• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VLERËSIMI I MIQVE TË VËRTETË, DETYRIM KOMBËTAR

December 12, 2022 by s p

Miqësi shqiptaro-austriake shekujve 

“Miqësia e vërtetë është e drejtë dhe e guximshme”  – (Shiler)

Hazir MEHMETI, Vjenë

Në çdo fund viti sërish të dalin para veprat e gjithë atyre që botën e bëjnë të dashur dhe të lirë, atyre miqve me të cilët ndanë përditshmërinë në jetën e zakonshme. Kjo ka fuqi të veçantë për mërgimtarin i cili jeton shpirtërisht në dy botë paralele emocionale. Në një kryeqytet kulture evropiane siç është Vjena, detyrimisht para të vijnë miqtë e mëdhenj të cilët nuk harrohen në historinë e vështirë të shqiptarëve.  Dhe nuk e thoshte kot poeti e shkrimtari gjenial gjerman, Goethe: “Ai që nuk e sheh botën te miqtë e tij nuk e meriton që bota të dijë për të”. Shumë figura të njohura kombesh të ndryshme me origjinë shqiptare u bënë ura miqësie mes kombit shqiptar dhe kombeve tjera.  Në hapësirat gjermano folëse, pa dyshim ishin  Gjergj Basta, Garl Gega, Aleksandër Moisiu.  Këto figura madhore e afirmuan kombin shqiptar edhe atëherë kur ishte shumë vështirë. Atëherë, kur errësira aziatike kishte ngulfatur gjuhën, kulturën dhe frymëmarrjen e shqiptarëve. Sulltani e donte vrasjen e arnautëve të pa fe, e vrau shpirtërisht e fizikisht pa mëshirë. Njëra nga ato qytete ku vepruan shumë miq të kombit shqiptar ishte Vjena e   Norbert Jockli-t, themeluesit të studimeve albanologjike. Tek ai studiuan albanologjinë shumë  shqiptarë, mes tyre Eqrem Çabej. Andaj, Jockli me të drejtë quhet At i Albanologjisë. Duke qenë i lindur nga prindërit hebrenj Norber Jockli, internohet me dhunë në kampet fashiste duke humbur çdo gjurmë rreth tij, por duke lenë pas veprën e madhore të tij e cila mbeti themeli i miqësisë mes kombeve austriak, hebre dhe atij shqiptar.   

          Në historinë e kulturën shqiptare Vjena ishte dhe mbetet qendër e respektuar ku vepruan shumë figura të njohura historike nga të gjitha drejtimet.    A mund të kalojmë pa përmendur këtu përveç  Norbert Joklit edhe emra tjerë shumë të respektuar si: Franz Baron-Nopsca. Leo Freundlich, Jakob Philipp Fallmaerayer, Johanenes Gerog von Hahn, Gustav Mayer, Jan Urban Jarnik, etj të cilët vunë themelet e njohjeve mbi gjuhësinë, kulturën, etnografinë e historinë e lashtë shqiptare. Ata ndihmuan në hapjen e shtigjeve drejt njohjeve të shqiptarëve nga popujt tjerë, të cilat u vazhduan të pasurohen edhe nga studiues shqiptarë në Universitetin e Vjenës, Gracit e Insbrukut. Nga këtu shndritën dhjetëra emra tani të njohur të kombit shqiptar: Eqrem Çabej, Aleks Buda, Dr. Gjergj Pekmezi, Hil Mosi, Lasgush Poradeci etj.

          Një shekull më parë studentët shqiptarë themeluan shoqëri të fuqishme, gjurmët e veprimtarisë së të cilave mbetën të ndritura në historinë e formësimit kombëtar. Shoqatat: “Liria” e cila më vonë u quajt “Dija”, “Djalëria Shqiptare” e cila më vonë u quajt “Albania” të cilat botuan revista e gazeta nga të cilat më të njohura ishin revista “Djalëria” dhe gazetat “Ora e Shqipnisë”, “Vëllaznia”, “Minerva” ,,Albanische Corespondenze”, “Bashkimi Kombëtar”, “La Fedration Balcanique”, etj. Aty botuan shkrimet e tyre figura me peshë në historinë tonë kombëtare si: Hil Mosi, Dervish Hima, Dr. Gjergj Pekmezi, Kolë Rrota, Jani Basho, Xhevat Korça, Fuad Asllani, Vasil Laboviti, Lasgush Poradeci, Sokrat Dodbiba, Irakli Buda, Nush Bushati, Gjevalin Gjadri, Kolë Mirdita (Helenau), Rrok Gera, Rrok Maliki, Rrok Kolaj, Filip Papajani, Dr. Omer Hamiti, Sokol Sopoti, Rrok Stani, Terik Bekteshi, Hasan Ceka, K. Hobdari, Gjon Temali, Krist Maloki, Kristo A. Dako, Ndoc Naraçi, Kolë Kodheli, Krist Ndue Paluca, Gasper Mikeli, Kolë Margjini, Gasper Baltoja, Lec Çurçia, Ndoc Krajni e të tjerë.
        Përkrahja e organeve austriake në shkollimin e studentëve shqiptarë, kulturës e gjuhësisë shqiptare vazhdoi pa ndërprerë deri në ditët tona. Kjo u duk në veçanti gjatë viteve të luftës në Kosovë, ku shteti austriak ndau bursa për të gjithë studentët nga Kosova. Në momentet vendimtare Austria e mbështeti kauzën e drejtë shqiptare. Nga këtu me bekimin e shtetit të Austro-Hungarisë u nis Ismail Qemali drejtë Durrësit e Vlorës për të shpallë mëvetësinë e Shqipërisë në ato pak territore të cilat akoma nuk ishin pushtuar nga forcat grabitqare të shteteve fqinjë. Nga Vjena bisedimet shqiptaro-serbe rreth së ardhmes së Kosovës, doli përfundimi logjik, se Kosova duhet marr rrugën e vet përmes Planit të Ahtisarit, Ky bashkëpunim u vazhdua në hartimin e planit për pavarësinë e Kosovës, ku diplomati austriak Albert Rohan u dallua me qëndrimin e tij konsekuentë, i cili Plan, Kosovës i dha bazën fillestare të shtetit të pavarur.
Politika austriake e shprehur përmes emrave Alois Mock, Vicktor Klima, pastaj Ulrike Lunack dhe publicistëve analitik të njohur mes të cilëve dallohej Christne Von Kohl korrespondente e “Die Presse” në Beograd, përbejnë themelet e respektit tonë, edhe për nesër.          

     Që para gjysmë shekulli është i njohur miku tjetër, shkrimtari dhe fotografi i njohur jo vetëm në Austri Prof.Peter Paul Wiplinger. Qysh herët ai kontaktoi shumë nga figurat e njohura politike e letrare shqiptare, mes tyre poetin Ali Podrimja dhe Dr. Ibrahim. Ai ruan respektin për ta, të cilëve u kushtoi edhe poezi. Pjesë nga letra e Prof. Peter Paul Wipliner dërguar Mag. Hazir Mehmetit. Datë, 1 janar 2019.   “Këtu po dërgoj edhe një bashkëngjitje, të cilën po ia dërgoj edhe ambasadorit Sami Ukellit. Është mirë të dish se në cilën anë isha atëherë, 30 vjet më parë tani, dhe për çfarë isha angazhuar; dhe sa e gjatë ka qenë marrëdhënia ime me Kosovën; që nga viti 1961. Kur shkova për herë të parë atje. Ibrahim Rugova dhe shokët e tij dinin gjithashtu se me kë të kontaktonin kur kërkuan që dosja e rëndësishme e burgut t’i dorëzohej ministrit të Jashtëm të atëhershëm austriak, Dr. Alois Mock,  duke më kërkuar këtë shërbim, të cilin edhe unë e mora përsipër dhe e realizova. Besoj se kjo nuk ishte krejtësisht e parëndësishme për shumë një proces vendimmarrjeje politike, veçanërisht në atë kohë”. Në gjermanisht. ”Ich sende hier auch ein Attachment, das ich auch dem Herrn Botschafter Dr. Sami Ukelli geschickt habe. Man darf ruhig wissen, auf welcher Seite ich schon damals, also jetzt vor 30 Jahren, gestanden bin und wofür ich mich engagiert habe; und seit wie langer Zeites meine Beziehung zum Kosovo gibt; seit 1961. Als ich zum ersten Mal dort war. Ibrahim Rugova und seine Freunde wußten auch, an wen sie sich mit ihrer Bitte um Überbringung des wichtigen Gefängnis-Dossiers an den damaligen österreichischen Außenminister, Dr. Alois Mock, wenden konnten, was sie auch taten, indem sie mich um diesen Dienst baten, den ich auch übernahm und ausführte. Ich glaube, daß dies-für manche politische Weichenstellung-besonders zur damaligen Zeit nicht ganz unwichtig war“. 

         Do ishte shumë simbolike dhe vlerësuese që Prof. Peter Paul Wiplinger të dekorohej nga Institucionet tona po me çmimin e njejtë që u dekorua Dr.Alois Mock. Kjo ishte kërkesë e imja si krytar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” para dy muajve drejtuar Presidences së Republikës së Kosovës në 85 vjetorin e lindjes. 

         Emrat e miqve tanë të vërtetë në Austri në kohën tonë pasurohen me emrin Mag. Lukas Mandl – Eurodeputet, një zë i fuqishëm në Parlamentin Europian në mbështetje të drejtësisë për kauzën shqiptare në përgjithësi dhe asaj kosovare në veçanti. Ai së bashku me Arbër Markun, themeluan Shoqatën e Miqësisë Austriake-Kosovare në vitin 2015. I ndërlidhur me rrethanat e Kosovës, sfidat e saj në rrugën drejt integrimeve evropiane, Mandl nxori librin “Kosova dhe BE: Situata aktuale dhe perspektivat për të ardhmen”. Një libër ku fjalën e tyre rreth Kosovës, rrethanat aktuale të ndërlidhura me të kaluarën e saj e dhanë disa figura politike drejtuese në Austri, studiues e politolog të njohur. Mes tyre: Lukas Mandl, Sebastian Kurz, Oliver Varhelyi, Meliza Haradinaj-Stublla, Arbër Marku, Franz Schausberger, Elisabeth Campestrini, Tanja Fajon, Fridhelm Frischenschager, Irena Joveva, Kevin Kaiser, Andrey Kovatchev, David Mcallister, Andreas Schieder, Colli Marboe, Lulzim Pllana, Vladimir Bilcik, Wolfgang Sobotka, Patrick Voler, Manfred Brandner, Anton Quni, Erhard Busek, Dedë Gjergji, Ulrike Lunacek, Arta Sejdiu, Mimoza Ahmetaj, Johanes Hahn etj. “Pema e miqësisë kërkon të ujitet vazhdimisht” (R.Bimo), këtë nuk e harroi aktivisti dhe politikani ynë Arbër Marku. Ai duke qenë personalisht aktiv në jetën politike në vend, pa se Austria ka potencial të madh politike për ta ndihmuar Kosovën, e mbështeti idenë e Eurodeputetit  Lukas Mandl, për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Austriako – Kosovare, sekretar i së cilës është që nga themelimi i saj.  Kjo shoqatë ka bërë punë me vlerë në afirmimin e çështjes së Kosovës dhe afrimin e saj me Bashkimin Evropian qysh nga viti 2015. Në veçanti Arbëri  është i njohur tek komuniteti shqiptar si mbështetës i projekteve me rëndësi për shqiptarët. Nga kjo duhet veçuar ndihma e tij në ngritjen e marrëdhënieve shqiptaro-austriake gjatë dhjetëvjetëshit të fundit. 
      P.S. 

 Foto:  Baden.  SHKA “17 Shkurti”. Foto me miq austriakë: Lukas Mandl (Eurodeputet BE, Kurt Saska (ish- kryetar i Badenit),Nisret Bujari (deputet në Baden), Angela Stökl-Wokestorfer (Stadträtin bei Stadtgemeide Baden), Judith Händler (Gemeiderat der Stadt Baden) Carmen Jetller Cinceli (deputet në Parlamentin e Austrisë), 

Filed Under: Mergata Tagged With: Hazir Mehmeti

STOP KERCENIMEVE DHE PROVOKIMEVE SLLAVE. QEVERIA E DARDANISE KA PERGJEGJESINE TE RIVENDOSE RENDIN NE VERI NE BASHKEPUNIM ME PARTNERET PERENDIMORE

December 12, 2022 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

Prej disa vitesh kam denoncuar neper shkrime dhe intervista per provokimet serbe ne veriun e Dardanise, per mbeshtetjen e tyre me inteligjence, nga ana financiare, logjistike dhe me pajisje luftarake te grupeve mercenare serbe te cilat perdoren dhe urdherohen nga BIA dhe lidershipi i Serbise.

Nga ana tjeter keto provokime jane krejtesisht ne linje me politiken e jashtme ruse te mbeshtetjes se grupeve “proxy” per te destabilizuar situaten ne vendet e tyre te interesit ne menyre te fshehte, duke perdorur ato metoda qe ne rusisht sherbimi GRU dhe SVR i quan ‘maskirovka’, nepermjet kombinimit te masave aktive (aktivnyye meropriyaatiya), luftes asimetrike (asimetrichnym), konfrontimit informativ (informatsionnoye protivoborstvo), sulmeve kibernetike dhe doctrines ruse te luftes se gjenerates se re (RNGW).

Situata e sigurise ne veri vazhdon te jete e tencionuar jo vetem per shkaqet sa me larte, por edhe per fajin e qeverise se Dardanise dhe politikes jo te prere qe po ndjek BE dhe SHBA ne raport me Serbine.

Çdo dite e me shume qe kalon, sa me shume qe tolerohet Serbia te provokoje qeverine dhe popullin e Dardanise, aq me shume diplomacia perendimore genjen veten se po ti jape edhe pak kohe me shume Serbise, do te çlirohet nga Rusia dhe do te afrohet nga perendimi.

Aleksander Vuçiçi ne çdo rast me ze, figure, deklarata dhe vendime e ka treguar orientimin dhe vartesine e tij nga Putini gje te cilen e pranoi se fundi edhe gjate samitit Europian me Tirane.

Toleranca e metejshme, mosdenimi dhe marrja e masave konkrete per keto rreziqe dhe kercenime qe ben vazhdimisht presidenti i Serbise bashke me kryeministren e tij perfshire edhe kete te fundit se do fusin me Dardani 1000 ushtare serb, po krijojne nje precedent te rrezikshem nga njera ane duke krijuar idene sikur NATO e ka frike Serbine dhe nga ana tjeter sikur nuk ka interes shume te madh ne kete rajon per shkak te luftes ne Ukraine.

Gjykoj se sa me shume qe te tolerohet kjo situate, aq me shume mund krijohen kushtet qe ne nje moment te caktuar, nepermjet nje skenari per te cilat ruset dhe serbet ‘dallohen’, situata te agravoje ne nivele te frikshme.

Ketij qellimi i sherben edhe infiltrimi i mercenareve serbe dhe ruso sllave ne veri te vendit nga Grupi Wagner por jo vetem, nga shefat e tyre ne Moske te cilet gjenden atje ne pritje te nje urdheri per te ekzekutuar skenarin e percaktuar.

Kjo situate e tencionuar i intereson padyshim presidentit Putin qe te terheqe vemendjen dhe te demtoje unifikimin e aleances nga asistenca ushtarake ne Ukraine dhe te ule presionin e krijuar ne frontin e lindjes dhe ne jug.

Dardania eshte çliruar me ndihmen e Amerikes ne vitin 1999. Liria e saj është fituar me gjakun e luftetareve trime te UÇK-se dhe pavaresisht presioneve te vazhdueshme te Milosheviçeve ne pushtet sot ne Serbi, nuk mund të falet në tavolinën e bisedimeve.

Varianti i shkëmbimit të territoreve ështē një kerkese e padrejte dhe një intrigë politike e Serbisë per krijimin e “ Botës serbe”, fatkeqesisht e përkrahur nga politikanë të korruptuar dhe tradhtare shqiptarë ne te tri krahet e kufirit.

Ne gjykimin tim, Serbia nuk duhet te perkedhelet dhe te tolerohet, deri ne momentin kur qeveria e saj te pranoje genocidin historik qe ka realizuar pergjate dekadave te fundit kunder popullit Shqiptar, pa paguar gjithashtu demshperblimet per grabitjen e pasurise kombetare te Dardanise.

SHBA-te si vendi qe drejtuan fushaten kunder kriminelit te Ballkanit Sllobodan Milosheviç, si vendi qe ka ndihmuar pergjate gjithe historise vendin tone, kane forcen dhe pergjegjesine qe te na ndihmojne me tej ne forcimin e ushtrise dhe te shtetndërtimit të Dardanise.

Në kete kendveshtrim per keto arsye por edhe shumë te tjera, Serbia ne rast se nuk ndryshon qendrim vazhdon te jete armiku me i rrezikshëm i Kombit Shqiptar por edhe i sigurisë ne rajon.

Prandaj ka vetem nje zgjidhje, qe ne bashkepunim me SHBA-te, forcat e NATO-s dhe forcat e policise se Dardanise, të planifikohet dhe ekzekutohet me profesionalizem nje operacion i gjere anti-terrorist per arrestimin dhe shkaterrimin perfundimtar te strukturave paralele kriminale qe veprojne ne veri.

Ka ardhur koha qe ne Ballkanin Perendimor te mos lejohen me vatra nga ku Rusia dhe aleatet e saj ne Ballkan te kercenojne sigurine dhe te destabilizojne rendin në rajon.

Filed Under: Politike Tagged With: Dritan demiraj

Serbia kërkon të vazhdojë luftën, të cilën e humbi dhe kapitullimin e pranoi në Kumanovë më 9 qershor të vitit 1999

December 11, 2022 by s p

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti në konferencëne përbashkët për media me ministrin e Punëve të Brendshme, Sveçla

Prishtinë, 11 dhjetor 2022

Të dashur qytetarë

Të nderuar gazetarë,

Ju faleminderit që keni ardhë në këtë konferencë të jashtëzakonshme të qeverisë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.

Ajo që ne e dinim në të vërtetë gjatë gjithë kohës, u shpërfaq në  mënyrën më të egër të mundshme dhe përkundë të gjithë atyre që mendonin ndryshe.

Pas 23 viteve nga përfundimi i luftës në Kosovë, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e të trupave të saj ushtarake  të cilët gati para gati çerek shekulli patën kryer gjenocid kundër popullit tonë dhe dogjën e shkatërruan pronën e pasurinë tonë.

Beogradi zyrtare sot po flet  e sillet si  para 23 viteve dhe madje udhëhiqet nga një kastë e njëjtë politikanësh me në krye ish- ministrin e informatave të Millosheviqit dhe ish zëdhënësin e partisë së Millosheviqit.

Serbia nuk po e fsheh se kërkon rikthim në Kosovë pra në esencë kërkon të vazhdojë luftën, luftën të cilën e humbi dhe kapitullimin e pranoi asokohe në Kumanovë më 9 qershor të vitit 1999.

Andaj edhe mohimi i shtetit të Kosovës dhe i pavarësisë nga ana e Serbisë përbën kërcënim të vazhdueshëm jo vetëm për shtetin tonë, por edhe për ekzistencën tonë.

Paqja në Kosovë erdhi pas rezistencës së popullit tonë dhe ndërhyrjes së aleancës më të madhe ushtarake NATO-së pra me një koalicion të demokracive më të avancuara në botë ndaj një regjimi fashist e gjenocidal siç ishte ai i Millosheviqit.

Në veri të vendit paqja mbeti përherë e brishtë. Pakoja e Ahtisaarit ishte kompromis i dhimbshëm që në mes të kundërshtimeve e protestave të mëdha popullore, u pat vendosur si solucion  përmes së cilës komuniteti serb në Kosovë fiton të drejta të garantuara, e të zgjeruara, e të rezervuara, të papara më herët jo vetëm në rajonin tonë.

Integrimi i vërtetë i veriut nuk ndodhi as pas shpalljes së Pavarësisë dhe pas më shumë se një dekade dialogu në Bruksel.

Ajo që na shpërfaqej si normalizim e integrim në veri të vendit, ishte njëfarë kompromisi me bandat kriminale të dirigjuara nga Beogradi e që në variantin e butë quheshin struktura ilegale.

Me kriminelë si Radoiçiq e Veselinoviq bëhej marrëveshje edhe për të formuar qeverinë e Kosovës edhe për të blerë qetësinë në veri të vendit ku pasi kishin nënshkruar se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të dërgohej atje, tolerohej kontrabanda, zgjedhjet e Serbisë, dinari Serb, targat ilegale të Serbisë me denominime të qyteteve të Kosovës, mos pagesa e taksave as lokale e as qendrore, mos pagesa e furnizimit me ujë me energji elektrike etj.

Në thelb kjo përbën mos ushtrim të obligimeve kushtetuese e detyrimeve ligjore.  Andaj edhe një situatë e tillë është e papranueshme për një shtet demokratik, evropian e proesperues siç është Republika e Kosovës ku sundimi i ligjit është i padiskutueshëm. Sundimi i ligjit është dëshmia që kemi Republikë mbi qeverinë dhe kemi rregull të përbashkët mbi çfarëdo politike të pjesshme.

E kemi thënë edhe nga dita e parë prej se e kemi marrë detyrën, e them edhe tash se qeveria e Kosovës është e interesuar për bashkëbisedim e bashkëpunim me komunitetin Serb në Kosovë, me të gjithë serbët të cilët kanë të drejta të rezervuara e të garantuara e të cilat ata do të duhej t’i shfrytëzojnë.

Ne jemi qeveria më demokratike dhe më progresiste në rajon. Duam që komuniteti Serb në Kosovë të marrë pozitat që u takojnë me kushtetutën tonë; të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe të ulen pranë nesh në parlament e në kabinetin qeveritar në mënyrë që bashkë të marrim vendimet për qytetarët e republikës.

Këto mesazhe i kemi dërguar çdo ditë, që nga dita e parë e qeverisjes sonë. Fatkeqësisht, Serbia, përmes grupeve kriminale dhe duke shfrytëzuar këtë ambient të mungesës së sundimit të plotë të ligjit në veri për një kohë të gjatë, ka mbajtë dhe po mban peng qytetarët serbë.

Ne duam të veprojmë me kujdes duke e kuptuar ndjeshmërinë ndaj situatës. Këtë e kemi dëshmuar gjatë gjithë kohës.

Në fakt, për shkak të brishtësisë së situatës atje dhe partneritetit me miqtë tanë,  me partnerët tanë evropianë e amerikanë kemi toleruar shtyrjet disa herë të zbatimeve të vendimeve tona. Por, çdo shtyrje edhe i skadon afati. Ne  nuk kemi hequr dorë nga asnjë vendim që kemi marrë sepse nuk mund të heqim dorë nga ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e nga obligimet që i kemi  për shkak të përgjegjësive që i kemi marrë.

Paligjshmëria nuk do të tolerohet, nuk do të durohet në asnjë pjesë të vendit tonë.

Unë ftoj të gjithë Serbët në Kosovë që të punojnë bashkë me ne. Të jetojnë bashkë me ne. Të kuvendojnë bashkë me neve, të qeverisin bashkë me neve.

Serbia dëshiron kthim në kohë të luftës kur ka kryer masakra e gjenocid në Kosovë. Ne dëshirojmë të ardhme demokratike prosperuese dhe evropiane.

Qytetarët nga komuniteti serb në Kosovë nuk duhet të pranojnë të kthehen në kohëra të shkuara. Kohërat e shkuara duhet të ngelen në të kaluarën.

Serbët  janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe duhet të distancohen nga grupet kriminale dhe nga regjimi i Vuçiqit, i cili po i financon, po i dirigjon dhe po kërkon luftë.

Ne jemi qeveri e paqes e cila dëshiron të ruaj sigurinë për të gjithë qytetarët pa dallim feje e etnie, pa dallim moshe e gjinie. Me këtë rast dua t’i falënderoj pjesëtarët e policisë së Kosovës dhe gjithë zyrtarët e shtetit tonë jo vetëm në fushën e sigurisë të cilët po e mbajnë lart edhe moralin e tyre edhe vigjilencën e tyre ndërkohë që përgatitjet i kanë të mëdha dhe shtetërore. Militarizimi ndër vite i Serbisë na ka sjell në këtë gjendje. Ata për çdo vit ndajnë rreth 3 për qind të bruto produktit vendor për ushtri dhe armatim ndërkohë që produkti vendor u rritej dhe ky militarizim i Serbisë i shoqëruar me ambiciet hegjemonike padyshim që është kërcënim për të gjithë rajonin tonë. Ata dëshirojnë ta cenojnë integritetin tonë territorial ndërkohë po duan ta destabilizojnë gjithë rajonin e Ballkanit.

Bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Sveçla dhe anëtarët e tjerë që sipas detyrës janë pjesëtar të mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë ne diskutuam së bashku dhe erdhëm në përfundimet e mira për më shumë vigjilencë dhe gatishmëri të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës me detyra të veçanta edhe të MPJ-së edhe asaj të Brendshme në mënyrë që të mundësohet vendosja e paqes, e sigurisë e ligjshmërisë dhe e Kushtetutshmërisë. Nuk jemi kundër askujt sipas përkatësisë etnike por vetëm sipas raportit, sjelljeve dhe veprimeve të tyre individuale apo grupore në raport me sundimin e ligjit në Kosovë.

Filed Under: Analiza

NJË FOTOGRAFI E RRALLË

December 11, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli/

Foto historike (siç duket e datës 1 gusht, 1936) e ish-Ambasadorit amerikan në Tiranë, Hugh G. Grant, me Baban e Bektashianëve dhe me dervishët shqiptarë. HUGH G. GRANT — Ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Hugh G. Grant ka shërbyer si ambasador i Amerikës në Tiranë nga viti 1935 deri në vitin1939, në një kohë kur Mbreti Zog ishte në krye të shtetit shqiptar. Përveç fushës së tij diplomatike, Zoti Grant ishte edhe autor i shumë librave dhe artikujve. Sipas Zyrës së Historianit të Departamentit Amerikan të Shtetit, (DASH) Z. Grant është emëruar ambasador në Shqipëri më 9 Gusht, 1935. Ka paraqitur kredencialet diplomatike Mbretit Zog më 8 Nëntor, 1935, duke i dhënë fund misionit të tij në Tiranë më 8 Prill, 1939, kur forcat fashiste italiane kanë okupuar Shqipërinë, më 16 Shtator, 1939. Legata amerikane në Tiranë është mbyllur zyrtarisht më 16 Shtator, 1939 dhe Ambasadori Hugh Grant është larguar nga Shqipëria më 27 Shtator, 1939, gjithnjë sipas Zyrës së Historanit të DASH.Fotoja e rrallë më poshtë është botuar në librin “Lincoln” të Xhevat Kallajxhi, ish-editorit të Zërit të Amerikës dhe ish-redaktorit të gazetës shqiptaro-amerikane, organ i Vatrës, Dielli. Libri i promovuar kohët e fundit në Kryeqendrën e FederatësPan-Shqiptare Vatra, në Nju Jork, është botuar (botim i III) me ndihmën e Teqesë Bektashiane në Detroit, me një parathënie nga Babai aktual i Teqesë, i nderuari Eliton Baba Pashaj. Frank Shkreli/ Për Xhevat Kallajxhiun thëniet e Abraham Linkolnit: Mos u trembni nga e vërteta, “Armiqësi kundër askujt, mirësi ndaj të gjithëve”, udhërrëfyese në karrierën e tij | Gazeta Telegraf.

Filed Under: ESSE Tagged With: Frank shkreli

“Gjurmëve të Hasan Prishtinës”, një film dokumentar që rifreskon kujtesën tonë historike

December 11, 2022 by s p

Mehmet Prishtina/

Filmi dokumentar “Gjurmëve të Hasan Prishtinës” u shfaq premierë, sot, në ambientet e universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, vepër e gazetarit të RTSH-së, Genc Ymeraj. “Është zgjedhur pikërisht ky vend, ky universitet me këtë emër sinjifikativ si vazhdues i denjë i veprës së Hasan Prishtinës”, tha ndër të tjera Mehmet Prishtina. drejtori ĺ fondacionit “Hasan Prishtina”.

Figura e tribunit Hasan Prishtina në këtë dokumentar ishte vënë në spikamë në hapësira të ndryshme të Ballkanit, ku kishte vepruar Hasan Prishtina, si; Prishtinë, Shkup, Selanik, Tiranë, Vlorë, Vushtrri, etj. duke sjellë pamje e të dhëna. Pra, autori Ymeraj kishte sjellë fakte e të dhëna të reja rreth kësaj figure shumë të nderuar të shqiptarëve.

Gjithashtu, në këtë rast u folën fjalë rreth filmit dokumentar dhe figurës së Hasan Prishtinës nga: Shemsi Syla, Shefqet Hoxha, Parim Kosova, Mehmet Prishtina, Xhafer Beqiraj, etj.

Filmi është realizuar në shenjë të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast, mbi rëndësinë historike dhe artistike të këtij dokumentari, foli studiuesi dhe themeluei i Fondacionit “Hasan Prishtina” , i cili ndër të tjera tha se përmasat e një figure historike gjithmonë tejkalojnë kornizat kohore, sepse çdo kohë përpos instrumenteve të perceptimit, ka edhe kontekstin historik, që ndryshe quhet edhe momentum.

“Në historinë e popullit shqiptar pati disa figura historike që patën momentumin e tyre, prandaj është kontribut i gazetarit inventiv Genz Ymeri, që me rastin e 110 vj. e Pavarësisë, të veçojë disa segmente nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës, brenda dokumentarit “Gjurmëve të Hasan Prishtinës”, të cilat përbënin momentumin e këtij kolosi të kombit tonë. Tërësia e këtyre segmenteve që u sistemuan me një kujdes të posaçëm nga Genc Ymeri, sollën disa anë pak a shumë të panjohura të profilit të Hasan Prishtinës, që kësaj radhe ndriçohen nga disa bashkëbisedues kompetent të cilët mbi supe mbartin përvoja dhe dije që i shërbyen autorit të dokumentarit për ta ndërtuar fabulën e tij dokumentare.

Ajo çka e bën të veçantë këtë film dokumentar, është sensi i autorit për të përzgjedhur njerëzit e duhur, të cilët vinin nga fusha të ndryshme dhe secili me njohuritë që posedonte, jepte një aspekt nga veprimtaria patriotike e Hasan Prishtinës. U intervistua shumë historian dhe hasanist në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë të Veriut, e deri ne Selanik, me ç’rast profili njerëzor, politik e kombëtar i Hasan Prishtinës plotësohej me ngjyra të cilat nxirrnin në pah plasticitetin e një figure historike, i cili angazhimin e tij e kishte shpërnda në disa fusha, siç ishin mobilizimi politik, aktiviteti diplomatik, koordinimi i lëvizjes kryengritje shqiptare dhe fushëveprimi në përhapjen e diturisë dhe arsimit në hapësirën ku jetonin shqiptarët.

Është për t’u vlerësuar kontributi i historianëve, studiuesve dhe veprimtarëve Skender Asani, Shefqet Hoxha, Hasan Bello, Xhavit Lashi, të cilët secili nga këndvështrimi i tyre sollën detaje që e bënin më të plotë mozaikun e këtij dokumentari.

Për publikun që do ta shikoj për herë të parë këtë dokumentar, do të ketë edhe një sihariq që kësaj here në fotografinë familjare të Hasan Prishtinë vjen edhe një personazh, siç ishte Elma Omer Prishtina, vajza e vëllait të Hasan Prishtinë, për të cilën Fondacioni “Hasan Prishtina” u përkujdes që varri i saj të rregullohet në mënyrën më të dinjitetshme.

Kenga labe “Thërret sot Vlora dhe Kanina, mirësvjen Hasan Prishtina”, realizuar nga Ansambli virtuoz vlonjat, por edhe ceremonia e inaugurimit të shtatoreve të Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit, në Mushtisht të Suharekës, i dhanë këtij dokumentari notat solemne, gjetje këto të autorit të cilat u kompozuan shkëlqyeshëm në tërësinë fabulative të dokumentarit”, vuri në pah Mehmet Prishtina.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1928
  • 1929
  • 1930
  • 1931
  • 1932
  • …
  • 2783
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT