me çfarë të them, por turtura me e fortë ishte kur me vinte të gishtat majat e skicave të pronave që në shkruanim mësimet e shkollës nuk kishte me keq kur me vinte vezet e zjera nën sqetull unë isha femijë dhe qaja si e çmendur nga dhimbjet. Nuk kishte me keq kur njerku me ngrinte me dy duar lart dhe me perplaste në orman – vitrinë të drurit me forcë duke uleritur, sharë e përbuzur krijesen që se ndiente të vetën. Sot them o Zot sa e forte paskam qene menderisht e fizikisht që nuk jamë këputur në mes dhe të vdisja ashtu nga turturat. Nuk kishte me keq kur me lidhnin me kokë poshtë nën dush dhe me hapnin dushin me ujë të ftohtë dhe trupi ime ngrinte nga të ftohtit duke kërkuar mëshirë në sytë e tyre të errësuar nga jo mëshira. Nuk kishte me tregjike për perjetimet e psiken e një fëmije të pa mbrojtur e të pa rrënjë shpirtërore kur njerku me qellonte me shqelma dhe unë si fëmijë kërkoja një strehë ku të ndjeja pak afrimitet e ngushëllim dhe Merrja rrugën e veja të babi im natyror, por atje e kisha deren të mbyllur nga njerka dhe flija të një miku jonë familjar që jetonte me babin tim në Ballsh.

Filed Under: ESSE Tagged With: Mehill Velaj

Krishtlindja – histori, mrekulli dhe dashuri

December 24, 2022 by s p

Don Lush GJERGJI/

Historia e njerëzimit ndahet në dy pjesë themelore: para dhe pas Krishtit. Pyetja kryesore është kjo: çka ka ndryshuar me lindjen, ardhjen, mishërimin e Jezu Krishtit prej Virgjërës Mari në shpellën e Betlehemit? Shumë, gjithçka, pasi Zoti dhe Njeriu nuk janë më të largët, të panjohur, armiq, por afër – bashkë, sepse Ai erdhi për ta ndërruar, përmirësuar, pajtuar njeriun me Zotin, të afërmin, vetveten. Më njeriu nuk është më vetëm njeri, por edhe më shumë, Vëlla apo Motër, në Krishtin parafytyrim i vetë Zotit, pasi Ai është identifikuar me çdo njeri

Më nuk ka njerëz të privilegjuar, sundimtarë, dhe njerëz të nënshtruar dhe robëruar, gjësend, objekt, që mund të shiten dhe të blihen.

“Nuk ka hebrenj – grekë! Nuk ka më skllav – i lirë! Nuk ka më mashkull – femër! Të gjithë ju jeni NJË në Krishtin Jezus!” (Gal 3, 28), bij apo bija të Zotit, të lirë, përgjegjës për vetveten, njëri-tjetrin, të frymëzuar dhe të motivuar nga e Vërteta dhe Dashuria.

Mirëpo historia fatkeqësisht përsëritet. “Në bujtinë nuk pati vend për ta” (Lk 2, 7, flitet për Marinë shtatzënë dhe për Jozefin në Betlehem. Edhe sot shumë njerëz janë të mbyllur, të ngujuar dhe të robëruar prej materializmit, konsumizmit, hedonizmit, relativizmit dhe ateizmit praktik, kështu që në jetën, zemrën, ndërgjegjen e tyre, nuk ka vend për Zotin – Dashuri dhe për Vëllain apo Motrën – Njeri, si do të thoshte Shën Nëna Tereze.

“Në atë vend ishin disa barinj, të cilët e kalonin natën përjashta, për të ruajtur grigjën e vet” (Lk 2, 8), kategoria e parë, e thjesht, e varfër, që njihet me këtë risi të madhe, lindjen e Jezu Krishtit. Ata rrinë të zgjuar, domethënë i kanë sytë, veshët, mendjen dhe zemrën e hapur për t’i njohur dhe plotësuar nevojat e grigjës, kërkesat e tjerëve. Shumë njerëz edhe sot janë në gjumë, në kllapi, në komë, të egoizmit dhe indiferentizmit, të robëruar nga lakmia, suksesi, pasurimi, nami dhe fama, në “kurriz” të tjerëve.

Barinjët thanë: “Ejani të shkojmë, pra, deri në Betlehem, e të shohim çka ndodhi – ngjarjen që na e kumtoi Zoti” (Lk 2, 15). Vëllazërisht dhe bashkarisht jemi në udhëtim kah Betlehemi – amshimi, në bashkëndarje të jetës dhe punës me njëri-tjetrin.

“U treguan çka u tha engjëlli për Foshnjën” (Lk 2, 17), pra, janë bartës, shpallës, lajmëtar dhe dëshmitarë të Ungjillit, Lajmit të Mirë për të tjerët, për të gjithë njerëzit e mendjes dhe zemrës së mirë dhe të hapur për risi.

“Maria i mbante mend me kujdes të gjitha këto ngjarje dhe i shoshiste në zemrën e vet” (Lk 2, 19). Ne sot rrezikojmë ta harrojmë historinë, të kaluarën, t’i harrojmë gjerat e bukura dhe të mrekullueshme, ndërsa t’ i mbajmë në mend dhe në zemër vetëm gjërat e këqija dhe negative. Na udhëheq urrejtja, jo e vërteta, dashuria dhe falja.

Ja si e përjeton dhe i këndon Nëna jonë Tereze Krishtlindjes:

Çdo herë është Krishtlindje

kur i buzëqeshësh vëllait

dhe atë e mbanë përdore.

Çdo herë është Krishtlindje

kur je në heshtje

për ta dëgjuar tjetrin.

Çdo herë është Krishtlindje

kur nuk i pranonin parimet

që helmojnë të ndrydhurit

në anësimet e shoqërisë.

Çdo herë është Krishtlindje

kur shpreson në të dëshpëruarit

në varfëri fizike dhe shpirtërore.

Çdo herë është Krishtlindje

kur pranon me përvujtëri

kufizimet dhe dobësitë tua.

Çdo herë është Krishtlindje

kur ia mundëson Zotit

për të rilindur ne ty dhe për t’ua dhuruar tjerëve.

Shën Nëna Tereze Bojaxhiu

Shkup, 23 dhjetor 2022 Don Lush GJERGJI

Filed Under: Kronike

Kosova feston gëzuar Krishtlindjen

December 24, 2022 by s p

-Meshë Solemne e Koncert në Katedralen Shën Nënë Tereza në Kryeqytetin e Kosovës – Prishtinë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 24 Dhjetor 2022/  Kosova feston gëzuar Krishtlindjen 2022 me urimet edhe për 2023-tën e 24 vjetorit të Lirisë e të 15 vjetorit të Pavarësisë.

“Për shumë mot Krishtlindja dhe Vit të Ri në paqe dhe bekime!”, ka uruar në porosinë e tij  Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji. E udhëhequr nga Ipeshkvi në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës,  Mesha solemne e Krishtlindjes mbahet  nga mesnata në Katedralen Shën Nënë Tereza në Kryeqytetin e Kosovës, të shuguruar para pesë vitesh në 5 Shtator 2017, në njëvjetorin e shenjëtërimit të shenjtëreshës shqiptare.

Shumë solemne dhe madhështore ishte festa – shugurimi i Katedrales-Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë nga i Dërguari i Posaçëm i Papa Françeskut, Kardinali shqiptar Ernest Simoni – Troshani, e me pjesëmarrje edhe vatranësh nga SHBA, të cilët edhe u vlerësuan e falënderuan për kontributet. Madje, ishte edhe pjesë e celebrimit në meshën solemne të shugurimit Marjan Cubi, anëtar i Kryesise së Vatres, njëherësh  arkëtar si dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales, i cili kishte ardhë në Kosovë bashkë me bashkëshorten Dila.

Brenda Katedralës në meshën solemne të shugurimit nga vatranët e SHBA ishte edhe Zef Balaj,  anëtar i Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, që kishte ardhë në Kosovë bashkë me bashkëshorten Lina, anëtari i Këshillit të Vatrës, Lek Përlleshi, me bashkëshorten Vera, anëtari i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales, Fran Marku, si dhe Nue Balaj, nip i Zefit, Tomë Paloka që do e botonte së shpejti librin “Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë”…

Në Kosovë një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2017 ishte  shugurimi i Katedrales-Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë…

E për festën e Krishtlindjes 2022, para meshës solemne  të nisur në mesnatë në Katedralen Shën Nënë Tereza të kryeqytetit të Kosovës mbahet Koncerti i Krishtlindjes.

Nesër, në Ditën e Krishtlindjes, nga ora 11:00 mbahet Mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Imzot Dodë Gjergji do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në orën 11:00.

.Në Kosovë, mesha  mbahen edhe në kishat tjera katolike, ndërsa tradicionlisht festimet për Krishtlindjen nisin në mëngjesin e 24 Dhjetorit  dhe vazhdojnë në mbrëmje nëpër familje me ritet e Buzmit bujar, një feste të lashtë iliro-shqiptare që ruhet ende në shumë vise të vendit.

Krishtlindja festohet nga qytetarë edhe të besimeve tjera të shtetit të Kosovës,  me vlerë tradicionale themeltare tolerancën dhe mirëkuptimin ndërfetar, të ndërtuar e të kultivuar ndër shekuj, të theksuar edhe në urimet e drejtuesve institucionalë, politikë e fetarë.

Krishtlindjet në Kosovë festohen tradicionalisht, e në vitin 1999 për herë të parë në liri dhe në vitin 2008 për herë të parë në pavarësi.

Krishtlindjet janë festë zyrtare e përcaktuar me Ligjin për festat zyrtare në Republikën e Kosovës miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008 – vitin e shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik.

Dekretimi i  këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 Qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, e cila është miratuar nga Kuvendi  para më shumë se 14 vitesh në 9 Prill, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Filed Under: Rajon

TRADITAT-GURË TË ÇMUAR NË HISTORINË E POPUJVE

December 24, 2022 by s p

Prend Ndoja/

Duke mësuar nga hebrenjtë

Në udhën e jetës në të shumtën e rasteve njeriu është faktor që u prin gjërave që ne i quajmë ”raste”. Ndër udhëtime të ndryshme që kam bërë gjatë jetës më është dhënë ”rasti” që të njoh për së afërmi lloje të kulturave dhe traditave të popujve të ndryshëm, apo qoftë edhe të etnive të ndryshme. Mendoj se kontakti dhe njohja e tarditave të tilla nuk është thjeshtë një shuarje kurioziteti, apo zbavitje e një momenti. Përkundrazi është një pasurim shpirtëror dhe kulturor, që të bën ta njohësh botën pikërisht në tabanin e saj ekzistencial, në ato tradita që popujt i kanë bartur në shekuj, si bazë e rëndësishme e identitetit të tyre kulturor e kombëtar.

Këto tradita, pa marrë para sysh qëndrimin e të tjerëve ndaj tyre, brenda një etnie ruhen me shumë kujdes deri në fanatizëm dhe përbëjnë një motiv krenarie për të gjithë anëtarët e asaj etnie apo të atij populli. Tradita nuk është diçka që lind sot për sot apo sot për nesër. Brezat e një etnie apo të një populli i bartin dhe transmetojnë ato që nga thellësia e shekujve, shpesh që nga origjina e tyre e hershme. Ato mbajnë gjeninë dhe shpirtin krijues të popujve dhe ruhen prej tyre si gjërat më të çmuara. Sepse janë pikërisht ato kolonat më të qëndrueshme kundër asimilimit në epokën e globalizmit që gëlltit gjithçka.

Amerika e madhe është një konglomerat popujsh, kombesh e etnish të ndryshme, që kanë zënë vend këtu pas zbulimit të këtij kontinenti, krahas fiseve e tribuve ekzistuese. Kjo larmi e ka pasuruar më shumë Amerikën në aspektin e traditave kulturore, etnike e shpirtërore. Globalizmi dhe tekonologjia moderne shpesh i shkrin traditat jo produktive te popujve, por nga ana tjetër evidenton ato

me rrënjë më të qëndrueshme e më përfaqësuese. Nga ana tjetër, ka tribu apo etni që gati e kundërshtojnë zhvillimin modern dhe mbeten të mbyllur brenda kornizave të traditave të tyre. Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim lot feja, besimi të cilit këta popuj, grupe apo etni i përkasin.

Dy lloj traditash janë më primare ndër të gjitha kombet apo etnitë e ndryshme: Traditat që mbështillen me motivin fetar,dhe traditat që përfaqësojnë boshtin themelor të identitetit të tyre. Gjithësesi, të gjitha llojet bashkohen në një pikë të përbashkët kur evokojnë dhe i shërbejnë dashurisë ndaj njëri – tjetrit. Traditat fetare që janë sipas bindjeve e përkatësisë fetare, pikën e harmonizimit dhe të bashkimit e kanë tek ekzistenca e një Zoti të vetëm, pavarësisht me ç’emër e thërrasin sipas besimeve të tyre.

Një ndër popujt me veçori të spikatura si në fushën e traditave kombëtare, ashtu edhe ato fetare, është populli hebre. Në Amerikë komuniteti hebre është ndër më të zhvilluarit, ndër më të bashkuarit, por edhe që i ka ruajtur më së miri traditat e veta. Me një stoicizëm dhe përpikmëri të lartë ky komunitet i qëndron besnik historisë dhe traditave të tyre. Kam patur dhe kam afërsi me hebrenjtë dhe familjet e tyre. Shumë vite kam qenë në një rajon ku sipas pamjes së vendit dukej që qind për qind e popullsisë ishin hebrenj. Më ka rastisur të njihem nga afër, të kem shoqëri e lidhje miqësore me disa nga Rabait. Më kanë befasuar me qëndrimin e tyre neutral. Në pamje të parë të duken të vështirë hapat e afrimit dhe të lidhjes së ndjenjave miqësore me ta. Në të vërtetë, duke qenë një popull shumë inteligjent, ata preferojnë të jenë disi të ftohtë e të rezervuar në raportet me ata që nuk i përkasin komunitetit të tyre. Nuk besojnë lehtësisht e verbërisht tek të tjerët. Kjo mbase ka ndikuar fuqishëm që ata të kenë atë zhvillim të vrullshëm brenda komunitetit të vet, pa u mbështetur shumë tek të tjerët.

Por, me kalimin e kohës, ata kanë krijuar një frymë besimi dhe më kanë trajtuar, e i kam trajtur si një familje. Që nga Rabai e gjer te

fëmijët e vegjël gëzoheshin kur unë hyja në lagjen dhe në shtëpitë e tyre. Me gjithë zemër i kam dashur dhe i kam respektuar traditat e tyre. Nga respekti që tregon ndaj kulturës dhe traditave të tyre, ata të japin edhe shkallën e besimit që ti meriton tek ata. Në çdo rast që takohesha me një apo disa prej tyre, apo kur hyja në shtëpitë e tyre i përshëndesja me shprehjen e tyre “Shalom”. Brenda rregullave të tyre kërkohej korektësi dhe disiplinë. Them disiplinë, sepse ata janë shumë të përpiktë, të saktë në të gjitha aspektete e jetës, por edhe të pa hezitueshëm për të thënë atë që është në interesin e komunitetit të tyre, pa marrë parasysh disponibilitetin e bashkëbiseduesit. Të organizuar dhe me një gjuhë të përbashkët për të mirën e të gjithë bashkësisë së tyre. Nën ombrellën e kësaj bashkësie dhe në ndihmë e bashkëpunim reciprok, secili prej tyre ka hapësirë të ndërtojë e të çojë përpara një jetë të lumtur. Flasin shumë pak, nuk shpenzojnë kohë e energji për gjëra jo produktive.

Pikërisht lidhur me këtë e shtrova këtë temë një ditë në bashkëbisedim me një hebre.

– A është e vërtetë se ju hebrenjtë ndryshoni pak nga popujt e tjerë lidhur me harmoninë në jetën sociale? – e pyeta.

– Jo,- më tha.- Ne kurrë nuk e rrahim gozhdën anash, sepse ashtu vetëm zhurmon. Ne e rrahim në kokë dhe e çojmë në vend pa zhurmë. Ndërsa nga ana sociale jemi shumë të afërt me njëri – tjetrin, të lirë dhe të sinqertë.

Nga Rabai kam dëgjuar të thotë: Ne nuk kemi fe, ne jemi vetë feja, ne jemi besimi i Zotit në ne. Më vonë popujt e tjerë krijuan fenë, si atë të Krishtërimit dhe atë të Islamit, që rrjedhin nga besimi ynë.

Për kureshtje iu kam kushtuar vëmendje të veçantë radhave të familjeve të tyre kur shkonin për në Sinagogë. Burra të veshur të gjithë me të njëjtin stil veshjeje, këmishë të bardhë, xhaketë dhe pantallona të zeza. Gratë fustane të gjatë, flokët të mbuluar me një shami. Çdo e dyta apo e treta grua e re tërhiqte në karrocën e

fëmijëve dy apo tre syresh. Kuptohet që udhëtimi bëhej më këmbë, sepse të shtunën makinat nuk vihen në lëvizje për asnjë arsye. Dita e shtunë është e tëra përkushtuar lutjeve. Veç kësaj, ushqehen me ushqimin që është përgatitur një ditë më parë, pasi sobat nuk lejohet të ndizen. Madje as dritat e dhomave nuk lejohet të ndizen me dorë, por janë të montuara me sensorë. Të shtunën, pasi bie errësira, nuk dalin më jashtë.

Gjykimi negativ ndaj hebrenjve dukej sikur kishte lënë një farë hijeje edhe tek unë, kryeshisht për shkak të mundimeve të Jezu Krishtit dhe dënimit të tij me kryqëzim. Por duke u njohur nga afër me ta, pashë shpirtin e pastër që ata kanë ndaj njeriut dhe Zotit. Duke i qëndruar besnikë Abrahamit, ata nuk kanë lejuar që të tjerët të kenë ndikim në kulturën dhe traditat e tyre. Duke qenë studiues të fortë, të talentuar e punëtorë të mëdhenj, ata i kanë dhënë njerëzimit figura të rëndësishme të shkencës e të kulturës. Të mos harrojmë që edhe fizikanti i madh me famë botërore e fitues i çmimit Nobel, Albert Ajnshtajn ishte me origjinë hebraike. Në sajë të talentit, disiplinës e preçizionit të lartë në gjithçka që bëjnë, hebrenjtë i kanë korrur e vazhdojnë t’i korrin frutet e punës së tyre. Praktikisht, edhe pse në heshtje, ata janë motor i zhvillimit të ekonomisë botërore.

Duke ruajtur traditat e tyre me fanatizëm, hebrenjtë shumohen, zhvillohen, por anjëherë nuk asimilohen edhe kur emigrojnë.

2. Përtej fytyrës së mbuluar me vel.

Kam patur dhe kam njohje e afërsi edhe me familje që janë me origjinë nga lindja a mesme. Të tjerë njerëz, të tjera tradita. Nga njohjet dhe frekuentimi i familjeve të tyre, kam vënë re pak a shumë disa veçori të ndryshme.

Një pjesë e madhe e tyre karakterizohet nga mentaliteti që çdo gjë në këtë botë rrjedh nga libri i tyre i shenjtë, Kurani. Me gjithë qenien e tyre ata i janë përkushtuar këtij libri të shenjtë dhe në këtë kuptim ata janë qeniet më pa mëkate, duke lënë pas emancipimin në lëmenjtë e tjerë të jetës. Janë kryesisht të mbyllur në botën e tyre dhe, ndonëse kanë shkuar të jetojnë në një shtet apo vend të zhvilluar e të civilizuar, preferojnë të jetojnë sipas normave e mentalitetit të vendit të origjinës. Kjo qoftë në veshjet, në sjelljen shoqërore, në mënyrën e të gatuarit etj. Këta janë më rezistentë ndaj integrimit në vendin ku kanë emigruar.Sidomos më prapa në këtë drejtim janë gratë e vajzat, që bëjnë një jetë shumë të mbyllur.

Një pjesë tjetër, edhe pse e lidhin çdo gjë me Kuranin dhe me ligjet që burojnë prej tij ( e këtu nuk shoh ndonjë gjë të keqe), janë më të hapur, më të emancipuar, e pranojnë qytetërimin perëndimor, janë punëtorë të palodhur etj.Shumë prej tyre janë të suksesshëm, sidomos në fushën e tregtisë së naftës e të nënprodukteve të saj, janë të mprehtë në teknologji, sidomos në atë të telekomunikacionit etj.

Gratë dhe vajzat janë të mbuluar me një petk që buron nga traditat e tyre fetare. Fanatizmi gjinor reflekton dukshëm edhe përsa i përket kontakteve të femrave me botën përreth. Janë më të mbyllura e shumë të rezervuara. Por mendoj se edhe këtu duhet parë përtej fytyrës së mbuluar me vel, apo petkut që i mbulon ato. Sa për ilustrim do sjell marrëdhëniet e mia me

familjet me origjinë nga lindja e mesme. Në biznesin tim në plan të parë janë përgjegjësia dhe kualiteti i punës. Të tjerët e fillojnë punën që në mëngjes herët, kurse unë, zakonisht dy apo tri herë në javë i vizitoj punëtorët pas orës 10:00. Disa nga punëtorët i kam me origjinë nga ato vende. E për shkak të lidhjeve të punës, vizitoj edhe familjet e tyre. Ne Floral Park të Nju Jorkut, më ka qëlluar të hyj në shtëpinë e dy grave (nënë e bijë) me origjinë nga Lindja e Mesme. Në

fillim ato ishin tepër të rezervuara, nuk të shikonin kurrë drejt në sy. Dukej sikur kishin një mosbesim të madh tek njerëzit e tjerë që nuk i përkisnin komunitetit të tyre. Por me kalimin e kohës, me krijimin e besimit reciprok, ato më kanë befasuar me mirësinë dhe sinqeritetin që buronte nga brendësia e tyre. Erdhi një kohë që më konsideronin si vëlla dhe unë hyja lirshëm në shtëpinë e tyre, duke i përshëndetur për herë sipas mënyrës së tyre: Selamajlekum.

Një lirshmëri më të madhe e tjetër mentalitet kam gjetur në shtëpinë e dy si motrave të mia me origjinë arabe. Edhe ato të mbuluara me petkun tradicional që buron nga besimi i tyre fetar. Por tek bisedoja me to vëreja që brenda petkut reflektonte një shpirt i pastër, që kishte etje për komunikime vëllazërore e për bashkëpunim, çka i nxirrte jashtë asaj kornize me të cilën jemi mësuar t’i shohim.

Njëra ndër to, mjaft e zgjuar dhe e përgatitur, ishte pronare e një kompanie të suksesshme me emrin “International Wholesale”. Ndërsa tjetra ishte e arsimuar dhe me profesion mjeke. Nga komunikimi me to mësoja që ato kishin një botë të pasur dhe me dëshira integrimi të plotë në jetën perëndimore. Mendoj se është mirë që ne të dimë të depërtojmë tej aparencës, të njihemi me traditat e zakonet e tyre. Kështu do zbulojmë një botë tjetër, botën e tyre shpirtërore, që ka padyshim pasuritë e veta të çmuara.

Ndërsa në Babylon në Nju Jork: Një biznizmen i sukseshëm nga Bangladeshi, me të cilin biznesi na afroi dhe ishim si dy vëllezër. Besimtar i denjë. Në shtëpinë e tij, ishte normë që azani të këndohej në kohën e caktuar, sipas kuranit. Të gjitha orenditë shtëpijake ishin sipas kulturës orientale. Po kështu, hyrja, ulja dhe gjithë pajisjet në banjo ishin sipas traditës dhe kulturës së tyre. Praktikisht, brenda shtëpisë së tyre ishte një ”Bangladesh” i vogël. Me shumë dashuri ndaj gjërave tradicionale, miku im bangladeshas më fliste për qëllimet dhe mbarësinë që ato i sjellin në shtëpi. Ishte familje shumë mikpritëse dhe me bujari më ofronte ushqime tradicionale të

kuzhinës së tyre. Ushqime m plot shije, përveç specit djegës, që ata e përdorin gjerësisht në kuzhinë, por është jashtë preferencave të mia.

3. Muzika dhe gëzimi i jetës

Më ka rastisur të kem afërsi me njerëz dhe familje me origjinë nga Amerika latine,konkretisht nga Ekuadori. Lidhja me ta, por edhe kureshtja ime, më nxisin që t’ i njoh më nga afër traditat e atyre popujve. Ata,me thjeshtësinë e tyre të bëjnë që t’i duash. Janë të çliruar nga “filozofitë” politike të kohës, kanë një çiltërsi spontante. Që në pamjen e parë mundesh të kuptosh cilësitë e zhvillimit dhe nivelin e tyre kulturor. Nga që kam nga këta që mbi 15 vite punojnë në kompaninë time, i njoh mirë dhe mund të them që janë punëtorë të fortë, të zgjuar dhe pa fanatizëm. Me që i përkasin fesë së krishterë, i karakterizon shpirti kristian, por nuk janë fanatikë të saj. Unë i dua shumë. Edhe ata më duan dhe më konsiderojnë si një familjar në mesin e tyre. I respektoj, dhe në të shumtën e rasteve bëhem pjesë e traditave të tyre. Nuk më pengon as muzika e tyre, edhe pse nganjëherë e venë brenda orarit të punës, por pa spekulluar dhe pa e lënë pas dore punën. Ajo lloj muzike është shija e tyre, pasqyrë e jetës dhe temperamentit të tyre.

Unë interesohem për traditat e tyre dhe ndonëse me mijëra kilometra larg, kemi gjëra të përbashkëta. Kështu për shembull, dasmat, Festa e Krishtlindjes, e Pashkëve e shumë të tjera janë të ngjashme e gati njësoj me ritet tona. Festojnë bukur festën e Karnavaleve, meqenëse i përkasin Amerikës së Jugut. Në atë festë spikasin më së miri ngjyrat e gëzueshme në veshjet, ritmet e gëzuara të valleve tipike etj.Ambata, për shembull është e njohur si toka e luleve dhe frutave të shumëllojshme. Në festën e Karnavaleve karrot e shumta mbushen me lule e fruta gjithfarë llojesh, çka tregon begatinë e zonës në këto prodhime.

Kjo festë festohet veçanërisht bukur edhe në qytetin Guaranda që është kryeqytet i Bolivarit. Në këto zona është tipik një tip aperitivi që quhet Zogu Blu për shkak të ngjyrës që merr nga hedhja e ingredientëve të shumtë. Të bën përshtypje kombinimi i sheqerit të nxjerrë nga kallam sheqeri me gjethet e portokallit, me lëngun dhe mishin e pulës, frutin e mandarinave etj. Një përzierje që në pamje të parë të duket e çuditshme, por që është e shijme, ka një gradacion gati 30 gradë dhe është shumë e preferuar për turistët e shumtë që vijnë të ndjekin festën e karnavales.

I preka këto tradita të kulturës jashtëeuropiane, sepse ato europianet i përjetojmë më nga afër. Kurse këto të vendeve të largëta e ekzotike, ngjallin kureshtje të veçantë dhe janë një pasurim kulturor e shpirtëror për këdo që i njeh, përveç se i shehë.

Filed Under: Fejton Tagged With: prend ndoja

100 Vjet Jetë, Bace Rexhep Galin Balidemaj

December 24, 2022 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Te paçim sa malet e Shqipërisë Bacë Balidemaj!

100 Vjet Mandela i Plavës dhe i Gucisë!

Me Bacën 100 vjeçar, Rexhep Galin Balidemaj

Ne jeten time kam pasur fatin te takoj fizikisht vetem dy njerez shqiptare qe kane mbushur nje shekull, Bace Balidemaj dhe Nene Nadire Kerkutin.  Ajo ishte nena dibrane, tashme e ndjere per te cilen shkruajta: “100 trëndafila për nënën dibrane Nadire Kërkutin që arriti shekullin të jetojë me këmbë dhe dorë”.  Ndersa per t’I kujtuar ne ditelindjet shekullore ne qiell, kane qene per Burrin e ndritur te persekutuar, burgosur dhe internuar Dr. Lazer Radin qe nuk arriti te jetonte nje shekull, por I festuam ditelindjen e nje shekulli

Nga Keze Kozeta Zylo/

Baca Balidemaj ngrihet si një hero në sytë e mi, ai është frymëzim për gjeneratat e tjera, jo për shkakun e moshës së tij, por për shkakun e qëndrimit si BURRË, në burgjet serbe që i morën një pjesë të jetës së tij. 

Baca Balidemaj luftoi me pushkë në dorë edhe kundër bishës naziste. Në demonstratat e studentëve të Kosovës në vitin 1981 mori pjesë së bashku me ta dhe arrestohet nga serbët.

Është piloti i parë shqiptar ne Zagreb ku filloi punën si shqiponjë e qiejve në vitin 1948.

Energjia dhe vitaliteti i tij janë të pashterrshme edhe pse është në këtë moshë të thyer, ndonëse pamja e tij ma heq nga fjalori “pleqërinë”.

Ai është shqiponjë, është shqiponjë që vetëm fluturon hapësirave pafund!

Bacën sa herë që e takoj në aktivitete të ndryshme nuk pret të vesh ta takosh, por me një sjellje prej një xhentëllmeni të vërtetë vjen dhe të puth dorën, më pyet pë shendetin dhe pastaj fillon tregon histori aq interesante, saqë shpesh herë më rrëmben rrëfimi i Tij dhe harroj përse kam shkuar në aktivitet.

Sa mire bëj që dëgjoj bacën, ose siç i thonë:

Mandela i Plavës dhe i Gucisë!

Në jetën time kam pasur fatin të takoj fizikisht vetëm dy njeëz shqiptarë që kanë mbushur një shekull, Bace Balidemaj dhe nënë Nadire Kërkutin.  Ajo ishte nëna dibrane, tashmë e ndjerë për të cilën shkruajta: “100 trëndafila për nënën dibrane Nadire Kërkutin që arriti shekullin të jetojë me këmbë dhe dorë”.  Ndërsa për t’i kujtuar në ditëlindjet shekullore në qiell, kanë qenë për Burrin e ndritur të persekutuar, burgosur dhe internuar Dr. Lazer Radin që nuk arriti të jetonte një shekull, por i festuam ditëlindjen e një shekulli.

Për ju Bacë Balidemaj

Plot 100 vjet më parë,

Lindi Biri i Dardanisë

Në Martinaj të Gucisë.

Ku nënlokja i dha sisë.

E përkundi dhe i tha:

Bir ta duash vendin tënd,

Kudo që të hedhësh hapin,

Të rëndojë si burrë i rëndë!

Bacë Rexhepi ndër furtuna,

Shqiponjë e parë në fluturim,

Iu tha serbëve: Këtu ka burra,

S’mund ta prekni vendin tim!

Ç’luftra panë sytë e tij,

M’i tregon vetë plaku i Arbërit,

Me nazizëm, serb e djaj,

Kurrë nuk ndali dhe as po ndal…

Ti mësonjësi i qëndresës,

Si baladë e këngës labe,

Abetaren e kujtesës,

Do ta këndoj në festivale.

Bacë Rexhepi një burrë i rrallë,

Krenari ta kesh një shekull,

Është memorja jonë e gjallë,

Është Hero, është tempull.

Te paçim sa malet e Shqipërisë Bacë Rexhep Galin Balidemaj!

Fund Dhjetori, 2022

Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Zylo, Rexhep Balidemaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1912
  • 1913
  • 1914
  • 1915
  • 1916
  • …
  • 2785
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT