• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

25 vjet nga tragjedia e Otrantos

March 25, 2022 by s p

Gezim Zilja

Natën e 28 marsit të vitit 1997, anija e quajtur Kateri i Radës i mbushur kryesisht me gra e fëmijë u nis nga Porti i Vlorës për në bregun italian. Nga 105 fatkeqë në barkun e saj, të gjallë mbërritën një e pesta. Ishte një kohë kur shqiptarët nga padija dhe babëzia për të fituar para, pa punuar, ua besuan kursimet e tyre firmave të drejtuara nga sharlatanë e mafiozë. Kur ato ranë, njerëzit dolën në protesta, duke bërë fajtore qeverinë, pa e drejtuar asnjëherë gishtin nga vetja. Por ajo që do t’i çmendte njerëzit, që do të merrnin në dorë urat e zjarrit dhe do t’i hidhte në luftë kundër njëri-tjetrit ishte politika. Pas kësaj revolte revolucionare, që s’ishte gjë tjetër veçse ‘’marrëzia e një populli të paditur’’, asgjë nuk ndryshoi në politikën shqiptare, asnjë mësim nuk u nxor shoqëria civile. 

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, i quajturi ‘’Kateri i Radës’’, i braktisur në një nga anekset  e portit të Brindizit në tokë, u ekspozua, në bregun, ku nuk u sos dot “i gjallë”, në Otranto, një qytezë në brigjet e Adriatikut. Relikja e nxjerrë nga tetëqind metra thellësi u shndërrua në  monument, në një vepër arti nga artisti grek Costas Varotsos, i cili ditën e inaugurimit u shpreh midis të tjerash:  “ …Mundësinë për të transformuar tragjedinë në një vepër arti e pashë si një mundësi të madhe. Ka një shprehje shumë të përhapur në vendin tim që vjen nga antikiteti: “ Nuk mund të ekzistojë e mira nëse nuk është dhe e keqja. Nga e keqja vjen e mira…”. Po atë ditë më 29.01.2012, kryebashkiaku i Otrantos, Luciano Carridi, do të shprehej: “ …Historia ndonjëherë shkruan faqe shumë të trishtuara edhe Kanali ynë ka asistuar tragjedi të dhimbshme të cilat vështirë t’i harrosh. Por ne nuk duam të harrojmë, përkundrazi. Duam t’i kujtojmë ato momente. Mendoj se është e drejtë të ruajmë kujtesën.”

 Artisti grek edhe kryebashkiaku italian u shprehën se çfarë i frymëzoi për të ngritur atë anije të vogël patrulluese në vepër arti: për të mos harruar, për të pranuar fajin, për të ecur para, duke mësuar nga e kaluara. Kam shkruar disa artikuj atëherë, kur u nxorr anija, pse ky “monument,” duhet të vendosej në portin e Vlorës e jo në atë të Otrantos, por kotekot. Për mua është e qartë sjellja e pushtetarëve dje dhe sot: Ekspozimi në një nga sheshet (edhe sot mund të bëhet) i asaj anijeje të vogël do tu sillte ndërmend shqiptarëve jo vetëm tragjedinë por edhe shkaktarët e saj. Sot një pjesë e sheshit të Portit të Vlorës është shndërruar në një karikaturë betoni, ku edhe me busull Shtëpiza e Pavarësisë vështirë të gjendet. Ai shesh-port ka histori që nga Ismail Qemali, Fan Noli, internimi i vlonjatëve në Sazan më 1920, jetën e vështirë të peshkatarëve veçanërisht çamë, notarët e papërsëritshëm të viteve ‘60-’70, arratisjet e vrasjet e bujshme në vitet 1990-1991 deri te tragjedia e Otrantos më 1997. Qëllimisht gjithçka që është ndërtuar aty të kujton vitin zero, sikur më parë ka qenë shkretëtirë. Vetëm devetë mungojnë se edhe piramida kanë ndërtuar mendjet e sëmura. Sheshi para Portit duhej të ishte vënë në funksion të Shëpisë Muze të Pavarësisë dhe të historisë së Skelës. Ajo që është ndërtuar aty është një njollë e zezë, një turp për ata që e projektuan dhe e ndërtuan, duke menduar të përjetësojnë veten dhe jo historinë. Nuk jemi rastësisht më të vonuarit e Europës. Ne harrojmë, falsikojmë, madje nëpërkëmbim historinë tonë, nuk shikojmë rrugën nga kemi ardhur, largohemi nga e keqja dhe nuk e dënojmë atë; nuk kthehemi asnjëherë nga vetja, nuk lodhemi së urryeri ‘’atë tjetrin’’ si shkaktar të të këqijave që na pllakosin, prandaj do vazhdojmë të vuajmë, të mbetemi të varfër e të përçarë. Djetëra e dhjetëra emisione e biseda televizive janë zhvilluar nga analistët e politikanët pas vitit ’97. Është folur edhe për tragjedinë e mësipërme nga këndvështrime të ndryshme por as edhe një emision i vetëm nuk u bë për sjelljen e “Katerit” në Shqipëri. 

 “Kateri i Radës” është një shpirt, (jo vetëm një grumbull metalesh), një simbol i qindra mjeteve lundruese, që u përdorën nga shqiptarët, kur zbuluan Tokën e Premtuar, është një pjesëz e dhimbshme e historisë së trishtë shqiptare të fundshekullit të kaluar. Ky shpirt endet e endet varrezave të Vlorës, detit Adriatik, e gjithë Shqipërisë pa gjetur prehje e ngushëllim. Nëse katein nuk e biem dot në Vlorë, le të shkojmë, kur të mundemi në Otranto e ta shikojmë monumentin. Ata që e shkaktuan ose kishin gisht në tragjedinë për tu lutur e qetësuar ndërgjegjen, të tjerët për të njohur historinë e gjyshërve dhe baballarëve. Krahas festave të shumta, që edhe kur nuk janë të tilla i shpik parlamenti, le ta caktojmë 28 marsin, si Ditën e Madhe të Kujtesës e Pendesës, që ngjarje të tila të mos përsëriten më.

Filed Under: Komente

Kosova ditë zie, nderon Madeleine Albright – ish Sekretaren Amerikane të Shtetit

March 25, 2022 by s p

PRISHTINË, 25 Mars 2022-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Në Kosovë sot është ditë zie. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur ditën e premte (25 mars 2022), ditë zie në nderim të mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish Sekretares Amerikane të Shtetit.

“Në shenjë respekti shtetëror, dita e premte, datë 25 mars 2022, shpallet ditë zie në Republikën e Kosovës për të kujtuar miken e madhe të Kosovës, Madeleine Albright e cila u nda nga jeta dje. Zonja Albright e njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, ka thënë Presidentja Osmani.

Me vendim të Presidentes Osmani, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Dje, Seanca e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën u shënua 23 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë,  filloi me një minutë heshtje, në nderim të figurës së ish-Sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

Në seancë u shfaq një video lidhur me rolin e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright në luftën e Kosovës, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të popullit të saj.

Në seancë u theksua se populli i Kosovës gjithmonë do ta kujtojë me respektin më të lartë zonjën Albrigh

Filed Under: Analiza

Legjitimohet Komisioni i Rithemelimit/ Gjykata e Tiranës regjistron statutin e Berishës të 11 Dhjetorit! Shkarkohen strukturat drejtuese të PD

March 25, 2022 by s p

GAZETA PANORAMA

Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për të regjistruar ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e mbajtur në 11 Dhjetor të vitit të kaluar

Ky vendimi i Gjykatës legjitimon Komisionin e Rithemelimit dhe Kuvendin e datës 11 Dhjetor të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Po ashtu ndër vendimet e Kuvendit të Sali Berishës ishte shkarkimi i Lulzim Bashës nga posti i kryetarit, ndërkohë që u pezulluan dhe strukturat drejtuese te PD-së që nga Kryesia e PD-së.

VENDIMET

Zyrtarisht Partia Demokratike do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit i ngritur në Kuvendin e 11 Dhjetorit

Vendimi njeh edhe logon e re të PD-së.  Ndërsa strukturat aktuale të PD-së që deri pak ditë më parë drejtohej nga Lulzim Basha bien.

Statuti i Berishës bën të pavlefshëm edhe Kuvendin e datës 18 Dhjetor të thirrur nga Lulzim Basha.

Në statut është parashikuar ngritja e një komisioni të përkohshëm, që do të hapë rrugën për ndryshimet e plota të partisë.

Sipas statutit të Kuvendit të PD të 11 Dhjetorit të Komisionit të Rithemelimit, ndryshimet i hapin rrugë primareve brenda partisë.

Ai parashikon legalizimin e fraksioneve, si dhe përcaktojnë largimin e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa për zgjedhjet lokale kryetari duhet të votëbesohet.

AKUZUAT

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi hodhi mbrëme akuza ndaj gjyqtarit, duke thënë se seanca u caktua vetëm pasi ai u takua me një përfaqësues të Berishës.

“Së pari, gjykata do të duhet të ketë kujdes dhe gjyqtari përkatës të mos i futet aventurave sic i është futur këto ditë. Gjyqtari nuk ka dosje në tavolinë dhe dje pasi ka patur një takim me një përfaqësues të Berishës ka caktuar datë për seanca pa patur dosje. Kjo është shkelje

Nesër është e pamundur të shqyrtohet. Ajo çka është bërë është çmenduri. Nëse gjyqtari i ka thënë burgut hapu, mund të bëjë çdo lloj çmendurie. Prandaj me shumë gjasa nuk do të ketë një vendim”, tha Bardhi në emisionin Frontline ne News24.

Pas deklaratës së Bardhit erdhi edhe kundërpërgjigja e përfaqësuesve të Komisionit të Rithemelimit. Drejtoresha e komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo, u shpreh se akuzat e Bardhit janë më të rëndat ndaj drejtësisë pas atyre të Kryeministrit aktual në 2007-ën ndaj Kolegjit Zgjedhor.

“Sot, para vendimit te gjykatës për Kuvendin e Partisë Demokratike të datës 11 dhjetor të vitit 2021, deputeti Gazmend Bardhi ka ndërmarrë ndaj gjykatësit të çështjes një sulm kërcënues të pashembullt që nga sulmi ndaj Kolegjit Zgjedhor të Edvin Ramës në vitin 2007. Deputeti Bardhi me sulmin dhe kërcënimet e tij publike ndaj gjykatësit para dhënies së vendimit, po kryen një vepër të rëndë penale, për të cilën ai do të vendoset para ligjit.

Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të padenjë, që përbën vepër flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjykatësit, shpifjet dhe trillimet e tij, lidhen para së gjithash me çështje të tija personale me ligjin, për të cilat ai mban përgjegjësi direkte, dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe normat e saj”, u shpreh Floriana Garo

Filed Under: Fejton

THE MUCH AWAITED RETURN OF KRISTO FLOQI

March 25, 2022 by s p

by Rafaela Prifti/

The unquestionable integrity and message of a trailblazer continue to reverberate today. Kristo Floqi’s time at Vatra and Dielli, however short, is incredibly significant. 

Jonela Spaho’s monograph of Kristo Floqi proposes to shed light on “the influential thinker of the first half of the 20th century”. The Professor of Literature at Korca University wrote her PHD thesis on Floqi’s exceptional role particularly as a playwright in the years of Albania’s Independence era throughout the start of WWII. The publication of the 2021 monograph provides as much a historical contextualization as an appreciation for a “multifaceted personality” and offers compelling insights sourced by the subject’s own autobiography, according to Dr. Spaho’s introduction. 

Dr. Paulin Marku, one of the leading scholars on Albania’s Independence Period, told Dielli that “Kristo Floqi’s figure stands out for his influence in the political and legal sphere. As a Doctor of Jurisprudence and a law practitioner, he was a pioneer of the judicial system in Albania and its first Chief Justice. During the 20s and 30s, as a legislative representative of two districts, Dibra and then Korça, a State Council member, Minister of Education in Isuf Vrioni’s administration, Floqi was a distinguished figure well-deserving of respect and appreciation. Above all, the unifying role of Floqi to advance the national movement for Albania’s independence cannot be overstated,” said Dr. Marku. 

In the realm of the literary world, Dr. Spaho’s claim is that Kristo Floqi is not only one of the most prolific Albanian writers but as author of two dozen comedies,  “he is a founder of the genre”. A gifted author, public speaker and journalist, Floqi is a remarkable pioneer and publicist of the Albanian word.  Much of his hard-working nature and perseverance shine through since the early years of his life particularly in reference to his pursuit of self-improvement and education. Born in Korce, Villayet of Manastir, in the Ottoman Empire, he moved from school to school due to family circumstances. He learned Albanian through sheer determination, great writers and kind-hearted mentors. At one point, a 14 year-old Floqi started a personal correspondence with Naim Frasheri, who was so impressed with the writings, the national poet affectionately called his pen pal ‘the little La Fontaine’   

Vatra and Dielli are both well served by the publication of the monograph by Jonela Spaho. In a real sense, they both owe their existence to Kristo Floqi’s relentless efforts and unifying style of leadership. He became editor of the Albanian weekly Dielli (The Sun) in September 1911. The national program published by Dielli and later adopted by Vatra illustrate his qualifications as a visionary with incredible foresight. Driven by the idea of unifying the Albanian community under one organization, Kristo Floqi led numerous conferences around the country laying the groundwork for what would be later known as Vatra. Floqi rallied Albanian émigrés around the flag and was a prominent leading voice for merging numerous organizations at the time. Alongside Fan Noli and Faik Konica, he is one of the main contributors for the founding of the Pan-Albanian Federation of America Vatra in Boston. Due to disagreements with the editor, Floqi resigned his position with Dielli in April 1912.  During the winter of 1912-1913 he moved to New York City where he started a newspaper titled Zeri i Popullit (‘Voice of the People’) Though it attracted quite a number of subscribers, it was a short lived periodical. 

Kristo Floqi’s time at Vatra and Dielli, however short, is incredibly significant. 

Throughout Kristo Floqi’s personal life, academic education, political career and literary work, there is one constant thread which is his unquestionable integrity and patriotism. Having lived through some regime changes, there has been no shortage of twists and turns, ups and downs, more of the latter especially in communist Albania in the late period of Floqi’s personal and professional life. Yet, he reappears now in the monograph Kristo Floqi: His time and Works by Dr. Spaho. Whether it will serve as a call for scholars of the co-founder of Vatra and editor of Dielli, time will tell. In that context, Wednesday’s book presentation at Vatra’s headquarters in New York would be a hopeful sign of inviting historians and researchers to explore Kristo Floqi’s figure in all its dimensions.       

Filed Under: Politike

Eduard Grishaj dhe trashëgimia e çmuar studimore, letrare dhe njerëzore që na la pas

March 25, 2022 by s p

Maxhid Cungu

Drejtor i Bibliotekës “Marin Barleti”, Shkodër/

Si pa u kuptuar, kaloi një vit pa Eduard Grishajn! Na rëndon e na trishton mungesa, na prek, na ngjall kujtime dhe emocione. Por krenohemi me personalitetin e tij,  me veprën e tij, me trashëgiminë studimore, letrare dhe njerzore që ka lënë pas. Eduardi ishte një profesionist, qytetar dhe familjar shembullor. Ai u lind në qytetin e Shkodrës më 4 mars të vitit 1966. Si bir i një prej familjeve me kontribute për vendin e demokracinë, ai ishte ndër nismëtarët e parë të lëvizjeve për liri e demokraci në qytetin e Shkodrës. Eduardi u formua me dëshirën për historiografinë dhe shkencat shoqërore. Studimet e larta universitare për Gjuhë – Letërsi, Eduardi i kreu në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Në vitin 2009 ndoqi studime më të thelluara universitare për “Etnokulturë dhe Letërsi shqipe”, niveli Master Shkencor, po pranë këtij universiteti. Në vitin 2011 vijoi të ndjekë nivelin për Doktoraturë pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë. Si një historian i formuar dhe pasionant, ai dha një kontribut të çmuar në punën e tij si përgjegjës i fondit “Pipa” në Muzeun Historik Shkodër. Gjithashtu gjatë punës së tij në muzeun “Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës”, ai organizoi shume aktivitete shkencore në përkujtim të figurave dhe ngjarjeve të rëndësishme për Shkodrën e Shqipërinë. Si studiues botoi shkrime, punime e kumtesa mbi Migjenin, Gurakuqin, Arshi Pipën, Martin Camajn, Musine Kokalarin, etj., në periodikë, simpoziume e konferenca kombëtare e ndërkombëtare. 

Përmendim kumtesën: “Arshi Pipa, nyjë lidhëse mes kulturës shqiptare dhe asaj botërore”, në përkujtim të 100 vjetorit të lindjes së Arshi Pipës, (revista Gegnia nr.11)

Kumtesën: “Humanistët Italo-Arbërorë”, i prof. Pipës, si kapitull integral i studimeve të tij historiografike mbi letërsinë dhe kulturën tonë ndër shekuj (Gegnia 4 – 2017)

Kumtesën me bashkëautorësi me Prof. Ermira Ymeraj: “Përpjekjet e prof. Arshi Pipës për të ndërkombëtarizuar poemën e De Radës “Këngët e Milosaos”, Prizren 2011; 

Botimi me temën: “Andrra e Pretashit” dhe “Valë mbi valë”, si dy vepra mes historisë dhe letërsisë” në Java e Albanologjisë mbajtur në Insitutin Albanologjik, Albanologji 2, 2/2012, në bashkëautorësi me Prof. Ymeraj.

Në konferencën ndërkombëtare në përkujtim të 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, (Michigan 2018) mbajti kumtesën: “Profili etnokulturor i portretit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu në veprën Historia e Skënderbeut të Barletit. Burimet gojore si përcaktuese në ravijëzimin e këtij portreti.”

Si dramaturg, ka lënë 5 drama në dorëshkrim. Si prozator ka botuar tregime në periodikë të ndryshëm; të pabotuara dy romane, si dhe një vëllim me tregime e skica. Si poet ka disa cikle të botuara në periodikë të ndryshëm, i pabotuar një vëllim. Si përkthyes ka shqipëruar nga gjuha italiane romanin: “Shtëpia e bukurosheve të fjetura” të Kawabata Yasunari, shtëpia botuese “Kuvendi”, 1999: poezi e tregime të autorëve të ndryshëm botuar në periodikë. Nga frëngjishtja: “Çudia e narratorit dhe e narracionit romanesk” (titull redaksional) të Volfang Kajzer, Albania, (rubrika Kulturë), Viti 9, nr.57,58,59,60; si dhe poezi të autorëve të ndryshëm të botuara në periodikë.

Si historian pranë Muzeut Historik të Shkodrës  qe përgjegjës i fondit të bibliotekës personale të Arshi Pipës, dhuruar muzeut nga vetë familja Pipa;  organizator dhe kurator i një sërë aktivitetesh shkencore, ekspozitash, takimesh e konferencash kombëtare e ndërkombëtare, ku ka mbajtur kumtesa të ndryshme me stilin e tij shumë argumentues mbi figura të shquara, si: Skënderbeu, Migjeni, Arshi Pipa, Martin Camaj, Anton Harapi, Luigj Gurakuqi, Musine Kokalari;  të botuara në shtypin shqiptar e atë të huaj.

Monografia “Gjakmarrja në prozen shqiptare” qe po prezantohet sot, është një sinteze e pjekurisë së intelektuale të Eduardit, ku ai në mënyrë shume origjinale bën një analizë ndikimit në letersi këtij fenomeni të dhimbshëm të trashëgimise shqiptare me të cilën sic shprehet autori “..letërsia shqipe u përpoq të kapte ritmin e letërsisë botërore..”

Është një detyrë e institucioneve kulturore-shkencore të qytetit tonë që këtë trashëgimi të pasur që autori fatkeqësisht nuk pati mundësi ta shohë të botuar, të kontribojnë për mbledhjen me kujdes dhe ta botojnë në të ardhmen si një dëshmi të vlerave autentike, të studiuesit Eduard Grishaj.

I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Ju faleminderit,

Maxhid Cungu

Drejtor i Bibliotekës “Marin Barleti”, Shkodër

Shkodër, me 19.03.2022

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2340
  • 2341
  • 2342
  • 2343
  • 2344
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT