• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“LULËZIMET”…PROJEKTI ARTISTIK PËR BOTËN, JETËN, NDJENJAT DHE LULET

February 18, 2022 by s p

Piktori Gazmend Freitag nga Linz në Austri rrëfen për Diellin e Vatrës në New York, projektin e tij artistik “Lulëzimet”. Në një bashkëbisedim me Editorin e Diellit Sokol Paja, Artisti Freitag shprehet se në pikturë tek personazhet e tij mundohet ta paraqesë qenien e tyre të jashtëzakonshme, elegancën e tyre, ngjyrat, format, strukturën dhe mesazhin.


ARTI SI AMBASADOR I PIKTURËS SHQIPTARE NË AUSTRI
Arti Shqiptar është i madh ndërsa unë jam një piktor i vogël, por që mundohem me punën time ta përcjelli imazhin pozitiv të pikturës së bukur shqiptare. Një vend të posaçëm në artin tim, zënë portretet e personalitetëve të njohura nga arti dhe letërsia Shqiptare, të cilët kanë qenë edhe inspirim e udhërrëfyes per formimin e karrierës sime si artist: Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Gjergj Fishta, Aleksandër Moisi, Nënë Tereza, Nexhmije Pagarusha, Havzi Nela, Martin Camaj, Ali Podrimja, Esad Mekuli, Ibrahim Kodra, Princesha Shqiptare Fevzia, Ibrahim Rugova, Bekim Fehmiu, Krist Maloki, Lasgush Poradeci, Anton Çetta e shumë e shumë të tjerë.
LULËZIMET..PROJEKTI PËR BOTËN ME LULE
Aktualisht jam duke punuar në projektin BLÜTEN, pra Lulëzimet. Çfarë do të ishte bota jonë pa lulëzimet? E vetmuar dhe e shprazët. Gjithçka që ne njerëzit por edhe kafshët ushqehemi – lisat, bari, frutet, pemët, salatat, gruri, barishta mbi ujë e tjera… egzistojnë vetëm kemi lulëzimet të cilat duke lulëzuar ftojnë për shumëzim dhe e mundësojnë këtë. Nga shumë këto lulëzime në hapsirën e jetës sonë, kemi disa prej tyre të cilat falënderuar bukurisë së tyre neve njerëzve na bëjnë të ndjehemi të lumtur. Disa prej tyre, ju përkushtoj vëmendje me projektin tim të ri. Në pikturë mundohem ta paraqes qënien e tyre të jashtëzakonshme, elegancën e tyre, ngjyrat, format, strukturën me artet e tyre. Pse? Sepse ndjej kënaqësi dhe pse lulzimet me bukurinë e tyre të natyrshme, neve njerëzve në situata të vështira na dhurojnë ngushëllime dhe shpresa!
BASHKËPUNIMET ME AMBASADAT E SHQIPËRISË DHE KOSOVËS NË VJENË
Me Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë kemi realizuar bashkëpunime kulturore, falënderuar edhe Ambasadorit zotit Roland Bimo. Në hapësirat e Ambasadës kam pasur piktura të prezentuara 3 vite me radhë. Ndërsa në Ambasadën e Kosovës me iniciativën e zotit Isa Kosumi, planifikoj një ekspozitë në këtë vit. Këtu do ti prezentoj 20 grafika në letër, portrete të personaliteteve nga kultura dhe letërsia shqiptare, e të cilët nuk janë në mesin tonë. Pra, një homazh!
ARTI SI PIKËTAKIM KULTURASH, TRANSFORMIMESH DHE IDESH Bota jonë do të ishte e varfër pa art! Ēshtë e vërtetë, se arti është urëlidhëse mes popujve dhe diversiteteve kulturore që ka ajo. Duke e njohur njëri-tjetrin, duke shkëmbyer përvojat dhe duke takuar tjerët me respekt, ne mund ta mbrojmë paqën dhe planetin si hapsirë e egzistencë së mbarë njerëzimit.
PIKTURA DHE ARTI NË TROJET SHQIPTARE
E dua shum pikturën shqiptare. Shpresoj se një ditë do të vij koha ku do ti vizitoj muzetë dhe galeritë shqiptare për tu njohur për së afërmi. Mesazhi im për artistët e rinj: Beso në vete dhe në punën tuaj. Arti ësht i gjatë!
GAZMEND FREITAG …
Unë quhem Gazmend Freitag, lindur më 1968 në Pataçan i Poshtëm, Kosovë. Aktuakisht jetoj dhe veproj si piktor në Linz, Austri. Mediumi im ësht pikturimi me ngjyra vaji në kanavace por edhe grafikat me laps dhe tushe në letër. Në gati 20 vitet e fundit kam organizuar ekspozita personale por edhe të përbashkëta në Austri, Itali dhe Sllovaki. Më pëlqen ta zhvilloj stilin e realizmit dhe impresionizmit, por jo me shumë saktësi duke hyrë ne detale, por duke i lën hapsirë edhe vështruesit ta shijoj dhe krijoj mendimin e vet. Gazmend Freitag:www.gazmendfreitag.com

Filed Under: Interviste

KONCILI II I VATIKANIT, RRETHANAT, NGJARJET, DOMETHËNIA, POROSIA (1962-2022) 

February 18, 2022 by s p

Në shumë forume kishtare dhe laike bisedohet, shkruhet, shqyrtohet, analizohet, studjohet, ndriçohet një ndër ngjarjet e mëdha dhe të rëndësishme të shekullit të kaluar, Koncili II i Vatikanit (1962-1965), që për shumçka e ka shënuar dhe tipizuar shekullin e XX. Vlersësimet janë të llojlloshme, që unë i kam përmbledhur në tri kategori përfshirëse. 

Disa thonë se dukshëm e ka ndërruar, ka dhënë disa tipare dalluese dhe orjentuese, së pari Kishës katolike, krishtërimit, por edhe botës bashkëkohore. Grupi apo qëndrimi i dytë e shohin dhe vlerësojnë Koncilin e Dytë të Vatikabit si një ngjarje “kronike” thjesht kishtare, pa ndonjë domethënie më të thellë dhe gjithënjerëzore. Grupi i tretë janë “tradicinalistët”, të cilët jo vetëm që mohojnë rëndësinë dhe ndikimin pozitiv dhe kostruktiv të Koncilit të Dytë të Vatikanit në Kishë dhe në botë, por shkojnë aq larg, sa që theksojnë ndikimin e tij negativ në Kishë dhe në botë. Kreu i kësaj rryme pa dyshim ishte ipeshkvi françez  tashmë i ndjeri  Marcel Levfevre (1905 -1991), i cili kishte themeluar një lëvizje meshtarake “Shën Piu X”, për t’i kundërshtuar Papës, Kishës Katolike, sidomos reformave të Koncilit të Dytë të Vatikanit. 

Megjithatë, pa dyshim është një rast për të bërë një lloj “bilansi”, llogarie, që ky Koncil të kuptohet më mirë në rrethana, ngjarje, domethënie dhe porosi, jo vetëm për atëherë, por mbi të gjitha për të  sotmen  dhe  të ardhmen tonë.  

Para se të hyjmë në trajtim të kësaj tematike, duhet të themi me dhembje dhe keqardhje të madhe se në Koncilin e Dytë të Vatikanit nuk ishte i pranishëm asnjë ipeshkëv shqiptarë, sepse Shqipëria ishte nën sundimin dhe përndjekjen e tmerrshme komuniste dhe ateiste të Enver Hoxhës. Ipeshkvinë tonë, që atëherë ishte Ipeshkvia e Shkupit, ishte  ipeshkëv, prijës fetar dhe shpirtëror Imzot Dr. Smiljan Franjo Çekada (1902 -1976), kroat, me prejardhje nga Bosnja dhe Hercegovina, i cili ka udhëhequr ipeshkvinë tonë gjatë viteve 1940-1970.  

Në selinë e arqipeshkvisë së Tivarit ishte Imzot Aleksander TOKIQ (1911-1979), që rrjedhte nga familja e përzier dhe fliste mjaft mirë gjuhën shqipe. 

Në dy ipeshkvi lindore Arbëreshe në Kalabri dhe në Sicili, ipeshkëv apo eparkë ishin: imzot Giovanni MELE, në Lungro – Ungri të Kalabrisë (1911-1979), ndërsa në Horën Arbershe – Piana degli Albanesi, imzot Ernesto Ruffini, si Administrator Apostolik (1947-1967), më vonë arbëreshi imzot Giuseppe Perniciaro (1967-1981). 

Për ta vlerësuar, çmuar dhe shqyrtuar sa më mirë Koncilin e Dytë të Vatikanit, si dhe trashëgiminë e tij për ne sot, Papa Benedikti XVI, tashmë në dorëheqje, ka shpallur Vitin e Fesë (2012-2013), për vetëdijësimin e Kishës dhe të krishterëve për thesarin e fesë, i cili pa dyshim është dhurata më e madhe e Zotit, Kishës, traditës së të parëve, por mbi të gjitha duhet të jetë përcaktim, orjentim dhe zgjidhje, jetësim, dëshmi personale, familjare dhe shoqërore, për ne dhe për botën e sotme 

Protagonisti i parë nga aspekti njerëzor dhe kishtar i Koncili II të Vatikanit (KDV) është Shën Papa Gjoni XXIII, i cili e kishte ftuar dhe organizuar këtë Koncil. Përse dhe si ndodhi kjo gjë? Nën frymëzimin dhe ndikimin e Shpirtit Shenjt, ai si synim kishte këtë: të mësojmë nga historia, e cila është Mësuesja e jetës, që Kisha katolike ka nevojë të vazhdueshme për reformë, për ballafaqim të dyfishtë, me Zotin, por edhe me kohën  dhe rrethanat në të cilat jetojmë dhe veprojmë. Kjo mund të arrihet konkretisht në dy mënyra,  nëpërmjet besnikërisë dhe përtrirjes. 

Këtë porosi dhe frymëzim ai e kishte shprehur me një figur të bukur stilistike që ka domethënie vërtet jetësore: “Kisha katolike është kroni i vjetër që gjithnjë dhuron ujë të ri” thoshte Papa i Mirë –  Shën Gjoni XXIII. Apo: “T’i hapim dritaret që të ajroset Kisha me Shpirtin Shenjt, që most të jetë muze…” 

Koncili II i Vatikanit mund të shqyrtohet nga shumë këndvështrime, si histori, por edhe si ngjarje dhe aktualitet, ndikimi i tij në Kishë me 16 dokumentet bazë të aprovuara dhe ratifikuara nga etërit konciliarë nga mbarë bota.  

Shpalljen për thirrjen e KDV e bëri papa Gjoni XXIII më 25 janar 1959, tre muaj pas zgjedhjes së tij në Selinë e Shën Pjetrit, duke befasuar gati të gjithë, ndërsa mbyllja e tij kremtore ishte më 8 dhjetor 1965 nga Papa Pali VI. 

Gjoni XXIII ndër të tjera në shpalljen e thirrjes së KDV tha: “Të nderuar vëllezër dhe të dashur bijtë tanë! Shpallim para jush, me siguri dhe duke u dridhur nga ndjenjat, por edhe të vendosur me përvujtëri synimet, emrin dhe propozimin e kremtimit të dyfishtë: të një Sinodi për Qytetin dhe të një Koncili ekumenik për mbarë Kishën”. 

Më 16 maj 1959 Papa Gjoni XXIII ka emëruar Komisionin përgatitor për Koncil, të cilin e ka kryesuar kardinali Domenico Tardini (1888 -1961), për t’u këshilluar me të gjithë kardinajt e Kishës, ipeshkvinjët, kongregatatë romake, eprorët e bashkësive rregulltare, universitetet katolike, teologët në tërë botën. 

Më 25 dhjetor 1961 papa Gjoni XXIII shpalli dhe nënshkrojti kushtetutën apostolike “Humanae salutis” me të cilën edhe zyrtarisht e kishte ftuar KDV. 

Më 2 shkurt 1962  Papa promovoi motu proprio “Conslium” me të cilin përcaktohej data e hapjes së KDV,  e enjte, 11 tetor 1962. 

Gjoni XXIII në fjalës e hapjes “Gaudet Mater Ecclesia” ka theksuar këtë: vazhdimësinë dhe risinë e doktrinës së krishterë. Ai kishte thënë kështu: “Duhet të shkojmë përpara me shpirt të qetë, pa shvlerësuar asgjë në Aktet e Koncilit të Trentos… por duhet kjo doktrinë e sigurt dhe e pandryshueshme, të cilës duhet t’i mbesim besnikë, të thellohet dhe paraqitet sipas nevojës së kohës sonë…”

 Pastaj i kishte përpunuar dhe propozuar tri pika kryesore duke i ftuar të gjithë, 2778 pjesëmarrës nga mbarë bota, që të luten dhe punojnë në këto drejtime, që: 

  •  Kisha të gjejë fuqi dhe frymëzim të ri për ta shpallur Shëlbuesin e botës, Jezu Krishtin, me fjalë dhe shprehje të reja, të kuptueshme dhe të përshtatshme për botën e sotme; 
  • Kisha mos të largohet dhe distancohet më prej botës nëpërmjet mallkimeve dhe përjashtimeve, por të jetë “drita dhe kripa e botës”, ashtu si kërkon prej saj vetë Jezu Krishti; 
  • Kisha sa më parë të kërkojë dhe të gjejë bashkimin e të gjithë të krishterëve, duke kërkuar atë që na afron dhe bashkon, e jo atë çka na ndanë dhe përçanë. 

    Pas vdekjes së Papës Gjoni XXIII, 3 qershor 1963, dhe zgjidhjes së Papës së ri, kardinalit të Milanos Giovanni Battista Montini – Pali VI, KDV do të vazhdojë me këto katër synime dhe orjentime bazore: 
  • Definicioni më i saktë dhe përpiktë i Kishës në botën bashkëkohore; 
  • Ripërtrirja e brendshme e Kishës Katolike; 
  • Ribashkimi i të gjithë të krishterëve; 
  • Dialogu i Kishës katolike me botën e sotme. 

    Koncili II i Vatikanit si ngjarje historike, ka një fazë parakonciliare, dhe një paskonciliare. Historiani i njohur francez  Etienne Fouilloux flet «për ndërrimin rrënjësor të shenjave që i kishte shkaktuar ngjarja”. Disa teologë, ndër të cilët mund t’i përmendim,  Congar, de Lubac, Daniélou, Chenu, “teologët e ri”, ishin  bërë disi mësuesit dhe interpretët autoritativ të dëshirave, kërkesave, nevojave, synimeve dhe reformave konciliare. 

    KDV ka përfunduar më 7 dhjetor 1965.  

    Ta shqyrtojmë përkatësinë dhe prejardhjen e etërve konciliarë:  
  • nga Evropa ishin 1090;  
  •  nga Azia 408; 
  •  nga Afrika 351;  
  •  nga Oqeania 74. 

    Nuk duhet harruar që pjesa dërmuese nga të ashtuquajturat “tokat e misioneve”, ishin misionarë. 

    Frytet e tija janë të shumëfishta, sidomos me dokumente, akte dhe shpirt të ri ungjillor, që hetohet kudo. 

    Nga KDV kemi trashëgiminë e katër Kushtetutave themelore: 
  • SACROSANTUM CONCILIUM – mbi reformën liturgjike dhe përdorimin e gjuhëve amëtare, e aprovuar më 4 dhjetor 1963; 
  • LUMEN GENTIUM – që papa Pali VI e quajti “Magna Charta” të KDV, e aprovuar më 16 nëntor 1964; 
  • DEI VERBUM – mbi zbulesën e Fjalës së Zoti për ne dhe njerëzimin, e aprovuar më 18 nëntor 1965; 
  • GAUDIUM ET SPES – mbi Kishën në botën e sotme, e aprovuar më 7 dhjetor 1965. 

    Përpos këtyre Kushtetutave, kemi edhe 9 Dekrete: 
  • AD GENTES, mbi misionin dhe dërgimin e Kishës, 7 dhjetor 1965; 
  • PRESBYTERORUM ORDINIS, mbi jetën meshtarake, 7 dhjetor 1965; 
  • APOSTOLICAM ACTUOSITATEM, mbi jetën e laikëve në Kishë, 18 nëntor 1965; 
  • OPTATAM TOTIUS, mbi formimin meshtarak, 28 tetor 1965; 
  • PERFECTAE CARITATIS, mbi përtrirjen e jetës rregulltare, 28 tetor 1965; 
  • CHRISTUS DOMINUS, mbi detyrat baritore ipeshkvore, 28 tetor 1965; 
  • UNITATIS REDINTEGRATIO, mbi bashkimin e të krishterëve, 21 nëntor 1964; 
  • ORIENTALIUM ECCLESIARUM, mbi Kishat lindore, 21 nëntor 1964; 
  • INTER MIRIFICA, mbi mjetet e komunikimit shoqëror, 4 dhjetor 1963. 

     

    TRI DEKLARATA: 
  • GRAVISSIMUM EDUCATIONIS, mbi edukimin e krishterë, 28 tetor 1965; 
  • NOSTRA AETATE, mbi marrëdhëniet ndërfetare me fetë jo të krishtera, 28 tetor 1965; 
  • DIGNITATIS HUMANAE, mbi lirinë fetare, 7 dhjetor 1965. 

     Interpretimi i Papës Gjon Pali II dhe Benedikti XVI, sidomos duke filluar nga Sinodi Ipeshkvor 1985, KDV e vendos më shumë në vrazhdën e traditës shekullore katolike, si vazhdimësi dhe risi, pa të cilat s’ka mirëkuptim reformë dhe traditë.  

    Në Jubileun e madh të vitit 2000 papa Gjon Pali II thotë kështu: «Kisha me shekuj i njeh rregullat për një hermeneutik të mirëfillët të përmbajtjeve të dogmës… Nëse duke lexuar Koncilin supozohet se është një ndërprerje me të kaluaren, ndërsa  vërtet është në përkim të fesë së përhershme, është padyshim e gabueshme. Ajo që kanë besuar të gjithë gjithmonë dhe në çdo vend është risia burimore, e cila mundëson që çdo periudhë duhet të jetë e ndriçuar nga fjala e zbulimit të Hyjit në Jezu Krishtin”. 

     Papa  tash në dorëheqje Benedikti XVI në fjalën e rastit me Kurinë e Romës më 22 dhjetor 2005 ka folur për dy lloj intrepretimi të Koncilit të Dytë të Vatikanit: e para, e gabuar, si “nterpretim i ndërprerjes me të kaluaren dhe historinë e Kishës”, që ka shkaktuar “tollovi”, dhe e dyta, e drejtë, si “interpretim i reformës, ripërtrirjes në vazhdimësi”, që “ka sjellur fryte”.  

    Prishtinë, 15 shkurt 2022                      Radio Maria – Kosovë               Don Lush GJERGJI 

Filed Under: Histori

TENTIMI PËR NJOLLOSJE TË HISTORISË SHQIPTARE GJATË HOLOKAUSTIT VJEN NGA SERBIA

February 18, 2022 by s p

XHAFER DEVA NË DRITËN E FAKTEVE TË TË SHPETUARËVE HEBREJ DHE VET SHTETIT ISRAELIT:


Propaganda serbe anti-shqiptare nuk lë guri pa lëvizur. Ata së fundi kanë tentuar të njollosin edhe storjen më unike të historisë kombëtare shqiptare, atë të shpëtimit të hebrejëve gjatë Holokaustit duke portretizuar Xhafer Deven si kolaboracionist të nazistëve. Qëllimi këtu nuk është veç Deva, por njollosja e komplet kësaj perle të historisë sonë që është unike në botë. Fillet e kësaj fushate janë në letren e Dr. Efraim Zuroff nga Simon Wiesenthal Center në Jerusalem dërguar shefit të zyrës së BE-së ne Israel, Amb. Tzantchev, të datës 8 shkurt 2022. Kushdo që e lexon letren me vëmendje e sheh se në të, historiani Zuroff, më shumë merret me kinse “gjenocidin ndaj serbëve” sesa edhe me vet hebrejtë! Kjo dëshmon se letra e tij, nëse nuk është draftuar nga mekanizmat e propagandës anti-shqiptare të Beogradit, ajo gjithësesi është influencuar tejmase. Si njeri që ka pasë fatin të punojë në stafin e Kongresistit Tom Lantos, që ka qenë hebre dhe i vetmi i mbijetuar i Holokaustit ndonjëherë i zgjedhur në Kongresin e SHBA-ve, dhe si autor i librit me titull “Shpëtimi Shqiptar i Hebrejëve Gjatë Holokaustit’ botuar në anglishte në origjinal në SHBA dhe promovuar pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit në OKB më 2020, nuk munda të heshtja. Thjeshtë, në letrën time që ia kam përcjellë Dr. Zuroff-it bashkë me një kopje të librit, ia paraqes atij të paktën katër fakte kredibile që mohojnë insinjuatën e tij dhe faktojnë të vërtetën historike mbi saktësinë e storjes së shpëtimit të hebrejëve nga shqiptarët dhe për Xhafer Deven si përkrahës të shpëtimtarëve e jo nazistëve! Këto katër fakte — te gjitha të dokumentuara në librin tim — përfshijnë: — dy Rezoluta Kongresionale të Kongresit të SHBA-ve për shpëtimin e hebrejëve nga shqiptarët; — një letër origjinale nga Avner Shalev, Kryetar i Yad Vashem, Autoritetit Israelit të Përkujtimit të Martirëve dhe Heronjëve të Holokaustit; — një letër nga kryerabini i Shtetit të Israelit, Yona Matzger, ku vlerësohet lart roli i shpëtimtarëve shqiptarë të Kosovës; — një artikull prestigjiozes New York Times ku citohen hebrejë të shpëtuar nga Holokausti duke treguar për takimin e tyre me Ministrin Xhafer Deva në Tiranë dhe faktin që ai ishte mbrojtës i tyre e jo vrasës assesi (shih letren time të plotë për detaje).Prandaj, nuk do heshtim ndaj asnjë tentimi për baltosje të historisë sonë nga askush, e veçanërisht jo nga Serbia! Ka kaluar koha e portretizimit të shqiptarëve sipas dëshirës së të tjerëve. Jo më! Asnjëherë!Këtu po ua paraqes edhe tekstin e plotë të letrës sime dërguar Zuroff të përkthyer në shqip:I nderuar Dr. Zuroff,Po ju shkruaj sot në cilësinë time si ish-Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe si Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane për të shprehur brengosjen time të sinqertë në lidhje me letrën tuaj drejtuar Ambasadorit Dimiter Tzantchev, Kryesues i Delegacionit të BE-së në Shtetin e Israelit, të datës 8 shkurt 2022.Përgjerësa e vlerësoj punën tuaj prej historiani për të sjellë në dritë sa më shumë fakte për njollën e njerëzimit të njohur si Holokaust, është fatkeqësi që letra juaj në fjalë duket të jetë më shumë absorbuese ndaj propagandës historike serbe kundër shqiptarëve sesa ndaj të vërtetës dhe fakteve.Ju lutem, keni parasysh se hebrejtë e zënë nga serbët u janë dorëzuar menjëherë nazistëve, gjerësa e kundërta është e vërtetë për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Realisht, Shqipëria është vendi i vetëm në botë që ka pasë më shumë hebrejë pas luftës sesa para saj. Secili hebre që kishte arritur të futej në Shqipëri ishte shpëtuar, dhe ata kanë mundë të arrijnë në Shqipëri kryesisht përmes ndihmës së shqiptarëve të Kosovës të cilët kishin rrezikuar jetën e vetë vetëm e vetëm që të shpëtonin hebrejtë në nevojë. Kjo storje e jashtëzakonshme e orëve më të errëta të histories njerëzore buron nga tradita e vjetër shqiptare, besa.Më saktësisht, letra juaj pretendon se Ministri i Brendshëm i Shqipërisë së asaj kohe, një shqiptar etnik nga Mitrovica, Kosovë, Xhafer Deva, ishte një bashkëpunëtor i nazistëve dhe se i njejti ishte përgjegjës për “persekutimin dhe deportimin për në kampin e përqëndrimit në Sajmiste të qindra hebrejëve.” Për një shkollar historije sic jeni ju, të bëhen akuza të tilla pa dhënë asnjë dëshmi të verifikueshme e as edhe ndonjë referencë kredibile që do të përligjnin një akuzë të tillë është thjeshtë e papranueshme.Kam shpenzuar një kohë të konsiderueshme në hulumtimin dhe përkrahjen e përpjekjeve të LQSHA-së të kryesuara nga Shirley Cloyes DioGuardi për të dokumentuar si duhet këtë storje unike të historisë shqiptare në lidhje me shpëtimin e hebrejëve, bashkë edhe me mikun tim të cmuar Lekë Rezniqi nga Shoqata e Miqësisë Kosovë-Israel, gjyshi i të cilit është nderuar me cmimin “Fisnik Ndër Kombe” për shpëtimin e qindra hebrejëve në Kosovë. Kam pasë nderin që të shërbej në stafin e Kongresistit Tom Lantos, i vetmi i shpëtuar i Holokaustit që ndonjëherë është zgjedhë në Kongresin e SHBA-ve, dhe së fundi jam autor i librit “Shpëtimi Shqiptar i Hebrejëve gjatë Holokaustit: Një storje unike e trimërisë, vet-sakrificës, dhe tolerances, e hedhur në pah nga Liga Qytetare dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan,” e cila u promovua pikërisht më 27 janar 2020 në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit në OKB (dhe kopjen e para kisha nderin t’ia dorëzoja personalisht Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, z. Guterres). Andaj, me kompetencë të plotë, ju ftoj të keni parasysh disa fakte si në vijim:- Ka dy Rezoluta Kongresionale jashtëzakonisht të rëndësishme që dokumentojnë shpëtimin e hebrejëve nga shqiptarët gjatë Holokaustit, H. Res. 812 e datës 15 nëntor 2021, e bashkëhartuar nga Kongresistët Rohrabacher (R-CA) dhe Nadler (D-NY), si dhe S. Res. 521 e datës 27 qershor 2006, e bashkëhartuar nga Senatorët Schumer (D-NY) dhe McCain (R-AZ). Teksti i plotë i këtyre rezolutave është i paraqitur në faqet 67-76 te librit tim.- Letra nga Avner Shalev, Kryetar i Yad Vashem (Autoritetit Israelit Përkujtues të Martirëve dhe Heronjëve të Holokaustit), e datës 26 nëntor 2012, adresuar Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në të cilën vlerësohet lartë roli i shqiptarëve në shpëtimin e hebrejëve, dhe ku potencohet se me dhjetra shqiptarë janë nderuar më nderin më të lartë të shtetit të Israelit “Fisnik Ndër Kombe” për shkak të sakrifices së tyre të pashembulltë në shpëtimin e hebrejëve gjatë Holokaustit. Letra në formën e saj origjinale është e paraqitur në faqet 86-87 të librit tim.- Është edhe një letër tjetër nga Kryerabini i Shtetit të Israelit, Rabin Yona Matzger, adresuar Kongresistit Joe DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e datës 28 nëntor 2012, në të cilët Rabini shumë kjartë lartëson përpjekjet shqiptare për shpëtimin e hebrejëve duke rikujtuar “rolin instrumental që shqiptarët në Kosovë luajtën në mbrojtjen e shpëtimin e hebrejëve në Jugosllavinë e pushtuar nga nazistët.” Edhe kjo letër në version origjinal paraqitet në faqen 88 të librit tim.- Fakti i fundit, e ndoshta edhe më i rëndësishmi, është artikulli nga Joseph Berger me titull “Dritësimi i Storjes Pak të Njohur të Shpëtimit të Hebrejëve nga Nazistët në Shqipëri,” i botuar në të përditshmen pretigjioze botërore, The New York Times, në Seksionin A, Faqen 9, të datës 19 nëntor 2013. Ja vetëm një citat i shkurtër nga ky artikull, i cili po ashtu është i paraqitur në librin tim në faqet 89-97: “Rafael Jakoel and kunati i tij shkuan në Tiranë për të takuar Ministrin e Brendshëm Xhafer Deva… Ministri u tregoi atyre listen me emrat e hebrejëve që po kërkonin gjermanët. Por, ‘besa’ ishte aq e fuqishme sa që ai nuk ua kishte dorëzuar atyre këta njerzë në listë, ka treguar Jakoel. “Përderisa ne jemi këtu, ju s’keni nevojë të brengoseni,” u kishte thënë Deva atyre, sipas Jakoel… “Por, nësë na ndodhë dicka neve, atëherë, ruajeni vetën.”Si rezultat i këtyre fakteve (unë po ju nisë një kopje të librit tim me postë), secili që nuk ka pikëpamje të një-anëshme në këtë cështje, mund të sheh shumë kjartë se Xhafer Deva nuk ka qenë bashkëpunëtor i nazistëve. Ai ka qenë përkrahës i shpëtimtarëve!Në fund, letra juaj duket të jetë më shumë e preokupuar me anën serbe të storjes (e cila po ashtu është e pasaktë). Por, si cdo historian i mirë, edhe ju besoj e dini se i vetmi shtet që ka kryer gjenocid të Ballkan është Serbia. Përzemërsisht,Faton Bislimi, PhDIsh-Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Filed Under: ESSE

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti takuan kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis

February 18, 2022 by s p

Krerët e Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC) janë takuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
Në takim me kryeministrin Mitsotakis, krerët shtetërorë theksuan rëndësinë e avancimit të raporteve mes dy shteteve. Ata po ashtu kanë theksuar rëndësinë e njohjes së shtetit të Kosovës nga Greqia, si hap i rradhës i natyrshëm drejt thellimit të mëtutjeshëm të raporteve.
Më tej, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë kërkuar përkrahje nga Greqia në procesin e liberalizimit të vizave, duke theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën mbron kredibilitetin e BE-së dhe se ky proces nuk duhet ndërlidhur me procese të tjera.
Sipas krerëve shtetërorë, Kosova mbetet e palëkundur në orientimin euro-atlantik dhe synimin për anëtarësim në NATO, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.Në këtë takim, është diskutuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Greqisë në fushën e sigurisë, tregtisë, kulturës, si dhe sfera të tjera të interesit reciprok.

Filed Under: Politike

Kosovë-Presidentja Osmani e Kryeministri Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC)

February 18, 2022 by s p

PRISHTINË, 18 Shkurt 2022 – Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC).
Në margjina të MSC-së, Presidentja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me liderë të tjerë botërorë, si dhe me krerë të organizatave ndërkombëtare.
Presidentja Osmani do të marrë pjesë poashtu edhe në panele diskutimi për çështjet e lidhura me sigurinë, duke përfshirë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat e paraqitura për kombet demokratike në mbarë botën.
Ndryshe, MSC është themeluar më 1963 dhe që nga atëherë është një forum i pavarur në të cilin promovohen zgjidhjet paqësore të konflikteve, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe dialogu, thekson njoftimi i dërguar nga Presidenca e Kosovës.
Edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje (Munich Security Conference). I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kryeministri Kurti do të qëndrojë atje për tre ditë gjatë të cilave do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale, bën të ditur njoftimi i dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2396
  • 2397
  • 2398
  • 2399
  • 2400
  • …
  • 2769
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT